Ballina Blog Faqe 497

Kush tha se fati nuk troket dy herë? Fiton 1 milion dollarë 18 muaj pasi kishte fituar të njëjtën shumë

Kush ka thënë që fati nuk troket dy herë?

Një burrë në Massachusetts, SHBA, fitoi lotarinë e tij të dytë prej 1 milion dollarësh këtë javë, vetëm 18 muaj pasi fitoi një biletë me fat për herë të parë.

Rolf Rhodes, një banor i Mendon, fitoi çmimin e tij të fundit nga një lojë ‘gërvish e fito’ – ‘4,000,000 Jackpot Instant’të blerë në një stacion karburanti lokal të mërkurën.

Sipas Lotarisë Shtetërore të Massachusettsit, Rodos tashmë ka marrë të ardhurat e tij me 20 pagesa vjetore prej 50,000 dollarë. Rhodes fitoi çmimin e tij të parë prej 1 milion dollarësh në 22 maj 2018.

Ky robot ushtar do ju mahnisë, shihni çfarë është në gjendje të bëjë (Video)

Robotët kanë gjetur përdorim të gjerë në shumë fusha sidomos në ushtri. Një i tillë sillet si ushtar i vërtetë.

Ai arrin të qël*lojë me ar*më, të ngrihet pasi e rrëzojnë. Këta robotë stërviten që të zëvendësojnë njerëzit në lu*ftë në të ardhmen.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme që do ju mahnisë.

Harron në tren violinën 310 vjeçare me vlerë 320 mijë dollarë, por fatmirësisht ia kthejnë

Një violinë antike me vlerë më shumë se 320,000 dollarë, e harruar në një tren në Londër u kthye te pronari i saj, muzikanti britanik Stephen Morris, njoftoi ‘Sky News’.

Muzikanti hipi në një tren në Londër më 22 tetor dhe e vendosni instrumentin në raftin e bagazheve që ndodhet sipër sediljeve. Ai la aksidentalisht violinën në tren kur zbriti në ndalesën e tij.

Në ‘Twitterin’ e tij, Morris, më pas se e kishte gjetur instrumentin e çmuar muzikor.

Morris më parë kishte kërkuar nga mediat në Mbretërinë e Bashkuar ndihmë për gjetjen e një violine. Instrumenti është bërë në 1709 nga David Tecchler.

Pasi humbi violinën, Morris, pohoi se ishte shumë i mërzitur nga humbja dhe po e luante përkohësisht instrumentin, duke shpresuar t’ia linte atë ndonjë muzikanti tjetër.

Nga shtëpia e Kadaresë e kthyer në muze te Piramida, prestigjiozja irlandeze shkruan për ndryshimet në Tiranë (FOTO)

Prestigjiozja irlandeze “The Irish Times” i ka kushtuar një artikull kryeqytetit shqiptar, në të cilin theksohet ndryshimi që është bërë në Tiranë, sidomos vitet e fundit. “The Irish Times” shkruan për një sërë ndryshimesh të bëra në kryeqytet, duke filluar nga shtëpia e Ismail Kadaresë e cila është kthyer tashmë në një muze, e deri te Piramida që së shpejti do të shndërrohet në një qendër inovacioni. Shtëpia ku Ismail Kadare jetonte para se të zhvendosej në Paris në vitin 1990, është një muze që duan ta shohin të gjithë.

E njëjta gjë është bërë edhe me Shtëpinë e Gjetheve, e cila është e vendosur në qendër të Tiranës. Ajo u ndërtua në vitin 1931 dhe fillimisht funksiononte si klinikë. Gjatë luftës së Dytë botërore Shtëpia e gjetheve u përdor nga Sigurimi i shtetit për hetime, e sot është një muze ku gjithsecili mund të shuajë kuriozitetin e tij. Ndërsa dy bunkerë, që Enver Hoxha i ndërtoi për t’u mbrojtur nga pushtuesit, tani janë shndërruar në muze e galeri.

Piramida prej betoni dhe xhami, që u ndërtua me synimin për të qenë një muze për Enver Hoxhën, do të shndërrohet në një qendër inovacioni dhe teknologjie, ku të gjithë, nga më të vegjlit te më të rriturit. do të kenë mundësinë të trajnohen në këtë fushë. “E nëse sheh ish-Bllokun sot, një zonë që më parë ishte e bllokuar pasi në të jetonte Hoxha dhe aleatët e tij, tani është plot me bare e kafene. Madje kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka thënë se një pjesë e vilës së Enver Hoxhës e cila ndodhet në këtë zonë, së shpejti do të shndërrohet në shtëpinë e artistëve.

“Ja kush më karikon”, Linda Rei tregon se ku i gjen paratë për të bërë jetë luksi (FOTO)

Prej disa kohësh, Linda Rei, është kthyer në një nga personazhet më të komentuar të showbiz-it shqiptar.

Linda është mjaft e komentuar për jetën e luksit dhe udhëtimet luksoze që bën nëpër botë. Së fundmi, ajo ka zbuluar edhe burimin e të ardhurave për të bërë një jetesë të tillë.

Gjatë një interviste për “Panorama Plus”, Linda ka zbuluar se “kush po e karikon kaq fort”. ” Unë jam e zonja e vetes, që kur isha 18 vjeçe ika të jetoj vetëm në Firence dhe punoja nga ora 8 deri në 9 si parukiere e grimiere dhe nga ora 10:30 deri në 2:30 të natës si kamariere në bingo. T’ju them të drejtën, në njëfarë mënyre i kam zili ato femrat që presin dhe kanë çdo gjë nga burrat e tyre dhe burrat e të tjerave. Bravo u qoftë se nuk lodhen edhe aq shumë, çdo gjë qyl. Por unë kam një karakter shumë të fortë dhe nuk e ul dot kurrë kokën përpara një mashkulli, thjesht se më duhet diçka. Pastaj, dhuratat dhe çfarë mund të kem nga një histori dashurie është tjetër gjë, se unë nuk jam Nënë Tereza. Se unë e kam llastuar gjithmonë veten, e nëse jam me dikë, duhet të jetë plus në jetën time dhe kjo është më pak se normale”, është përgjigjur Rei.

Zaev: Partitë të përgatiten për zgjedhje më 12 prill (VIDEO)

Kryeministri Zoran Zaev shpreson që të mos ketë nevojë për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, prandaj u bën thirrje partive që të përgatiten për 12 prillin dhe sa më shpejtë të prezantojnë para qytetarëve ofertën e tyre. Megjithatë, ai len përsëri të hapur mundësinë për shtyerje në rast se janë në pyetje interesa më madhore shtetërore si miratimi në Kuvend i marrëveshjes për anëtarësim të plotë në NATO.

Në përgjithësi, nuk pres që të ketë nevojë për ndryshimin e datës së zgjedhjeve por njëkohësisht dërgoj mesazhin të cilin duhet ta dimë të gjithë ne dhe kjo është përgjegjësia para shtetit. Nuk dua të dërgoj mesazh te partitë politike ose listat potenciale të kandidatëve që të mos përgatiten. Të përgatiten! 12 prilli është datë e caktuar për zgjedhje dhe ne duhet të përgatitemi dhe t’i prezantojmë ofertat tona programore dhe të kandidatëve sa më herët që është e mundur – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Opozita tashmë disa ditë e kundërshton këtë ide të pushtetit duke mos pranuar të heqin dorë nga 12 prilli.

Në takimin e liderëve në të cilin morën pjesë të gjitha partitë politike u vërtetua se zgjedhjet duhet të mbahen më 12 prill dhe qeveri teknike të formohet më 3 janar 2020. Ne, si parti politike, nuk shohim arsye të veçantë për shtyrjen e zgjedhjeve, që e lajmëron kryeministri Zaev – tha Cvetan Tripunovski, VMRO-DPMNE.

Spanja pritet të jetë vendi i fundit që do të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO por procedura mund të komplikohet për shkak të zgjedhjeve parlamentare të cilat në Spanjë do të mbahen më 10 nëntor. Më 3 dhjetor është caktuar seanca për konstituimin e Kuvendit spanjoll, por është e paqartë se kur do të vendoset në rend dite protokolli i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut. Pas ratifikimit të protokollit edhe nga vendi i fundit anëtar i NATO-s, Kuvendi në Shkup duhet të miratojë marrëveshjen përfundimtare të anëtarësimit në Aleancë.

Zbulohet sekreti! Pas darkave romantike në jaht, ja arsyeja pse Genta po qëndron në Turqi

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli na ka habitur të gjithë me disa postime ku është parë në disa vende luksoze në Turqi, teksa po darkonte e po kalonte natën. Ajo madje në këto postime është shfaqur shumë e lumtur dhe të gjithëve na ka shkuar mendja se Genta është në një udhëtim romantik me ndonjë person të veçantë. Mirëpo, mediat turke kanë shkruar për këtë udhëtim të Gentës dhe zbulojnë të vërtetën.

Sipas tyre, Genta po qëndron në Turqi pasi është duke përgatitur një super bashkëpunim me një nga artistët më të njohur e më të dashur në Turqi. “Ajo ka udhëtuar drejt Stambollit për të bashkëpunuar me një nga artistët më të mirë në Turqi, emrin e të cilit do e mbajmë sekret. Me gjithë insistimin, Genta vendosi ta mbajë sekret”,- shkruan një media turke. Megjithatë, më herët kemi raportuar se këngëtarja po sjell bashkëpunim me reperin e famshëm turk, Ceza. Gjithashtu, është marrë vesh se një pjesë e tekstit të Gentës do të këndohet në gjuhën turke. Këngëtari Ceza, njihet për shumë hite të sjella në vendlindjen e tij, në Turqi.

Sa ka ndryshuar! Shpat Kasapi poston foton nga fëmijëria

Shpat Kasapi ka publikuar një fotografi nga koha kur qenë fëmijë dhe do të ju duket e pabesueshme sa ndryshe është nga Shpati që jemi mësuar ta shohim në ditët e sotme. Shpat Kasapi edhe pse nuk është shumë aktiv me projekte muzikore, ai vazhdon të jetë një nga këngëtarët e preferuar të publikut shqiptar.

Këngëtari së fundmi ka vendosur të ndaj me ndjekësit e tij në Instagram, një imazh nga fëmijëria e hershme, vetëm buzëqeshja e tij është e njëjta sikurse në ditët e sotme. Ndryshe, në një intervistë të realizuar ditë më parë Shpati vuri në pah dëshirën e tij për tu futur në politikë.

Haradinaj akuza të reja për Thaçin, Ramën dhe Çitakun (VIDEO)

Ramush Haradinaj është rishfaqur sot me kundërshtimin e tij ndaj atyre që i quan plane për ndarjen e Kosovës.

Ai paralajmëroi sot se shpejt do të zbardhë detaje nga këto projekte të dëmshme për vendin.

Kronikë e zgjeruar nga Arbëresha Shpati.

(1908) / Letra e Ismail Qemalit për zgjidhjen e çështjes së Maqedonisë

Nga Aurenc Bebja, Francë

“La République française” ka botuar, të martën e 7 prillit 1908, në faqen n°2, letrën publike të Ismail Qemalit, drejtuar asokohe ministrit të jashtëm britanik dhe atij francez, në lidhje me zgjidhjen e çështjes maqedonase, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

“Një program reformash. — Në një letër të hapur drejtuar Sir Edward Grey-t dhe z. Pichon (Stephen), Ismail Bej Qemali, ish-guvernator i provincës së Perandorisë Osmane, propozon zgjidhjen e mëposhtme të çështjes maqedonase :

Evropa — tha ai — duhet të kujtojë propozimet që u bëri popujve të gadishullit dhe t’i kërkojë sulltanit ekzekutimin e tyre. Rifillimi i punës së reformave, sipas traktatit të Berlinit, do të sillte mbështetjen e të gjithë popujve dhe të gjitha racave. Por kushti thelbësor është që këto reforma të zbatohen në të gjithë Turqinë Evropiane.

Për të vendosur një rend serioz dhe të qëndrueshëm, nevojitet :

1° sigurim të një sistemi drejtësie për të gjitha krahinat, i cili do të garantojë zbatimin e ligjit të vitit 1880 me disa ndryshime;

2° dhënia fund e krizës që shkatërron Maqedoninë dhe të shërohen plagët e krijuara prej saj.

Fuqitë, për të arritur këtë qëllim, duhet të garantojnë integritetin e Perandorisë Osmane, në mënyrë që të sigurojnë popujt dhe qeverinë turke. Fuqitë mund të zbatojnë atëherë, në mënyrë të sigurtë, ligjin organik të vitit 1880, nën kontrollin efektiv të një organi ndërkombëtar, siç është Komisioni Evropian për Rumelinë Lindore.

Ky komision, i shtyrë por jo i shpërndarë, do të mblidhet në Selanik dhe do të mbikqyrë, në secilin vilajet, krijimin e një komisioni të veçantë, i cili do të mund të diskutojë lirshëm për modifikimet që mund të sillen në ligjin e vitit 1880.

Gjatë periudhës së ekzistencës së komisionit, qeveria osmane do të gëzonte një lehtësim që do t’i lejonte asaj riorganizimin e administratës së saj qendrore.

Në të njëjtën kohë duhet të organizohet Shqipëria dhe popullit shqiptar t’i njihet ekzistenca kombëtare.”

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania: https://www.darsiani.com/la-gazette/la-republique-francaise-1908-letra-e-ismail-qemalit-per-zgjidhjen-e-ceshtjes-se-maqedonise-drejtuar-ministrit-te-jashtem-britanik-dhe-atij-francez/

Haziri në krah të Mustafës, i tregon Kurtit si mund të bëhet kryeministër

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, përmes një shkrimi i ka treguar Kurtit si mund të bëhet kryeministër. Ai ka thënë se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK’së.

“Është e qartë është se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK’së!”, shkruan Haziri.

Kryetari i Gjilanit, tutje ka thënë se asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme.

“Tashmë dihet që asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme sepse sistemi zgjedhor në Kosovë nuk e mundëson këtë. Ky vend ka nevojë për qeverisje të mirë si për ajër”, ka shkruar Haziri.

Gjithashtu, Haziri ditë më parë kishte thënë se vendimet merren me konsensus dhe kryeministri nuk merr vendime vet.

“Në mbledhje të parë të qeverisë, kryeministri merr një vendim, por ai e merr vendimin me kabinetin qeveritar. Kryeministri nuk merr vendime vetë, vendimet janë kolektive, kërkohet konsensus”, kishte deklaruar Haziri.

LDK përpos pozitës së Kryeministrit po synon të marrë edhe Kryetarin e Parlamentit, Ministrinë e Jashtëm, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Gjatë fushatës zgjedhore, Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, kishte thënë se LDK lakohet lehtë dhe përshtatet në secilin koalicion. E kishte krahasuar Partinë e Mustafës me plastelinë.

Tërmeti dridhi Tetovën, epiqendra mes Bogovinës dhe Kamjanit

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Peçevë, të mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe të Matematikës në Shkup sot, më 02.11.2019 në orën 12:16 regjistroi një tërmet, epiqendra e së cilës ishte 45 kilometra perëndim të Shkupit, në zonën midis Tetovës dhe Gostivarit, informojnë nga Observatori Sizmologjik.

Sipas të dhënave të deritanishme, tërmeti është ndjerë nga popullsia e Tetovës, Gostivarit dhe rrethinës, intensiteti i së cilës ishte IV shkallë sipas shkallës evropiane makro sizmike, ndërsa në Shkup, Kumanovë dhe Dibër tërmeti është ndjerë me intensitetin e shkallës III./Telegrafi/

https://youtu.be/s5hQccgfmTI

 

Ja sa paguhen disa nga këngëtarët më të njohur në Kosovë

Kategoria me fitimet më të mëdha në fushën e artit e të kulturës pa dyshim janë këngëtarët, mirëpo përkundër kësaj ata vazhdimisht po iu ikin obligimeve të shtetit, siç është tatimi. Por, fitimet e tyre për një koncert kapin shifra të mëdha; nga 3 mijë deri në 12 mijë euro.

Njëri nga ish-menaxherët e disa këngëtarëve, Drin Zatriqi ka dalë hapur me një status në rrjetin e tij social, Facebook, duke thënë se me qeverinë e re duhet të rregullohet edhe tatimi i estradës, pasi sipas tij tani industria e muzikës është milionëshe dhe të njëjtit duhet të paguajnë tatime ose në të kundërtën të dënohen me gjoba të majme.

Ai ka treguar se një artist mesatarisht brenda një viti fitoni mbi 500 mijë euro.

“Mesatarisht artistët me të paguar fitojnë mbi 500.000 euro në vit ! Numri i koncerteve nxirret lehtë pasi posterat publikohen edhe nga klubet por edhe nga vetë artistët, kurse nëpër dasma duhet metodë tjetër me i identifiku performancat”.

https://youtu.be/deGPfXvMe4Y

Ky është njoftimi i plotë i Zatriqit:

Me qeverine e re duhet të rregullohet edhe tatimi i estradës, tashmë industria e muzikës është milioneshe, dhe çmimet nga 100 deri ne 10.000 e 15.000 euro e me shumë për koncert duhet të paguajnë tatime, në të kundertën duhet të denohen me dënime të majme, dhe konfiskim të pasaportave, nese ju ikin atyre si deri me tani! Si nëpër klube të natës po ashtu edhe në dasma dhe çdo paraqitje tjetër me pagesë!

Çmimet për disa artistë për koncert:

Tayna 8.000 – 12.000 euro, Ledri Vula 8.000- 10.000 euro, Capital T 6.000 – 8.000 euro, Ghetto Geasy 6.000 – 8.000 euro, Butrint Imeri – 6.000 – 7.000 euro, Dhurata Dora 6.000-7.000 euro, Noizy 6.000 – 8.000 euro

https://youtu.be/s5hQccgfmTI

Dafina Zeqiri 4.000 – 6.000 euro. PINT 4.000 – 6.000 euro, Meda: 6.000 – 7.000 euro, Labi – 5.000 euro, Sinani – 5.000 euro, Dani – 5.000 euro, Fero 3.000 – 4.000 euro, Rina 3.000 – 4.000 euro,  Gjiko 3.000 – 4.000 euro

Ai sqaron se çmimet janë edhe më të larta tek disa prej artisteve, por ato janë pasqyruar me mesatare./ Fatos Shala për Monitor.al/

Përmes kësaj padie të Kim Kardashian, zbuluam se sa para fiton ajo me anë të një postimi në Instagram!

Kim Kardashian ka paditur iHandy, aplikacionin që përdoret për të modifikuar fotografitë, pasi ka shfrytëzuar imazhin e saj pa pasur një kontratë me të. Kardashian, ka kërkuar plot 10 milion dollarë. iHandy është një krijues aplikacionesh që operon në Hong Kong dhe Kaliforni.

Ekipi juridik i Kardashian nuk mendon se shuma prej 10 milion dollarë është shumë e lartë sepse, sipas dokumenteve gjyqësore, nëse ajo pranon një fushatë reklamimi ose ajo merr shpërblim të konsiderueshëm për çdo postim në Instagram.

Sipas dokumenteve ligjorei u zbulua se Kim fiton nga 300,000 deri 500,000 dollarë për çdo reklamë që poston në Instagram./L.F-dritare.net

Historia e dhimbshme e 17-vjeçares nga Shkodra, që shkul flokët prej tre vjetësh (VIDEO)

“Stop” ka udhëtuar drejt Shkodrës në familjen e Qamile Muharit. Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe kërkon ndihmë për vajzën, Adelina Emini, 17 vjeçe, e cila pasi ka kaluar një traumë, ka probleme shëndetësore dhe shkul flokët e veta.

Qamilja nuk punon, pasi vajza nuk rri dot vetëm. Ajo nuk ka patur mundësi të shkojë as te mjeku, as të trajtohet me ndihmë ekonomike.

Qamile Muhari: Unë ju kam thirrur, sepse gjendja e shtëpisë dhe e vajzës që është më kryesore është shumë, shumë e keqe për mua.

Adelina Emini: Kur kam qenë në Itali me babin nuk kam patur fare komunikim me mamin, as me vëllain nuk kisha dhe kisha shumë mall për ta. Kur erdha nga shkolla, se kam qenë në shkollë, më tha babi: Mos u mërzit, atyre iu është prishur shtëpia, iu është djegur. Aty mendova, mos është djegur mami ose vëllai. Kur në një moment, e vendosa dorën në kokë dhe fillova ti heq flokët, nuk më dhimbte koka kur i hiqja flokët. As vetë nuk e kuptova pse dhe tani prej 3 vitesh, unë i shkul flokët e mia...

Qamile Muhari: U torturuan gjatë dimrit, me atë rezistencë që njëherë nxehet, njëherë jo. Pa drita, pa çdo gjë, nuk di nga t’ja mbaj më. Fëmijët e mi nuk kanë mbulesa, vetëm 3 batanije, nuk kanë jastëkë. Janë pa bukë prej ditësh. Komshinjtë më sjellin ndonjë pako makarona, siç e shikoni vetë. Çfarë të bëj, ku të shkoj?

Gazetarja: Po vajzën nuk e ke çuar në asnjë spital, me asnjë doktor?

Qamile Muhari: Jo, nuk i kam mundësitë. Me çfarë ta çoj, kur nuk punoj. Kur nuk punoj, t’ju mbush barkun me bukë fëmijëve të mi, me çfarë ta çoj në spital…

Gazetarja: Nuk merr ndonjë ndihmë ekonomike nga Bashkia?

Qamile Muhari: Asgjë, asgjë..

Gazetarja: Babai i fëmijëve ku është?

Qamile Muhari: Ai është në Itali, nuk përgjigjet për fëmijët. Ka jetën e vet, ashtu i pëlqen. Na sheh në televizione, nuk preokupohet.

Adelina Emini: Nuk ka mundësi, për të më çuar tek doktori, unë nuk e lë të punojë. Nuk mundem të rri vetëm, kur rri vetëm kam frikë, stresohem…

Qamile Muhari: I lutem çdokujt, nuk dua luks. Dua vetëm të jenë fëmijët mirë, nuk dua asgjë tjetër…

Gazetarja e “Stop” kërkoi bashkëpunim me spitalin rajonal dhe ky i fundit vuri në dispozicion grupin e urgjencës dhe mjeken psikiatre, Valdete Hoxha. Ata e vizituan në shtëpi vajzën, e cila do të ndiqet nga ekipi i mjekëve.

Valdete Hoxha: Psikiatri fillon ndihmën e shpejtë, të jep mjekimin. Duke marrë mjekimin herë pas here, muaj pas muaji, vajzës i zhduken simptomat e këqija që ka. Duke parë situatë, duke parë gjendjen, e ndihmoj unë me anë të murgeshave dhe i japim mjekimin deri sa të plotësohen dokumentet.

Nga ana tjetër, Shërbimi Social i Shkodrës dhe specialisti Eltjon Boshti bënë verifikimet në terren, duke premtuar që çdo institucion të japë atë që mundet dhe kompetencë për këtë rast ekstrem.

Eltjon Boshti: Do bëjmë një verifikim, vlerësim dhe nga dita e nesërme, zonjës t’i ofrohen shërbimet e duhura specifike, që mund të ketë të përfshira në programin e mbrojtjes sociale, qoftë në drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shkodër, por edhe në Bashkinë Shkodër, që do ta referojmë rastin shumë shpejt.

Nga kontributorët e programit, famijes në nevojë iu dhanë 400 mijë lekë dhe një sasi e konsiderueshme ushqimesh. /tvklan

Si të ushqesh një diktator? Episodi fantastik që rrëfen kuzhinieri i Sadam Huseinit!

Gazetari polak, Witold Szabłowski pas një pune hulumtuese disa vjeçare sjell një libër mjaft interesant që i kushtohet ushqimit të diktatorëve në pesë kontinente.

Libri titullohet “Si të ushqesh një diktator” dhe gazetari ka mundur të gjejë pesë persona, secili me një histori të jashtëzakonshme ku tregojnë sesi gatuanin për Saddam Hussein-in, Idi Amin, Enver Hoxhën, Fidel Castro-n dhe Pol Pot-in.

Këta pesë persona zbulojnë sesi gatuanin pjatat e preferuara të diktatorëve të tyre. Çfarë hante Pol Pot kur dy milionë kamboxhianë ishin duke vdekur nga uria? A hante vërtetë mish njeriu Idi Amin? Dhe pse ishte aq i fiksuar vetëm me mishin e një lloj lope Fidel Castro?

Libri është botuar në Poloni shtatorin e këtij viti ndërsa në versionin anglisht ai pritet të publikohet në prill të vitit 2020.

Më poshtë një episod mjaft interesant që rrëfen në libër kuzhinieri i Saddam Hussein

Një ditë, Presidenti Saddam Hussein ftoi disa miq në varkën e tij. Ai mori me vete disa truproja, sekretarin e tij dhe mua, kuzhinierin e tij personal dhe u nisëm në një lundrim poshtë lumit Tigris. Ishte ngrohtë, një nga mbrëmjet e para të pranverës për atë vit. Në kohën kur nuk ishim në luftë me askënd, të gjithë ishin në humor të mirë, dhe Salim, një nga truprojat, më tha: “Abu Ali, ulu, e ke pushim ditën e sotme. Presidenti thotë se ai do të gatuajë për të gjithë. Ai do të bëjë kofta për të gjithë ne”.

Nje dite pushim . .. Buzëqeshja, sepse e dija se në shërbimin e Sadamit nuk ekzistonte një fjalë e tillë. Dhe meqënëse ishin koftas, unë fillova të përgatisja gjithçka për “barbecue-n”. Griva mishin e viçit dhe të qengjit dhe i përzieja me domaten, qepën dhe majdanozin. Pastaj i vendosa në frigorifer në mënyrë që të ishte sa më mirë i marinuar për më vonë.

Përgatita një tas për të larë duart, ndeza zjarrin, poqa ca fokaçe dhe bëra një sallatë me domate dhe kastraveca. Vetëm atëherë u ula.

Në Irak, çdo njeri mendon se di të bëjë barbecue me mish. Ai do ta bëjë këtë edhe nëse nuk e ka haberin fare. E njëjta gjë ishte dhe për Sadamin. Njerëzit i hanin shpesh shpesh gjërat që ai gatuante nga mirësjellja. Në fund të fundit, nuk mund t’i thuash presidentit që nuk të pëlqen ushqimi që ai ka gatuar.

Nuk më pëlqeu kur ai shkoi të gatuante, por mendova me vete. Është e pamundur të mos bësh dot koftas. Në fund të fundit, duhet thjesht mishin ta vendosësh në zgarë, ta kthesh nga ana tjetër dhe ja. U bënë.

Varka u nis. Sadami dhe miqtë e tij hapën një shishe uiski dhe Salim hyri në kuzhinë për të marrë mish dhe sallatë.

U ula dhe prita për të parë se çfarë do të ndodhte.

Gjysmë ore më vonë, Salimi u kthye duke mbajtur një pjatë koftash. “Presidenti bëri disa edhe për ju”, më tha ai. Unë e falënderova dhe i thashë se ishte shumë e sjellshme nga ana e tij që kishte menduar edhe për mua. Mora pak mish dhe e mbështolla me një copë fokaçe.

“Ujë, shpejt, ujë!”

Piva me shpejtësi një gotë ujë, por kjo nuk më ndihmoi fare.

“Më shumë ujë!”, bërtita.

Nuk isha fare mirë. PO digjesha i tëri. Nofullat dhe fyti im përvëlonin aq sa nga sytë më dilnin lot.

U tmerrova. Helmim?, mendova. Po pse? Për çfarë? Apo dikush ishte përpjekur të helmone Sadamin dhe e hëngra unë?

Ujë akoma!

A jam akoma gjallë?

Më shumë ujë.

Unë jam ende gjallë . . . Pra, nuk është helm.

M’u desh një çerek ore e mirë për të hequr aromën pikante nga goja.

Ky ishte takimi im i parë me salcën Tabasco.

Sadamit ia kishte dhënë dhuratë dikush salcën dhe meqë vetë nuk i pëlqente ushqimi shumë pikant, vendosi të bëntë shaka duke ua dhënë miqve dhe stafit të tij.

Në varkë të gjithë po vraponin përreth duke u shpëlarë me ujë, ndërsa Sadami rrintë ulur dhe po qeshte, informon dritare.net.

Njëzet minuta më vonë, Salim u kthye për të më pyetur nëse më pëlqeu ushqimi. Unë isha mjaft i acaruar ndaj i thashtë: “Nëse unë do ta kisha prishur mishin kështu, Saddami do të më kishte qëlluar me shkelma në prapanicë dhe do të më kërkonte ta paguaja atë”.

Saddam e bëntë këtë ndonjëherë. Më kërkonte të paguaja kur nuk i pëlqente ushqimi.

Por unë nuk prisja që Salimi të shkonte t’ia thoshte këto fjalë presidentit.

Ai i përsëriti fjalët e mia para gjithë miqëve të Sadamit.

Sadami e dërgoi Salimin të më thërriste të shkoja atje.

U tmerrova. Nuk kisha asnjë ide sesi do të reagonte ai. Asnjë nuk guxonte ta kritikonte atë, aq më pak një kuzhinier.

Shkova atje, i acaruar me Salimin që kishtë përsëritur fjalë për fjalë atë që unë i thashë.

“Dëgjova se nuk i pëlqyet koftas që bëra unë”, foli me një ton serioz Sadami.

Në atë moment nisa të dridhesha. Mendova për familjen time, ku ishte gruaja ime. A kishin dalë fëmijët nga shkolla. Nuk e dija ç’mund të më ndodhte, por prisja gjithçka ,informon dritare.net.

Nga ana tjetër, nuk mund të thoja që ushqimi ishte i mirë, pasi do të kuptohej menjëherë që gënjeja.

“Nuk ju pëlqyen”, përsëriti Sadami, ndërsa unë heshtja.

Pastaj befas ai filloi të qeshte me të madhe. Vijonte të qeshte pa pushim. Kështu bënë dhe gjithë njerëzit që ishin në tavolinë me të.

Saddam nxori pesëdhjetë dinarë, ia dorëzoi Salimit dhe tha: “Keni të drejtë, Abu Ali. Ishin shumë pikante. Po ju jap paratë për mishin çuar dëm. Do t’ju gatuaj edhe disa kofta të tjera, por pa salcë këtë herë. A do të të pëlqente?

I thash, po.

Kështu ai gatoi disa koftas pa salcë pikante. Këtë herë ato ishin shumë të mira, por siç e thashë është e pamundur t’i prishësh koftas./ Burimi:Przekroj/ J.H, dritare.net

Ziadin Sela: Kam informatë se Grubi iu ka treguar huliganëve se ku ndodhesha unë (VIDEO)

Lideri i ASH Ziadin Sela ishte i ftuar në studion e televizionit Kanal 5.

Z. Sela duke folur për momentumin politik ka folur edhe për ngajrjet e 27 prillit.

Ziadi Sela ka deklaruar se ka informatë se deputeti i BDI-së Artan Grubi iu ka treguar huliganëve se ku ndodhej ai.

Njihuni me Ksenian, ekonomisten me 6 gjuhë të huaja që la punën në bankë për tu bërë modele instagrami (FOTO)

Ksenia Çoumi (Xenia Tchoumi) është një nga modelet më të njohura në botë, por shumë pak e dinë se ajo gjithashtu është edhe ekonomiste. Ksenia është me origjinë nga Rusia, por shkollën e ka mbaruar për ekonomi në Itali.

Ajo ka punuar në disa institucione financiare, por më pas vendosi të krijonte biznesin e saj dhe refuzoi një punë të nivelit të lartë në bankë. 32-vjeçarja bukuroshe flet 6 gjuhë: italisht, rusisht, gjermanisht, frengjisht, anglisht dhe spanjisht. Ksenia numëron 1.6 milion ndjekës në Instagram dhe postimet e saj marrin mijëra pëlqime e komente.Modelja ka punuar me brande të njohura si L’Oreal, Bulgari, Tom Ford etj.Ksenia jep gjithashtu edhe leksione në publik ku flet për biznesin e saj online.

“Ata e dinë se çfarë i pret”/ Ambasadori turk në Shqipëri paralajmëron anëtarët e FETO-s

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yoruk ishte i ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel.

Në intervistën e gjatë të dhënë për gazetarin Denis Dyrnjaja, ai bëri deklarata të forta për sa i përket operacionit turk në Siri apo edhe në lidhje me FETO-n.

Ambasadori hodhi poshtë të gjitha akuzat e bëra nga ndërkombëtarët se Turqia ka përdorur lëndë helmuese ndaj kurdëve në Siri. Sipas tij, në inventarin e ushtrisë turke nuk ekziston ndonjë armë kimike dhe as ndonjë armë nukleare.

Veç kësaj, ai paralajmëroi hapur njerëzit e lidhur me FETO-n, duke theksuar fort se ata e dinë shumë mirë se çfarë do t’i gjejë.

“Këtu i ndjekim nga afër këta njerëz dhe struktura. E ardhmja dhe fati i tyre do të jetë duke dhënë llogari përpara drejtësisë turke”, tha ndër të tjera ambasadori Murat Ahmet Yoruk.

Fjala e plotë e Ambasadorit në “Top Talk”

Denis, para së gjithash, Ju faleminderit per ftesen tuaj ne programin TOP Talk; faleminderit per mikpritjen ne ekranet e televizionit tuaja. Une me këtë rast do shfrytezoj mundesine qe nepermjet jush të paraqes popullit vella shqiptar përshëndetjet, mirnjohjet dhe respektet me te sinqerte te miat. Njekohesishte edhe juve uroj pune(transmetime) te mbare.

Nëse me lejoni une, pyetjes suaj do doja t’ju përgjigjesha ne kete menyre. Rreth ofensives tone ushtarake ‘‘burim i Paqes’’, Janë thënë shumë gjëra, eshte shkruar shumë per te dhe janë bërë shumë komente të ndryshme. Por një nga këto komente, siç e përmendët edhe ju në pyetjen tuaj, ishte se zhvillimi i një operacion do nenkuptonte dobësimin e frontit anti-Daesh/İSİS në Siri.

Por në fakt, u perdore nje fushatë intensive dashakeqese dhe pretendime/akuza te pabaza per te krijuar nje klime dhe nje perceptim negative ne lidhje me Operacionin ‘Burimi i Paqes’ dhe Turqine, akuza te cilat ne jemi perballuar vazhdimishte. Shkurtimishte, dua ti prek keto nga pak.

Sa për pjesën tjetër të pyetjes tuaj, ne vitin 2011 ne Siri shpërtheu luftë civile. Qindra mijëra njerëz kanë vdekur gjatë kësaj lufte civile. Miliona sirianë u detyruan të largoheshin nga vendi i tyre ose të ndryshonin vendbanimin ku ata jetonin. Siria ka një popullsi prej 20 milion banore; ku pothuajse gjysma e popullsisë ose eshte shpërngulur ose medoemos eshte detyruar te shkoj ne shtetet e tjera si azilkërkues/strehues.

Turqia e cila 900 km kufizohet me Sirine është një nga vendet me te prakura nga të gjitha efektet negative qe rrjedhimisht erdhen si pasoj e kësaj lufte të brendshme ne Siri që nga viti 2011. Ne deri me sot, jemi shteti i cili drejt per drejt kemi qenë rrezikuar vazhdimishte nga këto probleme qe burojne nga Siria.

Që nga viti 2011, për fat të keq, Siria është bërë shnderruar ne nje moçal terrori. Al-Kaeda tani ka mbetje në Siri. Ata i dhanë emra të rinj “Forcave Demokratike të Sirisë” të PKK / YPG. Këto janë të gjitha organizata terroriste. Dhe regjimi aktual Sirian ka humbur fuqinë dhe autoritetin e tij për të kontrolluar pjesën dërrmuese të Sirisë.

Nje pretendim se Turqia me operacionin qe ka zhvilluar ne Siri,” ka dobesuar luften kunder İSİS’it”, eshte rreptesishte jo i sakte. Sot ne strukturat e NATO’s ose ne Koalicionin e krijuar kunder İSİS’it, Turqia eshte i vetmi shtet qe ka futur ushtrine e saj ne terren me te cilin lufton ball per ball duke u perleshur vazhdimishte me terroristet e İSİS’it.

Deri me sot, nga te gjitha operacionet e zhvilluara nga Turqia ne keto zona per afersishte 4000 terorist te İSİS’it jane neutralizuar. Ne fakte ne per çfare arsye i kemi bere keto operacione? Lutem, t’jua tregoj ne kete menyre; zona ketu eshte lumi Firat, pjesa ketu eshte pjesa perdimore e lumit Firat dhe ketu pjesa lindore e lumit Firat. Ne ne vitet 2017 dhe 2018 ne pjesen perendimore kemi zhvilluar dy operacione.

Operacioni i pare ‘’Mburoja e Firatit’’ dhe operacioni tjetr ‘Dega Ullirit’. Si rezultat perfundimtare i ketyre oprecioneve ne kemi bere te mundur eleminin/neotralizimin e 4000 teroristeve te İSİS’it. Ne te njejten kohe ne saje te ketyre operacioneve arritem te spastrojme edhe elementet e YPG/PKK’se qe ndodheshin ne keto zona. Ndersa me ane te operacionin tone ‘Burim i Paqes’, zonen e sigurise e kemi pastruar nga ekzistenca e elementeve te PKK/YPG e cila shtrihet ne 400 km i gjate dhe 32/35 km thellesi te Sirise e deri ne kufi me Turqise. Tani nga kjo zone ne dy vitet e fundit fshatrat, qytetet si dhe qytetaret e thjeshte civile qe jetojne brenda kufijve te turqise, kan qene viktime e mbi 100 sulmeve teröriste, qe shume nga qytetaret tane dhe civile kan humbur jeten ne keto sulme.

Edhe këtu, kemi pare se nga fraksionet e PKK / YPG, kan hapur tünele qe lidhen me territoren e brendshem te Turqise. Nepermjet ketyre tuneleve, për fat të keq, armët dhe municionet e siguruara nga partneret tane jan futur brenda turqise, ne kemi zbuluar se madje edhe teroristet duke perdorur keto tunele kan hyre brenda kufijve te turqise me qellimin e krijimit te destabilitetit ne vend.

Ne kete zone, ka shkelje te rendesishme ndaj te drejtave njeriut nga PKK/YPG. Struktura e popullsisë së këtij rajoni përbëhet kryesisht nga arabët me kombesi sirianë. Por elementët e PKK / YPG këtu pretendojnë të zhdukin këta elementë arabë muslimanë, arabë të krishterë, turkmenë nga ky rajon dhe të vendosin statistikën e tyre. Ata kane një projekt të tillë. Ata kanë si qëllim të krijojnë një atmosfer terrori. Për këtë, ka shkelje serioze të të drejtave të njeriut ndaj popullsise në këtë rajon. Ata veprojne me turtura ndaj këtyre njerëzve.

Ata i detyrojnë njerëzit dhe të rinjtë e tyre në qe te behen pjese e organizatave te tyre. Ata i detyrojnë fëmijët të luftojnë dhe të përplasen në radhët e tyre duke i pajisur ata me armë. Intelektualët kurdë dhe populli që jetonin në këtë rajon, duke kundërshtuar ideologjinë e tyre dhe duke mos i pranuar ata si rryma, jane dëbuar me forcë nga këto troje. Aktualisht, afërsisht rreth 360,000 te opozitës kurde siriane ndodhen në Turqi. Kjo eshte arsyeja per te cilen duhet mbajtur ne mend mire se keta njerez nuk jetojne bashke ne keto zona me PKK/YPG si dhe po strehohen ne Turqi. Shkeljet e të drejtave të njeriut të kryera nga YPG / PKK në rajon janë regjistruar nga organizata ndërkombëtare si Amnesty International “dhe Human Rights Ëatch”.

Kjo organizatë terroriste për të realizuar projektet dhe objektivin e saj çdo mënyrë veprimi e konsideron si te ligjshme. Ne gjithashtu kemi parë që PKK / YPG bashkëpunoi me İSİS në këtë rajon. E gjithë bota e ka parë që njerëzit e İSİS nga Rakka janë futur në kamionë nën kontrollin e elementeve të PKK / YPG dhe janë dërguar në zona më të sigurta. Gjatë operacionit ‘burimi i paqes’, eshte vene re një lloj tregtie me të burgosurit, ku terroristët İSİS’it kundrejt nje pagese me para 10 mije dollare per person, duke u lene te lire ne menyren e vetme për të shkuar dhe për të luftuar me Turqine. Po pyesni pse po bëhet ky operacion tani. Dhe ne lidhje zhvillimin e ketij operacioni ne e kemi diskutuar dhe negociuar me autoritetet Amerikane që nga viti 2018. Por ne nuk arritem te merrnim ndonjë rezultat nga këto negociata. Nga qe nuk morem asnje rezultat nga keto negociata, atehere ne per ti dhene fund ekzistencës se elementeve terroriste në këtë rajon me inciatieven tone u detyruam te zhvillojme opreacionin.

Dua te theksoj bazën ligjore dhe objektivat e këtij operacioni. Nga kjo zone keto 2 vitet e fundit në Turqi ne mbi 100 sulme terroriste kane prekur civilet dhe banoret qe jetojne ne keto zona.

Për të mbrojtur sigurinë e kufijve tanë kombëtar, sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve tanë, dhe për të vendosur sigurinë tonë kombëtare, ne kemi kryer Operacionin e ‘Burimin e Paqes’ në kuadër të nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, i cili siguron të drejtën e vetëmbrojtjes, në kuadër të rezolutave të KS të KB që kanë të bëjnë me luftën kundër terrorizmit. Para se të kryejmë këtë operacion, ne kemi bere te mundur informimin e të gjitha organizatave përkatëse ndërkombëtare dhe rajonale, veçanërisht Sekretarin e Përgjithshëm të KB, Kryesinë e Këshillit të Sigurisë, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anëtarët e Përhershëm të KS të KB, aleatët e NATO-s, administratën e Federatës Amerikane dhe Ruse; madje edhe përmes Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll, ia kemi bërë te qarte ne rruge zyrtare Regjimit Sirian se perse po organizojme kete operacion, duke e informuar mbi operacionin mbi bazën e tij ligjore si dhe qëllimet e tij.

Ne realitet Ky operacion u realizua me nje fusheveprimi dhe koordinata te kufizuara, vetem e vetem me qellim zhdukjen e terrorit, heqjen qafe te elementeve terroriste qe kërcënojne sigurinë kombëtare të Turqisë. Ky operacion ka katër qëllime. Së pari, për të siguruar kufijtë tanë kombëtar. E dyta është mbrojtja e integritetit territorial dhe bashkimit politik të Sirisë. Së treti, për të siguruar që banoret e rajonit të çlirohen nga presioni i YPG / PKK.

Qëllimi i katërt, dhe më e rëndësishmja, pasi te behet pastrimi i këtyre zonave nga elementet terroriste, ne menyren me vullnetare dhe me pelqimin e tyre, te behet e mundur kthimi i familjeve sirianeve qe aktualishte jane te strehuar ne Turqi ne qytetet, fshatrat apo ne tokat e tyre, ku ata me pare kishin banuar.

Në vijim dua të them se: në vitet 2017 dhe 2018 nga operacionet qe kemi bere, ne zonen qe ndodhet ne perendim te lumit Eufrat 365 mijë sirianë qe ishin detyruar te shperngulen nga tokat e tyre per ne Turqi, arriten te kthehen ne shtëpitë përsëri. Prandaj, qëllimi ynë përfundimtar pas ketij operacioni, në kuadrin e marrëveshjeve të fundit te arritura me SHBA dhe Rusinë, është që ta pastrojmë këtë rajon plotësisht nga elementët e terrorit, PKK / YPG dhe İSİS, si dhe ta shendërrojmë atë në një zonë të sigurte, ne menyre qe së bashku me partneret ndërkombëtarët të krijohet një infrastrukturë dhe klimë jetese.

Fatkeqësisht vazhdon të ekzistojë një përpjekje për të krijuar një perceptim negativ, aludime pabaza, si dhe një fushatë negative rreth operacionit në fjalë. Ju lutem, nëse mund të më jepni leje, dua t’ju theksojë disa pika, në lidhje me këtë çështje.

Operacioni Burimi i Paqes, i ndërrmarrë nga Turqia është një operacion anti-terror. Turqia nuk është në ndonjë luftë. Turqia nuk ka sytë e saj tek asnjë territor ose metë katror të ndonjë vendi tjetër. Nëse ne do të kishim ndonjë pikësynim të tillë, kjo do të vihej re në operacionet tona të tjera të ndërrmara në veri të Sirisë në vitet 2017 dhe 2018. Është mjaft e qartë dhe e dukshme që Turqia nuk ka asnjë qëllim të tillë dhe asnjë pikësynim të tillë politik.

Nga ana tjetër, ekzistojnë debate në lidhje me legjitimitetin e këtij operacioni. Ne nuk kemi as dyshimin më të vogël në lidhje me legjitimitetin e këtij operacioni. Përkundrazi, Marrëveshjet që kemi bërë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Federatën Ruse, vërtetojnë më së miri legjitimitetin e këtij operacioni. Sekretari i Pëgjithshëm i NATO’s Stoltenberg, pati thënë që që Operacioni Burimi i Paqes së Turqisë është bërë me arsyetime dhe rezerva të duhura.

Tema të cilën ne e kundërshtojmë me forcë është bashkëpunimi i disa prej aleatëve tanë me organizatat e tjera terroriste, ndërkohë që ne luftojmë për të pastruar strukturat terroriste si dhe elementët drejtues të ISIS në rajon. Ne e kemi thënë dhe prap e theksojmë që ne nuk e shohim strategjinë në fjalë si një strategji të duhur dhe as si një përqasje të drejtë.

Nga ana tjetër, ekzistojnë pretendime të cilat nuk i percepton as truri, si psh “Turqia po kryen operacion kundër Kurdëve” dhe “Turqia po bën pastrim etnik”. Duhet të kuptoni që nëse ky operacion i Turqisë që po bëhet kundër organizatave terroriste, ju filloni të interpretoni gabimisht, sikur po bëhet kundra Kurdëve, pikë së pari ju keni fyer vëllezërit tanë Kurdë. Sepse në Turqi jetojnë një pjesë e konsiderueshme e popullatës me origjinë Kurde. Turqia nuk ka asnjë problem me Kurdët. Turqia ka problem me organizatat terroriste dhe me ata të cilët i ndihmojnë këto organizata.

Një pretendim tjetër është se flitet rreth një mundesie per nje drame njerezore ne te ardhmen ose ne te tashmen. Perendimi nuk ka nevoje ti jape mesim Turqise ne lidhje me kete temë. Siç ua shpjegova edhe më parë, qe prej vitit 2011 ne kete rajon po perjetohet nje drame njerezore e madhe. Ne si Turqi u hapem dyert tona 3.5 milione Sirianëve, te cilet po iknin nga regjimi barbar në Siri. Ua hapem keto dyer po asnje lloj pyetje apo gjykimi. Ne prej 9 vitesh po i mirepresim 3.5 milion Sirianë në total. Deri me sot kemi harxhuar 40 miliardë Dollarë. Prandaj, nese ekziston nje drame njerezore, vendet te cilat mundohen te krijojne nje perceptim negativ ndaj Turqise, duhet pike se pari, ti japin llogari vetes se tyre ne lidhje me kete drame. Deri me sot, ne lidhje me çeshtjen se si duhej ofruar nje lloj zgjidhjeje per problemet e 10 milione Sirianeve ne total, te cilet u detyruan te shpernguleshin nga tokat e tyre, ne lidhje me kete, keto vende duhet ti japin llogari vetes se tyre.

Deshiroj te ndaj nje çeshtje tjeter me ju. Pretendimi qe Turqia gjate ketij operacioni, ka perdorur arme kimike ne drejtim te civileve. Fatkeqesisht ne Top Channel u dha ky lajm.

Se pari ne inventarin e ushtrise Turke nuk ekziston ndonje arme kimike. As ndonje arme nukleare. Ne jemi nje vend, i cili me merreveshjet nderkombetare qe kemi nenshkruar, ndjekim nje politike kunder perhapjes se armeve kimike dhe atyre nukleare.

Eksizton edhe nje perqasje kontradiktore dhe me dy standarte.

Ju e shihni ISIS, anetaret e saj, Bagdatin ne Krye te ISIS si kuçedër, nderkohe qe zgjatimin e organizates terroriste PKK (Partise Punetore te Kurdeve), pra YPG (Bashkimi i Mbrojtjes se Popullit), lideret dhe anetaret e saj mund ti shihni si diçka normale dhe legjitime. Kjo eshte nje politike shume e gabuar.

Qe nga data e fillimit te Operacionit Burimi i Paqes, deri me sot, PKK/YPG kane kryer nje sere sulmesh nga shtetasve me origjine Turke, si dhe institucioneve dhe organizatave Turke qe ndodhen ne qytete te ndryshme te Europes. Per fat te keq, nuk po shohim asnje deklarate apo lajm ose prononcime ne mediat perendimore qe te denojne keto keto sulme

Ne Turqi eksizton nje parti politike e cila eshte vazhdim i PKK. Ka 50 familje te cilat i kerkojne llogari kesaj partie politike ne Diyarbakır te Turqise, per rrembimin dhe dergimin e femijeve te ketyre familjeve ne mal per te lufuar. A keni degjuar ndonje lajm ne lidhje me keto familje dhe keto nena? A shihni ndonje shqetesim nderkombetar ne lidhje me kete çeshtje. Nuk shikoni.

Nga ana tjeter, PKK/YPG te cilat shihen si legjitime, mund te bejne bile edhe bashkepunim me ISIS. Apo nuk doni ta shikoni edhe kete. Shkurt, dua tju them kete: Organizata terroriste, mbetet organizate terroriste. Terroristi eshte terrorist. Terrorizmi nuk ka as fe dhe as kömbesi. Nuk duhet te behet asnjelloj ndarjeje mes terrorist i mire-terrorist i keq. Sepse jane njesoj.

Nese do duam te shpetojme nga kjo e keqe e njerezimit, e eleminojme terrorizmin ne kuptimin nderkombetar, atehere duhet te qendrojme larg politikave dhe qasjeve me dy standarte.

Per ne, per Turqine, si ISIS, si PKK/YPG, ashtu edhe Forcat Demokratike te Sirise jane organizata terroriste. Edhe Organizata Terroriste FETO eshte nje organizate terroriste. Ne kendveshtrimin tone, keto organizata nuk kane asnje dallim nga njera tjetra. Keshtu qe nga partneret tane perendimore presim qe te reflektojne te njejten qasje.

Perfundimisht, dua te them qe: Kufijte e lindjes dhe te jugut te Turqise jane ne te njejten kohe edhe kufijne e NATO’s. Siguria e Turqise, eshte njekohesisht siguria e Ballkanit edhe e Europes. Si rrjedhoje e kesaj, ne në baze te konceptit te partneritet dhe aleances reale, kerkojme qe te vleresohen me nje perqasje me te drejte dhe me objektive te tezave dhe shqetesimeve e drejta te Turqise.

Ambasador Ahmet Yörük: Ju faleminderit per kete pyetje. Pjesa e pare e pyetjes tuaj, eshte e gjetur, eshte me vend. Ndermjet Shqiperise dhe Turqise dhe shqiptareve dhe turqeve ka marredhenie miqesore dhe vellazerore, qe rrenjet e saj i ka shekullore. Bile mund te them se jane me shume shume se kaq. Ne nuk jemi vetem miq dhe vellezer; ne te njejten kohe kemi lidhje farefisnore. Pergjate shekujve qe kemi jetuar bashke, kemi marre dhe dhene me njeri tjetrin. Kemi familje te perbashketa. Ne ditet e sotme ne Turqi, kemi shtetas tane me origjine shqiptare, numri i te cileve arrin milionat.

Ju në pjesën e dyte te pyetjes suaj theksuat që Turqia me shume se ne Shqipëri po ben investime ne Serbi. Nëse e thoni këtë, do të ishit pak e padrejtë për biznesin tonë këtu. Më lejoni t’ju flas me metodën e induksionit. Turqia është investitori më i madh në Shqipëri. Shuma e investimeve te Turqisë ne Shqiperi sot e kalon vleren e 3 miljar dollarit. Janë përafersisht 600 kompani turke qe operojnë këtu. Fushat ku ne operojmë janë strategjike për Shqiperine siç janë; financa, aviacioni çivil, telekomunikacioni , energjia, infrastruktura, minierat, shitja me pakicë dhe tekstilet. Turqia ka një prani shumë të rendesishme tregtare dhe ekonomike ne Shqiperi. Që kur kam ardhe me detyre tregohet interes ndaj mundesive biznesi dhe investimesh. Ka firma turke qe duan te bejne investime ketu. Së bashku me Shqipërinë, në të gjithë Ballkanin ne kemi një qasje gjithëpërfshirëse dhe përqafuese të politikës së jashtme. Ne besojmë se prosperiteti duhet të rritet në të gjithë Ballkanin për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë në kete zone. Ndaj Turqia nuk ka bërë investime vetëm ne Shqiperi apo vetem ne Serbi por ka bere investime në të gjitha vendet e Ballkanit.

Në të njëjtën kohë, ne jemi duke realizuar projekte të mëdha që do të krijojnë një sinergji të madhe midis këtyre vendeve. Siç e dini dhe ju , themeli i autostradës Bosnje-Hercegovinë-Serbi u vendos me rastin e vizitës së fundit të Z. Presidenti në Serbi. Ky është në të vërtetë një projekt paqeje; është një projekt i rëndësishëm që do të rrisë mirëqenien në rajon. Shkurtimisht ajo që dua të them është kjo :Në sy te Turqisë, Shqipëria është një vend me pozicion jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe strategjik. në drejtim të Turqisë. Lidhjet tona kulturore,

FETO

Po. Fatkeqësisht, me keqardhje them që ende ka persona juridikë në Shqipëri që kanë marrëdhënie të drejtpërdrejta me FETÖ. A ka ndonjë marreveshje Në kontekstin e luftes kundrejt terrorizmit te Fetos dhe elementeve te Fetos? Po ka. Siç e dini dhe ju ne kemi marreveshjen e Bashkëpunimit të Sigurisë, të nënshkruar gjatë vizitës së fundit të Presidentit tonë. Kjo marrëveshje hyri në fuqi vitin e kaluar. Do të kujtoni Z. Mevlüt Çavuşoğlu, Ministër të Punëve të Jashtme të Turqisë dhe Z. Süleyman Soylu, Ministër i Punëve të Brendshme të Turqisë, vizituan Shqipërinë në Tetor 2018. Natyrisht, gjatë këtyre vizitave u shkëmbyen gjithashtu mendime për eliminimin e elementeve FETÖ në Shqipëri

Si rezultat i kontakteve të bëra gjatë vizitës së fundit të Ministrit të Brendshëm, janë marrë disa vendime dhe do të merren hapat konkretë për të pastruar ekzistencën e FETÖ në Shqipëri, për të eleminuar këto struktura dhe për të larguar personat e lidhur me këto struktura jashtë Shqipërisë.

Por unë dua t’ju theksjoj diçka. Natyrisht, më 15 korrik 2016, ra maskë e grupit terrorist të vrasësve gjakatar të quajtur FETÖ. E gjithë bota, përfshirë vëllezërit tanë në Shqipëri, panë fytyrën e vërtetë të FETÖ.

Sepse brenda një nate u masakruan 251 qytetarë, mijëra qytetarë u plagosen nga jerëz që u ishin errësuar syte . Në mëngjesin e 16 korrikut, qeveria shqiptare, opozita, organizatat joqeveritare bënë deklarata që dënonin përpjekjen për grusht shteti.

Shoh me kënaqesi që motrat dhe vëllezërit shqipetare kanë filluar të ndjehen të pakenaqur nga prezance e Fetos në Shqiperi. Sepse e panë se çfarë organizate terroriste është, dhe kur te vije koha për te shtypur butonin e pane se çfarë dëmi mund ti japin vendit dhe shtetit që ndodhen. Më lejoni të them që sikur në të gjithe boten dhe ne Shqiperi Feto ka filluar të humbe gjak.

FETÖ gjithashtu ka filluar të bjerë në Shqipëri. Strukturat FETÖ dhe personat e lidhur me FETÖ janë në panik. Dhe ata e dinë shumë mirë se çfarë do t’i gjeje. Këtu i ndjekim këta nga afër këta njerëz dhe struktura. E ardhmja dhe fati i tyre do te jete duke dhene llogari perpara drejtësisë Turke.

Kreu i BESËS: LSDM dhe VMRO po kërkojnë votat e shqiptarëve, por jo edhe t’i përfaqësojnë shqiptarët (VIDEO)

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami sonte ka qenë i ftuar në emisionin Pressing në T7, përballë gazetarit dhe analistit Berat Buzhala.

Kasami tha partitë maqedone po kërkojnë votat e shqiptarëve, por jo edhe ti përfaqësojnë shqiptarët. Ai fajësoi Zoran Zaevin se po promovon shoqëri vetëm për maqedonasit.