Ballina Blog Faqe 467

Qytetarët duhet të qetësohen, Sazan Guri: Ju tregoj kur është tërmeti i radhës (VIDEO)

Në emisionin “Provokacija” me Mustafa Nanon, ambientalisti Sazan Guri thotë se specialistët kanë dalë në skenë pas këtij tërmeti. Sazan Guri thotë se tashmë qytetarët duhet të qetësohen pas këtij tërmeti që tronditi vendin.

“Tërmetet kanë qënë të lokalizuara në Durrrës sipas tij bazuar me fakte inxhinierike për ngjarje të tilla vetëm njerëzit e përgatitur mund të japin mendime të sakta. Qytetarët duhet të qetësohen pas këtij tërmeti që tronditi vendin. Tërmeti nuk ka lidhje me ditën, më natën apo probleme natyrore. Kjo ngritje e tokës, kjo lëvizje është mësë normale pas gjith asaj tronditjeje. Cunami nuk ndodh në Durrës, qytetarët duhet të qetësohen për këtë fakt që diskutohet së fundmi”, u shpreh Sazan Guri.

Ky tërmet që tronditi vendin sipas tij nuk ishte më i fortë se sa i Shkodrës.

Sa i përket pyetjes se kur mund të ndodhë një tërmet tjetër në Durrës, Sazan Guri thotë se nuk mund të flasë saktë për këtë fakt, por nëse do të kemi këto ngjarje sizmike ai shprehet se nuk mund të ndodhë një i tretë tani.

Nëse do të ndalemi ke fajësimet ky shtet këto 30 vite duhet të ishte përgatitur me protokollin e ndërtimit. Ato pallate që janë bërë me studime janë të sakta, por shtesat që janë të dëmshme, shprehet ai. Ky shtet do ndërtonte protokollin këto 20 vjet, por ata nuk dinin. Ai u ndal edhe te këto 6 vitet e fundit duke theksuar se ky shtet nuk ka kontrolluar hapat e protokollit.

“Siguria shkencore nuk është siguri absolute, por në bazë të statistikave deri më sot un flas për atë që është e njohur dhe kjo nuk me jep një tërmet të tretë, është shumë larg tërmeti i radhës”, tha Guri.

Sazan Guri sqaron se tërmetet me meganitudë 6 të shkallës righter shpërthejnë në 30 apo 40 vjet madje mund të duhen edhe 80 vite.

Ndër të tjera ai thotë se puna e medias ka qënë heroike./abcnews.al

VEZHGIM/ Pas termetit dyndje në Tiranë për shtëpi me qira, kërkohen katet e ulëta (VIDEO)

Pas tërmetit, në kryeqytet është vënë re një rritje e kërkesës së qytetarëve për të jetuar me qira në zona më të sigurta. Agjencitë imobiliare tregojnë se çfarë kërkojnë qytetarët, dhe si janë çmimet pas tërmetit. Ndërkohë në alarm janë vënë edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Qytetarët dalin në mëngjes nga shtëpitë me mendjen për të gjetur një banesë tjetër, për shkak të dëmtimeve apo pasigurisë në apartamentin ku jetojnë.

Logjika ta thotë se duhet të ketë dyndje, se dëshira është për të zbritur nga lartësia, në kate të ulëta, pse jo në shtëpi private. Ankthi nuk ka si bëhet më i madh, është çështje jete për fëmijët e prindërit, dhe nuk ka harrim edhe pse puna ka rinisur.

Edhe pse në Tiranë sheh zbukurime për festat që kaluan dhe në ato të fundvitit, dallon se thuajse askush nuk e ka mendjen tek qejfi.

Unë po e quaj veten një qytetar që dua të ndërroj shtëpi.

Gjëja e parë që më vjen në mend është të pyes në një agjenci të tregut të patundshëm.

Lediona Xhiani na thotë: “Kemi pasur rritje të telefonatave. Klientet duan të ndërrojnë shtëpi. Prirja është për vila, sidomos në periferi nga zona e Saukut”.

Tirana është e madhe dhe po ashtu edhe tregu, ndaj duhet të kërkojmë sërish.

Kudo nëpër të, ka mjaft familje në panik që nuk kanë besim tek banesat e tanishme.

Na duhet të pyesim sërish.

Në të vërtetë nuk është e lehtë të bindësh agjentët imobiliarë për të folur, ka të tillë që nuk janë mësuar me kamerën, që nuk ndihen mirë me shëndet, apo që nuk kanë leje nga eprorët për të folur.

Disa herë u detyruam thjesht të përshëndesnim e të largoheshim.

Më në fund, një zonjushë me emrin Bora pranon të flasë.

Bora Gerbi shprehet: “Ne si agjenci merremi me shitblerjen se sa për qiranë. Por këto ditë ka patur kërkesa për shtëpi me qira. Pak a shumë kërkojnë shtëpi brenda unazës së vogël. Nga Durrësi kërkojnë shtëpi ata që iu janë dëmtuar banesat”.

Në agjenci të ndryshme ndodh të të japin sqarime të ndryshme, shpesh të kundërta, lidhur me dëshirat e njerëzve.

Kjo, padyshim lidhur me përvojën që kanë nga klientët e tyre, por edhe nga interesi i biznesit që përfaqësojnë, pasi ka agjenci që edhe së fundi edhe ndërtojnë.

Nuk dihet nëse efekti i tërmetit do të jetë afatgjatë dhe do ta ndryshojë hartën e banimit në kryeqytet.
E qartë që do të jetë e vështirë që të kënaqen të gjitha kërkesat për kate të ulëta, e ndoshta kjo mund të bëjë që një pjesë e ambienteve të bizneseve të vegjël në katet përdhe të ndryshojnë destinacion e të jenë për banim.
Dihet se gjithçka ecën sipas kërkesave të tregut.

Gjithsesi, pavarësisht tërmetit, Tirana mbetet një destinacion i preferuar, qyteti metropol i punës dhe i financës.
Ndërtimet do të vazhdojnë pavarësisht sesa e paqartë të jetë e ardhmja, dhe e vetmja zgjidhje për fatlumët do të jetë largimi nga Shqipëria.

Rinia e Pallçishtit ndihmon me 20 mijë franga të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri (VIDEO)

Tërmeti katastrofik që pllakosi Shqipërinë ka mobilizuar të gjithë shqiptarët në botë për të ndihmuar të prekurit nga kjo fatkeqësi e madhe.

Këtij aksioni të jashtëzakonshëm i është bashkuar edhe Rinia e Pallçishtit në Zvicër dhe Gjermani dhe kanë dhuruar 20 mijë franga.

Përndryshe, Rinia e Pallçishtit ka mbështetur çdo aksion kombëtar deri tani, kurse në fshatin Pallçisht të Tetovës kanë dhënë kontribut të pamohueshëm për zhvillimin e këtij lokaliteti./TetovaNews

Shiko videon e konfirmimit të shumës së mbledhur nga Rinia e Pallçishtit:

VIDEO bonus:

https://youtu.be/4ul5cei2HlQ

https://youtu.be/B__r_V-VcHs

https://youtu.be/KquB5P77GtA

Galeria e tërmetit:

BESA zbarkon në Berlin (FOTO)

Sekretari organizativ i Lëvizjes BESA, Adnan Azizi dhe kryesuesi i Këshillit të Komunës së Zhelinës, Liridon Useini  arrijnë në Berlin

Shtyrja e datës së zgjedhjeve të planifikuara për më 12 prill mbetet akoma opsion aktiv, të cilin pushteti nuk dëshiron ta hapë për debat tani. Kjo vazhdon të varet nga ratifikimit i protokollit të anëtarësimit në NATO nga ana e Spanjës. Në emisionin 360 gradë, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e cilësoi anëtarësimit në NATO si prioritet.

Ne u jemi lajmëruar të gjitha anëtarëve duke i lutur t’i përshpejtojnë procedurat. Do të ishte e papërgjegjshme që kur topi të vijë në terrenin tonë, të themi se tani ne jemi në pushim 3-4 muaj”-tha Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes.

Gjithashtu disa muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill edhe më tej mbetet e hapur çështja për ndryshim të Kodit zgjedhor dhe modelit zgjedhor.

LSDM është e qëndrimit se ka kohë për t’i sjellë këto vendime, dhe zgjedhjet të mbahen sipas modelit të ri, por partneri i tyre i koalicionit, Bashkimi Demokratik për Integrim thotë se për ndryshim të modelit zgjedhor deri më tani nuk kanë diskutuar me partnerin qeveritar të koal*icionit.

Të gjitha këto dilema nuk merren parasysh nga partitë politike, si ato në pushtet, ashtu edhe nga ato në opozitë. Të gjitha kanë zbarkuar në terren dhe po ngjeshin radhët.

Një foto e publikuar sonte në fb tregon se sekretari organizativ i Lëvizjes BESA, Adnan Azizi dhe kryesuesi i Këshillit të Komunës së Zhelinës, Liridon Useini  kanë arritur në Berlin për takime me diasporën. Në datën e caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve mërgimtarët në shtetet perëndimore do të kenë një festë disaditëshe dhe mund të luajnë rol të rëndësishëm në rezultatin e zgjedhjeve, sepse shumica do të udhëtojnë në vendlindje./tn

Tërmeti, Ramush Haradinaj: Fola me Metën, se Edi Rama nuk më hapi telefonin (VIDEO)

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për Abc News ka rrëfyer se si u organizua shteti i Kosovës brenda 30 minutash për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë së goditur nga termeti, në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit.

Ai ka treguar se ka komunikuar me Metën, dhe përmes një kërkese verbale të tij është organizuar për të sjell grupet e emergjencës në Shqipëri.

Po kështu Haradinaj ka rrëfyer se kryeministri ynë Edi Rama nuk i është përgjigjur në telefon për ngjarjen e rëndë.

“Është bërë e pamundur për tu lidhur me kryeministrin. Një numër që mban ai (Rama) nuk di si ta arrish në telefon.

Unë e kam provuar kryeministrin dhe ka qenë vështirë, ai s’mban fare telefon dhe s’ka një person që mund të komunikosh në të tillë situatë me të”, u shpreh Haradinaj.

VIDEO bonus:

Konjufca: Presidenti i Republikës së Kosovës është i panegociueshëm

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka theksuar se me LDK-në kanë arritur marrëveshje për formatin e Qeverisë, por negociatat kanë ngecur te pozita e Presidentit, të cilën LDK e ka vendosur si kushtëzim.

“Edhe pse në zgjedhje me Kushtetutë pozita e kryetarit të Kuvendit i takon partisë fituese, kjo pozitë është e negociueshme, por Presidenti i Republikës së Kosovës është i panegociueshëm”, tha Konjufca në T7.

Ai ka thënë se negociatat kanë ngecë për shkak të kushtëzimeve nga LDK, pasi Vetëvendosje nuk ka kushtëzuar dhe nuk po kërkon pozitën e presidentit.

“Pozicioni i LDK-së është ky, pushteti tërësisht në mënyrë të barabartë, me ministritë. Albin Kurti kryeministër, pasi populli ka vendos, por pa kurrfarë llogaritje dhe pa kurrfarë kushtëzimi kryetarin e Kuvendit dhe Presidentit të Republikës LDK thotë na jepni neve”, tha ai.

Ai ka thënë për LDK-në se kjo parti politike nuk e ka kuptuar rezultatin e 6 tetorit dhe mendon e sillet sikur 6 tetori nuk ka ndodhur dhe mendon dhe sillet se LDK është e pazëvendësueshme.

“Kryeparlamentarin në rregull po e diskutojmë, por pse pozitën e Presidentit, pasi kjo pozitë nuk është legjislative”, tha ai dhe shtoi se Albin Kurti ka shpjeguar se kjo punë jo që nuk kushtëzohet, por ai ka shpreh edhe habinë e kushtëzimit të Isa Mustafës.

Ai ka thënë se marrëveshja për Qeveri është kryer, por ka ngecur të pozita e presidentit.

Konjufca ka thënë se LDK po kushtëzon sikur është duke bë marrëveshje me PDK-në dhe deklaroi se nëse kështu vazhdon, më mirë do të ishte të shkohej në zgjedhje.

‘Shit gruan dhe rregullo pallatet’, qytetarët paralajmërojnë biznesmenin Hazir Gashi

Një pjesë e konsiderueshme e pallateve të dëmtuara nga tërmeti në Durrës janë ndërtuar nga ish-deputeti i PS, Hazir Gashi.

Qindra banorë të këtyre pallateve kanë mbetur në rrugë, pasi apartamentet e tyre janë klasifikuar si të pabanueshme.

Por kjo nuk e ka shqetësuar binzesmenin socialist. Ai po tenton t’ia hedhe pa u lagur, siç ndodh gjithmonë në vendin tonë, pasi mësohet se ka deklaruar “falimentin e tij”.

Reagime të shumta ka patur në institucione dhe në rrjetet sociale, ku mijëra qytetarë që kanë derdhur kursimet e jetës për ato apartamente, i kërkojnë Gashit të marrë përgjegjësi.

“Shit gruan, fëmijët, motrat, vëllezërit, fisin. Shit edhe dashnoren Hazir”, shkruan e indinjuar një qytetare.

“Hazir Gashi! Dëgjova që ke thënë se: Nuk kam ç’të bëj, kompania ime ka falimentuar! Vërtetë?!!! Po kur kurseve tulla dhe beton, që të ngopje babëzinë tënde, e mendove falimentimin?!!!!! Hazir Gashi! Gjej 1 zgjidhje! Shit gruan, fëmijët, motrat, vëllezërit, fisin. Shit edhe dashnoren Hazir! Amá ,ne, mijëra banorë të pallateve të tua, mos na le në rrugë, mos guxo! I kemi blerë me sakrifica ato shtëpi, me shumë sakrifica“, shkruan një qytetare në facebook.

Ekspertët thonë se dëmtimet në pallate kanë ardhur kryesisht nga punimet jocilësore, moszbatimi i kritereve ligjore, shtesat e paligjshme. Pra, përveç aspektit natyror, në tragjedinë e 26 nëntorit ka edhe përgjegjësi njerëzore dhe institucionale.

Video bonus

VIDEO/ I ofruan miliona euro/ Vdes masoni i parë shqiptar, çfarë i kërkuan Rama-Basha-Nano

Maksim Zotaj, i njohur si masoni shqiptar, është ndarë nga jeta. Lajmi është bërë i ditur nga njoftimet e publikuara në rrjetet sociale nga njerëz të afërm të të ndjerit. Zotaj është vetëdeklaruar si masoni i parë shqiptar dhe në vitin 2009 krijoi shoqatën “Miqtë e Masonëve”.

Në një intervistë të dhënë në muajin prill të këtij viti për RTK, masoni tregoi se sir a në kontakt me masonët në SHBA dhe se si u bë pjesë e tyre.

“Unë kam vajtur në Nju Jork në vitin ‘93 dhe aty rashë në kontakt me masonët. Unë iu kam nënshtruar rregullave dhe detyrimeve për të qenë mason dhe në vitin 2003 u bëra mjeshtër, u ngrita në nivelin e mjeshtrit,”- tha Zotaj ndër të tjera.

Më parë, i ndjeri ka dhënë edhe deklarata të çuditshme në lidhje me politikanët shqiptarë. Konkretisht ai është shprehur se Lulzim Basha i ka kërkuar favor kryemasonit për të bërë princin Leka II një mason. Ai ka hedhur dyshimet që Basha mund të jetë vetë një mason, meqë këtë nder e ka kërkuar për princin Leka II dhe jo për vete.

Për kryeministrin Edi Rama, Zotaj është shprehur se i ka ofruar 3.5 milion euro për ta bërë mason. Ndërsa për Fatos Nanon ka deklaruar se ai i ka ofruar 1 milion euro për t’u anëtarësuar si mason.

Video bonus

VIDEO/ “Të du fort, u bëfsh 100 vjeç”, gruaja në Laç s’kursen komplimentat për Ramën: Që do vdisja e dija, por që do takoja ty jo

Qytetarja iu ankua Ramës duke i thënë se kishte shumë probleme pas tërmetit, por në fund i tha se e do shumë dhe është socialsite dhe i uroi që të bëhej 100 vjeç.

LAÇ- Edi Rama ka qenë sot në Laç, ku takoi qytetarë që tërmeti u ka shmebur shtëpitë e kanë mbetur në qiell të hapur. Një prej banoreve ka ndaluar Ramën dhe i ka treguar problemin që ka me shtëpinë. Qytetarja iu ankua Ramës duke i thënë se kishte shumë probleme pas tërmetit, por në fund i tha se e do shumë dhe është socialsite dhe i uroi që të bëhej 100 vjeç.

Po ashtu dhe Rama nuk i kurseu batutat dhe komplimentet, duke i thënë se e donte dhe ai fortë dhe do i zgjidhte problemin me shtëpinë.

BISEDA E PLOTË

Qytetarja: Rrofsh sa malet, kemi kalamajtë sëmurë edhe shtëpia më është çarë, jemi të gjithë jashtë.

Rama: Ku rrini?

Qytetarja: Lart në mal. Unë e kam shtëpinë me letra..

Rama: E kuptova, po… tani ç’a doni? Doni të…

Qytetarja: Dua të më verifikojnë shtëpinë.

Rama: Atë po, patjetër. Po natën ku e kaloni?

Qytetarja: Në mushama jashtë, hajde shikoje.

Rama: Në mushama.

Qytetarja: Kemi ardhur dy herë këtë nuk ka ardhur, e nuk ka ardhur askush të më verifikojë shtëpinë. Unë e kam me letra shtëpinë.

Rama: Tani prit një minutë. Se di e di që fëmijet bëhen me radhë, nuk bëhen të gjithë menjëherë. Kështu që kemi filluar…

Qytetarja: Po unë të du fort, u bëfsh 100 vjeç.

Rama: Dhe unë të du fort. E shikon jam më i mirë nga afër se nga larg. Po shikoji po i bëjmë me radhë dhe sa të arrijmë në majë të malit do na duhen ca ditë. Tani ju vendosni vet do rrini atje apo do shkoni në një hotel.

Qytetarja: Jo unë e kam blerë mushamanë vet, e po rri jashtë.

Rama: Edhe njëherë, e mora vesh mushamanë, do të shkosh në hotel e të merremi ne me pompat e me ilaçet e me të gjitha.

Qytetarja: Kemi dhi, kemi pula, me kë ti lëmë ato?

Rama: E di, atëherë, ajo që po bëjmë ne…

Qytetarja: Se do të vdes e di se do të takoj ty se dija. U bëfsh 100 vjeç, rrofsh sa malet.

Rama: Tani po merremi me të gjithë ata që janë në fshat, e nuk lëvizin dot, duhet t’i garantojmë që të jenë çarda të mira.

Qytetarja: Po e kam blerë vet.

Rama: Po e di o zemër e di.

Qytetjarja: Unë gjithmonë kam qenë socialiste, gjithmonë.

Rama: Socialiste je ti? Ik hapu se nuk dua të flas fare me ty.

https://youtu.be/PQwj1VPBvPo

Agron Tufa kërkon azil në Zvicër/ Reagon Jonila Godole: Figurat në pushtet po ‘mbytin’ zërat kritikë

Jonila Godole ka deklaruar se figurat në pushtet po godasin kritikët e vendit dhe sipas saj ky është një ‘tërmet’ për shoqërinë shqiptare.

Tiranë- Agron Tufa, Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri ka marrë një vendim për të dhe familjen e tij, duke u larguar nga Shqipëria. Ai ka kërkuar azil politik në Zvicër dhe mësohet se këtë veprim e ka bërë pas kërcënimeve të shumta që ka marrë për shkak të detyrës.

Nuk ka munguar edhe një reagim i Jonila Godoles, anëtares së Bordit të të Përndjekurve, e cila ka deklaruar se largimi i Agron Tufës me familjen e tij nga vendi është “tërmet” i fortë për shoqërinë shqiptare. Ajo thekson se figurat në pushtet po godasin zërat kritikë.

Deklarata e plotë

Agron Tufa me familjen nuk e perjetuan termetin e dates 26 nentor, por largimi i tij nga Shqiperia shkakton nje “termet” te forte fillimisht per miqte e tij te afert; per gjithe kauzen e ballafaqimit me diktaturen komuniste; per gjithe aktoret institucionale dhe private qe angazhohen ne kete drejtim si dhe per gjithe shoqerine shqiptare qe qendron indiferente ndaj goditjeve qe u jepen zerave kritike ne kete vend, a thua nuk paskemi mesuar asgje nga shurdheria dhe memeceria jone per 45 vjet.

Agroni ka paraqitur sipas rregullores doreheqjen e tij prane Bordit drejtues te ISKPK bashke me arsyet qe e kane detyruar te marre kete vendim, te cilat besoj se do behen publike se shpejti.

Me siguri do te kete interpretime te ndryshme ne ditet qe vijne se perse ai ndermori kete rruge, a eshte e tepruar apo jo kanosja ndaj tij dhe familjes se tij, etj, etj… Por si anetare e Bordit Drejtues shpreh personalisht indinjaten time te thelle per metodat e uleta depersonalizuese dhe kercenuese qe figura politike ne pushtet dhe ndihmesit e tyre perdorin vitet e fundit per te goditur çdo individ qe lufton per zbardhjen e krimeve te komunizmit; per te mbytur zerat kritike qe nxjerrin zbuluar regjimin e djeshem dhe trashegimine e tij te kalbur moralisht dhe politikisht qe e katandasi Shqiperine serish ne nje vend monopartiak.

Përplasja me Brahon:

Më 1 prill 2019, Braho ka akuzuar Tufën, se po nxin historinë. Braho tha se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj.

Tufa i është deklaratave të deputetit të PS-së, duke i bërë thirrje drejtësisë që të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi, pasi sipas tij, Spartak Braho ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm, duke i mbyllur në çmendinë.

Në kohën që replikat vazhduan, ish-ambasadori Fatos Tarifa u bë pjesë e debatit duke e quajtur Tufën “fshatar”, ndërkohë që edhe Sabit Brokaj u bë pjesë e debatit.

J.V/Dosja.al

Bardhyl Londo: Ndodhi tërmet i dytë, Agron Tufën e detyruan të braktiste vendin, kur do ndjeheni o njerëz?

Termeti i dyte ndodhi: Agron Tufen, nje nga shkrimtaret me te talentuar shqiptare e detyruan te braktise atdheun e tij te dashur per te cilin ka bere aq shume. Shqiperia thyen keshtu nje tjeter rekord famekeq: nje shkrimtar nga me te njohurit ne periudhen postdiktatoriale detyrohet te kerkoje strehim politik ne nje vend tjeter per te siguruar jeten e femijeve te tij. Tani le te dale kryeministri dordolec dhe shakaxhi dhe te deklaroje: e cfare ka ketu? Kjo ndodh dhe ne Kroaci dhe ne Bullgari…

Per cudi pas ketij termeti te dyte heshtin shkrimtaret, heshtin organizatat e tyre, hesht. PEN KLUBI.

Po kur do te ndjeheni dhe organizoheni o njerez?

Taravari i përgjigjet BESËS: Ne u takuam me 28 nëntor në Tetovë, ishte Kasami dhe Hoxha

Pas lajmeve që qarkulluan sot se Lëvizja Besa nuk ka pranuar ofertë bashkëpunimi nga asnjë subjekt politik dhe se nuk është realizuar asnjë takim për këtë, ka folur sot edhe Arben Taravari. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët bëri të ditur se janë takuar me krerët e Lëvizjes Besa më 28 Nëntor ne Tetovë.

“Tërmeti që godit Shqipërinë ka qënë tronditës për të gjithë ne, traumat e të cilit janë ende të pashpërthyera madje. Jetojmë tashmë me një barrë të rëndë shpirtërore duke parë çdo ditë Durrësin e shkatërruar, Thumanën në zi apo Tiranën e tronditur…ditë të vështira për Shqipërinë dhe për shqiptarët kudo që janë!
Por për të mbajtur përgjegjësinë e duhur para elektoratit tonë i cili përfshin numrin më të madh të votuesëve në popull, ndjej për detyrë të qartësojë se ASH-ja do të jetë e lumtur të bashkëpunojë me cilëndo parti që e do popullin, që është e dedikuar ndershëm ndaj tij.

Ky është mision i domosdoshëm për të shpëtuar vendin tonë, seriozitetin e të cilit e kemi dëshmuar duke biseduar me parti opozitare si konkretisht partia Besa, me të cilën disktuam në 28 nëntor, në Tetovë në prani të z.Ziadin Sela, z.Bilal Kasami, z.Arianit Hoxha dhe meje.

Ishte një takim konstruktiv i cili premton për një bashkëpunim të shëndetshëm, gjithnjë në shërbim të popullit!
ASH-ja, Besa dhe çdo parti tjetër që punon për ndryshimin e amullisë aktuale, që pranon të ndryshojë realitetin e deritanishëm ku Qeveria është Mbreti dhe Populli shërbëtori, çdo parti që ashtu si ASH-ja shpall Popullin Mbret e veten shërbëtor të tij, është e mireseardhur në fuqinë më të madhe partiake që duhet dhe do të ndryshojë gjendjen e trishtë ku ka përfunduar vendi” ka shkruar Taravari

Nga ana tjetër portali TetovaSot mësoi nga burime brenda Lëvizjes BESA se ASH-ja këkron që edhe Alternativa që është në pushtet të jetë në të njejtin koalicion me BESËN si parti opozitare dhe të bëhen bashkë ASH- BESA dhe Alternativa kundër BDI-së, por kjo siç duket është e papranueshme për Lëvizjen BESA./TS/

Mblidhet Kryesia e Degës së PDSH-së në Komunën e Zhelinës (FOTO)

Shtyrja e datës së zgjedhjeve të planifikuara për më 12 prill mbetet akoma opsion aktiv, të cilin pushteti nuk dëshiron ta hapë për debat tani. Kjo vazhdon të varet nga ratifikimit i protokollit të anëtarësimit në NATO nga ana e Spanjës. Në emisionin 360 gradë, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e cilësoi anëtarësimit në NATO si prioritet.

Ne u jemi lajmëruar të gjitha anëtarëve duke i lutur t’i përshpejtojnë procedurat. Do të ishte e papërgjegjshme që kur topi të vijë në terrenin tonë, të themi se tani ne jemi në pushim 3-4 muaj”-tha Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes.

Gjithashtu disa muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill edhe më tej mbetet e hapur çështja për ndryshim të Kodit zgjedhor dhe modelit zgjedhor.

LSDM është e qëndrimit se ka kohë për t’i sjellë këto vendime, dhe zgjedhjet të mbahen sipas modelit të ri, por partneri i tyre i koalicionit, Bashkimi Demokratik për Integrim thotë se për ndryshim të modelit zgjedhor deri më tani nuk kanë diskutuar me partnerin qeveritar të koal*icionit.

Të gjitha këto dilema nuk merren parasysh nga partitë politike, si ato në pushtet, ashtu edhe nga ato në opozitë. Të gjitha kanë zbarkuar në terren dhe po ngjeshin radhët.

Një foto e publikuar sonte në fb tregon se edhe PDSH e rajonit të Zhelinës po mobilizohet për zgjedhjet e ardhshme.

REPORTAZHI: Durrësi ‘nën pushtetin’ e pasigurisë për të ardhmen

Vonesat në inspektimin e pallateve të dëmtuara dhe mungesa e një përgjigjeje nga autoritetet vendore mban në ankth qindra banorë të Durrësit, të cilët rrezikojnë ta gjejnë veten në listën e gjatë të të pastrehëve të rinj të vendit.

Në kryqëzimin e rrugës “Hysen Kërtusha” në qytetin e Durrësit, një duzinë banorësh qëndrojnë në këmbët e një pallati të lartë dhe të rrethuar si në një skenë krimi, me shirit të hollë policie. Një pirg me inerte gjendet në hyrje të shkallës, ndërkohë që muret në brendësi të tij janë shkërmoqur dhe zhgarravitur nga të çarat e thella të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Nuk ka ardhur askush ta kontrollojë,” thotë i shqetësuar Ilir Stafasani, kryefamiljar dhe baba i tre fëmijëve. Me një telefon në dorë dhe gishtin tregues drejt apartamentit të tij të dëmtuar, ai u ankua se kishte njoftuar që të martën në mini-bashki për dëmet e pësuara. Gjashtë ditë më vonë, askush nuk është bërë i gjallë.

Si shumë durrsakë të tjerë të tronditur nga lëkundjet e vazhdueshme të tokës, Stafasani u largua për pak ditë me familjen në drejtim të Kosovës. Por rikthimi në shtëpi e përballi burrin rreth të 50-ave me një tjetër frikë; ai rrezikon të jetë një ndër qindra të pastrehët e rinj të qytetit të Durrësit.

Pas braktisjes masive që pasoi tëmetin me magnitudë 6.4 Rihter të mëngjesit të 26 Nëntorit, banorët e Durrësit u rikthyen të hënën në një qytet të rrethuar anekënd me shirita policie dhe të pushtuar nga pasiguria për të ardhmen. Dhjetra pallate shumëkatëshe janë shenjuar paraprakisht si të pabanueshme, por grupet e vlerësimit duket se e kanë të pamundur të mbërrijnë në kohë në secilin prej tyre.

Sipas një njoftimi të Operacionit të Menaxhimit të Fatkeqësive, në bashkinë e Durrësit u inspektuan të hënën 378 objekte, nga të cilat 150 u konsideruan të pabanueshme dhe 21 të tjera u shenjuan për t’u prishur.

Ekipet e verifikimit duket se janë megjithatë ende larg bilancit përfundimtar.

BIRN vëzhgoi një numër të madh pallatesh ende të painspektuara, brenda në qytet dhe në konglomeratin e ndërtimeve kaotike përgjatë plazhit, ndërsa bisedoi me dhjetra banorë të irrituar nga vonesa e kontrolleve dhe frika se do të mbeteshin në listën e të harruarve.

Banorët qëndrojnë të grupuar rreth pallateve të tyre, duarbosh dhe mosbesues, ndërkohë që presin nga autoritetet ose vlerësuesit që të dokumentojnë dëmet e tyre. Të munguarit e mëdhenj të kësaj krize duket se janë ndërtuesit e pallateve të dëmtuara.

Në pritje të vlerësimit

Tërmeti i 26 nëntorit konsiderohet më i rëndi në dekadat e fundit dhe shkaktoi 51 të vdekur dhe qindra të plagosur në rajonin e Durrësit, të Krujës dhe Laçit. Tërmeti solli gjithashtu një valë shkatërrimi në këto qytete, duke lënë pas mijëra familje të pastreha dhe një mori pikëpyetjesh mbi standardin e ndërtimeve në vend.

Pallatet me faqe muri të rrëzuara, shkallë të shembura dhe kolona të anuara në Durrës i përkasin përgjithësisht dekadës së fundit –ku sektori i ndërtimit i shtriu kantieret e veta në pothuajse çdo cep të vendit. Rrotull tyre, një bllok masiv pallatesh parafabrikate të kohës së komunizmit nuk ka asnjë shenjë të dukshme nga tërmeti vdekjeprurës.

Në rrugën “Neki Libohova” në Durrës, një pallat i kuq 10-katësh –strehë për rreth 150 familje është rrethuar gjithashtu me shirit, ndërkohë që një furgon policie përpiqet të pengojë banorët që të futen brenda tij.

Në anën tjetër të rrugës, Sami Gjoni, një 77 vjeçar shtatpakët shikon me trishtim apartamentin e tij në katin e tretë, ku mungon një faqe e tërë muri.

“Ishte fati ynë që nuk ishim këtu, sepse do të kishim vdekur brenda,” thotë Gjoni, ndërsa tregon me shqetësim se e gjithë shtëpia është e shkatërruar, ndërsa muri i komshiut kishte rënë mbi shtratin e të birit.

Natën e tërmetit, Gjoni bashkë me familjen ndodhej në Modena të Italisë, tek e bija. Kur të tjerët po largoheshin nga të mundeshin nga Durrësi, ai u kthye bashkë me familjen për të kontrolluar dëmet.

Pritja e tejzgjatur për grupet e vlerësimit mban në ankth Gjonin dhe fqinjët e tij, të cilët mblidhen menjëherë në dhjetra sapo shohin dikë që i afrohet pallatit. Ndërsa pohojnë se kanë futur prej ditësh në mini-bashki dokumentet e tyre dhe hipotekat e apartamenteve, ankohen se nuk i ka takuar ende askush.

“Kemi dalë me vrap nëpër tulla dhe llaç,” thotë fqinji i Gjonit, një 70 vjeçar me kasketë në kohë dhe duart e zhytura nga i ftohti në xhepat e palltos. Ai tregon se pas lëkundjes u shkëput edhe energjia elektrike dhe për të dalë jashtë bashkë me të shoqen, e ndihmoi një elektrik me bateri mbi komodinë, që e përdor zakonisht për të gjuajtur peshk natën.

Banorët e pallatit të pabanueshëm në rrugën “Neki Libohova” besojnë se godina ka dëmtime të forta të strukturës dhe i druhen një përgjigjeje të kundërt nga grupet e vlerësimit.

“Nuk kemi besim tek vlerësuesit, vetëm tek ndërkombëtarët që kanë aparatin,” thotë i moshuari, i rrethuar nga fqinjë të tjerë që jetojnë me ankthin afatgjatë të strehimit.

Rreth 500 metra në thellësi të rrugës “Neki Libohova”, në oborrin e ngushtë të një kompleksi gjigand 12-katësh në rrugën “Dalip Peza” janë mbledhur qindra vetë me sytë e ngulur te lëvizjet e grupit të vlerësimit.

Kompleksi është ndërtuar nga kompania “Jedas” vetëm dy vjet më parë dhe është kolauduar dhe hipotekuar ende pa përfunduar ndërtimi i katit të parë, ku duken së largu kolonat e plasaritura.

Një ekip inxhinierësh francezë, zviceranë dhe shqiptarë lëvizin brenda perimetrit të rrethimit me kaska në kokë dhe apartatura në duar. Banorët gumëzhijnë kokë më kokë në pritje të një përgjigjeje.

Gëzimi, ekonomist në pension i tha BIRN se apartamentin e tij në katin e tetë e kishte blerë vetëm tetë muaj më parë për 50 mijë euro. Bashkë me të shoqen, ai e kujton tërmetin si një natë tmerri.

“Kemi zbritur mbi njëri-tjetrin, pasi nga kati i katërt nuk kishin mbetur më shkallë,” thotë e shoqja, ndërsa shton se pas rikthimit nga Pogradecit rrezikon të mbetet e pastrehë. “Djali shyqyr jeton në një pallat të Enverit dhe nuk patën probleme,” shton ajo.

Tensioni është i lartë mes banorëve, të cilët irritohen nga punonjësit e policisë që tentojnë më kot të ruajnë perimetrin. Inxhinierët e Institutit të Ndërtimit besojnë se kompleksi mund të riparohet –pëshpërima që priten me zemërim mes njerëzve.

Një ekspert francez del nga themelet e pallatit dhe i pyetur nga banorët tha se të dhënat do t’ia jepte qeverisë shqiptare. Në një prononcim të mëvonshëm për mediat, eksperti deklaroi se kolonat e dëmtuara të pallatit mund të riparohen.

Të martën, konkluzionet e inxhinierëve të huaj ishin më të qarta. BIRN mësoi se nga 45 pallate të inspektuara nga një ekip verifikimi, asnjëri prej tyre nuk rezultonte me dëmtime të strukturës.

Burokraci në Bashki

Në sheshin para Bashkisë së Durrësit, një grup vullnetarësh qëndrojnë në pritje të qytetarëve të pastrehë, ndërkohë që këta të fundit ngjisin shkallët drejt një zyrë të katit të parë, të shënuar si “Këndi i BE”.

Në katër sportelet e zyrës dynden dhjetra njerëz, të cilët kërkojnë një strehë provizore deri në zgjidhjen e çështjes së shtëpive të tyre të dëmtuara. Procedurat janë megjithatë burokratike; njerëzit duhet fillimisht të marrin një vërtetim në mini-bashki “për efekt strehimi” dhe më pas i drejtohen Bashkisë për t’u caktuar hotelin.

Pas ditësh të tëra rraskapitje, qytetarët e Durrësit duhet të përballojnë dy herë radhët e gjata dhe disa orë pritje përpara se të zhvendosen drejt hoteleve të kontraktuara nga qeveria.

“Po pres se ku do të na caktojnë,” thotë Sheqere Kokoshi, e sëmurë me diabet dhe e ulur në një karrige, ndërsa dhjetra njerëz hyjnë dhe dalin në bashki me letra në duar. Në murin pas shpatullave të saj varen dhjetra letra të formatit A4 me emrat e të pastrehëve të rinj të qytetit të Durrësit. Disa prej tyre kanë të shënuar me shkrim dore edhe emrin e hotelit.

Sheqerja i tha BIRN se shtëpia e saj në lagjen 12 të Durrësit është shkatërruar e gjitha dhe se bashkë me të shoqin, shkuan fillimisht të strehoheshin në palestrën e një shkolle. Për shkak të problemeve me shëndetin, gruaja shton se nuk e përballoi qëndrimin dhe u largua për disa ditë tek i vëllai në Lushnje.

Si dhjetra njerëz të tjerë, ajo kërkon një strehë afatgjatë, deri në riparimin e shtëpisë. Sipas zv.ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi, deri të hënën në drekë ishin strehuar 1100 persona në komplekset turistike të zonës së Golemit, ndërsa numri i tyre vazhdonte të rritej.

“Secili qytetar që ka një banesë në të cilën nuk banon dot, shkon te njësia bashkiake, merr një vërtetim që banesa e tij është e pabanueshme. Pas kësaj me një letërnjoftim shkon në Bashkinë e Durrësit, ku kemi vendosur njerëz të cilët i transportojnë në mënyrë të organizuar në hotele”, tha Çuçi për BIRN, zgjidhje e cila u kritikua si sorollatëse nga disa prej banorëve me të cilët foli BIRN.

Dhjetra banorë të tjerë në zonën e plazhit ankohen se ministria nuk po i lejon të qëndrojnë në hotelin përballë shtëpive dhe bizneseve të tyre, ndonëse kanë siguruar tanimë të gjitha dokumentet në bashki. Ata shprehin shqetësimin se zhvendosja larg zonave të tyre, në vend që t’i lehtësojë, po ua vështirëson jetën.

“Ky pallat të shkulet”

Ndryshe nga zonat e tjera të Durrësit ku banorët nuk dinë ende se çfarë të bëjnë, në tre pallate të rrethuara përballë spitalit rajonal të qytetit në lagjen 18, njerëzit i janë futur punës për të nxjerrë ç’të munden nga apartamentet e shkatërruara.

Në trotuarin përballë një pallati 4-katësh të ndërtuar me punë vullnetare në vitet ’80, një kamionçinë në ngjyrë portokalli është e mbushur rrëmujshëm me divanë dhe oriendi shtëpiake. Një burrë rreth të 50-ave, i veshur me kanotiere tenton të shpëtojë me një kaçavidë në dorë pajisjet shtëpiake të nxjerra nga shtëpia e së motrës.

“Nuk ka ardhur ende askush, por pallati është për t’u shkatërruar,” thotë ai, ndërsa bisedon njëkohësisht me dy punëtorë që po zbresin nga shkallët e shkatërruara, dërrasa dollapesh dhe dyer të hequra nga muret.

Ngjitur me pallatin e vjetër, një 8-katësh i ndërtuar pas viteve ’90 është zhvendosur sipas banorëve me disa centimetra, duke krijuar një hapësirë të bollshme nga pallati fqinj me të cilin ndodhej i puthitur.

Shkallët janë të mbushura me copa tullash dhe muresh, ndërsa në katin e dytë shikon lirshëm dhomën e ndenjes së katit të parë dhe një abazhur të lirë që varet ende në tavan.

“Pallati ka dalë nga këndi, është përplasur me pallatin tjetër,” na thotë një djali i ri, i veshur me kostum sportiv dhe një kapele në kokë. “Marrim në telefon mini-bashkinë, por nuk na përgjigjet asnjeri,” shton ai.

Fqinji i tij Qazim Qato, 63 vjeç dhe babai i dy vajzave, vjen gjithashtu vërdallë pallatit, i veshur me uniformën e një kompanie private sigurie, ku edhe punon. Ai i tha BIRN se shtëpinë e kishte blerë pasi kishte punuar për 20 vjet në ndërtim në Greqi, por nuk kishte më asnjë shpresë se pallati mund të riparohej.

Si shumë bashkëqytetarë të tij në Durrës, edhe Qato kërkon sa më parë ekpertët e huaj, por pret në këmbim vetëm një përgjigje.

“Do të ishte fatkeqësi nëse na thonë hyni brenda. Duam ndihmë që ky pallat të shkulet,” përfundon ai.(BIRN)

Tërmeti i mori të birin 7-vjeçar dhe nënën, 43-vjeçari: Nuk e meritonin të vdisnin ashtu

Ishte sezoni i ullinjve, koha kur 43-vjeçari Servet Vata merrte rrugën për Greqi. Punonte edhe në Thumanë, por paratë që fitonte ishin të pamjaftueshme për të mbajtur familjen e tij.

Një muaj më parë ai u nis sërish drejt Greqisë me shpresën se kur të kthehej në Thumanë do të festonte bashkë me nusen dhe 2 djemtë e tij vitin e ri. Por fati ishte shkruar ndryshe, 26 nëntori e ndau Servetin përgjithmonë nga djali 7-vjecar dhe nëna e tij e moshuar, e cila vdiq ndërsa kishte mbrojtur me trup nipin e saj, djalin tjetër të Servetit.

“Punova ca ditë, një muaj e ca dhe dëgjova këtë që ndodhi. në mëngjes u ngrita për punë dhe kur mori në telefon kështu ka ndodhur tragjedia, është shembur pallati.

Mora në telefon të gjithë robt, më dilnin numrat e fikur të gjithë veç numri i nënës më doli një linjë, nuk përgjigjej njeri bjeri, bjeri dhe pastaj u përgjigjën nga morgu, e kishin çuar atje. Këtu punoj, 10 mijë lekë çfarë do bëj.

Nuk kam ndenjur pa punë por nuk del asgjë. Nuk është e mjaftueshme. Edhe pleqtë kanë punuar, më kanë ndihmuar i kam ndihmuar, kemi ndihmuar njeri-tjetrin për me rrit ata fëmijë që prindërit e mi linin kokën për ata fëmijë.

Nëna e ka shpëtuar djalin e madh, e ka mbrojtur, e ka dhënë jetën. Edhe unë të isha, të ikja unë veç fëmija të shpëtonte”, thotë për News 24 babai që ka humbur të birin dhe nënën.

43-vjecari kujton mes lotësh telefonatën e fundit me djalin 7 vjecar, të cilin e kishte marrë malli dhe kërkonte të atin afër vetes.

“Në orën 11 të darkës kam folur me ta, fola me nusen e me të gjithë. Me djalin fola, e puthja me anë të kamerës. Ishte mërzitur shumë. Nuk shkëputej nga unë, mërzitej shumë i thosha dhe një muaj e do vijë babi. Ai priste me padurim, thoshte është shumë një muaj.

Kjo që ndodhi është shumë tragjike. Nuk e meritonin të vdisnin kështu. Shtëpitë ishin të vjetra. Dhe në korrik ishte e tmerrshme. Një muaj fjetën njerëzit jashtë. ishte verë, tani që i kapi i ftohti hajt të futemi brenda e të dalë ku të dalë”, thotë mes lotësh Serveti.

Banesa e Servet Vatës sot janë dyert e spitalit, aty ku qëndron ditë e natë pranë nuses dhe djalit të madh. Serveti fajëson veten se natën duke u gdhirë 26 nëntori nuk ishte pranë familjes së tij.

“Shtëpia ime është spitali që kur kam ardhur nga Greqia. Natën ikja në Thumanë deri në 1 të natës kur bëheshin punimet, që ishin duke kërkuar për viktimat.

Pastaj vija këtu tek spitali, në mëngjes ikja prapë. Në Lezhë, ku të shkoj. Nuk kanë ku të më çojnë se kam të sëmurët këtu. Që me datë 26 në karrige.

Fajtor që nuk kam qenë tek shtëpia. Do i mbaja afër. O do dilnim nga banesa krejt ose do rrija në shtëpinë time. Nuk do shkoja në banesën e askujt. Këta kanë qenë në kat të parë. Kanë dalë në 3 të natës kur ka rënë tërmeti i parë dhe kanë shkuar jashtë.

Çuni i madh është trembur, ka pasur shumë frikë nga tërmeti, i dilte gjumi shpesh dhe në gjumë dridhej, ka pasur shumë frikë. Këta kanë dalë jashtë, ka qenë shumë ftohtë u ka thënë komshia hajdeni këtu në kat të parë dhe në qoftë se bie tërmet e kemi më afër, dalim më shpejt.

Kur ka rënë tërmet ato kanë qenë aty, nuk e di se si. Janë turrur nëna, nusja dhe dy kalamajtë me dalë nga dera e ballkonit. Çuni i vogël ka ikur, ka shkuar nga korridori. Nëna ka mbajtur çunin e madh, çuni i vogël ka ikur, ka shkuar nga korridori që nuk kishte shpresa. Ato kanë qenë në të dalë, nuk u ka rënë gjithë pallati sipër”, tregoi babai.

Tre sizmilogë të njohur britanikë shpjegojnë tërmetin e 26 nëntorit dhe çka pritet më pas: Ata që parashikojnë tërmete, injorojini

Pas tërmetit me magnitudë 6.3 ballë që goditi vendin, ka pasur disa pasgoditje, disa me madhësi të lartë deri në 5.4 Rihter. Numri i viktimave është 51, mbi 700 të tjerë të dëmtuar. Shumë qytetarë kanë mbetur pa shtëpi dhe qindra të tjerë nuk kthehen në shtëpi sepse janë të frikësuar duke ndjerë paslëkundjet ende të fuqishme.

Exit.al foli me Dr. Stephen Hicks, kërkues në Fakultetin e Inxhinierisë në Kolegjin e Londrës, Dr. Wendy Bohon, gjeologjist në Institutin Kërkimor për Sizmiologjinë dhe Remy Bossu, sekretar i Përgjithshëm i Qendrës Sizmiologjike Evropiane-,Mesdhetare dhe bashkëkrijues i aplikacionit Last Quake.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, sa janë gjasat që një tërmet me magnitudë të njëjtë të ndodhi në ditët dhe në javët në vijim?

Stephen: Pas një tërmeti, ne presim shumë tërmete- ne i quajmë këto paslëkundje. Rregulli është se pas tërmetit, paslëkundja më e madhe është një njësi më pak se magnituda e tërmetit kryesor- e cila njihet si “Ligji i Bathit”- pra tërmeti ishte i magnitudës 6.4 Rihter dhe paslëkundja pritet të jetë 5.4 Rihter.

Në fakt në vend ka patur paslëkundje me magnitudë 5.4 Rihter. Sidoqoftë jo të gjitha paslëkundjet e ndjekin këtë ritëm dhe mund të ndodhin paslëkundje edhe më të forta- megjithëse ky skenar ka më pak mundësi të ndodhi.

Numri i paslëkundjeve mund të ulet me kohën sipas ligjit të njohur se për ligji i Omorit. Shpeshtësia e paslëkundjeve do të ulet me kohën — cila doqoftë mundësia e paslëkundjeve ditën e parë, ditën e dytë do të ketë 50 përqind mundësi më pak të ndodhë se ditën e pare dhe ditën e dhjetë do të ketë mundësi 10 përqind më pak se ditën e parë.

Wendy: Gjasat që të ndodhi një tjetër tërmet i të së njëjtës magnitude është e ulët. Sidoqoftë, paslëkundjet do të vazhdojnë. Paslëkundjet janë tërmete që ndodhin pas goditjes kryesore ose tërmetit më të madh dhe ato mund të shkaktojnë dëme, në vecanti tek objektet e dëmtuara.

Remy: Në pjesën më të madhe të rasteve, nuk ka një tërmet të dytë më të madh ose sa i pari. cdo tërmet gjeneron paslëkundje dhe ato do të vazhdojnë për ditë dhe për javë por numri i paslëkundjeve në Tiranë ka filluar të ulet. Një goditje e madhe ka shumë pak gjasa të ndodhi por asnjëherë nuk mund të përjashtohet por mund të duhen disa muaj pasi goditjet të kthehen në nivelin e tyre normal.

Ky është një nga tërmete më të forta që ka goditur zonën, që prej shumë vitesh. Pse ndodh kjo? A mund të themi që një tërmet i tillë nuk do të përsëritet edhe për shumë vite?

Stephen: Fatkeqësisht, ne nuk mund të parashikojmë kohën dhe vendin e tërmeteve. Në përgjithësi, tërmetet shkaktohen nga çlirimi i papritur i energjisë së grumbulluar, i cili shkakton krijimin e valëve sizmike (dallgëve sizmike), duke shkaktuar dridhje të tokës. Disa sekuenca të tërmetit mund të ndodhin në afat kohor të shkurtër (ditë, muaj ose vite) ndërkohë që të tjerë mund të ndodhin me hapësirë kohore 100 vite. Pa një hartë të detajuar të pllakave dhe lëvizjes së tyre, ne nuk mund të parashikojmë.

Wendy: Kjo zonë goditet shpesh nga tërmete të kësaj magnitude. Ky është tërmeti i nëntë me magnitudë 6 të shkallës Rihter që prej vitit 1905. Kjo ndodh për shkak të shtypjes tektonike të kores së tokës që zgjatet nga jugu i Kroacisë deri në Greqi. Kur korja e tokës shtypet kështu prodhon të çara dhe palosje, duke shkaktuar tërmete.

Remy: Ka pasur edhe më parë tërmete të fuqishme në Shqipëri. Për shembull në 1979 Shqipëria u godit nga një tërmet me madhësi 7 të shkallës Rihter. Pra ky aktivitet është normal për rajonin. Fatkeqësisht, ka një periodicitet në ndodhjen e tërmeve, pak më shumë se sa shkalla sizmike gjatë kohë. Pra as ne dhe as askush tjetër nuk mund të parashikojë se kur do të ndodh një tërmet.

Pse Shqipëria po goditet nga disa tërmete kohët e fundit?

Stephen:Tërmetete në Shqipëri dhe në përgjithësi në rajonin e Adriatikut Lindor ndodhin për shkak të deformimit të shpejt të pllakës tektonike, në veçanti, përplasjes në veri të pllakës së Afrikës në lidhje me pllakën tektonike Euroaziane.

Kjo përplasje lidhet me mbylljen graduale të detit Adriatik, duke rezultuar në gabime në vendosjen e pllakave përgjatë bregdetit të Adriatikut. Një nga këto gabime ndoshta shkaktoi tërmetin e 26 nëntorit.

Nuk ka probabilitet statistikor domethënës në ndryshimin e aktivitetit siszmik me kalimin e kohës. Natyrisht, tërmetet janë të paparashikueshëm, dhe ne jo gjithmonë kemi katalogun historik të tërmeteve, instrumentat matëse datojnë në 1970, ndaj ne jo gjithmonë jemi të aftë të krahasojnë aktivitetin sizmik gjatë kohës për rajonin.

Remy: Ka pasgoditje të cilat janë normale pas tërmetit me magnitudë 6. Në këtë rast shumë nga pasgoditjet janë afër me zonat e banuara duke bërë që edhe pasgoditjet me magnitudë të vogël të ndjehen. Kjo është një situatë shumë e vështirë për tu përballuar psikologjikisht. Kjo vështirësi duhet të njihet plotësisht: të gjitha këto pasgoditje kanë një kosto psikologjike tek qytetarët.

Cfarë masat duhet të marrë qeveria për tu përgatitur për këto ngjarje në të ardhmen?

Stephen: Tërmetet e forta janë të rralla për vende të ndryshme, por ato mund të kenë impakt të lartë duke shkaktuar vdekje, dëmtime si dhe dëme financiare të mëdha për reajonin.

Ndaj është e rëndësishme të investosh në kërkime në lidhje me sizmiologjinë e zonës përpara se të ndodhi tërmeti për të identifikuar llojet e ndërtesave, gabimet që mund të sjellin çarje me një magnitudë të caktuar.

Gjithashtu, ne shpesh themi frazën: “Tërmetet nuk vrasin njerëz. Ndërtesat po”, ndaj është e rëndësishme të kemi një kod rregullator të ndërtesave dhe të përmirësojmë ndërtesat e vjetra duke i përshtatur ato me sistemet e reja, në mënyrë që të përballojnë goditjet.

Wendy: Gjëja më e mirë që qeveria mund të bëjë është të forcojë sistemin ligjor të ndërtesave që ato të mos rrëzohen gjatë tërmeteve.

Remy: Nuk duhet të përgatitet vetëm qeveria, por edhe vetë qytetarët. Qeveria duhe të forcojë legjislacionin e ndërtimit, përgatitjen dhe përgjigjen etj.

Por qyettarët duhet gjithashtu të përgatiten: të sigurohen se nuk kanë objekte të rënda mbi komedina, të kenë një plan për evakuimin, të mësojnë se si duhet të reagojnë dhe cfarë duhet bërë në rast të një tërmeti të fortë.

Është e rëndësishme të theksohet se Instituti Kombëtar i Sizmiologjisë në Shqipëri ka bërë një punë fantastike pavarësisht kushteve të vështira. Ne i besojmë punës së tyre për të dhënë informacion të shpejtë për të përditësuar aplikacionin Last Quake.

Çfarë duhet të bëjnë qytetarët në rast tërmeti?

Stephen: Varet nga tipi i ndërtesës. Në vende si SHBA, rekomandohet të ulesh, mbrohesh dhe mbahesh pas një tavoline apo kornizë dere, sepse shumë njerëz dëmtohen nga rënia mureve. Por nëse ndërtesa është e ndjeshme ndaj dëmeve dhe ka gjasa të shkatërrohet, më e mira ëhstë të qëndrohet jashtë dhe larg objekteve që bien.

Do të rekomandoja që njerëzit në këto zona të përgatiten( të kenë elektrik dore rezervë, kutinë e ndihmës së shpejtë dhe rezerva ushqimore në rast tërmti të madh). Njerëzit duhet të jenë të vemendshëm ndaj këshillave nga organizatat e monitorimit të tërmeteve. Disa sharlatanë në internet shpesh pëhapin thashetheme për parashikimin e tërmetit, të cilat shpërndahen shpejt. Kjo është e gabuar-tërmetet nuk parashikohen. Është mirë që të jenë të përgatitur vazhdimisht në të ardhmen.

Wendy: Nëse ndodhesh brenda kur ndjen lëkundjet e tërmetit, ulu dhe futu poshtë objekti të fortë si tavolina. Sapo të mbarojnë lëkundjet dhe levizja është e sigurt, dil nga ndërtesa.Nxito por me kujdes larg çdo gjëje që mund të bjeri si ndërtesa, linjat e energjisë apo degët e pemëve.

Remy: Përgjithësisht këshillohet të qëndrohet brenda, të mbrohesh gjatë lëkundjes (poshtë jë tavoline të fortë) dhe më pas të dalësh jashtë. Pse? Sepse nëse mundohesh të dalësh jashtë gjatë një tërmeti shuëm objekte nga tarraca apo ballkoni mund të të godasin dhe mundësia për tu dëmtuar nga këto objekte është më e lartë se shembja e ndërtesës. Për këtë arsye është e rrezikshme.

Për më tepër, nëse dëgjoni dikë duke thënë se kanë parashikuar tërmetin e tashëm apo në të ardhmen, injorojeni pasi është e pavërtetë dhe thjesht nxit panik. Mënyra më e mirë për të përballuar panikun është të dish çfarë të bësh në rast tërmeti, të jesh gati si dhe të jesh i informuar.

8 arsyet pse u dëmtuan pallatet në Durrës, eksperimenti i thjeshtë që duhet të bëni për ta kuptuar

Nga Prof. Dr. Forcim Softa

Çdo vit ka mbi 100 mijë tërmete që ndihen nga njerëzit në të gjithë botën. Nga pikëpamja sizmike, Shqipëria është pjesa më aktive e rajonit të Ballkanit dhe ka një histori tërmetesh të mëdha dhe të shpeshta. Shkencëtarët thonë se deri tani nuk ka asnjë metodë shkencore që parashikon tërmetin në kohë dhe në madhësi.

Tërmetet nuk kanë lidhje me thatësirën apo shirat e rrëmbyeshëm. Cilësia e projektit duhet të sigurojë atë që pas çdo tërmeti, struktura të ruajë formën e saj pa dëmtime konstruktive.

Tërmeti ndodh në mënyrë të rastësishme dhe sizmologët mund të parashikojnë vetëm zonat më të rrezikuara në Shqipëri. Njerëzit duhet të mësohen që pas një tërmeti të madh ka pasgoditje, pra tërmete më të vogla që zgjasin deri në stabilizimin e plotë.

Kur banesat nga goditja e parë kanë dëmtime konstruktive të rënda, nga pasgoditjet ato do të shkatërrohen plotësisht. Ky fenomen ndodh edhe ndërmjet dy tërmeteve në distancë kohore. Kështu, objektet e dëmtuara nga tërmeti i shtatorit duhet të bëheshin të pavlefshme dhe të largoheshin banorët. Vlerësimi i aftësisë mbajtëse të objektit bëhet me ekspertizë shkencore dhe jo me akte konstatimi.

Në një artikull që kam botuar në gusht 2018 me titull “Inspektimi dhe certifikimi i veprave të ndërtimit” kam shprehur mendimin për domosdoshmërinë e vlerësimit të aftësive mbajtëse të ndërtimeve para dhe pas viteve ‘90, duke i certifikuar. Kjo gjë zbatohet në praktikën ndërkombëtare, ku ndërtimeve në periudha çdo 20 vite duhet t’u bëhet rivlerësimi dhe certifikimi.

Nga ndikimi i faktorëve atmosferikë, si lagështia, ngricat, ndërhyrjet në skemën konstruktive për të ndryshuar destinacionin, veprimi i tërmeteve, veprimi i erës, mungesa e mirëmbajtjes etj., bëjnë që aftësia mbajtëse e strukturës të dobësohet. Pra, në objektet e vjetruara fshihen rreziqe, që janë në pritje të aktivizohen, kur tërmeti troket. Certifikimi do të vlerësonte edhe ndërhyrjet në objekt, shtesat e kateve apo anësore pa leje, risku i ndërtimeve në toka të llumëzuara etj.

Për të shpjeguar në formë praktike fenomenin e lëngëzimit, po iu paraqes një eksperiment. Qëndroni në këmbë pranë buzës së detit, lëvizni këmbën lart e poshtë me një frekuencë për rreth 1 herë në sekondë dhe do të shihni se brenda disa sekondash rëra e fortë do të fillojë ta humbasë forcën dhe gradualisht, do të fundoseni deri në kyçin e këmbës. Lëngëzimi është një nga efektet më shkatërruese të tërmeteve. Po kështu, i njëjti fenomen ndodh në tokat ish-kënetore, siç është rasti i zonës në kënetën e Durrësit.

Tërmeti që ra, me magnitudë 6.4 ishte shumë i fortë dhe ishte e pamundur të mos shkaktonte dëme. Ky tërmet ishte i cekët dhe kjo është një ndër arsyet përse u ndje shumë në ndërtimet tona. Referuar kësaj magnitude, ndërtesat në përgjithësi, reaguan mirë. Dëmtimet janë në banesa të ulëta dhe të larta, në strukturat mbajtëse, në objekte me lartësi 4 deri 7 kate. Inxhinierët projektues në Shqipëri e kanë aftësinë për të hartuar objekte që t’i rezistojnë tërmetit.

Qëndrueshmëria e objekteve varet shumë nga cilësia e tokës. Objektet e ndërtuara pa projekt konstruksioni, si dhe ato që kanë shtesa të pamiratuara nga projektuesi dëmtohen nga tërmeti, madje ndodh edhe shembja e tyre. Shumë objekte të larta me strukture betonarme, meqë janë elastike, ato kanë pësuar çarje të muraturës. Këto mure nuk janë mbajtëse dhe nuk paraqesin rrezik në qëndrueshmërinë e objektit. Këto çarje riparohen lehtësisht, pasi situata të qetësohet.

Lidhur me problemin, a duhet të ndërtohet në zona bregdetare? Sipas mendimit tim, edhe në botë, bregdeti është i zhvilluar me ndërtime shumë të larta, pasi është kërkesë bazë e turizmit. Të bësh këto ndërtime në bregdet ka kosto të lartë. Sipas kërkesave të inxhinierisë së themeleve, gjeologëve dhe sizmologëve bëhen zgjidhjet e duhura që garantojnë plotësisht qëndrueshmërinë. E rëndësishme është thellësia e objektit nën tokë dhe nëse duhet përdorimi i pilotave. Pa marrë përsipër qëndrueshmërinë e objektit mbi 20 kate në rërë në plazhin e Durrësit, thellësia e inkastrimit prej 3 katesh e shpëtoi nga ky termet. Vërtetë para viteve ‘90 kishte kërkesë të mos ndërtohej në bregdet, por kjo ishte politika e sistemit për probleme ekonomike dhe zhvillimit të turizmit.

Ndërtesat para viteve ‘90 dhe më pas janë projektuar me kushtet teknike të viteve ‘89. Këto kushte teknike po të zbatoheshin saktë e siguronin aftësinë mbajtëse nga veprimi i tërmeteve. Vitet e fundit janë futur Eurokodet, që edhe vendi ynë të projektojë me të njëjtat standarde si shtetet e Europës. Sigurisht, që zbatimi i Eurokodeve çon në një siguri më të madhe në projektim, por e rrit koston e objektit në masën rreth 10 deri 15%.

Këto kushte janë adoptuar për vendin tonë, por ende nuk janë ligjëruar që në projektim të përdoren vetëm ato. Shumë projektues punojnë me Eurokode me iniciativën e tyre. Forca e tërmetit vlerësohet me termin “Magnitudë”. Tërmeti i 26 nëntorit ishte me Magnitudë 6.4. Në gjuhën popullore përdoret më tepër vlerësimi me “Ballë”. Referuar ekuivalencës, Magnituda 6.4 është 9 Ballë. Mendoj që në Durrës, kjo vlerë është e përafërt me normat e vjetra të projektimit. Duke shprehur opinionin tim, mendoj se dëmtimet nga tërmeti kanë ardhur nga:

* Mungesa e masave mbrojtëse për ndërtimet në toka me bazament të paqëndrueshëm (zonë bregdetare dhe ish-Këneta).

* Ndërtime pa leje dhe pa projektues të specializuar.

* Shtesa katesh dhe shtesa anësore.

* Nga dëmtimet strukturore të tërmeteve të mëparshme.

* Moszbatimi brezave dhe kolonacinave beton-arme antisizmikë në muraturën me tullë mbushëse. Këta elementë konstruktivë duhet të lidhen me kolonat e strukturës dhe trarët me fitila hekuri.

* Cilësia e dobët e llaçit të muraturës dhe e suvatimeve, pa bërë analiza të përbërsve. Ky produkt përgatitet nga punëtorë të pakualifikuar.

* Mos përputhja me Eurokodet e formës në plan të objektit me shumë thyerje, gjë që nuk është e përshtatshme në zonat sizmike.

* Mungesa ose pakujdesia e supervizorit në punimet e rifiniturës.

Për vlerësimin e aftësisë mbajtëse të objektit, në veçanti ndërtimet e larta, bazuar në praktikën ndërkombëtare, duhet të bëhet testimi eksperimental. Kjo realizohet me pajisje që montohen në objekt, duke imituar tërmet të padëmshëm për strukturën. Ky testim përcakton vetitë dinamike të strukturës, frekuencat, format e lëkundjeve, zhvendosjet, përdredhjen e objektit. Nuk mund të vlerësosh aftësinë mbajtëse, duke vizituar me sy dëmet e dukshme.

Madje, në emisione televizive jepen mendime nga specialistë për qëndrueshmërinë bazuar në foto apo me përshkrimin e banorit në telefon. Ekspertiza kërkon studim të vëmendshëm të gjendjes, ballafaqimin me projektin, sondazhe për themelin dhe strukturën vertikale, matje teknike me aparatura, rillogaritje etj. Çdo opinion gazetaresk i specialistit nuk ndihmon për situatën e krijuar.

Do të mendoja që institucionet qeveritare të miratojnë kushtet teknike që mungojnë aktualisht, të hartojnë ligje të forta për të disiplinuar ndërtimet, të investojnë në pajisjet laboratorike në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe në Institutin e Sizmikës. Duke marrë shkas nga kjo ndodhi, nuk duhet harruar vëmendja edhe për rivlerësimin e digave dhe urave. Këto do të do të shërbejnë për të rritur shumë sigurinë e jetës së ndërtimeve dhe njerëzve.

Hoxha: Nuk kemi marrë asnjë ofertë për K O A L I C I O N parazgjedhor

Dje në media doli lajmi se Ziadin Sela ka kushtëzuar Lëvizjen BESA që patjetër të ketë koal*icion edhe me Alternativën e Gashit ose përndryshe ASH do del e vetme në zgjedhjet e 12 prillit.

Sipas burimeve të portalit TS mësohet se Sela pa asnjë argument kërkon që Alternativën ta fusë në bllokun opozitar, edhe pse ajo është parti e pushtetit dhe ky insistim i Selës nënkupton se ASh-së më shumë i intereson të nxjerr fajtor Lëvizjen BESA për mosbashkëpunimin opozitar duke imponuar Alternativën por duke mohuar kyçjen e PDSH në këtë koalicion.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal sot ka kontaktuar Lëvizjen BESA për të mësuar se çfarë nënkupton kushtëzimi i Aleancës për Shqiptarët, gjegjësisht të kreut të kësaj partie Ziadin Sela.

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha, në një prononcim për agjencinë Zhurnal, tha se nga ngjarjet tragjike që ndodhën në Shqipëri nuk kanë patur prioritet të bisedojmë në organet e partisë për çështje të kombinimeve politike.

“Ne si parti ende nuk kemi marrë asnjë ofertë për ndonjë koalicion parazgjedhor. Kemi qenë të fokusuar në organizmin e 5 vjetorit të partisë, mandej ndodhën edhe ngjarjet tragjike në Shqipëri dhe aspak nuk kemi patur prioritet të bisedojmë në organet e partisë për çështje të kombinimeve politike.

Sipas tij, nëse dikush bën oferta për koalicione me siguri që rruga që duhet ndjekur është komunikimi i drejtpërdrejtë dhe jo duke bërë show televiziv përmes ekraneve televizive.

“Nëse dikush bën oferta për koalicione me siguri që rruga që duhet ndjekur është komunikimi i drejtpërdrejtë dhe jo duke bërë show televiziv përmes ekraneve televizive. Ne e ri përsërisim edhe njëherë qëndrimin partiak se jemi për një koalicion parimor opozitar pasi që jemi të bindur se ky opsion është fitues kundrejt BDI-së dhe partive tjera shqiptare që janë në qeveri bashkë me BDI”, shprehet për zhurnal, Arjanit Hoxha./in7/

VIDEO bonus:

VIDEO/“Djalin e madh e shpëtoi nëna, i vogli iu iku nga duart”, humbi të birin, babai rrëfen momentet e tmerrit: Dolën nga tërmeti i parë por…

Ishte sezoni i ullinjve, koha kur 43-vjeçari Servet Vata merrte rrugën për Greqi. Punonte edhe në Thumanë, por paratë që fitonte ishin të pamjaftueshme për të mbajtur familjen e tij. Një muaj më parë ai u nis sërish drejt Greqisë me shpresën se kur të kthehej në Thumanë do të festonte bashkë me nusen dhe 2 djemtë e tij vitin e ri. Por fati ishte shkruar ndryshe, 26 nëntori e ndau Servetin përgjithmonë nga djali 7-vjecar dhe nëna e tij e moshuar, e cila vdiq ndërsa kishte mbrojtur me trup nipin e saj, djalin tjetër të Servetit.

“Punova ca ditë, një muaj e ca dhe dëgjova këtë që ndodhi. në mëngjes u ngrita për punë dhe kur mori në telefon kështu ka ndodhur tragjedia, është shembur pallati. Mora në telefon të gjithë robt, më dilnin numrat e fikur të gjithë veç numri i nënës më doli një linjë, nuk përgjigjej njeri bjeri, bjeri dhe pastaj u përgjigjën nga morgu, e kishin çuar atje. Këtu punoj, 10 mijë lekë çfarë do bëj. Nuk kam ndenjur pa punë por nuk del asgjë. Nuk është e mjaftueshme. Edhe pleqtë kanë punuar, më kanë ndihmuar i kam ndihmuar, kemi ndihmuar njeri-tjetrin për me rrit ata fëmijë që prindërit e mi linin kokën për ata fëmijë. Nëna e ka shpëtuar djalin e madh, e ka mbrojtur, e ka dhënë jetën. Edhe unë të isha, të ikja unë veç fëmija të shpëtonte”, thotë babai që ka humbur të birin dhe nënën.

43-vjecari kujton mes lotësh telefonatën e fundit me djalin 7 vjecar, të cilin e kishte marrë malli dhe kërkonte të atin afër vetes.
“Në orën 11 të darkës kam folur me ta, fola me nusen e me të gjithë. Me djalin fola, e puthja me anë të kamerës. Ishte mërzitur shumë. Nuk shkëputej nga unë, mërzitej shumë i thosha dhe një muaj e do vijë babi. Ai priste me padurim, thoshte është shumë një muaj. Kjo që ndodhi është shumë tragjike. Nuk e meritonin të vdisnin kështu. Shtëpitë ishin të vjetra. Dhe në korrik ishte e tmerrshme. Një muaj fjetën njerëzit jashtë. ishte verë, tani që i kapi i ftohti hajt të futemi brenda e të dalë ku të dalë”, thotë mes lotësh Serveti.

Banesa e Servet Vatës sot janë dyert e spitalit, aty ku qëndron ditë e natë pranë nuses dhe djalit të madh. Serveti fajëson veten se natën duke u gdhirë 26 nëntori nuk ishte pranë familjes së tij.

“Shtëpia ime është spitali që kur kam ardhur nga Greqia. Natën ikja në Thumanë deri në 1 të natës kur bëheshin punimet, që ishin duke kërkuar për viktimat. Pastaj vija këtu tek spitali, në mëngjes ikja prapë. Në Lezhë, ku të shkoj. Nuk kanë ku të më çojnë se kam të sëmurët këtu. Që me datë 26 në karrige. Fajtor që nuk kam qenë tek shtëpia. Do i mbaja afër. O do dilnim nga banesa krejt ose do rrija në shtëpinë time. Nuk do shkoja në banesën e askujt. Këta kanë qenë në kat të parë. Kanë dalë në 3 të natës kur ka rënë tërmeti i parë dhe kanë shkuar jashtë. Çuni i madh është trembur, ka pasur shumë frikë nga tërmeti, i dilte gjumi shpesh dhe në gjumë u dridhte, ka pasur shumë frikë. Këta kanë dalë jashtë, ka qenë shumë ftohtë iu ka thënë komshia hajdeni këtu në kat të parë dhe në qoftë se bie tërmet e kemi më afër, dalim më shpejt. Kur ka rënë tërmet ato kanë qenë aty, nuk e di se si. Janë turrur nëna, nusja dhe dy kalamajtë me dalë nga dera e ballkonit. Çuni i vogël ka ikur, ka shkuar nga korridori. Nëna ka mbajtur çunin e madh, çuni i vogël ka ikur, ka shkuar nga korridori që nuk kishte shpresa. Ato kanë qenë në të dalë, nuk u ka rënë gjithë pallati sipër”, tregoi babai.

Video bonus:

VIDEO bonus:

https://youtu.be/rKLMYNAwARY

ASH: Spitali i Kërçovës, instrument premtues parazgjedhor

“Ndodhemi përpara godinës së Spitalit të qytetit të pa përfunduar, në emër të të cilit banorët e kësaj ane mashtrohen gati 3 dekada duke mos e përfunduar së ndërtuari që të jetë funksional.

Për të qenë më e dhimbshme dhe dëmprurëse për banorët e kësaj ane, ambientet disa metra më larg ku ofrohen shërbime spitalore godinat datojnë nga vitet e 40-ta të shekullit të kaluar që përveç se janë të dëmtuara dhe shkapërderdhura nuk posedojnë as kushtet minimale,madje disa herë janë edhe vend strehimore për qentë endacak, dhe vetë ambienti i spitalit bëhet vatër patogjene nga ku mund të marrësh sëmundje dhe assesi të shërohesh.

Vetëm për ta rikujtuar BDI-në që spitali i Kërçovës është dashurtë kryhet që në vitin 2015 kur edhe epatët premtuar si projekt kapital ne fushatën e zgjedhjeve te 2013-ës. Që ta vërtetoni se nuk e keni në plan ndërtimin e këtij objekti vetëm ju kujtojmë deklaratat e funksionarëve të BDI-së të cilët në çdo fushatë zgjedhore premtonin vendosjen në funksion të objektit të papërfunduar i cili edhe sot e kësaj dite është ne gjendjen e njëjtë që nga viti 2013.

Duke e parë moskujdesin për banorët e Kërçovës nga funksionarët e BDI-së, ne si Aleancë për Shqiptarët disa herë kemi reaguar për spitalin e papërfunduar dhe nevojën imediate për vendosjen në funksion të këtij objekti mirëpo këto reagime kanë hasur ne vesh te shurdhër nga po te njëjtit.

Kërçovarët kanë nevojë të dinë edhe sa herë do të duhet që kjo godinë të jetë objekt i tenderimit (fazë e cila është me e përshtatshmja për funksionarët e BDI-së)?

Cila është pengesa e mos nisjes së fazës së dytë të ndërtimit të objektit?

Cila është firma e cila ka fituar tenderin?

A është mosmarrëveshja e “pazarit” të tenderimit shkak që akoma rrinë pezull vendosja në funksion e godinës?

A duhet që kërçovarët të jenë akoma peng i pazareve politike në dëm të shëndetit te tyre?

Ne kërkojmë që të ndërmerren masa të menjëhershme për përfundimin e godinës duke shpresuar që spitali i Kërçovës të mos ngel gjithmonë në fazën e tenderimit sepse kërçovarët kanë nevojë për një spital me kushte normale të funksionimit dhe të mund ti kryejnë të gjitha trajtimet në një spital që plotëson nevojat e tyre”