Ballina Blog Faqe 495

Vjen lajmi i SHUMËPRITUR – Nxirret nga kampi i kurdëve Alvin Berisha (VIDEO)

11-vjeçari shqiptar, Alvin Berisha sipas mediave është nxjerrë nga kampi i Al Hol në Siri.

Shqiptarja.com raporton se operacioni u realizua në bashkëpunim me “Gjysmë Hënën siriane”, Kryqi i Kuq ndërkombëtar dhe autoritet italiane.

Historia e 11 vjeçarit shqiptar Alvin Berisha, jetim dhe i pla*gosur në kampin e të bur*gosurve Al Hol të Sirisë ka tro*nditur opinionin publik.

Babai i tij, Afrim Berisha, e kërkonte prej vitit 2014, kur nëna e tij shqiptare, braktisi familjen në Itali ku jetonin prej vitesh dhe e mori Alvinin, në atë kohë 6 vjeç, në kampin Al Haul në Siri.

Historia e tij fillimisht u bë publike gjatë emisionit investigativ “Le Iene”, të cilët e gjetën Alvinin në kamp, duke e ribashkuar me të atin mbas 5 vitesh.

Por atyre u duhej të ndaheshin sërish pasi sipas autoriteteve aty duhej ndërhyrja diplomatike shqiptare për të bërë të mundur marrjen e vogëlushit.

Edhe pse në këtë drejtim shteti shqiptar ka ndenjur në heshtje.

Albin Kurti takon Ziadin Selën, a është ky mesazh për Ali Ahmetin?

Sot në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela u prit në takim miqësor nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Në këtë takim, lideri i ASH-së, Ziadin Sela e uroi edhe njëherë z. Albin Kurtin për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare të Kosovës.

Aleanca për Shqiptarët ishte mbështetëse e fortë e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë tërë rrugëtimit të saj zgjedhor, ndërsa Ziadin Sela potencoi se me të njëjtën mbështetje do të vazhdojnë edhe më tej, duke theksuar se sfida e vërtetë tani sa ka filluar.

Në takim u fol edhe për marrëdhëniet fqinjësore që ka Maqedonia e Veriut me Republikën e Kosovës, dhe nevojën që këto marrëdhënie të forcohen edhe më tej, në mënyrë që të krijohen edhe kushte më të mira për lëvizjen e lirë si të qytetarëve ashtu edhe të të mirave.

Në takim gjithashtu mori pjesë edhe Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari si dhe Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Aleanca për Shqiptarët
Departamenti i Informimit
05.11.2019

https://youtu.be/6OAcYl67zm4

BALLKANI PERËNDIMOR DHE PERSPEKTIVA INTEGRUESE

Nga Xhelal Zejneli

Për gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor – Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën – Brukseli sugjeron krijimin e një mini Shengeni. Nuk dihet saktë se ç’kuptohet me këtë asociacion. Mund të jetë:
– paradhomë për të hyrë në BE; dhe
– alternativë e anëtarësimit në BE.

Dikur, një mini Shengen u krijua edhe për tre vendet e Evropës Lindore – Poloninë, Çekinë dhe Sllovakinë. Me kalimin e kohës, këto tre vende u bënë edhe anëtare të Unionit. Vendet që janë në gojë të Rusisë, Uashingtoni dhe Brukseli i përfshijnë në gjirin euro-atlantik, pavarësisht nga fakti në i plotësojnë ose jo normat dhe standardet perëndimore.
Po qe se mini Shengeni paraqet alternativë për anëtarësimin e këtij rajoni në BE, atëherë del se ky rajon i paska të mbyllura dyert e integrimit.
Mini Shengeni i Ballkanit perëndimor nënkupton:

– qarkullimin e lirë të njerëzve, të mallrave dhe të kapitalit;
– kalimin e kufijve me letërnjoftime;
– krijimin e një tregu të përbashkët;

– njohjen e diplomave universitare;
– këmbimin e studentëve;

– luftën e përbashkët kundër terrorizmit global;
– luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar;
– tërheqjen e investimeve të huaja etj.

Mirëpo, mini Shengeni s’bëhet dot vetëm me Edi Ramën, me Zoran Zaevin dhe me Aleksandër Vuçiqin. Mini Shengeni s’bëhet dot pa Kosovën, pa Malin e Zi dhe pa Bosnjën dhe Hercegovinën. Mini Shengeni s’bëhet dot pa e njohur Serbia pavarësinë e Kosovës, sovranitetin e saj si dhe integritetin territorial të saj.
Shqipëria nuk duhet të jetë pjesë e asnjë asociacioni ku i ndalohet pjesëmarrja Kosovës. Shqipëria nuk duhet të marrë pjesë në asnjë konferencë apo forum rajonal ku nuk thirret Kosova apo ku Serbia, me obstruksionet e veta, e parandalon pjesëmarrjen e saj.

Mini Shengeni të përkujton rimëkëmbjen e ish-Jugosllavisë, në të cilën dominonte Serbia. Po të krijohet ky farë mini Shengeni, atëherë në të do të kishim pesë njësi të ish-federatës jugosllave sikundër janë: Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia. Nga kjo del se pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë bashkësi shtetesh, qoftë edhe në rrethana të reja, duket e panatyrshme. Katër shtete të këtij asociacioni të paralajmëruar, janë të banuara kryesisht nga popuj sllavë, me përjashtim të Maqedonisë, në të cilën 30 për qind e popullsisë janë shqiptarë. Me fjalë të tjera, Shqipëria dhe Kosova nuk është mirë të jenë pjesë e një bashkësie popujsh sllavë. Pjesë e këtij asociacioni nuk është mirë të jetë as Maqedonia.
Mini Shengeni të përkujton edhe planet e vjetra kominterniste për formimin e një federate ballkanike.

Në Kongresin XIV (të jashtëzakonshëm) të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë të mbajtur në Beograd në janar të vitit 1990, delegacioni i komunistëve të Sllovenisë propozoi që Jugosllavia të shndërrohet në një konfederatë të lirë (të paqëndrueshme) (labava konfederacija). Kongresin e drejtonte Millan Pançevski i Maqedonisë, në cilësinë e kryetarit të KQ të LKJ-së, i njohur për qëndrimet e tij antishqiptare. Propozimin e sllovenëve, delegatët serbë e pritën në teh të shpatës. Pas kësaj, Jugoslalvia e AVNOJ-it (KAÇKJ-së) u zhbë në gjak. Sot ndërkaq, A. Vuçiqi vihet në krye të valles së mini Shengenit për vendet e Ballkanit perëndimor.
Nuk duhet harruar se mini Shengeni të përkujton edhe kohën e unitarizmit dhe të hegjemonisë serbe të kohës së karagjorgjeviqëve dhe të Pashiqit, kur Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Vojvodina ishin nën pushtimin dhe nën sundimin serbomadh.

Dikur BE-ja e refuzoi kërkesën e Ankarasë për anëtarësimin e Turqisë në Union. Në janar të vitit 2015, Kryetari i Turqisë R. T. Erdogan deklaroi: “Po qe se Brukseli e refuzon Turqinë, atëherë teza se BE-ja është klub krishterësh do të jetë e saktë”. Me këtë rast, BE-ja i ofroi Turqisë marrëdhënie speciale sidomos në lëmin e ekonomisë. Mutatis mutandis, të njëjtën ua ofron sot edhe vendeve të Ballkanit perëndimor.

Ndërkohë, në vende të caktuara të BE-së do të ketë zgjedhje – vendore, parlamentare apo edhe presidenciale. Në vitin 2020, zgjedhje do të ketë në Francë, në Maqedoni dhe në Serbi. Kancelarja Angela Merkel pritet të largohet nga skena politike gjermane. Nuk janë larg as zgjedhjet presidenciale në ShBA.
Presidenti Emanuel Makron paraqitet kundër zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit perëndimor për shkak të zgjedhjeve që e presin në vitin e ardhshëm. Kësisoj, ai synon t’i bëjë ballë Mari Lepenit e cila është kundërshtare e prerë e zgjerimit. Duhet shtuar se një përqindje e konsiderueshme e qytetarëve të vendeve të BE-së, zgjerimin e Unionit e kundërshton prerazi.

Në BE duket sikur veprojnë dy rryma:

– njëra që e mbështet zgjerimin; dhe
– tjetra, që është kundër zgjerimit.

Nomenklatura e deritashme e Brukselit e cila fuqimisht e ka mbështetur dhënien e datës për çeljen e bisedimeve për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut, është në prag të daljes nga skena. Tanimë roli dhe ndikimi i tyre është protokollar.
Propozimi i Moskës që vendet e Ballkanit perëndimor t’i bashkëngjiten bashkësisë ekonomike të vendeve euro-aziatike, përpos për Serbinë, nuk është joshës për asnjë vend tjetër të rajonit. Prej vendeve të kontinentit të vjetër, kësaj bashkësie i është bashkëngjitur vetëm Bjellorusia. Ky asociacion, i udhëhequr nga Rusia, të përkujton bashkësinë ekonomike të dikurshme të Evropës Lindore, të administruar nga Bashkimi Sovjetik. Ajo njihej me emërtimin Këshilli i Ndihmës Ekonomike të Ndërsjellë dhe në rusisht shkruhej me shkurtesën SEV. Ajo ishte pandan i Bashkësisë Ekonomike Evropiane (BEE).
Me rënien e murit të Berlinit në vitin 1989, KNEN-i (SEV-i) u shpërbë. Po kështu u shpërbë edhe Traktati i Varshavës, i cili ishte strukturë politike dhe ushtarake e drejtuar nga Moska, e që kishte përballë paktin e NATO-s.

S’ka asnjë dyshim se vendet e Ballkanit perëndimor një ditë do të jenë pjesë e BE-së. Ndryshe, i hapet rrugë Rusisë, Kinës dhe Turqisë, që nëpërmjet investimeve ekonomike, të penetrohen në rajonin e Ballkanit perëndimor, duke i krijuar kësisoj zonat e veta të interesit dhe sferat e veta të ndikimit. Pas depërtimit ekonomik, do të pasonte edhe depërtimi politik dhe ushtarak i tyre.
Por, Uashingtoni, Berlini, Londra dhe Parisi kurrë s’kanë për ta lejuar një gjë të tillë. Ballkani është gadishull që lidh tre kontinente. E lidh Evropën me Azinë dhe me Afrikën. Nëpër këtë gadishull, shkohet drejt lindjes, Lindjes së Mesme dhe gjirit Persik. Për Fuqitë e Mëdha të Perëndimit, pozita gjeopolitike e Ballkanit paraqet interes strategjik të dorës së parë.
Për t’u bërë anëtarë të BE-së, vendet e Ballkanit perëndimor duhet t’i plotësojnë normat, standardet dhe kriteret e BE-së, si:

– t’i zbatojnë reformat në drejtësi;
– të luftojnë korrupsionin në nivelet e larta të pushtetit;
– të luftojnë krimin e organizuar në nivelet e larta të qeverisjes;

– të luftojnë nepotizmin në radhët e pushtetarëve;
– të reduktojnë administratën publike në suaza të normave të BE-së;
– t’i japin fund politizimit dhe partizimit të institucioneve publike;

– të jenë në gjendje të organizojnë zgjedhje të lira dhe demokratike;
– të respektojnë lirinë e shtypit.

Serbia kurrë s’ka për të hyrë në BE pa e njohur pavarësinë e Kosovës. Serbët këtë e dinë shumë mirë, prandaj lidhen me Rusinë dhe Kinën.
Vende të caktuara të BE-së, si Rumania dhe Bullgaria, nuk plotësojnë pothuajse asnjë kriter për të qenë anëtare të Unionit. Këto dy vende, duke qenë gjeografikisht afër Rusisë, më lehtë mund të pre e ndikimit të saj. Me fjalë të tjera, Brukseli ua çeli atyre dyert e veta për ta parandaluar penetrimin rus në to.
Shumë standarde të BE-së nuk i plotëson as Greqia. Athina nuk i respekton liritë dhe të drejtat themelore të bashkësive etnike jogreke, siç janë shqiptarët, sllavofonët etj. Athina madje e mohon ekzistimin e bashkësive etnike jogreke në shtetin grek. Greqia u pranua në BE dhe u mbështet pa rezerva nga Brukseli për arsye se gjeografikisht ndodhet në vijën e parë të frontit përballë Turqisë dhe botës islamike.

Dikur, anëtarësimi në BE i sillte shtetit anëtar favore dhe privilegje të konsiderueshme. Sot favoret për shtetet që janë anëtarësuar me vonesë, janë reduktuar tej mase.
Për të hyrë në BE, vendet e Ballkanit perëndimor duhet të ndërtojnë shtet ligjor. Ato duhet të ndërtojnë shtet ligjor, jo për BE-në por për qytetarët e vet. Nuk mund të jesh shtet evropian normal me korrupsionin që lulëzon në majat e shtetit.
Për të tërhequr investime të huaja, shteti duhet të ketë stabilitet politik. Shteti ku nëpërkëmbet ligji, nuk mund të tërheqë investime të jashtme. Shtetin e tillë investuesit e huaj e anashkalojnë.
Vendet e rajonit, para se të synojnë integrimin në BE, duhet të evropianizojnë vetveten. Duke e evropianizuar veten, ato do të evropianizojnë edhe rajonin. Pas kësaj do të mund të hyjnë në BE.
Qytetarët e vendeve të rajonit janë lodhur duke dëgjuar ndër vite, refrenin të bërë klishe, të politikanëve mashtrues: “…do t’ju çojmë në NATO, në BE”!

“Këtë e kam shkrue për gruen tande”, e vërteta prapa këngës “Ky marak” (VIDEO)

Muza që ka inspiruar një prej këngëve më të bukura të dashurisë (“Ky marak” nga Pjetër Gaci), ishte një prej femrave më të bukura shkodrane, në vitet ’70 të shekullit të kaluar.

Por, kjo “dashuri” që ngjan me “Elegjinë e Marienbadit” të Gëtes – “vlerë e lartë njerëzore dhe aspak të përlyer prej banaliteteve të përditshme” – shpërfaq kulturën dhe humanizmin shqiptar që po tretet.

Pjetër Gaci veç e ka parë muzën në rrugë (“Kur kalon rrugës me naze/ si lule zambak/ ndalu pak e hidhma synin/ se kam zanë marak”), ndërsa nuk e ka publikuar këngën pa e marrë lejen e burrit të muzës (me të cilin po ashtu nuk ka ndenjur kurrë).

Për ta kuptuar këtë ndjesi dhe historinë prapa këngës, lexojeni një pjesë të rrëfimit profesorit, dramaturgut dhe shkrimtarit Stefan Çapaliku, nga vepra “Secili çmendet simbas mënyrës së vet”!

“Nuk e nxirrte që nuk e nxirrte zotni Pjetri këngën në publik, pa ia treguar më së pari të shoqit të asaj zonje e pa marrë leje prej tij, edhe pse askund në këngë nuk permendej emri i saj.

– Unë jam Pjetër Gaci, – i doli përpara një mëngjes të shoqit të muzës së vet, – dhe unë e di se kush jeni.

– Unë, e di se kush jeni ju, – iu përgjigj zotëria.

Atëherë Pjetri i kërkoi vetëm pesë minuta për të kthyer së bashku te shtëpia e vet. U ul në piano dhe ia këndoi këngën.

– Ja, këtë desha me ta tregue, – i tha, – dhe ti je i pari që e dëgjon. Këtë kangë e kam shkrue për gruen tande e në qoftë se ti thue mos me e nxjerrë, unë tash e fshij e të kërkoj të falun për guximin.

Duhet të ketë ndejë me kryet ulë ai farë burri. Ndoshta edhe ai tjetri. Por jo.

Pauza nuk kish zgjatë shumë.

-Unë po ndjehem i nderuem, mor zotni Pjetër, për këto fjalë e këtë muzikë të bukur që ia paske kushtue sime shoqe. Të falemnderës, – i ka zgjatë dorën dhe ka dalë”!

https://youtu.be/3F3uuGHdf5c

Albin Kurti bashkë me Ziadin Selën në ballë të marshit “Drejtësi për Astritin” (VIDEO)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i shoqëruar nga Sekretari gjeneral Arben Taravari dhe Kryetari i FRASH-it Omer Ajdini sot kanë udhëtuar drejt Prishtinës për të mbështetur marshin “Drejtësi për Astritin”

Albin Kurti dhe Ziadin Sela në ballë të marshit bashkë me shumë pjesmarrës të tjerë sot nga Prishtina kërkojnë zbardhjen e rastit të vr*asjes së Astrit Deharit i cili humbi jetën në mënyrë miste*rioze në bu*rg.

https://youtu.be/6OAcYl67zm4

Studentja e lidhur me miliarderin e njohur, 49 vjet më të madh: Më pëlqen inteligjenca e tij, jo paratë (FOTO)

Benedetta Bosi është një nga personazhet më të përfolur në Itali për momentin, pas lidhjes me miliarderin Flavio Briatore.

Studentja 20-vjeçare, është 49 vjet më e vogël se Briatore.

Në debat është përfshirë edhe ish-bashkëshortja e Britatores, 39-vjeçarja Elisabetta Gregoraci.

Ajo thotë se Britatore duhet të kuptojë se kjo lidhje nuk është normale, për shkak të moshës.

Në adresën e Bosit ndërkohë, komentues të shumtë i shkruajnë për diferencat e moshës që ajo ka me Britatoren.

“Si mund të lidhesh me dikë, që për nga mosha është gjyshi yt”, i shkruan një komentues?

Dhe 20-vjeçarja e vënë në qendër të kritikave, është përgjigjur për herë të parë.

“Para kanë të gjithë, inteligjencë jo”, shkruan ajo, duke lënë të kuptohet se po të ishte për para, mund të ishte lidhur me dikë tjetër, por me Briatoren është lidhur për inteligjencën e tij.(TemA)

Sekreti i rinisë për një 63-vjeçare (FOTO)

Një gjyshe që nuk duket se ka moshë, por që është 63-vjeçe, ka bërë foto për Hallouin ku tregon linjat që vazhdojnë të jenë mëse në formë, por që janë konsideruar si të tepruara nga Instagrami dhe janë fshirë.

Gruaja nga Melburni i Australisë, e quajtur Lesli Maksuell, ka qenë instruktore profesioniste palestre dhe ka ditur ta mbajë trupin në formë prej vitesh.

Ajo thotë se sekreti i rinisë për të është të ruajë trupin duke mos ngrënë ushqime të dëmshme, si dhe fakti që bën palestër pesë ditë në javë.

Edhe pse është gjyshe e tre fëmijëve, ajo thotë që i afrohen vazhdimisht djem shumë më të rinj në moshë. Në fakt, kohët e fundit u nda nga bashkëshorti të cilin e kishte 13 vite më të ri.

Kush është missi shqiptar që punon në Abu Dhabi (FOTO)

Një kontratë e nënshkruar me “Fashion tv” i ka dhënë mundësinë ish-Missit dhe modeles Klaudia Kalia të vendoset në Abu Dhabi për të ushtruar profesionin e saj.

Një shans i bukur jete ky, për një vajzë vetëm 19 vjeçe nga Shqipëria, e cila pikën më të fortë ka vetëbesimin.

Pasi u vlerësua si më e bukura me bikini dhe u rendit në “Top 10” nga votat e publikut në “Miss Grand International” në Myanmar, Klaudia rrëfen për “Panorama Plus” karrierën e re ndërkombëtare, fitimet nga moda në Dubai, marrëdhëniet me djemtë e paratë dhe aftësinë për biznes.

Shohim që ndodhesh në Abu Dhabi. Je për pushime, apo je vendosur aty për punë?

Abu Dhabi është vetëm një ndër vendet e shumta afatshkurtra për të ushtruar modeling pas kontratës me “Fashion TV”.

Si është jeta jote pasi ke përfaqësuar Shqipërinë në gara ndërkombëtare bukurie dhe, a ke ambicie për karrierë publike?

Normalisht që, pas fitimit të çmimeve shumë të rëndësishme në botë, sidomos pas kësaj të fundit në “Fashion TV”, përfitimet në modeling kanë qenë shumë të mëdha dhe ofertat për kontrata ndërkombëtare vazhdojnë të jenë të shumta. Kështu që, “stay tuned”.

Ka ndodhur që je takuar me sheikë në Dubai dhe a është vendi që do zgjidhje për të jetuar?

Në Dubai synimi ka qenë puna në modeling dhe jo sheikët. Pas përfitimeve në punën e modelingut nuk besoj se kam nevojë për një të tillë. Ato mund të provojnë, por jo kudo u ecën. Për momentin jam për një kohë shumë të shkurtër në një photoshooting për “Fashion TV” dhe nuk është në plan për të jetuar, por nëse synimet e mia mund t’i plotësoj atje, edhe ndoshta.

Ke marrë pjesë në klipin “Toto” të Noizyt. Të ka hapur dyert ajo eksperiencë për të qenë pjesë e klipeve të të tjerë artistëve të famshëm?

Po, kam marrë pjesë në klipin e Noizyt dhe është i vetmi klip, pasi arsyeja e pjesëmarrjes ka qenë ngaqë aty është i gjithë grupi shoqëror i tij. Nuk mendoj që klipet e këngëtarëve shqiptarë janë hapje dyersh për mua si një modele ndërkombëtare, por më shumë janë përfitim për këngëtarët që të më kenë mua pjesë të projekteve të tyre.

Cila është pika jote më e fortë e pamjes dhe pjesët e fizikut ku nuk ndihesh perfekte?

Pika ime më e fortë është konfidenca, kështu që rrjedhimisht ndihem shumë mirë me fizikun tim në kompleksitet.

Impresioni i parë që u lë djemve dhe impresioni i parë që lënë ata te ty?

Normal që impresioni i parë që u lë djemve është pamja ime e jashtme, ndërsa impresioni i parë që lënë ata tek unë është tipi i tyre.

Ka ndodhur që të ka lënduar dikush dhe je natyrë hakmarrëse?

Po, ka ndodhur, por nuk ka qenë një lëndim kaq i madh sa unë të mendoj për hakmarrje.

Sa vlerë ka paraja për ty? A beson te stabiliteti me djemtë e pasur?

Paraja është e rëndësishme në jetë dhe nuk mund të hiqem naive, por stabilitetin mendoj se e gjej te vetja ime dhe jo duke kërkuar djemtë e pasur.

Një Miss që t’i hyjë biznesit, çfarë aftësish duhet të ketë dhe ç’kompromise duhet të bëjë?

Aftësia që duhet të ketë çdo person, jo vetëm një Miss, që t’i hyjë biznesit është profesionalizmi për ta drejtuar një biznes.

Për të pasur një jetë të qetë, duhet të zgjedhësh krijimin e familjes apo lirinë?

Nëse flas për të tashmen, qetësinë e kam duke qenë e lirë dhe te karriera pasi jam vetëm 19 vjeçe, por në të ardhmen, sigurisht që edhe familja është e rëndësishme.

Panorama plus

‘Nga Dua Lipa, Loredana dhe Ava Max’/ Shqiptaret shkëlqejnë në ‘MTV EMA 2019’, ja si u ndanë çmimet

Një natë më parë në Sevilje të Spanjës u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve, “MTV EMA”, ku morën pjesë artistë nga e gjithë bota, mes tyre edhe shqiptarë.

SPANJE- Një natë më parë në Sevilje të Spanjës u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve, “MTV EMA”, ku morën pjesë artistë nga e gjithë bota, mes tyre edhe shqiptarë.

Yjet shqiptare si Dua Lipa, Loredana, Ilira Gashi dhe Ava Max shkëlqyen ne skenën e MTV me perfomancën e tyre duke rrëmbyer edhe disa çmime.

Dua Lipa ishte artistja që rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me performancën e saj ndërsa hapi mbrëmjen me këngën e saj më të fundit ‘Don’t start now’. Ava Max arriti të rrëmbejë trofeun e “Best Push”, ndërsa solli në skenë dy këngët e saj “Torn” dhe “Sweet but Psycho”. Ndërsa Loredana u shpall fituese për çmimin “Best Swiss Act”, për të cilin ishte pretedente edhe këngëtarja tjetër me origjinë shqiptare Ilira Gashi.

Presidenti i PE-së: Brukseli po ndryshon qëndrim për negociatat me Maqedoninë e Veriut

Presidenti i ri i Palamentit Evropian, David Sassoli, i kërkon Mqedonisë së Veriut të mos humbë shpresat për t’iu bashkuar BE-së.

“E ardhmja është në tonën dhe në dorën tuaj, le të mos e humbim shpresën sepse Bashkimi Evropian ka nevojë të punojë së bashku me Maqedoninë e Veriut për të bërë çmos që të jemi anëtar dhe të marrim pjesë në ndërtimin e një Evrope të re”, kështu tha David Sassoli gjatë vizitës së tij në Shkup.

Ai tha se, për Parlamentin Evropian dhe për Komisionin Evropian, Maqedonia e Veriut është gati të fillojë negociatat e pranimit dhe shprehu shpresë se ato pak shtete anëtare që kishin rezerva për këtë çështje do të arrijnë të tejkalojnë dyshimet e tyre, siç raporton PlusInfo.

“Ne kemi një fat të përbashkët dhe një bllokadë e vogël nuk është e mjaftueshme për të ndaluar vëmendjen tonë ndaj jush, qëllimi i së cilës është që Maqedonia Veriore të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Është një zhgënjim, por duhet të kemi besim dhe shpresë të madhe”– tha Sassoli.

Sassoli u takua me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë. Ai tha se Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë këtë periudhë për të vazhduar reformat dhe për të mos lejuar bllokimin e tyre.

Presidenti i ri i Parlamentit Europian, pritet të vizitojë Shqipërinë në muajin dhjetor.

Dekodohet receta më e lashtë në botë

Para pak muajsh, lajmi ditës ishte gjetja e një ene me tharmin e bukë që ishte më e vjetër se 4,500 vjet, dhe gatimi i bukës me atë tharm. Tani, nga Egjipti i Lashtë vjen një recetë po aq e vjetër për përgatitjen e një ushqimi për gosti.

Receta më e vjetër në botë tani është dekoduar nga ekspertët, por duket më shumë si një listë përbërësish sesa një recetë e mirëfilltë: “Përdorni mishin dhe i shtoni ujë e kripë të imët, pastaj elbin, qepën dhe qumështin. Shtoni dhe hudhër.”

Receta është e mangët pasi një pjesë e saj nuk është gjetur. Por është e pamundur të zbulohen pjesët që mungojnë. Shkruesi i kësaj recete ka vdekur para më shumë se 4,000 vitesh.

Por një ekip studiuesish ndërkombëtarë që e kanë specialitet historinë e kuzhinës, kiminë ushqimore dhe shkrimin babilonas, kanë punuar bashkë për të rigatuar këtë pjatë të lashtë.

“Është si të përpiqesh të rindërtosh një këngë; një shënim i vetëm mund të bëjë të gjithë ndryshimin”, tha Gojko Barjamoviç, një ekspert i Aziologjisë i Universitetit të Harvardit.

Sfida e këtij gatimi ishte të kuptohet përdorimi i ushqimeve tipike të asaj kohe duke ruajtur gjithashtu origjinalitetin ku nuk guxojnë të futen përbërësit modernë, as masa e as te pjekja.

Një burrë në Indi humbi jetën duke tentuar t’i hajë 50 vezë

Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në Indi.

Një burrë ka vde*kur duke u përpjekur që t’i hajë 50 vezë.

Subhash Yadav, 42 vjeç, kishte shkuar në tregun e Bibiganjit, me një mik të tij për të ngrënë vezët.

Të dy miqtë vendosën të pranonin sfiën, duke ngrënë 50 vezë për të fituar rreth 25 euro.
42 vjeçari e pranoi bastin.

Yadav arriti të hajë 41 të tilla, para së të rrëzohej papritmas dhe të binte pa vetëdije.

Ai u dërgua në spital, ku vd*iq vetëm disa orë më vonë, shkruan Daily Mail përcjellë Klan Kosova.

Sipas mjekëve ai kishte vdekur nga komplikimet për shkak të ngrënies së tepërt të dhjetëra vezëve.

Familja e tij nuk ka komentuar incidentin tra*gjik.

Haziri: S’ka dyshim, kryeministri i takon Vetëvendosjes (VIDEO)

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk ka provokuar askënd kur ka thënë se emri i kryeministrit të Vetëvendojes kalon nëpër zyrat e LDK-së.

Ka thënë se edhe po të dilte LDK-ja parti e parë në zgjedhjet e 6 tetorit, emri i kryeministrit të saj do të kalonte nëpër zyrat e Vetëvendosjes.

Është provokim, më shumë militantët partiakë mund të ndjehen të provokuar. Ka qenë disktutim politik. Ne po takohemi, po e respektojmë dhe e dëgjojmë njëri-tjetrin deri në fund. Natyrisht jemi të ndryshëm, por me besim shumë të madh qytetar”, ka thënë Haziri, në Rubikon të KTV-së.

Haziri ka thënë se LDK-ja, si edhe vet ai, ka qenë i qartë para zgjedhjeve, në deklarimin se kushdo që ka vota më shumë i takon posti i kryeministrit.

“Kam thënë se kalon nëpër zyrat e LDK-së, sepse realisht kalon nëpër zyrat e LDK-së. Natyrisht se nëse certifikohet nesër rezultati, për ne është e qartë – partia që ka më shumë vota e ka kryeministrin. Me vet faktin që kemi një rezultat të përafërt, por të qartë dhe të pranueshëm edhe për ne edhe për partitë e tjera, tregon se ne po krijojmë një klimë të re e një frymë të re të ndarjes së përgjegjësive”, ka thënë Haziri.

“Nëse ne do të dilnim partia e parë, emri i kryeministrit të LDK-së do të kalonte nëpër zyrat e Vetëvendosjes”, ka thënë ai.(koha.mk)

https://youtu.be/HnqSa9SnLo4

VIDEO/ Vëllai akuzon motrën: Ti ke faj që më iku nusja nga shtëpia

Në seancën e sotme në “Shihemi në gjyq”, vëllai ka sjellë motrën e tij dhe e akuzon se ajo është fajtore që nusja e tij e ka lënë papritur. Kristo ka një dhimbje të madhe sepse prej 1 viti e gjysmë, ai nuk i ka parë më fëmijët e tij. Ai është babai i tre fëmijëve dhe fëmijën e vogël nuk ka mundur as ta shikojë sepse gruaja ia ka ndaluar.

Ardit Gjebrea: Nëse vëllai yt është ndarë nga gruaja, çfarë faji ke ti?

Mirela: Asnjë lloj faji!

Kristo: Qysh moj nuk ke faj ti?

Eni Çobani: Kristo, kjo fjalë është vetëm për ty, shfrytëzoje në maksimum të thuash gjithçka, të asaj dhimbjeje të madhe që ti ke sot në zemër.

Kristo: Përshëndes fëmijët e mi, që kam 1 vit e gjysmë që si kam parë.

Eni Çobani: Kush është problemi?

Kristo: Problemi është me nusen time, se ajo më iku ka një vit e gjysmë dhe fëmijët nuk i kam parë.

Eni Çobani: Sa fëmijë ke, Kristo?

Kristo: Janë 3 fëmijë. Edhe kur ajo iku nuk i takova fëmijët fare, as në mëngjes. Ia thashë përpara se të ma bënte këtë gjë, ik i thashë. Jo më tha, do të fus ty në burg pastaj do iki se më merr fëmijët. Tani ajo ku e ka arsyen.

Eni Çobani: Pra, ti nuk e ke kuptuar?

Kristo: Pastaj më mbrapa po shkonte nga motra ime. Që kur shkoi andej, shkalloi fare. Iku me 3 fëmijë tani, filloi shkalloi me atë.

Ardit Gjebrea: Kush e shkatërroi?

Kristo: Ajo e shkatërroi se shkonte tek shtëpia e saj.

Mirela: Uaa

Ardit Gjebrea: Edhe?

Kriso: Vinte atje.

Ardit Gjebrea: Edhe çfarë bënte?

Kristo: Më kërkonte kushte mua, nusja. Unë ato kushte që kisha ia plotësoja.

Ardit Gjebrea: Pse e shkatërroi motra jote?

Kristo: E shkatërroi se e merrte me vete në qytet, ajo nuk dinte të vinte në qytet. Unë e merrja që e çoja, vinte me mua, ajo nuk dinte të vinte në shtëpinë e saj në Fier.

Ardit Gjebrea: Pra ti mendon, se motra jote i hapi sytë nuses tënde?

Kristo: I hapi sytë dhe ajo më ndau.

Mirela: Më vjen shumë turp që unë të dal para publikut dhe të akuzohem. Sepse vëllai më thotë mua, që kam qenë unë ajo shkaktarja që kam ndarë nusen e vëllait. Jo, nuk e pranoj.

Kristo: Ti ke qenë, kush ka qenë tjetër?

Mirela: Si ka qenë… Je në terezi?

Kristo: Çfarë thuaj moj? Pse ma merrje poshtë?

Mirela: Kur ajo vinte poshtë unë isha në punë vëlla… Uaaa Eni filloi ky.

Kristo: Ajo s’dinte të ikte deri te fugonat e Kaninës.

Mirela: Vëlla nuk kam qenë unë shkaktarja.

Kristo: Jo moj se ajo vinte pas teje, vinte me ty, se ajo nuk dinte të vinte në shtëpinë e saj.

Mirela: Vëlla unë nuk e dija që ajo vinte, herë më thoshte në telefon, herë jo. Si do ta gjej unë këtë muhabet.

Kristo: Për shkakun tënd, më le fëmijën në mes të katër rrugëve.

Mirela: Kush ti la ore vëlla? Ajo kishte dëshirë të të linte dhe ajo u bë shkaktare që prishi shtëpinë tënde.

Kristo: Nuk është ajo shkaktarja, shkaktare je ti se ma more nga pas atë.

Mirela: Si më akuzon ti mua për këtë gje?

Eni Çobani: Mirela mund të na e sqarosh, pse ju akuzon vetëm juve? Ju jeni sa motra?

Mirela: Ne jemi 6 motra, por nga ajo që unë jam në Vlorë dhe motrat e tjera janë ku në Greqi, ku në Itali.

Eni Çobani: Pra, ti je në Vlorë? Pra, ti je motra e qytetit?

Mirela: Po!

Eni Çobani: Pra, ajo vinte tek ty? Ti e pranon këtë?

Mirela: Po këtë e pranoj.

Eni Çobani: Këtë po të thotë, Kristo. Vinte në qytet ajo, kush ishte arsyeja që ajo vinte në qytet, se Kristo thotë ta lije në rrugë nuk dinte shtëpinë ku të shkonte në Fier.

Mirela: Këtë nuk e pranoj unë!

Kristo: Vinte tek ty ajo.

Mirela: O vëlla, po çfarë të bëja unë që vinte tek unë ajo, se bija me pahir nusen tënde në shtëpinë time.

Kristo: Ti e mësove, se ajo s’dinte të vinte nga i ati.

Eni Çobani: Ju ku punoni?

Kristo: Unë jam me blektori.

Eni Çobani: Me blektori. Pra ju ikni, çoban besoj?

Kristo: Po.

Eni Çobani: Me ditë dhe me javë besoj. Dhe zonja qëndronte vetë në shtëpi?

Kristo: Vetëm qëndronte atë ditë.

Eni Çobani: Ndoshta ka dashur të takohej me kunatën dhe të dilte?

Kristo: Kishte njerëz të tjerë atje vërdallë. Tani s’më linte asnjë punë të bëja, as babai i saj.

Eni Çobani: Po pse? Me çfarë do jetonit ju nëse s’do punonit?

Kristo: Vajta debatova me të atin e saj: Më tha puno më pak.

Ardit Gjebrea: Kur nusja shkonte në qytet, shkonte gjatë ditës apo dhe flinte aty?

Kristo: Shkonte gjatë ditës.

Ardit Gjebrea: Dhe kthehej prapë?

Kristo: Herë i linte fëmijët në shtëpi pa ngrënë dhe unë vija gatuaja për fëmijët.

Ardit Gjebrea: Po çfarë bënte nusja në qytet?

Kristo: Rrinte ajo..

Eni Çobani: Ja Mirela të na e thotë, se ajo e dinte ku shkonte në qytet.

Mirela: Jo, Jo!

Eni Çobani: Si jo, jo. Ajo vinte tek ty.

Mirela: Po këtë e pranoj.

Eni Çobani: Pse vinte kur s’ishe ti?

Mirela: Atë s’mund ta di unë, atë e di ajo pse më vinte në shtëpi, se unë vija në punë gjithë kohës. Ajo vinte herë me dijeninë time, herë pa dijeninë time. Burri im kur binte shi nuk vinte në punë, se punonte në ndërtim. Kur vija në shtëpi, e gjeja atë me burrin tim dhe fëmijët e mi.

Eni Çobani: Po si e lije ti?

Mirela: Po ku ta dija unë!

Eni Çobani: Po ty, Kristo të thoshte ajo?

Kristo: Unë e dija, po ajo ku e dinte që ishte pushim ai dhe gjente rastin dhe shkonte.

Mirela: Ajo ishte rastësi, nuk kishte gjë se e linin me llaf, me telefon. Se di për këtë s’mbaj përgjegjësi unë.

Kristo: Unë tani po e marr vesh këto gjëra. Pse nuk m’i ke thënë më përpara, por m’i thua këtu para publikut?

Mirela: Unë e dija se nusja jote t’i thoshte.

Kristo: Jo nuk më thoshte gjë ajo.

Mirela: Zonja Eni, ajo që ditën e parë filloi bëri mashtrim. Nuk ka më ku të vejë që të thotë burri im hajde pi ti kafe pa burrin. Gjallë në botë jo, gënjeshtra e parë.

Eni Çobani: Pra, edhe njëherë thuaje këtë.

Ardit Gjebrea: Unë e dëgjova, po s’dua ta besoj.

Eni Çobani: Pra ditën e parë të fejesës së nuses së Kristos, i thotë zbrit poshtë nga unë pimë një kafe vetëm.

Mirela: Sikur i thotë bashkëshorti im.

Eni Çobani: Kjo s’është normale. Kush burrë do e pranonte këtë.

Mirela: Kjo është gënjeshtër!

Ardit Gjebrea: Domethënë, nuk është e vërtetë që burri juaj e ka ftuar nusen e vëllait?

Mirela: Jo, ajo gënjen!

Ardit Gjebrea: Ajo vajti vetëm?

Kristo: Jo nuk vajti, se s’dinte rrugë ku të vinte. Ajo filloi dhe po harronte gjërat.

Mirela: Ajo s’ishte e paditur se ajo kishte dajën në Vlorë. Për këtë s’ma mbush dot mendjen ti.

Kristo: Nuk e mbante mend shtëpinë ajo, e kam çuar unë tek shtëpia e dajës.

Mirela: Vinte me të atin dhe të ëmën tek shtëpia e dajos ajo.

Ardit Gjebrea: Ti thua që luante rolin?

Mirela: Po ishte shumë e zgjuar!

Ardit Gjebrea: Dhe ti mendon se vëllai yt nuk e ka kuptuar këtë gjë dhe të fajëson ty?

Mirela: Po! Jam shumë e sigurt për këtë gjë?

Ardit Gjebrea: A luante rolin gruaja jote, sikur apo jo, motra jote e ka fajin?

Kristo: Luante rol ndonjëherë ajo, se donte të ikte. Se unë kur vija në shtëpi gjeja fëmijët, atë se gjeja.

Ardit Gjebrea: Po ku ishte?

Kristo: Nuk e di. I thoja ku ishe moj? Jo isha atje, jo isha këtu.

Ardit Gjebrea: Po fëmijët sa vjeç janë?

Kristo: Njëri ishte 3, tjetri 4.

Ardit Gjebrea: Aa ishin të vegjël, s’flisnin dot.

Eni Çobani: Ka lindur dhe një fëmijë tani zonja. Ka tre.

Ardit Gjebrea: Me ty?

Eni Çobani: Po!

Mirela: Fëmijën e tretë se njeh fare.

Eni Çobani: Mos donte ndonjë gjë nga ty si bashkëshort, të silleshe më mirë?

Kristo: Ku do vinte më mirë nga aq. Unë për të bezdisur, nuk e bezdisja, as me punë, asgjë. I thoja rri në shtëpi, shiko fëmijët. Jo më thoshte, dua të punoj, s’ke punë të punosh i thoja, shiko fëmijët. Aq lekë sa do punosh ti unë i nxirrja gjysmë dite./tvklan.al

https://youtu.be/GEthOu8_r30

Bashkëshortja e Elvis Naçit rrëfen takimin e parë të tyre (VIDEO)

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, bashkëshortja e imamit të njohur Elvis Naçi, Fatma, foli për herë të parë se çfarë ndodh brenda familjes së saj të madhe.

Ajo tregoi se Elvisi është një njeri shumë i qetë, serioz dhe i dedikuar ndaj familjes, ndaj marrëdhënia e tyre ka shkuar gjithnjë mirë, edhe pse në fakt nuk ngurroi të përmendte se kishte një arsye për të cilën ndihej xheloze ndaj bashkëshortit.

Fatma preferoi ta quante bamirësinë si “të dashurën” e Elvisit, pasi ky i fundit i kushton shumë kohë aktiviteteve të bamirësisë dhe nuk e mendon dy herë të shpenzojë për ata që kanë nevojë.

Thënë këtë, Fatma zbuloi se i është dashur t’ia blejë shtatë herë unazën e martesës, pasi Elvisi ua ka dhuruar të gjitha atyre që ia kanë pëlqyer.

Fatma nuk ngurroi të ndante historinë e dashurisë dhe takimin e parë me Elvisin, duke kujtuar emocionet e atij momenti 17 vite më parë.

“ Elvisi ishte djali i parë që takoja dhe kisha emocione pafund… isha e shoqëruar nga motra ime, sigurisht edhe mamin e kam patur shoqen time më të mirë, vazhdoj ta kem dhe tani shoqen më të ngushtë. Pasi i mora leje asaj dhe ia shpjegova situatën, më dha leje, e kur u takuam Elvisi u kërkoi shoqëruesve tanë që të kalonin në tavolinë më vete. Unë gjatë gjithë kohës isha me sytë ulur dhe vetëm ai fliste, siç e karakterizon edhe sot …”, tha ndër të tjera ajo, duke theksuar se takimi i parë mes tyre ishte bërë më serioz seç ajo priste, kur Elvisi kishte nisur të fliste për një libër që kishte lexuar së fundmi.

Sot bashkëshorte e përkushtuar dhe nënë e tre fëmijëve, Fatma tregoi se ndihet shumë e lumtur dhe krenare për familjen e saj të madhe.

Lutfi Haziri në Interaktiv (LIVE)

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është i ftuar sonte në Interaktiv.

Ai po flet për qëndrimet e tij për koali*cionin me Vetëvendosjen, dhe mundësinë që bashkëpunimi ndërmjet dy partive të dështojë si dhe sa i përket krijimit të qeverisë së re.

https://youtu.be/HnqSa9SnLo4

https://youtu.be/s5hQccgfmTI

Termeti lëkund Tetovën, ja epiqendra dhe sa ballë ishte

Një tërmet me magnitudë 2.9 ballë ka lëkundur Tetovën dhe zonat përreth sonte në mbrëmje, në ora 20:56,

Qendra Sizmologjike Evropiane “emsc-csem.” bën me dije se epiqendra e tërmetiit ishte në një thellësi 2 kilometra, 6 km larg Komunës së Bogovinës.

Nga tërmeti paraprakisht nuk raportohet për dëme, por vetëm frikë te banorët që e kanë ndjerë tërmetin.

Edhe Rrjeti telemetrik seizmologjik në Republikën e Maqedonisë së Veriut me qendër në Shkup që mirëmbahet nga Qendra Seizmologjike pranë Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup, sonte në orën 20.56 minuta, ka regjistruar tërmet me epiqendër 49 kilometra në perëndim të Shkupit.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 2.9 ballë sipas shkallës së Rihterit, ndërsa më së shumti është ndjerë në pjesën e Pollogut, respektivisht në Bogovinjë të Tetovës.

https://youtu.be/HnqSa9SnLo4

https://youtu.be/s5hQccgfmTI

https://youtu.be/GEthOu8_r30

Kurti takohet me Zaevin në Shkup, diskutohet edhe rruga Tetovë – Prizren

Marrëdhëniet e mira dhe nismat e reja të bashkëpunimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës janë me rëndësi të jashtëzakonshme për Ballkanin Perëndimor dhe për çdo vend të rajonit në veçanti nga aspekti i aspiratave të përbashkëta për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kanë konstatuar në takimin e sotëm në Shkup kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i partisë “Vetëvendosje” nga Republika e Kosovës, Albin Kurti.

Në takim, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, në të cilin kanë marrë pjesë edhe deputetët, Muhamed Zeqiri nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe deputetët e sapozgjedhur nga Vetëvendosja në Parlamentin e Kosovës, Fitore Pacolli dhe Liburn Aliu, janë vërtetuar marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira midis dy vendeve, ndërsa është biseduar edhe për bashkëpunimin e ardhshëm i cili ka potenciale të fuqishme për t’i përforcuar lidhjet bilaterale në interes të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Në takim si prioritete janë ndarë projektet për lidhjen infrastrukturore, midis së cilave, përveç autostradës Shkup – Bllacë, janë theksuar si të mirëseardhura lidhjet rrugore midis Tetovës dhe Prizrenit si edhe formimi i kapaciteteve në vendkalimin kufitar Jazhincë që në masë të madhe do ta lehtësojnë komunikimin e qytetarëve dhe nismave të biznesit midis qyteteve të pjesës perëndimore të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit jugperëndimor të Kosovës.

Ky është shqiptari që synon të ulet në Parlamentin e Hamburgut

Numri i shqiptarëve që po integrohen në jetën socio-politike në vendet e perëndimit nuk është më një rast i izoluar por një realitet që po vjen gjithnjë e në rritje. Mediat gjermane shkruajnë se kësaj here do jetë një kandidat shqiptar, i cili do garojë për të fituar mandatin e deputetit në Parlamentin e Hamburgut.

Një ditë më parë, shqiptari Sami Musa ka bërë publike në faqen zyrtare në “Facebook”, pjesëmarrjen e tij në listën e kandidatëve për zgjedhjet kombëtare që do të zhvillohen në Hamburg të Gjermanisë, më 23 shkurt 2020. Kjo është periudha e 22-të legjislative e Parlamentit të Hamburgut pas Luftës së Dytë Botërore.

Ai këtë vit ishte kandidat për Kuvendin Komunal të Harburgut në zgjedhjet lokale të mbajtura më 26 maj.

https://youtu.be/BykeTeRilQE

https://youtu.be/HnqSa9SnLo4

https://youtu.be/GEthOu8_r30

https://youtu.be/xlyy22MGgN4

E BUZËQESHUR DHE E HARESHME: Gruaja e Gruevskit feston ditëlindjen në një lokal në Shkup (FOTO)

Lokali gjendet në afërsi të banesës ku ajo jetonte me Gruevskin

Bashkëshortja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, Borkica Gruevski para disa ditësh është fotografuar një një lokal të Shkupit, ku ka festuar ditëlindjen, shkruan portali Skopje1, transmeton Tetova News.

Lokali ndodhet në afërsi të banesës ku ajo ka jetuar me Gruevskin. Kjo shfaqje e saj është e para pasi ish-kryeministri kërkoi azil në Budapest.
Sipas fotografisë, ajo duket e buzëqeshur dhe e disponuar.

Bashkëshortja e Gruevskit, 12 vjet më e re se ai, asnjëherë nuk ka dashur që të jetë në qendër të vëmendjes. Opinioni di shumë pak për Borkica Gruevskin (mbiemri i vajzërisë Mançeva), me të cilën Nikolla Gruevski ka dy vajza.
Ka diplomuar për jurispudencë. Në vitin 2015 mediat njoftuan se ajo magjistroi në Fakultetin Filozofik. Në kohën kur u martua me Gruevskin, ajo punonte si këshilltare në Sektorin për bashkëpunim ndërkombëtar në Komisionin e Letrave me Vlerë./TetovaNews