Ballina Blog Faqe 603

Poetja shqiptare Luljeta LLeshanaku, finaliste për çmimin Griffin 2019

Nga Diana Malaj

Pas vlerësimit me çmimin PEN-i Anglez, dhe përzgjedhjes si finalist për çmimin “PEN America 2019”, përmbledhja me poezi “Negative space” e Luljeta Lleshanakut, e përkthyer nga Ani Gjika dhe e botuar njëkohësisht në Mbretërinë e Bashkuar nga Boodaxe Books dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga ‘New Directions’ gjatë vitit që shkoi, përzgjidhet si një nga katër librat finalistë për çmimin Ndërkombëtar GRIFFIN në Kanada.

Çmimi Griffin, është themeluar në vitin 2000 nga biznesmeni dhe filantropisti Scott Griffin dhe jepet çdo vit në dy kategori: për poezinë ndërkombëtare të shkruar apo të përkthyer në anglisht, dhe për poezinë kanadeze. Fitues të mëparshëm të këtij çmimi, kanë qenë autorë të njohur si: Anne Carson, John Ashberry, Charles Simic, Charles Wright, Paul Muldon, Heather McHugh, Paul Celan, etj.

Në argumentin e saj për përzgjedhjen e librit “Negative space” si finalist, Juria e çmimit GRIFFIN shprehet:

“Sa më pak e njohur gjuha origjinale, aq më e vyer bëhet dhurata e përkthimit! Libri Negative Space i Luljeta Lleshanakut sjell një vështrim të rrallë tek poezia shqiptare bashkëkohore. Rrjedhshëm e me saktësi te mprehtë, Ani Gjika e cila është edhe vetë poete, ka mundur të shprehë në anglisht jo vetëm poezitë e ‘Negative Space’ por dhe atmosferën e ngrysur e cila zotëron gjatë gjithë librit, një ndjesi e thellë përkohshmërie që është pasojë e së jetuarit nën presionin e ashpër politik. Negative Space është gjithkund pjellore. Duke hapur portën e traumës, ne ballafaqohemi me një zë të butë dhe inteligjent, me ngjarje që nxjerrin në dritë realitetin e një njerëzimi të përbashkët, duke i rikthyer dinjitetin këtij njerëzimi. Në një botë të përçarë nga terrori e dhuna, poezia e Lleshanakut është përherë trazuese, por dhe qetësuese për ne, banorët e saj.”

Ndërkohë, në një recension të titulluar “Mbi Luljeta Lleshanakun”, të botuar në të mirënjohurën “London Review of Books” në fillim të muajit prill, shkrimtari dhe kritiku Michael Hoffman ndër të tjera shkruan:

“Këto janë poezi të esencës dhe imagjinatës, në dukje të pavetëdijshme për lexuesin dhe kritikun dhe sigurisht që nuk luajnë me ta, të qarta dhe në pjesën më të madhe të natyrshme; ato e vendosin Lleshanakun afër poetëve të mëdhenj të Evropës Qendrore dhe Lindore të shekullit të 20-të: Akhmatova, Herbert, Holub, Szymborska, Zagajewski.”

Çmimi GRIFFIN konsiderohet si një nga më të rëndësishmit dhe më bujarët, pasi kap shumën 65 mijë dollarë kanadezë që ndahet midis përkthyesit dhe autorit, ndërkohë që secili nga finalistët shpërblehet me 10 mijë dollarë kanadezë.

Libri “Negative space” është përmbledhje e dy librave me poezi “Pothuajse dje” dhe “Homo Antarcticus”, të botuara në origjinal nga Shtëpia botuese “OMBRA GVG”. Përkthyesja Ani Gjika, është vlerësuar edhe me grant nga National Endowment for Arts në SHBA për këtë përkthim.

Beteja për kreun e Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut

Pas zhvillimeve të tensionuara të martën në mbrëmje në Bashkësinë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë së Veriut, një ditë pas, gjendja në këtë institucion duket e qetë. Sipas autoriteteve në këtë institucion fetar, aty po vazhdojnë të zhvillohen aktivitet e zakonshme.

“Ardhja ime është krejtësisht e zakonshme dhe si gjithmonë vazhdojmë me punë. Së shpejti do të vazhdojmë të kryejmë detyrat tona të përditshme”, ka theksuar para gazetarëve me të hyrë në Bashkësinë Fetare Islame, kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi.

Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i autoriteteve të Qeverisë.

“Maqedonia e Veriut është shtet sekular dhe Qeveria nuk përzihet në punën e bashkësive fetare etnike në vend”, ka theksuar zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakoski.

Ai është distancuar nga çfarëdo lloj ndikimi të Qeverisë në zhvillimet e fundit në Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut pas akuzave që adresoi mbrëmë ndaj strukturave udhëheqëse të shtetit, kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi.

Edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani i cili vjen nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim ka theksuar se “shteti duhet t’i ndërmarrë të gjitha masat që ta garantojë pavarësi si dhe të sigurojë autonomi të bashkësive etnike fetare duke përfshirë këtu dhe Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut”.

Këto reagime vijnë pasi kryetari i Bashkësisë Fetare Islame kishte akuzuar drejtorin e Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Qeverinë se janë të përfshira në ngjarjet e fundit në Bashkësinë Fetare Islame.

Eskalimi i situatës në Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut erdhi si rrjedhojë e një vendimi të Gjykatës së Shkupit në bazë të cilit ishte emëruar Skender Buzaku në postin e kryetarit të ri të BFI-së. I njëjti, ka disa vjet që tenton të marrë drejtimin e këtij institucioni.

Ndërkaq gjatë ditës, Skender Buzaku, apo personi i cili, sipas vendimit të Gjykatës duhet të ulet në karrigen e Reisit, në vend të Sulejman Rexhepit, ka kërkuar që në institucionin më të lartë të Bashkësisë Islame të futet policia financiare për shkak, siç ka thënë ai, të kriminalitetit me mjetet e besimtarëve në këtë institucion.

“Kërkuam nga Policia Financiare të bëjë inspektimin e punës së BFI-së në sektorin financiar. Pra kërkojmë të verifikohet si është punuar dhe si janë harxhuar paratë e mbledhura nga besimtarët. Nuk ka puç në BFI, siç ka thënë Rexhepi, sepse të gjitha aktet e brendshme janë respektuar. BFI-në e pret një erë e re dhe do të shkojë përpara shumë më tepër. Nuk kam thirrur policinë në rrugë”, tha Buzaku.

Por, Rijaseti, si organi më i lartë i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, pas një seance të jashtëzakonshme ka konstatuar se kryetar i BFI-së mbetet Sulejman Rexhepi, ndërsa vendimin e gjykatës e ka quajtur “të manipuluar dhe falsifikuar”, pasi sipas Rijasetit, emërimet dhe shkarkimet në kreun e BFI-së i bëjnë organet e institucionit dhe jo gjykatat.

Nga BFI dhe Rijaseti, kanë theksuar për mediat se vula që ka përdor Buzaku është e vjedhur gjatë puçit ndaj këtij institucioni në maj të vitit 2015 dhe njëjta është denoncuar si e pa vlefshme. Njëherësh është thënë se nënshkrimi i Sulejman Rexhepit si kryetar i BFI-së është falsifikuar se gjoja ai jep dorëheqje ndërkohë që theksojnë se memorandumi që është përdorur, si vendim është i vjetër dhe ai nuk përdoret më shumë se 5 vjet.

Ekspertët, në anën tjetër, thonë se organet e drejtësisë dhe policia duhet të veprojë shpejt duke mos lënë hapësire për manipulime për një çështje kaq të ndjeshme ku preken dhe raportet ndëretnikë dhe ata fetare.

Qebir Avziu, ish zyrtar i lartë i organeve policore, aktualisht ligjërues në Fakultetin e Drejtësisë në Tetovë thotë se shumë lehtë mund të verifikohet nëse ka falsifikim të nënshkrimit dhe vulës së BFI-së dhe kjo duhet të bëhet sa më parë për të mos u lënë vend spekulimeve dhe ngritjes së tensioneve.

“Ka ekspertë të cilët janë përgjegjës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pra grafologeve u duhen vetëm 20 minuta të vërtetojnë nëse vula është ose jo origjinale, nëse ajo është vjedhur, kur është prodhuar vula dhe nëse ka firmë aty të kryetarit që përfaqëson Rijasetin është ose jo e falsifikuar”,sqaron për Radion Evropa e Lirë, Qebir Avziu.

Ndërkaq njohësit e çështjeve politike thonë se pas tensioneve në Bashkësinë Fetare Islame fshihen skenarë të errët për krijimin e trazirave gjatë fushatës për zgjedhjen e presidentit të shtetit dhe deinkurajimin e besimtarëve myslimanë për të dalë të votojnë me ç’rast drejtpërsëdrejti rrezikohet arritja e cenzusit që është kusht për të qenë zgjedhjet e suksesshme presidenciale.

Pavle Trajanov, ish ministër i Punëve të Brendshme tha për Radion Evropa e Lirë se tensionimi i situatës në Bashkësinë Fetare Islame mund të sjell pasoja të pariparueshme në një situatë zgjedhore siç ndodhet vendi.

“Është më se e qartë se këtu ka interes politik që të shkaktohet një çarje mes myslimaneve të cilët kryesisht janë shqiptarë, me qëllim që të prishet procesi zgjedhor, ngase dihet mirëfilli se BFI ka ndikim të theksuar mes besimtarëve dhe mund t’i drejtojë besimtarët të votojnë për njërin apo opsionin tjetër ose të mos votojnë fare”, thotë Trajanov.

Ndryshe, gjatë ditës, të gjitha partitë politike shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë theksuar se Bashkësia Fetare Islame është institucion i pavarur dhe autonom dhe si i tillë, politika duhet t’i mbajë larg duart dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të përzihet.

Përplasjet në Bashkësinë Islame të Maqedonisë, ndikimi në zgjedhjet presidenciale (VIDEO)

Kreu i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, paralajmëron se do t’i bëjë thirrje Komunitetit Mysliman për të bojkotuar raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Situata vjen pas përplasjes me Gjykatën e Shkupit, e cila ka vendosur që këtë bashkësi ta drejtojë një tjetër person.

Tensionet disavjeçare brenda Bashkësisë Fetare Islame apo keqpërdorimi i kësaj bashkësie fetare në fushatën zgjedhore për të ulur censusin në balotazhin e 5 Majit janë çështje që imponohen pas përplasjeve rreth kreut të ri të Bashkësisë Islame të Maqedonisë. Kreu i Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut mbrëmë pas një mbledhje të jashtëzakonshme të organit më të lartë të kësaj bashkësie bëri të ditur se qeveria aktuale punon kundër BFI-së, duke u kërcënuar se do të thërrasë pjesëtarët e komunitetit mysliman në Maqedoni të bojkotojnë rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Sulejman Rexhepi, kryetar i BFI të Maqedonisë: Të gjitha subjektet politike të proviencës islame nëse nuk e ngrejnë zërin tash, vota kurrë nuk kanë për të pasur prej popullit mysliman.

Përplasjet brenda BFI-së filluan kur një grup duke u thirrur në një vendim të Gjykatës Themelore në Shkup, pretendon se kryetar i këtij institucioni fetar është Skënder Buzaku.

Skënder Buzaku: Unë jam Skënder Buzaku, prijësi i Bashkësisë Islame. Në bazë të vendimit të gjyqit.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, Ministria e Brendshme, Komisioni për bashkësitë fetare dhe politikanët u distancuan nga këto ngjarje dhe përpjekjet për ndryshime në kreun e BFI-së. Në të kaluarën, Bashkësia Islame në Maqedoni kërkonte ndihmë nga autoritetet për tu ballafaquar me islamikët radikal, më pas duke akuzuar qeverinë se nuk ia kthen pronën e denacionalizuar, kurse pati akuza edhe se pushteti favorizon Kishën Ortodokse. /abcnews.al

Zekiri: Kur Artani dhe Ejupi flasin për drejtësi, puna ka shkuar për dreq

Pas zhvillimeve të djeshme në BFI, ka reaguar edhe deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri. Përmes një statusi në facebook, Zekiri ka atakuar deputetët e BDI-së që dje dhe sot kanë folur shumë për drejtësië selektive.

Ja çfarë shkruan Zekiri në facebook:

“Më vjen keq që nuk jam sot në Kuvend. Kur Ejup Alimi dhe Artan Grubi flasin për drejtësi dhe drejtësi selektive, puna ka shkuar për dreq!!! Le të kujtohen se kush bashkë me “kryeshefin” emëronte gjykatës – Musa Xhaferi dhe Blerim Bexheti…
Kurse BFI është rrëfim në vete, siç ndodh kriminelët mbrojnë kriminelët. Loja e BDI-së me BFI-në është një përpjekje për të gjetur arsyetime për premtimet e parealizuara në zgjedhje. Fatmirësisht njerëzit prej kohësh nuk i besojnë atyre dhe as REZILËVE TË BFI-së.

P.S Përshëndetje edhe për Vllatko Gjorçevin”, shkruan Zekiri.

Aksion policor në Likovë, kapet armatim i rëndë

Më 23 prill 2019, në orën 9:30, në vendin e quajtur “Shtallat e Mateçit” në fshatin Mateç të komunës së Likovës janë gjetur predha RRF 40 mm, plumba me kalibër 7.62×56 mm, dy granata dore, një mbajtës i raketë RRF, dhe armatime të llojeve tjera.

Në vendin e ngjarjes ka kryer inspektim edhe ekipi i SPB-Kumanovë./Alsat-M

ANTIKORRUPSIONI NGRIT PROCEDURË KUNDËRVAJTËSE NDAJ KRESHNIK BEKTESHIT, KA PUNËSUAR MOTRËN NË ELEM

Komisioni për parandalimin e korrupsionit ka ngritur procedurë kundërvajtëse ndaj ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi, për shkak të ndikimit në punësimin e motrës së tij, raporton SHENJA.

Antikorrupsioni tha se ky konkurs pune për referent në ELEM ka qenë vend punë për të cilin kanë konkurruar mbi 70 persona, ndërsa pa asnjë shpjegim mbi atë se si janë filtruar kandidatët, lista e konkurrentëve ka ardhur në vetëm pesë persona, dhe më pas është punësuar edhe motra e tij. Por në asnjë moment nuk ka prova se si është punësuar, me çfarë merita.

Antikorrupsioni në mënyrë shtesë ka konstatuar se motra e Kreshnikut jeton në një adresë me të, dhe kjo edhe më tepër i bën të besojnë se ai ka ndihmuar punësimin e motrës. /SHENJA/

Buzaku dhe policia financiare deklarohen rreth ndodhive të fundit në BFI

I vetëshpalluri kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Skender Buzaku, i cili është i emëruar në këtë funksion me vendim të gjykatës në deklaratë për “Makfaks” thotë se nuk do të bëj tensione dhe se nuk do ta merr me dhunë funksionin e BFI-së po këtë do ta bëjë në rrugë institucionale.

Sipas tij, momentalisht objekti i BFI-së është nën okupim dhe se do të kërkojë asistencë nga policia që të hyjë në vendin e tij të punës. Buzaku i bëri thirrje policisë financiare të kontrollojë punën në BFI dhe ta vërtetojë gjendjen faktike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Buzaku thotë se ka vendim nga gjykata dhe se kjo do të shpallet në “Gazetën Zyrtare” me çka, siç tha ai, Rexhepi nuk ka të drejtën e ankesës.

Ai shtoi se asgjë nuk zgjidhet me tensione dhe se ai nuk është këtu për të ofenduar por të shpërndajë dashuri dhe t’i bashkojë njerëzit dhe ta zbatojë misionin e tij në BFI. Buzaku thotë se BFI s’duhet të përzihet me politikë për shkak se BFI s’është parti politike por bashkësi fetare.

BFI: Është e pamundur që Sulejman Rexhepi të takohet me Skender Buzakun
Drejtoria e policisë financiare sot ka marrë kërkesë për kontroll financiar në BFI. Nga kjo drejtori demantojnë se tashmë kanë kontrolluar BFI-në.

“Drejtoria e policisë financiare i demanton informacionet e publikuara në disa media se më datë 23.04.209 nga ana e personave të autorizuar janë kontrolluar hapësirat e Bashkësisë Fetare Islame. Drejtoria e policisë financiare s’ka ndërmarrë veprime dhe aktivitete me qëllim që të kontrollohet puna financiare e BFI-së”, thonë nga policia financiare duke shtuar se më 24.04.2019 kanë marrë një paraqitje me kërkesë për kontroll financiar në BFI./Telegrafi/

SULEJMAN REXHEPI NGA SELIA E BFI-SË: ËSHTË KREJT NORMALE ARDHJA IME

Reis ul Ulema Sulejman Rexhepi është kthyer në selinë e Bashkësisë Fetare Islame në Shkup.
Ai ka thënë se është normale ardhja e tij në selinë e BFI-së dhe se do të vazhdoj me takimet dhe punën.
“Është krejt normale kjo ardhja ime. Kemi aktivitete tjera. Kam takim me Kiro Stojanovin. Biskupi i Kishës Katolike. Nuk kam pasur takime me asnjë parti politike”, ka deklaruar Sulejman Rexhepi pas ardhjes së tij në selinë e BFI-së, shkruan SHENJA.

Sulejman Rexhepi sot në mëngjes është kthyer në BFI me ndihmën e BDI-së?

Sulejman Rexhepi sot në mëngjes ka shkuar në zyrën e tij në Bashkësinë Fetare Islame edhe pse gjykata ka shellur vendim sipas të cilit ai nuk ushtron më këtë post. Sipas Gjykatës, reis i ri i BFI-së është Skender Buzaku, por Rexhepi nuk ka ndërmend të respektojë këtë vendim, merr vesh Gazeta Lajm nga burime të saj.

Këto burime thonë se kthimin e Rexhepit në BFI po e mbështet fuqishëm edhe partia shqiptare në pushtet, BDI. Nga ana tjetër Rexhepi ka akuzuar kryeministrin Zaev në mënyrë indirekte për vendimin e Gjykatës, që do të thotë se BFI mund të shkaktojë ftohje mes dy partive.

Situata në BFI sot raportohet e qetë dhe policia është larguar prej këtij institucioni.

Kush është Bledar Ibrahimi, “profesori” i betuar si ushtar i ISIS i arrestuar në Elbasan (FOTO+VIDEO)

Ky është Bledar Ibrahimi. Ai u dëbua nga Italia drejt vendit tonë në vitin 2016, por tashmë duhet të rikthehet aty pas një urdhër arresti ndërkomnëtar të lëshuar në vendin fqinj. Në atë kohë u zbuluan lidhjeve të tij me elementë radikalë si dhe kishte dyshime për vendosje të kontakteve me Shtetin Islamik.

“Corriere della Sera” i kushtoi atëhe një profil të gjatë Ibrahimit, pasi zbuloi se lidhjet e tij shkonin shumë thellë. Të dhënat dolën me ndalimin e një pakistanezi pjesë e grupit të shqiptarit. Ibrahimi mbërriti në Itali në moshën 20-vjeçare në një qytezë të Lombardisë, por e mohoi origjinën e tij duke u betuar si ushtar i Kalifatit.

Image result for bledar ibrahimi
Bledari ndërroi edhe emrin në Facebook, duke u quajtur Yahya Ibrahimi. Në të gjitha postimet ai kërkonte mbrojtjen e Allahut për kalifin e Bagdadit. “Corriere della Sera” shkruan se “emri i Bledar Ibrahimit është më kryesori e më i rëndësishmi në hetimet e antiterrorizmit italian”.

Sipas të njëjtave burime i riu shqiptar ka pasur një rol kyç mes grupeve radikale në Itali. Ai ka pasur kontakte me personave të arrestuar, të dëbuar dhe luftëtarë të ISIS. Në këto komunikime ai njihej me nofkën “profesori”.

Ai u edukua në Egjipt së bashku me motrën e tij dhe burrin e saj italian, por të gjithë u dëbuan nga aty për fundamentalizëm.

Kthimi nga Egjipti në Itali u bë nëpërmjet Frankfurtit gjë që ka ngjallur dyshime te antiterrori. Pas dëbimit edhe nga Italia ai jetonte në Elbasan me gjyshin e tij dhe e kishte të ndaluar hyrjen në vendet e BE për 10 vjet. Sipas policisë, Ibrahimi kërkohej nga drejtësia italiane, ndërsa cilësohej si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në shtetin fqinj.


Arrestimi është bërë pas një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar në mars nga një prokuror italian “për pjesëmarrje në një organizatë terroriste”, tha policia, duke shtuar se i dyshuari do të ekstradohet në ditët në vijim. “Asnjë tolerim për kriminelët dhe fanatiket që importojnë luftë në Itali”, reagoi Mateo Salvini në rrjetet sociale.

Ndaj 28 vjeçarit në 15 prill Interpoli e ka shpallur ne kërkim ndërkombëtar, sipas një vendimi të Prokurorisë, e cila e akuzon për pjesëmarrje në organizate terroriste. ©LAPSI.al

VIDEO e tmerrshme/ Nëna shqiptare rreh fëmijët me rrip, i dashuri gjerman i hedh burrin nga shkallët

Janë pamje të tmerrshme ato të publikuara sot nga ‘Report Tv’ të dhunës së një nëne shqiptare ndaj fëmijëve të saj dhe të bashkëjetuesit të saj gjerman që i hedh burrin nga shkallët.

Orest Maloku invalid iku në Gjermani në vitin 2016 në një kamp bashkë me bashkëshorten Silvana dhe 5 fëmijët.

Oresti iu nënshtrua në Dortmund një ndërhyrje kirurgjikale.

Por këtu fillon edhe kalvari i tij dhe i fëmijëve, pasi gruaja e tij lidhet me një shtetas gjerman te quajtur Kristofor i cili siç shikohet nga pamjet filmike e hedh djalin e çiftit nga shkallët.

Denoncimi është bërë nga prindërit e Orestit në emisionin “Pa gjurmë”, ku janë shprehur se ish-gruaja e djalit vuan nga probleme mendore dhe i ka përndjekur deri në Francë.

I dhanë vetëm disa muaj jetë, i mituri fiton betejën me tumorin në tru pas 5 vjetësh

Një djalë i diagnostikuar me kancer në tru ka arritur të mposhtë sëmundjen e rëndë pas një beteje 5- vjeçare. Daniel Morton ishte vetëm 10 vjeç kur doktorët e diagnostikuan me tumor në tru dhe mjekët i thanë se do të kishte maksimumi 18 muaj jete.

I mituri iu nënshtrua në atë kohë një operacioni të rëndë gjatë të cilit doktorët i hoqën një pjesë të madhe të tumorit në tru, por përsëri nuk i dhanë asnjë shpresë për jetë.

Kjo nuk e dorëzoi djaloshin që vazhdoi me ngulm terapitë duke u bërë pjesë e një programi për metoda të reja kundër tumorit në tru. Edhe pse i lodhur dhe i rënduar nga kimioterapitë e shumta nuk reshti kurrë se luftuari.

Pas shumë muajsh doktorët kuptuan që truri i tij filloi të stabilizohej. Sot ai është 100% i kuruar.

“Ushtar” i ISIS që kur studionte në Egjipt, ja si e kapi Antiterrori 28-vjeçarin (VIDEO)

Bledar Ibrahimi, 28-vjeçari që u arrestua ditën e sotme në Elbasan ka qenë gjatë gjithë kohës nën mbikëqyrjen e autoriteteve italiane, pavarësisht se u deportua në muajin mars nga përtej Adriatikut për në Shqipëri.

I riu nga Elbasani, dyshohet se kur ka qenë student në Egjipt kishte rënë në kontakt me celulat e grupimit terrorist ISIS dhe kur ishte kthyer në Itali, bënte propagandë në komunën ku jetonte.

Policia ka publikuar edhe pamjet e operacionit për arrestimin e Ibrahimit, për të cilin kishte një masë sigurie dhe kërkohej nga pala italiane.

“Si rezultat i operacionit, nga agjentët e Antiterrorit u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin e shtetasit shqiptar B. I., 28 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se Interpol Roma në datë 15.04.2019 e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, mbi bazën e vendimit të arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Republikës Italiane në mars 2019, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste, parashikuar nga neni 270 i Kodit Penal italian”, sqaron policia.

Itali, vdes në aksident 16-vjeçarja shqiptare (Foto)

Një 16-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident automobilistik pasditen e së hënës në Pordenone, Itali.

Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se një automjet ku udhëtonte 16-vjeçarja me origjinë shqiptarë Elisa Pitussi dhe një i ri me origjinë nga Maroku, të dy rezidentë në Spilimbergo është përplasur dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë dy të rinjtë kanë mbetur të vdekur menjëherë, edhe pse në vendngjarje kishte mbërritur një helikopter i ndihmës së shpejtë.

E dashura ishte kthyer nga burrë në grua, pasi e zbulon 27-vjeçari e djeg në furrë (FOTO)

Një mjek rus ka rrëfyer për vrasjen e të dashurës së tij, të cilën e “hoqi qafe” pasi mësoi se ajo kishte kryer një ndërhyje estetike, duke ndryshuar gjinjtë e saj.

27-vjeçari Mikhail Tikhonov, kishte patur marrëdhënie seksuale disa herë me Nina Surgutskaya.

Një ditë ai kishte kuptuar se 25 vjeçarja kishte ndryshuar gjoksin, duke u konvertuar nga një mashkull ose më saktë transeksual në një femër.

Pasi mësoi detajin tronditës, Tikhonov e ka vrarë Ninën, duke ia copëtuar trupin dhe më pas e ka djegur në një furrë.

Ai pranoi vrasjen e të dashurës së tij transeksuale, dhe rrëfeu se në fillim ishte munduar ta fshihte ngjarjen.

Pas disa ditësh nëna e saj po e kërkonte dëshpërimisht, kështu që ai u detyrua të rrëfente ekzekutimin makabër që i bëri 25-vjeçares.

Mjeku u dënua me 20 vjet heqje lirie për këtë ngjarje.

Një bukuri ruse trondit rrjetin, i tregon të gjitha me… (Video)

Modelja ruse Anastasya Kvitko vazhdon të tërheqë vëmendjen e ndjekësve. Së fundi, ajo ka postuar në rrjetin social Instagram një video mjaft provokuese.

Anastasiya Kvitko njihet për linjat e saj trupore dhe shpeshherë krahasohet edhe me Kim Kardashian.

Në videon e publikuar në Instagram, modelja shfaqet në bikini të kuqe dhe në fokus vë format e bëshme trupore.

View this post on Instagram

❤️

A post shared by AK (@anastasiya_kvitko) on

A shkakton kancer celulari? Dalin rezultatet e studimit

Shpesh herë është thënë që celulari mund të jetë një nga shkaktarët e kancerit për shkak të valëve rrezatuese.

Megjithatë, shkencëtarët kanë realizuar studime për të përcaktuar diçka të tillë.

Dhe rezultatet kanë treguar se nuk ka prova shkencore që kjo pajisje elektronike të shkaktojë dëm të tillë në shëndetin e njeriut.

Rrezatimi elektromagnetik që lëshojnë celularët është i një fuqie të ulët dhe nuk dëmton qelizat e trupit, tha ekipi i studimit në programin “BBC Health”.

Sipas tyre, çdo studim që sugjeron të kundërtën, do të thotë se testet laboratorike janë eksperimentuar në minj në nivele shumë të larta të rrezatimit.

Studiuesja Yolanda Ohene e Universitetit të Londrës shpjegoi edhe frikën e disa përdoruesve, që pjesa më e rrezikuar e trupit është koka.

“Pajisjet shtëpiake, duke përfshirë dhe celularët, emetojnë fuqi të ulët, frekuencë të ulët dhe nuk dëmtojnë qelizat”, tha ajo.

Edhe profesori Malcolm Sperrin konfirmoi gjithashtu se studimet që sugjerojnë se valët e celularit shkaktojnë kancer, janë testuar në minj me nivele të larta të rrezatimit.

Pas vendimit të gjykatës, përplasje për kreun e Bashkësisë Islame në Shkup

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut (BFI) ka reaguar ndaj një vendimi Gjykatës Themelore të Shkupit, e cila për kryetar të këtij institucioni ka emëruar Skënder Buzakun, i cili tash e disa vite tenton të marrë drejtimin e BFI-së.

BFI-ja vendimin e ka quajtur “skandal primitiv” ndërsa kritika ka drejtuar edhe në adresë të qeverisë duke e akuzuar për ndërhyrje në punën e institucionit fetar. Rexhepi ka thënë se akti që ka ndodhur flet qartë se në vend nuk ka institucione, por shtet policor.

“Pse qeveria, shteti, dhe institucionet e tij janë të orientuara kundër BFI-së dhe nuk ndjekin punën edhe të bashkësive tjera fetare? Unë nuk jam kriminel, e as që kam fituar tenderë apo kam plaçkitur popullin. Përkundrazi kam marr shumë mirënjohje, duke filluar nga presidenti amerikan Donald Trump, Zoti i dhashtë fuqinë, ashtu siç është fuqi në botë.. kam shumë mirënjohje për paqe, mirëqenie dhe bashkëjetesë”, ka deklaruar kryetari I BFI-së, Sulejman Rexhepi duke bërë të ditur se me këtë rast është njoftuar bashkësia ndërkombëtare, e cila, siç tha, në vazhdimësi i ka dhënë mbështetje, por edhe ka shprehur befasinë për sulmet në vazhdimësi që i bëhen këtij institucioni.

Rijaseti (organi më i lartë i BFI-së) pas një seance të jashtëzakonshme ka konstatuar se kryetar i BFI-së mbetet Sulejman Rexhepi, ndërsa vendimin e gjykatës e ka quajtur “të manipuluar dhe falsifikuar” pasi sipas Rijasetit emërimet dhe shkarkimet në kreun e BFI-së i bëjnë organet e institucionit dhe jo gjykatat.

Rexhepi ka akuzuar grupin e Skender Buzakut për manipulim të dokumenteve dhe firmës së tij në të cilat është bazuar gjykata gjatë marrjes së vendimit. Skender Buzaku, imam në një xhami të Shkupit, pasi kishte marr vendimin e gjykatës kishte hyrë me zyrat e BFI-së prej nga edhe kishte shpallur veten, kryetar të institucionit më të lartë islam në Maqedoninë e Veriut.

“Unë jam Skënder Buzaku, Reisi i ri në bazë të vendimit të Gjykatës. Raportet do të inspektohet se si është punuar në BFI. Nuk ka puç në BFI, të gjitha veprimet janë bërë në përputhje me aktet e BFI-së”, kishte deklaruar Skender Buzuku.

Nga qeveria dhe gjykata themelore e Shkupit nuk kanë komentuar reagimet e BFI-së.

Flet Gent Cakaj: E vërteta e lidhjes sime me vajzën e Linda Ramës

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka folur për një lajm të shpërndarë në mediat online se ai bashkëjeton me Rea Xhillarin, vajzën e Linda Ramës nga martesa e saj e parë. Në një intervistë për emisionin “Opinion” ai tha se kjo ishte e pavërtetë dhe një shpifje për ta goditur atë dhe kryeministrin Rama.

“Kjo përveç se është absolutisht e pavërtetë është edhe dashakeqe. Me autorët e kësaj do ballafaqohem në gjykatë. Kanë bërë gjithfarë obstruksionesh me këtë çështje. Kjo është një gënjeshtër absolute bëhet për të njollosur kryeministrin dhe reformën në ministrinë e jashtme.

Kjo korrespondon dhe me një iniciativë që kemi marrë në ministri që është lufta kundër nepotizmit dhe klaneve në diplomacinë shqiptare. Janë klane të caktuara po spekulojnë.

Unë jetoj vetëm dhe nuk jam në një lidhje. Kjo është produkt i fantazisë së shfrenuar dhe unë turpërohem të flas për këtë çështje” – tha Cakaj. ©LAPSI.al

Buzaku: Unë jam kryetar i ri i BFI-së (VIDEO)

Shkup, 22 prill – Policia e Financiare është futur në zyrat e BFI-së. Ky lajm është kumtuar nga Skender Buzaku, i cili para gazetarëve tha se është reisi i ri BFI-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për detaje tjera, Buzaku ka deklaruar se do të prononcohet nesër, njofton KOHA.

“Kemi çuar letër deri te Policia Financiar për të kontrolluar punët e BFI-së, financat e tyre dhe mënyrën e punës. Kryetari i ri në bazë të akteve të brendshme dhe vendimit të Gjykatës, jam unë”, tha Buzaku para mediave. (koha.mk)