Ballina Blog Faqe 464

Dhuroi 1 mln €, Pacolli: Në Krujë do ndërtoj një pallat për 3 muaj! (VIDEO)

Gjatë vizitës së tij në Krujë dhe Thumanë, kryeministri Rama shoqërohej nga zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, dhe deputetja Eglantina Gjermeni.

Në takim, Pacolli, i cili ka dhuruar 1 milion euro për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, bëri një tjetër premtim, teksa tha se do të ndërtojë vetë banesa për ata që mbetën pa çati në kokë.

“Aty ku ka pallate mirë është me zbrit poshtë, për të hapur hapësirë, se Kruja është qytet turistik. Vendosim dhe një fond ne dhe bëjmë një operacion që të dalë edhe qyteti i fituar. Rregullon kualitetin e jetës, më mirë në rrafsh ku krijohet një infrastrukturë tjetër, që ka afër shkollën e kopshtin”, tha Pacolli.

https://youtu.be/0FuwbvDBIIk

Tërmeti i 26 nëntorit Kujtim Gjuzi jep shpjegimin e tij: Ishte artificial, u shkaktua nga… (VIDEO)

Deputeti Kujtim Gjuzi ka propozuar që deputetët të lenë pagën e tyre për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas Gjuzit, zona ku u regjistrua goditja është vija bregdetare e Lalzit, e cila është mbingarkuar me ndërtime.

“Ne mbajtëm një minutë heshtje, por unë kam një pyetje, ishte tërmet natyror apo artificial?

Pse është artificial?

Sipas neve që kemi studiuar në universitetin bujqësor në sizmik, bllokimi i vijës bregdetare nga betoni sidomos në Lalz nis kur Meta ishte kryeminister dhe një biznemen që vazhdon të ndërtojë atje.

Një muaj më parë kam dalë në Lalz dhe kam thënë pse vazhdoni të betonizoni këtë zonë, që është kënetore deri në grykëderdhjen e Ishmit? Lumenjte Erzen, Lana dhe të gjithë këto bashkohen në atë që quhet gropa e zezë me të vjetrën.

Unë jam 60 vjec, kryeministri është 55 ndoshta se di mirë por ajo ishte zona ku shkarkojnë të gjitha prurjet e reshjeve në 60 ditë.

Këto prurje të vargmalit sjellin atë që quhet zona e përmbytur Albanopolis, ju që s’keni studiuar mirë, shkoni shifeni çik.

Ne jemi në zonën qendër mbajtëse të minierës së Kasharit, Vallias dhe Manzë, i gjithë ky ka poshtë qymyre dhe këto sjellin atë që quhet llorbë.
E gjitha zona poshtë ka krijuar një digë me 4 m thellësi.

Shkoni drejtohuni sizmiologëve po ku keni kohë ju me studiu, ju e keni mendjen të bëni ndonjë PPP të merrni ndonjë lekë.

Ju vjen për të qesh se s’ju ka vdek njeri në shpi se i keni vilat këtj nga kodrat, ju lutem shumë mos u zgerdhini, boll u zgërdhitë.

Zoti kryeminister unë do ju kërkoja të jeni non stop me qytetarët, në pallatet me tulla silikat që ranë atje e kishit sinjalin, por presidenti paska parashikuar që do vijë tërmeti
i bëj pyetje presidentit të tha dikush? Takove dikë në Athinë?

I tha Ramës bëj gati buxhetin? Po ti e di zoti President si shkojnë llogaritë e qymyreve poshtë kur mbushen me ujë se je ekonomist.

Megjithatë ju garantoj qytetarëve që s’mundet më në këtë pellg tërmete që kapin 6.1 rihter. Qytetarët s’duhet ta lëshojnë më vendin por të gjithë bashkë me kryeministrin ju them propozoj rrogën time në janar në dt 3 do e çoj për viktimat”, tha Gjuzi.

https://youtu.be/PW_vvritN_U

‘Si nuk u shemb parlamenti, po nuk bie…’, Maliqi – qeveritarëve: Ju jeni hajdutë dhe e shkatërruat këtë vend (VIDEO)

Me tone të forta, deputeti Lefter Maliqi ka shpërthyer në akuza ndaj qeverisë ‘Rama’ në lidhje me fatkeqësinë natyrore me të cilën po përballet vendi pas tërmetit të 26 nëntorit, që mori 51 jetë njerëzish.

Nga foltorja e Kuvendit Maliqi i ka bërë thirrje ndërkombëtarëve, SPAK-ut dhe BKH-së që të hetojnë lidhur me pasojat që shkaktoi tërmeti si dhe pasurinë e ministrave dhe ish-ministrave, ndërsa pohoi se kryeministri Edi Rama duhet të jepte dorëheqje.

Po ashtu ai tha se ndjen keqardhje që tërmeti mori jetë të pafajshme njerëzisht dhe nuk ra ndonjë mur në Kuvendin e Shqipërisë.

Fjalimi i plotë i Maliqit

Nuk është koha as për lot qeveritar, as për fjalime të bukura, por koha për forcë, kurajo dhe drejtësi. Ky bashkim i shqiptarëve është vetëm për drejtësi ndaj atyre vitkiamve të 26 nëntorit, ndaj atyre familjeve të dëmtuara. Nuk është sot për këto fjalime në këtë seancë parlamentare, të përbuzur, kur vet pikat e rendit të ditës janë për të vënë duart në kokë.

Ne u mblodhëm këtu në një seancë vetëm për tërmetin e 21 shtatorit, ku pamë shoë-n e ministrave, me përparëse, me garuzhde, duke i shërbyer familjeve të dëmtuara dhe nuk bën asgjë për të vlerësuar dëmet dhe për t’ju thënë atyre banorëve, si familja Lala, me 9 veta, me origjinë nga Hasi apo dhe të tjerëve në Thumanë që në ato pallate ku ndenjën një muaj në çadra dhe më pas u futën në banesa. Kush është përgjegjësi?? Me gojë apo me shkrim që u tha se duhet të banonin prapë atje? Ne duhet të ishim mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme, por jemi mbledhur mbas 10 ditësh. Turp dhe skandal. Shqipëria është republikë parlamentare, që do të thotë se ai vendos gjithçka. Por parlamenti për shkak të sistemit të korruptuar, njerëzit janë kthyer në dele. Në dele janë kthyer dhe kryebashkiakët me zgjedhje moniste, ku kryeministri tallet ‘jeni bërë për gomarë dhe kuaj’. Kush do e mbajë përgjegjësi për këtë tragjedi? Ne mbetëm duke kërkuar. Shkon kryeministri duke kërkuar ‘miell hua’ dhe kudo. Parlamenti duhej të ishte mbledhur. Nga ky buxhet për 2020 janë 300 mln dollarë për investime. Vetëm Kryeministria ka 10 mln euro më shumë, siç tha dhe kolegu Murrizi, apo dhe investimet e tjera për jetë luksi. Jo mo jo, nuk është kjo vetëm. Por është babëzia. A e dini ju që pjesa më e madhe e këtyre që janë prapa, dhe një pjesë e ish-ministrave, kanë aq shumë të ardhura, sa jo për 5 mijë apartamente që u dëmtuan, por kanë dhe për 10 mijë. Ky është hetimi që nuk bëhet kurrë.

Vettingu që nuk bëhet kurrë. Ky është ndjeshmëria e madhe e SHBA dhe BE për formimin e SPAK. Pa të hetojnë pak ato pasuri të padeklaruara, kanë shumë. Pa shikoni lejet e ndërtimit. Leje, babëzi. Kush mban përgjegjësi për këto? Për kolaudimin e tyre. Po për shkollat e prishura Sami Frashëri? Nëse këtu do të binin muret e parlamentit, dhe mirë do ishte të binin se shumë njerëz thonë “u ra tërmeti dhe fatkeqësia njerëzve të humbur dhe jo parlamentit dhe qeverisë”. Po kot nuk është ajo shprehja; nuk bie rrufeja pikë pikë pikë….po bie tek ata njerëz.

Po të ishte shembur një pjesë këtu do bëhej estrada tjetër. Ngriheni zërin këtu se jeni hajdutër dhe e shkatërruar këtë vend. SPAK nëse SHBA dhe BE nëse e duan këtë vend, duhet të fillojë menjëherë dhe të mbledhë të gjitha dosjet e prokurorisë së Durrësit, Tiranës, sepse kjo është vrasje me paramendim. Është krim i organizuar. Të lirohen burgjet nga ata me 30 gramë drogë, dhe ata për vjedhje energjie dhe të mbushen me oligarkë, që janë bërë non –grata nga SHBA. Janë shume të tillë. E rropën këtë vend, nuk fryhen. Janë të babëzitur. Vinë këtu dhe derdhin lot. Unë vetëm të japë shpirtin, por këta kanë shumë pasuri. Nuk është problem vetëm një rrogë e imja, por këta kanë aq shumë dhe shteti po ashtu, saqë nuk ua merr mendja gjithë shqiptarëve. Kjo është politika e qelbur. Shkon kryeministri e ngre fëmijën me një dorë, bën lodra, bën sikur vdes me atë mjekër. Ça është kjo rilindje?? Rilindi fatkeqësia, droga, krimi, shpopullimi, korrupsioni, varfëria. Çfarë nuk prunë këta? Nëse ky ka moral, të japë dorëheqje (Rama). Të bëhet mor shtetar. Për hiç gjë dha dorëheqja ai i Maqedonisë, i Kosovës.

Ky jo mo jo, nuk ikën. Ky po nuk i ra tërmeti në kokë, nuk ikën. Ky vetëm bën shoë. Ka çuar zv/ministrat për të bërë shoë. Ky janë zyrtarët e lartë? Pse tallen me këtë vend. Është bërë për të ikur nga ky vend. I bëj thirrje ndërkombëtarëve. SPAK i bëj thirrje. Këta prapë do vjedhin me tenderat e ndërtimit. U prehshin në paqe ato viktima, por tersin e keni pas, e shkatërroi këtë vend. Është kryeoligarku dhe do çuar mbrapa hekurave. Hetojeni, bëjani vettingun. Nuk e dinë se ku i kanë mbyllur, Në Qipro, në Zvicër, kudo. Këta bëjnë shoë sot. Këta bën tërmet në drejtësi dhe gjykata, tërmet, kudo. Kurrë mos paça të ardhme politike.

Nuk dua të jem në politikë kështu. Nuk mbahen këta, nuk e kanë mendjen tek populli. Këta tallen, bëjnë shoë. Dhe qajnë këta pasi bie tërmet, sepse e quajnë ‘Baba Xhike’ presidentin kur paralajmëroi me letra nga greku. Disa e quajtën të çmendur, të marrë. Mirënjohje për vëllezërit kosovarë, pas dy orësh vajtën këta. As qen nuk kishin këta, 2 mln euro për këta. Hoqën nga puna dhe mësuesin që e stërviste. Nuk mbahen more, çfarë nuk po bëjnë more. Bëjnë sikur japin paga. Unë vetëm një garzionere jap po këta ça nuk japin. Nuk e kam me Pandin unë, apo Musain, dhe për ndonjë të ndershëm. E shkatërruan këtë vend. Ky të kërkojë dorëheqje. Boll me 2 e 20, boll me çitjanet. Se la kokrrën e namit. Shkon në varrim ashtu. Shkon tek dëshmorët dhe të rënën me çitjane. Ky është turp, ky është fatkeqësia kombëtare. Ndaj ky Kuvend duhet të ngrihet në një senacë të jashtëzakonshme vetëm për këto probleme.

https://youtu.be/mr5kBnE1FDY

Brenda vilës përrallore të familjes Obama (FOTO)

Ditën e djeshme, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, bleu shtëpinë e tij më të re në Martha’s Vineyard në Massachusetts.

Ai dhe bashkëshortja morën një sipërfaqe toke prej 120 mijë metra katrore.

Shtëpia gjigante i kushtoi atyre plot 11.75 milionë dollarë.

Ndërtesa ka një sipërfaqe prej 641 metra katrorë. Ajo ka 7 dhoma gjumi, një pishinë, një vatër të jashtme zjarri, si dhe rezidenca për miqtë në të dyja krahët e shtëpisë.

Për më tepër, shikojini vetë në fotot e mëposhtme.

VIDEO/ Rama tremb vogëlushin në Krujë

Kryeministri Rama ka vizituar këtë të enjte Krujës si dhe një sërë familjes të Thumanës që kanë ardhur për t’u strehuar pas tërmetit që u prishi banesat.

E teksa fliste për tërmetin me qytetarët, në një moment Rama i drejtohet një fëmije (Bujarit) duke i thënë “mos ma drejto mua autom atikun” (një lodër). Pavarësisht se me shaka, Rama i ka folur me një ton të fortë, duke bërë që fëmija të qajë.

Pjesë nga biseda

Rama: Mos ma drejto mua automat ikun, ç’e ke atë autom atik

Djali: Është lodër…

Rama: Ç’a lodre mer, si më drejton mua auto matikun

Gratë: Është Bujari vogël ore, e ka lodër

Rama: Hajde këtu me mua hajde…!

Por djali i vogël ikën duke qarë pasi u tremb nga të bërtiturat e kryeministrit.

Rama: Hajde more këtu, hajde! Hajde te shoku jot…

Gratë: U prek, ne nga Kruja jemi të ndjeshëm. U mërzit djali.

Rama: Hajde more këtu! Të mërzita? Më fal! Më fal pra tani…

https://youtu.be/3r19x0L-v4Q

VIDEO/ Dako del në krah të Ramës: I shoh unë ato letrat (ERTV e fshin menjëherë nga Facebook)

Kryeministri Rama ndodhej këtë mbrëmjes në Durrës, ku vazhdoi turin e tij të njohjes me situatën në terren. Gjatë kësaj vizite Rama shoqërohej me Bledi Çuçi. Ndërkohë që gjatë gjithë kohës në hije ndodhej edhe Vangjush Dako, ku kameramani i ERTV është kujdesur që të mos e filmojë.

Por në fund të regjistrimit në momentin që Rama po largohej, në kamera është shfaqur Dako që i thotë Ramës “Po bëj ndonjë gjë për ato letrat”, ndërsa kryeministri i është përgjigjur shkurt: “Ok”.

Pjesë nga biseda:
Rama: Dëgjo, me këto…me këta 12 që janë gati merru vetë…
Çuçi: Për lejet, po.Rama: Çfarë lejesh more, vjen supervizori në kokë aty dhe mbaroi ky film. Pastaj ata tjerët vijnë me radhë që të fillojë.

Çuçi: Të kthehet puna.
Rama: Po.Dako: Për ato letrat po bëj unë ndonjë gjë, mirë?
Rama: Ok.

Personi që filmon në televizionin e Ramës, ERTV, e ka larguar kamerën nga Dako, por pak sekonda kanë mjaftuar për të shquar kryebashkiakun që ka drejtuar Durrësin për 12 vite, i cili sot është në qendër të vëmendjes sepse ka dhënë leje të panumërta ndërtimi edhe në vende të papërshtatshme për të ndërtuar.

Megjithëse u shfaq në një fragment sekonde, kryeministri Edi Rama për të zhdukur çdo provë që ishte me Dakon, vendosi që ta fshinte nga Facebook. Ky moment është kapur nga kamera e Faxnews në videon lart. Edhe pse tani janë gjithë të bindur që dorëheqjes së Valbona Sakos punët e bashkisë i drejton Zhylien Varfaj, njeriu i afërt i Dakos.

https://youtu.be/xAOhs5sWyDI

https://youtu.be/0FuwbvDBIIk

https://youtu.be/W6eBV-1csLo

https://youtu.be/NEeA60Q2Fzg

A e parashikojnë kafshët tërmetin? Çfarë thotë shkenca dhe eksperienca botërore

Në vitin 373 p.l.k historianët regjistruan se kafshët, përfshirë minjtë, gjarpërinjtë, braktisën qytetin grek të Helicës vetëm disa ditë para se një tërmet të shkatërronte vendin.

Parashikime të ngjashme të kafshëve për tërmetet janë treguar përgjatë shekujve. Mace që lëvizin dhunshëm dhe bletët duke lënë zgjoin e tyre në panik janë shenja që një termet do të ndodhë. Pronarë të panumërt të kafshëve shtëpiake pretenduan se ishin dëshmitarë të maceve dhe qenve të tyre që vepronin çuditshëm para se të tronditej toka, lehje ose ulërima pa ndonjë arsye të dukshme, ose duke treguar shenja nervozizmi dhe shqetësimi.

Por pikërisht ajo që kuptojnë kafshët, nëse e ndjejnë para së të bie termet, është një mister. Një teori është se krijesat e egra dhe ato shtëpiake e ndiejnë tokën të dridhet para njerëzve. Të tjerë sugjerojnë që ata kuptojnë ndryshimet elektrike në ajër ose gaz të lëshuar nga toka. Tërmetet janë një dukuri e papritur. Sizmologët nuk kanë asnjë mënyrë të dinë saktësisht se kur ose ku do të godasë tjetri.

Rreth 500 000 tërmete që “parashikohen” ndodhin në botë çdo vit. Prej tyre, 100 000 mund të ndjehen nga njerëzit, dhe 100 prej tyre shkaktojnë dëme.

Një nga vendet më të prirura në tokë në botë për termete është Japonia, ku shkatërrimi nga termeti ka marrë jetë të panumërta dhe ka shkaktuar dëme të mëdha . Studiuesit kanë studiuar prej kohësh kafshët me shpresën për të zbuluar se ata dëgjojnë ose e ndiejnë termetin përpara se të dridhet toka në mënyrë që ta përdorin si një mjet parashikimi.

Sizmiologët amerikanë, nga ana tjetër, janë skeptikë. Edhe pse ka pasur raste të dokumentuara të sjelljeve të çuditshme të kafshëve para tërmeteve, Instituti i Gjeologjisë i SHBA-ve, një agjenci qeveritare që ofron informacion shkencor rreth tokës, thotë se një lidhje midis një sjelljeje specifike dhe ndodhjes së një tërmeti nuk është bërë kurrë.

“Jemi ndeshur me shumë anekdota”, tha Andy Michael, një gjeofizikan në USGS. Kafshët reagojnë ndaj kaq shumë gjërave – kur qenë të uritur, kur mbrojnë territoret e tyre, kur bëhet fjalë për çiftëzimet apo grabitqarët – kështu që është e vështirë të kemi një studim të kontrolluar për të marrë atë sinjal paralajmërues të përparuar “.

Në vitet 1970, disa studime mbi parashikimin e kafshëve mbi tërmetin u bënë nga USGS “, por asgjë konkrete nuk doli prej saj,” tha Michael. Që nga ajo kohë agjensia nuk ka bërë asnjë hetim të mëtejshëm mbi këtë teori.

Sjellja e hallakatur tek qentë

Në Shtator 2003, një mjek në Japoni realizoi disa tituj me një studim që tregonte sjellje të çrregullt në qen, të tilla si lehja e tepërt ose kafshimi, që mund të përdoren si alibi për të parashikuar tërmetet.

Ka pasur gjithashtu shembuj kur autoritetet kanë parashikuar me sukses një tërmet të madh, bazuar pjesërisht në vëzhgimin e sjelljeve të çuditshme të kafshëve.

Për shembull, në 1975 zyrtarët kinezë urdhëruan evakuimin e Haicheng, një qytet me një miliona njerëz, vetëm disa ditë para se tërmeti me madhësi 7.3 të ndodhte.

Vetëm një pjesë e vogël e popullsisë u lëndua dhe u vra. Nëse qyteti nuk do të ishte evakuuar, numri i viktimave mund ti kishte kaluar 150 000.

Tërmeti i Haicheng është ai që i dha njerëzve shpresë se tërmetet mund të jenë të parashikueshëm, thotë Michael, dhe ajo që çoi në studimet e sjelljes së kafshëve nga USGS.

Megjithatë, u zbulua më vonë se një seri e rrallë dridhjesh të vogla, ndodhën përpara se tërmeti i madh të godiste qytetin. “Ishte sekuenca parashikuese që i dha (zyrtarëve kinezë) parashikimin e fortë,” tha Michael.

Akoma, kinezët kanë vazhduar të studiojnë sjelljen e kafshëve si një ndihmë për parashikimin e tërmeteve. Ata kanë pasur disa suksese të dukshme dhe gjithashtu disa alarme false, tha Rupert Sheldrake, biolog dhe autor librash. Një lidhje midis sjelljes së kafshëve dhe tërmeteve mund të bëhet, tha ai,ashtu “siç e kanë zbuluar kinezët, por jo të gjithë tërmetet shkaktojnë sjellje të pazakontë tek kafshët.

Sheldrake bëri studimin e tij duke parë reagimet e kafshëve para dridhjeve të mëdha, duke përfshirë tërmetin Northridge, California, në 1994 dhe tërmetet Greke dhe Turke në 1999. Në të gjitha rastet, ai tha se kishte raportime për sjellje karakteristike paraprakisht, duke përfshirë qentë që zhurmojnë natën në mënyrë misterioze, zogjtë e mbyllur në kafaz bëhen të shqetësuar dhe macet nervoze fshihen.

Gjeologët, megjithatë, hedhin poshtë këto lloj raportesh, duke thënë se është “efekti i përqëndrimit psikologjik”, se njerëzit kujtojnë sjellje të çuditshme vetëm pasi të ketë ndodhur një tërmet apo katastrofë tjetër.

Nëse asgjë nuk do të kishte ndodhur, ata kundërshtojnë duke argumentuar se njerëzit nuk do ta kujtonin sjelljen e çuditshme.

Raportimi i sjelljes së çuditshme
Sheldrake nuk bie dakort. Modelet e krahasueshme të sjelljes së kafshëve para tërmeteve janë raportuar në mënyrë të pavarur nga njerëzit në të gjithë botën, tha ai.

Nevojiten më shumë hulumtime tha Sheldrake, i cili propozon një ëebsite ku njerëzit mund të shkruajnë nëse shohin sjellje të çuditshme në kafshët e tyre.

Një kompjuter do të analizonte mesazhet në hyrje për të përcaktuar se nga kishin origjinën.

Një rritje e papritur e thirrjeve ose e-mail nga një rajon i caktuar mund të tregojë nëse një tërmet është i afërt.

Informacioni do të kontrollohej për të siguruar që vëzhgimet nuk ishin shkaktuar nga rrethana të tjera që mund të ndikojnë në sjelljen e kafshëve, të tilla si fishekzjarre, ose ndryshime të motit.

Dhe për të shmangur paralajmërimet e rrema, tha Sheldrake, të dhënat do të përdoren në lidhje me pajisjet e tjera monitoruese siç janë matjet sizmologjike.

“Një projekt i tillë do të zhvillonte imagjinatën e miliona njerëzve, do të inkurajojë pjesëmarrjen dhe hulumtimin në shkallë të gjerë të publikut – dhe do të ishte argëtuese,” tha ai.
“Ajo çfarë po e mban këtë hulumtim nuk është paraja por dogmatizmi dhe mendja e ngushtë.” /National Geographic. Përktheu Sonila Backa-Abcnews.al/

VIDEO/ Pallati i Parashqevi Simakut i pabanueshëm, nipi rrëfen telefonatën me këngëtaren

Dëmet e tërmetit të 26 nëntorit e kanë kthyer në të pabanueshëm objektin që në Durrës e njohin të gjithë si pallati i Parashqevisë. “ABC News” ishte në pallatin ku deri në vitin 1997 jetoi këngëtarja Parashqevi Simaku, i cili ka pësuar dëme dhe dëmtime të shumta. Pranë ekspertëve shqiptarë dhe të huaj ishte edhe ish- kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i cili ka ndjekur nga afër konstatimin e dëmeve.

Ikona e muzikës shqiptare të pas viteve 90 Parashqevi Simaku ka vite që nuk ka shkelur në Durrës, por në qytetin bregdetar një nga pallatet në qendër të qytetit njihet si pallati i Pallati i Parashqevisë. Lëkundjet e 26 nëntorit kanë pësuar dëme të konsiderueshme në objektin e ndërtuar 34 vite më parë, në të cilin jetuan edhe shumë personazhe të njohur. “ABC News” ishte në ambientet e brendshme të pallatit ku dukshëm dëmet në godinë janë të mëdha. Suva të rrëzuara dhe mure të plasaritura janë pamjet që të ofron ky pallat.

Shqetësimin për atë që do të ndodhë në pallatin e njohur në Durrës e shfaqi edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako i cili inspektoi nga afër punën e ekspertëve shqiptarë dhe të huaj në ndërtesën që të paktën ka 3 kolona të amortizuara nga 26 nëntori.

Ani Simaku jeton me familjen e tij në shtëpinë e hallës së tij, Parashqevi Simaku dhe rrëfen për “ABC News” telefonatën që ka pasur me këngëtaren e njohur pas tërmetit. Sipas tij, shqetësimi kryesor i këngëtares është lidhur më shumë me familjarët sesa me dëmet që godina pësoi.

Ani Simaku: “Kur e mori vesh na mori direkt në telefon e përjetoi shumë keq. Gjëja e parë që pyeti ishte ‘a jeni mirë të gjithë’…përjetimi ishte shumë i keq”.

Pallati i Parashqevisë siç e njohin të gjithë në Durrës sipas ekspertëve shqiptarë e të huaj mund të riparohet falë ndërhyrjeve në kolonat mbajtëse. Por vulën finale për këtë objekt do ta vendosin ekspertët izraelitë të cilët po bëjnë edhe vlerësimin e masës së goditjes që kolonat mbajtëse kanë marrë në tërmetin e 26 nëntorit./abcnews.al

VIDEO/ U dëmtua nga termeti? Këtë godinë nuk e shemb as tritoli

Kjo vilë 5-katëshe, arriti t’i mbijetojë tërmetit të 21 shtatorit dhe më pas atij të 26 nëntorit. Por, ekspertët e shpallën atë të pabanueshme.

Inspektorët e Mbrojtjes së Territorit zbarkuan për ta shembur atë me tritol. Tentativa e parë dështoi…

Kolonat e kësaj vile vijuan të qëndronin në këmbë, duke befasuar edhe vetë inspektorët e IKMT e duke ngjallur dyshime, nëse ajo godinë vërtet duhej shembur.

Ky rast nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së urbanistit Besnik Aliaj, i cili ka ndjekur procesin e shpërthimit të komanduar të kësaj godinë.
Aliaj teksa publikon këto pamje në facebook, shkruan: “Hej bela! Tentuan ta shembin me eksploziv! Dy tentativa të dështuara. Katër kolona të prera dhe struktura akoma në këmbë!”

Abc News përcolli drejtpërdrejt momentet e shembjes së kontrolluar të kësaj vile 5 katëshe, ku tentativa e parë dështoi për shkak të sasië së pakët të tritolit që u përdor nga punonjësit e IKMT. Tentativa e dytë, rezultoi e suksesshme…

/abcnews.al

 

Rama: Shembim 3 konvikte me familjarë te “Qyteti Studenti”

Kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës se do të shemben tre konvikte me familje në “Qytetin Studenti”.

Gjithashtu Rama bëri me dije se ka nisur puna për konceptimin e 3 lagjeve të reja në Tiranë.

“Lejet e riparimeve duhet të kenë një procedurë të përshpejtuar. Bashkia duhet ta japë lejen e rindërtimit brenda 24 orëve. Nga ato që shohim është se godinat e reja nuk kanë problem strukturore. Godinat i kanë mbajtur më së miri goditjet. Kemi filluar punën për të konceptuar 3 lagje të reja në Tiranë.

Janë projekte që do kërkojnë kohën e tyre, por do kenë tjetër standard. Me fondin që kemi vënë në dispozicion jemi gati të fillojmë. Jemi duke identifikuar modelet më të mira financiare. Ka nisur puna për një ligj të veçantë në lidhje me perimetrin e emergjencës. E konsideroj me vend vendimin për prishjen e 3 konvikteve në Qytet Studenti”, u shpreh ndër të tjera Rama.

Fëmijën e pyesin “a është i bukur xhaxhi Edi?”…përgjigja e Ramës i habit të gjithë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ishte sot së bashku me zv/kryeministrin e Kosovës, Behgjet Pacolli në Krujë. Ai ka vizituar edhe një kopsht fëmije, teksa nuk kanë munguar batuta. Në një moment, edukatorja ka pyetur një prej fëmijëve nëse ishte i bukur “xhaxhai Edi”.

Rama: Më njeh mua

Fëmija: Po, Edi Rama

Edukatorja: A është i bukur xhaxhi Edi?

Menjëherë ndërhyn Rama duke thënë: Po lëri këto, ça është i bukur xhaxhi Edi, shih si gogol.

Rama Di ndonjë vjershë ti?

Fëmija: Jo nuk di, s’ma ka dhënë edukatorja.

https://youtu.be/xAOhs5sWyDI

Bonus video:

https://youtu.be/rIUE2enBlpQ

https://youtu.be/HqWlaI3O_rM

https://youtu.be/go-y-mCZ5AM

https://youtu.be/F04XxEbzSc4

https://youtu.be/W6eBV-1csLo

https://youtu.be/EZ2_kL0RmqQ

Rama në Stamboll, me Erdoganin do kërkojnë ndihmë nga vendet aziatike dhe Rusia

Një javë pas tërmetit që vrau 51 vetë, Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë për në Stamboll, ku do të kërkojë ndihmë nga vendet e të ashtuquajturit Zemra e Azisë – Procesi i Stambollit, një konferencë aziatike për të ndihmuar rindërtimin e Afganistanit.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Kryeministri njoftoi:

“Me Erdoganin do të jemi të dielën me konferencën e madhe të investitorëve në Stamboll, të besimit mysliman. Po vijojmë edhe në drejtim të vendeve të tjera të rajonit lindor. Do të kemi një mbështetje të konsiderueshme në raport me nevojën.”

Konferenca në fjalë do të mbahet më 9 dhjetor dhe njihet si Samiti i Miqësisë dhe Bashkëpunimit ‘Zemra e Azisë’—një takim i përvitshëm në mbështetje të Afganistanit, njohur ndryshe si Procesi i Stambollit, ku marrin pjesë Afghanistani, Azerbajxhani, Emiratet e Bashkuara, India, Irani, Kina, Kirgistani, Pakistani, Rusia dhe Taxhikistani, Turkmenistani dhe Turqia.

Në takim pritet që Presidenti Erdogan t’u bëjë thirrje vendeve anëtare që të mbështesin financiarisht qeverinë shqiptare për të rindërtuar vendin pas tërmetit.

Menjëherë pas tërmetit, Rama dhe Erdogani e kanë theksuar se kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin për t’u informuar rreth tërmetit. Presidenti Erdogan njoftoi se Turqia do të ndërtojë 500 apartamente në Shqipëri. Ai tha se do të angazhohej personalisht që të nxiste vendet me shumicë muslimane të mbështesnin me ndihma konkrete Shqipërinë pas tërmetit.

Vizita në Stamboll është vizita e dytë ndërkombëtare e Kryeministrit Rama për të kërkuar mbështetje. Këtë javë ai vizitoi Londrën pë Samitin e NATO-s, ku mori premtimin nga Presidenti Makron për organzimin e një konference donatorësh.

Në kthim nga Londra, dje kryeministri mori pjesë në një emision televiziv italian, nga ku i bëri apel publikut italian për mbështetje.

Duket se pak pas ditë pas vdekjes së 51 personave nën rrënojat e një tërmeti të fuqishëm, Rama nisi dje një fushatë ndërkombëtare për të shpalosur punën e qeverisë, solidaritetin e popullit shqiptar me qeverinë, si dhe për të kërkuar ndihma financiare.

Të njëjtën gjë që bëri në Londër me drejtuesit perëndimorë, ku delegacioni shqiptar ishte marrë me shpërndarjen e dokumenteve që vërtetojnë dëmet në Shqipëri, ndërsa ai vetë kishte “arritur të përfshi[nte] drejtpërdrejtë emocionalisht liderët”, Rama duket se do ta bëjë edhe me drejtuesit e vendeve aziatike.

Për një faturë të 2005, qytetarja duhet t’i paguajë përmbaruesit 6 mijë euro! (FOTO)

Aktivistja qytetare, Ana Gligorova ka shprehur shqetësime lidhur me zhvatjen që po bëjnë përmbaruesit nga qytetarët në Maqedoninë e Veriut. Ajo përmes një postimi ka shkruar për një rast të një qytetareje që për një faturë të vitit 2005, duhet të paguajë 6 mijë euro, përcjell INA. “Në mëngjes mu lajmërua një mik dhe më njoftoi se motra e tij duhet të paguajë 6 mijë euro për ngrohje, për një faturë të viteve 2003 – 2005. Paramendoni vendimi gjyqësor është sjellë në vitin 2015, pas 12 viteve nga borxhi i krijuar. Si mundet që gjykatat për një rast të tillë të zvarrisin, derisa për vepra më të rënda sillen vendime të shpejta. Çka është kjo”, ka pyetur Gligorova.

Ajo ka pyetur gjykatësit dhe përmbaruesit se këto para ju duhen për pritjen e Vitit të Ri në Pragë, Paris, rrobe të brendeve të shtrenjta dhe lukse tjera?

Arsimtari nga Tetova me lot në sy përcolli nxënësin për në Gjermani!

Vazhdon largimi i shqiptarëve nga trojet e veta. Kjo dukuri është kaq alarmante dhe ka ulur ndjeshëm edhe numrin e nxënësve nëpër shkollat tona. Ja se çka shkruan një arsimtar nga Tetova, Bujamin Salija, i cili u nda nga nxënësi i tij, i cili u largua për në Gjermani:

“Sot me lotë në sy u përshëndeta me Amarin-nxënësi i klasës 8’të na ikë në Gjermani ç’të them fjalët janë të tepërta. Rrugë të mbarë dhe Zoti ta lehtësoftë këtë rrugë kuptohet që nuk je i vetëm ka edhe qindra Shqiptarë nxënës që marrin rrugën e gurbetit. Është një ndarje e dhimbshme është e dyta herë që e përjetoi diçka të tillë, dhe qoftë e fundit kësi llojë ndarje.”

Video bonus:

Haxhiu: President mund ta bëjmë dikë që nuk është as në VV as në LDK

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është deklaruar lidhur me ngecjen e madhe për arritjen e koalicionit për bashkëqeverisje ndërmjet dy partive fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Ajo për Klan Kosova ka bërë të ditur se brenda ditëve pritet të ketë takim mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, por se VV nuk pranon që në marrëveshje të futet edhe posti i Presidentit.

Haxhiu tha se as VV dhe as LDK nuk duhet të barrikadohen me qëndrimet e tyre, por duhet të jenë fleksibile sepse qytetarët kanë vendosur që Qeveria e ardhshme të formohet nga këto dy subjekte politike.

Ajo po ashtu ka thënë se ekziston mundësia që President të bëhet dikush që nuk është pjesë e VV-së apo LDK-së, por që është person unifikues.

Zaev: Ratifikimi në Spanjë pritet muajin e ardhshëm, nëse shtyhet, te ne është i mundur ratifikim i kushtëzuar, por sipas procedurës

Sipas informacioneve të cilat i kanë marrë autoritetet e Republikës së Maqedonisë të Veriut pritet që muajin e ardhshëm të përfundojë ratifikimi i Protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO në Permanentin spanjoll, pas të cilës Kuvendi ynë ratifikimin do ta përfundojë deri në fund të muajit të ardhshëm apo eventualisht deri më 11 shkurt, para se të shpërndahet shtëpia ligjdhënëse. Shtyrja eventuale e ratifikimit në Spanjë e hap mundësinë të bëhet ratifikimin i kushtëzuar te ne.

Këtë e deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në lidhje me nismën e VMRO-DPMNE-së. Partia dje doli me nismë Qeveri që sa më të shpejtë në Kuvend ta dorëzojë Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes veri-atlantike dhe të Protokollit inkuadrues për anëtarësim.

“Shtyrja e mundshme nga Spanja, e cila nuk besoj se do të ndodhë, e hap mundësinë për ratifikim të kushtëzuar në vetë Parlamentin, e cila do të publikohej nga ana e presidentit të shtetit, nga Parlamenti, menjëherë pas ratifikimit në Parlamentin spanjoll. Këtu procedura dhe veprimet janë harmonizuar me NATO-n dhe ne mund ta bëjmë këtë, por sinqerisht, me dinjitet dhe krenari të jemi vendi i 30 anëtar që do të bëjë ratifikimin. Kjo është arsyeja pse ne shkojmë seriozisht dhe me përgjegjësi përsa i përket procedurave pa ndonjë llogaritje politike”, tha kryeministri.

Ai nismën e VMRO-DPMNE-së e cilësoi si kalkulim politik dhe i pyeti deputetët e kësaj partie ku kanë qenë kur në Kuvend janë sjellë vendime të rëndësishme strategjike për vendin.

Kryeministri potencoi se beson që qytetarët do t’i njohin këto kalkulime politike.

Zaev sot së bashku me zëvendësministren e Arsimit Elizabeta Naumovska mbajti takim me kryetarin e komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Naumovski dhe kanë vizituar punët ndërtimore për ndërtimin e një salle sportive pranë SHF “Joakim Kërçovski” në fshatin Vollkovë”

Ndërtimet pa leje, në Strugë ka 3330 objekte

Gjithsej 3,330 objekte të paligjshme ekzistojnë në territorin e Komunës së Strugës. Kjo qëndron në Regjistrin e Objekteve të Paligjshme, që Komuna e Strugës i dorëzoi në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, mëson Alsat. Bëhet fjalë për objekte, tarraca dhe infrastrukturë tjetër. Kjo sot u konfirmua për Alsat nga ministria përkatëse. Por, nëse dhe sa prej tyre janë në pjesën e mbrojtur, nga Transporti nuk zbardhin. Prandaj për këtë përgjigje ka Merko:

… Këto pyetje që ju i bëni nuk janë për një deklaratë, d.m.th në Strugë siç kam thënë deri më tani, nuk ka ndërtime pa leje në zonën e mbrojtur”-tha Ramiz Merko, Kryetar i Komunës së Strugës.

Por, Aleanca për Shqiptarët nuk pajtohet me pretendimet e kryetarit.

Situata në terren dëshmon të kundërtën … Kryetari i komunës thotë se në Strugë nuk ka objekte pa leje në zonën e mbrojtur. Atëherë e pyesim publikisht: Cili është statusi, ose si i trajtojnë objektet e ndërtuara me dimensione të mëdha, të materialit të fortë, që përdoren për çfarëdo qëllimi, dhe në asnjë moment si pajisje urbane? “-thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Koordinatori Kombëtar i UNESCO-s, Ministri Edmond Ademi, dje tha për Alsat, se Merko refuzon të dorëzojë dokumentacionin me objektet pa leje, duke lënë publikun me përshtypjen se diçka po fshihet. Kohët e fundit, Komisioni Kombëtar i UNESCO-s, gjatë Kontrollit në Bregun e Liqenit të Strugës, ka identifikuar disa ndërtime në liqen dhe se e gjitha kjo duhet të largohet, për të cilën gjë kanë marrë garanci nga vetë kryetari i komunës. Por, Merko thotë se edhe këtu gjithçka është në rregull.

Komisioni erdhi dhe e shqyrtoi plotësisht tërë vijën e bregut të liqenit dhe nuk ka objekte që të prisheshin”-pohoi Ramiz Merko, Kryetar i Komunës së Strugës.

Komuna e Strugës me dy muaj vonesë dorëzoi regjistrin e objekteve pa leje. Edhe pse afati i fundit ishte tetori, që atëherë kanë kaluar dy muaj. Por, a do të ketë edhe në Strugë rrënim të këtyre objekteve, siç ndodhi në Ohër, nuk dihet ende.

Spanjë, mjekët kthejnë në jetë gruan 6.5 orë pasi i ndaloi zemra

Një grua në Spanjë, temperatura turpore e së cilës ra deri në 20.2 gradë ndërsa zemra i ndaloi për 6.5 orë, u rikthye në jetë duke mos patur asnjë dëmtim të përhershëm neurologjik në trupin e saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në artikullin e gazetës spanjolle La Vanguardia, bëhet e ditur se Audrey Mash më 3 nëntor doli për marshin në mal me bashkëshortin e saj në afërsi të qytetit Nuria në verilindje të vendit. Ajo nuk mundi të kthehej më për shkak të stuhisë së borës pasi trupi i saj ishte ngrirë.

Gruaja 34-vjeçare e cila u dërgua në spital pas 3 orësh nga ekipet e kërkim-shpëtimit në rajon, supozohej se kishte vdekur pasi temperatura e saj trupore kishte rënë në 20.2 gradë celsius dhe zemra i ndaloi së rrahuri për 6.5 orë.

Ajo u shpëtua me ndërhyrjen e dy mjekëve ekspertë në spital. Zyrtarët njoftuan se Mash doli nga spitali pas 11 ditësh duke ecur me këmbët e saj dhe se ka probleme të koordinimit dhe mpirjes vetëm në gishtat e dorës, por që nuk ka asnjë dëmtim të përhershëm neurologjik në trupin e saj.

Mash e cila jeton në Barcelonë me bashkëshortin e saj që nga viti 2017 dhe që është mësuese e gjuhës angleze tha se nuk kujton asgjë lidhur me atë që përjetoi më 3 nëntor.

Zyrtarët njoftuan se ky është rasti i parë në Spanjë, në të cilin Mash u rikthye në jetë ku zemra ka ndalur së rrahuri për 6.5 orë si pasojë e hipotermisë.

Humbën familjarë e banesa, merren në pyetje të mbijetuarit e pallateve të shembura në Thumanë

Shembja e tre pallateve në Thumanë që shkaktoi 24 viktima ka dyshime se nuk ka ardhur vetëm nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Prokuroria e Krujës ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin e këtyre godinave, për të parë nëse janë respektuar rregullat e ndërtimit, apo nëse janë kryer si duhet kolaudimit apo verifikimet nga personat përgjegjës.

Banorët e këtyre godinave pretendojnë se pallatet kanë qenë të pabanueshëm pas tërmetit të 21 Shtatorit. Por sipas tyre asnjë institucion nuk iu përgjigj këtij shqetësimi. Për këtë Prokuroria e Krujës ka marrë në pyetje banorët e pallateve që fatmirësisht arritën të mbijetojnë pas tërmetit të mëngjesit të së martës.

Përveç pallateve të rrëzuara, IKMT-ja ka prishur edhe disa pallate të tjerë të deklaruara të pabanueshme. Edhe në këto raste hetuesit kanë marrë në cilësinë e provës materiale mbetje të këtyre pallateve.

Ndërkohë në Prokurorinë e Tiranës, Policia dhe Bashkia ka çuar një listë prej 800 godinash të dëmtuara që mund të jenë objekt hetimi. Mësohet se ato do të ndahen në godina të ndërtuara para viteve 1990 dhe pas viteve 1990.

Hetimet kanë nisur për akuzat shpërdorim detyre, ndërtim i paligjshëm dhe dhënie ndihme për ndërtim të paligjshëm./klan

Spasovski: Po ndërtojmë Qendër, të vetme në rajon, për sigurinë e qytetarëve

Përfundoi faza ndërtimore, ndërsa në qershor të vitit të ardhshëm do të funksionojë Qendra e parë dhe e vetme për rikuperim nga katastrofat dhe sigurimi i punës në vazhdimësi (TIK-Qendra) e cila po ndërtohet me mjete nga Bashkimi Evropian dhe është projekti i parë kapital i Ministrisë pas 20 viteve, i rëndësishëm për sigurinë e qytetarëve. Këtë e theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski para përfaqësuesve të Ministrisë dhe të autoriteteve lokale të Prilepit.

Sipas Spasovskit, me ndërtimin e këtij objekti do të jemi të gatshëm në rast të paaftësimit të sistemeve primare gjatë fatkeqësive.

“Qëllimi i ndërtimit të Qendrës për rikuperim nga katastrofat deh sigurimi i punës së vazhdueshme, është ajo të sigurojë vazhdimësi në punë dhe kryerjen e aktiviteteve të nevojshme dhe ruajtjen e të dhënave në rast të katastrofave të mundshme natyrore apo atyre të shkaktuara nga ana e faktorit njeri. Me ndërtimin e këtij objekti, i cili është me rëndësi të jashtëzakonshme si për Ministrinë e Punëve të Brendshme, ashtu edhe për institucionet e tjera shtetërore, dëshirojmë të jemi të përgatitur të sigurojmë funksionim të sistemeve vitale informative në rast të paaftësimit të sistemit primar informativ për shkak të katastrofave natyrore apo katastrofave të tjera të shkaktuara nga ana e faktorit njeri. Në punën e kësaj qendre, krahas MPB-së mund të marrin pjesë të gjitha institucionet shtetërore të cilat kanë nevojë të tillë, në pajtim me kompetencat ligjore”, tha Spasovski, duke iu drejtuar të pranishmëve.

Ndërtimi një Qendre të këtillë është rasti i parë në rajonin më gjerë, ku një institucion shtetëror ndërton objekt modern për nevojat e veta. Faza e parë, ndërtimore, e cila përfundoi, kushton 3,4 milionë euro, ndërsa në tërësi, qendra e cila ndërtohet në tre faza, është në vlerë prej mbi 11 milionë eurove. Spasovski theksoi se për momentin në MPB, në rrjedhë janë dy IPA projekte.

“Në kuadër të MPB-së, për momentin, në rrjedhë janë dy IPA-projekte, të cilët kanë qëllim përfundimtar: funksionalitet të plotë dhe operacionalizim të Qendrës për rikuperim nga katastrofat dhe sigurim i punës së vazhdueshme. Në kuadër të programit IPA për vitin 2014, në rrjedhë është projekti për ‘Furnizim të pajisjes për implementim të Sistemit për rikuperim nga katastrofat dhe sigurim i vazhdueshëm i punës dhe modernizimi i infrastrukturës TI në selinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme-Lot1’. Ndërkaq në kuadër të IPA-programit nacional për vitin 2015, filloi me implementimin e projektit kornizë ‘Implementimi i sistemit për rikuperim nga katastrofat dhe sigurimi i punës së vazhdueshme – faza 2’, që ka për qëllim t’i vendosë procedurat për funksionim të Qendrës dhe, gjithsesi, të sigurojë trajnim për të punësuarit”, tha Spasovski.

Qendra pritet të funksionojë në tërësi në qershor të vitit 2020. .