Pa mbushur 24 orë të plota, janë vjedhur drunjtë e sapo mbjellë dekorativ në një zonë publike të Komunës së Çairit. Bëhet fjalë për dru të cilët mbillen për herë të parë tek ne e që janë importuar nga jashtë pasi të njëjtat nuk kultivohen në vend. Mbjellja e këtyre druve dekorativ është bërë në 8 zona të ndryshme të kryeqytetit, ndërkaq vjedhja e tyre ka ndodhur vetëm në zonën e Çairit. Rasti është paraqitur në polici. Ndërmarrja “Parqe dhe Gjelbërime” pret nga inspektimi i ekipeve të Qytetit të Shkupit të kuptojnë se sa ka kushtuar dëmi që më pas evidencën ta dërgojnë në polici.
Kemi punuar ditë natë, edhe të shtunën edhe të dielën edhe atë në shi me gjithë ndërmarrjen për ta rregulluar këtë vend, por fatkeqësisht vetëm tek ne në pjesën e Çairit ndodhi ky vandalizëm. Është e pamundur të vendosim kamera, nuk e di kujt mund t’i pengojë gjelbërimi që bëhet në pjesën tonë për së pari herë. Përpos apelit, asgjë tjetër nuk mund të bëjmë ne, nuk mund të vendosim rojtar 24 orë t’i ruaj këto, nëse ne nuk i ruajmë atëherë fatkeqësisht kjo do të na ndodhë – deklaroi Ardijan Muça, drejtor i Ndërmarrjes Publike “ Parqe dhe Gjelbërime.
Qytetarët e anketuar dënojnë këtë akti, por thonë se kjo ndodh për shkak të gjendjes ekonomike.
“Kjo ndodh se është shtet pa shtet, s’ka pushtet, të gjithë janë vjedhës. S’ka mekanizëm këtu, partitë politike vijnë në pushtet dhe vlen pushteti i partisë. Ai është ligji ai është çdo gjë. Unë po them se të gjithë janë në lidhje të përbashkët”.
“Kjo gjë sanksionohet me ligj, duhet policia t’i ndalon këto gjëra. Të bëj kontrolle dhe mendoj se do rregullohet, por kështu pasi i lënë t’i heqin, do i marrin, kjo ndodh si pasojë e krizës së standardit”.
“Nuk është mirë. Fenomen i keq. Niveli i ulët i qytetarëve, nuk kanë kuptim boll të shëndoshë, niveli i ulët. Mund edhe të bëjnë biznes, mund t’i shesin të bëjnë biznes, garant”.
Nga ndërmarrja publike “Parqe dhe Gjelbërime” thonë se shumë herë janë përballur me vjedhjen e drunjve dhe luleve të ndryshme që kanë mbjellë nëpër qytet, megjithatë vjedhjen e fundit e konsiderojnë si më të madhe, për shkak të kostos që kushtojnë drunjtë.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur për të gjitha ankesat e paraqitura nga subjektet politike dhe kandidatët për deputetë të cilët janë paraqitur pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Paneli lidhur me ankesat ka vendosur si në vijim: PZAP-i 53 ankesa i ka pranuar të bazuara prej tyre lidhur me 52 ankesa paneli ka vendosur që të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1472 vendvotimeve.
Ndërsa lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, ka vendosur që të pranojë të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia.
23 ankesa janë hedhur të pasafatshme dhe të palejuara. 25 ankesa janë refuzuar të pabazuara.
Shala e Bajgorës shquhet për numër të madh të fshatrave, të cilat shtrihen në një teren malor dhe që kanë bukuri përrallore. Një ndër këto fshatra është edhe Kutllovci në Kosovë, i cili sot pothuajse është i pashkelur.
40 shtëpi sa kishte dikur, sot kanë mbetur vetëm muret e zbrazura dhe bukuritë e natyrës, të cilat kanë mbet të pikturuara si në letër, pa i shkelur njeri. Isuf Abazi është banori i vetëm i cili kthehet në këtë fshat për t’i kullotur 300 dhi.
“Janë afër 300 krerë. Zgjohem në ora 6:00 dhe i mjelim e dërgojmë qumështin në baxho. Ndërrohemi më vëllain kohë pas kohe. E kemi biznes familjar”, -shprehet Isuf Abazi për RTV Dukagjinin. Të ngjitësh përgjatë bregoreve e vetmja gjë që dëgjon është tingulli i flladit të lehtë dhe cicërimat e zogjve që kishin mbuluar fshatin e braktisur.
Përveç pamjes përrallore, nga ky fshat shihet e pothuajse e tërë Mitrovica. Isuf Abazi thotë si dikur në këtë fshat kishte plotë gjallëri, por pas lufte fshati u braktis. “Kemi jetuar deri në luftë. Kemi qenë rreth 40 shtëpi. Ne jemi marrë me bujqësi ndërsa prindi ka punuar në Trepçë, por pas lufte jemi shpërngulë”, deklaroi Abazi.
Tetovë, 11 nëntor – Koncentrimi ekstrem i lartë prej 801 mikrogramë në metër kub, grimca PM10 në ajër janë vërejtur mbrëmë në orën 21:00 në Tetovë përmes stacioneve matëse shtetërore për monitorim dhe matje të cilësisë së ajrit në aplikacionin për celularë “Ajri im”.
Koncentrimi i materieve të dëmshme në ajër është 16 herë më i lartë nga 50 mikrogramë të lejuar në metër kub. Mbrëmë dyfish ishin rritur edhe koncentrimet e PM 2,5 grimcave të cilat në vend se të jenë 50 mikrogramë në metër kub, kanë arritur 123. Të dhënat e koncentrimeve të mesme ditore të PM10 nga stacionet matëse shtetërore në mëngjes tregojnë 138 mikrometër në metër kub PM10 me çka Tetova është edhe qyteti më i ndotur në shtet.
Edhe pse standardet shëndetësore botërore parashikojnë në një vit kalendarik të mos ketë më shumë se 35 ditë me ajër të ndotur, përkatësust prani e rritur e grimcave helmues PM10 dhe PM2, deri tani në 75 ditët në Tetovë vërehen koncentrime të larta të materieve të dëmshme në ajër. Shifra në ditët kur është rritur koncentrimi i grimcave të dëmshëm nuk është i tërësishëm duke e ditur që nga 26 prilli deri më 23 shtator nuk kishte matje.
“Nga 26 prilli i këtij viti instrumenti për PM10/2,5 është dërguar në laboratori të akredituar për kalibrim në Vjenë, Austri. Pas kthimit të tij i njëjti është instaluar më 23.09.2019 këtë vit dhe prej atëherë ka të dhëna për PM10/2.5 nga vendi matës në Tetovë, është përgjigjja nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Banorët e Tetovës më së shumti janë përballur me ajrin e ndotur në vitin 2015 ku prej 365 ditëve madje në 350 ka pasur prani të lartë të grimcave të dëmshme PM10. Në vitin 2016 ka pasur 302 ditë me ajër të ndotur, ndërsa në vitin 2017 ajri ka qenë i ndotur në 134 ditë, ndërsa në 14 nuk ka pasur të dhëna.
“Sezoni i ajrit të ndotur alarmant më së shpeshti përkon me fillimin e sezonit të ngrohjes, përkatësisht në vitet e fundit koncentrimi i grimcave PM10 fillon të rritet në ditët e vjeshtës, e arrin maksimumin në ditët e dimrit, fillon të bie në pranverë, por pothuajse asnjëherë nuk zbret nën 50 mikrogramë të sigurta në metër kub ajër. Vetëm gjatë verës sipas të dhënave të Ministrisë së Mjedisit Jetësor të rralla ishin ditët e tejkalimit të kufirit të sigurisë për koncentrimin e mesëm ditor”, thotë dr. Ratak Davidkovski nga Qendra e Shëndetit publik në Tetovë.
Stacioni i monitoringut në Tetovë është instaluar në muajin prill të vitit 2004 dhe nga fillimi bën matje të grimcave të pezulluar me madhësi deri në 10 mikrometra (PM10).
Presidenti, Stevo Pendarovski prej sot e deri më 13 nëntor do të qëndrojë në Francë, ku do të marrë pjesë në Marrëveshjen paqësore të Parisit, ndërkaq nesër, do të ketë takim me presidentin francez, Emanuel Makron.
Pendarovski do të ketë mundësi që drejtpërdrejtë nga shefi i shtetit francez t’i dëgjojë qëndrimet e Francës për zgjerimin dhe për metodologjinë e re të negociimit.
“Fituam mundësi jashtëzakonisht të mirë si shtet të marrim pjesë në Konferencën paqësore të Parisit dhe t’i ekspozojmë argumentet e të dyja palëve dhe t’i dëgjojmë motivet e presidentit francez”, tha Pendarovski javën e kaluar në deklaratë për mediumet.
Paralajmëroi se para Makronit do ta përsërisë pozitën se eurointegrimi i Maqedonisë së veriut nuk ka alternativë dhe se vendi është i gatshëm të vazhdojë në atë rrugë, pavarësisht nëse kjo do të jetë sipas metodologjisë së deritanishme apo të re të cilën e komploton Franca.
“Nga ana jonë, unë kam ndër mend të them se pozita jonë është, se nuk kemi kurfarë rezerve ndaj metodologjisë së re të paralajmëruar. Le të jetë edhe pesëfish më e fuqishme. Ne jemi të gatshëm të hyjmë në lloj të tillë të negociatave dhe nuk kemi fare rezerva ndaj reversibilitetit eventual të procesit”, deklaroi Pendarovski.
Theksoi se reformat nuk i bëjmë për byrokratët evropianë, por për qytetarët tanë dhe ndryshimi i emrit nuk është aseti ynë i vetëm.
“Lirisht mund të na kthejnë prapa sa të duan, por me rëndësi është të fillojmë sepse me të vërtetë reflektuam në gjithçka që ishte kërkuar prej nesh gjatë periudhës së kaluar”, deklaroi Pendarovski.
Të mos ketë iluzione, kërkoi Pendarovski, se mund të ekzistojë dikush në botë që do të shkojë dhe do ta bindë presidentin francez të na japë datë për negociata.
“Ne jemi shtet i vogël, kemi argumente të fuqishme të cilat do të thuhen në atë takim, megjithatë të mos shkojmë me pritje tejet të mëdha, sepse as Amerika, as Gjermania, askush asnjëherë nuk mund ta bindë presidentin e Francës”, deklaroi Pendarovski.
Shefi i shtetit, megjithatë, pret në periudhën në vijim të marrim sinjal më të fuqishëm nëse së shpejti do të mund të ndryshohet epilogu mjaft i pavolitshëm nga samiti i fundit evropian, para së gjithash Franca, e cila ishte kundër fillimit të negociatave inkaudruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Pendarovski, krahas takimit me presidentin Makron, nesër do të ketë edhe fjalim në forum, ku do të marrin pjesë mbi 30 shefa të shteteve dhe qeverive.
Çim Peka shkruan në portalin e vet, se Ardit Gjebrea do të paguhet 180 mijë euro, për të kënduar tre këngë gjatë ceremonisë së inagurimit të stadiumit “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri-Francë.
Gjë që është mohuar nga ky i fundit.
Gjebrea, mik i familjes Berisha, thotë se mjaftonte që pronari i portalit, Shkëlzen Berisha, ta telefononte atë, që Çim Peka të merrte vesh të vërtetën.
“Hajde, hajde, po e e gjetët këtë mo??? Mos e merrni në qafë pronarin tuaj me thashetheme se edhe njoh dhe mund të më telefononte dhe të shkruanit një lajm të saktë, për fat të keq është një gënjeshtër e madhe nga ato që për fat të keq nuk ndodhin”, shkruan Gjebrea.(TemA)
Njëri nga ish-ushtarët e UÇK-së, Gani Krasniqi, sot dhe nesër do të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, pasi më herët kishte marrë ftesën për intervistim.
Ai më herët ka njoftuar se ftesën e ka pranuar më 11 tetor dhe se më 11 dhe 12 nëntor 2019, në orën 9:00, do të paraqitet pranë kësaj zyre për të dhënë prova, informacione dhe dëshmi.
“Provat, dëshmitë…, motivohen me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe pse përkufizimi i datave është: 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000! Për t’u përgjigjur pozitivisht, më obligon një pjesë e deputetëve të papërgjegjshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës [..] Natyrisht, ashtu siç e ndjej për nder, që isha pjesë UÇK‐së së Lavdishme, ashtu do të dëshmoj për Luftën e drejtë të saj”, kishte shkruar Gani Krasniqi, më 19 tetor, kur edhe kishte bërë të ditur se është i ftuari i radhës nga Specialja.
Ndryshe, Gani Krasniqi, në vitin 1998, është angazhuar në Këshillin Financiar, me seli në Malishevë, për ta ndihmuar arsimin në Kosovë.
Pas përgatitjeve të para ushtarake, si drejtues i kësaj zone, ka ndihmuar në themelimin e celulave të para të UÇK-së dhe në formimin e Shtabit të Malishevës.
Pas 30 vjetësh që nga rënia e murit të Berlinit, duke nisur nga kështjella sovjetike e deri në kështjellën libertine, me një krijimtari tepër të veçantë, ky vend është një ndër gjërat më tërheqëse në planet. Kohët e fundit Berlini është bërë një qendër e madhe e pushtetit europian dhe ka mirëpritur më shumë se një milion azilkërkues duke i treguar botës se si një qytet mund të rritet pa humbur shkëlqimin e tij.
“Dallimi mes vendeve të mëdha si Nju Jorku dhe Berlini, është se Nju Jorku është një qytet i zhvilluar prej kohësh, nërsa Berlini po zhvillohet. Berlini është ende një fillim pa fund dhe kjo është ajo që e bën atë më të bukur,” thotë fotografi Harald Hausëald, imazhet e të cilit morën famë në kohën kur muri ra.
Këtu janë disa vende ku mund të eksploroni në kryeqytetin gjerman.
https://youtu.be/eH-VjyTx78Q
Udhëtoni pas në kohë në Luftën e Ftohtë
Vendet më të njohura sot në Berlin janë “fantazmat” e Luftës së Ftohtë të Berlinit. Si Galeria Lindore Side, ku gjendet endë një pjesë muralë nga muri i madh i Berlinit. Për të kuptuar se sa vëshitrësi kanë hasur qytetarët në atë kohë. Gjithashtu pranë këtij vendi ësshtë edhe një memorial i cili nderon ata që vdiqën, duke u përpjekur të largoheshin nga Lindja.
Pranë metrosë Friedrichstrasse, gjenden kabinat origjinale të kontrollit të pasaportave në stacionin e kalimit kufitar Tränenpalast (“pallati i lotëve”), ku qytetarët e Berlinit Lindor u thanë lamtumirë të dashurve që shkonin në Perëndim. Në burgun famëkeq Stasi, ish i burgosur tani udhëheq turistët dhe iu tregon atyre mënyrat se si policia sekrete e Gjermanisë Lindore, përdori mbikëqyrjen dhe taktikat e frikës për të ushtruar kontroll.
Vizitoni Pallatet Prusiane
Historia e Berlinit nuk është nga të gjitha anët e errët. Nëse doni të provoni këtë gjë, bëni një vizitë në Schloss Charlottenburg, një bukuri në stilin barok . Një ndërtesë e cenosur mes kopështëve të gjelbëruara, kjo kështjellë daton që prej shekullit 18-të dhe është një kujtim i së kaluarës Prusiane të Berlinit.
Vetëm një udhëtim 40-minutësh në S-Bahn pranë qytetit të Potsdam, është një vend i gjerë i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s (më i madhi në Gjermani) që përfshin 150 ndërtesa të vendosura në 1.200 hektarë tokë. Sigurohuni që të shihni xhevahiret e gotave të verërave që përdorte mbreti Frederiku i Madh.
Shikoni muret që janë të pikturuara si vepra arti
I njohur si qyteti më i “bombarduar” i Evropës (i shënuar me mbishkrime), Berlini u emërua gjithashtu edhe Qyteti i Dizajnit nga UNESCO-s për shkak të artit të rrugës. Galeria East Side, me 101 murale, është galeria më e madhe dhe më e gjatë në botë. Muzeu i sapo hapur i Kombit Urban për Artin Bashkëkohor Urban përdor fasadat e lëvizshme, për të shndërruar arkitekturën e ndërtesës dhe muret e jashtme si telajo.
Kopshtet dhe parqet
Më shumë se 2500 parqe, Berlini renidtët si një nga kryeqytetet në të gjelbërta në botë. Qendra e saj më e bukur është Tiergarten, një vend i gjuetisë prusiane që tani është një park i madh, ku ka kopshte trendafilasdh dhe liqene. Një aeroport i ndërtuar nga nazistët që u bë një rrugë shpëtimi për, Berlinin Perëndimor gjatë bllokimeve në vitin 1948-1949 Tempelhofer Feld, tani shërben si një park publik ku çiklistët ecin lehtësisht.
Ku të ushqeheni
Ushqimet tradicionale janë kudo nëpër restorante, disa prej tyre që janë të ndërtuara në baze të historisë. PËr shembull brenda palestrës së një shkolle vajzash të viteve 1920, kuzhinieri Dirk Gieselman arrin të krijojë ushqime të ndryshme që janë tërësisht vegjetariane. Fermerët e zonës përgjithësisht gatuajnë mishin e qengjit dhe të lepurit, por që sigurisht ju kurrë nuk do të refuzoni një hamburger.
Dicka tjetër shumë e shijsme në Berlin është edhe Kebabi, nje ushqim që vjen nga tradita turke. Nuk është habi që kulturën turke e gjejmë në Berlin, sepse ka më shumë shtetas turq atje se sa kudo tjeter në Turqi. Në të gjithë qytetin ka rreth, 4000 dyqane që bëjnë kebab, por më e mira është në Tadim, në zemër të kimunuitetit turk në Kreuzberg.
Harruat një pije?
Berlini mund të mos ketë birrën Bavaria, por në të do të gjeni thjetra punishte birrash të vendosura në natyurë, që prohojnë birrë gjatë gjithë kohës. Vendet më të mira janë “Cafe am Neuen See” që është e rrethuar nga njëliqen dhe një park i gjelbër, Prater Garten dhe Brigit & Bier.
Ku të qëndroni
Hoteli Michaelberger: Një hotel i cili është vendosur pranë lumit “Spree lozes” dhe është tërësisht i mobiluar me stilin e vjetër, duke kujtuar kështu kohët e heshme.
Hotel Oriana: Është i vendosur në një ish kabare të shumë viteve më parëë. Tashmë hoteli është kthyer në një vepër arti dhe është ndër hotelët e oarë që u hap në rethin e Keeyzbergut.(gazetaSI)
Lady Gaga i ka anuluar koncertet. Këngëtarja Lady Gaga i ka anuluar të gjitha koncertet për shkak të një sëmundje.
Ajo përmes një postimi njoftoi se po vuan nga një infeksion i sinusit dhe bronkitit. “Unë jam aq e dërrmuar dhe nuk mund të performoj sonte për aq shumë njerëz që udhëtuan për të ardhur të më shohin,” shkroi ajo mbi një foto të vetes ku shihej duke marrë një serum.
“Unë kam një infeksion të sinusit dhe bronkitit dhe ndjehem shumë e sëmurë dhe e trishtuar që nuk do të jem aty me juve sot”, ishte shkrimi i këngëtares.
Andi është pedagog dhe ne shkuam ta intervistojmë në zyrën e tij, në Korpusin e Universitetit Warwick, në Britaninë e Madhe.
Historitë si e Andit, nuk janë unike, por janë të panjohura, sepse lajm për medien dhe politikën, përbën kush vdes rrugës, jo kush mbijeton dhe shkëlqen, rrugës për t’ia dalë. Dhe e dini pse ia del Andi dhe ata si ai, se rruga është e ndryshme. Është dija, jo droga. Do të sjellim ngaherë histori të bukura Shqipërie që nuk përbëjnë lajm, sepse është Shqipëria e lajmeve të mira që ka një dritare të hapur në ciklin “Shqiptaret e mrekullueshëm”. Dërgo dhe ti historinë tënde në emailin shqiptaretemrekullueshem!
TË GJITHA RRUGËT E JETËS KALOJNË NGA DIJA
Intervistoi Rudina Xhunga
Rudina Xhunga: Në vjeshtë i harrojmë të gjitha dhe rikthehemi te librat, por ne kemi zgjedhur të tregojmë te “Shqiptarët e mrekullueshëm”, zyrën me shumë libra të një Departamenti të Drejtësisë, në Warwick, një prej universiteteve në Britaninë e Madhe, ku pedagog është Andi Hoxhaj një shqiptar nga Vlora. Megjithëse Vlorën e ka harruar fare, Andi besoj unë, por po ta kujtoja.
Andi Hoxhaj: Po Rudina po Vlora nuk të ikën nga zemra!
Rudina Xhunga: Ne ikim nga Vlora, po jo Vlora nga ne. Këtë po mendoja ndërsa nuk e dija që ishe nga Vlora. Të kam njohur nga të gjitha postimet në rrjete sociale në Tëitter kryesisht. Ndërsa në këtë universitet prestigjioz është gjithmonë i ftuar, një nobelist apo një politikan, si Hilari Klinton. Herën e fundit për Hilarin shkrove në dritare.net diçka që të kërkova. Ai është gjithmonë aty në takime, siç është prezent jo vetëm përtej universitetit, përtej faktit që studentët janë nga e gjithë bota në këtë universitet, prej më të kërkuarve në Britani. Po është prezent edhe në jetën e shqiptarëve në emigracion, për të cilit ka për të treguar sot. Edhe ndaj doja ta ndaja me ju këtë takim me Andin, një shqiptar i mrekullueshëm, në një universitet të rëndësishëm, i cili të fton të investosh me optimizëm sepse jeta mes librave është ajo që të çon diku asnjëherë paratë, kjo është e sigurt . Nga Vlora ike shumë shpejt, ike 4 vjeç.
Andi Hoxhaj: Unë nga Vlora kam ikur 4 vjeç, po jam kthyer në moshën 8 e gjysmë dhe pastaj kam ikur 16 dhe përsëri.
Rudina Xhunga: Gjermani, Angli në kolegj.
Andi Hoxhaj: Po në Gjermani pas rënies së komunizmit, kam ikur me prindërit si të gjithë emigrantët. Pastaj prindërit kishin dëshirë që të ktheheshim në Shqipëri që të investonin në kapitalizmin e ri që po ndërtohej mbas rënies së komunizmit. Unë pastaj kam ardhur për studime në kolegj dhe nga kolegji në shkollë të lartë,master dhe duke vazhduar doktoraturën këtu.
Rudina Xhunga: Tani je këtu, bëre masterin, pate shkollim, pate doktoraturën, tani je pedagog në këtë universitet. Unë ndërsa ecja nëpër kampe, zyra me portret njerëzish, të gjithë në moshë dhe me shumë libra, si e bëjnë i ekspozojnë te dera e zyrës për librat që shkruajnë
Andi Hoxhaj: Po, pak a shumë si në Shqipëri. Më kujtohet, këta që ishin nxënës të parë që i dërgonin te tabela e nderit, edhe këtu domethënë është si traditë që kur publikon librin të çohet në korridor, pranë zyrës
Rudina Xhunga: Kur do të jetë libri yt te zyra jote?
Andi Hoxhaj: Në nëntor .
Rudina Xhunga: Për çfarë bën fjalë libri, për çfarë është?
Andi Hoxhaj: Libri është një studim për luftën ndaj korrupsionit. Kryesisht studioj si Bashkimi Evropian lufton korrupsionin dhe si influencon politikat e saj për të luftuar korrupsionin në vendet anëtare. Unë e kam zgjeruar edhe në vende kandidate dhe një kapitull i është dedikuar Shqipërisë.
Unë aty shikoj sesi shikohet korrupsioni dhe çfarë natyrë. Momentalisht Bashkimi Evropian e shikon korrupsionin si një impakt negativ që ka në rritjen e investimeve dhe ekonomisë. Por korrupsioni ka impakt edhe përtej tyre, sidomos në jetën sociale dhe edukimin edhe investimeve. Edhe unë në libër bëj disa rekomandime të kësaj natyre dhe mundohem që të ekspozoj ku ka mangësi në politikën e Bashkimit Evropian po gjithashtu dhe të vendeve anëtare dhe në vende kandidate.
Rudina Xhunga: Do t’i përkushtohesh një jetë akademike, kjo është ajo që të tërheq, apo drejtësia ka shumë mundësi?
Andi Hoxhaj: Me thënë të drejtën, unë kam dëshirë që të shikoj dhe pak jashtë, sepse më duket sikur, gjithë jetën jam në shkollë.
Rudina Xhunga: Ma fute edhe mua atë ndjesinë, më duket sikur jam rikthyer në shkollë, por çfarë shkolle?
Andi Hoxhaj: Po kam dëshirë që në të ardhmen të punoj dhe jashtë akademisë, sepse mendoj se mund të të bëjë një pedagog akoma më të mirë, kur ke edhe eksperiencë pune jashtë.
Rudina Xhunga: Po këtu si është, ka studentë shqiptarë, sepse unë njoh një djalë që mbaroi sivjet, është e vështirë të vish në këtë universitet?
Andi Hoxhaj: E vështirë është sepse duhet të kesh mesatare. Në Shqipëri duhet të jesh me mesatare mbi 9, por nuk është e pamundur, sepse ka studentë që kanë ardhur këtu. Unë do t’i inkurajoja që të vinin. Gjithashtu qeveria britanike ka një scholarships, chevening që financon shkollimin, por edhe jetesën. Këtë vit, chevening, do t’i shtojë fondet. Vjet ka financuar 4-5 bursa, këtë vit që vjen mendohet të jetë mbi 8. Por dhe neve vetë, kemi bursa që financojnë shkollimin, por jo fonde të mëdha.
Rudina Xhunga: Sepse përndryshe është shkollë e shtrenjtë.
Andi Hoxhaj: Është e shtrenjtë, por ka mundësia.
Rudina Xhunga: Vetë si ia bëre? Si erdhe në këtë shkollë?
Andi Hoxhaj: Unë erdha pasi kisha mbaruar shkollën e lartë dhe kisha mesatare të mirë.
Rudina Xhunga: Po dëgjoj zhurma fëmijësh. Çfarë po ndodh këtu? S’ka filluar shkolla besoj?
Andi Hoxhaj: Kampusi ynë është shumë interesant sepse nuk është vetëm universitar, por ne kemi edhe një qendër kulturore, që quhet Warwick Art Center, që është qendra e artit dhe aty ka kinema, ekspozita. Prandaj vijnë edhe të zonës që shikojnë shfaqje ose filma.
Rudina Xhunga: Kampusi u jep mundësinë studentëve që të jetojnë këtu për pak kohë?
Andi Hoxhaj: Po, kampusi, mban studentët që janë të vitit të parë. Pastaj kur shkojnë në vit të dytë, duhet të dalin të jetojnë jashtë kampusit dhe të lirojnë dhomat për ata që vijnë në vit të parë. Është edhe për familjen i hapur, ka çerdhe, për kolegë që mund t’i mbajnë fëmijët afër.
Rudina Xhunga: Sa studentë ka ky universitet?
Andi Hoxhaj: Gati 8 mijë.
Rudina Xhunga: Po staf pedagogjik?
Andi Hoxhaj: 1700.
Rudina Xhunga: Ishte e vështirë të bëheshe pjesë e këtij stafi?
Andi Hoxhaj: Ishte në fillim. Këtu është një sistem, çdo vit evaluohemi për punën që bëjmë. Nëse ka raste që nuk e bëjmë punën aq mirë, na tërhiqet vëmendja, ose që duhet të përmirësohemi. Mendoj se është e mirë për këdo, për t’u zhvilluar, ndryshuar dhe përmirësuar. Pastaj është edhe teknologjia. Ne e kemi futur shumë herë më shumë, çdo vit është akoma më e avancuar.
Rudina Xhunga: Më tregove për Departamentin e Teknologjisë, çfarë po ndodh aty tani?
Andi Hoxhaj: Aty po punohet me Jaguar Land Rouver, po eksperimentojmë për baterinë e re, për makinën elektrike, që Jaguar pret ta nxjerrë në 2021-shin. Ka një prototip dhe një që ka dalë në treg dhe disa të tjera që po vijnë.
Rudina Xhunga: Ndërsa Departamenti i Ekonomisë, e ka djali i një Nobelisti në ekonomi, e të tjera emra. Theresa May e kishte kabinetin të gjithë nga Warwick, të diplomuar këtu. Ndërsa shumë politikanë, vijnë. Hollary Clinton ishte e fundit?
Andi Hoxhaj: Këtu ka ardhur Bill Klinton kur ishte president. Fjalimin e tij të fundit në Evropë, për politikën e jashtme e ka dhënë këtu. Këtu vijnë edhe nga vendet e Commonwealth-it, nga India Australia. Ne kemi shumë të famshëm, Warwick Ekonomic, që është Samiti i Ekonomisë, që bëhet nga studentë, dhe ka nobelistë dhe politikanë të ndryshëm, që vijnë. Ai bëhet çdo vit në shkurt. Për atë ka edhe bursa. Dhe studentët shqiptarë që studiojnë ekonomikun, unë do t’i inkurajoja që të shkojnë në websitin e universitetit, mund të aplikojnë dhe të vijnë. Samiti ka fonde të mjaftueshme dhe mund t’i akomodojmë me vizë dhe ardhjen.
Rudina Xhunga: Domethënë, asgjë nuk është e pamundur për një djalë apo vajzë nga Shqipëria, prindërit e të cilëve mendojnë gjithmonë, po nuk ke lekë, nuk ke dijë, nuk ke të ardhme. Jo mund t’ia dalësh,mjafton të jesh në internet, kërkues, mjafton ta duash këtë atmosferë, që po më bën dhe mua ta dua, pavarësisht 30 gradëve që ka Londra në këtë ditë. Por më bën të ndihem mirë, sepse kjo botë i përket të gjithëve. Ti je një shembull i tillë, që tregon një djalë nga Vlora, që shkoi në Gjermani ca kohë dhe pastaj në kolegj, erdhi në Londër. Ia doli vetë të arrijë deri këtu dhe të vazhdojë akoma më tepër.
Andi Hoxhaj: Mendoj se, në botën globaiste ku ne jetojmë, mundësitë janë pafund, që ne mund t’ia dalim. Unë shikoj se, ne duhet të investojmë më shumë në anën e teknologjisë dhe investimi që studentët të marrin më shumë. Kur kanë mbaruar prindërit e mi ose dhe unë deri diku, gjithçka ishte se duhet të shkojë në librari, të hapje librat, të merrje shënim, siç po më tregoje për një intervistë që bëre për librin tuaj. Kurse sot është shumë kollaj sepse, janë online, por kërkon edhe pak investime për resources, kur duhet të investojmë të gjithë.
Rudina Xhunga: Ka shqiptarë që të pyesin të kërkojnë t’i ndihmosh, si funksioni me shqiptarët në Britani të Madhe, apo nuk janë fokusuar të gjithë te shkollimi, janë njerëz që kanë ardhur të punojnë.
Andi Hoxhaj: Mua faktikisht, më kontaktojnë nëna, nga Shqipëria, ose që janë në Evropë. Rasti më i fundit ishte një nënë në Greqi, vajza e saj kishte aplikuar në Britaninë e Madhe dhe ishte jo pak e sigurt sepse notat kanë dalë në datën 15 gusht, dhe ajo nuk e dinte si ishte. Dhe më kontaktojnë hera-herës, që më pyesin si mund të aplikojnë. Shumica duan të dinë si është procesi i aplikimit. Unë me sa mundëm u kam ndihmuar. U shikoj letrën e motivimit, sepse ajo është e rëndësishme, por dhe notat, ose u jap këshilla ku mund të vejnë që t’i konvertojnë.
Rudina Xhunga: Sepse paqartësia për shkollimin, sidomos të nënave për fëmijët e tyre është e madhe dhe me sa duket, kjo është një hallkë që mund në Shqipëri, që Anglia e ka shumë të fortë, faktin që krijon servis. Ndërsa neve na mungon ky servil, që ndihmojnë njerëzit të shkojnë ku duhet.
Andi Hoxhaj: Mendoj se këtu mund të luhet një rol më proaktiv nga Ministria e Arsimit dhe nga ajo e Jashtme. Unë shikoj me Ambasadën Amerikanë që bëjnë disa panaire, që kjo Ambasada Britanike mund t’i bëjë edhe në Shqipëri. Pra të organizojë më shumë panaire, si mund të vijnë të studiojnë në Britaninë e Madhe. Mirë do të ishte që edhe pedagogë ose studentë që kanë një eksperiencë në Shqipëri, të bëjnë një panair ku ne mund të diskutojmë për këto. Mesa di, British Council në Tiranë, bën disa informime të kësaj natyre, por nuk di çfarë impakti mund të ketë.
Rudina Xhunga: Çfarë marrëdhëniesh ke me Shqipërinë Andi? Sa e largët është për ty, përveç faktit se është familja?
Andi Hoxhaj: Është edhe afër edhe larg. Ka raste që vërtet ndihem shumë pranë, ka raste që ndihem larg. Të qenit shqiptar s’do të më ikë asnjëherë, sepse jam rritur kam kaluar një kohë shumë të mirë. Por mundohem të mbahem me Shqipërinë, me studime. Në studimet që bëj mundohem ta shikoj dhe fokusin e Shqipërisë. Më erdhi keq kur pashë një studim të ri, që Shqipëria ishte vendi që prodhonte më pak studime në të gjithë rajonin. Mendoj se neve duhet të jemi më pak më proaktivë, që të studiojmë pjesë ose sektorë të Shqipërisë, e ndofta hapim ndonjë debat publik, ose një diskurs që mund të jetë efektive dhe që sjell zhvillim, ose debat më cilësor.
Rudina Xhunga: Ti vetë përfshihesh në debate në Shqipëri, p.sh debati për Reformën në Drejtësi, ndjeve ngasje për t’u përshirë?
Andi Hoxhaj: Faktikisht jam pak i tërhequr, nuk dua të hidhem, kur hidhen të gjithë. Pres për rezultate, sepse siç po e shikoj me Reformën në Drejtësi, për momentin është bërë shumë polemike. Ajo në thelb ose në letra më duket që është bërë një punë e mirë, por nuk më pëlqen fakti, që edhe disa që mund ta kritikojnë, quhen sikur janë armiq të reformës dhe ajo nuk është produktive, sepse patriotizmi nuk i përket askujt, asnjë partie. Ti ke të drejtë të flasësh. Ne po marrim disa masa, në Britani të Madhe, ku disa politikanë bllokojnë në Twitter njerëzit që i komentojnë, e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Amerikë. Gjykatat kanë marrë vendim edhe në Amerikë edhe në Britani të Madhe që një politikan nuk mund t’i bllokojë dot njerëzit në Twitter, sepse ne kemi të drejtën e lirisë së fjalës. Ishte edhe interesante, sepse Kushtetuta, është shkruar mbi 300 vjet, dhe nuk e kanë imagjinuar që do të flitej për Twitter-in.
Rudina Xhunga: Më bëri përshtypje për ndikimin e Akademisë së Shkencave te Brexit. Kur pyet me kë ishin, kundër apo pro, më dhe një argument të bukur.
Andi Hoxhaj: Akademia e Shkencave në Britani të Madhe, luan një rol shumë të madh, sidomos në debatin publik që ndodh. Ata mundohen që të jenë asnjanës dhe ekspertë në interpretimin e tyre. Përgjatë debatit, nuk u përfshinë që të ishin pro ose kundër, sepse Akademia këtë ka, që asnjëherë nuk përfshihet. Pavarësisht se edhe ne kemi bindjet tona politike dhe këtu në fakultetin tonë ka lloj-lloj, por prapë mundohemi të bazohemi në fakte. Dhe Akademia e Shkencave këtë ka bërë. Mendoj që në Shqipëri do të ishte mirë që tw merrej një rol i tillë, sepse do ta drejtonte edhe opinionin publik, për t’u bazuar në fakte dhe jo vetëm në cilët krahë, apo cilat programe duan.
Rudina Xhunga: I lejon Shqipëria mundësinë njerëzve si ty të ndërhyjnë në debatin publik, ose të ndikojnë apo ndihmojnë? Kur them Shqipërinë e kam fjalën për Shqipërinë institucionale, jo Shqipërinë e medies. Unë jam një prej njerëzve që ju kam dalluar dhe të ofrova një mundësi për t’u shprehur në dritarenet. Dua të di a ju japin juve dritare, politikanët shqiptarë?
Andi Hoxhaj: Është miks. Unë bëra një eksperiment. Vjet kur u fol që do të hapeshin negociatat me Shqipërinë, u hapën në faqen e Ministrisë së Jashtme, disa shprehje për interes, që thoshin atyre që kanë studiuar jashtë, do t’u jepet prioritet që mund të merren si konsulentw të jashtëm, për ekipin negociues. Unë dërgova CV-në, dhe letrën e motivimit. E bëra më shumë si një eksperiment, për të parë nëse ka vërtet meritokraci. Dhe askush nuk ktheu përgjigje. Më vonë pastaj kur fola me njerëz që njoh, u thashë që ju publikuat online njoftimin, dhe nuk mora asnjë përgjigje. Madje as një email që të më njoftonte se nuk u përzgjodha. Dhe m’u përgjigj kështu: “Përse nuk na the ne, ta kishim zgjedhur ne.”
Kjo mungesë institucionale, duhet të përmirësohet. Sidomos për çështje që janë shumë të rëndësishme që na përkasin të gjithë neve, sepse negociatat shkojnë përtej çdo partie. Sepse do të jenë disa marrëdhënie që ne do t’i ndërtojmë për 40-50 vjetët e ardhshme.
Rudina Xhunga: A je i majtë apo i djathtë?
Andi Hoxhaj: Unë jam i majtë. (qesh).
Rudina Xhunga: Sa qejf kemi ne të bëjmë këto pyetje. Mirë që s’të them sa e ke rrogën? (qesh)
Andi Hoxhaj: Nga mbiemri dhe nga Vlora, nuk besoj se do të ishte ndryshe. (qesh). Por ajo nuk më bën që t’i përkas njërës anë apo tjetrës.
Rudina Xhunga: Domethënë je i majti i Korbin, i majti i Blerit?
Andi Hoxhaj: Jo Korbin nuk më pëlqen se është shumë ekstrem, por mendoj i moderuar. Siç ishte, Toni Bler, apo agjenda e Hillari Klinton.
Rudina Xhunga: I majtë i shqetësuar nga Brexit?
Andi Hoxhaj: Po i shqetësuar. Mendoj që nuk është mirë për Britaninë. Por edhe për Evropën.
Rudina Xhunga: Cili qe çmimi që ti more nga Akademia e Shkencave të Britanisë së Madhe?
Andi Hoxhaj: Kam marrë një çmim quhet “Rising Star Engagement Award”, shqip i thonë “Yll në rritje”.
Britania e Madhe në 2018-ën bëri Samitin e Ballkanit Perëndimor. Përpara saj, Parlamenti Britanik bëri disa raporte për të studiuar marrëdhëniet që ka Britania me Ballkanin. Unë kam kontribuar te raporti i parlamentit, ku jam cituar 11 herë. Pas kësaj departamenti mendoi se do të ishte mirë të më propozonin për këtë çmim. Unë propozova dhe një projekt, pas çmimit. E fitova. Pas saj kam bërë dy aktivitete. Një në Warwick, u mundova të ftoj shumë studiues shqiptarë, për temat e caktuara, por unë e bëra në fushën e sigurisë dhe drejtësisë. Pata mundësi të promovoja disa. Aktiviteti tjetër është bërë në Londër, në Chatham House, ku u fokusuam në luftën kundër korrupsionit dhe shtetit ligjor. Sepse edhe në vende të tjetra në Evropë si Rumani dhe Hungari, ka patur regres përsa i përket shtetit ligjor. Doja të bëja një krahasim, sepse edhe ata i kanë bërë reformat që duam t’i bëjmë edhe ne, dhe të tregoja çfarë ka ndodhur. Për të treguar se jo gjithçka në letra mund të nxjerrë sukses. Në këtë aktivitet ne donim që t’i jepnim edhe Shqipërisë një platformë. Sepse në Britani, Shqipëria nuk ka një emër shumë të mirë. Unë mendova që do të ishte mirë që të vinte një anëtar i qeverisë, ta prezantonte reformën në drejtësi. Dhe ftova ministren e Drejtësisë.
Rudina Xhunga: Pra nuk mund të thuash që me të gjitha institucionet ke pasur heshtje?
Andi Hoxhaj: Jo, me të gjitha.
Rudina Xhunga: Do të doja të vazhdonim pafund këtu, por mbase është më mirë të vazhdonim pak jashtë, të ecim pak edhe nëpër kampus. Kur je në këtë kampus dhe shikon një shqiptar, të duket që të gjithë shqiptarët që vijnë në Londër, janë në këtë pozicion si Andi dhe janë po kaq të angazhuar. Nuk janë të tillë. Ne sipas statistikave, kemi në Londër 100 mijë shqiptarë. Por jo zyrtarisht sa është shifra?
Andi Hoxhaj: Mbi 250 mijë.
Rudina Xhunga: 250 mijë shqiptarë të ardhur kush me maune, me të gjitha mënyra. Një pjesë e mirë është normalizuar. I kanë dokumentet. Është adaptuar me jetën në Britani. E vetmja gjë që mungon është që të ngjiten bashkë copat e mozaikut. Njerëzit të bashkëpunojnë të bashkëveprojnë, që të kemi një ditë edhe këtu një lagje shqiptare, siç ka një lagje greke, apo kineze. Siç bashkëpunojnë dhe bashkëveprojnë të gjitha komunitetet. Neve na mungon kjo. Do të doja të flisnim pak më shumë se çfarë po bëhet me vizat e shqiptarëve, me lehtësimin e ardhjes së tyre. Me krijimin e mundësive për të ardhur për të punuar në bujqësi e ndërtim. Jo patjetër duke ardhur me pasaporta të tjera, të vijnë edhe t’i dorëzohen krimit të organizuar. Por a e bëjmë jashtë më mirë këtë bisedë, sepse këto janë biseda që kërkojnë më pak libra.
Ky është kampusi i Worwiik. Jemi të rrethuar nga pata, nga një natyrë që të bukos. Sepse është mënyra më e mirë ku mund të studiosh. Ky është vendi yt i punës, vendi yt i shkollës.
Andi Hoxhaj: Po këtu jemi në kampusin jashtë, jo në Fakultetin e Drejtësisë ku ishim më parë në zyrë. Kjo është pjesa e inxhinierisë një pjesë dhe pjesa tjetër e menaxhimit. Kjo është hapur diku në 2006-2007 kur ka qenë Gordon Brown kryeministër. Ai ka ardhur dhe e ka inauguruar.
Rudina Xhunga: Ky është një prej universiteteve të Britanisë së Madhe, që ku inaugurohet një ndërtesë e re, vjen një kryeministër. Ishte edhe Theresa May.
Andi Hoxha: May ka qenë në 2016-ën.
Rudina Xhunga: Kjo është të ndikosh në këtë mënyrë në jetën e atyre që duan të studiojnë. Megjithatë e di çfarë po mendoja në këtë vend që të bën të ndihesh mirë? Që nuk është vetëm dituria, nuk janë vetëm librat. Është edhe natyra e gjërave, mënyra sesi ti ndihmohesh apo inkurajohesh të studiosh. Mbase kjo na mungon ne shqiptarëve. Fakti që të gjitha thonë që është e vështirë, vendi i vogël, nuk ia del dot. Kjo na bën keq. Sepse nuk ka njerëz përreth që të investojnë në optimizëm e të na thonë që po, do të bëhet do t’ia dalim. Siç u thuhet këtyre këtu. Sepse në fund të fundit Shqipëria është një shtet i ri. Praktikisht siç u thuhet të rinjve për t’i inkurajuar, kështu i duhet thënë dhe këtij vendi.
Andi Hoxhaj: Jam shumë dakord. Inkurajimi është një nga elementët më pozitivë, që ne duhet të vazhdojmë t’u japim. Për çdo nismë që marrim nuk duhet ta shikojmë se nuk bëhet, se jemi vend i vogël, mendoj që duhet të investojmë më shumë që gjërat do të jenë pozitive. Por mendoj që duhet t’i shikojmë pak edhe në afat më të gjatë. Sepse ne jemi një vend i ri, dhe na duhet kohë. Këtu ka mbi 300 vjet investim dhe bashkëpunim. Por nëse ne shqiptarët do të bashkëpunojmë më shumë me njëri-tjetrin, sepse ne gjithmonë presim që qeveria duhet të vijë aty te në. Fundja ne jetojmë në kapitalizëm dhe ky sistem të jep lirinë që të bashkëpunosh. Unë po shikoja për bursat. Komuniteti nigerian, që kam parë këtu që ka shumë studentë, shumë prej tyre financojnë bursa. pra komuniteti nigerian financon bursat e fëmijëve që ata të vijnë këtu, pastaj të kthehen në Nigeri që të kontribuojnë në vendin e tyre në ekonomi. Edhe ne mund ta bëjmë diçka të tillë, nëse bashkëpunojmë.
Rudina Xhunga: Nuk kemi pse presim. Ideja është që ambasada nuk na mbledh, nuk jemi bashkë se këta janë me PD-në, këta më PS-në. Jo. Ti je shqiptar. Ti mund t’ia dalësh nëse bëhesh komunitet. Edhe heqim atë imazhin e keq. Se kjo është ajo për të cilën më vjen më shumë keq. Që shqiptarët në Londër, nuk përfaqësohen nga djem dhe vajza si ti. Ti nuk je shembulli kryesor. Në lajmet tona, shqiptarët në Britani prezantohen me drogë. Shqiptarë që vijnë me maune. Dreqi e mori, pse vetëm shqiptarët e bëjnë këtë në Britani?
Andi Hoxhaj: Natyrisht që jo. Por ka elementë mikse. Shqiptarët, shumica që kanë ardhur vijnë me një kosto shumë të madhe. Paguajnë diku te 13 ose 15 mijë paund. Dhe e vetmja mënyrë për t’i shlyer është kjo. Pjesa tjetër është edhe natyra jonë si shqiptarë, që duam t’i bëjmë shumë shpejt gjërat. Ajo mund të jetë dhe një fakt kulturor, që ne kemi patur duke qenë një ven komunist, dhe siç u hap liria ne i duam gjërat shumë shpejt. Por mendoj se komuniteti, por edhe institucionet duhet të bëjnë më shumë për të përmirësuar imazhin e shqiptarëve këtu. Dhe të trajtojmë këto problematika që janë në të vërtet. Këta djem pse merren me këto punë, nga cila zona vijnë. Shumë prej tyre nuk vijnë nga zona të varfra. Disa bëhen pre e krimeve të organizuara. Janë gati 100 shqiptarë minorenë që vijnë çdo tre muaj në Britani. Dhe shumë prej tyre bien pre e krimit të organizuar. Këtu mendoj që edhe prindërit duhet të mendojnë më mirë. Sepse shumë prej tyre mendojnë që të nisin fëmijët minorenë, sepse kështu përfitojnë dokumentet dhe mund t’i marrin edhe ato. por është e kundërta. Sepse ata i japin dokumentet deri 18 vjeç dhe pastaj i kthejnë. Problem është edhe që ata minorënë që vijnë këtu, nuk janë më në kujdesin prindëror siç mund të jenë në Shqipëri. Dhe duke qenë se kanë një lirë pa kontroll, shkojnë nëpër grupe kriminale.
Rudina Xhunga: Në folëm bashkë për mundësinë që ju të ndërhyni në mundësinë që shqiptarëve t’u liberalizohen vizat me Britaninë. Sepse është një ferr i vërtetë mënyra se si merr vizën angleze. Nuk e di për shtetet tjera, por për Shqipërinë është e vështirë. Ti je i detyruar të ikësh në këtë mënyrë kur mund të vish në mënyra tjera dhe të punosh në mirëmbajtje shtëpie, në ndërtim apo bujqësi në Angli.
Andi Hoxhaj: Mendoj që këtu duhet të ketë një frymë bashkëpunimi më të thellë nga ana jonë si komunitet që duhet të kërkojmë përmirësimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. Por gjithashtu edhe shteti jonë duhet ta ketë këtë si prioritet, sepse këtu ka një komunitet shumë të madh. Për momentin, është e vështirë që të krijohet liberalizimi i vizave për shkak se ne nuk shikohemi me një sy të mirë. Edhe për shkak të shifrave që ne folëm. Që janë rreth 1000 shqiptarë në burgjet e Britanisë, që çdo muaj vijnë 100 shqiptarë minorenë. Gjithashtu për gratë e trafikuara dhe qenieve njerëzore, ne jemi në shifrat më të larta.
Rudina Xhunga: Edhe në 2019 sjellin gra të trafikuara nga Shqipëria në Britani? Sepse ka dhe një non-sens?
Andi Hoxhaj: Statistikat kështu tregojnë. Por ato që janë marrë me studime disa prej tyre janë fiktive. Gënjejnë për të marrë lejen e qëndrimit. Këto janë problematikat që ne nuk mund të kërkojmë të marrim liberalizmin e vizave, pa trajtuar këto. E kuptoj që shumë njerëz janë të dëshpëruar, ana sociale ekonomike që i shtyjnë ta bëjnë këtë. Por pa i adresuar tamam këto çështje, nuk mund të kërkojmë liberalizimin e vizave. Unë mendoj që do të ishte shumë e dobishme, të trajtohet tani duke qenë se Anglia do të dali nga Evropa. Ekonomia do të riorganizohet. Sepse në fushën e agrikulturës këtu kanë qenë shumica nga vendet e Evropës. Por duke qenë se edhe paundi po bie dhe euro po rritet shumë po ikin. Vitin e kaluar shumë prej atyre që vinin nga Polonia dhe Rumania, po ikin. Ne aty mund të kontribuojmë me viza sezonale. Por ky duhet të jetë një diskutim që duhet ta bëjnë shtet. Ne mund të japim statistika dhe ide.
Rudina Xhunga: E rëndësishme është që në mesin e atyre që japin statistika dhe ide, të ketë edhe shqiptarë. Sepse ka ikur koha që ne të jemi thjeshtë statistika për botën dhe idetë t’i japin të tjerët. Prandaj unë të përgëzoj, të falënderoj që më dhe mundësi për këtë intervistë në kampusin e punës tënde, të një universiteti prestigjioz ku ti je një emër i rëndësishëm, edhe ti ke një gjurmë këtu. Uroj edhe në jetën e shqiptarëve që tani po futen në Bashkimin Evropian. Uroj të dëgjoj më shumë për ty pas kësaj interviste.
Andi Hoxhaj: Shumë faleminderit që erdhët këtu./dritare.net
Ndonjëherë të gjithë mendojmë dhe ndjejmë se jeta nuk është e drejtë me ne. Të pasurit vazhdojnë të pasurohen, ndërsa të varfrit bëhen më të varfër. Ne priremi të shikojmë histori suksesi, po a jemi të sigurt që paraja është gjithmonë çelësi për të arritur sukses?
Epo, ka dhe përjashtime! Ne të dritare.net po ju tregojmë historinë e Sofia Ron, një vajzë 21-vjeçare nga Kamboxhia, e cila tetë vite të fëmijërisë i ka kaluar e rrethuar me plehra dhe tymra toksike, duke jetuar në një depo famëkeqe mbeturinash, e njohur si “Mountain Smoky.”
Kush do ta besonte se kjo vajzë e varfër do t’ia dilte? Ja pra që ju duhet të dini që sot Sofia është studente në Universitetin Melbourne, Australi, me ëndrrën që një ditë do të drejtojë biznesin e saj.
Sofia ndërsa jetonte në atë depo mbeturinash, ndryshe nga njerëzit e tjerë ajo ishte gjithmonë në kërkim të ushqimit të ngrënshëm dhe gjetjes së mbeturinave të riciklueshme, të cilat mund t’i shiste. Dita e saj më e mirë ishte kur ajo fitonte 50 cent, mjaftueshëm për të blerë disa gota oriz për familjen e saj. Ajo nuk e kuptonte sesa të vështira ishin kushtet, duke ngrënë e fjetur mes mbeturinash. Madje as aroma e rëndë nuk i bënte më përshtypje, sepse ai vend ishte shtëpia e saj.
Sipas Sofias, familja e saj nuk kishte zgjidhje tjetër. Ajo nuk kishte nisur as mësimet, sepse shkolla ofronte një vend për një fëmijë të familjes. Por pavarësisht kësaj ai ishte e vendosur, donte të studionte. Sofia, çdo ditë shkonte pas motrës së saj më të madhe dhe mësimin e ndiqte nga dritarja e klasës.
Një ditë ajo u takua me Scott Neeson, themeluesin e Fondit Kamboxhian të Fëmijëve (CCF). Ai e pyeti nëse ajo dëshironte të studionte anglisht, por atëherë, ajo as që dinte se çfarë ishte anglishtja. Gjithsesi, u lumturua. Ishte e gëzuar sepse një i huaj i kishte premtuar asaj se do ta çonte në shkollë. Dhe ashtu ndodhi.
Kështu Sofia shkoi në shkollë për herë të parë në moshën 11-vjeçare, në 2012. Ajo e pa veten në grupe fëmijësh që qeshnin e loznin. Duke qenë e etur për dije, Sofia mësoi shumë shpejt dhe komunikimi i saj ishte i shkëlqyer saqë në 2016 ajo ishte duke prezantuar një Tedx Talk në anglisht.
Përmes CCF, Ron arriti të siguronte një bursë studimi në Universitetin e Melbourne. Ajo u diplomua në qershor të 2019, për t’u kthyer në shtëpi dhe për të hapur biznesin që ëndërron./Përshtati Enkeleda Bodini-dritare.net
Pas një fundi të lumtur me vogëlushin Alvin Berisha, i cili u shpë*tua nga kampi Al-Hol, gazetari shqiptar i “Le Iene”, Taulant Kopliku ka rrëfyer për Ora News kushtet në të cilën jetonin fëmijët aty.
Sipas tij, ai kamp ishte si gjysmë bur*g, ku njerëzit aty nuk lejohet të dilnin. Kushtet ishin jashtëzakonisht të vështira, ndërsa kishte edhe mungesa në ushqime.
Ai rrëfen sesi fëmijë të uritur dhe të trishte i ndiqnin nga prapa. Kopliku tregon edhe rastin kur disa çokollata dhe biskota që i kishin marrë për Alvinin ai shpërndanë fëmijëve të tjerë.
Taulant Kopliku: Ishte një kamp i madh, i rrethuar me tel me gjemba. Ai nuk është thjesht një kamp refugjatësh. Ne pamë edhe një kamp refugjatësh aty afër të refugjatëve sirianë apo të komunitetit të azilit që hynin dhe dilnin në kampin e tyre. Ndërkohë që ky kamp është i mbyllur, nuk mund të dalë jashtë asnjë person. Është një kamp gjysmë burg. Në këtë kamp nuk ndodhen burra. Ka disa persona meshkuj që hyjnë dhe dalin për të bërë disa tregti, janë disa tregje ku më fatlumët mund të ushqehen me këto ushqime që vijnë nga jashtë. Kjo është njëra pjesë, pjesa tjetër është higjiena, mbetesh pa fjalë. Ka mungesa totale të higjienës. Në ushqime kishte mangësi të mëdha. Mjafton t’ju them momente të dhimbshme kur fëmijë të uritur na vinin prapa për të marrë…ne kishim marrë me vete disa qese me çokollata dhe biskota për Alvinin, por u detyruam ti shpërndanim tek fëmijët që na shihnin me sy të trishtë.
https://youtu.be/WZ6cIE__0T8
Gazetari thotë se kampi kontrollohej nga forcat e ushtrisë kurde.
Taulant Kopliku: Kampi kontrollohet nga forcat e ushtrisë kurde. Janë batalione edhe të grave që janë prezentë në brendësi të kampit. Sa i përket Alvinit dhe zonës ku ai ndodhej, le të themi që ishte pak më fatlum pasi zona e jetimëve kontrollohej më shumë nga shoqatat humanitare.
Gazetari tregon se puna për të shpëtuar Alvinin ka nisur në vitin 2016 kur babai i 11-vjeçarit bashkë me mediat italiane kanë rënë në gjurmët e nënës së të miturit.
https://youtu.be/IBS62UHNfL0
Taulant Kopliku: Atje ka pasur një sinjal GPS nga telefoni i nënës së fëmijës, por gjithë këtu mbeti historia. Aty u bllokua gjithçka dhe u kthye prapa.
Kopliku i sugjeron shtetit shqiptar ngritjen e strukturave të specializuara për trajtimin e të kthyerve nga Siria, pasi kjo kategori mbetet e radikalizuar.
Ai ka një djalë dhe një vajzë. Vajza është 26 dhe është me pengesa mendore.
Babai Nervti thotë se, për shkak gjendjes së vështirë financiare, nuk ka mundësi që t’ia siguron vajzës të gjitha barnat. Mjekët e kanë këshilluar që për shërim, vajzën ta dërgon jashtë shtetit.
“Nuk kisha para për me i ble ndonjë gjë vajzës, nuk kisha. Po ngushtohem shumë edhe për qiranë, kur vjen dita për ta paguar qiranë po ngushtohem shumë.
Atëherë unë frikësohem se do të na nxjerrin jashtë shtëpisë, se nuk ja kamë bërë parat të zotit të shtëpisë. Dhe frikësohem nëse mbesim jashtë, ku do të shkoj me vajzë të sëmurë edhe vetë invalid”, u shpreh Nervet Musai.
Nerveti njërën këmbë e ka të lënduar dhe nuk mund punon. Ata shpesh herë mbesin edhe pa ushqim.
“Ushqim nuk kemi mundohemi, presim kush na bie ndonjëri ushqim. Ka pasur ditë që nuk kemi pasur asgjë, kam deshtë me ble miell nuk kam pasur para as për një thes miell, shoqëria më ka ndihmuar”, tha Nervet Musai.
Kjo familje nga Tetova nuk merr ndihmë sociale, ndërsa të ardhurat mujore kanë vetëm 4 mijë denarë për kujdesin ndaj vajzës së tyre.
Babai Nerveti nga të gjithë personat human kërkon që ta ndihmojnë sa kanë mundësi në këto ditë të vështira, që së paku të mund të siguron ushqim dhe barna për vajzën e tij.
Kjo është Marsela, mjeke kirurge, jo në Shqipëri, por në Gjermani. Në 2010 përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë dhe ishte gati për të nisur specializimin.
Marsela Ceno, Mjeke kirurge, Gjermani:
Në fillim vendosa ta provoj në Shqipëri të kandidoja për specializim. Nuk funksionoi ndaj ndava mendjen të shkoja në Gjermani. Ishim një grup prej 26 vetash që mbaruam studimet në 2010. Gjysma, pra 13, jemi në Gjermani.Screenshot_2-18
Por pikërsht mbyllja e derës në vendin e vet përkoi me thirrje nga ana e Gjermanisë për mjekë.
Marsela Ceno:
Tani punoj si mjeke kirurge në Baden-Baden.
Paralelisht me gjuhën konvertoi diplomën e mjekësisë. Në shkurt të këtij viti themeloi Shoqatën e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani. Dhe aktualisht po punojnë për të ngritur degë në 16 lëndët e Gjermanisë.
Marsela Ceno:
Po të organizohemi rritim reputacionin tonë. dhe në të ardhmen të kthejmë vëmendjen e gjermanëve drejt vendit tonë.
Nuk mund të thotë se sa mjekë bëjnë pjesë në shoqatë, pasi janë në krijim e sipër.
Marsela Ceno:
Sipas Dhomës Federale të Mjekëve në Berlin janë rreth 680 mjekë shqiptarë të Shqipërisë deri në dhjetor të 2018. Po të shtojmë edhe ata që po procedojnë janë rreth 800 mjekë shqiptarë në Gjermani.
Krahas specializimit që zgjati 6 vjet kreu edhe doktoraturë 3 vjeçare për një teknike të re kirurgjikale. 33 vjeçarja numëron rreth 850 operacione si gjatë specializimit edhe pas tij.
Marsela Ceno:
Unë nuk eca këtu, pasi nuk pata njohjet e duhura apo pagesën për të marrë vendin e specializimit. Në Shqipëri ka pak spitale që te japin mundësinë e specializimit, ndërsa në Gjermani e kanë të gjitha. Edhe ata mjekë nga brezi ynë që bënë specializimin në Shqipëri po vijnë në Gjermani.
Rruga e suksesit nuk ishte e shtruar me trëndafila. Në fillim haste paragjykimet e kolegëve gjermanë, por për pak kohë.
Një kolege më tha: “Po ju vini nga xhungla”. Një koleg thoshte se, kur fluturonte mbi Shqipëri nuk kishte drita, gruaja e tij më pyeste: A keni lavatriçe?
Pagesa e një kirurgu është tek 7 00 mijë lekë të vjetra, ndërsa në Gjermani që në vitin e parë të specializimit personi merr pagesë prej 3800 eurosh.
Marsela Ceno:
Si mjek i specializuar paga pëson vazhdimisht rritje. Një mjeku si unë i shkon deri në 7000 eruo rroga. Nuk do bëja asgjë ndryshe. Ndoshta do kisha marre vendimin për të shkuar më shpejt në Gjermani e të mos humbisja 2 vjet që humba këtu duke pritur një mundësi nga sistemi shqiptar. /Top Channel/
Prej disa kohësh i mungon skenës muzikore, por Genta Ismajli, ka gjetur mënyrën se si të qëndrojë pranë fansave të saj të shumtë. Ajo është aktive në profilin e “Instagram”-it, ku së fundmi ka publikuar disa fotografi shumë të bukura.
Bukuroshja që i kishte munguar skenës, shfaqet mjaft sen*suale dhe joshëse me një këmishë të bardhë e pantallona të zeza.
Pozat e saj janë pritur shumë mirë nga ndjekësit e saj, të cilët i kanë pëlqyer menjëherë dhe e kanë komplimentuar Gentën për bukurinë dhe format fizike.
Kujtojmë se këngëtarja Ismajli është parë edhe në Turqi para realizimit të këtij fotosesioni, madje në një moment kishte të shtruar një darkë tepër luksoze.
Biondja Irina Jovanka ka përfaqësuar Serbinë në ‘Miss Freedom of the World’, dhe ajo që ka qenë e veçantë ishte fakti se ajo bëri shqiponjën me duar, duke nxitur reagime të shumta.
Madje ajo ka thënë se respekton shqiptarët dhe mundohet të mësoj të flas rrjedhshëm gjuhën shqipe. Ajo gjithashtu është shfaqur si fanse e muzikës shqiptare.
Madje së fundmi ajo ka pozuar përkrah reperit shqiptar Getoar Selimi, duke marrë pjesë në një nga koncertet e tij. Jovanka nuk ka hezituar të publikojë fotografi përkrah tij në llogarinë e saj në Instagram.
Këngëtarja origjinë shqiptare Dua Lipa pak ditë më parë ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit në radion ‘Kiss Fm’ në Britani ku ndër të tjera është pyetur për takimet e para me meshkujt.
Moderatori e ka pyetur këngëtaren nëse ka patur ndonjë histori të çuditshme kur ka dalë në takimin e parë me një mashkull, por pa përmendur emra.
Lipa u shpreh se kishte një histori shumë të çuditshme që i kishte ndodhur vite më parë: “Ishte takimi i parë dhe ai më çoi në një festë. Më pas shkuam në zonën e duhanpirësve dhe ai nisi të puthje me një vajzë tjetër. Ishte shumë qesharake. Ajo zonë ishte mjaft e ngushtë dhe ishim vetëm unë ai dhe ajo vajza dhe unë thjesht po e shihja teksa e puthte dhe po mendoja, ‘po ndodh vërtetë?’ dhe më pas thashë ‘ok në rregull dikush të më sjellë xhaketën’, kështu mora xhaketën time dhe ika,”-u shpreh Lipa.
Aktualisht këngëtarja është në një lidhje me vëllain e motrave super-modele Hadid, Anwar./Opinion.al/
Një anglez që ka preferuar të mbetet anonim bleu në një dyqan një vazo të vogël për vetëm 1 pound. Ai tregoi se u tërhoq nga ngjyra si dhe shkrimi kinez në pjesën e pasme, që i jepte asaj një pamje unike.
Disa muaj më pas ai vendosi të zbrazë shtëpinë nga gjërat e panevojshme, kështu që i bëri vazos por dhe disa objekteve të tjera, fotografi dhe i postoi në Ebay.
Mes dhjetërave produkteve në shitje vuri re se kërkesat për vazon kineze ishin aq të larta sa ai fillojë të dyshojë dhe dërgoi objektin tek një shoqëri e famshme ankandesh, Sworders, që i dha lajmin befasues. Vazoja ishte një vepër arti origjinale dhe e rrallë, e prodhuar enkas për një perandor kinez të shekullit të 18-të, i dinastisë Qing.
Sworders dha një çmim paraprak që i afrohej 90 një eurove, si çmim bazë për ankandin. Një shifër marramendëse për të zotin, por asgjë përpara çmimit me të cilin një klient kinez e bleu pak ditë më vonë. “CNN” shkruan se në fund vazo u shit për 493 mijë euro, që me taksat e përfshira shkoi deri në 560 mijë./Opinion.al