Ballina Blog Faqe 470

Nuk bëri asnjë postim për tërmetin, Armina tregon pse u “zhduk” nga rrjetet sociale: Kam përjetuar…

Blogerja shqiptare, Armina Mevlani, ka qenë një nga të paktët persona të njohur të ekranit shqiptar që ka munguar në rrjetet sociale dhe nuk ka bërë asnjë postim mbi gjendjen aktuale pas tërmetit.

Por së fundmi, Armina ka vendosur që të shpjegojë arsyen e kësaj mungese nëpërmjet një postimi të gjatë në profilin e saj në “Instagram”. Gjithashtu ajo ka treguar edhe përjetimet personale nga tërmeti.

Blogerja falenderon Zotin që familja e saj është shëndoshë e mirë ndërsa shpreson që kjo situatë të jetë kalimtare!

“Te dashur miqte e mi!

Keto kane qene dite te veshtira per familjet e demtuara,per te gjithe ata qe kane humbur te dashurit e tyre dhe per te gjithe ne . Nuk kam qene e pranishme ne postime sepse me eshte thyer zemra ne copeza nga cdo lajm qe kam degjuar dhe me dukej sikur nuk ishte jeta qe po jetoja dhe nuk dua te pranoj qe ky mund te jete realiteti,e kam perjetuar me shume ankth gjithcka . Jemi kaq te brishte ne njerezit dhe me keto gjera qe ndodhin kuptojme sesa pak rendesi kane gjerat e vogla ne jete dhe sesi ne te tilla tragjedi mund te perfshihet cdo kush prej nesh. Nuk ka kuptim arroganca ,mosmirnjohja , percmimi , por duhet te bejme vetem mire dhe ti urojme vetem mire cdo kujt sepse kjo jete per ne eshte vetem nje test,dhe ne fund..te gjithe te jemi te barabarte. Fama apo pushteti jane thjeshte nje genjeshter e bukur per ata qe duan ta besojne sepse ne ndjejme njesoj ,lumturohemi njesoj ,vuajme njesoj dhe ne fund te gjithe shkojme ne te njejten rruge. Po mundohem te ndihmoj me sa kam mundesi por nuk deshiroj te bej publike asgje . Shpresoj qe kjo te jete kalimtare dhe mos te perseritet me kurre dhe lutem cdo nate qe zoti te lehtesoje dhimbjet e te gjithe atyre qe kane humbur te afermit e tyre💔. Falenderoj zotin per familjen time dhe te gjithe ju qe jeni mire “, shkruan Mevlani bashkëngjitu fotos së flamurit shqiptar.

Familja m’u shua, si e mora vesh tragjedinë

Tërmeti i 26 nëntorit la pasoja të rënda për banorët e Durrësit, Tiranës, Thumanës, Lezhës, Laçit etj. Ngjarja më tragjike ishte padyshim humbja e 51 jetëve nga kjo fatkeqësi e rëndë. Një nga më të prekurat është familja Cakoni në Thumanë, e cil humbi 7 anëtarë të familjes nga tërmeti. Të afërmit që i kanë mbijetuar tragjedisë në një prononcim për “Neës 24” thanë se kjo ishte një ngjarje shokuese për ta, kurse kanë përshkruar momentet dramatike.

Gjyshja e familjes u shpreh me lot në sy: “Kam ikur dhe kam gjetur rrëmujë vendin. Ishte shkatërruar gjithçka. Nuk e kam kuptuar më se ku jam. Nusja është në spital. Unë kam humbur vajzën e parë, djalin e gocës, goca e gocës, nusja e djalit, djali i gocës, kishte ditëlindjen, djali im 44 vjeç, goca e djalit 15 vjeçe. Kam gjallë nusen e djalit që i ka vdekur burri me dy fëmijë. Kam një djalë në Itali, e kam në burg. Ma mbajnë atje, duan lekë, lekë nuk kam. Ka 15 vjet që nuk e kam parë djalin”.

Vëllai i madh i familjes është shprehur se natën e tërmetit nuk ndodhej në shtëpi, ndërsa kur erdhi gjithçka ishte zhdukur. “Nuk mund ta besoj. Isha larg, pas 6 orësh kam ardhur. Një motër ma tha. Unë shikoja ku është hyrja, se nuk ishte më, ishte zhdukur fare, nuk di si ta përshkruaj atë moment të trishtë. Këta nga fukarallëku janë futur brenda. Unë se di sesi jam gjallë”.

Skandal në Durrës, si po fshihen gjurmët e dëmeve nga tërmeti (Fotot)

Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, përpos dhjetëra viktimave dhe qindra të plagosurve solli edhe dëme të shumta materiale.

Në Durrës ka nisur me shpejtësi rikonstruksioni i godinave duke mundësuar kështu fshehjen e gjurmëve të dëmeve. Në fotografitë e mëposhtme shihen punimet aktuale në një pallat në rrugën Dhimitër Kraja.

Menjëherë pas lajmit në Top Channel policia ka ardhur dhe ka filmuar një patrullë policie.

Profesori maqedonas: Frikë për cunam në Adriatik?! Ja kur do të ndodhte!

Profesori i njohur për Sizmikën dhe Tërmetet nga Maqedonia e Veriut, Mihail Garevski, qetësoi të gjithë shqiptarët, por edhe të gjithë vendet pranë Detit Adriatik, teksa tha se nuk ka asnjë rrezik për cunam.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në Neës24, profesori i mirënjohur u shpreh se që të ndodhë një cunam, duhet që të ketë një tërmet shumë të fortë, me magnitudë 8.

“Në një tërmet shumë të fortë do të ndodhte një cunam në Detin Adriatik. Dallgët nuk ishin më shumë se një metër, apo dy metër para 100 vitesh. Të tilla dallgë janë të zakonshme. Cunamet janë tipike në Oqean.

Magnituda duhet të jetë shumë e lartë, ndoshta 8. Në Durrës apo në rajonin e Adriatikut nuk ekziston si mundësi për të pasur cunam. Duhet të fokusohemi vetëm te pasojat e tërmetit dhe jo te dallgët, sepse nuk rigjenerohen të tilla në Adriatik”, tha profesor Garevski.

Hoxha nga Mitrovica: Pse po dridhet toka? Ja cili “mëkat” shkakton tërmetin! (VIDEO)

Hoxha i njohur nga Mitrovica, Fatmir Latifi nuk mundur të mos e komentojë fatkeqësinë e madhe natyrore që pllakosi Shqipërinë, madje ka edhe shpjegimin e tij se pse ndodhin tërmetet dhe se pse po dridhet toka.

Ja çka thotë ai:

Video bonus:

Video bonus:

https://youtu.be/C1ue4K_nFBA

Galeria e tërmetit:

 

Shembet edhe hotel Lubjana në Durrës (VIDEO)

Mesditën e sotme ka nisur shembja me ekskavator e hotel Lubjanës në Durrës që u shkatërrua nga tërmeti tragjik i së martës në mëngjes. Inspektorët e IKMT-së në orën 14:45 nisën punën për të rrëzuar hotelin.
Fillimisht u diskutua se mund të kishte një shembje me eksploziv, por kjo pistë ra duke pasur parasysh ndërtesat e tjera që ishin pranë.

Gradualisht po bëhet edhe shembja e hotelit, ku fatmirësisht nën rrënoja nuk pati asnjë person, pasi dolën me shpejtësi. Hotel Lubjana ishte ndërtuar pa leje në zonën e plazhit në Durrës.

Nënë e bir jetojnë rrugëve të lagjes së braktisur, aty ku 5 ditë më parë kishin shtëpinë

Askush nuk arriti të thotë dot mirëmëngjesi në orët e para të 26 Nëntorit.

Tërmeti i fuqishëm 6.4 ballë që goditi Durrësin ende pa u zgjuar, ndryshoi përgjithmonë jetën e banorëve të tij.

Jetë të humbura, qindra të plagosur, banesa të rrënuara brenda atyre 30 sekondave fatale që nuk do të harrohen kurrë. E teksa ditën përditësohen bilancet e tragjedisë, nata të trishton.

dhuro
Durrësi të mirëpret me heshtje në rrugicat e zbrazura, me pallate të braktisura nga frika e lëkundjeve të tjera. Aty kanë mbetur më të pamundurit, si nënë Lutfia, 80-vjeçare dhe djali i saj invalid, Luan Alushi, 47 vjeç.

Sillen rrotull Lagjes 16, aty ku kanë banuar deri para 5 ditësh, në një apartament në katin e dytë të një pallati, i cili është braktisur nga frika e shembjes.

Pamundësia fizike ka bërë që të flenë jashtë, mes të ftohtit dhe shiut.

‘Ishim në gjumë. O Luan thashë, ç’është kjo tronditje mi nonë? Ou tërmet, tha ky mome. Zbrita poshtë unë. Një këmbë në divan një këmbë në këpucë, s’kam fuqi. Dolëm te shkallët ne, tërmet, tërmet tha pallati pastaj. Shtëpia filloi të krisjes. Ou mor bir i thashë, ngelëm pa shtëpi, mbetëm rrugëve. Ik e ndalo tek trotuaret kështu… Të nesërmen mbetëm në rrugë. Nuk kishim fuqi. Edhe këtë e kapi këmba, sepse i ka rënë trompozë. I ra edhe në kokë, i ka rënë dy herë’.

Përse nuk jeni strehuar diku te këdo çadrat që i ka vënë në dispozicion?

‘Çadrat ishin plot-plot, ku di unë se ku kishin gdhirë. Ky s’ishte për vete dhe unë po, mbetëm jashtë. Ashtu kemi ndenjur pa ngrënë. Erdhën parmbrëmë me makinë na sollën një picë, një bidon ujë të vogël, aq ishte. Kush donte me ngrënë të keqen, kush donte me ngrënë. Po unë jam me zemër, me tension, me astmë. Unë rri në rrugë’.

Po për ilaçe si ia keni bërë?

‘Me thënë të drejtën kam hyrë borxh, bëfshin hajër që mi kanë dhënë, bëfshin hajër, m’i kanë dhënë ilaçet. Edhe të zemrës…’

Në shtëpi nuk kthehen dot, e as me të afërmit nuk janë lidhur. Nuk kanë fuqi as të kërkojnë ndihmë.

‘Nuk ka asnjë, kanë ikur të gjithë nga frika. Unë edhe vëllezërit nuk i kam parë nuk e di nga bëhen. Nuk e di’, tregon Luani.

Si ia keni bërë për të fjetur?

‘Po ja kështu, ç’të të them vëllai, unë jam shtrirë edhe këtu sot. U shtriva pak se nuk më mbanin më këmbët. Ç’të bëj, ku të shkoj. Shkova te palestra, aty ishte plot. Doli njëri tha nuk ka vend. Hajde mome i thashë, ikim aty ku ishim. Shkuam sërish aty tek ajo e autobusit, duke ndenjur aty.’

Zonja Luftie nuk keni të afërm ku mund të strehoheni?

‘Jo nuk i kemi këtu ne’.

Ku do strehoheni, ku do rrini?

‘Po nuk gjetëm ne këtu do të rrimë, po nuk na gjetën, këtu do vdes. Këtu… Këtu do vdes, nuk shkoj tjetërkund’.

Nuk keni marrë ju ndihma kur kanë ardhur me furgon?

‘Nuk shkonim dot’.

Edhe për sa ditë mund t’ju mjaftojnë lekët për të jetuar, të paktën për të ngrënë bukë?

‘Ça hamë ne? Bukë thatë, me një spec, me gjysmë domate. Gjë tjetër nuk shohim më. Me një kokërr vezë lyeje bukën dhe haje, mos bëj me zë dhe është tepër, është tepër veza tek unë me djalin. Po sheh tjetër njeri më? Edhe ky nuk është sakllam për vete. Unë po e mbaj atë. Edhe kam dhe nuk e hedh dot poshtë, mezi e kam rrit’.

Dikur ishin një familje e madhe, të rritur me vuajtje ekstreme, por të lumtur sepse kishin arritur të siguronin një strehë. Sot janë pa asgjë, pa shtëpi, pa të afërm, pa mbështetje, me shëndet të rrënuar e shpirt të vrarë, në mëshirë të fatit, por fatmirësisht janë gjallë, megjithatë kjo nuk mjafton. Fati i tyre është i varur mbi një shkop, por që nuk do të rezistojë për gjatë, kërkohet ndihmë.

‘Të paktën të vdes në shtëpi, të mos vdes rrugëve’, thotë nënë Lutfia.

Në studio, Ardit Gjebrea jep lajmin e mirë për nënë Lutfien dhe djalin e saj.

‘Falë Zotit ne kemi shumë miq dhe ky është dhe misioni i programit tonë sot. Berti, shefi i restorantit ‘Deli Fish’ në Tiranë duke parë këtë rast më dërgon mesazh: Ardit për një vit unë do t’i siguroj ushqimin dhe qiranë, ku të jetoj nënë Lutfia bashkë me djalin e saj’./tvklan.al

FOTO/ Familjen rome s’e strehojnë në Prishtinë

Një familje katëranëtarëshe nga Durrësi s’e ka pranuar askush në Prishtinë. Kryefamiljarja Nagjinushe Zyla po kërkon strehim.

Po thotë se për në Kosovë u nisën me idenë se do të gjenin një vend për të jetuar përkohësisht. Mirëpo, përkatësia etnike duket se u bë problem pse askush s’i mori në Prishtinë.

Familja rome nga Durrësi ende po shpreson se dikush do t’ua çelë shtëpinë për banim.

Vergjinushe Zyla, e ardhur nga Durrësi, lagjja ‘17’, prej të enjtes ndodhet në Prishtinë dhe askush s’e ka pranuar në shtëpi. Ajo thotë se njëra prej arsyeve pse s’po gjen strehim në qytetin më të madh të Kosovës lidhet me përkatësinë etnike të saj.

‘Pritjet tona janë që Kosova të shtrijë dorën për neve. Të na ndihmojnë. Ka plot robër të mirë. Zot të na ndihmojnë’, ka thënë Zyla në një bisedë për Gazetën Express.

‘Kemi ardhë në Kosovë, askush s’na ka kthyer përgjigje’, thotë ajo.

Qindra familja kosovare kanë shpërndarë njoftime se janë të gatshme të strehojnë banorët e Durrësit, të cilët u ballafaquan me tërmet që shkatërroi shtëpi e banesa derisa la 51 të vdekur.

Në Prishtinë dhe qytete tjera janë strehuar familjet e ardhura nga Shqipëria.

Por, jo edhe familja e Vangjushe Zylës.

Gruaja që banonte në lagjen ‘17’ të Durrësit u bën thirrje kosovarëve t’i pranojnë në shtëpi për strehim. Thotë se posa gjendja të përmirësohet pak në Shqipëri, do të kthehen për të vazhduar jetën.

‘Kam ardhë në Kosovë. Jam nisur natën kur ra tërmeti i fundit. Rrugëve, lokaleve kemi fjetur qe katër ditë. Kërkojmë strehim sa të qetësohet gjendja jonë’, ka shtuar ajo.

Vajza e Vangjushes, Esmeralda, thotë se janë nisur për në Kosovë me shpresë së do të gjenin strehim duke parë e dëgjuar se kosovarët kanë hapur dyert e shtëpive për të pastrehët e Durrësit.

‘Kemi ardhur për më mirë. Na kanë thënë se kosovarët na ndihmojnë’, tha ajo. Kemi ardhur me atë shpresë’, ka thënë Esmeralda, e cila ka strehuar foshnjën e saj te një grua në Prishtinë.

‘Kemi përjetuar torturë, jemi bërë copë-copë, nuk jam në gjendje çka të them’, thotë Esmeralda.

Qytetarët e Kosovës kanë dërguar ndihma për banorët e prekur nga tërmeti derisa në Prizren është hapur një kamp për t’i pranuar të larguarit.

Janë raportuar edhe raste kur banorët edhe te pjesëve tjera të Shqipërisë ia kanë mësyrë Kosovës për t’u strehuar pasi s’kanë pasur kushte të mira në vendlindje, por jo për shkak të tërmetit.

Familja Zyla nga Durrësi thonë se ka mbetur pa shtëpi dhe s’po guxojnë të kthehen njëherë në vendlindje për shkak të fatkeqësisë që përfshiu pjesët e Thumanës, Durrësit dhe disa vendbanimeve tjera./Express/

Hoxha: Nuk duam të besojmë se përpjekja e Gjykatës Kushtetuese është e lidhur me ofertën e ashtuquajtur të pajtimit kombëtar të kryeministrit Zaev

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, për TV24 ka deklaruar se Besa është kundër Gjykatës Kushtetuese se mund të kthejë në fuqi amnistinë që u nënshkrua para ca vitesh nga ish-kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

“Që nga koha kur ish-presidenti Ivanov ofroi mundësinë e faljes së të përfshirëve në përgjime dhe aktivitete kriminale, Lëvizja BESA ishte kundër saj, por edhe tani që dikush po përpiqet ta rikthejë atë vendim skandaloz të Ivanov, ne do të kundërshtojmë me të gjitha mundësitë institucionale.

Ne nuk duam të besojmë se kjo përpjekje në Gjykatën Kushtetuese është disi e lidhur me ofertën e ashtuquajtur të pajtimit kombëtar të kryeministrit Zaev, e cila përfundimisht doli të ishte vetëm një amnisti për disa individë të lidhur me veprimtari kriminale siç janë ngjarjet e 27 prillit ose me vjetërsimit të lëndëve për çështje të caktuara gjyqësore që përfunduan pa epilog”, shkruan Hoxha.

Të gjithë janë larguar, ky është kamarieri që po e mban i vetëm lokalin në Durrës (VIDEO)

Tërmeti i 26 nëntorit në qytetin e Durrësit ka bërë që pjesa e madhe e banorëve t’i lënë shtëpinë dhe banesat e të ikin.

Por ajo që bie në sy është një kamarier që akoma vazhdon ta kryej punën e tij në një lokal. Nazif Muçi është i vetëm aty. Bën punën e kamarierit, banakierit e edhe të kuzhinierit.

Më poshtë mund të ndiqni videon e Radio Evropës së Lirë:

Video që po largon trishtimin e shqiptarëve pas tërmetit, e moshuara: Po pres të martohem (VIDEO)

Teksa në këto ditë shqiptarët janë në ankth dhe trishtim pas tërmetit të së martës i cili solli 51 viktima dhe qindra të plagosur, një video po qarkullon masivisht në internet.

Gazetari pyet një të moshuar në Durrës, e cila është duke pritur për të marrë ushqime dhe veshmbathje.

Por përgjigja e saj për pyetjen se çfarë po pret është epike.

“Pres të martohem”, shprehet ajo.

Rrëfimi emocionues i gruas së Sajmir Grekut: Ëndrrat e tij për vajzën dhe fotot e fundit para tërmetit

Tërmeti i 26 Nëntorit shuajti 3 pjesëtarë të familjes Greku. Pëllumb Greku, Çelike Greku dhe Sajmir Greku jetonin në një prej pallateve të shembura në Thumanë.

Bashkëshortët gjetën vdekjen në vendngjarje, ndërsa 31-vjeçari doli i gjallë nga rrënojat dhe ndërroi jetë disa orë më vonë në Spitalin e Traumës.

Në një rrëfim për tvklan.al, Klotilda Greku, gruaja e Sajmir Grekut rrëfen për natën tragjike kur humbi bashkëshortin. Fati deshi që ajo dhe vajza e vogël Klejsa të vizitonin prindërit e saj fundjavën që lamë pas dhe nuk ndodheshin në shtëpi, kur ra tërmeti me magnitudë 6.4. Sot, e veshur e gjitha me të zeza, Klotilda ka mbetur vetëm me vajzën 1 vjeç e 7 muajshe, të cilën Sajmiri e kishte idhull.

Klotilda rrëfen historinë e dashurisë me Sajmirin, dashurinë e madhe që ai kishte për vajzën, por edhe detaje nga nata tragjike. Ajo tregon se pallati kishte pësuar dëmtime që prej tërmetit të vitit të shkruar, por familja Greku këtë e kishte parë si shenjë se ishte ndërtesë e fortë. E cilëson tragjedi të paralajmëruar, teksa tregon se në dhomën ku flinin, një pjesë e murit kishte qenë e ngritur.

Klotilda kishte biseduar në telefon mbrëmjen e së hënës me bashkëshortin e saj. Madje kishin bërë shaka për tërmetin e rënë po atë mbrëmje.

30-vjeçarja tregon se kishte planifikuar të nisej drejt Tiranës disa ditë me herët, e të kthehej më herët, por kishte qenë pikërisht Sajmiri që e kishte bërë që ta shtynte vizitën tek prindërit e saj, pasi donte të rrinte me të bijën.

Tërmetin e orës 03:00, Pëllumb Greku kishte biseduar në telefon me një prej mbesave të tij, e cila i kishte kërkuar që të dilnin nga banesa, në çdo rast. Por ai i kishte thënë se Sajmiri ishte në gjumë, se i vinte keq ta zgjonte të birin dhe se “nuk është gjë, e se jemi mësuar ne tani me tërmetet”.

Për tvklan.al, Klotilda tregon edhe herën e fundit që familja e saj ishte e plotë. Fotot e fundit me Sajmirin dhe vajzën dhe boshllëkun e madh që ai ka lënë në zemrat e tyre.

Saimiri punonte në një fabrikë xhamash në Tiranë, Vinte-shkonte, e bënte përditë rrugën. Po ashtu edhe Pëllumbi punonte, Lezhë-Tiranë. Vjehrra rrinte në shtëpi. Ka qenë zonjë në kuptimin e mirë të fjalës. Me Sajmirin jemi njohur vetë, jemi dashuruar.

Prej sa vitesh ishit të martuar?

Kemi 3 vite që jemi zyrtarisht bashkë, nuk kemi bërë martesë. Ka një vit e gjysmë qëkur ka lindur vajza që ne kemi jetuar tamam në një shtëpi, sepse unë isha në punë dhe detyrohesha të ikja dhe të vija, edhe fundjavave.

Kjo është vajza, Klejsa?

Klejsa. Është një bashkim emrash të emrit tim dhe të Mirit. Është 1 vjeç e 7 muajshe. Ishte prioriteti i Mirit, për të gjitha gjërat. Do të bëj gjithçka për vajzën, thoshte, ishte idhulli. Vajzat kanë zakonisht babain idhull, por ai e kishte idhull vajzën, sikur ishte më e veçanta në botë, e thoshte me krenari. Madje ne nga ana jonë i them cucë vajzës dhe thoshte, kjo është cuca ime.

Sa ditë para tërmetit jeni larguar?

Të dielën në drekë në orën 12:00 na ka përcjellë vetë tek autostrada, që të vinte furgoni për Tiranë.

Për çfarë qëllimi u larguat?

Për vizitë tek familja ime. E kishim bërë në plan. E pyeta a mund të shkoj sepse jam mërzitur pak për prindërit, doja të shkoja disa ditë më parë dhe të kthehesha pak më para. Por tha rri dhe pak ditë që të qëndroj me gocën, sepse nuk rrinte një ditë të vetme pa gocën. Ishte gjatë gjithë kohës në punë, vinte shumë vonë nga puna, ishte i ngarkuar dhe kur vinte thoshte, vetëm kjo ma heq gjithë lodhjen. Atë ditë na përcolli, madje atë ditë bëmë edhe ditën e fundit, duke pritur furgonin të vinte. Po luante me vajzën e hipte mbi makinë. U ndamë, u larguam. Folëm përsëri të hënën në darkë, që ra tërmeti i parë në orën 22:00 dhe më tregoi, sepse unë kisha shumë frikë.

Çfarë të tregoi?

Ishte nga ora 22:00 që folëm ne, me të gjithë pjesëtarët e familjes, folëm me vjehrrin, me vjehrrën, foli dhe goca me babin me nënën me gjyshin dhe tha ra tërmet. Edhe po bënin shaka me mua, më thonin që ishte shumë i fortë, sepse e dinë që unë kam shumë frikë. Vjet e përjetova vetë me vajzën të tërmetin tjetër që ra.

Në të njëjtin pallat që është shembur?

Po në të njëjtin pallat, kam qenë vetëm unë me vajzën dhe e kisha marrë fobi këtë punën e tërmetit. Vetëm kur lëvizte divani unë trembesha.

Pati plasaritje herën e parë?

Po ka pasur goxha plasaritje edhe herën e parë.

Na e rrëfeni këtë bisedën me Saimir, këtë të tërmetit?

Pyeti për gocën, si jeni të gjithë në përgjithësi dhe pastaj tha ra tërmet. Thashë me të vërtetën e keni? Po më tha. Vjehrri nga ana tjetër thoshte, po po, ra 9 ballë, po bënin shaka. I thashë po do rrini aty ju? Shyqyr që nuk je ti tha, sepse do kishe vdekur nga frika nga tërmeti. I thashë unë nuk rrija brenda edhe sikur të kisha qenë, do ikja. Edhe kaq. Mbaroi, ai tha unë po shkoj të shtrihem, ishte ora 10 e pak, sepse ishte lodhur nga puna. E mbyllëm telefonin, pastaj edhe kaq.

Por për tërmetin tjetër?

Për tjetrin jo, as nuk ka ndjerë fare. Domethënë nga to që më thanë mua komshinjtë, nga sa kam dëgjuar. Ka rënë edhe njëherë një tjetër, e ka marrë vajza e xhaxhait, vjehrrin dhe i ka thënë të dalim jashtë se ra tërmet. Ai i thotë ne kemi dalë deri tek dera vetë, por Miri është në gjumë dhe nuk ka dëgjuar gjë dhe më vjen keq ta zgjoj djalin se është i lodhur nga puna.

I orës 03:00, pra një orë para?

Ajo i është lutur, aman o xhaxh, ose hajdeni tek ne, ose të dalim të gjithë jashtë. Sepse pallati i atyre ka qenë nga këto 2 katëshet që nuk kanë pësuar dëme, as në tërmetin e parë.

Por ama pallati juaj kishte pësuar shumë?

Po pallati jonë kishte, edhe për këtë i dukej sikur është më i sigurt. Ose hajdeni këtej, ose dalim jashtë.

E çfarë i tha Pëllumbi?

I kishte thënë që më vjen keq për Mirin ta zgjoj, po nuk jemi duke dalë se nuk është gjë, jemi mësuar ne tani me tërmetet, sepse vërtetë u bë shumë herë që po bie.

Po për të madhin kush ju njoftoi?

Përsëri kjo vajza e xhaxhait. Më mori në telefon. E ndjemë dhe ne, ishim zgjuar. I shkruaj Mirit në WhatsApp, i shkruaj ra tërmet edhe tek ne, ngaqë më tha për atë të orës 22:00. Nuk më shkoi mesazhi, ai e kishte lënë internetin të hapur, sepse unë i shkruajta pak më vonë kur e mbyllëm telefonin. I shkruaj hë të zuri gjumi dhe nuk më ktheu përgjigje, por mesazhi i shkoi. Kur i çoj këtë, nuk i shkoi mesazhi.

Ti u merakose?

U merakosa pak, por prap mendova e ka lënë pa karikim, sepse zakonisht kështu e linte telefonin, harronte ta karikonte. Më merr kjo në telefon dhe më thotë që është shembur pallati i xhaxhit, është Miri me xhaxhin që janë brenda. Ndërsa për vjehrrin nuk e mora vesh mu duk sikur tha ka dalë jashtë. I thashë s’i kanë dalë, ata janë brenda. Po jo moj jo tha kanë ngecur të gjithë brenda dhe është shembur. Po si është shembur? Është shembur i gjithi tha. Prap nuk më besohej sesi mund të shembej pallati i gjithi. Pastaj u çova direkt. U çova dhe thashë do të ikim direkt. Lashë vajzën në shtëpi me mamin dhe u nisa me babin dhe xhaxhin.

Arritët atje…

Kur arrita, ç’të shihje… S’na la policia një herë. Pjesa e pallatit tim nuk shihej nga rruga sepse nuk është shembur i gjithë pallati, por vetëm pjesa e hyrjes sonë, domethënë hyrjes treshe nga fillimi deri në fund.

Unë isha aty kur e nxorën Sajmirin. Isha te këmbët e tij kur e futën në ambulancë. E ndoqa me makinën time në spital dhe ndenja aty. Gjatë operimit pyesnim herë pas here ata që dilnin, sepse doktorët normal që nuk na thonin gjë. Na thanë që ka vetëm problem me këmbët dhe ishim me shpresë. Kur doli nga operacioni shkoi në reanimacion dhe thanë që s’e takonim dot. Pyeta një infermiere dhe më tha nga gjendja që ishte është më mirë dhe se nëse s’do të ketë një hemorragji në veshka do ta kalojë. Tani që e kujtoj, se atëherë më dukej shumë shpresë, ma tha me një keqardhje, me një mënyrë që s’më dha shumë shpresa. Arrita të futesha në dhomë në një moment kur kishte hyrë doktori dhe e kishte lënë derën hapur. U futa pa leje në fakt se nuk më linin. E pashë, ishte në gjumë me maskën e oksigjenit në fytyrë. I preka ballin, ktheu kokën nga ana tjetër, por nuk më pa, nuk u zgjua. I fola, i thashë “bëhu i fortë, do e kalosh dhe këtë vetëm për gocën tonë dhe për mua që të kalojmë jetën bashkë”. Nuk reagoi, vetëm kokën lëvizi, por nuk e di nëse e lëvizi se e preka unë apo vetvetiu.

Dolëm jashtë, qëndruam te dera e reanimacionit. Nuk lëviza asnjë moment se nuk e leja dot vetëm, më dukej sikur do më largohej. Doli një infermiere tjetër, e pyetëm dhe na tha që kërkon vazhdimisht ujë. Isha e qetë, kur nuk shkuan as 10 minuta dhe doli infermierja tjetër tha të kërkon doktori. Kur e pashë që ishte dhe ajo me nxitim thashë se ka ndodhur diçka. Më tha do të tregojë doktori, nuk më tregoi gjë. Takoj doktorin dhe më thotë që pati një komplikacion, kishte bllokim të frymëmarrjes dhe kaloi në gjendje shoku. Ne u munduam të bëjmë gjithçka tha, por edhe mund ta humbasim. I thashë ta shikoj një herë vetë me sytë e mia. I kishin vënë aparatura të tjera shtesë, fytyra i ishte nxirë, veshët i ishin nxirë, vetëm pjesa e buzëve ishte e verdhë. Asnjë lloj lëvizje, asnjë gjë, vetëm merrte frymë me anë të aparaturave. Ai ishte gati, por doktori nuk ma thoshte dot që s’ka më shpresë, por tha mundet.

Pas çerek ore doli infermierja dhe thirri një kushëri të Sajmirit dhe babain tim dhe u dha lajmin. Unë hapa derën se thërritën ata dhe jo mua dhe pashë që ishin duke qarë të dy. Atëherë e kuptova. E pashë përsëri se s’rrija dot. Edhe pse e dija që s’do ta kem më, thashë të paktën ta shikoj. U futa brenda dhe u thashë aman dua ta shikoj, ta prek dhe ta përqafoj dhe një herë. Ai ishte i ftohtë i gjithi, akull.

Kjo është ngjarje e rëndë. Keni humbur njeriun e shtrenjë, por keni vajzën tuaj, frytin e dashurisë mes jush dhe Sajmirit.

Ajo është gjithçka e imja tani. Do doja që të jetonte sepse ai kishte shumë ëndrra për vajzën. Thoshte: Do ta bëjë babai balerinë, do t’i blejë babi makinë kur të bëhet 18 vjeçe se mami s’po e mëson dot makinën, do e mësojë goca. Babi do të nxjerrë gjithçka nga fundi i dheut, vetëm vajzës mos t’i mungojë asgjë’. Gjendja nuk ishte dhe aq e mirë që t’ia plotësonte gocës, por thoshte që do të punonte fort. Vinte nga puna dhe i kishte duart e çara nga xhamat dhe i thoshte gocës: “Shikoje babin si e ka dorën” dhe ajo e shihte dhe ia përkëdhelte “xhan xhan”. I thoshte që tani u shëruan e babi nuk kishte më asgjë. Të gjithë prindërit i duan prindërit i duan fëmijët e tyre, por ai kishte dhe mënyrën që e shprehte shumë. S’kemi banesë, nuk kemi më as njeri tani. Sajmiri kishte vëllain, që kishte 2 muaj që nuk jetonte në Shqipëri.

Ka shpëtuar?

Ai është me familjen e tij në Francë. Është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ndërsa motra bashkëjeton me dikë në Tiranë. Tani që është shembur pallati, të afërmit e tjerë kanë ikur në Lezhë. Unë po jetoj te prindërit e mi në Dibër. Në Thumanë s’mund të jetoj edhe sikur të më strehonin diku këndej, siç kanë strehuar të tjerët. S’mund të jetoj unë me vajzën

Në rast se do t’ju rindërtojnë shtëpinë, do të arrini të qëndroni aty?

Jo! S’mundem të shkoj në atë vend. Shkova dhe pashë rrënojat e pallatit sepse doja të merrja diçka, ndonjë kujtim, ndonjë rrobë a diçka e Mirit. Por që të jetoj në atë shtëpi, do të më duket sikur do të jetoj sipër trupit të tij.

A mund të na e tregoni nga telefoni juaj foton e fundit me Sajmirin dhe me gocën ditën e diel, kur ju ka përcjellë?

Kjo, është. Ka dhe disa të tjera që kemi bërë atë ditë.

Pra, ky është takimi juaj i fundit me Sajmirin? Dhe përqafimi i fundit i Sajmirit me vajzën?

Po, i fundit ishte.

Po për tërmetin e një viti më parë? Ju thatë se ishit vetëm me vajzën në banesë. A pati dëmtime apartamenti juaj dhe pallati dhe çfarë ndodhi më pas?

Hyrja jonë ka patur goxha dëmtime. Biles te dhoma ku flija unë një pjesë e murit ka qenë e ngritur. Nga brenda dukej sikur do të binte nga moment në moment. Erdhën të komunës a të bashkisë, nuk e di se kush ishin, që panë dhe fotografuan.

Muri thatë ishte i ngritur?

Po! Ka qenë një pjesë muri i ngritur, si i dalë. Pasi ra vetëm një pjesë… Biles goca kur ngrihej ndonjëherë nga krevati aty shkonte dhe i fuste duart te ajo pjesa e çarë. Deri tani ka qenë ashtu, e çarë, e parregulluar. Vetëm pjesa e kuzhinës u rregullua me mundësitë tona.

E rregulluat ju me mundësitë tuaja? Nuk është se erdhi dikush të financonte për ta rregulluar?

Jo, jo, askush! Te tërmeti i Shtatorit të këtij viti erdhën përsëri të shohin, por ishin vetëm ato që ishin, nuk është se ky tërmet bëri ndonjë dëmtim tjetër.

Çfarë ju thanë te tërmeti i një viti më parë dhe te ky i fundit? E nxorën shtëpinë të banueshme apo të pabanueshme? Ju dhanë ndonjë mundësi që të largoheshit?

Jo, nuk na thanë asgjë të tillë. As që është i banueshëm, e as që është me rrezikshmëri dhe ju duhet largoheni me patjetër, keni s‘keni, gjeni mundësinë të ikni. Ka dëmtime, do t’i shikojmë, do t’i vlerësojmë dhe do të vijë dikush që t’i vlerësojë dhe do të financohen nga bashkia, nuk e di diçka e tillë. Na thanë nëse e shihni që nuk jetoni dot, shkoni në një vend tjetër me qira se do ta paguajë bashkia për disa muaj.

Në një vend tjetër brenda Thumanës?

Në Thumanë, jo në vend tjetër.

Ekspertë të tjerë nuk erdhën asnjëherë?

Jo, jo.

Pavarësisht premtimit që ju bë, nuk erdhi askush për të parë se cilat ishin dëmet?

Jo. Këtë vit kanë ardhur dhe një herë, por jo ekspertë, ishin prapë të komunës. Vetëm fotografuan muret.

Vetëm apartamenti juaj ishte i dëmtuar në pallat, apo dhe apartamentet e tjera?

Edhe hyrja që ishte në kat të dytë ishte dëmtuar, edhe kati i parë ka qenë i dëmtuar, e rregulluan njerëzit sipas mundësive që kishin. Ka patur dëme në të gjithë pallatin, nuk ka qenë vetëm hyrja jonë.

Në pallatin tuaj sa banorë kanë humbur jetën?

7 veta. 3 nga familja ime, 2 nga një familje dhe 2 nga një familje tjetër.

A mund të themi që është një tragjedi e paralajmëruar për shkak të dëmtimeve që ka patur ai pallat?

Nuk e di. Tragjedi e paralajmëruar ishte ajo përderisa ishin muret ashtu. Gjithçka u trazua, si të themi. Ishin të shpeshta, nuk ishte vetëm një tërmet.

Ju jeni me profesion mësuese?

Po, kam pas punuar mësuese. Tani jam e papunë. Kam një vit, që kur kam lindur vajzën.

Praktikisht pas këtij tërmeti ju jeni pa punë, pa shtëpi, pa asnjë adresë të saktë se ku të shkoni e të fusni kokën dhe të rrisni vajzën?

Përveç familjes, në këtë zonë jo.

A keni një apel për shtetin shqiptar? Për t’ju gjendur juve apo dhe banorëve të tjerë të Thumanës? Çfarë do të ishte ajo që do t’ju ndihmonte, do t’jua lehtësonte disi dhimbjen tuaj?

Dua vetëm që vajza të më rritet ashtu siç bashkëshorti im dëshironte, që të rritet me të gjithë të mirat e botës. Të rritet në një ambient, të jetë afër meje gjithmonë. Vetëm kaq dëshiroj, që të mos i mungojë asgjë! Unë do të punoj vetë, do të mundohem me të gjitha mënyrat dhe forcat që kam, s’do t’i lë asnjë gjë mangut, por po e shohim përditë sa po vështirësohet jetesa dhe nuk janë të gjitha mundësitë për t’i plotësuar të gjitha. Familja Greku ishte një familje shumë e veçantë. E njihte e gjithë Thumana, jo vetëm unë që po jetoja me ta. Nuk kanë patur asnjë fjalë të keqe me askënd.

Ky vogëlush ka prekur gjithë zemrat e shqiptarëve me gjestin e tij human (VIDEO)

Një djali të vogël ka vendosur që kursimet e veta t’ia japë një familje të prekur nga tërmeti.

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj zbulon rastin në fjalë

“’Janë kursimet e mia, është dhuratë nga ana ime” – ca engjelli i bukur Ajki Nurka, që iu qep pas skuadrës sonë të emergjencave në Vaqarr në ndihme të familjes Nozlli! #TiranaSolidare”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

https://youtu.be/tiSCFApb-J4

https://youtu.be/EgNrruOIkBg

Stresi nis punën për ndërtimin e një shtëpie të re pas tërmetit (Video)

Stresi ka qenë një nga personazhet e njohur që i ka qëndruar më pranë të prekurve nga tërmeti duke ofruar ndihmën e tij. Ai së bashku me miqtë e tij kanë shkuar shtëpi më shtëpi dhe kanë dhënë ndihma për familjet e prekura nga tërmeti.

Së fundmi reperi ka vizituar një familje nga Marikaj, shtëpia e të cilëve është shkatërruar tërësisht. Stresi ka bërë apel për ndihmë dhe ka premtuar se do ia ndërtojë ai shtëpinë.“Kam ardhur të bëj apel për këtë fëmijë, për këtë burrë, për këtë grua, për këtë fëmijë që është duke fjetur. Shikoni çfarë kushtesh, shtëpia i është prishur prej tërmetit. Do e bëjmë me ndihmat e mia, do ja rregulloj shtëpinë. O vdes o mbaj premtimin tim. Ma keni këputur shpirtin”, thotë Stresi teksa i jep familjes paratë që ka në xhep.

https://youtu.be/EgNrruOIkBg

https://youtu.be/UEEYT3W1Moo

 

Diaspora e Dervenit në Austri grumbullon ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri (FOTO)

Në vazhdën e angazhimit të vet patriotik dhe kombëtar, diaspora e Dervenit në të gjitha vendet e Evropës ku është prezente (si Zvicër,Itali,Gjermani, Austri dhe vende të tjera) po bën maksimumin për të ndihmuar vëllezërit tanë në Shqipëri pas tërmetit të fuqishëm ku humbën jetën mbi 50 njerëz, qindra të tjerë mbetën të plagosur dhe me mijëra njerëz kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Në një postim në rrjetet sociale shifet diaspora e dervenit në Krems të Austrisë në krye me hoxhën e Xhamisë Vllazërimi të tubuar për të grumbulluar ndihma për Shqipërinë. Derveni çdoherë krenar me diasporën e vet, Ju lumtë!/derveni.info


VIDEO/ Ramën e bezdis qeni që leh: Pusho se dhe ty të kemi mangut

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë sot në Kashar ku ka vizituar familjet e dëmtuara nga tërmetet që kanë rënë prej 26 nëntorit. Por gjatë vizitës Rama është shqetësuar nga një qen dhe në një moment nuk e ka mbajtur veten pasi ka humbur durimin.
Teksa qeni në një banesë aty afër lehte, pasi po shihte njerëz të panjohur rreth shtëpisë së pronarëve të tij Rama ka vendosur që t’i bërtasë. “Hë pusho! Pusho! Dhe ty të kemi të kemi mangut. Pusho, ça të bëjë dhe ai tan, ai pret gazetarët”, – u shpreh Rama dhe në fund qeshi.

https://youtu.be/UEEYT3W1Moo

I moshuari shpërthen në lot: Kam 5 ditë pa gjumë, s’du as bukë e as ujë. Më thoni ku të mbytem? (VIDEO)

Të shumta janë problematikat e pas tërmetit të 26 nëntorit në qytetin e Durrësit, ku pasojat ishin shkatërrimtare dhe katastrofike për vendin tonë. Teksa Rama bëri thirrje për mosdërgim ndihmash të tjera me ushqime dhe veshmbathje, nuk kanë qenë të paktë qytetarët që kanë treguar se ka pasur probleme e mangësi edhe në këtë aspekt.

Por ajo që të prek zemrën ditën e sotme është thirrja e një zotërie të moshuar, i cili nuk kërkon as bukë e as ujë. Ai shprehet për “News 24” se ka 5 ditë pa gjumë. Atij i është shembur shtëpia në pallatin ku jetonte. Sipas të moshuarit, edhe pse ka bërë raportim, askush nuk ka ardhur ta shikojë.

E veç kësaj ai kërkon të ketë vetëm një çadër ku të mund të fusë kokën e të flejë gjumë, qoftë edhe në mes të rrugës. Mes lotësh e dëshpërimit burri 70 vjeçar tregon se nuk ka të shkojë e të mbytet.

Ai shprehet kështu:

“Banoj në pallat. Qysh në 26 e deri më sot nuk ka ardhur kush që ta shoh. Jam pa gjumë (qan). Nuk dua as rroba as gjë. Dua vetëm të di; a do të jetojë brenda, apo të shkoj të mbys veten në ndonjë kanal. S’ka ardhur njeri. Kam bërë raportim. Pallati ka plas brenda dhe poshtë. S’vjen njeri që të shoh. Ku do të shkoj, ta di të paktën. tërmeti ka rënë prapë. Ku të shkoj tjetër? Ju lutem, të paktën të më japin vetëm një çadër, që të bie në gjumë në mes të rrugës. Ju lutem shumë, të vijnë të shikojnë. S’dua as rroba as bukë, as lekë. Jam pa gjumë prej 5 ditësh. Kemi bërë denoncim dhe askush nuk ka ardhur. Jemi në mes të rrugës. Jam 70 vjeç, ku të shkoj ku të mbytem? Nuk kam ku me shku”.

VIDEO:

Nuk u mjaftua vetëm me 20 apartamente, Bashkim Ulaj dhuron edhe 1 milion euro

Nuk kanë fund kontributet. Familja Ulaj bën me dije se kontributi i tyre shkon përtej angazhimit të kompanisë “Gener 2” për ndërtimin e 20 apartamenteve. Familja Ulaj ka vendosur të ndihmojë me një fond prej 1 milion eurosh.

“Vëllezërit, motrat, fëmijët tanë dhe unë Bashkim Ulaj kemi vendosur t’i gjendemi pranë njerëzve që i humbën të gjitha duke përcjellë 1 milion euro në fondin e solidaritetit shqiptar!

Jam i vetëdijshëm se në pejsazhin katastrofik që la tërmeti mbi territore të tëra të Atdheut tonë të dashur, duhen shumë më tepër se kaq.

Prandaj edhe urojmë dhe shpresojmë që edhe ky kontribut i yni, si i shumë të tjerëve deri tani, të vlejë si një nxitje më shumë që gjithkush të kontribuojë me sa ka mundësi.

Ne nuk do të ikim nga ky vend dhe nuk do t’i ikim asnjë përgjegjësie sociale për këtë vend.

Po mendojmë çfarë mund të bëjmë më tutje dhe po lutemi që Zoti të ndihmojë që Shqipërisë t’i kthehet buzëqeshja pas kësaj tragjedie krejt të pamerituar”.

Pas asfaltimit të rrugës, punime të tjera në Grupçin të Komunës së Zhelinës (FOTO+VIDEO)

Në faqen e fshatit Grupçin në facebook është publikuar një njoftim i ilustruar me fotografi për punimet që zhvillohen në këtë fshat pas asfaltimit të rrugës:

*Respekt dhe falenderime për të gjithë banorët e f.Grupçin për punën dhe kontributin ne rethojën e varezave,dhe montimin të begatonave gjithashtu falemenderoj kryetarin e Komunes z.Blerim Sejdiu për begatonat dhe kontributin e tij në gjitha punët tjera në fshat”, thuhet në njoftim.

Tetova News mëson se bëhet fjalë për begatonizimin e trotuareve të një pjese të rrugës të këtij fshati.

Video bonus: Asfaltohet rruga e fshatit Grupçin të Komunës së Zhelinës, 1 gusht 2019

https://youtu.be/0svKmJLsvZU

https://youtu.be/Sf6DWg1Cxd4

“Mediat janë skandaloze”, Edi Rama dhe Marin Mema shkëmbejnë replika për raportimet e tërmetit (VIDEO)

Kryeministri i vendit Edi Rama dhe gazetari i njohur Marin Mema të pranishëm në mbledhjen urgjente të qeverisë, ku është ngritur Komiteti Kombëtar i Rindërtimit, kanë shkëmbyer replika në lidhje me rolin e medias në këto ditë të rënies së tërmetit.

Gazetari Mema tha se nuk është aspak dakord me shprehjen e kryeministrit që “mediat janë skandaloze”, ndërsa Rama u shpreh se jo të gjitha mediat mund të futen në një thes, por ka nga ata media që janë sipas tij, skandaloze e madje kriminale.

Marin Mema: Nuk do të lejoja këtu që media të quhet skandaloze. Si çdo sektor në këtë vend, edhe media ka probleme, por kjo nuk do të thotë të nxijmë gjithë median. Ne jemi për koordinim e jo për centralizim. Ne kemi disa detyrime përballë shqiptarëve, jemi këtu si zëri dhe syri i tyre dhe besoj se kjo ka vlerë për çdo ministri. Ne duam të përgjigjemi me fytyrë, me zë.

Edi Rama: Mediat janë skandaloze, shumë prej tyre në kohën që nejrëzit janë në panik. Unë kam parë njerëz që kanë harruar të marrin frymë. Nuk janë të gjithë njësoj, por flas për produktin. Jo vetëm skandaloze, por është kriminale madje, sepse bëhet fjalë për psikozën e një populli të tërë. Kanë ikur njerëz nga Tirana e Durrësi, kanë ikur nga terreni. Me ato gënjeshtra e sharlatanizma që dëgjon, njeriu thotë këtu ka ardhur fundi i botës. Çfarë duhet të bëjnë më shumë? Të nxjerrë pushkën. Këtu nuk je si media, por njerëzve më të respektuar të vullnetarëve.

https://youtu.be/Zhm9JCacp2Q