Ballina Blog Faqe 489

Zbardhet rrëfimi i 11-vjeçarit Alvin para se të dilte nga Kampi Al-Hol në Siri

Alvin Berisha është tani i sigurt, mes mureve të shtëpisë së tij, aty ku ka ardhur ta takojë edhe gjyshi nga Shqipëria. Gazetarët e emisionit investigativ “Le Iene”, të cilët ndoqën që prej fillimit historinë e tmerrshme të 11-vjeçarit shqiptar, rikthen për ta takuar.

“Le Iene” rikujton dinamikat e historisë që preku zemrat e miliona njerëzve, që nga zanafilla kur Alvin u largua bashkë me të ëmën e radikalizuar drejt Sirisë, e deri te operacioni që solli shpëtimin e tij.

Pak ditë para se të nxirrej nga ferri, në intervistën e dhënë për një operatore të kampit, 11-vjeçari dukej më i relaksuar, sikur ta dinte se dikush do të vinte për ta shpëtuar.

Si i kalon ditët?

Alvin: Nuk di çfarë të them. Jam në kamp dhe pres që të kalojë koha. Pres dhe vetëm pres.

Me kë jeton këtu?

Alvin: Me fëmijët e tjerë. Ka irakianë, sirianë, nga të gjitha vendet.

Të mungon nëna jote?

Alvin: Po.

Do të ishe i lumtur po të të kthenin në Itali?

Alvin: Po.

Ëndrra u realizua pas pak ditësh. Imazhet e para të 11-vjeçarit jashtë kampit u publikuan nga një hotel në Damask, i shoqëruar nga operatorë të Kryqit të Kuq.

Tashmë, ai është i lumtur, dhe më në fund ashtu si të gjithë fëmijët e moshës së tij, shijon panine, patate të skuqura dhe sallatë. Tani, para se të flejë, ndërsa lan duart dhe buzët dhe kujdeset të mos e shpërdorojë ujin. Me siguri muajt e kaluar në kamp i kanë mësuar se uji është një e mirë e çmuar.

Gazetarët e “Le Iene” kishin edhe një dhuratë të fundit për Alvinin, që priste me padurim të shkonte në dhomën e hotelit në Damask: Një kapele kampionësh…!

LIVE Emisioni “5 Pyetjet” nga Babaramo, i ftuar Albin Kurti Tema: Mini shengeni Ballkanik apo bashkimi kombëtar?

LIVE Emisioni “5 Pyetjet” nga Babaramo, i ftuar Albin Kurti Tema: Mini shengeni Ballkanik apo bashkimi kombëtar?

https://youtu.be/GNxVuChXS0M

https://youtu.be/lpbkZriBtvY

https://youtu.be/KbfcLCf1nYM

Alvin në shtëpinë e tij, emisioni “Le Iene” publikon videon

Alvin është më në fund i sigurt brenda mureve të shtëpisë së vet, ku po rrethohet me dashuri. Pas ferrit 5 vjeçar në Siri, vogëlushi shqiptar tani mund të nisë rrugën e rehabilitimit.

Por emisioni investigativ Italian, “Le Iene”, falë të cilit u bë e mundur që të arrihej mrekullia për Alvinin dhe babain e tij të dëshpëruar, ka publikuar se fundi dhe videon që tregon lirimin e tij e rrugëtimin drejt shtëpisë.

Misioni i gazetarëve të “Le Iene”, tashmë është përmbushur. Luigi Pelazza, ai që e ndoqi çështjen që në fillim, ka qenë aty edhe këtë herë. Nuk mund ta linim Alvinin të braktisur në atë vend të tmerrshëm, shkruhet në faqen e internetit të Le Iene, prandaj bëmë gjithë çfarë ishte e mundur për ta shpëtuar nga ai burg. Ndaj, dhe e kanë ndjekur lirimin e 11-vjeçarit hap pas hapi, duke regjistruar çdo reagim të tij: mënyrën sesi shijoi ushqimin pas daljes nga al Holi, sesi e mbylli shpejt çesmën pasi lau duart që të mos harxhonte ujë sepse regjimi i egër i kampit nuk harrohet dot kaq shpejt, e si u shtri të flinte buzagaz.

Videoja e tregon Alvinin ndërsa shoqërohet për në Bejrut drejt ambasadës italiane ku e priti Ambasadori i Italisë dhe autoritetet shqiptare bashke me ministrin e brendshëm, Sander Lleshaj, e më pas, emocionet e mbërritjes në Itali, ku motrat, nga i mbajtur dot lotët, i hidhen ta përqafojnë sapo zbret na avioni.

“Forca Alvin”, shkruajnë “Le Iene”; “makthi mbaroi dhe tani ke gjithë jetën përpara, për të rikuperuar atë që humbe në Siri!”.

“Provë 10 ditë… 2 mijë euro “, vajzat shqiptare martohen me maqedonasit në rrjetet sociale, flet psikologu

Beqarët e vjetër maqedonas dhe serbët vazhdojnë të martohen me femra shqiptare duke paguar shuma të majme parash. Për këtë qëllim egziston edhe një agjenci e që koordinon këtu lidhje përmes internetit.

Një numër i serbëve, maqedonasve, boshnjakëve e kanë gjetur gruan e tyre përmes grupit “Shqiptaret për martesë” në Facebook. Agjensia Kurir në Serbi thotë se motivet e grave të reja shqiptare për t’u martuar janë kryesisht për t’i shpëtuar varfërisë, dhe motivi më i zakonshëm për burrat serbë është që ata nuk mund të gjejnë gra të përshtatshme për veten e tyre, transmeton agjencia e lajmeve INA. Shqiptarët janë patriarkalë dhe “skllave të shtëpisë”, thonë nga agjensia.

Ky është një variant i lirë që kushton rreth 1.000 euro, dhe ekziston mundësia që nusja të sillet në shtëpi te burri i saj i ardhshëm dhe të qëndrojë atje për 10 ditë, pas së cilës burri vendos nëse qëndron apo jo. Ky variant kushton rreth 2,000 euro, thonë nga agjensia.

Psikologu social Vesna Tomic thotë se martesa të tilla kanë ekzistuar gjithmonë, por tani janë në rritje pasi shumë njerëz, sidomos gra, largohen nga fshatrat.

https://youtu.be/t_KckgUro64

https://youtu.be/en3gfKP0CnE

Kasami: Zaevi të respektoj marrëveshjen, në letërnjoftime të shkruhet ”shqiptar”

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami sot përmes një press konference ka paralajmëruar se para disa ditëve, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, qeveria e udhëhequr nga Zoran Zaev ka dorëzuar iniciativë për ndryshim të ligjit të dokumentave personale, respektivisht të ligjit për letërnjoftime pa e futur edhe grafën e përkatësisë etnike, ku sipas tij nuk e ka respektuar marrëveshjen me Lëvizjen BESA që në dokumentin e identifikimit të shkruhet edhe përkatësia etnike.

Gjithashtu ai theksoi se LSDM-ja po kërkon vota nga shqiptarët, por nuk shpreh gatishmëri dhe vullnet të plotëson kërkesat legjitime të shqiptarëve.

https://youtu.be/lpbkZriBtvY

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të nderuar qytetarë,

Mosmbajtja e premtimeve të kësaj Qeverie është bërë përditshmëri. Por, fatkeqësisht kryeministri Zoran Zaev tani po shkel edhe marrëveshjet e arritura gjatë ndryshimeve kushtetuese. Para disa ditëve, në Kuvendin republikan, Qeveria e udhëhequr nga Zoran Zaev ka dorëzuar iniciativë për ndryshim të ligjit të dokumentave personale, respektivisht të ligjit për letërnjoftime.

Ne, një kohë më të gjatë kemi pasur dyshime se Zoran Zaev nuk e mban fjalën e dhënë por tash vërtetohet se ai mashtron shqiptarët, sidomos kur e shohim se në procedurë parlamentare ka futur një nga ligjet që duhet të pësojnë ndryshime si ai për letërnjoftime dhe në propozimin e njëjtë kjo qeveri nuk parashikon vendosjen e grafës së përkatësisë etnike në përputhje me marrëveshjen e arritur në mes Lëvizjes BESA dhe Qeverisë së udhëhequr nga Zoran Zaev.

Ne, edhe në kohën kur jemi marrë vesh kemi patur dyshimet tona ndaj jo konzistencës politike të Zoran Zaevit, prandaj e detyruam që marrëveshjen që e arritëm t’a publikojë zyrtarisht si qëndrim të Qeverisë të tij në faqen zyrtare të qeverisë në datë 11.01.2019.

Ky veprim i kryeministrit dhe qeverisë dëshmon edhe njëherë se LSDM-ja prej shqiptarëve i kërkon vetëm votat, ndërsa nuk shpreh gatishmëri dhe vullnet të plotëson kërkesat legjitime të shqiptarëve.

Ne i bëjmë thirrje edhe njëherë kryeministrit Zaev që të tërheqë nga procedura parlamentare ligjin për letërnjoftimet, të korigjojë të njëjtin konform marrëveshjes së arritur gjatë ndryshimeve kushtetuese dhe të dërgon si propozim të qeverisë edhe plotësimin me grafën e përkatësisë etnike.

Ne nuk kërkojmë as më shumë e as më pak nga ajo që jemi marrë vesh me Qeverinë dhe që Qeveria e ka publikuar në webfaqen e saj zyrtare, dhe kjo është dokument dhe zotim publik që duhet përmbushur.

Nëse edhe përkundër këtij apeli nuk ka reflektim nga ana e Qeverisë, Lëvizja BESA do shfrytëzojë të gjitha mekanizmat institucionalë për të detyruar këtë qeveri të përmbushë në tërësi marrëveshjen e ndryshimeve kushtetuese.

Lëvizja BESA, Bilall Kasami

11.11.2019

Nëse koalicioni NISMA-AKR-PD e kalon pragun, LVV mbetet pa tre deputetë, LDK, PDK e AAK, humbin nga një

Vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa (PZAP) për pranimin e ankesës së koalicionit NISMA-AKR-PD, për të përjashtuar nga rezultati zgjedhor i 6 tetorit votat e ardhura nga Serbia, duket që ky koalicion do ta kalojë pragun zgjedhor.

Lidhur me këtë lideri i NISMA-së, Fatmir Limaj, në një konferencë për media ka thënë se nga sot koalicioni NISMA-AKR-PD është subjekt parlamentar me gjashtë deputetë.

“KQZ ka shpallur rezultate të parregullta më herët. Vendimi që sot PZAP-i mori edhe për numërimin e mbi një mijë kutive tregon që KQZ atë ditë nuk ka shpallur asgjë. Me rezultatet e rregullta ashtu siç e kërkon ligji, Nisma dhe partnerët janë parti paralamentar dhe ne do të vazhdojmë fuqishëm me aktivitetin tonë parlamentar. Nga sot edhe me vendim të PZAP-it, ne jemi në parlament me vota të rregullta. Prej 5.012 ne jemi parti parlamentare me 6 mandate në Kuvendin e Kosovës”, është shprehur ai.

Nisur nga kjo në listat zyrtare për deputetë të partive politike të legjislaturës së shtatë, 6 nga këta deputet nuk do të mund t’i marrin mandatet.

Ligjëruesi universitar, i cili ishte edhe pjesë e KDI-së, Artan Murati, në një deklaratë dhënë Telegrafit ka treguar se nga sa deputetë do t’iu mungojnë partive politike nëse koalicioni NISMA-AKR-PD, kalon pragun.

“Tani pas vendimit të PZAP-it, për miratimin e ankesës së koalicionit NISMA-AKR-PD për votat e ardhura nga Serbia, nëse ky koalicion kalon pragun dhe bëhet pjesë e Kuvendit, atëherë disa deputet nga subjektet politike nuk do të mund të marrin mandatin. Nga kjo duket së Lëvizja Vetëvendosje do t’i humb 3 ulëse. Derisa LDK, PDK e koalicioni AAK-PSD, nga një ulëse. Ndërsa ky vendim nuk e afekton Listën Serbe, e cila do të vazhdojë t’i ketë 10 deputet”, ka thënë ai.

Lidhur me këtë, Telegrafi do t’ua sjell emrat nga listat zyrtare të deputetëve të subjekteve politike, të cilët gjenden ne fund të listës me më së paku vota, e që nisur nga kjo nuk do të mund të jenëpjesë e Kuvendit të Kosovës, nëse vendoset që koalicioni NISMA-AKR-PD të kalojë pragun.

Nga Lëvizja Vetëvendosje mund të mos jenë pjesë e Kuvendit: Alban Hyseni, Enver Haliti, Arta Bajralija.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës: Valentina Bunjaku-Rexhepi.

Nga Partia Demokratike e Kosovës: Valdete Idrizi.

Ndërsa PartiaSocialdemokratike mund të mbetet pa të vetmin deputet. Natyra Kuçi e kësaj partie kishte hyrë me kuotë gjinore në listën e deputetëve të koalicionit AAK-PSD, por tash mbetet jashtë Kuvendit.

AAK-ja do të ketë 13 deputetë.

Pra, emrat e këtyre deputetëve janë nxjerrur duke u bazuar në numrin më të vogël të votave në krahasim me deputetët tjerë të partive politike.

Ndërsa në vendimin e PZAP-it urdhërohet Komisioni Qendror i zgjedhjeve, për rinumërimin e 1472 vendvotimeve./Telegrafi/

Tetovë, edhe rrugët dytësore në gjendje të mjerueshme

Krahas gropave, e njëjta është mjaft e ngushtë dhe e shpallur si zona parkimi, që edhe më shumë e bën problematike këtë rrugë. Veturat e parkuara në dy pjesët të saj dhe gropat në mes, e bëjnë këtë rrugë të pakalueshme, ndërsa pas reshjeve të shiut këtyre ditëve, gropat nuk vërehen dhe kjo shkakton edhe dëmtime të veturave

shtë njëra nga rrugët e rralla njëkahëshe në Tetovë. Jo më shumë se 5 minuta nga qendra e Tetovës, por pamja e saj të jep përshtypjen se kjo rrugë ndodhet në zonat e thella të malësisë. Me gropa të mëdha, me asfalt të dëmtuar, me vetura të parkuara në të dy anët e saj, ndonëse vende për parkim nuk ka. Bëhet fjalë për rrugën “Jane Sandanski”, e cila fillon nga Ura e vjetër mbi lumin Shkumbin dhe kalon përmes rrugës “Dervish Cara” për në qendër. Po ashtu e njëjta rrugë është ndër arteriet kryesore në për Spitalin klinik të Tetovës. Krahas gropave, e njëjta është mjaft e ngushtë dhe e shpallur si zona parkimi, që edhe më shumë e bën problematike këtë rrugë.

Veturat e parkuara në dy pjesët të saj dhe gropat në mes, e bëjnë këtë rrugë të pakalueshme, ndërsa pas reshjeve të shiut këtyre ditëve, gropat nuk vërehen dhe kjo shkakton edhe dëmtime të veturave. Vozitësit që frekuentojnë këtë rrugë dhe pronarët e lokaleve afariste shprehen të indinjuar me gjendjen e kësaj rruge, e cila sipas tyre është lënë pa rregulluar nga autoritetet e Komunës. Infrastruktura rrugore në Tetovë vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, sidomos në rrugët dytësore, të cilat shkatërrohen gjatë kohës me reshje.

Në gjendje më të mirë nuk janë as rrugët kryesore të cilët ndonëse janë të asfaltuara vitin e kaluar, megjithatë në disa vende janë më gropa. Nga Komuna kanë premtuar se ditëve në vijim do të intervenojnë për të sanuar gjendjen në këtë rrugë. Autoritetet lokale në Tetovë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos zhvillojnë punime për kyçje në rrjetet e kanalizimit apo ujësjellësit, por edhe të rrjeteve tjera kabllovike kokë në vete por këtë ta bëjnë duke marrë leje nga Komuna, sepse gropat që hapen më pas nuk mbulohen me asfalt por me pllaka bekatoni që është një dukuri e shëmtuar në shumë lagje të Tetovës.

Sipas tyre, jo vetëm në këtë rrugë, por edhe në shumë rrugë tjera qytetarët marrin guxim në mënyrë të pandërgjegjshme të zhvillojnë punë në rrugë duke dëmtuar kështu infrastrukturën. Nga Komuna kanë theksuar edhe rastin në rrugën afër stadiumit të qytetit ku menjëherë pas asfaltimit të saj e njëjta është dëmtuar nga ana e banorëve. Ndërkohë, ditëve të fundit kanë filluar punët për asfaltimin e bulevardit në rrugën industriale, kurse nga policia e Tetovës kanë dalë me apel.

“Sektori për punë të brendshme Tetovë informon qytetarët, vozitësit, këmbësorët dhe të tjerë se, sot ka filluar faza e parë e rekonstruimit të Bulevardit “Vidoje Smilevski-Bato” në Tetovë. Për këtë arsye, pjesa në të cilën do të realizohen punimet ndërtuese në këtë fazë, do të jetë e mbyllur për qarkullim, kështu që trafiku do të devijohet nëpër rrugë tjera me prezencë policore dhe shenja adekuate të komunikacionit, me qëllim të qarkullimit të papengueshëm dhe të sigurt të automjeteve dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik. Në të njëjtën mënyrë do të rregullohet trafiku edhe në fazat e ardhshme të rekonstruimit, varësisht nga dinamika e planifikuar e aktiviteteve ndërtimore”, pohojnë nga policia e Tetovës./koha.mk/

Haxhiu për vendimin e PZAP-it: Institucion i ndikuar, fitoren e Lëvizjes nuk e ndalin dot

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të PZAP-it për rinumrimin e 1,472 vendvotimeve si dhe përjashtimin nga rezultati i votave të ardhura nga Serbia.

Haxhiu në një postim në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar se PZAP po tallet duke dërguar në rinumërim rreth 1500 kuti, madje e ka quajtur institucion joserioz dhe i ndikuar.

“Me zgjedhjet më të mira të organizuara ndonjëherë, PZAP ka gjetur të tallet duke dërguar rreth 1500 kuti në rinumërim. Institucion joserioz dhe duket i ndikuar fatkeqësisht.

Kot e kanë, fitoren e Lëvizjes nuk e ndalin dot, vullnetin e popullit nuk mund ta përmbysin ndonëse tentojnë ta vonojnë jetësimin e tij”, ka shkruar ajo në Facebook./Telegrafi/

Komuna e Zhelinës zhvillon punime në Strimnicë (FOTO)

Sot gjatë punimeve intervenuam në rrjetin e ujësjellësit në Strimnicë për shkak të defekteve të shpeshta që u paraqiteshin zavendësuam gypin e vjeter me gjatësi afer 200 metre me gyp të rri.
Çdo ditë në shërbim të qyetarëve tanë
NPK Mirëmbajtja – Zhelinë

Evropa e lakmon 5G-në kineze, Pekini merret me 6G

Në kohën kur Evropa e admiron me lakmi teknolgjinë 5G të zhvilliar nga kinezët, gjegjësisht nga kompania e tyre Huawei, aziatikët kanë shkuar më larg, duke nisur zhvillimin e rrjetit më të përsosur, 6G.

Pekini tashmë i ka shpalosur planet për ta zhvilluar teknologjinë 6G me shpresën për ta forcuar dominimin e vet në lidhjet pa tel në të gjithë botën.

Ministria kineze e Shkencës dhe Teknologjisë i ka krijuar dy ekipe për ta zhvilluar rrjetin 6G, njëri nga disa agjenci qeveritare, ndërsa i dyti i me më shumë se 30 ekspertë nga universitete, qendra kërkimore dhe korporata të ndryshme.

Edhe pse planet e sakta mbi rrjetin 6G janë ende të paqarta, Pekini është i vendosur ta fitojë garën përballë një rivali të madh, SHBA-të.

Drejtori i Huawei, një nga liderët në revolucionin 5G, Ren Zhengfei, konfirmoi që kompania ka kohë që po punon në zhvillimin e rrjetit 6G, por që teknologjia do të arrijë vetëm pas dhjetë vjetësh.

Ndërkohë Qeveria amerikane po e akuzon Pekinin për përdorimin e kompanive si “Huawei” për spiunazh dhe po bën presion ndaj partnerëve evropianë që t’ua ndalojnë kompanive kineze rrjetet e tyre nacionale 5G.

“Herkuli” shqiptar sfidon veten, tërheq tre makina (FOTO)

Rei Lleshi, një vit më parë u shpall si 18 vjeçari më i fortë në Shqipëri pasi fitoi kampionatin e for*cës.

Sot një vit më pas, me fo*rcën e tij i riu nga Tirana sfidon veten duke provuar peshat eks*treme. Me një litar të lidhur rreth mesit, 19 vjeçari tërheq tre makina, dy xhipa të mëdhenj dhe një benc klasik.

“Bëmë një provë duke tërhequr makinat rreth 6 ton e gjysmë, një provë që doli e suksesshme dhe për momentin përsëri fokusohemi tek peshat”, shprehet ai.

“Amaneti” i Haradinaj për Albin Kurtin: “Taksa” të mos preket derisa të…

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka këshilluar Albin Kurtin në lidhje me vendimin që mori një vit më parë për vendosjen e taksës 100% në mallrat e Serbisë.

Në një status në rrjetet sociale, Haradinaj ka lënë ‘amanet’ që kjo masë të mbetet aktive deri në në njohje të shtetit të Kosovës.

“Një vit më parë, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë një prej vendimeve më të guximshme që nga shpallja e pavarësisë, me vendosjen e tarifes prej 100% në mallërat e Serbisë, si masë ndaj fushatës agresive të shtetit serb.

Me këtë hap të rëndësishëm, Kosova ka treguar se Serbia nuk mund t’i japë detyra, kurse miqve ndërkombëtarë se nuk i nënshtrohemi shtetit serb. Vendosja e tarifes ndaj mallrave serbe, prej nëntorit të vitit të kaluar, ka ndikuar poashtu tej mase në fuqizimin e prodhuesve vendor.

Në thelb, ky veprim e ka delegjitimuar projektin e ndarjes së Kosovës, që fshihej nën idenë e korrigjimit të kufijve. Kjo masë është dëshmuar strategjike dhe duhet të mbetet deri,”- shkruan Haradinaj.

Haradinaj e ndërmori këtë masë një vit më parë, teksa u shpreh se nuk ka ndërmend ta heqë deri kur Serbia ta njohë Kosovën si shtet.

“Me jaranin”, Oriola Marashi publikon foton nga Dubai (FOTOT)

Modelja Oriola Marashi ka publikuar së fundmi një foto në rrjetet sociale ku shihet me një person që nuk e kishim parë më parë.

E ndodhur në Dubai për një set fotografik, Marashi ka poz*uar krah një burri vendas, i cili është veshur me të bardha.

“Me të dash*urin miste*rioz”, shkruan Oriola krahas fotos duke lënë komentuesit të aludojnë për marrë*dhënien mes tyre. Në fakt kjo gjë kuptohet që është publikuar me sens humori.

Alvin në shtëpinë e tij/ Misioni i përmbushur për vogëlushin që mbeti në Siri (VIDEO)

Alvin është më në fund i sigurt brenda mureve të shtëpisë së vet, ku po rrethohet me dashuri. Pas fe*rrit 5 vjeçar në Siri, vogëlushi shqiptar tani mund të nisë rrugën e rehabilitimit.

Por emisioni investigativ Italian, “Le Iene”, falë të cilit u bë e mundur që të arrihej mrekullia për Alvinin dhe babain e tij të dëshpëruar, ka publikuar se fundi dhe videon që tregon lirimin e tij e rrugëtimin drejt shtëpisë.

Misioni i gazetarëve të “Le Iene”, tashmë është përmbushur. Luigi Pelazza, ai që e ndoqi çështjen që në fillim, ka qenë aty edhe këtë herë. Nuk mund ta linim Alvinin të braktisur në atë vend të tmerrshëm, shkruhet në faqen e internetit të Le Iene, prandaj bëmë gjithë çfarë ishte e mundur për ta shpëtuar nga ai burg. Ndaj, dhe e kanë ndjekur lirimin e 11-vjeçarit hap pas hapi, duke regjistruar çdo reagim të tij: mënyrën sesi shijoi ushqimin pas daljes nga al Holi, sesi e mbylli shpejt çesmën pasi lau duart që të mos harxhonte ujë sepse regjimi i egër i kampit nuk harrohet dot kaq shpejt, e si u shtri të flinte buzagaz.

Videoja e tregon Alvinin ndërsa shoqërohet për në Bejrut drejt ambasadës italiane ku e priti Ambasadori i Italisë dhe autoritetet shqiptare bashke me ministrin e brendshëm, Sander Lleshaj, e më pas, emocionet e mbërritjes në Itali, ku motrat, nga i mbajtur dot lotët, i hidhen ta përqafojnë sapo zbret na avioni.

“Forca Alvin”, shkruajnë “Le Iene”; “makthi mbaroi dhe tani ke gjithë jetën përpara, për të rikuperuar atë që humbe në Siri!”.

https://youtu.be/WZ6cIE__0T8

https://youtu.be/IBS62UHNfL0

https://youtu.be/EDXWFTEcl04

Shihni çfarë i ndodh yllit britanik në mes të Dubait (FOTO)

Chloe Ferry di si të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave. Së fundmi, ylli 24-vjeçar ishte në Dubai, por pati një incident të vogël.

E veshur me një fustan të zi dhe taka të larta, Chloe mori gjithë vëmendjen, pasi për pak sa nuk theu këmbën.

Ylli u rrëzua te shkallët, por për fat nuk pati asnjë lëndim. Por, për shkak të fustanit të hapur, 24-vjeçarja zbuloi më shumë se ç’duhet.

“Më gjetën 20-25 mijë euro në çantë”, bilbili i jugut tregon si e ndaluan karabinierët në Itali (Foto+Video)

Mosdeklarimi i parave që fitojnë këngëtarët nëpër koncerte të ndryshme është një shqetësim i ngritur prej disa kohësh. Thuhet se disa këngëtarë shqiptarë fitojnë shuma marramendëse vetëm për një koncert.

Këtë shqetësim e ka ngritur edhe bilbili i jugut, Ylvis Bakerri, në skeçin e tij në “Portokalli”. Ai tregon se si e ndaluan karabinierët në Itali dhe i kontrolluan çantën ku kishte paratë e fituara në koncert.

Asgjë s’ka përfunduar, për vendimin e PZAP-it fjalën e vet do ta thotë edhe Supremja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është deklaruar se ka pranuar vendimet e PZAP-it për rinumërimin e votave nga Serbia, raporton Gazeta Express.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesat e paraqitura në këtë institucion në rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja më 7 nëntor. Këtu kam parasysh dy vendimet që kanë të bëjnë me përjashtim nga rezultati të një pjesë të fletëvotimeve dhe për rinumërimin e 1 472 vendvotimeve”, ka deklaruar Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ.

Tutje, ai ka thënë se megjithatë duhet të presin për vendimin e Gjykatës Supreme, pasi që subjektet kanë të drejtë ankese.

“Në këto vendime ka këshillë juridike që lejon ankesën kundër këtyre vendimeve në Gjykatën Supreme. Prandaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i obliguar të respektojë këtë afat ligjor para se të procedojë më tutje. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë ashtu siç ka bërë deri më tani, pra në përputhje me vendimet që e obligojnë KQZ-në”, ka deklaruar Elezi për Express.

Ndryshe, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur sot për të gjitha ankesat e paraqitura nga subjektet politike dhe kandidatët për deputetë të cilët janë paraqitur pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Paneli lidhur me ankesat ka vendosur si në vijim: PZAP-i 53 ankesa i ka pranuar të bazuara prej tyre lidhur me 52 ankesa paneli ka vendosur që të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1472 vendvotimeve.

Ndërsa lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, ka vendosur që të pranojë të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia.

23 ankesa janë hedhur të pasafatshme dhe të palejuara. 25 ankesa janë refuzuar të pabazuara.

1 ankesë konstatohet e tërhequr. /GazetaExpress/

Pacolli e Limaj fitojnë ulëse në Kuvend, këta mund të jenë deputetët e rinj të koalicionit

PZAP ka marrë vendim që të heqen nga rezultati përfundimtar votat e ardhura nga Serbia.

Ky vendim është marrë pas ankesës së bërë në këtë institucion nga Nisma Socialdemokrate.

E nëse gjithçka shkon siç është planifikuar sipas koalicionit AKR-Nisma, këto dy subjekte në legjislaturën e re do të kenë gjashtë deputetë.
Sipas rezultateve të shpallura nga KQZ, këta do të jenë deputetët nga ky koalicion: Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Albulena Balaj-Halimi, Bilall Sherifi, Islam Pacolli dhe Mirlinda Sopi Krasniqi.

Rriten pagat e mjekëve dhe personelit shëndetësor

Nga muaji shkurt mjekët specialistë do të marrin paga më të larta për 25%, përkatësisht 10 mijë deri në 12 mijë denarë më shumë. Pagat e Infermierëve dhe laborantëve do të rriten për 10% ndërsa mjekët e përgjithshëm në Spitalet shtetërore do të marrim pagë më të lartë për 15%. Në rritje janë përfshirë edhe punëtorët shëndetësor me 5% ndërsa jashtë kësaj rritje mbetën administratorët dhe personeli ndihmës teknik. Ministri i Shëndetësisë tha se rritja e pagave të administratës dhe ndihmësve teknikë do të diskutohet vitin e ardhshëm.

Tani paga e mjekut specialist në Qendrën Klinike, në Klinikat kirurgjike dhe interne do të arrijë 100,000 denarë, ndërsa te dikush do të tejkalohet. Paga mesatare e mjekut specialist në Spitalet e përgjithshëm do të jetë diku në mes 85 – 88.000 denarë së bashku me kujdestaritë dhe varësisht nga numri i kujdestarive shumë lehtë mund të arrihet edhe në 100,000 denarë. 1:28 Nuk do t’i lëmë të gjithë ata të cilët deri më tani nuk morën rritje të rrogave këtu mendoj për personelin ndihmës teknik si dhe administratën që punon në sektorin e Shëndetësisë , do të jetë lëndë diskutimi gjatë vitit të ardhshëm- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Mbetemi të detyruar së bashku me ministrinë për personelin ndihmës teknik dhe për personelin administrativ, patjetër të luftojmë që edhe ata të përfshihen në rritjen e pagave- tha Goran Begoviq, Kryetar i Sindikatës së Qendrës Klinike.

Rritja e pagave është kërkuar nga Sindikalistët disa herë përmes protestave, si njëri ndër kushtet për ndalimin e ikjes së mjekëve nga Maqedonia. Vendi radhitet ndër shtetet ku ikja e mjekëve të rinj si dhe atyre me përvojë është shumë e lartë. Pos pagave ata ankohen edhe për kushtet e këqija nëpër Spitale e Klinika, ndërkaq dhuna e ushtruar ndaj tyre ka qenë njëri nga shkaqet që kanë detyruar shumë mjekë të shkëputen nga profesioni.

PZAP kërkon rinumërim të 1,472 vendvotimeve dhe anulon votat nga Serbia

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në Kosovë njoftoi se, pas ankesave të parashtruara nga subjektet politike dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit, ka marrë vendim që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës, të ardhura nga Serbia.

Ankesat janë ngritur pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin përfundimtar javën e kaluar, sipas të cilit Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.

“PZAP-i, 53 ankesa i ka pranuar të bazuara. Prej tyre, lidhur me 52 ankesa, paneli ka vendosur që ta urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1,472 vendvotimeve. Ndërsa, lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – Aleanca Kosova e Re – Partia e Drejtësisë, ka urdhëruar KQZ-në që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës, të ardhura nga Serbia”, thuhet në njoftimin e PZAP-it.

Sipas Koalicionit Nisma-AKR-PD, zarfet me vota nga Serbia “nuk dihet se nga e kanë identitetin e tyre dhe origjinën”.

Ky koalicion, sipas rezultatit të KQZ-së, nuk e ka kaluar pragun zgjedhor në zgjedhjet e muajit të kaluar.

PZAP-i po ashtu njoftoi se 23 ankesa janë shpallur të pasafatshme dhe të palejuara, 25 ankesa janë refuzuar të pabazuara dhe një ankesë është konstatuar e tërhequr.