Ballina Blog Faqe 6

Vrasja e Ilaria Sulës nga ish-i dashuri, rrëfehet nëna e Mark Samson: E ndihmova të pastronte gjakun në dhomë

Nëna e Mark Samson, 23-vjeçarit që masakroi me thikë 22-vjeçaren Ilaria Sula në Itali, ka rrëfyer se ka bashkëpunuar në krim.

Nors Marlapz, gjatë marrjes në pyetje prej 4 orësh ka thënë se “unë e ndihmova djalin tim të pastronte njollat ​​e gjakut në shtëpi.”

Në përfundim të deklaratave dhe përgjigjeve në pyetjet e prokurores Maria Perna u zyrtarizua akuza ndaj saj për bashkëpunim për fshehje kufome.

Zonja, e cila pranon se ka qenë në shtëpi në momentin e vrasjes se kryer nga djali i saj, do ta kishte ndihmuar atë të pastronte dhomën e gjumit ku ndodhi vrasja.

Vrasja e Vladimir Topjanës nga bashkatdhetari, zbardhen dinamika e krimit në Itali! Viktima i kafshoi veshin babait të autorit

Mbrëmjen e së dielës së 6 prillit, një 43-vjeçar shqiptar, Vladimir Topjana, u vra në rrugë në Fontanafredda , provinca e Pordenones, pas një konflikti të dhunshëm.

Sulmuesi, po një shqiptar 30-vjeçar, e qëlloi tre herë me armë zjarri Topjanën, duke e vrarë para syve të kunatit të tij.

Arratisja e Audi dhe arrestimi

Menjëherë pas krimit, vrasësi është arratisur me një makinë tip Audi të bardhë, e cila është kërkuar gjatë gjithë natës në zonën e Pordenones. Makina u ndalua në Orsago , në provincën e Trevisos, ku i dyshuari u arrestua së bashku me babain e tij që e shoqëronte.

Dinamika

Sipas rikonstruksioneve fillestare, debati mes Topjanës dhe autorit ka nisur në një lokal në via Buonarroti, gjatë transmetimit të një ndeshje futbolli. Pas një debati të ashpër, Topjana dyshohet se ka kafshuar babanë e sulmuesit , duke i këputur veshin. Ky gjest shkaktoi dhunën! 30-vjeçari nxori armën dhe qëlloi dy herë 43-vjeçarin, njëra prej të cilave e kapi në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Dëshmitë dhe hetimet

Dëshmitarët, duke përfshirë disa klientë të bareve, ishin thelbësorë për hetimin. Hetuesit mjeko-ligjorë kontrolluan tërësisht vendin e krimit, duke gjetur një nga gëzhojat e plumbave të qëlluar nga vrasësi. Pavarësisht arratisjes së të dyshuarit, autoritetet kanë mundur ta gjurmojnë dhe ta arrestojnë pas një kontrolli intensiv. Ende po zbardhet motivi i vrasjes, por debati i dhunshëm duket se ka shkaktuar aktin fatal.

Gjendet pa shenja jete Ajet Lleshi, 27 vjeçari i ngrirë në malin e Pashtrikut

Gjendet 27 vjeçari i ngrirë në malin e Pashtrikut pa shenja jete. Ajet Lleshi, nga fshati Kishaj i Hasit.

Ai ishte nisur drejt malit të Pashtrikut për për të prerë dru, në pyll që prej mëngjesit të djeshëm, por rreth orës 17:00 familjarët e tij denoncuan se kishin humbur kontaktet me të.

Në këto kushte, babai i të riut bashkë me tre xhaxhallarët e tij kanë dalë në mal për ta kërkuar, por janë ndarë në drejtime të ndryshme dhe që prej orës 2 të mëngjesit familja humbi kontaktet edhe me babain e 27-vjeçarit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit dhe pas disa orësh, e gjetën Rizaun në malin e Pashtrikut, në gjendje të rënduar fizike e psikologjike. Ndërsa tashmë gjendet edhe i biri, fatkeqësisht i pajetë.

Ajet Lleshi, një i ri 27-vjeçar nga fshati Kishaj në Has, ka humbur çdo gjurmë prej më shumë se 24 orësh, pas një daljeje të thjeshtë nga banesa e tij një ditë më parë. Ai kishte dalë në mëngjes për të prerë dru, por nuk është kthyer më në shtëpinë e tij.
Pasditen e djeshme, Ajeti ka telefonuar të atin dhe i ka kërkuar ndihmë urgjente, duke i shpjeguar se kishte mbetur i bllokuar nga dëbora dhe nuk mund të kthehej dot në banesë. Dëbora ka bllokuar rrugët dhe e ka vështirësuar ndjeshëm lëvizjen, duke i krijuar atij një situatë të rrezikshme në natyrën e ashpër të zonës.
I shqetësuar për situatën, babai i tij ka njoftuar autoritetet, dhe menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat janë bashkuar me Emergjencat Civile dhe banorët e fshatit, kanë nisur kërkimet për të gjetur Ajetin.
Operacioni ka përfshirë një sërë mundësish për të përshpejtuar procesin e gjetjes, por, për fat të keq, ende nuk ka pasur ndonjë rezultat konkret.
Kërkimet janë ndihmuar edhe nga autoritetet e Kosovës, të cilat kanë angazhuar helikopterë për të mbështetur operacionin dhe për të pasur një pamje më të gjerë të terrenit të vështirë ku ka humbur Ajeti.

Itali – Ekzekutimi me plumb në kokë i Vladimir Topjanës në sy të të birit, zbulohet identiteti i autorit të krimit! 34-vjeçari Roger Shota ishte me të atin kur kreu vrasjen (VIDEO+FOTO)

Detaje të reja dalin nga ekzekutimi me plumb në kokë i 43-vjeçarit Vladimir Topjana, krim i ndodhur rreth orës 21:30 të mbrëmjes së të dielës (6 Prill) në Fontanafredda pas një sherri mes tij dhe dy bashkatdhetarëve (baba e bir).

Vladimir Topjana

Raportohet se viktima ndodhej në lokal së bashku me djalin e tij, kur në vendngjarje ka mbërritur një Audi i bardhë, ku ndodheshin Roger Shota, 34-vjeçar dhe i ati, 66-vjeçari Pren Shota.

Pren dhe Roger Shota

Sipas mediave italiane, Roger Shota qëlloi me armë zjarri Vladimir Topjanën, shofer i kompanisë Porcia dhe banues në Cordenons, dhe u largua nga vendngjarja me Audi-n.

Vrasësi Roger Shota.

Kërkimet nisën menjëherë në të gjithë zonën e Pordenones dhe arratisja e tij përfundoi rreth mesnatës në zonën e Orsago nga Karabinierët.

Vrasësi Roger Shota.

Autori i dyshuar Roger Shota, 34-vjeçari shqiptar me banim në Sacile, akuzohet për vrasje të rëndë me paramendim.

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

Prishtinë- Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.

“REFUZOHEN kërkesat për kundërshtimin e provave dhe hedhjen e aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, nën shenjën PP.1.nr.256/2023, e datës 15.01.2025, të parashtruara nga mbrojtësi i të akuzuarit Naim Murseli, Av. Teuta Zhinipotoku, më atë 26.02.2025 nga mbrojtësi i të akuzuarit Granit Plava, Av.Skender Gojani, më datë 04.03. 2025 dhe nga mbrojtëvsi i të akuzuarit Kushtrim Kokalla, Av. Ndrecë Dodaj më datë 11.03.2025″, si të pabazuara”, thuhet në vendim, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Raporti në përditësim…

Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, Granit Plava nuk u deklarua rreth fajësisë, kurse Kushtrim Kokalla tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen. Ndërsa, fajtor u deklarua i akuzuari Tom Dodaj. Ky i fundit, pasi pranoi fajësinë u dënua me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.

Betimi për Drejtësi” ka siguruar aktakuzën e Prokurorisë, në të cilën thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro. I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.

Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte njoftuar Naimin. E vetë Naim Murseli, thuhet se siguroi armën me 20 fishekë, nga i akuzuari Tom Dodaj, nga i cili e bleu për 280 euro. Me këtë armë, u krye vrasja e tani të ndjerës.

Plani i Naim Murselit për vrasjen e Liridonës, inskenimi i grabitjes e marrëveshja për ta paguar 30 mijë euro dorasin

Sipas aktakuzës, për shkak të raporteve të çrregulluara familjare dhe martesore, gjatë të cilave kanë lindur mllefi dhe dëshira për hakmarrje tek i pandehuri i parë Naim Murseli, ky i fundit ka bërë planin ta largojë tani të ndjerën Liridona nga jeta e tij.

Në aktakuzë thuhet se pas datës 25 qershor 2022, kur është paguar polica e sigurimit jetësor në emër të Liridona Murselit me kompaninë Folksam, në shumën prej 3.000.000 kruna suedeze, me qëllim që pas vrasjes të ketë edhe dobi financiare, Naimi të pandehurit të tretë (Kushtrim Kokalla), ia ka shpalosur planin e likuidimit të bashkëshortes së tij dhe nga ai ka kërkuar të gjejë mundësi për vrasjen e saj.

Aktakuza thotë se fillimisht, Kokalla ka refuzuar e më pas ka gjetur të pandehurin e dytë, Granit Plava, me të cilin e ka njoftuar Naim Murselin dhe që të tre janë dakorduar që Graniti të kryejë vrasjen me marrëveshje që Naimi t’ia paguajë kompensimin në shumën prej 30 mijë euro.

Ndërsa, Naimi më 29 nëntor 2023, thuhet se ka siguruar armën e zjarrit dhe 20 fishekë, të cilat i ka blerë rreth orës 14:00 po të njëjtën ditë nga i pandehuri i katërt Tom Dodaj në shumën prej 280 euro, e të cilën armë ia ka dhënë të pandehurit të dytë- Granit Plavës.

Granit Plava, thuhet se armën në fjalë e ka përdorur për vrasjen e tani të ndjerës Liridona. Vrasje kjo e kryer në të njëjtën ditë në orët e mbrëmjes, në intervalin kohor prej orës 20:11 deri në ora 20:18 në vendin për të cilin është dakorduar me Naimin, duke e inskenuar që të duket si grabitje, ndërsa Naimi në mënyrë dinake me dorën e tij të djathtë ka mbajtur Liridonën në krahun e dorës së saj të majtë, me qëllim që ajo mos t’i shmanget plumbit, për çka Naimi me fëmijët ka dalë nga vetura dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Me këtë, Naim Murseli akuzohet se në bashkëkryerje me të akuzuarit Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par.1., pika 1.3 dhe 1.4 lidhur me nenet 31 dhe 34 të Kodit Penal.

I maskuar e me pistoletë, Granit Plava qëlloi me një plumb në kokë Liridonën

Sipas aktakuzës, më 29 nëntor 2023, në intervalin kohor prej orës 20:11 deri në 20:18 në fshatin Bërnicë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, i pandehuri i parë Naim Murseli me veturë në të cilën ka qenë tani e ndjera Liridona dhe fëmijët e tyre të moshës 4 dhe 6 vjeç, pas marrëveshjes paraprake, i ka dhënë shenjë me drita të veturës të pandehurit Plava, për çka ai befas ka dalë përpara veturës me maskë në kokë dhe pistoletë në duar, derisa i pandehuri Murseli, ka ndaluar dhe ka fikur motorin e veturës dhe me dorën e tij e ka mbajtur Liridonën për krahun e dorës së saj të majtë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri Granit Plava për kompensim në shumën prej 30 mijë euro, nga afërsia e drejtpërdrejtë përmes dritares gjysmë të hapur nga ana e pasagjerit, ka shtënë një fishek nga pistoleta në drejtim të Liridonës dhe e qëllon në kokë, në pjesën prapa veshit të djathtë, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, ku për pasojë ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Vdekja e saj, sipas raportit të autopsisë erdhi si rezultat i gjakderdhjes së brendshme dhe të jashtme.

Me këtë, Granit Plava akuzohet se në bashkëkryerje me Naim Murselin dhe Kushtrim Kokallën ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par.1, pika 1.6 lidhur me nenin 31 dhe 34 të Kodit Penal.

Në pikën e tretë të aktakuzës, Granit Plava ngarkohet se nga 29 nëntori 2023 rreth orës 14:00 deri më 1 dhjetor 2023 rreth orës 16:15, ku është kryer bastisja në shtëpinë e tij në Cërmjan, Komuna e Gjakovës, ku është gjetur arma, pa autorizim dhe në kundërshtim me Ligjin për armë, ka poseduar pistoletën së bashku me 19 fishekë, me të cilën ka kryer veprën, e të cilën armë Naimi e ka blerë më 29 nëntor 2023 rreth orës 14:00 nga i pandehuri i katërt Tom Dodaj në shumën prej 280 euro.

Me këtë, Plava akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, par.1 të Kodit Penal.

Kushtrim Kokalla njoftoi Granit Plavën me Naim Murselin dhe u dakorduan që Graniti ta kryejë vrasjen për 30 mijë euro

Në aktakuzë thuhet se pasi që i pandehuri i parë Naim Murseli ka kërkuar nga Kushtrim Kokalla që të gjejë mundësi për vrasjen e bashkëshortes së tij- Liridona Murselit dhe i njëjti ka refuzuar, Kushtrimi ka gjetur të pandehurin e dytë Granit Palava me të cilin e ka njoftuar Naimin dhe të tretë janë dakorduar që Graniti ta kryejë vrasjen me marrëveshje që Naimi t’i paguajë kompensim shumën prej 30 mijë euro.

Sipas aktakuzës, Naimi më 29 nëntor 2023 ka siguruar armën dhe 20 fishekë të cilat i ka blerë të njëjtën ditë rreth orës 14:00 nga Tom Dodaj për 280 euro, ia ka dhënë Plavës i cili armën e përmendur e ka përdorur për vrasjen e tani të ndjerës Liridona.

Me këtë, Kushtrim Kokalla akuzohet se në bashkëkryerje me Naim Murselin dhe Granit Plavën ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par.1, pika 1.13 lidhur me nenet 31 dhe 34 të Kodit Penal.

Kokalla s’e lajmëroi vrasjen, edhe pse Naimi e kishte pranuar në dhomën e hotelit

Kokalla po ashtu akuzohet se edhe pse menjëherë pas kryerjes së vrasjes së tani të ndjerës Liridona ka pasur njohuri që veprën penale e kanë kryer i pandehuri Naim Murseli (i cili këtë e ka pranuar derisa kanë qenë në dhomën e hotelit të njëjtën natë pas vrasjes së kryer) dhe i pandehuri i dytë Granit Plava, i pandehuri Kokalla nuk i ka lajmëruar kryerësit e as veprën penale vrasje për planifikimin e kryerjes së të cilës ka marrë pjesë në mënyrë aktive së bashku me Murselin e Plavën, e të cilin rast organet kompetente fillimisht e kanë hetuar si grabitje deri dy ditë më vonë kur është arrestuar (më 1 dhjetor 2023).

Me këtë, Kushtrim Kokalla akuzohet se ka kryer veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre” nga neni 378, par.1, pika 1.1 lidhur me nenin 34 të Kodit Penal.

Tom Dodaj ia shiti armën Murselit e Plavës për 280 euro

Aktakuza e Prokurorisë ngarkon Tom Dodajn se më 29 nëntor 2023, rreth orës 14:00, në vendin e tij të punës në Novosellë të Epërme- Komuna e Gjakovës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, e në kundërshtim me Ligjin në fuqi për armë dhe materiale plasëse, ia ka shitur një armë zjarri- pistoletë të akuzuarve Murseli dhe Plava në shumën prej 280 euro, e cila është përdorur në kryerjen e vrasjes së tani të ndjerës Liridona, vrasje e kryer në të njëjtën ditë në intervalin kohor mes orës 20:11 dhe 20:18 në Bërnicë, në rrugën “Dalip Alshiqi”, Komuna e Prishtinës.

Me këtë, Dodaj akuzohet se ka kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse nga neni 364, par.1 të Kodit Penal.

Detajet nga deklarimet e të akuzuarve në Prokurori dhe Polici, mund t’i gjeni: KËTU. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Тетовец загина во сообраќајна несреќа на патот Маврово – Дебар

Вчера во 17:50 часот во Полициско одделение Ростуше било пријавено дека на регионален пат Маврово-Дебар поточно во местото викано Скудрински мост, патничко возило „ланд ровер” со тетовски регистерски таблици излетало од пат.

СВР Тетово информира дека на лице место починал возачот Ш.С.(49) од Тетово. Тој се здобил со тешки телесни повреди и на лице место им подлегнал на повредите, додека сопатничката, негова сопруга А.С.(47) се здобила со тешки телесни повреди констатирани во Клиничка болница Тетово.

Увид на лице место извршила екипа од ОВР Гостивар во содејство до јавен обвинител.

Nëna e filipinasit pa vrasjen e Ilarias, pritet të ngrihen akuza ndaj saj

Marrin një tjetër kthesë hetimet për feminicitin e Ilaria Sulës, studentes shqiptare nga Terni e vrarë nga Mark Samson, ish-i dashuri me origjinë filipinase. Djali 23-vjeçar e ka pranuar tashmë krimin duke deklaruar se kishte vepruar i vetëm, madje edhe duke futur trupin e vajzës në një valixhe.

Megjithatë, roli i prindërve të Samsonit mbetet për t’u sqaruar. Vrasja e Sulës ndodhi në shtëpinë e tyre, në shtëpinë në Via Homs, në Romë. Tashmë, nëna e tij do të merret në pyetje nga prokurorët dhe sipas agjencisë së lajmeve “LaPresse”, ajo do të regjistrohet në regjistrin e të dyshuarve.

Sipas asaj që mëson “LaPresse”, gruaja pasi ka dëgjuar britmat e 22-vjeçares në dhomën e gjumit, ka hyrë brenda dhe ka parë trupin. Më pas ajo e ka ndihmuar djalin e saj të pastronte skenën e krimit.

Të hënën, më 7 prill, në orën 14, nëna e Samsonit do të merret në pyetje në zyrat e seksionit të vrasjeve në policinë e Romës. Gruaja ende nuk është hetuar zyrtarisht dhe është thirrur së bashku me avokatët e saj. Ajo duhet të qartësojë rolin e saj.

Samsoni ka thënë se e vrau Ilaria Sulën mëngjesin e 26 marsit pasi kaloi natën me të në shtëpinë e saj, në apartamentin në via Homs. Studentja 22-vjeçare kishte shkuar tek “ish”-i i saj për t’i kthyer disa rroba. Më pas, sipas versionit së djalit, ajo fjeti aty për të shmangur transportin publik. 23-vjeçari thotë se pati një gjaknxehte të papritur: “E vrava për xhelozi, por e doja”. ©Lapsi.al

Francis Fukuyama: Trump është injorant, rrezikojmë depresion dhe luftë

Profesori i njohur amerikan bën një parashikim të fortë pas vendimeve të Trump që i quan “idiotësi”

Profesor Francis Fukuyama thotë se historia ka ecur më tej, por tani po shkon në drejtimin e gabuar. Profesori i Universitetit të Stanfordit, teoricien i librit të famshëm “Fundi i historisë” thotë se “Trump po përsërit politikat që na çuan në luftë në vitet 1930”.

Tarifat e reja të firmosura nga kreu i Shtëpisë së bardhë “janë vendimi më idiot që kam parë ndonjëherë nga një president amerikan. Ato do të jenë krejtësisht kundërproduktive dhe ndoshta do ta futin ekonominë botërore në një recesion shumë të rëndë, nëse jo në depresion.

E gjitha bazohet në paaftësinë e Trump për të kuptuar se si funksionon ekonomia. Është e vështirë për mua të kuptoj se si një president amerikan mund të bëjë diçka kaq qesharake dhe të dëmshme për shoqërinë e tij”, – thotë ai në një intervistë të gjatë për gazetën italiane “La Repubblica”.

Ankesat e Trump se vendet e tjera po grabitin Amerikën, sipas profesorit, nuk kanë kuptim. “Amerika ka përparuar jashtëzakonisht falë rendit global të tregtisë liberale. Trump mendon se të kesh një deficit është një shenjë shfrytëzimi, por çdo ekonomist mund t’ju shpjegojë se nuk është kështu. Është vetëm ana tjetër e medaljes së monedhës së dollarit, pasi vendimi i rezervës së dollarit bazohet në dominimin e monedhës së botës. Një injorancë e pabesueshme sa është e vështirë të kuptosh se si u bë president”.

Për idetë e administratës së re që flasin për rikthimin e industrisë së prodhimit në SHBA, ai thotë se kjo nuk do të funksionojë.

“Kostoja e rikthimit të prodhimit të të gjithë këtyre zinxhirëve në SHBA do të jetë e madhe. Kompanitë amerikane nuk do të mund të përballojnë ndërtimin e impianteve krejtësisht të reja, për shkak të kostos së lartë të punës. Dhe pastaj kush do t’i investojë gjithë këto para kur ke një president jo-konsistent që ndryshon mendjen çdo dy ditë? Pas 2-4 vitesh demokratët do të kthehen. E gjithë kjo do të kthehet mbrapsht. Nuk mendoj se kjo do të ndodhë” – thotë ai.

Lidhur me ngjashmërinë midis politikave të Trump dhe tarifave të viteve 1930, Fukuuyama thotë se manjati “përputhet me autokratët sepse dëshiron të jetë i tillë dhe përpiqet të lëvizë sistemin amerikan në atë drejtim. Shpresa e vetme është që kjo politikë budallaqe t’i kthehet atij në të kundërt. Çmimet do të rriten dhe ka të ngjarë të hedhin SHBA-në dhe shumë ekonomi të tjera në një recesion të madh. Kjo nuk do t’u pëlqejë votuesve amerikanë, të cilët ëndërronin për një epokë të artë”.

Më pas shton: “Kur njerëzit humbasin punën e tyre dhe bota bie në një depresion që delegjitimon qeveritë ekzistuese, ky lloj destabiliteti krijon konflikt. Politika e Trump do të shkatërrojë Aleancën Atlantike dhe do të fshijë çdo lloj solidariteti midis demokracive. Rusia dhe Kina janë të lumtura të përfitojnë nga kjo dobësi” – e mbyll profesori i njohur. ©Përshtati LAPSI.al

Aksion në Kosovë, arrestohen 16 persona, mes tyre 4 oficerë të shërbimeve të sigurisë serbe! Ministri: Njëri prej tyre, i dyshuar për vrasjen e policit Afrim Bunjaku! Ja çfarë u sekuestrua

Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se në një operacion të realizuar nga organet e sigurisë më datat 5 dhe 6 prill, janë ndaluar gjithsej 16 persona të ndarë në katër automjete me targa të Serbisë.

Sveçla në një postim në Facebook ka thënë se katër prej të ndaluarve janë oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë. Sipas tij, katër persona janë ndaluar në Gjalkovë dhe 12 në Prizren.

Ministri bën me dije se dyshohet se këto grupe kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve, pasi janë gjetur dëshmi të lidhjes së tre me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe si dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës.

Mësohet se policia ka gjetur fotografi me hartën e Republikës së Kosovës, fotografi të terroristëve të vrarë gjatë sulmit në Banjskë, dy thika, një sëpatë dhe një dritë rotative.

“Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se këto grupe kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme, pasi janë gjetur dëshmi të ndërlidhjes me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe si dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës. Grupi i parë, i përbërë nga katër persona, u ndalua në Gjakovë.

Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën: fotografi me hartën e Republikës së Kosovës, fotografi të terroristëve të vrarë gjatë sulmit në Banjskë, dy thika, një sëpatë dhe një dritë rotative. Me vendim të prokurorit, personat janë ndaluar në kohëzgjatje 48 orëshe”, ka njoftuar Sveçla. “Grupi i dytë, me 12 persona, është ndaluar në Prizren, teksa po strehoheshin në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë. Edhe në këtë grup ishin dy oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë serbe”, shkruan ai.

Sveçla ka thënë se, bazuar në hetimet paraprake, është konfirmuar se një zyrtar i policisë serbe me gradë toger, ka lidhje të afërta familjare me anëtarin e grupit që kreu sulm terrorist në Banjskë, Nemanja Radivojeviqin, të njohur si “Gandi”.

Ky i fundit po ashtu është i afërt i Vladimir Radivojeviqit, me nofkën “Miami”, që është i dyshuar kryesor për vrasjen e rreshterit policor Afrim Bunjaku.

“Hetimet paraprake kanë konfirmuar se një zyrtar i policisë serbe me gradë të togerit policor, ka lidhje të afërta familjare me anëtarin e grupit terrorist të Banjskës, Nemanja Radivojeviq, nofka “Gandi”. Ky i fundit është i afërt i Vladimir Radivojeviq, nofka “Mami”, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e rreshterit policor të Kosovës, Afrim Bunjaku. Zyrtari tjetër ushtarak, i cili bartë gradën e kapitenit të klasit të parë, është lidhje e ish-gjeneralit të inteligjencës ushtarake serbe, Jovan Milanoviq, i njohur për përfshirjen në rrjedhjen e të dhënave të NATO-s para bombardimeve mbi caqet serbe.

Fakti që u strehuan në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë mund të tregojë për një tentativë për të shfrytëzuar institucione fetare për kamuflim ose për të shkaktuar tensione ndëretnike/fetare në Kosovë, duke përdorur ngjarje të sajuara për të nxitur reagime të dhunshme ose trazira. Organet e sigurisë do të vazhdojnë hetimet dhe do të informojnë opinionin publik për zhvillimet e mëtejshme. Ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë dhe të bashkëpunojnë ngushtë me institucionet tona të sigurisë”, ka shkruar Sveçla.

Britania e Madhe zbuloi senzorë spiunazhi rusë që gjurmonin nëndetëset në ujërat e saj – The Telegraph

Flota britanike monitoron kalimin e anijeve ruse përmes Kanalit Anglez. Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe

Ushtria e Mbretërisë së Bashkuar zbuloi kohët e fundit senzorë spiunazhi rusë në detin përreth Britanisë së Madhe , për të cilat ata dyshojnë se janë krijuar për të gjurmuar nëndetëset bërthamore britanike.
Këtë e bën të ditur The Telegraph.
Vihet re se ushtria mësoi për këto pajisje pasi disa prej tyre u hodhën në breg. Ato konsiderohen si një kërcënim potencial për sigurinë kombëtare.
Më herët, The Sunday Times raportoi se Federata Ruse po përpiqej të mblidhte informacione rreth katër nëndetëse britanike Vanguard, të cilat janë bartëse të raketave bërthamore.
Të paktën një nga nëndetëset është aktualisht në det si pjesë e operacionit të vazhdueshëm të parandalimit detar të Mbretërisë së Bashkuar.
“Nuk duhet të ketë asnjë dyshim se ka një luftë që po shpërthen në Atlantik. Kjo është një lojë e maces me miun që ka vazhduar që nga fundi i Luftës së Ftohtë dhe tani po rritet përsëri. Ne po shohim një aktivitet të jashtëzakonshëm nga Rusia”, tha një zyrtar i lartë ushtarak britanik.
Vitin e kaluar, anija ruse e zbulimit “Amber” tërhoqi vëmendjen kur ndodhej në brigjet e Britanisë. Programi i tij i kërkimit nënujor kontrollohet kryesisht nga Drejtoria kryesore e Kërkimeve të Detit të Thellë të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.
Botimi vëren se Moska ka një flotë nëndetësesh të specializuara, të cilat dyshohet se janë më të pajisura se Britania dhe aleatët e saj të NATO-s, si për operacione luftarake në shtratin e detit ashtu edhe për spiunazh.

Tetovë, u përurua bulevardi “V. S. Bato” (FOTO+VIDEO)

Bulevardi “Vidoe Smilevski-Bato”, në gjatësi prej 700 metra u lëshua sot në përdorim. Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se projekti ka kushtuar 1.1 milion euro. Ky bulevard i cili aktualisht nuk ka dalje në fshatra, duhet të lidhet me qarkoren e Tetovës, afati i ndërtimit të së cilës u shty, transmeton Portalb.mk.

“Ky projekt është i rëndësishëm sepse po as sa zgjidh një ndër problemet më të mëdha të komunës në infrastrukturës, është i rëndësishëm sepse paralajmëron një valë të madhe investimesh në infrastrukturë, të përkrahura nga Qeveria, që për këtë vit për Tetovën do jetë me vlerë prej 15 milion euro dhe që pjesa më e madhe e tyre janë për infrastrukturë rrugore”, tha kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Në promovim morën pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickoski dhe zëvendëskryeministri Izet Mexhiti të cilët folën në përgjithësi për rëndësinë e projekteve komunale për banorët e vendit dhe se do të ketë investime të reja për komunat nga thirrja e dytë e Qeverisë.

Kujtojmë se ende nuk kanë filluar punimet për projektet e Komunës së Tetovës të fituara nga Qeveria në thirrjen e parë.

Gjermania mendon tërheqjen e rezervave të arit nga SHBA: Duhet ta kthejmë, vlen 113 miliardë euro

Gjermania po shqyrton mundësinë e tërheqjes së rezervave të arit nga SHBA për shkak të shqetësimeve për politikën e paparashikueshme të presidentit aktual amerikan Donald Trump.

Për dekada, Gjermania ka mbajtur rreth 1200 tonë ar, afërsisht 30% e rezervave të saj totale, në kasafortat e Rezervës Federale të SHBA-së në New York.

Vlera e atij ari sot është rreth 113 miliardë euro.

Bëhet e ditur se stoqet janë mbajtur historikisht jashtë vendit, në mënyrë që Gjermania të mund të hynte shpejt në dollarë në rast të një krize financiare, shkruajnë mediat e huaja

Por zyrtarë të lartë të Unionit Demokristian (CDU), i cili pritet të jetë një lojtar kyç në formimin e qeverisë së ardhshme gjermane, po e vënë në dyshim gjithnjë e më shumë këtë strategji.

“Sigurisht që çështja është rihapur”, tha Marco Wanderwitz, ish-ministër dhe anëtar i CDU-së, i cili prej vitesh kërkon inspektime të rregullta ose kthimin e arit në Gjermani.

Markus Ferber, një anëtar i CDU në Parlamentin Evropian, u pajtua me të: “Unë po bëj thirrje për kontrolle të rregullta mbi rezervat e arit të Gjermanisë. Zyrtarët e Bundesbank duhet personalisht të numërojnë shufrat e arit dhe të dokumentojnë rezultatet”,tha ai.

Gjermania ka rezervat e dyta më të mëdha të arit në botë. Pjesa më e madhe e këtij ari u grumbullua pas Luftës së Dytë Botërore përmes tepricave të eksportit nën sistemin e Bretton Woods.

Sekretari amerikan i Thesarit: Zelensky prishi marrëveshjen minerale me SHBA-në

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, ka akuzuar presidentin ukrainas, Vladimir Zelensky, për prishjen e një marrëveshjeje të rëndësishme për minerale midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara.

Bessent tha se marrëveshja, e cila duhet të kishte qenë “gjëja më e lehtë për t’u bërë”, u prish kur Zelensky shkoi në Shtëpinë e Bardhë dhe shkaktoi një grindje verbale me presidentin Donald Trump.

Në një intervistë me gazetarin amerikan Tucker Carlson, Bessent theksoi se marrëveshja duhej të nënshkruhej pa asnjë vështirësi, por Zelensky refuzoi ta nënshkruante, pavarësisht mundësisë për ta finalizuar atë. Bessent gjithashtu komentoi se Zelensky mund të kishte shfrytëzuar mundësinë për të shprehur shqetësimet e tij në një drekë private në Shtëpinë e Bardhë dhe të nënshkruante marrëveshjen në dhomën e famshme të Lindjes.

Marrëveshja e parë, e cila nuk u nënshkrua, ka shkaktuar një grindje mes liderëve të dy shteteve më 28 shkurt, ndërsa Ukraina ka pranuar më 27 mars një version të ri të dokumentit nga SHBA. Ky dokument do të kërkonte që Ukraina të kthejë më shumë se 120 miliardë dollarë ndihmë, ndërsa SHBA do të kishte kontrollin mbi një fond investimi për rindërtimin e Ukrainës dhe do të mbante pagesat e licencave për nxjerrjen e mineraleve.

Megjithatë, autoritetet ukrainase kanë shprehur shqetësime rreth ndryshimit të kushteve të marrëveshjes nga Uashingtoni, dhe Zelensky ka ngritur ankesat e tij në lidhje me këtë. Trump, nga ana e tij, paralajmëroi se nëse Zelensky tërhiqej nga marrëveshja, ai do të përballej me “probleme të mëdha, të mëdha”.

Protestë në Prishtinë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Grupi “Asnjë Cent ma Shumë” ka organizuar protestë në Prishtinë më 5 prill, duke kërkuar që të mos merret vendim për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Duke mbajtur në duar parulla sikurse: “Shteti hesht, qytetarët s’ndalen”, “Tarifat e reja, padrejtësi e re”, “KEDS-i t’i kthehet popullit”, “Varfërimi i shumicës, pasurimi i pakicës”, “S’ka dritë me padrejtësi”, qytetarë të mbledhur afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, kundërshtuan kërkesën nga kompanitë e energjisë për rritjen e tarifave të energjisë për 15 për qind.

Aktivisti Besnik Shabiu tha se kërkesa e tyre karshi Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ka qenë e qartë që nga fillimi, duke thënë se qytetarët nuk e meritojnë të paguajnë më shtrenjtë asnjë taksë.

“Kërkesa është e qartë: të pezullohet vendimi për shtrenjtimin për 15 për qind, siç është paralajmëruar, i rrymës. Të rihapet një diskutim i gjerë, ku edhe ne do të bashkëpunojmë. Të bëhet një plan afatgjatë, një strategji e cila do ta nxjerrë Kosovën një herë e përgjithmonë nga problemi energjetik. Deri të premten, më 11 prill, dita kur ZRRE pritet të marrë vendimin ne presim që institucionet relevante të reflektojnë dhe të dalin para qytetarëve, të heqin dorë nga kjo poshtërsi”, tha ai, duke shtuar se nëse merret vendimi për shtrenjtimin e rrymës, atëherë do të organizohen protesta të tjera.

Organizatorët e protestës thanë se përveç shtrenjtimit të rrymës, së voni është paralajmëruar edhe një valë e rritjes së çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, andaj thanë se qytetarët e Kosovës “nuk e meritojnë t’iu vështirësohet më shumë jeta”.

Pas protestës në sheshin Skenderbeu, protestuesit vazhduan marshimin drejt ndërtesës së Ministrisë së Ekonomisë. Aty ata vendosën parullat, në mënyrë që, sipas kur zyrtarët të shkojnë në punë, të shohin pakënaqësitë e qytetarëve.

Organizatorët e protestës në Prishtinë paralajmëruan protestë të re më 11 prill, nëse merret vendimi për rritjen e tarifave të energjisë.

Zyra e Rregullatorit për Energji ka paralajmëruar se, nga ky muaj, faturat e energjisë elektrike mund të rriten për 15 për qind.

Kërkesën për rritjen e çmimit të rrymës e kanë bërë kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë.

Aktualisht, për konsumatorët në Kosovë që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat. Në rast të shtrenjtimit për 15 për qind, ata do të paguanin 8.96 centë.

ZRRE-ja i shqyrton dhe cakton tarifat e energjisë elektrike çdo vit dhe ato janë në fuqi nga 1 prilli deri më 31 mars të vitit pasues.

Vendimi për shtrenjtimin ose jo të rrymës këtë vit pritet të merret më 11 prill, ndërsa tarifat e reja është thënë se do të mund të hynin në fuqi retroaktivisht nga 1 prilli, ose nga 1 maji.

ZRRE-ja ka argumentuar se rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta.

Kosova nuk mund ta sigurojë energjinë e nevojshme për mbi 1.6 milion banorët e saj vetëm me prodhimin nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Një nga arsyet është vjetërsia me dekada e termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Prodhim ka edhe përmes burimeve të ripërtërishme, por në sasi më të vogla.

Përfaqësuesit e bizneseve kanë thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se rritja eventuale e çmimit të rrymës do të rriste kostot operative të bizneseve. Kjo më pas do të detyronte bizneset që të rrisnin çmimin e produkteve dhe shërbimeve të tyre, duke i bëra ato më pak konkurruese në treg.

Kosova, viteve të fundit, është përballur me rritje të vazhdueshme të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve.

Shtrenjtimi ka nisur në kohën e pandemisë COVID-19 në vitin 2020 dhe ka marrë hov pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, më 2022./REL

FOTO+VIDEO/ U gjet pa shenja jete në makinën e tij në rrugën ‘Ahmet Korenica’ në Prishtinë dhe dyshohet se i dha fund jetës, polici Alban Tolaj është babai i moderatores së njohur

Polici Alban Tolaj u gjet i vdekur ditën e sotme në Prishtinë. Mediat raportuan se Tolaj ka kryer vetëvrasje. Ai u gjet në makinë dhe afër ishte një armë zjarri dhe një gëzhojë.

Ndërsa sipas miqve të tij, vdekja ishte aksidentale.

“Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën ‘Ahmet Korenica’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor. Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike”, është shprehur Agron Borovci.

Mediat në Kosovë kanë arritur të konfirmojnë se viktima, Alban Tolaj është babai i prezantuesesdhe këngëtares së njohur atje, Elsa Tolaj.

“Kishte kryer ndërhyrje kirurgjike në zemër, ishte në fazën e shërimit” – Zbulohen detaje të reja për policin Alban Tolaj që vdiq sot

Siç po raportohet polici Alban Tolaj, që dyshohet se kreu vetëvrasje, ishte në pushim mjekësor. Pushimi ishte si rezultat i një ndërhyrje kirurgjike që ka pasur muaj më parë.Ai, sic merr vesh Insajderi, ka pasur një ndërhyeje kirurgjike në zemër, por ka qenë në fazë shërimi- dhe nuk është ndjerë mirë me progresin e shërimit.Hetuesit janë duke vazhduar rastin, por deri më tani dijnë që u gjet në veturë, dhe afër ishte një armë zjarri dhe një gëzhojë.

Pamjet rrëqethëse nga Stamboll: Një person i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 26-të (VIDEO)

Në Esenyurt, një person i quajtur Uğur E. i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 26-të i një kompleksi banesash. Momenti i ngjarjes është regjistruar me një aparat celulari.

Një person i quajtur Uğur E. u hodh nga kati i 26-të i një kompleksi banesash në lagjen Esenyurt të Stambollit.

Ndërsa momenti i ngjarjes është regjistruar nga qytetarët përreth me kamerat e celularit, i plagosuri rëndë është dërguar në spital.

Megjithatë, me gjithë ndërhyrjet u mësua se Uğur E. ka humbur jetën.

Pamjet rrëqethëse nga Stamboll: Një person i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 26-të

[image or embed]

— Tetova News (@tetovanews.bsky.social) April 4, 2025 at 5:04 PM

E goditi tre herë me thikë në fyt! 23-vjeçari e mbajti trupin e Ilarias 20 orë në shtëpi, e ëma e autorit pretendon se ishte në gjumë

Detaje të reja zbulohen nga vrasja e 22-vjeçares shqiptare në Itali, Ilaria Sula. Autor i ngjarjes është ish i dashuri i vajzës, 23-vjeçari filipinas Mark Samson. Sipas mediave italiane, ai e goditi me thikë tre herë në fyt, plagë të cilat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme 22-vjeçares natën e 25 marsit, pikërisht kur u denoncua e zhdukur nga familjarët.

Më pas Mark Antony Samson mbylli derën e dhomës së tij të gjumit dhe deri pasditen tjetër fshehu trupin e 22-vjeçares, të cilën e kishte ftuar për të fjetur në shtëpi, ndoshta për të zgjidhur problemet e lidhjes së tyre, e cila sipas raportimeve të mëparshme kishte marrë fund.

Në momentin e krimit, Samson kishte në shtëpi edhe prindërit, të cilët ende nuk dihet se çfarë roli kanë pasur. Por, mediat italiane shkruajnë se 20 orë ose më shumë, të mbuluara me mister, gjatë të cilave trupi i të resë u mbajt i fshehur, janë të mjaftueshme për të rënduar dyshimet për prindërit e tij.

Roli i prindërve

Pas krimit, 23-vjeçari futi trupin në një valixhe dhe e hodhi në një zonë të pyllëzuar. Për hetuesit duket e pamundur që Samson ta ketë ngarkuar trupin i vetëm në makinë pa pasur ndihmë.

“Unë nuk isha atje”, ka deklaruar babai i Mark para hetuesve.

Ndërsa e ëma ka deklaruar se ishte duke fjetur.

Është sekuestruar makina dhe po kryhet kontrolle në banesën ku ndodhi krimi në rrugën Homs, si dhe është sekuestruar telefoni i të riut.

Autopsia

Përveç tre plagëve me thikë, autopsia e kryer dje në institutin e mjekësisë ligjore Sapienza u fokusua në plagë sipërfaqësore që i atribuohen një sherri. Me pak fjalë, Ilaria ka tentuar të mbrohej. Gjaku i gjetur në dhomën e 23-vjeçarit është i tij. Gjurmët shumë të vogla në krahasim me plagët e shkaktuara, tregojnë se dhoma është pastruar. Nga kush dhe kur është një tjetër pyetje që hetuesit po kërkojnë t’i japin përgjigje.

Sa orë qëndroi trupi në shtëpinë e tyre? Nëse udhëtimi për ta hequr qafe është në pasditen e 26 marsit, në çfarë ore është ngarkuar në makinë? Logjika sugjeron gjatë mbrëmjes së 25 marsit, për të mos u vënë re. Por në ato orë zhurmat e dyshimta duhet të ishin më të dëgjueshme, sidomos në një shtëpi të vogël si ajo në Rrugën Homs.

“Ishte një moment, e humba mendjen, nuk doja ta vrisja. Kërkoj falje për atë që bëra”, tha 23-vjeçari për hetuesit.

Akuzat

Samsoni akuzohet për vrasje me dashje dhe për fshehje të kufomës. Autori nuk tha asgjë për rolin e prindërve të tij. Por hipoteza është se, ndërkohë që prindërit e Ilarias po e kërkonin, ata të Markut po mbulonin djalin e tyre. Jo vetëm në ato njëzet orë, por për të gjithë javën./vizionplus.tv

Tarifat e Trump trondisin botën, dollari në nivelin më të ulët në 6 muaj, Kina kundërpërgjigjet me taksë 34%

Duket se tarifat e vendosura nga presidenti amerikan  Donald Trump kanë tronditur botën. Dollari amerikan arriti në nivelin më të ulët në gjashtë muaj, kundrejt disa valutave të tjera të huaja.

Sakaq rënie ka patur edhe në bursa si në Indeksi standard të Evropës me -5%, Indeksin DAX të Gjermanisë  po ashtu me -5% ndërsa, Indeksi bazë i Francës ka rënë me  rreth -4%.

Nje goditje ka pësuar edhe “Iphone”.

Aksionet e kompanisë u mbyllën me 9.3% të enjten, duke shënuar ditën e tyre më të keqe që nga marsi 2020.

Modeli më i lirë i iPhone 16 u lançua në SHBA me një çmim prej 799 dollarë, por tashmë  mund të kushtojë deri në 1,142 dollarë, këto llogaritje janë parashikimet e analistëve në Rosenblatt Securities, të cilët thonë se kostoja mund të rritet me 43%. Sakaq  një 16  pro max, pra model më i avancuar   mund të shkojë deri në 2300 dollarë për konsumatorët.

Apple shet më shumë se 220 milionë aparate celularë në vit dhe  tregjet e saj më të mëdha përfshijnë Shtetet e Bashkuara, Kinën dhe Evropën.

Analiza vlerëson se tarifat e ndryshme të Trump do të rrisin çmimin e të gjitha produkteve prej lëkure, duke përfshirë këpucët, me 18%, veshjet me 16%, pajisjet elektrike me 10%, dhe peshkun dhe produktet e freskëta me 4%.Të kombinuara, tarifat e Trump do të rrisin çmimet rreth 2.3% thuhet në një raport.

Sakaq së fundmi Kina i është kundërpërgjigjur SHBA-ve  duke vendosur  tarife prej 34% për të gjitha mallrat amerikane, të cilat hyjnë në fuqi më 10 prill.

Konfirmohet viktima e 60-të nga tragjedia në Koçan, u nda nga jeta menaxheri i diskotekës që u dërgua për shërim në Lituani

Në një spital në Lituani ka ndërruar jetë një pacient që po trajtohej pasi u plagos nga zjarri në diskotekën e improvizuar të Koçanit “Pulse”, transmeton Portalb.mk.

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari e konfirmoi se ka edhe një viktimë nga tragjedia në Koçan.

Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për Aleksandar Karadakoski, menaxher i diskotekës “Pulse”.

I ndjeri, i cili po trajtohej në Lituani, kishte 40 përqind djegie.

Ky pacient ishte një nga katër pacientët që ishin në gjendje kritike.

“Që nga 1 prilli i pushuan veshkat, praktikisht u fut në dializë. Fatkeqësisht, sot në mëngjes mora lajmin e keq se vdiq. Shpresojmë që pacientëve të tjerë kritikë tu përmirësohet gjendja. Pacienti që vdiq kishte djegie në 40 përqind të trupit. Në fund, problemi kryesor ishte infeksioni që e mori për shkak të një zone të madhe të plagëve të trupit, tha Taravari pas vizitës në Shtëpinë e Shëndetit në Likovë.

Kjo është viktima e 60-të nga zjarri në Koçan që ndodhi mëngjesin e 16 marsit.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, jetën e humbën 59 persona, ndërsa më pas një pacient ndërroi jetë dy javë pas tragjedisë, duke e çuar numrin total të viktimave në 60. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka ka punuar me një sërë shkeljesh të mëdha: nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.

Prokuroria në Koçan dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë identifikuar si të dyshuar gjithsej 34 persona dhe tre kompani për krime të rënda kundër sigurisë publike. Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tyre, në mesin e tyre ka ish-funksionarë shtetërorë. Në paraburgim janë 24 persona.

Sherr në familje, gruaja i ngul thikën në fyt burrit

Debati që shpërtheu mes Hülya A. dhe bashkëshortit të saj Reşit A. në Bilecik të Turqisë u shndërrua në sherr. Hülya A. dyshohet se ka marrë një thikë nga kuzhina dhe e ka goditur me thikë në fyt burrin e saj. I plagosuri është dërguar në spital.

Debati që shpërtheu mes Hülya A. dhe bashkëshortit të saj Reşit A. në Bilecik u shndërrua në sherr. Hülya A. dyshohet se ka marrë një thikë nga kuzhina dhe e ka goditur me thikë në fyt burrin e saj. Ndërsa Reşit A. u plagos, ekipet e policisë dhe mjekësore janë dërguar në vendngjarje me njoftimin e fqinjëve.
AJO U MARR NË PARAFTË

Reşit A., i cili kishte një prerje prej 10 centimetrash në fyt, u dërgua për operacion në Spitalin Trajnues dhe Kërkimor Bilecik, ku u dërgua me ambulancë pas ndërhyrjes së parë të ekipeve mjekësore. Ndërsa mësohet se gjendja e Reşit A. vazhdon të jetë e rëndë, në vendngjarje është ndaluar Hülya A., nënë e një fëmije.

Mësohet se çifti prej disa kohësh kishte mosmarrëveshje të rënda dhe ziheshin shpesh. Hetimi vazhdon.