Ballina Blog Faqe 485

Sela: Shqiptarët në Maqedoni më pyesin a janë më të këqinj LSDM apo VMRO, unë ju them Bashkimi Demokratik për Integrim (VIDEO)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim ka qenë më e keqe për kombin shqiptar se sa partitë maqedone.

“Edhe pse Zaev dështoi në përmbushjen e premtimeve, ai ka qenë më i mirë se Gruevski në disa politika, por ne ende kërkojmë të drejtat tona që na takojnë”, thotë Sela.

“Shqiptarët po më pyesin tani në Maqedoni se a janë më të këqinj LSDM apo VMRO, unë ju them se më e keqe është Bashkimi Demokratik për Integrim ”

Bashkimi Demokratik për Integrimështë subjekt që udhëhiqet nga Ali Ahmeti, i cili ka qenë për shumë vite me radhë në koalicion me VMRO-DPNE, një parti e së djathtës eks*treme e cila përbëhet nga sllavët në Maqedoni.

“Një subjekt maqedonas nuk lejon që të shtypen shqiptarët sa lejon Bashkimi Demokratik për Integrim”, deklaron Sela.

“Bashkimi Demokratik për Integrim duhet të shkojë në opozitë, të kërkojë idealin e humbur” /Express/

Qytetarët të revoltuar nga lirimi i Katica Janevës (VIDEO)

Reagime të shumta ka nxitur vendimi i Gjykatës së Apelit për ta ndryshuar masën e paraburgimit me arrest shtëpiak për ish prokuroren Speciale, Katica Janeva, e cila u arrestua më 21 gusht si e dyshuar në rastin “Reket”. Përveç reagimeve të partive opozitare, dalja e Janevës nga burgu ka shkaktuar revoltë të madhe edhe nëpër rrjetet sociale.

Ndërkohë, ekipi i gazetës LAJM, ka zhvilluar një anketë me disa qytetarë në Shkup, të cilët janë shprehur shumë të dëshpëruar nga mosfunksonimi i sistetmit të drejtësisë në vend. “Ky nuk është shtet. Ne nuk e dijmë a ka qenë vërtetë Katica. Mënyra si është liruar ka qenë qesharake”, tha njëri nga të anketuarit. Në videon më poshtë mund t’i ndiqni prononcimet e qytetarëve.

Ziadin Sela: Janë zbuluar prona të funksionarëve të Bashkimi Demokratik për Integrim në Gjirin e Lalzit që i kanë fituar duke vjedhur popullin! (VIDEO)

Ziadin Sela, është duke diskutuar për ngjarjet e fundit politike në mediumin kosovar T7.

Nga aty, lideri i Aleancës për Shqiptarët ka hedhur kritika të shumta ndaj keqqeverisjes që po i bëhet shqiptarëve nga ana e Bashkimi Demokratik për Integrim. Gjithashtu Sela, ka dhënë dhe një deklaratë të fortë, duke thënë që posedon informacione se si funkionarët e Bashkimi Demokratik për Integrim, duke keqpërdorur pushtetin, kanë arritur të kenë prona private në Gjirin e Lalzit.

Sipas Selës, këto prona, janë bërë në procedurë të dyshimtë, dhe ai kërkon që shteti i Shqipërisë të merr masa duke e pastruar skenën politike nga persona të tillë.

STUDIMI: Si të kemi një jetë aktive dhe pse shpenzojmë shumë orë në punë

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se të rinjtë renditin arritjen e pasionit të tyre në karrierë si përparësinë e tyre më të lartë.

Gjetja e një pune përmbushëse u vlerësua gati tre herë më e rëndësishme sesa të kesh një familje nga të anketuarit adoleshent.

Por, për shumë njerëz, kjo thjesht nuk është e realizueshme. Jo çdo punë e lejon mundësinë e ndjekjes së një pasioni.

Pikërisht këtë gjë sugjerojnë dhe studimet më të fundit, kur raportojnë se ndjekja e pasionit përmirëson mirëqenien tuaj, në të cilën përfshihet edhe karriera së bashku me jetën tuaj personale.

Edhe nëse jeni duke bërë punën që ju dëshironi dhe keni një performancë të shkëlqyer në punë, është e rrezikshme që të mbeteni brenda kufijve të punës, si e vetmja mënyrë jetese. Disa punë nuk i lejojnë punonjësit të përqendrohen në interesat e tyre. Në disa aspekte, ndjekja dhe gjetja e pasionit në punë mund të shihet si një luks për ata që zgjedhin profesionet e duhura.

Një studim i kohëve të fundit madje tregoi se njerëzit kishin përfitime më të mëdha kur pasionet e tyre personale dhe puna e tyre aktuale ishin shumë të ndryshme. Është e rëndësishme të kuptosh që dëshira për të ndjekur pasionin në punë është një fenomen modern dhe relativisht unik për Shtetet e Bashkuara. Në vendet e tjera, veçanërisht ato europiane, njerëzit më shpesh e gjejnë veten të plotësuar jashtë punës. Për shembull, gati gjysma e gjermanëve janë anëtarë të së paku një klubi pas punës, i cili u lejon atyre që të përfshihen në aktivitete në kohën e tyre të lirë siç janë; sporti ose kopshtaria. Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndodh e kundërta pasi vetëm pak amerikanë kanë hobi, të cilat i ndjekin në mënyrë aktive, dhe kjo ndodh pasi i puna është simbol i SHBA-së. Punëtorët amerikanë duket se po konkurrojnë se kush mund të punojë më shumë se tjetri, gjë që mund të shpjegojë pse ata kalojnë më shumë kohë në punë sesa shumica e europianëve. Një arsye tjetër për gjendjen aktuale pse shpenzojmë kaq orë në punë, është pasiguria financiare. Një në tre familje të klasës së mesme luftojnë për t’i përmbushur qëllimet, gjë që çon në një përqendrim më të madh në punë.

Një mënyrë për të ndjekur pasionin tuaj jashtë punës është të ndërtoni marrëdhënie të mira me kolegët dhe punëdhënësin, në mënyrë që të keni mundësi të zëvendësoni njëri tjetrin në punë pa shkaktuar dëme.

Gjithashtu, organizimi i kohës tuaj në një formë të mirëmenduar, është thelbësore. Pra, nëse keni mundësi ta nisni ditën shumë herët, mos e neglizhoni atë për disa minuta më shumë gjumë, por çohuni dhe mbaroni gjithë punët tuaja, në mënyrë që të fitoni më shumë kohë gjatë pasdites apo mbrëmjes për të kultivuar pasionet tuaja.

Nëse keni një pasion, apo edhe thjesht një interes, por nuk keni qenë në gjendje të ndiqni, kjo mund të jetë një pikë fillestare. Jashtë punës, ju keni lirinë të provoni gjëra të reja, kështu që eksperimentoni. Mos harroni, gjithashtu, që pasionet mund dhe të veniten me kalimin e kohës, dhe kështu është mirë të ndaloni një aktivitet dhe të filloni një tjetër. Shpesh ndihmon për të gjetur njerëz të tjerë që kanë të njëjtat pasione si ju.

Ndjekja e pasionit tuaj ofron një mori përfitimesh, por fatkeqësisht vetëm disa prej nesh arrijnë t’i japin rëndësinë e duhur dhe arrijnë të kuptojnë se duke zhvilluar pasionet që kemi, mund të rrisim cilësinë e jetesës.(SCAN)

Këshillat e filozofisë japoneze: Ja si ta shndërroni dështimin në forcë dhe sukses

Sikurse një filxhan apo pjatë edhe njerëzit mund të krisen apo madje edhe të thyhen. Sigurisht kur kjo ndodh nuk duhet kurrë sesi ta lëshojmë veten totalisht në mërzi dhe depresion. Përkundrazi, në këtë moment ju mund të shijoni të metat dhe mësoni ‘i shndërroni plagët që keni në art, si kintsugi, një praktikë e lashtë japoneze që zbukuron qeramikën e thyer.

Kintsugi, ose shkrirja e arit, është një shfaqje fizike e rezistencës. Në vend që të hidhnin anije të shkatërruara, praktikuesit e riparimit të artit thyenin sende me një ngjitës të artë që rriste linjat e thyerjes, duke e bërë objektin unik. Ata i kushtonin vëmendje linjave të bëra nga koha dhe nga përdorimi i tepërt. Kjo praktikë, e njohur edhe si kintsukuroi (金 繕 い), që fjalë për fjalë do të thotë arnim ari, thekson bukurinë dhe dobinë e prishjeve dhe papërsosmërive, pra e kthen problemin në një plus.

Riparim i artë

Sipas historianëve të artit, kintsugi lindi rastësisht teksa shoguni i shekullit të 15-të, Ashikaga Yoshimasa theu tasin e tij të preferuar të çajit, duke e dërguar atë në Kinë për riparime dhe u zhgënjye kur e pa atë të arnuar pjesë. Kunjat metalike ishin të padobishme, kështu që zejtarët vendas dolën me një zgjidhje, ata mbushën plasaritjet me një llak të artë, duke e bërë tasin më unik dhe të vlefshëm. Ky riparim e rriti vlerën e tasit të thyer duke e kthyer sërish në të preferuarin e shogun-it dhe nxiti një formë krejt të re arti.

Një rrëmujë e bukur

Ndoshta nuk prisni që njerëzit e tjerë të jenë perfektë, madje e vlerësoni kur njerëzit ekspozojnë dobësitë e tyre, tregojnë plagë të vjetra ose pranojnë gabime. Është evidente që të gjithë ne jemi të thyeshëm dhe të gabueshëm, që shërohemi dhe kështu më pas rritemi, që u mbijetojmë goditjeve të egos ose reputacionit ose shëndetit tonë dhe mund të vazhdojmë të jetojmë për të treguar ‘përrallën’. Ekspozimi i dobësive duke pranuar gabimin krijon intimitet dhe besim në marrëdhënie dhe nxit faljen.

Megjithatë, edhe pse shpesh lehtësohemi kur të tjerët janë të ndershëm, vetë kemi frikë ta ekspozojmë veten më shumë se sa duhet. Psikologët e quajnë këtë fenomen “efekt të rrëmujës së bukur”. Ne e shohim ndershmërinë e njerëzve të tjerë në lidhje me të metat e tyre si pozitive, por e konsiderojmë pranimin e dështimeve tona shumë më problematik.

Sipas një studimi të kohëve të fundit nga psikologët në Universitetin e Mannheimin në Gjermani, botuar në Gazetën e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale (paywall), kjo tendencë buron nga fakti se ne i kuptojmë përvojat e njerëzve të tjerë në mënyrë abstrakte, ndërsa tonat i shohim konkretisht. Ne i ndiejmë gjërat që na ndodhin shpirtërisht dhe fizikisht. Ajo që ndodh me të tjerët, megjithatë, funksionon më shumë si një përrallë mësimore, sepse dhimbja e dështimit nuk është e jona dhe distanca na jep perspektivë. Të gjithë e kuptojmë në teori se gjërat e këqija ndodhin. Por gjithashtu ndjehemi vërtet keq kur ato na ndodhin ne, dhe e dënojmë veten për këtë. Papërsosmëritë duhen parë si dhurata me të cilat duhet veç punuar pak dhe jo si diçka që duhet fshehur me turp.

Është absurde të turpërohesh për gabime dhe dështime që na ndodhin në jetë sepse ato u ndodhin të gjithëve, dhe asnjë përvojë nuk shkon dëm. Çdo gjë që bëni, e mirë, e keqe apo e shëmtuar, mund të shërbejë si mësim, edhe nëse është diçka që nuk do të dëshironit të përsërisni më. Në të vërtetë, gabimet mund të jenë përvojat më të rëndësishme dhe efektive nga të gjitha.

Gjërat mund të shkojnë keq, por kjo është jeta dhe ju mund të përdorni çdo copëz të thyer në mënyrë të mençur, ta mblidhni veten dhe forcat dhe të vazhdoni më tej akoma dhe më të fortë. Kjo është esenca e filozofisë japoneze mottanai, një burim rigjenerimi.

Nuk është e thënë të përpiqemi të dukemi të rinj dhe të përsosur, si të ishim të gjithë produkte krejt të reja të prodhuara për Instagram. Flokë të bardhë, lëkurë të rrudhur, plagë, kilogram të tepërt që tregojnë pasionin tuaj për ushqim të mirë, këto janë disa karakteristika që nuk duhet të lyhen, të tërhiqen, të fshihen, apo të humbasin. Këto përkundrazi mund të shihen si shenja që ju po bëni diçka të drejtë, që ju po vazhdoni më tej, çka disa filozofë argumentojnë se është kuptimi i vërtetë i jetës.

“Gjykimet tona estetike të bazuara në përsosmëri dhe papërsosmëri kanë pothuajse pa ndryshim pasoja që ndikojnë në cilësinë e jetës, klimën sociale dhe politike të një shoqërie dhe shtetet e botës,” shkruan filozofi estetik Saito. Kur presim që gjithçka dhe të gjithë të jenë perfekt, përfshirë veten, ne jo vetëm që humbasim shumë nga ajo që është realisht e bukur, por krijojmë një botë mizore, ku burimet harxhohen, cilësitë pozitive të njerëzve anashkalohen në favor të të metave të tyre, dhe standardet tona bëhen pamundësisht të kufizueshme, të limituara dhe jo të shëndetshme.

Në vend të kësaj, qasja kintsugi shfrytëzon më shumë atë që ekziston tashmë, nënvizon bukurinë e asaj që bëjmë, të metat dhe të gjitha, në vend që të na lërë përjetësisht të kërkojmë për më shumë, për tjetër apo për ndryshe dhe më mirë. Siç shpjegon Enciklopedia e Filozofisë Stanford, në Zen Japonez, praktikuesi ulet dhe punon me atë që është dhe disponon.

“Mendja e zakonshme është zgjidhja dhe rruga për t’u ndjekur”, sipas master të Zen, Basho të shekullit të 9-të. Ai shpjegon, “Cila është mendja e zakonshme? Është mendja në të cilën nuk ka trillime, nuk ka gjykime mbi vlera të njëanshme, nuk ka preferenca, nuk ka kohë ose përjetësi, as mendime dualiste si të përgjithshme dhe të shenjta. ”

Me fjalë të tjera, përvojat që keni dhe personi që tashmë jeni, mjaftojnë. Ju mund, natyrisht, herë pas here të pësoni zhgënjime dhe thyerje dhe të keni nevojë për riparime, por kjo është diçka e mirë. Realiteti është materiali më i mirë dhe më i bollshëm në planet, i disponueshëm për këdo, falas, dhe ne të gjithë mund të përdorim atë që kemi tashmë, përfshirë të metat tona, për të qenë të bukur. Në fund të fundit, plagët tona janë ato që na japin karakter. (Quartz)

Befasohet tifozi britanik/ “Më humbi portofoli me 500 paund, ja çfarë ndodhi”

Tifozi britanik Steve Bruce ka mbetur i befasuar nga mikpritja në Kosovë, por edhe nga një gjest i një banori të Prishtinës, i cili ktheu portofolin e humbur. Në një reagim në rrjetet sociale, Bruce, shkruan se brenda portofolit kishte 500 paund dhe kartat e kreditit.

“Më ra portofoli në rrugën kryesore në Prishtinë. Një djalë hyn në lokal dhe ma ktheu, pa më marrë asgjë. Sinqerisht, Kosova është e madhe”, shkroi Bruce në llogarinë e tij në Tëitter.

“Seriozisht, i kisha 500 paundë në kuletë dhe kartat e mia të kreditit. Asgjë nuk më ishte marrë. Njerëzit e Kosovës ishin më të mirët”, shtoi Bruce. Kujtojmë që trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka thënë se ai dhe ekipi i tij nuk kanë përjetuar kurrë atmosferë si në Kosovë.

Anglia mposhti Kosovën me rezultatin 0-4 në ndeshjen e fundit për eliminatoret e Kampionatit Europian 2020. Në një atmosferë fantastike në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku spikati mikpritja e jashtëzakonshme e tifozëve “Dardanë”, “Tre luanët” u treguan të pamëshirshëm, duke i shënuar plot 4 gola Kosovës.

Miss Serbia sërish në qendër të vëmendjes, pasi bëri shqiponjën ka edhe një post tjetër për shqiptarët (FOTO+VIDEO)

Miss Serbia, Irina Jovanka, ka qenë në qendër të vëmendjes para disa kohësh në mediat serbe dhe shqiptare pasi ajo bëri shqiponjën teksa ishte në një konkurs bukurie në Kosovë.

Missi ka befasuar sërish ku ka postuar një foto me një polic të Kosovës dhe ka shkruar se polic më të mirë nuk ka hasur në Ballkan.

Çfarë po ndodh me Rinën? Motra e reperes ka një lajm të rëndësishëm për fansat e reperes (FOTO)

Ka disa javë që reperja, Rina Balaj, është duke zhdukur nga rrjetet sociale, duke bërë shumë merak fansat e saj.

Ajo nuk kishte lajmëruar më përpara se nuk do të ishte në “Instagram”, por me kalimin e ditës u vu re se profili i saj po përdorej nga kompania ku Rina bënte pjesë, “On Records”.

Ish-menaxheri i reperes, Met Elshani, tregoi se zgjedhja e Rinës kishte qenë jo vetëm të largohej nga rrjetet sociale por edhe nga muzika.

Por lidhur me këtë deklaratë Rina nuk ka reaguar. I vetmi person që jep ndonjëherë informacione për të, është motra e saj.

Së fundmi Rudina Balaj ka njoftuar ndjekësit e saj, se është hapur një peticion ku të gjithë mund të firmosin për të rikthyer “Instagram”-in e reperes. Peticioni mban emrin “T’i rikthejmë Rinës, Instagram-in e vjedhur”.

Ndërkohë kujotjmë se më herët Instagram-i i Rinës kishte 500 mijë ndjekës, ndërsa tani numri i tyre ka rënë ndjeshëm dhe ka shkuar 419 mijë.

47 vite nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Sot bëhen 47 vite kur hapi punimet Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.

Në Kongresin e Drejtshkrimit të 20 nëntorit 1972 në Tiranë të pranishëm ishin albanologë nga mbarë trevat shqiptare.

Në Kongres morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria dhe nga shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, si dhe nga arbëreshët e Italisë.

Qëllimi i Kongresit ishte të përcaktonte parimet dhe drejtimet kryesore të hartimit të drejtshkrimit, për të pasur një gjuhë letrare të njësuar.

Gjuha letrare u krijua që shqiptarët të kuptoheshin më lehtë me njeri-tjetrin dhe të vihej një standard i përhershëm drejtshkrimor.

Në unifikimin e standardeve të gjuhësh shqipe, rol të rëndësishëm ka luajtur delegacioni nga Prishtina.

Kongresi u pasua pas një takimi me rëndësi që ishte mbajtur në Prishtinë, ku ishte vendosur për shumë standarde gjuhësore.

Çfarë kërkon Franca, reformim apo fundin e zgjerimit të BE?

Me një “non-paper” – dokumentin gjashtëfaqësh, një propozim jozyrtar i Francës për reformimin e procesit të zgjerimit të BE, diplomacia franceze përpiqet të zbusë një pjesë të zemërimit, me të cilin u përplas presidenti francez, Emmanuel Macron në tetor. Në samitin e BE-së në Bruksel ai bllokoi çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut e me këtë hap ai iu fut qartësisht rrugës së konfrontimit me pjesën tjetër të BE, veçanërisht me Angela Merkelin, dhe presidenten e emëruar të Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Shtatë pikërëndesa në vend të 35 kapitujve

Me orë u grindën krerët e qeverive dhe shteteve të BE në samitin e tetorit, nëse duhet të hapeshin negociatat për të dyja vendet kandidate. Në fund Macron mbeti i izoluar, por nuk u dorëzua. Presidentja e emëruar e KE, von der Leyen vetëm pak më vonë në një vizitë në Paris u shpreh: “Ne duhet të mbajmë fjalën dhe të hapim bisedimet e anëtarësimit.” Një qëndrim i njëjtë me atë të Berlinit, ku pranimi i vendeve të BE shihet si një qëllim i rëndësishëm strategjik.

Tani Parisi ofron propozime reformimi, të cilat presidenti i kishte vënë si kusht që të ndizej sërish motori i zgjerimit të BE. Propozime mjaft të detajuara. Në vend të 35 kapitujve për tematika të ndryshme të anëtarësimit, duhet në të ardhmen të krijohen pikërëndesa, që trajtohen njëra pas tjetrës, thuhet në dokumentin francez.

Kapitulli I do të përfshinte të drejtat bazë dhe shtetin ligjor, kapitulli II arsimin dhe shkencën, kapitulli III punësimin dhe sistemin social, e kështu me radhë. Nëse njëri nga këta kapituj përmbyllet me sukses, BE do t’i ofrojë vendit përkatës qasje në institucionet e saj -si për shembull si fillim qasje në Eurojust, institucionin për bashkëpunimin në fushën e drejtësisë, më pas do të hapej rruga e hyrjes në programin Erasmus, e nëse kushtet për tregun e brendshëm janë plotësuar, do të mund të livrohen edhe ndihmat e para strukturore për vendin kandidat.

“Kriteret për progresin nga një kapitull në tjetrin duhet të përcaktohen saktësisht dhe të sigurohet verifikimi i vazhdueshëm i zbatimit të tyre”, shkruhet në formë rigoroze. Përveç kësaj duhet siguruar që procedura e anëtarësimit është e rikthyeshme, nëse një vend nga ana politike bën hapa prapa. Shpresa e vetme në dokumentin francez është deklarata që “Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia e Mali i Zi janë pjesë e Europës si nga ana kulturore dhe gjeografike.”

E kanë francezët seriozisht me Ballkanin?

Diplomatët e BE kanë reaguar pjesërisht ashpër, dhe vënë thelbësisht në pikëpyetje vullnetin e francezëve për të pranuar vende të tjera në BE. Përveç kësaj në dokumentin francez, kërkohet jo vetëm reformimi i procesit të anëtarësimit, por i gjithë BE. Kjo tregon vetëm, se francezët nuk e kanë shumë seriozisht me Ballkanin, sipas tyre.

Për Gjermaninë, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas e bëri shumë të qartë në vizitën e tij në Shkup javën e kaluar, se ka një mospajtim me Francën. Shtyrjen e sërishme të çeljes së bisedimeve të anëtarësimit, ai e quajti “gabimin më të madh të BE” në kohët e fundit. Edhe njëherë Maas ka theksuar, se integrimi i Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në Europë.

Ursula von der Leyen në një vizitë në Paris u shpreh: “Ne duhet të mbajmë fjalën dhe të hapim bisedimet e anëtarësimit.”

Edhe kreu i Këshillit të BE në largim, Donald Tusk para largimit u shpreh qartë për francezët. Duke bërë alegori për intervistën e Macron në “Economist”, ku presidenti francez kërkoi një politikë të re ndaj Rusisë, Tusk deklaroi shumë hapur. “Rusia nuk është partneri ynë strategjik, por problemi ynë strategjik.”

Edhe nga Parlamenti Europian vijnë kundërshtime. Për socialdemokratët gjermanë, Katarina Barley tha: “Është e rëndësishme që ne të mos i thyejmë premtimet ndaj vendeve kandidate. Prandaj është e papranueshme që të përdorësh si justifikim reformimin e procesit të zgjerimit, për t’i refuzuar bisedimet e anëtarësimit vendeve si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, që pjesërisht kanë bërë reforma shumë të thella.”

Pavarësisht kësaj, mund të flasim për rirregullimin e procesit të anëtarësimit. Në këtë pikë propozimet e Macron përmbajnë “pika të diskutueshme, si për shembull përcaktimin më të qartë të stadeve të anëtarësimit.” Por në këtë pikë diplomatët europianë shtrojnë pyetjen, nëse kandidatët që në fillim duhet të kapërcejnë pengesën më të lartë, pra zbatimin e plotë të standarteve europiane, në drejtim të shtetit ligjor, siç e kërkojnë francezët.

Politikisht zgjerimi bën hapa prapa

Në raundin e parë të madh të zgjerimit të BE, para 15 vjetësh, ishte Franca ajo që kërkonte, që edhe Rumania dhe Bullgaria të bëhen sa më shpejt pjesë e BE-së. Ishin vende të tjera ato që kishin rezerva në atë kohë, kujton Erwan Fouere nga instituti “Centre for European Policy Studies” në Bruksel. Vetëm pasi më vonë u pa, se tek të dyja vendet u bënë hapa prapa në drejtim të shtetit ligjor dhe korrupsionit, ndërroi edhe qëndrimi i oponionit publik. Fouere beson, se Macron ka në mendje sidomos zgjedhjet lokale në Francë në pranverën e ardhshme.

Megjithatë eksperti i BE shikon disa pika pozitive në propozimet franceze, veçanërisht ku bëhet fjalë për të mundësuar ndihma nga fondet strukturore për vendet kandidate që para anëtarësimit. Disa nga këto propozime franceze janë të zbatueshme brenda rregullave ekzistuese, ato mund të trajtohen shpejt. Fouere është i mendimit, se edhe pa kërkesat franceze duhet bërë një mbikqyrje më e fortë për hapat reformuesve të vendeve kandidate, kjo është e rëndësishme për shkak të besueshmërisë për zgjerimin brenda vendeve anëtare.

Por ndryshimet kryesore të nevojshme do të zgjasin deri në mars, shton eksperti nga Brukseli, vetëm se nuk dihet, nëse Macron do ta ndryshojë mendimin pas zgjedhjeve lokale e do t’u hapë rrugën vendeve kandidate. Për këto vende është jomotivuese, kur hapat e reformave që bëjnë ato nuk shpërblehen. E vende të tjera si Kina, Rusia, apo Turqia janë gati për t’i ofruar mbështetje dhe miqësi vendeve të Ballkanit.

Tani për tani propozimet franceze janë në tryezën e ministrave të Jashtëm e të Europës në Bruksel. Ata diskutojnë të martën (19.11.) mbi procesin e zgjerimit të BE.

DW

Kosova, çfarë mrekullie…

Nga Fatjon Baze

30 minuta larg… Për vëtem kaq pak, u ndërpre fatkeqsisht ëndrra e Kosovës në rrugën e saj drejt kualifikimit në fazën e grupeve të “Euro 2020”.

Ajo humbje me përmbysje e pësuar në transfertë, në Çeki, i hoqi mundësinë Kosovës të realizonte një ëndërr të jashtëzakonshme nga ndeshjet e fazës së eleminatoreve, edhe pse shanset vijojnë ende – pasi do e tentojnë kualifikimin përmes Nations League.

Disfata e pësuar mbrëmë ndaj Anglisë me rezultatin 0-4, nuk i zbeh aspak ndeshjet fantastike që ata djem të rinj dhe me një talent të madh, me në krye trajnerin Bernard Challandes, kanë bërë gjatë këtyre ndeshjeve eleminatore.

Fati e deshi që “Dardanët” këto eleminatore t’i mbyllnin, as më pak, e as më shumë, me Anglinë.

Një kombëtare që ka shumë tifozë në Kosovë, pasi shumë sportdashës në këtë vend bëjnë tifozllëk kryesisht me ekipet angleze. Por, është gjithashtu, edhe një shtet që e ka përkrahur fuqimisht Kosovën në kohërat më të vështira të saja që ka pasur gjatë luftës me Serbinë.

Ajo përkrahje e jashtëzakonshme e bërë gjatë luftës, nuk ishte harruar nga kosovarët, të cilët dje Prishtinën e kishin kthyer në një Londër të vogël.

Tifozët e “Tre Luanëve” i shihje në çdo cep dhe lokal të qytetit, ndërsa bulevardi kryesor ishte i mbushur plot me falmuj anglezë dhe kosovarë, të vendosur krah njëri tjetrit ku shkruhej: “Welcome & me Respect”.

Mikërpritja para ndeshjes ishte fantastike, ndërsa “qershia mbi tortë” ishte atmosfera dhe organizimi i krijuar në stadium.

Të gjeje një biletë për të parë këtë sfidë ishte thuaje e pamundur. Kërkesat ishin të jashtëzakonshme si nga kosovarët në Kosovë, por edhe nga ata që jetojnë jashtë Kosove, të cilët kërkonin me ngulm për të parë ndeshjen mbyllëse të fazës së grupeve, për t’i përkrahur dhe për t’i falenderuar ata djem, për emocionet e jashtëzakoshme që u kanë dhuruar.

Vetë nuk arrita dot ta siguroja një biletë. Gaz Demi, presideni i Partizanit më ndihmoi duke ma siguruar një të tillë në tribunën e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Një stadium që mban emrin e një legjende dhe ajo çka prodhohej nga shkallët e atij imipianti, ishte po aq madhështore sa dhe emri që mban denjësisht stadiumi i kryeqytetit të Kosovës.

Në çdo ulëse organizatorët kishin vendosur një pankartë ku nga njëri krah ishte i vendosur flamuri anglez dhe nga krahu tjetër ai kosovar.

Gjatë vendosjes së himnit kombëtar të Anglisë, tifozët kosovarë në gjithë stadiumin mbajtën lart pankartën me flamurin e Anglisë, aq sa për një moment, për nga keorografia e përgatitur u duk sikur kjo sfidë po luhej në “Wembley” dhe jo në Prishtinë.

Një veprim që mahniti dhe surprizoi lojtarët dhe stafin e Anglisë, duke bërë menjëherë xhrion e mediave botërore.

Rezultati më pas në fushën e lojës foli për Anglinë e drejtuar nga Gareth Southgate, që kishte dukshëm diferenca shumë të mëdha në krahasim me Kosovën, për vetë përbërjen që ata kanë në skuadër ku spikasin emra të cilët janë ndër më të mirët në botë si Harry Kane, Sterling, Alexandër Arnold, Chamberlein etj.

Pas ndeshjes, atmosfera në qytet vijoi të ishte e merkullueshme. Tifozët anglezë pushtuan sërish lokalet duke festuar e kënduar bashkë me kosovarët.

Në lokalin ku u ula për të parë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës, pjesa më e madhe e njerzëve ishin anglezë.

Billy një 75-vjeçar kishte udhëtuar posaçarisht nga Liverpuli për në Prishtinë për të parë ndeshjen.

Binte menjëherë në sy, pasi edhe pse në një moshë të madhe, ishte një nga më energjikët në lokal, duke kënduar dhe kërcyer me këngët shqiptare dhe angleze.

“Jemi ndjerë si në shtëpinë tonë këtu në Prishtinë. Kemi kaluar një ditë të mrekullueshme. Mikëpritja ka qenë e jashtëzakonshme. Faleminderit” – tregoi Billy, i cili si kujtim nga Kosova kishte blerë një qeleshe tradicionale dhe çdo personi në lokal u shkonte në tavolina dhe u kërkonte t’ia firmosnin.

Ishte një nga ato ditë që Kosova e meritoi të jetë në qendër të vëmëndjes dhe të vlerësohej.

Edhe pse është një shtet që nuk është se po kalon momente pozitive në fusha të tjera – futbolli është një fushë ku aty bëhen të gjithë bashkë për ta dashur dhe promovuar për mirë vendin e tyre.

NORMAK INVESTMENT GROUP, TETOVË – NJË NDËR INVESTITORËT MË TË MËDHENJ NË VEND

Duke u bazuar në të dhënat që OEMVP-së ka arritur të analizojë lidhur me zhvillimin e barabartë rajonal, rezulton se Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale kanë ndikim të veçant në këtë drejtim, veçanërisht në pjesën e punësimit dhe rritjës së cilësisë së jetës së qytetarëve. Këtë vit, me kërkesë të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Agjencitë Target Group dhe Insider ID, bënë analizë për Zonën Zhvillmore Teknologjike dhe Industriale-Tetovë të përpunuar me të dhëna financiare dhe statistikore. Qëllimi i kësaj analize është të krijojë një pasqyrë që reflekton gjendjen reale të ZZHTI-së Tetovë dhe rajonit të Pollogut.

Në bazë të analizës që është realizuar nga OEMVP-ja rezulton që kompania Normak Investment Group që menaxhon me Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë të jetë një ndër investitorët më të mëdhenj për vitin 2018 në Maqedoninë e Veriut. Tani Zona e Lirë Eknomike Zhvllimore në Tetovë, po ua hap dyert bizneseve dhe teknologjive më të avancuara, duke ndihmuar në zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik, social e teknologjik të vendit. Kjo zonë jo vetëm që po sjellë një energji pozitive për të ardhmen e vendit, njëkohësisht po bëhet edhe promotori kryesor i nxitjes së investimeve të huaja, rritjes së eksporteve dhe të punësimit, si dhe prurje të reja teknologjike. Investimi në këtë zonë ka një impakt të rëndësishëm në zhvillimin ekonomiko-social të vendit, por ai në vetvete përmban një dimension mjaft të rëndësishëm zhvillimor, duke nxitur edhe faktorë të tjerë ekonomikë, vendor e botëror të projektojnë të ardhmen e tyre, pikërisht në këtë Zonë. Kompanitë të cilat operojnë në këtë zone sjellin standarde të avancuara teknologjike dhe nëse kësaj i bashkëngjesim edhe filozofinë Perëndimore të të bërit biznes, atëherë lirisht mund të themi se Zona e Lirë Ekonomike Zhvillimore e Tetovës tash e në të ardhmen mund të shërbejë edhe si një universitet i dijeve dhe praktikave menaxheriale e teknologjike. Duke u bazuar në zhvillimin e barabartë rajonal dhe kontributit te zonave te lira në këtë zhvillim rezulton se për dallim nga Zona e Shkupit e cila është e themeluar para 14 viteve e që ka të punësuar rreth 2300 punëtorë në të gjitha kompanitë që operojnë në të, në Zonën e lirë ekonomike të Tetovës e themeluar para katër vitesh vetëm në një kompani janë të punësuar 1375 persona.

Zona e Shkupit ndikon në 1.1 % në uljen e papunësisë në rajonin e Shkupit ndërkaq Zona e lirë e Tetovës në 1.2 % në rajonin e Pollogut. Pra, një kuptim të veçant Zonës së Lirë Ekonomike Zhvillimore të Tetovës ka kohë që po i jep edhe kompania amerikane Lear Corporation, e cila më 16 korrik 2015 firmosi marrëveshje me menaxhuesin e kësaj Zone, kompaninë Normak-Investment Group. Lear Coorporation, një ndër kompanitë më të mëdha në botën e industrisë së pjesëve automobilistike dhe një nga projektet më të mëdha për zhvillimin e biznesit në vend.

Prodhimi i tyre i dedikohet prodhuesve më të mëdhenj botërorë të më shumë se 300 tipe makinash, me 140.000 punonjës në 36 shtete të botës. Në bazë të analizës rezulton se ZZHTI-ja e Tetovës ka përformancë të shkëlqyer nga aspekti i numrit të të punësuarve i cili është 1,325 punëtorë, me shpenzime vjetore për rroga 5,452,462 euro, rrogë mesatare vjetore për punëtorë 4,115 euro ose 342 euro në muaj, të cilat janë më të larta krahasuar me rrogat e zonës më të lartë që është ZZHTI Shkup.

Investimi që është në fazën përfundimtare “Glas Fleks” do ketë 300 vende të reja pune, me çka në mënyrë plotësuese të përmirësojë aspektin financiar si në zonë ashtu edhe në mbarë rajonin. Nga numri i punësimeve, ZZHTI-ja Tetovë siguron përformancë solide sepse vetëm dy kompanitë të cilat janë të vendosura në të, do punësojnë mbi 1,750 punëtorë, e që është përafërsisht 74% krahasuar me 14 kompanitë të cilat janë të vendosura në ZZHTI Shkup. Një rajon mund të konsiderohet i zhvilluar vetëm atëherë kur harta e investimeve prek nevojat për të cilat kanë nevojë më së tepërmi banorët e atij rajoni. Pra, protagonistë e kësaj fabule ishin ideatorët, investitorët, partnerët publiko-privat, si dhe gjithë faktorët tjerë të involvuar në këtë projekt. Ajo për çka kjo Zonë do të ngelë gjatë kohë në memrorien kolektive të njerëzve, është dora e ngrohtë e saj që iu shtrihet në momentet më kritike familjeve dhe individëve të cilët sikur i kishin humbur shpresat në ofertat që u jepeshin. Një vepër kjo impozante që sigurisht do të ketë impakt zhvillimi në jetën e përditshme të njerëzve tanë, duke ua rikthyer fillimisht atyre buzëqeshjen, dhe pastaj duke i bërë qytetarë të dinjitetshëm të një shoqërie me shanse të barabarta. /Klan Macedonia/

Karamboli qesharak ku u përfshi një shqiptar bëhet hit në Austri (VIDEO)

Një aksident trafiku ka ndodhur në Austri, ku është përfshirë edhe një shqiptar që jeton atje.

Në videon e xhiruar nga shqiptarët të cilët ishin goditur nga një shofere austriake, shihet se ajo tenton të ik nga vendi i ngjarjes.

Ndonëse shqiptarët i thonë se polica janë rrugës për të ardhur në vendin e ngjarjes, shoferja austriake e cila duket të jetë e dehur, nuk i dëgjon dhe ik, por disa metra më larg shkakton aksident tjetër, transmeton Zëri.info

Në video dëgjohen shqiptarët duke folur shqip, ndërsa videon në Facebook për pak orë e kanë shikuar rreth një milion persona.

Kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë dhe kriza në Shqipëri, ja çfarë mendon kongresmeni amerikan

Kongresmeni amerikan Eliot Engel është kundër idesë së ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë i tha Zërit të Amerikës, se shpreson që qeveria e ardhshme e Kosovës të ketë një bazë sa më të gjerë dhe se do të bëjë të pamundurën për të ndihmuar Kosovën dhe Shqipërinë. Gazetari Burim Goxhuli foli me zotin Engel në Nju Jork.

Zoti Engel thotë se është skeptik për idenë e ndryshimit të kufijve, pasi nuk do të ndalte me Kosovën.

“Kjo do të shkaktonte një reagim zinxhir që unë mendoj se nuk do të ishte pozitiv. Ne i dimë parametrat për Kosovën. Unë mendoj se ndryshimi i kufijve do të ishte një ide e gabuar. Mendoj se kjo nuk do të ishte një gjë e mençur”, i tha ai Zërit të Amerikës.

Zoti Engel tha se shpreson që qeveria e Kosovës të ketë një bazë sa më të gjerë, në mënyrë që të ketë më shumë njerëz të përfshirë në koalicion për trajtimin e sfidave, pasi vendi përballet me disa probleme.

“Serbia po bën përpjekje të forta për të deligjitimuar Kosovën. Ajo po përpiqet të bindë vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që të tërheqin njohjet. Ne po luftojmë kundër këtyre përpjekjeve. Kështu që sa më i bashkuar të jetë vendi aq më mirë do të jetë për vendin”, tha ai.

Kongresmeni nga Nju Jorku, nuk pranoi të komentonte lidhur me Kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, pasi tha se nuk komenton për kandidatët për kryeministër në vende të tjera.

“Por më lejoni të them se kam besim se Shtetet e Bashkuara, me nxitjen time si kryetar i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, do të vazhdojnë të kenë marrëdhënie të ngushta me kombin shqiptar, me popullin shqiptar dhe me njerëzit në Kosovë. Dhe sigurisht që unë jam i gatshëm të ndihmoj në çfarëdo mënyre që mundem, kështu që kushdo që zgjidhet, zoti Kurti apo dikush tjetër, unë do të ofroj ndihmën time”, tha ai.

Duke folur për presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, ai solli si shembull rastin e vëllezërve Bytyçi, për premtimet që ai ka bërë dhe nuk i ka mbajtur, duke thënë se nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim.

Zoti Engel nuk iu përgjigj direkt një pyetjeje për rolin e të dërguarve të posaçëm për Ballkanin dhe bisedimet Kosovë-Serbi, Mattheë Palmer dhe Richard Grenell, por tha se në çdo dialog që ka të bëjë me të ardhmen e Kosovës, duhet të ketë zë populli i Kosovës.

“Të gjitha këto gjëra të tjera që po përpiqen të bëjnë me Shqipërinë, Serbinë, nëse nuk përfshihet Kosova, nuk do të jetë një vendim i drejtë. Kështu që mendoj se duhet të merret vendimi i popullit të Kosovës për gjithçka.”

Dhe sipas tij, Shtetet e Bashkuara duhet të marrin një rol më aktiv. “Si kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, si mbështetës i fortë i Kosovës dhe Shqipërisë unë do të bëj gjithçka që mundem për ta realizuar këtë dhe për çfarëdo të kenë nevojë zyrtarët e zgjedhur të Kosovës dhe Shqipërisë, unë gjithmonë jam i gatshëm të ndihmoj.” Zoti Engel shprehu gjithashtu shqetësimin për valën e të rinjve që nuk gjejnë punë në Kosovë dhe Shqipëri dhe lënë vendin e tyre. /VOA/

Pështirosje në stadiumin “Air Albania”

Nga Ilir Yzeiri

Për të parë ndeshjen Shqipëri- Francë, më 17 nëntor, ditën që do të bëhej edhe përurimi i stadiumit të ri, e kisha vendosur që do të shkoja në stadium dhe ashtu bëra. Sigurova një biletë në tribunë 102 E, poshtë në reshtat e parë paralel me portën dhe përballë tribunës. Biletën e mora disa ditë më parë dhe, megjithëse kërkova një më të mirë, në tribunë mundësisht, me çfarëdolloj çmimi, më thanë që i ka në dorë Federata dhe, me qenë se Armandon as e njoh dhe as kam dëshirë ta njoh, u ngushëllova me biletën që më gjeti miqësisht zëdhënësi i Federatës. Isha i gëzuar dhe kisha vërtet emocion që do të merrja pjesë në ditën e parë të përurimit të stadiumit dhe natyrisht do të shihja edhe Francën, kombëtaren më të mirë në botë në këto vitet e fundit. Do të shihja gjithashtu edhe ekipin tonë të cilin realisht e dua dhe e pëlqej.

Gjithçka ishte perfekte. Nga kontrolli policor me shumë profesionalizëm e kulturë e deri te hyrja duke chekuar biletën njësoj si në impiantet më moderne sot në Europë, hyrja në stadium të jepte ndjesinë që ndodheshe në një kryqytet europian si Gjermania apo Italia. Spektatorët që hynin në stadium ishin po ashtu të gjithë të përmbajtur e me sjellje të pëlqyeshme. Ajo që të binte në sy ishte pjesëmarrja e fëmijëve, vajzave dhe grave. Ishte vërtet një festë e bukur dhe stadiumi, më në fund, kishte shansin se po bëhej vendi i argëtimit familjar dhe, ashtu si në stadiumet e vendeve të qytetëruara, po kthehej në një areal zbavitjeje jo vetëm për meshkujt, por për të gjithë, edhe për femrat e fëmijët.

Ndërsa dekori që ndërtohej me flamujt e vegjël që mbanin në dorë të gjithë, me shallet apo kapelet kuq e zi ishte po ashtu një shfaqje dinjitoze. Dhe, sapo futeshe brenda, stadiumi « Air Albania » të shfaqej madhështor e super modern. Më në fund, edhe ne, shqiptarët, do të ndjekim përfaqësuesen tonë dhe do të përcjellim ndeshjet e rëndësishme të futbollit në një impiant super modern që na bën krenarë dhe na njëjtëson me Europën.

Entuziasmi dhe hareja e tifozëve në fillim ishte mbresëlënëse. Thirrjet «Shqipëri! Shqipëri!» dhe valëvitja e flamujve të vegjël të krijonin një ndjesi të shkëlqyer, ndërsa mrekullia e flamurit tonë me ngjyrat kuq e zi e bënin atë ambient një areal me të vërtetë magjik. Mirëpo vetëm kaq, sepse gjithë ky spektakël u bë krejtësisht banal dhe u kthye në një parodi kinse nacionaliste bash atëherë kur në stadium hyri Flori Mumajesi që këndon prej disa vjetësh një këngë që ta shpif me tekstin bajat dhe me një muzikë që nuk merret vesh se nga e ka motivin.

Të kuptohemi, kjo këngë dhe ky këngëtar e kanë vendin e tyre në një mjedis të caktuar dhe nuk ka asnjë gjë të keqe që të këndojë në dasma, në ahengje apo në diskoteka brenda e jashtë vendit. Mirëpo, në një manifestim të tillë, kaq serioz e dinjitoz, po ashtu, të përfaqëoshesh me këngën e Flor Mumajesit apo ma xhamadanin vija-vija, është një prapambetje mendore një pështirosje. Stadiumi nuk është vendi për të promovuar shijet banale kinse nacionaliste dhe nuk është vendi të shesësh patriotzëm folklorik. Tjetër shije dhe tjetër shenjë la Era Istrefi që këndoi e fundit.

Para se të vija në stadium pashë fillimet e ndeshjes në stadiumin e Prishtinës mes Kosoovës dhe Anglisë. Sa shumë qytetari, sa shumë kulturë dhe përmbajtje. Flamujt e vegjël të Anglisë që mbushën stadiumin kur u këndua himni anglez ishin shenja më e mrekullueshme e mirënjohjes së thellë që kanë shqiptarët për Anglinë dhe anglezët të cilët ishin një faktor kyç në çlirimin e Kosovës nga bisha Milosheviç. Mirëpo, disa orë më vonë në një stadium shumë herë më të bukur dhe në kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve, në Tiranë, ndodh një shfaqje banale e një patriotizmi folklorik dhe banal e pa asnjë lloj kuptimi me një këngë mejhanesh.

U desh të prisnim këngën për hymnin tonë kombëtar që stadiumi të merrte edhe njëherë pamjen madhështore, megjithëse ata njerëz normalë që e kanë parë nga shtëpia këtë ceremoni, besoj janë neveritur nga fishkëllimat që iu bënë hymnit francez. Më tej, bash atëherë kur askush nuk e kishte mendjen, një tufë njerëzish nisën të ulërasin «Rama ik!».

M’u duk vetja si i mbërthyer në pjesën e unazës së «Astirit» apo i zënë gafil në Bulevard në kohën kur protestonte Luli. U përpoqa të kuptoj se çfarë shenjonte kjo klithmë. E kam thënë dhe në një shkrim tjetër, se «Rama ik!» është bërë një slogan pa përmbajtje. Kam qenë duke kaluar në sheshin e madh në kohën kur Luli bënte protesta përditë dhe një grup fëmijësh të kopshteve, duke qeshur thërrisnin «Rama ik!».

Edhe atëhere edhe sot e kam të qartë se nganjëherë sloganet e humbasin kuptimin që shenjojnë gjymtyrët veç e veç dhe marrin një shenjueshmëri tjetër. Por në këtë rast, aty në stadium, nuk po e kuptoja se çfarë do të thoshte ajo klithmë. Dhe kështu pas atyre këngëve edhe kjo klithmë ia vuri vulën dhe tani ndeshja ishte pa kuptim. Në stadium dëgjoje vetëm klithma të egërsuara njerëzish që nuk merrej vesh çfarë thoshnin, por që dukej se askush nuk e ndiqte ndjeshjen. Shakohoxha kishte të drejtë që shkruante se tifozët u morën me punë të tjera, por jo me mbështetjen e Kombëtares.

Borghesi, shkrimtari gjenial argjentinas, e urrente futbollin se thoshte që në stadiume farkëtohet nacionalizmi dhe etnocentrizmi, egoizmi nacional dhe përjashtimi i tjetrit. Nga ky vlerësim i tij ka mbetur diçka. Vërtet sot stadiumet, në disa raste, bëhen areale ku grupe të caktuara shfryjnë mllefe ideologjike apo racore dhe huliganë të kallëpeve të ndryshme shpalosin frustrimet dhe urrejtjen nacionale. Ne, shqiptarët, kemi qenë viktima të kësaj dhune në Beograd.

Mirëpo, ta kthesh stadiumin tënd, më të bukurin e të gjitha kohërave, në ditën e parë të tij, në një arenë ku shfryhen lloj-lloj frustrimesh banale që na paraqisin si një popull me identitet të dyshimtë dhe grindavecë e llapaqenë, sherrxhinj dhe pa asnjë shije, kjo është e tepërt dhe e papranueshme. Për ta mbyllur po shkoj përsëri në Kosovë.

Hymnin e Kosovës atje para fillimit të ndeshjes e luajti në violinë Shkëlzen Dolli, mjeshtri i orkestrës filarmonike të Vienës, kurse te ne këngën për inaugurimin na e këndoi Flor Mumajesi. Stadiumin vërtet e ka në admisnistrim Armando Duka por me këtë rast mësuam se edhe shijet e tij në muzikë duhet të bëhen shije etnike. Aferim!

Vetëvendosjes i bashkohet një deputet

Sot, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me anëtarët e Kryesisë, Arbërie Nagavci dhe Xhelal Sveçla, pritën delegacionin e Partisë Egjiptiane IRDK, kryesuar nga kryetari Elbert Krasniqi me bashkëpunëtorë, Xhevdet Neziraj dhe Fazli Stollaj.

Në takim u bisedua mbi situatën politike në vend, me theks të veçantë për zgjedhjet e fundit, në të cilin qytetarët votuan me shumicë për ndryshim duke e bërë Vetëvendosje!-n fituese, si subjektin e parë në vend dhe grupin më të madh në legjislaturën e shtatë në Kuvend.

Po ashtu u bisedua për gjendjen në të cilën ndodhet komuniteti egjiptas. Duke parë si parësore bashkëpunimin e ngushtë ne u dakorduam që deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës, Elbert Krasniqi, të jetë pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje!, në legjislaturën e shtatë.

Nga ky takim doli edhe iniciativa që të dy subjektet të trajtojnë sfidat me të cilat komuniteti egjiptas ballafaqohet dhe të propozohen masat për qeverinë e ardhshme Kurti, në mënyrë që pozita e këtij komuniteti, por jo vetëm, të përmirësohet sa më shumë dhe më shpejtë.

ALFABETI I GJUHËS SHQIPE – KONGRESI I MANASTIRIT

Xhelal Zejneli

Shqipja e shkruar dokumentohet që nga shekulli XIV me alfabetin latin. shkronja cirilike. Po këtë alfabet, të plotësuar me ndonjë shenjë greke, e përdorën edhe shkrimtarët arbëreshë. Duke qenë se greqishtja përdorej si gjuhë e kishës ortodokse, shqipja u shkrua edhe me shkronja greke. Nën trysninë e islamizmit dhe të pushtuesve osmanë, në shkrimin e shqipes, që nga fillimi i shekullit XVIII, u përdor edhe alfabeti turko-arab. Më të u shkruan krijimet letrare të bejtexhinjve.
Me fjalë të tjera, me alfabet latin janë shkruar dokumentet e para në gjuhën shqipe:

– Formula e pagëzimit, 1462; dhe
– Fjalorthi i Arnold fon Harfit, 1496)

. Dëshmia e parë me alfabet grek është Ungjilli i Pashkëve ose Perikopeja e Ungjillit, i shkruar në dialektin jugor të shqipes, në një fletë karte, të gjetur në një kodik të shekullit XIV.
Ka që thonë se ky shkrim i përket fundit të shekullit XV ose fillimit të shekullit XVI.

Libri i parë në gjuhën shqipe, Meshari i Gjon Buzukut i vitit 1555 dhe tekste të tjera të shekullit XVII dhe të gjysmës së parë të shekullit XVIII janë shkruar me alfabet latin,plotësuar me disa shkronja cirilike. Në shekullin XVIII autorët e letërsisë së bejtexhinjve përdorën alfabetin turko-arab.

Për shkrimin e shqipes, për të vënë në pah individualitetin e saj dhe të popullit shqiptar, u ndoq edhe një rrugë tjetër – ajo e krijimit të alfabeteve të veçanta. Nga shekulli XVIII, mbase edhe më parë, u krijuan disa alfabete të tilla. Orvatja më fatlume qe ajo e veprimtarit dhe e mësuesit të gjuhës shqipe Teodor Haxhifilipit (rreth vitit 1730-1805), i njohur me emrin Dhaskal Todri, shkrimi i të cilit pati njëfarë përhapjeje.

Në një frymë të re, thellësisht kombëtare, e shtroi dhe e zgjidhi çështjen e alfabetit të shqipes ideologu i parë i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, mendimtari i shquar iluminist dhe veprimtari i shkollës shqipe Naum Veqilharxhi (Naum Bredhi, 1767-1846). Në vitet 1824 dhe 1825 ai e kishte nisur tashmë punën për një alfabet të tijin me 33 shkronja. Më 1844 ai shtypi një gjuhën shqipe një abetare prej tetë faqesh. Ky libër i vogël me titull Fort i shkurtër e i përdorçim ëvetar shqip, u shpërnda në mbarë Shqipërinë e jugut, nga Korça në Berat. Në vitin 1845, në një botim të dytë, kjo broshurë u zgjerua deri në 48 faqe, me titull ”Fare i ri abetor shqip për djelm nismëtore”.

Përpjekje të mëtejshme për caktimin e një alfabeti të përgjithshëm për gjuhën shqipe u bënë në vitet ’60 të shekullit XIX si dhe më pas, nga një grup atdhetarësh dhe veprimtarësh të shquar të Rilindjes Kombëtare, siç ishin: Kostandin Kristoforidhi (1872-1895) – lëvrues dhe studiues i dalluar i gjuhës shqipe; Pashko Vasa (1825-1892) – veprimtar i arsimit dhe i kulturës, poet dhe publicist patriot; Hasan Tahsini (1811-1881) – atdhetar i madh, filozof dhe mendimtar i shquar në fusha të ndryshme të diturisë; Jani Vreto (1822-1900) – atdhetar dhe mendimtar shquar; Sami Frashëri (1850-1904) – dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist, rilindës i shquar, ideolog kryesor i Lëvizjes kombëtare shqiptare. Përpjekjet e tyre u kurorëzuan me sukses në kohën e Lidhjes së Prizrenit (1878).

Në fillim të vitit 1879 u pranua alfabeti i parashtruar nga Sami Frashëri, i bazuar në parimin “një tingull me një germë dhe një germë për një tingull”. Ky alfabet, i njohur me emrin “alfabeti i Stambollit”, u mbështet në alfabetin latin, duke u plotësuar me disa shkronja greke dhe me shkronja të tjera të veçanta. Me të u bënë shumë botime, u përhap gjerësisht dhe deri në fund të shekullit XIX ishte alfabeti kryesor i Rilindjes Kombëtare.
Nga fundi i shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX një përhapje jo të vogël pati edhe alfabeti i shoqërisë “Bashkimi” të Shkodrës, të cilin – me pak ndryshime – e përshtati edhe revista “Albania” e Faik Konicës, që botohej në Bruksel në vitet 1897-1902 dhe në Londër në vitet 1903-1909. Me shkrimet e saj, kjo revistë luajti një rol të rëndësishëm për zgjidhjen e alfabetit të përbashkët, të vendosur në Kongresin e Manastirit më 1908.

Kur numri i botimeve shqipe u shtua, ndërsa rrjeti i shtypjes së tyre u zgjerua, kushtet teknike dhe arsye të tjera bënë që të krijohen e të përdoren alfabete të ndryshme. Gjithnjë e më shumë u përdor alfabeti thjesht latin në variante të ndryshme, duke u plotësuar shkronjat e tij me diagrame (dyshkronjësha) ose me shenja diakritike (ç, ë). Numri i alfabeteve të përdorura në praktikën e botimeve erdhi duke u shtuar.

Shumë nacionalistë shqiptarë ushqyen besim te lëvizja e xhonturqve, e cila do të shpinte në revolucionin e korrikut të vitit 1908 dhe pas një viti, në përmbysjen e Sulltan Abdylhamidit II. Edhe shqiptarët luajtën një rol me rëndësi në revolucionin e xhonturqve, i cili e përshpejtoi fundin e kësaj periudhe të stagnimit të përgjithshëm, e që më 23.07.1908 i dha Perandorisë kushtetutë, ndërsa qytetarëve – kinse barazi. Por shpresat që shqiptarët kishin mbështetur te xhonturqit, u shuan shpejt. U bë e qartë se administrata e re ishte po aq centraliste sa edhe e vjetra, në mos dhe më shumë.

Shqiptarët nuk do të bënin pjesë në atë valë nacionalizmi mbarëturk që po përhapej nëpër Evropë.
Dervish Hima thoshte se “shqiptarët nuk janë tjetër veçse shqiptarë dhe nuk do ta ndjejnë veten të kënaqur veçse kur të jenë të lirë në një Shqipëri të lirë, si një pjesë e një konfederate shtetesh të pavarura ballkanike nën suzerenitetin e Sulltanit (Archives du Ministère des Affaires Etrangères de France, Shkodër, 26 gusht 1908, dhe Pinon 1909, f. 813).
Ndërsa shpresat për autonomi nuk po fuqizoheshin, shqiptarët arritën të përfitojnë nga reformat e xhonturqve dhe nga liberalizimi relativ në çështjet kulturore. Ngritën shkolla në gjuhën shqipe dhe themeluan gazeta në këtë gjuhë si dhe klube patriotike. Por, rrethi tragjik i shtypjes dhe i kryengritjeve të përgjakshme vazhdonte.

Po në këtë kohë, prej 14 deri më 22 nëntor 1908 u mblodh Kongresi i Manastirit, për të shqyrtuar në atë fazë disa çështje të rëndësishme të Lëvizjes Kombëtare, në radhë të parë për të zgjidhur çështjen e alfabetit të gjuhës shqipe, njësimi i të cilit ishte bërë një problem i mprehtë politik, arsimor dhe kulturor dhe një kërkesë e ngutshme e Lëvizjes Kombëtare.Nismëtar i thirrjes së këtij kongresi kombëtar, që ka hyrë në histori si Kongresi i Manastirit, ishte klubi “Bashkimi” i Manastirit. Organizimi i kongresit të alfabetit u propagandua nga Mit’hat Frashëri në revistën e tij “Liria”. Në një artikull të botuar në të, midis tjerash ai shkruan: “…ardhi një ditë e pëlqyer për istorinë tonë, që të nisim liruar’ e pa pengim të punojmë për mbrodhësin’ e lumturin’ e kombit tonë, jo me barut edhe me armë, po me kartë e pëndë, andaj kjo çështje e Abecesë lipsetë të jetë fillim, që pa atë nuk do mundim të arrijmë qëllimetë tona të lartëra për mbrodhësi të gjuhësë”.

Kongresi u mbajt në shtëpinë e Femi Zavallanit. Në Kongres morën pjesë 50 delegatë të shoqërive, të klubeve dhe të organeve kombëtare – të pjesës më të madhe të trevave shqiptare, si dhe të kolonive shqiptare në vende të ndryshme, shkrimtarë e gazetarë, lëvrues të gjuhës dhe mësues të shqipes, veprimtarë të njohur të lëvizjes kulturore dhe politike kombëtare. Por, numri i përgjithshëm i të pranishmëve ishte 160.
Për të studiuar çështjen e alfabetit dhe për të dalë me propozime, kongresi zgjodhi një komision prej 11 anëtarësh, të përbërë nga përfaqësues të tre alfabeteve kryesore që ishin në përdorim. Në komision bënin pjesë Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Sotir Peci, Mit’hat Frashëri, Shahin Kolonja, Dhimitër Buda, Ndre Mjeda, Gjergj Qiriazi, Bajo Topulli, Nyzhet Vrioni, Grigor Cilka.
Komisioni njëmbëdhjetë anëtarësh kryesohej nga Gjergj Fishta dhe kishte për detyrë të studionte çështjen e alfabetit dhe të dilte me propozime. Kongresin e drejtoi biri i Abdyl Frashërit – Mit’hat Frashëri.

Ndër pjesëmarrësit e shquar ishin edhe Petro Nini Luarasi, Mati Logoreci, Hilë Mosi, Thoma Avrami, Sotir Peci, familja Qiriazi etj. Fishta, Mjeda, Mati Logoreci, Luigj Gurakuqi dhe Hilë Mosi vinin nga Shkodra. Shahin Kolonja dhe Petro Nini Luarasi – nga Kolonja. Thoma Avrami – nga Korça. Bajo Topulli dhe familja Qiriazi – nga Manastiri. Sotir Peci – nga Bostoni.
U arrit menjëherë mendimi i përbashkët që, pavarësisht nga alfabeti që do të përcaktohej, kryesorja të ruhej uniteti kombëtar. Këtë ide Fishta e shprehu duke thënë: “…sado që jam dërguarë prej shoqërisë Bashkim, s’kam ardhurë për të mprojtur atë abece, po për të gjeturë një mënyrë që të bashkohemi të tërë”.

Tre alfabetet kryesore që u morën në shqyrtim qenë:
– alfabeti i “Agimit”, i shoqërisë letrare “Agimi” të Shkodrës, i propozuar nga Ndre Mjeda;
– alfabeti i Bashkimit, i shoqërisë letrare “Bashkimi” të Shkodrës, i hartuar nga Prenk Doçi; dhe
– alfabeti i Stambollit, i hartuar nga Sami Frashëri.

Kishte shqiptarë, kryesisht të jugut, të cilët parapëlqenin alfabetin tradicional të Stambollit. Shqiptarët e veriut ndërkaq, pëlqenin alfabetin e “Bashkimit” të Shkodrës, i cili ishte më praktik për botime, ngase nuk kishte shkronja jolatine.
Në kongres u shqyrtuan gjithashtu edhe dy alfabete të tjera: alfabeti grek, i përhapur për përdorim të shqipes nga Konstandin Kristoforidhi dhe alfabeti arab, të cilin një numër i caktuar i myslimanëve, sidomos në Maqedoni dhe në Kosovë, vazhduan ta shohin si të vetmen zgjidhje edhe për një kohë të caktuar pas kongresit.

Një prej tyre që përkrahu alfabetin arab ishte edhe veprimtari i lëvizjes kombëtare, kleriku Rexhep Voka (Shipkovicë, Tetovë 1847 – Stamboll 1917). Ai u përfshi në lëvizjen për çlirim kombëtar dhe për mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare, për mësimin e shqipes dhe për përhapjen e diturisë, si rrugë e emancipimit kombëtar të shqiptarëve. Në vitin 1903 ishte myfti i vilajetit të Manastirit. Përkrahu idenë e shkrimit të shqipes me alfabet arab, gjë që u kundërshtua nga veprimtarët e Rilindjes. Me këtë alfabet botoi dhe një abetare (“Elifbaja shqipe”, 1910) dhe një libër mësimi të shqipes e të normave të fesë islame (“Mendime”, 1911).
Pas disa ditësh të përshkuara me diskutime dhe duke marrë gjatë kësaj kohe edhe telegrame nga mbarë Shqipëria, me kërkesën që të vendosej njëri apo tjetri alfabet, Komisioni vendosi t’i pranojë variantet e modifikuara:

– të alfabetit të “Bashkimit”; dhe
– të alfabetit të Stambollit.

Tani, në shkolla dhe në botime mund të përdoreshin të dy alfabetet. Megjithëkëtë, pranimi nga të gjithë, i vendimit të Komisionit do të donte ende kohë. Pra, pas mjaft diskutimesh u krijua një alfabet i ri, i mbështetur i tëri në alfabetin latin, shkronjat e të cilit plotësoheshin me nëntë dyshkronjësha, d.m.th. diagrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ç, ë). Në fund Komisioni dhe Kongresi vendosën që të lejohej përdorimi, si i alfabetit të Stambollit, që kishte një përhapje të gjerë ndër shqiptarë, ashtu edhe i alfabetit të ri. Dy alfabetet ndryshonin vetëm në shtatë shkronja.

Vendimet e kongresit që ishin kurorëzim i përpjekjeve të shumë brezave lëvruesish të shqipes për afrim e njësim, u mirëpritën nga rrethet kulturore shqiptare brenda dhe jashtë vendit dhe u vunë menjëherë në zbatim.
Brenda pak vitesh, alfabeti i shoqërisë letrare “Bashkimi” të Shkodrës i miratuar nga Kongresi i Manastirit, fitoi epërsi dhe u bë shpejt alfabeti i vetëm i shqipes. Njësimi i alfabetit ishte një hap i rëndësishëm për njësimin e drejtshkrimit dhe të gjuhës letrare shqipe.

Kongresi i Manastirit pati rëndësi të madhe jo vetëm për alfabetin dhe për gjuhën letrare kombëtare, për arsimin dhe për kulturën, por edhe për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në përgjithësi. Gjatë ditëve të kongresit u organizuan takime të veçanta dhe mbledhje të mbyllura me delegatët, ku u rrahën çështje të mprehta politike. Bisedimet e zhvilluara shërbyen për të afruar pikëpamjet, për të përcaktuar platformën politike të përbashkët të organizatave kombëtare dhe për të bashkërenduar më mirë veprimtarinë e tyre.

U hartua edhe një program kërkesash politike, kulturore dhe ekonomike prej 18 pikash, që iu dha deputetit të Korçës, Shahin Kolonjës, për ta paraqitur në emër të shqiptarëve – në parlamentin osman.
Kongresi i Manastirit e ngriti lëvizjen kombëtare në një shkallë më të lartë. Për të janë bërë botime të posaçme, si përmbledhja “Alfabeti i gjuhës shqipe dhe Kongresi i Manastirit” (1972) dhe studimi “Kongresi i Manastirit” (2004) nga Shaban Demiraj dhe Kristaq Prifti.
Përcaktimi i kombit shqiptar për alfabetin latin kishte për të një rëndësi politike të jashtëzakonshme. Një përcaktim i tillë ishte i natyrshëm. Kjo dëshmoi qartë se shqiptarët janë një popull evropian – pjesë e pandarë e qytetërimit perëndimor. Kongresi i Manastirit i priu shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, gjë që ndodhi katër vjet më vonë.

Çështja e alfabetit qe një temë politike e diskutuar gjatë Rilindjes, e kështu do të mbetej edhe për disa vjet me radhë, përkatësisht deri në vitin 1908. Me vendimin për të mbështetur një zgjidhje kompromisi, Kongresi shtroi rrugën për një kalim shkallëzor nga alfabeti i Stambollit te alfabeti i tanishëm i shqipes, i bazuar në shkronja latine, si dhe arriti të mënjanojë mjaft polemika dhe kundërshtime në vitet e mëvonshme.

Ndonëse një gjuhë letrare, me një drejtshkrim përfundimtar për të gjithë leksikun u vendos jo më parë se në vitin 1972 në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe të mbajtur në Tiranë prej 20 deri më 25 nëntor 1972, vendimet e miratuara 64 vjet më herët në Kongresin e Manastirit, e lehtësuan mjaft formimin e disa normave gjuhësore në fushën e botimeve dhe ndihmuan në ecjen përpara të një letërsie shqiptare më të njësuar.

Vitet e fundit, shqiptarët rregullisht e kremtojnë përvjetorin e Kongresit të Manastirit. Por, ata nuk duhet të harrojnë se qyteti i alfabetit – Manastiri historik, i cili dikur ka qenë qytet i banuar kryesisht me shqiptarë, sot është zbrazur në përmasa frikësuese, saqë është bërë vështirë të jesh shqiptar në këtë qytet. Pushteti sllavo-maqedonas, që nga viti 1945 e këndej ka bërë çmos për t’i privuar shqiptarët e Manastirit nga arsimimi në gjuhën amtare, nga e drejta për t’u punësuar dhe për të ushtruar çfarëdo veprimtarie ekonomike. Ndaj tyre është ndjekur politika e gjenocidit dhe e aparteidit të heshtur. Të getoizuar, të margjinalizuar dhe të privuar nga çdo e drejtë kombëtare dhe njerëzore themelore, shqiptarët e Manastirit u detyruan t’i marrin rrugët e migrimit, përtej deteve dhe oqeaneve, deri në ShBA, Australi, Zelandë të Re dhe Kanada, për të mos u kthyer kurrë më.

Vitet e fundit, shqiptarët e festojnë rregullisht përvjetorin e alfabetit, duke harruar se ndërtesa ku u mbajt kongresi historik, është sulmuar nga persona të panjohur, madje jo një herë. Sulmuesit nuk duket të jenë vandalistë të rëndomtë. Qeveria sllavo-maqedonase në të cilën bën pjesë edhe faktori politik shqiptar, kurrë nuk arriti t’i zbulojë sulmuesit e shtëpisë së alfabetit.
Shqiptarët është mirë t’i shënojnë datat e rëndësishme të historisë së tyre, por pa i mitizuar ato. Shqiptarët nuk duhet ta mitizojnë, as hapjen e shkollës së parë shqipe në Korçë të themeluar më 1887 dhe as Kongresin e Manastirit që ndryshe quhet edhe Kongres i alfabetit.

Nga mesi i shekullit XIX, popuj të caktuar të gadishullit i hartuan projektet e veta kombëtare. Shqiptarët ndërkaq, të gjendur nën sundimin osman, ia dolën të botojnë jo më shumë se një abetare prej tetë faqesh – “Ëvetari” (1844) i Naum Veqilharxhit. Derisa shqiptarët përpiqeshin t’i kapërcenin pengesat që ua krijonin autoritetet e Portës së Lartë për të themeluar shkollë fillore me mësim në gjuhën amtare, në këtë periudhë, disa prej fqinjëve ballkanikë kishin themeluar universitete dhe institucione të tjera shkencore dhe arsimore.

Kroatët nuk janë popull ballkanik dhe nuk kanë qenë nën sundimin e Perandorisë Osmane, por të Austro-Hungarisë. Ky popull që kufizohet me Gadishullin Ballkanik, universitetin e vet e ka themeluar qysh në mbarim të shekullit XVII, përkatësisht më 23 shtator 1669.
Çdo popull, shkaqet e vonimit, duhet t’i kërkojë në radhë të parë në vetvete, e pastaj jashtë vetes.

Thonj me diamante/ “E lë mendja” Rita Orën, ja sa shpenzon për një manikyr (FOTO)

E talentuar, e bukur dhe me stil, këto janë vetëm disa nga karakteristikat që mund të përshkruajnë më së miri yllin e muzikës botëror, Rita Ora.

Këngëtarja e famshme i kushton rëndësi paraqitjes së jashtme dhe vjen çdo herë trendët e reja të modës.

Ajo shpenzon shuma të mëdha parash edhe në gjërat më elementare të pamjes, siç janë thonjtë. Vetëm një manikyr i 29-vjeçares kap vlerën e mijëra dollarëve. Vetëm gjatë një eventi Rita ka shpenzuar 56 mijë dollarë për manikyrin. Sigurisht, gishtat e yllit shqiptar ishin të mbuluara nga diamantet.

Tetë ditë pa ngrënë brenda një bodrumi/ Historia e gruas që alarmoi Prishtinën

Gruaja e cila u raportua e humbur për tetë ditë, Remzije Mustafa, është gjetur dje në mbrëmje dhe kthyer në familjen e saj.

Ajo u gjet nga fqinji i saj, Behxhet Azemi, në shtëpinë e tij rreth 500 metra larg shtëpisë së Remzijes. Gjendja e saj është stabile. Familjarët e saj dhe policia e Kosovës, kanë falënderuar qytetarët për bashkëpunimin.

Fotografitë e saj u vendosën gjithandej nëpër Prishtinë.Familja e kërkonte në çdo formë Remzije Mustafa, e zhdukur pa gjurmë para tetë ditësh.

Policia, qytetarë dhe të gjithë u mobilizuan duke e kërkuar gjithandej nëpër Prishtinë 59-vjeçaren.Kur të gjithë humbën shpresat për të, Remizja u gjend e gjallë vetëm 500 metra larg banesës së saj në Breg të diellit. Në ditën kritike, ajo doli nga shtëpia për të shkuar në dyqan.

Shiu i madh që binte në atë ditë, bëri që ajo të hynte të strehohej në këtë shtëpi. Por nga këtu, ajo e humbi orientimin. E motra e saj, Ismete Mustafa, tregoi se krejt kjo ndodhi për shkak se Remzija vuan nga një sëmundje.

“Motra nuk ka qenë mirë kohëve te fundit, vuan prej një bronhiti kronik kohë të pas kohshme. Para se me fillu gjendja momentale shpirtërore e saj ka marrë gati 20 ditë antibiotik, dmth imuniteti i saj ka qenë shumë i dobët. Pas asaj ka filluar depresioni i saj do të thotë para 4 jave”, ka thënë motra e Remzijes, Ismete Mustafa për televizionin T7.

Por pas 8 ditësh ankthi, ajo më në fund u gjet në këtë shtëpi. Në këtë objekt nuk qëndron askush, pasi pronarët jetojnë në Angli. Ilir Aliu, i cili këto ditë ishte në Kosovë, sipas familjarëve rastësisht ka shkuar në podrumin e shtëpisë dhe ka parë Remzijen e cila deri atë ditë cilësohej si e zhdukur.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Remzije Mustafa, qëndroi e vetme, pa bukë dhe pa e pasur idenë se çfarë dite apo ore është.

“Natën e djeshme është gjetë rastësisht, ka qenë e strehuar, sipas saj nuk ka ditë as kur është ditë as kur është natë. E vetmja gjë që i kujtohet është kur hoxha e ka thirr ezanin, atë zë e ka dëgju gjatë gjithë kohës. Për me ngrënë për fat të saj ka pas ujë në atë ambient, ajo thotë se s’ka ngrënë kurrgjë, por fuqia e Zotit bën mrekulli”, ka thënë Ismete Mustafa.

Familjaret thonë se prezenca e pronarit të shtëpisë e këndelli 59-vjeçaren. Ajo nuk e priti as policinë e u nis për shtëpi. Nga këtu, u përcoll nga një tjetër fqinj i saj, i cili e pa Remzijen e zhdukur.

“Unë rastësisht jam taku më poshtë më të, dhe prej aty e kam shoqëru deri në banesën e saj. Ishte pak e shqetësuar dhe më tha pse po më përcjell, unë i thash janë do qe e mos po të sulmojnë. E kam qu te banesa. Kur jam afru afër shtëpisë, e kam thirr vajzën e saj, më është lajmru nga Fushë-Kosova, i thash dil se e ke mamin poshtë te banesa”, ka treguar Behxhet Azemi, fqinj që gjeti Remzijen.

Familjaret e saj, e cilësojnë si mrekulli mbijetesën e Remzijes dhe rikthimin e saj në shtëpi për çka u mobilizuan shumë persona. Vajza e saj Anita, ka falënderuar të gjithë ata që iu ndihmuan në kërkimin e nënës së saj.

“Unë jom shumë e lumtur, shumë e lumtur tej mase që mami u kthy në shpi edhe është gjallë edhe është ashtu mirë. Unë dua t’i falënderoj krejt qytetarët e Prishtinës po edhe të Kosovës jashta vendit, të gjithë qe më kanë thirr në telefon, qoftë edhe me më dhanë ndonjë informatë po edhe me më vet a jeni mirë edhe janë lut për neve. Dua t’i falënderoj krejt rininë, shokët e shoqet, rininë teme qe jon dal bashkë me mu dhe kanë kërku deri ne orët e vona te natës”, ka thënë Anita, vajza e Remzijes. Tash, Remzie Mustafa e kthyer në familje është mirë më shëndet por gjithsesi e trishtuar pas gjithë asaj që ka përjetuar ajo dhe familja për këto tetë ditë.

Anglia mirëpritet në Kosovë: Mirë se vini vëllezër

Në Prishtinë çdo ditë po shtohen mbishkrimet në të cilat tregohet mikpritja e Kosovës për ekipin futbollistik të Anglisë.

“Mirë se vini dhe respekt” apo “Mirë se vini vëllezër” janë vetëm disa prej tyre. Këto dy shtete do të përballen më 17 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të ndeshjeve të Grupit A, për kualifikim në Kampionatin Evropian të Futbollit, që do të mbahet më 2020.

Anglia ka siguruar kualifikim në EURO 2020, pas fitores së shënuar kundër ekipit të Malit të Zi, me rezultat 7:0.

Kosova në anën tjetër ka pësuar humbje kundër Çekisë në ndeshjen e zhvilluar në Plzen më 14 nëntor, me rezultat 2:1, në të mirë të çekëve.

Mirëpo, ndeshja Kosovë-Angli duket se shkon përtej rezultatit përfundimtar edhe për shkak të ndihmës së Britanisë së Madhe gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, por edhe për shkak të traditës që ka ekipi anglez në futboll dhe mundësisë që kombëtarja e Kosovës të zhvillojë ndeshje me të.

Përveç rrugëve mirëpritja e kombëtares angleze është parë edhe në rrjetet sociale.