Ballina Blog Faqe 487

Ne dhe ata: Fërkimi i identiteteve të dy shteteve të shqiptarëve

Tirana dhe Prishtina zyrtare do t’i ndihmonin vetes po qe se debatin publik e shndërrojnë në konsultim të ndërsjellë

Nga Veton Surroi

1.

Shqiptarët e Shqipërisë besojnë se në krahasim me shqiptarët e Kosovës kanë më shumë vetiniciativë, janë më familjarë, janë më mikpritës, më të arsimuar, më të besës, më punëtorë.

Shqiptarët e Kosovës besojnë, ndërkaq, se në krahasim me ata të Shqipërisë janë më familjarë, më mikpritës, më të besës, më punëtorë, më të hapur ndaj botës dhe me më shumë vetiniciativë.

Po, është e vërtetë, thonë shqiptarët e Shqipërisë. Këta të Kosovës janë më të hapur ndaj botës, por njëkohësisht janë më fetarë dhe tradicionalë.

Po, thonë shqiptarët e Kosovës për ata të Shqipërisë, ata janë më të arsimuar.

Kështu thonë rezultatet e një sondazhi të thellë të zhvilluar në fund të vitit 2018 në Shqipëri e Kosovë. Sondazhi, që do të bëhet publik ditëve në vijim, prek disa dimensione të perceptimit të ardhmërisë së përbashkët e evropiane të qytetarëve të të dyja vendeve, por ky ishte rezultati i pyetësorit, i cili më dukej ilustronte njërin prej trendëve që do të hetohet gjithnjë e më shumë: konkurrenca mes dy shoqërive shqiptare.

Kjo konkurrencë, tashmë e kornizuar në dy shtete me popullatë shumicë shqiptare, këso here në sondazh merr formën e “shqiptarizmës” (të garës për të përmbushur vizionin tradicional të mikpritjes, besës, zellit, etj). I ngjason ndonjëherë këmbimit mes shtëpive të vëllezërve që janë ndarë në shtëpi të veta e që duan të tregojnë se cili nga vëllezërit ka trashëguar virtytet e emrit të madh që mban familja (“ne jemi më të besës se ata”). I ngjason ndonjëherë, po ashtu, rinjohjes së vëllezërve të ndarë kaherë që kanë filluar ta rinjohin njëri-tjetrin (“ata janë më fetarë”, “ata janë më të arsimuar”).

2.

Kjo pyetje e sondazhit ka dhënë ilustrimin e një dileme identitare, e cila ka qenë e heshtur, madje nënkuptueshëm e heshtur. Shoqëria shqiptare e Kosovës, gjeneratë pas gjenerate, ka synuar “shqiptarizmën” e vet dhe ka përfunduar me një produkt, i cili në evoluimin e vet sot shfaqet si Republika e pavarur e Kosovës. Në identitetin e shqiptarëve të Kosovës nuk ekziston, tashmë, e drejta e Shqipërisë për “copyright”, të së drejtës autoriale për “shqiptari” e “shqiptarizëm”. Madje as e drejta për të caktuar një ardhmëri të përbashkët: në sondazh respondentët e Kosovës (si dhe ata të Shqipërisë) u përgjigjën se do të hiqnin dorë prej bashkimit të të dyja shteteve nëse ky do të ishte parakusht për integrim evropian.

Nëse ka një pe, i cili ndërlidh përgjigjet e sondazhit, ai është në ngritjen e pasqyrës së dy shoqërive shqiptare që zbulojnë se komunikimi i tyre tashmë ka marrë dimensionin e dy shteteve.

3.

Ndoshta do të hyjë në punë këto ditë në Shqipëri e Kosovë ky sondazh, si një përcjellës me një dobi empirike për një debat që u hap në formë paradoksale. Ndërsa në nivel të Ballkanit Perëndimor po zhvillohet ideja e integrimit regjional (me një emër të gabuar “mini-Shengen”), në shoqëritë shqiptare në Shqipëri e Kosovë po zhvillohet debati për mungesën e relacioneve mes shteteve të shqiptarëve. E zhveshur prej çdo konsiderare protokolare, dilema bazike që po manifestohet është: si mund të kërkosh që Tirana të bashkërendisë vendime për politikë integrimi me Beogradin e Shkupin, por të mos e bëjë këtë paraprakisht me Prishtinën?

Pyetjet, pastaj, brenda kontekstit të zhveshjes protokollare, nuk do të kenë të ndalur. A mund të veprojë Tirana pa u konsultuar paraprakisht me Prishtinën? Pse duhet Tirana sovrane të marrë pëlqime paraprake prej Prishtinës; pse duhet të ketë të drejtë vetoje Prishtina për veprimet e Tiranës?

Ndërkohë, në kësi lloj debati do të hyjnë edhe akuza të llojit të vet. Njëra prej tyre, rikrijimi i Jugosllavisë, është përdorur në tridhjetë vjetët e fundit çdoherë që e ka përmendur dikush në Perëndim idenë e integrimeve regjionale (e këso iniciativa dhe organizata tash ka më shumë se ç’ mund të mbahen mend).

Tjetra, se duke kritikuar iniciativa të këtilla për integrim regjional shpërfaqen nacionalizmi dhe shovinizmi ndaj të tjerëve është, po ashtu, e vjetër me tre dhjetë vjetësh; është alibi e dobët e diplomatëve që shpikin ide për integrime regjionale kur nuk kanë ide të mirë, si ta nxjerrin regjionin e Ballkanit Perëndimor nga balta e konflikteve, moszhvillimit dhe rënies demografike.

4.

Tirana dhe Prishtina zyrtare do t’i ndihmonin vetes po që se debatin publik e shndërrojnë në konsultim të ndërsjellë.

Konsultimi do të duhej të prodhonte përgjigje politike për pyetje që tejkalojnë banalitetin e emrave (“mini-Shengen”, “mini-Jugosllavi”) apo paragjykimin e veprimeve (“Kosova u vetëpërjashtua”, “Kush i dha të drejtë Ramës të flasë në emër tonin”).

Përtej banalitetit, iniciativa e cila filloi në Novi-Sad ka për qëllim të krijojë një zonë të “katër lirive” në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Këto “katër liri” evropiane kanë nevojë për shtete të barabarta që pajtohen që një pjesë të sovranitetit të vet (unioni doganor, institucionalizimi i sigurisë së përbashkët, etj.) të ndahet me të tjerët.

Në mënyrë që ky sovranitet të ndahet, ai duhet të njihet mes të gjitha palëve (pra, të bëhet mes shteteve që kanë përfunduar konfliktet dhe kanë nënshkruar marrëveshje paqeje) dhe njëkohësisht duhet të premtojë benefite ardhmërie (zhvillim më të madh ekonomik, integrim të shpejtuar në BE).

Në kësi konteksti bisede politikash që do zhvilluar si përgjigje ndaj sfidave institucionale të një dimensioni më të ngritur, nuk do të ketë relevancë se a janë “ata” më fetarë, më të arsimuar a të hapur ndaj botës.

“Ina, Ina, hiqi br*kët…”, Mustafa Nano pyet se kush është vajza që Rama i drejtohej tre dekada më parë (VIDEO)

Mustafa Nano promovoi librin e tij më të fundit “Si e kam njohur…” . Ai sjell në këtë vepër mbresat dhe kujtimet me 40 personazhe publike.

Hashim Thaçi, Edi Rama, Ismail Kadare apo Leka Zogu janë disa nga 40 personazhet që i portretizon gazetari Mustafa Nano në veprën “Si e kam njohur”.

Me një stil të thjeshte dhe të drejtpërdrejt, Mustafa Nano portretizon personazhet publike, të cilët e kanë bërë të reflektojë për vete dhe fatin e shoqërisë shqiptare.

Mustafa Nano me librin “Si e kam njohur..” do të jetë i pranishëm për lexuesit edhe në Panairin e Librit.

Zaev: S’ka alternativë tjetër përpos NATO-s dhe BE-së

Maqedonia e Veriut mbetet e hapur për bashkëpunim më të thellë ekonomik me Federatën Ruse, megjithëse kjo nuk do të thotë se vendi kërkon alternativë tjetër kundrejt procesit të integrimit në BE dhe NATO, ka theksuar kryeministri i Zoran Zaev.

Ai këto komente i bëri në kuadër të forumit ekonomik mes Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Ruse, i cili riaktivizohet pas pesë vjetësh përmes Komisionit ndër-qeveritar për bashkëpunim ekonomiko-tregtar dhe tekniko-shkencor.

Intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik mes Maqedonisë dhe Rusisë përfshin sektorin e transportit, atë të bujqësisë, energjetikës dhe sektorë të tjerë.

“Për mua Alternativë tjetër përpos NATO-s dhe BE-së nuk ekziston. Këtë na e ka thënë populli ynë, përmes asaj se më shumë se 80 për qind e qytetarëve tanë janë për integrim të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE”.

“Është interes yni, siç është interes edhe i vendeve të BE-së dhe NATO-s, që të bashkëpunojmë me pjesën tjetër të botës. Ne bashkëpunojmë me Rusinë dhe me Kinën, edhe me Lindjen e Mesme si dhe me shumë shtete aziatike, siç janë India dhe shumë shtete tjera, për shkak se kjo sjell benifite për popullatën tonë”, ka deklaruar Zaev.

Por, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se shtrirja e Rusisë përmes investimeve gjithnjë e më shumë bëhet e pranishme në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tyre, për çdo ditë që mbetet jashtë strukturave të Bashkimit Evropian, Rusia dhe Kina do të synojnë që ta shfrytëzojnë për të shtrirë influencën e tyre dhe se ekonomia është dera më e sigurt përmes së cilës Rusia mund të shtrijë ndikimin.

“Të gjitha proceset që po ndodhin në politikat e BE-së kanë një efekt anësor për Bosnjë e Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut, ku raportet ndëretnike vazhdojnë të jenë një nga elementet e politikës së jashtme të Rusisë. Mendoj se pikërisht për këtë Bashkimi Evropian duhet t`i përfundojë të gjitha proceduarat e zgjerimit dhe të ketë një qasje të re për sa i përket zgjerimit”, thekson Selim Ibrahimi nga Qendra për Studime të Sigurisë dhe Zhvillim në Maqedoninë e Veriut.

Përderisa profesori universitar Lazar Lazarov, thotë për Radion Evropa e Lirë se forcat e drejtuesve të institucioneve duhet të orientohen në përmbushjen e obligimeve që kërkohen nga Brukseli, si dhe intensifikimin e presionit diplomatik dhe jo krijimin e kushteve për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik me Federatën Ruse.

“Nëse Evropa e humbet shansin që të inkorporojë vendet e Ballkanit perëndimor në BE, mund të ketë pasoja serioze sa i përket de-stabilitetit të Ballkanit, dhe krijohen mundësi përmes bashkëpunimit ekonomik që këto vende të orientohen kah Rusia dhe Kina. Së fundmi, ju e dini, Serbia ka nënshkruar dhe një marrëveshje për instalimin e sistemit special reaktor, që e ka përfaruar shumë Rusinë në këtë rajon”, thotë Llazarov.

Ndryshe, në kuadër të forumit ekonomik mes Maqedonisë së Veriut dhe Rusisë është theksuar se këmbimi i përgjithshëm tregtar ndërmjet dy vendeve, duke iu referuar të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave gjatë 8 muajve të parë të këtij viti ka arritur vlerën prej 121.4 milionë dollarësh, përkatësisht kjo vlerë është më e lartë për 27 për qind krahasuar me vitin paraprak 2018.

Shkupi dhe Athina zotohen për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka realizuar takimin e parë me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, pas zgjedhjes së tij në krye të qeverisë greke.

Në takimin e zhvilluar në Athinë është biseduar për dinamikën e zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, e cila kundërshtohej nga Mitsotakis deri sa ishte në opozitë.

Kryeministri maqedonas, Zaev ka thënë se përveç marrëveshjes për emrin është biseduar edhe për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, dhe se me këtë rast, ka siguruar mbështetjen e Greqisë për marrjen e datës së bisedimeve të anëtarësim.

“Theksuam se Marrëveshja e Prespës duhet të zbatohet sipas dinamikës së paraparë dhe për këtë po punojnë të dyja palët. Mua më vjen shumë mirë që kryeministri grek do të luftojë për vendin tonë që përfundimisht të merr datën për nisjen e bisedimeve”, ka deklaruar kryeministri Zaev, pas takimit me homologun e tij grek.

Shkupi dhe Athina, marrëveshjen për emrin e kanë arritur më 17 qershor të vitit 2018. Me këtë marrëveshje – që ishte vlerësuar si historike për shkak të kontestit prej mëse dy dekada – Maqedonia ka ndryshuar emrin në Maqedoni të Veriut.

Marrëveshja ka zhbllokuar procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE.

Zbatimi i marrëveshjes është paraparë në disa faza, apo paralelisht me procesin e integrimit evropian.

Marrëveshja mes dy vendeve është mbështetur fuqishëm nga bashkësia ndërkombëtare ndërsa SHBA-ja ka thënë se ajo është garantuese e stabilitetit në rajon.

Edhe pse pas arritjes së saj ishte menduar se Bashkimi Evropian do t’i ofrojë Maqedonisë së Veriut datën e nisjes së negociatave për anëtarësim, kjo nuk ndodhi gjatë takimit të Këshillit Evropian më 18 tetor.

Anketa e madhe: Çka mendojnë shqiptarët në Kosovë e Shqipëri për njëri-tjetrin? Sa e përkrahin bashkimin kombëtar?

Në një anketë të një organizate ndërkombëtare, të cilën e ka siguruar dialogplus.ch, për herë të parë ofrohet një tablo më e qartë mbi raportet mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë. Detaje mbi bashkëpunimin, mundësitë e bashkëjetesës, konsumin medial, marrëdhëniet sociale, dëshirën për bashkim dhe gatishmërinë e qytetarëve për të paguar një tatim ekstra për bashkim.

Nga Enver Robelli

– Nga të anketuarit: 88,7% e shqiptarëve të Kosovës e kanë vizituar Shqipërinë, ndërsa vetëm 31,6% e shtetasve të Shqipërisë e kanë vizituar Kosovën.

– Vetëm 18% e të anketuarve të pakicës serbe në Kosovë e kanë vizituar Shqipërinë në dy vitet e fundit.

– 85% e të anketuarve në Shqipëri thonë se ndihen të sigurt kur vizitojnë Kosovën. 60 për qind e qytetarëve të Kosovës thonë se ndihen të sigurt kur vizitojnë Shqipërinë.

– Shumica e të anketuarve shqiptarë në Kosovë e Shqipëri thonë se nuk kanë problem të kenë marrëdhënie sociale me dikë nga Kosova apo Shqipëria (të banojnë në një fshat, qytet, lagje, të punojnë bashkë).

– Në pyetjen se a kanë të anketuarit problem të martohen me dikë nga vendi tjetër (Shqipëria/Kosova) gjendja duket kështu: 75% e të anketuarve në Shqipëri thonë se nuk e kanë problem, ndërsa në Kosovë 56% japin një përgjigje pozitive.

– 84% e shqiptarëve të Kosovës dhe 67% e qytetarëve të Shqipërisë nuk duan të kenë marrëdhënie sociale me serbët.

– 85% e shqiptarëve në Shqipëri dhe 65% e shqiptarëve në Kosovë i përkrahin marrëdhëniet sociale me njerëz nga Europa Perëndimore dmth. të punojnë dhe bashkëjetojnë me perëndimorë.

– Në pyetjen mbi gatishmërinë për t’u martuar me dikë nga Europa Perëndimore, gjendja duket kështu: në Shqipëri 65,5% nuk e shohin këtë si problem, në Kosovë vetëm 19,5% janë të gatshëm për t’u martuar me dikë nga Perëndimi.

– Në pyetjen mbi gatishmërinë për t’u martuar me dikë që ka fe tjetër, dallimi është i madh. Në Shqipëri 79% thonë se nuk e shohin këtë fare si problem. Në Kosovë vetëm 13,5 për qind janë të gatshëm të martohen me dikë që ka fe tjetër.

– Shqiptarët e Kosovës janë më mirë të informuar mbi liderët politikë të institucioneve më të rëndësishme të Shqipërisë dhe mbi datat historike në krahasim me qytetarët e Shqipërisë mbi të njëjtat informata mbi Kosovën.

– Më shumë shqiptarë të Kosovës konsumojnë media të Shqipërisë se anasjelltas.

– Sa i përket sundimit të ligjit qytetarët në të dy vendet besojnë se ligji zbatohet më mirë në Kosovë.

– Sa i përket korrupsionit shumica e të anketuarve në Kosovë thonë se korrupsioni është më i lartë në Kosovë, por me këtë nuk pajtohet shumica e të anketuarve nga Shqipëria.

– Shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë pajtohen se vendet si Gjermania, Italia, Franca, SHBA, Kroacia dhe Turqia janë të përzemërta ndaj të dy vendeve (Kosovës dhe Shqipërisë).

– Sipas të anketuarve: vendet më armiqësore ndaj Shqipërisë dhe Kosovës janë Serbia dhe Rusia.

– Sa i përket Greqisë: shqiptarët në Kosovë dhe në Shqipëri pajtohen se Greqia mban qëndrim më të përzemërt ndaj Kosovës dhe më agresiv ndaj Shqipërisë.

– Shumica në të dy vendet mendon se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk janë sa duhet të zhvilluara.

– Shumica në të dy vendet kërkon unifikimin e librave shkollorë dhe planprogrameve.

– Shumica kërkon heqjen e plotë të tarifave doganore.

– 63% e të anketuarve në Shqipëri DËSHIROJNË bashkimin kombëtar. Në Kosovë: 54% duan bashkim me Shqipërinë. 16% e të anketuarve në Shqipëri dhe në Kosovë janë kundër bashkimit. Argumenti më i shpeshtë që përmendet nga kundërshtarët janë kulturat dhe traditat e ndryshme. Ata që nuk e duan bashkimin rrjedhin kryesisht nga zonat urbane në Kosovë dhe Shqipëri. Shikuar në aspektin gjeografik shumica e atyre që janë kundër bashkimit banojnë në rajonin e Prishtinës dhe në Shqipërinë e mesme.

– Në pyetjen nëse janë të gatshëm të paguajnë një tatim ekstra për të mundësuar bashkimin, gjërat ndryshojnë: vetëm 29% e të anketuarve në Shqipëri janë të gatshëm të paguajnë një tatim ekstra, në Kosovë 49% do të paguanin këtë tatim.

– Po të kishin mundësi të vendosnin në referendum, 75% e shqiptarëve në Shqipëri dhe 64% e shqiptarëve të Kosovës do të përkrahnin bashkimin kombëtar.

– Në pyetjen se SA I REALIZUESHËM është bashkimi kombëtar, situata ndryshon: vetëm 23% në Shqipëri dhe 17% e shqiptarëve në Kosovë besojnë se bashkimi është i mundshëm.

– Debati i muajve të fundit për mundësinë e korrigjimit të kufijve nuk është pritur pozitivisht nga shqiptarët e Kosovës (70%), në Shqipëri (52%), nga serbët e Kosovës (80%). Shkëmbimi i territoreve – veriu i Kosovës për Luginën e Preshevës – është hedhur poshtë nga shumica e të anketuarve.

111 vjet nga Kongresi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Më 14 nëntor 1908 në Manastir filloi punimet Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, me qëllim krijimin e një alfabeti të njehsuar që do të ishte edhe fillimi i letërsisë mbarë shqiptare.

Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë, etj.

Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mit’hat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik ‘Liria’ dhe ‘Dituria’. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së Vashave në Korçë, shkruan ‘Ina-online.net’.

Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça si dhe 11 anëtarë të tjerë. Në këtë Kongres merrnin pjesë shqiptarë të të gjitha komuniteteve fetare. Kërkesa e at Gjegj Fishtës në kongres ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin.

Kongresi vendosi me votë unanime për të lenë mënjanë alfabetin e Stambollit, dhe të shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja, alfabet që përdoret në ditët tona.

Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë, në Janinë, për të shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njehsuar shqipe.

Kongresi vendosi ngritjen e Shtypshkronjës Shqipe në Manastir nën drejtimin e Gjergj Qiriazit.

Komandant Hoxha ftohet nga Specialja

Gjy*kata Speciale fton edhe Samidin Xhezairin, i njohur me emrin komandant Hoxha për ta intervistuar.

Komandant Hoxha nga Prizreni, është ftuar dje nga Gjy*kata Speciale, dhe pritet të udhëtojë me 4 dhjetor për intervistë.

Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e komandant Hoxhës përmes disa postimeve në Facebook.

Shqiptarit i buzëqesh fati, milioneri britanik i lë gjithë pasurinë marramendëse

Duket se histori filmash, por një shqiptar dhe e dashura e tij janë bërë milionerë, pasi një i moshuar britanik u ka lënë të gjithë pasurinë e tij. Agon Berisha dhe Karla Evans jetonin me qera në shtëpinë e Wynford Hodge në Pembrokshire dhe u kujdesën për të derisa ndërroi jetë në moshën 94 vjeçare.

Ai ishte pronar i një ferme dhe një parku, me vlerë prej 1.5 milion euro, shkruan “BBC”, transmeton gazeta KOHA.

Duke parë dashurinë dhe përkujdesjen e shqiptarit, Hogde e la gruan pa asnjë cent dhe vendosi t’ia trashëgonte pasurinë dy qiraxhinjve të tij që u kujdesen për të gjatë fundit të viteve të fundit jetë.

I ndjeri e la një letër në të cilin shkruante se nuk donte që pasuria e tij t’i mbetej gruas dhe katër fëmijëve të tij, duke thënë se ajo ishte mirë nga ana financiare dhe se nuk kishte nevojë për paratë e tij.

Shqiptari me gruan e tij para se të bëheshin të pasur, morën me qira një shtëpi që ishte pronë e britanikut.

Prindërit e dy fëmijëve të vegjël filluan ta ndihmonin pa rrogë dhe nisën të bënin pazarin dhe të mirëmbanin fermën e tij.

I moshuari vuante nga kanceri i prostatës dhe bëri më shumë se 10 testamentet para vdekjes së tij.

Por, në testamentin e fundit të cilin e nënshkroi në dhjetor të vitit 2016, i la gjithçka që kishte në duart e dy qeraxhinjve.

Bilall Kasami takohet me ambasadorin e Republikës së Polonisë, Vojcieh Ticinjski

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i shoqëruar nga nënkryetari Kastriot Rexhepi pritën në takim ambasadorin e Republikës së Polonisë, Vojcieh Ticinjski.

Në hapësirat e selisë qendrore të Lëvizjes BESA, në takim u diskutua për situatën aktuale politike në vend, në theks të veçantë proceset integruese si dhe zgjedhjet e parakohshme
parlamentare të cilat do të mbahen më 12 prill 2020. Kryetari Kasami e njoftoi shkëlqesinë e tij Ticinjski për kontributin e Lëvizjes BESA si parti opozitare në procesin e ndryshimeve
kushtetuese si parakusht të anëtarsimit të vendit në NATO.

Lëvizja BESA do të vazhdojë edhe më tutje të angazhohet në interes të qytetarëve duke këmbëngulur në reformat e duhura si parakusht për marrjen e datës për aderim në Bashkimin
Evropian.

Të dy palët u dakorduan që takime të ngjajshme të realizohen edhe në të ardhmen.

https://youtu.be/Ra8eU468F5s

https://youtu.be/lpbkZriBtvY

Ziadin Sela dhe Afrim Gashi takohen nesër në Shkup

Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët dhe Afrim Gashi i Alternativës do të takohen gjatë ditës së nesërme, mëson in7 nga burime brenda dy partive.

Takimi do të realizohet në Shkup, ndërsa qëllimi i takimit do të jetë mundësia e bashkëpunimit mes dy subjekteve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Takimi i nesërm vjen pas atij që u realizua sot mes Bilall Kasamit dhe Ziadin Selës.

Nga Aleanca për Shqiptarët për in7 theksuan se ata janë të gatshëm për bashkëpunim më Lëvizjen Besa dhe Alternativën së bashku, por edhe me organizata tjera joqeveritare dhe aktivistë që do e gjejnë veten në përcaktimet programore. Këtë e ka pohuar edhe vetë Ziadin Sela në disa paraqitje televizive, përcjell in7.

Nga ana tjetër edhe nga Alternativa deri sot nuk e kanë përjashtuar mundësinë dhe dëshirën për të bashkëpunuar me Aleancën për Shqiptarët.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend janë caktuar për më 12 Prill të vitit të ardhshëm, ndërsa kalkulimet për koalicione te mundshme kanë filluar të shpeshtohen ditët e fundit.

Lëvizja BESA reagon ndaj punësimeve të fundit në “Postat e Maqedonisë”

Lëvizja Besa ka reaguar ndaj konkursit të fundit në Postat e Maqedonisë, ku u pranuan 40 maqedonas dhe 20 shqiptarë.

Nga partia e Kasamit përkujtojnë se rreth 220 shqiptarë tashmë 5 vite punojnë me kontrata në vepër , por statusi i tyre nuk po zgjidhet. Nga Besa dyshojnë se ata po mbahen peng për t’u kushtëzuar për të votuar partitë në qeveri.

Lëvizja BESA, dënon fuqishëm këtë diskriminim etnik dhe partiak në konkurset shtetërore, duke vlerësuar se kjo qeveri po vazhdon avazin e vjetër të qeverisjes së kaluar, në raport me shqiptarët dhe avansimin në institucionet shtetërore.

Gjithashtu, BESA i’u bën thirrje gjithë institucioneve kompetente që njëherit të zgjidhin problemin e të punësuarve me kontrata në vepër , të cilët nuk kanë të paguar as sigurimin pensional e as sigurimin shëndetësor.

Në shtëpinë e vogëlushit nga Gostivari, Osama Fidani, të cilin A2 e gjeti në kampin sirian (VIDEO)

Osama Fidani është 10-vjeçari shqiptar që ndodhet në kampin e Al Hawlit në Siri. Ai është shqiptar nga Gostivari. 6 vjet më parë u largua me të atin në Siri, por Osama nuk është i vetmi nga familja e tij në kamp.

Ai ndodhet me dy vëllezërit Fidan Fidani 14 vjeç, Advanin 8 vjeç dhe motrën që ka lindur në Siri, Rejani 4 vjeç.

Qytetarët, thirrje për bashkim opozitës shqiptare (VIDEO)

Përçarja e faktorit politik shqiptarë në Maqedoninë e Veriut në shumë parti, ka shkaktuar reagimet të shumta jo vetëm tek analistët, por edhe te qytetarët. Bashkëpunimi mes subjekteve shqiptare është njëra nga temat kryesore të debatit pas dakordimit të liderëve politikë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Ekipi i gazetës LAJM dhe portalit LAJM.tv ka anketuar disa qytetarë në rrugët e Shkupit, të cilët kanë bërë thirrje për bashkim të faktorit shqiptarë, ndonëse shprehen të rezervuar se një gjë e tillë mund të ndodh. “Nuk kemi nevojë për pesë parti sepse humbim shumë deputetë”, tha njëri nga të anketuarit.

Në funksion të bashkëpunimit opozitarë, gjatë ditës së mërkurë, kreu i ASH-së, Ziadin Sela ka takuar liderin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ndërsa për të enjten pritet një takim mes Selës dhe kreut të “Alternatives”, Afrim Gashi.

Moderatoja bukuroshe e ekranit jep një mesazh për ata që duan suksesin: Definitivisht mendoj se nëse… (FOTO)

Moderatorja bukuroshe e ekranit shqiptar, Luana Vjollca, është një ndër emrat më të përfolur në showbiz-in shqiptar. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, aty ku ndan me 1.6 milionë ndjekësit e saj foto e video nga jeta private dhe ajo profesionale.

Së fundmi, Luana ka postuar në “Instastory” një foto të saj ku krahas shkruan: “Puna, Puna dhe vetëm puna. Definitivisht mendoj se nëse punoni drejt asaj që ju ëndërroni dhe synoni, do ta realizoni”.

Ky është një mesazh që moderatorja ka vendosur që t’u japë të gjithë fansave të saj, të cilët dëshirojnë që të arrijnë majat në punën që duan.

Video që s’duhet humbur/ “I rashë buzë betonit për atmosferë romantike”, Luzja zbulon surprizën që i bëri bashkëshortit në Durrës

Një nga personazhet më të dashur të “Portokallisë” është Luzja, e cila së fundmi sakrifikon shumë pasi punon jashtë Tiranës, në Durrës.

Së fundmi ka treguar për surprizën që i ka bërë bashkëshortit të saj, por që për fat të keq nuk shkoi ashtu siç duhej.

Dorë për dore e të qeshur, djali i Arnold Shvarzeneger fotografohet me të dashurën shqiptare (FOTO)

Djali i aktorit të famshëm, Arnold Zhvarzenegerit, Joseph Baena, është fotografuar së fundmi me të dashurën e tij shqiptare, Nicky Dodaj. Ata shfaqen të kapur dorë për dore në Uest Hollivud, të martën mbrëma.

21-vjeçari i veshur sportiv u fotografua me të dashurën e tij brune, pasi dolën nga një kulb nate. Ndërkohë bukuroshja ishte kombinuar me Joseph, ku kishte veshur xhinse të grisura, një xhaketë lëkure dhe sandale me taka.

“Daily Mail” shkruan se dy të rinjtë janë bashkë që në kohën kur janë njohur në shkollë. Ndërkohë kujtojmë se Dodaj është një vajzë me prindër shqiptarë, të cilët kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në vitet ’90. Ajo është po ashtu 21 vjeçe, dhe është diplomuar për menaxhim biznesi në Kaliforni.

Nga ana tjetër, Joseph Baena është fëmija që Shvarzeneger e pati me një punonjëse te shtëpia e tij, Mildred Baena. Aktori e pranoi atësinë në vitin 2011 dhe ka qenë mjaft i pranishëm në jetën e djalit, i cili i ngjan shumë jo vetëm për nga paraqitja për dhe nga dëshira për palestër.

“Në 4 martesa, 2 herë mori të njëjtin burrë”: Angela Martini rrëfen historinë e nënës së saj dhe tregon si u martua me miliaderin

Angela Martini është një modele shumë e suksesshme, ku dhe pse mes sakrificave të shumta që jeta e ka përballur, ka ditur të luf*tojë dhe t’i realizojë ëndrrat e saj.

Me një karrierë modelingu në SHBA, ajo ka dalluar gjithmonë për hiret e saj. Këtë të mërkurë, modelja me origjinë nga Shkodra ishte në studion e “Rudina”, për të folur për librin e saj biografik “Dashuri, shpresë, dritë”, të cilin e ka publikuar së fundmi.

Në të Angela rrëfen të gjithë peripecitë e jetës së saj dhe të së ëmës, Nexhmije Ibrahimi, e cila u martua dy herë me bashkëshortin e parë.

Më pas Nexhmija u njoh me babin e Angelës, Eduardin, i cili ishte 10 vjet më i vogël se ajo. Burri i katërt ishte nga Zvicra dhe quhej Arnold.

modelja tregon si lindi ideja për të shkruar librin, ndërsa të ëmën e përshkruan si një grua të fortë, e cila e rinisi jetën nga fillimi në moshën 47-vjeçare.

“Unë doja të bëja diçka tjetër në jetën time, por doja të bëja diçka që i prek njerëzit edhe thashë do të shkruaj një libër. Mendova çfarë do të shkruaj. Historia që kam thënë më shpesh në jetën time, ka qenë historia e nënës time. Është dashuruar çdoherë dhe a thua se nuk është vrarë ndonjëherë.

E ka filluar jetën e saj në moshën 47 vjeçe, nga fillimi jetën komplet. Edhe se ka pasur shumë divorcime, edhe se ka humbur shtëpinë, edhe se nuk ka pasur para, nuk ka pasur fëmijët afër, asgjë, ajo mori të gjithë forcën edhe filloi jetën nga fillimi dhe e ka pasur më të mirë se e ka pasur ndonjëherë”.

Jeta e zonjës Nexhmije nuk ka qenë e lehtë dhe këtë e pohon edhe vetë modelja.

“Unë nuk di si ka ndenjur kaq e fortë. Nuk ka qenë, po unë kam mësuar duke e parë jetën e saj dhe kam mësuar që është ok kur është terr, se drita vjen, duhet vetëm të shikosh. Gjithçka ndodh për një arsye, edhe përse duket shumë keq, ndodh për një arsye më të mirë”.

Një grua e bukur dhe e zonja, me profesion mësuese, jeta private e Nexhmije Ibrahimit pati gjithnjë peripeci, qëkur lindi.

“Ajo ka lindur mes rrugës në Pukë, ka lindur pa doktor në borë”, rrëfen Angela.

Me burrin e parë u martua dy herë. Martesa e parë përfundoi në divorc, por ata u rigjetën sërish dhe u kurorëzuan për herë të dytë në martesë.

Pikërisht gjatë kësaj kohe erdhi në jetë dhe vëllai i madh i Angelas. Por edhe këtë herë, martesa e tyre përfundoi sërish në divorc.

Më pas ajo u njoh me babain e Angelas. Për kohën nuk qe e lehtë. Ajo ishte një grua e divorcuar që kishte një fëmijë dhe që ishte 10 vite më e madhe se bashkëshorti i saj.

“Normalisht është burri që duhet të jetë më i madh, por kur është femra bëjnë drama. Ajo nuk ka dëgjuar njerëzit e tjerë, nëse do t’i kishte dëgjuar se çfarë mendonin njerëzit e tjerë nuk do të ishte aty ku është sot. Një grua e lumtur, e suksesshme dhe e kënaqur me jetën e saj.

Po të mos kishte pasur nëna ime forcë, nuk do të kisha pasur unë forcë. Domethënë edhe nëse e do fëmijën tënd, rregullo njëherë veten, pastaj mbaj fëmijën, nuk funksionon ndryshe. Duhet me qenë pak në këtë mënyrë. Nëna ime ka qenë shumë e gjykuar, por ka thënë nuk më intereson, unë dua të bëj jetën time.

Tani ata që kanë gjykuar nuk janë në situatë të mirë sot, as familjet e tyre, as fëmijët. Ti nuk jeton për njerëzit e tjerë, jeton për veten. Do vdesësh e do të të mungojnë momentet përse nuk e bëra, jo përse e bëra, kjo është diferenca”.

Angela Martini prej dy vitesh është martuar me miliarderin rumun Dragos Savulescu. Pas një lidhjeje disa vjeçare, çifti vendosi ta kurorëzonte dashurinë e tyre me një ceremoni në Las Vegas.

Angela Martini tregoi se çifti nuk kishte diskutuar asnjëherë më parë për martesë, por thjesht u zgjuan dhe vendosën të bëjnë diçka jo tradicionale.

“Kjo zgjedhje ishte sepse ne kemi vendos në të njëjtën ditë me u martuar. S’kemi qenë të përgatitur, s’kemi qenë të fejuar, apo të kemi folur më parë për martesën. Jemi çuar prej gjumit, kemi thënë “Çfarë bëjmë sot? A martohemi”? Ishim duke shkuar në Las Vegas. Është bërë tamam procedurë, por në Las Vegas ka më shumë shpejtësi.

Burri im dhe unë nuk jemi shumë tradicionalë. Ne mendojmë se njerëzit bëjnë martesa të mëdha, por kjo nuk do të thotë dashuri e fortë. Ne kemi dashur të bëjmë diçka speciale dhe burri im ka thënë “kur shoh nuse nuk më pëlqen asnjë”.

Thashë me vete, ça jam duke bërë duke u martuar me këtë. Tha: Unë e dua nusen që të jetë seksi edhe kur të vijnë tek unë t’i them ok që jam gati për këtë martesë”, tha Angela Martini.

Takohen Sela dhe Kasami, në fokus zgjedhjet e 12 prillit

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare që duhet të mbahen me 12 prill të vitit 2020 kanë vënë në lëvizje partitë opozitare shqiptare. Siç mëson TV21 këtë pasdite larg mediave, në Shkup janë takuar kreu i ASH-së Ziadin Sela dhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Sipas burimeve jo zyrtare të TV21 në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin e këtyre dy partive opozitare shqiptare. Të dy partitë politike për TV21 e kanë konfirmuar takimin. Thonë se takimi ka qenë miqësor dhe shpresojnë për bashkëpunim të mëtejshëm.

“Kush merr frymë në Mars?”, Studimi i NASA-s lë pa fjalë shkencëtarët

Sonda “Curiosity” e NASA me fotografitë dhe analizat e kryera, ka ndryshuar përgjithmonë njohuritë që kemi për planetin Mars.

Studimi i pothuajse 6 viteve të dhënash dhe vëzhgimi nga Marsi premton një revolucion në astronomi dhe është botuar në revistën “Journal of Geophysical Research”.

Aty konkludohet se atmosfera e planetit ka një sasi oksigjeni shumë herë më të madhe se ajo e menduar. Niveli i këtij oksigjeni ndryshon në mënyrë sezonale, ku praktikisht molekulat e tij shumëfishohen deri në 30% gjatë pranverës, për të rënë në nivel gjatë dimrit.

Shkencëtarët nuk e shpjegojnë dot arsyen por disa mendojnë se instrumentet mund të jenë prishur, ose që niveli i ujit në terren të jetë shumë më i madh se ai i menduari. Por përgjithësisht ata mendojnë se nuk kemi të bëjmë me çështje atmosferike, por me një proces më të ndërlikuar, të tipit “diçka e prodhon oskigjenin dhe më pas e përthith”. Natyrshëm lind pyetja “kush merr frymë në Mars”?/Opinion.al

Panairi i Librit “Tirana 2019”/ 100 pavijone nga të gjitha trevat shqipfolëse në edicionin 22-të

Panairi i Librit “Tirana 2019” ka çelur sot siparin në Pallatin e Kongreseve. Ceremonia e çeljes së panairit është mbajtur në sallën ovale të Pallatit të Kongreseve.

Në edicionin 22-të të këtij viti, rreth 100 pavijone ekspozuese në të gjitha trevat shqipfolëse i janë bashkuar këtij aktiviteti të madh, ndër-rajonal në Shqipëri.

Në panair ishte autorja e vitrines së përjavshme të librit në Top Channel, Monika Stafa.