Ka luftime të ashpra rreth vendit të ish-centralit bërthamor në Çernobil në Ukrainë.
Këshilltari i presidentit ukrainas Mykhaylo Podolyak ka deklaruar se për momentin është e pamundur të thuhet se ky vend është i sigurt nga forcat ruse.
“Pas një beteje të ashpër, ne humbëm kontrollin e Çernobilit”.
Një video, e verifikuar nga BBC, duket se tregon tanke ruse të stacionuara jashtë ish centralit bërthamor.
Çernobili ishte vendi i një prej fatkeqësive më të këqija bërthamore në histori, kur një nga katër reaktorët e tij shpërtheu në vitin 1986./abcnews.al
https://youtu.be/vXxUpxtaHUc