Ballina Sport Premier League thyen çdo rekord, 815 milionë paund të shpenzuara në merkaton...

Premier League thyen çdo rekord, 815 milionë paund të shpenzuara në merkaton e janarit

Premier League ka thyer çdo rekord shpenzimesh në merkaton e transferimeve dimërore që sapo ka përfunduar, duke lënë pas të gjitha ligat e tjera kryesore.

Transferimi i minutave të fundit i Enzo Fernandez nga Benfika te Chelsea e çon shumën totale të investuar nga klubet në ligën angleze në 815 milionë paund, pasi argjentinasi kushtoi 121 milionë.

Pasi klubi i Chelsea kaloi nën pronësinë e grupit të ri të udhëhequr nga investitori amerikan Todd Boehly, blutë e Londrës realizuan disa nga transferimet më të mëdha në merkaton e janarit.

Sipas faqes së internetit të të dhënave të futbollit “Transfermarkt”, Chelsea zuri vendin e parë për shpenzimet më të larta në këtë merkato, rreth 358 milionë dollarë.

Shpenzimet e tarifave të merkatos ishin 40% më të larta se rekordi i mëparshëm prej 611 milionë dollarësh në vitin 2018.

Klubi Liga Kostoja e tarifës së transferimit
1 Chelsea Premier 358 milionë dollarë
2 Southampton Premier 68 milionë dollarë

3 Arsenal Premier 65 milionë dollarë
4 Bournemouth Premier 61 milionë dollarë

5 Newcastle United Premier 53 milionë dollarë
6 Liverpool Premier 45 milionë dollarë

7 Leeds United Premier 44 milionë dollarë
8 Olympique Marseille Ligue 1 43 milionë dollarë

9 Wolverhampton Premier 41 milionë dollarë
10 Leicester City Premier 33 milionë dollarë