Ballina Blog Faqe 395

Policia serbe arreston dy kosovarë, dyshohet se kanë hyrë në territor të Serbisë

Policia serbe ka arrestuar dy qytetarë të Podujevës të cilët për shkak të mjegullës dyshohet se mund të kenë dalur në territorin e Serbisë.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai ka thënë se arrestimi i tyre është bërë gjatë ditës së djeshme dhe se Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime të menjëhershme.

“Pas pranimit të informacionit se dje pasdite dy persona afër fshatit Mirovc-Merdar mund të jenë qorientuar si pasojë e mjegullës dhe mund të kenë dalur në territorin serbë, Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime te menjëhershme dhe është interesuar duke kontaktuar edhe palën tjetër në kufi, ku nga zyrtarët kompetent të pikëkalimit kufitar me shtetin fqinjë ka marr konfirmimin nga ta se dy personat shqiptarë të Kosovës janë ndaluar nga autoritetet policore serbe”, ka thënë ai.

Hoxha është shprehur se janë duke e trajtuar këtë rast, dhe se nuk mund të japin informacione shtesë për shkak të procedurave të mëtejme.

Vetëm të guximshmit dashurojnë, mos e harroni këtë!

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

Keni menduar ndonjëherë se me çfarë saktësisht jemi të dashuruar me një person tjetër? A jeni preokupuar me këtë enigmë? Çfarë është ajo mbi të cilën zgjohen ushtritë e shqisave tona të vetëkënaqura dhe na hedhin të paarmatosur në një betejë të humbur paraprakisht? Ku është fuqia e tjetrit, ajo fuqi që na shtyn lakuriq në fushën e minuar të një përqafimi të panjohur deri dje?

Prandaj, vazhdoni dhe shikoni me kujdes të kaluarën tuaj dhe përpiquni të mbani mend – nëse sigurisht keni një kujtim kaq të denjë: si ishte forma e kamës që dikur ju goditi për vdekje?

Ishte i lëngshëm si një pamje deti, e fortë si ecja apo e ajrosur, si forma e duarve që mbyllen në një përkëdhelje thellë në rrënjë?

Është e kotë! Ju kurrë nuk do të gjeni një përgjigje.

Kushdo që u përpoq të shpjegonte dashurinë nuk ka qenë kurrë i dashuruar. Vetëm një heshtje shurdhuese i përshtatet natyrës absolute të një dhurate të tillë. Një heshtje e shpërndarë me gjërat e pathëna të universit që çelin vetëm për një moment: për sa kohë që një përzierje vazhdon të djersitet.

Vetëm të guximshmit dashurojnë – mos e harroni këtë! Të tjerët thjeshtë mashtrojnë ëndrrat…!

​Shqipëri: Me duart mbi kokë, protestuesit shtrihen para kryeministrisë

Protestuesit në natën e pestë të protestës në Tiranë kanë bërë një gjest simbolik gjatë marshimit të tyre.

Ata janë shtrirë para objektit të Qeverisë Shqiptare, duke vendosur duart mbi kokë.

Siç shkruan topchannel, disa prej tyre morën pjesë në këtë gjest për të simbolizuar vrasjen e të riut Klodian Rashës nga një polic që ka revoltuar të rinjtë, të cilët po protestojnë prej pesë ditësh.

Shërbimi sekret malazez: Abazoviq kërcënohet nga një klan mafioz rajonal

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç, është vënë nën ruajtje speciale nga policia pasi dyshohet se është nën shënjestrën e një grupi të fuqishëm mafioz në vend.

Këtë e bën të ditur gazeta më e madhe në vend “Vijesti”, sipas të cilës, pesë oficerë policie janë të ngarkuar të shoqërojnë udhëheqësin e Lëvizjes Qytetare URA (GP URA), i cili është emëruar Zëvendës Kryeministër për Koordinimin e Shërbimeve të Sigurisë. Një burim nga “Vijesti” pretendon se Abazoviçit iu dha siguria bazuar në mendimin e shërbimit sekret malazez ANB.

Zëvendëskryeministri nuk është person i mbrojtur, sipas Vendimit të Qeverisë për përcaktimin e personave dhe lehtësirave të dhëna nga Drejtoria e Policisë.

Drejtoria e Policisë malazeze njoftoi se do të merrte masa të gjera për të përcaktuar nëse siguria e atij politikani kishte në plan të rrezikonte një nga krerët e klanit kriminal nga rajoni.

Partia që drejton Abazoviç bëri të ditur se sipas informacioneve të tyre, një klan rajonal kriminal donte të rrezikonte jetën e Abazoviç.

Disa media proserbe në Mal të Zi kanë bërë të ditur se Dritan Abazoviç është kërcënuar në rrjete sociale nga nacionalistët shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri, të cilët nuk e kanë përkrahur kalimin e kreut të URA me partitë e krahut serb në Mal të Zi, e sidomos deklaratat pro Kishës Ortodokse Serbe. Në rrjete sociale në fakt, kundërshtimet ndaj Dritanit kanë qenë të ashpra dhe e kanë quajtur tradhtar.

Dafina Zeqiri i befason të gjithë me pamjen e fundit

Dafina Zeqiri, prej shumë vitesh ka rrëmbyer vëmendje me stilin unik dhe me interpretimin e saj.

Bukuroshja, e cila ndiqet nga mbi një milion fansa në Instagram, së fundmi solli një set të ri fotografik.

Në fotosesionin e radhës, Dafina shfaqet e veshur me një fustan të veçantë të shkurtër, i cili ia vë më në pah linjat atraktive.

Komplimentet ndërkaq nuk munguan as nga miqtë dhe ndjekësit që mban në këtë rrjet të popullarizuar, duke e konsideruar si një ‘divë shqiptare’.

Sipas një raporti, Dafina është zgjedhur ‘Personazhi i Vitit 2020’ në kategorinë e femrave, duke qenë se solli një sërë projektesh të admiruara nga publiku.

Ajo gjithashtu është duke punuar në një tjetër këngë në bashkëpunim me artistin Ylli Limani.

Loredana bën ndryshimin e papritur

Loredana ka ndërruar pamjen e saj përsëri.

Reperja e njohur shqiptare vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale, sidomos në Instagram.

Ka pak ditë që ajo solli albumin e saj “Medusa” për publikun, e i cili u pëlqye tejet shumë nga fansat e saj.

Ajo jo rrallë herë ndan imazhe nga jeta e përditshme dhe karriera në llogarinë zyrtare të Instagramit, ku u shfaq brune me buzë të kuqe.

Reperja dukej mjaft seksi me rrobat mjaft interesante duke pozuar për kamerën.

Për shkak të racizmit, tre artistë tërheqin nominimet nga çmimet Grammy

Tre nga pesë artistët që janë nominuar për një “Grammy” në kategorinë “Albumi Muzikor për Fëmijët më të Mirë”, i kërkuan Akademisë Kombëtare të Arteve dhe Shkencave, Regjistrimi i SH.B.A. të anulonte kandidaturat e tyre.

Ky veprimi i tyre erdhi në shenjë proteste kundër mungesës së larmisë në listën e nominuesëve.

MOOCK Alastair & Friends, Okee Dokee Brothers dhe Dog, deklaruan se i janë mirënjohës Akademisë dhe anëtarëve të tij që votuan për ta, por nuk mund të marrin pjesë aty ku bëhen dallime. Çmimet Grammy janë eventi më i rëndësishëm në muzikë.

Trejsi Sejdini thotë se do të luante në një film me skena të nxehta për 1 milion euro

Kohëve të fundit ka qenë një nga emrat më të komentuar në faqet rozë dhe jo vetëm.

Fjala është për modelen nga Shqipëria, Trejsi Sejdini, e cila u përfol për një lidhje dashurie me reperin nga Drenica, Don Xhoni.

Kjo pasi ishte protagoniste e këngës së tij të re “Kokaina”, megjithëse deklaroi se kanë punuar bashkë vetëm për klip.

E pyetur në Prive nëse do të pranonte të luante në një film me skena të nxehta për 1 milion euro, bukuroshja nuk ngurroi të përgjigjej duke thënë, ‘Normal, se po’.

Ajo veç tjerash theksoi se lidhja më e gjatë e saj ka zgjatur katër vjet, ndonëse momentalisht është beqare.

Zaev: Me fitoren në Shtip qytetarët i dërguan mesazh VMRO-së se nuk duan politikë destruktive

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas fitores në zgjedhjet lokale Shtip të kandidatit Sashko Nikollov, tha se qytetarët kanë dënuar sot sjelljen e papërgjegjshme të VMRO-DPMNE-së, me dalje në zgjedhje duke i dhënë besimin kandidatit të tyre.

“Nuk lejon ky popullo bllokime, kthim prapa. Uroj që kandidati ynë të ketë sukses në realizimin e projekteve. Nuk ka dyshim se Nikollov do të përkushtohet në maksimum për të mirën e të gjithë qytetarëve. Besoj se do ta arsyetosh besimin. Qeveria do të jetë këtu për të ndihmuar”, tha Zaev.

Deputeti Jahoski votoi publikisht në Pllasnicë, për të dëshmuar që nuk votoi për vëllain e tij (VIDEO)

Deputeti aktual i Kuvendit nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ismail Jahoski publikisht ka treguar fletëvotimin e tij pasi që votoi në komunën e Pllasnicës. Ngjarja ka ndodhur sot para kamerave të emisionit 360 në Alsat. Sipas bisedës mes Jahoskit dhe anëtarët e këshillit zgjedhor, qëllimi i deputetit ka qenë të tregojë publikisht se nuk ka votuar për vëllain e tij, Alija Jahoski, që është kandidat për kryetar komune në Pllasnicë.

“A mundem të votojë publikisht”, pyet Ismail Jahoski derisa i jepet fletëvotimi. Një person nga Këshilli Zgjedhor i përgjigjet ” E di une pse dëshironi të votoni publikisht, ju doni të votoni kundër vëllait tuaj”, pas çka deputeti e konfirmon. Më pas, i njëjti anëtarë nga këshilli zgjedhor i thotë “jo, prapa parabanit”.

Ismail Jahoski, siç shihet në video, pastaj shkon pas parabanit, por menjëherë pas votimit ai tregon fletëvotimin për të pranishmit dhe u thotë: “Ja, shikoni se si kam votuar”.

Çfarë thotë Kodi Penal?

Veprimi i Ismail Jahoskit mund të jetë problematike, pasi shkelja e fshehtësisë gjatë votimit dënohet sipas Kodit Penal. Konkretisht, në nenin 163, që është pjesë e kapitullit 16 (Vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit) thuhet:

“Kushdo që shkel fshehtësinë gjatë zgjedhjeve ose votimeve do të dënohet me të paktën tre vjet burg”, thuhet në Kodin Penal, neni 163, paragrafi 1.

Sidoqoftë, Prokuroria do të vlerësojë nëse Jahoski duhet të mbajë përgjegjësi.

U bë nënë 44 herë, 40 vjeçares i ndalohet lindja e fëmijëve të tjerë (FOTO)

Një 40 vjeçareje nga Uganda i është ndaluar lindja e fëmijëve. Kjo pasi ajo ka gjithsej 44 fëmijë.

Pyetja që lind është se, si ka mundësi që ka kaq shumë fëmijë në moshë të re?

Miriam Nabatanzi ishte vetëm 12 vjeç kur u martua me një 40-vjeçar dhe lindi dy fëmijë në fillim.

Ajo lindi gjithsej gjashtë grupe binjakësh, katër grupe treshe dhe pesë grupe katërshe. Në tërësi, ajo kishte 15 shtatzëni, të gjitha me shumë lindje që rezultuan në një total prej 44 foshnjash.

Ajo humbi gjashtë fëmijë gjatë lindjes, por u desh të kujdesej për pjesën tjetër të 38 fëmijëve të saj.

Tani është e ndaluar që të bëjë më fëmijë, pasi mund të ketë probleme shëndetësore.

Kujdes: Mos u lidhni kurrë në këto vende me Wi-Fi

Ju ndoshta jeni lidhur me internet të paktën një herë në një qendër tregtare apo hotel, qoftë për arsye biznesi apo private, pa menduar nëse po rrezikon të dhënat tuaja private.

Por ky bashkim nuk është aspak i padëmshëm. Sot, interneti pa tel është i pranishëm kudo, në pothuajse të gjitha objektet hotelierike, madje edhe në kafenetë dhe restorantet ku shpesh qëndroni,

Ndërsa lexoni gazetën në telefon dhe pini kafenë tuaj të parë në mëngjes në një bar – një haker mund t’ju jetë “shikuar”, shkruan Avaz.

Hotelet mund të jenë “të rrezikshëm”, megjithëse hyrja në internet duket e sigurt. Shumë kompani që merren me këtë temë, të tilla si Kaspersky ose SensePost, kanë theksuar për vite me rradhë se Wi-Fi publik paraqet një “rrezik të madh sigurie”.

Nëse mendoni se një hotel luksoz është më i sigurt se një motel lokal – e keni gabim. Hakerat shpesh krijojnë rrjete wireless false, të cilat kanë një emër të ngjashëm me hotelin wi-fi, dhe kryesisht zhyten në vendet që vizitohen dhe janë të njohura. Pastaj ata presin që “viktima të bjerë në grackë”, d.m.th. për tu identifikuar

Sapo një person të lidhet me atë internet, hakerat instalojnë lehtësisht softuer të krijuar për të bërë dëme dhe viruse, të cilat së shpejti do t’u japin atyre akses në të gjitha të dhënat e “viktimës”. Jo vetëm mysafirët e hotelit ose shitësit e dyqaneve bien në këtë grackë, por edhe një numër i madh i punonjësve që punojnë në distancë.

Ekspertët paralajmërojnë për një trend të ri mes të rinjve: Mos e bëni!

Ahaadi Manouchehri, një ortodontiste nga Londra, ndau një video të një vajze, duke shpjeguar se ajo shkoi në Turqi për të bërë dhëmbë qeramike dhe paralajmëroi për rrezikun e këtij trendi të ri tek të rinjtë, siç raportohet nga Mirror.

Manouchehri shpjegoi se si kjo vajzë në të vërtetë bëri kurora me një mbulesë të plotë, jo rimesa që formohen duke iu ngjitur dhëmbëve, e cila shkatërron dhëmbët e saj dhe lë një numër efektesh negative.

“Në një video të mëparshme, unë kam shpjeguar tashmë se bluarja e dhëmbëve për vendosjen e kurorës dëmton nervin dhe se do të keni një problem me kanalin e rrënjës, por gjithashtu do të duhet të hiqni i dhëmbët tuaj pas një kohe,” filloi Manouchehri në videon e saj.

Ai shton se kurorat duhet të ndryshohen çdo 10 deri në 15 vjet, që do të thotë nëse i bën në 18 ose 19 vjeç, siç bëri vajza në videon virale, do të duhet t’i zëvendësosh ato katër ose pesë herë gjatë jetës.

Jo vetëm që është një barrë financiare, por është edhe një barrë shëndetësore sepse një dhëmb nuk mund të ri-përgatitet çdo herë. Videoja e saj është parë më shumë se shtatë milion herë, me komente të tipit: “Eshtë shumë e trishtuar të shohësh se çfarë po bëjnë të rinjtë për ta konsideruar veten të bukur”.

Bill Gates bën dy parashikime ekzakte se kur merr fund pandemia

Miliarderi i teknologjisë Bill Gates, i cili njihet për fondacionin e dytë më të madh të botës dhe dhuron para për kura e vaksina, ka bërë një tjetër parashikim mbi ecurinë e pandemisë.

Sipas Gates, jeta mund te kthehet në normalitet diku nga gjysma e parë e vitit 2022, pasi sipas tij, vetëm atëherë mund të sigurohet shpërndarja e vaksinës në të gjithë vendet, ndërsa në 2021 në vendet e pasura.

“Unë mendoj se ne do të mbledhim para dhe se do të kemi kapacitet prodhues, në mënyrë që të mund të vaksinojmë vendet e pasura në 2021 dhe pjesën tjetër të planetit në gjysmën e parë të 2022, në mënyrë që fundi i pandemisë të mund të ndodhë”, ka thënë Gates.

Gjithashtu, ai ka thënë se vendet e pasuar mund të fillojnë më herët kthimin në jetën normale, për shkak se do sigurojnë më shpejt vaksinat.

“Vendet e pasura do të kenë më shumë mbulim vaksinimi sesa vendet e tjera. Në atë mënyrë, vendet e pasura do të kthehen në normalitet,”- ka thënë ai.

Si një njeri tejet i përfshirë në financimet gjigante të vaksinave të ndryshme, Bill Gates njihet shumë për parashikimet që ai ka bërë për pandeminë. Më herët, ai është shprehur se pandemia nuk do të përfundojë pa një vaksinë super-efektive si dhe në një parashikim tjetër tha se situata do të kthehej në normalitet vetëm verën e vitit 2021.

Sot një javë!

Muaz H. Agushi

Të nderuar familjarë, miq, kolegë dhe dashamirë
Me rastin e v d e k j e s së babait tonë H. Haki ef. Agushi, në emër të gjithë familjes Agushi dua t’ju falënderoj dhe shpreh mirënjohjen tonë të thellë të gjithë juve që këto ditë të vështira për ne na keni qëndruar pranë duke na ngushëlluar dhe telefonuar vazhdimisht për të ndarë dhimbjen bashkë me ne!

P.S.

Biografia e babait tonë
Haki ef. AGUSHI (1949 – 2020)

Haki Agushi është lindur më 7 mars 1949 në fshatin Jazhincë të Tetovës. Shkollën fillore katër vjeçare e kreu në vendlindje. Në moshën njëmbëdhjetë vjeçare fillon mësimet te hoxha i njohur Rafiz ef. Hoxha në fshatin Rahçe të Shkupit. Për gjashtë vite sa qëndroi pranë Rafiz efendiut, ai e përvetësoi leximin e Kur’anit famëlart, gjuhën arabe, mësoi lëndët e fikhut, akaidit, sires si dhe historinë islame. Më pas vazhdoi në Medresenë e Shejh Salih el-Farfurit në Damask të Sirisë, të cilën e mbaroi në vitin 1975. Në të njëjtin vit u regjistrua në Fakultetin e Sheriatit në Universitetin e Al-Azharit në Kajro, të cilin e përfundoi në vitin 1979.

Një vit pas kthimit nga studimet, pra nga viti 1980, ai angazhohet si vaiz dhe hatib për shtatë vjet me radhë në xhaminë e fshatit Tearcë, ku edhe ishin vendosur që nga viti 1969, ndërsa në të njëjtën kohë ai punoi edhe si mualim për dy vjet në Xhaminë e “Tabhanes” dhe pesë vjet të tjera në Xhaminë e “Eskit” në Tetovë. Më pas emërohet si imam, hatib, vaiz dhe, për një kohë të caktuar, edhe mualim në fshatin Tearcë ku vazhdon ta kryej këtë detyrë me nder dhe përkushtim deri në pensionimin e tij më 12.01.2018.

Gjatë gjithë kësaj periudhe mbi katërdhjetë vjeçare, ai ka qenë aktiv në zhvillimin e jetës fetare në kuadër të Bashkësisë Islame në Maqedoni, edhe atë: në muajin e parë të hapjes së SHMI “Medreseja Isa Beu” në Shkup, ai u angazhua si edukator; 10 vjet ka qenë kryetar i Shoqatës së Ulemave në Myftininë e Tetovës, tri mandate anëtar i Myftinisë së Tetovës, si dhe dy mandate (2009-2017) kryetar i Kuvendit të BFI-së, ku ka luajtur rol të rëndësishëm në ruajtjen e unitetit të BFI-së, e në veçanti gjatë trazirave që ndodhën në këtë institucion në vitin 2015. Gjatë vitit 2005, bashkë me ish myftiun e Dibrës, të ndjerin Ruzhdi ef. Lata dhe ish myftiun e Kumanovës, Isa ef. Ismaili, emërohen si udhëheqës që do ta drejtojnë BFI-në përkohësisht deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe ka dhënë kontribut të çmueshëm në kultivimin e vlerave morale, sociale, kulturore e kombëtare në vend.

Haki ef. Agushi ndërroi jetë më 06 dhjetor 2020, në moshën 71 vjeçare.

Lamtumirë profesoresha Valbona!

Urim Salihu

Koha ka nis të ftohet ndërsa ditët e kësaj vjeshte të vonë po bëhen akoma më shumë pikëlluese. .Jeta vazhdon të jetë e mbërthyer me lajme të trishta .E tillë ditë është edhe kjo e diel e raskapitur dhe depresive ,plot shi,ankth dhe në fund përlotje.Valbona nuk është më.Ajo profesoresha më e mirë që shpërndante kaq rreze dijeje,ka mbyllur sytë përgjithmonë.Ata që e njohën atë nga afër,dhe unë një prej tyre mes miqësive të mëhershme si një kolege gazetarie ,më ka zhytur thellë në përmasat e këtij trishtimi pafund dhe të papërshkrueshëm.

E dij se ke vuajtur shumë Valbona.Rrëfimet tua nuk i dinte çdokush.Mes rrugëtimesh të largëta për të ardhë te ai tempull dijeje ,ato ishin torturuese por ti sfidoje çdo gjë.Ti që fitove çdo betejë në jetën tënde të vështirë,të vetmen rezistencë që e humbe ,ishte ajo e sotmja.

Valbona, ti e bëje të shkëlqejë çdo gjë sepse shërndaje kaq shumë mirësi tek njerëzit duke fshehur gjithnjë vuajtjen tënde.Kjo e bën më të trishtueshme këtë ikje të parakohshme dhe kaq të dhimbshme.

Ai tempull ku ti jepje leksione perfekte mbi letërsinë,do jetë i zbrazur.Të zbrazura do jenë ato korridore nëpër të cilat ecje çdo ditë .

Ne humbëm një njeri të përkryer,një profesoreshë të rrallë emri i së cilës qe i padëshiruar për dikë .Ajo s’mund të kishte një punë të sigurtë për vite e vite sepse e vetmja gjë që kishte më shumë se të tjerët është për faktin se ishte gjeniale.Emrat e tillë fshihen gjithmonë sepse institucionet ka kohë që kanë zënë myshk dhe i mbyt injoranca.
Dhe në një moment të jetës së saj ,kur ajo më në fund gjeti një siguri mes gjithë atyre maktheve,duke pritur me orë taksitë për të ardhur në punë,vjen një lajm kaq i tmerrshëm-Valbona nuk jeton më.Ky emër lumi ndali rrjedhën e jetës dhe zemra e saj u ndal në këtë dhjetor të ftohtë të kapluar nga vdekjet dhe jetët e njerëzve që këputen si gjethet e dafinave.

Lamtumirë Valbona.E dijmë se shpirti yt i pastër dhe i kristaltë është tashmë në qiell,është në parajsë sepse të tillë e kishe shpirtin dhe jetën.

​Ushqimet që rrisin më tepër tensionin e lartë të gjakut

Tensioni i lartë i gjakut mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, trurin dhe veshkat.

Ekspertët e Shëndetësisë thonë se tensioni i lartë i gjakut shkakton komplikacione të tjera të rënda në lëvizjen e gjymtyrëve. Tensioni i lartë trajtohet me medikamente, por ka një sërë ushqimesh që e rrisin tensionin.

Nëse dëshironi të shmangni rritjen e tensionit të gjakut, ekspertët e Shëndetësisë këshillojnë që të përdoret kripa sa më pak si dhe të kryhet sa më shumë aktivitet fizik.

Cilat janë ushqimet që rrisin tensionin? Mishi i kuq: Mishi i kuq është i shijshëm por përmban shumë kolesterol dhe dëmton zemrën dhe enët e gjakut. E njëjta gjë vlen për pançetën, sallamin apo proshutat.

Picat e ngrira: Këto ushqime mund të tingëllojnë ideale për një darkë të shpejtë, por një racion i kësaj pice përmban 1,000 miligramë sodium. Prodhuesit e saj shtojnë kripë dhe substanca shtesë për ruajtjen e picës duke rritur rreziqet për tension të lartë.

Salcat e paketuara të domates: Salcat e domateve me paketime qelqi ose metalike rrisin tensionin e gjakut. Një paketim me salcë domate përmban 654 miligramë kripë. Një racion me makarona me salcë domate dhe mish përmban 1,300 miligramë kripë.

Turshitë e gatshme: Turshitë e tjera përveç lakrës, si domatet apo kastravecat janë të zhytura në lëng me kripë. Një filxhan me kastraveca turshi përmban 1,251 miligramë sodium.

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë nuk duhet të hanë turshi të tilla. Maksimumi duhet të konsumojnë turshi të bëra vetë.

Alkooli: Një sasi e vogël alkooli nuk shkakton dëme, por nëse e teproni me pirjen e alkolit atëherë ju do të rrisni tensionin e gjakut.

Alkooli mundet të ndërhyjë kundër medikamenteve të tensionit të gjakut dhe të ulë efikasitetin e tyre.

Ëmbëlsirat e paketuara: Ëmbëlsirat, biskotat me mbushje shumëngjyrëshe që shiten në paketime të bukura janë të mbushura me sheqerna, yndyrna të ngopura dhe kripëra. Ushqime të tilla rrisin tensionin e gjakut, sheqerin në gjak dhe gjasat e mbipeshës.

Nikoll Lesi: Edi, lidhi qentë dhe ik se të ka ardhur ngordhja!

Nikoll Lesi ka bërë një shkrim, pasi mbrëmjen e djeshme Policia ka ndaluar kryeredaktorin e gazetës së tij.

Ai kërkon largimin e Edi Ramës, pasi sipas tij, i ka ardhur “ngordhja”.

Shkruan Lesi:

Mbrëmë vonë, mu te hyrja e redaksisë së gazetës KOHA JONE, një mori forcash speciale morën me dhunë kryeredaktorin e gazetës, Qamil Xhani. Nuk isha në redaksi në atë moment, por më sqaruan (janë edhe kamerat) se si kryeredaktori mu te dera e “shtëpisë” së tij, pra gazetës, ishte kur ka parë se si policët po rrihnin dy minorenë “protestues”. Gazetari ka drejtuar celularin për t’i filmuar pasi ishte lajm dhe për lajmin nuk prekesh. Në çast forcat speciale janë turrur drejt kryeredaktorit. Ai i ka sqaruar se jam gazetar dhe drejtues i gazetës, por sapo e kanë dëgjuar fjalën KOHA JONE, i janë sulur edhe të tjerë, duke e marrë me forcë, dhunshëm. Dhe po dhunshëm e kanë goditur në makinën e policisë, pavarësisht se iu ka shpjeguar se çfarë pune bën, porse në radiot e policisë dëgjohej “silleni këtu në komisariat”, siç tregon më vonë zoti Xhani.

Asnjë shpjegim në makinën e policisë nuk ka dhënë sukses për ta mbyllur rrugës një veprim të tillë të turpshëm policesk. E kanë futur në një sallë me mbi 50 veta në komisariatin numër 2, ku siç deklaron kryeredaktori nuk kishte as maskë, por ngjeshur me njeri-tjetrin si sardele e ku kërciste dajaku.

Nëse do të ishte rast sporadik edhe mund të mos bënim zhurmë të madhe, por rastet po përsëriten vrullshëm. Parmbremë morën një gazetar të Oranews, para ca muajsh e provova vetë pak metra nga redaksia kur tentuan të me merrnin me forcë edhe mua në komisariat, gjë pwr të cilin ju zoti kryeministër me thatë se ishte gabim.

Por “gabim”, “gabim” dhe prapë “gabime”, sikur nuk shkon zoti kryeministër!

Natyrisht që nuk keni urdhëruar ju mbrëmë, as drejtori i përgjithshëm i policisë, mendoj as ministri në ikje, por është fryma që keni përhapur në polici e në shtet. Frymë arrogante, dhune dhe bashkuar me një ironi e tallje ndaj çdokujt që nuk është në të njëjtin mendim me ju; e gjitha kjo vjen nga Ju si drejtues qeverie.

E natyrisht polici apo zyrtari nuk ka pse të marrë leje nga Ju apo nga Endri Fuga, por e di se si duhet reaguar ndaj “armiqve” të pushtetit!

Ndalimi i një gazetari të thjeshtë apo edhe punonjësi të medias mbetet lajm. Aq me tepër kur ndalohet një kryeredaktor gazete, sidomos i gazetës së parë të pavarur shqiptare, KOHA JONE. Edhe Ju keni punuar, pra shkruar, dikur ndër vitet 1992-1997 në gazetën KOHA JONE. Shkrime, intervista dhe analiza brilante që drithëronte pushtetin e asaj kohe të Sali Berishës; ju i keni shkruar. Atëkohë kur na vinte policia te redaksia, ti thoje se “nuk i nis Saliu, por fryma e Saliut”. Dhe kishe të drejtë.

Për dreq dhe për fat të keq tani pas 25 vitesh ti po vepron me të njëjtën mënyrë, por të pakten ti nuk na ke djegur redaksinë!

Zoti na shpëtoftë edhe nga kjo, si dikur!

Edi!

Ka ardhur koha të ikësh, duhet ta bësh edhe për veten tënde se je rënduar pak si shumë nga lodhja e pushtetit 8 vjeçar dhe 22 vjeçar në total.

Ik, Edi sa ke kohë se mund të dalësh prapë udhëve lirshëm!

Sa me shumë e mbush kazanin tënd me zullume, aq me vështirë do të jetë ta shperlash.

Në fakt kur i vjen ngordhja të zotit të qenve, kështu ndodh!

Psikologu i Harvardit këshilla për prindërit: Bëni këto 7 gjëra nëse doni të rrisni fëmijë me tru fleksibël dhe elastik

Truri i një fëmije nuk është një tru i rritur në miniaturë. Është një tru i lindur në ndërtim e sipër që lidhet me botën. Dhe u takon prindërve të krijojnë një botë fizike dhe shoqërore që është e pasur me udhëzime për ‘instalime elektrike’.

Bazuar në vitet e hulumtimit në neuroshkencë dhe psikologji, Harvard ka publikuar shtatë rregulla të prindërimit për të ndihmuar fëmijën tuaj të ndërtojë një tru që është fleksibël dhe elastik.

Bëhu kopshtar, jo marangoz

Marangozët gdhendin dru në formën që ata dëshirojnë. Kopshtarët ndihmojnë që gjërat të rriten vetë duke kultivuar një peizazh pjellor.

Po kështu, prindërit mund të gdhendin fëmijën e tyre në diçka specifike, të themi, një violinist koncerti. Ose ato mund të sigurojnë një mjedis që inkurajon rritje të shëndetshme në çfarëdo drejtimi që merr fëmija.

Ju mund të dëshironi që fëmija juaj të luajë violinë në Symphony Hall një ditë, por duke i detyruar ata të marrin mësime mund të ndërtojë një virtuoz, ose një fëmijë që e shikon muzikën si një punë të përditshme të pakëndshme.

Përqasja e kopshtarit do të ishte të spërkasësh një larmi mundësish muzikore përreth shtëpisë dhe të shohësh se cilat zgjojnë interesin e fëmijës tënd. A u pëlqen të trokasin në tenxhere dhe tigan? Ndoshta fëmija juaj është një baterist i lulëzuar i metaleve të rënda. Sapo të kuptoni se çfarë lloj bime po rritni, mund të “rregulloni tokën” që ajo të zërë rrënjë dhe të lulëzojë.

Bisedoni dhe lexoni shumë me fëmijën tuaj

Kërkimet tregojnë se, edhe kur fëmijët janë vetëm disa muajsh dhe nuk i kuptojnë fjalët, truri i tyre ende i përdor ato. Kjo ndërton një themel nervor për të mësuar më vonë. Pra, sa më shumë fjalë që dëgjojnë, aq më i madh është efekti. Ata gjithashtu do të kenë fjalor dhe kuptueshmëri më të mirë të leximit.

Mësimi i tyre i “fjalëve që përshkruajnë emocione” (d.m.th., i trishtuar, i lumtur, i frustruar) është veçanërisht i dobishëm. Sa më shumë që dinë, aq më fleksibël mund të veprojnë.

Vendosni këtë këshillë në veprim duke elaboruar mbi ndjenjat e njerëzve të tjerë. Flisni për atë që i shkakton emocionet dhe si ato mund të ndikojnë te dikush: “Shihni atë djalë që qan? Ai është duke ndjerë dhimbje nga rënia poshtë dhe dëmtimi në gju. Ai është i trishtuar dhe ndoshta dëshiron një përqafim nga prindërit e tij. ”

Mendoni për veten si udhërrëfyes për fëmijët tuaj nëpër botën misterioze të njerëzve dhe lëvizjeve dhe tingujve të tyre.

Shpjegoni gjërat

Mund të jetë rraskapitëse kur fëmija juaj vazhdimisht pyet: “Pse?” Por kur u shpjegoni diçka atyre, ju keni marrë diçka të re nga bota dhe e keni bërë atë të parashikueshme. Truri funksionon në mënyrë më efikase kur parashikojnë mirë.

Shmangni përgjigjen e pyetjeve “pse” me, “Sepse unë thashë kështu.” Fëmijët që i kuptojnë arsyet për t’u sjellë në një mënyrë të veçantë mund të rregullojnë në mënyrë më efektive veprimet e tyre.

Nëse gjithçka që ata dinë është: “Unë nuk duhet të ha të gjitha biskotat, sepse një figurë autoriteti më tha kështu dhe do të jem në telashe”, ky arsyetim mund të mos ndihmojë kur prindërit nuk janë të pranishëm.

Është më mirë nëse ata e kuptojnë: “Unë nuk duhet të ha të gjitha biskotat sepse do të më dhemb stomaku, dhe vëllai dhe motra ime do të zhgënjehen duke humbur ëmbëlsirën”. Ky arsyetim i ndihmon ata të kuptojnë pasojat e veprimeve të tyre dhe nxit ndjeshmërinë.

Përshkruani aktivitetin, jo personin

Kur djali juaj godet vajzën tuaj në kokë, mos e quani “një djalë i keq”. Jini specifik: “Mos goditni motrën tuaj. E lëndon dhe e bën të ndihet e bezdisshme. Thuaj asaj se të vjen keq ”.

I njëjti rregull vlen për lëvdata: Mos e quani vajzën tuaj “një vajzë të mirë”. Në vend të kësaj, komentoni për veprimet e saj: “Ju bëtë një zgjedhje të mirë duke mos e tërhequr prapa vëllain tuaj.” Ky lloj formulimi do ta ndihmojë trurin e saj të ndërtojë koncepte më të dobishme për veprimet e saj dhe veten e saj.

Një sugjerim tjetër është përshkrimi i veprimeve të personazheve të librit me tregime. Kur dikush nuk arrin të thotë të vërtetën, mos thuaj: “Sam është një gënjeshtar”, që ka të bëjë me personin. Thuaj: “Sam tha një gënjeshtër”, që ka të bëjë me aktivitetin. Pastaj ndiqni me, “Pse mendoni se Sam e bëri atë? Si do të ndihen njerëzit e tjerë nëse e zbulojnë? A duhet ta falin Sam? ”

Duke u angazhuar me kuriozitet, në vend se me siguri, ju po modeloni fleksibilitetin që do t’ju duhet në situata të jetës reale. Ju po sinjalizoni gjithashtu që Sam nuk është në thelb i pandershëm, por shtrihet në një situatë të veçantë. Ndoshta ai do të sillej më sinqerisht në rrethana të tjera.

Ndihmoni fëmijët tuaj të ju kopjojnë

A keni vërejtur se si disa detyra që ju duken si të dobishme (d.m.th., pastrimi i shtëpisë ose kopshtit) mund të duket lojë për një fëmijë?

Fëmijët mësojnë natyrshëm duke parë, luajtur dhe mbi të gjitha, duke kopjuar të rriturit. Është një mënyrë efikase për të mësuar dhe u jep atyre një ndjenjë mjeshtërie. Pra, dorëzojini atyre një fshesë në miniaturë ose lopatë kopshti ose një makinë prerëse lëndie dhe le të fillojë imitimi. Një paralajmërim: Fëmijët e vegjël do t’ju kopjojnë për mirë ose për keq.

Ekspozoni fëmijët në mënyrë të sigurt para shumë njerëzve

Së bashku me njerëzit që fëmijët tuaj mund të hasin normalisht si gjyshërit, hallat dhe xhaxhallarët, miqtë, fëmijët e tjerë, përpiquni t’i ekspozoni ata ndaj diversitetit sa më shumë që mundeni, veçanërisht kur ata janë foshnje.

Sipas hulumtimit, foshnjat që ndërveprojnë rregullisht me folës të gjuhëve të ndryshme mund të mbajnë instalimet kritike të trurit që i ndihmon ata të mësojnë gjuhë të tjera në të ardhmen.

Në mënyrë të ngjashme, foshnjat që shohin shumë fytyra të larmishme mund të lidhen vetë për të dalluar dhe kujtuar më mirë një larmi më të madhe fytyrash në jetën e mëvonshme. Ky mund të jetë hapi më i thjeshtë anti-racizëm që mund të ndërmerrni si prind.

Adhuroni agjencinë

Fëmijët duan të provojnë gjëra vetë pa ndihmën tuaj, si veshja ose montimi i enigmave. Kjo eshte mire. Ju dëshironi që ata të zhvillojnë një ndjenjë të agjenturizmit.

Edhe veprimet që duken si sjellje të gabuar mund të jenë përpjekjet e një fëmije për të kuptuar efektin e tyre në botë. Kur fëmija juaj dy-vjeçar hedh patatinat e saj në dysheme dhe pret që ju t’i merrni, ajo nuk po ju “manipulon”.

Më shumë gjasa, ajo po mëson diçka në lidhje me fizikën e gravitetit. Ajo po mëson gjithashtu që veprimet e saj kanë një efekt në botën përreth saj. Kështu që nxirrni patatina dhe lëreni të provojë përsëri.

Të dish kur të futesh brenda dhe kur të tërhiqesh mund të jetë sfiduese. Por nëse jeni gjithmonë i pranishëm, duke udhëhequr fëmijën tuaj dhe duke u kujdesur për çdo nevojë të tyre, ata nuk mësojnë të bëjnë gjëra vetë. Ndonjëherë, duke i lënë të luftojnë ndërton qëndrueshmëri dhe i ndihmon ata të kuptojnë pasojat e veprimeve të tyre.

Mbyllet lokali në Zherovjan të Tetovës, vihen pas hekurave pronari, dy klientë, 7 serbe, një bullgare dhe dy shtetase të Maqedonisë

Më datë 11.12.2020, ora 22 e 35, në një lokal në fshatin Zherovjan të Tetovës, gjatë b a s t i s j e s nga efektivët e SPB- Tetovë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, u gjetën rreth 40 mysafirë, që u pasua me privimin nga liria të pronarit të objektit, 31 vjeçarit H.A., nga Bogovina e Tetovës, i cili do të pro*cedohet për dy vepra p e n a l e “Mosveprimi sipas rregullave shëndetësore gjatë një epidemie” dhe “T r a f i k i m i q e n i e v e njerëzore”.

Nga liria u privuan edhe dy klientë të lokalit, 30 vjeçari me inicialet I.D. nga Tetova, sepse tek ai u gjet materie p l u h u r i dhe 21 vjeçari me inicialet E.Z., nga Sellarca e Epërme e Tetovës, sepse iu gjet m a r i j u a n ë.

Gjithashtu në lokal u gjetën edhe 7 serbe, një bullgare dhe dy shtetase të Maqedonië së Veriut dhe të gjitha u privuan nga liria.

Objekti u mbyll nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe pas dokumentimit dhe zbardhjes së plotë do të bëhen k a ll ë z i m e t adekuate./TetovaNews