Ballina Bota Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare një nga këngëtaret më të mira...

Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare një nga këngëtaret më të mira të operës në botë

Nuk ka asnjë notë të lartë që ajo nuk mund ta arrijë, kanë shkruar kritikët e muzikës për të

Është ndarë nga jeta Jodie Devos, sopranoja belge me famë ndërkombëtare. Shkak ishte kanceri i gjirit dhe ajo ishte vetëm 35 vjeçe.

Dhjetë vjet më parë, ajo fitoi vendin e dytë në konkursin e Mbretëreshës Elisabeth. Kjo çoi në role në Opéra Comique në Paris dhe trupa të tjera në të gjithë Francën dhe Belgjikën.

Ajo këndoi “Mbretëresha e natës” në Bastille, Zerbinet në Montpellier dhe shumë opera të tjera.

Një kritik i Times shkroi dikur për Jodin: “Nuk ka asnjë notë të lartë që ajo nuk mund ta arrijë”, shkruan, transmeton TN.

-Me pikëllim dhe emocion të madh ju njoftojmë se Jodi Devos ka ndërruar jetë. Jodi luftoi me guxim kancerin për disa muaj. Ajo u kthye në skenën e Teatrit Champs-Élysées më 30 prill me shumë vendosmëri, por shëndeti i saj u përkeqësua papritur pak ditë më parë. Ky lajm, kaq joreal dhe kaq i padrejtë, është thellësisht tronditës për të gjithë ne. Jodi ishte vetëm 35 vjeçe dhe ishte në kulmin e artit të saj. E dimë se sa shumë e kanë dashur kolegët e saj, gjithë komuniteti muzikor dhe sigurisht publiku – thuhet në komunikatën për media me rastin e vdekjes së artistes, shkruan slippedisc.com, transmeton Tetova News.