Ballina Blog Faqe 382

Një 59-vjeçar nga Tetova në mesin e 17 viktimave, 498 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2467 teste dhe janë regjistruar 498 raste të reja me Kovid-19 në: Shkup-246, Kumanovë-30, Dibër-1, Shtip-10, Prilep-34, Tetovë-19, Strugë-15, Veles-5, Manastir-10, Ohër-21, Kavadar-14, Gostivar-19, Gjevgjeli-12, Strumicë-8, Kriva Pallankë-9, Radovish-1, Krushevë-2, Koçanë-7, Probishtip -1, Makedonski Brod-4, Pehçevë-4, Berovë-2, Vallandovë-3, Delçevë-1, Shën Nikollë-1, Kërçovë-7, Negotinë-12.

Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 606 pacientë të shëruar nga: Shkupi-194, Dibra-6, Shtipi-22, Prilepi-61, Tetova-36, Struga-20, Velesi-22, Manastiri-39, Ohri-45, Kavadari-24 , Gostivari-27, Gjevgjelia-16, Strumica-23, Kriva Pallanka-4, Radovishi-6, Krusheva-1, Koçani-11, Probishtipi-1, Demir Hisari-1, Makedonski Brodi-2, Pehçeva-1, Berova- 5, Vinica-1, Kratova-1, Shën Nikolla-3, Kërçova-18, Resnja-5 dhe Negotina-11.

Jetën e humbën 17 persona, gjashtë pacientë nga Shkupi (66, 45, 77, 72, 77, 67), dy nga Kumanova (62 dhe 58), një nga Prilepi (78), një nga Tetova (59), një nga Struga ( 81v), tre pacientë nga Velesi (75, 77 dhe 81v), një nga Ohri (69v), një nga Krusheva (54v) dhe një pacient nga Negotina (60v). Njëri prej tyre ndërroi jetë jashtë, të tjerët në spital, transmeton Tetova News.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 82301, numri i pacientëve të kuruar është 60256, numri i viktimave është 2473 dhe numri i rasteve aktive është 19572. Sipas analizave të përfunduara epidemiologjike, shpërndarja sipas qyteteve është si më poshtë:

• Shkup 35536, aktivë 11320
• Kumanovë 4696, aktivë 576
• Dibër 617, aktivë 124

• Shtip 3277, aktivë 276
• Prilep 4179, aktivë 583
• Tetovë 4728, aktivë 860

• Strugë 2010, aktivë 343
• Veles 2717, aktivë 477
• Manastir 2994, aktivë 564

• Ohër 2382, aktivë 567
• Kavadar 2066, aktivë 553
• Gostivar 3357, aktivë 568

• Gjevgjeli 1140, aktivë 289 (76 persona nga PE Gjevgjeli janë banorë të Dojranit, 192 të Bogdancit dhe 12 janë shtetas të huaj)
• Strumicë 2281, aktivë 615

• Kriva Pallankë 611, aktivë 117
• Radovish 604, aktivë 112

• Krushevë 163, aktivë 71
• Koçanë 1584, aktivë 232
• Probishtip 442, aktivë 45
• Demir Hisar 234, aktivë 39

• Makedonski Brod 214, aktivë 27
• Pehçevë 149, aktivë 26
• Berovë 490, aktivë 42

• Vallandovë 305, aktivë 62
• Vinicë 442, aktivë 62
• Dellçevë 665, aktivë 201 (182 persona nga PE Dellçevë janë nga Makedonska Kamenica)

• Kratovë 193, aktivë 21
• Shën Nikollë 1034, aktivë 106
• Kërçovë 1557, aktivë 233

• Resnjë 634, aktivë 135
• Negotinë 1000, aktivë 326 (157 persona nga NP Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)

Lëndohen 9 policë në një aksident në Kumanovë

Ministria e Brendshme njoftoi se nëntë oficerë policie u lënduan në një aksident automobilistik që ndodhi mëngjesin e djeshëm pranë fshatit Belanoc, rajoni i Kumanovës.

Gjatë aksidentit, furgoni i policisë, në të cilin po transportoheshin oficerët e policisë, u përplas me një veturë “Volkswagen Passat”.

“Më 28.12.2020 rreth orës 08:20 të mëngjesit në afërsi të fshatit Belanoc, rajoni i Kumanovës, ndodhi një aksident trafiku midis një furgoni “Renault”, me targa të Shkupit, në pronësi të Ministrisë së Brendshme, në të cilin u transportuan nëntë policë dhe një automjet udhëtarësh “Volkswagen Passat”, me targa të Kumanovës, i drejtuar nga B.Sh. (48) nga Kumanova.

Pas aksidentit, oficerët e policisë u transferuar në spitalin e përgjithshëm në Kumanovë, ku u zbulua se kishin lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

4 mënyra si të gjeni lumturinë

Për të qenë të lumtur, thjesht duhet ta dëshironi atë gjë. Shkencëtarët zhvilluan një eksperiment në të cilin vullnetarëve u kërkohej të përpiqeshin vetëm të ndiheshin të lumtur brenda një jave. Doli që pjesëmarrësit ishin në një gjendje shpirtërore më të mirë. Është akoma më mirë të përforconi qëllimet dhe të bëni diçka që ju bën të ndiheni të lumtur. Më poshtë ne do ju tregojmë disa mënyra të lehta sesi të gjeni lumturinë.

1. Merrni një pushim nga rrjetet sociale.

Mundohuni t’i jepni një pushim trurit dhe trupit tuaj nga teknologjia moderne, hiqni mendjen tuaj nga rrjeti social, smartphone, televizion etj.

2. Meditoni

Pavarësisht nga ndryshimi në kulturë dhe mentalitet i njerëzve lindorë dhe perëndimorë, të gjithë ne përpiqemi për lumturi. Praktikat lindore do t’ju ndihmojnë të mësoni të dëgjoni veten dhe të kuptoni dëshirat tuaja. Me ndihmën e tyre, ju do të gjeni ekuilibrin e brendshëm dhe do të kuptoni se çfarë do të thotë lumturi për ju. Mbi të gjitha, dihet që gjithsecili ka lumturinë e tij.

3. Jini të sjellshëm

Nëse bëni diçka të mirë ose mendoni për diçka të mirë, do të merrni diçka të mirë në këmbim. Sapo një person zgjedh të harmonizojë botën e tij të brendshme, ndihet më mirë.

4. Jini mirënjohës

Mos harroni njerëzit që bënë diçka të mirë për ju kohët e fundit, dhe ju nuk i keni falënderuar për shkak të nxitimit të vazhdueshëm. Edhe nëse i keni falënderuar ata, do të jetë shumë e këndshme për personin që të mos harroni shërbimin e tij dhe të merrni kohë për t’i thënë përsëri faleminderit./e.b-abcnews.al

8-vjeçari nga Lezha bën ‘xhiron’ e rrjetit, di mbi 3-mijë vargje të Gergj Fishtës (VIDEO)

Nikoll Prendi është 8-vjeçari që ka bërë xhiron e mediave, pasi di mbi 3-mijë vargje të Gjergj Fishtës.

I ftuar në ABC e Mëngjesit, ai ka treguar si i lindi pasioni për leximin dhe që babai e ndihmon gjithmonë kur nuk kupton diçka.

“Kur kam qenë 4-vjeç pash në televizor xhaxhin Agim Doçi që po recitonte një poezi të At Gjergj Fishtës. Mua më pëlqeu shumë dhe kur hyra në klasë të parë që mësova shkronjat, alfabetin dhe I thash babit që të më blejë librat e At Gjergj Fishtës që të gjithë dhe mësova.

Shkoj te biblioteka e Lezhës dhe marr libra për të rritur. Tani po lexoj Çarli Çaplin, e kam parë edhe duke aktruar më pëlqen shumë. Po i lexoj biografinë dhe mi shpjegon babi ato që nuk kuptoj”, tha Nikolla. l.k/abcnews.al

VIDEO/Prekëse u përball me U J K U N për të SH P Ë T U A R 10 vjeçarin, N G O R DH qeni

Një ngjarje e pabesueshme është shënuar në Rusi ku një qen ka n g o r dh u r gjatë b e t e j ë s së tij me një u j k për të sh p ë t u a r pronarin e tij 10 vjeçar.

Mediat e huaja bëjnë me dije se q e n i i racës “Jack Russell’ ka n g o r dh u r gjatë p ë r l e sh j e s me u j k u n.

Ndërkohë fëmija, i identifikuar si Yemelyan po luante “kukafshehthi” me motrën e tij në Republikën e Komit në veri të Rusisë.

Jack Russell dalloi rrezi*kun e k s t r e m që po i afrohej vogëlushit dhe vrapoi me shpejtësinë e erës për të sfiduar u j k u n gjigant. Ndërkaq k a m e r a t e sigurisë së shtëpisë së f a m i l j e s kanë kapur edhe momentin e s u l m i t.

Nga pamjet e videos shikohet momenti i s u l m i t dhe dëgjohen edhe u l ë r i m a t e qenit./abcnews.al

https://youtu.be/WtUJoVE7L-Q

 

Ndahet nga jeta profesori Nuri Bashota

Ka v d e k u r profesori i njohur i ekonomisë, Nuri Bashota, ka njoftuar familja e tij.

Profesori Bashota, u lind më 8 dhjetor 1933 në Gjakovë. Aty kreu shkollën fillore dhe të mesme, ndërsa në vitin 1960 u diplomua në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Beogradit.

Ishte ndër themeluesit e Fakultetit Ekonomik, ku punoi për 40 vjet para pensionimit.

Ka qenë edhe dekan i Fakultetit Ekonomik, drejtor i Entit për Kërkime Shoqërore-Ekonomike të Fakultetit Juridik-Ekonomik, kryetar i Lidhjes së Ekonomistëve të Kosovës, nënkryetar i Unionit të Ekonomistëve Shqiptar në Tiranë, nënkryetar i Seksionit Shkencor të Lidhjes së Ekonomistëve të ish-Jugosllavisë, kryetar i Këshillit Botues të revistës “Përparimi”, kryeredaktor i revistës shkencore “Economia”, të revistës shkencore ndërkombëtare “ILIRIA”, të revistës shkencore “Universum Jurnal” etj.

Ishte autor i më shumë se 150 punimeve shkencore e profesionale të publikuara në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja, si dhe i 18 projekteve të aplikuara shkencore dhe 8 teksteve universitare nga lëmi i shkencave ekonomike.

Vitin e kaluar, Prof. Dr. Nuri Bashota u shpall “Nderi i Gjakovës”.

V a rr i m i i të ndjerit bëhet me datë 30.12.2020 e mërkurë në ora 13:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.

Maqedonia e Veriut ndau 100 mijë euro për tërmetin në Kroaci

Qeveria e Maqedonisë së Veriut me rastin e tërmetit në Petrinjë në Kroaci, ka ndarë 6 milionë denarë (100 mijë euro), transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Zoran Zaev përmes rrjeteve sociale e shpërndau informatën mbi dhënien e ndihmës dhe shprehu ngushëllime për viktimat.

“Qeveria në seancën e sotme mori vendim për ndihmë financiare prej 6 milionë denarë për Kroacinë, pas tërmetit të fuqishëm në Petrinjë. Solidariteti është nxitja e parë në këto momente dhe do të ofrojmë ndihmë në pajtim me nevojat”, shkroi Zaev për të shruar se “Deri te kryeministri Andrej Plenkoviç dhe deri te ktë gjithë qytetarët kroatë të goditur nga tërmeti përcjell mbështetje të fuqishme. Në emër të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut shpreh ngushëllime për viktimat”.

Qendra Sizmologjike Europiane Mesdhetare bëri të ditur se një tërmet i fuqishëm prej 6.3 ballësh sipas Rihterit ka goditur sot Kroacinë rreth orës 12:20 sipas kohës lokale.

Sipas të dhënave të EMSC-së tërmeti u regjistrua në thellësi prej 10 kilometrash, me epiqendër prej 9 kilometrave nga Siska dhe 46 kilometra nga kryeqyteti kroat Zagrebi.

Dridhja e fortë e tokës u ndje edhe në vendet fqinje, Bosnjë e Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi. Deri tani një person ka humbur jetën dhe shumë të tjerë janë lënduar.

Bonus video nga tërmeti i sotëm në Kroaci:

Bonus video nga tërmeti i sotëm në Kroaci:

https://youtu.be/oKHkBMRnNIY

Bonus video nga tërmeti i sotëm në Kroaci:

https://youtu.be/Qbep_ubOvts

Bonus video nga tërmeti i sotëm në Kroaci:

https://youtu.be/PAtYUxlV3Yw

Foto nga tërmeti në Kroaci:

Policia e Gostivarit arreston një person, i konfiskohen mjetet piroteknike

Sot, rreth orës 12:30, në rrugët “Borçe Jovanovski” dhe “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, pjeëstarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria personin B.A. (48) nga Gostivari, për arsye se në automjetin e tij “Opel Meriva” janë gjetur dhe konfiskuar 4782 pushkaliqe, 15 raketa-flakahedhës dhe 4 fishekzjarre-bomba,si dhe 35-vjeçari S.K. nga Gostivari, nga i cili u konfiskuan rreth 1819 pushkaliqe dhe 16 flakahedhës.

Të dy janë mbajtur në Stacionin Policor Gostivar dhe pasi çështja të sqarohet dhe dokumentohet plotësisht, do të përgatiten parashtresat adekuate në bazë të Kodit penal.

Opozita shqiptare kërkon komision shtetëror për regjistrimin e popullsisë

Kuvendi nisi shqyrtimin e propozim-Ligjit për regjistrimin e popullsisë. Opozita shqiptare kërkoi shtyrjen e mbledhjes së komisionit për të pasur kohë të mjaftueshme për amendamente përmbajtjesore. Edhe pas tekstit të ndryshuar, ASH-AAA kanë rezervat e tyre. Ata kërkojnë komision shtetëror për regjistrimin e popullsisë.

Në lidhje me: Regjistrimi i popullsisë nga 1 deri më 21 prill, kriter edhe përkatësia etnike

Përmbledhës apo realizues i të dhënave të mos jetë enti i statistikave pasi neve nuk kemi besim në një ent i cili është një nacional dhe nga 9 departamente asnjë udhëheqës nuk është shqiptar. Ne kërkojmë që realizimin ta bëj Komisioni për Regjistrim Shtetëror i cili do të jetë në kuadër të Qeverisë, do të përzgjidhet nga Qeveria dhe do të mund ta realizojë këtë në mënyrë të denjët”-tha Skender Rexhepi, deputet i Alternativës.

Shumica vlerëson se kërkesat e opozitës nuk kanë bazë. Sipas tyre, Enti Shtetëror i Statistikave është organ i cili mbikëqyr dhe zbaton regjistrimin. Çdo organ tjetër sipas tyre, rrezikon procesin. LSDM akuzon opozitën se me kërkesat e tyre po kërkojnë zvarritjen e regjistrimit.

Unë do të parashtroj vetëm një pyetje: A duan ata që vërtetë të kemi regjistrim në vitin 2021 apo jo? Regjistrimi duhej të ishte bërë në vitin 2020. Propozimet e tyre të tilla kanë për qëllim prolongimin dhe heqjen dorë nga operacioni i madh i quajtur regjistrim pas 18 viteve”-pohoi Snezhana Kalevska, deputete e LSDM-së.

VMRO-DPMNE-ja do të propozojë rreth 30 amendamente. Kërkesa e tyre bazë mbetet regjistrimi përmes aparateve për detektimin e vijave papilare nga gishtërinjtë. Edhe për kreun e Kuvendit, propozim-Ligji për regjistrimin e popullsisë i plotëson të gjitha parakushtet e nevojshme për regjistrim me standard Evropian.

28 mijë qytetarë do të mbeten pa ndihmë prej 6 mijë denarëve?

Qeveria dhe bankat edhe sot kanë qëndrime të ndryshme në lidhje me pagesën e qytetarëve, të cilët nuk arritën të marrin gjashtë mijë denarë, ndihmë shtetërore, shkruan Alsat. Bankat kërkojnë ndryshime ligjore në Ligjin ekzistues për Mbështetjen Financiare në mënyrë që të zgjasin afatin, ndërsa Qeveria kërkon që bankat të jenë tolerante. Afati për pagimin e parave të shtetit skadoi të premten e kaluar, me të cilin rreth 28 mijë qytetarë për shkak të llogarive të bllokuara, të dhënave të papërditësuara ose moshapjes së llogarive të reja, nuk arritën ti marrin gjashtë mijë denarët e premtuara. Nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje deri nesër, bankat janë të detyruara me ligj t’i kthejnë paratë përsëri në buxhet.

Tërmet edhe në Maqedoninë e Veriut

Një termet me 3.1 ballë është regjistruar sot në Maqedoninë e Veriut.

Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mediterane, epiqendra e tërmetit ka qenë 14 kilometra larg nga Shtipi (82 kilometra larg Shkupit) në thellësi prej tre kilometrash.

Ndryshe, një tërmet i fuqishëm me 6.2 ballë sot pasdite g o d i t i Kroacinë./Telegrafi/

Bonus video nga tërmeti i sotëm në Kroaci:

Bonus video nga tërmeti i sotëm në Kroaci:

https://youtu.be/oKHkBMRnNIY

Bonus video nga tërmeti i sotëm në Kroaci:

https://youtu.be/Qbep_ubOvts

Bonus video nga tërmeti i sotëm në Kroaci:

https://youtu.be/PAtYUxlV3Yw

Foto nga tërmeti në Kroaci:

Shqiptari bie nga 3 kate lartësi në punë

Një punëtor shqiptar është bërë pjesë e një i n c i d e n t i shumë të rëndë ditën e sotme në punë.

Ndërkohë po përpiqej të kapte një çikrik që shërbente për ngritjen e materialeve, në çatinë e një pallati në rrugën Di Vicenzo, punëtori ka rënë nga tre kate lartësi, për të përfunduar në kopësht.

I n c i d e n t i i rëndë ndodhi rreth orës 9.00.

Me fraktura të shumta, shqiptari u dërgua me urgjencë në spital, por është jashtë rrezikut për jetën.

Gent Cakaj: Kam dhënë dorëheqjen e parevokueshme! Kapitulli im ka përfunduar! Shqipëria është në fushatë, nuk synoj të bëhem deputet

Ish-ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, reagon menjëherë sapo kryeministri Rama lajmëroi se ai kishte dhënë dorëheqjen, ndaj në vend të tij ka emëruar Olta Xhaçka. Cakaj thotë se Shqipëria është në fushatë dhe ai nuk synon të bëhet deputet.

Gent Cakaj thekson se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm dhe se nuk ka aspiruar per bte qene deputet!

Cakaj gjithashtu në reagimin e tij, falënderoi dhe u shprehu mirënjohjen Kryeminstrit Rama, si dhe stafit të MEPJ për mbështetjen e vazhdueshme në këtë rrugëtim të përbashkët, për të ndërtuar një sistem diplomatik të denjë për ambiciet e Shqipërisë evropiane dhe të pakompromis në mbrojtje të interesit qytetar e kombëtar.

Njoftimi i plote i Gent Cakajt:

“Të nderuar qytetarë,

Dëshiroj të ju njoftoj që sot, e martë, 29 dhjetor 2020, i kam paraqitur Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, dorëheqjen e parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm si Ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Pas përfundimit me shumë sukses të kryesisë së OSBE-së, hapjes së negociatave për anëtarësim me BE-në, punës së jashtëzakonshme për të siguruar një ulëse në Këshillin e Sigurimit për 2022-2023, zbatimit të një sërë masash të pashembullta për ngritjen e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, si dhe duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, ku unë nuk synoj të angazhohem si kandidat për deputet, konsideroj që kapitulli i shërbimit tim në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar.

Dua të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim ndaj Kryeministrit Rama, për besimin e dhënë dhe bashkëpunimin e ngushtë në rrethana jo të lehta për Shqipërinë. Po ashtu, u jam shumë mirënjohës të gjithë bashkëpunëtorëve dhe stafit të MEPJ, për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin e përbashkët, për të ndërtuar një sistem diplomatik të denjë për ambiciet e Shqipërisë evropiane dhe të pakompromis në mbrojtje të interesit qytetar e kombëtar.

Në mbyllje, nënvizoj, mes tjerash, se angazhimi i Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin e forcuar marrëdhënien me shqiptarët në rajon duhet të vazhdojë me çdo kusht apo çmim.

Faleminderit nga thellësia e zemrës të gjithëve për mbështetjen, kritikat e punën e përbashkët! E keni për jetë mirënjohjen time – shërbimi ndaj jush ka qenë nderi më i madh i jetës sime!

“Zoom” sfidon “Google” dhe “Microsoft”

Aplikacioni i videokonferencave “Zoom”, që është rritur në mënyrë eksponenciale falë pandemisë, që e ka bërë të domosdoshme punën dhe mësimin në distancë, synon të sfidojë gjigantët e teknologjisë “Google” dhe “Microsoft”.

Kompania, vlera e aksioneve të së cilës po rritet me më shumë se 500 % këtë vit, është e gatshme të zgjerojë bizneset e saj.

Sipas faqes në internet “The Information”, përveç videokonferencave, pritet që “Zoom” të paraqitet edhe me një shërbim e-mail, që është në zhvillim e sipër dhe mund të testohet në 2021, si edhe me një aplikacion kalendarik, të tilla si “Google Calendar” ose “Microsoft Calendar”.

I vihet dryni lokalit në Zhelinë, A RR E S T O H E N pronari dhe një kosovare

Dje, rreth orës 19, uniformat blu kanë p r i v u a r nga l i r i a 43-vjeçarin me inicialet J.F. nga Zhelina, për shkak se lokali i tij në këtë fshat ka punuar pas orarit të lejuar dhe në të kishte klientë dhe mysafirë, madje edhe një shtetase e Kosovës me inicialet V.G. (35 vjeçare), e cila gjithashtu u p r i v u a nga l i r i a për shkak të sh p ë r d o r i m i t të lejeqëndrimit turistik.

“J.F është mbajtur në stacionin policor në Tetovë dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do t`i ngritet p a d i adekuate sipas n e n i t 206 të Ko*dit P e n a l nën d y sh i m i n se ka kryer veprën p e n a l e “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë një epidemie”, njofton MPB, transmeton TN.

MPB informon gjithashtu se lokali është mbyllur nga Inpektorati Shtetëror i Tregut, kurse kosovarja është dorëzuar për procedurë të mëtutjeshme në Departamentin përkatës.

A K S I D E N T në oborrin e një shtëpie në Dobërdoll të Gostivarit

Dje, në ora 13 e 15, në SPB të Tetovës është r a p o r t u a r se në Dobërdoll të Gostivarit, në oborrin e shtëpisë me pronar personin me inicialet I.Q., kushëriri i tij me inicialet H.R. (36 vjeç), duke i dhënë mbrapa makinës së tipit “Peugeot 508”, me targa të Italisë, ka g o d i t u r nipin e të zotit të shtëpisë I.Q., njofton SPB-Tetovë, transmeton Tetova News.

Ai u dërgua në qendrën e urgjencave në Gostivar, ku iu konstatuan dëmtime të rënda t r u p o r e.

Janë kryer hetimet në vendin e ngjarjes.

Gashi: Shqiptarëve u jepen poste, ndërsa de-facto maqedonasit po udhëheqin me Ministrinë e Punëve të Jashtme

Ditë më parë në emisionin “Argument” në të TVM 2, ishte i ftuar kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.

“Qasja shtetërore është gabim ndaj shqiptarëve. Shqiptarëve u jepen poste, ndërsa de-facto maqedonasit po udhëheqin me Ministrinë e Punëve të Jashtme – ku ministri është shqiptar, ndërsa maqedonasit vendosin përfaqësues tjetër në raport me kontestin e Bullgarisë”, ka përfunduar kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.

Qytetari nga Ohri ka fituar 7 milionë euro në bastore, por nuk duan t’ia japin paratë!

Një qytetar fatlum i Ohrit ka fituar këtyre ditëve 7 milionë euro në bastoren sportive “Sport Life” në Ohër, por ai po përballet me probleme sepse nuk duan t’ia paguajnë paratë, shkruan portali lokal “Ohridsky”.

Nga bastorja “Sport Life” nuk duan t’ia japin të gjitha paratë sepse sipas tyre ka ndodhur një gabim në sistemin e aparatit për baste, përcjell INA.

Siç shkruan portali lokal, atij i janë ofruar 2 milionë denarë për të mos i ngritur padi, por qytetari që ka fituar bastin ka theksuar se nuk do të heq dorë nga shuma e përgjithshme që ka fituar. Ai ka angazhuar një ekip avokatësh për të kërkuar paratë e fituara, gjegjësisht 429.495.929,60 denarë apo mbi 7 milionë euro.
Nëse nuk do të ketë ndonjë zgjidhje, Ohridsky shkruan se rasti do të përfundojë në gjyq.

Играч во СПОРТ-ЛАИФ во Охрид добил добивка од 7 милиони евра,за исплата му нудат 30.000 евра?!

Нови главоболки за приредувачот на игри на среќа Спорт-Лаиф Трејд ДОО Скопје, од како играч во „СЛ-Клуб“ во Охрид, лоциран во комплекс „Летница“, добил неверојатна добивка на апарати од фантастични 429.495.929,60 или нешто над 7 милиони евра.

Среќниот охриѓанец кој ја добил добивката во СЛ-Клуб на Спорт-Лаиф Трејд ДОО, не ги добил добиените пари од апаратот, со образложение од приредувачот на игрите на среќа Спорт-Лаиф Трејд ДОО, дека наводно се работело за системска грешка во апаратот, кој е сопственост на Спорт-Лаиф Трејд ДОО ?!

Од Спорт-Лаиф Трејд ДОО Скопје не го исплаќаат играчот, ама му нудат 2.000,000.оо денари да не тужи?!

Неколку дена веќе траат надмудрувањата на приредувачот на игри на среќа Спорт-Лаиф Трејд ДОО Скопје со „среќниот“ добитник на милионската добивка. Од Спорт-Лаиф Трејд ДОО Скопје одбиваат да ја исплатат добивката од една страна, оправдувајќи се со некаква си системска грешка, но од друга страна влегуваат во пазарење со играчот и му понудиле износ од 2.000.000,оо денари за добивката која ја добил на апаратот од 429.495.929,60 денари?!

Она што го дознаваме, е тоа дека играчот не ја прифатил ваквата понуда на Спорт-Лаиф Трејд ДОО Скопје, а воедно и ангажирал свои правни застапници, кој доколку не најдат решение за исплата на добивката, целиот случај ќе се префрли на Суд!

Она што дава друга димензија на целиот милионски настан, претставува фактот, што сите апарати согласно закон за приредување на игри на среќа, мора да бидат пломбирани од страна на УЈП. Друг факт е оној што на спорната според Спорт-Лаиф Трејд ДОО Скопје автомат, не е напишана максималната добивка која може да ја исплати еден апарат и секако најбитниот факт е оној, доколку приредувачот на игри на среќа, во дадениот случај Спорт-Лаиф Трејд ДОО Скопје не извршил обезбедување на истата машина, но и се поставува прашање, дали Спорт-Лаиф Трејд ДОО Скопје ја има пријавено спорната добивка во УЈП на РСМ?

Познавачите на игрите на среќа, како и дел од организатори на игри на среќа кој ги контактиравме, потврдуваат дека станува пропуст на Спорт-Лаиф Трејд ДОО Скопје и дека до колку има правна разрешница Спорт-Лаиф Трејд ДОО Скопје, можно е да го изгуби целиот судски процес и добивката да биде исплатена на играчот присилно по судски пат. Она што додатно го дознаваме, а што треба надлежните институции да го проверат, претставува фактот дека 1 машина за игри на среќа на пазар има цена од 20.000 евра, но дека голем дел на машини имаат заменски матични плочи со потекло од Р.Србија, па така наместо да платат по 20.000 евра по машина, голем дел на клубовите ги плаќаат плагијаторски по 4000 евра и од тука започнувале вакви и слични проблеми.

Исто така сите познавачи на приредувачи на игри на среќа, го советуваат среќниот добитник да не потпишува било каков понуден документ од страна на Спорт-Лаиф Трејд ДОО Скопје, туку да си ја бара маскималната добивка која ја освоил, додека тврдењата дека максимална добивка по тикет била до 2 милиони денари, не држи, со оглед на фактот дека апаратот-машината може да издава тикети колку што е целосната добивка.

Редакцита Охридскај го истражува целиот случај, за што во продолжение ќе известуваме за сите немили случаеви кога од страна на приредувачот на игри на среќа Спорт-Лаиф Трејд ДОО Скопје се манипулираат играчите.

ПРОДОЛЖУВА

ОХРИДСКАЈ

“Më ka vjedhur, të më kërkojë falje”: Pse janë zënë dy këngëtaret e njohura shqiptare, dikur shoqe

Dy këngëtaret ndër më të njohurat në trevat shqiptare, Leonora Jakupi dhe Nora Istrefi, prej disa vitesh kanë prishur miqësinë e tyre dhe shkaku është bërë një këngë.

“Sa t’kom dasht” kënduar katër vite më parë nga Nora Istrefi duket se ka qenë kompozuar nga Flori Mumajesi për artisten Leonora Jakupi.

Sipas ‘Prive’, ndonëse nuk dihet mënyra se si, Nora Istrefi ka mundur ta marrë për vetë atë krijim, që sot njihet si kënga e saj.

Hatërmbetja nuk është zbehur ende dhe e ftuar në “Shiko kush luan” Jakupi u shpreh se kolegia e saj i detyrohet një ‘më fal’.

“Unë nuk jam person që mbaj inate, sinqerisht, por hë për hë nuk do t’i flisja Nora Istrefit.

Janë arsye goxha të forta. Mendoj se të paktën dikush që është një gjeneratë më e re se unë, duhet të kërkojë falje për një gabim shumë të madh që ka bërë kundrejt meje”, – u shpreh Leonora, duke mos zbuluar detaje rreth arsyes së hatërmbetjes.

Do të ketë privilegje për të vaksinuarit?

Do të ndahen njerëzit në 2021-n në të vaksinuar e të pavaksinuar me të drejta të ndryshme? Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn është shprehur të hënën, se ai e refuzon dhënien e të drejtave të posaçme për njerëzit e vaksinuar kundër Corona. “Ne presim në solidaritet, me qëllim që disa të vaksinohen të parët. Dhe ata që nuk janë të vaksinuar presin nga ana tjetër, që të vaksinuarit të tregojnë solidaritet”, tha Spahn për grupin mediatik, Funke Mediengruppe. “Askush nuk duhet të kërkojë të drejta të posaçme, derisa të gjithë të kenë shansin për të pasur vaksinën.” Sipas Spahn është pikërisht kjo përkujdesje e dyanshme që e mban vendin të bashkuar. “Kundër pandemisë ne luftojmë së bashku, dhe do ta mposhtim atë së bashku.”

Më parë ishte ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, që kishte refuzuar privilegjet për të vaksinuarit. “Kjo do barazohej pastaj me një detyrim për vaksinim”, tha politikani kristiansocial Seehofer për gazetën “Bild”. Kundër privilegjeve është shprehur edhe politikani socialdemokrat, ekspert për shëndetësinë, Karl Lauterbach. Privilegje të tilla nuk do ishin “as të kontrollueshme, e as të justifikueshme”, ka thënë ai.

Kurse Frank Ulrich-Montgomery, president i Shoqatës Botërore të Mjekëve në plan afatgjatë është e mundshme, që njerëzit e vaksinuar të gëzojnë të drejta të veçanta. “Për momentin, kur nuk ka vaksinë për të gjithë njerëzit, nuk duhet të lejohet një gjë e tillë”, tha ai për Deutschlandfunk. Por më vonë, kur të gjithë ta kenë shansin për vaksinim, dhe dihet më shumë për imunitetit ndaj virusit në provat e gjakut, atëherë janë të mundura vendimet përkatëse. Montgomery kujton, se disa shtete kanë për shembull ndalime udhëtimi për njerëzit që nuk janë të vaksinuar ndaj etheve të verdha. Apo në Gjermani është vendosur detyrimi për vaksinimin kundër lisë për fëmijët para pranimit në kopsht.

“Disa e nënvlerësojnë kompleksitetin”

Në Gjermani në fundjavë filloi vaksinimi kundër virusit Corona. Jens Spahn reagoi edhe ndaj zërave për rritjen e sasisë së vaksinave përmes dhënies së liçencave tek prodhuesit e tjerë farmaceutikë. Disa e nënvlerësojnë kompleksitetin dhe kërkesat e cilësisë në prodhimin e vaksinës, tha Spahn për Bayerishen Rundkfunk. Me BioNTech dhe Pfizer jemi duke pasur kontakte intensive për të zgjeruar kapacitetet e prodhimit në Gjermani. Sipas Spahn, nëse BioNT fillon në pranverë me prodhimin e vaksinës edhe në Marburg, atëherë do të “rritet shumë shpejt sasia në dispozicion e vaksinave.”

Ndërkohë në Gjermani numri i njerëzve që kanë ndërruar jetë me ose nga virusi Corona e ka kaluar shifrën e 30.000 vetëve të hënën. Sipas Institutit Robert Koch 30.126 vetë kanë humbur jetën nga virusi. Disa lande gjermane janë shprehur për zgjatjen e masave kufizuese përtej 10 janarit. “Nuk jemi ende në fund”, ka thënë kryeministrja e landit Meklenburg-Pomeranisë, Manuela Schwesig.

DW