Pas samitit që u mbajt në Riad të martën, ku delegacionet amerikane dhe ruse, të kryesuara nga sekretari i shtetit Marco Rubio dhe ministri i jashtëm Sergey Lavrov, diskutuan për një marrëveshje të mundshme paqeje, mediat zbuluan akordin paraprak që përfshin tre faza kryesore: armëpushimin, zhvillimin e zgjedhjeve dhe përfundimin e marrëveshjes paqësore.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi se Evropa do të jetë gjithashtu një pjesë e rëndësishme e këtij procesi dhe do të jetë e pranishme në tryezën e negociatave. Rubio gjithashtu zhvilloi një telefonatë me ministrat e jashtëm të Italisë, Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Rusia do të bëjë çmos që të bindë Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme, duke theksuar nevojën për të përdorur presion në mënyrë që ai t’i “thërrasë arsyes”. “Nevojitet një thupër nga duart që Zelensky të reflektojë si duhet”, tha ndër të tjera Lavrov. Ndërkohë, Presidenti ukrainas reagoi duke thënë se është e padrejtë që të flitet për paqe në Ukrainë pa përfshirë Ukrainën në tryezën e negociatave. “Vendimet që merren pas shpine nuk do t’i njohim”, deklaroi ai nga Turqia, ku u takua me homologun Erdogan.
SHBA-të synojnë të arrijnë një armëpushim deri në Pashkë, ndërsa presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi në Bruksel se BE-ja është një aleat i fuqishëm për Ukrainën, dhe se Europa ka bërë më shumë se kushdo tjetër për të mbështetur Kievin gjatë kësaj periudhe të vështirë.
Për takimin në Riad reagoi edhe Presidenti Emmanuel Macron theksoi se Donald Trump mund të rifillonte një dialog konstruktiv me Presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa siguroi se Franca nuk po përgatitet të dërgojë trupa tokësore luftarake në Ukrainë.
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, pritet të vizitojë Ukrainën këtë javë. Ai do të zhvillojë takime me zyrtarët ukrainas, për të diskutuar hapat e mëtejshëm të mundshëm për një marrëveshje paqeje.
Të martën në Zagreb u krye ceremonia e përurimit të Zoran Milanoviç si President i Kroacisë për një mandat të dytë.
Ceremonia filloi me himnin kombëtar kroat, e më pas Milanoviç bëri betimin presidencial, duke premtuar se do t’i shërbejë kombit me përkushtim.
Në fjalimin e tij, ai theksoi sigurinë kombëtare të Kroacisë, sfidat ekonomike dhe rëndësinë e institucioneve të pavarura. Ai ripohoi gjithashtu detyrën e Kroacisë për të mbështetur kroatët në Bosnje dhe Hercegovinë.
Milanoviç bëri thirrje për më shumë investime në industrinë vendase dhe paralajmëroi kundër shpenzimeve të tepërta ushtarake.
Veprimtaria shfaqi shfaqje muzikore, me ish-presidentë dhe udhëheqës ushtarakë të pranishëm.
Ligjvënësit e Bashkimit Evropian kërkuan që Evropa “të dyfishojë përpjekjet” për të forcuar mbrojtjen e saj dhe për të mbështetur Ukrainën, teksa Shtetet e Bashkuara zhvilluan takim me Rusinë në përpjekje për të ndalur luftën.
“Evropa më nuk mund të varet plotësisht nga SHBA-ja për të mbrojtur vlerat dhe interesat tona të përbashkëta, përfshirë mbështetjen e vazhdueshme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, u tha në një deklaratë të Partisë Popullore Evropiane, Socialistëve dhe Demokratëve, Liberalët dhe Të Gjelbërve më 18 shkurt.
“Ne duhet të përballemi me këtë realitet të ri dhe të dyfishojmë përpjekjet tona të përbashkëta evropiane në mbrojtje të Ukrainës dhe sigurisë evropiane në tërësi, duke krijuar një pengesë të fuqishme kundër çdo agresioni”.
Kjo thirrje për veprim vjen pasi zyrtarët amerikanë dhe rusë u takuan në Arabinë Saudite për të hapur rrugën për bisedime, që synojnë t’i japin fund luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës tre vjet më parë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se në bisedimet për përfundimin e luftës në shtetin e tij duhet të përfshihet edhe Ukraina dhe Evropa.
Ligjvënësit evropianë thanë se BE-ja duhet të “sigurohet që Ukraina të jetë në një pozicion të fortë ushtarak” dhe duhet të miratojë legjislacion që t’i mundësojë që të konfiskojë mbi 200 miliardë euro asete të ngrira ruse në bllok.
“Nuk mund të ketë negociata për Ukrainën pa Ukrainën dhe Bashkimin Evropian në tavolinë. Nuk mund të ketë negociata për sigurinë evropiane pa BE-në”, thanë ata.
Shtetet evropiane kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 2022, por kanë pranuar se duhet të veprojnë më shpejtë për të luftuar kërcënimin që vjen nga Rusia./REL
Valmir Aziri, ish-sekretari shtetëror i Kulturës, ka realizuar një akt të turpshëm dhe të papranueshëm që e turpëron jo vetëm personalisht, por edhe çdo shqiptar. Në konkursin e vitit 2021 dhe fillim të vitit 2022, ai nuk nguroi të ndryshojë identitetin e tij nga shqiptar në maqedonas, vetëm për të mundësuar një mundësi përfitimi personale dhe për të siguruar një vend pune që ishte i dedikuar për etnitetin maqedonas. Ky është një akt i paimagjinueshëm tradhtie ndaj shqiptarëve dhe një shkelje e rëndë e vlerave që na përcaktojnë si komb.
Bashkimi Demokratik për Integrim, që e ka gojën plot me mbrojtjen e interesave të shqiptarëve, nuk hezitoi të shesë çdo vlerë dhe identitet të shqiptarëve kur bëhet fjalë për interesa të ngushta personale. Ky skandal është një reflektim i qartë i hipokrizisë dhe paaftësisë së këtij subjekti politik që vazhdon të përfitojë nga pozitat dhe të manipulojë në kurriz të shqiptarëve.
Pyetje të rëndësishme ngrihen pas këtij skandali: Cila është marrëveshja që e ka shtyrë Valmir Azirin të bëjë një lëvizje të tillë? A është heshtja e tij gjatë kohës që ka shërbyer si sekretar shtetëror pjesë e një agjende për të degraduar dhe margjinalizuar shqiptarët në kulturë? A mund të quhet ndryshe një individ që për interesat e tij është i gatshëm të tradhtojë dhe shesë identitetin e tij?
Ky është një akt që nuk mund të mbetet pa pasoja! Koalicioni VLEN është i vendosur të luftojë çdo tentativë për të manipuluar dhe për të shkelur identitetin shqiptar për interesa të ngushta dhe personale. Kërkojmë llogaridhënie të menjëhershme për këtë skandal të rëndë dhe angazhohemi të sigurojmë që individë si Valmir Aziri të mos kenë vend në institucionet që duhet të mbrojnë interesat dhe vlerat e shqiptarëve.
Ky është një mesazh i qartë për të gjithë ata që mendojnë se mund të tradhtojnë kulturën dhe identitetin shqiptar për përfitime personale: Koalicioni VLEN nuk do të ndalet dhe do të vazhdojë të mbrojë interesat e shqiptarëve dhe integritetin tonë kombëtar!
Një dietë e duhur dhe e ekuilibruar i siguron trurit lëndët ushqyese që i nevojiten për të funksionuar në mënyrë sa më efikase, duke mundësuar kështu memorie më të mirë, përqendrim më të mirë dhe më pak lodhje mendore.
Megjithatë, nuk ka të bëjë vetëm me zgjedhjen e ushqimeve të duhura ajo që ka rëndësi, por edhe të planifikoni mirë vaktet dhe ushqimet tuaja gjatë gjithë ditës.
Kanella shumë herët në mëngjes: Studimet kanë sugjeruar se si aroma dhe shija e kanellës përmirësojnë kujtesën. Konkretisht, dy nga përbërësit e tij, proantocianidina dhe cinnamaldehidi, përmirësojnë qarkullimin e gjakut në tru dhe në këtë mënyrë kontribuojnë në përpunimin dhe memorizimin më të mirë të informacionit. Mënyra më e thjeshtë për të shijuar kanellën në mëngjes është të shtoni një sasi të vogël në kafe ose çaj në mëngjes ose të bëni një pije të nxehtë duke shtuar lëngun e gjysmë limoni dhe pak kanellë në gjysmë filxhani me ujë të nxehtë.
Vezët për mëngjes: Një omëletë është mëngjesi ideal, pasi përveç proteinave mbushëse dhe energjike, vezët ofrojnë edhe kolinë të vlefshme, një përbërës që kontribuon në prodhimin e neurotransmetuesve që përmirësojnë kujtesën dhe performancën mendore. Edhe një vezë është e mjaftueshme për të marrë një dozë të mirë koline, një e verdhë veze siguron deri në 125 mg kolinë, rreth një e treta e marrjes së rekomanduar ditore.
Kosi në mesditë: Kosi siguron një aminoacid të quajtur tirozinë, i cili “stimulon” trurin. Në të njëjtën kohë, është thelbësor për prodhimin e neurotransmetuesve dopamine dhe noradrenalinë, të cilët kontribuojnë në shëndetin dhe funksionimin e qetë të trurit. Ju mund të shijoni kosin ose si një pjatë anësore në pjatën tuaj kryesore ose ta kombinoni me disa arra, fara liri dhe fruta për të krijuar një vakt të lehtë, por të kënaqshëm.
Arrat si një snack i lehtë pasdite: Të pasura me antioksidantë dhe acide yndyrore të dobishme Omega-3, arrat janë superushqimi i fundit për trurin. Gjithashtu, vitamina E në arrën e shijshme vepron në mënyrë parandaluese kundër dobësimit të trurit që vërehet në sëmundje të tilla si Alzheimer. Tre deri në katër arra të plota janë të mjaftueshme që truri të marrë lëndët ushqyese që i nevojiten.
Shafrani i Indisë gjatë natës: Shafrani i Indisë, një erëz që “lufton” në përzierjet e kerit, përmban substanca të shumta me efekte anti-inflamatore që përmirësojnë funksionin e trurit dhe përmirësojnë aftësinë e kujtesës. Gjithashtu, kurkumina, përbërësi aktiv i erëzës, nxit krijimin e neuroneve të reja në tru, si dhe rigjenerimin e qelizave të trurit. Disa studime tregojnë se konsumimi i rregullt i shafranit të Indisë ndihmon në mbrojtjen kundër sëmundjes së Alzheimerit. Pra, shtoni pak shafran të Indisë në vaktin, pijen ose smoothie-n tuaj të mbrëmjes dhe sigurohuni që ta kombinoni me piper të zi, pasi rrit shkallën e përthithjes së shafranit të Indisë nga trupi.
Një lajm i trishtë vjen nga Çifliku i Tetovës. Është ndarë nga jeta Mevlon Zeqiri (01.10.1963 – 18.02.2025), arsimtar i grupit klasor në shkollën e fshatit Sallarevë. Lajmin e ka bërë të ditur drejtoria e shkollës ku ka punuar. Varrimi do të bëhet nesër me datë 19.02.2025, pas namazit të drekës, në varrezat e fshatit Çiflik, transmeton Tetova News.
Lajm Pikëllimi
Me dhimbje të thellë njoftojmë kolegët, miqtë, shokët dhe më gjerë se para pak çasteve u nda nga jeta z.Mevlon Zeqiri, mësimdhënës i grupit klasor në shkollën tonë. Fjalët janë të pakta për ta përshkruar personalitetin e tij, ishte fati dhe krenaria jonë të jemi familjarë dhe të afërm me mësimdhënësin, i cili njihej për edukatën e lartë, urtësinë e madhe, i drejtë dhe i sinqertë për të gjithë, intelektual i përkryer dhe ne patëm shumë çka mësojmë mga ai.
Do ngeleni gjithmonë i paharruar në kujtesën tonë si njeriu më i mirë që kemi njohur deri tash. Pusho i qetë në dheun e vendlindjes, Zoti ju shpërbleftë me të mirat e tij!
Varrimi do të bëhet nesër me datë 19.02.2025, pas namazit të drekës.
Drejtoria e SHFK.”Hasan Tahsini” f.Rogle Komuna e Zhelinës.
Një banor i Dibrës është arrestuar nga policia në Ohër pasi u kap duke vjedhur një biçikletë.
– Mbrëmë në ora 20, në rrugën “Nikolla Karev” në Ohër, zyrtarë policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme – Ohër kanë ndaluar personin me inicialet Sh.R (38 vjeç) nga Dibra. Ai është kapur duke tentuar të vjedhë një biçikletë para hyrjes së një objekti në të njëjtën rrugë – informoi Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB-Ohër.
Sipas tij, pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse./tn
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Suk 1, në Roskovec, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor rural Marinzë- Suk 1, ku dy automjete tip “Benz” janë përplasur me njëra- tjetrën.
Mjetet mësohet se kanë përpasur mbi 30 krerë dele, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë bariu i tyre, shtetasi Festim Gllava.
Burime bëjnë me dije se Gllava është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, por ka ndërruar jetë, ndërsa të dëmtuar kanë mbetur dhe drejtuesit e automjeteve.
Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, i cili po kryen të gjitha veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë.
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Roskovec, Fier.
Vizion Plus mëson se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor rural Marinzë-Suk 1, ku dy automjete tip “Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e goditjes së fortë, janë dëmtuar mbi 30 krerë dele, ndërsa çobani që po i shoqëronte ka mbetur i plagosur rëndë.
Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Ndërkohë, të dëmtuar kanë mbetur edhe drejtuesit e dy automjeteve, të cilët po marrin ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat dhe përgjegjësitë e përplasjes fatale.
Ukraina nuk do të marrë pjesë në bisedimet mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre rusë në Arabinë Saudite, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky para mediave në Abu Dabi, në nisje të vizitave të tij në Lindjen e Mesme, duke përfshirë edhe Arabinë Saudite dhe Turqinë.
Zelensky ka thënë se Ukraina nuk është në dijeni të bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në Arabinë Saudite dhe konsideron që asnjë negociatë për Ukrainën, por pa Ukrainën, nuk do të ketë rezultat.
“Nuk mund të njohim asnjë marrëveshje për ne, pa ne”, u ka thënë Zelensky gazetarëve në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Nuk do t’i njohim këto marrëveshje”, ka thënë ai.
I dërguari i posaçëm amerikan për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, ka thënë të hënën pasdite se askush nuk do t’ia imponojë Zelenskyt marrëveshjen për paqe dhe që “ai dhe njerëzit e tij do ta marrin atë vendim”.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe Yuri Ushakov, ndihmësi i presidentit rus, Vladimir Putin për çështje të politikës së jashtme, do të udhëtojnë për në Arabinë Saudite, për t’u takuar me homologët e tyre amerikanë, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Bisedimet e planifikuara për 18 shkurt në Riad do të fokusohen në përmirësim të marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit, ka thënë Peskov para gazetarëve.
Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili veçse është në Riad, Këshilltari për siguri kombëtare, Mike Waltz, dhe i dërguari i posaçëm, Steve Witkoff, ka konfirmuar Departamenti amerikan i Shtetit.
Duke folur në një konferencë për media në Moskë, bashkë me homologun e tij serb, Lavrov ka thënë se Evropa tashmë i ka pasur disa mundësi për t’u përfshirë në gjetjen e një zgjidhjeje për Ukrainën, dhe nuk e di se si mund të kontribuojnë shtetet evropiane nëse ftohen në tavolinën negociuese, duke marrë parasysh se politikanët evropianë dëshirojnë që lufta të vazhdojë.
Ndonëse ekzistojnë pikëpamje të ndryshme për Ukrainën në mesin e politikanëve evropianë, shumica pajtohen se dëshirojnë “paqe afatgjate” për Ukrainën.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka insistuar që Zelensky “do të përfshihet” në negociatat për t’i dhënë fund luftës ruse, derisa ka thënë se mund të takohet shumë shpejt me liderin e Kremlinit, Putin.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
Skulptura e Selman Kadrisë, e punuar nga skulptori Gëzim Muriqi, që shumë shpejtë do të zbulohet në Istog paraqet një figurë heroike dhe dinjitoze, e cila reflekton detaje të pasura etnografike dhe historike. Edhe pse vepra është ende në proces, ajo tashmë dëshmon mjeshtërinë artistike të autorit në realizimin e elementeve të veshjeve tradicionale, armëve dhe qëndrimit të vendosur të personazhit.Kjo skulpturë që ka një kompozicion pas aktit heroik dhe një realizëm të theksuar, me tekstura të punuara aq hollësisht sa figura duket e gjallë dhe plot prani. Çdo detaj është trajtuar me kujdes, duke krijuar një përfaqësim autentik të një figure historike të rëndësishme.
Një nga elementet më mbresëlënëse të kësaj skulpture është mënyra se si skulptori ka arritur të balancojë drapërinë e rrobave me muskulaturën e trupit. Kjo ndarje e qartë mes veshjes dhe trupit e bën figurën të duket sa më natyrale, sikur të jetë në lëvizje dhe gati për veprim.Selman Kadrija shfaqet me një qëndrim krenar dhe të palëkundur. Dora e tij mbështetet fort mbi armë, një simbol i forcës dhe vendosmërisë. Gjoksi i gjerë dhe duart e skalitura me precizion e përforcojnë më tej idenë e një luftëtari të pathyeshëm.Veshja tradicionale shqiptare është një nga aspektet kryesore që i jep skulpturës një identitet të fortë kombëtar.
Qeleshja, si simbol i burrërisë shqiptare, është skalitur me shumë kujdes, duke ruajtur formën dhe teksturën autentike. Jeleku dhe xhaketa janë të realizuara me precizitet, duke reflektuar mjeshtërinë artizanale të kohës. Drapëria e rrobave përshtatet natyrshëm me trupin, duke theksuar edhe më shumë muskujt dhe fizikun e luftëtarit.
Brezi dhe fishekët nuk janë thjesht dekorime, por elemente funksionale që tregojnë për rolin e tij si luftëtar dhe gatishmërinë për betejë. Edhe opingat janë punuar me një përpikëri të madhe, duke ruajtur format e tyre origjinale. Këmbët e tij janë vendosur në një pozicion që shpreh stabilitet dhe forcë.Një aspekt shumë i rëndësishëm i kësaj skulpture është mënyra se si ajo ndërvepron me dritën dhe hijen në mjedisin e jashtëm.Drita e diellit, kur përplaset mbi fytyrën dhe trupin e skulpturës, thekson format dhe shprehjet e personazhit, duke i dhënë asaj një ndjesi të fortë pranie. Sidomos në mëngjes dhe gjatë perëndimit, kur drita është më e butë, skulptura merr një efekt dramatik dhe poetik.
Një tjetër veçori që e bën këtë vepër kaq të veçantë është mënyra se si ajo ndryshon sipas këndit nga i cili e shikon. Pavarësisht nga cila anë e vëren skulpturën, ajo gjithmonë ruan fuqinë dhe dinamikën e saj. Vështrimi i Selman Kadrisë është skalitur në atë mënyrë që të krijojë ndjesinë e një pranie të vazhdueshme, sikur sytë e tij të ndjekin vëzhguesin nga çdo kënd.Drita dhe hija që krijohet përreth skulpturës i japin asaj një dimension filozofik dhe emocional. Poetika e shpirtit të figurës shfaqet përmes nuancave të dritës, ndërsa mënyra se si hijet ndërveprojnë me strukturën e skulpturës i shton një ndjesi thellësie dhe misteri. Skulptori ka arritur të krijojë një ekuilibër mes këtyre elementeve, duke e kthyer veprën jo vetëm në një përfaqësim historik, por edhe në një kryevepër artistike.Kjo skulpturë nuk është thjesht një portretizim fizik i një figure historike, por një manifest i një epoke dhe një simbol i identitetit kombëtar. Selman Kadrija përfaqëson qëndresën, guximin dhe vendosmërinë e shqiptarëve për të mbrojtur lirinë dhe atdheun e tyre.Portreti dhe qëndrimi i skulpturës përcjellin një ndjenjë të thellë krenarie dhe dinjiteti. Ai nuk është vetëm një luftëtar, por një figurë që mishëron sakrificën dhe idealin e lirisë.
Një nga aspektet më të rëndësishme të kësaj skulpture është aftësia e saj për të krijuar një lidhje emocionale me publikun. Për një vëzhgues të zakonshëm, ajo mund të shërbejë si një burim frymëzimi dhe reflektimi mbi historinë kombëtare. Për një studiues arti, ajo përfaqëson një shembull të jashtëzakonshëm të realizmit skulpturor dhe përdorimit të detajeve për të përcjellë një mesazh të fuqishëm vizual.
Skulptura e Selman Kadrisë, realizuar nga Gëzim Muriqi, është një vepër monumentale që bashkon mjeshtërinë artistike me rëndësinë historike. Detajet e përpunuara me precizion, ekspresiviteti i figurës dhe kombinimi i elementeve etnografike e bëjnë këtë skulpturë një kryevepër të vërtetë me vlera të jashtëzakonshme artistike dhe kulturore.Plastikiteti i figurës, ndërveprimi i saj me dritën dhe hijen, si dhe rëndësia e personazhit historik e bëjnë këtë skulpturë një simbol të fortë të trashëgimisë dhe krenarisë kombëtare. Kjo vepër nuk është thjesht një skulpturë, por një dëshmi e një epoke dhe një homazh për shpirtin e pathyeshëm të heronjve shqiptarë.
Selman Kadri Hasanaj, i njohur si Selman Kadria (1906 – qershor 1938)[1] ishte heroishqiptar i cili në vitin 1938 në fshatin Cerrcë të Istogut vrau serbin Miliç Kerstiç ndryshe Miliç Kersta i cili atë kohë kishte qenë kryetari i çenikëve serb të Istogut apo ‘’’Vojvoda i Istogut’’’ si dhe komandat i xhandarmërisë serbe në rrethinën e Istogut. Ishte përgjegjës për disa masakra të tmerrshme kundër popullit shqiptar në Istog. Pasi kryen vrasjen e kryeçetnikut Miliç Krestiç, Selmani tenton të arratiset në Shqipëri por nuk ja del pasi serbët kishin bllokuar kufrin, ai tenton të lidhet me grupin e Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës por edhe kjo dështon pasi grupi kishte shkuar në Drenicë. Më vonë Selmani shkon te daja i babës të cilit i kishte kërkuar ndihmë, daja i babës e maskoi Selmanin si grua për ta quar në Shqipëri, por ai e tradhëtoi. Daja i babës e godet Selmanin me sopatë, ku pëson plagë të rënda, ai e dorëzon të gjallë tek xhandarmëria serbe por Selmani vdes si pasojë e plagëve të shkatuara nga goditja me sëpatë.
Selman Kadri Hasanaj ka lindur në vitin 1906 në fshatin Cerrcë,Istog Babai i tij ishte Kadri Feriz Hasanj dhe Nëna e tij ishte Fatime Hasanaj, Selmani ishte një fshatar i varfër i cili kishte punuar me ndershmeri dhe si i ri ishte dalluar si rapsod dhe kishte pasur shoqëri me Brahim dhe Ali Kabashin te cilët ishin rapsod të njohur në anën e Istogut[1]
Ne jetën e tij Selmani ishte takur me shumë Patriot dhe me grupin e kaçkevete te Istogut siç ishin Avdyl Mavraj, Smajl Bicaj, Idriz Fazliu, Tafë Maxharri, Ali Brahimi, Brahim Uka etj…
Selman Kadria kishte lidhje me Vojvoden e Istogut Miliç Krstiç i cili e merrte me vete Selmanin për ti ndihmuar ne punë, Por Selmani ishte ndikuar nga Lëvizja Çlirimtare e Kaçkeve të Kosovës dhe kishte vendosur ta vras Kryeçetnikun Serb Miliç Krstiç.
Në pranverën e vitit 1938 Vojvoda Serb Miliç Krstiç e morri Selmanin për të peshkuar në lumin e fshatit Cerrcë Serbi kishte besim te madhë tek Selmani të cilit ja kishte besuar edhe pushkën pasi Serbi ja kishte besuar pushkën Selmanit i cili i a drejtoj pushkën vovojdës serb i cili ju lute per mëshirë por Selmani kishte vendosur ta vrasi dhe e qëlloi tre herë Vojvodën Serb Miliç Krstiç i cili kishte vrarë e masakruar qindra Shqiptar me çetnikët e tij dhe mepas Selmani ike nga vendi ku e vrau vojvoden serb
Shumë familje Shqiptare kishin vuajtur nga Vojvoda Serb i Istogut i cili me xhandarmerine e tij kishte lënë shume Nëna pa djem, kishte djegur shumë shtëpi të Shqiptarëve dhe e kishte grabitur popullin Shqiptar
Pas kësaj vrasje, fitet se Ahmet Zogu, duke pasë parasysh mizoritë e Kërrstës kundër shqiptarëve, kishte ofruar të holla për atë që e shpëton dhe e dërgon në Tiranë Selman Kadrinë. Por, këtu ndodh edhe një akt tjetër makabër: Kadria tradhtohet nga daja i babës, Ramë Vuthaj, që po ashtu e godet Selman Kadrinë pas shpine me sëpatë, ndërsa sinjalizon xhandarët serbë që ta marrin. Nën torturat më barbare të kolonëve serbë, Selman Kadria vdes në oborrin e kishës ortodokse në Istog, në qershor të vitit 1938[4] Selman Kadria prehet i qete ne varrezat e fshatit Cerrce te Istogut
Kenga e Selman Kadris është keng historike, ku tregohet ngjarja se si e vrau Selmani Miliqken si shkon kerkon ndime pastaj tregohet se si Daja i tij tradhëton Selmanin si i ngre kurthin per te fituar para etj, dhe tregon si vdek ai ne burg, dhe si Babai i Selmanit vret Dajen e Selmanit. Kjo keng kendohet dhe sot percillet me Qifteli , Sharki.
Evropa mund të mos jetë në “tryezën”, nëse Shtetet e Bashkuara i ndërmjetësojnë bisedimet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, tha i dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, për Ukrainën dhe Rusinë.
Duke folur në një panel dreke në Konferencën e Sigurisë në Munih më 15 shkurt, Keith Kellogg la të kuptohet se Uashingtoni synon të bëjë përparime të rëndësishme brenda disa javësh, duke theksuar se ai po vepron “me kohën e Trumpit”.
“Ai kërkon ta bëni këtë punë sot dhe nesër do të dojë të dijë pse nuk është zgjidhur”. tha Kellogg. “Duhet të na jepni pak hapësirë dhe kohë, por kur e them këtë, nuk po flas për gjashtë muaj, po flas për ditë dhe javë”.
Mes shqetësimeve në Kiev dhe Bashkimin Evropian se ata mund të anashkalohen pasi Trump foli me presidentin rus Vladimir Putin këtë javë dhe tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të fillonin menjëherë negociatat, Kellogg theksoi se Ukraina dhe Evropa nuk do të përjashtohen.
“Duhet t’i përfshish aleatët. A do të luajnë rol ata? Sigurisht që po. Ne duam të sigurohemi që është një paqe e qëndrueshme dhe afatgjatë”, shtoi ai.
Megjithatë, kur u pyet nëse mund të garantonte audiencën se “ukrainasit do të jenë në tryezë dhe evropianët do të jenë në tryezë”, Kellogg u përgjigj: “Oh, mirë, sapo ndryshuat gjithë dinamikën”.
“Përgjigja për pyetjen e fundit… është jo”, tha ai, duke iu referuar me sa duket Evropës. “Përgjigja për pjesën e parë të asaj pyetjeje është po, sigurisht që ukrainasit do të jenë aty”.
“Kur uleni në tryezë… ka dy protagonistë dhe një ndërmjetës”, tha Kellogg, duke shtuar se “fakti është se ne po shohim – mund të kemi ukrainasit dhe rusët dhe natyrisht amerikanët në tryezë”.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në margjinat e konferencës, Kurt Volker, i dërguari i Trumpit për negociatat për Ukrainën në vitet 2017-2019, tha se komentet e Kellogg tregonin “se Ukraina do të jetë në tryezë dhe [ka] pak pasiguri për mënyrën se si presidenti Trump do ta trajtojë Evropën”.
Më herët, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje vendeve të Evropës për themelimin e një ushtrie të përbashkët, në rast të tërheqjes së mundshme të Shteteve të Bashkuara dhe përballë kërcënimeve të vazhdueshme nga Rusia.
Në fjalimin e tij në ditën e dytë të Konferencës së Sigurisë në Munih të shtunën, Zelensky tha se “ka ardhur koha, Forcat e Armatosura të Evropës duhet të krijohen”.
“Nëse amerikanët vendosin të largohen, ta kufizojnë praninë e tyre, nuk është gjë e mirë, natyrisht, është e rrezikshme”, tha Zelensky.
Zelensky i bëri këto lutje në një konferencë vjetore që, këtë vit, është mbizotëruar nga pyetja për Ukrainën dhe qëndrimet e administratës së re amerikane për përfundimin e luftës, si pasojë e të cilës qindra mijëra njerëz kanë humbur jetë prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë më 24 shkurt 2022.
Delegatët në Munih kanë shprehur shqetësime për deklaratat e zyrtarëve të lartë amerikanë këtë javë, të cilët kanë lënë të kuptohet se Uashingtoni është i gatshëm të bëjë lëshime të mëdha përballë presidentit rus, Vladimir Putin.
Duke folur në Munih, zyrtarët e SHBA-së gjithashtu kanë përsëritur thirrjet për shtetet evropiane që të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen dhe të marrin një pjesë më të madhe të barrës së sigurisë.
Zelensky sugjeroi se administrata e re amerikane ka qasje të re jo vetëm ndaj Ukrainës, por ndaj Evropës si tërësi. “Ditët e vjetra kanë mbaruar”, tha ai, duke shtuar se Uashingtonit i nevojitet Evropa si treg, por jo patjetër edhe si aleate.
Sipas tij, fuqia kolektive është përgjigjja.
Duke folur para Zelenskyt, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se është i kënaqur që Shtetet e Bashkuara kanë ritheksuar angazhimin e tyre për Ukrainën, duke shtuar se nuk duhet të ketë asnjë marrëveshje pa përfshirjen e Kievit.
Sipas tij, nuk mund të ketë “zgjidhje të diktuar” dhe “nuk mund të ketë shkëputje” të sigurisë evropiane dhe amerikane.
Scholz shtoi se Gjermania ka dhënë katër herë më shumë mbështetje se Shtetet e Bashkuara për Ukrainën, nëse mbështetja matet me përqindjen e PBB-së.
Kancelari, i cili përballet me zgjedhjet federale më 23 shkurt , të cilat, sipas sondazheve, do t’i humbë, gjithashtu iu përgjigj komenteve të bëra nga nënpresidenti amerikan, JD Vance, i cili dje kritikoi standardet e demokracisë në Evropë dhe nivelet e imigracionit atje.
“Ne nuk do të pranojmë që njerëzit që shikojnë nga jashtë Gjermaninë të ndërhyjnë në demokracinë tonë, në zgjedhjet tona”, tha Scholz.
Fjalimi i Vance i befasoi delegatët në konferencë, të cilët prisnin që ai të paraqiste hollësi për planet e Uashingtonit për paqen në Ukrainë. Vance gjithashtu habiti kur më vonë e takoi Alice Ëeidel, lideren e partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD)./REL
Presidenti francez, Emmanuel Macron, pritet të thërrasë një takim urgjent të liderëve evropianë, duke përfshirë kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ndërsa shqetësimet u rritën mbi përpjekjet e Donald Trump për të marrë kontrollin e procesit të paqes në Ukrainë, raporton The Guardian.
Duke folur në konferencën e sigurisë në Mynih, ministri i jashtëm i Polonisë, Radosław Sikorski, tha se ishte “shumë i lumtur që Presidenti Macron i ka thirrur udhëheqësit në Paris” për të diskutuar “në një mënyrë shumë serioze” sfidat e paraqitura nga Trump.
“Presidenti Trump ka një metodë operimi të cilën rusët e quajnë razvedka boyem – zbulim përmes betejës: ju shtyni dhe shihni se çfarë ndodh, dhe më pas ndryshoni pozicionin tuaj… dhe ne duhet të përgjigjemi”, tha ministri polak.
Takimi, i cili ka të ngjarë të mbahet të hënën, pritet të diskutojë përpjekjet e SHBA-së për të përjashtuar liderët evropianë nga bisedimet e paqes, pozicionin që Evropa duhet të miratojë për anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës në NATO dhe se si Ukrainës mund t’i ofrohen garancitë e sigurisë, qoftë përmes NATO-s ose ndonjë force evropiane.
Qeveria britanike konfirmoi të shtunën se kishte dëgjuar për takimin e propozuar dhe zyrtarët e bënë të qartë se Starmer do të merrte pjesë dhe do të përcillte mesazhet nga takimi për në Washington këtë javë, kur do të takohet me Presidentin Trump.
Sipas raportimeve, ata që do të ftohen në Paris nga Macron pritet të jenë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe liderët e Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Polonisë./Reporteri.net/
Zyrtarët e lartë të administratës Trump do të takohen me homologët rusë për të filluar bisedimet që synojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë.
Këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio dhe i dërguari për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff pritet të udhëtojnë drejt Arabisë Saudite për një takim me zyrtarë të lartë rusë, sipas CNN.
Burimet nuk pranuan të thonë se cilët zyrtarë rusë do të ishin të pranishëm, por CNN raporton se Kremlini është duke mbledhur një ekip zyrtarësh të nivelit të lartë për t’u angazhuar në bisedime të drejtpërdrejta me SHBA-në, duke përfshirë figura të nivelit të lartë politik.
Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike McCaul gjithashtu konfirmoi planet në Konferencën e Sigurisë në Mynih të shtunën, duke thënë: “Rubio, Waltz dhe Witkoff do dërgohen në Arabi për të biseduar me ukrainasit dhe rusët për ti dhënë fund konflikti”.
Keith Kellogg, tha sot se evropianët nuk do të jenë në tryezën e bisedimeve për të arritur një zgjidhje për luftën në Ukrainë.
“Ukrainasit do të jenë të pranishëm sigurisht. Do të ishte marrëzi të mos ishin”, tha Kellogg.
“Ka dy pista, ajo ruse dhe ajo ukrainase. Pra, i dërguari i presidentit për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff është i përfshirë me rusët ndërsa unë jam duke punuar më shumë aleatët tanë ukrainas”, shtoi Kellogg.
Presidenti Donald Trump tha në fillim të kësaj jave se ai mund të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në Arabinë Saudite në një të ardhmen jo shumë të largët.
Zv.Presidenti i SHBA-së, JD Vance, mbajti dje një fjalim të fortë në Mynih ku liderët europianë ishin mbledhur në Konferencën e Sigurisë.
Ai u shpreh se kërcënimi Europës nuk i vjen as nga Rusia dhe as nga Kina, por nga breda saj.
Nënpresidenti amerikan u bëri gjithashtu thirrje udhëheqësve evropianë që te rrisin në mënyrë të ndjeshme shpenzimet për mbrojtjen e kontinentit, teksa Amerika siç tha ai, përqendrohet në zonat e botës që janë në rrezik të madh.
Nga JD Vance, zv.President i SHBA
Një nga gjërat për të cilat doja të flisja sot janë, sigurisht, vlerat tona të përbashkëta. Dhe, e dini, është fantastike të jem përsëri në Gjermani. Siç dëgjuat më herët, vitin e kaluar isha këtu si senator i Shteteve të Bashkuara. Pashë Sekretarin e Jashtëm, David Lammy, dhe bëra shaka se të dy vitin e kaluar kishim punë të ndryshme nga ato që kemi tani. Por tani ka ardhur koha që të gjitha vendet tona, për të gjithë ne që kemi pasur fatin të na besohet pushteti politik nga popujt tanë, ta përdorim atë me mençuri për të përmirësuar jetën e tyre.
Dhe dua të them se isha me fat që gjatë qëndrimit tim këtu kalova pak kohë jashtë mureve të kësaj konference gjatë 24 orëve të fundit, dhe jam impresionuar nga mikpritja e njerëzve, edhe pse, sigurisht, ata janë të tronditur nga sulmi i tmerrshëm i djeshëm. Herën e parë që kam qenë në Mynih ishte në një udhëtim personal me gruan time, e cila është këtu me mua sot. Gjithmonë e kam dashur qytetin e Mynihut dhe gjithmonë i kam dashur njerëzit e tij.
Dua të them se jemi shumë të prekur dhe mendimet dhe lutjet tona janë me Mynihun dhe me të gjithë ata që u prekën nga e keqja që iu shkaktua kësaj komuniteti të bukur. Po mendojmë për ju, po lutemi për ju dhe sigurisht do të jemi me ju në ditët dhe javët që do të vijnë.
Ne mblidhemi në këtë konferencë, sigurisht, për të diskutuar sigurinë. Dhe normalisht, nënkuptojmë kërcënimet ndaj sigurisë sonë të jashtme. Shoh shumë udhëheqës të mëdhenj ushtarakë të mbledhur këtu sot. Por, ndërsa administrata Trump është shumë e shqetësuar për sigurinë evropiane dhe beson se mund të arrihet një zgjidhje e arsyeshme midis Rusisë dhe Ukrainës, ne gjithashtu besojmë se në vitet e ardhshme është e rëndësishme që Evropa të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e saj. Megjithatë, kërcënimi për të cilin shqetësohem më shumë në lidhje me Evropën nuk është Rusia, nuk është Kina, nuk është asnjë aktor tjetër i jashtëm. Ajo që më shqetëson është kërcënimi nga brenda. Tërheqja e Evropës nga disa nga vlerat e saj më themelore: vlera që i ndajmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Më bëri përshtypje që një ish-komisioner evropian doli në televizion kohët e fundit dhe dukej i kënaqur që qeveria rumune sapo kishte anuluar një proces zgjedhor të tërë. Ai paralajmëroi se, nëse gjërat nuk shkojnë sipas planit, e njëjta gjë mund të ndodhë edhe në Gjermani.
Tani, këto deklarata të papërgjegjshme janë tronditëse për veshët amerikanë. Për vite me radhë, na është thënë se gjithçka që financojmë dhe mbështesim bëhet në emër të vlerave tona të përbashkëta demokratike. Gjithçka, nga politika jonë ndaj Ukrainës deri te censura digjitale, justifikohet si një mbrojtje e demokracisë. Por kur shohim që gjykatat evropiane anulojnë zgjedhje dhe zyrtarë të lartë kërcënojnë të anulojnë të tjera, duhet të pyesim veten nëse po i përmbahemi një standardi të lartë siç duhet. Dhe e them “ne”, sepse thellësisht besoj se jemi në të njëjtën skuadër.
Ne duhet të bëjmë më shumë sesa thjesht të flasim për vlerat demokratike. Duhet t’i jetojmë ato. Brenda kujtesës së gjallë të shumë prej jush në këtë sallë, Lufta e Ftohtë vendosi përballë njëra-tjetrës mbrojtësit e demokracisë kundër forcave shumë më tiranike në këtë kontinent. Dhe mendoni për palën në atë përballje që censuronte disidentët, mbyllte kishat dhe anulonte zgjedhjet. A ishin ata “djemtë e mirë”? Sigurisht që jo.
Dhe falë Zotit që ata humbën Luftën e Ftohtë. Ata humbën sepse as nuk i vlerësuan dhe as nuk i respektuan të gjitha bekimet e jashtëzakonshme të lirisë—lirinë për të surprizuar, për të gabuar, për të shpikur, për të ndërtuar. Siç rezulton, nuk mund të detyrosh inovacionin apo kreativitetin, ashtu siç nuk mund të detyrosh njerëzit se çfarë të mendojnë, çfarë të ndiejnë ose çfarë të besojnë. Dhe ne besojmë se këto gjëra janë padyshim të lidhura. Dhe fatkeqësisht, kur shikoj Evropën sot, ndonjëherë nuk është aq e qartë se çfarë ndodhi me disa nga fituesit e Luftës së Ftohtë.
Shikoj nga Brukseli, ku komisarët e Komisionit të BE-së paralajmëruan qytetarët se synojnë të mbyllin rrjetet sociale gjatë periudhave të trazirave civile: në momentin që zbulojnë diçka që ata e kanë gjykuar si “përmbajtje urrejtjeje”. Ose shikoj këtë vend ku policia ka kryer bastisje kundër qytetarëve të dyshuar për postime me komente antifeministe në internet, si pjesë e “luftës kundër mizogjinisë”.
Shikoj Suedinë, ku para dy javësh qeveria dënoi një aktivist të krishterë për pjesëmarrje në djegien e Kuranit, gjë që çoi në vrasjen e mikut të tij. Dhe siç theksoi gjykatësi në këtë çështje në mënyrë tronditëse, ligjet e Suedisë, të cilat supozohet se mbrojnë lirinë e shprehjes, në fakt nuk garantojnë — dhe po citoj — një “të drejtë të pakufizuar” për të thënë apo bërë gjithçka pa rrezikuar të ofendosh grupin që e mban atë besim.
Dhe ndoshta më shqetësuesja nga të gjitha, shikoj miqtë tanë të dashur, Mbretërinë e Bashkuar, ku rënia e të drejtave të ndërgjegjes ka vënë liritë themelore të britanikëve fetarë, në veçanti, në shënjestër. Pak më shumë se dy vjet më parë, qeveria britanike akuzoi Adam Smith Conner, një fizioterapist 51-vjeçar dhe veteran i Ushtrisë, për krimin e tmerrshëm të qëndrimit 50 metra larg një klinike aborti, duke u lutur në heshtje për tre minuta. Nuk pengoi askënd, nuk ndërveproi me askënd, thjesht u lut në heshtje për vete. Kur forcat e rendit britanike e panë dhe i kërkuan të tregonte për çfarë po lutej, Adami u përgjigj thjesht se po lutej për djalin e tij të palindur.
Ai dhe ish-e dashura e tij kishin kryer një abort vite më parë. Por oficerët nuk u prekën. Adami u shpall fajtor për shkeljen e Ligjit të Zonave të Mbrojtura, i cili kriminalizon lutjet e heshtura dhe veprime të tjera që mund të ndikojnë në vendimin e dikujt brenda 200 metrave nga një klinikë aborti. Ai u dënua të paguante mijëra paund në shpenzime ligjore për prokurorinë.
Tani, do të doja të thosha se kjo ishte një rastësi, një shembull i çuditshëm i një ligji të keqzbatuar kundër një individi të vetëm. Por jo. Tetorin e kaluar, vetëm disa muaj më parë, qeveria skoceze filloi të shpërndante letra për qytetarët që jetonin brenda të ashtuquajturave zona të aksesit të sigurt, duke i paralajmëruar se edhe lutjet private brenda shtëpive të tyre mund të përbënin një shkelje të ligjit. Natyrisht, qeveria i inkurajoi lexuesit të raportonin çdo qytetar tjetër të dyshuar për “krim mendimi” në Britani dhe në mbarë Evropën.
Më frikëson fakti se liria e fjalës është po zvogëlohet, dhe për hir të komedisë, miqtë e mi, por edhe për hir të së vërtetës, do të pranoj se ndonjëherë zërat më të fuqishëm për censurë nuk kanë ardhur nga brenda Evropës, por nga vendi im. Administrata e mëparshme kërcënoi dhe shantazhoi kompanitë e rrjeteve sociale për të censuruar të ashtuquajturat dezinformata. Dezinformata, si për shembull, ideja se koronavirusi ka të ngjarë të ketë rrjedhur nga një laborator në Kinë. Qeveria jonë inkurajoi kompanitë private t’u mbyllnin gojën njerëzve që guxuan të thoshin atë që doli të ishte një e vërtetë e qartë.
Pra, unë vij këtu sot jo vetëm me një vëzhgim, por me një ofertë. Dhe ashtu si administrata Biden dukej e dëshpëruar për të heshtur njerëzit që shprehnin mendimet e tyre, administrata Trump do të bëjë pikërisht të kundërtën, dhe shpresoj që të mund të punojmë së bashku për këtë.
Në Uashington, ka një drejtues të ri. Dhe nën udhëheqjen e Donald Trump-it, ne mund të mos biem dakord me pikëpamjet tuaja, por do të luftojmë për të mbrojtur të drejtën tuaj për t’i shprehur ato në hapësirën publike. Bini dakord apo jo?
Tani, kemi arritur në pikën ku situata është përkeqësuar aq shumë saqë këtë dhjetor, Rumania anuloi rezultatet e një zgjedhjeje presidenciale bazuar në dyshime të dobëta të një agjencie inteligjence dhe një presion të madh nga fqinjët e saj kontinentalë. Siç e kuptoj unë, argumenti ishte se dezinformimi rus kishte ndikuar në zgjedhjet rumune. Por do t’u kërkoja miqve të mi evropianë të kenë pak perspektivë. Mund të besoni se është e gabuar që Rusia të blejë reklama në rrjetet sociale për të ndikuar zgjedhjet tuaja—edhe ne e besojmë këtë. Madje mund ta dënonit këtë në skenën botërore. Por nëse demokracia juaj mund të shkatërrohet nga disa qindra mijëra dollarë reklama dixhitale nga një vend i huaj, atëherë ajo nuk ka qenë shumë e fortë që në fillim.
Lajmi i mirë është se unë besoj se demokracitë tuaja janë në fakt më pak të brishta nga sa shumë njerëz duken se frikësohen.
Dhe unë besoj vërtet se lejimi i qytetarëve tanë të shprehin mendimet e tyre do t’i bëjë ata më të fortë. Çka, natyrisht, na kthen përsëri në Mynih, ku organizatorët e kësaj konference kanë ndaluar ligjvënësit që përfaqësojnë partitë populiste, si të majta ashtu edhe të djathta, nga pjesëmarrja në këto biseda. Tani, përsëri, nuk kemi pse të biem dakord me gjithçka apo me asgjë nga ajo që thonë këta njerëz. Por kur liderët politikë përfaqësojnë një elektorat të rëndësishëm, është e domosdoshme që të paktën të marrim pjesë në një dialog me ta.
Për shumë prej nesh në anën tjetër të Atlantikut, duket gjithnjë e më shumë sikur interesat e vjetra dhe të rrënjosura po fshihen pas fjalëve të shëmtuara të epokës sovjetike si “dezinformim” dhe “mashtrim”, sepse thjesht nuk u pëlqen ideja që dikush me një pikëpamje alternative mund të shprehë një mendim ndryshe, ose, Zoti na ruajt, të votojë ndryshe, ose, edhe më keq, të fitojë një proces zgjedhor.
Kjo është një konferencë sigurie, dhe jam i sigurt se të gjithë ju erdhët këtu të përgatitur për të folur se si saktësisht synoni të rrisni shpenzimet për mbrojtjen gjatë viteve të ardhshme në përputhje me ndonjë objektiv të ri. Dhe kjo është diçka e mirë, sepse siç e ka bërë të qartë Presidenti Trump, ai beson se miqtë tanë evropianë duhet të luajnë një rol më të madh në të ardhmen e këtij kontinenti. Ju ndoshta nuk e pëlqeni termin “ndarje e barrës”, por ne mendojmë se është një pjesë e rëndësishme e një aleance të përbashkët që evropianët të marrin përgjegjësitë e tyre, ndërsa Amerika përqendrohet në rajone të botës që janë në rrezik të madh.
Por më lejoni t’ju pyes gjithashtu: si do të filloni qoftë edhe të mendoni për llojet e çështjeve buxhetore nëse nuk e dimë se çfarë po mbrojmë në radhë të parë? Kam dëgjuar shumë tashmë në bisedat e mia me shumë nga njerëzit e mbledhur këtu në këtë dhomë. Kam dëgjuar shumë për atë nga çfarë duhet të mbroheni, dhe natyrisht që kjo është e rëndësishme. Por ajo që më duket pak më pak e qartë për mua, dhe padyshim për shumë nga qytetarët e Evropës, është: për çfarë saktësisht po mbroheni? Cila është vizioni pozitiv që udhëheq këtë marrëveshje të përbashkët të sigurisë, të cilën të gjithë e konsiderojmë kaq të rëndësishme?
Unë besoj thellësisht se nuk ka siguri nëse keni frikë nga zërat, opinionet dhe ndërgjegjja që udhëheqin vetë popullin tuaj. Europa përballet me shumë sfida. Por kriza me të cilën ky kontinent përballet tani, kriza që besoj se të gjithë e përjetojmë së bashku, është një krizë e krijuar nga vetë ne. Nëse po vraponi me frikë nga votuesit tuaj, nuk ka asgjë që Amerika mund të bëjë për ju. Po ashtu, nuk ka asgjë që ju mund të bëni për popullin amerikan që më zgjodhi mua dhe zgjodhi Presidentin Trump. Ju duhen mandate demokratike për të arritur diçka me vlerë në vitet e ardhshme.
A nuk kemi mësuar asgjë nga fakti që mandatet e dobëta prodhojnë rezultate të paqëndrueshme? Por ka kaq shumë gjëra me vlerë që mund të arrihen me një mandat demokratik që besoj se do të vijë nga të qenit më i përgjegjshëm ndaj zërave të qytetarëve tuaj. Nëse doni të keni ekonomi konkurruese, nëse doni të keni energji të përballueshme dhe zinxhirë furnizimi të sigurt, atëherë ju nevojiten mandate për të qeverisur, sepse duhet të bëni zgjedhje të vështira për t’i arritur të gjitha këto.
Dhe sigurisht, ne e dimë shumë mirë këtë. Në Amerikë, nuk mund të fitosh një mandat demokratik duke censuruar kundërshtarët tuaj ose duke i futur ata në burg. Qoftë ai udhëheqësi i opozitës, një i krishterë i përulur që lutet në shtëpinë e tij, apo një gazetar që përpiqet të raportojë lajmet. Po ashtu, nuk mund të fitoni një mandat duke shpërfillur elektoratin tuaj për çështje themelore, siç është ajo se kush duhet të jetë pjesë e shoqërisë sonë të përbashkët.
Dhe nga të gjitha sfidat urgjente me të cilat përballen kombet e përfaqësuara këtu, unë besoj se asnjëra nuk është më urgjente se migrimi masiv. Sot, pothuajse një në pesë persona që jetojnë në këtë vend kanë ardhur nga jashtë. Kjo është, sigurisht, një shifër rekord. Është një numër i ngjashëm, nga ana tjetër, edhe në Shtetet e Bashkuara, gjithashtu një shifër rekord. Numri i emigrantëve që hynë në BE nga vende jashtë BE-së u dyfishua midis 2021 dhe 2022. Dhe sigurisht, është rritur edhe më shumë që nga ajo kohë.
Dhe e dimë situatën. Nuk u krijua në boshllëk. Është rezultat i një sërë vendimesh të ndërgjegjshme të marra nga politikanë në të gjithë kontinentin dhe nga të tjerë në mbarë botën, gjatë një dekade. Dje, në këtë qytet, pamë pasojat e tmerrshme të këtyre vendimeve. Dhe sigurisht, nuk mund ta përmend përsëri pa menduar për viktimat e tmerrshme, të cilëve iu shkatërrua një ditë e bukur dimërore në Mynih. Mendimet dhe lutjet tona janë me ta dhe do të mbeten me ta. Por pse ndodhi kjo në radhë të parë?
Është një histori e tmerrshme, por është një histori që e kemi dëgjuar shumë herë në Evropë, dhe për fat të keq shumë herë edhe në Shtetet e Bashkuara. Një azilkërkues, shpesh një i ri në të njëzetat, tashmë i njohur për policinë, përplas një makinë në një turmë dhe shkatërron një komunitet. Sa herë duhet të përjetojmë këto tragjedi të tmerrshme përpara se të ndryshojmë kursin dhe të marrim qytetërimin tonë të përbashkët në një drejtim të ri? Asnjë votues në këtë kontinent nuk shkoi në kutitë e votimit për të hapur dyert për miliona emigrantë të pa kontrolluar. Por e dini se për çfarë votuan ata? Në Angli, ata votuan për Brexit. Dhe pavarësisht nëse pajtoheni apo jo, ata votuan për të. Dhe gjithnjë e më shumë në të gjithë Evropën, njerëzit po votojnë për liderë politikë që premtojnë t’i japin fund emigracionit të pakontrolluar. Tani, unë rastësisht pajtohem me shumë nga këto shqetësime, por nuk është e nevojshme që të pajtoheni me mua.
Unë thjesht mendoj se njerëzit kujdesen për shtëpitë e tyre. Kujdesen për ëndrrat e tyre. Kujdesen për sigurinë e tyre dhe aftësinë e tyre për të siguruar jetesën për veten dhe fëmijët e tyre.
Dhe ata janë të zgjuar. Mendoj se kjo është një nga gjërat më të rëndësishme që kam mësuar në kohën time të shkurtër në politikë. Në kundërshtim me atë që mund të dëgjoni, disa male më tutje në Davos, qytetarët e të gjitha kombeve tona nuk e shohin veten e tyre si kafshë të arsimuara ose si rrota të këmbyeshme të një ekonomie globale. Dhe nuk është aspak befasuese që ata nuk duan të trajtohen si të tillë apo të injorohen vazhdimisht nga liderët e tyre. Dhe demokracia ka për detyrë t’i zgjidhë këto çështje të mëdha përmes votës.
Unë besoj se shpërfillja e njerëzve, shpërfillja e shqetësimeve të tyre, apo edhe më keq, mbyllja e mediave, anulimi i zgjedhjeve ose përjashtimi i njerëzve nga procesi politik, nuk mbron asgjë. Në fakt, është mënyra më e sigurt për të shkatërruar demokracinë. Të flasësh dhe të shprehësh mendimet nuk është ndërhyrje në zgjedhje. Edhe kur njerëzit shprehin mendime jashtë vendit tuaj, dhe madje edhe kur ata njerëz janë shumë me ndikim — dhe besomëni, e them këtë me gjithë humor — nëse demokracia amerikane mund t’i mbijetojë dhjetë vjet qortime nga Greta Thunberg, atëherë ju mund të përballoni disa muaj Elon Musk.
Por ajo që asnjë demokraci, qoftë amerikane, gjermane apo evropiane, nuk do t’i mbijetojë, është t’u thuash miliona votuesve se mendimet dhe shqetësimet e tyre, aspiratat e tyre, lutjet e tyre për ndihmë, janë të pavlefshme apo të padenja për t’u marrë në konsideratë.
Demokracia bazohet në parimin e shenjtë se zëri i popullit ka rëndësi. Nuk ka vend për barriera. Ose e mbroni këtë parim, ose jo. Evropianë, populli ka një zë. Liderët evropianë kanë një zgjedhje. Dhe unë besoj fuqimisht se nuk kemi pse të kemi frikë nga e ardhmja.
Përqafoni atë që populli juaj ju thotë, edhe kur është befasuese, edhe kur nuk bini dakord. Dhe nëse e bëni këtë, mund ta përballoni të ardhmen me siguri dhe besim, duke ditur se kombi qëndron pas jush. Dhe kjo, për mua, është magjia e madhe e demokracisë. Nuk qëndron në këto ndërtesa prej guri apo në këto hotele të bukura. Nuk qëndron as në institucionet e mëdha që kemi ndërtuar së bashku si një shoqëri e përbashkët.
Të besosh në demokraci do të thotë të kuptosh se secili qytetar ka mençuri dhe një zë. Dhe nëse refuzojmë ta dëgjojmë atë zë, edhe betejat tona më të suksesshme do të sigurojnë shumë pak. Siç tha Papa Gjon Pali II, në pikëpamjen time një nga kampionët më të jashtëzakonshëm të demokracisë në këtë kontinent apo kudo tjetër, “mos kini frikë.” Nuk duhet të kemi frikë nga populli ynë, edhe kur ata shprehin pikëpamje që nuk përputhen me ato të udhëheqësve të tyre.
Faleminderit të gjithëve. Fat të mbarë për ju. Zoti ju bekoftë.
Festa që u kthye në tragjedi! Një çift të fejuarish janë përfshirë në një aksident tragjik mëngjesin e sotëm në aksin Përrenjas-Librazhd pak pas mesnatës (15 Shkurt).
Mësohet se 20-vjeçarja Megi Xhetani, e cila kishte shkuar për të drekuar për Shën Valentin në Pogradec së bashku me të fejuarin e saj, 33-vjeçarin Zef Sinani, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Mjeti ku udhëtonin viktima dhe Zef Sinani u përplas me një kamion me targa nga Shkupi, teksa po ktheheshin në shtëpi, aksident që rezulton fatal për vajzën.
Raportohet se Megi Xhetani dhe 33-vjeçari ishin fejuar 3 muaj më parë. Çifti jetonin në qytetin e Mamurrasit, ndërsa 20-vjeçarja ishte vajzë e vetme dhe studionte në Universitetin e Tiranës.
33-vjeçari Zef Sinani mbeti i plagosur rëndë në aksident dhe ka marrë dëmtime të shumta.
I riu u dërgua fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Por, për shkak të gjendjes u transportua për në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Sipas policisë shkak i aksidentit, sipas hetimit paraprak, ka qenë humbja e kotrollit të drejtimit të lëvizjes së Benz-it, ku udhëtonte Zef Sinani së bashku me të fejuarën e tij.
“U arrestua Z. S., 33 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Prrenjas-Librazhd”, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, automjeti që ai drejtonte është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin B. A., 35 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi Z. S., i cili është në kujdesin e mjekëve dhe pasagjerja që udhëtonte me të, e cila për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia.
Kompania “Saubermacher”, e cila grumbullon dhe transporton mbeturinat komunale në Tetovë, një vit pas marrjes së kësaj detyre vendosi që të fillojë procedurë ndaj qytetarëve që nuk paguajnë rregullisht faturat. Por procedura e përmbarimit ose ndryshe siarkëtim i detyruar, që i bën të gjithë të “rrënqethen”, siç thekson kompania Saubermacher, është hapi i fundit.
Ata thonë se procedura për arkëtimin e borxhit që rrjedh nga faturat, fillimisht fillon me paraqitjen e propozimit për lëshimin e vendimit për urdhërpagesë noteriale te noteri në zonën e të cilit ndodhet vendbanimi, apo vendbanimi i debitorit-individit.
“Me marrjen e propozimit, noteri menjëherë dhe jo më vonë se 3 ditë nga marrja e propozimit nxjerr vendim me të cilin lëshohet urdhërpagesa e propozuar noteriale (vendimi noterial). Vendimi i noterit i dërgohet menjëherë kreditorit ose përfaqësuesit të tij të autorizuar dhe debitorit. Në vendim noteri i jep debitorit një afat vullnetar për pagesën e borxhit. Nëse debitori brenda afatit të pagesës vullnetare e paguan borxhin kryesor me kamatë si dhe shpenzimet e procedurës në tërësi, kreditori ose avokati në cilësinë e avokatit të kreditorit mund të kërkojë tërheqjen e propozimit për lëshimin e urdhërpagesës noteriale pa pëlqimin e debitorit, informon kompania “Saubermacher”.
Përndryshe, nëse borxhi nuk paguhet brenda afatit të caktuar, si kreditori ashtu edhe debitori mund të paraqesin kundërshtim kundër tij. Kundërshtimi bëhet nëpërmjet noterit. Noteri gjatë procedurës ka edhe afat prej tre ditësh për të dorëzuar dokumentet në gjykatën themelore kompetente ku vazhdon procedura, në të cilën kreditori ka statusin e paditësit dhe debitori statusin e të paditurit.
Nëse debitori nuk paraqet kundërshtim brenda 8 ditëve nga marrja e vendimit të noterit, noteri sipas detyrës zyrtare i vë vërtetimin e fuqisë juridike vendimit me të cilin është lëshuar urdhërpagesa e noterit. Në të njëjtën kohë, noteri do t’i vërë edhe vërtetimin e përmbarueshmërisë vendimit me të cilin është lëshuar urdhërpagesa noteriale, nëse ka skaduar afati për përmbushjen vullnetare të detyrimit të përcaktuar me vendim.
Nëse debitori nuk e paguan borxhin brenda afatit të pagesës vullnetare, dhe noteri i ka vënë vendimit vërtetimet e vlefshmërisë ligjore dhe ekzekutueshmërisë, kreditori fillon mbledhjen e detyruar.
“Kërkesa për përmbarim i paraqitet përmbaruesit kompetent, pas së cilës përmbaruesi lëshon Urdhër përmbarim në pajtim me dispozitat e Ligjit për Përmbarim”. Përmbaruesi gjyqësor është i autorizuar të zgjedhë mjetet e përmbarimit dhe sendet e debitorit me qëllim të përmbarimit të plotë të dokumentit përmbarues, kurse mbledhjen e kërkesës në të holla nga debitori – person fizik, më së shpeshti e kryen përmbaruesi me urdhër për përmbarim kundrejt pagës/pensionit të debitorit ose mjeteve në llogarinë bankare të personit fizik/juridik.
Ndryshe, procedura e arkëtimittë detyrueshëm është iniciuar për të gjitha shërbimet e faturuara gjatë periudhës shkurt deri në gusht 2024, por do të vazhdojë për çdo borxh të papaguar për shërbimet komunale për qytetin e Tetovës.
Të paktën 30 mbetën të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë dyvjeçar i shtruar në spital në gjendje shumë kritike për jetën kur një makinë hyri mes turmës së njerëzve ditën e djeshme (13 shkurt) në Mynih.
I dyshuari, një 24-vjeçar azilkërkues afgan, u arrestua dhe në rrjetet sociale është shpërndarë foto e tij.
Sipas ministrit të Brendshëm bavarez Joachim Herrmann , 24-vjeçari kishte aplikuar më parë për azil. Në të kaluarën, ai kishte pasur probleme me autoritetet për vjedhje të vogla dhe përdorim të drogës, ndërsa punonte në një shërbim sigurie dhe në kohën e tij të lirë merrte pjesë në garat e bodybuilding.
Sipas Agjencisë Gjermane të Lajmeve (dpa), afgani kishte mbërritur në Gjermani në vitin 2016 si i mitur i pashoqëruar nëpërmjet Italisë, ndërsa kërkesa e tij për azil ishte refuzuar në shtator 2017. Ai ka apeluar vendimin e refuzimit në gjykatat gjermane, pa sukses.
Megjithatë, thuhet se ai ka marrë të leje tolerance nga Zyra Federale Gjermane për Migracionin dhe Refugjatët, që do të thotë se dëbimi i tij është pezulluar deri në vitin 2023, në atë moment ai ka marrë një leje qëndrimi dhe pune deri në prill 2025./vizionplus.tv
⚠️A 26-year-old Afghan migrant, Farhad N., drove a car into a crowd in Munich, killing one woman and injuring at least 27 others, including a child in critical condition.
Farhad, who arrived in Germany from Kabul in 2016 and had his asylum application rejected, was granted a… pic.twitter.com/ZCwSbRPNzd
Një balenë gëlltiti për pak momente një 24-vjeçar në Kilin jugor, teksa i riu ndodhej me kajak (mjet lundrimi) në mes të detit. Pamjet virale janë filmuar nga babai i 24-vjeçarit.
Adrián Simancas po bënte kajak me babanë e tij, Dell, kur balena doli papritur dhe e përpiu atë së bashku me kajakun.
Në videon virale, Dell Simancas dëgjohet duke bërtitur “Relax! Relax!” ndërsa djali i tij u zhduk në gojën e balenës. Pesë sekonda më vonë, Adrián u kthye në sipërfaqe, i habitur, por i sigurt.
“Mendova se më gëlltiti,” tha Adrián për AFP, duke përshkruar ndjesinë që përjetoi në ato momente.
Fustane te Victoria Beckham, këpucë te Christian Louboutin, aksesorë te Viviene Westwood, veshje te Prada, Michale Kors, Karl Lagerfeld, Dolce Gabbana
Kur shpërndanë informacionin se Ajola Xoxa ka shpenzuar mbi 860 mijë euro për veshje dhe aksesorë të shtrenjtë, dy prokurorët e çështjes, Olsi Dado dhe Altin Dumani hodhën një bombë shkatërruese për imazhin e Erjon Veliajt dhe bashkëshortes së tij.
Shifra e çmendur e blerjeve online është dëshmi e fortë e luksit të pamohueshëm, ku notonin njerëzit që supozohet se i administrojnë me skrupolozitet taksat e qytetarëve Tiranës. Megjithatë dyshimet mbeten se “bomba” e 860 mijë euro blerje online është pjesë e strategjisë së prokurorëve për ta nisur në avantazh betejën në sallën e gjyqit.
“Ajola Xoxa vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë, ose rreth 880 mijë euro, shkruhej në njoftimin e SPAK.
Ashtu siç pritej, ky moment i njoftimit për media kapi menjëherë titujt kryesorë.
Prandaj dhe Erjon Veliaj e denoncoi menjëherë, si të pavërtetë shifrën 860 mijë euro blerje të Ajola Xoxës.
Jo duke e mohuar si shumë të shpenzuar në total, por duke e konsideruar atë një shpenzim në funksion të eventeve kulturore që menaxhonte e shoqja dhe jo për qejfet e saj personale.
“Blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të sime shoqeje. Faturimi i asaj shume në një akt-akuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet kriminal” u shpreh Veliaj që solli si argument faktin se Olsi Dado nuk ka gjetur asnjë nga veshjet në shtëpinë e tij.
Edhe Edi Rama e mbështeti alibinë e Erjon Veliajt, pavarësisht se e shoqëroi me një arsyetim qesharak, që më vonë e justifikoi duke thënë se nuk e ka lexuar dosjen.
“Të thuash 800 mijë euro blerje online për bizhu dhe fustan ndërkohë që kryetari i bashkisë nuk vesh fustan e nuk përdor bizhu dhe për këtë të marrësh një njeri të zgjedhur që ka një kontratë me qytetarët dhe ta mbyllësh në dhomë paraburgimi” u shpreh Rama.
Por si qëndron e vërteta? Çfarë ka blerë Ajola Xoxa për të arritur shumën marramendëse prej 860 mijë eurosh shpenzime online? A janë porositë në internet, materiale për evente kulturore apo kapriçiot e gruas së një politikani, që e ka humbur sensin me realitetin?
Lapsi.al ka siguruar disa nga faturat doganore të porosive që ka bërë Ajola Xoxa të vitit 2014, 2015 dhe blerjet nga muaji janar deri në qershor vitit 2016.
Siç e ka sqaruar SPAK, blerjet herë i gjen në emrin Ajola Xoxa, herë në emrin e nënës së saj, Valbona Xoxa. Porositë e saj, herë kanë si destinacion zyrat e kompanive tek Sky Tower, herë shtëpinë tek Kodra e Diellit. Herë blerjet bëhen në paund, herë tjetër në euro apo dollarë.
Të paktën në ato fatura që ka siguruar Lapsi.al, blerjet janë kryer në intervale të shkurtra nga njëra tjetra, brenda periudhave, një herë në javë apo një herë në dy javë.
Porositë janë në marka të njohura, ku bien në sy Michale Kors, Victoria Beckham, Prada, Karl Lagerfeld, Dolce Gabbana, Viviene Westwood etj. Dëshirat kryesore fokusohen kryesisht në fustane, vathë, çanta, veshje intime, këpucë etj.
Çmimet variojnë herë disa dhjetëra paund për një artikull, (blerjet porositen kryesisht në Britaninë e Madhe në kompaninë online Net-a-Porter), herë në disa qindra paund, herë në disa mijëra paund për artikuj të veçantë.
Vetëm në vitin 2014 janë 39 fatura blerjesh, secila me disa artikuj të ndryshëm.
Në vitin 2015 janë 30 fatura të ndryshme, secila me disa artikuj.
Ndërsa nga janari deri në muajin qershor të vitit 2016 janë 11 fatura të ndryshme.
Konkretisht, fatura e parë për vitin 2014, e marrë si provë nga prokuroria është si më poshtë.
Artikulli i parë është një fund me vlerë 218 paund nga Mother of Pearl Bella.
Artikulli i dytë është një fustan me çmim 104 paund nga Temperley.
Artikulli i tretë është një fund nga Roland Mouret, që kushton 126 paund.
Artikulli i katërt është veshja e sipërme e fundit, edhe ajo një Roland Mouret, që kushton 210 paund.
Shuma totale e faturës është 679 paund.
Fatura të tilla përsëriten njëra pas tjetrës, gati çdo javë ose një herë në çdo dy javë.
Për shembull, fatura më poshtë, tregon një porosi të bërë më 24 shkurt të vitit 2014 dhe të porositur nën emrin Valbona Xoxa, që është nëna e Ajola Xoxës.
Porosia e parë është një bikini gome nga firma Mikoh Byron Bay me vlerë 229 paund.
Porosia e dytë është një veshje intime, korse nga kompania Agent Provocateur me vlerë 341 paund, siç mund t’i shihni më poshtë të ekspozuara nga kompanitë në fjalë nëpërmjet modeleve të tyre:
Ilustrimet e mësipërme janë marrë nga faqe të internetit, që punojnë me shitjet online dhe që reklamojnë produktet që janë në fatura, shoqëruar me përshkrimin përkatës.
Më poshtë është një nga faturat e vitit 2015, më saktë është porosia e parë që Ajola Xoxa ka bërë për vitin 2015 dhe mban datën 7 Janar.
Siç shihet, në dokumentin më lart, veshjet variojnë nga fustane tek Viktoria Beckham që kushton 763 paund, e deri tek aksesorë nga linja e Viviene Westwood, funde të tjera më të lira, disa dhjetëra paund etj.
Nga një kërkim i shpejtë në internet, rezulton se fustani i blerë nga Ajola Xoxa për 763 paund është i modelit që duket në foton më lart i markës Victoria Beckham.
Në faksimilen më lart është një nga faturat e administruara në dosje, ku duket se janë blerë tre fustane, njëri 525 dollarë, një tjetër për 1850 dollarë dhe tjetri 1030 dollarë.
Shuma e plotë për të tre fustanet është 3460 dollarë pa vlerën që duhet paguar në dogana.
Në foton më poshtë janë një palë këpucë të markës Christian Louboutin, të paguara për 398 paund pa llogaritur vlerën e doganës.
Ky model këpucës nga kompania Christian Louboutin është vetëm një nga artikujt e porosisë së datës 15 shkurt 2016, që rezulton në emër të Valbona Xoxës, por që në fakt është porositur nga e bija, Ajola Xoxa.
Vlera e plotë e porosisë është më shumë se 1500 paund.
Në foton më poshtë janë një palë këpucë me lëkurë gjarpri, sërish nga Christian Louboutin. Sipas faturës së datës 15 shkurt, Ajola Xoxa ka paguar për 619 paund, për një model të ngjashëm si më poshtë.
Më poshtë është një çantë e markës Givenchy, modeli Pandora Box. Çantë e zezë e vogël, që Ajola Xoxa e ka blerë për 837 paund pa llogaritur vlerën e doganës.
Një nga porositë, siç duket në faturën më poshtë është vetëm për veshje intime, që lë të kuptohet se është një blerje krejtësisht personale e bërë në datën 22 janar të vitit 2015.
Kompania që bie në sy nëpër fatura për sa i përket veshjeve intime është e njëjta, Agent Provocateur.
Shikoni faksimilen më poshtë:
Lapsi.la ka përzgjedhur të publikojë vetëm disa prej artikujve të blerë nga Ajola Xoxa, pasi faturat e blerjeve janë pak a shumë të së njëjtës natyrë.
Dokumentat janë dëshmi e qindra mijëra eurove të shpenzuara për dhjetëra fustane, çanta, këpucë, aksesorë të ndryshëm nga bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj, i cili mbrohet se këto veshje i nevojiteshin të shoqes për organizimin e eventeve kulturore.
Por alibia me të cilën mbrohet Veliaj fut ujë. Veshjet personale dhe aksesorët e porositur nga kompanitë më të famshme në botë, nuk kanë asgjë të përbashkët me projektet kulturore, qofshin këto ekspozita, koncerte apo shfaqje artistike.
E vetmja pikë takimi mes tyre, është burimi nga vijnë paratë; taksat që ne paguanim për kryeqytetin./Lapsi.al
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim – Njësia Rajonale në Tetovë është bërë me udhëheqës të ri. Lajmin e ka dhënë Muhamed Avzija në profilin e tij në facebook.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq, shokë, familjarë e dashamirë.
Nga sot filloj të mbart mbi vete një obligim të ri ndaj qytetarëve të rajonit të Tetovës.
Falë besimit të dhënë nga kryetari i Lëvizjes BESA z.Bilall Kasami, pranova autorizimin si udhëheqës i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim-Njësia rajonale Tetovë nga ana e drejtorit gjeneral të DMSH z.Xhevat Selami dhe nga shefi i kabinetit z.Sevgani Ibrahimi.
Unë nuk jap premtime të mëdha të cilat mund edhe të mos realizohen, por premtoj se do të jap gjithçka nga vetja ime që këtë institucion ta bëjmë shembull për punë dhe për shërbime në kohë ndaj qytetarëve të Tetovës me rrethinë duke respektuar ligjin dhe Kushtetutën e vendit.
Falenderoj të gjithë ata që më mbështetën për të marrë këtë pozitë Degën e Lëvizjes BESA Tetovë dhe të gjithë aktivistët e saj dhe të Koalicionit VLEN.
Vizionin dhe misionin e punës e kam të qartë. Atë e kam mësuar dhe do të vazhdoj ta mësoj nga Bilall Kasami.
Me besim dhe frikë në Zot dhe me përkushtim në punë drejt sukseseve të reja.