Ballina Blog Faqe 486

Të bëhemi më të fortë: Ja disa teknika për të mposhtur frikërat që na mundojnë

Shpesh frika, ndjenja e fajit dhe kujtimet e pakëndshme bllokojnë veprimin tonë dhe ekuilibrin e brendshëm, është e rëndësishme të rritemi dhe të njohim veten më mirë në mënyrë që të kapërcejmë këto negativitete.

Për të arritur këtë qëllim, ne jemi munduar të hartojmë një tabelë me rregullat themelore për t’u ndjekur:

– Mos u lidhni me asnjë shkollë të mendimit ose doktrinë, sepse ato janë vetëm interpretime dhe për këtë arsye jo të vërteta absolute. Ato që formojnë mësimin e vetëm të vërtetë janë përvojat e jetës, ndërsa politika, filozofia dhe feja janë vetëm metoda që na ofrojnë njohuri.

– Mbani mendimet tuaja të lira nga gjithçka mbi të gjitha nga frika dhe paragjykimet e panevojshme: jini të hapur për çdo formë të diturisë kjo do t’ju ndihmojë të jetoni më mirë si ngjarje të gëzueshme, ashtu edhe të dhimbshme.

– Aplikoni sa më shumë atë që quhet “prania mendërisht” në një situatë, sepse ndihmon të jeni plotësisht të pranishëm dhe të jetoni të tashmen. Ne e dimë mirë që për ta ushqyer këtë duhet të jemi të vetëdijshëm për jetën tonë. Duhet të jetojmë dhe vlerësojmë të gjitha ndjesitë, emocionet, të gjitha bukuritë që na ofron natyra.

– Jetoni sikur të jeni duke u përballur me një aventurë dhe si e tillë, gjithmonë duhet të përpiqeni të kapërceni të gjitha fatkeqësitë dhe provat që lindin. Mos harroni se vështirësia dhe negativiteti na izolojnë dhe pavarësisht nëse i tejkaloni apo jo ato, ju gjithmonë duhet të jepni më të mirën.

– “Zakonet na fshehin realitetin” dhe për këtë arsye jetojmë në mënyrë që kjo të mos ndodhë. Por, le të mahnitemi sikur të ishim fëmijë të përjetshëm nga gjithçka që natyra na bën të njohim dhe jetojmë dhe mbi të gjitha të vlerësojmë magjinë e heshtjes në mënyrë që të ruajmë Unin, si dhe të bisedojmë me veten tonë.

– Jini gjithmonë vetvetja dhe mos vishni kurrë maska për të kënaqur ose për t’u pranuar nga të tjerët, tregoni gjithmonë personalitetin tuaj për atë që jeni vërtet!

– Mos harroni se gjithçka që jeni ose dëshironi të jeni, varet vetëm dhe gjithmonë nga vetja juaj dhe se si lidheni me gjithçka rreth jush. Sa më e vërtetë dhe më e lirë të jeni, aq më shumë do të jeni në gjendje të evoluoni dhe të jetoni të lumtur.

– Imagjinoni çdo ditë sikur të ishte një festë dhe për këtë arsye çdo ditë do të duhet të jetë unike dhe e papërsëritshme. Në gjithçka që bëjmë ne duhet të bëjmë përpjekjen maksimale, sikur të ishte një gjë e shenjtë.

– Duhet të nxjerrim arsye gëzimi edhe nga ngjarje të dhimbshme për të qenë gjithmonë të gatshëm për të gjetur paqen tonë të brendshme, edhe kur momenti është i pafavorshëm. Në ato momente do të jetë e mjaftueshme të kujtojmë bukurinë që na rrethon, për të gjetur forcën për të reaguar me pozitivitet.

– Asnjëherë mos harroni se çdo gjë që bëjmë në kurriz të të tjerëve me kalimin e kohës do të na prekë edhe ne vetë, pasi të gjithë jemi të lidhur me njëri-tjetrin sikur të ishim kaq shumë gjethe të një peme të madhe, dhe ne këmbejmë dhe ushqehemi me të njëjtën pemë nëpër degë. / meb.al

Njihuni me 9-vjeçarin gjeni, po diplomohet në Bachelor

Një djalë 9-vjeçar nga Belgjika është duke u diplomuar në nivelin Bachelor me vetëm një vit e gjysmë studimi.

Fëmija gjeni Luarent Simons nga Belgjika aktualisht po studion Inxhinieri Elektrike në Eindhoven University of Technology.

Simons, babai i të cilit është belg dhe nëna e tij holandeze ka një nivel inteligjence prej 145 sipas prindërve të tij, shumë më të lartë se mesatarja.

Lëndët e preferuara të vogëlushit janë matematika, shkenca dhe aplikacionet teknike. 9-vejçari më pas mendon të bëjë doktoraturën për inxhinieri elektrike, ndërkohë që po studion edhe për diplomë mjekësie.

Megjithatë Simons ende nuk e ka vendosur se çfarë do të bëhet kur të rritet midis profesionit të mjekut, astronautit apo kirurgut./Opinion.al/

Dialogu Kosovë-Serbi dhe reformat, Hahn takon Albin Kurtin

“Unë pres që qeveria e re të vendosë këto objektiva në qendër të programit të saj”, kështu është shprehur Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn në një reagim në “Facebook”, pas një takimit në Bruksel, me kryetarin e Vetëvendosjes, dhe kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti.

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka thënë se normalizimi i raporteve me Serbinë është çështje thelbësore për perspektivën evropiane të Kosovës dhe tërë rajonit.

Komisionari Hahn tha se me Kurtin kanë pasur një shkëmbim interesant të pikëpamjeve, dhe se janë pajtuar që reformat evropiane janë rruga e vetme për të siguruar perspektivë për njerëzit e Kosovës, në veçanti të rinjtë.

Bashkimi Evropian si lehtësues i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është duke shpresuar se me formimin e qeverisë së re të Kosovës, do të mundësohet vazhdimi i dialogut përmes heqjes së taksës ndaj mallrave serbe, e cila ka qenë arsye e ndërprerjes së tij.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, menjëherë pas zgjedhjeve të 6 tetorit, Kurti ka thënë se “jemi të gatshëm, por edhe të interesuar që tarifën 100 për qind, ta zëvendësojmë me reciprocitet të plotë me Serbinë në përputhje me Rezolutën e Kuvendit të Kosovës të datës 7 dhjetor 2011”.

Sela: Bisedimet me Besën dhe Alternativën në rrugë të mbarë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela thotë se negociatat me Lëvizjen Besa dhe Alternativën janë në rrugë të mbarë. Sipas Selës po punohet në jetësimin e bllokut të bashkuar parazgjedhor, duke shtuar se deri tani është biseduar vetëm për çështje parimore.

“Atë që e kam thënë publikisht, natyrisht se tani është radha që ta jetësojmë. Jemi në komunikim e sipër mbi variantin për koalicion mes Aleancës, Besës dhe Alternativës dhe jemi në rrugë të mbarë. Kaq mund t’ju them deri tani”, deklaroi për Alsat, Ziadin Sela.

Harmonizimi i programeve do të bëhet në takimet që do të organizohen në kuadër të subjekteve politike. Sela me ironi thotë se perimetri i bashkëpunimit nuk mund të zgjerohet pasi nuk ekzistojnë subjekte të tjera politike.

“Ka kohë akoma. Jemi në fillim për t’i rregulluar gjërat parimisht pastaj flasim për gjëra tjera. Kemi thënë qëndrimin tonë se për çfarë jemi të gatshëm, por me sa e di unë nuk ka subjekte të tjera”, tha Ziadin Sela.

Qëndrimin e njëjtë e ndajnë edhe Lëvizja Besa dhe Alternativa liderët e të cilëve janë deklaruar për një koalicion parazgjedhor me Aleancën për Shqiptarët.

Rregullat e reja të punësimit në Gjermani, çfarë duhet të dinë shqiptarët?

Më 1.3.2020 hyjnë në fuqi rregulla të reja rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani. Ligji i ri zgjeron mundësitë tashmë ekzistuese për punëmarrësit/et e kualifikuar/a nga shtete që nuk janë pjesë e BE-së si Shqipëria, Maqedonia dhe vende të tjera të cilët kërkojnë të nisin një marrëdhënie punësimi në Gjermani.

Ambasada gjermane në Tiranë jep më shumë informacione mbi ligjin e ri dhe se çfarë duhet të kenë parasysh personat që synojnë këtë shtet për t’u punësuar, shkruan TCH.

Çfarë është ligji rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar dhe çfarë ka ndryshuar?

Ligji rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar u mundëson punonjësve të kualifikuar në arsim profesional nga shtete jashtë Bashkimit Evropian (Shtete të Treta) të emigrojnë në të ardhmen në drejtim të Gjermanisë. Nuk do të ketë më kufizime në profesionet me mungesa.

Përcaktimet ligjore ekzistuese për punonjës të kualifikuar me diplomë të shkollës së lartë vazhdojnë të mbeten të vlefshme. Sido që të jetë, për hyrjen në Gjermani me qëllim nisjen e një marrëdhënieje punësimi apo kërkimin e një vendi pune do të vazhdojë të jetë e nevojshme pajisja me vizë, për të cilën duhet të aplikoni pranë Ambasadës Gjermane.

Kur hyn në fuqi Ligji rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar?

Ligji rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar hyn në fuqi që prej datës 1 mars 2020.

Kush konsiderohet si fuqi punëtore e kualifikuar sipas ligjit të ri?

Si fuqi punëtore e kualifikuar konsiderohen të diplomuarit në universitete si dhe personat me një kualifikim në arsimin profesional. Ju mund të ushtroni si fuqi punëtore e kualifikuar një profesion, për të cilin keni marrë më parë kualifikimin përkatës jashtë vendit. Kusht për të dyja grupet është që ky kualifikim i huaj të njihet në Gjermani nga zyra përkatëse. Një diplomë profesionale konsiderohet zakonisht si e kualifikuar, nëse në Gjermani ajo do të merrej pas një periudhe të paktën dyvjeçare të arsimit profesional.

Rregulla shtesë do të aplikohen në rastin e punonjësve me moshë më të madhe se 45 vjeç. Nëse qëllimi i ardhjes suaj në Gjermani juaj është punësimi, atëherë duhet që të paraqisni një kontratë pune me një pagë minimale të caktuar ose dëshminë për një siguracion pensioni të përshtatshëm.

Specialistët e IT-së, në kushte të caktuara, mund të gjejnë akses në tregun e punës edhe pa një diplomë formale.

Për persona me një kualifikim profesional të pamjaftueshëm ligji nuk ofron mundësi të reja aksesi në tregun e punës në Gjermani.

Ç’duhet të bëj që të mund të punoj si punonjës i kualifikuar në Gjermani?

E rëndësishme është që ju fillimisht të bëni njohjen zyrtare të kualifikimit tuaj të huaj nga autoritetet përgjegjëse në Gjermani. Informacione të mëtejshme rreth procedures së njohjes së diplomës i gjeni në linkun: ww.anerkennung-in-deutschland.de/html/de/

Sapo të merrni njoftimin zyrtar për njohjen e kualifikimit dhe keni një ofertë konkrete për një vend pune në Gjermani, mund të aplikoni si fuqi punëtore e kualifikuar për vizë, në mënyrë që të vini në Gjermani dhe të ushtroni veprimtarinë profesionale për të cilën jeni kualifikuar. Nëse autoritetet gjermane e kanë njohur kualifikimin vetëm pjesërisht, ju mund të aplikoni për vizë me qëllim kualifikimi në Gjermani. Në kushte të veçanta është e mundur, që të jeni në marrëdhënie pune edhe gjatë periudhës së kualifikimit.

Kush është subjekt i ligjit të ri?

Udhëtimi në Gjermani për të kërkuar një vend pune do t’u mundësohet në të ardhmen edhe punonjësve me kualifikim në arsimin profesional. Kusht për këtë janë njohuritë e gjuhës gjermane si dhe sigurimi i mjeteve të jetesës në Gjermani. Mundësitë e qëndrimit në Gjermani për qëllime kualifikimi po përmirësohen.

Çdo të thotë kjo konkretisht për procedurën e aplikimit për vizë pranë Ambasadës Gjermane?

Ambasada do të vërë në dispozicion në kohën e duhur, përpara hyrjes në fuqi të Ligjit rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar, orare për aplikuesit që janë subjekte të këtij ligji, me qëllim që procedurat e vizës të zhvillohen në mënyrë të kënaqëshme për të gjitha palët. Gjithashtu në momentin e duhur Ambasada do të vërë në dispozicion edhe fletët përkatëse të informacionit.

Duke qenë se koha e trajtimit të kërkesave për njohjen zyrtare të kualifikimeve profesionale në Gjermani shkon deri në disa muaj ju rekomandojmë që të nisni me këto procedura që tani (gjithsesi përpara se të nisni procedurën e vizës).

Sela takon Kasamin dhe Gashin, Express siguron qëndrimet e partive për kombinimet e mundshme

Edhe pse zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të mbahen pas pesë muajsh, liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni të Veriut kanë intensifikuar takimet, me qëllim, formimin e një koa*licioni fitues, shkruan Gazeta Express.

Pas takimit të djeshëm mes Ziadin Selës dhe Bilall Kasamit, sonte kreu i Aleancës pritet që të takohet edhe me kreun e Alternativës, Afrim Gashin.

Pavarësisht se Gashi dhe Kasami nuk e duan njëri tjetrin në koalicion parazgjedhor, Sela dhe partia e tij vazhdojnë të insistojnë në jetësimin e koalicionit trepalësh, Aleanca-Besa-Alternativa.

Një një prononcim ekskluziv për Gazetën Express, nga Aleanca për Shqiptarët pranojnë se po bëjnë çmos që të bindin Kasamin dhe Gashin që bashkërisht të shkojnë në koalicion për të fituar thellë BDI-në në zgjedhjet e 12 prillit, transmeton Gazeta Express.

“Si subjekt politik jemi të bindur për fitore bdaj BDI, megjithate për të qenë fitorja më e thellë jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me gjithë ata subjekte politike që e duan ndryshimin. Koalicioni me gjithë ata subjekte politike shqiptare që e duan ndryshimin është ai fitues ndaj BDI-së. ASH dhe Kryetari Ziadin Sela po punon në drejtim të jetësimit të idesë per koalicion trepalesh Aleancë, Besa dhe Alternativa. Si subjekt politik jemi të vendosur ta çojmë BDI-në opozitë, dhe të ju kthejmë shpresën votuesve shqiptar, duke i përfaqësuar në mënyrë të denjë” thonë për Express nga Aleanca për Shqiptarët.

Nga ana tjetër Lëvizja Besa mbanë qëndrim që koalicioni parazgjedhor të jetë i karakterit opozitarë, duke e nxjerrë kështu jashtë loje partinë në pushtet, Alternativën. Sipas tyre, do të ishte e pakuptimtë çdo lloj kritike adresuar qeverisë, nëse në koalicionin parazgjedhor do të gjendej një parti që aktualisht është pjesë e qeverisë.

“Ne e kemi thënë disa herë se koalicioni i vetëm që mund të fiton BDI-në por edhe të përfaqëson denjësisht shqiptarët është një koalicion parimor i pastër opozitar. Çdo kalkulim për futje në këtë koalicion të ndonjë subjekti qeveritar do humbë kuptimin e opozitës dhe do t’i jap alibi BDI-së që të mbrohet gjatë fushatës, duke akuzuar partitë opozitare se rreth vetes kanë afruar ndonjë partnerë qeveritar të BDI-së” thonë për Express nga Lëvizja Besa.

Ndërkaq mbrëmë në emisionin “Studio e Hapur” në Televizionin Shenja, Kryetari i Alternativës Afrim Gashi tha se kombinimi fitues i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në elektoratin shqiptarë, do të ishte kombinimi Alternativë – Aleancë, duke përjashtuar gjithashtu Besën nga kombinimi.

“Kam shpresë, jam optimist, nëse vazhdon puna ashtu siç ka filluar, nëse merremi vesh, e bëjmë një koalicion parazgjedhor, me partitë shqiptare, sidomos, mendoj se kombinimi fitues do të jetë kombinimi me Aleancën. Jam i bindur se ai është kombinim fitues bindshëm te shqiptarët dhe kjo do ta ndryshoj bindshëm gjendjen e shqiptarëve” tha kreu i Alternativës Afrim Gashi.

Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit po qëndron e heshtur dhe jashtë kombinimeve të përfolura deri më tani. Në vijë të drejtë proporcionale me PDSH-në, është edhe RDK-ja e Vesel Memedit e cila fare nuk përmendet në asnjë kombinim.

Sipas burimeve të Gazetës Express, nëse Alternativa nuk arrin që të bëhet pjesë e koalicionit me Aleancën, atëherë e njëjta mesa duket ka një plan rezervë, koalicionin me LSDM-në e Zoran Zaevit. Edhe pse një gjë të tillë nuk e pranojnë, zyrtarët e Alternativës as nuk e mohojnë duke thënë se ende është herët që të flitet për këto tema. Madje edhe kreu i Alternativës Afrim Gashi, mbrëmë ka theksuar se do të pranonte të ishte pjesë e çdo koalicioni fitues, ku nuk janë prezentë BDI-ja dhe Ali Ahmeti. /GazetaExpress/

Kasami takon ambasadoren amerikane

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasam i shoqëruar nga nënkryetari Kastriot Rexhepi dhe deputetja Teuta Bilalli, pritën ambasadoren e SHBA-së Kate Marie Byrnes, të shoqëruar nga këshilltari për çështje politike Andrew Moffat dhe asistentin për çështje politike, Adrian Ismaili, Zyra për informim e Lëvizjes BESA, transmeton Tetova News.

Në hapësirat e selisë qendrore të Lëvizjes BESA, në takim u diskutua për situatën aktuale politike në vend, proceset integruese si dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 12 prill 2020-të.
Kryetari Kasami e falënderoi shkëlqesinë e saj për mbështetjen e shtetit Amerikan si partner strategjik i RMV-së.

Lëvizja BESA si parti opozitare fuqishëm do të angazhohet për të ruajtur kursin pro-perëndrimor si opsion i vetëm i vendit, duke kundërshtuar çdo devijim nga integrimet euro-atlantike.
Të dyja palët u dakorduan që të vazhdojnë takime të ngjashme edhe në të ardhmen.

Tërmet në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut

Dridhjet e tokës koh pas kohe vazhdojn të shqetësojnë banorët e Maqedonisë dhe veçanarisht ato që jetojnë në pjesën perëndimore të saj.

Kështu sot rreh orës 08:50 është regjistruar një tër met prej rreth 4 ballëve mes Dibrës dhe Kërçovës.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.9 ballë sipas shkallës së Rihterit, ndërsa është ndjerë në pjesën perëndimore të Maqedonisë si dhe në disa pjesë të Shkupit.

https://youtu.be/oSwsADwLWB8

Rënia e flokëve tek femrat dhe meshkujt, zbulohet kura parandaluese

Stresi, përdorimi i kimikateve, ekspozimi në rrezatimet e dëmshme, ndotja apo edhe sëmundje të caktuata, janë disa nga shkaqet kryesorë që çojnë në dobësimin dhe më pas rënien e flokut.

Si për femrat ashtu edhe për meshkujt, rënia e flokëve është një shqetësim mjaft serioz, i cili vjen në rritje me kalimin e viteve. Gjithashtu, thuhet se rënia e flokut jo në çdo rast është problematike, pasi humbja e deri në 100 fije në ditë konsiderohet si normale dhe nuk përbën shqetësim.

Por tashmë ky nuk duhet të jetë një problem.

Një produkt që iu vjen në ndihmë të gjithë personave, femrave dhe meshkujve që vuajnë nga rënia e flokut, është Crescina. Ky është një produkt zviceran, i cili në vendin tonë vjen falë Rejsi Farma, kompania lider në tregun farmaceutik në Shqipëri, në partneritet me Labo.

Crescina nuk është thjesht një produkt kundër rënies së flokut, pasi iu siguron flokë të rinj. Shton dhe rrit flokët tuaj duke mbushur çdo hapësirë boshe. Prandaj meshkujt nuk kanë nevojë që të kompleksohen nga pamja e tyre, pasi ky produkt do ju shpëtojë njëherë e mirë nga ky shqetësim.

Edhe për ju femra që keni probleme me flokët që ju janë dëmtuar nga trajtimet e shumta me bojra, Crescina iu shton, ushqen dhe rivitalizon flokun tuaj.

Produktet Crescina nuk paraqesin efekte anësore të veçanta, pasi janë të përgatitura për përdorim të jashtëm. Në rastin e personave që vuajnë nga alergjia, gjithmonë këshillohet të aplikoni produktin në një zonë të vogël siç është, për shembull, pjesa e pasme e dorës dhe të prisni gjysmë ore para se të aplikoni përgatitjen në lëkurën e kokës.

Për flokë të shëndetshëm mos harroni, vetëm Crescina.

Shiko videon këtu:

https://youtu.be/-8i9DDFjDqA

Këtu janë disa foto ku tregon efektet e Crescina-s:

Pesë këshilla që kushdo duhet ti mësojë për gojën dhe dhëmbët

Të sapo dala nga furra, ushqimet bëhen akoma dhe më shumë tërheqëse, por kjo është shumë e dëmshme për shëndetin e gojës.

Çdo pjatë supe, salcat pikante apo çdo lloj ushqimi tjetër i nxehtë mund të jetë rrezik më vete sepse mund të shkaktojë djegie të gojës.

Dentistët na sugjerojnë të ndjekim disa këshilla të rëndësishme se si të rikuperojmë veten, kur jemi përballë një situate të tillë.

1. Ndiqni një dietë të lehtë
Kjo do të thotë që të heqësh nga menuja patatet e skuqura, arrat dhe ushqimet e tjera të thata. Dentistët këshillojnë kosin sepse nuk irriton qiellzën e gojës dhe gjuhën.

2. Shmangni ushqimet shumë të nxehta, shumë të ftohta dhe pikante
Nëse doni të rimerrni veten më shpejt, kjo do të thotë që duhet të largoheni prej gjërave pikante, supave të nxehta dhe pijeve të ftohta. Këto ushqime ngacmojnë pjesën e djegur të gojës. Duhet të siguroheni që çdo gjë që hani të jetë në temperaturën e dhomës ku ndodheni.

3. Jo pijeve më përbërje acidike
Kafeja, vera dhe soda duhet të mos përdoren për të paktën dy ditë. Të treja kanë përbërje jashtëzakonisht të lartë acidike, kështu që mund të pengojnë qiellzën për t’u shëruar duke shtyrë të gjithë procesin.

4. Pastrojeni gojën
Bakteriet në një plagë të hapur mund të çojnë në infektim të saj dhe të ndalojnë shërimin, kështu që duhen larë dhëmbët vazhdimisht dhe të bëjmë gargare herë pas here.

5. Merrni trajtim mjekësor
Nëse keni një djegie të fortë atëherë duhet të konsultoheni me një mjek, i cili do t’ju drejtojë drejt disa medikamente që mund t’ju ndihmojnë të kaloni këtë problem shumë shpejt.

Këshilla që mund t’ju shpëtojnë jetën, ja si t’i mbijetoni një infarkti nëse jeni vetëm

Është e rëndësishme të njohësh simptomat e një infarkti, në mënyrë që më vonë të reagosh menjëherë, nëse ndihesh keq. Simptomat përfshijnë:

– ndjesi dhimbjeje në kraharor që përhapet drejt qafës, nofullës së poshtme, shpatullës së majtë, krahut të majtë dhe dorës. Dhimbja zgjat të paktën 20 minuta.

– djersitje ekstreme

– ndjesi përzierjeje dhe të vjellash

– vështirësi në frymëmarrje

– ndjesi rëndese në kraharor

Çfarë duhet të bësh nëse ke simptoma të tilla?

Gjëja e parë që duhet të bësh, nëse vë re tek vetja simptomat e mësipërme, është të telefonosh ambulancën. Nëse ke një aspirinë, atëherë duhet ta pish menjëherë, pasi aspirina është bar antiagregant dhe nuk lejon që të shtohet agregimi trombocitar në një pllakë aterosklerotike, që është dhe shkaku më i shpeshtë i ishemisë dhe infarktit. Nëse konsumon një kokërr aspirinë brenda 30 minutash, atëherë ajo do të jetë e efektshme. Nëse konsumohet brenda kësaj kohe, ajo do të vonojë formimin e koagulit të gjakut dhe do të vonojë kështu shfaqjen e infarktit deri në marrjen e masave ambulatore. Shtypeni aspirinën në mënyrë që kur ta pini, ajo të kalojë më lehtësisht nga stomaku, ose zorra e hollë, drejt e në gjak.

Ruani qetësinë. Sado i frikshëm mund të duket një infarkt, të vraposh, apo të ndjesh panik, mund ta përkeqësojë këtë situatë klinike. Qetësohuni për ta mbajtur sa më konstante dhe të qetë frekuencën e zemrës. Për ta bërë këtë gjë, mjafton të mendoni për diçka të bukur të ditëve të fundit, si dhe për faktin që ambulanca po vjen drejt jush me ndihmën e duhur që asgjë e rëndë të mos ju ndodhë.

Bëj frymëshkëmbim të thellë dhe të rregullt. Edhe nëse instinkti të thotë të bësh frymëshkëmbim të shpejtë, kur vëren një atak të zemrës , mënyra më e mirë për të mbajtur një furnizim normal të gjakut me oksigjen, është duke bërë frymëshkëmbim të qetë, të rregullt dhe të thellë. Mund të dilni në një dritare të hapur, në një derë të hapur, ose të afroheni pranë ajrit të kondicionerit. Mundohuni të merrni frymë sa më thellë, në mënyrë që të siguroni një oksigjenim sa më të mirë të zemrës.

Mos përdorni nitroglicerinën, e cila thuhet se mund të përdoret për anginën (dhimbjen e gjoksit). Në rastet e infarkteve, ajo nuk ka vlerë. Ajo mund të japë komplikacione akoma dhe më të mëdha, nëse nuk rekomandohet fillimisht nga një mjek kardiolog.

Gjithashtu, në momentet kur ndjeni simptomat e mësipërme, mundohuni të evitoni ushqimet dhe pijet. Mos mendoni që duke konsumuar ujë, ju ndihmoni që aspirina të përthihet më shpejt në gjak, shkruan bota.al. Në fakt, kjo është paksa e vërtetë, por marrja e ujit rrit volumin e plazmës dhe gjakut dhe në kushtet kur zemra nuk ka oksigjenim të mjaftueshëm për të siguruar tkurrje normale, ajo nuk mund ta ktyejë funksionin pompë në mënyrën e duhur me një ngarkesë volumore më të lartë. Ndaj, përpiquni t’i eliminoni lëngjet dhe ushqimet gjatë kohës kur ndjeni simptomat e mësipërme. /KlanKosova

Këto këshilla ju ndihmojnë të bëheni milioner

Le të ballafaqohemi me faktin se shumica prej nesh nuk bëjnë miliona, pasi mendojmë se është shumë e vështirë që të bëhemi të pasur nëse nuk trashëgojmë ndonjë pasuri apo fitojmë llotarinë. Megjithatë, njerëzit e suksesshëm nuk e ndërtuan pasurinë e tyre brenda natës apo nga rastësia.

Në këtë artikull ju sjellim një listë të rregullave që kanë ndihmuar njerëz shumë të suksesshëm për të arritur qëllimet e tyre. Ja se çfarë ju duhet të dini për të bërë milionin tuaj të parë:

1. Kurseni për të investuar

Duhen para për të fituar para. Në vend që të shpenzoni të gjitha kursimet tuaja për pushimet e ëndërrave apo për një makinë të re, përdorini këto fonde për të blerë ose filluar një biznes ose një projekt të vogël.

2. Kërkoni mënyrën më të mirë për të investuar paratë tuaja

Si dhe ku t’i investoni paratë tuaja është një vendim i rëndësishëm. Investimi i suksesshëm është çelësi për të arritur qëllimet tuaja afatgjata. Ju duhet të shikoni vazhdimisht tregun për të ditur se ku janë më të fokusuar investitorët.

3. Diversifikohuni

Mos vendosni bast asnjëherë vetëm për një kalë. Vendosini paratë tuaja në disa investime dhe mbani primare punën tuaj derisa të arrini qëllimet tuaja.

4. Mos pretendoni të jeni dikush tjetër

Mos shpenzoni më shumë para sesa mund të përballoni. Jetoni brenda limiteve tuaja dhe mos merrni hua. Në vend që të kaloni çdo fundjavë në restorante të shtrenjta, hani në shtëpi dhe kurseni paratë që mund të shpenzonit.

5. Ndryshoni mendimin tuaj rreth parave

Ndaloni së menduari se paraja është diçka e pamundur për ta arritur ose që jeni në rregull me atë që tashmë keni, edhe pse dëshironi të keni më shumë. Filloni duke pranuar që të kesh para nuk është gjë e keqe për sa kohë që fitohen me të drejtë.

6. Rrethojeni veten me njerëz të suksesshëm

Rrethohuni me njerëz që janë më të zgjuar, më të pasur dhe më të suksesshëm se ju në mënyrë që të jeni në gjendje të mësoni prej tyre. Ata do t’ju frymëzojnë për më shumë dhe do t’ju tregojnë se si të arrini në nivelin e ardhshëm.

7. Mendoni për veten si një njeri i pasur

Nëse mendoni për diçka gjatë, subkoshienca juaj do të të çojë në mundësinë për ta bërë atë një realitet.

8. Mosha është vetëm një numër

Për fat të keq në disa vende mund të jetë e vështirë që mosha të ndryshme të kenë një punë të mirë pavarësisht nga eksperienca e tyre. Por mos harroni se nëse jeni i vendosur për të fituar para, ju mund të bëheni të pasur në çdo moshë.

Ja si të kurseni para, këshilla që ndihmon për të realizuar qëllimet

Nganjëherë për të ruajtur para duhet thjesht të filloni.

Studimet tregojnë se shprehia e të kursyerit dhe përgjegjësia ndaj parave është shumë me rëndësi për mirëqenien tuaj.

Një ndër këshillat kryesore për kursimin e parave është që të vendosni një qëllim. Kjo është mënyra më e mirë, sepse kështu do të filloni të mendoni për gjëra që i doni dhe kursimi ju kujtojë diçka të bukur për jetën.

Pastaj kryeni edhe veprimet e tjera, caktimi i shumës që do kurseni, arsyen e qartë, dhe për sa kohë do të arrini qëllimin tuaj.

Pra, mos kurseni kuturu por me plan.

Doni t’u ndjekë gjithmonë fati i mirë? Zbuloni 7 këshillat indiane!

Të gjithë mundoheni të këshilloheni për mirë në çdo fushë të jetës. Ja çfarë rregullash të trashëguara prej shekuj, sugjerojnë indianët që mund të na ndihmojë në jetë:

1. Në mëngjes lutuni

Çdo mëngjes, sipas intv.al duhet të falenderoni zotin për ditën që po ju fal. Jini mirënjohës!

2. Jini tolerant ndaj personave që ju mërzisin

Zemërimi dhe xhelozia vijnë nga shpirti i humbur. Mos u ndikoni nga ata, vazhdoni rrugën tuaj me mirësi.

4. Respektoni mikun

Miku i mirë, është një ndër gjërat më të mira që keni në jetë. Respektojeni dhe do ndiheni mirë.

5. Merruni me punët tuaja

Nuk duhet të analizoni jetën e të tjerëve, pasi do bëheni të padobishëm.

6. Respektoni mendimin e tjerëve

Asnjëherë, sipas intv.al mos e ndërpritni tjetrin kur flet. Jepini të drejtën të shpreh mendimin e tij.

7. Fëmijët janë e ardhmja

Jepni dashuri fëmijëve dhe rritini në mënyrën më të mirë. Ata janë e ardhmja e vendit ku jetoni.

Disa këshilla për një ushqyerje më të shëndetshme

Disa ushqime që janë shumë kalorike dhe që shtojnë në peshë mund të eliminohen nga dieta jonë. Sipas faqes “Bright Side” këto janë disa nga ushqimet të cilat mund të zëvendësohen në mënyrë që trupi ynë të mos ndjejë uri.

1-Dietë apo  ushqyerjes së shëndetshme?

Shpesh personat që mbajnë dietë nuk hanë gjatë pjesës më të madhe të ditës. Të mbash dietë nuk do të thotë të vdisni urie, pasi kjo do ta shtonte urinë tuaj. Ajo çfarë duhet të bëni është të ushqehuni me sa më shumë perime fruta si dhe me sasinë e duhur të karbohidrateve.

2-Hiqni dorë nga ushqimi i shpejtë për ushqimin e shtëpisë

Ndryshoni rutinën tuaj të drekës dhe ushqehuni me ushqime të bëra në shtëpi, pasi janë më të shëndetshme. Mundohuni të hiqni dorë nga ushqimet e shpejta pasi vetëm sa do ju dëmtojnë.

3-Hiqni dorë nga patetinat dhe më mirë konsumoni kokoshka

Një grusht me patetina përmban 50 kalori, 9 gram yndyrnë, 16 gram karbohidrate, ndërsa kokoshkat përmbajnë vetëm 93 kalori.

4-Më mirë Hamburgeri pa panine sesa me panine

Provojeni të hiqni paninen nga hamburgeri  dhe ta hani të mbuluar me sallatë, pasi ka më pak se 1 gram karbohidrate.

5-Porcione jo shumë të mëdha ushqimesh

Një pjatë me shumë ushqime mund t’iu tundojë, por duhet t’i pakësoni ato.

6-Kujdes me llojin e dietës

Të humbasësh peshë nuk do të thotë që ju duhet të hani pak, por të hani shëndetshëm. Për këtë arsye duhet të zgjidhni një dietë që të jetë e shëndetshme.

7-Përdorni ushqimet të ngrira dhe jo të freskëta

Mund të duket e habitshme, por perimet e ngrira kanë më shumë vlera ushqimore se ato të freskëta./Xh.K/Opinion.al/

Keni humbur besimin në vete? Këto këshilla do ju ndihmojnë ta rifitoni

Ndonjëherë besimi në vete mund të thyhet prej rrethanave apo ndodhive të ndryshme. Megjithatë e rëndësishme është që pas çdo ‘dështimi’ të rifitohet ky besim. Sipas ‘Bright Side’ këto janë disa nga këshillat që do t’iu ndihmojnë të rifitoni besimin që keni humbur.

1-Pranoni komplimentet

Nëse dikush ju bën një kompliment do ishte mirë ta shihni si një vlerësim që ju bën një cilësie tuajën.

2-Mos u mundoni të jeni perfekt

Prej gabimeve apo dështimeve shpesh mësojmë sesi të sillemi në situata të tjera që mund të na paraqiten. Do ishte mirë të mos gjykonit veten për ato çfarë kanë kaluar.

3-Vështrojeni në sy bashkëbiseduesin

Do të ishte mirë nëse kur jeni në një bisedë me dikë të ruanit kontaktin me sy. Kështu i vërtetoni personit tjetër se jeni të besueshëm.

4-Largoni mendimet negative
Hiqni nga mendja të gjitha mendimet negative, pasi nëse i analizoni ato, do të kuptoni që nuk kanë baza. Përpiquni të mendoni sa më shpesh për cilësitë tuaja pozitive.

5- Qëndroni drejt dhe ndryshoni mënyrën e ecjes

Mbani kurrizin drejtë kur ecni, kokën lartë dhe shikimin drejtë. Këto janë padyshim shenja që do të transmetojnë vetëbesimin tuaj tek të tjerët./Opinion.al/

5 këshilla që do t’iu ndihmojnë në kuzhinë

Në përditshmërinë  padyshim që gatitmi zë një pjesë mjaft të rëndësishme të ditës. Por shpesh për shkak të mungesës së kohës për të bërë të gjitha gjërat që keni planifikuar do të ju nevojiteshin disa këshilla për të përshpejtuar të paktën procesin e gatimit. Faqja e njohur “Bright Side” ka publikuar disa këshilla mjaft të vlefshme, në mënyrë që të kurseni kohë.

1-Të mbahen vezët e freskëta

Do të ishte e këshillueshme që përpara se vezët të vendosen në frigorifer të lyhen me vaj luledielli.

2-Si të hiqen lëvoret e vezës me thjeshtësi

Pasi vezët të kenë zier, një mënyrë mjaft efikase për të hequr lëvoren është duke i thyer dhe më pas të vendosen në ujë të ftohtë.

3-Si të përdorni më gjatë limonin

Në disa raste nuk ju nevojiten më shumë se disa pika limoni. Për këtë arsye nëse nuk doni që ta shpërdorini mund ta shponi me një kunj dhëmbësh për të nxjerrë aq lëng sa ju duhet.

4- Të bëhet mbështjellja e ushqimeve me letër plastike e lehtë dhe e shpejtë

Në shumë raste ndodh që letrat plastike të ngjiten me njëra-tjetrën. Për këtë arsye një këshillë e vlefshme është që të vendosen fillimisht në frigorifer.

5-Të mbahen perimet e  freskëta

Në një këshillë e mirë do të ishte vendosja e perimeve në qese plastike të mbushura me ajër dhe më pas të lihen në frigorifer. Në këtë mënyrë do të sigurohet që perimet të jenë të freskëta për një kohë më të gjatë se më parë./Opinion.al/

Keni dhimbje stomaku? Disa këshilla për ta evituar

Dhimbjet e stomakut mund të kthehen në të padurueshme dhe shpeshherë janë të lidhura me ushqimin. Jo çdo ushqim mund të tretet me lehtësi nga stomaku. Këshillat e mëposhtme ju ndihmojnë që të mos vuani më nga dhimbjet e stomakut.

1-Përpiquni të evitoni nitratin dhe potasiumin. Këta përbërës nitrogjen njihen se janë shumë të dëmshëm dhe japin më shumë mundësi zhvillimit të kancerit të stomakut. Ato mund të gjenden në produkte si mish, sallam apo edhe salçiçe.

2- Kufizoni pirjen e duhanit dhe gjithashtu, ushqimet pikante dhe ato që janë shumë të kripura.

3- Përpiquni të mos konsumoni shumë alkool. Alkooli mund të shkaktojë ndryshime në qelizat dhe mund të çojë drejt kancerit.

4- Kufizoni konsumin e mishit të kuq. Konsumimi i sasive të mëdha të mishit të kuq, sidomos nëse është i skuqur, rrit mundësinë për zhvillimin e kancerit të stomakut./Opinion.al/

Doni flokë me volum? Ndiqni këto këshilla

Flokët me volum janë gjithnjë të preferuar pasi duken mjaft të shëndetshëm dhe të bukur. Më poshtë ju rendisim disa këshilla për të patur flokë të shëndetshëm dhe gjithashtu me volum.

1-Kur krihni flokët, duhet që pjesën e rrënjës t’a krihni mbrapsht.

2- Duhet të nisni të përdorni shampo për volum.

3-E këshillueshme do të ishte të ndryshoni mënyrën sesi i ndani flokët. Nëse i keni të ndara në mes dhe do të ishte e këshillueshme t’i ktheni anash.

4- Kur të flini gjumë mos i kapni flokët, por rrotullojini dhe mbajini lart kokës.

5-Pasi laheni flokët duhet t’I thani me kokën poshtë./Opinion.al/

RËNIA E MURIT TË BERLINIT DHE KONSTELACIONI I RI GLOBAL

Nga Xhelal Zejneli

Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, d.m.th. më 1945, Gjermania u nda në katër zona të cilat zotëroheshin prej forcave të armatosura të shteteve – aleate të luftës së sapo përfunduar: ShBA-së, Britanisë së Madhe, Francës dhe Bashkimit Sovjetik. Në vitin 1949, zonat që zotëroheshin nga ShBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca u bashkuan dhe prej tyre u themelua Republika Federale Gjermane apo Gjermania Perëndimore.

Ndërkaq, zona e kontrolluar prej Bashkimit Sovjetik u shndërrua në shtet të veçantë – Republika Demokratike Gjermane ose Gjermania Lindore. Me fjalë të tjera, prej një shteti gjerman u krijuan dy sish.

Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, përkatësisht pas vitit 1947, marrëdhëniet ndërmjet vendeve të Perëndimit dhe BRSS-së filluan të tensionohen. Me fjalë të tjera, midis tyre filloi ajo që në historinë politike njihet si luftë e ftoftë. Të dyja palët synonin të zbatonin politikën e forcimit të pozicioneve vetanake dhe të dobësonin pozicionet e palës kundërshtare, duke përdorur për këtë qëllim të gjitha masat e mundshme, përpos luftës.
Më 4 prill 1949, ministrat e Punëve të Jashtme të ShBA-së, Britanisë së Madhe, Belgjikës, Danimarkës, Francës, Islandës, Italisë, Kanadasë, Luksemburgut, Holandës, Norvegjisë dhe Portugalisë nënshkruan në Uashington një pakt të sigurisë kolektive që u quajt Organizatë e Paktit Veri-Atlantik (NATO). Në vitin 1952 këtij pakti i aderuan Greqia dhe Turqia, ndërsa në tetor të vitit 1945 edhe Gjermania Perëndimore. Pakti hyri në fuqi më 25 gusht 1949. Më vonë pakti u zgjerua në 15 shtete (sot i ka 29 shtete).

Më 14 maj 1955, një pakt i ngjashëm u themelua edhe në lindje të kontinentit. ndërmjet BRSS-së, Polonisë, Çekosllovakisë, Rumanisë, Hungarisë, Bullgarisë, Gjermanisë Lindore dhe Shqipërisë. U quajt Pakti i Varshavës ose Traktati për miqësi, bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë.

Më 13 gusht 1961 filloi ndërtimi i murit të Berlinit. Thonë se ndërtimi ka zgjatur një ditë. Ka të dhëna që thonë se ndërtimi i tij ka zgjatur dy ditë. Në të vërtetë, ky mur është ndërtuar në faza dhe ka zgjatur me vite. Brenda një periudhe 25-vjeçare, rrethoja me tela gjembash u zëvendësua me mur betoni, me fusha të minuara dhe me kulla vrojtimi. Pas vitesh ndërtimi në faza, muri i Berlinit ka arritur një gjatësi prej 155 km. Në të ka pasur 302 kulla vrojtimi.

Muri ka qenë simbol i luftës së ftoftë ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, ShBA-së dhe BRSS-së, NATO-s dhe Paktit të Varshavës. Muri i Berlinit ka qenë pjesë e perdes së hekurt midis lindjes së kontinentit dhe perëndimit të tij.

Idenë e ndërtimit të murit e dha Qeveria e Gjermanisë Lindore e Valter Ulbrihtit (1893-1973). Vendimi për ndërtimin e murit u miratua edhe nga udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushçov (1894-1971). Në të vërtetë, muri ishte barrierë e dytë midis Berlinit perëndimor dhe Gjermanisë Lindore. Me të u mbyll plotësisht kufiri ndërmjet Berlinit lindor dhe perëndimor. Kufiri ndërmjet dy shteteve gjermane mbeti i mbyllur 28 vjet.

Më 26. VI. 1963, d.m.th. 22 muaj pas ngritjes së murit të Berlinit, qytetin e vizitoi presidenti i ShBA-së Xhon Kenedi (1917-1963), me ç‘rast foli para një mase prej 450 mijë njerëzve. Të tubuarve, Kenedi u tha se ShBA-ja e mbështet Gjermaninë Perëndimore, e në veçanti Berlinin perëndimor, duke shtuar: “ Para 2000 vjetësh ka qenë krenari të thuhej Civis romanus sum – Unë jam qytetar i Romës. Sot, në botën e lirë, thirrja që të bën krenar është Ich bin ein Berliner. Ndaj po ju them se edhe unë jam një berlinas”.

Më 12. VI. 1987 Gjermaninë Perëndimore e vizitoi edhe presidenti amerikan Ronald Regan (1911-2004). Me këtë rast ai nuk la pa e parë edhe Derën e Brandenburgut ku qëndroi 26 minuta. Para qytetarëve të tubuar, midis tjerash thotë: “Sekretar i Përgjithshëm Gorbaçov, po qe se punoni për paqe, për prosperitet të Bashkimit Sovjetik dhe të Evropës Lindore, po qe se jeni për paqe, prosperitet dhe liberalizim, ejani te kjo derë! Zoti Gorbaçov, hapeni këtë derë! Zoti Gorbaçov rrëzojeni këtë mur!”

Muri i Berlinit është shembur pas 9 nëntorit 1989, përkatësisht në periudhën e viteve 1989-1990. Shembja e tij shënon fillimin e mbarimit të luftës së ftoftë, gjë që çoi drejt ribashkimit të Gjermanisë. Më 3 tetor 1990 Gjermania Lindore u bë pjesë e Republikës Federale Gjermane. Me fjalë të tjera, të dy shtetet gjermane u ribashkuan. Kryeqytet i shtetit të ribashkuar përsëri u bë Berlini.

Në vitin 1983, presidenti Regan paralajmëroi Nismën e Mbrojtjes Strategjike që u quajt luftë e yjeve (Star Wars). Ajo kishte të bënte me ndërtimin e satelitëve të luftës që do të qarkullonin në orbitën e Tokës me qëllim asgjësimi të raketave balistike sovjetike para se ato të qëllonin shënjestrat e përcaktuara.
Në fushën e armatimit, Bashkimi Sovjetik nuk mund të mbante hapin me ShBA-në. Pakti Varshavës u shpërbë.

Më 26.12.1991, me Deklaratën 142-H të Presidiumit të Sovjetit Suprem Kombëtar të BRSS-së, perandoria e kuqe shpërbëhet edhe formalisht. Me deklaratën e sipërthënë u njoh pavarësia e 12 republikave të Bashkimit Sovjetik. Një ditë më parë, presidenti Mihail Gorbaçov dha dorëheqje, ndërsa kodet e lëshimit të raketave bërthamore ia dorëzoi presidentit rus Boris Jelcin (1931-2007).

Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS), i themeluar pas Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit (1917) të udhëhequr nga Lenini (Vladimir Iliç Ulanov, 1870-1924) ka qenë në realitet perandori e kuqe komuniste e dominuar kryekëput nga rusët. Ideologjia komuniste, socialiste, marksiste-leniniste dhe internacionaliste s’ka qenë asgjë më pak se pansllavizëm. Diktatori Stalin (Josip Visarionoviç Xhugashvili, 1879-1953) i cili nuk ishte rus por gjeorgjian, bashkë me stalinistët e tjerë të tipit të Brezhnjevit (Leonid Iliç, 1906-1982) i kolonizuan, jo vetëm popujt e Bashkimit Sovjetik, por edhe të gjitha shtetet e Evropës Lindore. Në të vërtetë, Polonia, Çekosllovakia, Gjermania Lindore, Hungaria, Bullgaria dhe Rumania, prej vitit 1945 deri në vitin 1991 kanë qenë nën pushtimin e egër rus. Shqipëria u shkëput nga kthetrat e ariut të veriut në vitn 1961, ndërsa më 1968 nga Pakti i Varshavës doli edhe formalisht.

Ra muri i Berlinit dhe nuk vonoi shumë ra edhe imperializmi rus, ranë totalitarizmi, diktatura, tirania, autokracia, despotizmi dhe pansllavizmi bolshevik.
Pas këtij ndryshimi historik popujt morën frymë lirë. Mbi të gjitha – individi.

Pas rënies së murit të Berlinit, ribashkimit të Gjermanisë, prishjes së Paktit të Varshavës dhe shthurjes së BRSS-së, i erdhi radha edhe Jugosllavisë.
Jugosllavia e pas Luftës së Parë Botërore quhej edhe Jugosllavi e Versajës. Ajo ishte krijim artificial i Konferencës së Paqes në Paris (1919), e mbështetur kryesisht nga Franca. Jugosllavinë e Pashiqit (Nikola Pashiq, 1845-1926) dhe të karagjorgjeviqëve e quanin edhe burg të popujve, siç e quanin edhe Monarkinë Austro-Hungareze. Me sulmin gjerman mbi Jugosllavinë, ajo u shemb si një kullë prej letre.

Jugosllavia e pas Luftës së Dytë Botërore u quajt ndryshe edhe Jugosllavi e AVNOJ-it (KAÇKJ). E quanin edhe Jugosllavi e Titos. Ajo nisi të marrë tatëpjetën në vitin 1981, pas protestave të shqiptarëve në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare të pushtuara.

Edhe Memorandumi i akademikëve serbë (1986) është quajtur nekrolog i Jugosllavisë së Titos.
Prej 20 deri më 22 janar 1990 në Qendrën Sava të Beogradit u mbajt Kongresi XIV i jashtëzakonshëm i LKJ-së (Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë). Gjatë zhvillimit të punimeve të tij u ballafaquan konceptet e delegatëve të Lidhjes së Komunistëve të Sllovenisë si dhe atyre të Lidhjes së Komunistëve të Serbisë. Përfaqësuesit sllovenë kërkuan konfederalizimin e Partisë dhe të shtetit, ndërsa përfaqësuesit serbë ngulën këmbë për centralizimin e Jugosllavisë. Asnjë propozim i delegatëve sllovenë nuk u pranua nga delegatët serbë. Propozimet serbe ndërkaq, u miratuan me “shumicë” votash. Boshti Shkup-Beograd-Titograd (Podgoricë) ekzistonte natyrshëm.

Nën trysninë e Beogradit, anën e Millosheviqit e mbanin rëndom edhe delegatët e Bosnjës dhe Hercegovinës si dhe të Vojvodinës.
Në një rast, votimi nuk rezultoi sipas skenarit serb, për arsye se, krahas delegatëve të Kosovës, edhe ata të BH-së u rreshtuan në një vijë me ata të Sllovenisë dhe të Kroacisë. Njëri prej komunistëve maqedonas – Dr. Vasil Tupurkovski (1951-) u ngjit në podium dhe i rezignuar konstatoi: Fitoi koalicioni joparimor (Pobedila je neprincipijelna koalicija). Me fjalë të tjera, rreshtimi i delegatëve të Kosovës përbri atyre të Sllovenisë dhe të Kroacisë, për Tupurkovskin paraqiste koalicion joparimor!!
Në natën e 22 janarit, pas dy ditë pune dhe konfliktesh verbale të ashpra, delegatët sllovenë e lëshuan sallën e kongresit.
Kërkesës së komunistit serb Millosheviqit që Kongresi të vazhdojë punën edhe pa delegatët sllovenë, iu kundërvunë ashpër delegatët kroatë, duke thënë se po qe se ndodh një gjë e tillë, edhe ata do ta lënë sallën.

Me këtë, pas 45 vjet udhëheqjeje, Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë u zhbë si flluskë sapuni. Epilogu i këtillë i Kongresit ishte vendimtar për shthurjen e Jugosllavisë së AVNOJ-it.
Më 25.VI.1991 Lubjana shpalli Deklaratën e pavarësisë. Pasoi lufta 10-ditëshe e APJ-së (Armatës Popullore të Jugosllavisë) kundër njësive territoriale sllovene. Më pas, Beogradi tha: “Meqë në  Slloveni nuk ka serbë, ajo edhe mund të shkëputet nga Jugosllavia”.

Menjëherë pas Sllovenisë, në qershor 1991, pavarësinë e shpalli edhe Kroacia, gjë që hyri në fuqi më 8.X.1991. Me arsyetimin se në Kroaci jetojnë 580.000 serbë, APJ-ja, e komanduar kryesisht prej gjeneralëve serbë, si dhe njësitë paramilitare serbe, u vunë në veprim për ta parandaluar shkëputjen e saj. Nga fundi i vitit 1991, pas një lufte të ashpër ndërmjet Kroacisë dhe forcave serbe, de facto Serbisë, një e treta e territorit kroat mbeti jashtë kontrollit të Zagrebit. Më 15.I.1992, me angazhimin e Gjermanisë, vendet anëtare të BE-së e njohën Kroacinë si shtet të pavarur.

Rrugën e shkëputjes nga amalgama e sllavëve të jugut e mori edhe Kosova. Më 2 korrik 1990 deputetët e Kuvendit të Kosovës shpallën “Republikën e Kosovës në kuadër të Federatës Jugosllave”. Më 7 shtator 1990 deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën nën Kaçanik dhe miratuan Kushtetutën e Kosovës, e cila e sanksiononte “Republikën e Kosovës si një shtet demokratik të popullit shqiptar dhe të pakicave kombëtare”. Ndërkaq, prej 26 deri më 30 shtator 1991 u mbajt referendumi mbi pavarësinë e Kosovës. Rezoluta mbi pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës u miratua njëzëri nga votuesit.

Nga fundi i vitit 1994 i filloi veprimet Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Nga marsi i vitit 1998, veprimet e armatosura të UÇK-së morën pamjen e një lufte të vërtetë çlirimtare.
Më 6 shkurt 1999, me nismën e Grupit të Kontaktit për Jugosllavinë, në kështjellën Rambuje afër Parisit filluan bisedimet shqiptaro-serbe për zgjidhjen e krizës. Ndërmjetësues ishin përfaqësuesit e ShBA-së, të BE-së dhe të Rusisë – Kristofer Hill, Volfgang Petriç dhe Boris Majorski.

Projekti i marrëveshjes që duhej të arrinin palët në bisedime, i hartuar nga ShBA-ja, përmbante:

– Kosova do të mbetej pjesë e Jugosllavisë Federale, por do të gëzonte një “autonomi substanciale;
– Në Kosovë do të organizoheshin zgjedhje demokratike, ndërsa çështja e pavarësisë do të diskutohej pas tre vjetësh;
– Për të garantuar zbatimin e marrëveshjes, në Kosovë do të vendoseshin forcat e NATO-s.

Udhëheqësit serbë nuk e pranuan marrëveshjen. Në fund të shkurtit, d.m.th. pas 17 ditëve, bisedimet dypalëshe, me tertium interveniens – u ndërprenë. Dështimi i tyre tregoi se çështja e Kosovës nuk mund të zgjidhet në rrugën paqësore. Sapo rifilluan bisedimet, në Kosovë shpërthyen luftimet. Më 19 mars 1999, delegacioni shqiptar e nënshkroi marrëveshjen, kurse serbët e hodhën poshtë.

Në mars të vitit 1999, diplomati amerikan Riçard Hollbruk (1941-2010) u takua për herë të fundit me Millosheviqin (1941-2006) në Beograd dhe ia ofroi këtij rastin e fundit që ta pranojë Marrëveshjen e Rambujesë, sipas së cilës:

– Kosova do ta rifitonte autonominë e humbur;
– UÇK-ja do të çarmatosej; ndërsa
– në Kosovë do të vendoseshin forcat paqeruajtëse të NATO-s.

Zjarrvënësi i Ballkanit e refuzoi diplomatin amerikan.

Më 22 mars 1999 forcat serbe nisën ofensivën e madhe të spastrimit etnik dhe brenda një kohe të shkurtër dëbuan nga Kosova rreth një milionë shqiptarë, të cilët u vendosën kryesisht në Shqipëri dhe në Maqedoni.

Më 23 mars 1999 NATO-ja filloi fushatën e bombardimeve në Kosovë dhe në Serbi, që zgjatën 78 ditë, përkatësisht deri në 11 qershor 1999. Më 10 qershor 1999 forcat pushtuese ushtarake serbe nisën tërheqjen nga Kosova. Po atë ditë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën e cila parashikonte vendosjen e forcave ndërkombëtare në Kosovë. Më 12 qershor 1999 u vendosën në Kosovë Forcat Ushtarake të NATO-s (KFOR). Që nga ky moment, Kosova u vu nën administrimin e OKB-së.
Më 10 qershor 2007 e vizitoi Shqipërinë presidenti amerikan Xhorxh Bush (1946- ) dhe që andej paralajmëroi shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Më 17 shkurt 2008 Kuvendi i Kosovës e shpalli pavarësinë.

Në kohën e luftës së ftoftë Bashkimi Sovjetik, krahas ShBA-së, iu imponua botës si superfuqi. Rënia e murit të Berlinit, ribashkimi i Gjermanisë, shpërbërja e Paktit të Varshavës dhe zhbërja e Bashkimit Sovjetik determinuan ndryshimin e raportit të forcave, si në Evropë, ashtu edhe në planin global. Në rrafshin politik, ekonomik dhe ushtarak krijohet një konstelacion i ri.

Nga shpërbërja e BRSS-së doli një Rusi e dobët dhe e pakonsoliduar. Në planin global superfuqi mbeti vetëm ShBA-ja. Gjermania e ribashkuar bëhet fuqia e katërt ekonomike në botë, duke marrë në BE edhe rolin udhëheqës. Sot, Rusia e Vladimir Putinit (1952-) synon të forcohet. Megjithëkëtë, në planin global ajo ka rol dhe ndikim politik, ekonomik dhe ushtarak të reduktuar.
Shqiptarët në Ballkan, duke mos qenë popull sllav, janë aleatë të natyrshëm të ShBA-së dhe të gjermanëve. Fundi i shekullit XX dhe fillimi i shekullit XXI paraqet forcimin e faktorit pro-shqiptar.
Shpërbërja e BRSS-së ndërkaq dhe dalja prej saj e një Rusie të pakonsoliduar, paraqiste dobësimin e faktorit pro-serb.

Gjermania e ribashkuar dhe e fuqishme si dhe ShBA-ja si fuqi e vetme në planin global, shkojnë në favor të kauzës shqiptare. Ndërkaq, shpërbërja e BRSS-së dhe dalja prej saj e një Rusie të pakonsoliduar nuk shkonin në favor të ideologjisë serbomadhe.
Fundi i shekullit XX dhe fillimi i shekullit XXI paraqet një fazë historike – të papërsëritshme për kombin shqiptar në gadishull – për ta zgjidhur çështjen kombëtare, historikisht të drejtë.