Ballina Top Lajm Sveçla: Nuk po flasim për armë të vogla, kjo patjetër që vjen...

Sveçla: Nuk po flasim për armë të vogla, kjo patjetër që vjen nga rezervat e eksplozivit të Serbisë

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ka reaguar pas sulmit që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me ç’rast është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Sveçla tha se shpërthimi në Zubik Potok, vjen nga rezervat e eksplozivit të Serbisë.

“Nuk po flasim për armë të vogla, po flasim për eksploziv që nuk është e lehtë të gjendet në tregun e zi. Kjo patjetër që vjen nga rezervat e eksplozivit të Serbisë”, deklaroi ai para medieve nga vendi i ngjarjes.