Lideri i VV’së, Albin Kurti, ka thyer të gjitha rekordet me numrin e madh të votave që ka marrë në zgjedhjet parlamentare. Deputetja e kësaj partie, Arbërie Nagavci ka thënë se Kurti ka marrë 185 mijë vota.
“185k Thyejmë rekorde. Sepse, me ♥️”” ka shkruar Nagavci, në një postim në FB.
Lëvizja Vetëvendosje doli e para në këto zgjedhje duke shkelur Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike. LDK doli e dyta me Vjosa Osmanin kurse PDK e treta me Kadri Veselin. Ramush Haradinaj, po ashtu, pësoi humbje, duke u renditur i katërti anipse kishte shpresa së mund të dilte i dyti ose i pari.
Albin Kurti pritet të bëhet Shef i Qeverisë në një koalicion me LDK’në ku pritet edhe të ndahen pozitat në ditët në vazhdim.
Komisioneri Hahn me një deklaratë zyrtare informoi sot se BE nuk ra dakord për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ndërsa pritet që Zaevi, sikurse e ka premtuar të jap dorëheqjen pas këtij vendimi negativ, kryeministri Rama dhe ministri i Jashtëm, Gent Cakaj kanë bërë lëvizjen e menjëhershme.
Mësohet se Rama dhe Cakaj do të dalin sot në orën 17:00 në një konferencë të jashtëzakonshme.
Pas vendimit për mos dhënin e datës për hapjen e negociatave me BE-në, kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar se do të propozoj që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Para dy dite Brkuseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Kjo është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”- tha mes tjerash Zaev.
Ai mes tjerash tha se reformat në vend duhet të vazhdojnë dhe se vendi duhet që të vazhdoj me implementimin e marrëveshjeve e sidomos me Greqinë.
“Duhet më shumë të vazhdojmë me reformat pasi që aspiratat tona për BE nuk janë vetëm për tu anëtarësuar ne duhet të sjellim Evropën tek qytetarët . Nëse jemi të mençur do të iu tregojmë të gjithëve se kështu të de-motivuar do të vazhdojmë me reformat. Sepse vetëm kështu qytetarët do të ndjejnë Evropën. Marrëveshja e Prespës gjithsesi se do të vazhdon me siguri që është bërë për Evropën por që kemi lëvërdi ekonomike, Marrëveshja duhet të vazhdoj të implementohet.
Në pyetjen për qëndrimin skeptik të presidentit francez Makron për zgjerimin e BE-së, Zaev tha se nuk ka dilema dhe se vendi ynë një ditë të bëhet anëtare e BE-së.
“Këtu do të bëhet si Evropë, kështu që duhet ta vazhdojmë. Delegacioni evropian do të vazhdoj të qendrën këtu. Unë i kuptoj dilemat e Francës por 27 shtete ishin pro. Evropa është bërë me qëllime të jetë e fortë. Mbrëmë më janë lajmëruar gati se të gjithë liderët për të na inkurajuar”-tha mes tjerash Zaev./Alsat
Kryeministri, Zoran Zaev pasi që zhvilloi konsultime intensive në nivele të ndryshme, duke marrë parasysh përfundimet e marra në Këshillin e Evropës, që çuan në shtyrjen e vendimit për fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian, tha se ai propozon që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Para dy dite Brkuseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Kjo është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”- tha mes tjerash Zaev.
Ylli Manjani thotë në një reagim të tij, pas konferencës së kryeministrit Edi Rama, se ky i fundit jo vetëm që duhet të dorëhiqet, por duhet të shporet me çdo mjet.
““Ka një diferencë qëndrimi ndërmjet Francës dge Gjermanisë”- thotë udhëheqësi.
Dakort, por as Gjermania në vetvete nuk sugjeronte në qëndrimin e saj çeljen e menjëhershme rë negociatave. Përkundrazi, duhet të tregonim se simë të bëjmë zgjedhje dhe dimë të bëjmë shtet jo politik, pastaj mund të çeleshin bisedimet për anëtarësim.
Për çështjen e Shqipërisë ndarja nuk ka qenë aspak esenciale, por thjesht procedurale. Në esencë Gjermania ishte gati të pranonte çeljen e bisedimeve menjëherë me Maqedoninë, por jo me Shqipërinë, të cilës i vuri kushte.
Franca ishte më e sinqertë në qëndrim kur nuk pranoi të bëhej ndarja në trajtim të Maqedonisë nga Shqipëria.
Nuk po përmendim këtu Hollandën që ishte po aq e prerë për të na veçuar nga Maqedonia dhe për të mos na çelur negociatat.
Nuk po përmendim këtu as faktin se përse dështoi rëndë të çelte vjet apo parvjet negociatat, kur Franca ende “mahnitej” nga lapsat me ngjyra dhe atletet me të cilat ky karagjoz shfaqej atje.
Kështu që fshehja pas Gjermanisë nuk e shpëton dot dështakun tonë që qeveris ende pa votën e shumicës së Shqiptarëve si një harbut i vërtetë.
Të paktën pranoimë në fund se nuk qenkan hapur negociatat, që i shpalli të hapura që para dy vitesh. U vetdenoncua si mashtrues publik!
Tani Ai nuk duhet të dorëhiqet, por duhet shporrur me çdo mjet!
Enough is enough”, thotë Manjani në një reagim të tij.(TemA)
Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma thotë se Bashkimi Europian dha sinjal jo vetëm për kryeministrin Edi Rama, por edhe për shqiptarët.
E ftuar në “Zonë e Lirë”, Duma tregoi gjashtë arsye pse ky vendim ndikon negativisht.
“Pa diskutim që është një lajm i keq përtej skepticizmit. Nga ana ekonomike nuk ka asnjë dyshim që hyrja në Evropë do të rrisë standardet.
Shqiptarët nuk paguajnë pak taksa, paguajnë edhe tek buka, por nuk u kthehen në shërbime. Shqipëria nuk ka rrugë tjetër përveç se këtë plan.
Nuk ndërtojmë dot kapacitete për të thithur fonde. Nuk jemi vend kredibël për investitorët. Hapja e negociatave do të thotë vend stabil.
Institucionet shqiptare në realitet nuk ka prodhuar asgjë. Administrata shqiptare nuk fiton statusin real të depolitizimit. Nuk bëjmë dot as bujqësi, as turizëm nëse nuk kemi mbështetjen strategjike të tyre.
Pa diskutim që sinjali që është dhënë nuk është më sinjal vetëm për Ramën pasi është dhënë shumë herë, por edhe sinjal për shqiptarët për të thënë boll më.
Ne kemi bërë gjithçka për të mos na duan. Unë e kam shqetësim personal mos hyrjen në Evropë. Nuk ka Shqipëria asnjë plan tjetër përveç se të hyjë në Evropë. Nuk është islamofobia, fare.
Ne jemi kthyer jo vetëm për standardet tona por për standardet që duan ata. Problem i madh i tyre është formalizimi i parasë së zezë.
Paratë që e kanë burime të zeza në Shqipëri u kthyen në investime atje. Kur ata thanë se nuk kontrollojmë dot më parë dhe Shqipëria është kthyer në portë e trafikimit dhe kërkuan heqjen e liberalizimit të vizave.
Një vit më vonë erdhi çështja e azilkërkuesve, që rriti skepticizmin.
Evropa ka problemet e veta për të diskutuar por pa dyshim që ne bëmë gjithçka që ata të ishin më tepër skeptik”, tha ajo.
Çështjes që nëse Maqedonia e Veriut është sakrifikuar për Shqipërinë, kreu i qeverisë tha se “kjo nuk ka ndodhur pasi ka qenë veto e Gjermanisë që nuk e ka dashur ndarjen e rrugëtimit integrues të dy shteteve fqinje”.
“Ne kemi bërë gjithçka që Macron dhe gjithë të tjerët të thoshin PO për të hapur negociatat, dhe nëse nuk e thanë nuk ka të bëjë me ne. Edhe kundërshtia e tij ndaj disa vendeve që në një moment të caktuar kanë menduar se hajde mos e çajmë këtë punë duke i ndarë, nuk është një qëndrim i rastësishëm, por koherent me konceptin e tij që duhet të ndryshojë Evropa. Asnjëherë Gjermania nuk e ka dashur ndarjen, qartësisht. Debati i madh është prodhuar nga 6 muaj historia këtu për të sfazuar procesin për të bërë ndarjen. Kancelarja ka vënë veton për këtë punë: Ndarje kurrë! Predikimi që Maqedonia e Veriut e paska pësuar nga Shqipëria është predikim i lodhur nga ata që bëjnë çmos për ta sakatuar Shqipërinë në sytë e tjerëve që në mënyrë të përciptë kapen pas këtyre argumenteve”, tha Rama.
I pyetur nga gazetarët për deklaratën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron se kryeministrat Rama dhe Zoran Zaev i Maqedonisë duhet të bëjnë reformë më të thella dhe më tej të nisin negociatat mes tyre për t’i hapur ose jo ato, shefi i ekzekutivit i’u përgjigj: “Edhe Macron duhet të bëjë më shumë, edhe ai vet thotë që dua të bëj më shumë. Në këtë pozicion të jemi, të gjithë duhet të bëjmë më shumë”.
Dështimi për marrjen e datës në takimin e drejtuesve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Bruksel, u prit me zhgënjim në Shkup, ndërsa presidenti i vendit Stevo Pendarovski bën thirrje që të mos ngrihen tensione.
Presidenti maqedonas në një paraqitje televizive u shpreh se nuk është koha për t’u dëshpëruar apo për ta përdorur vendimin për të fituar pikë politikisht.
“Ajo që na duhet më pak është që pakënaqësia të kthehet drejt disa shteteve anëtare të BE-së dhe të nxisë tensione politike”, tha ai.
Zoti Pendarovski u bëri thirrje drejtuesve të partive që t’i lënë mënjanë interesat partiake dhe bashkërisht ta rikonfirmojnë vizionin për vendin e tyre.
Ai tha më tej se Maqedonia e Veriut nuk duhet të jetë vetëm formalisht anëtare e Bashkimit Evropian, por ta përvetësojë realisht sistemin e vlerave dhe zbatimin e tyre në jetën e përditshme të qytetarëve.
Zoti Pendarovski theksoi nevojën për vazhdimin e reformave dhe në veçanti sundimin e ligjit.
“Ballafaqimi me kriminalitetin e organizuar dhe korrupsionin e lartë nuk janë vetëm kushte për integrimin por shumë më tepër domosdoshmëri për ekzistencën e një rendi të qëndrueshëm juridik”, tha ai duke shtuar se standardet evropiane duhet të bëhen edhe standarde të vendit.
Zoti Pendarovski ka thirrur për të dielën një takim me drejtuesit e pushtetit dhe të opozitës.
Kryetari i partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski fajësoi kryeministrin Zoran Zaev për mosmarrjen e datës, duke u thënë gazetarëve se vendimi është rezultat i politikave të këqija të qeverisë së tij.
Ai bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme parlamentare, ndërkohë që në mënyrë paralele të bëhen reforma. Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit maqedonas.
Ndërkaq, kryeministri Zaev, sipas njoftimeve brenda partisë së tij Lidhja Social Demokrate, me t’u kthyer nga Brukseli është takuar me zyrtarët e partisë për t’i njoftuar për takimin e drejtuesve të vendeve anëtare të BE-së dhe për veprimet e mëtejshme që do të marrë qeveria e tij.
Burime brenda LSDM-së u kanë thënë mjeteve të informimit në Shkup se çdo veprim kryeministri do ta bëjë në mënyrë transparente, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë spekulimet nëpër media për dorëheqjen e tij.
/VOA
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pas dështimit së Maqedonisë së Veriut për të marrë datë për fillim të negociatave me BE-në ka thënë se çmimin e këtij zhgënjimi duhet ta paguajë vetëm qeveria, dhe formë për këtë janë zgjedhjet e parakohshme.
“Çmimin e këtij zhgënjimi patjetër që qeveria duhet ta paguajë dhe qytetari ka vetëm një formë, që t’i dënojë apo shpërblejë vendimet dhe veprimet që i bën një politikan, dhe kjo formë janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Duhet që Qeveria dhe partitë politike të zbresin te qytetari dhe atje të marrin energjinë e nevojshme që këto procese t’i çojnë përpara”, tha Sela.
Ai theksoi se kërkesat e BE-së janë në të mirë të qytetarëve të vendit dhe se shteti i së drejtës nuk i duhet Francës por qytetarëve.
“Fajtor është vetëm qeveria, askush tjetër. Edhe në paraqitje tjera publike e kam thënë se realisht, BE ato kërkesa që kanë ndaj nesh si shtet janë kërkesa që në pikë të parë janë në të mirë të qytetarëve të vendit. Shteti i së drejtës nuk i duhet Francës dhe Makron por i duhet qytetarëve të RMV-së. Shteti i së drejtës dhe pastrimi i klasës politike nga njerëz të korruptuar i shërben mbi të gjitha institucioneve të vendit, prandaj faji duhet kërkuar brenda përbrenda”, tha Sela.
Sa i përket thirrjes së presidentit Pendarovski për takimit të liderëve të dielën Sela tha se ka pranuar ftesë që ditën e djeshme dhe se me gjasë do të marrë pjesë në këtë takim.
“Po kam pranuar ftesë që dje, besoja që në atë takim do flasim për hapat e ardhshëm që na presin si politikanë dhe shoqëri, po të kishim marrë datë sot. Me shumë gjasë do marr pjesë, por mendoj që ndryshe do të ishte po të flisnim për të ardhmen, kurse tani duhet të flasim për situatën në të cilën ndodhemi”, tha Sela.
Nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme, a do të bëhet regjistrimi i popullsisë?
“Ne zgjedhje mund të kemi në shkurt ose në mars. Regjistrimi është i rregullt, nuk është i parakohshëm. Maqedonia bën pjesë te ato shtete që nuk e kanë bërë regjistrimin e 2011, por kjo nuk do të thotë që ne duhet të presim, regjistrimi mund të mbahet edhe nga ana e një qeveria e re, ka kohë deri atëherë”, tha Sela.
Lajmi se Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen u shpërnda shumë shpejt në mediat online dhe rrjetet sociale, por duket se kjo nuk është e vërtetë.
Korrepondentja i “Abc News” në Maqedoni Xhumadije Ibrahimi konfirmon se Zaev nuk ka dhënë dorëheqjen ndryshe nga sa raportoi agjencia e lajmeve italiane ANSA.
“Zoran Zaev nuk ka konfirmuar dorëheqjen e tij. E pyetur nga mediat nëse është e vërtetë u përgjgjën me pyetjen se deri në këto momente po bëhen të gjitha disktutimet dhe analizat se çfarë do të bëhet më tej”, vijoi ajo.
Agjencia italiane raportoi gjatë mesditës së sotme se Zaev dha dorëheqjen pasi vendi i tij nuk arriti të hapë negociatat me Bashkimin Europian.
Ky ishte një zotim i Zaevit në fillim të marrjes së mandatit të kryeministrit, gjë të cilën mbetet për ta vërtetuar nëse do ta mbajë ose jo në orët apo ditët në vijim. /albeu.com/
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqjen. Lajmin e bën të ditur agjensia italiane e lajmeve Ansa. Dorëheqja vjen pasi vendet anëtare të BE-së nuk arritën marrëveshje për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë.
Nga Shkupi ende nuk ka konfirmim zyrtar, por po shqyrtohen të gjitha opsionet. Në mesditë, presidenti maqedonas, thirri në takim krerët e partive. Ai iu drejtua popullit edhe përmes një fjalimi nga ku deklaroi se Maqedonia e Veriut duhet të vijojë reformat. Ai iu drejtua popullit edhe përmes një fjalimi nga ku deklaroi se Maqedonia e Veriut duhet të vijojë reformat.
Nga ana tjetër, që opozita në vend u bëri thirrje qytetarëve të dalin në protesta në rrugë dhe sheshe. Sipas kreut të partisë më të madhe opozitare, Hristo Mickoski, mosmarrja e datës së anëtarësimit është rezultat i politikave të gabuara të qeveriosë së drejtuar prej LSDM-së.
“Kur diskutuam hapjen e fatkeqësisht nuk ishim në gjendje të arrinim një marrëveshje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më vjen shumë keq për këtë vendim. Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet, nëse do të përmbusheshin disa kushte, por nuk arritëm unanimitet mbi këtë çështje”.
Ishte kjo deklarata e kancelares gjermane Angela Merkel, në një konferencë për shtyp nga Brukseli kur u pyet për negociatat mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Megjithatë kancelaria duket si i ndau dy vendet, për punën që ato kanë bërë në rrugën evropiane.
“Unë e mbështes presidentin Macron sa i përket procesit të zgjerimit që duhet riformuar, kemi rënë dakord për disa gjëra që duhen bërë, Gjermania do që të ndodhë hapja e negociatave. Maqedonia ka bërë shumë në fakt sa i përket hapjes së negociatave, ndryshimi i emrit, patjetër që ka qenë një progres i madh por edhe Shqipëria ka bërë progres, vazhdoj të mendoj që Shqipëria ka bërë shumë por nuk na ka bërë ende që të marrim një vendim unanim, ka patur ndasi një vendimi të përbashkët. Bëhet fjalë për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe jo për anëtarësim, ata patjetër që duhet të përballen me disa kushte që ne kemi vendosur. Në Shqipëri vazhdon të ketë probleme, përfshirë këtu edhe emigrimin, megjithatë Shqipëria ka bërë maksimumin sa i përket emigracionit. Në fakt kur bëjmë premtime patjetër që duhet t’i mbajmë ato dhe nuk do t’i kthejmë shpinën vendeve”./ Opinion.al
Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka deklaruar se përgjigjja negative për marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në vërtetoi edhe njëherë dështimin e kësaj Qeverie. Edhe pse kjo qeveri erdhi me premtime të shumta, ajo thuajse nuk është duke realizuar asgjë dhe vendin e çoi shumë hapa prapa.
Lëvizja BESA, kohë më pare pati paralajmëruar se nuk është bërë aq sa duhet që ne të marrim datën për fillimin e negociatave. Nga dita e sotme, vendi është në krizë shumë të thellë dhe kapërcimi i kësaj krize zgjidhet duke dhënë dorëheqje kolektive ky kabinet qeveritar dhe vendi sa më shpejt të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
BESA, edhe pse parti opozitare, gjatë gjithë kohës u ka bërë thirrje instituciоnеve të BE-së që gjatë vendimarrjes për rrugëtimin e më tutjeshëm të vendit drejt BE-së, të kenë parasysh interesin dhe orientimin euro-atlantik të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, pa dallim përkatësisë së tyre etnike. Por si duket edhe njëherë dështimet e qeverisë ishin shumë më të mëdha sesa gatishmëria e disa vendeve evropiane për të na pranuar në BE.
Krizën e thellë në të cilën gjendet Maqedonia e Veriut pas dështimit të radhës të kësaj qeverie e tregon më së miri edhe ftesa e presidentit për takim liderësh ditën e diel. Lëvizja BESA qëndrimin e saj për daljen nga kriza do ta paraqesë edhe në takimin e liderëve dhe do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Në fshatin Popolan të Komunës së Suharekës është parë një ari i murrmë, i cili është incizuar nga disa persona të kësaj ane.
Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar ariu ua ka zënë rrugën disa persona në këtë fshat, pasmje të cilat ua sjellim më poshtë.
Kujtojmë, që arusha e murrme u bë hit medial muajin e fundit, për ash*përsimet e saj. U tha se kjo ndodhi pasi dikush nga banorët ia kishte mby*tur këlyshët.
Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka reaguar për mosmarrjen e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për fat të keq, qëndrimet e BE-së nuk janë në interes tonë. Asnjë vendim nuk është për përherë dhe asnjë vendim nuk duhet të dëshpërojë qytetarët. Para se të sjell ndonjë vendim për të ardhmen dua të analizojmë se pse nuk kemi rezultat pozitiv. Në të kaluarën dhe tani, vendimi im ishte që të vazhdohet me reforma. Dilemat për rajonin janë të rrezikshme. Ne kemi të drejtë kë kemi miq në Evropë dhe ne nuk kemi kundërshtarë. Një numër i madh i shteteve na mbështesin dhe këtë e kam vërejtur personalisht. Gjithë këto shtete do të na mbështetin edhe të ardhmen. Anëtarësimi në NATO do të ndodh së shpejti, kurse në BE nuk do të ndodh me këtë qeveri por as me qeveritë e ardhshme, përderisa ne nuk punojmë vet” tha në fillim Pendarovski.
“Reformat duhet të vazhdojnë. Përballja me krimin dhe korrupsionin është detyra jonë. Standaradet e Evropës duhet të bëhen edhe tonat. Pa marr parasysh vendimet e BE-së, ne duhet të vazhdojmë t’i realizojmë marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë. Reformat e brendshme, duhet të vazhdojnë për të mbajtur stabilitetin dhe kohezionin e shtetit. Ju kërkova liderëve që për moment t’i lënë anash politikat partiake dhe të ndikojmë së bashku për të mirën e shtetit” tha mes tjerash Pendarovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nga të gjithë liderët mora përgjigje pozitive dhe do të shihemi me ta të dielën, më 20 tetor. Nuk duhet të dëshpërohemi dhe duhet të punojmë së bashku” tha në fund presidenti Pendarovski. /Telegrafi/
Më shumë se 3 mijë të sëmurë nga kanceri janë regjistruar vetëm në Klinikën e Shkupit për Onkologji dhe Radioterapi, për vetëm nëntë muaj, ndërsa pritet që deri në fund të vitit ky numër pritet të arrijë deri në 4 mijë.
Siç thonë nga Klinika, në këtë numër nuk hyjnë pacientët që mjekohen në institucionet tjera shëndetësore publike dhe në spitalet private, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas informacioneve nga Klinika, ky numër rritet për çdo vit, ndërsa tek ata zakonisht shkojnë pacientë që më herët janë diagnostifikuar me kancer.
Në krahasim me këtë vit, vitin e kaluar në këtë klinikë ishin regjistruar 4 mijë pacientë të ri.
Sipas statistikave, gratë janë ata që më shumë sëmuren nga kanceri i gjirit, kanceri në qafën e mitrës, ndërsa meshkujt më shumë sëmuren nga kanceri në mushkëritë e bardha, por gjithashtu në rritje është numri i të prekurve nga tumori në sistemin digjestiv./Telegrafi/
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, ka dorëzuar pa*di pen*ale kundër 26-vjeçares M.K. nga Republika e Shqipërisë, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit, se ka kryer vepra pe*nale ,,Lën*dim trupor,, dhe ,,rre*zikim i sigurisë,,.
Më datë 10.07.2019, në fshatin Çellopek, në oborrin e shtëpisë së 25-vjeçarit A.I. dhe 24-vjeçares S.I. e deno*ncuara i ka sul*muar fizi*kisht, kurse personit A.I. me thi*kë i ka shkaktuar pla*gë në dorë dhe shpinë.
https://youtu.be/DQayJjYA1kE
Dje (17 tetor) rreth orës 12.00, pjesëtarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, kanë privuar nga liria 32-vjeçarin Z.B. nga fshati Kopanicë e Tetovës.
Gjatë bastisjes së kryer në shtëpinë e tij në fshatin Kopanicë, në periudhën prej 09 e 45 minuta deri 11 e 45 minuta, janë gjetur: pus*hkë autom*atike me një kornizë të mbushur me 19 plu*mba të kal*ibrit 7,62 milimetër, pist*oletë ,,Bereta,, me kornizë, një plu*mb të kalibrit 7,65 milimetra dhe dy çanta me gjithësej 162 plu*mba të kal*ibrit 7,62 milimetra.
Personi Z.B. është mbajtur në Stacionin policor Tetovë, për zbardhjen e plotë të rastit ku gjatë ditës së sotme (18 tetor), me parashtresë adekuate në procedurë paraprake, do të dërgohet në Gjyk*atën Themelore Tetovë.
Pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë, dje (17 tetor) në ora 15 e 45 minuta, në fshatin Forinë e Gostivarit, kanë privuar nga liria personat S.B. (38) nga Dobërdolli, E.S. (18) nga Debreshi, F.A. (18) nga Çegrani, si dhe S.S. (25) nga Gostivari, për arsye se gjatë kotrollit të kryer ndaj tyer dhe veturës ,,Citroen Sakso,, me targa të Gostivarit në të cilën kanë qëndruar, është gjetur mari*juanë.
Katër personat janë mbajtur në Stacionin policor të Gostivarit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet parashtresa adekuate.
Dje (17 tetor), rreth orës 10.00, 51-vjeçari A.J. nga fshati Senakos i Gostivarit, në SPB Tetovë ka denoncuar se ai dhe 51-vjeçarja E.J. në shtëpinë e tyre në fshatin Senoakos, kanë qenë të sul*muar fizi*kisht nga personat A.J. (33), SH.J. (36) dhe S.J. (33) nga i njëjti fshat. Tre personat janë privuar nga liria dhe merren masat për zbardhjen e plotët të rastit.
Mbrëmë (18 tetor), rreth orës 01 e 40 minuta, pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë, kanë privuar nga liria personin E.J. (27) nga fshati Senakos dhe S.T. (27) nga qyteti i Mostarit Republia e Bosnje dhe Hercegovinës, të cilët më herët i kanë sul*muar fiz*ikisht 79-vjeçarin N.H. nga fshati Negotinë e Pollogut, motrën dhe mbesën e tij. Personat E.J. dhe S.T. janë mbajtur në Stacionin policor Gostivar dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit.
Dje (17 tetor), rreth orës 16 e 30 minuta, 42-vjeçari F.J. nga fshati Simnicë e Gostivarit, në SPB Tetovë ka denoncuar se rreth orës 13.00, djali i tij 17- vjeçar, nxënës i shkollës së mesme në Gostivar, ka qenë i sul*muar me mjet të mpr*ehtë, nga një mino*ren nga e njëjta shkollë, i cili paraprakisht ka sul*muar fizik*isht disa nxënës tjerë në oborrin e shkollës.
Merren masat, për identifikimin e të gjithë të involvuarve në këtë
prishje të rendit dhe qetësisë dhe zbardhjen e plotë të rastit.
Dje (17 tetor), rreth orës 12.00, në SPB Tetovë është denoncuar se 43-vjeçari F.I. nga fshati Gradec i Gostivarit, deri sa ka qenë duke kryer punë ndërtimore, në një objekt në ndërtim e sipër në rrugën ,,JNA,, në Gostivar, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.
I njëjti është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad,, në Gostivar, për t’i ofruar ndihmë mjekësore.
Më 16 tetor, në ora 21.00, në udhëkryqin mes rrugëve ,,Boris Kidriç,, dhe ,,Bllagoja Toska,, në Tetovë, pjesëtarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë, i kanë privuar nga liria personat G.R. (42) nga Reçica e Vogël dhe N.N. (19) nga fshati Rogle, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur marij*uanë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personave në fjalë do të përgaditet edhe parashtresa adekuate.
https://youtu.be/rNojgNf0a8k
Pjestarë të policisë nga SPB-Tetovë, më 16 tetor, rreth orës 23 e 15 minuta, kanë privuar nga liria personat R.B. (35), K.A. (27), A.B. (21) dhe një 17-vjeçar të gjithë nga Tetova, në cilët paraprakisht në një objekt hotelerik në rrugën ,,Boris Kidriç,, në Tetovë, kanë sul*muar fizi*kisht 43-vjeçaren Sh.N. dhe burrin e saj 38- vjeçarin A.A. nga Bogovina e Tetovës.
Katër pjesmarësit në këtë su*lm fiz*ik, janë mbajtur në Stacionin policor të Tetovës dhe pas zbardhjes së plotë të rastit, kundër tyre do të pasoj edhe parashtresë adekuate.
https://youtu.be/iPFj99h_fWE
Më 16 tetor, rreth orës 16 e 20 minuta, pjestarët e policisë të Sektorit për punë të brendshme Tetovë, kanë privuar nga liria 47- vjeçarin B.A. nga Gostivari, i cili e ka sul*muar fizi*kisht 37-vjeçarin I.E. gjithashtu nga Gostivari.
Rasti është duke u zbardhur, kështu që do të pasoj edhe parashtresë adekuate.
https://youtu.be/eGpdFgDwEHY
Më 16 tetor, rreth orës 00 10 minuta në Stacionin policor të Tetovës, 24-vjeçari S.B. nga fshati Brodec i Tetovës, ka denoncuar se më datë 15 tetor 2019 rreth orës 23 e 30 minuta, në bulevardin e ,,Ilindenit,, në Tetovë, ka qenë i sul*muar fizik*isht nga personi N.B. nga po i njëjti fshat, me të cilin kanë pasur mosmarveshje të mëparshme.
Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.
https://youtu.be/RoxwxGiATkw
Më 15 tetor, rreth orës 12 e 15 minuta, në Stacionin policor të Tetovës, 15 vjeçari nga fshati Bogovinë i shoqëruar nga gjyshi i tij 66-vjeçari I.N. nga fshati Novosellë e Bogovinës, ka denoncuar se rreth orës 09.00, në një objekt hotelerik në Tetovë ka qenë i sulm*uar fizik*isht nga një tjetër 15-vjeçar nga fshati Novosellë i cili ka qenë i shoqëruar nga tre persona tjerë të panjohur.
Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.
Më 14 tetor, rreth orës 21 e 30 minuta, pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme-Tetovë, kanë privuar nga liria 32-vjeçarin A.M. dhe 25-vjeçarin V.D. të dy nga Gostivari, për arsye se gjatë kryerjes së kontrollit në veturën ,,Opel Astra,, me targa të Gostivarit, është gjetur mari*juanë dhe tableta eks*taze.
Pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të përgatiten edhe parashtresa adekuate.
Më 15 tetor, rreth orës 00 e 50 minuta, në rrugën lokale për në fshatin Trebosh të Tetovës, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë, kanë privuar nga liria 36-vjeçari A.Xh. dhe 27-vjeçarin E.H. të dy nga fshati Dobrosht, për arsye se gjatë kontrollit të kryer në veturën ,,Folkcvagen polo,, me targa të Tetovës, me të cilën kanë udhëtuar personat në fjalë, është gjetur marij*uanë dhe rriz*ëll.
Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të përgatiten parashtresa adekuate.
Më 14 tetor, rreth orës 13 e 30 minuta në Stacionin policor të Tetovës, 57-vjeçari N.A. nga fshati Gllogjë e Tetovës, ka denoncuar se në rrugën APJ ( JNA) në Tetovë, ka qenë i kafshuar nga një qen i pastrehë në pjesën e këmbës së majtë.
Më 14 tetor, rreth orës 13 e 30 minuta, në rrugën ,,Pançe Poposki,, në Gostivar, mjeti ngarkues ,,Pezho,, me targa të Gostivarit, të cilin e ka drejtuar 48-vjeçari S.B. nga fshati Balindoll i Gostivarit, ka aksidentuar këmbësorin 29-vjeçar A.M. nga fshati Zdunjë e Gostivarit.
Gjatë aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori A.M. i cili është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad,, në Gostivar, për t’i ofruar ndihmë mjekësore.
Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga Stacioni policor – Gostivar.
Dështimi i Shqipërisë për të hapur negociatat me BE mund të konsiderohet si një sukses i qeverisë për të shmangur skenarin më të keq, atë të ndarjes nga Maqedonia, duke mbetur edhe pas saj. Ky opsion, që ishte prezent deri në fund në tryezë, u eleminua falë një qasje strategjike të presidentit Makron, që i “dogji” te dy vendet së bashku, nën moton: të reformojmë më parë BE, pastaj të mendojmë për zgjerimin.
Sikur kreu francez i shtetit mos kishte mbështetur këtë sfidë, qeveria shqiptare do të ishte në ditën e saj më të keqe dhe në pozitën e saj më të vështirë. Edi Ramës nuk do t’i pinin ujë alibitë se faji nuk qëndron tek ne, por është problem i BE.
Veçimi nga fqinji ynë lindor, ashtu siç kërkuan një grup serioz vendesh, do të bëhej realitet dhe Shqipëria do të mbetej në vagonin e fundit përkarh Kosovës dhe Bosnjes.
Drejt këtij fundi katastrofik rilindja ka punuar me kokfortësi dhe këmbëngulje së paku prej tre vitesh.
Ajo ka injoruar dhe fshehur çdo alarm që i ka rënë dhe çdo sinjal shqetësues që ka marrë. Ajo është përpjekur vetëm për një gjë, të vërë në punë makinerinë gjigande të propagands, duke u munduar të fshehë simptomat pa kuruar pasojat.
Kushdo që e ka ndjekur me vëmendje këtë proces e ka të qartë se sinjalet për një fund katastrofik kishin mbërritur me kohë. Së paku Gjermania, por edhe Holanda edhe Franca, i kanë dhënë mesazhet të qarta se shumëçka nuk është në rregull, por në vend që të dëgjoheshin, ato u munduan të sfumoheshin në zhurmën e daullexhinjve të propagandës.
Në nëntor të 2016, kur Edi Rama qe ende në mandatin e parë përkrah Saimir Tahirit, në Tiranë zbarkoi deputeti i CDU-së së Merkelit, Krichbaum, shefi i komisionit për mardhënie me BE-në, në Bundestag. Ai foli për herë të parë për shtatë kushte për hapjen e negociatave mes të cilave përmendej, lufta ndaj krimit, bërja pas në betejën me drogën dhe reforma zgjedhore.
Në vend që të reflektonte, Edi Rama e bëri deputetin gjerman, personazh të monoogjeve të tij të përjavshme në Facebook, duke prerenduar se ai ishte përkthyes në gjermanisht i tezave të PD-së dhe se ky lloj deputeti qe pa as një peshë, pasi vendimi ishte në duar të qeverive.
Dy vite më pas, gjatë një vizite në Gjermani, në prill 2018, kjo symbylltësi do ti kthehej në boomerang. Deputetët e djathtë gjermanë do të bojkotonin një darkë më kryeministrin për mënyrën se si qe sjellë me kolegun që pat folur në emër të tyre, por njëkohësisht, do ta fshikullonin qeverinë për mbrojtjen që i bëri Saimir Tahirit dhe sulmin kundër prokurorëve që e hetonin atë.
Këto nuk ishin sinjalet e vetme. Në gusht 2017 shtypi holandez njoftoi se policia e këtij vendi, i pati kërkuar qeverisë rivendosjen e vizave me Shqipërinë. Në vend që kjo indicje të shtypte butonin e alarmit, e mobilizoi shtetin për fshehjen e lajmit. Ambasadorja jonë në Hagë deklaroi se gazeta “De Telegraaf” ishte përkthyer keq në Tiranë dhe shqetësimi u tentua të varrosej me kaq.
Sjellja prej struci nuk zgjidhi asgjë.
Në prill të këtij viti, 105 deputetë holandezë (nga 150 gjithsej), e votuan atë që ne shtireshim sikur nuk donim ta shikonim. Po, pa nxjerrë asnjë mësim, vendimit për heqjen e lirisë së lëvizjes, daullexhinjtë e rilindjes iu përgjigjën me një sulm idiotesk ndaj vendit të tulipanëve, si një vatër shumë më e madhe se ne, për krimin dhe drogën. Përgjigjja ndaj gjithë këtij mos reagimi ishte një votimi i dytë i deputetëve në Hagë, për ti thënë JO, hapjes së negociatave me Shqipërinë.
Po e njëjta fabul është përsëritur edhe me Francën. Shqetësimi për azilkërkuesit shqiptarë nuk është i tanishmi. Ai daton që në vitet, 2016-2017, kur presidenti i sotëm Makron ishte thjeshtë një anëtar i kabineti i paraardhësit të tij Holland.
Të gjithë ministrat tanë të brendëshëm pa përjashtim janë thirrur në Paris, për të dëgjuar këtë shqetësim që nuk është një alibi e nxjerrë sot. Homologët e tyre francezë si rrallë herë kanë ardhur njëri pas tjetrit në Tiranë, për të zgjidhur problemin. Por, gjithmonë, qeveria shqiptare është treguar e paaftë për tu dhënë një përgjigje serioze. Sepse, përpara masave konkrete ajo ka pasur një preokupim: fshehjen e lajmit.
Pikërisht kjo politikë e mbylljes së syve, kjo sjellje sikur alarmi nuk ekziston, kjo përpjekje e shtetit të propagandës, për të mbytur çdo të vërtetë, na solli në pikën kritike të ndarjes nga fqinji ynë lindor.
Ajo kulmoi në propozimin e presidencës finlandeze të mbështetur nga shumë vende, për të veçuar Shqipërinë nga Maqedonia. Ajo u dallua tek ato vende anëtare si Danimarka, Holanda, Spanja që ne na thanë JO dhe atyre PO. Ajo u duk te të tjera si Gjermania, që ne na mbytën me kushte ndërsa Shkupit i ndezën dritën jeshile.
Falë presidentit Makron dhe një vizioni të tij të ndryshëm për Europën e dy shpejtësive që transformon edhe politikat e saj të zgjerimit, Edi Rama dhe daullexhinjtë e tij shpëtuan nga ky turpërim publik. Ata shmangën më të keqen, mbetjen pas Maqedonisë. Ata realizuan ëndrën e shqiptarit primitiv që kur nuk ia del vetë, lutet të ngordhë lopa komshiut.
Kryerilindasi e kori së paku këtë fitore. Prandaj ai sot është në të drejtën e tij të organizojë sërisht një festë. Të hapë shampanjë dhe të hedhë fishezkzarre si një vit e ca më parë kur na tha se negocitat i kishim hapur.
Pas një debati të gjatë, liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë dështuar që të arrin pajtim për vendimin lidhur me nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për këtë temë, në samitin e BE-së u diskutua të enjten deri në orët e vona.
Edhe pse ka dominuar qëndrimi se Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet dhënë vendim pozitiv, pasi kanë përmbushur kriteret e kërkuara, liderët e BE-së nuk kanë arritur konsensus. Disa liderë kanë shprehur keqardhje dhe zhgënjim për këtë dështim, duke shfaqur frikën se kjo gjë mund të ndikojë negativisht në besueshmërinë e BE-së në rajon dhe mund ta destabilizojë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babish ka shprehur keqardhje për mosarritjen e konsensusit për Tiranën dhe Shkupin Zyrtar.
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka thënë se hezitimi për të mos vendosur për nisjen e negociatave me këto dy shtete si dhe kërkesa për ndryshimin “e rregullave të lojës” nuk është diçka e duhur.
Por, burimet diplomatike kanë konfirmuar se ka qenë presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili në fund ka kundërshtuar çfarëdo vendimi.
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, pas takimit ka thënë se vendi i tij ka qenë i gatshëm që të pranojë të jepet një vendim pozitiv për Maqedoninë e Veriut, por ka kundërshtuar që një gjë e tillë të bëhet edhe për Shqipërinë.
As përpjekjet për të ndarë këto dy shtete dhe për të pasur së paku vendim pozitiv për Maqedoninë e Veriut kanë dhënë fryt.
Pas diskutimeve të gjata lidhur me zgjerimin e BE-së, ishte dhënë një propozim që liderët të paktën të dalin me deklarata pozitive, pa miratuar vendimin, por duke dhënë sinjale se një gjë e tillë mund të ndodhë më vonë. Edhe kjo gjë është kundërshtuar nga Franca dhe në këtë mënyrë debati ka rezultuar pa asnjë konkluzion rreth zgjerimit.
Burimet në BE kanë thënë se deri në fund të vitit apo në fillim të vitit të ardhshëm, Franca do të duhej që të dalë me një propozim më të qartë se si mendon që procesi të reformohet, në mënyrë që të mbështesin një vendim pozitiv për këto dy shtete.
Ka pasur informacione se liderët e BE-së do të mund të tentojnë që edhe një herë gjatë të premtes të arrijnë së paku pajtim për një deklaratë të përbashkët. Por, duke pasur parasysh temat tjera që ata sot kanë në agjendë, edhe lëshimi i një deklarate të përbashkët duket se ka pak gjasa të ndodhë.
Zgjerimin dhe vendimin për nisjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si temë në samit e kishte vendosur presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk. Mësohet se ai fuqishëm ishte angazhuar që lidhur me këtë të ketë vendim pozitiv, por kundërshtimi i Francës ishte i pakapërcyeshëm, thanë disa diplomatë që folën me gazetarët pas takimit në Bruksel të liderëve të BE-së.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur rreth koalicionit me Vetëvendosjen duke thënë se kjo parti merr vendime të përbashkëta dhe jo individuale për këso vendime të mëdha.
Ai ka përmendur edhe koalicionin e mëparshëm me PDK-në duke thënë se nuk ishte vetëm vendim i tij, por i Këshillit, njofton Klan Kosova.
“Zgjidhjen për koalicionin me Vetëvendosjen do ta gjejmë në organet e LDK-së sepse ato vendosin për marrëveshje të tilla në Kryesi dhe Këshill të Përgjithshëm dhe mos të vjen nesër që kryetari i LDK-së e bëri një koalicion për të cilin ne kemi qenë pro ose jo sikurse kemi vepruar atëherë për koalicionin me PDK-në”.
“As me PDK-në s’kam bërë koalicion individual por kemi dalë në Këshill të Përgjithshëm dhe prej 101 vetëve vetëm katër vetë kanë qenë kundër koalicionit, të tjerët të gjithë kanë qenë që ta nxjerrim vendin prej krizës ku kemi qenë”.
Msutafa në Zona e Debatit tha se në këtë mënyrë do ta lidhin edhe koalicionin me Vetëvendosjen, por për këtë kusht është gjuha e përbashkët.
“Për të qeverisur duhet të kemi korrektësi mes vete dhe propocionalitet të plotë në peshën e qeverisjes sepse dallimi mes nesh në vota është i vogël dhe nuk mund të rritet me votat e diasporës, me kusht dhe ato të personave me aftësi të veçantë”.
“Nëse ne gjejmë gjuhë të përbashkët dhe këtu nuk kam parë të kundërtën me Albin Kurtin kur kemi diskutuar në tavolinë”.
“Po ashtu shoh se ka klimë për të bërë këtë koalicion te përkrahësi dhe kjo mund të shihet edhe në media dhe debatet të ndryshme politike. Por LDK nuk varet nga ajo”.