Ballina Bota Japonia ofron 100 milionë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën dhe vendet fqinje

Japonia ofron 100 milionë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën dhe vendet fqinje

Qeveria japoneze do të ofrojë 100 milionë dollarë shtesë ndihmë humanitare për Ukrainën dhe vendet fqinje. Shuma totale e ndihmës humanitare ka shkuar në 200 milionë dollarë që nga miratimi i  paketës së parë më 11 mars, tha ministria, sipas CNN.

“Qeveria e Japonisë do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe të qëndrojë pranë popullit të Ukrainës që po përballet me vështirësi, në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, përfshirë anëtarët e G7-ës”, thuhet në deklaratë.

Disa nga nëntë organizatat ndërkombëtare dhe japoneze që kanë dhënë fonde përfshijnë Komisionerin e Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) dhe Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), sipas ministrisë./abcnews.al