Ballina Blog Faqe 491

Rexhep Selimi ftohet nga Specialja

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi është ftuar nga Gjykata Speciale.

Kjo gjë u bë e ditur nga vetë Selimi, i cili deklaroi se është i ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

Selimi tha se ashtu si thuajse të gjithë anëtarët e SHP të UÇK-së dhe shumë luftëtarë të tjerë të lirisë, është ftuar për t’u intervisutar nga Zyra e Prokurorit të Specializur, në cilësinë e të dyshuarit, raporton Indeksonline.

“Intervistimi do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme në zyrën e Prokurorit të Specializuar në Holandë”, ka shtuar ai.

Ndryshe Selimi ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje si dhe ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për t’u bërë pjesë e legjislaturës së re të Parlamenti edhe për një mandat tjetër.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të vendit,

Ju njoftoj që, ashtu sikurse edhe pothuajse të gjithë anëtarët e SHP të UÇK-së dhe shumë luftëtarë tjerë të Lirisë, jam i ftuar që të intervistohem nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në cilësinë e të dyshuarit.

Intervistimi do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Holandë.

Në Tetovë u mbajt Festivali i Folklorit të Përpunuar “Burimet e Sharrit” 2019 (FOTO+VIDEO)

Për të 19-të herë në Tetovë u mbajt Festivali tradicional republikan i stilizuar folklorik “Burimet e Sharrit”. Në hapjen solemne fjalim mbajti ministri i Kulturës Hysni Ismaili.

“Sivjet, jam krenar edhe për shkak të faktit që Ministria e Kulturës është mbështetëse e kësaj ngjarje kulturore që është vlerë shtesë në ofertën kulturore në Tetovë dhe një mënyrë të jashtëzakonshme e pasuron edhe jetën kulturore të qytetit. Tetova këto ditë pulsojë me traditën, me vallet, këngët, folklorin, të cilat janë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore të çdo populli”, theksoi Ismaili.

Në Festival marrin pjesë ansamble folklorike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të Kosovës dhe të Shqipërisë.

“Pjesëmarrës janë SHKA “Burimet e Sharit” nga Tetova, Ansambli “Folk -Alb” nga Tirana, SHKA Gryka e Kaçanikut” nga Kaçaniku, SHKA “Ilirida” nga Shkupi, Vëllezërit Sejdiu dhe SHKA “Tearcë” nga Tearca, Këto grupe të zgjedhura artistike me repertorin e tyre do ta prezantojnë autenticitetin, pasurinë dhe bukurinë e këngës dhe valleve të stilizuara popullore”, deklaroi Zilfi Aliu nga SHKA “Burimet e Sharrit” nga Tetova.

Mustafa kundër Mini-Schengenit Ballkanik, e quan “mini-Jugosllavi”

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka dalë kundër idesë së Mini-Schengenit Ballkanik. Këtë projekt, ai po e quan “mini-Jugosllavi” të re.

Ndonëse thotë se në shikim të parë ideja e Unionit Doganor të shteteve të Ballkanit Perëndimor, e Tregut të Përbashkët të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe së fundmi e Mini-Schengenit duken projekte atraktive, “në esencë çojnë në një Jugosllavi të re, me Shqipërinë e pa Kroacinë dhe Slloveninë”.

“Janë ide që nuk i kemi përkrahur sa e kemi drejtuar qeverinë dhe nuk do t’i përkrahim si Lidhje Demokratike e Kosovës, as në pozitë dhe as në opozitë. Ashtu siç nuk përkrahim ndryshimin e kufijve shtetëror të Kosovës”, ka thënë Mustafa në një postim në Facebook.

Ai thotë se Kosova duhet të aspirojë tregun unik evropian, fillimisht mbi bazën e MSA-së që rregullon edhe doganat dhe Kosova të bëhet pjesë e Marrëveshjes Schengen, ku janë shtetet e BE-së.

“Marrëveshja e Mini-Schengenit lindi kur nuk u realizua projekti i ideuar në Serbi për Unionin Doganor dhe ideja për Unionin Ekonomik të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, për shkak të kundërshtimit të Kosovës dhe të Malit të Zi. Marrëveshjet e tilla çojnë në një situatë kur tatimet në kufi, qoftë TVSH-në, tatimin doganor, akcizën do t’i mbledh në pjesën më të madhe Serbia për Kosovën (e cila nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës), sepse kemi kufirin më të gjatë më të, e në pjesët e tjera, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi. Kosova nuk kufizohemi tanipërtani me asnjë nga vendet anëtare të BE-së. Prandaj me këtë marrëveshje sovranitetin tonë do ua kalonim vendeve fqinje, sepse siç dihet Schengeni (mini apo maxi) nënkupton politika unike të vendeve anëtare për kalimin e lirë të kufijve pa kontroll dhe kjo do të vlente edhe për Mini-Schengenin e Serbisë dhe të përkrahësve të hegjemonisë së saj”, ka thënë më tej kreu i LDK-së.

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë më tej se politikat e Mini-Schengenit i largojnë vendet e Ballkanit Perëndimor nga rruga e integrimeve evropiane dhe i çojnë “në strofullën euroaziatike të dominuar nga Rusia”.

“Janë këto manovrime të Serbisë për të bishtnuar detyrimet ndaj Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën dhe për njohje të pavarësisë së Kosovës. Ndoshta kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë Veriore e kanë të qartë se ku janë interesat e vendeve të tyre, por Kosova assesi”, ka përfunduar Mustafa.

Kujtojmë se më 9 tetor u zhvillua takimi i parë i të ashtuquajturit Mini-Schengeni Ballkanik në Novi Sad të Serbisë. Në takim, përveç presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, morën pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Ndërkaq dje në Ohër ka nisur takimi i dytë dyditor me të njëjtin nivel përfaqësimi, kurse sot Zaevit, Ramës e Vuçiqit u janë bashkuar edhe përfaqësues të Bosnjë e Hercegovinës dhe të Malit të Zi.

Kosova ndërkaq ka refuzuar pjesëmarrjen. Presidenti Hashim Thaçi tha dje se nuk merr pjesë në këtë takim për shkak se, mes tjerash, aty janë dy shtete që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, duke iu referuar Bosnjës e Serbisë.

Kosovë-Serbi/ Dialog në Bruksel apo konferencë ndërkombëtare?

Thirrjet e zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese, tashmë ua kanë bërë të qartë të dy vendeve që një dialog i tillë është i pashmangshëm dhe se duhet t’i krijojnë parakushtet për të, vlerësojnë njohësi e zhvillimeve politike në Kosovë dhe në Serbi.

Por, sipas tyre, tashmë në opinion ekzistojnë dilemat nëse dialogu i ardhshëm do ta ruajë formatin që ka pasur, nën lehtësimin e Bashkimit Evropian ose ky format do të evoluojë, apo do të ketë ndonjë konferencë ndërkombëtare.

Politologu Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin që formati i dialogut i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është i mjaftueshëm për të vazhduar bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sepse që të dy vendet synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Sipas tij, deri më tash, formati i dialogut nuk ka qenë pengesë për të shënuar përparim, por pengesë kanë qenë sjelljet e Serbisë dhe Kosovës, pritjet e tyre nga ky dialog si dhe platformat e të dy vendeve që janë krejtësisht në kundërshtim me njëra-tjetrën.

“Si duken gjasat, (dialogu) do të vazhdojë në formatin e vjetër, sepse Bashkimi Evropian nuk dëshiron që të humbë shansin që Kosova dhe Serbia t’i normalizojnë marrëdhëniet. Ndërsa, parametrat për dialog tashmë janë përcaktuar, sidomos nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që thonë se dialogu duhet të prodhojë njohjen reciproke dhe dialogu duhet të sjellë normalizim e marrëdhënieve. Bashkimi Evropian, duke mos dashur të paragjykojë, nuk po e përmend njohjen reciproke, por po e përmend vetëm normalizimin e marrëdhënieve”, theksoi Tahiri.

Ai shtoi se në çfarëdo formati tjetër që mund të zhvillojnë dialogun Kosova dhe Serbia, nuk e garanton ndonjë marrëveshje, sepse marrëveshja synohet të jetë një lloj kompromisi, por i cili nuk i cenon interesat e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës dhe që e minimizon shtetësinë e saj.

Dushan Janjiq, drejtor i Forumit për marrëdhënie etnike në Beograd, megjithatë shpreh mendimin që në praktikë, tashmë është duke ndodhur ndryshimi i formatit të dialogut. Ai thotë për Radion Evropa e Lirë që ky ndryshim nuk nënkupton domosdo daljen nga korniza për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por, sipas tij, tashmë është e qartë që përfaqësuesit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, qoftë për dialogun dhe qoftë për Ballkanin, do të jenë të përfshirë në procesin e dialogut, për shkak se dialogu ka dy dimensione, atë bilateral Kosovë-Serbi, por edhe atë të ndikimit në rajon, në mënyrë që përmes bashkëpunimit rajonal të lehtësohet gjetja e zgjidhjeve për çështje të caktuara.

“Pra, ky është ai formati i ri. Nuk përjashtohet që edhe Bashkimi Evropian, i cili e ka lehtësuesin kryesor të dialogut – e ky do të jetë Komisari për marrëdhënie ndërkombëtare ose Komisari për zgjerim dhe për këtë mbetet ende të vendoset – të ketë pranë vetes edhe të dërguarin special për dialogun, siç është (Richard) Grenell, në kuptimin që të përcjellë dinamikën e dialogut dhe të jetë i pranishëm në takimet e palëve, në mënyrë që t’i ndihmojë ato”, tha Janjiq.

Ai gjithashtu shpreh mendimin që në formatin e ri të dialogut, nuk do të bisedohet për çështjet teknike, por do të jetë krejtësisht politik dhe për çështje politike.

Politologu Tahiri shpreh mendimin që bisedimet për çështje teknike mund vazhdojnë, por sipas tij, ato nuk sjellin normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht që kanë sjellë disa përparime.

“Tash, Bashkimi Evropian, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kërkojnë që të ngritet (dialogu) në nivel politik. Pra, të bisedohet vetëm për normalizim të marrëdhënieve, në nivel politik dhe të platformës. Deri më tash asnjëherë Serbia dhe Kosova nuk kanë biseduar në nivel politik, ndonëse ka pasur takime ndërmjet presidentëve (Tomislav) Nikoliq dhe (Atifete) Jahjaga, si dhe (Hashim) Thaçi dhe (Aleksandar) Vuçiq, të cilët i kanë biseduar çështjet politike – pikërisht çështjet si njohja reciproke e pavarësisë, integrimet evropiane, anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara – por asnjëherë nuk janë ulur me agjendë në dialog politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, u shpreh Tahiri.

Ndërkaq, Janjiq, vlerëson që ideja për një konferencë ndërkombëtare për zgjidhjen e kontestit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ekziston që moti. Por, sipas tij, një ide e tillë i përjashton obligimet e deritashme për palët në dialogun e deritashëm në Bruksel.

Një konferencë ndërkombëtare, siç thotë ai, kryesisht ndodh pas luftërave ose në rastin konkret, vetëm në qoftë se dialogu në Bruksel përjeton kolaps të tërësishëm dhe dështon ky model i dialogut. Por, sipas tij, nuk është në interesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të dështojë dialogu në Bruksel dhe të marrë përgjegjësinë për vijimësinë e gjithë procesit.

“Ajo që mund të lajmërohet është çështja se a dëshirohet më shumë se sa ratifikimi në Asamblenë e Përgjithshme (të Kombeve të Bashkuara) i marrëveshjes eventuale. Në rast se dëshirohet vetëm kjo, marrë parasysh që ky dialog zhvillohet duke u bazuar në vendimin e Asamblesë së Përgjithshme, atëherë Rusia nuk është fare e nevojshme në këtë dialog. Por, nëse ekziston ambicia – kjo para së gjithash varet nga Amerika dhe Brukseli dhe më së paku nga Prishtina dhe Beogradi – që të përfshihet Rusia, në mënyrë që më pas të ndryshohet edhe rezoluta në Këshillin e Sigurimit, në atë rast është e mundur që të paraqitet një mekanizëm i sekretariatit, në të cilin do të ishte edhe Rusia. Mbase edhe ndonjë konferencë ‘ad hock’, në fund të procesit, ku do të komunikoheshin rezultatet për të cilat është arritur pajtim. Kjo e dyta më duket mjaft e komplikuar dhe nëse kuptohet dinamika e punës së Administratës amerikane, është gati se mision i pamundur”, vlerësoi Janjiq.

Sidoqoftë, njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë që deklarata e vendeve të Kuntit para dy muajsh, pavarësisht se ato kanë dallime të caktuar, e ka bërë të qartë se ato janë pajtuar që të kenë një zë. Sipas tyre, zëri i unifikuar i Kuintit nënkupton: normalizim të plotë të marrëdhënieve Kosovë –Serbi, se nuk do të ketë ndryshim të kufijve dhe luftë për zgjidhen e problemeve, si dhe dhënien e ndihmës financiare për zhvillim Kosovës dhe Serbisë, në rast se ato arrijnë marrëveshje juridikisht obliguese./ Burimi: REL

“Mini-Shengeni Ballkanik”/ Këto janë 9 pikat e Samitit të Ohrit

Sot në Ohër u zhvillua takimi mes kryeministrit të Shqipërisë dhe Edi Rama, atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në kuadër të “Mini Shengenit Ballkanik”.

Në përfundim të këtij takimi Rama-Zaev dhe Vuçiç nënshkruan një deklaratë të përbashkët me listën e përparësive për forcimin e bashkëpunimit rajonal. Ndër pikat kryesore të dokumentit janë lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave, njohja e diplomave etj.

Ndërkohë, në dokumentin e firmosur nga tre liderët e shteteve, theksohet se objektivi kryesor i Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi në Bashkimin Europian.

Lidhur me diskutimet në këtë takim, Vuçiç është shprehur se në këtë takim janë marrë vendime të rëndësishme të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm mjedisi i investimeve të tre vendeve.

Gjithashtu, presidenti serb ka thënë se për shkak vendimeve të rëndësishme, ai pret sulme, ndërsa theksoi se nuk u trembet presioneve.

“Do të përmirësoshet ndjeshëm mjedisi i investimeve. Jemi të vendosur të bëjmë më të mirën për qytetarët. Për shkak të rëndësisë së vendimeve të marra pres sulme nga palë të ndryshme, por nuk kam frikë nga presioni,”-tha Vuçiç.

Dokumenti i firmosur në Ohër nga Rama-Zaev dhe Vuçiç

Ne, liderët nga Ballkani Perëndimor, u takuam sot në Ohër për të diskutuar avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal duke eliminuar barrierat e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, dhe për rrjedhojë deklarojmë si vijon:

Objektivi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian mbetet qëllim i Ballkanit Perëndimor 6, dhe asnjë alternativë tjetër për këtë synim nuk është e zbatueshme për rajonin.

Përderisa të gjithë ndajmë vlerat evropiane, kemi punë për të bërë drejt sjelljes së standardeve evropiane në shoqëritë tona respektive. Si përfundim, ne përsërisim përkushtimin tonë që të implementojmë të gjitha reformat e domosdoshme dhe të arrijmë gradualisht të kemi përafrim të plotë me këto standarde.

Ne konfirmojmë që procesi i pranimit është mjeti më i mirë transformues në dispozicion për të siguruar prosperitet dhe progres në shoqëritë tona, por po ashtu sigurues i një konvergjence më strukturore dhe efektive mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Në të njëjtën kohë, ne theksojmë se bashkëpunimi rajonal, përfshirë integrimin ekonomik është pjesë integruese e të gjitha përpjekjeve tona për të siguruar progres, prosperitet ekonomik e luftimin e sfidave aktuale; duke kujtuar edhe rëndësinë e shtimit dhe lehtësimit të kontakteve mes njerëzve.
Kemi konfirmuar se këto përpjekje shkojnë dorë për dorë me ambiciet tona për anëtarësim në BE.

Kemi mirëpritur arritjet e bëra në fushën ekonomike rajonale përmes Planit Shumëvjeçar të Veprimit për krijimin e Zonës Ekonomike Rajonale, si dhe punën që po bëhet aty, por edhe në iniciativat e rëndësishme rajonale, përfshirë RCC-në dhe Ceftan.
Kemi theksuar dhe mirëpritur rolin e Procesit të Berlinit si katalizator i rëndësishëm i bashkëpunimit rajonal.

Prandaj, jemi pajtuar të përshpejtojmë integrimin rajonal përmes masave tashmë të vendosura në mënyrë që të arrijmë rezultate praktike dhe të dukshme për qytetarët tanë sa më shpejtë që të jetë e mundshme. Për më tepër, jemi të vendosur të sigurojmë se këto masa po implementohen në mirëbesim nga të gjithë ne, brenda strukturave aktuale (për shembull, MAP REA, Cefta, RCC etj).

Ne konfirmojmë që kontakti qytetar-qytetar është një hapësirë ku mund të kemi rezultate të shpejta dhe të shohim beneficione të dukshme për qytetarët tanë. Prandaj, ritheksojmë vullnetin tonë që të punojmë me prioritet në arritjen e Marrëveshjes për kalimin e kufijve në rajon me letërnjoftime, ashtu që kjo marrëveshje mund të nënshkruhet gjatë Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit në verën 2020. Ne kërkojmë nga Maqedonia e Veriut të udhëheqë përpjekjen dhe ftojmë Këshillin për Bashkëpunim Rajonal të angazhohet në përputhje me kompetencat e saj. Angazhimi me Ballkanin Perëndimor. Kjo përpjekje konsiderohet gjerësisht qenësore në krijimin e mundësive të reja të zhvillimit dhe rritjes së kapaciteteve për gjenerimin e niveleve të larta të zhvillimit në rajon.

Në agjendën e samitit është parashikuar që në orën 12:00 tre përfaqësuesit e shteteve të zhvillojnë një konferencë të përbashkët, ku do të japin detaje në lidhje me diskutimet që do të zhvillohen në këtë takim.

Kujtojmë që, Kosova ka refuzuar të jetë pjesë e këtij Samiti. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, tha se Kosova nuk mund të marrë pjesë në një samit, në të cilin marrin pjesë shtete, që ende nuk e njohin realitetin e saj.

Kryeministri Rama mbërrit ditën e djeshme në Maqedoninë e Veriut ku u prit atje nga homologu i tij Zoran Zaev. Po ashtu ai u takua dhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Takimi i parë për “Shengenin e Ballkanit” u zhvillua në Serbi, pak ditë para se Këshilli i Europës të shprehte qëndrimin e tij ndaj çështjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut./ Opinion.al

“Shengenit Ballkanit”/ Vuçiq: Morëm vendime të rëndësishme

Është duke u zhvilluar në Ohër takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në kuadër të “Shengenit Ballkanit”.

Ndërkohë, Vuçiç është shprehur se në këtë takim janë marrë vendime të rëndësishme të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm mjedisi i investimeve të tre vendeve.

Gjithashtu, presidenti serb ka thënë se për shkak vendimeve të rëndësishme, ai pret sulme, ndërsa theksoi se nuk u trembet presioneve.

“Do të përmirësoshet ndjeshëm mjedisi i investimeve. Jemi të vendosur të bëjmë më të mirën për qytetarët. Për shkak të rëndësisë së vendimeve të marra pres sulme nga palë të ndryshme, por nuk kam frikë nga presioni,”-tha Vuçiç.

Në këtë samit do të diskutohet mbi zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian, ku përfshihen lëvizja e mallrave, njerëzve, produkteve dhe shërbimeve. Në agjendën e samitit është parashikuar që në orën 12:00 tre përfaqësuesit e shteteve të zhvillojnë një konferencë të përbashkët, ku do të japin detaje në lidhje me diskutimet që do të zhvillohen në këtë takim.

Kujtojmë që, Kosova ka refuzuar të jetë pjesë e këtij Samiti. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, tha se Kosova nuk mund të marrë pjesë në një samit, në të cilin marrin pjesë shtete, që ende nuk e njohin realitetin e saj.

Kryeministri Rama mbërrit ditën e djeshme në Maqedoninë e Veriut ku u prit atje nga homologu i tij Zoran Zaev. Po ashtu ai u takua dhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Takimi i parë për “Shengenin e Ballkanit” u zhvillua në Serbi, pak ditë para se Këshilli i Europës të shprehte qëndrimin e tij ndaj çështjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut./ Opinion.al

Mediat në Kosovë: Veton Surroi, ministër i Jashtëm?

Partia e Albin Kurtit ka nisur përpjekjet për të bërë Veton Surroin ministër të Jashtëm të qeverisë së re të Kosovës.

Burime të ‘Express’ brenda VV-së kanë thënë se ish-shefi i Partisë ORA, Veton Surroi, mund të bëhet shef i diplomacisë kosovare.

Surroi ka pasur një afërsi me Vetëvendosjen prej kur kishte dështuar ta kalonte pragun në garën elektorale të vitit 2007. Madje, në zgjedhjet e fundit ka dalë hapur pro fitores së partive opozitare, VV-së e LDK-së.

Zyrtarët e partisë së shuar të Surroit janë shpërndarë në LDK e Vetëvendosje duke marrë pozita udhëheqëse në këto parti.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike kanë nisur të kërkojnë emra për ministra edhe jashtë partive të tyre për të ndërtuar një Qeveri sa më kredibile.

Përpos në diplomaci, Albin Kurti dhe Isa Mustafa po kërkojnë emra të pakompremetuar për t’i vënë në krye të dikastereve qeveritare.

Një muaj para zgjedhjeve, Surroi kishte thënë se ardhja e Albin Kurtit si Kryeministër duket reale dhe kishte lavdëruar Vetëvendosjen për ofertën që i kishin bërë LDK’së për koalicion parazgjedhor.

Këtij i thonë fat! Blen një vazo kineze me monedhat në xhep, e shet për gati 500 mijë euro

Të blesh një objekt me monedhat që të gjenden në xhep, dhe ta shesësh pak më vonë me çmimin e apartamenti luksoz.

Është ëndrra e çdo koleksionisti, që prej vitesh mbush dollapët e shtëpisë me qindra objekte shpesh herë të panevojshme.

Por ka raste si ai i ndodhur në Angli pak ditë më parë, që justifikojnë çdo mundim. Personi, që preferon të mbetet anonim, bleu në një dyqan ku shiteshin objekte që më pas shkonin për bamirësi një vazo të vogël kineze.

Anglezit i pëlqeu ngjyra si dhe shkrimi kinez në pjesën e pasme, që i jepte një pamje vjetërsie. Pastaj, bëhej fjalë për një kosto qesharake, vetëm 1 paund, disa monedha me të cilat në Angli vështirë të porositësh edhe një kafe.

Pas disa muajsh në shtëpi, personi mendoi se ndoshta duhet ta zbrazte atë nga objekte të panevojshme, dhe pse jo, të fitonte ndonjë gjë. Pati idenë e jetës. I bëri disa fotografi objekteve, ndër to dhe vazos, dhe i postoi në Ebay.

Pas pak ditësh kërkesat për vazon kineze u shtuan aq shumë saqë personi fillojë të dyshojë dhe dërgoi objektin tek një shoqëri ankandesh, Sworders, që i dha lajmin befasues.

Jo vetëm që vazoja ishte një vepër arti origjinale dhe e vjetër, por ishte prodhuar enkas për një perandor kinez të shekullit të 18-të, i dinastisë Qing.

Sworders dha një çmim paraprak që i afrohej 90 një eurove, si çmim bazë për ankandin. Një shifër marramendëse për të, por asgjë përpara çmimit që një klient kinez e bleu pak ditë më vonë. Behet fjalë për 440 mijë euro, që me taksat e ndryshme shkoi deri në 560 mijë.

Para me të cilat personi do t’i sigurojë të ardhmen vajzës së tij, dhe ndoshta do vazhdojë në kërkim të thesareve të tjera të pazbuluara.

Për 5 vjet nataliteti në Kosovë bie mbi 30%

Kjo ulje për vetëm 5 vjet po konsiderohet shumë e rrezikshme për shtetin e Kosovës, për familjen, ashtu edhe për shoqërinë dhe është ulja me madhe në historinë e Kosovës, të shteteve të Ballkanit dhe Evropës. Faktorët kryesor që po shihen si shkaktar i rënies së natalitetit në Kosovë janë kushtet e vështira ekonomike, ligji i lehonisë, planifikimi familjar, politikat shtetërore dhe migrimi më i madhi në Ballkan dhe Evropë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në të gjithat maternitetet në Kosovë, numri i lindjeve ka shënuar rënie çdo vit. Në vitin 2014, janë regjistruar 32,087 lindje, në vitin 2015, janë regjistruar 31,116 lindje, në vitin 2016, janë regjistruar 30,069, në vitin 2017, janë regjistruar 30,025 lindje dhe në vitin 2018, janë regjistruar 22,761.

Për rënien e natalitetit flasin edhe statistikat e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sipas të cilave në vitin 2014 kanë qenë 10 mijë e 307 lindje, në vitin 2015, 9 mijë e 443 lindje, në vitin 2016, 10 mijë e 139 lindje, në vitin 2017, 10 mijë e 161 lindje, në vitin 2018, 9 mijë e 963 dhe në 9 mujorin e vitit 2019, 7 mijë e 256 lindje.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli tha për KosovaPress, se është bërë si një lloj “trendi”, në vendet e zhvilluara ku qiftet vendosin të bëjnë fëmijë sa edhe kanë mundësi t’i mbajnë ata.

“Rënia e natalitetit është një trend i vendeve të zhvilluara, do të thotë edhe në vendet në zhvillim kemi rënie të natalitetit. Kjo për arsye se në rend të parë është planifikimi familjar sepse secili qift bashkëshortor dëshiron të lind fëmijët sa ka mundësi aq sa mund t’i mbajë. Kjo ndryshon nga vendet jo në zhvillim ku secili qift kishte nga 4- 5 fëmijë, kurse në kohën e sotme qiftet bashkëshortore planifikojnë familjen dhe zakonisht bëjnë 1 apo 2 fëmijë. Kjo mendoj se është njëri ndër shkaktarët kryesor të rënies së natalitetit i cili e përfshin edhe vendin tonë Kosovën”, tha ai.

Ismajli shtoi se kishte qenë mirë që shteti të stimulojë lindjet duke zgjatur pushimin e lehonisë dhe duke ndihmuar në rritjen e tyre.

E sociologu Ferdi Kamberi ka thënë se kjo ulje është shumë e rrezikshme si për familjen, ashtu edhe për shoqërinë sepse sipas tij, mos planifikimi familjar dhe shtyrja e martesës, bën që mundësia për pjellshmëri të jetë më e vogël dhe nëse nuk ka natalitet, rritet mortaliteti, atëherë kjo është vetëm barrë për shtetin sepse popullsia plaket dhe nuk ka të rijnë që të punojnë.

Kamberi u shpreh se për ngritjen e natalitetit ndikon edhe aspekti politik, pra nënat e reja duhet të kenë përkrahje nga institucionet shtetërore.

“Ne konsiderojmë që fillimisht do të duhet që të ketë politika popullative për stimulimin e natalitetit nga institucionet përkatëse, pastaj planifikimi familjar duhet të jetë adekuat për shkak se ne e shohim që një pjesë e madhe e qifteve e shtyn planifikimin familjar, pastaj mund të ketë pasoja të ndryshme dhe në këtë drejtim konsiderojmë se një planifikim adekuat mund të rezulton në shtimin e natalitetit, mirëpo ndoshta nevojitet më shumë që të ketë politika konkrete që i stimulon nënat e reja por edhe familjet tjera që të kenë ngritjen e natalitetit”, shtoi Kamberi.

Rënia e natalitetit sipas njohësve të kësaj fushe është gjendje alarmante dhe rrezikon shoqërinë kosovare. Sipas tyre, për të ngritur natalitetin, shteti duhet të investojë më shumë në këtë fushë duke ndihmuar financiarisht në rritjen e fëmijëve.

Kujtojmë se në Kosovë, ligji i punës parasheh që për secilin fëmijë të lindur, nënës t’i takojë pushimi i lehonisë prej një viti, ku gjatë tre muajve të parë të pushimit të lehonisë, pagesa bëhet nga punëdhënësi me kompensim prej shtatëdhjetë për qind 70% të rrogës bazë, pastaj gjashtë muajt në vijim, pushimi i lehonisë paguhet nga Qeveria e Kosovës me kompensim prej pesëdhjetë për qind 50% të rrogës mesatare në Kosovë. Ndërkohë, gruaja e punësuar ka të drejtë, sipas këtij ligji, që ta zgjasë pushimin e saj të lehonisë edhe për tre muaj të tjera pa pagesë.

Nis në Ohër takimi Zaev-Rama-Vuçiç, mungojnë Kosova, Mali i Zi e Bosnje Hercegovina (VIDEO+FOTO)

Ka nisur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, takimi i dytë mes Zaev, kryeministrit të Shqipërisë Rama e presidentit serb, Vuçiç.

Ky është takimi i dytë pas atoj në Novi Sad ku po diskutohet i ashtuquajturi ‘Schengen Ballkanik’.

Në takim do të diskutohet për zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave dhe njerëzve midis Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë.

Qarkullimi i shtetasve të vendeve respektive do bëhet vetëm me kartat e identitetit, aty ku përdoren ende pasaportat.

Kosova nuk ëshë e pranishme në këtë takim edhe pse u ftua pak ditë më parë bashkë me Malin e Zi e Bosnje Hercegovinën.

Halil Çadraku ftohet nga Specialja, gruaja e tij thotë se do të dëshmohet pastërtia e SHIK-ut

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Halil Çadraku, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka bërë me dije bashkëshortja e tij, Peka Gashi, e cila në llogarinë e saj në “Facebook” ka bërë publike edhe ftesën zyrtare ku shihet se Çadraku do të intervistohet në Hagë më 11 dhjetor.

Gashi tha se ashtu si doli Çadraku faqebardh nga gjykimet e UNMIK’ut dhe EULEX’it, njëjtë do të dalë edhe në gjykimin e Gjykatës Sepciale.

Postimi i plotë i saj:

Gjithë jeta juaj ka qenë në shërbim të vendit. Çdo angazhim dhe përgjegjësi e keni kryer me nderë dhe krenari.

Kam qenë, jam dhe do të jem përherë krenare me juve Eprorët dhe Shefat e mi.

Halil Çadraku, ashtu siç dole faqebardh në gjykimet e Unmik-ut, Eulexit, kështu do të dalësh edhe tani në Gjykaten Speciale, ftesën e së cilës e more sot. Lufta jonë ka qenë e pastër dhe e drejtë, këtë ju më së miri do t’a dëshmoni.

Do t’a dëshmoni se urrejtja e armiqve dhe bashkëpunëtorëve të tyre ndaj SHIK-ut dhe ZKZ-së do të deklasohet dhe klasifikohet si urrejtje patologjike ndaj Luftëtarëve të Dritës dhe Lirisë.

Ju, Luli dhe Fatosi i Luftës, do të dëshmoni se UÇK-ja ka dhe një emër, LIRI.

 

VIDEO/ Del në treg celulari me kamerën më të fuqishme në botë. Ja parametrat dhe çmimi

Në qoftë se një markë e njohur kineze si Huawei po gjen disa vështirësi në Perëndim pas “luftës” me administratën Trump, një tjetër është gati ta zëvendësoi në preferencat e publikut europian. Bëhet fjalë për Xiaomi, e cila ka tashmë rreth 10% të tregut europian të celularëve. Falë çmimeve të ulta, por edhe teknologjisë gjithmonë më shumë të avancuar.

Dhe këtë qasje Xiaomi e tregoi edhe në prezantimin e modelit të fundit në Madrid, ku prezantoi Mi Note 10. Risia më e madhe e modelit tëri është padyshim sistemi me 5 kamera, ku kryesorja arrin një performancë të padëgjuar më parë falë 108 megapixel, që mundëson fotografi cilësore edhe po të printohen me dimensione 4×2 metra.

Katër kamerat e tjera i shtohen “përbindëshit” kryesorë për 148 megapixel që e shndërrojnë Mi Note 10 në një aparat pothuajse profesional, të cilit i shtohen videot në formatin 4k, ekrani 6.47 inç dhe një bateri 5230 mAh që mundëson një karikim të baterisë në30 minuta.

Çmimi? Ai është një tjetër pikë e fortë. Vetëm 600 euro…

Ftesa e radhës nga Specialja i shkon Durmish Gashit

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga Fortesa e Rahovecit, Durmish Gashi, ka njoftuar se sot ka marrë ftesë nga Gjyk*ata Speciale.

Durmishi, këtë njoftim e ka bërë përmes Facebook-ut, ku ka thënë se ftesa e tij vjen në ditëlindjen e nipit të tij Andinit.

“Më vie keq që sot në vend të urimit për ditëlindjen e Andinit ( djalit të vëllait tim ) , më duhet të shkruaj këtë njoftim për ftesën e ardhur në emrin tim nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar , ashtu siç pranuan e po pranojnë çdo ditë ftesa të tilla shumë bashkëluftëtar të UÇK- së”, ka thënë ai.

Ai është shprehur krenar për të kaluarën e tij në UÇK.

“Jam krenar që i takoj gjeneratës e cila gjithë jetën luftoi sundimin serb ndaj trojeve shqiptare , fillimisht në organizimet ilegale të kohës , e më pas i rreshtuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në shtabin lokal të Fortesës , në Brigadën 124 “Gani Paçarizi” si dhe pranë Zonës Operative të Pashtrikut si zv. Komandant për ndërlidhje deri në përfundim të luftës. Shumë prejt tyre kanë rënë dëshmorë për liri e bashkim kombëtar , ashtu siç ishte edhe betimi i ushtarit të UÇK-së”, ka theksuar ai më tej.

Ai ka thënë se gjyqi është dashur t’u bëhej atyre që masakruan shqiptarë gjithandej në Kosovës, Rahovec e fshatra të Rahovecit.

“Do të duhej që shumë kohë më parë , gjyqi të iu bëhej atyre që vranë e masakruan me qindra e mijëra shqiptar të pafajshëm gjithandej në Kosovë por edhe në Rahovec , Fortesë , Krushë të Madhe,Celinë, Krushë të Vogël, Qëndresë , Hoqë e Vogël , Brestoc, Apterushë , Senoc ,Rudinë (Pastasel) , Ratkoc , Rogovë , Zatriq , Pataqan i Ulët dhe i Epërm e ky varg vazhdon në pafundësi. Ende kemi shumë të vrarë e të pagjetur nga kriminelët serb , por deri më tani nuk u dënua askush për krim , gjenocid dhe pastrim etnik nga forcat okupatore serbe . Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë dhe do të mbetet krenaria e popullit tonë! Me respekt , Durmish F. Gashi”, ka shkruar në fund ai.

Thaçi për herë të parë kritikon Edi Ramën pse po merr pjesë në samitin rajonal ku s’njihet Republika e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka kritikuar për herë të parë mikun e tij, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Nëpërmjet një shkrimi, në llogarinë e tij zyrtare, në rrjetin social Facebook, në internet, Thaçi ka goditur tërthorazi Ramën, për pjesëmarrjen e tij në një samit rajonal, ku nuk njihet Republika e Kosovës.

Thaçi ka bërë të ditur se vetë ka refuzuar të marrë pjesë në këtë samit, teksa ka përmendur arsyet pse ka marrë një vendim të tillë.

“Si President i Republikes së Kosovës, dua të informoj qytetarët se, kam refuzuar pjesëmarrjen time në Samitin e Ohrit. Ky vendim për mospjesëmarrje bazohet në disa argumente ekzistuese”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Së pari, Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale”, ka thënë ai.

“Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale”, ka deklaruar Thaçi.

“Dhe, së treti, kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, është shprehur presidenti kosovar.

“Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave. Por, Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë në te cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavarur”, ka thënë Thaçi.

“Ne jemi të përkushtuar që të tejkalojmë pengesat aktuale nëpërmjet dialogut dhe marrëveshjes për njohje reciproke. Vetëm atëherë kur të ndodhë një gjë e tillë, ne do të bëhemi pjesë e iniciativave të tilla rajonale si shtete të barabarta”, përfundon shkrimi i Thaçit. /Express/

FAKTORI POLITIK SHQIPTAR NË MAQEDONI DHE ZGJEDHJET E PRILLIT

Nga Xhelal Zejneli

Për zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Maqedoni kanë mbetur edhe rreth pesë muaj. Me fillimin e pluralizmit politik në vitin 1991, Maqedonia hyri në atë që quhet periudhë e tranzicionit. Që atëherë, kanë kaluar pothuajse tri dekada. Maqedonia ndërkaq, vazhdon të jetë në një tranzicion pa mbarim!! Antagonizmat ndërmjet pozitës, në një anë dhe opozitës, në anën tjetër, në vende të caktuara të rajonit, si p.sh. në Shqipëri dhe në Maqedoni, kanë shkaktuar erozion social. Fushata parazgjedhore dhe dita e votimit pritet të realizohen në mënyrë të qetë.

Karakteristike për këto zgjedhje është:
– fragmentarizmi i faktorit politik shqiptar; dhe
– mungesa e një opozite shqiptare të bashkuar.

Në kampin politik sllavo-maqedonas kemi përplasjen ndërmjet LSDM-së dhe VMRO-së. VMRO-ja vazhdon ta fajësojë LSDM-në për ndërrimin e emrit të shtetit. Sipas kësaj partie, fajtor kryesor i ndërrimit të emrit është kryeministri Zoran Zaev. Gjatë fushatës parazgjedhore, VMRO-ja do ta fajësojë LSDM-në:
– për Marrëveshjen e Prespës;
– për mosmarrjen e datës për çeljen e bisedimeve të integrimit në BE;
– për rezultatet e dobëta në lëmin e ekonomisë.

Në zgjedhjet e prillit, Maqedonia hyn me një VMRO të pareformuar. Kjo parti vazhdon të jetë antishqiptare, sot, si dikur. Është po ajo VMRO e kohës së Gruevskit. Kjo parti nuk e njeh:
– as Marrëveshjen e Prespës;
– as Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Sa i përket Marrëveshjes së Prespës, kjo parti e di shumë mirë se ajo ka mbështetje ndërkombëtare dhe si e tillë është e paprekshme. VMRO-ja do të tentojë të marrë mbi 50 deputetë, ndërsa LSDM-në ta lë me më pak se 49 deputetë.

Thuhet se në zgjedhjet e kaluara, LSDM-ja mori 30 mijë vota shqiptarësh. Ka të tillë që thonë se ky numër shkon deri në 70 mijë. Numri i shqiptarëve që do të votonin për LSDM-në në zgjedhjet e prillit, pritet të jetë simbolik dhe i papërfillshëm. Të dyja partitë sllavo-maqedonase u vardisen shqiptarëve, përkatësisht partive politike shqiptare për arsye se e dinë mirë se pa shqiptarët nuk mund të formojnë qeveri.

Protagonisti kryesor i Marrëveshjes së Prespës, Zaevi do t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë që të mos i humb zgjedhjet, siç i humbi në Athinë homologu i tij grek Cipras. Nuk është reale të pritet një koalicion parazgjedhor ndërmjet BDI-së dhe LSDM-së. Kjo do të kishte për pasojë që BDI-ja të humbë një pjesë të trupit votues të vet.

Po qe se zgjedhjet i fiton Mickovski i VMRO-së, atëherë është e mundur që të mendojë për një bashkëqeverisje me ASh-në dhe me Lëvizjen Besa.

Është e mundur që në zgjedhjet e prillit të mos dalin të votojnë diku rreth 40% e qytetarëve të Maqedonisë, ngase:
– një pjesë e zgjedhësve, për arsye të caktuara, kurrë nuk dalin të votojnë;
– një pjesë e zgjedhësve nuk dalin të votojnë ngase janë të zhgënjyer;
– një numër i zgjedhësve ndodhen jashtë Maqedonisë.

Duhet shtuar se lista e zgjedhësve në Maqedoni, tani për tani nuk ka pësuar ndryshime dhe korrigjime. Trupi votues në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016 ka qenë 1.784.416. Lista e zgjedhësve për referendumin e organizuar më 30.09.2018 lidhur me Marrëveshjen e Prespës, përmbante 1.806.336 zgjedhës. Pjesëmarrja në zgjedhjet e prillit, e votuesve që ndodhen jashtë Maqedonisë, si gjithmonë, do të jetë simbolike dhe e papërfillshme.

Kohët e fundit, në Maqedoni ndodhi edhe rasti i njohur si “Reket”. Nën dyshimin se është e implikuar në rastin e sipërthënë u arrestua edhe prokurorja e Prokurorisë Publike Speciale. Gjatë fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të parakohshme, për ta fajësuar oponentin politik, do të shfrytëzohet edhe ky rast i krimit të organizuar.
Para zgjedhjeve të 12 prillit të vitit 2020, Maqedonia ballafaqohet edhe me çështjen e emigrimit të të rinjve, përfshi edhe çështjen e ikjes së trurit. Pikëpamja se shpërngulja e të rinjve është trend ballkanik apo edhe global, është e pabazë. Të rinjtë shpërngulen, jo për shkak se kjo na qenkësh trend, por për arsye se nuk shohin perspektivë në vendin e vet.

Dikur, shqiptarët shpërnguleshin për shkak të elaboratit të Vaso Çubrilloviqi. Sot ndërkaq, shqiptarët shpërngulen për shkak të klasës politike dhe intelektuale të pandërgjegjshme. Me fjalë të tjera, për shpërnguljen e shqiptarëve nga Shqipëria dhe nga Maqedonia, fajtorë janë politikanët shqiptarë që kanë qeverisur që nga viti 1991 deri më sot. Për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova, fajtorë janë politikanët e Kosovës që kanë qeverisur që nga shpallja e pavarësisë, deri më sot, për të mos thënë që nga çlirimi i saj më 1999 e këndej. Për shpërnguljen e shqiptarëve, po aq përgjegjësi mban edhe inteligjencia shqiptare, në shkallë kombi.

Si në të gjitha zgjedhjet e deritanishme, ashtu edhe në këto të prillit, pjesë e fushatës do të jetë edhe integrimi në BE. Sa i përket anëtarësimit në NATO, është e mundur që deri në prill të vitit 2020, kjo çështje të marrë fund.

Partitë politike, si ato shqiptare, ashtu edhe ato sllavo-maqedonase, duhet ta dinë se qytetarët e këtij vendi shumë pak janë të preokupuar me çështjen e integrimit në BE. Përse? Për arsye se qytetarët e këtij vendi janë lodhur nga retorika e integrimit, që zvarritet pafundësisht. Çështja e integrimit në organizmat euro-atlantikë duhej të ishte kryer qysh para 20 vjetëve. Marrëveshja e Prespës duhej të ishte arritur qysh para dy dekadave. Marrëveshja e Ohrit duhej të ishte implementuar qysh në vitin 2004. Që atëherë, kanë kaluar 15 vjet. Rrjedhimisht, rinia shqiptare s’ka kohë që të preokupohet me proceset e vonuara.
Nga mosmarrja e datës për çeljen e bisedimeve për integrimin në BE, qytetarët e këtij vendi shumë pak u shqetësuan, për të mos thënë fare. Kjo mënyrë jetese, për qytetarët e këtij vendi është bërë normale. Duket sikur qytetarët e këtij vendi janë pajtuar me realitetin e hidhur se klasa politike, si ajo shqiptare, ashtu edhe ajo sllavo-maqedonase, nuk është në krye të përgjegjësisë historike, ndaj nuk presin më mirë, nuk presin më shumë.
Politikanët e këtij vendi duhet ta dinë se të rinjtë e Maqedonisë do të ikin në Perëndim dhe do të arrijnë atje, para se vendi të integrohet në BE. Radhët e gjata dhe të ditëpërditshme para ambasadës gjermane në Shkup, s’kanë të sosur. Përkundrazi, ato shtohen dita-ditës. S’është kjo punë trendi, është çështje e një dëshpërimi dhe e një zhgënjimi të thellë. E si të mos dëshpërohen kur tituj akademikë marrin gjysmë analfabetët dhe personat mediokër, për t’i zaptuar pastaj universitetet dhe institucionet publike. Si të mos dëshpërohen kur nepotizmi vlon në të katër anët, ndërsa diploma fakulteti kanë marrë edhe injorantët.
Maqedonia shkon në zgjedhje pa i kryer reformat. S’ka dyshim se gjatë fushatës parazgjedhore do të jepen premtime:

– për reformat në drejtësi;
– për luftën kundër krimit të organizuar;

– për luftën kundër korrupsionit;
– për luftën kundër nepotizmit.

Për këto që u thanë më sipër, do të flasin ata që s’i kanë bërë reformat, e që kanë pasur mundësi t’i bënin, ngase po këta njerëz kanë qenë në skenë që nga viti 1991 e deri më sot. Dhe vazhdojnë të jenë.

Nuk duhet pritur që në zgjedhjet e prillit, raporti i tanishëm i forcave në hapësirën politike shqiptare të ndryshojë. Duhet pritur që në zgjedhjet e ardhshme, BDI-ja të fitojë 10 deputetë, ndërsa ASh-ja 4 deputetë, Lëvizja Besa 2 deri 3 deputetë, PDSh-ja 1 deri 2 deputetë dhe Alternativa 2 sish. Ata që s’e votuan BDI-në në zgjedhjet e kaluara, nuk kanë ndonjë motiv të veçantë për ta votuar në këto të prillit dhe vice versa: këta që s’i votuan katër partitë opozitare shqiptare, nuk kanë ndonjë arsye të veçantë për ta bërë këtë në prill.

Për ta mundur BDI-në, katër partitë shqiptare të vogla kanë një mundësi të vetme. E kjo është – të bashkohen. Por, mundësitë për t’u bashkuar duken të pakta. Përpos animoziteteve të liderëve, midis tyre ka edhe dallime ideologjike.
Nuk duhet përjashtuar një koalicion ndërmjet ASh-së dhe Lëvizjes Besa. Sikur të ndodhte një bashkëlidhje midis tyre, atëbotë këta do të mund të merrnin 7 deri 8 deputetë.
Partitë politike shqiptare duket sikur kanë mbetur pa kauzë kombëtare. Me fjalë të tjera, retorika që ndërlidhet me kërkesat kombëtare të shqiptarëve, të shtruara që nga viti 1991 e këndej, në zgjedhjet e prillit – duket bizare, në mos dhe groteske. Edhe nga kjo retorikë, shqiptarët tanimë janë lodhur. I rinjtë thonë: “Më mirë të ikim nga ky vend, sesa të dëgjojmë retorikë për gjuhën dhe flamurin. Këto janë punë që duhej të ishin kryer qëmoti…”.

Pala sllavo-maqedonase dhe ndërkombëtarët, Marrëveshjen e Ohrit e konsiderojnë të implementuar tanimë. Sa është zgjidhur kauza shqiptare me këtë marrëveshje, kjo është një çështje tjetër. Për një marrëveshje të re, shqiptarët duhet të presin rrethana historike të reja. Asgjë në histori nuk ka mundur të ndodhë ndryshe, përpos siç ka ndodhur.
Nuk mjafton të fitosh liri vetëm nga sunduesi i huaj. Një shoqërie i duhet liri edhe nga kasta sunduese e popullit të vet. Individi ndërkaq, lufton për liri individuale. Pa arsimim cilësor, asnjë popull nuk fiton liri të plotë.

Në fushatën për zgjedhjet e prillit do të ketë edhe retorikë populiste, karakteristike kjo për popujt e Ballkanit. Pikëpamjet se faktorin politik shqiptar të fragmentarizuar do të mund ta bashkojë Prishtina, janë të pabaza, për të mos thënë utopi dhe iluzion. Shqiptarët në Maqedoni kanë më shumë se dy universitete, ndaj duhet të tregojnë aftësi për t’i dalë zot vetvetes. Faktori politik shqiptar duhet të paraqitet para qytetarëve si forcë ndryshimi.

Faktori politik shqiptar ka kohë që është i defaktorizuar, që nga viti 2005. I defaktorizuar, hyn edhe në zgjedhjet e prillit. Po të kishte qenë faktor politik me peshë, s’do të merrej edhe sot me të drejtën e përdorimit të gjuhës. Sot e 28 vjet, merret me gjuhën. E pabesueshme. Komisioni i Venedikut, gjuhën shqipe e trajtoi si gjuhë të një pakice, të një minoriteti 20 përqindësh.
Opozita shqiptare ndërkaq, s’është e defaktorizuar. Ajo është e paqenë, është inekzistente. Shqiptarëve në Maqedoni, u duhen, jo gjashtë parti politike, por dy sosh.

Në fushatën për zgjedhjet e prillit, faktori politik shqiptar duhet të përqendrohet në çështjet e zhvillimit ekonomik të viseve shqiptare, në krijimin e zonave të lira ekonomike, në sjelljen e investimeve të jashtme, në krijimin e vendeve të reja të punës, në reduktimin e administratës, si të pushtetit vendor ashtu dhe atij qendror, në rritjen e cilësisë në arsim, në rritjen e cilësisë në shëndetësi, në përmirësimin e infrastrukturës, në ndërtimin e rrjetit rrugor bashkëkohor dhe të autostradave, në luftimin e krimit të organizuar, të korrupsionit dhe të nepotizmit, në reformën në gjyqësi, në ndjekjen e politikës sociale, në respektimin e lirisë së shtypit, në intensifikimin e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe Kosovën si dhe në ndërtimin e shtetit ligjore.
Faktori politik shqiptar duhet ta gjejë mënyrën që shqiptarët të figurojnë si shqiptarë dhe jo si bashkësi e 20 përqindëshit. Me këtë ritëm të emigrimit, si dhe me rënien e shkallës së lindshmërisë, mund të ndodhë që shqiptarët të bien nën 20 për qind. Me këtë rast, ndonjë të pamaturi nga pala tjetër do t’i shkonte ndër mend të vërë në dyshim edhe Marrëveshjen e Ohrit.
Votuesi shqiptar, përfshi edhe militantët partiakë, nuk duhet të presin punësime. Çfarëdo premtimi i partive për punësime, është gënjeshtër. Organet e pushtetit vendor si dhe ato të pushteti qendror janë të ngarkuara me tepricë të punësuarish. Nëpër shkollat fillore dhe në ato të mesmet, një numër i madh i arsimtarëve dhe i profesorëve punojnë me gjysmë fondi orësh. Pjesën tjetër e plotësojnë me të ashtuquajturat aktivitete projektuese, që kurrë nuk realizohen.

Shkuarja në zgjedhje me lista të hapura, për subjekte politike të caktuara është një hap që ngërthen në vete rrezik. Funksionarët e deritashëm të partisë, askush s’i voton dot, ndërsa veprimtarët e sapo përfshirë në subjekt, elektorati shqiptar nuk i njeh sa duhet, për të mos thënë fare. Partitë politike shqiptare freskimin e radhëve të veta duhej ta kishin kryer me kohë dhe jo të presin me vite për t’u ripërtërirë.

Mami bukuroshe ndez rrjetin me fotot dhe videot e fundit

Dahne Joy ka publikuar një tjetër foto pro*vokuese. Ajo shihet e veshur në të brendshme dhe në fokus vë linjat e saj perfekte.

“A do vinit pas meje”, ka shkruar 32 vjeçarja në mbishkrimin e imazhit.

Modelja filipinase njihet edhe si e ish e dashura e reperit 50 cent, me të cilin ka një djalë.

Bebe Rexha përfundon në spital, ja si është gjendja e këngëtares: Nuk mund të gënjej, jam e frikësuar (FOTO+VIDEO)

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, duket se nuk i ka punët mirë me shëndetin. Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ajo ka zbuluar se sot ka përfunduar në spital pasi gjendja shëndetësore nu ka qenë mirë.

“Përfundova në spital sot. Kam kapur diçka nga pushimet e mia. Mora antibiotikë për 10 ditë, por u ktheva më e fortë. Nuk do t’ia dëshiroja këtë askujt. Dita më e keqe ndonjëherë. Shpresoj të bëhem më mirë. Qëndroni të shëndetshëm dhe të lumtur. Ju dua të gjithëve”, ka shkruar Bebe në postimin e saj.

Më pas këngëtarja e famshme ka bërë një tjetër postim ku tregon se ndihet e frikësuar dhe se dëshiron të jetë mirë.


“Nuk mund të gënjej, ndjehem e frikësuar. Thjeshtë, dua të ndjehem më mirë”, janë fjalët e Bebe Rexhës në këtë status.

28 nëntori, Vetëvendosje njofton marshim për bashkim kombëtar në Tiranë

Këtë 28 nëntor, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë do të organizojë një marshim për bashkim të Shqipërisë dhe Kosovës. Përmes një njoftimi, VV thotë se marshimi do të nisë nga monumenti i Skënderbeut drejt shtatores së Adem Jasharit.

Më poshtë deklarata.

MARSHIM PËR BASHKIM

Bashkim kauzash me hapa drejt integrimit kombëtar

Shqiptarët nuk e kanë luksin ta shohin 28 Nëntorin thjesht si festë. 28 Nëntori është projekt i pazbatuar. Data përkujton shpalljen e Pavarësisë për një Shqipëri të bashkuar e të begatë, për të cilën dhanë gjithçka heronjtë kombëtarë. Por Shqipëria sot nuk është e begatë, shqiptarët nuk janë të bashkuar. Prandaj, 28 Nëntori është projekt i gjallë, që thërret për ndryshime sociale, ekonomike dhe politike, për rritje të sigurisë e për përparim shoqëror. Këto synime kërkojnë të ecet me hapa konkretë integrues, mes Shqipërisë e Kosovës. Ky integrim do të rrisë cilësisht demokracinë, do të zhvillojë ekonominë, do të forcojë shtetformimin, dhe do të përmirësojë ndjeshëm pozitën e shqiptarëve autoktonë në trojet e tjera dhe të atyre që jetojnë në mërgim.

28 Nëntori, data që na kujton se për sa kohë jemi të ndarë, nuk arrijmë dot begati, zhvillim e siguri.

Pavarësia pa sovranitetin e brendshëm fillon t’i përngjajë një guaske të boshatisur. Demokracia nuk ka kuptim tjetër përveç sovranitetit, dhe sovraniteti është mundësia e një populli për të zhvilluar vetveten. Goditjet ndaj së përbashkëtës, rrënimi i publikes kudo ku ajo shfaqet, po ia cenon Shqipërisë sovranitetin e brendshëm përditë e më shumë. Sovraniteti, zhvillimi dhe drejtësia në Shqipëri janë të pandashme nga çështja kombëtare. Kush rrënon sovranitetin e Shqipërisë, kush rrit pabarazinë shoqërore, kush përfiton prej mjerimit e varfërimit të shumicës, kush thellon padrejtësinë duke dobësuar shtetin e demokracinë, është drejtpërdrejt kundërshtar i çështjes kombëtare shqiptare.

Çështja kombëtare nuk është togfjalësh folklorik, ceremonial e ritual, i zbrazur nga përmbajtja. Ajo është drejtësi e mohuar aktuale dhe historike, sa ç’është edhe projekt për të ardhmen e afërt. Është çështje e trashëgimisë kulturore, sa ç’është dhe e prodhimit dhe punësimit. Është çështje për të drejtat e grave e barazinë njerëzore, sa ç’është edhe luftë kundër varfërisë, diskriminimit dhe pabarazive ekstreme. Ajo është çështje e demokracisë dhe organizimit qytetar që vjen nga populli, kundër oligarkisë e mafias që na sundon nga lart. Është nevojë për mirëmenaxhim të burimeve dhe pasurive kombëtare natyrore, ashtu siç është edhe domosdoshmëri për zbatimin e një strategjie për mbrojten e mjedisit. Çështja kombëtare na lidh me njohjen, përdorimin dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, siç na lidh edhe me të drejtën për arsim pubik cilësor e falas në të gjitha nivelet. Problemet tona burojnë nga të njëjtat shkaqe, prandaj vetëm përpjekja jonë e përbashkët u jep atyre zgjidhje. Bashkimi i kauzave brenda projektit kombëtar sjell mobilizimin e përbashkët qytetar për drejtësi e zhvillim.

Tre dekadat e pluralizmit në Shqipëri janë karakterizuar shpesh nga papjekuria dhe makutëria politike sa i përket çështjes kombëtare, demokracisë dhe rolit të shtetit në raport me shoqërinë e me zhvillimin ekonomik. Pushteti politik shpesh e ka dorëzuar dhe privatizuar publiken, duke rrudhur sovranitetin, e nganjëherë është bërë njësh me klane e oligarkë që kanë monopolizuar e kartelizuar ekonominë kombëtare. Problemet dhe padrejtësitë e mëdha socio-ekonomike na shfaqen në mënyra nga më brutalet në secilën sferë. Prej tyre preken shtresa të ndryshme shoqërore. Ata që vuajnë më shumë nga këto padrejtësi janë gratë, fëmijët, të moshuarit, të rinjtë, njerëzit që jetojnë në periferi, në fshatra e në provinca, si dhe minoritetet. Privatizimet dhe forma e tyre e modës së fundit, PPP-të, pasi shkatërruan dhe mbyllën shumë industri e sektorë ekonomikë, tashmë po rrënojnë arsimin dhe shëndetësinë, po pengojnë kalimin në akset e rëndësishme rrugore, dhe po prishin lumenjtë e bregdetin, po ndotin ajrin dhe ujin e pijshëm. Pabarazia e skajshme e krijuar në Shqipëri është shoqëruar me papunësi e me rroga të ulta, duke u mohuar të drejtat bazë punëtorëve, që prej punës pa kushte e siguri mbeten shpesh me probleme të rënda shëndetësore, e jo rrallë humbin dhe jetën e tyre. Tregtia dhe importet kanë fituar përparësi përballë prodhimit vendas, që mbetet i pambrojtur. Fermerët e bujqit janë lënë në mëshirë të fatit, prodhimet e tyre shpesh përfundojnë në kalbje, përballë një konkurrence të pandershme nga mallra të importuara, që subvencionohen haptazi ose fshehurazi në vendet e origjinës.

Qytetarët e Shqipërisë janë të pakënaqur nga kjo situatë, dhe e kanë shprehur indinjatën e tyre me protesta, por edhe me largime masive nga vendi. Mërgimi masiv është përgjigje e dëshpëruar ndaj mënyrës së qeverisjes, politikave neoliberale ekonomike, dhe dështimit të drejtësisë e sigurisë. Ka patur vende të tjera, që problemin e mërgimit e kanë patur edhe më të madh, por duke investuar në prodhim e duke ndërtuar shtet të së drejtës i kanë përmbysur trendet negative demografike. Shpopullimi mund dhe do të përmbyset nga vetë shqiptarët me vullnet e me sakrifica për një organizim të qëndrueshëm që sjell transformimin e shoqërisë me modele ekonomike që ulin pabarazinë dhe sjellin zhvillim.

Në këtë 28 Nëntor, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri fton të gjithë qytetarët të marrin pjesë në një marshim në Tiranë, në ora 12:00, nga Monumenti i “Gjergj Kastriot Skënderbeut” te monumenti i “Adem Jasharit”. Heronjtë kombëtarë nderohen jo thjesht me lule dhe ceremoni, por kur ne njëmend ecim në rrugën që ata kanë shtruar. Ne do të ecim në rrugët e kryeqytetit për të bashkuar kauzat dhe vullnetet, njerëzit dhe zemrat, kundër padrejtësive dhe pabarazive ekstreme, për të kërkuar hapa konkretë për integrimin kombëtar për zhvillim e drejtësi, drejt bashkimit për progres dhe siguri, për emancipim.

Tiranë, 9 nëntor 2019

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

Flori Mumajesi publikon një këngë për të gjithë të dashuruarit (VIDEO)

Flor Mumajesi është rikthyer me një baladë dashurie. “Thjesht të du” është projekti më i ri muzikor i artistit.

Teksti flet për dashurinë e fortë mes një cifti që finalizohet me martesë dhe me jetë të lumtur.

Nuk dihet nëse Flori është i dashuruar apo ia dedikon këtë një personi në vecanti, por ciftet do ta adhurojnë këtë projekt.

Shumë persona mund të gjejnë veten në këtë këngë dhe kjo është dëshira e Florit. Nuk është e habitshme që të kthehet në këngën më të pëlqyer të kësaj vjeshte.

Flori Mumajesi njihet për hite, prandaj suksesin e ka të garantuar.

https://youtu.be/EM-kwBuB0z4

Për idiotët që më quajnë tradhtar e serbofil, dhe që kanë serbizuar shqipen

Nga Mustafa Nano

Kam ndjekur me vëmendje reagimet ndaj monologut tim të fundit mbi tekstet e hip-hopit kosovar. Dhe jam kapur në befasi. Kanë qenë reagime të çuditshme.

“Mos përça shqiptarët”, thoshin disa, që janë më vulgarë sesa tekstet që unë kritikoj. “Mos i përça shqiptarët!!!”

Janë të njëjtët njerëz të cilët prej muajsh më quajnë renegat, tradhtar, serbofil, serboman, e nuk lënë fjalë tjetër të ndyrë pa thënë në adresën time, ngaqë kam zgjedhur për titull të programit tim termin Provokacija.

Përfytyroni se çfarë mund t’i quaj unë këta njerëz, nëse do të shtija në punë logjikën e tyre. Unë thjesht një term kam zgjedhur, ndërsa ata kanë bërë shumë më tepër. E shumë më keq. Gjithnjë, me logjikën e tyre.

Ata e kanë dëmtuar në strukturë shqipen e tyre, e kanë përmbytur me forma e shprehi serbe. Shprehjet “një muj ditë, “kjo gjë nuk vihet në pyetje”, etj, janë struktura serbe.

Ka pafundësisht të tilla. Përsëris, për mua nuk ka asnjë problem, por me metrin e tyre këta janë renegatë e tradhëtarë.

Por në fakt nuk janë të tillë. Janë thjesht idiotë. E meqë ra fjala, duhet të punojnë pak me shqipen e tyre, s’ka gjë se janë idiotë.

Duhet ta deserbizojnë shqipen që flasin. Në vend që të harxhojnë kohë duke më sharë mua, e të tjerë si unë, le të merren pak me derbizimin e shqipes së tyre.

Dhe të kuptohemi, qëllimi në vetvete nuk është deserbizimi i gjuhës. Jo, është pastrimi i shqipes prej formash e shprehish të huaja, e sidomos prej huazimeve që kanë të bëjnë me strukturën e thelbin e gjuhës.

Dhe të folmet vernakulare të Kosovës janë plot me huazime të tilla. Dhe janë këto të folme që përdoren në tekstet e këngëve të reperëve kosovarë.

Ka edhe një reagim të dytë: “Muzika kosovare është më e mira”, thoshin disa.

Por në këtë pikë unë bie dakord. Kosovarët janë duke bërë me të vërtetë muzikë shumë të mirë.

Më të mirën. Dhe ja një shembull: Kënga Jam ushtari i rrugës. Po ju ftoj që ta dëgjojmë së bashku.

Sepse është një këngë që ia vlen të dëgjosh. Edhe shqipja është normale.

Por edhe frazat janë të bukura, mendimet e shprehura janë të thella e mesazhet që përcillen janë pozitive, edukative e patriotike.