Ballina Blog Faqe 12

Akull i madh në rrugë, përmbyset autobusi në Aksaray të Turqisë: 20 të plagosur

20 persona mbetën të plagosur në aksidentin në Aksaray, ku një autobus pasagjerësh u përmbys pasi drejtuesi i mjetit humbi kontrollin në rrugën e rrëshqitshme për shkak të akullit.

Aksidenti i frikshëm ka ndodhur në afërsi të qytetit Eşmekaya në autostradën Aksaray-Konya. Autobusi i pasagjerëve me numër 46 AIZ 037, i drejtuar nga Mustafa Akbaba, i cili udhëtonte nga Marmaris për në Van, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugën e rrëshqitshme për shkak të akullit.

Në këtë aksident kanë mbetur të plagosur 20 nga 31 personat në autobus, mes tyre 28 pasagjerë, 1 asistent dhe 2 drejtues mjeti. Pas njoftimit, në vendngjarje janë nisur policia, xhandarmëria, AFAD, zjarrfikësja dhe ekipet mjekësore.

20 persona të lënduar u dërguan me ambulanca në spitalin e Aksaray-t

Guvernatori i Aksarajit, Mehmet Ali Kumbuzoglu, bëri një deklaratë në Qendrën e Koordinimit të Krizave pas aksidentit të autobusit të pasagjerëve. Guvernatori Kumbuzoglu deklaroi se puna u krye me 160 personel për shkak të borës dhe stuhisë dhe tha:

*Për shkak të dëborës dhe stuhisë së përjetuar në provincën tonë më 19 mars 2025, autostrada Nevşehir-Aksaray dhe autostrada Aksaray-Ankara u mbyllën për qarkullim në të dy drejtimet rreth orës 20:00 për të mos pësuar qytetarët tanë.

*Megjithatë, me marrjen e informacionit se ka qytetarë të cilët ishin nisur për të prishur agjërimin gjatë Ramazanit dhe ishin bllokuar në rrugë, autostradat tona, administrata speciale provinciale dhe ekipet e shoqatës së shoferëve vazhdojnë intensivisht për të shpëtuar qytetarët e bllokuar.

*Edhe pse gjendja aktuale na e vështirëson punën, ne po mundohemi t’i ndihmojmë qytetarët tanë në bashkëpunim me të gjitha ekipet tona.

*Në këtë luftë, Administrata Speciale Provinciale Aksaray, Drejtoria Provinciale AFAD, ekipet tona të Autostradave dhe Drejtorisë Provinciale të Shëndetit vazhdojnë kërkimin dhe shpëtimin, hapjen e rrugëve dhe përpjekjet shëndetësore në terren me gjithsej 160 personel dhe 70 automjete.

*31 qytetarë u shpëtuan kur autobusi i pasagjerëve që udhëtonte nga Marmaris në Van u përmbys rreth orës 22:45 në zonën Eskil Eşmekaya të Aksaray për shkak të stuhisë së borës dhe akullit. Nuk kemi humbje jete.

*20 pasagjerë kanë mbetur të plagosur lehtë dhe trajtimi i tyre vazhdon në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit, ndërsa 11 shtetasit e mbetur janë akomoduar në hotele në lagjen Eskil. Si pasojë e rrëshqitjes së kamionit dhe bllokimit të rrugës në kilometrin e 22-të të rrugës Nevşehir-Aksaray, është formuar një kolonë e gjatë mjetesh.

*Me 21 personel dhe 15 automjete arritëm tek qytetarët tanë të bllokuar dhe përpjekjet tona për evakuim vazhdojnë. Me qëllim që qytetarët tanë të mos humbasin jetën dhe pasurinë e tyre, ju lutemi që të mos niseni derisa të jepet një paralajmërim i dytë nga Guvernatoria jonë.

“Nuk e kuptova se çfarë ndodhi”
Nesim Çelik, një nga pasagjerët e plagosur në aksident, deklaroi se do të shkonte në Ağri dhe tha: “Nuk arrij ta kuptoj nëse aksidenti është shkaktuar nga akulli apo nga stuhia”. foli ai.

Trump paralajmëron sërish Iranin: Mos ndihmoni Houthi-t, ata do të asgjesohen

Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar Iranin që të ndalojë dërgimin e furnizimeve ushtarake për Houthis menjëherë.

Më është thënë se teksa Irani ka pakësuar intensitetin e tij në pajisjet ushtarake dhe mbështetjen e përgjithshme për Houthit, ata ende po dërgojnë nivele të mëdha furnizimesh. Irani duhet të ndalojë menjëherë dërgimin e këtyre furnizimeve”, shkroi ai në Truth Social.

“Lërini Houthi-t të luftojnë vetë. Sido që të jetë ata humbasin, por në këtë mënyrë ata humbasin shpejt. Dëme të jashtëzakonshme u janë shkaktuar barbarëve Houthi dhe shikoni se si do të përkeqësohet gradualisht, nuk është as një luftë e drejtë dhe nuk do të jetë kurrë. Ata do të asgjësohen plotësisht!”, përfundoi Trump.

Mënyrat natyrale për uljen e yndyrnave në gjak

Niveli i lartë i yndyrnave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe rezistencën ndaj insulinës. Ai përbën pikënisjen e shumë sëmundjeve dhe shqetësimeve shëndetësore ndaj duhet mbajtur nën kontroll.

Kur ushqimet që konsumojnë përmbajnë më shumë kalori se sasia që digjet nga organizmi, atëherë ky i fundit i ruan yndyrnat për përdorim të mëvonshëm.

Ato depozitohen në inde por edhe qarkullojnë në gjak.

Shkaktarët kryesorë të yndyrnave të Larta në gjak

Ushqyerja me produkte me shumë yndyrë dhe mbipesha, janë shkaktarët kryesorë të nivelit të lartë të yndyrnave.

Përveç tyre, niveli i yndyrnave në gjak mund të rritet edhe si pasojë e:

Sëmundjeve të mëlçisë, tiroides dhe veshkave,
Diabetit të tipit 2,
Duhanpirjes,
Alkoli
Medikamentet me bazë kortizoli
Cilat Janë Nivelet Normale Të Yndyrnave Në Gjak
Trigliceridet në gjak duhet të jenë nën 150 mg/dl.

Treguesit mbi këtë nivel konsiderohen të larta.

Vlerësimi i këtij niveli bëhet nëpërmjet analizave të gjakut dhe kryesisht kolesterolit.

Nëse niveli i yndyrnave është mbi 200 mg/dl atëherë konsiderohet si i lartë dhe nëse ai arrin mbi 500 mg/dl atëherë është tepër i lartë.

Nivelin e yndyrnave në gjak mund ta ulni nëpërmjet disa trajtimeve natyrale pa përdorur medikamente.

Rekomandohen mënyrat e mëposhtme natyrale për uljen e nivelit të yndyrnave në gjak.

Kufizimi i Sheqerit

Kufizimi ose eliminimi i sheqerit është një mënyrë e mirë për uljen e nivelit të yndyrnave.

Këtu përfshihen edhe ëmbëlsuesit natyralë, siç është edhe mjalti.

Në vend të sheqerit mund të hani fruta dhe mos përdorni ëmbëlsues artificialë, që kanë pasoja të dëmshme në shëndet.

Buka e bardhë, makaronat e patatet përmbajnë niseshte, një karbohidrat që ka një vlerë të lartë glicemie e që rrjedhimisht mund të rrisë nivelet e sheqerit dhe të yndyrnave në gjak. Në vend të tyre mund të zgjidhni drithëra të plota, elb, perime, arrorë dhe fara.

Duke qenë se mbipesha dhe obeziteti kanë lidhje të drejtpërdrejtë me yndyrnat në gjak, këshillohet që të kryeni aktivitet fizik për 30 minuta në ditë, pesë herë në javë duke rritur intensitetin e stërvitjes.

Prokuroria me detaje të reja: Shtatë policë i mundësuan marrjen e licencës diskotekës “Pulse” në Koçan

Prokuroria konfirmoi se 7 zyrtarë të policisë i janë shtuar listës së personave të dyshuar pas ngjarjes tragjike në Koçan, ku si pasojë e zjarrit në diskotekën “Puls”, humbën jetën 59 persona, ndërsa 180 të tjerë u lënduan. Sipas njoftimit të Prokurorisë, personat në fjalë dyshohet se i kanë mundësuar pronarit të diskotekës të marrë licencë në mënyrë të kundërligjshme. “Të dyshuarit, me përgatitjen, nënshkrimin dhe miratimin e pëlqimit pozitiv, i kanë mundësuar personit juridik që të marrë licencë për të ushtruar veprimtari hoteliere – kabare, edhe pse objekti nuk i plotësonte kushtet ligjore për funksionim”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Në ndërkohë gjykata e Koçanit ia ka vazhduar masën e paraburgimit prej 48 orësh 10 personave në rastin e zjarrit në diskotekën “Puls”, ndërsa për gjashtë të tjerët pritet të merret vendim në vazhdim. Prokuroria Themelore Publike e Koçanit ka dorëzuar propozime në gjykatën kompetente për vazhdimin e masës së paraburgimit për 48 orë të tjera për 16 personat e deritanishëm të përfshirë në procedurë, të cilëve masat u skadon gjatë ditës. Dy persona të tjerë, me kërkesë të prokurorisë, dje janë caktuar në masën e paraburgimit dhe janë ende në paraburgim. Në total deri më tani është kërkuar paraburgimi afatshkurtër për 18 persona.

(VIDEO) Gjykimi për vrasjen e Vanjës – Dëshmitari: Pas vrasjes Pallço ndezi një cigare kontrolloi lajmet në internet

Marijan Vitanovski nuk do të jetë më avokati Lupço Palevskit. Ai ka bërë me dije se tërhiqet nga mbrojtja e të dyshuarit kryesor të vrasjes së dyfishtë Pançe Zhezhoskit dhe Vanja Gjorçevskas, Pallços. Ky i fundit tani mbetet vetëm me avokatin Jovica Strashevski.

Ndërkohë, sot në gjykatë vazhdoi seanca me dëshminë e të akuzuarit të dytë për këtë rast, Velibor Manev. Ai tha se arsyen e vrasjes së Vanjas dhe Pançes, duhet ta kërkojnë tek Lupço Palevski. I pyetur se si ka ndodhur që e kanë grabitur Vanjan gabimisht, kur qëllimi ka qenë grabitja e një gruaje 40 vjeçare, Manev u përgjigj se kjo ka ndodhur për shkak të ngjashmërisë që ka pasur personi që shihnin në foto që duhej të grabisnim dhe Vanjas.

Velibor Manev, i akuzuar

“Personi në foto i ngjante shumë pamjes së fëmijës për nga gjatësia, flokët dhe ngjyra e flokëve. Nuk e di nëse ishte fotoshopuar, por në foto nuk dukej fare si fëmijë. Krahas vetë paraqitjes, ora e nisjes, ora 7.20 e mëngjesit, që përkon me orën e përditshme që kjo grua del jashtë, ndaj ishim të sigurt se ishte ajo”.

Ai edhe një herë mohoi të ketë parë nëse Palevski ka komunikuar me babain e Vanjas, Aleksandar Gjorçevskin.

I pyetur se përse nuk kanë dërguar fototgrafi tek prindërit e vajzës për mito nëse qëllimi ka qenë i tillë, Manev tha se kjo është pyetje që duhet t’i parashtrohet Palevskit.

Velibor Manev seancën e kaluar theksoi se vrasësi i Vanja Gjorçevskas dhe Pançe Zhezhoskit, është Lupço Palevski Palço. Qëllimi i grabitjes siç tha, ka qenë një grua rreth të 40-tave, vajza e pronarit të ndonjë kompanie farmaceutike. Ndërsa shtoi se Pallço u kishte thënë se nga grabitja e gruas, bashkëpunëtorët e tij do të shpërbleheshin me nga 150 000 euro.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

(VIDEO) Tragjedia në Koçan, 101 pacientë po kurohen jashtë vendit, ndërsa 78 në Shkup

Më shumë pacientë po trajtohen jashtë shtetit se sa tek ne. Personat që u lënduan në zjarrin që shpërtheu në Koçan të dielën herët në mëngjes, shumicë prej tyre janë dërguar për mjekim në vendet e jashtme, gjegjësisht 101 persona, ndërsa në spitalet e vendit janë të hospitalizuar 78 pacientë. Siç njoftoi ministri Arben Taravari, të gjithë pacientët e lënduar e kanë kaluar 72 orëshin, që ishte kritik për ta, madje shtoi se prej qendës klinike sot lëshohen në shtëpi 3-4 pacientë.

Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë

“Për 72 orë pas tragjedisë së Koçanit, asnjë të vdekur prej këtyre të cilët e përjetuan këtë tragjedi. Për momentin në shtet mjekohen afër 78 pacientë, 65 janë në klinikat shtetërore dhe 13 nëpër klinikat private. 101 pacientë janë jashtë shtetit. Pas mbledhjes së shtabit në mëngjes, konstatuam se gjithë pacientët janë në gjendje relativisht stabile, uroj që dalë nga ndalë disa prej këtyre pacientëve të nisim ti kthejmë në shtëpi”.

Më tej ministri bëri me dije se sot bëhet transferi i fundit i pacientëve jashtë shtetit dhe ai do të jetë në Suedi, ku dërgohen 5 pacientë dhe se nuk do të dërgohën më pacientë të tjerë.

Për viktimat e tragjedisë në Koçan, Taravari tha se në mjekësinë ligjore janë mbarur të gjitha autopsitë dhe varrimi i tyre do të bëhet në atë mënyrë që kanë kërkuar familjet, do të dërgohen në mënyrë private apo me organizim prej shtetit.

Varrimi i 59 personave që ndërruan jetë, është paraparë të bëhet të enjten.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

(VIDEO) Taravari: Nuk është e ndershme të paraqiten fytyrat e pacientëve

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari thotë se nuk dëshiron ta politizoj çështjen e publikimit të fotografive me të lënduarit nga zjarri në Koaçan nga ana e presidentit serb. Por, pranon që nuk është e ndershme të paraqiten fytyrat e pacientëve. Ndërsa shton se pas vizitës që pati të martën në Selanik dhe Sofje me pacientët që janë dërguar për mjekim, të gjithë janë në gjendje stabile dhe janë të kënaqur me mënyrën siç janë mjekuar.

Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë

“Unë nuk dua ti komentoj këto gjëra…nuk është e ndershme të paraqiten fytyrat e pacientëve. Por, këtë rast nuk dua ta politizoj. Për mua mbi të gjitha është me rëndësi shëndeti i pacientëve. Sikur sot që flasim se ka 0 të vdekur, dua që mbas 2-3 javësh të tregojmë se shumicë e pacientëve janë në shtëpi”.

Ndërsa për vizitat që po u bëjnë pacientëve ai dhe kryeministri Hristijan Mickoski, Taravari thotë se e kanë për obligim të bjënë një gjë të tillë, por thekson se ata vizitojnë pacientët që janë të lënduar më lehtë dhe tek ato nevojitet të kenë të vendosur vetëm maskë mbrojtëse në fytyrë, kurse të ato që janë në kujdes intensiv, shton se ka rregulla të tjera.

Fotografi të cilën e postoi presidenti serb Aleksandar Vuçiq me të lënduarit e Koçanit, shkaktoi bujë të madhe në rrjetet sociale, pasi te koka e pacientit të lënduar rëndë, përveç se shiheheshte pacienti në total, aty kishte edhe dhjetëra përfaqësues të mediave. Ndërsa drejtori i spitalit “8 shtatori”, tregoi qartë se tek personat me djegje duhen kushte sterile sepse ata kanë plagë të hapura dhe infektohen lehtë.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

Protokoll sigurie dhe udhëzime për raportim etik nga varrimi i viktimave nga tragjedia në Koçan

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) dhe në konsultim me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), si dhe me Sindikatën e Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM), kanë përgatitur një protokoll sigurie për raportim nga ceremonia mortore e viktimave të ngjarjes tragjike që ndodhi më 16 mars në Koçan.

Për përfaqësuesit e mediave që do të raportojnë për ngjarjen, pjesëtarët e policisë do të sigurojnë një zonë të veçantë nga rruga e kortezhit, në një distancë prej 300 metrash nga hyrja e kapelës deri te varrezat e qytetit në Koçan. Kjo hapësirë do të ruhet nga pjesëtarët e MPB-së me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë në zonën e përcaktuar. Në këtë zonë do të vlejë gjithashtu ndalimi për përdorimin e mjeteve ajrore pa pilot (dronëve).

Ky protokoll mediatik ka për qëllim mbrojtjen e privatësisë së familjeve të viktimave, duke mundësuar njëkohësisht që gazetarët dhe kameramanët ta ndjekin ngjarjen në mënyrë të sigurt nga një distancë e përshtatshme.

Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e kësaj tragjedie dhe standardet etike universale për raportim profesional, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) u bëjnë thirrje të gjithë gazetarëve dhe mediave të respektojnë parimet e mëposhtme etike:

Respektimi i dhimbjes personale dhe dinjitetit – Gazetarët duhet të raportojnë me empati, pa ndërhyrë në privatësinë e familjeve të viktimave.

Shmangia e senzacionalizmit – Raportimi për ngjarjet tragjike duhet të jetë i çliruar nga senzacionalizmi, spekulimet apo narrativave, fotografi dhe video emocionalisht të ngarkuara.

Publikimi i informacioneve të verifikuara – Duhet të transmetohen vetëm fakte të konfirmuara për të shmangur dezinformimin.

Ruajtja e balancimit dhe paanshmërisë – Mediat duhet të sigurojnë që raportimi i tyre të mos shkaktojë shqetësim publik.

Përveç kësaj, rikujtojmë se Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ), në deklaratën e saj të datës 18.03 për këtë tragjedi, ka theksuar rëndësinë e raportimit etik. Karta Globale e Etikës e IFJ-së nënvizon detyrën e gazetarëve për të respektuar dinjitetin njerëzor dhe për të vendosur saktësinë mbi shpejtësinë në transmetimin e lajmeve për këtë ngjarje tragjike.

Me qëllim sigurimin e lëvizjes së papenguar dhe identifikimit, punonjësit e mediatik duhet të kenë me vete shenjat PRESS dhe legjitimacionet gazetareske të lëshuara nga shtëpitë e tyre mediatike.

Tragjedia në Koçani, BDI: Riafirmojmë qëndrimin e parimor për drejtësi të plotë, të pavarur dhe të pandikuar nga politika

Nga BDI kanë thënë se ata e riafirmojnë qëndrimin e tyre parimor për drejtësi të plotë, të pavarur dhe të pandikuar nga politika.
“Tragjedia e ndodhur kërkon përgjegjësi të qartë dhe institucionale, pa manipulime për përfitime politike.
Fatkeqësisht, po shohim se pushteti po përpiqet me çdo mjet të mbrojë të vetët dhe të shpërqendrojë opinionin publik duke kërkuar fajtorë diku tjetër.
Kjo qasje selektive dhe e padrejtë dëmton jo vetëm besimin e qytetarëve te institucionet, por edhe vetë procesin e drejtësisë.
Ne nuk do të biem në kurthin e politikës së fajësimeve dhe përçarjeve.
Për ne, drejtësia nuk mund të ndahet në ‘tanët’ dhe ‘të tyre’ – ajo duhet të jetë njësoj për të gjithë.
Ndaj, i bëjmë thirrje institucioneve të qëndrojnë mbi çdo ndikim dhe të sigurojnë një proces transparent, të paanshëm dhe të drejtë.
Vetëm e vërteta dhe përgjegjësia e plotë mund ta kthejnë besimin e qytetarëve.
Çdo përpjekje për ta devijuar këtë proces nuk është në shërbim të drejtësisë, por në shërbim të atyre që duan të fshehin të vërtetën.”, thuhet në reagimin BDI-së.

Tragjedia në Koçani, vazhdohet paraburgimi 48-orësh për 16 persona

Gjykata Themelore në Koçan ka marrë vendim për të vazhduar masën e paraburgimit për të gjithë 16 personat e përfshirë deri tani në rastin e zjarrit në diskotekën “Puls” dhe u ka caktuar masën e paraburgimit afatshkurtër në kohëzgjatje prej edhe 48 orësh, konfirmojnë nga gjykata për MIA.

Prokuroria Themelore Publike në Koçan më herët ka informuar se ka dorëzuar në gjykatën kompetente propozimet për vazhdimin e masës së paraburgimit afatshkurtër edhe për 48 orë për 16 personat e përfshirë deri tani në procedurë, për të cilët kjo masë u skadon gjatë ditës.
Edhe për dy persona, me propozim të Prokurorisë, paraburgim u është caktuar gjatë ditës së djeshme, i cili ende po zgjatë. Gjithsej masa paraburgim i shkurt deri në këto momente është kërkuar për 18 persona.

“Armë zjarri, municion, pranga” – Pamje nga aksioni në rajonin e Mitrovicës, momenti kur arrestohen të dyshuarit (VIDEO)

Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në 21 lokacione në Mitrovicë të Jugut dhe Veriut, Leposaviq, Vushttri e Skenderaj, i cili ka të bëjë me kontrabandën e armëve dhe municionit. Prokuroria Themelore dhe Policia, gjatë ditës kanë dalë me një komunikatë të përbashkët, në të cilën shpalosen detaje lidhur me aksionin, raporton Gazeta Sinjali.

Në komunikatë thuhet se 16 persona janë shoqëruar në Polici, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Detyrimi” dhe “Importi, eksporti, furnizimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Në mesin e tyre është edhe një polic, i cili është pezulluar, ka njoftuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veri, Veton Elshani.

Policia e Kosovës tashmë ka publikuar edhe pamjet nga aksioni, ku shihen teksa kryejnë kontrolle dhe arrestojnë disa persona.

E si dëshmi materiale gjatë kontrollit janë “sekuestruar 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, fatrolla për armë dhe 1 DVR”.

“Nga ky operacion policor janë shoqëruar në Polici gjithsej 16 persona lidhur me dyshimin e kryerjes së veprave penale ‘detyrim’ si dhe ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’.

Si dëshmi materiale gjatë kontrollit janë sekuestruar 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, fatrolla për armë dhe 1 DVR”, thuhet në Komunikatë

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, 13 nga 16 të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./GazetaSinjali/

Kronika e zezë e Kosovës

Rrahje me mjete të forta mes nxënësve në oborrin e shkollës “Abdyl Ramaj” në Suharekë

Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Drejtoritë shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që ndodhin brenda hapësirave të shkollave, raporton Gazeta Sinjali.

Një përleshje fizike mes disa nxënësve të shkollës “Avdyl Ramaj” në Shirokë të Suharekës ka ndodhur të martën paradite.

Sinjali ka mësuar se incidenti ka ndodhur në kohën e pushimit mes orëve mësimore, kur të dyshuarit e mitur, Sh.F., E.N., Y.M., H.S., dhe D.B., janë përleshur fizikisht mes vete në oborrin e shkollës.

Si pasojë, dy prej të miturve kanë pësuar lëndime trupore në kokë nga përdorimi i mjeteve të forta dhe kanë marrë ndihmën e parë në Emergjencën e Suharekës.

Në lidhje me rastin, Policia ka intervistuar të gjithë të dyshuarit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti si “Lëndim i lehtë trupor”./GazetaSinjali/

Dogana e Kosovës ndalon futjen e mbi tre mijë palë këpucëve me marka të falsifikuara

Dogana e Kosovës ka njoftuar se kanë parandaluar futjen e mbi tre mijë palë këpucave me marka të falsifikuara.

Dogana e Kosovës ka shkruar se këto produkte ishin të paraqitura si marka të panjohura.

Në njoftim thuhet se e veçanta e zbulimit ishte mënyra e kamufllimit, ku këto produkete me pak ndërhyrje mund të shndërroheshin lehtësisht në kopje të brendeve origjinale, duke mashtruar konsumatorët dhe dëmtuar bizneset e ndershme.

Njoftimi i plotë:

Gjatë kontrolleve të rregullta, Dogana e Kosovës ka parandaluar hyrjen në treg të 3,120 palë mbathjeve sportive të falsifikuara. E veçanta e këtij zbulimi ishte mënyra e kamuflimit – këto produkte ishin të paraqitura si pa marka të njohura, por me pak ndërhyrje ato mund të shndërroheshin lehtësisht në kopje të brendeve origjinale, duke mashtruar konsumatorët dhe dëmtuar bizneset e ndershme.

Ndaj kompanisë përgjegjëse është iniciuar procedura kundërvajtëse, ndërsa ne mbetemi të përkushtuar në ndalimin e produkteve të rrezikshme dhe të paligjshme.

Pas incidentit në Zyrën Ovale pak javë më parë, Trump dhe Zelensky zhvillojnë bisedë telefonike! Presidenti i SHBA jep detaje

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe homologu i tij ukrainas, Volodymir Zelensky kanë zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike e cila ka zgjatur rreth një orë.

Detaje rreth bisedës i ka dhënë vetë Presidenti Trump në rrjetin “Truth Social”, ku theksoi se pati një bisedë të këndshme, dhe se diskutimet për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë janë në rrugën e duhur.

Biseda e Trump me Zelenskyn vjen nëj ditë pasi presidenti i SHBA zhvilloi një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin.

Postimi i Trump:

Sapo përfundova një telefonatë shumë të mirë me Presidentin Zelenskyy të Ukrainës. Ajo zgjati afërsisht një orë. Pjesa më e madhe e diskutimit u bazua në thirrjen e bërë dje me Presidentin Putin, në mënyrë që të përafronin Rusinë dhe Ukrainën për sa i përket kërkesave dhe nevojave të tyre. Ne jemi në rrugën e duhur dhe unë do t’i kërkoj Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Michael Ëaltz, të japin një përshkrim të saktë të pikave të diskutuara. Kjo deklaratë do të publikohet së shpejti.

Kujtojmë që pak javë më parë gjatë vizitës së Zëlenskyt në SHBA pati një përplasje mes tij dhe presidentit Trump gjatë bisedës në zyrën Ovale, ku pjesë e debatit u bë dhe zv.presidenti JD Vance.

Arrestohet kryebashkiaku i Stambollit, rivali kryesor i Erdoganit (VIDEO)

Autoritetet turke kanë arrestuar të mërkurën kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, një rival kyç i presidentit Recep Tayyip Erdogan, si pjesë e hetimeve për korrupsion dhe terror, sipas transmetuesit shtetëror TRT, duke cituar Zyrën e Prokurorit të Stambollit.

Urdhrat e paraburgimit janë lëshuar gjithashtu për rreth 100 të tjerë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu Agency, raporton CNN.

Lëvizja vjen vetëm disa ditë përpara se partia kryesore e opozitës, Partia Popullore Republikane (CHP) të mbante zgjedhjet paraprake, ku Imamoglu pritej të zgjidhej si kandidati i saj presidencial.

Një video e drejtpërdrejtë nga CNN Turk shfaqte policinë të pajisur me veshje kundër trazirave dhe dhjetëra automjete sigurie jashtë shtëpisë së Imamoglu.

“Më vjen keq të them, një grusht njerëzish që po përpiqen të vjedhin vullnetin e popullit, kanë dërguar policinë e dashur, forcat e sigurisë duke i implikuar ata në këtë veprim të padrejtë”, ka thënë Imamoglu në një video të postuar në X të mërkurën.

“Qindra oficerë policie janë dërguar te dera e shtëpisë sime, shtëpisë së 16 milionë njerëzve të Stambollit”, ka shtuar ai.

Kreu i partisë kryesore opozitare, Ozgur Ozel e ka përshkruar veprimin si “një përpjekje për grusht shteti kundër presidentit tonë të ardhshëm”.

“Marrja e vendimeve në emër të popullit, përdorimi i forcës për të zëvendësuar vullnetin e popullit ose për ta penguar atë është një grusht shteti. Aktualisht ekziston një forcë që të pengojë kombin të përcaktojë presidentin e ardhshëm”, ka thënë Ozel në një postim në X.

Pas ndalimit të Imamoglu, guvernatori i Stambollit ka pezulluar të drejtën për të demonstruar në qytet deri më 23 mars “për të ruajtur rendin publik”.

Sipas vëzhguesit të internetit NetBlocks, qasja në X, YouTube, Instagram dhe TikTok është kufizuar në vend.

Lëvizja për të arrestuar kryebashkiakun e qytetit më të madh të Turqisë, një fushë beteje kryesore politike, vjen pasi Universiteti i Stambollit ka njoftuar të martën se kishte anuluar diplomën e Imamoglut për parregullsi, duke i dhënë një goditje opozitës dhe duke prishur ambiciet presidenciale të kryebashkiakut.

Pa një diplomë universitare, Imamoglu i opozitës kryesore CHP, do të skualifikohej nga kandidimi për president.

Imamoglu ka deklaruar se vendimi i universitetit ishte i paligjshëm dhe jashtë juridiksionit të tij dhe se ai do të nisë një sfidë ligjore.

Imamoglu është zgjedhur kryebashkiak i qytetit më të madh dhe më të populluar të Turqisë në vitin 2019 dhe përsëri në vitin 2024. Votimi i ardhshëm presidencial është planifikuar për vitin 2028, por disa analistë thonë se Erdogani mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme që do t’i lejojnë atij të anashkalojë kufijtë e mandatit.

Janë identifikuar personat që u ndaluan në kuadër të hetimeve.

Emrat e personave të arrestuar janë si më poshtë:

1-TUNCAY YILMAZ

2-FATIH KELEŞ

3-EMRAH BAGHDADLI

4-MUSTAFA NIHAT SÜTLAŞ

5-MURAT KAPKI

6-ORÇUN MUHITTİN YILMAZ

7-HUSEYIN KOKSAL

8- ADEM SOYTEKIN

9-ALI NUHOGLU

10-ERTAN YILDIZ

11-ALI GUL

12-ZAFER GUL

13-DETYRA SERDAL

14-SHPATA PAQE

15-SERVET YILDIRIM

16-MEHMET ERDOGAN

17-GULDEM IŞIK

18-CEYDA KIRYAK

19-KADIR OZTURK

20- OMUR YILMAZ

21-MERTHAN HAPUR

22-TOLGA OZGEN

23-ERHAN USLU

24-HAKAN ATINÇ DAYIGİL

25-MURAT KANBUR

26-EMRE SERKAN BAYRAKTAR

27-VAHIT DOGAN

28-FATOS ESHTAL

29-HUSEYIN EKREM FIDAN

30-SEDA HOSEL CERRY

31-SERGEN KURT

32-YUSUF YÜCE

33-ERCAN SATÇİ

34-MEHMET MUHITTİN PALAZOĞLU

35-FURKAN REMZI CEYLAN

36-SULEYMAN ATİK

37-HAKAN KARANIS

38-ELIF GÜVEN

39-NIHAT UCAN

40-BIRSEN SAHIN

41-CANAN MUMUKLU

42-CAN AKIN CAGLAR

43-CEMAL UFUK KARAKAYA

44-BUGRA GOKCE

45-KAĞAN SURMEGOZ

46-DETYRA BAYRAM

47-EBRU YILMAZLAR

48-GURKAN AKGUN

49-MURAT ABBAS

50-DOGAN HAMİT DOGRUER

51- HALİT BURAK ATALAN

52-BILAL ONVER

53-ILKER DURADEMIR

54-IPEK ELIF ATAYMAN

55-ILKNUR TASDELEN

56-BURAK ARSLAN

57-SAMIH ASAN

58-EMRAH OKSUZ

59-ONUR BUĞRA OFICER

60-EYUP OFICER

61-GULSHAH SUBASHI

62-AHMET KOKSAL

63-SERHAT KAPKI

64-JUSUF ILBAK

65-ALI ILBAK

66-MURAT ILBAK

67-MUSTAFA ILBAK

68-UMUT SENOL

69-METE SARISALTUN

70-EDIP CENK UNALERZEN

71-IRFAN KARAKAS

72-INAN BOZTAS

73-AHMET TAHA BILGIN

74-KAMIL TIMUR DELİBAŞ

75-ALIHAN AYDIN

76-ALPER AYDIN

77-ALPEREN AYDIN

78-AHMET PALAZOGLU

79-KAAN KETENCI

80-AHMET HAMDI CICEK

81-HACI AHMET GUL

82-SERKAN OZTURK

83-NECATİ OZKAN

84-GUR KABIL

85- VEDAT SAHIN

86-SERDAR HAYDANLI

87- YAŞAR ÇERİ

88-EMİN FERHAT ERTEK

89-HARUN CENGIZ NUK I Pëlqen

90-HASAN OCSOY

91-AHMET ÇİÇEK

92- ADEM TUNCAY

93-RAUF CEM ISTIRANCA

94-OMER GURSOY

95-UGURHAN ATMA

96-ÖZGE BAĞDATLI

97-FATOŞ PINAR TÜRKER

 

Ndahet nga jeta në moshë të re avokati nga Podujeva

Avokati kosovar Gëzim Namani nga Podujeva është ndarë nga jeta në moshë të re, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e hidhur për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët dhe kolegët e tij.

Nga familja Namani kanë bërë me dije se Gëzimi vdiq dje, pas betejës me një sëmundje.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Njoftojmë të gjithë miqtë dhe familjarët,se pas një sëmundje të shkurtë, me datën 17.03.2025 ndërroi jetë vëllau im Gëzim (Faik) Namani. Për ceremonin e varrim do tju njoftojmë me kohë.”

Ndryshe, Gëzimi ka dhënë kontribut edhe në Komunën e Podujevës, ku për një kohë ushtroi detyrën e Drejtorit të Administratës./GazetaSinjali/

Rast tragjik në fshatin e Naim Murselit: 40-vjeçarja i jep fund jetës, dyshohet se u hodh nga minareja e xhamisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Cërmjan të Gjakovës, ku një grua dyshohet se i ka dhënë fund jetës. Rasti ka tronditur familjen Kurhasku dhe gjithë fshatin, ndërsa tashmë ka nisur hetimi nga Policia dhe Prokurori i Shtetit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është Leonora Kurhasku, 40-vjeçare, e cila dyshohet se i dha fund jetës duke u hedhur nga minarja e xhamisë së fshatit.

Ky rast i rëndë ndodhi në orët e pasdites dhe Policia u njoftua menjëherë pasi viktima u gjet pa shenja jete te xhamia.

Si rezultat i intervenimit, ekipi mjekësor ka bërë tërheqjen e trupit të pajetë dhe e ka transportuar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, por fatkeqësisht vetëm është konfirmuar vdekja e saj, thonë tutje të njëjtat burime.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat e këtij akti tragjik.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe është hapur rasti si ‘Hetim i vdekjes’./GazetaSinjali/

Bundestagu gjerman miraton miliardat për mbrojtje dhe infrastrukturë, ja çfarë parashikohet

Pas debatesh të gjata dhe polemikave të ashpra, Bundestagu më në fund miratoi me dy të tretat e votave një ndryshim kushtetues që do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si financohet mbrojtja gjermane. Me këtë vendim, frena buxhetore nuk do të kufizojë më shpenzimet për ushtrinë. Për ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë votuan pro 513 deputetë, ndërsa 207 votuan kundër; nuk pati asnjë abstenim.

Pjesë e këtij vendimi historik ishte edhe miratimi i një fondi special prej 500 miliardë euro për investime në infrastrukturë dhe klimë, të cilat do të shtrihen në 12 vitet e ardhshme. Investimet synojnë modernizimin e rrugëve, sistemeve energjetike, por edhe shkollave.

Merz: “Është një luftë edhe kundër vendit tonë që ndodh çdo ditë”

Friedrich Merz, kandidati për kancelar nga CDU dhe arkitekti kryesor i kësaj pakete, e paraqiti vendimin si një hap të domosdoshëm për sigurinë kombëtare dhe evropiane, kondicionuar nga lufta e Putinit ndaj Ukrainës. “Është një luftë edhe kundër vendit tonë që ndodh çdo ditë, me sulme ndaj rrjeteve tona të të dhënave, me shkatërrimin e linjave të furnizimit, me zjarrvënie, me vrasje të porositura në territorin e vendit tonë, me spiunim të kazermave dhe me fushata dezinformimi që mashtrojnë shoqërinë tonë,” paralajmëroi Merz.

Merz këmbënguli se Gjermania duhet të jetë e përgatitur për një epokë të re sfidash globale. “Tani duhet ta rindërtojmë aftësinë tonë mbrojtëse thuajse nga e para, me strategji të reja, me armatim të teknologjisë së lartë, me sisteme të automatizuara dhe me mbikëqyrje të pavarur satelitore evropiane, me kontrata të besueshme dhe të planifikueshme që u jepen mundësisht prodhuesve evropianë” tha ai.

Pistorius: “Kjo është një epokë e re për Evropën dhe Gjermaninë”

Në një fjalim që synonte të qetësonte skeptikët, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius (SPD), theksoi se ky vendim nuk bëhet për të militarizuar vendin, por për ta mbajtur atë të sigurt. SPD, e cila mund të jetë partnere në qeverinë e ardhshme, kishte kërkuar që krahas borxheve për mbrojtjen, të miratohej edhe borxhi për infrastrukturën. “Po hyjmë në një epokë të re për Evropën, për Gjermaninë, për NATO-n dhe për brezat e ardhshëm. Sot bëhet fjalë mbi të gjitha për sigurinë e fëmijëve dhe nipërve tanë. Prandaj po propozojmë një paketë të plotë financimi. Kjo siguron që aftësia jonë mbrojtëse të forcohet, pa rrezikuar kohezionin tonë shoqëror,” tha Pistorius.

AfD kritikon ashpër legjitimitetin e vendimit

Shumë deputetë, shumica nga Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) u përpoqën ta ndalonin këtë vendim me kërkesa urgjente në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se Bundestagu i mëparshëm po përdorej për të cementuar pushtetin e qeverisë së ardhshme. Bundestagu i ri do të konstitutohet të martën e ardhshme, më 25 mars 2025 dhe një e treta e deputetëve të tij përbëhet nga AfD dhe E majta. Këto dy parti e kundërshtojnë fuqimisht këtë paketë, secila për arsye të ndryshme.

Kryetari i AfD-së, Tino Chrupalla, kritikoi vendimin me tone të ashpra: “Bundestagu i 20-të i zgjedhur më parë po përdoret për të forcuar qeverinë e ardhshme federale, sepse vetëm këtu ata kanë shumicën. Edhe pse shumica e deputetëve të rinj janë të pranishëm sot, ky proces mund të ishte bërë me ta,” tha ai. Chrupalla vuri në pyetje legjitimitetin e vendimit. “Dhe ne duhet të pyesim: Ku është Olaf Scholz? Ai ende drejton qeverinë sipas Kushtetutës. A nuk është kjo një farsë?”

Hapi i fundit: Këshilli Federal

Pas miratimit në Bundestag, paketa ligjore duhet të kalojë me dy të tretat e votave edhe në Këshillin Federal, ku pritet të shqyrtohet dhe të hidhet për miratim miratohet të premten e ardhshme, më 21 mars 2025./DW

Spiunët e Putinit përdorën videot e Ronaldos në Youtube për të dërguar mesazhe të koduara në Moskë

Spiunët e Vladimit Putinit përdorën videot e Cristiano Ronaldos në YouTube për të dërguar mesazhe të koduara në Moskë.

Zbulimi i jashtëzakonshëm doli në dritë kur një çift që dukej i zakonshëm u dënua me burg pasi u shpall fajtor për spiunazh për Rusinë në Gjermani.

Për fqinjët e tyre në qytetin Marburg, një orë në veri të Frankfurtit në Gjermaninë Perëndimore, Andreas dhe Heidrun Anschlag dukeshin si një çift i zakonshëm i martuar.

Andreas dhe Heidrun Anschlag

Ata kishin pasaporta austriake, të cilat dolën të ishin false, dhe pretendonin se ishin shtetas të një vendi fqinj me prejardhje nga Amerika e Jugut.

Andreas punonte si inxhinier makinash, ndërsa Heidrun kujdesej për shtëpinë dhe vajzën e tyre, e cila nuk kishte asnjë ide për identitetin e vërtetë të prindërve të saj.

Përveç bisedave të gjata telefonike në kopsht gjatë dimrit, një gazetar gjerman, Mika Beuster, tha: “Nuk kishte asgjë që do t’i dallonte ata nga çdo familje tjetër në qytet.”

Por për 23 vjet, ata u paguan 80,000 £ në vit nga Rusia për të spiunuar Perëndimin – duke filluar para se të binte Muri i Berlinit në 1989.

Zoti dhe zonja Anschlag – emrat e vërtetë të të cilëve janë të panjohur – kaluan mijëra sekrete te Bashkimi Sovjetik dhe Rusia, duke përfshirë informacione nga BE-ja, NATO dhe OKB.

Ata u ndihmuan nga një informator në ministrinë e jashtme holandeze, i cili dërgonte dokumente mujore për t’u marrë nga të ashtuquajturat “kuti të letrave të vdekura”, ndërsa USB-të linin në strofka për t’u mbledhur.

Çifti përdorte radio dhe satelitë për të komunikuar me Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme të Moskës, SVR.

Por me ngritjen e internetit, ‘Pit’ dhe ‘Tina’ gjetën një mënyrë të re për të dërguar mesazhe në mes të ditës digjitale.

Anschlagët krijuan një profil në YouTube me emrin @Aplenkuh1 – që përkthehet si “Lopa alpine 1” – në fillim të vitit 2011, ndërsa Kremlini hapi një llogari për vete pak më vonë me emrin @crsitanofootballer.

Sipas ish-korrespondentit të sigurisë së BBC, Gordon Corera, në librin e tij Russians Among Us, seksioni i komenteve në videot e Ronaldos, atëherë yll i Real Madridit, ishte zgjedhur si forum komunikimi.

Corera shkruan: “Platforma YouTube krijoi një mënyrë tjetër të re për të komunikuar.

“Çifti dhe SVR krijuan llogari me disa muaj diferencë në fillim të vitit 2011, ku komentonin kryesisht në video për futbollistin Cristiano Ronaldo.

“Ata shkruanin: ‘Është një video shumë e bukur dhe kënga është gjithashtu shumë e mirë.’

“Kjo u përgjigj nga llogaria e SVR-së, e quajtur crsitanofootballer, me fjalët: ‘Ai vrapon dhe luan si djalli.’

“Kjo, sipas hetuesve gjermanë, ishte një mënyrë komunikimi duke u fshehur në sytë e të gjithëve mes zhurmës në platformën më të madhe të videove në botë.”

Evropa nis armatosjen

Vendet e Bashkimit Evropian kanë nisur të rrisin shpenzimet në mbrojtje.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi të martën se plani i bllokut për të rritur mbrojtjen e tij do të përfshijë një Task Force të përbashkët me Ukrainën për të koordinuar mbështetjen ushtarake për vendin e shkatërruar nga lufta dhe një Mekanizëm Ushtarak Evropian të Shitjes që synon forcimin e bazës industriale të mbrojtjes evropiane.

Shefi i Komisionit Evropian tha se dy instrumentet e reja do të jenë pjesë e Librit të Bardhë të shumëpritur për Mbrojtjen që do të publikohet të mërkurën dhe që ka për qëllim të përshkruajë prioritetet e BE-së për investimet në mbrojtje dhe mënyrën e financimit të tyre.

Letra e Bardhë, të cilën von der Leyen e quajti “një udhërrëfyes për ‘Gatishmërinë 2030′”, do të përshkruajë katër prioritete duke përfshirë rritjen e mbështetjes për Ukrainën dhe forcimin e bazës industriale të mbrojtjes së Evropës.

Nga ana industriale, ajo theksoi se kompanitë evropiane të mbrojtjes nuk mund të prodhojnë pajisjet në sasitë dhe me shpejtësinë që i duhen vendeve anëtare, pjesërisht për shkak të faktit se tregu i përgjithshëm në Evropë është “shumë i fragmentuar”.

Von der Leyen prezantoi një propozim për ReArm Europe dy javë më parë për të ndihmuar vendet anëtare të rrisin shpenzimet e mbrojtjes që përfshin një instrument të ri për të mbledhur para në tregjet e kapitalit për t’ua dhënë më pas ato shteteve anëtare për projektet e mbrojtjes, si dhe përdorimin e klauzolës kombëtare të arratisjes në Paktin e Stabilitetit dhe Rritjes për t’i lejuar qeveritë të devijojnë nga rregullat e rrepta të mbrojtjes fiskale të BE-së.

Plani përshkruan gjithashtu aftësitë mbrojtëse që Komisioni ka identifikuar si prioritete për një financim të tillë, duke përfshirë mbrojtjen ajrore dhe raketore, sistemet e artilerisë, municionet dhe raketat, dronët, kibernetikën dhe lëvizshmërinë ushtarake.

Udhëheqësit e BE dhanë mbështetjen e tyre politike për propozimin në një samit të jashtëzakonshëm javën e kaluar. Ata tani pritet të diskutojnë Librin e Bardhë në një samit dy-ditor që fillon të enjten në Bruksel.

Ndryshimi i ligjit gjerman për shpenzimet ushtarake

Parlamenti i Gjermanisë gjithashtu miratoi të martën një projekt-ligj historik që zhbllokonte një nivel rekord të huamarrjes shtetërore për mbrojtjen dhe infrastrukturën përmes ndryshimit të rregullave fiskale të parashikuara me kushtetutë të vendit.

Votimi kaloi në parlament me 513 vota pro, mbi 489 nga votat e nevojshme.

Ligji ka ende nevojë për dy të tretat e shumicës në Bundesrat, dhoma e lartë e Gjermanisë që përfaqëson shtetet e vendit, për t’u bërë ligj.

Votimi vendimtar në Bundestag pasoi disa javë debatesh ndezi kur Unioni Kristian Demokrat (CDU) i Merz-it dhe partnerët e mundshëm të koalicionit Social Demokratët (SPD) zbuluan planet për të çliruar qindra miliarda shpenzime përmes lehtësimit të “frenave të borxhit” të garantuar me kushtetutë të Gjermanisë.

Investimet franceze

Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua të martën të rrisë porositë për avionët luftarakë Rafale dhe të investojë 1.5 miliardë euro në një bazë ajrore si pjesë e parandalimit bërthamor të vendit.

Njoftimi erdhi gjatë një vizite në bazën ajrore Luxeuil-les-Bains në Francën lindore, e cila është një vend kryesor strategjik për forcat ajrore të vendit.

“Bota në të cilën jetojmë është gjithnjë e më e rrezikshme dhe gjithnjë e më e pasigurt”, tha Macron, duke iu referuar aleancave globale në ndryshim.

“Vendi ynë dhe kontinenti ynë duhet të vazhdojnë të mbrojnë, pajisen dhe përgatiten nëse duam të shmangim luftën”, paralajmëroi ai, duke iu referuar kërcënimit ushtarak në rritje të Rusisë.

Dy skuadrilje të reja Rafale do të krijohen – me një total prej rreth 40 avionësh – në bazën Luxeuil-les-Bains, të cilat do të marrin 1.5 miliardë euro financim modernizimi, tha Macron.

Deri në vitin 2035, Luxeuil-les-Bains do të bëhet baza e parë që do të presë avionët luftarakë të gjeneratës së ardhshme Rafale, të cilët janë të pajisur me një raketë bërthamore hipersonike.

Macron ka qenë në krye të lëvizjes drejt një kuadri më të fortë të mbrojtjes të përbashkët evropiane javët e fundit.

Presidenti francez ka thënë se është gati të përdorë arsenalin bërthamor të Francës për të mbrojtur Evropën. Vetëm Franca dhe Britania e Madhe kanë armët e tyre bërthamore në kontinent.

Rikthimi i Donald Trumpit në udhëheqjen e SHBA-ve dhe një shtensionim i marrëdhënieve me Rusinë, gjithashtu dhe tërheqja e mbështetjes për Ukrainës kanë bërë që Europa të ndryshojë qasjen ndaj shpenzimeve të mbrojtjes.

Hetimi për korrupsion në Parlamentin Evropian, ngrihet akuzë për pesë persona

Pesë persona janë akuzuar në një hetim korrupsioni të lidhur me kompaninë kineze Huawei, e cila është dyshuar nga prokurorët belgë për korruptim të ligjvënësve të BE-së.

Prokuroria Publike belge konfirmoi të martën se katër persona janë akuzuar për “korrupsion aktiv dhe organizatë kriminale”, ndërsa personi i pestë është akuzuar për pastrim parash.

Ky i fundit është lënë i lirë me kushte, por për katër të tjerët është vendosur urdhër-arresti.

Prokurori publik shtoi se kontrollet e reja janë bërë të hënën në zyrat e Parlamentit Evropian në Bruksel.

Dy zyra u mbyllën më parë më 13 mars, njëra që i përkiste asistentëve të Marco Falcone (Itali/EPP), Paolo Campisi dhe Francesco Vasta dhe tjetra Adam Mouchtar, ndihmës i Nikola Minchev (Bullgari/Rinovo Evropën).

Policia gjithashtu kishte kontrolluar tashmë selinë e Huawei në Bruksel, si dhe 21 shtëpi në Bruksel, rajonet belge të Flanders dhe Wallonia, dhe Portugali.

Një ditë më vonë, më 14 mars, Parlamenti Evropian ndaloi përkohësisht lobistët e Huawei nga ambientet e tij, një veprim që ai deklaroi se ishte marrë si masë paraprake, në përputhje me rregullat e sigurisë.

Arrestimet erdhën pasi një hetim nga gazeta Le Soir dhe media të tjera zbuluan se lobistët që punonin për gjigantin kinez të telekomunikacionit dyshoheshin se kishin dhënë ryshfet anëtarëve aktualë ose ish të Parlamentit Evropian për të promovuar politikat tregtare të kompanisë në Evropë.

Huawei tha të enjten se po i merr seriozisht akuzat dhe se do të “komunikonte urgjentisht” me hetuesit.

Zyra e prokurorit tha se beson se korrupsioni filloi në vitin 2021.

Rivalit të Erdoganit i anulohet diploma, e pamundur të kandidojë për president

Universiteti i Stambollit ka shpallur të pavlefshme diplomën e kryetarit të bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, një figurë kyçe e opozitës turke dhe rival i mundshëm i presidentit Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, përcjell The Washington Post. Ky vendim shihet gjerësisht si një lëvizje e motivuar politikisht për të penguar kandidaturën e tij.

Sipas universitetit, anulimi i diplomës lidhet me parregullsi në transferimin e Imamoglut në vitin 1990 nga një universitet privat në Qipro drejt Fakultetit të Administrimit të Biznesit në Stamboll.

Ky vendim e skualifikon atë nga gara presidenciale, pasi kushtetuta turke kërkon që kandidatët për president të kenë një diplomë universitare të vlefshme. Imamoglu, megjithatë, ka kundërshtuar vendimin dhe pritet të apelojë.

Vendimi vjen në një moment kyç, vetëm disa ditë para se Partia Popullore Republikane (CHP), forca kryesore opozitare, të mbajë zgjedhje të brendshme, ku Imamoglu pritej të shpallej kandidat për president. Ndërsa zgjedhjet presidenciale në Turqi janë planifikuar për vitin 2028, spekulimet për mbajtjen e tyre më herët janë të shumta.

Imamoglu e ka quajtur këtë vendim “të paligjshëm” dhe ka akuzuar universitetin për veprim politik, duke insistuar se institucioni nuk ka autoritetin për të anuluar diplomën e tij. Opozita e sheh këtë si një përpjekje të qeverisë për të ndaluar kandidimin e një prej rivalëve më të fortë të Erdoganit, në një betejë që po tensionon skenën politike turke.