Me dhembje të thellë dhe solidaritet të plotë, Komuna e Tetovës bashkohet në dhimbjen e familjarëve të viktimave të tragjedisë së rëndë në Koçan. Në këto momente zie, ne ndjejmë peshën e humbjes dhe qëndrojmë pranë atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre.
Në këto çaste, le të ndalemi dhe të reflektojmë mbi vlerën e jetës dhe nevojën për solidaritet dhe mbështetje mes njëri-tjetrit. Zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe me të gjithë ata që po kalojnë këtë dhimbje të madhe.
Sot, si mjek në ndihmën e shpejtë,u nisa me urgjencë drejt spitalit të Shtipit, pranë qytetit ku ra një tragjedi e rëndë–zjarri në Koçani. Pamjet që pashë atje janë nga ato që s’mund t’i shpjegosh me fjalë.Dhimbje e heshtur, britma e lot që të dridhnin shpirtin.
Në mesin e asaj errësire,morëm dy të rinj–një djalë dhe një vajzë me djegie të thella, por me sytë plot jetë e shpresë.Teksa i mbaja zgjuar rrugës për në spital,më rrëfyen ëndrrat e tyre, dëshirat e thjeshta të rinisë… dhe aty ndjeva zemrën të më çahej.
Kur mbërritëm në urgjencë,pashë prindër të dërrmuar,me fytyrat e mbushura me frikë dhe lot, duke pritur një lajm për fëmijët e tyre.Një baba u afrua, me zërin që i dridhej, duke më pyetur për vajzën e tij që nuk po e gjente askund… dhe as sot nuk di si t’i përshkruaj ato sekonda që ndjeva.Bashkë me një mik të tij,një njeri i mirë, kërkuam e ndamë një dhimbje që na bëri të ndiejmë se sa të vogël jemi përballë fatkeqësisë.
Sot mësova edhe një herë se kur jeta na bie rëndë mbi supe, nuk ka rëndësi prej nga vijmë, çfarë flasim apo besojmë.Ka rëndësi të jemi pranë njëri-tjetrit, të jemi njerëzorë.
Të bashkuar mund t’i kalojmë edhe tragjeditë më të mëdha.Sepse vetëm kur bashkojmë forcat, shpirtrat dhe duart tona, bëhemi më të fortë se çdo dhimbje.
#Koçani
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se që nga orët e para të mëngjesit në Qendrën Klinike ka funksionuar Shtabi i Krizave, në koordinim të ngushtë me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Jashtme. Ekipet e institucioneve shëndetësore janë plotësisht të angazhuara në ofrimin e kujdesit të duhur mjekësor dhe po monitorohet nga afër gjendja e të gjithë pacientëve, me vendim konsullor për procedura të mëtejshme mjekësore.
Gjatë ditës së sotme janë trajtuar mbi 140 pacientë, të shpërndarë në institucionet shëndetësore në të gjithë vendin si më poshtë:
• Qendra Klinike – 20 pacientë
• Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori” – 20 pacientë
• Klinika Universitare “Shën Naumi i Ohrit” – 21 pacientë
• Spitali Klinik Shtip – 20 pacientë
• Spitali i Përgjithshëm Koçan – 7 pacientë
• Klinika e Toksikologjisë – 2 pacientë
Përveç kujdesit mjekësor në vend, një pjesë e pacientëve janë transferuar edhe në objektet shëndetësore jashtë vendit, si rezultat i mbështetjes ndërkombëtare dhe bashkëpunimit me vendet partnere:
• Republika e Turqisë: 3 pacientë kanë mbërritur në Stamboll, ndërsa 6 të tjerë janë transferuar drejt Ankarasë.
• Republika e Bullgarisë: 14 pacientë janë shtruar në spital.
• Republika e Greqisë: 4 pacientë janë nën kujdes.
• Republika e Serbisë: 5 pacientë tashmë janë shtruar në spital dhe 12 pacientë të tjerë janë nisur për në Beograd me avion ushtarak.
• Republika e Kroacisë dhe Rumanisë: nga 4 pacientë pritet të dërgohen nesër në secilin prej këtyre vendeve.
• Republika e Sllovenisë, Hungaria dhe Austria: Këto vende pritet që nesër të dërgojnë avionë mjekësorë për të transportuar pacientë.
Të gjithë pacientët që janë transferuar jashtë vendit janë në gjendje stabile dhe nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor.
Si mbështetje shtesë në përballjen me krizën, një ekip mjekësor nga Akademia Mjekësore Ushtarake e Beogradit ka mbërritur në vend, dhe ekipet mjekësore nga Republika Çeke, Izraeli dhe Belgjika gjithashtu pritet t’i bashkohen përpjekjeve për ofrimin e kujdesit adekuat shëndetësor.
Për të gjitha informacionet lidhur me gjendjen e pacientëve jashtë vendit, person kontaktues është caktuar Prof. Dr. Igor Nikolov, i cili është i disponueshëm në numrin e telefonit: +389 72 270 648.
Ministria e Shëndetësisë mbetet në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente dhe partnerët ndërkombëtarë për koordinim dhe mbështetje të mëtutjeshme./tn
Nga zjarri në diskotekën në Koçan ka humbur jetën edhe Lepa Taseva, 25 vjeç.
Lepa Taseva
Më parë, babai i saj ishte në kërkim të dy vajzave, Lepës dhe motrës së saj Marias, 20 vjeç.
“Kemi ardhur për ta kërkuar, ajo nuk është në Koçan, do ta kërkojmë në Shkup”, tha babai Boban Tasev.
Ai dëshmon se njëra vajzë, Maria, të cilën e gjeti, është e shtruar në spital. Ajo u plagos kur u rrëzua gjatë evakuimit dhe u shkel nga persona të tjerë në përpjekje për të shpëtuar, ndërsa vajza tjetër ka humbur jetën.
Tragjedia në klubin e natës në Koçan mori të paktën 59 jetë. Zjarri shkaktoi djegie dhe probleme në frymëmarrje te rreth 155 persona të tjerë. Pasi u bë e qartë se mes viktimave ishte edhe futbollisti i Shkupit, Andrej Lazarov, i cili ishte vetëm 25 vjeç, në “listën sportive” tashmë është një tjetër emër…
Djaloshi i ri portieri Damjan Taneski nga Shtipi është ndër viktimat e tragjedisë më të madhe në Maqedoninë e pavarur . 18-vjeçari është në mesin e të vdekurve nga zjarri i tmerrshëm, e këtë e ka konfirmuar edhe media rajonale “M-Net Television”, me seli në Shtip.
Taneski e filloi karrierën e tij futbollistike përmes Mal Ajax-it të Shtipit, më pas ishte pjesë e kategorive të të rinjve të Vardarit, si dhe mbrojti për Bregalnicën dhe Pehçevën.
Prokuroria Themelore Publike nga hetimet e deritanishme në diskotekën që u përfshi nga zjarri në Koçan, ka konstatuar një sërë shkeljesh ligjore. Kryeprokurori Lupçp Kocevski tha se, lëshimet janë të mëdha dhe “bëhet fjalë për rrëzim të sistemit”. Ai u shpreh se, është i habitur se si kjo diskotekë ka mundur ndonjëherë të marrë leje për të punuar, transmeton Portalb.mk.
Prokurorët publikë në hetimin paraprak, tha ai, kanë konstatuar se objekti nuk ka as rrjet hidranti e as hidrant. Ai kishte vetëm dy aparate zjarri. Nuk kishte 2 dyer dalje për evakuim sipas standardeve të kërkuara dhe pamjeve katrore. Kocevski tha se kishte vetëm një derë metalike të improvizuar dhe ishte e kyçur nga jashtë.
“Brendësia e objektit ishte prej gipsi pa materiale rezistente ndaj zjarrit, nuk kishte tavan të varur me materiale zjarrfikëse, as sistem njoftimi për zjarrin, dhoma ishte e veshur me materiale të ndezshme. Mjetet piroteknike janë përdorur pa leje dhe pa një kompani të përshtatshme. Sipas fletë pronësisë së objektit konstatohej se ajo ishte e regjistruar për industrinë e lehtë dhe se nuk ishte shndërruar në biznes hotelierik. Përkundër kësaj, Ministria e Ekonomisë u ka dhënë leje për 15 vjet”, tha Kocevski.
Në zjarrin që shpërtheu mëngjesin e 16 marsit në diskotekën ‘Pulse’ në Koçan të Maqedonisë së Veriut, 59 persona kanë vdekur ndërsa mbi 150 janë plagosur.
Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale gjatë koncertit. Viktimat janë të rinj nga mosha 14 deri në 24 vjeç. Një ekip prej gjashtë prokurorësh ka filluar hetimet. Ka 20 të dyshuar, dhe një pjesë nga të janë arrestuar. Ekipet e Kryqit të Kuq dhe institucionet tjera po ofrojnë ndihmë për familjarët e të lënduarve që presin para spitaleve. Ndihmë kanë ofruar edhe nga vendet fqinje dhe BE-ja.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, mbajti sot një fjalim për tragjedinë në Koçan, ku 59 të rinj humbën jetën dhe rreth 155 mbetën të plagosur si pasojë e një zjarri që shpërtheu në orët e para të së dielës në një lokal nate në Koçan.
“Jam thyer dhe më është thyer shpirti”, këto ishin fjalët e para që kryeministrit maqedonas për tragjedinë që ka tronditur vendin dhe mbarë botën.
“Do të ketë hapa dhe vendime me të cilat publiku nuk është mësuar. Por ndryshimet nisin nga ne”, tha kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij sot.
“Jam i vendosur dhe do të veproj me vendosmëri. Nuk dua që kjo ngjarje të politizohet, se dikush po përpiqet të bindë një palë tjetër për përgjegjësi. Kjo nuk është një betejë ndërpartiake, kjo është një betejë e të ndershmëve kundër të pandershmëve”, tha Mickoski.
“Në ditët në vijim do të marrim një sërë masash që do të thonë shumë, në luftën për këtë vend dhe në emër të të gjithë viktimave të kësaj tragjedie dhe familjeve të tyre”, tha Mickoski.
Sot në mëngjes, Maqedonia u zgjua me një nga ato lajmet që të gjithë dëshirojnë të ishte vetëm një ëndërr e keqe. Fatkeqësisht është e vërtetë – në Koçan, në diskotekën “Puls” kanë vdekur 59 persona dhe janë lënduar 162 të tjerë. Tani për tani. Bilanci mund të rritet. Nga të plagosurit 22 janë në gjendje kritike për jetën. Shumica e viktimave janë të rinj, nga adoleshentë të mitur e deri tek ata në mes të të njëzetave. Një pjesë e vogël e viktimave janë më të moshuar.
Kur dhe si filloi zjarri?
Kjo çështje është zgjidhur që nga mëngjesi i sotëm, nga dëshmitë e të mbijetuarve dhe dëshmitarëve okularë. Zjarri ka filluar nga ora 02:30 deri në 2:40 të mëngjesit.
Dihet gjithashtu se si lindi. Videot nga brenda godinës janë publikuar për publikun, që nga momenti kur ajo filloi të digjet. Gjatë koncertit të grupit DNK, derisa grupi ishte duke performuar një nga këngët e tij, në skenë u ndezën mjetet piroteknike, të ashtuquajturat. spërkatës.
Në një moment, ndoshta nga shkëndijat e spërkatësve, tavani mori flakë. Një tjetër klip tregon përpjekjet për të shuar zjarrin me një pajisje që i ngjan një mjeti për fikjen e zjarrit, ndërsa publiku shikon aksionin. Dikush nga skena fillon të jap alarmin – dilni jashtë. Pamjet e mëposhtme janë nga jashtë – dëgjohen britma, shihen njerëzit duke u përpjekur të ndihmojnë sa më shumë njerëz të dalin nga ndërtesa dhe njerëzit që kanë dalë janë në këmbë ose ulur përreth. Në një prononcim për mediat, një vajzë e cila ka shpëtuar me plagë të lehta ka pohuar se ka ndodhur edhe një stampedo..
Sipas MPB-së, tavani ishte me lëndë djegëse. Pra, nëse nuk ka surpriza të mëdha, është e qartë se nga cila pikë do të nisë përshkrimi i ngjarjeve që çuan në fatkeqësi.
Pse?
Ne e dimë se si filloi dhe si mbaroi zjarri, por pse u krijuan kushtet që një gjë e tillë të ndodhte fillimisht, është një pyetje që duket se do të dominojë për shumë më gjatë se sa sot.
Narrativa e autoriteteve e paraqitur nga ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski, e më pas edhe nga kryeministri Hristijan Mickoski, është kështu. Ambienti duhet të kishte, por nuk kishte licencë të detyrueshme nga Ministria e Ekonomisë për të ushtruar veprimtarinë që ushtronte. Toshkovski tha se licenca ishte “ilegale”, Mickoski më vonë e cilësoi atë si “të falsifikuar”, por me vulë origjinale dhe nënshkrim nga “personat përgjegjës” të atëhershëm, për të cilin ishte marrë ryshfet.
Kush janë të dyshuarit?
Për momentin, Ministria e Brendshme ka në shënjestër rreth 20 persona.
Disa janë ish-zyrtarë dhe punonjës të institucioneve që japin lejet dhe licencat e nevojshme. Për licencën e paligjshme apo të falsifikuar fajësohet ish-sekretarja shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Razmena Cekic-Durovic, më pas, menaxhere në të njëjtin institucion. Sonte për bisedë është ftuar edhe ministri i atëhershëm Kreshnik Bekteshi. Kur bëhet fjalë për Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, MPB-ja ka shprehu dyshime elementare për ish-drejtorin dhe tre punonjës të tjerë të atij institucioni.
Ish-sekretarja shtetërore e ministrisë së Ekonomisë, Razmina Çekiç
Të tjerët janë njerëz të përfshirë në organizimin e ngjarjes, sigurinë dhe menaxhimin e klubit.
Klubi i kujt është?
Sipas “licencave të falsifikuara”, personi juridik MMMM Cafe DOOEL Koçani qëndron prapa klubit “Puls” në Koçan. Një kompani e tillë ekziston në Regjistrin Qendror dhe është themeluar në vitin 2020 dhe pronar i saj në atë kohë ishte njëfarë Mitko Stojanov. Në dhjetor të vitit 2023, kompania është marrë nga një farë Aleksandar Karadakoski dhe mbetet pronar i saj edhe sot e kësaj dite, të paktën sipas të dhënave në Regjistrin Qendror.
Në çarshinë e Koçanit dhe në rrjetet sociale po përmenden “fajtorë” të tjerë. Aq më tepër që në lokacion një klub ka funksionuar më gjatë se sa ka ekzistuar personi juridik MMMM Cafe LLC. Në këtë fazë, megjithatë, as policia dhe as prokuroria nuk po bëjnë të ditur emrat dhe rolin e tyre në ngjarjen kriminale.
Çfarë tani?
Gjëja më e rëndësishme duket se është të shpëtohen sa më shumë nga ata që mbijetuan. Sipas deklaratës së fundit të ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, 47 persona të lënduar janë transportuar jashtë vendit. Bullgaria dërgoi avionin dhe automjetet e saj dhe mori disa pacientë, Turqia dërgoi një avion dhe bëri të njëjtën gjë. Pacientët morën gjithashtu rrugë të ndryshme për në Greqi, Serbi dhe Kroaci. Mjekët u dërguan në vend nga Serbia, Izraeli dhe Republika Çeke. Ndoshta vende të tjera, të cilat ende nuk janë bërë të ditura.
Pjesë e ekipit bullgar në fluturimin për në Shkup
Trupave të të ndjerëve, sipas protokollit, duhet t`u bëhet autopsi. Familjarët e të vrarëve në Koçan deri në mbrëmjen e sotme ende nuk kanë lejuar që trupat e të afërmve të tyre të transferohen nga spitali i atjeshëm në Shkup. Ata po kërkonin trupat për t’i varrosur. Prokurori i shtetit ka njoftuar sonte vonë se problemi është zgjidhur.
Në video shihet edhe një mjeke që përpiqet të qetësojë prindërit e të ndjerëve duke u shpjeguar atyre se është e nevojshme autopsia.
Disa prej tyre thonë se kanë më shumë se 15 orë në pritje të trupave.
Sipas informacioneve të deritanishme, nga zjarri i mbrëmshëm në Koçan kanë humbur jetën të paktën 59 persona dhe 155 janë lënduar.
Prokuroria Themelore Publike nga hetimet e deritanishme në diskotekën që u përfshi nga zjarri në Koçan, ka konstatuar një sërë shkeljesh ligjore. Kryeprokurori Lupçp Kocevski tha se, lëshimet janë të mëdha dhe “bëhet fjalë për rrëzim të sistemit”. Ai u shpreh se, është i habitur se si kjo diskotekë ka mundur ndonjëherë të marrë leje për të punuar, transmeton Portalb.mk.
Prokurorët publikë në hetimin paraprak, tha ai, kanë konstatuar se objekti nuk ka as rrjet hidranti e as hidrant. Ai kishte vetëm dy aparate zjarri. Nuk kishte 2 dyer dalje për evakuim sipas standardeve të kërkuara dhe pamjeve katrore. Kocevski tha se kishte vetëm një derë metalike të improvizuar dhe ishte e kyçur nga jashtë.
“Brendësia e objektit ishte prej gipsi pa materiale rezistente ndaj zjarrit, nuk kishte tavan të varur me materiale zjarrfikëse, as sistem njoftimi për zjarrin, dhoma ishte e veshur me materiale të ndezshme. Mjetet piroteknike janë përdorur pa leje dhe pa një kompani të përshtatshme. Sipas fletë pronësisë së objektit konstatohej se ajo ishte e regjistruar për industrinë e lehtë dhe se nuk ishte shndërruar në biznes hotelierik. Përkundër kësaj, Ministria e Ekonomisë u ka dhënë leje për 15 vjet”, tha Kocevski.
Në zjarrin që shpërtheu mëngjesin e 16 marsit në diskotekën ‘Pulse’ në Koçan të Maqedonisë së Veriut, 59 persona kanë vdekur ndërsa mbi 150 janë plagosur.
Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale gjatë koncertit. Viktimat janë të rinj nga mosha 14 deri në 24 vjeç. Një ekip prej gjashtë prokurorësh ka filluar hetimet. Ka 20 të dyshuar, dhe një pjesë nga të janë arrestuar. Ekipet e Kryqit të Kuq dhe institucionet tjera po ofrojnë ndihmë për familjarët e të lënduarve që presin para spitaleve. Ndihmë kanë ofruar edhe nga vendet fqinje dhe BE-ja.
Kryeministri Hristijan Mickoski në një konferencë për media sonte tha se kjo është dita më e vështirë në jetën e tij, se zjarri me 59 viktima në diskotekën e Koçanit është një tragjedi që është gjëja më e tmerrshme për të deri më tani. Ai shprehu zhgënjimin me sistemin thellësisht të korruptuar, transmeton Portalb.mk.
Objekti ku ndodhi aksidenti ka licencë të falsifikuar të lëshuar në mars të vitit të kaluar, me ryshfet, tha ai. Ai shtoi se aty është regjistruar se ka qenë komunikim me investitorë të huaj për kabare, jo licencë për diskotekë.
“Është një dokument për punën e një kabareje, i cili është nxjerrë në mënyrë të paligjshme, me vulën origjinale të Ministrisë së Ekonomisë dhe firmën e zyrtarëve të atëhershëm të së njëjtës ministri. Këtu ka shumë pyetje të cilave hetimi do t’i përgjigjet”, tha Mickoski dhe kërkoi përgjegjësi penale pa mëshirë, deri te personi i fundit përgjegjës.
“Duhet gjithashtu një demonstrim i përgjegjësisë morale”, kërkoi Mickoski. Ai tha, ai duhet ta ketë atë.
“Nuk kam nevojë për energji me asnjë çmim. Më duhet të tregoj me një shembull personal se si më tej. A duhet të fitojë sistemi i korruptuar? Do të marrim hapa në ditët në vijim, ua kam borxh juve dhe familjeve të viktimave. Sistemi duhet të rivendoset. Ne si politikanë duhet të demonstrojmë diçka ndryshe. Ose nuk do të jetë, ose nuk do të ekzistojmë si shtet. Korrupsionit duhet t’i jepet fund. Kjo nuk është një betejë ndërpartiake, por një betejë mes të ndershmit dhe të pandershmit. Unë jam i vendosur”.
Kryeministri deklaroi se do të ketë hapa dhe vendime vendimtare.
“Kjo nuk është betejë ndërpartiake VMRO-DPMNE, LSDM, por është betejë e të ndershmëve kundër të pandershmëve dhe të korruptuarve nga të gjitha partitë dhe të gjitha institucionet. Këtë po e them për të gjithë njerëzit e ndershëm në Maqedoni, edhe në VMRO-DPMNE, edhe në LSDM, edhe në VLEN, edhe në BDI dhe në partitë tjera që sinqerisht duan që vendi të ketë rregull. Pavarësisht dallimeve ideologjike, korrupsionit duhet t’i jepet fund dhe njerëzit e korruptuar dhe të shpërbërë që keqpërdorin institucionet duhet të shtypen ashtu siç e dërrmuan dhe nëpërkëmbën atë që pamë sot, që është shpirti ynë”, tha Mickoski.
Ai po ashtu falënderoi miqtë për ndihmën e ofruar.
Në zjarrin që shpërtheu mëngjesin e 16 marsit në diskotekën ‘Pulse’ në Koçan të Maqedonisë së Veriut, 59 persona kanë vdekur ndërsa mbi 150 janë plagosur.
Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale gjatë koncertit. Viktimat janë të rinj nga mosha 14 deri në 24 vjeç. Një ekip prej gjashtë prokurorësh ka filluar hetimet. Ka 20 të dyshuar, dhe një pjesë nga të janë arrestuar. Ekipet e Kryqit të Kuq dhe institucionet tjera po ofrojnë ndihmë për familjarët e të lënduarve që presin para spitaleve. Ndihmë kanë ofruar edhe nga vendet fqinje dhe BE-ja.
Nënkryetarja e LSDM-së, Ana Çupeska, sot në një konferencë, ka kërkuar përgjegjësi nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, si dhe hetim të plotë dhe të pavarur për tragjedinë në Koçan. Ajo i bëri thirrje Prokurorisë dhe të gjitha organeve hetimore që të hetojnë deri në fund këtë tragjedi dhe të mbajnë përgjegjësi të përgjgijen para drejtësisë, transmeton Portalb.mk.
Sipas Çupeskas-s, është e frikshme lehtësia me të cilën ministri hoqi përgjegjësinë nga vetja dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, të cilën siç tregoi ai e udhëheqë prej më shumë se një viti.
“Fatkeqësisht, konferenca e fundit e sotme për media e ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, na la pa fjalë dhe na detyroi të reagojmë. Të kujtojmë Toshkovskin se ka qenë ministër 13 muaj. LSDM besonte se ministri do të kishte virtyt të thotë të vërtetën dhe të mos raportojë në mënmyrë selektive në opinion për ngjarjet dhe ne prisnim që me saktësi të gjente përgjegjësinë dhe të dëshmonte se askush nuk kishte ndërmend të kursehej nga këto ngjarje. Por ai nuk e bëri këtë”, tha Çupeska.
Në vend të kësaj, nënvizoi Wupeska, Toshkovski politizon dhe fajëson të tjerët, kur ka qenë ministër për një vit të tërë, ndërsa Qeveria ka nëntë muaj në dispozicion të gjitha institucionet.
“Ministër Toshkovski, a nuk është turp që ju dhe të gjithë në institucione të mos pranoni përgjegjësi dhe të jepni dorëheqje, në kushtet kur kjo diskotekë ka një vit të tërë që funksionon pa licencë. Përgjegjësia e kujt është nëse nuk është e juaja, kontrollojeni. E kujt është përgjegjësia nëse jo e juaja dhe e gjithë inspektorëve që ju drejtoni? Të kërkojmë përgjegjësi dhe të kontrollojmë për një vit të tërë nëse ka ndonjë parregullsi në operacion”, shtoi Cupeska.
Ajo theksoi se Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim duhet të kontrollojë standardet e sigurisë së të gjitha objekteve një herë në vit.
Ajo po ashtu tha se, zjarri është shkaktuar nga materiale piroteknike, ndërsa pikërisht MPB I licencon dhe kontrollon kompanitë që menaxhojnë me këto mjete.
Në zjarrin që shpërtheu mëngjesin e 16 marsit në diskotekën ‘Pulse’ në Koçan të Maqedonisë së Veriut, 59 persona kanë vdekur ndërsa mbi 150 janë plagosur.
Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale gjatë koncertit. Viktimat janë të rinj nga mosha 14 deri në 24 vjeç. Një ekip prej gjashtë prokurorësh ka filluar hetimet. Ka 20 të dyshuar, dhe një pjesë nga të janë arrestuar. Ekipet e Kryqit të Kuq dhe institucionet tjera po ofrojnë ndihmë për familjarët e të lënduarve që presin para spitaleve. Ndihmë kanë ofruar edhe nga vendet fqinje dhe BE-ja.
Presidentja, Gordana Siljanovska Davkova, sot pasdite pas tragjedisë së Koçanit iu drejtua qytetarëve, duke thënë se nuk është koha për përçarje dhe konfrontime dhe se drejtësisë dhe dënimit nuk do t’i shpëtojë askush që është përgjegjës, transmeton Portalb.mk.
“Nuk është koha për përçarje dhe përballje, sidomos kur bëhet fjalë për të rinjtë, të cilëve jeta u shua në një çast për shkak të arbitraritetit, improvizimit dhe manipulimit. Pa standarde dhe rregulla, asnjë biznes dhe aktivitet nuk mund të funksionojë. Askush përgjegjës këtë herë nuk duhet t’i shmanget ligjit, drejtësisë dhe dënimit”, tha Siljanovska Davkova.
Ajo ka treguar se mëngjesin e sotëm i ka vizituar të shtruarit dhe se familjarët e të plagosurit e kanë pritur atje, me shpresë dhe besim te stafi mjekësor. Jemi të gjithë në shok, tha ajo, duke treguar se është tronditur edhe vetë.
“Si nënë, si person, si presidente. Ende nuk mund ta besoj se tragjedia e tmerrshme në Koçan është realitet. Nuk di me çfarë fjalësh të shpreh ngushëllimet e mia për prindërit dhe të dashurit e të ndjerit. Dhimbja juaj e pamasë është gjithashtu e imja”, tha presidenti.
Siljanovska Davkova theksoi se disa vende kanë paralajmëruar ndihmën e tyre.
“Të lënduarit më kritik transportohen në klinika të specializuara në Bullgari, Serbi, Greqi dhe Turqi për të marrë kujdesin dhe ndërhyrjen mjekësore të lartë. Njerëz të mirë nga i gjithë rajoni, Evropa dhe bota janë me ne. Nuk do ta harrojmë kurrë këtë akt bamirësie. Ne do t’u jemi përjetësisht mirënjohës”, tha Siljanovska Davkova në fjalimin e saj para publikut.
Në zjarrin që shpërtheu mëngjesin e 16 marsit në diskotekën ‘Pulse’ në Koçan të Maqedonisë së Veriut, 59 persona kanë vdekur ndërsa mbi 150 janë plagosur.
Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale gjatë koncertit. Viktimat janë të rinj nga mosha 14 deri në 24 vjeç. Një ekip prej gjashtë prokurorësh ka filluar hetimet. Ka 20 të dyshuar, dhe një pjesë nga të janë arrestuar. Ekipet e Kryqit të Kuq dhe institucionet tjera po ofrojnë ndihmë për familjarët e të lënduarve që presin para spitaleve. Ndihmë kanë ofruar edhe nga vendet fqinje dhe BE-ja.
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski ka zhvilluar bisedë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, njofton Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në lidhje me tragjedinë e zjarrit në Koçan, ku deri tani së paku ka 59 të vdekur.
Për mbi 150 të lënduar, Mickoski dhe Rutte kanë diskutuar aktivizimin e mundshëm të sistemit të menaxhimit të fatkeqësive të NATO-s.
“U dërguan mesazhe bashkimi dhe fuqie për të përballuar pasojat e ngjarjes tragjike. Në këto momente mbetemi të bashkuar dhe të vendosur në luftën kundër korrupsionit, ndryshimin e sistemit dhe llogaridhënien për shkaqet e aksidentit”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale gjatë koncertit. Viktimat janë të rinj nga mosha 14 deri në 24 vjeç. Një ekip prej gjashtë prokurorësh ka filluar hetimet. Ka 20 të dyshuar, dhe një pjesë nga të janë arrestuar. Ekipet e Kryqit të Kuq dhe institucionet tjera po ofrojnë ndihmë për familjarët e të lënduarve që presin para spitaleve. Ndihmë kanë ofruar edhe nga vendet fqinje dhe BE-ja.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të jashtëzakonshme pas tragjedisë në Koçan ka shpallur shtatë ditë zie në të gjithë vendin, transmeton Portalb.mk.
“Të gjithë duhet t’i binden vendimit, pasi dënimet për mosbindje do të jenë rigoroze. Në këto ditë Ministria e Jashtme do të hapë librin e ngushëllimeve brenda ministrisë për aksidentin e madh të ndodhur”, informuan nga Qeveria.
Qeveria gjithashtu mori vendim me të cilin obligohet Inspektorati Shtetëror i Tregut që në tre ditët e ardhshme në territorin e Republikës së Maqedonisë të kryejë inspektim të jashtëzakonshëm në objektet e hotelerisë (kabare, klube nate, diskoteka dhe diskoteka të hapura) dhe menjëherë ta njoftojë Qeverinë për konstatimet e inspektimit, në mënyrë që të përcaktojë gjendjen dhe kushtet sipas rregullores dhe akteve të tyre vendi.
Qeveria gjithashtu ka miratuar vendim për aktivizimin e mekanizmit për kërkimin e ndihmës ndërkombëtare.
“Qeveria informon opinionin se në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucionet e tjera përgjegjëse për zbardhjen e plotë të rastit, po mblidhen provat materiale dhe se të gjithë të përfshirë në këtë ngjarje tragjike dhe që me vetëdije kanë kontribuar në rrezikimin e jetëve njerëzore do të sillen para organeve të drejtësisë dhe do të mbajnë përgjegjësi”, informoi Qeveria.
Nga atje shprehën ngushëllime për familjarët e viktimave.
“Kërkojmë që rasti të mos politizohet, në mënyrë që institucionet të zbardhin rastin në kohë dhe në mënyrën e duhur. Asnjë informacion nuk do të fshihet nga syri i publikut”, thanë nga Qeveria.
Në zjarrin që shpërtheu mëngjesin e 16 marsit në diskotekën ‘Pulse’ në Koçan të Maqedonisë së Veriut, 59 persona kanë vdekur ndërsa mbi 150 janë plagosur. Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale gjatë koncertit. Viktimat janë të rinj nga mosha 14 deri në 25 vjeç. Një ekip prej gjashtë prokurorësh ka filluar hetimet. Ka 20 të dyshuar, dhe një pjesë nga të janë arrestuar. Ekipet e Kryqit të Kuq dhe institucionet tjera po ofrojnë ndihmë për familjarët e të lënduarve që presin para spitaleve. Ndihmë kanë ofruar edhe nga vendet fqinje dhe BE-ja.
Drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm me kompetencë të zgjeruar në Koçan, Kristina Serafimova, deklaroi se të lënduarit dhe të vdekurit nga tragjedia e zjarrit në Koçan që u sollën tek ata ishin të moshës nga 16 deri në 24 vjeç dhe ishin nga Shkupi, Shtipi, Probishtipi dhe Koçani, duke përfshirë edhe fshatrat e rajonit të Koçanit. Shumica e viktimave humbën jetën si pasojë e rrëmujës (stampedos) së krijuar nga paniku pas shpërthimit të zjarrit në diskotekë, njofton Portalb.mk.
Dr. Serafimova theksoi se personat që vdiqën, lëndimet i morën kryesisht si pasojë e turmës së e pankontrolluar (stamepdo) që u krijua pas shpërthimit të zjarrit.
“Fatkeqësisht, shumica e lëndimeve që pësuan ata që vdiqën ishin nga stamepdo. Ata vdiqën nga shtypja në turmë që ka filluar si pasojë e sulmit të panikut nga të pranishmit, të cilët kanë nisur të dalin me vrap nga hyrja e diskotekës, në të cilën ndodheshin 1500 persona” tha Serafimova.
Ajo tha se ata që janë të hospitalizuar më së shumti kishin djegie dhe helmim nga monoksidi i karbonit, të moshës 16 deri në 24 vjeç.
“Pacientët u transportuan sa më shpejt të ishte e mundur, pasi u bë triazhi në spital. Ata pacientë që kishin djegie të vogla të shkallës së parë u mbajtën në spitalin e Koçanit, ndërsa të gjithë të tjerët fillimisht u referuan në Spitalin Klinik në Shtip, prej nga pacientët me djegie të shkallës së tretë dhe të katërt u referuan në klinikat e Shkupit” tha Dr. Serafimova.
Aktualisht, në Spitalin e Koçanit janë shtruar 12 pacientë dhe të gjithë janë në gjendje stabile. Kurse njëzet nga pacientët më të lënduar nga zjarri në diskotekën e Koçanit në RMV, ka gjasa të transferohen për trajtim jashtë vendit, tha sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, pas vizitës në Spitalin klinik në Shtip.
Filip Stefanovski, Gjorgi Gjorgiev, Sara Projkovska dhe Andrej Gjorgievski, 4 anëtarët e grupit muzikor DNK si dhe fotografi i grupit Aleksandar Efremov humbën jetën në tragjedinë e mbrëmshme në diskotekën PULS në Koçan.Lajmin e bënë të ditur anëtarë të grupit DNK të cilët para pak çasteve, publikuan fotografitë e anëtarëve të tyre.
Dy prej anëtarëve iu nënshtruan plagëve në orët e pasdites, shkruajnë mediat maqedonase. Anëtarë të grupit si dhe shokët e të ndjerëve, përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale, i dhanë lamtumirën miqve të tyre.
Në këtë ngjarje tragjike jetën humbi edhe futbollisti i Klubit Shkupi. Bëhet fjalë për Andrej Llazarovin. Nga klubi Shkupi në rrjetin social Facebook shkruajnë se kjo është një humbje e madhe për klubin dhe shokët e ekipit, ndërsa shtojnë se shoku i tyre, ka humbur jetën duke luftuar për të shpëtuar njerëzit që në momentin e zjarrit tentonin të largoheshin. Andrej Llazarov, në FC Shkupi ka qenë vetëm gjashtë muajt e fundit, por për këtë klub do të mbetet në kujtime gjithë jetën, shkruajnë nga Klubi i Futbollit Shkupi.
МВР во координација со Јавното обвинителство до овој момент во врска со синоќешниот пожар во ноќен клуб во Кочани има осомничено повеќе од 20 лица, од кои 15 се во полициска станица, информираше министерот за внатрешни работи Панче Тошковски.
Легална лиценца за работа фирмата немала и повеќе детали, Тошковски во овој дел од истрагата, рече дека не може да открие, но посочи дека, како и многу други работи од минатото е поврзана со мито и корупција.
– Во овој случај имаат име и презиме тие кои што се вклучени во нелегалното издавање на лиценци и ќе одговараат за тоа, рече Тошковски.
Дел од осомничените за предизвикување на овој кривично правен настан се починати, дел се во болница. Четири лица моментално се обезбедни во болница. Два члена на бендот, син на сопственик на дискотека и управител на правното лице кое што ја менаџирало дискотеката.
– Дел од приведените лица кои што моментално се во полициска станица се луѓе кои имаат директна вина со овој настан, согласно досега собраните докази. Приведено е едно лице, кое што е организатор на настанот и за кое што имаме сомнение дека еден од оние кои што имаат директна вина. Исто така, приведени се поранешен државен секретар на Министерство за економија, поранешен раководител на еден сектор во Министерство за економија, поранешен директор на Дирекција за заштита и спасување и тројца вработени во рамки на дирекцијата, изјави Тошковски.
Дел од приведените во Кочани, посочи Тошковски, се луѓе кои се организатори на настанот, дел вклучени во обезбедување и други активности кои се случувале вечерта.
Разговор од полициски службеници во Скопје, според Тошковски, извршен е со над 25 очевидци на настанот и континуирано ќе се продолжи со прибирање на докази.
Nga FC Shkupi njoftojnë se pas plagëve të marra nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan, ka ndërruar jetë futbollisti i këtij ekipi, Andrej Lazarov. FC Shkupi i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.
Njoftimi i i FC Shkupi:
Edhe pse paraprakisht nga familjarët e tij kishim informacione se është mirë, me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh, njoftojmë se futbollisti ynë, Andrej Lazarov, është konfirmuar mes viktimave të zjarrit tragjik që ndodhi gjatë natës në Koçan.
Si një shpirt hero që ishte, Lazarov humbi jetën duke u përpjekur të ndihmojë të tjerët të shpëtojnë nga ambienti i kapluar nga zjarri. Ai u helmua nga tymi gjatë përpjekjeve të tij për të shpëtuar jetë, duke treguar guxim dhe humanizëm deri në momentin e fundit. Veprimi i tij heroik do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë, si një dëshmi e karakterit të tij fisnik dhe zemrës së tij të madhe.
Kjo është një humbje e madhe për klubin tonë, për shokët e ekipit dhe për gjithë komunitetin e futbollit. Fjalët janë të pakta për të përshkruar dhimbjen që ndjejmë në këto momente, në këtë tragjedi prej më të mëdhave në histori që e ka kapluar klubin tonë!
FC Shkupi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe gjithë familjes së madhe të klubit tonë.
Adrej ishte vetëm gjashtë muaj pjesë e Shkupit, por emri i tij do të mbetet i pashlyer gjithmonë si pjesë e skuadrës sonë.
Kujtimi për te do të mbetet gjithmonë i paharruar në zemrat tona!
ВО ТРАГЕДИЈАТА ПОЧИНА ФУДБАЛЕР НА ШКУПИ Андреј Лазаров им подлегна на повредите
Како херојска душа што беше, Лазаров го загуби животот обидувајќи се да им помогне на другите да се спасат од просторот зафатен од пожар. Тој се задуши од чадот за време на неговите обиди да спаси животи, покажувајќи храброст и хуманост до последниот момент, велат од тимот за својот соиграч.
Директорката на кочанската болница д-р Кристина Серафимова на прес-конференција изјави дека загинатите во пожарот во дискотеката синоќа се од Скопје, Штип, Пробиштип и Кочани. Таа рече дека жртвите биле на возраст меѓу 14 и 24 години.
„Примивме 70 лица, за жал, некои починаа. Пациентите беа со изгореници и труење со јаглерод моноксид. Потоа беа префрлени во Клиничката болница во Штип, а некои од таму беа испратени во Скопје. Моментално имаме 20 пациенти со поблаги симптоми. Многумина ги загубија животите, но додека не се заврши идентификацијата, не можеме да соопштиме точен број на жртви. Починатите се на возраст од 14 до 24 години“, изјави директорката на болницата во Кочани, д-р Кристина Серафимова.
Таа вели дека првиот повик го добила во 2 часот и 48 минути, а болницата веднаш била мобилизирана.
„Првиот повик беше во 2 часот и 48 минути по полноќ. Целата болница се мобилизираше, почна да ги носи првите пациенти. Бидејќи имавме помал број возила, директорот се обрати до градовите од источна Македонија, но и од Скопје и Велес.
Во моментот на пожарот во дискотеката имало најмалку 1.500 луѓе. Снимките кои кружат на интернет покажуваат дека гостите во диско се забавуваат, додека прскалките се активираат во близина на сцената.
Во еден момент прскалките удриле во таванот и моментот бил фатен како таванот почнал да гори. Гостите во паника се обиделе да го изгаснат пожарот кој со молскавична брзина почнал да го зафаќа покривот.
Të paktën 59 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate.
Numri i të plagosurve deri më tani është 155, ku një pjesë e tyre janë transferuar nga Koçani në klinikat në Shtip dhe Shkup.
Nga numri i përgjithshëm i të shtruarve, 18 pacientë janë në gjendje kritike, tre prej të cilëve në Repartin e Kirurgjisë Pediatrike, shtatë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit dhe tre në Spitalin e Vjetër të Qytetit.
Autoritetet ende nuk kanë treguar se si është përhapur zjarri dhe çfarë e ka shkaktuar atë.
Sipas mediave lokale, zjarri është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga banda e famshme maqedonase DNA. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me adoleshentë dhe të rinj.
Mediat lokale kanë thënë se pas shpërthimit të zjarrit, në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit, ambulanca dhe policët.
Deri më tani nuk ka informacion se ka shqiptarë të përfshirë në ngjarjen e rëndë.
Koçani ndodhet në pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut dhe është rreth 62 milje në lindje të Shkupit, kryeqytetit. Regjistrimi i fundit i vitit 2021 tregoi se rreth 24,600 njerëz jetojnë atje.
Më shumë se 40 tornado në 8 shtete — dhe kërcënimi i rëndë vazhdon
Në jug të Shteteve të Bashkuara, stuhitë e dhunshme po shkaktojnë shkatërrime. Miliona amerikanë janë prekur nga stuhitë. Të shtunën parashikohen të tjera tornado.
Të paktën 34 njerëz kanë vdekur në stuhitë e forta dhe tornadot, veçanërisht në jug të Shteteve të Bashkuara. Kështu raporton televizioni amerikan NBC së bashku me media të tjera. Stuhia erdhi të premten. Agjencia amerikane e motit NOAA paralajmëroi për stuhi të tjera masive.
@tetovanews Tylertown, Mississippi resident Montanaa Lane filmed as a tornado hit his home on Saturday, March 15. Dejaun Lane’s family watched from their windows as a #tornado churned right by his home in Tylertown, Mississippi, Saturday afternoon. Tornado outbreak live updates: 40 tornadoes, 31 dead in cross-country storm system #Tylertown His house only has a few broken windows and other minor damage, but the family’s other belongings on the property were severely damaged, he said. Lane’s mother, Tracy Lane, told CNN that her RV trailer is “split in half.” “We had three sheds in the back. They’re all split up and everything is everywhere. Trees are cut in half. We had a tiny house and all the wood is splintered up and in the woods,” Tracy Lane said. She said she’s never seen anything like this. “I’m just thankful to be alive,” she said. • Large and violent tornadoes raked across #Mississippi, some of which unleashed considerable #damage. #Alabama, #Tennessee, #Georgia and the #Florida #Panhandle have the tornado risk tonight. • The sweeping storm system has left at least 31 people dead in the Central US, including 12 in #Missouri. Forecasters updated the outlook to a 4-out-of-5 threat for severe storms Saturday night, noting the risk of strong tornadoes continues. • The National Weather Service has fielded more than 40 tornado reports since Friday evening across the Midwest and South. • Severe thunderstorms are expected to push east Sunday and deliver heavy rain and damaging winds to much of the East Coast. #tornadoes#storms#storm#unwetter♬ original sound – Tetova News
Tornado veçanërisht të fortë mund të ndodhin në shtetin e Mississippi- t gjatë pasdites . Disa mund të jenë shumë të rrezikshme. Më vonë, stuhia mund të përhapet në të gjithë Alabamën deri në mbrëmje vonë dhe të arrijë në pjesën veriperëndimore të Floridës dhe Gjeorgjisë. Miliona amerikanë janë prekur nga stuhia.
12 persona vdiqën vetëm në shtetin e Misurit, siç raportuan disa media. Tre persona vdiqën në Arkansas dhe katër në Teksas, raportoi ABC.
Vetëm në shtetet e Missouri, Arkansas, Illinois dhe Mississippi, ka pasur raporte për më shumë se 20 tornado, raportoi ABC. Dhjetëra mijëra njerëz janë pa energji elektrike në Midwest dhe në jug të SHBA. Ndërtesat u shkatërruan. Videot nga rajoni treguan disa kamionë që përmbyseshin në stuhi.
Çfarë duhet ditur
Të paktën 34 njerëz kanë vdekur në Misuri, Arkansas, Teksas, Oklahoma, Kansas dhe Mississippi ndërsa sistemet e fuqishme të stuhisë kanë përfshirë Midwest dhe Jug.
Stuhitë kanë lënë qindra mijëra klientë pa energji elektrike, kanë plagosur 29 persona në Arkansas dhe kanë shkaktuar viktima të lidhura me zjarret në Oklahoma.
Gati 9 milionë njerëz janë nën vëzhgimin e tornadove, duke përfshirë Misisipi, Alabama dhe Tenesi. 82.8 milionë të tjerë mbulohen nga këshillimet për erën, veçanërisht në mes të vendit.
Më shumë se 20 raporte të motit të keq janë regjistruar deri pasditen e sotme. Kërcënimi i ashpër i motit pritet të vazhdojë deri në mbrëmje, me stuhi që lëvizin drejt lindjes dhe arrijnë në bregun lindor deri nesër.
Përmbledhje e Shteteve dhe Lokacioneve të Prekura nga Stuhitë dhe Tornadot në Fillim të 2025-ës (Nga IA Grok)
Alabama
Ndikim i Përgjithshëm: Pjesë e një shpërthimi të madh tornado në mes të marsit 2025, me rrezik të lartë nga stuhi të forta dhe tornado.
Lokacione Specifike:
Alabama Veriperëndimore: Nën paralajmërime për tornado më 15 mars 2025.
E prekur nga një shpërthim më herët gjatë vitit (8-9 janar), me një nga katastrofat e para me kosto miliarda dollarë të 2025-ës, duke shkaktuar 2.8 miliardë dollarë dëme, përfshirë tornado të shumta (EF-0 deri EF-3).
Arkansas
Ndikim i Përgjithshëm: Goditur nga tornado dhe stuhi të rënda në fillim të marsit 2025, me dëme të konsiderueshme të raportuara.
Lokacione Specifike:
Paragould: Prekur ose goditur nga tornado më 15 mars, sipas postimeve në X.
Ada: Erëra të forta dhe një tornado e konfirmuar në fillim të marsit dëmtuan shtëpi, me linja elektrike të rrëzuara dhe mbeturina të raportuara.
Hugo: Një tornado shkatërroi çati ndërtesash më 4-5 mars, kapur nga kamerat e sigurisë.
Kaliforni
Ndikim i Përgjithshëm: Një ngjarje e pazakontë tornado ndodhi në fillim të marsit 2025, bashkë me një stuhi nga Paqësori që solli shi dhe borë.
Lokacione Specifike:
Scotts Valley: Një tornado EF-1 më 1 mars shkaktoi dëme të mëdha, përmbysi makina dhe plagosi disa njerëz.
Florida
Ndikim i Përgjithshëm: Përjetoi tornado në fillim të marsit 2025 dhe më herët nga mbetjet e Uraganit Beryl; një tornado e mundshme goditi Floridën qendrore më 10 mars.
Lokacione Specifike:
Florida Qendrore: Një tornado e mundshme kaloi pranë një stacioni lajmesh më 10 mars, pa lëndime të raportuara.
Florida Jugore: Dhjetëra tornado të shkaktuara nga Uragani Milton (tetor 2024, por ndikimet vazhduan në përpjekjet e rimëkëmbjes së 2025-ës).
Gjeorgji
Ndikim i Përgjithshëm: Paralajmëruar për tornado në pjesët perëndimore në mes të marsit 2025; ngjarjet e mëparshme të 2024-ës vazhduan në rimëkëmbjen e 2025-ës.
Lokacione Specifike:
Gjeorgjia Perëndimore: Nën kërcënim tornado më 15 mars.
Conyers: Një tornado EF-2 në prill 2024 shkaktoi dëme që komunitetet ende po i trajtonin në 2025.
Illinois
Ndikim i Përgjithshëm: I prekur nga shpërthime të shumta tornado në fillim të 2025-ës, përfshirë një ngjarje të rëndësishme në fund të shkurtit dhe një tjetër në mes të marsit.
Lokacione Specifike:
Zona Metropolitane e Çikagos: Tornado EF-0 dhe EF-1 në fund të shkurtit goditën periferitë si Inverness, Hoffman Estates, Palatine dhe South Barrington.
Grand Blanc: Një tornado EF-2 në fund të shkurtit dëmtoi depo dhe theu pemë (teknikisht në Michigan, por pjesë e të njëjtit sistem stuhie që preku Illinois).
Indiana
Ndikim i Përgjithshëm: Goditur nga tornado në fund të shkurtit dhe përsëri në mes të marsit 2025, me dëme të konsiderueshme të raportuara.
Lokacione Specifike:
Bloomington: Nën paralajmërime për tornado më 15 mars.
Sullivan: Një tornado natën vonë më 14-15 mars shkaktoi shkatërrim të gjerë, me shtëpi të shkatërruara.
Iowa
Ndikim i Përgjithshëm: Përjetoi stuhi të rënda dhe tornado në fillim të marsit 2025, me kushte bore të raportuara gjithashtu.
Lokacione Specifike:
Fort Dodge: I prekur nga një sistem stuhie më 5 mars që çoi në bllokime të autostradave nga kamionë të përmbysur.
Kansas
Ndikim i Përgjithshëm: Stuhi të rënda dhe erëra të forta në fillim të marsit 2025, me kërcënime tornado dhe rreziqe zjarri.
Lokacione Specifike:
Hugoton: Regjistroi një erë 93 mph më 4 mars, afër forcës së tornados.
Gjendje emergjence e shpallur për shkak të motit të rëndë dhe zjarreve.
Kentucky
Ndikim i Përgjithshëm: Pjesë e shpërthimit të tornadove të mesit të marsit 2025, me zonat perëndimore nën paralajmërime.
Lokacione Specifike:
Kentucky Perëndimore: Paralajmërime për tornado më 15 mars.
Luiziana
Ndikim i Përgjithshëm: Përfshirë në kërcënimin e shpërthimit të tornadove të Jugut të Thellë më 15 mars 2025.
Lokacione Specifike:
New Orleans: Në rrezik të shtuar nga moti i rëndë më 4-5 mars, me paralajmërime për tornado dhe ndërprerje paradash.
Michigan
Ndikim i Përgjithshëm: Tornado të rralla në shkurt 2025, me kërcënime shtesë stuhish në mars.
Lokacione Specifike:
Grand Blanc Township: Një tornado EF-2 më 28 shkurt dëmtoi zona industriale pranë Flint.
Minnesota
Ndikim i Përgjithshëm: Stuhi të forta u kthyen në borë në fillim të marsit 2025, me rreziqe tornado më parë.
Lokacione Specifike:
Minneapolis: Stuhi të forta më 14 mars u kthyen në borë të dendur deri më 15 mars, duke shkaktuar rreziqe udhëtimi.
Mississippi
Ndikim i Përgjithshëm: Goditur rëndë nga tornado në fillim të marsit 2025, me viktima të raportuara; pjesë e shpërthimit të 15 marsit.
Lokacione Specifike:
Dy viktima të raportuara nga stuhitë më 4-5 mars, me çati të shkatërruara të ndërtesave.
Missouri
Ndikim i Përgjithshëm: Tornado të shumta dhe stuhi të rënda në fillim dhe mes të marsit 2025; gjendje emergjence e shpallur.
Lokacione Specifike:
St. Louis: Goditur ose prekur nga tornado më 15 mars; nën kërcënim të rëndë më herët në mars.
Kansas City: Dëme nga akulli dhe stuhitë raportuar më 5 mars.
Nebraska
Ndikim i Përgjithshëm: Borë e dendur dhe dëme nga stuhitë në fillim të marsit 2025; tornado të mëparshme në 2024 ende relevante për kontekst.
Lokacione Specifike:
Paralajmërime udhëtimi të lëshuara për kushte të rrezikshme më 4-5 mars.
Karolina e Veriut
Ndikim i Përgjithshëm: Paralajmërime për tornado të lëshuara në fillim të marsit 2025, me rreziqe zjarri që ndërlikojnë rimëkëmbjen.
Lokacione Specifike:
Union County: Paralajmërime për tornado më 5 mars.
Ohio
Ndikim i Përgjithshëm: Njëmbëdhjetë tornado në shkurt 2025, me kërcënime shtesë në mars.
Lokacione Specifike:
Ohio Qendrore: Tre EF-0, tre EF-1 dhe tre EF-2 tornado në shkurt, përfshirë një EF-2 të fortë në qarkun juglindor Franklin.
Oklahoma
Ndikim i Përgjithshëm: Stuhi të rënda dhe tornado në fillim të marsit 2025, me çati të shkatërruara dhe evakuime për shkak të zjarreve.
Lokacione Specifike:
Hugo: Dëme nga tornado më 4-5 mars.
Ada: Tornado e konfirmuar dhe dëme nga era në fillim të marsit.
Leedey, Norman, Stillwater: Zjarre dhe evakuime nga stuhitë më 14 mars.
Tennessee
Ndikim i Përgjithshëm: Pjesë e kërcënimit të shpërthimit të tornadove të 15 marsit 2025 në Luginën e Tennessee.
Lokacione Specifike:
Tennessee Jugore: Rrezik i lartë nga tornado më 15 mars.
Teksas
Ndikim i Përgjithshëm: Paralajmërime të shumta për tornado dhe stuhi të rënda në fillim të marsit 2025, me stuhi pluhuri dhe zjarre.
Lokacione Specifike:
Dallas: Nën paralajmërime për tornado më 4-5 mars; shembje depos në Lewisville dhe dëme në shkollë në Plano.
Irving, Plano, Ellis County: Dëme të konsiderueshme nga stuhitë më 4-5 mars.
Haslet: Shtëpi në ndërtim të shkatërruara më 5 mars.
Lubbock: Stuhi pluhuri më 14 mars.
Virxhinia
Ndikim i Përgjithshëm: Paralajmërime për tornado të lëshuara në fillim të marsit 2025 ndërsa stuhitë lëviznin drejt lindjes.
Qytete/Fshatra: St. Louis (MO), Memphis (TN, rrezik i nënkuptuar), Nashville (TN, rrezik i nënkuptuar), Birmingham (AL, rrezik i nënkuptuar), New Orleans (LA), Atlanta (GA, rrezik i nënkuptuar), Çikago (IL), Kansas City (MO), Jackson (MS, rrezik i nënkuptuar), Dallas (TX), Minneapolis (MN), Omaha (NE, kontekst i mëparshëm), Lincoln (NE, kontekst i mëparshëm), Grand Blanc (MI), Scotts Valley (CA), Conyers (GA), Sullivan (IN), Bloomington (IN), Paragould (AR), Ada (OK), Hugo (OK), Hugoton (KS), Haslet (TX), Lewisville (TX), Plano (TX), Irving (TX), Lubbock (TX).
Lokacione të Tjera: Shumë zona rurale, periferi dhe qytete më të vogla në këto shtete, shpesh të pashënuara në raportet fillestare por të prekura rëndë.
Shënime mbi Përkufizimin e “Të Fundit”
“Të fundit” këtu mbulon kryesisht ngjarjet e marsit 2025, me disa kontekste nga janari dhe shkurti ku ndikimet vazhdojnë ose modelet persistojnë. Shpërthimi i mesit të marsit (rreth 14-15 mars) duket të jetë ngjarja më e rëndësishme e fundit bazuar në paralajmërime dhe raportet paraprake, duke prekur mbi 138 milionë njerëz në disa shtete.
Vlerësimet e dëmeve për ngjarjet e 14-15 marsit janë ende në vazhdimësi më 16 mars 2025, kështu që lista mund të zgjerohet ndërsa Shërbimi Kombëtar i Motit konfirmon më shumë tornado.
Nëse dëshironi një analizë më të thellë për një shtet ose ngjarje specifike, ose nëse “të fundit” do të thotë një periudhë tjetër për ju (p.sh., vetëm javën e fundit), më tregoni dhe mund ta përshtat përgjigjen!
TARAVARI NË IFTAR BASHKË ME ISEN SHABANIN DHE VALBON LIMANIN
Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani synon mandatin e tretë për këtë komunë, por kësaj here do të dalë në garë si i pavarur. Po a nënkupton kjo se Shabani po ia kthen shpinën Ziadin Selës? Ja çfarë tha për TV21:
“I pavarur po. Për të tjerat ende nuk kam qëndrim, do të shohim ditët në vijim si do të rrjedhin punët”, tha Shabani për TV21.
Isen Shabani është nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët të drejtuar nga Ziadin Sela, që është pjesë e Frontit Europian. Se a do të kalojë në taborin tjetër, ASh-në e Arben Taravarit në VLEN, kjo ende nuk dihet dhe mbete të shihet se çfarë lëvizjes do të bëjë Shabani. Zgjedhjet lokale priten të mbahen në tetor të këtij viti.
TARAVARI NË IFTAR BASHKË ME ISEN SHABANIN DHE VALBON LIMANIN
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe kryetari i Vrapçishtit, Isen Shabani janë parë bashkë në një iftar në Gostivar.
“I nderuar që jam i ftuar në iftarin e organizuar nga “Shoqata e Kulturës dhe Solidaritetit të Gostivarasve”, e cila vepron në Turqi dhe ku anëtarë janë gostivarasit që jetojnë e veprojnë atje”, ka shkruar Taravari në FB ndërsa këtij statusi ia ka shoqëruar disa fotografi ku ai shihet në shoqërinë e kryetarit të Vrapçishtit, Isen Shabani dhe atij të Gostivarit, Valbon Limani.
Qysh si nxënës, u mbrujte në frymën e dashurisë ndaj kombit Tënd. Prej mësuesve Tu, mësove se si duhet atdheu i të parëve, si duhet shqiptaria. U formove në një familje me tradita të thella patriotike. Nga prindërit dhe nga mësuesit mësove se si duhet luftuar për liri, si duhet thyer grilat e robërisë. Qysh në bankat shkollore, preokupim pate kauzën tonë kombëtare. Që i ri, i vërejte padrejtësitë që i bëheshin popullit Tënd nga armiqtë sllavë. Me veprimin Tënd dhe të mbarë familjes sate, kontribuove në formimin e frymës nacionaliste në hapësirat tona, në këtë pjesë të Ilirisë. Ti ishe student, kur shpërthyen demonstratat e68-ës. Ishin ditët e para të dimrit. Një popull i tërë ishte ngritur në këmbë për të mbrojtur flamurin e Gjergj Kastriotit. Bijtë më të shtrenjtë të kombit kishin dalë ato ditë për drejtësi dhe barazi, liri dhe demokraci. Përballë demonstruesve trima qëndronin forcat policore serbosllave dhe sllavomaqedonase, të armatosur deri në dhëmbë. Mu në vatër të protestës ishin studentët, mësuesit, arsimtarët, profesorët, mjekët, punëtorët, zejtarët, bujqit, blegtorët, fshatarët, qytetarët, gra e burra, djem e vajza. Ti o hero dhe familja jote, sypatrembur dhe me grushtin shtrënguar, qëndronit përballë armikut. Ngjarja e dimrit të madh të ’68-ës, e tronditi tërë Jugosllavinë. Për protestën e madhe popullore shkruan të gjitha mediumet më prestigjioze të Perëndimit. Ti Xhemil dhe shokët e brezit Tënd u mbrujtët prej shokëve të idealit, prej legjendarëve Adem Demaçit dhe Sadudin Gjurës, prej sypatremburit Memet Gegës. Ti dhe shokët e idealit, si Faik Mustafa, Arbën Xhaferi, Rahim Neziri, Zaim Beqiri, legjendari Rafi Halili, i papërkulshmi Shpëtim Pollozhani dhe shumë atdhetarë të tjerë ua bëtë me dije serbo-sllavëve dhe sllavo-maqedonasve se pa i dhënë fund diskriminimit të shqiptarëve, s’ka për të pasur qetësi në Jugosllavinë e AVNOJ-it (KAÇKJ). Ti, shokët e idealit dhe mijëra shqiptarë të tjerë do të ballafaqoheni me ideologjinë serbomadhe, me qëllimet antishqiptare të “Naçertanies” së Garashaninit dhe me memorandumin dhe elaboratin “Dëbimi i shqiptarëve” të Çubrilloviqit. Ju i dolët para pastrimit etnik të trojeve shqiptare, që ishte synim i Pashiqit, i Karagjorgjeviqëve, i Rankoviqistëve dhe i titistëve. Ti Xhemil dhe mijëra shokë të tjerë të idealit u treguat të gatshëm të ballafaqoheni me hegjemonizmin, ekspansionizmin dhe dominimin serbo-çetnik. Sllavo-maqedonasit, të nxitur dhe të mbështetur nga padronët serbë të tyre, ju arrestuan, ju burgosën, ju torturuan, ju mbyllën nëpër zëndane, në qeli, në birucë, në kazanate. Ju vunë në duar pranga, ju ballafaquan me policë, me hetues, me dëshmitarë të rrejshëm, me spiunë, me udbashë, me tradhtarë, me antishqiptarë, me antikombëtarë, me gardianë, me prokurorë, me porotnikë, me gjyqtarë. Por Ju Xhemil, ndonëse të rrethuar me çizme xhandarësh, nuk u dorëzuat. Përballë stuhive dhe rrebesheve, si një mal i vetmuar, të patundur qëndruat. Ruajtët dinjitetin, integritetin dhe forcën shpirtërore. Sakrifica juaj nuk shkoi kot. Orakulli i Dodonës, paralajmëronte ditë të mira për shqiptarinë. Në Dardani do të themelohej Universiteti dhe Akademia e Shkencave., të zbukuruar nga flamuri i Gjergjit, që valoi edhe në Vlorën e Ismail Qemalit, që valon sot edhe në kullën e komandantit legjendar, të pavdekshmit Adem Jashari.
Për ta rikujtuar ngjarjen historike të sipërthënë dhe veprimtarët që tanimë s’janë ndër ne, Ti Xhemil, bashkë me shokë të tjerë, e themelove “Nismën ‘68”.
Ti ishe një prej Mohikanëve të fundit, një prej simboleve të fundit të dimrit të madh të vitit ‘68. Ju dhe ata para jush si dhe ata pas jush i dhatë histori këtij populli fisnik dhe bujar që s’i ka borxh askujt. Në çastin kur i mbylle bebëzat Xhemil, sytë e Sharrit si dy lot të mëdhenj kishin ngrirë. Ti je në Panteonin e shqiptarisë.
Prehu i qetë o i pavdekshëm, në gjirin e tokës ilire.
Një incident është regjistruar në Serbi ku një automjet është futur mes turmës së njerëzve dhe ka marrë përpara edhe një protestuese.
Pasi makina ka ecur disa metra me protestuesen mbi kofano, ajo është përplasur në tokë ndërsa të tjerët i kanë shkuar në ndihmë.
Ngjarja ndodhi në lagjen Zharkovo në Beograd, ku makina përplasi turmën që po mblidhej për të shkuar në protesta.
Studentët dhe qytetarët që po niseshin drejt qendrës së Beogradit nga drejtimi i Çukaricës, po mblidheshin në Zharkovo.
Nga incidenti, sipas mediave serbe, kanë mbetur të lënduar 3 persona, ndërsa shoferi i makinës më vonë është identifikuar dhe kapur, sipas disa medieve serbe.
Anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Beograd arrestuan menjëherë sulmuesin nga Zharkova, shoferin Ž. M. (50) i cili ka goditur sot tre persona me BMW në lagjen Bele Vode- ka njoftuar policia serbe.
Ndonëse Ukraina ka treguar gatishmëri për të ecur përpara me një plan amerikan për armëpushim në luftë, presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë “po”, por jo të plotë.
Trump ka thënë se do të “zhgënjehej” nëse Putini nuk e pranon marrëveshjen, ndonëse nuk është lëshuar në konstatime se çfarë mjete ka në dorë për ta detyruar atë të zbatojë një armëpushim 30-ditor për luftën në Ukrainë.
Ekzistojnë tre skenarë se si mund të zhvillohet situata.
Sanksione
Trump ka thënë se mund të marrë veprime financiare “që do të ishin shumë të rënda për Rusinë”.
Kjo fjali ka sinjalizuar sanksione shtesë.
Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent dhe Kevin Hackett, udhëheqës i Këshillit Ekonomik Kombëtar, u kanë dhënë jehonë deklaratave të Trumpit, mirëpo nuk kanë ofruar hollësi se si mund të duken sanksionet shtesë.
Hackett ka folur së fundmi për strategjinë e “shkopit dhe karotës”.
Më 13 mars, administrata nuk e ka miratuar vazhdimin e një mase lehtësuese për sanksionet në disa banka ruse që ndërmjetësojnë pagesa për naftë dhe gaz.
Kjo ua vështirëson shteteve tjera blerjen e këtyre lëndëve. Rikthimi i masës lehtësuese mund të jetë karotë, dhe Shtetet e Bashkuara e kanë përmendur mundësinë e heqjes së disa sanksioneve, nëse Moska ulet në tavolinën e negociatave.
Putin ka dhënë sinjale se dëshiron karota më të mëdha, sikurse çmilitarizimi i Ukrainës dhe që Kievi të mos furnizohet më me armë amerikane.
Sa u përket shkopinjve, Hacket ka thënë se ende janë “një mori gjërash” që mund të bëhen, por nuk ka përmendur diçka specifike.
Njëra mundësi që është diskutuar parasheh vendosjen e sanksioneve sekondare në shtetet e treta që blejnë naftën ruse përtej çmimit tavan prej 60 dollarëve për fuçi, siç është përcaktuar nga Perëndimi. Aktualisht një fuçi naftë po tregtohet rreth 70 dollarë.
Konsumatorët më të mëdhenj janë Kina, India dhe Turqia.
Një tjetër ide është që të zvogëlohet çmimi tavan për t’i goditur të hyrat ruse. Diçka kësisoj kërkon koordinim me aleatët perëndimorë.
Rusia e ka shfrytëzuar një “flotë në hije” të cisternave të vjetra të naftës për t’iu ikur sanksioneve ekzistuese. Kjo mund të rezultojë me sanksione më të ashpra, duke shtuar më shumë anije në listën e sanksioneve.
Situata i ngjan goxha lojës së miut me macen. Anijet shpesh kalojnë nëpër shumë duar pronarësh. Verifikimi kërkon përpjekje dhe burime të konsiderueshme.
Një tjetër skenar parasheh vendosjen e ndalesës në importet e produkteve që kanë për bazë naftën e parafinuar ruse nëpër shtetet e treta.
Masa si këto do ta shtrëngonin vidën në ekonominë ruse.
Mirëpo, ato nuk do të zgjidhnin problemin dhe nuk do të kishin efektin e shpejtë sikurse ndalesa që vendosi Uashingtoni për dërgimin e armëve në Ukrainë, derisa kjo e fundit nuk u pajtua për një marrëveshje armëpushimi.
Tarifa
Në mosmarrëveshjet tjera ndërkombëtare, arma më e përdorur e Trumpit janë tarifat, të cilat mundet t’i vendosë edhe ndaj Rusisë. Megjithatë, efekti do të ishte i kufizuar.
Vendosja e tarifave nga ana e Trumpit është parë me shqetësim të madh në vendet si Kina, Kanadaja dhe vendet e Bashkimit Evropian. Mirëpo këta janë partnerë të mëdhenj tregtarë të SHBA-së që mund të humbin shumë.
Për dallim prej tyre, Rusia nuk shet pothuajse asgjë në SHBA.
“Eksportet ruse në SHBA kanë rënë më shumë se 80 për qind vitin e kaluar, në krahasim me nivelet para luftës, në rreth 3 miliardë dollarë, shkalla më e ulët prej vitit 1992”, ka thënë Alexander Kolyandr, në një artikull të publikuar së fundmi në Qendrën për Analiza të Politikave Evropiane.
Për dallim prej SHBA-së, eksportet ruse në Kinë më 2024 e kanë arritur në atë shifër brenda 10 ditësh.
Një masë jotarifore që është sugjeruar nga Trumpi në janar ka qenë që Arabia Saudite të ulë çmimin e naftës duke rritur prodhimin. Megjithatë, kjo nuk ka qenë në linjë me interesat saudite.
Armët
I dërguari i posaçëm i Trumpit për Rusinë dhe Ukrainën, Keith Kellogg, e ka përmendur edhe një skenar të tretë se si Uashigtoni mund të ndëshkojë Rusinë.
Në qershor të vitit të kaluar, ai e ka prezantuar një plan për t’i ulur shpejt dy palët në tavolinën e negociatave.
“Ne u themi ukrainasve, ‘duhet të uleni në tavolinë’ dhe nëse nuk uleni, atëherë mbështetja e SHBA-së për ju merr fund”, ka thënë ai.
“Dhe i themi Putinit, nëse nuk uleni, ne do t’iu japim gjithçka ukrainasve për t’ju vrarë në fushëbetejë”.
Deri më tani e kemi parë vetëm pjesë e parë të këtij skenari. Ka qenë e lehtë dhe e shpejtë për t’u arritur. Ka qenë edhe hap i lirë, sepse mbajtja e ndihmës ushtarake është më e lirë sesa shpërndarja e saj.
Për pjesën e dytë ekzistojnë shumë pikëpyetje, përfshirë atë që vetë Kellogg nuk është duke luajtur rol në negociata deri më tani.
Vërshimi i Ukrainës me armë mund t’i kushtojë shtrenjtë një presidenti amerikan, i cili ka folur shpesh sa e kushtueshme ka qenë lufta për amerikanët. Diçka e tillë do të shihej edhe si zmbrapsje nga politika e deritashme.
Trump e ka paralajmëruar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky se është duke “luajtur bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”.
Uashingtoni mund të vlerësojë se pjesa e dytë e strategjisë së Kelloggut është shumë e rrezikshme./REL
Policia ka publikuar planin e masave për protestën e thirrur nga Partia Demokratike kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e rrjetit social TikTok.
Tubimi i PD-së zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë dhe do të zgjasë nga ora 19:00 deri në orën 21:00.Akset dhe segmentet rrugore ku do të kufizohet lëvizja janë:
-Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;
-Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.
Policia e Shtetit apeloi qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.
Njoftimi i policisë:
DVP Tiranë
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është njoftuar nga përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë, për zhvillimin e një tubimi, më datë 15.03.2035, nga ora 19:00 deri në orën 21:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.
Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private.
Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, më datë 15.03.2025, do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:
-Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;
-Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.
Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Shtetit ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.
Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.
DENVER – Pasagjerët në bordin e avionit të “American Airlines” u detyruan të evakuohen pasi një motor mori flakë pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit të enjten në mbrëmje.
Fluturimi, i nisur fillimisht për në Dallas Fort Worth, u devijua për në Denver për shkak të dridhjeve të motorit, sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA).
Gjashtë pasagjerë u dërguan në një spital, tha linja ajrore. Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende.
An American Airlines plane caught fire at Denver International Airport on Thursday, prompting emergency evacuation procedures.
The plane, a Boeing 737-800, had landed safely after being diverted from its original route due to an engine problem. As it taxied to the gate, the… pic.twitter.com/SgbL6BItrA
Passengers on an American Airlines flight were forced to evacuate onto a plane’s wing at Denver International Airport after the aircraft's engine caught fire. https://t.co/5hzGkArEfypic.twitter.com/CdMUVSuuhk
BREAKING: American Airlines plane caught fire at Denver International Airport. Passengers were evacuated via air slide and were seen standing on the wings pic.twitter.com/pAEJs7J950