Ballina Blog Faqe 471

”Tërmeti apokaliptik shkatërron Durrësin”, shkrimi i rrallë i vitit 1267

Një tërmet i rëndë shkatërroi Durrësin në vitin 1267. Për këtë ngjarje apokaliptike, albanologu i ndjerë Robert Elsie na ka lënë pas një rrëfim interesant. Bëhet fjalë për rrëfimin e historianit dhe studiuesit George Pachymeres, i lindur në vitin 1242 dhe i vdekur rreth vitit 1310. Ai lindi në Nikea dhe mbajti detyra të larta në Kostandinopojë.

Libri i tij “Historia” flet për periudhën e sundimit të Mikael Paleologut VIII dhe Androniku II. Ai përbën burimin kryesor për periudhën. Në të është edhe një përshkrim prekës i tërmetit të tmerrshëm që goditi qytetin e Durrësit. Historiani francez Alain Sucellier e daton këtë ngjarje tragjike në korrik të vitit 1267

Pas disa kohësh, një ngjarje e rëndë dhe e përlotshme ndodhi në Durrës. Gjatë muajit korrik, disa zhurma të pazakonta bënin që toka të dridhej vazhdimisht, zhurma që normalisht do t’i quanim rënkime. Ato po i paraprinin diçkaje të tmerrshme që do ndodhte.

Një ditë, zhurma ishte më e vazhdueshme dhe më e fuqishme se herët e kaluara. Frika që kaploi njerëzit bëri që ata të shkonin dhe të gjenin strehim jashtë qytetit, pasi kishin frikë se gjërat do përkeqësoheshin.

Nata ra mbi rënkimin e një ditë më parë dhe bashkë me të nisi një tërmet i fortë, më i dhunshëm se çdo gjë tjetër në kujtesën e gjallë. Nuk ishte, siç mund ta përshkruajnë disa, një dridhje e tokës në formën e një lëkundjeje, por një lëvizje e tillë kaq e fortë, sa dukej sikur i gjithë qyteti u kthye me kokë poshtë dhe u përplas fuqishëm në tokë.

Shtëpitë dhe godinat e larta nuk rezistuan për një sekondë, duke u rrënuar e duke varrosur brenda banorët. Ata nuk kishin kohë të shpëtonin sepse godinat ishin ndërtuar pranë njëra-tjetrës. Në të vërtetë, kishte më shumë shans që të mbijetonin ata që qëndronin brenda shtëpive sesa ata që dilnin nga shtëpitë që ishin kursyer pjesërisht nga shembja.

Asnjë nga ndërtesat nuk mbijetoi e paprekur. Ato u rrëzuan mbi njëra-tjetrën dhe çdo godinë që kishte rastisur të rezistonte ndaj fatit të shkatërrimit, ishte prishur nga rrëzimi i të tjerave.

Katastrofa ishte e papritur dhe e jashtëzakonshme për të lejuar që dikush të mbijetonte duke u arratisur. Për shumë njerëz, ishte si një ëndërr: ata nuk e zbuluan kurrë se në çfarë ngjarje u zhdukën. Fëmijë të vegjël dhe bebe, që nuk e kuptonin se çfarë kishte ndodhur, u varrosën nën rrënoja.

Zhurma e fortë dhe tmerri ishin të atilla, sa të mbijetuarit që e gjetën veten përballë dallgëve të rritura ndjeshëm në det, imagjinuan se ky nuk ishte vetëm fillimi i agonisë, por në të vërtetë fundi i botës.

Për shkak se qyteti ishte buzë detit dhe tërmeti i tmerrshëm kishte ndodhur kaq papritmas, ata që e gjetën veten jashtë, dhe që ishin zhurdhuar praktikisht, u përballën ashtu siç ishin me një trullosje të tillë nga shpërthimi i shtëpive njëra pas tjetrës, sa nuk mund të parashikonin asgjë tjetër veçse se ky ishte shkatërrimi i tërë universit.

Tërmeti zgjati për aq kohë sa asgjë nuk mbeti në këmbë. Gjithçka brenda qytetit ishte shembur dhe banorët ishin mbytur, me përjashtimin e vetëm të akropolit, që qëndronte i fortë dhe i mbijetoi tërmetit.

Kur agoi dita, banorët e zonave përreth nxituan menjëherë në qytet dhe nisën të gërmojnë, duke përdorur gjithçka që mund të merrnin në duar: sfurqet, kazma dhe çdo mjet pune që gjenin.

Nga të katër anët, ata nisën të gërmojnë, duke u përpjekur sigurisht që të shpëtonin çdo viktimë të pafat që mund të ishte ende gjallë, por ç’është më tepër, në përpjekje edhe për të shtënë në dorë çdo lloj pasurie që mund të nxirrnin nga brenda rrënojave.

Siç ndodhi, bashkë me të rriturit vdiqën dhe trashëgimtarët dhe nuk ishte askush që të pretendonte pronën. Kështu, pas disa ditësh, pasi kishin marrë flori dhe gjëra të tjera që kishin gjetur, shqiptarët rreth e rrotull Durrësit e braktisën këtë qytet të lashtë në vetminë e tij, një qytet tashmë i panjohshëm, i cili numërohej mes qyteteve ekzistues jo prej ekzistencës së tij, por thjeshtë prej emrit.

Peshkopi i tij, Niketas, që kish qenë aty gjithë kohës, mbijetoi, ndonëse në të gjithë trupin tashmë kishte plagë të fatkeqësisë. Përballë një katastrofe të tillë, që askush nuk do të kish menduar ndonjëherë se ishte e mundur, atë e kapi paniku dhe ia mbathi, duke e lënë metropolin të privuar jo vetëm nga personi i tij, por edhe nga banorët, shkëlqimin e ndërtesave dhe gjallërinë e dikurshme. /syri.info/ KultPlus.com

Shqipëria dërrmohet nga tërmetet

Tërmeti me magnitudë 6.3 që goditi Shqipërinë pesë ditë më parë ku humbën jetën së paku 51 persona dhe mijëra u lënduan, la vendin të dërrmuar me pasoja të rënda.

Shqipëria duket se nuk po gjen qetësi nga lëkundjet e njëpasnjëshme të tokës. Natën e së shtunës, një tjetër tërmet me magnitudë 4.3 goditi vendin. Megjithatë, vende nga e gjithë bota i dolën në ndihmë familjeve të prekura, duke dërguar ndihma dhe duke mbledhur fonde për rindërtimin e shtëpive të atyre qe mbetën të pastrehë.

Në ditën e diel, në qytetin e Durrësit, i cili është më i dëmtuari nga tërmetet, filluan shembjet e qëllimshme të godinave që konsiderohen të rrezikshme. Bëhet e ditur se 40 është numri total i atyre që përbëjnë rrezik dhe se duhet të shemben.

Qeveria e Shqipërisë ka kërkuar mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe shteteve të ndryshme me ekspertë për vlerësimin e dëmeve. Këtë çështje kryeministri Edi Rama e ngriti dhe në një takim me ambasadorët e shteteve të ndryshme dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare që ndodhen në Tiranë.

https://youtu.be/sqYK5JMqU1A

“Ajo me të cilën po përballemi tani është një problem mjaft i mprehtë tensioni dhe ç’ekulibiri psikologjik. Njerëzit janë të pasigurt, kanë frikë, kanë nevojë të shohin që gjërat po përmirësohen. Do të kenë durim nëse shohin se nuk jemi vetëm”, u shpreh kryeministri.

Ai tha se qytetarët që kanë përjetuar tërmetin duhet të sigurohen që mund të kthehen në shtëpitë e tyre nëse ato janë të sigurta dhe se vlerësimi i dëmeve duhet të bëhet “me katër sy”.

“Ka ndërtesa që nuk kanë dëme strukturore, por kush ka besim të hyjë në një ndërtesë me fëmijët dhe të vjetrit, kur ka kaluar këtë lloj ankthi”, tha kryeministri.

Video: Jeta në garazhë e tri familjeve nga Laçi

https://youtu.be/pkuxmgv6qo0

Edhe presidenti i vendit Ilir Meta, përmes një postimi në rrjete sociale tha se 7 ekspertë nga Amerika do të inspektojnë të gjitha shkollat e zonës së prekur nga tërmeti.

Në anën tjetër, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka njoftuar se një ekip ekspertësh nga USAID dhe Ndihma Humanitare e Bashkimit Evropian kanë vizituar komunitetet e prekura nga tërmeti për të vlerësuar dëmet dhe për të diskutuar nevojat humanitare me autoritetet vendore.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara vijon të punojë në mbështetje të përpjekjeve humanitare pas tërmetit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Edhe presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se Bashkimi Evropian është përkrah Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.

“Sapo fola me kryeministrin shqiptar Edi Rama i cili më tregoi për situatën e vështirë pas tërmetit. Kam shumë respekt për qytetarët shqiptarë që kanë qëndruar të qetë pavarësisht rrethanave. Dua që ata të dinë që BE është përkrah tyre me dhembshuri dhe me veprim”, shkruan ajo.

Ministrja e Arsimit e Shqipërisë Besa Shahini ka bërë të ditur se shkollat do të fillojnë mësim në 9 qarqe, ndërsa mësimi është pezulluar në qarkun e Durrësit deri më datë 9 dhjetor dhe në qarkun Tiranë dhe Lezhë deri më 5 dhjetor.

“Në qarkun Durrës, bashkitë Krujë, Durrës dhe Shijak mësimi mbetet i pezulluar deri më datë 9 dhjetor, e hënë. Në qarqet Tiranë që përfshin bashkitë, Tiranë, Vorë, Kavajë dhe Rrogozhinë. Në qarkun Lezhë që përfshin bashkitë, Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, mësimi do të jetë i pezulluar deri më datë 5 dhjetor që është e enjte, por ruajmë mundësi që ta shtyjmë edhe për disa ditë në rast se sigurohemi që jo të gjitha shkollat janë në gjendje të mirë. Njoftimi nëse do shtyjmë mësimin e bëjmë një ditë para, pra me datë 4 dhjetor. Në të gjitha qarqet e tjera mësimi rifillon normalisht”, tha Shahini.

Sipas bilancit zyrtar përfundimtar nga Ministria e Mbrojtjes, qyteza e Thumanës, ku u shembën dy pallate, është më e goditura me 26 të vdekur. Në Durrës, ku nga tërmeti u shembën dy hotele në zonën e Plazhit, një vilë tre katëshe në zonën e ish Kënetës, dhe dy pallate në qytet, janë 24 persona që humbën jetën.

*Video nga arkivi: Dyzetetetë orët e tërmetit

https://youtu.be/sAOn0LZ4P5A

Në mesin e viktimave të tërmetit janë 6 fëmijë dhe 22 gra. Në operacionet ë kërkimit nëpër rrënoja, morën pjesë rreth 250 efektivë nga Shqipëria, Kosova, Italia, Greqia, Mali i zi, Serbia, Kroacia, Franca, Turqia, Zvicra, Rumania, Maqedonia e Veriut, BE-je dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në total janë së paku 900 të plagosur, nga të cilët 41 janë ende të shtruar në spital.

Mes tyre, një vajzë është në gjendje të rëndë, dhe sipas vlerësimit të mjekëve transferimi i saj jashtë vendit është i pamundur. Tre të tjerë që gjithashtu kanë qenë në gjendje të rëndë, janë dërguar për trajtim të specializuar jashtë vendit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, “përpos qytetarëve që po marrin trajtim në spitale, janë rreth 1500 vizita mjekësore të kryera për banorët e prekur nga tërmeti në qendrat shëndetësore 24/7 të hapura pranë zonave të prekura.

Video: Varrosen 11 viktima nga tërmeti në Thumanë

https://youtu.be/mNMeshWAzUw

Ndërsa mbi 700 persona kanë marrë shërbimin mjekësor pranë kampit të emergjencës në Thumanë dhe pikave të ngritura në Durrës”. Tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6,4 ballësh të Rihterit njëherësh ishte më i fuqishmi në dekada që ka goditur Shqipërinë.

Epiqendra e tij ishte në Detin Adriatik, rreth 30 kilometra në veriperëndim të Tiranës. Ai u pasua nga dhjetëra tërmete me magnitudë më të ulët, dhe qindra lëkundje tjera sizmike.

TËRMETI/ Ja kush janë “Zjarrfikësit Vullnetarë” nga Shkupi që shkuan në Shqipëri

Artan Demiri nga Shkupi, themelues i grupit “Zjarrfikësit Vullnetarë”, ishte një ndër ata që ndihmoi në operacionin e kërkim-shpëtimit së bashku me anëtarët e tjerë të këtij grupi të formuar para dhjetë vitesh.

Demiri, i cili prej 23 vitesh merret me shitjen e automjeteve, vendosi të themelojë grupin para dhjetë vitesh me qëllimin për të ndihmuar njerëzit në gjendje të vështirë, e iniciativën e mbështetën edhe miqtë e tij.

Edhe pse në fillim në grup gjendeshin shumë pak njerëz, në periudhën që vijoi ai arriti deri në 380 anëtarë.

“Zjarrfikësit Vullnetarë” deri para një viti shkonin për të ndërhyrë në raste zjarresh, tërmetesh apo shembjesh me automjetet e tyre personale, por, të ballafaquar me vështirësi, ata vendosën të blejnë një kamion nga Zvicra për 18 mijë franga zvicerane, të cilin e shndërruan në makinë zjarrfikëse.

Brenda një viti të fundit, grupi ka ndërhyrë në pesë zjarre dhe një rast shembjeje. E së fundi pra, ata nuk ngurruan për të kontribuuar edhe në Shqipërinë e goditur nga tërmeti me magnitudë prej 6,3 ballësh.

Me automjetin e tyre në të cilin është shkruar “Zjarrfikësit Vullnetarë” në katër gjuhë të ndryshme, ata nxitojnë për t’u dalë në ndihmë njerëzve në gjendje të vështirë, qoftë në Maqedoninë e Veriut, qoftë në vende të tjera.

Në një prononcim për AA, Demiri, i cili së bashku me katër shokët e tij vullnetarë ishte aktiv në operacionet e kërkim-shpëtimit në hotelin e rrënuar në qytetin e Durrësit, tha se kishin vendosur të shkonin në Shqipëri me të marrë lajmin për tërmetin.

Demiri theksoi se ndihmoi me spërkatje me ujë gjatë heqjes së rrënojave dhe shtoi se bashkëpunoi edhe me ekipet e Autoritetit Turk për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), të cilët erdhën në Shqipëri pas tërmetit.

“AFAD erdhi nga Ankaraja për të ndihmuar. Ne punuam së bashku “, tha ai.

Duke folur për projektin e tij “Zjarrfikësit Vullnetarë”, Demiri u shpreh: “Këtë e bëmë për hir të Zotit”.

Si u shfrytëzua tërmeti i ’63-ës për të dëbuar shqiptarët nga Shkupi?!

Nga tërmeti katastrofik në vitin 1963, 1.070 njerëz e humbën jetën, ndërsa 3.000 u lënduan.
Historiani Skënder Hasani, nga arkivi i Maqedonisë, ka siguruar dokumente që flasin për largimin e 20 mijë shqiptarëve nga Shkupi drejt Kosovës dhe Turqisë, menjëherë pas tërmetit që goditi këtë qytet.

“Shkupi ishte me popullsi dominuese nga shqiptarët, por fill pas implementimit të këtyre projekteve erdhi largimi i 20 mijë shqiptarëve në Kosovë, emigrimi i qindra familjeve në vitin 1963 në Turqi dhe sjellja e 20 mijë sllavëve nga Polonia, Çekosllovakia dhe Maqedonia e Egjeut. Këtu e shohim atë element kyç të ndryshimit të strukturës së popullsisë dhe dominimit sllav në këtë qytet”, deklaron Hasani. Këto dokumente, që për herë të parë janë publikuar dy vite më parë në Top Channel, shpalosin edhe planin tjetër, atë për ngritjen e ndërtesave të institucioneve shtetërore mbi 30 xhami të rrënuara në atë kohë.

“Në këto dokumente thuhet se duhet shfrytëzuar ky moment që këto objekte të hiqen nga faqja e dheut dhe të mos ndërtohen përsëri. Prej asaj periudhe kohore ato objekte nuk ekzistojnë më dhe mbi to kemi ndërtime të tjera të etnokulturës dhe arkitekturës maqedonase”, saktëson Hasani. Tërmeti që goditi kryeqytetin e Maqedonisë më 26 korrik të vitit 1963 shkatërroi 80 për qind të qytetit, ndërsa jetën e humbën mbi 1.000 persona.
Fahri Xharra, komenton që më historinë e tij të gjatë, qyteti disa herë është rrëzuar dhe prej fillimi ka lindur. Në hapësirën mes fshatrave Zlokuqan dhe Bardovcë ka ekzistuar qyteti i Skupit, metropol i provincës Dardania. Kjo qytet dardan në vitin 518 ka qenë plotësisht i shkatërruar nga tërmeti. Atëherë në provincën Dardania janë shkatërruar 24 bedena të qytetit. Forca e këtij tërmeti ka qenë 10-11 ballë. Tërmeti katastrofal plotësisht e ka shkatërruar Skupin. Gjatë kohës së dridhjes janë shkaktuar shumë plasje në tokë. Nga kodrat për rreth janë shkëputur masa të mëdha me shkëmbinj. Shkupi më pas është ndërtuar në vendin e sotëm.

Tërmeti ka për tu shënuar nga ana e mediumeve si një fuqi shkatërruese e natyrës së cilës ende me saktësi në kohë nuk mund t`i ikësh. Por shënimi im është i një natyre tjetër.
Shkruhej këto ditë: “Ashtu si në kohën e komunizmit, shqiptarët vazhdojnë të ushqehen me idenë se ata janë asgjë, si qenie individuale, përpara interesave të kombit, se ata duhet të sakrifikojnë veten për atdheun dhe të mbyllin sytë ndaj çdo krimi të kryer në emër të tij..(F.L)” E vërtetë që në atë kohë duheshim( 1963) të mbyllnim sy e veshë, mu si qenie individuale dhe t`i bindemi forcës së natyrës; të shprehim ngushëllime për ata që patën vdekur dhe një falënderim të madh Zotit nga të tjerët që shpëtuan . ”Në sajë të kësaj shpëlarjeje trush ata vazhdojnë të jetojnë në mënyrë skizofrenike midis glorifikimit të heronjve të lavdishëm që sakrifikojnë veten për kombin “… dhe vërtetë jetonim në glorifikimin e ndihmës për rindërtim dhe rilindje të Shkupit. Por nuk dinim më tepër.

Por tërmeti katastrofal që goditi Shkupin në vitin 1963, për shqiptarët ishte më shumë se një katastrofë natyrore. 50 vite pas kësaj ngjarjeje të dhimbshme dalin në dritë dokumente që dëshmojnë se në atë kohë autoritetet shtetërore, përveç përpjekjeve për të rimëkëmbur qytetin, hartuan edhe projekte për dëbimin e shqiptarëve nga Shkupi, me qëllim ndryshimin e strukturës etnike dhe fetare të popullsisë”.(TOP Channel)
Si duhej të zbrazej Shkupi nga shqiptarët: Historiani Skënder Hasani, nga arkivi i Maqedonisë, ka siguruar dokumente që flasin për largimin e 20 mijë shqiptarëve nga Shkupi drejt Kosovës dhe Turqisë, menjëherë pas tërmetit që goditi këtë qytet.

“Shkupi ishte me popullsi dominuese nga shqiptarët, por fill pas implementimit të këtyre projekteve erdhi largimi i 20 mijë shqiptarëve në Kosovë, emigrimi i qindra familjeve në vitin 1963 në Turqi dhe sjellja e 20 mijë sllavëve nga Polonia, Çekosllavakia dhe Maqedonia e Egjeut. Këtu e shohim atë element kyç të ndryshimit të strukturës së popullsisë dhe dominimit sllav në këtë qytet”, deklaron Hasani.

Këto të dhëna, bashkë me mijëra dokumente të tjera historike, historiani Skënder Hasani do t’i publikojë në një libër të veçantë për tërmetin e Shkupit. Tërmeti që goditi kryeqytetin e Maqedonisë më 26 korrik të vitit 1963 shkatërroi 80 për qind të qytetit, ndërsa jetën e humbën mbi 1.000 persona. / (Top Channel) Pra?

Historia jonë e përmbysur, e përvetësuar dhe e mëshefur qëndron ende krenare nën dhe e mbi dhe. Vetëm prej nesh duhet që ta duam dhe ta kërkojmë, Ajo është aty dhe këtu ,por asaj duhet t`ia japim gjuhën që të flet shqip. Ne ishim të nënshtruar, ne ishim fatkeq ne ishim të pa fuqishëm dhe historianët ( serbët ,grekët e tani edhe turqit dhe dashamirët e tyre; dashamirët e falsifikimit të qëllimshëm) shpesh ishin dhe ende po janë aq të padrejtë, sa tërësia e jonë historike po copëtohet në copëza të pa përfillshme. Po sot ku jemi sot? A i bindemi fakteve historike për ne, apo prapë i nënshtrohemi diktatit të të tjerëve për shkruarjen e historisë sonë ? Planifikohej dhe planifikohej në vazhdimësi për zhbërjen tonë.
Por si mos të jemi nacionalistë kur për ne përgatitën plane të ndryshme?

Po thuhet se është e pabesueshme se si shqiptarët i glorifikojnë personazhet e së kaluarës. Kjo ndodh, sepse “qenkemi një komb skizofrenikësh”. Turp!
Europa nuk i frikohet nacionalizmit shqiptar!
Pse e gjithë kjo frikë nga ”nacionalizmi ”shqiptar? Nacionalizmi shqiptar nuk është aspak më i madh se ai rumun , bullgar ,italian ,francez apo austriak. Por dikujt ( një populli ) i shihet fija e kashtës që e mbanë, e tjetërkujt (popullit tjetër) nuk i shihet ”trani” qe e mbanë mbi supe. Pa e dashur vetveten nuk mund t`i duash të tjerët.

Nacionalizmi i një kombi shprehet ne dy mënyra ; duke e ngritur moralin dhe kujdesin ndaj identitetit te tyre edhe mënyra e dytë duke u angazhuar në arritjen e qëllimeve për vetqeverisje -Pavarësi.. ( Gellner, E., 1983, Nations and Nationalism, Oxford: Blackëell.) Në rastin e Shqipërisë dhe të Kosovës, çdo lëvizje për nacionalizëm është vetëm se ngritja e asaj ndenjeje e cila me “kujdesin” e elementeve të caktuar lufton me të madhe për zbehjen e tij. Nëse nuk kemi nacionalizëm shqiptar e i cili po shihet me sy të keq nga vetë shqiptarët atëherë do të na mundin -izmat tjerë. Mu atëherë fillon katrahura kombëtare.

I kujt është atdheu? Shpesh po me dukët që atdheu i im, i joni është një trup i huaj për të cilin nuk po mundem të kuptoj se i kujt është. Më tepët i atyre që flasin shumë dhe rrahin gjoks për te, apo i atyre që heshtin dhe vuajnë në përsëritjet e kohës të ciliat vijnë për ditë e më tepër bëhen më të rënda.

Gellner, E., (Nations and Nationalism,) thot: “ Nacionalizmi shërben për ngritjen e moralit kombëtar të një kombi” ,moral i cili ka filluar të stërkeqet në Shqipëri,Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi , në Lginën e Preshevës e mos të flasim për shqiptarët e Greqisë.
Nacionalizmi shqiptar është kur “nderimi dhe respektimi i përkasin veprës nacionaliste, si një ndihmesë me shumë vlerë në njohjen e qytetërimit shqiptar dhe rolin e faktorit shqiptar në periudhën e zhvillimeve globalizuese në mjedisin ballkanik, për mbijetesën e shqiptarizmit në mes të nacionalizmave agresivë e kriminalë serb dhe grek dhe nacionalizmit agresiv turk.(N. Loka)”
Po, ne duhet të jemi nacionalist sepse jemi të rrethuar nga kombet nacionaliste me qëllime zhbërëse, me qëllime pansllaviste dhe megalogreke. Europa nuk i frigohet nacionalizmit tonë, sepse ai nacionalizëm gjithëmonë ka qenë “duke e ngritur moralin dhe kujdesin ndaj identitetit te tyre (Nations and Nationalism, Oxford: Blackëell.). Thjesht e thënë të mbijetojmë.

Pse të jemi kosmopolit me të tjerët kur ata po janë nacionalist-gllabërues ndaj nesh? Por neve sipas Charles Taylor-t “duhet të jemi kosmopolit por patriot “
Europa nuk i frikohet nacionalizmit shqiptar. Të mos bëhemi hipokritë por të vazhdojnë aty ku e lanë. Metoda dhe ritmi i ri kërkon kohë e mund për t’u formësuar si metoda dhe ritmi i duhur. Kërkon, në radhë të parë, unitet të brendshëm politik në Shqipëri, Kosovë e mes partive shqiptare në Maqedoni. Kërkon patriotizëm konstruktiv. Hipokrizia nuk është konstruktive, Kombi dhe mbrojtja e kombit nuk durojnë hipokrizi.

Djali i Mulla Jakup Asipit dhuron 29 mijë dollarë për Shqipërinë (VIDEO)

Shaban Asipi, djali i Mulla Jakup Asipit, në emisionin N’Kosovë Show dhuroi 29 mijë euro për shqiptarët e Shqipërisë. Mulla Jakup Asipi ishte Hoxha i cili ndërroi jetë vite me parë një aksident trafiku.

Elvis Naçi falenderoi publikisht familjen Asipi për këtë donacion të madh.Së paku 51 persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë plagosur nga tërmetet që goditën Shqipërinë në mëngjesin e 26 nëntorit.Një vajzë 20 vjeçare, e cila kishte mbetur e plagosur, ka ndërruar jetë paraditen e së shtunës në spital, duke e çuar në 51 numrin e viktimave nga tërmeti.Mbi 5 mijë persona kanë mbetur të pastrehë si pasojë e shembjeve, dëmtimeve serioze dhe rrezikshmërisë që paraqesin vendbanimet e tyre.

Nis shembja e hotelit “Vila Verde”, në Durrës (VIDEO)

Nis shembja e hotelit “Vila Verde”, në Durrës.

Kjo ndërtesë katër katërshe u shkatërrua tërësisht nga tërmeti, ndërsa rrezikon edhe ndërtesat e tjera pranë. Fadroma dhe punonjës të ndërtimit kanë nisur tashmë punën për shembjen e saj./K.C/dritare.net

https://youtu.be/sqYK5JMqU1A

I ra tulla në kokë pas lëkundjeve të tërmetit, studentja e Arkeologjisë ndërron jetë pas tri ditësh. Babai: Do të kishte shpëtuar, nëse unë nuk do të isha penguar

Një lajm tragjik erdhi paraditen e djeshme nga Spitali i Traumës, ku u regjistrua viktima e 51-të nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në reanimacion, humbi jetën 20-vjeçarja Xhesika Biqiku, e cila prej tri ditësh ishte në gjendje kome, për shkak se kishte dëmtime të rënda në kokë nga rënia e tullave.

Ajo jetonte në një pallat në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku gjatë lëkundjeve, së bashku me familjen e saj ishin munduar të largoheshin nga apartamenti në katin e parë, por fati deshi që Xhesika të mos ia dilte dot. Xhesika sapo kishte nisur studimet për Arkeologji në Universitetin e Tiranës.

Në një thirrje përlotëse që babai i Xhesikës, Ilia Biqiku, bëri tri ditë më parë për “Report TV”, për trajtimin mjekësor të së bijës në Itali, ai tregoi se vajza u dëmtua kur po dilnin nga pallati.

Tullat nisën të bien nga kati i pestë, ku të gjithë morën dëmtime, por Xhesikës i ra një tullë në kokë, duke i shkaktuar dëmtime të mëdha në tru. Bashkë me zërin e dridhur dhe lutjet përlotëse për jetën e së bijës, babai rrëqethi kur tha se më mirë të kishte vdekur ai sesa vajza e vogël, teksa lëngonte ende në shtratin e spitalit.

“Nëse nuk do të isha penguar teksa dilnim, Xhesika do të kishte shpëtuar”, tha babai i 20-vjeçares. Xhesika 20-vjeçare është viktima e parë që shënohet nga dëmet prej tërmetit në qytetin e Tiranës. Ndërsa 50 jetët e tjera u këputën në mes nga dëmet e mëdha në Durrës dhe Thumanë të Fushë-Krujës ku pallatet e hotelet që morën jetën, u kthyen në gërmadha.

Ilia Biqiku, babai i 20-vjeçares Xhesika, që ndërroi jetë në Spitalin e Traumës, i përlotur fliste për të bijën teksa lutej që ajo të shpëtonte dhe të bëhej mirë. Në momentin e tërmetit, ai ka qenë në shtëpi me gruan dhe dy vajzat, por kur kanë dalë jashtë, kanë rënë tullat e katit të pestë në Kombinat.

“Tullat zunë gruan të parën, pastaj çunin, pastaj Xhesin. Xhesi do të kishte shpëtuar, nëse unë nuk do të isha penguar. Unë u pengova aty dhe rashë nga tre metra larg. Aty tullat i kishin rënë gocës në kokë. Kur kthehem, i thërras gruas më tha nuk çohem më kanë rënë tullat, i them gocës tjetër, më kanë rënë tullat. I marr, dal pas pallatit, pastaj del një makinë, një çift, një djalë dhe një vajzë e re më çuan në spital direkt.

Xhesika ka dëmtime në kokë. Na kanë thënë se ka dëmtime në tru dhe ka çarje nga llamarina. Trurin e ka shumë të dëmtuar thanë mjekët. U thash çojeni në Itali, ju jeni ekspertë. Le të kisha vdekur unë, por ajo vajzë e re, 20 vjeçe. Pallati është i pabanueshëm, i ka vënë shirit bashkia. Është ndërtuar në ’72-shin. Kërkoj që të shkojë vajza në Itali të shërohet dhe të gjej një banesë, ndonjë shtëpi përdhese, që mos të vritemi më”, shprehej tri ditë më parë Ilia Biqiku.

Rama për mediat: Gjeneratorë të tmerrit, i luajtët mendsh njerëzit (VIDEO)

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shkuar sot në Durrës, për të inspektuar ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti dhe vëzhguar punën për shembjen e atyre që rrezikojnë banorët, të cilat janë shkatërruar plotësisht.

Ndërsa u pyet nga gazetarët për dorëheqjen e papritur të kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako, Rama preferoi mos ta komentojë këtë temë, por sulmoi nga ana tjetër gazetarët.

Ndërsa i quajti heronj gazetarët e terrenit, Rama tha se, në ekrane po jepen kronika sikur në çdo shtëpi ka rënë bomba.

Rama u tha gazetarëve se po i luajnë mendsh njerëzit.

“Ajo që mendoj se është me rëndësi, është që në këto momente të jepni sa më shumë energji pozitive. Mos të merremi me këto histori anësore. Ju jeni heronj në terren, por ata që ju drejtojnë me telefon nga redaksitë dhe të mbledhin në darkë lloj lloj sharlatanët, pasi njerëzit janë të tmerruar. Një nga gjeneratorët e tmerrit janë ekranet e debateve pa kuptim. Janë ekrane ku jepen kronika sikur në çdo shtëpi ka rënë bomba. Ndaj është misioni juaj që të thoni; nuk ka rëndësi fare nëse ka plasur apo jo muri, por rëndësi ka që; a janë prekur apo jo kolonat? Nëse nuk na ndihmoni, mos na e bëni punën të vështirë duke hedhur helm. I luajtët mëndsh njerëzit. Jo ju që jeni këtu në terren, por përmes ekraneve”, tha Rama./K.C/dritare.net

https://youtu.be/SgcQPEF2dLw

https://youtu.be/FmrBekKKTnU

REPORTAZHI: Pamje e dëshmi prekëse, Durrësi lëngon mes rrënojash

Rrënoja, kaos, dhimbje, por edhe heronj që shpëtojnë të mbijetuar. Është Durrësi në orët e vështira të këtij fundnëntori, pas termetit të së martës, me një nga goditjet më të forta sizmike që kanë ndodhur në Shqipëri.

Një reportazh që sjell detaje nga rrënojat ku mbetën 51 viktima, vuajtjen e atyre që humbën familjarët si dhe përjetimet e zjarrfikësve heronj kur shpëtuan të mbijetuar, por edhe kur humbën familjarë të tyre.

Gazetarja Luljeta Progni sjell gjithçka nuk u pa në këto orë të vështira të këtij qyteti:

Kurrë më parë Durrësi nuk ka qënë më i lënduar se sot. Nën dheun e këtij qyteti lëngojnë shpirtra fëmijësh, djem, vajza, gra, burra e të moshuar, mbetur nën rrënojat që la pas tërmeti i 26 nëntorit. Është një ndër goditjet më të rënda sizmike që kanë ndodhur në Shqipëri.

Duhej të kishte shkuar në shkollë të martën në mëngjes, por nuk mundi, dhe fletoret e tij, të shkruara bukur, janë shpërndarë rrëmujshëm nëpër shkallët e shtëpisë së kthyer në gërmadhë.

Është shumë fatlum Besi Ceka, sepse i mbijetoi bashkë me gjithë familjen kësaj gjëme që u lëshua pa mëshirë në lagjen e kënetës. Gjyshi dhe prindërit e tij luftuan fort ndaj këtij masivi gërmadhash.

Besi, Bora, Sidriti janë fëmijët fatlumë të shtëpisë që u rrëzua nga tërmeti i të martës në mëngjes. Ata mbijetuan por tani jetojnë me traumën e madhe që pësuan në kalvarin e vështirë për të dalë nga këto rrënoja. Ata janë të lënduar edhe sepse pak metra më larg është shtëpia e kushërinjve të tyre, Emilio, Griselda, Amelia, Dionisa e Dionis, fëmijët e shtëpisë Lala, që u shua thuajse e gjitha si familje.

Janë të afërm të familjes Ceka, që gjendet pak metra larg tyre, shtëpia e shkatërruar e gjitha, por që për fat të mirë pa viktima.

Fëmijët e dy familjeve ndanë bashkë ditët e bukura nëpër oborret e këtyre shtëpive që janë sot rrënoja. Nëpër to u kënaqën me lojërat e fëmijërisë. Veçse, Emilio, Griselda, Amelia, Dionisa e Dionisi, nuk do të jenë kurrë më aty. Ata mbetën poshtë rrënojave të shtëpisë. Shpirtrat e tyre lenguan nën gërmadhë për 48 orë e mbi ta shfaqeshin kukulla, tesha, jastekë, krevatë por edhe djepi i binjakëve 2-vjeçarë, Dionisit e Dionisës.

Trupat e akullt të fëmijëve të familjes Lala u nxorën nga rrënojat. Ata u përcollën për në banesën e fundit, tetë veta të një vatre. Ramë Lala, 17 vjeç, është i vetmi i mbijetuar nga fatkeqësia. Ai mban pikërisht emrin e gjyshit.
Ecim pak për t’u drejtuar në qytet. Gjëmë e madhe në Lagjen 18. Janë shuar familje. Nën rrënojat e pallatit 6-katësh ka mbetur Klausi, bashkë me mamin Doloresin, me motrën Kristi, si dhe të atin, Eduard Reçi.
Atje nën shkatërrim mbeti edhe Esiela, 8-vjeçarja e bukur, përqafuar me mamin e saj Dienën, në atë skëterrë mbeti edhe gjyshe Roza.

Ka shumë bashkëmoshatarë të Besit, bashkë me prindër e gjyshe që lënguan deri në frymën e fundit nën rrënoja, në Durrës, Thumanë, Kënetë…

Heronjtë

Nëpër rrënoja zjarrëfikësit vazhduan punën deri dje. Ata kërkuan me shpresë deri në fund për të gjetur të mbijetuar. Ia dolën të shpëtojnë nga vdekja rreth 40 veta por prej andej nxorën pak më shumë se aq trupa të akullt, që nuk mundën të mbijetojnë.

Është beteja më e vështirë e tyre në gjithë përvojën si zjarrfikës.

Këta heronj punuan me përkushtim të vërtetë me jetën në fije të perit në çdo moment, duke marrë në sy rrezikun nga copat e betonit apo hekurit mbi kokat e tyre.

Me kolegët e tyre që erdhën nga Kosova pikësëpari, Greqia, Italia, Serbia, Franca, Rumania e shumë vënde të tjera, që iu gjendën pranë Shqipërisë në këto ditë të vështira.

Bonus Video: RETRO

Arben Cara është komandanti i skuadrës që shpëtoi nga rrënojat 25-vjeçarin Klajdi Qato. Është rasti më fatlum i kësaj katastrofe sepse pas 21 orë përpjekjesh e luftë me gërmadhat, Klajdi doli i padëmtuar prej andej. Kur Arben Cara bashkë me skuadrën e tij po luftonte për Klajdin, atje në Thumanë, shtatë familjarë të tij kishin dhënë shpirt poshtë shtëpisë të tyre të shkatërruar.

Padyshim, secili prej zjarrfikësve kishte shqetësimin e familjes së tij por beteja për të shpëtuar jetë nën rrënoja nuk iu la kohë, që të mendonin për këtë.

Jemi në ditën e dytë pas tërmetit. Efektivi e RENEA-s duke shpëtuar fëmijë në një kat të lartë pallati në Durrës.

Komandanti padyshim që ka shqetësimin për djalin e tij 2-vjeçar, që e thërret të vijë në shtëpi e t’i qëndrojë pranë, por nuk mundet të largohet nga detyra. E ka ndarë me ndjekësit e tij komunikimin emocional me birin aq të vogël.

“Miqte e mi vendosa ta ndaj me ju kete histori pasi u ndjeva shume i pafuqishem ne tragjedine e fundit kur degjoja pertej telefonit te qarat e djalit tim 2 vjecar, Semit i cili me therriste: Babi kam frike, hajde ke pija(shtepia), ka fantazma ne pi(shtëpi), etj, etj, me ate zerin e tij te pafajshem dhe me çiltersine e nje femije krejtsisht i pafajshem.Dhe pergjigjia ime dhe pse me gjysme zeri ishte;O dashuri o zemra ime nuk mund te vi sepse me duhet te ndihmoj disa femije te tjere, njerez te tjere qe jane ne veshtirsi e ndoshta fatkeqsisht me pak shprese per jeten e tyre”, shkruan në rrjetet sociale, komandanti i RENEA-s.

Ndërsa tronditjet e tokës prej tërmeteve vazhduan për dy ditë, zjarrëfikësit dhe forcat e tjera shqiptare të shpëtimit, punuan papushim… Tërhiqeshin vetëm në rastet kur toka dridhej fort. Për pak çaste largoheshin nga ato rrënoja të rrezikshme e trishtuese, për të marrë frymë a pirë pak ujë, e për t’iu kthyer sërish “luftës”.
Nëpër rrugët e qytetit mbretërontë llahtaria. Nën tmerrin e shkundjeve të forta që pasuan tërmetin e 26 nëntorit, njerëzit e çoroditur endeshin kuturu nëpër sheshet ku ishin mbledhur për t’i shpëtuar mureve të rrëzuara të shtëpive të tyre. Pas tërmetit mijëra qytetarë të Durrësit nisën të mblidhen nëpër çadra pranë statiumit.

Rënia e qytetit

Nëpër rrugë ka heshtje, frikë, llahtari….. Qyteti është goditur pamëshirë nga fatkeqësia e madhe e Natyrës. Dy ditët e tmerrshme pas goditjes së rëndë, shkaktuan kaos e panik të paprovuar kurrë më parë. Njerëzit ecin si hije nëpër rrugë, të frikësuar nga vdekja që e panë t’u vinte aq afër.

Durrësi duket vërtet i shkatërruar. Mund të thuhet pa frikë se qyteti ka rënë….. objektivi i kamerave tona fikson njëra pas tjetrës banesa të shkatërruara fund e krye…

Panorama është e frikshme…. pallate e shtëpi të kafshuara dhunshëm nga shkundja e tokës.

Janë me qindra ndërtesat e dëmtuara rëndë apo pak më lehtë, por ku nuk guxon të fusësh kokën.
Kanë humbur thuajse gjithçka materiale, por ndjehen fatlumë ata që kanë shpëtuar bashkë me fëmijët.

Të mbijetuarit

Shoku që kanë pësuar nga goditejt e tërmetit i shtyn të ikin larg, sa të mundin më larg. Kosova është e para derë e hapur për ta…

Do të mbetet gjatë në kujtesën e shqiptarëve karvani i makinave me ndihma e mjete shpëtimi, polici e ushtri, e gjithë Kosova në këmbë për të ndihmuar Shqipërinë, për të shpëtuar ç’të mundej. Ata ishin të parët që erdhën, e të parët që sollën qindra autobusë për të marrë familje nga Durrësi, Thumana a vende të tjera të rëna në tragjedi. Mijëra mesazhe falenderimi vijnë nëpër redaksitë tona, Nga Prishtina, Gjilani, Prizreni, Podujeva e shumë krahina të Kosovës, atje ku janë sistemuar qytetarë të zonave të goditura.

Ikën duke lënë pas qytetin bosh. Ikin bashkë me dhimbjen për jetët e humbura e llahtarinë që iu panë sytë. Rrugët e këtij qyteti kanë mbetur të shkreta, thuajse të braktisura. (abacnews)

https://youtu.be/SgcQPEF2dLw

https://youtu.be/FmrBekKKTnU

 

Viktimat, fajtorët dhe ato 10 sekonda që na falën jetën

Nga Carlo Bollino

Këto ditë do të kisha festuar 40 vitet e mia si gazetar. Për të paktën 15 vite kam ndjekur historinë e mafias në Itali. Gati gjithmonë, ishin të këqinjtë të vdekurit për të cilët shkruaja. Pastaj bëra të dërguarin e posaçëm në vende lufte dhe për 15 vite të tjera, isha dëshmitar e shkruajta prapë qindra histori dhune dhe vdekje. Të vdekurit në luftë rrallë kanë një emër, dhe kështu, me gjithë përpjekjet, shkruhet vetëm për shifra. Ndoshta, për këtë arsye, edhe pse përballë shumë tragjedive, rrallë kujtoj të kem qarë. Por pas 4 dekadave profesion, këtë herë diçka ka ndryshuar.

Arjela 4 vjeçe, Selvia 77, Sardi 17 vjeç, Drita 58 vjeç, Amelia 8 vjeçe, Dionisa 2 vjeçe, Sadiku 85 vjeç, Drita 15 vjeçe e më pas një tjetër, një tjetër, për plot 51 herë. Lista që rendit viktimat e tërmetit nuk mbaron kurrë, si ato 31 sekonda dridhjeje e tmerrshme e tokës që i mori me vete përherë. Të gjithë kanë një emër, një mbiemër, një moshë, një pamje. Secili ka një histori, dhe çdo histori është e zonja të të përshkojë zemrën sepse jeta e tyre, zanatet e tyre, detajet e jetës së tyre private, të bëra publike pas asaj nate, çanë një perde, dhe pas asaj perdeje që ra si muret e shtëpive të tyre, i sheh identikë më të gjithë ne dhe normalitetin tonë.

Aftësia shkatërruese e një tërmeti nuk matet vetëm me intensitetin, por edhe me kohëzgjatjen e tij. Dhe atë natë në orën 3.54 zgjati 31 sekonda, që në një jetë nuk janë asgjë, por për një tërmet janë një pafundësi. “Nëse goditja do të zgjaste 10 sekonda më shumë, bilanci do të kishte qenë katastrofik”, më shpjegon një inxhinjer. E dëgjon dhe një drithërimë përshkon kurrizin sepse kupton që të gjithë ne për pak çaste ecëm me sy mbyllur në honin e një gremine, duke mbrojtur fëmijët tanë të përqafuar nën një tavolinë, pa ditur se kur dhe si ajo lëkundje do të përfundonte dhe nëse jetët tona ishin të sigurta. Tërmetin nuk e ndalon askush, ndaj tani e kemi të qartë se ekzistenca jonë ndoshta u shpëtua nga ato 10 sekonda.

Por tani që terrori është shndërruar vetëm në frikë, vjen ora e rebelimi. Eshtë ora kur kërkohet, pretendohet, drejtësi. Duke filluar nga kriminelët që kanë ndërtuar ato pallate dhe ato hotele duke vjedhur në kurriz të cilësisë së projektit, mbi sasinë e çimentos, ose mbi seriozitetin e kolaudimit. Ose duke çertifikuar falsitete në momentin e legalizimit. Sepse janë këto 4 pika kardinale mbi të cilat bazohet siguria e zyrave ku punojmë, e shtëpive që strehojnë familjet tona apo të hoteleve ku kalojmë pushimet apo presim të huajt. Ligjet antisizmike në Shqipëri ekzistojnë. U bënë shumë të ashpra që në kohën e regjimit komunist, pas tërmetit të fortë të 1979 dhe u përforcuan akoma më shumë në vitin 2000. Janë rregullat europiane, të cilat nëse aplikohen me korrektësi, garantojnë një qëndrueshmëri të ndërtimeve akoma më të fortë se ai i 26 nëntorit. Por problemi është pikërisht ky: A janë respektuar rregullat nga të gjithë funksionarët publikë dhe ndërtuesit privatë?

1) Çdo leje ndërtimi shoqërohet nga një projekt ndërtimi që duhet të respektojë rregullat antisizmike. Projekti kalon në filtrin e një oponenca teknike nga ana e Institutit për ndërtime ose nga një inxhinier i çertifikuar. Pyetja e parë: Projektet në fazë oponenca janë kontrolluar gjithmonë, efektivisht, dhe gabimet në përllogaritje janë korrigjuar?

2) Pasi merret leje e ndërtimit ai projekt antisizmik duhet zbatuar në mënyrë përfekte. Pyetja e dytë: Firmat e ndërtimit që bën punimet e kanë respektuar gjithmonë në mënyrë korrekte apo kanë reduktuar trashësinë e kolonave apo cilësinë e hekurit për të kursyer, duke e bërë më të dobët të gjithë ndërtesën?

3) Gjatë punimeve një teknik i çertifikuar duhet mbikqyrë projektin dhe pastaj, në fund, duhet të kolaudojë ndërtesën duke siguruar që respekton normat antisizmike të ndërtimit. Pyetja e tretë: Kontrollet mbi respektimin e projektit janë bërë realisht gjithnjë? Dhe kolaudimi në fund të punimeve ka qenë gjithnjë serioz, apo (siç thuhet) është lejuar të jepet firmë pa kontrolle, tekniku merr paratë dhe aty mbaron historia?

4) Pastaj ndodh që një godinë prej 3 katesh të bëhet 6 katëshe. Për të legalizuar katet e shtuara në mënyrë abuzive një inxhinier duhet të çertifikojë që themelet ekzistuese janë mjaftueshëm të forta për të përballuar peshën më të madhe. Pyetja e katërt: Çertifikimi i ri bazohet mbi një kontroll real të projektit, apo firmoset pa kontrolle, inxhinieri paguhet dhe aty mbyllet historia?

5) E pastaj një pyetje mbi të gjitha: Projektet teknike dhe çertifikimet që iu dorëzohen institucioneve publike në fazën e leje s së ndërtimit apo legalizimit, janë gjithmonë te plota? Apo pranohen pa u bërë mbi përmbajtjen e tyre kontrolli minimal?

Për prokurorinë nuk do të jetë e vështirë, nëse do të dojë, të zbulojë në cilën prej këtyre 5 fazave fshihet fajtori i rrëzimeve të banesave. Projektuesit gabuan llogaritë? Ndërtuesit vodhën materialet? Supervizorët fshëhën abuzimet? Projektuesit gënjyen në fazë legalizimi? Apo ishin funksionarët publikë që mbyllën një sy, apo të dy, duke lejuar abuzimet? Rrënojat janë aty, dhe ato copëza çimentoje dhe hekuri të deformuar që vranë 51 qytetarë shqiptarë, përbëjnë provën bazë për të identifikuar fajtorët. Mjafton të analizohen për të kuptuar se si janë ndërtuar banesat dhe kush ka gënjyer. Kryeministri Edi Rama premtoi modifikime të reja të kodit penal për të garantuar dënime shembullore për krime të këtij lloji. Ne, që kemi gjithnjë vështirësi të besojmë në mrekulli të tilla, na mjafton të dimë se ligji ekziston që sot dhe parashikon arrestime dhe dënime. Mjafton vetëm të verifikojmë ne se policia, prokuroria dhe gjykata kanë vullnet të dënojnë fajtorët.

Edhe pse këtë herë nuk mjafton. Nuk mjafton të shkojnë në burg fajtorët e rrëzimeve pasi ato ndodhën tashmë. Qeveria duhet të ketë kurajon të hapë një hetim serioz dhe të pavarur për të verifikuar nëse të gjithë pallatet e ndërtuara dhe të gjitha legalizimet e dhëna në keto 30 vite demokracie dhe kaosi, kanë respektuar normat antisizmike. Sepse siguria e shtëpisë është vlera supreme e çdo vendi të civilizuar. Dhe askush prej nesh nuk mund ta dijë nëse një herë tjetër do të na lejohen sërish ato 10 sekonda në këmbim të jetës. (shqiptarja.com)

Ramadani sqarim për tërmetin: Ndërtesat nuk u shembën nga intensiteti i lartë, por nga papërgjegjësia njerëzore me pa ngopje, mizori dhe papërgjegjshmëri me ndërtime

Inxhinieri dhe biznesmeni Hetem Ramadani është shprehur se pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit janë një mësim i hidhur për papërgjeshmërinë me ndërtime.

Sipas tij nuk ishte tërmeti me pasojat që la pas, por ishte papërgjegjshmëria me ndërtime.

“Të dashur miq, duke ndjekur me emocion dhe dhimbje të thellë ngjarjen e 26 Nëntorit, jam pranë më shumë se kurrë me zemër dhe mjete financiare të dëmtuarve dhe njerëzve në nevojë.

Është një mësim i hidhur që del në pah dhe shqetëson pafundësisht, nuk ishte tërmeti me pasojat që la pas, por mos përgjegjësia njerëzore me pangopje, mizori dhe papërgjegjshmëri me ndërtime amatoreske, mos thënë antinjerëzore”, shprehet ai.

Reagimi i plotë:

Te dashur miq, duke ndjekur me emocion dhe dhimbje te thelle ngjarjen e 26 nentorit jam prane me shume se kurre me zemer dhe mjete financiare te demtuarve dhe njerezve ne nevoje .

Eshte nje mesim i hidhur qe del ne pah dhe shqeteson pafundesisht , nuk ishte termeti me pasojat qe la pas por mospergjegjesia njerezore me pangopje , misori dhe papergjithshmeri me ndertime amatoreske mos thene antinjerezore .

Lidhur me kete si ekpert i materjaleve ndertimore ( veprimtari imja nga vitet 80 ne Ramis Sadik udheheqes i institutit per shqyrtime dhe analiza te shume projekteve ndertimore : termoelektrona B , rezevaret ujore , fero nikel qindra objekte banimi , ura etj ) e ndjej per detyre te informoj çka me poshte :

1- shembja e objekteve eshte e lidhur kryekeput me markat e dobta te betonit dhe jo nga ky nivel intensiteti ( pra termeti nuk ishte faktor i rrezimit por shoqerim i shkakut )

2- propozoj te meren te gjitha mostrat e betonit ne objektet e rrenuara te demtuara dhe dyshuara per analiza nga institutet perkatese dhe bere nje raport i hollesishem dhe profesional lidhur me kete .

3- kjo duhet bere per te parashikuar dhe parandaluar pasojat ne te ardhmen dhe jo ti gjunjezohemi faktit dhe gabimit njerezor .

Po e mbyll me kete citim te Luther King: Jetes sone i vjen fundi kur heshtim per çeshtje te rendesishme jetesore.

Dy gafat që i “hëngrën kokën” kryebashkiakes së Durrësit (VIDEO)

Këtë të dielë kryetarja e bashkisë së Durrësit Valbona Sako njoftoi dorëheqjen e saj përmes një statusi në rrjetin social, me argumentin se ishte lënduar nga reagimet e shumta negative në adresë të saj.

Por në të vërtetë, kush ishin dy gafat që sollën qindra reagime nga qytetarët përkundrejt kryebashkiakes, e cila tashmë e la Durrësin pa drejtues të qeverisjes vendore (njëlloj si Shkodra e Vora).

E para dhe më e rënda ishte pikërisht intervista e dhënë dje në mbrëmje nga Sako. Disa fjalë të pamenduara dhe të shkujdesura i dolën nga goja kryebashkiakes, e cila tha se ‘jemi të kënaqur me 50 viktima’.

“Për hir të së vërtetës duhet ta themi që ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar, por që jemi të kënaqur me 50 viktima, sepse në rastet e tjera kanë qenë mbi 1000 viktima”.-do të shprehej Sako.

Por në një tjetër prononcim, kryebashkiakja tashmë e dorëhequr e Durrësit, do t’i drejtohej qytetarëve të qytetit me tone aspak të pranueshme. Duke folur mbi programin e qeverisë për t’i strehuar qytetarët e prekur nga tërmeti nëpër hotele, Sako do të shprehej se ata do të shkonin në hotele me 5 yje falas. Në këtë moment Sako krijon njëfarë ironie me të prekurit duke thënë se po i çojnë në hotele që “Zotërinjtë” nuk do të mund t’i paguanin as për pushime.

“Kaosi shkaktohet nga persona që nuk kanë nevojë, ndihmat shpërndahen në mënyrë të organizuar. I bëj thirrje qytetarëve të Durrësit të jenë të qetë. Punonjësit janë në terren për të evidentuar qytetarët të cilët kanë nevojë, 30 grupe i kemi të shpërndarë në terren.Qytetarët paraqiten në bashkinë e Durrësit, krijojmë një lëvizje të organizuar me transport dhe i çojmë në hotele në kushtet më të mira. Janë hotele me 5 yje, që në kushte normale zotërinjtë nuk do të mund t’i paguanin për pushime,”– do të deklaronte Sako./Express

Rrëfimi i çiftit nga Lipjani që ishin në muajin e mjaltit kur ndodhi tërmeti në Durrës (VIDEO)

Ata që shpëtuan tërmetin do ta kujtojnë të lidhur me plot rrëfime nga më të ndryshmet.

Një dhe shumë i veçantë ka të bëjë me dy të sapomartuar nga Lipjani, që ishin të vendosur në hotel në Durrës për muajin e tyre të mjaltit.

“Rreth orës dy e kam ndje unë se është dridh toka. Në momentin që i vendosëm këmbët në tokë, është shemb muri”, kanë treguar çifti.

Sikur banorët e tjerë edhe këta dolën jashtë, por më vonë u kthyen për të marrë rroba të tjera.

Gjatë ditëve të fundit, vendasit ishin treguar miqësor me çiftin nga Lipjani.

Atë çfarë Erdogan e bëri pas ‘puçit’, Edi po e bën pas tërmetit

Dallimi i vetëm në këtë krahasim është se në Shqipëri vërtet kishte tërmet. Sido që të jetë, ende pa u numëruar të gjitha viktimat, Rama e ka ndarë mendjen: po e dërgon Shqipërinë në rrugë dhe në territore të panjohura. Shqiptarët duhet ta dijnë, edhe diktatorët me të cmendur krimet i kanë kryer në emër të kauzave fisnike.

Berat BUZHALA

Kur përfundoi dita e parë e konferencës “Last call for Journalism”, nën organizimin e Këshillit të Evropës, me të kthyer në hotel fillova ta shikoj një intervistë të Kryeministrit Edi Rama në emisionin Open në Top Channel.

Nga ajo që pashe dhe nga ajo që dëgjova më duhet të them që gjuha është shumë e varfër për ta përshkruar në mënyrë precize atë Stand Up tragjedi të kryeministrit të Shqipërisë, të përgatitur enkas për shqiptarët e trembur nga fatkeqësia natyrore në një emision që ishte titulluar në mënyrë apokaliptike: A ka shpresë?

Kryeministri i Shqipërisë e kishte zënë peng një gazetar dhe një kameraman të Top Channel, e bashkë me të edhe disa qytetarë që i kishin shpëtuar tërmetit por jo edhe Ramës. Prej asaj dhome ku Rama ishte ngujuar me të mbijetuarit e tërmetit, ai në një tiradë të gjatë, plot grimasa të cuditshme, po e ofendonte moderatoren e emisionit, Enin, mysafirët e moderatores së emisionit, gazetarët kudo që ndodheshin ata dhe këndo tjetër që nuk mendon sikur ai për tërmetin, por edhe në përgjithësi për jetën.

Në shikim të parë dukej që Muhamed Veliu është i kidnapuar nga Rama, por nëse e përcjellje më vëmendje të gjithë atë cfarëdo po ndodhte, mënyrën se si kryeministri i Shqipërisë po shprehej, atëherë e shihje që Muhamedi ishte vetëm një viktimë, sepse pengje të Ramës janë shefat e kolegut Veliu.

E pabesueshme. Cdo gjë aty ishte e inskenuar dhe teatrale. Rolin kryesor e kishte kryeministri Rama.

Mesazhi që dëshirohej të përcillej ishte ky: Kryeministri i Shqipërisë i lodhur dhe i rraskapitur, i mërzitur dhe i pikëlluar, i pagjumë dhe i paushqyer, që po i përziheshin madje edhe ditët e javës, po luftonte fyt-a-fyt, i vetmuar, madje edhe kunder fatkeqësive natyrore. Por që në këtë betejë kaq të madhe, kaq epike, kaq përfundimtare, më të madhën e jetës së tij dhe tonës, më të madhe se të gjitha betejat e Gjergj Kastriotit së bashku, ai jo vetëm që nuk po ndihmohej nga askush, por ai po pengohej nga faktorë të jashtëm, specifikisht nga gazetarët , të cilët nuk po e linin të qetë, po e defokusionin, po i rrezikonin jetërat e njerëzve me raportimet e tyre, që nuk dinin as të bënin pyetje e as analiza, që po rrinin gjithë ditën të ulur në studio, derisa ai po vraponte nga një gërmadhë në një tjetër për ta shpëtuar qoftë edhe një jetë të vetme.

“Ju që rrini gjithë ditën në studio, ju i dini të gjitha”, i thoshte Edi me iron dhe më kërcënim Enit, e cila po provonte që ta bënte punën e saj, por që tash nën presionin e njeriut më të fuqishëm në vend kjo gjë ishte bërë e pamundur.

Në asnjë pyetje të saj, bash në asnjë, Kryeministri Rama nuk u përgjigj në mënyrë normale. I hallakatur, i shfrenuar, pa terezi, i tërbuar, pa ekuilber mendor, ai vetëm po shkumonte. Nuk e dinte as vetë ai se cfarë po dëshironte. Kishte momente që frikësohesha për integritetin fizik të kolegut Veliu, ani pse ai nuk po rezistonte. Momenti kur Rama do ta merrte mikrofonin për ta goditur atë në kokë më dukej shumë real. Mirëpo Veliu bënte cdo gjë që ishte në mundësitë e tij për t’u nënshtruar para Ramës. E kisha një përshtypje që edhe ishte zvogluar qëllimisht fizikisht që të dukej sa më pak kërcënues. Ndoshta po bënte mirë që po vepronte kështu. Ai nuk po përballej me nje person normal. Në një moment provoi ta bënte një pyetje por nuk arriti dot. E shkeli Rama.

Pyetjet i bënte Eni.

Zoti Rama, sa mund të konsiderohen dëmet e tërmetit?

– Cfarë është kjo pyetje blla blla blla blla…

Zoti Rama, a do t’i ndihmojnë biznismenët shqiptarë të prekurit nga tërmeti?

– Cfarë është kjo pyetje, këto i dini vetëm ju që rrini gjithë ditën në studio, kurse unë po merrem me problemin blla blla blla….

Zoti Rama, a do të na ndihmojë bashkësia ndërkombëtare?

– Cfarë është kjo pyetje blla blla blla….

Zoti Rama, a do të merren masa ndaj atyre që i kanë dhënë lejet ndërtimore?

– Cfarë është kjo pyetje, unë kam para vetës njerëzit që po vuajnë blla blla blla…

Cdo gjë tjetër që dilte prej gojës së tij ishte “unë, unë, unë, unë”. Nuk e di përse nuk e tha edhe “… i dërguari i Zotit në tokë”. Në fakt, në një mënyrë edhe e tha, kur foli për idenë e tij “gjeniale për t’i akomoduar të pastrehet nëpër hotele” gjë e cila tha Rama nuk i kishte shkuar askujt në mendje.

Në një vend normal, në një shtet demokratik, në një shtet ku mediat janë të lira, intervista me Ramën do të duhej të përfundonte që në 30 sekondat e para, kur ai nuk po pranonte të intervistohej. Ai thjesht po abuzonte më mundësitë që kishte për ta nënshtruar një medium, e bashkë me mediumin edhe gazetarët e tij. Nënteksti i asaj cfarë ai po thoshte, ose cfarë ai dëshironte të thoshte, ishte ky: Ju gazetarët jeni qeniet më të shpifura që ekzistojnë, ndaj jush ndiej neveri, kurse për më tepër unë bisedoj vetëm me pronarët e juaj. Sigurisht që Topi nuk ia kishte pikën e fajit, sepse ata nuk është që po e provokonin, madje edhe pyetjet po i bënin me zë të ulët dhe të butë, por Rama kur po e shihte Muhamedin përpara po i dilnin Bushati, Shkullaku, Lubonja, Bejtja, e ndoshta edhe vogëlsia ime. Rama thjesht po e përdorte atë platformë për të kërcënuar këndo që kishte guxim për t’i dalë në rrugë, derisa ai po sakrifikohej për kombin. Meqë ishte në rol, meqë ishte pjesë e stratëgjisë së PR’it, Rama kohë pas kohe e përkdhelte atë gocën e gjorë që e kishte ulur afër. Ajo duhet të këtë qënë e trembur prej Ramës po aq sa prej tërmetit.

Mirëpo në Shqipërinë e nënshtruar dhe të poshtëruar, Ramës nuk i ndërpritet intervista, nuk i ndërpritet as ulurima e tij, nuk i hiqet as mikrofoni paçka që ai po i dehumanizon kolegët e atij cungut të pagojë që i ka rënë hise, ose që është përzgjedhur nga vetë Rama që ta mbajë atë mikrofon të turpit. Ai vazhdon të flas sa të dojë vetë, të përgjigjet cfarë të dojë vetë, të shajë dhe ofendojë kënd të dojë vetë.

Shqipëria dhe shqiptarët u plagosën rëndë nga tërmeti që i goditi ata gjatë kësaj jave. U bën bashkë që të gjithë për ta kaluar këtë pikëllim. Dikush i dha 1 milion, një tjetër ndoshta vetëm 1 euro, e një tjetër ndoshta vetëm një batanie, a një palë këpuca të vjetra. Esenca nuk është tek vlera sa është tek gatishmëria, te solidariteti. Vetëm një njeri nuk u bë bashkë me të tjerët. Ai është Edi Rama. Tërmeti që goditi Durrësin dhe Thumanën ishte shumë i rëndë, vrau dhjetëra qytetarë, pikëlloi miliona të tjerë, mirëpo më i rrezikshëm se sa ai vazhdon të jetë tërmeti që po e godet kokën e kryeministrit Rama. Fatkeqësisht ai nuk matet me shkallë të rihterit. Ai matet me nivelin e demokracisë, me nivelin e lirisë së shprehjes, me nivelin e cilësisë së jetës në Shqipëri. Ajo në Shqipëri cdo ditë po degradon.

Si duket, duke marrë mësim nga jarani i tij, Taip Recep Erdogan, i cili pas ‘puçit’ filloi arrestimin e gazetarëve, Rama e priti tërmetin për të nisur fushatën e tij. Madje jo vetëm gazetarët, ai ka filluar edhe arrestimin e qytetarëve që guxojnë të bëjnë share lajme nga interneti. Në emër të gjendjes emergjente. Diktatorët kudo në botë shumicën e krimeve i kanë kryer në emër të kauzave fisnike. Nuk më kujtohet të kem lexuar diku që Stalini, Kastro, Tito, Hoxha, ose kushdo tjetër, të ketë thënë “sivjet do të arrestojmë qytetarët tanë vetëm për pikë të qefit”.

Në ditën e dytë të konferencës së Këshillit të Evropës “Last Call for Journalism (thirrja e fundit për gazetari) diskutuam edhe për Ramën dhe Vucicin. Cdo kush i kishte vetullat e ngrysura.

Si duket, të gjithë ne duhet t’i shtrëngojmë mirë rripat. Demokracia në Shqipëri do të fillojë të matet me atë para tërmetit dhe pas tërmetit.

VIDEO/ Nga një vrimë e vogël betoni, si u shpëtua banori në Shkozet

Tërmeti tragjik që tronditi Shqipërinë mëngjesin e së martës së 26 nëntorit shkaktoi deri më tani 40 viktima dhe 700 të plagosur. Sipas informacioneve zyrtare deri më tani janë shpëtuar 45 persona, por në redaksinë online të ABC News kanë mbërritur edhe pamje dhe foto të shumta nga operacionet e shpëtimit të kryera nga vetë banorët. I tillë është rasti i një banori të Shkozetit, i cili është nxjerrë nga një vrimë betoni nga vetë banorët.

Me foto dhe video banorët kanë dëshmuar duke sjellë në redaksi atë që ndodhi natën e tërmetit. Bëhet fjalë për pronarin e një kompanie private, Lavdosh Petoshati, i cili në momentin e rënies së tërmetit në orën 3.54 ka mbetur nën rrënojat e njërës prej ndërtesave të kompanisë për rreth 4 orë.

Pas shpëtimit, ai gëzon shëndet të plotë dhe në ndërtesë nuk ka njerëz të tjerë nën rrenoja, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale. /abcnews.al

VIDEO/ Banori i Bubqit: Ndihmat po i çojnë në shtëpitë e veta, ne kemi marrë fund!

Shtëpia e familjes Korriku në fshatin Bubq është dëmtuar plotësisht nga termeti fatal i 26 Nëntorit. Pesë anëtarë të familjes flenë në një çadër në oborrin e shtëpisë së rrënuar. Kryefamiljari tha për “Abc News” se “kemi përjetuar një tmerr të paparë. Kemi fjet në makinë me plakun me dy fëmijë të vegjël për tre netë. Mbrëmë na kanë sjell një çadër dhe jemi fut aty…5 vetë në një çadër. Fëmijët i kam të moshës 12 dhe 5 vjeç”.

I pyetur nëse kanë marrë ndihma ushqimore, ai tha “JO”, ndërsa akuzoi se drejtuesit e njësisë administrative Bubq po i shpërndajnë ndihmat me mik. Po i çojnë në shtëpitë e tyre dhe të të njohurve të tyre”, u shpreh banori i Bubqit./Abcnews.al

*Në video, rrëfimi i plotë i tij

VIDEO/ Kosova hap dyert për shqiptarët e pastrehë

20 vite më parë lufta detyroi gjysmën e kombit të marrë rrugëtimin më të afërt dhe më të sigurt, atë drejt Shqipërisë. Dhimbjen e humbjes së shtëpive e mbytën me forcën e dashurisë që gjetën tek ata që i bashkonte gjaku.

Dhe gjaku thirri për ndihmë atë mëngjes të 26-të të këtij nëntori. Ata që dikur hapën dyert, humbën gjithçka në vetëm 30 sekonda ku toka iu dridh nën këmbë.

Nuk u prit apeli për ndihmë, por forcat speciale u nisën drejt Thumanës e Durrësit ku tërmeti mori jetë njerëzish. Dhe kur misioni i kërkim shpëtimit përfundoi dora u shtri tek ata që humbën pronën dhe shpresën.

Çdo ditë nga Durrësi drejt Kosovës autobuzët nisen me dhjetra qytetarë të prekur nga tërmeti. Sofrat dhe zemrat për këta qytetarë janë hapur nga një biznesmen i Lipjanit.

Kur pronën e kanë humbur, mundësinë për të qetësuar shpirtin e mendjen e shohin në Kosovën e afërt.
Të bindur se do të priten mirë, durrësakët kanë marrë familjet për të qenë në gjysmën tjetër të kombit.

Fjalë dashurie që nuk i shemb as tërmeti, ja çfarë ka mbetur e shkruar në gërmadhat e pallatit në Thumanë (FOTO)

Një faqe muri është treguar kokëfortë dhe u ka rezistuar edhe lëkundjeve të fuqishme të tërmetit.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale shihet se si muri ku është gdhendur një shprehje nga libri i shenjtë i Biblës, nuk është prekur nga tërmti ndërsa vendi rreth e rrotull është shembur.

“Po, unë të dua me një dashuri të përhershme,”- shkruhet në mur dhe është shprehje e marrë nga Bibla nga Jeremiah 31:3, fjala e plotë e të cilës është:Jeremiah 31:3 Zoti na u shfaq në të kaluarën, duke thënë: Po, unë të dua me një dashuri të përhershme, Prandaj ju kam tërhequr në një mirësi të paçmueshme!

40 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe dhjetëra të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.

Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur./Dosja.al

Me foshnjën 3 muajshe me vete pas lajmit, gazetares i shkatërrohet shtëpia nga tërmeti por vazhdon punën

Prej rreth 60 orësh ajo ndodhet në terren si shumë kolegë të saj. Pas vetes, në çdo lagje, në çdo rrugë ku shkon për të raportuar ka një valixhe me vete, një valixhe të shtrenjtë shumë, jo me rroba e as plaçka por me një qenie të vogël, më e dashura në botë. Është vajza e saj e vogël 3 muajshe që po njeh profesionin e vështirë të nënës megjithëse ka pak ditë që e ka parë dritën e diellit.

Gazetarja e News24 që raporton çdo ditë nga Durrësi Klodjana Haxhiaj është një qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Banesa e saj e ndërtuar vetëm prej pak kohësh është bërë e pabanueshme.

Muret janë çarë, suvaja ka rënë dhe me përsëritjen e lëkundjeve të tjera mund edhe të bjerë në tokë. Por pavarësisht asaj që po kalon ajo ndodhet aty për të raportuar për problemet që po kalojnë qindra mijëra banorë të tjerë të Durrësit e Thumanës. Një raportim ‘live’ e më pas pak momente me vajzën, kështu shkojnë orët e saj teksa vazhdon të punojë pa u ndalur.

Si ajo shumë gazetarë të tjerë janë në krye të detyrës megjithëse do donin të ishin në një zonë të sigurt me të dashurit e tyre, ndërkohe që numërojnë minutat dhe tërmetet që nuk kanë lënë të palëkundur asnjë shqiptar dhe luten.

Kiko, qeni u shpëton jetën/ Nuk i la që të flinin natën e tërmetit duke u tërhequr batanijen

Një histori shumë interesante na vjen nga Durrësi ku një qen i ka shpëtuar jetë një familjeje pasi nuk i ka lënë që të flenë gjumë.

Anila: Jam me një zonjë që më tregon që kishte qëndruar jashtë vetëm për të shpëtuar qenin e saj. Kristina po më thoje diçka kur të pyeta që si nuk e harrove Kikon, ma përshkruaj pak këtë moment?

Zonja: Natën që ra tërmeti Kiko, ishim në gjumë ne dhe ai na zgjoji nga gjumi pasi filloji që të lehte. Ne nuk u zgjuam dhe ai e kafshoji dhe filloji që të tërhiqte batanijen. Pastaj i shpëtuam ne jetën Kikos.

Anila: Si ja shpëtuat?

Zonja: Ja shpëtuam që nuk ikëm nuk e lamë në rrugë se na thonin që leje qenin në rrugë dhe ik. Ne nuk pranuan me ik vetëm dhe thamë që po na pranuat me qenin do vijmë, po nuk na pranuat nuk vijmë.

Anila: Dhe ju thanë që mund të vini. Jeni kthyer më në shtëpi që pas atij momenti?

Zonja: Jo është gërmadhë atje, u shemb komplet pallati. Na thanë që ta lëmë qenin, por ne nuk e lëmë pasi ai na shpëtoji jetën.