Ballina Blog Faqe 18

Prapaskenat: Trump i kërkoi Zelenskyt të vishej me kostum, u irritua kur e pa

Një takim i ashpër mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë shkaktoi tensione të mëdha, duke u shoqëruar me akuza të ndërsjella dhe një atmosferë të nxehtë diplomatike. Përpos përplasjes verbale, një element tjetër që shkaktoi iritim ishte zgjedhja e veshjes së presidentit ukrainas, e cila nuk i pëlqeu Presidentit Trump.

Sipas raporteve të Sky News dhe Axios, Zelensky kishte marrë këshilla nga ekipi i Trump për të veshur një kostum më formal gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, duke i kërkuar të mos paraqitej me rrobat e tij të zakonshme ushtarake. Megjithatë, presidenti ukrainas vendosi të mos i përmbahej protokollit të kërkuar, duke zgjedhur një kostum të errët. Ky veprim veprim duket se shkaktoi irritim tek Trump, i cili e konsideroi këtë si një mungesë respekti për Shtëpinë e Bardhë.

Në fund të takimit, një gazetar pyeti Zelenskyn pse nuk kishte veshur kostum, duke e akuzuar atë për një sjellje jo të denjë dhe jo të respektueshme ndaj Shteteve të Bashkuara. Kjo pyetje e nxiti një atmosferë edhe më të tensionuar pas takimit.

Takimi në Zyrën Ovale, i cili kishte për qëllim diskutimin e mundësisë për një marrëveshje mbi mineralet strategjike të Ukrainës, u shoqërua me akuza të ashpra nga Presidenti Trump. Ai akuzoi Zelenskyn se po luan “bixhoz me Luftën e Tretë Botërore” dhe e paralajmëroi për mundësinë e tërheqjes së mbështetjes amerikane, nëse nuk arrihej një marrëveshje për mineralet. Si kundërpërgjigje, Zelensky insistoi që nuk mund të bëheshin “kompromise” me Presidentin rus Vladimir Putin, duke e quajtur të pabesueshëm çdo premtim paqeje nga Moska.

Gjithashtu, gjatë takimit, Nënpresidenti JD Vance kritikoi ashpër Zelenskyn për mungesën e mirënjohjes për mbështetjen e ofruar nga SHBA, ndërkohë që Trump theksoi se ai i kishte dhënë një mundësi Zelenskyt për të arritur një marrëveshje, por që duhet të vepronte shpejt.

Tetova do të jetë qyteti i parë pas kryeqytetit ku do të zbatohet “Qyteti i sigurt”

Zbatimi i projektit “Qyteti i sigurt”, i cili në fazën e parë, përveç në Shkup, do të zbatohet edhe në Tetovë dhe Kumanovë, kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, transmeton Portalb.mk.

Toshkovski nga Komuna e Tetovës theksoi se angazhimi i shtuar i policisë përmes kontrolleve të intensifikuara aksionare në dy muajt e fundit ka rezultuar në uljen e numrit të aksidenteve në komunikacion me lëndime të rënda trupore për rreth 50%.

“Me realizimin e projektit “Qyteti i sigurt”, i cili në fazën e parë përfshin edhe Tetovën, realisht do të mund të presim shifra shumë më të ulëta si nga aksidentet në komunikacion ashtu edhe nga aksidentet më të rënda në komunikacion me lëndime të rënda trupore, dëme materiale dhe viktima”, nënvizoi ministri Toshkovski.

Nga ana tjetër kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami tha se vizita e ministrit ishte edhe në kuadër të projektit të MPB-së “Qyteti i sigurt”.

“Nga sot ne besojmë që në kuadër të ndryshimeve ligjore dhe projektit të MPB-së në bashkëpunim me pushtetin lokal do të arrijmë që dalë ngadalë t’i zgjidhim këto probleme”, tha Kasami.

Ministri paralajmëroi intensifikimin e aksioneve të kontrollit të komunikacionit në Tetovë për periudhën e ardhshme.

“Nga java e ardhshme, policia, në koordinim me “shërbimin merimangë” të Tetovës dhe komunën, do të fillojë një aksion që duhet të rezultojë me rezultate pozitive për të gjithë qytetarët e Tetovës”, tha Toshkovski.

Ndryshe, sot Prokuroria Themelore Publike (PPO) Shkup ka nxjerrë udhëzime specifike për veprime më efikase në situatat kur rrezikohet siguria në komunikacion dhe ka bazë për ndjekje penale të kryesve.

Si e shohin ukrainasit konfliktin Trump – Zelensky?

Pavarësisht debatit të nxehtë midis Volodymyr Zelenskyt dhe Donald Trump-it në Zyrën Ovale, mbështetja e popullit ukrainas për presidentin e tyre mbetet e fortë.

Banorët e Kievit thonë se qëndrojnë me Zelenskyn, pavarësisht presionit nga Shtetet e Bashkuara për të dhënë dorëheqjen dhe për të thirrur zgjedhje.

Zelensky udhëtoi në Uashington për të negociuar një marrëveshje për burimet minerale me zyrtarët amerikanë. Mirëpo takimi dështoi dhe dhjetë minutat e fundit u kthyen në një debat të ashpër para mediave botërore.

Trump dhe zëvendëspresidenti i tij J.D. Vance e quajtën Zelenskyn “mosmirënjohës”, ndërsa lideri amerikan e kritikoi më tej për mosrespektimin e tyre. Zelensky u përpoq të mbronte pikëpamjet e tij, por vizita nuk solli rezultatet e dëshiruara.

Ukrainasit: “Ne i besojmë atij”

“Ai është presidenti ynë, ne i besojmë atij,” thanë banorët e Kievit për Sky News , duke treguar besim të palëkundur te lideri i tyre.

– Ai është president, ne e kemi zgjedhur. Pra, ne i besojmë atij – tha Nikita tridhjetë vjeçar.

Edhe pse ai mendon se SHBA mund t’i kthejë shpinën Ukrainës pas këtij incidenti, Nikita beson në mbijetesën e vendit të tij.

Por nuk jam i sigurt se çfarë do të ndodhë më pas. “Unë me të vërtetë shpresoj se Evropa do të zgjohet dhe ndoshta do të zëvendësojë mbështetjen e SHBA,” tha ai.

Nikita foli me gazetarët ndërsa ecte nëpër qendër të Kievit me fëmijën e tij shtatë muajsh. I pyetur nëse sheh një të ardhme për Ukrainën, ai tha se nuk do të kishte qëndruar në vend nëse nuk do të ishte i bindur për mbijetesën e saj.

“Ndoshta amerikanët kanë ndryshuar mendje”

Alla, bashkëbiseduesja e dytë, shprehu zhgënjimin për rezultatin e takimit mes Zelenskit dhe Trump-it. “Ne shpresonim për paqe,” tha ajo.

Duke folur për gazetarët, ajo tha se ndihej sikur “gjithçka kishte ndryshuar” atë mëngjes, por se ishte optimiste.

– Ukraina është e fortë dhe do të qëndrojë në këmbë. “Kjo është forca jonë”, theksoi ajo.

Kur u pyet për humbjen e mundshme të ndihmës amerikane, ajo shprehu shpresën se Evropa do t’i japë mbështetje Ukrainës.

– Dhe unë mendoj se ndoshta amerikanët kanë ndryshuar mendje sepse kam parë shumë amerikanë të thonë se u vjen keq për fjalët e Trump. Ata thonë: “Na vjen keq, ne nuk jemi si Trump, ne nuk mendojmë kështu,” tha ajo.

“Presidenti ynë ka të drejtë”

Svitlana (52) ishte edhe më e vendosur në mbështetjen e saj për Zelenskyn.

– Presidenti ynë ka të drejtë – nuk kemi zgjidhje. Sigurisht që ne duam paqe, duam një armëpushim, por Putini nuk do ta bëjë këtë. Ai nuk dëshiron paqe. “Ai dëshiron të shkatërrojë plotësisht Ukrainën,” vuri në dukje ajo.

Ajo kujtoi se ndërsa konflikti në Zyrën Ovale ishte në vazhdim, një dron rus sulmoi objektet mjekësore dhe objektiva të tjera në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë. Sipas autoriteteve lokale, të paktën shtatë persona u plagosën nga sulmi.

“Kjo nuk është sjellje e njerëzve që duan paqe”, përfundoi ajo.

Dmytro (30) beson se Ukraina mund ta fitojë luftën edhe pa ndihmën e SHBA.

– Do të ishte e vështirë, por me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe prodhimin tonë, do të ishte e mundur – tha ai.

Trump do të shkojë në spital javën e ardhshme, zbulohet arsyeja

Presidenti Donald Trump, 78-vjeçar, do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor rutinë gjatë javëve të ardhshme, thuhet në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë të shtunën.

“Presidenti Donald J. Trump do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor rutinë muajin e ardhshëm në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare”, thuhet në njoftimin e datës 1 mars.

“Data e kontrollit mjekësor do të publikohet javët e ardhshme”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga mjeku i tij, Sean Barbabella, mjek ushtarak i karrierës që ka shërbyer në Afganistan dhe Irak.

Pavarësisht moshës së tij, Presidenti Trump gëzon një gjendje të mirë fizike dhe plot me energji. Por në të kaluarën, kontrollet mjekësorë kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me transparencën e detajeve të rezultateve.

Ndonëse Presidenti Trump nuk konsumon alkool apo duhan, ai njihet për pasionin që ka për ushqimet e shpejta apo mishin e pjekur. Ushtrimi i vetëm fizik i tij është loja e golfit.

Një kontroll mjekësor gjatë mandatit të tij të parë në vitin 2018, sugjeronte se presidenti duhet të synojë të humbasë rreth 5 kilogramë peshë, por në përgjithësi gëzonte “shëndet të shkëlqyer”. Mjeku i tij tha se nuk kishte shenja të ndonjë problemi mendor dhe se me një dietë më të shëndetshme, ai mund të “jetojë deri në 200 vjet”.

Një vit më vonë, ekzaminimi mjekësor i udhëheqësit 1.9 metra të gjatë, tregonte se ai peshonte 110 kilogramë, rreth 3 kilogramë më shumë se para se të merrte detyrën dhe se ai po merrte ilaçe për të trajtuar kolesterinën.

Gjatë fushatës presidenciale të zotit Trump në vitin 2015, mjeku i tij, Harold Bornstein, publikoi një letër ku thuhej se tensioni i gjakut i zotit Trump ishte “çuditërisht i shkëlqyer” dhe nëse zgjidhet, “zoti Trump, mund të them pa mëdyshje, do të jetë individi më i shëndetshëm i zgjedhur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë”.

Mjeku Bornstein tha më vonë për rrjetin CNN se vetë zoti Trump “e diktoi të gjithë letrën. Unë nuk e shkrova atë letër”. /VOA/

Zelensky dhe Starmer firmosin marrëveshjen e huasë, Britania i jep 2.26 miliarë paund Ukrainës

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ishte këtë të shtunë në Britaninë e Madhe, ku u takua me kryeministrin Keir Starmer, u formos edhe marrëveshja për një hua prej 2.26 miliardë paundësh (2.74 miliardë euro) për të mbështetur aftësitë mbrojtëse të Ukrainës.

Zelensky dhe Starmer, së bashku me kancelaren Rachel Reeves, zhvilluan një video-telefonatë me ministrin e financave Sergii Marchenko për dakordësinë për fondet.

Këto fonde janë të lidhura me asetet e ngrira ruse, si pjesë e asaj që quhen “Kredi të Përshpejtimit të të Ardhurave të Jashtëzakonshme”, shkruaj Sky News.

Huaja do të shlyhet duke përdorur fitimet e jashtëzakonshme në ato asete ruse, 236 miliardë paund prej të cilave janë vetëm në Evropë.

G7 – një grup prej shtatë demokracish të pasura, përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA, njoftoi 50 miliardë dollarë për Ukrainën duke përdorur këtë lloj kredie vitin e kaluar, që do të paguhet me kalimin e kohës deri në fund të 2027.

Keir Starmer e priti presidentin ukrainas me një përqafim të ngrohtë. Siç raportojnë mediat britanike, Starmer i tha Zelenskyt se “ju keni mbështetjen e plotë të Britanisë dhe ne do të qëndrojmë pranë Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme“.

Sekretari i NATO-s këshillon Zelenskyn: Gjej një mënyrë për të rregulluar marrdhëniet me Trump, Ukraina do ishte askund pa mbështetjen e SHBA

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, duke folur për BBC sot u shpreh se grindjet e djeshme midis Trump dhe Zelensky ishin “fatkeqe” dhe ata duhet të riparojnë marrëdhëniet e tyre.

“Unë kam qenë dy herë në telefon tani me Presidentin Zelensky. I thashë këtë, ne duhet të qëndrojmë së bashku, Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Evropa, për ta sjellë Ukrainën në një paqe të qëndrueshme”, tha Rutte.

Kur u pyet se çfarë tha Zelensky për takimin e tij me Trump, Rutte tha se nuk ishte i autorizuar të zbulonte se çfarë diskutoi, “por ajo që i thashë qartë është se ne me të vërtetë duhet të respektojmë atë që Presidenti Trump ka bërë deri më tani për Ukrainën”, duke iu referuar raketave antitank Javelin të furnizuara nga SHBA.

Rutte shtoi se Ukraina nuk do të ishte askund pa mbështetjen amerikane.

“Kështu që unë i thashë atij, ne me të vërtetë duhet t’i japim meritën Trumpit për atë që bëri atëherë, atë që bëri Amerika, dhe gjithashtu atë që Amerika ende po bën.”

Rutte këmbënguli se Trump ishte i përkushtuar për të krijuar një paqe të qëndrueshme në Ukrainë, por tha se presidenti i SHBA dëshironte që Evropa dhe Kanadaja të shpenzonin më shumë për mbrojtjen.

“Unë fola për gjysmë ore në telefon me Presidentin Trump. Ne jemi miq. Ne kemi punuar për vite së bashku. Unë e di se ai është i përkushtuar për ta sjellë Ukrainën në një paqe të qëndrueshme. Ai është i përkushtuar ndaj NATO-s. sigurisht. Ai pret që partnerët evropianë të NATO-s në Kanada të shpenzojnë më shumë dhe të rrisin prodhimin e mbrojtjes. Dhe ai është pikërisht aty”.

Unë jam absolutisht i bindur se SHBA-ja dëshiron ta sjellë Ukrainën në këtë paqe të qëndrueshme…

Por padyshim ajo që ata duhet të arrijnë atje është të sigurohen që ne të gjithë të punojmë së bashku për këtë.

“Është e rëndësishme që Presidenti Zelensky të gjejë një mënyrë për të rivendosur marrëdhëniet e tij me presidentin amerikan dhe me ekipin e lartë udhëheqës amerikan. Unë e diskutova këtë dje me Zelensky, gjithashtu me Keir Starmer, dhe tani ata do të takohen më vonë sot, Zelensky dhe Starmer, dhe nesër do të ketë një takim të rëndësishëm në kryeqytetin tuaj të bukur”.

Më tej ai shtoi se “Kur të arrihet marrëveshja e paqes, është e rëndësishme, dhe unë mendoj se do të dalë nga nesër, që shumë vende evropiane janë të gatshme të ndihmojnë për t’u siguruar që garancitë e sigurisë janë në vend në Ukrainë, për t’u siguruar që ajo marrëveshje paqeje të jetë e qëndrueshme dhe nuk do të sfidohet më nga rusët”.

VIDEO BONUS:

 

Vrasja e 24 vjeçares nga Palestina në Tiranë/ Ndryshon pista e hetimeve, autori i krimit nuk është bashkëshorti, por babai i viktimës! Detaje

Detaje të reja janë zbuluar nga krimi i rëndë në kryeqytet, ku një 24 vjeçare nga Palestina u vra me thikë në një banesë të marrë me qira.

Teksa fillimisht u raportua se vrasësi i saj, Fadi Alwan, ishte bashkëshorti i së resë, në fakt blutë dyshojnë se ai është babai dhe jo partneri i saj.

Në këtë mënyrë ndryshon e gjithë rrjedha e hetimeve për autoritetet. 49 vjeçari, Fadi Alwan, raportohet të jetë prindi i 24 vjeçares, motivet e vrasjes të cilat ende nuk dihen.

Dyshimet që ishin çift u ngritën nga fakti se viktima dhe autori 49-vjeçar kishin të njëjtin mbiemër.

24-vjeçarja Rayyan Alwan dhe babai i saj, 49-vjeçari Fadi Alwan mbërritën në Shqipëri, nga aeroporti i Rinasit më 19 Shkurt.

Viktima dhe babai i saj  raportohet se jetonin në Gjermani, nga edhe ku kishin mbërritur në Rinas, ndërsa në aeroport janë prezantuar me dokumente greke.

Grupi hetimor ka dyshime të forta se kemi të bëjmë me një vrasje me paramendim pas analizimit të gjitha veprimet e autorit, Fadi Alwan.

Babai i viktimës pasi kryerjes së krimit e ka mbuluar trupin me çarçaf dhe ka dalë shumë qetë nga banesa ku ishin akomoduar. Ndërkohë mësohet se kjo ishte hera e parë që ata vizitonin vendin tonë.

Policia ka këqyrur kamerat e sigurisë në zonë dhe më datë 22 shkurt 49 vjeçari në pamje filmike shfaqet duke u larguar nga zona e rrugës së Kavajës dhe po më datë 22 shkurt është larguar në mbrëmje nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Greqisë.

Ai mësohet se ka marrë me vete të gjithë mjetet e identifikimit, telefonin dhe çdo send personal të 24-vjeçares.

Dyshues për policinë është edhe fakti se ku kanë prenotuar banesën me qira nuk kanë dhënë dokument identifikimi pronarëve të banesës.

Aksident në Tetovë, makina përplas këmbësorin e mitur, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin e saj ditor njoftoi se një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrethrrotullimin ndërmjet rrugës “Jane Sandanski” dhe rrugës “Goce Stojçeski” dhe se raportimi i kësaj ngjarjeje në SPB-Tetovë është bërë në ora 21.30.

Uniformat blu bëjnë me dije se një automjet ka aksidentuar këmbësorin e mitur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

I mituri i lënduar nga fshati Shemshovë është dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë, ku i janë konstatuar lëndime të rënda.

Një ekip inspektues nga Drejtoria për Punë të Brendshme Tetovë ka kryer kontroll dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Grupi hetimor nga SPB-Tetovë shkoi në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit./TetovaNews

VIDEO BONUS:

 

 

“Ti nuk je kurrë vetëm”, edhe von der Leyen në krah të Zelenskyt pas përplasjes me Trump

Pas presidentit të Francës, Emmanuel Macron, kryeministrit të Polonisë, Donald Tusk, edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dalë në krah të Presidentit ukrainas, Volodymir Zelensky pas përplasjes që ky i fundit pati në “Shtëpinë e Bardhë” me Donald Trump.

Me anë të një postimi në rrjetin social “X” von der Leyen shkruan se është në anën e Ukrainës.

“Ji e fortë, ji e guximshme, ji i patrembur. Ti nuk je kurrë vetëm, i dashur President Zelensky. Ne do të vazhdojmë të punojmë me ju për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, ka shkruar ajo në X.

Kujtojmë se diskutimet e ashpra mes Presidenti Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky u bënë shkak për anulimin e një konference të përbashkët për shtyp të dy udhëheqësve si dhe tërheqjen e projekt-marrëveshjeje mbi mineralet, mbi të cilët palët kishin rënë dakord pak ditë më parë.

Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë pas debatit të nxehtë, ku Trump e akuzoi presidentin ukrainas për mungesë respekti ndaj Shteteve të Bashkuara, ndërsa ky i fundit sfidoi udhëheqësin amerikan për zbutje të qëndrimit ndaj Presidentit rus Putin.

“Ai nuk e respektoi Amerikën”, Trump reagon në rrjete sociale pas takimit me Zelenskyn: Mund të kthehet kur të jetë gati për paqe

Presidenti amerikan Donald Trump ka ndarë një deklaratë pas takimit të tij me presidentin ukrainas Voldymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.

Ai tha se Zelensky nuk e respektoi Amerikën dhe mund të kthehet kur të jetë gati për paqen me Rusinë.Postimi i tij i plotë në Truth Social: Patëm një takim shumë të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë sot. U mësua që shumë gjëra nuk mund të kuptoheshin kurrë pa një bisedë nën një zjarr dhe presion të tillë. Është e mahnitshme ajo që del nëpërmjet emocionit, dhe kam arritur në përfundimin se Presidenti Zelenskyy nuk është gati për Paqe nëse Amerika është e përfshirë, sepse ai ndjen se angazhimi ynë i jep atij një avantazh të madh në negociata. Unë nuk dua avantazh, dua PAQEN. Ai nuk i respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e saj të shenjtë Ovale. Mund të kthehet kur të jetë gati për paqe.

Trump dhe Zelensky u përplasën në mënyrë të vazhdueshme ndërsa presidenti ukrainas i kërkoi homologut amerikan të jetë i kujdesshëm me Rusinë, ndërsa zoti Trump e paralajmëroi atë me tërheqje të mbështetjes amerikane.

Dy udhëheqësit pritej të nënshkruanin një marrëveshje që do t’i jepte Shteteve të Bashkuara qasje të konsiderueshme tek mineralet kritike të Ukrainës. Megjithatë, Presidenti Zelensky e sfidoi hapur zotin Trump për zbutje të qëndrimit ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

Presidenti Zelensky kundërshtoi argumentet e zotit Trump se qytetet ukrainase janë kthyer në rrënoja nga lufta tre vjeçare. Presidenti Trump theksoi se udhëheqësi rus Putin dëshiron të bëjë një marrëveshje.

Por Presidenti Zelensky i tha zotit Trump se zotimeve për paqe të Presidentit rus Vladimir Putin nuk mund t’u besohet, duke renditur rastet kur udhëheqësi rus ka dalë nga fjala. Zoti Trump tha se Putini nuk i ka shkelur marrëveshjet me të.

Pas debatit, u anulua edhe konferenca e përbashkët për shtyp e organizuar.

VIDEO BONUS:

 

Vajza e madhe e Ramzan Kadyrov-it jep dorëheqjen si zëvendëskryeministre e qeverisë çeçene

Vajza e madhe e kreut të Çeçenisë, Aishat Kadyrova, njoftoi se po lë postin e zëvendëskryeministres të qeverisë së republikës dhe do t’i kthehet biznesit të modës.

“Pas shumë reflektimeve, vendosa të largohem nga posti i Zëvendëskryetares të Qeverisë së Republikës së Çeçenisë. Kjo punë ishte një përvojë e rëndësishme për mua, drejtimi i bllokut social luan një rol të madh në zhvillimin e republikës, por mendoj se kjo punë është më e përshtatshme për një burrë të fortë… Jam e lumtur të njoftoj se po kthehem në shtëpinë e modës Fridaus dhe do t`i kënaq të gjitha gratë.“

Ajo shtoi se do të punojë për të mirën e republikës, duke ndjekur projekte biznesi dhe shprehu besimin se përmes këtij aktiviteti do të mund të sjellë “më shumë përfitime”.

@tn.lajmelokale Vajza e madhe e Ramzan Kadyrov-it jep dorëheqjen si zëvendëskryeministre e qeverisë çeçene Ramzan Kadyrov’s daughter resigns from government position Старшая дочь Кадырова покинула пост вице-премьера правительства Чечни #AishatKadyrova #RamzanKadyrov #Кадыровa #АйшатКадырова #ЧеченскойРеспублики #Чечни #Chechnya ♬ original sound – TN – Lajme Lokale

Vajza e madhe e kreut të Çeçenisë, Aishat Kadyrova, lindi në 31 dhjetor 1998 në fshatin Tsentoroy në rrethin Kurchaloevsky të Republikës çeçene. Ajo u diplomua në Universitetin Shtetëror Çeçen dhe që nga viti 2016 është drejtoreshë e shtëpisë së modës Firdaws . Në vitin 2020, ajo u emërua në postin e Zëvendës Ministres së Parë të Kulturës të Çeçenisë, dhe në 2021, në krye të departamentit. Aishat Kadyrova u emërua në postin e zëvendëskryetares të Qeverisë së Republikës në vitin 2023./tn

VIDEO BONUS:

 

Putin paralajmëron Evropën kundër sabotimit të riafrimit SHBA-Rusi

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar të enjten “elitat perëndimore” kundër sabotimit të një riafrimi potencial mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke thënë se Moska do t’i angazhonte diplomatët dhe shërbimet e inteligjencës për t’i penguar tentimet e tilla.

Duke folur para Shërbimit rus të Sigurisë (FSB), pasardhësit të KGB-së sovjetike – dikur agjenci e drejtuar nga Putin – presidenti rus ka thënë se është i kënaqur me përparimin që po bëhet për rindërtimin e marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit, ndonëse është shumë herët.

“E theksoj që kontaktet e para me administratën e re amerikane sinjalizojnë një lloj shprese. Ka disponim reciprok që të punojmë për t’i përmirësuar lidhjet mes dy qeverive dhe që gradualisht të zgjidhim numrin e madh të problemeve strategjike që janë krijuar në arkitekturën e sigurisë në botë”, ka thënë Putin.

Ai ka folur me tone pozitive edhe për faktin që “partnerët aktualë” të Rusisë kanë demonstruar atë që ai e ka përshkruar si pragmatizëm dhe realizëm, dhe se janë duke braktisur ‘klishetë ideologjike” të paraardhësve të tyre, që sipas tij, kanë shkaktuar krizë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Mirëpo, Putin ka thënë se është e qartë se jo të gjitha shtetet janë për përmirësim të marrëdhënieve në mes të dy fuqive më të mëdha bërthamore.

“E kuptojmë se jo të gjithë janë të lumtur me rikthimin e kontakteve ruso-amerikane. Disa elita perëndimore janë ende të vendosura që të ruajnë jostabilitetin në botë, dhe këto forca do të tentojnë të prishin dialogun që ka nisur”, ka thënë Putin.

Ai nuk e ka përmendur ndonjë vend me emër, mirëpo komentet e tij duken se ishin referencë për Bashkimin Evropian dhe Britaninë, të cilat kanë thënë se janë të shqetësuara për mundësinë që Rusia dhe SHBA-ja t’i japin fund luftës në Ukrainë, pa e pasur Kievin dhe BE-në në tavolinën negociuese, dhe që Uashingtoni do të mund të jetë i butë ndaj Moskës.

New York Times: Pse Trump do me çdo kusht mineralet e rralla të Ukrainës

Ndryshe nga sa besojnë shumë, ambiciet intensive të SHBA-së për pasurinë minerale të Ukrainës nuk janë një “dëshirë” e fundit e Donald Trump për të forcuar industrinë energjetike amerikane. “New York Times” ka analizuar në një shkrim të gjatë lëvizjet e viteve të fundit në lidhje me interesin amerikan për mineralet e çmuara dhe hedh dritë mbi marrëveshjen e lënë gati nga administrata e Biden me Kievin.

“Interesimi i madh i presidentit amerikan për burimet minerale të Ukrainës u duk se u shfaq nga hiçi. Ai dërgoi ministrin e tij të financave në Kiev këtë muaj për të negociuar me liderin ukrainas dhe më pas filloi të rrisë publikisht presionin mbi atë që në sytë e kritikëve të tij, dukej si një skemë shantazhi nga një kumbar mafioz” – shprehet Edward Wong në “New York Times”.

Ukraina dhe mineralet e rralla që dëshiron Trump?

Ukraina posedon një gamë të gjerë burimesh minerale, duke përfshirë elemente të rralla. Vendi vlerësohet se ka rreth 5% të burimeve minerale të botës. Rezervat e tij të spikatura janë litiumi, titaniumi, grafiti dhe uraniumi, së bashku me depozitat e konsiderueshme të mineralit të hekurit, manganit dhe qymyrit.

Mineralet e rralla të Ukrainës kanë qenë në mendjen e Donald Trump që të paktën që nga viti 2017, kur nënshkroi një urdhër ekzekutiv në lidhje me to gjatë mandatit të tij të parë. Këto minerale kanë mbajtur të angazhuar edhe zënë ish-presidentin Joe Biden.
Trump kishte shprehur edhe më herët dëshirën e tij për të marrë burimet minerale të Greonlandës dhe Kanadasë.

Tani, pretendimi për pasuritë minerale të vendeve të huaja është bërë një nga qëllimet kryesore të politikës së jashtme të Trump, vëren Wong, “dhe një trampolinë për deklaratat e tij më imperialiste që nga marrja e detyrës”. Instinktet e tij rikthejnë motivet e perandorive të kaluara, kur nxjerrja e burimeve u bë motivi kryesor për sundimtarët për të zgjeruar territoret e tyre.

Interes i përjetshëm

Sipas “The Guardian”, termi “minerale kritike” nuk është aq shkencor sa politik, pasi çdo vend e ka ndryshe listën e tij, në varësi të qëllimeve të tij të brendshme dhe gjeopolitike. Ato gjenden në të gjithë botën, nga Kili dhe Argjentinë, në Tibet dhe Kongo dhe janë pjesë përbërëse e teknologjive të zakonshme (baterive dhe makinave elektrike) dhe atyre të specializuara (sistemet e raketave).

Në vitin 2022, Shërbimi Gjeologjik i SHBA publikoi një listë me 50 minerale kritike, nga alumini tek zirkoni. Për shkak të konkurrencës me Kinën, për gati një dekadë, kërkimi i mineraleve kritike është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara.
Në fakt, Biden, në udhëtimin e fundit jashtë shtetit të presidencës së tij, vizitoi një stacion hekurudhor të financuar nga SHBA në Angola që do të ndihmojë në transportimin e mineraleve kritike për eksport.

Zyrtarët e Departamentit të Shtetit në administratën në largim kishin formuar një grup vendesh aleate për të diskutuar krijimin ose forcimin e zinxhirëve të furnizimit me minerale jashtë Kinës dhe një forum për vendet e pasura me minerale për t’u angazhuar me shtetet e klientëve potencialë dhe kompanitë e huaja për të zhvilluar minierat dhe fabrikat e përpunimit.

“Poker” për mineralet e Ukrainës

Ukraina, Groenlanda dhe Kanadaja janë të gjitha pjesë e kësaj strategjie. Në fakt, vjeshtën e kaluar Kievi dhe Uashingtoni iu afruan nënshkrimit të një marrëveshjeje, në të cilën Ukraina u angazhua për të informuar Shtetet e Bashkuara për projekte të mundshme, duke lejuar kompanitë amerikane ose aleate të lidhin kontrata. Departamenti i Shtetit do t’i sigurojë gjithashtu Ukrainës asistencë teknike për hartimin dhe hartimin e rregulloreve. Por, siç vëren NYT, qasja e Trump është krejtësisht e ndryshme.

“Trump dhe bashkëpunëtorët e tij po flasin për një mënyrë që është pa dyshim agresive” – komenton Jose Fernandez, nga Departamenti i Shtetit në administratën e Biden. “Këto janë vende që duan investime. Por duan edhe bashkëpunime. Ata nuk duan një marrëdhënie koloniale”.

Sfondi i një marrëveshjeje gati

Sipas NYT, shtatorin e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky filloi t’u paraqesë qeverive aleate (si edhe Donald Trump, i cili ishte kandidat presidencial) një “plan fitoreje” kundër Rusisë, e cila, ndër të tjera, ofronte partneritete për mineralet kritike.
Jose Fernandez pritej të nënshkruante një memorandum mirëkuptimi tetorin e kaluar me zëvendëskryeministren e Ukrainës, Yulia Svirydenko, sipas një e-maili të Departamentit të Shtetit. Sidoqoftë, më 29 tetor, ditën e nënshkrimit të planifikuar, Sviridenko nuk u shfaq në Uashington.

Nënshkrimi u riplanifikua në një datë të re, 13 nëntor, gjatë konferencës për rindërtimin e Ukrainës në Varshavë. Përsëri Sviridenko nuk u paraqit. Ndërkohë, Trump kishte fituar zgjedhjet dhe, sipas dy ish-zyrtarëve amerikanë dhe një ukrainas që kanë dijeni për ngjarjet Kievi preferoi të priste për nënshkrimin e marrëveshjes me qeverinë e re.

Zyrtarët ukrainas kishin folur ndërkohë me një numër biznesmenësh të huaj, duke përfshirë edhe Ronald Lauder, trashëgimtar i perandorisë së produkteve të bukurisë dhe mik personal i Trump për mundësitë e investimit në sektorin mineral të Ukrainës. Pak ditë më parë presidenti ukrainas kundërshtoi kushtet e paraqitura në Kiev nga Scott Bessant, sekretari i Thesarit.

Propozimi parashikonte që Ukraina do t’u paguante Shteteve të Bashkuara gjysmën e të ardhurave të saj nga burimet natyrore, duke përfshirë mineralet, gazin dhe naftën, si dhe të ardhurat nga portet dhe infrastruktura tjetër kritike. Përveç kësaj, presidenti amerikan kërkoi fillimisht 500 miliardë dollarë, duke përmendur ndihmën ekonomike dhe ushtarake të SHBA për Ukrainën gjatë mandatit të Bidenit.

Kritikët e Trump i quajtën këto kushte të rënda, grabitqare dhe koloniale. Uashingtoni, përmes kanaleve të tij, moderoi kërkesat duke shkuar në arritjen e një marrëveshjeje të dy vendeve për mineralet, edhe pse pa garanci amerikane të sigurisë që Kievi i konsideronte të domosdoshme.

“Shumë vende i shohin burimet e tyre natyrore si qendrore për sovranitetin kombëtar dhe potencialin e zhvillimit ekonomik,” – shpjegon Abigail Hunter, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për Strategjinë e Mineraleve Kritike në SAFE, një grup kërkimor për sigurinë e energjisë. “Kjo i bën negociatat mbi mineralet kritike veçanërisht të ndjeshme, me qeveritë të kujdesshme ndaj kontrollit ose shfrytëzimit të huaj .”

Roli i Kinës

Prej vitesh, Kina është përpjekur të fitojë dominimin global në nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve kritike. Kjo, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara janë të detyruara të importojnë sasi të konsiderueshme të mineraleve kritike për përdorim komercial dhe ushtarak.

Sipas një raporti të publikuar këtë muaj nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara importojnë midis 50-100% të 41 prej 50 mineraleve kritike në listën e Shërbimit Gjeologjik të SHBA. Kina është prodhuesi “numër 1” për 29 prej tyre. Për më tepër, sipas raportit, Kina aktualisht përpunon midis 40-90% të furnizimit botëror me toka të rralla, grafit, litium, kobalt dhe bakër.

“Kina ka demonstruar në mënyrë të përsëritur vullnetin e saj për t’i bllokuar këto minerale” – thotë raporti, duke përmendur, ndër të tjera, vendosjen e kontrolleve dhe ndalimin e eksportit gjatë 2 viteve të fundit për një sërë mineralesh të papërpunuara.

Urdhri ekzekutiv i nënshkruar nga Trump në 2017 synonte të “siguronte furnizimin e sigurt dhe të besueshëm” të mineraleve kritike. Disa liderë të huaj janë përpjekur të përfitojnë nga ky interes amerikan.

Ashraf Ghani, asokohe president i Afganistanit, promovoi pa sukses pasurinë minerale të vendit të tij te Trump, në mënyrë që ai të mbante trupat amerikane në vend, në sfondin e kryengritjes talebane. Megjithëse propozimi i Ghani u zyrtarizua, mineralet mbetën në mendjen e Trump. ©NYTLapsi.al

“Do hani bar” prapaskenat e shantazhit që Yuri Kim i bëri opozitës

Konspiracioni i djeshëm për fondet e USAID është sot realiteti i dokumentuar në Kongresin Amerikan

Ka një rregull të pashkruar në marrëdhëniet ndërkombëtare: vendet e vogla zakonisht trajtohen si koloni, qytetarët aty si njerëz të dorës së dytë dhe politikanët e tyre si shërbëtorë që duhet të ndjekin urdhrat e padronëve të mëdhenj. Ambadadorët e vendeve të fuqishme e dinë këtë dhe shpesh në Shqipëri ata janë sjellë si guvernatorë, duke urdhëruar, kërcënuar dhe manipuluar me arrogancën që perandoritë dikur përdornin ndaj territoreve të pushtuara.

Një shembull perfekt i kësaj ishte sjellja e ish-ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e cila erdhi në vitin 2019 në Tiranë dhe iu imponua opozitës, duke e futur në një cikël përçarjesh dhe lufte të brendshme nga e cila u deshën vite për t’u rikuperuar.
Në serinë e presioneve të Yuri Kim ndaj opozitës, deklarata-simbol e arrogancës së saj ka qenë ajo që u bë në shkallët e selisë së Partisë Demokratike pas një takimi me kryetarin e atëhershëm, Lulzim Bashën.

Me një ton që nuk i shkonte përshtat një diplomateje, ajo u tha demokratëve: “Partia Demokratike ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm, për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi, për ta çliruar nga diktatura.

“Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu,” vijoi Yuri Kim, një referencë për ish-drejtuesin e demokratëve Sali Berisha, të cilin amerikanët e kanë shpallur non grata, si person i përfshirë në korrupsion madhor.

Kjo shprehje, ka mbetur si një nga gafat më të përçmuara të diplomacisë amerikane në Shqipëri. Ende sot konsiderohet si një përbuzje e hapur ndaj qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk duhej të mendonin me kokën e tyre, por vetëm të zbatonin axhendat e imponuara nga jashtë.

Me fjalë të tjera, mesazhi që erdhi nga ambasadorja amerikane ishte: ose largoni Sali Berishën, ose përgatituni për izolim politik. Shantazhi, ku përfshihej një shprehje e vjetër e përdorur nga diktatori Enver Hoxha nuk kishte asgjë të përbashkët me diplomacinë, por ishte një ndërhyrje e hapur në procesin politik të një vendi të NATO-s, me një qëllim eliminimin politik të liderit historik të opozitës.

Konspiracioni i Berishës, Yuri Kim reagoi për denoncimin e USAID

Pak vetë e mbajnë mend, por 48 orë para se Yuri Kim të artikulonte shantazhin nga shkallët e selisë blu, Sali Berisha kishte bërë një denoncim në Facebook për një projekt të USAID-it, që mori pak vëmëndje në media.

Berisha kishte folur për një projekt të financuar me paratë e taksapguesve amerikanë dhe që drejtohej nga Delina Fico, pjesë e organizatës East-West Management Institute. Edhe në reagimin e tij, pas deklaratës së Yuri Kim, Berisha la të kuptohej se takimi i Kim në selinë e PD me Lulzim Bashën, ishte nxitur nga denoncimi i tij për projektin e Delina Ficos.

“Unë dua t’i rikujtoj Zonjes ambasadore se ke gabuar rëndë me barin që iu përmende demokratëve. Në këtë kontekst shprehja juaj se PD nuk mund të hajë bar është një fyerje për çdo demokrat dhe për çdo shqiptar të cilët citate të ngjashme i kanë dëgjuar vetëm në diktaturë apo nga racistë albanofobë.

Së fundi, nuk e di nëse takimi i sotëm i Zj ambasadore Kim ka ndonjë nxitje nga denoncimi im i marrëveshjes së dyshimtë që u njoftua se u arrit ne prani dhe me nxitjen tuaj midis Kryetares se KLGJ, Llagami dhe Instututi East West që sipas burimeve amerikane drejtohet nga Delina Fico. Duke ju kërkuar mundësisht të bëni transparente këtë marrëveshje ju siguroj se sikundër deri sot do të denoncoj çdo aferë të dyshimtë nga cilido dhe pa asnjë hezitim” u shpreh Berisha më pas.

Por çfarë përmban në vetvete projekti i East-West Institute? Ky projekt parashikonte emërimin e disa këshilltarëve ligjorë në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë, e cila kishte grumbulluar një stok prej 35 mijë dosjesh të prapambetura. Këta këshilltarë, që do të caktoheshin nga instituti ku punonte Delina Fico, do të ndihmonin gjykatësit duke i bërë një përmbledhje paraprake të dosjeve në mënyrë gjykatësit ta kishin më të lehtë marrjen e një vendimi.

Me fjalë të tjera, qeveria amerikane ia jepte paratë për “reformën në drejtësi” gruas së ministrit të Brendshëm të Shqipërisë me premtimin se Gjykata e Lartë do të përpunonte mbi 35 mijë dosje të mbetura stok.

Në denoncimin e parë të skemës, Sali Berisha kishte deklaruar. “Ky është një projekt korruptiv, një skemë kriminale e financuar nga USAID për të kapur drejtësinë dhe për të goditur opozitën. Paratë e taksapaguesve amerikanë po përdoren për të krijuar një drejtësi private, një drejtësi të kontrolluar nga qeveria e Edi Ramës. Nuk mund të ndodhë që gratë e ministrave të qeverisë më të korruptuar në Europë të menaxhojnë projektet e financuara nga SHBA për të ashtuquajturën Reformë në Drejtësi”.

Konspiracioni që u pranua si realitet në Kongresin Amerikan

Dëgjesa e DOGE në Kongresin Amerikan

Ditën e djeshme në Kongresin Amerikan, e vërteta që për vite u quajt konspiracion u shpall hapur: paratë e taksapaguesve amerikanë u përdorën për të goditur opozitën shqiptare. Të njëjtën opozitë, që Yuri Kim e kërcënoi drejtpërdrejt.

Tani, me dokumente dhe dëshmi zyrtare, del se barin nuk e hanin demokratët, por ishte shtruar si banket me paratë e USAID, për organizatat e financuara nga Soros dhe një grusht burokratësh amerikanë që i shërbyen pushtetit të Edi Ramës.

Gjatë dëgjesës në Kongresin Amerikan, që Lapsi.al e raportoi i pari, skema doli në dritë. Vartësit e Elon Musk në Departamentin e DOGE-s pranuan: “Fondacioni Shoqëria e Hapur i Soros dhe USAID financuan së bashku Institutin Lindje Perëndim. Mes gjërave të tjera, instituti prezantoi ndryshime në sistemin e gjykatave në Shqipëri që ndër të tjera rezultoi edhe në burgosjen e liderit të opozitës, Sali Berisha dhe asgjësimin e oponencës së kryeministrit socialist Edi Rama”, tha një prej raportuesve.

Dhe për ta bërë më dramatike, kongresistja amerikane, e cila dikur do të kishte brohoritur për reformën shqiptare, tani pyeti me ton të ashpër: “Si është e mundur që ne, Shtetet e Bashkuara, kemi financuar me miliona dollarë një projekt që në vend që të ndihmojë reformën në drejtësi, është përdorur për të sulmuar opozitën? Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë dështim?”

Ajo që dje ishte “konspiracion”, sot është realitet i dokumentuar. Dhe ata që thoshin “besojini ndërkombëtarëve” sot duken se kanë qenë ingranazhe të një skeme për kapjen e drejtësisë dhe kriminalizimin e kundërshtarëve politikë. Po tani, kush po ha bar?/Lapsi.al

Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se do ta presë homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyn, në Uashington të premten, mes negociatave për një marrëveshje që do t’i japë Shteteve të Bashkuara qasje në mineralet e rralla të Ukrainës.

“Presidenti Zelensky do të vijë të premten, kjo tani është e konfirmuar”, tha Trump të mërkurën, në mbledhjen e parë të kabinetit të tij, kur e cilësoi marrëveshjen si “një marrëveshje shumë të madhe.”

Presidenti republikan është ankuar prej kohësh se Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar shumë para të taksapaguesve për të mbështetur Ukrainën në luftën me Rusinë, e cila filloi kur Kremlini pushtoi Ukrainën tre vjet më parë.

Trump e ka paraqitur këtë marrëveshje të re, që do t’i japë SHBA-së qasje në të ashtuquajturat depozita të mineraleve të rralla në Ukrainë, si një mundësi që Kievi të kompensojë ndihmën që SHBA-ja ka dhënë tashmë për përpjekjet e luftës gjatë administratës së mëparshme të presidentit demokrat, Joe Biden.

“Administrata e mëparshme na vuri në një pozitë shumë të keqe, por ne kemi arritur të bëjmë një marrëveshje ku do t’i marrim mbrapsht paratë dhe do të marrim shumë para në të ardhmen”, tha Trump.

Zelensky tha, në një postim në X, se ai do të takohet me Trumpin, por ritheksoi rëndësinë e garanvice të sigurisë, për të cilat kishte thënë gjatë ditës se nuk janë ende pjesë e marrëveshjes me SHBA-në.

“Garancitë për paqen dhe sigurinë janë çelësi për të siguruar që Rusia të mos mund të shkatërrojë më jetët e kombeve të tjera. Për mua dhe për të gjithë ne në botë, është e rëndësishme që mbështetja e SHBA-ve të mos ndalet”, shkroi Zelensky në X.

Por, Trump, përjashtoi mundësinë e ofrimit të garancive të sigurisë nga SHBA-ja ose anëtarësimit të Ukrainës në NATO dhe shtoi se aleatët evropianë do të mbajnë përgjegjësinë për sigurinë e Ukrainës.

Marrëveshja, një kopje të së cilës e ka siguruar Radio Evropa e Lirë, nuk adreson disa pyetje kyçe dhe lë shumicën e detajeve për t’u qartësuar përmes një marrëveshjeje të ardhshme.

Ajo nuk përmban garanci specifike të sigurisë nga SHBA-ja për Ukrainën, një kërkesë kyçe nga Kievi. Marrëveshja gjithashtu nuk përcakton nëse Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë furnizimin me pajisje ushtarake dhe municione për Ukrainën.

Zv.Sekretari Amerikan i Mbrojtjes: Kina po kërkon të tejkalojë SHBA-të

I emëruari i Presidentit Donald Trump për postin e zëvendës-sekretarit të mbrojtjes paralajmëroi se ushtria e Kinës është e vendosur që të tejkalojë Shtetet e Bashkuara dhe bëri thirrje për një zgjidhje për mangësitë “e rëndësishme” ushtarake në një kohë kur drejtuesit e administratës po bëjnë përpjekje të bëjnë shkurtime të mëdha buxhetore.

“Kina është jashtëzakonisht e vendosur, ka një ndjenjë të madhe urgjence dhe ata do të jenë plotësisht të angazhuar të bëhen shteti më i fuqishëm në botë dhe të kalojnë Shtetet e Bashkuara”, u tha zoti Steve Feinberg të martën anëtarëve të Komisionit të Forcave të Armatosura të Senatit.

Zoti Feinberg, sipërmarrës dhe investitor, deklaroi se mungesat ushtarake amerikane shtrihen në sektorë të tillë si “ndërtimi i anijeve, modernizimi bërthamor, zhvillimi i aeroplanëve luftarakë, mbrojtja kibernetike, hipersonike dhe e hapësirës, si dhe mbrojtja e satelitëve dhe dronëve”.

“Duhet me të vërtetë t’i plotësojmë këto mangësi, të përqendrohemi në përparësitë tona, t’i shkëpusim programet tradicionale, të jemi shumë të disiplinuar dhe në të njëjtën kohë të përqendrohemi tek ekonomia. Nëse e bëjmë këtë gjë, duke patur parasysh kapacitetet e shkëlqyera dhe sipërmarrjen e Amerikës, ne do ta mundim Kinën. Nëse nuk e bëjmë, siguria jonë kombëtare do të jetë e rrezikuar”, tha zoti Feinberg.

Seanca dëgjimore e tij u mbajt ndërkohë që Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth i bëri thirrje që Departamenti i Mbrojtjes të shkurtojë buxhetin me 8 për qind – apo rreth 50 miliardë dollarë – për të investuar në përparësi që përputhen me idenë e “forcimit të aftësisë luftarake të ushtrisë”.

Senatori Jack Reed, ligjvënësi kryesor demokrat në Komisionin për Forcat e Armatosura të Senatit, e kundërshtoi këtë veprim të martën, duke thënë se “shkurtimi i buxhetit të mbrojtjes nuk do ta bëjë ushtrinë më efikase. Do ta dëmtojë atë”.

Shqetësimet për shkurtimet e ushtrisë u shprehën nga ligjvënësit e dy partive.

Kryetari i Komisionit, Senatori republikan Roger Ëicker i tha platformës mediatike “Breaking Defense” muajin e kaluar se ai shpreson që ta rrisë buxhetin e mbrojtjes me 200 miliardë dollarë gjatë viteve të ardhshme.

Ndërkaq Senatori republikan Dan Sullivan bëri thirrje të martën për t’i dhënë përparësi ndërtimit të anijeve për t’u kundërpërgjigjur ndaj kërcënimeve të Kinës dhe të tjerëve.

“Jemi në krizën më të madhe në fushën e ndërtimit të anijeve në 40 vitet e fundit. Kinezët po ndërtojnë një forcë gjigande detare. Tashmë është më e madhe se e jona”, tha ai.

Ushtria e Kinës ka rreth 370 anije luftarake, sipas raportit më të ri të Pentagonit mbi Fuqinë Ushtarake të Kinës, ndërsa ushtria amerikane ka rreth 300 të tilla.

Zoti Feinberg e pranoi se mangësitë në këtë sektor janë “një problem i vështirë” për ushtrinë.

“Zinxhiri ynë furnizues është i dobët, por ai mund të përmirësohet përmes bashkëpunomit me sektorin privat. Kemi kompani që mund të na çojnë aty ku kemi nevojë, aty ku kemi mangësi dhe duhet të bashkëpunojmë më ngushtë me ta. Na duhen njerëz brenda qeverisë që i kuptojnë çështjet e tyre”, tha zoti Feinberg.

Disa ligjvënës demokratë në komision u shprehën kritik ndaj ndërhyrjeve të Departamentit për Efikasitetin në Qeveri (DOGE) në Pentagon, duke thënë se ai do të krijonte probleme të mëdha, nëse të dhënat nuk menaxhohen me kujdes të shtuar.

“DOGE sapo dërgoi një e-mail të paklasifikuar me emrat e punonjësve që sapo ishin pranuar në punë në Agjencinë Qendrore të Zbulimit CIA. Si një ish punonjëse e CIA-s, ju sapo zbuluat identitetin e një agjenti që do të rrezikonte jetën e tij jashtë vendit për të mbrojtur shtetin tonë”, tha Senatorja demokrate Elissa Slotkin.

“A e dini se çfarë oreksi kanë armiqtë tanë për këto lloj të dhënash?… Është çështje sigurie”, shtoi ajo.

Ligjvënësit demokratë gjithashtu shprehën shqetësim për planet për të shkarkuar mbi 5,000 punonjës civilë të Pentagonit gjatë kësaj jave, ndërkohë që Senatori republikan Markëayne Mullin u përgjigj se shkurtimi i 5 mijë vendeve të punës përbën më pak se 0.5 për qind të punonjësve në këtë institucion.

“Interesat vjetore që paguajmë për borxhin kombëtar janë tani më të larta se buxheti vjetor i ushtrisë. Ky është një rrezik tejet i madh kombëtar”, tha ai. /VOA/

Shtëpia e Bardhë: Trump pret që Zelensky të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet

Sekretarja e Shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Karoline Leavitt, iu përgjigj, pyetjes mbi statusin e marrëveshjes së mineraleve të propozuar nga presidenti Donald Trump për Ukrainën.

Sipas mediave të huaja, Leavitt thotë se nuk ka pasur “përditësime të rëndësishme” mbi marrëveshjen që kur Trump foli për mediat dje, por ajo përsërit qëndrimin e Presidentit.

“Është e rëndësishme që kjo marrëveshje të nënshkruhet, ai pret që Volodymyr Zelenskyy ta nënshkruajë marrëveshjen”, thotë ajo.

“Kjo është për të rikuperuar dollarët e taksave amerikane që kanë financuar mbrojtjen kombëtare të Ukrainës dhe është gjithashtu ‘e mrekullueshme’ për popullin ukrainas që është futur në ferr për shkak të kësaj lufte”, tha ajo më tej.

“Do të krijojë një partneritet ekonomik të qëndrueshëm pasi Ukrainës do t’i duhet të rindërtojë vendin e saj për shkak të kësaj lufte brutale”, vijoi Leavitt më tej.

Kujtojmë se Ukraina është përballur me presion nga administrata Trump për të nënshkruar një marrëveshje për aksesin në mineralet e saj të rralla.

Trump ka thënë se ndihma ushtarake dhe ekonomike e SHBA-së në Ukrainë ka arritur në rreth 500 miliardë dollarë dhe në këmbim, ai dëshiron që SHBA të ketë akses në mineralet e Ukrainës me këtë vlerë.

Një burim ukrainas i tha Sky News se Zelenskyy “nuk është gati” të nënshkruajë marrëveshjen e SHBA-së për shkak të një “numri çështjesh problematike”, me një draft që pretendonte se SHBA kishte kërkuar një pjesë prej 50% të mineraleve të rralla të Ukrainës.

/GazetaSinjali/

Merkel nuk e pëlqeu kurrë/ Kush është Friedrich Merz që do drejtojë tani Gjermaninë

Profil i The Guardian për ish-bankierin që do të jetë kancelar pa qenë asnjë ditë ministër në Gjermani

Friedrich Merz, një ish-bankier që nuk ka qenë kurrë ministër i ndonjë qeverie gjermane, duket pothuajse e sigurt se do të jetë kancelari i ardhshëm pasi aleanca e tij konservatore CDU/CSU fitoi shumicën e votave në zgjedhjet vendimtare federale të së dielës.

Gjatë fushatës, vendimi i tij për të bashkuar votat në parlament me ekstremin e djathtë shënoi një kthesë historike dhe shumë të diskutueshme, edhe pse ai ka këmbëngulur disa herë se nuk do ta thyente kurrë “murin e zjarrit” të Gjermanisë (“brandmauer”) duke bërë një koalicion qeverisës me AfD-në e ekstremit të djathtë.

Megjithatë, sado testues të jetë peizazhi i brendshëm politik dhe ekonomik, shumë nga sfidat më urgjente, Merz-it mund t’i vijnë nga jashtë Gjermanisë. Njeriu që dikur merrte lavdërime duke pretenduar se mund të thjeshtonte jetën e miliona njerëzve duke ulur taksat do të përballet me një realitet krejt më kompleks.

Merz, një aviator i shkathët dhe baba i martuar i 3 fëmijëve, gruaja e të cilit e pengoi të blinte një avion privat derisa fëmijët të dilnin nga shtëpia (tani thuhet se ka dy avionë) po shpreson të lërë gjurmë në politikën gjermane. Më poshtë është një vështrim i shkurtër i karrierës së tij.

Marrëdhëniet me SHBA

Pasi u prezantua që herët në fushatën zgjedhore si një biznesmen i vendosur, i cili ishte i pajisur mirë për të bërë marrëveshje ballë për ballë me “tregtarin” Donald Trump, Merz u detyrua të ndryshonte qëndrimin e tij brenda pak orësh pasi presidenti i SHBA-së ktheu narrativën mbi luftën e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Trans-atlanticisti dikur optimist mori dozën e tij të parë të real-politikës para se të fitonte detyrën e lartë. Kjo pasi retorika e tij ndryshoi shpejt për raportet me Trump. Merz nuk bëri asgjë për të fshehur tronditjen e tij pas deklaratave të Trump që fajësonte Ukrainën për luftën. Merz e quajti atë “një përmbysje klasike e rrëfimit autor-viktimë”.

“Kështu e ka paraqitur Putini prej vitesh dhe sinqerisht jam disi i tronditur që Donald Trump tani e ka bërë të tijën”, – tha ai, duke iu referuar Trump si “një admirues i sistemeve autokratike”.

Të biesh pre e emocioneve, tha ai, nuk do ta çonte Evropën askund. “E vetmja gjë që mund të bëjmë, nëse kemi një ide të ndryshme për demokracinë është që të bashkojmë veprimet tona në Evropë sa më shpejt që të jetë e mundur.”

Megjithatë sfida është e madhe. Prishja brenda natës në marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Berlinit, e cilësuar nga Merz në terma të paqartë si një “ndarje epokale”, ka të ngjarë të bëhet elementi përcaktues i qeverisë së tij.

Me siguri kjo do të dominojë në që ishte një tabaka tashmë e mbingarkuar. Si udhëheqës i ekonomisë më të madhe të Evropës, trajtimi i krizës nga ana e tij do të jetë vendimtar për mënyrën sesi kontinenti do të përballet me një rend të ri botëror.

“Është ekonomia budalla!”

Ekonomia më e madhe e Evropës ka nevojë për një rindezje. Sfidat janë të shumta, nga mbirregullimi dhe rrënimi i infrastrukturës, te kostot e larta të energjisë, mungesa kronike e specialistëve dhe plakja e popullsisë. Ka, thonë shumë gjermanë, një nevojë urgjente për investime në çdo gjë, nga mbrojtja e vendit deri te infrastruktura e tij.

Por, duke bërë këtë, ka të ngjarë që Merz të lehtësojë një rregull të mbrojtur me kushtetutë, që njihet si “frena e borxhit”, i cili për vite është përdorur nga Berlini për të pretenduar statusin e tij shumë të lavdëruar si një shembull i disiplinës fiskale.

Nën frenimin e prezantuar në 2009 nga Angela Merkel për të treguar se Gjermania ishte e përkushtuar për të balancuar llogaritë pas krocës bankare, qeverisë federale i kërkohet të kufizojë huamarrjen vjetore në 0.35% të PBB-së.

Merz mund ta rregullojë këtë dhe nga ana tjetër të çlirojë fondet e nevojshme për investime në gjithçka, nga banesat, tek infrastruktura hekurudhore, të cilat më shumë se gjysma e gjermanëve i mbështesin. Por edhe kjo nuk do të kalonte pa polemika. Në të vërtetë, ishte një mosmarrëveshje për “frenimin e borxhit” që në fund rrëzoi qeverinë e Olaf Scholz.

Ukraina

Ukraina është tashmë një “mollë e madhe sherri” në Gjermani. Ekziston një ndarje e qartë në popullatë midis atyre që besojnë se mbështetja për Kievin sjell kërcënimin e luftës më afër Gjermanisë, një pretendim i fuqishëm i bërë nga lëvizja “konservatore e majtë” Sahra Wagenknecht (BSW) dhe atyre që besojnë se mosmbështetja e saj dhe shfaqja e dobësisë përballë Vladimir Putinit është edhe më e rrezikshme.

Merz qartazi bën pjesë në kampin e dytë. Ai e paralajmëroi Scholz-in kundër adoptimit të “një politike qetësuese” ndaj Rusisë dhe vizitoi Kievin edhe përpara kancelarit të atëhershëm.

Gjermania është ofruesi i dytë më i madh i furnizimeve ushtarake për Ukrainën, dhe Merz e ka mbështetur me zjarr këtë, duke thënë se do të dëshironte të shkonte edhe më tej duke i ofruar Ukrainës raketa me rreze të gjatë “Taurus”. Ai gjithashtu ka të ngjarë të përballet me thirrje për të dërguar trupa gjermane në Ukrainë si pjesë e një force parandaluese ose paqeruajtëse, një diskutim që Scholz e ka përshkruar si “plotësisht të parakohshëm”.

E djathta ekstreme gjermane

Çështja se me kë do të kërkojë Merz të hyjë në koalicion dhe nëse ai do të vazhdojë të përjashtojë mundësinë e formimit të një qeverie me AfD-në e ekstremit të djathtë, është më e rëndësishmja në mendjen e elektoratit. Vendimi i Merz në janar kur sinjalizoi pranimin e thyerjes së një tabuje ndaj AfD-së për mbështetjen e një “plani 5 pikash” jo-detyrues për kontrolle më të forta kufitare ishte një pikë kthese në atë që kishte qenë një fushatë zgjedhore disi e acaruar.

Që atëherë ai ka këmbëngulur vazhdimisht se një koalicion CDU-AfD nuk është në plan. Por shumë kanë frikë se një qeveri koalicioni të paqëndrueshëm dhe të përçarë do të çojë në një përsëritje të ngërçit dhe konfliktit që përcaktoi administratën fatkeqe të “semaforit” të Scholz.

Dhe frika është se kjo mund të hapë pa dashje rrugën për një koalicion CDU-AfD me një udhëheqës të ri, më pak ngurrues në zgjedhjet e ardhshme të mundshme në 2029-ën.

Sherri me Merkelin

Merz u mënjanua nga ish-kancelarja kur ai u përpoq të depërtonte në nivelet e larta të CDU në fillim të viteve 2000 dhe të dy nuk kanë qenë kurrë në marrëdhënie të mira.

Ai i ka bërë të qarta ndjenjat e tij për 16 vitet e saj në pushtet, duke iu referuar udhëheqjes së saj si “boshe” dhe duke pretenduar se një “tis mjegulle” ishte mbi politikën e saj “të dyerve të hapura” për refugjatët në 2015.

Në kujtimet e saj të publikuara vitin e kaluar, Merkel tha se ajo “nuk e turpëroi” rivalin e saj të vjetër për karrigen e kancelarit, duke thënë se njohu tek ai “dëshirën e pakushtëzuar për të pasur pushtet”.

Por më pas, në janar, erdhi një kritike e rrallë publike, pasi ish-kancelarja kritikoi flirtin e Merz me AfD-në. Merkel ende gëzon shumë respekt në mesin e shumë gjermanëve, kështu që vlerësimi i saj për lidershipin e tij të ardhshëm ia vlen të dëgjohet. ©The Guardian, LAPSI.al

Arrihet marrëveshja mes Ukrainës dhe SHBA për mineralet e çmuara

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord për kushtet e një marrëveshjeje për mineralet dhe që mund ta nënshkruajnë atë që këtë javë.

Gazeta ukrainase “Economic Pravda” citon një version të marrëveshjes, sipas së cilës Kievi do të paguajë 50% të të ardhurave nga burimet e tij natyrore shtetërore në një fond që do të investonte në Ukrainë.

Marrëveshjes i mungojnë garancitë amerikane të sigurisë për Ukrainën, për të cilën thuhet se po kërkonte Kievi. Por gjithashtu ajo nuk përmend as shifrën prej 500 miliardë dollarë që Presidenti i SHBA Donald Trump po kërkonte si kompensim për mbështetjen e Uashingtonit për Kievin për të shmangur pushtimin e Moskës.

Marrëveshja mund të nënshkruhet që të premten, në një vizitë të mundshme nga një delegacion i Kievit në Uashington. Ajo pritet të nënshkruhet nga Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deri më tani ka refuzuar të nënshkruajë dy projekt-marrëveshje të propozuara nga administrata e Trump, duke thënë se kushtet përfshinin heqjen dorë nga të ardhurat nga mineralet, naftën dhe gazin nga Kievi, plus të ardhurat nga portet dhe infrastrukturat e tjera në shumën prej 500 miliardë dollarësh duke i cilësuar ato si mjaft të ashpra.

“Unë nuk do të nënshkruaj atë që 10 brezat e ukrainasve do të duhet të paguajnë,” – tha Zelenskyy në një konferencë për shtyp të dielën. Por Trump këmbënguli se një “marrëveshje përfundimtare” është “shumë afër” dhe se ajo do të përfshijë “minerale të rralla dhe gjëra të tjera të ndryshme”.

Ukraina ka depozita të mëdha elementesh dhe mineralesh kritike, nga litiumi te titani, të cilat janë jetike për prodhimin e teknologjive moderne dhe shumë të lakmuara në garën globale. ©LAPSI.al

Sëmundja misterioze vret më shumë se 50 njerëz, përhapja filloi pasi disa fëmijë konsumuan…

Një sëmundje misterioze i’u ka marrë jetën më shumë se 50 njerëzve në Republikën Demokratike të Kongos vetëm disa orë pas fillimit të simptomave.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe mjekët në Kongo thanë se koha midis shfaqjes së simptomave dhe vdekjes ishte vetëm 48 orë në shumicën e rasteve. OBSH e përshkruan këtë përhapje si një “kërcënim të rëndësishëm për shëndetin publik”.

Zyrtarët besojnë se përhapja filloi më 21 janar dhe 419 raste janë regjistruar që nga e hëna, duke përfshirë 53 vdekje.

Sipas zyrës së OBSH-së në Afrikë, rastet e para filluan në qytetin Boloko pasi tre fëmijë thuhet se konsumuan një lakuriq të ngordhur.

Ata vdiqën 48 orë pasi shfaqën simptoma të etheve hemorragjike, gjakderdhje, dhimbje koke, dhimbje kyçesh dhe simptoma të tjera.

“Kjo është vërtet shqetësuese”, i tha Associated Press Serge Ngalebato, drejtor mjekësor i Spitalit Bikoro në DRC, duke iu referuar se sa shpejt humbën jetën viktimat.

Lajmi vjen pasi mjekët paralajmëruan spastrimin e Qendrës së kontrollit të sëmundjeve të Presidentit Donald Trump dhe ndalimin e komunikimit me OBSH-në.

Zyrtarët e OBSH-së paralajmëruan gjithashtu se numri i shpërthimeve nga sëmundjet që vijnë nga kafshët te njerëzit është rritur me më shumë se 60 % në Afrikë në dekadën e fundit.

Zyrtarët nuk spekuluan se cila mund të jetë sëmundja misterioze.

Megjithatë, pasi filloi përhapja e dytë e sëmundjes misterioze në qytetin e Bomate më 9 shkurt, zyrtarët dërguan mostra nga 13 raste për testim.

Të gjitha mostrat kanë qenë negative për Ebolën dhe sëmundje të tjera hemorragjike si Marburg, megjithëse disa mostra ishin pozitive për malarien.

Sëmundja ka një shkallë vdekjeprurëse prej 12.3 %, sipas zyrës së OBSH-së në Afrikë, e cila është rreth 10 herë më e lartë se kur Covid filloi të përhapet për herë të parë.