Ballina Blog Faqe 10

Lëngu i orizit dhe kurat më të mira natyrale për shëndetin e stomakut

Stomaku i njeriut ka kapacitetin për të mbajtur rreth 220 gramë ushqim. Atij i nevojitet 4 deri në 6 orë për të zbërthyer ushqimin në grimca të vogla e për ta tretur atë.

Shtresat e brendshme të stomakut rigjenerohen vetë dhe shumë shpesh. Stomaku është një makineri e fuqishme në gjenerimin e hormoneve.

Këto hormone stimulojnë oreksin dhe ndikojnë në funksionin e pjesëve të tjera të sistemit tretës siç është mëlçia, pankreasi por edhe truri.

Stomaku është gjithashtu linja e parë e mbrojtjes së sistemit imunitar. Shqetësimet më të lehta të stomakut kanë të bëjnë me praninë e gazrave, konstipacionin dhe problemet me tretjen.

Përkujdesja ndaj stomakut është thelbësore për shëndetin. Në këtë artikull do të mësoni si të përgatisni disa kura të thjeshta natyrale për shëndetin e stomakut.

Lëngu i Karrotës dhe Nenexhikut

Ky lëng është shumë i mirë nëse keni dhimbje barku.

Zieni katër karrota në katër gota me ujë. Shtoni një lugë çaji me nenexhik të thatë dhe ziejini deri sa karrotat të zbutet.

Shtoni pak xhenxhefil pluhur dhe pak lëng limoni dhe lëngun pijeni menjëherë sapo të jetë ftohur.

Lëngu i Orizit Kundër Diaresë

Nëse keni dhimbje stomaku dhe vuani nga diarea, zieni gjysëm filxhani çaji me oriz në gjashtë gota uji.

Ziejeni orizin për 15 minuta, kullojeni lëngun dhe ëmbëlsojeni atë me mjaltë. Lëngun pijeni të ngrohtë.

Koret e Shkrumbuara të Bukës

Korja e thekur apo e bukës është një nga kurat më të mira kundër dhimbjeve të barkut. Shkrumbi përthith toksinat që e acarojnë stomakun. Për ta bërë më të shijshme bukën mund ta lyeni me pak reçel.

Uthull Molle

Përzieni një lugë gjelle me uthull molle në një gotë me ujë të ngrohtë. Shtoni një lugë gjelle me mjaltë, i cili do të zgjidhë problemet me tretjen dhe të eliminojë gazrat. Kjo kurë do të lehtësojë edhe simptomat e urthit.

Frutat

Qershitë, rrushi i thatë, kajsitë dhe kumbullat janë frutat më të mira kundër problemeve me stomakun.

Ato janë shumë të pasura me fibër e cila do të vejë në lëvizje sistemin tretës dhe zbusë kontraktimet e tij.

Kosi

Probiotikët tek kosi përbëjnë një mënyrë shumë të mirë për të zgjidhur problemet me tretjen që manifestohen me dhimbje. Për më tepër, ato do të forcojnë sistemin imunitar.

Ngrohtësia

Mbushni një borsë apo shishe me ujë të nxehtë ose përdorni një kompresë të nxehtë duke e mbajtur mbi stomak. Nxehtësia do të rrisë qarkullimin e gjakut dhe do të zbusë dhimbjen.

Danimarka vendosi shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë

Danimarka vendos shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë. Nga viti 2026 e në vazhdim gratë mund të thirren për shërbim ushtarak. Kjo masë synon të rrisë aftësinë mbrojtëse të vendit, shkruan Dojçe Vele (DW).

Danimarka do të shtojë numrin e rekrutëve për Ushtrinë Daneze dhe për Agjencinë Daneze të Mbrojtjes Civile. Nga rreth 4,700 vetë tani, ky numër duhet të shkojë në 7,500 vetë. Prandaj ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, tha se duke nisur nga vitit 2026 gratë duhet të kryejnë shërbimin e detyruar ushtarak në të njëjtat kushte si burrat.

Ai tha se nëse për shërbimin e detyruar ushtarak nuk paraqiten një numër i mjaftueshëm vullnetarësh, gratë mund të rekrutohen edhe me detyrim.

Sipas këtij vendimi femrat që mbushin 18 vjeç pas 1 korrikut të këtij viti mund të rekrutohen për shërbim ushtarak gjatë vitit 2026.  “Barazia është e mirë dhe rrit mundësinë e ndërtimit të fuqisë luftarake në mbrojtjen daneze,” i tha ministri për të përditshmen daneze Jyllands-Posten.

25 për qind e rekrutëve gra

Në Danimarkë shërbimi i detyrueshëm ushtarak zbatohet deri tani vetëm për burrat e moshës 18 vjeç e lart. Për gratë deri sot shërbimi ushtarak nuk është i detyrueshëm, por ato mund të regjistroheshin vullnetarisht për të marrë pjesë në këtë shërbim. Gratë përbëjnë 25 për qind të rekrutëve të ushtrisë daneze.

dhe pas ndryshimeve do të vazhdojë të zbatohet parimi që për shërbimin e detyruar ushtarak nuk do të rekrutohen detyrimisht të gjithë personat e moshës 18 vjeç e lart.

Dhe meqënëse se ka mjaft vullnetarë, jo të gjithë të rinjtë dhe të rejat do të thirren për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, por përzgjedhja e tyre do të bëhet me short.

Danimarka zgjat kohën e shërbimit ushtarak

Vitin e kaluar u vendos që duke filluar nga gushti 2026 shërbimi i detyruar ushtarak në Danimarkë të zgjatet nga katër në njëmbëdhjetë muaj. “Një shërbim ushtarak më i fuqishëm, i cili gjithashtu merr parasysh barazinë gjinore, do të na ndihmojë të kapërcejmë sfidat në politikën e sigurisë,” u shpreh asokohe ministri i Mbrojtjes Poulsen.

Me këtë vendim Danimarka bëhet vendi i dytë i BE-së ku ekziston rekrutimi i grave për shërbimin e detyruar ushtarak. Një ligj i tillë është në fuqi në Suedi që nga viti 2017. NëNorvegji, e cila është anëtare e NATO-s, por jo e BE-së, gratë duhet të kryejnë gjithashtu shërbim ushtarak.

“Zjarret më të këqija në historinë e kombit”, 24 të vdekur në Korenë e Jugut, era favorizon flakët

Të paktën 24 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë rajonin juglindor të Koresë së Jugut.

Shumica e viktimave janë në të 60-at dhe 70-at e tyre, thonë autoritetet, duke shtuar se rreth 26 persona janë lënduar. 12 prej tyre ndodhen në gjendje kritike.

Sipas BBC, zjarret vdekjeprurëse kanë detyruar më shumë se 23,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

“Gjendja mbetet kritike. Këto janë zjarret më të këqija në historinë e kombit tonë”, tha presidenti në detyrë Han Duck-soo.

Zjarret dogjën tempullin 1300-vjeçar të Gounsa në qytetin Uiseong, ku shumë relike kulturore u hoqën dhe u transportuan në tokë më të sigurt.

Zjarret filluan në qarkun Sancheong të premten pasdite dhe më vonë u përhapën në qarkun Uiseong, thanë autoritetet.

Të nxitur nga erërat e forta dhe të thata, zjarret po përparojnë në qarqet fqinje të Andong, Cheongsong, Yeongyang dhe Yeongdeok, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Zjarri në Uiseong po përhapet me një shkallë dhe shpejtësi “të paimagjinueshme”, tha për Reuters Lee Byung-doo, një ekspert i fatkeqësive pyjore në Institutin Kombëtar të Shkencës Pyjore.

Një helikopter zjarrfikës u rrëzua në malet e qarkut Uiseong pak pas mesditës të së mërkurës, sipas autoriteteve, të cilët po hetojnë shkakun.

Mijëra zjarrfikës dhe rreth 5000 personel ushtarak janë vendosur për të kontrolluar flakët e shumta, si dhe helikopterë nga ushtria amerikane e vendosur në Kore.

Zjarret e egra janë relativisht të rralla në Korenë e Jugut dhe vdekjet e lidhura me to janë të rralla. Zjarret aktuale, që kanë vrarë 24 persona gjatë ditëve të fundit, janë tashmë më vdekjeprurësit në historinë e vendit.

Tragjeke në Itali/ 22-vjeçari shqiptar humb jetën në fabrikë, një copë metali e goditi në shpinë

Një 22-vjeçar me origjinë shqiptare nga Vajont (Pordenone) ka humbur jetën tragjikisht në Itali. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Maniago, ku i riu shqiptar, Daniel Tafa, ishte duke punuar në një fabrikë stampimi të ingranazheve industriale. Gjatë punës, një copë e nxehtë metali shpërtheu dhe e goditi atë në shpinë, duke i shkaktuar vdekjen.

Shkaku i këtij aksidenti ende nuk është i qartë, dhe hetimet po vazhdojnë për të kuptuar nëse ka qenë një defekt në makineri apo një gabim nga ana e të riut. Autoritetet kanë nisur hetimet dhe karabinierët kanë sekuestruar uzinën dhe makinerinë e përfshirë në aksident. Po ashtu, pronari i fabrikës është marrë në pyetje për të sqaruar ngjarjen.

Sipas raportimeve të mediave vendase, Daniel Tafa kishte festuar ditëlindjen e tij, një ditë para aksidentit, duke mbushur 22 vjeç.

Saubermacher paralajmëron fillimin e një projekti pilot për selektimin e mbeturinave në Tetovë!

Fillimi i një projekti pilot për selektimin e mbeturinave në Tetovë!

Kemi kënaqësinë të lajmërojmë fillimin e nismës sonë të re për mbrojtjen e mjedisit. Kompania jonë, Saubermacher, në fillim të prillit 2025, po fillon një projekt pilot për selektimin e mbeturinave (rrjedhatë ndryshme të mbeturinave) në lokacionet e mëposhtme:

• Rruga 29 Nëntori – Tetovë
• Spitali Klinik në Tetovë

Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt menaxhimit më të mirë të mbeturinave dhe promovimit të praktikave të qëndrueshme mjedisore në komunitetin tonë. Qëllimi është të fillohet me selektimin e mbeturinave,ku rrjedha të ndryshme mbeturinave do të ndahen nga mbeturinat e tjera, duke mundësuar kështu riciklimin e tyre të mëtejshëm dhe reduktimin e ndikimit negativ në mjedis.

Çfarë do të thotë kjo për ju?

• Mbështetja e mjedisit jetësor – Pjesëmarrja juaj në klasifikimin e mbeturinave ndihmon në reduktimin e sasisë së mbetjeve që përfundojnë në deponi, duke rritur gjithashtu potencialin e riciklimit.

• Procesi i lehtë – Për secilin lloj të mbeturinave do të vendosen kontejnerë të përshtatshëm, ku qytetarët dhe institucionet do të mund të ndajnë dhe asgjësojnë lehtësisht këto materiale.

Çfarë vijon më pas? Pas realizimit të suksesshëm të pilot projektit në këto lokacione, kompania jonë planifikon të zgjerojë selektimin e mbeturinave edhe në lokacione të tjera në të gjithë territorin e komunës së Tetovës. Qëllimi ynë është të prezantojmë një sistem selektimi të mbeturinaveqë do të bashkojë të gjithë për menaxhim më të shpejtë dhe më efikas të mbeturinave dhe përmirësim të cilësisë së mjedisit.

Bashkohuni me ne në këtë nismë të rëndësishme!

Për informacion dhe mbështetje shtesë, na kontaktoni ose vizitoni faqen tonë të internetit.

Saubermacher – Për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm!

Limani: Nuk më është refuzuar viza për në SHBA! (VIDEO)

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, thotë se nuk është e vërtetë që Ambasada amerikane në Shkup ia ka refuzuar vizën për të udhëtuar drejt SHBA-ve, siç u raportua ditë më parë.

“Nuk më është refuzuar viza. Rihapet edhe një plagë tjetër, në raport jo vetëm me mua por edhe me familjen time. Unë nuk mund ta zhbëjë historinë dhe veprimtarinë time, as personale, as familjare. Kam patur një akuzë, kam qenë i dënuar me 15 vite burg dhe mbi bazën e një amnestie jam liruar prej burgu. Ajo që më është kërkuar nga administrata e Ambasadës amerikane, më konkretisht nga konsulli i Ambasadës ka qenë unë t’u deponoj atyre fletë-lëshimin mbi bazën e kujt amnestie unë jam liruar prej burgu dhe me këtë do të përmbyllet i gjithë ky proces. Në atë aplikim edhe pse kanë qenë të shumta aryset që jo që nuk më është dhënë viza, por më është dhënë një përgjigje”, u shpreh Limani.

“Ditën e premte është dashur të udhëtoj, ditën e enjten është deponuar kërkesa për aplikim bashkë me një pjesë të kabinetit tim që do të thotë, ka qenë edhe aplikimi i vonuar. Vonesa ka pas edhe në Ministrinë e Jashtme sepse prej atje fillon e gjithë kjo katrahur. Por, sido që të jetë, te presim të vendosin ata pastaj unë nuk fshihem pas hijes, më dhanë apo s’më dhanë vizë. Unë jam ministër”, tha Limani, në emisionin “Dialog te Lajmi” që transmetohet sonte ora 18:30.

“E shihja lajmin në portale dhe nuk mund të besoja” – flet djali i gruas që u vra dje në Vushtrri

Frika dhe pasiguria kanë pllakosur Vushtrrinë. Rrugët duken më të heshtura se zakonisht, ndërsa banorët flasin me zë të ulët për ngjarjet tronditëse.

“Nuk e prisja kështu. E shihja lajmin në portale dhe nuk mund të besoja”, thotë mes lotësh 19-vjeçari Alaudin Haradini.

Nëna e tij 42 vjeçe, Nexhmije Haradini, u vra me armë zjarri më 24 mars në fshatin Stanoc të komunës së Vushtrrisë. Autori i dyshuar i krimit, 58 vjeç, vrau më pas veten.

Më pak se 24 orë më herët, Vushtrria ishte tronditur nga një tjetër ngjarje e rëndë: vrasja e një 19-vjeçari në qendër të qytetit.

Për të dyja rastet, autoritetet thonë se janë duke kryer hetime e duke mbledhur prova, por për Alaudinin dhimbja është e padurueshme.

“Ajo ka punuar në furrë buke për të na mbajtur neve”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Me babanë dhe dy motrat më të vogla, Alaudini e gjen veten në një realitet të ri e të papritur. “Vrasja e nënës sime duhet të jetë rasti i fundit”, thotë ai, pa dashur të flasë më gjatë.

Më pak se 15 kilometra larg fshatit të tij, brenda në qytetin e Vushtrrisë, banorët dëgjuan për këtë rast, ende pa u këndellur nga vrasja e 19-vjeçarit nga një bashkëmoshatar i dyshuar.

“Krejt qyteti është në panik”, thotë Hazir Shabani.

“Të ndodhin këto gjëra në muajin e shenjtë të Ramazanit, është katastrofale”, shprehet ky vushtrrias.

“Qyteti është shumë, shumë i zymtë” edhe për bashkëvendësen e tij, Advie Magjuni.

“Vrasje andej e këndej. Nuk besoj se jemi shumë të sigurt. Fëmijët të bartin armë? Kjo është katastrofë”, thotë 56-vjeçarja.

Një pjesë të përgjegjësisë, ajo e drejton edhe tek institucionet e shtetit, duke thënë se policia duhet të jetë më e organizuar dhe më e pranishme, sidomos në rrugët e lagjet që frekuentohen më shumë.

Këtë mendim ndan edhe Nexhmedin Hyseni, 65 vjeç.

“Duhet të ketë policë civilë më shumë, jo në uniformë”, thotë ai, duke bërë me gisht nga një rrugë e qytetit e mbushur me kafene.

Hyseni thotë se i rastis shpesh të shohë grupe të rinjsh, që grinden në publik apo shtyhen me njëri-tjetrin.

Ai thotë se edukata familjare duhet të jetë e tillë që ata të ruajnë vetëkontrollin dhe të kuptojnë se “vrasja nuk është kurrë zgjidhje”.

“Prindërit kanë faj” edhe sipas Qëndrim Zymberit. “Shumë prej tyre i lënë fëmijët pas dore”, thotë ai.

Zymberi është kushëri i 19-vjeçarit të vrarë dhe thotë se ndihet i tmerruar.

“Secilin qytetar që ta pyesësh, ndihet kështu”, thotë ai.

Luljeta Merovci, e cila punon si mësimdhënëse në një shkollë të Vushtrrisë, e konfirmon këtë.

“Nuk duhet pritur të ndodhë diçka dhe pastaj të na hapen sytë. Kjo është pasiguri”, shprehet ajo.

Faktorët që çojnë në vrasje

Komuna e Vushtrrisë, me mbi 61.000 banorë, gjendet në pjesën verilindore të Kosovës.

Shifra konkrete se sa është shkalla e papunësisë atje nuk ka, por ajo që vërehet në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës është se, në mesin e 38 komunave sa ka vendi, Vushtrria është e dyta – pas Mitrovicës së Veriut – me numrin më të madh të familjeve në asistencë sociale.

Në janar, 1.080 familje nga kjo komunë përfituan nga skema e ndihmës sociale, për dallim prej komunave të tjera, ku kjo shifër ishte nën 1.000.

Për sociologët, situata ekonomike dhe sociale është në mesin e disa faktorëve që çojnë në reagime të dhunshme si vrasja.

Të tjerët përfshijnë margjinalizimin social, depresionin kolektiv, qërimin e hesapeve, xhelozinë, stresin post-traumatik…

“Shqetësues është fakti se në mjediset sociale të Kosovës po krijohet një klimë dhune, që, fatkeqësisht, rezulton me viktima”, thotë Fredi Kamberi, ligjërues i Sociologjisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.

“Në kontekstin social, një shoqëri që toleron dhunën, krimin dhe problemet devijante, bëhet apriori pjesë e këtyre dukurive negative”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Parandalimi i dhunës, sipas sociologut, është përgjegjësi e të gjithëve – nga individët deri tek institucionet.

Ai rekomandon që shoqëria të jetë më aktive dhe t’i njoftojë organet e sigurisë për çdo problem.

“Nëse vazhdohet me këtë trend, do të kemi pasoja të mëdha dhe probleme të mëdha me sigurinë, të cilat mund të shndërrohen në normë sociale”, sipas Kamberit.

Të dhënat që siguroi Radio Evropa e Lirë nga Policia e Kosovës, tregojnë se numri i vrasjeve në Kosovë në vitin 2024 ishte 17, ndërsa në vitin 2023 ishte 29.

Me Ligjin për armët në Kosovë, çdo person që ka së paku 21 vjet, mund të kërkojë leje për t’u pajisur me armë.

Aplikuesi duhet të posedojë aftësi psiko-fizike dhe të kalojë testin teorik dhe atë praktik për përdorimin e armës.

Po ashtu, duhet të ketë arsye të besueshme përse ka nevojë për armë, si dhe të kaluar të pastër kriminale.

“Duhet ndërgjegjësim më i madh për armët”

Për ekspertin e sigurisë, Valdet Hoxha, numri i vrasjeve tregon se çështja e armëve është bërë alarmante dhe kërkon vëmendje maksimale nga institucionet.

Ai thekson nevojën për një qasje më gjithëpërfshirëse, duke përfshirë edhe Ministrinë e Arsimit, për t’i ndërgjegjësuar të rinjtë që në moshë të hershme për pasojat e armëve.

Sipas tij, nuk mjafton vetëm politika ndëshkimore, por duhet të ketë edhe fushata vetëdijesimi dhe amnisti për dorëzimin e armëve të paligjshme.

Në dy rastet që ndodhën në Vushtrri, nuk është ende e qartë se çfarë armësh janë përdorur.

Por, në duart e qytetarëve të Kosovës llogaritet se janë mbi 230 mijë armë pa leje.

Policia e Kosovës thotë se, në baza vjetore, konfiskon mesatarisht rreth 1.500 armë të llojeve të ndryshme pa leje.

“Situata është shumë komplekse”, thotë Hoxha, i cili, në të kaluarën, ka shërbyer si zëvendësministër i Brendshëm i Kosovës.

Sipas tij, “ndonjë formulë magjike që mund ta zgjidhë menjëherë këtë problem, nuk ka”, por serioziteti i institucioneve në trajtimin e kësaj çështjeje “duhet të jetë urgjent”.

Thirrjet dhe zotimet për masa më të rrepta e ligje më të ashpra nga institucionet e Kosovës nuk mungojnë, sidomos në momente të krizës, por ato shpesh zbehen me kalimin e kohës.

/GazetaSinjali/

Një kafe, një qen dhe buzëqeshja janë ilaçi më i mirë kundër stresit

Trupi i njeriut ka aftësi të mahnitshme dhe karakteristika të admirueshme. Në jetën tonë të ngarkuar, nuk është kurrë shumë herët apo vonë për të rivlerësuar dhe kujtuar atë që na lëndon dhe çfarë na ndihmon.

Lidhja e ngushtë qen-njeri

Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, kafshët shtëpiake mund të ulin presionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit, duke ulur kështu rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

A keni menduar ndonjëherë pse ndiheni më të qetë pasi përkëdheleni kafshën tuaj? Kjo sepse edhe ndërveprimi më i shkurtër me të aktivizon sistemin nervor parasimpatik, duke reduktuar ankthin dhe duke rritur ndjenjat që lidhen me qetësinë.

Sidomos në lidhje me pronësinë e qenve, lidhja midis kujdesit të qenve dhe rritjes së aktivitetit fizik është e dhënë, pasi shumica e pronarëve të qenve ecin më shumë.

Kafeja dhe lehtësimi i trishtimit

Ndiheni pak keq? Një studim zbuloi se një filxhan kafe mund të rrisë humorin. Ndoshta, në fund të fundit, nuk është rastësi që është pija e preferuar e pothuajse të gjithëve. Na zgjon në mëngjes dhe na bën shoqëri pasditeve.

Përtej shëndetit mendor, studiuesit nga Instituti i Ëellness Cleveland Clinic dhe Universiteti i Harvardit zbuluan se pirja e sasive të moderuara të kafesë, madje edhe pa kafeinë, mund të zvogëlojë rrezikun e goditjes në tru për shkak të antioksidantëve të dobishëm që përmban. Konsumimi i kafesë është lidhur gjithashtu me një rrezik më të ulët të demencës, duke përfshirë sëmundjen e Alzheimerit.

E qeshura lehtëson dhimbjen

Kur qeshim, trupi ynë lëshon endorfinë, të njohura gjithashtu si “hormonet e lumturisë”, të cilat nxisin shëndetin mendor, gjë që gjithashtu mund të çojë në më pak dhimbje. Në të njëjtën kohë, e qeshura rrit ritmin tonë të frymëmarrjes, duke na ndihmuar të hyjmë në një gjendje relaksi. Sa i përket arsyes pse konsiderohet kaq terapeutike, një studim zbuloi se shikimi i një shfaqjeje qesharake televizive uli nivelet e glukozës në gjak të pjesëmarrësve pas një vakti, madje duke kufizuar komplikimet e mundshme të zemrës së diabetit të tipit 2. Nga ana pozitive, shtoni faktin se të qeshurit për 10-15 minuta në ditë mund të djegë deri në 40 kalori.

50 fakte të rralla nga jeta e Ahmet Zogut

1- Ahmet Zogu jetoi 65 vite, 5 muaj e 29 ditë. Lindi në 8 tetor 1895 në fshatin Burgajet të Matit dhe vdiq më 9 prill 1961 në spitalin Fosch, pranë Parisit.

2- Ahmet Zogu ka qenë mbret i Shqipërisë për 10 vjet 7 muaj e 6 ditë. Ai u kurorëzua Mbreti i Shqipërisë më 1 shtator të vitit 1928. Monarkia i tij mori fund kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste më 7 prill 1939.

3- Ahmet Zogu qëndroi për 11 vjet në fronin e mbretit të Shqipërisë, për 3 vjet në detyrën e presidentit, për 2 vjet në detyrën e kryeministrit dhe për 10 muaj në detyrën e ministrit të Brendshëm.

4- Ahmet Zogu ishte djali i Xhemal Zogut, kryetar i një fisi të Matit dhe i Sadije Toptanit, një nga pinjollet e familjes së njohur Toptane nga Tirana. Xhemal Zogu vdiq në moshën 41-vjeçare në rrethana të panjohura. Ndërsa Sadije Toptani vdiq më 24 nëntor 1934.

5- Ahmet Zogu ishte një nga dy djemtë e familjes dhe kishte edhe pesë motra, Adilen, Nafien, Semien, Mexhiden dhe Ruhijen. Ndërsa vëllai i tij, Xhelal, ishte nga martesa e parë e të atit. Princi Xhelal vdiq në Stamboll në vitin 1944 dhe la pesë fëmijë.

6- Mbiemri i vërtetë i familjes mbretërore është Zogolli. Nuk ka një datë të saktë se kur është bërë ndërrimi i mbiemrit, por mendohet se mund të jetë viti 1927. Mbiemri Zogu i përshtatej më shumë një aristokrati sesa mbiemri i mëparshëm Zogolli.

7- Ahmet Zogu mësimet e para i mori në Liceun Perandorak Francez të Gallatasarajit në Turqi. Më pas vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake Perandorake në Vjenë. Studimet i ndërpret në vitin 1912 dhe kthehet në Shqipëri.

8- Ahmet Zogu ka qenë pjesëmarrës në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, si delegat i Matit. Ai në atë kohë ai ishte 17 vjeç dhe cilësohet si aksioni i parë politik i tij.

9- Ahmet Zogu ishte 25 vjeç kur mori detyrën e ministrit të Brendshëm; 30 vjeç, kur u bë President i Republikës; dhe 33 vjeç kur vuri në kohë skeptrin e mbretit të shqiptarëve. Në 65 vite të jetës së tij Zogu i provoi të gjitha, që nga dëbimi prej Shqipërisë, rikthimin për të arritur majat e pushtetit dhe ekzili për të mos u kthyer më kurrë.

10- Gjatë mbretërimit të Ahmet Zogut në 11 vite u krijuan tetë kabinete qeveritare. Më kryesorët janë ata me kryeministra Kostaq Kota, Pandeli Evengjeli, Mehdi Frashëri.

Frika nga atentatet dhe pasionet për jetën.

11- Pallati i Zogut ruhej nga 500 këmbësorë dhe tridhjetë kalorësiakë. “S’kam asgjë kundër vdekjes në betejë”, thoshte ai. “Por nuk kam në plan të lejoj të më qëllojnë në mes të rrugës si qen”. Betejat e tij me bejlerët rivalë, kosovarët, radikalët që mbështesnin Nolin dhe rebelët dukagjinas e kishin shtënë në gjak me një sërë familjesh. Të fyerit i dërgonin herë pas herë një zarf me plumb brenda, që ishte premtim se plumbin tjetër do e merrte në zverk. Një vizitor britanik guxoi njëherë të sugjeronte se kreu i shtetit duhej të përjashtohej nga ligjet e gjakmarrjes. Një këshilltar i Zogut iu përgjigj: “Mbreti jonë shkëlqesi është një prej nesh, jo si mbreti juaj”.

12- “Njerëzit e Tiranës mund ta shihnin mbretin e tyre duke bërë përshëndetjen në paradat ushtarake në ditët e festa kombëtare. Kur Zogu mori pjesë në një pritje të inaugurimit të ndërtesës së re të Legatës së SHBA-së në vitin 1930, diplomatët e panë të çuditur teksa ai rrëshqiti nga makina, rendi në ndërtesë, dëgjoi fjalimin dhe u zhduk po aq shpejt sërish. Hapja e parlamentit ishte njësoj e nxituar në ato raste të veçanta kur ai mbante fjalimin e mbretit, personalisht. “Të huaj këtu shijojnë herë pas here çaste talljeje me të”, ankohej Rose Wilder Lane, shkrimtarja amerikane që jetonte në Tiranë dhe që u bë mikja dhe ndoshta edhe e dashura e tij”, shkruante studiuesi Jason Tomes në librin e tij “King Zog: self-made monarch of Albania”.

13- Herë pas here, kishte ndonjë shfaqje të papritur të mbretit, kur Zogu bënte shëtitje të shkurtra përkrah nënës së tij, përmes kopshtit trekëndësh ndërmjet rezidencave të tyre. Ky park në miniaturë ishte si kopsht bashkiak, me trëndafila dhe stola, ku shoqëria alla-franga vinte të dielash pasdite. Me Sadijen në krahun e tij, ai ishte i sigurt nga vrasësit që respektonin Kanunin. Raste kur dilte nga qyteti ishin të rralla, zakonisht për të shkuar në Mat me motrat e tij, për të ngrënë drekë në shtëpizën e tij në Qafështamë. Ekskursionet kryheshin në rrugë të ndryshme çdo herë, shpërndaheshin informacione false, bëheshin kontrolle për bomba dhe ndryshohej itinerari në momentin e fundit.

14- Frika e mbretit për jetën e tij mund edhe të ketë qenë e ekzagjeruar. Liderë të tjerë kombëtarë mund t’ia besonin mbrojtjen e tyre policisë; Zogu e shihte si të nevojshme që të kujdesej vetë për çdo detaj të mbrojtjes së tij.

15- Të dërguarit diplomatikë të Italisë dhe Jugosllavisë gjithashtu përpiqeshin ta trembnin duke u kaluar shërbimeve sekrete informacione për komplote në radhët e emigrante shqiptarë. Zogu e dinte se ishte i rrethuar nga spiunë italianë, të cilët do mund t’i jepnin informacione shumë të rëndësishme Hasan Prishtinës, nëse Musolini vendoste të ndryshonte lidershipin e Tiranës. Zogu nuk u ankua kurrë për kërcënimet që merrte. “Incidente të tilla ndodhin”, thoshte ai. “Këto janë rreziqe që i kanosen çdo kreu shteti”. Meqë dalja jashtë ishte aq e rrezikshme, ai preferonte të rrinte në pallat.

16- Kompleksi kishte një fushë tenisi dhe palestër, edhe pse mbreti s’i përdorte shpesh ato. Shqiptarët e modës së vjetër nuk e kuptonin pse perëndimorët bënin palestër vazhdimisht. Sporti ishte tipar i shoqërisë evropiane për të mbajtur trupin në formë, gjithsesi Zogu nganjëherë e merrte raketën e tenisit. Ata që lavdëronin lojën e tij nuk njihnin ndonjë standard krahasimi.

17- Rutina e zakonshme e këtij gjeniu duhanpirës ishte gjithçka përveç se e shëndetshme. “Ai ishte një oxhak njerëzor”, kujtonte një reporter i huaj. “S’kam parë njeri të pijë aq shumë duhan dhe pa ndërprerje”. Sipas këtij burimi, Zogu pretendonte se në 1920-ën e kishte zakon të pinte 250 cigare në ditë. Mbase duhanpirës të tjerë po aq të vullnetshëm mund të gjykojnë më mirë nëse një nivel i tillë konsumi duhani është fizikisht i mundur, por të gjithë bien dakord se ai pinte shumë duhan, edhe sipas standardeve shqiptare’, shkruante historiani Jason Tomes.

18- Zogu thoshte se ngrihej në gjashtë të mëngjesit e shtrihej në mesnatë. Ai normalisht ishte në studion e tij të mbingrohur në orën tetë të mëngjesit dhe plani i tij i punës zgjatej në 14 orë në ditë. Një poet zogist e perifrazoi në vargje, “lumi s’fle, deti s’fle, po ashtu nuk fle as mbreti”.

19- Ushqimi vinte nga pallati i nënës mbretëreshë në një kuti të mbyllur sepse ai kishte besim vetëm tek Sadija. Zakonisht ushqimi përbëhej nga specat, oriz me mish, komposto frutash, djathë i bardhë, bukë e zezë dhe byrek me djathë e arra. Ushqimi i tij i preferuar ishin patëllxhanët e mbushur.

20- Mbreti lexonte shumë ndaj s’kishte një kufi të qartë ndërmjet punës dhe zbavitjes. Pako të tëra me libra dhe revista vinin rregullisht nga Vjena. Ai ruante interesin e tij për historinë ushtarake, veçanërisht për periudhën napoleonike dhe një bust i vogël i Napoleonit qëndronte në tavolinën e tij të punës, përkrah një pllake qeramike të Skënderbeut.

21- Shpeshherë pasi mbaronte ai luante e letra për para me disa prej adjutantëve dhe ministrave të tij. Këto rast shërbenin dhe për të shkëmbyer informacione informale politike. Zogu i mësonte thashethemet më të fundit nga të ftuarit e tij dhe po nëpërmjet tyre përhapte thashethemet për llogari të tij.

22- Zogu e linte Tiranën zakonisht vetëm një herë në vit. Në pik të verës, njerëzit preferonin t’i iknin klimës mbytëse të kryeqytetit. Familja mbretërore udhëtonte drejt Durrësit çdo qershor dhe kalonte pranë detit tre ose katër muaj. Zogu kishte shpresuar ta kthente Durrësin në portën e Shqipërisë. Ishte një prej porteve më të mira në Adriatik, sipas qeverisë shqiptare. Ishte pikërisht këtu në Durrës që në pritje të një ardhmeje më me influencë, Zogu kishte zgjedhur të ndërtonte pallatin e tij veror.

23- Buzë detit, mbreti e ndërronte kostumin e tij të zakonshëm gri me pantallonat bardha prej stofi dhe një xhaketë sportive blu. Pjesën më të madhe të kohës qëndronte në studio, një zyrë e vogël e pajisur me disa karrige të lehta, një tryezë kafeje dhe një tavolinë. Lluca ishte një problem më vete, ndaj vizitoreve femra u kërkohej të mos vishnin taka të larta. Meqë këtu vizitohej nga më pak njerëz se në kryeqytet, Zogu e përdorte shpesh telefonin. Shqipëria nuk ishte lidhur me rrjetin ndërkombëtar, por linjat ndërmjet pallateve, ministrive dhe postave të xhandarmërisë funksionin.

24- Shpeshherë organizoheshin shfaqje filmash në shtëpinë e kinemasë. Motrat e tij dhe fëmijët pëlqenin të shihnin Charlie Chaplin dhe Shirley Temple. Të gjithë binin herët për të fjetur. Ndryshe nga ç’besohet, ballot luksoze, shpenzimet e tepruara dhe format e tjera të ekstravagancës nuk ishin tipar i mbretërisë së Zogut. Kushtetuta e vitit 1928 i kishte caktuar mbretit 500 mijë franga ari në vit, si dhe shpenzimet për stafin dhe udhëtimet. Nëna mbretëreshë dhe princeshat merrnin 120 mijë të tjera. Edhe pse ishte shumë më pak se shuma që i paguhej mbretërve të Rumanisë dhe Jugosllavisë, të ardhurat vjetore zor se i kalonin 1 milionë paund dhe ku thesari ishte gjithnjë në deficit.

25- Siç mund të vërenin diplomatët e huaj, shpenzimet e tij më ekstravagante ishin ato që kishin si synim të linin bejlerët në hije. Ai e kishte shumë me qejf që t’i vinte në siklet, kur bëhej fjalë për shkëmbim dhuratash. Prestigji ishte gjithashtu një motiv tjetër për të blerë disa limuzina (më së shumti Mercedez-Benz). Ai nuk i ngiste vetë ato, por rrugët malore kërkonin motorë të fuqishëm. Për t’u bërë përshtypje krerëve të fiseve, mbreti ekspozonte koleksionet e tij të qilimave orientalë dhe armët antike.

26- Shpenzimet më të mëdha dëshmojnë se mbreti paguante trefish më shumë për çdo gjë që familja mbretërore blinte në treg. Mbase mbreti nuk e kuptonte se faturat e ushqimeve të tij fryheshin më shumë se ç’duhej; por në fakt ka më shumë mundësi që ai ta dinte shumë mirë, por dashamirësia e tregtarëve tiranas mendonte ai mund të meritonte një shpërblim të tillë.

Politika mbretërore

27- Kundërshtari politik më i egër i Ahmet Zogut mund të cilësohet Fan Noli. Edhe pse Zogu e rrëzoi nga pushteti në vitin 1924, Noli edhe në emigrim vazhdoi të ishte armiku i tij. Noli e quante oksidentalizmin e Zogut një farsë. Në një nga debatet në parlamentin e viteve 1920-1924, Fan Noli e quan kryeministrin Zog “shakaxhi të përparimit”.

28- Ahmet Zogu është dhe i pari kryetar shteti që ndërmori reforma edhe për emancipimin e gruas. Në vitin 1937 Parlamenti miratoi ligjin për ndalimin e perçes tek gratë myslimane. Ligji i Zogut lejonte ndalimin e perçes edhe me forcë, pasi ai ishte antiligjor dhe antishoqëror.

29- Akuza më e rëndë që i është bërë Ahmet Zogu është dhënia e Shën Naumit Serbisë, në vitin 1925. Sipas historianëve, ky vendim u bë në shenjë falënderimi për ndihmën që i dhanë serbët për ta sjellë në pushtet atë një vit më parë, pas rrëzimit të Fan Nolit.

30- Ahmet Zogu është i pari zyrtar i qeverisë shqiptare që nënshkroi një marrëveshje me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për marrëveshjen e ekstradimit të personave të kërkuar nga drejtësia. Marrëveshja e vitit 1933, e cila është në fuqi edhe sot.

31- Mbreti Ahmet Zogu ishte dhe ai që vendosi zhvillimin e Tiranës drejt Jug-Perëndimit në zonën që sot njihet si “Tirana e Re”. Zonë që më pas u zgjodh nga bllokmenët për të banuar. Edhe sot kjo është zona më e urbanizuar e vendit dhe më e rregullta për çështjet e pronësisë.

32- Ahmet Zogu u cilësua fashist dhe nazist nga komunistët, megjithatë është i vetmi monark, qeveria e të cilit hapi dyert për hebrenjtë. Në vitin 1935 delegati i Zogut në Lidhjen e Kombeve pranon këtë bamirësi nga shqiptarët duke u shpëtuar jetën me qindra hebrenjve që erdhën në vendin tonë.

33- Pushtimi italian pritej prej kohësh. Pak ditë para ultimatumit të italianëve, mbreti Zog urdhëroi të hartohej një plan rezistence. Gjeneralët që e hartuan atë ishin Xhemal Araniti dhe Gustaq Mirdaci. Plani parashikonte një rezistencë në gjithë vendin, por kryesisht në portet e vendit. Nën drejtimin e Zogut ushtria shqiptare kishte rreth 1200 kuadro të lartë. Nga këta 2 gjeneralë, 7 kolonelë, 12 nënkolonelë, 42 majorë dhe 860 togerë. Siç shkruan vet Zogu në kujtimet e tij, pak pas hartimit të planit informohet se një pjesë e drejtuesve të ushtrisë ishin të korruptuar nga agjentët italianë.

34- Gjatë ekzilit të tij 22-vjeçar, Ahmet Zogu qëndroi në të paktën 10 shtete. Greqia, Turqia, Polonia, Suedia, Franca, Anglia, Spanja, Egjipti, SHBA-ja, Belgjika. Anglia, Egjipti dhe Franca ishin shtetet nga ku Zogu ka bërë planet kryesore për kthimin e tij në Shqipëri.

35- Historiani anglez, Jason Tomes, në librin e tij “Mbreti Zog, Monarku i Vetëshpallur i Shqipërisë”, botuar në 2003, thotë se mbreti gjatë qëndrimit në Londër ka kërkuar të blejë gazetën “The Times” me në vlerë prej 10 milionë paund. Gjatë kohës që kanë jetuar në Angli, Zogu bleu dhe jetoi në një kështjellë “Parmoor House”, një komunitet i vogël rural në Buckinghamshire në Angli. Ndërsa pjesën tjetër të qëndrimit në Angli e kaloi në Londër.

36- Gjatë kohës që kanë qenë në Francë, Ahmet Zogu ka blerë në vitin 1955 dhe ka jetuar shtëpinë e piktorit të madh, Pablo Picaso. Edhe pse në ekzil, familja jetonte sipas rangut të saj duke marrë pjesë në të gjitha ceremonitë mondane.

Jeta private

37- Ahmet Zogu ishte i fejuar me vajzën e Shefqet Vërlacit për shtatë vite. Ai u fejua në vitin 1921 dhe u nda nga ajo në vitin 1928. Kjo fejesë ishte dhe një aleancë e nevojshme mes Zogut dhe Vërlacit. Pas ndarjes dy familjet u armiqësuan, ndërsa pushteti e bashkoi përsëri Shefqet Vërlacin me Zogun.

38- Tania Vizirova (Visirova) ka qenë një nga të dashurat e njohura të Ahmet Zogut. Ai e kishte njohur atë në Francë, ku njihej si një kërcimtare profesioniste. Tania me origjinë nga Besarabia dhe Kaukazia, madje erdhi edhe në Shqipëri. Një tjetër histori dashurie e Ahmet Zogut është dhe ajo me gazetaren amerikane, Rose Ëilder Lane. Kur Zogu i propozoi asaj për martesë ishte ende ministër i Brendshëm. Libri i saj për Shqipërinë, “The Peaks of Shala” (Majat e Shalës), brenda pak kohëve u ribotua tri herë në Angli, Francë dhe Amerikë.

39- Ahmet Zogu u fejua dhe pas disa muajsh u martua me Geraldinën, një vajzë që rridhte nga një familje mbretërore dhe për bukurinë e saj të jashtëzakonshme ishte shpallur “Trëndafili i bardhë i Budapestit”. Mbreti Zog u martua me konteshën Geraldine Appony të mërkurën afër drekës, më 27 prill të vitit 1938. Geraldina që nga ai çast mori titullin e Mbretëreshës së Shqiptarëve. Data 27 prill u zgjodh pasi një tjetër ceremoni e tillë u bë afro pesë shekuj më parë në kalanë e Beratit. Më 26 prill 1451 martohej Gjergj Kastrioti me Maria Donikën e Arianitit.

40- Dasma u bë eveniment botëror. Hotelet e paktë të kryeqytetit qenë rezervuar për të ftuarit e Mbretit dhe 79 fotografët e gazetarët e ardhur nga e gjithë bota, përfshi Afrikën e Jugut, Argjentinën dhe Japoninë. Dhuratat zunë vendin kryesor në shtypin e huaj. Regjenti, Horti, i Hungarisë pati ofruar një pajton tërhequr nga dy kuaj Lipizan, Franca, një servis prej porcelani Sevre, Musolini disa vazo që dikur i përkisnin Napoleonit, ndërsa Mbreti Viktor Emanuel një statujë antike prej bronzi.
Dhurata që binte më shumë në sy ishte ajo e bërë nga kancelari i Gjermanisë, Hitler, një Mercedez sportiv kabriole të kuq.

41- Çifti i sapomartuar udhëtoi në mbarim të ceremonive nga Tirana në Durrës me një Mercedes të hapur. Mijëra vetë kishin dalë në anë të rrugës për të parë Mbretëreshën 21- vjeçare.
“Nusja zgjodhi një këmishë nate mëndafshi të bardhë me mëngë të gjata me dantella si këmbanë dhe priste e tmerruar Mbretin në shtratin me tendë.” – dëshmon biografja e Geraldinës.
Pikërisht këmisha e natës ka edhe një histori tipike shqipyare. Të nesërmen në mëngjes ajo nuk gjendej më nga shërbyesja e Mbretëreshës. E shqetësuar, kjo e fundit, ia referoi këtë bashkëshortit. Përgjigjja ishte befasuese: “Të kam folur shumë për mënyrën se si i respektojmë ne femrat, veçanërisht nënat. Ishte e domosdoshme që ti të ishe e virgjër dhe çdo vajzë e huaj që vjen për martesë, duhet t’i nënshtrohet një vizite mjekësore. Unë mburrem me faktin se kam aftësinë t’i njoh njerëzit dhe më mjaftoi vetëm të shikoja sytë e tu. Nuk të thashë asgjë për këtë vizitë, pasi e dija që nuk do të kishe pranuar. Por, në të njëjtën kohë, më duhej t’i jepja prova Parlamentit, kështu që e mora këmishën tënde të natës dhe ia dërgova kryetarit.” Këmisha e natës kishte shërbyer si provë shtetërore e virgjërisë së Geraldinës.

42- Ahmet Zogu ishte 42 vjeç dhe Geraldina Appony ishte vetëm 22 vjeç kur ata vunë kurorë. Vetëm një vit pas martese ata u bënë me djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Leka, për nder të Aleksandrit të Maqedonisë, një nga idhujt. Mbretëresha Geraldinë është e para grua që ngriti një fondacion bamirësie në vendin tonë për të varfrit. Pas martesës ajo u bë një nga femrat me më ndikim në vend për emancipimin e shoqërisë së kohës.

43- Zogu dhe Geraldina jetuan të pandarë për 23 vjet, derisa ai ndërroi jetë në Paris në Prill 1961. Geraldina vdiq në Tiranë në tetor 2002. Në fund të jetës, i ishte plotësuar amaneti i vetëm, të vdiste dhe të varrosej në vendin që i kishte vënë mbi kokë kurorën. Në vitin 2014, revista “The Richest” e shpalli atë mbretëreshën e pestë më të bukur në historinë e martesave mbretërore. Për të u shkruajtën shumë libra dhe përcaktimi më i shpeshtë që haset është: “Trëndafili i bardhë i Budapestit”!

Vdekja dhe disa vlerësime nga bashkëkohësit

44- Ndaj Ahmet Zogut janë bërë të paktën 11 atentate, të cilat janë deklaruar. Dy me bombë, dy me pistoleta dhe pjesa tjetër janë komplote që shërbimi sekret i ka njoftuar se po përgatiteshin kundër tij. Thënia më e famshme për rrezikun e jetës së Ahmet Zogut është ajo e historianit amerikan, Bernd Fisher, i cili thotë se të ishe badigard i Zogut ishte njëlloj si të ishte roje nate në një fabrikë baruti, rreth e rrotull së cilës shkreptijnë rrufe.

45- Zogu vdiq në spitalin Fosch të Francës pas një sëmundje të rëndë në prani të bashkëshortes Geraldinë. Sipas historianit Ficher, në momentet e fundit të jetës Zogu ka tentuar të vrasë veten. I ka kërkuar Geraldinës t’i japë pistoletën. Ajo ia dha, por pa fishekë. Ndërsa gjendja shëndetësore e Zogut ishte e tillë që ai nuk kish fuqi as të ngrite pistoletën për të qëlluar veten.

46- Pjesa më e errët e veprimtarisë së Ahmet Zogut cilësohet largimi nga Shqipëria, më 6 prill 1939, një veprim që pavarësisht sqarimeve të tij dhe familjes, edhe sot mbetet e pashpjegueshme nga historianët.

47- Vlera më e madhe e historianëve që i japin sot Ahmet Zogut është krijimi i një shteti modern shqiptar, me ligje dhe standarde, dhe ekonomi të kohës që nuk i kishin shumë shtete perëndimore në atë kohë.

48- Në disa rreshta lapidar, Faik Konica ka përmbledhur karakterin e Zogut: “Asnjëherë Zogu nuk ka qenë një sundimtar me të cilin mund të merreshe vesh, por në vitet e fundit ai ishte bërë i padurueshëm. Nga natyra ai kishte disa cilësi të shquara dhe në fillim kishte zotësinë t’i maskonte të metat që i kishte më të shumta, derisa një ditë suksesi në rritje e shtyu të hiqte maskën dhe doli siç ishte: Një barbar i paqëndrueshëm dhe bukëshkalë”. Por për Konicën Zogu ka qenë edhe një personazh enigmatik interesant. “Por edhe për ata që u pëlqen, edhe për ata që nuk u pëlqen, ai mbetet një karakter enigmatik interesant, një përzierje e papajtueshme kontradiktash, gjysmë hero e gjysmë karagjoz, i cili për shumë kohë do të tërheqë si mbledhësin e çudirave të historisë edhe studiuesin e psikologjisë”.

49- Në prag të vdekjes, një prej njerëzve që e ka njohur mirë, diplomati Eqrem bej Vlora, e portretizon Zogun kështu: “Në krahasim me bejlerët e tjerë, Zogu nuk kishte mjete, madje mund të themi, ishte i varfër. Por kishte gjëra të tjera që nuk i kishin ata:Ishte më i zgjuar, më trim, më energjik, më serioz, më bindës dhe më popullor se ata. Se ç’përfaqësonte ai në të vërtetë, asnjëri nga ne nuk e dinte mirë, por paraqitja e tij ishte aq bindëse, rrezatonte aq epërsi dhe ai vetë besonte aq fort në misionin dhe në të ardhmen e vet, saqë ishte e vështirë t’i shmangeshe fuqisë tërheqëse të personalitetit të tij.

50- Inteligjenca natyrore e këtij njeriu ishte e mahnitshme. Edhe kur ia donte puna të gjykonte dhe zgjidhte probleme shumë të vështira dhe të huaja për të, ai rrallë gabonte. Sikundër edhe në shoqëri me njerëz shumë më të kulturuar ai nuk bënte kurrë figurë të keqe. Por përveç inteligjencës, ajo që i jepte atij epërsi të padiskutueshme mbi gjithë të tjerët ishte mungesa e çdo ndjesie. Ahmet Zogu as ka dashuruar, as ka urryer kurrë. Veprimi dhe sjellja e tij i nënshtroheshin gjithnjë kontrollit të një mendje të ftohtë dhe praktike, udhëhiqeshin gjithnjë dhe vetëm prej interesave të tij…”.

Komuna e Tetovës ndan 1.200.000 denarë për familjarët e viktimave dhe të të lënduarëve të tragjedisë në Koçan

Këshilli i Komunës së Tetovës sot, në seancën e jashtëzakonshme që u mbajt online, miratoi Propozim-Vendimin për dhënien e ndihmës financiare për familjet e viktimave dhe të të lënduarve në zjarrin që ndodhi më 16 mars 2025 në Koçan. Si akt solidariteti dhe ngushëllimi, me këtë vendim, Komuna e Tetovës do të ndajë 1.200.000 denarë.

Ndihma financiare nuk është vetëm një mbështetje materiale, por edhe një kujtesë për rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë. Sepse, më shumë se vlerat materiale, ky akt përçon një mesazh shprese dhe humanizmi, duke dëshmuar se së bashku mund të kapërcejmë çdo sfidë.

Tre persona të vrarë për dy ditë në Vushtrri, krejt çka dihet për ngjarjet që tronditën vendin

Tre persona mbetën të vrarë brenda më pak se 24 orëve në Vushtrri. Të dielën mbrëma u privua nga jeta një 19-vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij, ndërsa të hënën ndodhi një vrasje e dyfishtë, ku një burrë e qëlloi për vdekje një grua e më pas bëri vetëvrasje.

Çka dihet deri më tash për këto raste?

Pronari i furrës e vrau ish-punëtoren e më pas veten

Në një nënkalim në fshatin Stanofc të Vushtrrisë, pronari i furrës ‘Diellza’ dyshohet se e vrau ish punëtoren e tij e më pas i dha fund jetës.

Ndonëse motivi i këtij rasti tragjik dhe rrethanat janë ende të paqarta, një familjar i viktimës ka thënë se dyshimet janë për xhelozi, pasi viktima kishte shkuar të punojë në një furrë tjetër.

Para mediave ka folur njëri nga famijarët e gruas së vrarë në Vushtrri.

“Para një kohe kanë qenë punëtore e këtyre me gjithë bashkëshortin por rrethanat se si kanë ardhë deri te vrasja nuk i dijmë as ne si familje. Kërkojmë mirëkuptimin e juaj që familjarët të mos shqetësohen. Gruaja ka qenë rreth të 40-ave, probleme nuk ka pasë. Dhashtë Zoti të jetë viktima e fundit. Sipas një informate xhelozia se përse ke shku te një tjetër vend me punue dhe jo te unë.” – ka thënë ai.

Prokuroria në Mitrovicë nuk është lëshuar në detajet e ngjarjes, por që ka bërë të ditur se hetimi ka nisur.

“Si pasojë e te shtënave dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

Dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje.

Në vendngjarje ka dalur prokurori kujdestar i PTH Mitrovicë.

Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë.” – njoftoi Prokuroria.

Nexhmie Haradini – gruaja e 59-të e vrarë në Kosovë prej vitit 2010
Vrasja e 19-vjeçarit në Vushtrri

Një djalosh rreth 19-vjeçar, Ardit Zymeri, për motive akoma të panjohura, u privua nga jeta nga një bashkëmoshatar i tij, Bleon Dibrani, në rrugën “Galip Badivuku“ në Vushtrri, të dielën mbrëma.

Të shtënat me armë zjarri që u dëgjuan aktivizuan Policinë për t’u vënë në lëvizje, por në atë rrugë gjetën trupin e pajetë të viktimës, të shtrirë në trotuar.

Viktima është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima ishte pa shenja jete.

Në atë pjesë, fillimisht nuk u gjet asnjë gjurmë e të dyshuarit Dibrani, i cili tentoi të shpëtojë duke u arratisur – por nuk shoi gjatë dhe Policia arriti ta lokalizojë vendndodhjen e tij.

Si prova materiale u konfiskua arma që dyshohet të jetë përdorur në rasti, një armë e gjatë që iu gjet në shtëpi të dyshuarit, si dhe disa gëzhoja.

E trishtë: Ky është i riu që mbeti i vrarë në Vushtrri, del fotografia e tij
Ky dyshohet se është i riu që u arrestua për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri
Ndaj të dyshuarit, Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të pandehurin me iniciale B.D., për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 par.1 nën par.1.5 të KPRK-së, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovë.

I pandehuri B.D., me datë 23 mars 2025 rreth orës 20:30 minuta në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, me dashje e privon nga jeta viktimën me iniciale A.Z., ashtu që me armën e zjarrit tip pistoletë, e gjuan dhe e godet së paku tri (3) herë në trup, ku viktima si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit ndërron jetë në Repartin e Emergjencës në Spitalin e Vushtrrisë.

I pandehuri gjatë marrjes në pyetje e ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Seanca për caktimin e paraburgimit për të pandehurin do të mbahet pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë.”

/GazetaSinjali/

Shqipëria e “madhe” për Andorën, kuqezinjtë fitojnë 3-0! Manaj barazon Kushtën dhe Taren me gola (VIDEO)

Shqipërisë ka mposhtur 3-0 Andorën në “Arenën Kombëtare”. Rei Manaj ishte heroi i mbrëmjes së sotme i cili gjeti dy herë rrjetën e Androës, në minutën e 11-të dhe të 20-të.

Pas një faulli të fituar nga Armando Broja, Kristjan Asllani krosoi mjaft saktë në zonë ku gjeti Manajn, i cili realizoi me kokë golin e parë.

Ndërsa nëntë minuta më pas Armando Broja do të vallëzonte mes mbrojtjes së Andorës, duke i nxjerrë të gjithë jashtë loje përfshirë dhe portierin dhe dha një asist për Manajn, i cili nuk e pati të vështirë të realizonte dhe golin d dytë të ndeshjes dhe të dytin personal.

Pas kësaj dopiete Manaj ka barazuar me gola të shënuar me fanelën kuqezi dy legjenda, Sokol Kushtën dhe Igli taren.

Pas minutës së 20-të Shqipëria ka administruar në pjesën më të madhe lojën, duke mos lejuar në asnjë moment Andorën të shohë portën e Thoma Strakoshës, por duke mos krijuar asnjë rast tjetër të pastër.

Në pjesën e dytë do të aktivizoheshin edhe Kumbulla, Pajaziti dhe Uzuni, për Gjimshitin, Brojën dhe Laçin, por em rezultatin e pandryshuar,

Në minutat e fundit të ndeshjes ka ardhur edhe qershia mbi tortë, ku Myrto Uzuni ka shënuar edhe golin e tretë për Shqipërinë.

Ndëkrohë që në ndeshjen tjetër të Grupit K, ku bën pjesë edhe Shqiëpria, Anglia ka triumfuar 3-0 përballë Letonisë duke u ngjitur në vendin e aprë me 6 pikë, e ndjekur nga kuqezinjtë me tre pikë por me golavarazh më të mirë se Letonia.

“Inshallah n’Xhennet nana jem”, reagon djali i gruas që u vra në Vushtrri

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Stanoc të Vushtrrisë. Një grua u vra me armë zjarri nga ish-shefi i saj e më pas dorasi bëri vetëvrasje.

Gruaja e vrarë është 42 vjeçarja, Nexhmije Musliu Haradini. Ajo u vra me armë zjarri nga Arsim Morina, pronari i furrës “Diellza” ku kishe punuar më herët e ndjera.

Nexhmije Musliu Haradini

Insajderi mëson se ajo ka qenë e martuar dhe ka lënë pas vetës tre fëmijë. Dy vajza dhe një djalë. Djali është i moshës 18 vjeçare ndërsa dy vajzat me të vogla.

E me vrasjen e Nexhmie Haradinit, ka reaguar edhe djali i saj, Alaudin Haradini.

“InshaAllah n’Xhenet Nana jem”, ka shkruar ai.

Foto të viktimës bashkë me burrin e saj:

Ndërsa, i dyshuari për vrasjen e saj është Arsim Morina- 58 vjeçar i cili pasi ka privuar nga jeta, Nexhmie Haradinin dhe më pas ka vrarë veten. shkruan Insajderi.

Ky është Arsim Morina- burri që vrau punëtoren e më pas bëri vetëvrasje

Krimi i rëndë ka ndodhur poshtë nënkalimit që ndodhet në afërsi të furrës “Diellza” e cila është në pronësi të dorasit.

Autoritetet kanë gjetur trupat e pajetë tek nënkalimi.

Nexhmie Haradini

Motivet e krimit

Familjarët e viktimës tregojnë se e ndjera ka qenë punëtore në furrë. Por e ka lënë punën.

Sipas familjarit, dyshimet e para jo zyrtare mund te jenë për motive xhelozie. Ai tha se e ndjera ka lënë punën dhe për këtë arsye pronari i furrës, ka kryer aktin.

Por dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune dhe e ka lënë tek unë”, deklaroi Rrahim Ajeti para gazetarëve.

LEXO EDHE:

E rëndë në Stanoc të Vushtrrisë! Pronari 58-vjeçar i furrës “Diellza”, Arsim Morina ka vrarë me armë zjarri ish-punëtoren e tij 42-vjeçare, Nexhmije Haradinaj, më pas i jep fund jetës! Të gjitha detajet në njëvend! (VIDEO+FOTO)

E rëndë në Stanoc të Vushtrrisë! Pronari 58-vjeçar i furrës “Diellza”, Arsim Morina ka vrarë me armë zjarri ish-punëtoren e tij 42-vjeçare, Nexhmije Haradinaj, më pas i jep fund jetës! Të gjitha detajet në njëvend! (VIDEO+FOTO)

Si ndodhi vrasja e gruas nga Vushtrria?

Gazeta Insajderi ka mësuar eksluzivisht se gruaja që u vra në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, Nexhmie Haradini ishte nën përcjelljen e dorasit, Arsim Morinës. Motivet e vrasjes së një nënë te tre fëmijëve janë tejet banale. Familjarët dyshojnë se ajo u vra nga pronari i ish- furrës ku kishte punuar për rreth 5 vite për arsye se kishte “lënë punën”dhe kishte nisur punën e re përball një furrë tjetër aty afër.
Në momentin e vrasjes, burimet e Insajderit brenda familjes Haradini, rrëfejnë se 42 vjeçarja ka qenë duke u kthyer në shtëpi nga puna.
Familjarët dyshojnë se viktima është përcjell nga dorasi, nga momenti kur e ka lënë punën e re dhe është nisur për shtëpi.
Pasi ka përfunduar orarin e punës, Nexhmie Haradini ka hypur në një kombi nga Millosheva për të shkuar në shtëpinë e saj në Stanovc.
Ajo ka zbritë nga kombi së bashku me dy kushërira të saja. Më pas, sipas burimit, e ndjera ka përdorur nënkalimin për të kaluar rrugën. Në anën tjetër të nënkalimit i ka dalë në pritë, Arsim Morina.
Ai ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të vitkimes, e cila ka marrë tre plumba. Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Familajrët thanë për Insajderin se dorasi, pasi e ka parë që prezent në momentin kritik, kanë qenë edhe dy persona të tjerë, ka gjuajtur edhe në drejtim të tyrë.
Por, fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.
Autoritete e vendit kanë konfirmuar se një grua e moshës 42 vjeçe është vrarë me armë zjarri nga një burrë i moshës 58 vjeçe. Më pas, i dyshuari për vrasjen e gruas ka kryer vetëvrasje. Detaje si ndodhi vrasja dhe vetëvrasja
Rreth orës 15:00- tek nënkalimi i fshatit Stanoc në Vushtrri, autoritete kanë identifikuar dy trupa të pajetë. Gazeta Insajderi raportoi se gruaja e vrarë është 42 vjeçarja, Nexhmie Musliu Haradini.
Ajo është vrarë me armë zjarri nga Arsim Morina, cili më pas vret dhe veten. Ai është pronari i furrës “Diellza” ku kishte punuar më herët gruaja e vrarë. Dy viktimat nuk kanë asnjë lidhje familjare përveç faktit se e ndjera ka qenë punëtore në furrën “Diellza”.
Insajderi mëson se ajo ka qenë e martuar dhe ka lënë pas vetës tre fëmijë. Dy vajza dhe një djalë. Djali është i moshës 18 vjeçare ndërsa dy vajzat e mitura.

E rëndë në Stanoc të Vushtrrisë! Pronari 58-vjeçar i furrës “Diellza”, Arsim Morina ka vrarë me armë zjarri ish-punëtoren e tij 42-vjeçare, Nexhmije Haradini, më pas i jep fund jetës! Të gjitha detajet në një vend! (VIDEO+FOTO)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Stanoc të Vushtrrisë. Një grua u vra me armë zjarri nga ish-shefi i saj e më pas vrasësi bëri vetëvrasje.

Gruaja e vrarë është 42 vjeçarja, Nexhmije Musliu Haradini. Ajo u vra me armë zjarri nga Arsim Morina, pronari i furrës “Diellza” ku kishte punuar më herët e ndjera.

Ajo ishte e martuar dhe ka lënë pas vetes tre fëmijë. Dy vajza dhe një djalë. Djali është i moshës 18 vjeçare ndërsa dy vajzat me të vogla.

Nexhmije Musliu Haradini

I dyshuari për vrasjen e saj është Arsim Morina – 58 vjeçar i cili pasi ka privuar nga jeta, Nexhmije Haradinin dhe më pas ka vrarë veten.

Arsim Morina

Krimi i rëndë ka ndodhur poshtë nënkalimit që ndodhet në afërsi të furrës “Diellza” e cila është në pronësi të vrasësit.

Autoritetet kanë gjetur trupat e pajetë tek nënkalimi.

Familjarët e viktimës tregojnë se e ndjera ka qenë punëtore në furrë. Por e ka lënë punën.

Nexhmije Musliu Haradini me bashkëshortin

Sipas familjarit, dyshimet e para jozyrtare mund te jenë për motive xhelozie. Ai tha se e ndjera ka lënë punën dhe për këtë arsye pronari i furrës, ka kryer aktin.

Por dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune dhe e ka lënë tek unë”, deklaroi Rrahim Ajeti para gazetarëve.


Familjarë të 42-vjeçares N.H., e cila u vra pasditen e sotme nga dorasi A.M., 58 vjeç, i cili më pas e vrau edhe veten, kanë aluduar për motivet e krimit të rëndë që ndodhi pasditen e sotme në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

Si ndodhi vrasja e gruas nga Vushtrria?
Gazeta Insajderi ka mësuar eksluzivisht se gruaja që u vra në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, Nexhmie Haradini ishte nën përcjelljen e dorasit, Arsim Morinës. Motivet e vrasjes së një nënë te tre fëmijëve janë tejet banale. Familjarët dyshojnë se ajo u vra nga pronari i ish- furrës ku kishte punuar për rreth 5 vite për arsye se kishte “lënë punën”dhe kishte nisur punën e re përball një furrë tjetër aty afër.
Në momentin e vrasjes, burimet e Insajderit brenda familjes Haradini, rrëfejnë se 42 vjeçarja ka qenë duke u kthyer në shtëpi nga puna.
Familjarët dyshojnë se viktima është përcjell nga dorasi, nga momenti kur e ka lënë punën e re dhe është nisur për shtëpi.
Pasi ka përfunduar orarin e punës, Nexhmie Haradini ka hypur në një kombi nga Millosheva për të shkuar në shtëpinë e saj në Stanovc.
Ajo ka zbritë nga kombi së bashku me dy kushërira të saja. Më pas, sipas burimit, e ndjera ka përdorur nënkalimin për të kaluar rrugën. Në anën tjetër të nënkalimit i ka dalë në pritë, Arsim Morina.
Ai ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të vitkimes, e cila ka marrë tre plumba. Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Familajrët thanë për Insajderin se dorasi, pasi e ka parë që prezent në momentin kritik, kanë qenë edhe dy persona të tjerë, ka gjuajtur edhe në drejtim të tyrë.
Por, fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.
Autoritete e vendit kanë konfirmuar se një grua e moshës 42 vjeçe është vrarë me armë zjarri nga një burrë i moshës 58 vjeçe. Më pas, i dyshuari për vrasjen e gruas ka kryer vetëvrasje. Detaje si ndodhi vrasja dhe vetëvrasja
Rreth orës 15:00- tek nënkalimi i fshatit Stanoc në Vushtrri, autoritete kanë identifikuar dy trupa të pajetë. Gazeta Insajderi raportoi se gruaja e vrarë është 42 vjeçarja, Nexhmie Musliu Haradini.
Ajo është vrarë me armë zjarri nga Arsim Morina, cili më pas vret dhe veten. Ai është pronari i furrës “Diellza” ku kishte punuar më herët gruaja e vrarë. Dy viktimat nuk kanë asnjë lidhje familjare përveç faktit se e ndjera ka qenë punëtore në furrën “Diellza”.
Insajderi mëson se ajo ka qenë e martuar dhe ka lënë pas vetës tre fëmijë. Dy vajza dhe një djalë. Djali është i moshës 18 vjeçare ndërsa dy vajzat e mitura.

Nexhmije Haradini

Rrahim Ajeti i tha televizionit T7 se kanë marrë informacione jozyrtare se bëhet fjalë për një lloj hakmarrjeje, pasi viktima e kishte lënë punën në furrën pronar i së cilës ishte dorasi.

“Inshallah n’Xhennet nana jem”, reagon djali i gruas që u vra në Vushtrri

“Viktimat nuk janë mes vete asgjë. Unë jam familjar, njëkohësisht edhe kryetar i këshillit të fshatit dhe viktimën e kam grua të dajës. Kjo ka ndodh, sipas një informate jozyrtare, gjoja pse e ka lëshu vendin e punës që ka qenë duke punu te dorasi dhe ka kaluar te ky tjetri. Është hakmarrë në këtë mënyrë dhe pastaj e ka vrarë edhe veten”, tha ai.

“Ka qenë një grua shembullore dhe lusim Zotin që të jetë viktima e fundit”, tha ai, duke iu referuar viktimës.

Një burrë e ka vrarë një grua dhe më pas veten në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, sipas dyshimeve të para të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, raporton Periskopi.

Periskopi ka mësuar nga burimet e veta se i dyshuari është Arsim Morina.

Rasti është konfirmuar edhe nga Prokuroria.

”Si pasojë e te shtënave dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

Dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje.

Në vendngjarje ka dalur prokurori kujdestar i PTH Mitrovicë.

Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Periskopi/

Prokuroria e ka konfirmuar se në Stanoc të Vushtrrisë, dyshohet se një burrë e ka privuar nga jeta një grua dhe pastaj ka bërë vetëvrasje.

Para mediave ka folur njëri nga famijarët e gruas së vrarë në Vushtrri.

“Para një kohe kanë qenë punëtore e këtyre me gjithë bashkëshortin por rrethanat se si kanë ardhë deri te vrasja nuk i dijmë as ne si familje. Kërkojmë mirëkuptimin e juaj që familjarët të mos shqetësohen. Gruaja ka qenë rreth të 40-ave, probleme nuk ka pasë. Dhashtë Zoti të jetë viktima e fundit. Sipas një informate xhelozia se përse ke shku te një tjetër vend me punue dhe jo te unë.” – ka thënë ai.

Prokuroria:
Një e vrarë dhe një i vetë vrarë në Stanoc të Vushtrrisë

Si pasojë e te shtënave dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

Dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje.

Në vendngjarje ka dalur prokurori kujdestar i PTH Mitrovicë.

Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë.”

Për relacionet ndërmjet të vetë vrarit dhe gruas së vrarë, prokuroria nuk është deklaruar.

Mediat lokale raportojnë se pronari i një furre buke e ka vrarë punëtorën e tij dhe më pas vetën.

Dorasi është 58-vjeçar, kurse viktima 42, Policia jep detaje për rastin në Stanoc të Vushtrrisë

Policia e rajonit të Mitrovicës ka konfirmuar vrasjen që ka ndodhur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

Këtë për “Zëri” e konfirmoi zëdhënësi i Policisë, Avni Zahit, i cili u shpreh se rasti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 14:56.

Sipas tij, bazuar në hetimet fillestare dyshohet se kryersi i veprës është një 58-vjeçar me inicialet A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe veten.

“Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë . Me urdhër të Prokurorit, dy trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit po vazhdojnë hetimet për veprat penale ‘Vrasje e rëndë’ dhe ‘Vetëvrasje’”, theksoi Zahiti ndër tjera. /Zëri

Ky është Arsim Morina personi që dyshohet se vrḁu një grua dhe më pas veten në fshatin Stanoc të Vushtrris

Krimi që tronditi Vushtrrinë, Prokuroria zbardhë detajet e fundit për rastin: Po intervistohen dëshmitarë…

Një rast shumë i rëndë ka ndodh në Vushtrri, dy persona dyshohet se janë vrarë pas të shtënave me armë sot pasdite, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, dorasi fillimisht e ka qëlluar me armë një grua, më pas veten.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, e cila ka treguar detajet e fundit për krimin e rëndë që tronditi Vushtrrinë.

“Si pasojë e te shtënave dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë. Dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje.

Në vendngjarje ka dalë prokurori kujdestar i PTH Mitrovicë. Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim.

Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë”, thuhet në njoftimin e fundit të Prokurorisë.

Tragjedi në Vollkovë të Shkupit – qiramarrësi vret pronarin, plagos djalin e më pas i merr jetën vetes! (VIDEO)

E hënë e përgjakshme në Volkovë të Shkupit. Një qiramarrës vrau pronarin e shtëpisë ku jetonte dhe qëlloi djalin e tij të mitur, më pas u vetëvra.

-Vrasja me dy viktima ka ndodhur në rrugën 25 në Volkovë në ora 9 të mëngjesit të sotëm.

-Sot (24.03.2025), rreth orës 09.00, në policinë e Shkupit është raportuar se në fshatin Vollkovë të rajonit të Shkupit ka pasur të shtëna me armë zjarri në të cilën janë përfshirë disa persona. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe kanë konstatuar se personat me inicialet R.C. dhe M.N. nga plagët e marra kishin vdekur në vendin e ngjarjes. Një mjek i urgjencës konstatoi vdekjen e tyre. I lënduar ka mbetur edhe një i mitur, i cili është transportuar për mjekim në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Si autor i mundshëm i ngjarjes dyshohet personi me inicialet M.N. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Policia bën me dije se vdekjen e dy personave e ka konfirmuar në vendngjarje ekipi i Shërbimit Mjekësor të Urgjencës. I mituri i plagosur, djali i pronarit të vdekur të shtëpisë është transportuar në klinikat e Shkupit dhe ndodhet në gjendje stabile. Për momentin nuk ka të dhëna për shkakun e kësaj ngjarjeje tragjike.

Paradite në vendngjarje është vërejtur një autoambulancë, si dhe një prani e shtuar e ekipeve policore që po kryenin kontrollin dhe grumbullonin informacione lidhur me ndriçimin e rastit dhe motiveve të vrasjes. Disa nga fqinjët, të cilët nuk kanë dashur të flasin para kamerës, kanë thënë se mes dy njerëzve, tashmë të ndjerë, nuk ka pasur asnjë debat të mëparshëm dhe janë habitur që në lagjen e tyre të qetë ka ndodhur një ngjarje kaq e përgjakshme. Nga Prokuroria bëjnë me dije se të dy trupat do të dërgohen për autopsi, ndërsa do të kryhen ekspertiza shtesë për të përcaktuar të gjitha rrethanat e ngjarjes tragjike. Gjithashtu do të ekzaminohet edhe arma e përdorur në këtë rast.

-Prokurori publik, policia dhe grupet e tjera hetimore po kryejnë këqyrje në vendngjarje dhe po ndërmarrin të gjitha veprimet për zbardhjen e ngjarjes. Është dhënë urdhër për autopsi të trupave të dy të ndjerëve. Arma është marrë nga vendi i ngjarjes dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. – Prokuroria Publike

Ky është sherri i dytë ku përdoret arma në Shkup në 4 ditët e fundit. Të enjten një person ka mbetur i plagosur nga një shkëmbim zjarri në hyrje të fshatit Moranë./Kanal 5/ TetovaNews

Maloku në Hagë: Në librin tim mund të ketë ndonjë ekzagjerim të vogël për UÇK-në

Dëshmitari Naim Maloku u pyet në Hagë lidhur me një libër të tij, për të cilin tha se ka mundur që të ketë disa ekzagjerime të vogla për UÇK-në.

“Mund të ketë pasur ndonjë ekzagjerim të vogël. Në përgjithësi libri pasqyron të kaluarën time”, tha Maloku.

Dëshmitari u pyet se çka ka ekzagjeruar në librin e tij lidhur me veprimtarinë dhe funksionin e UÇK-së.

“Ndoshta e kam paraqitë strukturën organizative dhe zinxhirin komandues si strikte. Më lejoni t’ua sqaroj se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka qenë ushtri e rregullt vullnetare. Nuk ka qenë e mobilizume në bazë të ligjeve, Qeverisë, Ministrisë së Mbrojtjes, por është organizu në baza vullnetare”, tha ai.

Ai tha se çdo njësi vullnetare ka përgjegjësi dhe obligime që dallojnë nga njësitë e tjera që mobilizohen sipas ligjit.

Dëshmitari u pyet edhe për rolin e Ilir Konushevcit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Njeri kyç i logjistikës për UÇK-në në Shqipëri. Ishte këmbëngulës që sa më shumë oficerë dhe sa më shumë ushtarakë të futen në Kosovë në radhët e UÇK-së. E di që ka bërë përpjekje maksimale që shumë kolegë të mi që ishin me përvojë në luftërat në Kroaci dhe Bosnjë që të kyçemi”, tha dëshmitari, duke shtuar se përpjekje si Ilir Konushevci kishte bërë edhe Qerim Kelmendi.

Dëshmitari Maloku ka deklaruar se ka pasur rezerva për kyçjen e tyre në UÇK. Tha se në fillim të veprimtarisë së tij është marrë me trajnimin e vullnetarëve që kanë ardhur nga jashtë në dy kampe që kanë ngritur në malin e Dajtit në afërsi të Tiranës.

Ai ka theksuar më pas kanë shkuar edhe në bazat e logjistikës në Kukës dhe në Bajram Curr për të ngritë strukturën organizative të bazave që armët që grumbulloheshin të dekonzervohen dhe të kontrollohen teknikisht.

Si rrjedhojë, Maloku tha se kjo ishte për shkak se në rast kur ushtarët të merrnin armën që të shkojnë në Kosovë, arma të jetë funksionale për shkak se ka pasur disa raste që kur kanë dalë ushtarët në pritë nuk iu kanë funksionuar armët.

Ai gjithashtu tha se në ’98-ën kanë sugjeruar që të mos vendosin mina kundër këbësorisë.

“E vetmja ushtri që gjatë kohës sa ka vepru dhe funksionu nuk ka qenë e trajnume dhe nuk ka pas në përdorim mina anti-këmbësori. Toka jonë ka qenë, shteti jonë ka qenë se ato mina kanë mujt me met aty të fshehura me dekada më vonë me dëmtu fëmijë, civil, kafshë dhe këtë ia kemi komuniku Ilir Konushevcit. Jo urdhër, se na nuk kemi pas mundësi me i dhënë urdhër Ilri Konushevcit, por i kemi këshillu dhe i kemi thënë që kurrë mos t’iu japë ushtarëve dhe të mos mësohen ushtarët për përdorimin dhe minimin dhe krijimin e fushave të minave anti-këmbësori në territorin e Kosovës”, ka thënë ai./Betimi për Drejtësi

EMRI/ E zuri poshtë traktori teksa po punonte, ky është i riu shqiptar që humbi jetën në Itali

Gentjan Muça është 31-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën pas një aksidenti të ndodhur në Itali.

Traktori me të cilin po punonte në fshat (Gessopalena) u përmbys duke e zënë poshtë.

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe helikopterit të shpëtimit, për Muçën nuk mund të bëhej asgjë.

Ai la pas gruan, prindërit, vëllzërit dhe një motër. Sipas mediave italiane, 31-vjeçari do të prehet në vendin e lindjes në Shqipëri./vizionplus.tv

Komuna e Tetovës vazhdon angazhimin e saj për një qytet të pastër dhe të sigurt për të gjithë qytetarët

Në përputhje me detyrimet ligjore dhe angazhimet për përmirësimin e kushteve të jetesës në Komunën e Tetovës, Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami më 24 mars 2025, ka miratuar një vendim që ndihmon në forcimin e mbikëqyrjes inspektuese dhe ruajtjen e sigurisë publike në territorin e Komunës. Ky vendim, i miratuar në përputhje me nenin 71, paragrafi 1 të Ligjit për Mbikëqyrje Inspektuese dhe nenin 50, paragrafi 1, pika 16 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, ka për qëllim të rregullojë më tej veprimtaritë dhe objektet me frekuencë të lartë të qytetarëve, siç janë qendrat tregtare, objekte fetare, objekte hotelerike dhe të tjera.

Ky vendim, që është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Komunës së Tetovës për një administratë që punon për qytetarët, ka për qëllim të sigurojë që çdo subjekt që ushtron veprimtari në objekte me interes publik të respektojnë ligjet dhe standardet përkatëse. Në veçanti, mbikëqyrja do të realizohet në përputhje me Ligjin për Ndërtim, Ligjin për Mjedisin Jetësor, Ligjin për Cilësinë e Ajrit, Ligjin për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Ligjin për Pastërtinë Publike.

Komuna e Tetovës po ndërmerr gjithashtu hapa konkretë për të siguruar që këto inspektime të zhvillohen me transparencë dhe në përputhje me standardet më të larta, duke përfshirë një raport të plotë që do t’i dorëzohet Kryetarit të Komunës. Kjo nismë është një tjetër hap për të garantuar një qytet të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë qytetarët tanë, dhe për të forcuar besimin e qytetarëve te institucioni i Komunës së Tetovës.

Ky është një hap i rëndësishëm për të siguruar që çdo qytetar i Tetovës të mund të jetojë në një mjedis të pastër dhe të sigurt. Komuna e Tetovës, e udhëhequr nga Kryetari Bilall Kasami, po realizon politika që i shërbejnë interesit të përgjithshëm, duke u fokusuar në ruajtjen e cilësisë së jetës dhe përmirësimin e kushteve të mjedisit. Kjo është një tjetër dëshmi e angazhimit të paepur të Komunës për të garantuar mbrojtjen e qytetarëve dhe mjedisit të tyre.

Në përfundim të mbikëqyrjeve, Komuna e Tetovës do të sigurojë një raport të detajuar për të gjitha masat dhe veprimet e ndërmarra, që do të bëhet publik dhe të cilin çdo qytetar mund ta shqyrtojë për të qenë në dijeni të procesit.

Komuna e Tetovës është e përkushtuar për të siguruar një qytet të pastër, të sigurt dhe të drejtë për çdo qytetar dhe do të vazhdojë të ndërmarrë hapa të tjerë për të arritur këto objektiva.

Sot i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit që u vra mbrëmë në Vushtrri (VIDEO+FOTO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, ku një 19 vjeçar është vrarë nga një bashkëmoshatar i tij, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima është Ardit Zymeri, i cili u privua nga jeta nga i dyshuari Bleon Dibrani.

Ky rast ka tronditur familjen e të riut, ku me pikëllim njoftuan se sot do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Dubofc, në orën 16:30.

Njoftimi i plotë i familjarëve:

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të më të dashurit tonë, Ardit Zymeri, i cili u nda nga jeta më 23 Mars 2025.

Varrimi do të bëhet sot, më 24 Mars, në Dubofc, në orën 16:30.

Me zemër të thyer, ftojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe dashamirësit që të na bashkohen për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Kujtimi dhe dashuria për të do të jetojnë gjithmonë në zemrat tona.

created by Polish

@tn.lajmelokale Sot i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit që u vra mbrëmë në #Vushtrri #ArditZymeri #BleonDibrani #Dubofc ♬ original sound TN – Lajme Lokale

THIMI MITKO (ME RASTIN E 135-VJETORIT TË VDEKJES)

Nga Xhelal Zejneli

Një nga ‘zbuluesit’ e parë shqiptarë të trashëgimisë folklorike në Shqipëri ishte Zef Jubani (1818-1880), i njohur edhe me emrin Zef Ndokillija. Është autor i veprës “Racconti di canti popolari e rapsodie di poemi albanesi”, Trieste 1871 (Përmbledhje këngësh popullore e rapsodish shqiptare). Ky libër përbën përmbledhjen e parë me këngë popullore gegërishte. Është e para vepër folklorike e botuar nga një shqiptar për vetë Shqipërinë.

Përmbledhja e dytë e rëndësishme me letërsi gojore shqiptare u botua nga folkloristi dhe personaliteti kombëtar Thimi Kostë Mitko (1820-1890) nga Korça, përfaqësues i shquar i kolonisë shqiptare të Egjiptit. Xhaxhai i Thimit ka qenë udhëheqës i revoltës në Korçë dhe në Tepelenë kundër reformave turke të Tanzimatit. Shkollën fillore greke, Thimi e bëri në Korçë. Më 1850, bashkë me xhaxhain u largua në Athinë. Prej aty vajti në Pllovdiv, më pas në Vjenë ku edhe punoi disa vite si rrobaqepës. Më 1865 Thimi Mitko emigroi në Egjipt. Në Beni Suef hapi një punë tregtie dhe iu përkushtua lëvizjes kombëtare. Vdiq nga një sëmundje e rëndë, në Beni Suef më 22 mars 1890.
* * *
Thimi Mitko ishte veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, folklorist. Për një kohë punoi në vendlindje, Korçë. Më pas u hodh në mërgim, në Manastir, Athinë, Filipopoli, Vjenë dhe që nga viti 1859 jetoi në Egjipt. Zhvilloi veprimtari patriotike të gjithanshme, në bashkëpunim me ideologë të Rilindjes, si Abdyl Frashërin (1839-1892), Kostandin Kristoforidhin (1830-1895), De Radën (1814-1903) etj. Ishte figura kryesore e kolonisë shqiptare në Egjipt. Ndërmori udhëtime nëpër shoqëritë e kolonive shqiptare. Shkroi artikuj në shtypin e kohës: në “Zëri i Shqipërisë” të veprimtarit iluminist të arbëreshëve të Greqisë, i cili punoi për çështjen kombëtare dhe përparimin e kombit shqiptar Anastas Kullurioti (1820-1887); në “Fiamurin e Arbrit” të De Radës; në revistën ndërkombëtare të Kluzhit (Rumani) “Acta comparationis litterarum universarum”, ku bënte pjesë në grupin e redaksisë. Në vitin 1859 e më pas botoi në disa numra të gazetës “Pandora” të Athinës shkrimin “Disa shënime rreth Korçës”, ku mbojti të drejtat e popullit shqiptar. Të njëjtin qëllim patën edhe shkrimet e tij “Gazeta e Livornos mbi çështjen shqiptare” (1879), artikujt publicistikë dhe poezitë. Në shkrimet e tij mishërohen idetë patriotike të Rilindjes: thirrja për bashkim, lartësimi i traditave të kombit, arsimimi në gjuhën amtare, kushtrimi luftarak kundër pushtuesve të huaj. U shqua sidomos si folklorist. Mblodhi pasuri të folklorit shqiptar nga krahinat e jugut dhe të veriut, por edhe nga arbëreshët e Italisë, nga arbëreshët e Greqisë. Ato i botoi në vëllimin “Bleta shqiptare” (1878). Iu rrek kësaj pune për qëllime patriotike dhe për të shpëtuar nga harresa krijimet folklorike. U përpoq për ta paraqitur trashëgiminë folklorike në një plan gjithëkombëtar, me një renditje deri diku shkencore. U përpoq të nxjerrë në dritë pasuritë e gjuhës shqipe dhe ta ngrejë shqipen e folur në shkallën e një gjuhe të punuar të përbashkët. Shkroi 15 apo 20 vjersha me motive atdhetare. Poezia e tij “E ndë Shqiptarët gjithë sa janë” (1867), me thirrjet për bashkim dhe për kryengritje të armatosur, është një nga dëshmitë e para të letërsisë luftarake të Rilindjes. Përshtati “Marsejezën”. Në vitin 1981, krijimet e tij u botuan me titull “Thimi Mitko, Vepra”.
* * *
Thimi Mitko filloi të shfaqë interesim për folklorin rreth vitit 1859 kur ishte në Vjenë. Nga Spiro Dine (1846? – 1922) mësojmë se Mitkoja kishte nisur të regjistronte material folklorik para vitit 1866. Ai i dha Dhimitër Kamardës (1821-1882) këngë popullore, gjëegjëza dhe përralla për përmbledhjen e tij.
Përmbledhja e Mitkos me folklor shqiptar përmbante 505 këngë popullore dhe 39 përralla e fjalë të urta kryesisht nga Shqipëria e jugut. Vepra u përfundua në vitin 1874 dhe u botua me alfabet grek katër vjet më vonë, në vitin e Lidhjes së Prizrenit, me titullin greqisht “Albanike melissa” dhe shqip “Bëlietta shqipëtare” (Bleta shqiptare), Aleksandri 1878.

Kjo vepër nuk qe vetëm e para përmbledhje e letërsisë gjore e destinuar për publikun shqiptar, por edhe e para përmbledhje e tillë me interes të vërtetë shkencor. Flitet se një kopje e këtij libri është djegur publikisht në Athinë.

Botimet e mëparshme me këngë dhe përralla popullore shqiptare kanë qenë tepër të rralla dhe nuk i kishin përfshirë aspektet më të bukura të letërsisë gojore shqiptare, as i kishin mbuluar të gjitha trevat dhe gjithë tematikën. Mitkoja u përpoq që këtë trashëgimi kombëtare të letërsisë gojore ta paraqiste dhe ta ruante në mënyrë sa më të plotë. Në parathënie ai e shpreh qëllimin e tij: “… shpëtimi edhe dhënia brezave që vinë, i fjalëve dhe teksteve shqip të cilat para disa vjetësh i mblodha me shumë mundim e shpenzime dhe besoj se do të kenë një vleftë, sepse në këto duket origjina, karakteri, zakonet e racës shqiptare, veçanërisht dua që t’u ipet një shkak e një nxitje bashkatdhetarëve shqiptarë për të kaluarën dhe për të studiuar gjuhën e tyre amtare, në këtë mënyrë t’u sjell dobi që të mundin edhe këta të përparojnë…”.

Materiali i “Bletës shqiptare” është klasifikuar dhe renditur sipas gjinive. Libri përfshin pjesë me këngë për të vegjël, këngë për festat popullore të motmotit, këngë dashurie, këngë dasme, nizami, kurbeti, vaje e këngë vajë, balada, epika historike, si dhe përralla, fabula e anekdota. Si shtojcë ka një fjalor shqip-greqisht.

Me këtë përmbajtje për atë kohë, kjo përbënte një vepër themelore për letërsinë gojore shqiptare. Por në Evropën Perëndimore lëvizja e romantizmit kishte rënë prej kohësh dhe bashkë me të edhe interesimi për letërsinë gojore dhe për traditat folklorike. Kjo rrethanë bëri që përmbledhja e Mitkos të mos pritej në botë me aq vëmendje që meritonte. Vepra u ribotua nga Gjergj Pekmezi (1872-1938) në Vjenë më 1924, duke e përdorur alfabetin shqiptar të kohës, me titullin “Bleta shqypëtare e Thimi Mitkos”. Në këtë variant, vepra u prit më mirë.

Mitkoja hartoi edhe një përmbledhje tjetër shtojcë me letërsi gojore shqiptare e njohur me emrin ‘Bleta e vogël’, por nuk mundi kurrë ta botojë. I pabotuar mbeti edhe fjalori i tij shqip-greqisht me rreth 3000 faqe dorëshkrim, që u zbulua më vonë në Aleksandri. Dorëshkrime të tjera të tij që presin të studiohen, janë ato që ndodhen në Koleksionin Shqiptar të Bibliotekës Mbretërore në Kopenhagë.

Përveç interesimit për letërsinë gojore, Mitkoja ishte aktiv edhe në lëvizjen kombëtare, sidomos si autor i të paktën pesë artikujve në periodikë evropianë në mbështetje të çështjes shqiptare. Kur shpërtheu lufta me Malin e Zi në fund të vitit 1880, ai shpërndau një përkthim shqip të Marsejezës. Në vitin 1881 Thimi Mitkoja qe një nga anëtarët themelues të seksionit egjiptian të Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip. Më pas ndërmori shpërndarjen në Egjipt të së përmuajshmes ‘Fiamuri Arbrit’ të Jeronim De Radës (1814-1903). Kjo revistë e De Radës u botua në Kalabri nga korriku i vitit 1883 deri në nëntor të vitit 1887.

Mitkoja shkroi edhe pak poezi. Janë ruajtur pesëmbëdhjetë vjersha të tij. Njëra prej tyre është botuar në antologjinë “A Dora d’Istria gli Albanesi” (Dora d’Istrias shqiptarët, Livorno 1870) të gjuhëtarit dhe filologut arbëresh Dhimitër Kamardës (1821-1882). Poezitë e Mitkos nuk kanë ndonjë vlerë letrare të veçantë.
Me interes letrar dhe historik më të madh është letërkëmbimi i tij i vëllimshëm me albanologë të tjerë të shquar të kohës, si Jeronim De Rada (1814-1903), Dhimitër Kamarda (1821-1882), studiuesi arbëresh nga ishulli Hidra i Greqisë Panajot Kupitori (1821-1881), gjuhëtari çek i cili është marrë edhe me studimin e gjuhës shqipe Jan Urban Jarnik (1848-1923), Dora d’Istria (1828-1888), Kostandin Kristoforidhi (1830-1895), Visar Dodani (rreth 1857-1939), personaliteti politik dhe shtetëror italian me prejardhje arbëreshe Françesko Krispi (1818-1901) dhe albanologun austriak, një nga themeluesit e albanologjisë, grecist dhe turkolog Gustav Majer (Gustav Meyer, 1850-1900).
Përpjekjet e Thimi Mitkos në fushën e folklorit u vazhduan nga bashkatdhetari i tij Spiro Risto Dine (1846? – 1922) nga Vithkuqi në krahinën e Korçës. I pari folklorist shqiptar që mblodhi letërsinë gojore në një mënyrë më sistematike dhe më shkencore ishte Shtjefën Konstantin Gjeçovi–Kryeziu (1874-1929).