Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Kerry Starmer, mbërriti në Downing Street, ku po mban fjalën e tij të parë pas fitores historike.
Keir Starmer tha se vendi votoi në mënyrë vendimtare për ndryshimin dhe kthimin e politikës në shërbimin publik.
“Kur hendeku midis sakrificave të bëra nga njerëzit dhe shërbimit që ata marrin nga politikanët është kaq i madh, kjo çon në një lodhje në zemrën e një kombi, një shterim të shpresës, shpirtit, besimit për një të ardhme më të mirë, se ne duhet të ecim përpara së bashku, “tha Starmer.
Kjo plagë, tha Starmer, “mund të shërohet vetëm me veprim, jo me fjalë”.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ai u takua me Mbretin Çarls, i cili e emëroi zyrtarisht Kryeministër të Britanisë së Madhe, pas fitores së tij në zgjedhjet e djeshme, dhe e ftoi të vazhdojë me formimin e qeverisë së ardhshme të vendit.
Buckingham Palace konfirmoi se Keir Starmer është Kryeministri i ri me deklaratën e mëposhtme: “Mbreti sot priti të nderuarin Sir Keir Starmer dhe i kërkoi atij të formonte një qeveri të re. Sir Keir ka pranuar ofertën e Madhërisë së Tij për emërim si Kryeministër”.
Më pas, ai u largua nga Pallati, duke u nisur për në Downing Street, ku gazetarët dhe një turmë mbështetësish laburistë janë mbledhur, në pritje të fjalimit të tij të parë si kryeministër i ri i Britanisë.
Sir Keir Starmer has walked out of Buckingham Palace as the UK’s new prime minister, after holding an audience with King Charles III.
He will now travel to Downing Street to give his first speech as PMhttps://t.co/fT2zvfjYxd pic.twitter.com/pJekFHLI7Y
— ITV News (@itvnews) July 5, 2024