Ballina Blog Faqe 604

Kush kënd do ta përkrahë? Ja çfarë thotë Ziadin Sela

Ziadin Sela

Kush kënd do ta përkrahë? Kush me cilin bën tregti e pazar?
Me Stevon a me Gordanën?
Po kush është me hallet e shqiptarit të zakonshëm?!
Po, po sot para hundës suaj, vrasja aksidentale u dënua si vrasje mizore. Tridhjetë e tetë vite burg! Dje, vrasja mizore e Almirit u trajtua si aksident trafiku dhe liri për vrasësin.
Filantropi dënohet për terrorizëm e terroristi amnestohet. Në gjykata ska rëndësi vepra që ke bërë, por emri dhe mbiemri që mban dhe gjuha që flet. Skllevërit duhet dënuar, që “qytetarët” të jenë të kënaqur.
P.S. Nuk ka denim që kompenzon humbjen e një jete. Çdoherë ngushëllimi duhet të jetë te e drejta dhe jo te harbutëria.

#Regjimiështëgjallë

Anëtari i Rijasetit flet për situatën në BFI, mblidhen myftinjtë (VIDEO)

Anëtar i Rijasetit të BFI-së së Maqedonisë së Veriut, Muhamer Veseli njoftoj se kryetari i institucionit të tyre, Reisi Sulejman Rexhepi nuk ka dhënë dorëheqje, nuk është i revokuar, nuk është i shkarkuar dhe se edhe më tutje vazhdon të drejtojë këtë institucion fetar.

“Kjo është fatkeqësi e dytë që ndodh me BFI nuk na janë të njohura rrethat. Kjo është si rezultat i mosfunksionimit të shtetit juridik. Cdo vendim tjetër është cënim i autonomisë së BFI-së që garantohet me Kushtetutë. Presim që institucionet të pastrojnë këtë haos para BFI-së. Jemi në pritje të anëtarëve të Rijasetit të BFI-së, që do të kryesohet nga kreu Sulejman Rexhepi dhe do të dalim me konkluzat tona për situatën e krijuar.”, theksoi Veseli.
I pyetur se kush qëndron prap këtij skenari, Veseli theksoi se indikacionet e tyre janë se “ata të cilët kanë indinjatën e tyre me rezultatet zgjedhore, duan ta hedhin tek institucioni i vetëm I myslimanëve që është kategori kushtetuese dhe ka rregullat e saj normative.”, theksoi Veseli. Sipas tij, edhe pushteti i kaluar tentoi ta shkarkoj Rexhepin, por që përfundoi ku përfundoi, me azil jashtë vendit.(INA)

Kë do të zgjedhin shqiptarët në balotazhin presidencial në Maqedoninë e Veriut?

Kandidatët për presidentë të Maqedonisë së Veriut, Pendarovski dhe Siljanovska-Davkova kanë kërkuar votat e shqiptarëve për balotazhin më 5 maj.

Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska-Davkova kanë kërkuar që në paraqitjen e parë pas shpalljes së rezultateve, votat e shqiptarëve, që votuan për kandidatin Blerim Reka. Këto do të jenë vendimtare për përcaktimin e fituesit në zgjedhjet presidenciale. Kjo duke patur parasysh dallimin e ngushtë të votave prej më pak se një për qind, përkatësisht vetëm 4 mijë e 500 vota.

Stevo Pendarovski, kandidat për president i mbështetur nga partitë e koalicionit qeveritar, ka thënë se prej votuesve shqiptarë do të varet e ardhmja e vendit, pro Europës ose politikave bllokuese, të cilat i paralajmëron oponentja e tij në garë.

“Prej votuesve të Blerim Rekës pres që të më mbështesin në raundin e dytë. Dhe i ftoj të gjithë ata në mënyrë masive që të dalin dhe të votojnë. E di që ata në numër të madh mbështesin vizionin tim për Maqedoni europiane dhe të integruar në krahasim me bllokimet, të cilat i paralajmëron Siljanovska. Nga vota e tyre varet se çfarë drejtimi do të marrë vendi ynë më 5 maj”, është shprehur Pendarovski.

Gordana Siljanovska-Davkova është shprehur e bindur se koncepti i saj dhe ai i zotit Reka kanë pasur një bosht të përbashkët, atë të sundimit të drejtësisë dhe shtetit ligjor.

“E di se beteja sapo ka filluar. Por, nëse ne arritëm të sigurojmë një numër të tillë të votave dhe nëse këtu shtojmë dhe votat e zotit Blerim Reka si kandidat i pavarur, i cili u mbështet nga dy parti shqiptare në opozitë, porosia është shumë e qartë. Që të dy ne folëm për sundimin e drejtësisë për shtet të së drejtës, për t’i dhënë fund korrupsionit dhe kriminalitetit”, ka theksuar Siljanovska.

Për kë do të votojë opozita shqiptare?

Të dyja partitë opozitare shqiptare duket se ende nuk e kanë përcaktuar qëndrimin e tyre përballë elektoratit, për raundin e dytë të garës presidenciale. Kryetari i Aleancës për Shqiptar Zijadin Sela dhe Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa kanë theksuar se në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë të bëhen pazare me 80 mijë votat e shqiptarëve.

“Qëndrimi ynë si Alencë për shqiptarët është po i njëti ai që e tha edhe profesor Blerim Reka, ne jemi kundër “aksham pazareve”, të cilat janë bërë formë dhe mënyrë e bërjes politikë në Maqedoninë e Veriut ”, ka theksuar Sela.

“Votuesi shqiptar votoi për konceptin e Republikës, që promovoi profesor Blerim Reka, votuesi shqiptar votoi për dëshpërimin që kanë bartur partitë që janë pjesë e qeverisë dhe në asnjë moment nuk përfaqësojnë shqiptarët aty, dhe në asnjë moment nuk mbrojnë interesat e shqiptarëve, por mbrojnë kriminelët në mesin e tyre”, ka thënë Bilall Kasami.


Profesori Blerim Reka, i cili u eliminua nga gara presidenciale, sinjalizon se ai mund edhe të jetë neutral ndaj Pendarovkit dhe Siljanovkës, përkatësisht që mos t’i bëjë asnjë ftesë elektoratit të tij për raundin e dytë.

“E drejta e votës është e drejtë e shenjtë dhe nuk është e imja. Ajo është e drejtë që i takon qytetarëve dhe ata vetë vendosin se për kë votojnë. Unë nuk bëj tregti me votat e qytetarëve”, është shprehur Blerim Reka.

Partitë në pushtet presin përkrahje më të madhe në votimin e raundit të dytë

Lideri i Socialdemokratëve dhe njëherësh kryeministër, Zoran Zaev ka thënë se në raundin e dytë pret që votat e Rekës të shkojnë për Stevo Pendarovskin, sepse sipas tij Pendarovski ka nevojë për votat e kandidatit presidencial Blerim Reka.

“Ne kemi nevojë për votat e Rekës, kemi nevojë për të gjithë. Ne i ftojmë ata të bashkohen me ne, në konceptin e unitetit. Le të bashkohemi të gjithë në konceptin që na sjell krah për krah me botën moderne evropiane”, tha Zaevi.

Izet Mexhiti, shefi i shtabit qendror të BDI-së për zgjedhjet presidenciale thekson se partneri i koalicionit nuk mund akuzohet për bojkotim të procesit zgjedhor.

“BDI e përkrah Pendarovskin, votat e BDI-së janë vendimtare për fitore të Pendarovskit në raundin e parë, tash është shumë e qartë se ASH dhe zoti Blerim Reka dolën si kandidatë në këto zgjedhje vetëm që të ndihmojnë Siljanovskën dhe VMRO-në në skenën politike”, ka deklaruar Mexhiti.

A do të arrihet censusi i 40% të daljes në votim?

Dalja e vetëm 41 për qind të votuesve në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale mund të jetë sinjalizim për dalje më të vogël, sesa që kërkon pragu zgjedhor kushtetues prej 40 për qind në raundin e dytë më 5 maj. Dhe në këtë mënyrë mund të dështojnë zgjedhje presidenciale, kanë tërhequr vërejtjen analistët vendorë. Analisti politik, Mersel Billalli thotë se me mosdaljen e madhe të votuesve në raundin e parë partitë politike e morën një mësim të mirë, për dështimet e premtimeve të tyre.

“Të gjitha partitë politike nga këto zgjedhje morën leksione nga votuesit. LSDM për shkak të pritshmërive të mëdha dhe mbylljes në vete. VMRO-DPMNE mbeti me hipotekën e ‘Gruevizmit’ dhe mbrojtjes së krimit të organizuar, BDI tani më e harxhuar në shumë segmente, pasi vite me radhë funksionon pa oferta konkrete zhvillimore, kurse Aleanca për Shqiptarët vazhdoi me retorikë nacional-romantike që për një shtet në prag të bisedimeve për BE është total demode”, vlerëson Mersel Bilalli.

Analisti Aleksandër Kërzhallovski thotë se përkrahja e dobët e shqiptarëve ndaj Pendarovskit ka ardhur si pasojë e bojkotit të heshtur të BDI-së. Kërzhallovski thotë se BDI-do të bëj çmos që në raundin e dytë të sigurojë vota për Pendarovskin më shumë se kishte Reka në raundin e parë.

“Tek blloku shqiptar më duket se ka pasur njëfarë bojkoti të heshtur të BDI-së. Më shumë, qëllimi i tyre ka qenë që të parandalohet votimi për Blerim Rekën, se sa të votohet Pendarovski. Mendoj se BDI tani do të mobilizohet më shumë në raundin e dytë, megjthatë edhe të tregojë se e ka mbështetjen e popullit në ato vende ku tani fitoi Reka”, thotë Kërzhallovski.

Analisti Robert Nesimi thotë se mospjesëmarrja në votim në raundin e parë zgjedhor shtyn dilemën e mosprezencës së votuesit edhe në raundin e dytë.

“Nuk duket se ka njerëz që nuk kanë votuar në rrethin e parë dhe të jenë të gatshëm të votojnë në të dytin. Nga ana tjetër ata që votuan për Blerim Rekën nuk kanë asnjë arsye të dalin në rrethin e dytë, duke pasur parasysh se kanë antipati ndaj Siljanovskës, ndërsa janë ftohur edhe nga Pendarovski. Ka gjasa që votuesit shqiptarë të dalin në numër edhe më të vogël, e pa ta cenzusi sigurisht nuk arrihet”,vlerëson analisti Robert Nesimi.

Balotazhi për raundin e dytë në zgjedhjet presidenciale do të mbahet më 5 maj.

Ka ndërruar jetë në aeroplanin e linjës Bazel -Shkup një qytetar nga Gostivari

Shkup, 23 prill 2019 (MEDIAL) – Gjysmë ore pas mesnate në “Aeroportin ndërkombëtar Shkup” ka arritur një aeroplan i cili ka qarkulluar në relacionin Bazel-Shkup dhe është raportuar se në të ka pasur një person i cili nuk ka dhënë shenja jete.

Siç njoftoi MPB-ja, në orën 00.50 nga ana e mjekut u konstatua vdekje pa gjurmë të dhunës tek K.K (74) nga Gostivari.

Pas urdhrit të prokororit publik trupi i të ndjerit i është dorëzuar në familje.

Grabitja në Rinas/ Nga besimi mysliman, tek piceria “Hallall”, ja kush është imami i arrestuar

Një nga të arrestuarit si bashkëpunëtor i grabitjes së Rinasit, Oltion Veseli, mësohet të ketë përfunduar studimet fetare dhe të ketë qenë hoxhë në xhaminë e Krujës, për një periudhë të caktuar para shumë kohësh.

Vëllai i të arrestuarit, Ermal Veseli, është pronar i një picerie në zonën e Fushë-Krujës, “Pizzeria Kupa Hallall”.

Mësohet se, vëllezërit Veseli kanë lidhje me Dash Kupën, personin e arrestuar në vitin 2017, si bashkëpunëtori i grabitjes së autoblindave të cilat transportonin para të bankave të nivelit të dytë.

Lidhur me grabitjen e Rinasit, Oltion Veseli është shoqëruar në polici së bashku me vëllezërit e tij.

Ndërsa dy vëllezërit e Oltion Veselit janë liruar, sipas burimeve të prokurorisë, Oltioni dyshohet të jetë bashkëpunëtor në grabitje.

“Vera e mbretërve” del në shitje, 40 mijë dollarë një shishe

Vera e mbretërve ka dalë në shitje për 40 mijë dollarë shishja. Një prodhues hungarez vere në rajonin Tokaj, të famshëm për verën e tij të jashtëzakonshme, ka vendosur këtë çmim, me shpresën se do të arrijë të ripërtërijë një trashëgimi mbretërore të pijes së preferuar nga monarkët.

Rajoni vullkanik në verilindje të Hungarisë prodhon verë me metodën e tharjes së rrushit në hardhi, për ta ëmbëlsuar sa më shumë. Historia e kësaj metode është mjaft interesante. Dikur, kur afroi koha e të vjelave, fermerëve hungarezë iu desh të linin vreshtat e tyre e të shkonin të luftonin me turqit.

Por, kur u kthyen pas dy muajsh, ata e gjetën rrushin të mbuluar nga “botrytis”, një kërpudhë gri e ngjashme me mykun. Që të mos shkonte dëm, ata vendosën gjithsesi ta kthenin në verë, duke zbuluar kështu se çfarë mrekullie kishin prodhuar.

Që prej atëherë, tharjen e rrushit në këtë mënyrë e stimulojnë vet. Thuhet se Luigji i XIV e përshkroi “Tokaji”-n (apo Tokay) si “verën e mbretërve dhe mbretin e verërave”.

Shishja 40 mijë dollarëshe prej 1.5 litrash e nxjerrë në shitje rezulton më e shtrenjta e të gjitha verërave, ndërsa një shishe më e vogël 0.4 litërshe e “Essencia”, më e rralla “Tokaji”-t hungarez, sipas prodhuesve kushton rreth 424 dollarë për blerësit “online”.

Kadrinjtë, një analizë mbi ish-shokët e zemëruar të Kryeministrit

Nga Viktor Malaj

Para rreth një viti kryeministri Edi Rama nisi t’i quante disa gazetarë “kadrinj”. Epiteti i përdorur prej tij, në mos gaboj, buron nga emri i njërit prej komentuesve me të cilët z. Rama replikoi në rrjetet sociale rreth problemeve të ndryshme dhe, kryesisht, atyre të qeverisjes së tij. Qytetari shqiptar me emrin Kadri, sipas Ramës, ishte një person trushplarë, që nuk kuptonte çfarë ndodhte në realitet dhe vetëm mohonte çdo arritje të vendit dhe të qeverisë së tij sepse kështu e kishte mësuar propaganda opozitare, pas së cilës ai ishte i dhënë pa kushte dhe të cilën nuk e “negocionte” për së gjalli.

Në fillim e kam konsideruar epitetin e Kryeministrit si të panevojshëm dhe të tepërt, ashtu si disa shigjetime dhe qëndrime të tjera të tij. Mirëpo, me kalimin e kohës kam vënë re se vërtetë ekzistojnë një kategori gazetarësh të cilët, megjithëse vetë jetojnë në nivele materiale e financiare më të larta edhe sesa ato perëndimore, jo vetëm nuk shohin asgjë të mirë në Shqipërinë e sotme por, me emisionet e tyre, me pohimet, shtrembërimet dhe njëanshmërinë e tyre po bëjnë çmos ta paraqesin vendin tonë si ferr i vërtetë që bën thirrje për shpëtim, shpëtim me çdo mjet, qoftë edhe me dhunë, përplasje dhe konflikte civile.

Për t’u bërë të besueshëm përballë shikuesve dhe lexuesve ata nuk pushojnë së përsërituri se i përkasin “pushtetit të katërt”, atij mediatik dhe kërkojnë status të veçantë shoqëror, të drejta të pakufizuara, imunitet edhe kur e shkelin ligjin, përpiqen të krijojnë iluzionin se janë një kategori shoqërore shumë e ditur, e pagabueshme, e padjallëzuar, e pakorruptuar dhe e ngarkuar me mision thuajse hyjnor për të hulumtuar, zhbiruar, kontrolluar e ndëshkuar pushtetet e tjerë me synimin përfundimtar shpëtimin e popullit shqiptar.

Por, çfarë është në të vërtetë pushteti mediatik? Si çdo pushtet tjetër ai përbëhet dhe ushtrohet nga njerëz që i përkasin të njëjtës shoqëri nga e cila burojnë dhe ushtrohen edhe pushtetet e tjerë. Si i tillë, “pushteti mediatik” mbart dhe demonstron të njëjtët virtyte dhe vese, vlera dhe antivlera nga të cilat lulëzojnë e lëngojnë edhe pushtetet e tjerë. Ai as krijohet dhe as ushtrohet për qëllime humanitare, bamirësie apo hyjnore, por si mjet jetese dhe mbijetese, si veprimtari shoqërore e nevojshme dhe e vlefshme, por po aq i cenueshëm dhe i korruptueshëm sa pushtetet e tjerë. Ai është dhe do të mbetet i tillë sepse “lëndën e parë” dhe “teknologjinë” i ka të përbashkët me çdo pushtet tjetër. Qeliza bazë e të gjithë këtyre pushteteve mbetet njeriu me vetitë e tij të admirueshme, por edhe të kritikueshme e deri dhe të neveritshme. Cilësia e pushteteve varet nga fakti se cilat nga këto veti dominojnë.

Pavarësisht nga gjinia, mosha, kultura apo prejardhja kadrinjtë kanë tipare të përbashkëta, në të kundërt emërtimi “kadrinj” nuk do të shkonte dhe as do ngjiste në kujtesën e njerëzve. Disa prej tyre kanë qenë shokë apo të njohur të kryeministrit të sotëm, por të gjithë së bashku e urrejnë dhe shohin tek ai vetëm individin e dëmshëm, të korruptuarin, të lidhurin me krimin dhe bëjnë thirrje shumë herë në ditë për largimin e tij nga pushteti me çdo mjet si e vetmja rrugë për shpëtimin e Shqipërisë e cila, sipas kryeopozitarit Basha, “ndodhet në rrezik”.

Rrugëtimi im mendor me kadrinjtë shkon deri atje ku ata pohojnë se qeveria aktuale ka shumë gabime, të meta dhe faje dhe se na nevojitet një qeveri më e efektshme dhe një Kryeministër më i përgjegjshëm. Por ky bashkudhëtim ndahet kur kadrinjtë mohojnë legjitimitetin e qeverisë, kërkojnë rrëzimin e saj “me urdhër të peshkut”, madje edhe me dhunë. Dhe, çfarë është më e keqja, kërkojnë zëvendësimin e Kryeministrit dhe të Qeverisë me njerëz tashmë të stërsprovuar në pushtet si sundimtarë, të dështuar si qeverisës, të shpëlarë si qytetarë e politikanë dhe thellësisht të inkriminuar ligjërisht.

Kadrinjtë drejtojnë emisione televizive opiniondhënës dhe nxitës, redaksi gazetash apo rrjete sociale që synojnë të njëjtën gjë: formësimin e opinionit shoqëror në mënyrën që iu intereson atyre. Për ta e vërteta s’ka shumë rëndësi. Të vërtetën e sajojnë, formësojnë dhe shesin vetë. Ata i gjen në thuajse çdo studio televizive ku, me radhë ftojnë njëri-tjetrin, sipas zakonit të vjetër fshataresk: sonte mblidhemi për pasdarke në shtëpinë time, nesër tek e jotja. Janë të njëjtat fytyra, i njëjti gjykim e mendim për të arritur tek i njëjti përfundim (konkluzion). Kur mungon njëri bëjnë çmos ta intervistojnë prej atje ku ndodhet jashtë Shqipërisë për t’i marrë medimin e tij të vyer, të përsëritur qindra herë dhe që konkludon se “gjendja është shumë e rëndë… kemi një krizë reale… përgjegjëse për krizën është shumica parlamentare… e vetmja zgjidhje është largimi i Ramës…”.

Në studiot e tyre kadrinjtë bëjnë kujdes të thërrasin kryesisht kadrinjtë e tjerë dhe, para fillimit të emisionit hedhin vështrimin rreth e rrotull për të parë se mos gabimisht kanë ftuar ndonjë që iu prish harmoninë e të menduarit, gjykuarit dhe konkluduarit. Nëse ndodh kjo hata atëherë bëjnë çmos ta ndërpresin edhe pse ia japin fjalën, i bëjnë zhurmuesin, i ndërhyjnë duke thënë se “do ta trajtojmë më vonë këtë problem… po japim reklama dhe pastaj kthehemi përsëri në studio…”. Shumica në studiot e kadrinjve janë fodullë, të gjithëditur, mendjemëdhenj dhe arrogantë. Duke qenë të pasur dhe të privilegjuar, duke u ndjerë të gjithëfuqishëm dhe të paprekshëm ata i vërsulen kujtdo, mendimi i të cilit nuk iu pëlqen, e fyejnë, e përçmojnë dhe përpiqen ta vënë në lojë. Të njëjtët kadrinj guxojnë të japin mendim për gjithçka dhe të bëjnë specialistin e blegtorisë dhe të kozmosit, të seksit dhe politikës, të moralit dhe ligjshmërisë, të drogës dhe fesë, prostuticionit dhe historisë. Shkurt, ata janë gjithologë shkencor dhe meteorologë politikë. Bëjnë çmos të krijojnë idenë se Shqipëria do të shpëtonte po të ndiqte mendimet dhe rrugëzgjidhjet e tyre “për ndryshimin e sistemit”. Mirëpo, këtë “ndryshim të sistemit” na ftojnë çdo ditë që t’ua besojmë pikërisht themeluesve dhe ndërtuesve të tij.

Pasi nuk kanë lënë epitet fyes pa përdorur ndaj Kryeministrit dhe kujtdo që s’iu pëlqen atyre, pasi shpifin drejtpërdrejt apo nëpërmjet botimit të çdo gëlbaze të Postierit Dixhital (një gazetare e nderuar e vlerësonte saktë: “lolo plak pa dinjitet”), dhe me gjithë se nuk iu hyn gjemb në këmbë, kadrinjtë japin alarmin se “këtu s’ka liri shtypi… qeveria është arrogante me median… e ka blerë atë” etj. Kaq e madhe është mungesa e dinjitetit dhe kaq i vogël integriteti moral i disa kadrinjve saqë shkojnë në takime “për lirinë e medias” të thirrur nga kryetari i opozitës, i opozitës që dikur ka rrahur, burgosur e sakatuar gazetarë dhe ka djegur redaksi shtypi. Kaq të paskrupullt dhe të padenjë janë disa prej kadrinjve sa njëri prej tyre, të cilit dikur regjimi berishist i pati djegur redaksinë e gazetës dhe rrahur e burgosur gazetarët, më vonë e quante Sali Berishën “burrë shteti”, ndërsa sot bërtet për “shtet diktatorial dhe autoritar” dhe jep si argument faktin se policia s’e kish lënë të kalonte në një rrugë që e kishte bllokuar për arsye sigurie për të gjithë qytetarët.

Kadrinjtë hiqen si parimorë dhe misionarë. Mirëpo e tradhëtojnë shpejt veten, ngaqë jo vetëm kanë qenë dikur avokatë moralë e mediatikë të të gjitha krimeve të regjimeve berishiste, por edhe sot kërkojnë, si shpëtim, rikthimin në pushtet të autorëve të atyre krimeve. Ata hiqen si armiq të oligarkisë megjithëse ose janë vetë oligarkë, ndërtues e biznesmenë të maskuar ose paguhen nga paratë e dyshimta të oligarkëve. Shiten si luftëtarë kundër drogës, por kur kultivohej hapur plantacioni më i madh në Evropë i drogës së Lazaratit kadrinjtë heshtnin ose qeshnin. Disa kadrinj dhe një kadrie kanë punuar disa kohë në një TV të ngritur dhe mbajtur me paratë e drogës dhe krimit. Atëherë ishin të lumtur si pak kush, por kur Qeveria e mbylli kanalin televiziv dhe filloi ndjekjen penale ndaj pronarit mafioz italian që paguante kadrinjtë me rroga marramendëse, menjëherë kadrinjtë u shndërruan në parimorë, u vetëshpallen armiq të drogës dhe korrupsionit dhe i drejtuan shigjetat kundër Qeverisë, duke e shpallur si burimi i vetëm i gjithë të këqijave.

Kadrinjtë pretendojnë se janë edhe atdhetarë të klasit të parë. Megjithëse shesin atdhetarizëm me fjalë, me qendrimet dhe sjelljet e tyre kontribuojnë në të kundërtën e pretendimeve të tyre. Kur shqiptarët e Kosovës organizoheshin në luftë për jetë a vdekje me regjimin serb të Milosheviçit disa nga këta kadrinj botonin çdo javë shkrime në gazetat e tyre në Tiranë ku, në të njëjtën linjë me propagandën serbe, e shpallnin UÇK-në ” organizatë terroriste “. Kur nënshkruhej Marrëveshja famëkeqe e Detit me Greqinë kadrinjt i suleshin cilitdo që e kritikonte atë. Për inat të qeverisë aktuale ata nuk lënë t’iu kalojë java pa pohuar në shtyp apo TV se ” Shqipëria është qendër e tregtimit të drogës në Evropë ” dhe ia faturojnë qeverisë shqiptare edhe trafiqet e drogës nga Amerika Latine në vendet e Evropës Perëndimore, mjafton që në përbërjen e grupeve kriminale të jetë edhe një shqiptar. Ata janë të gatshëm të sakrifikojnë të sotmen dhe të ardhmen e vendit për hir të  urrejtjes ndaj qeverisë. Kur diplomacia perëndimore pohon arritjet në stabilitetin e vendit dhe reformat e kryera si dhe dënon qendrimet destabilizuese dhe antidemokratike të opozitës, kadrinjtë shpallin se ” të huajt nuk janë zgjidhja por problemi “. Atëhere mbetet që zgjidhja të jetë kadriizmi dhe kadrinjtë.

Gjithë “misioni” i kadrinjve synon largimin me domosdo dhe me rrugë antidemokratike nga pushteti të Kryeministrit dhe shumicës parlamentare, të bërë të tillë nëpërmjet vullnetit popullor. Por, për kadrinjtë, vullneti popullor nuk ka rëndësi përpara vullnetit, interesave dhe pasioneve të tyre. Ata bombardojnë çdo ditë veshët e shqiptarëve me pretekstet e opozitës së pavotuar se gjoja zgjedhjet e vitit 2017 kanë qenë të blera me paratë e drogës dhe krimit për t’i lënë në heshtje faktet e sondazheve, vendase dhe të huaj, para zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve, madje edhe sondazhet e sotme ndërkombëtare, që tregonin dhe e tregojnë shumicën aktuale si një shumicë të ligjshme dhe si shprehje të mendimit dhe vullnetit të shumicës së shqiptarëve. Të jesh mediatikisht në mbështetje të opozitës politike sa herë ajo ka të drejtë është fisnike dhe atdhetare, por të vihesh në shërbim të një grushti politikanësh të korruptuar, të inkriminuar, të papenduar dhe të pandëshkuar praktikisht ke zgjedhur të luash një rol që nuk ka të bëjë me fisnikrinë dhe atdhetarinë. Përpjekja për ta paraqitur braktisjen e Parlamentit dhe dorëzimin e mandateve parlamentare si të imponuar nga pushteti dhe jo siç është në të vërtetë, një artificë politike për të kthyer në pushtet një skotë përplot vjeturina që nuk i do shumica e popullit, si një përpjekje që synon të imponojë dhunshëm zgjedhje të parakohëshme të cilat duket se shihen si mjet për të shkaktuar zhgënjim, mosbesim, dëshpërim dhe tërheqje të elektoratit të majtë, pra si mjet i dhunës psikologjike për të shmangur gjykimin e arsyshëm të zgjedhësve, është shërbim ndaj të pavërtetës. Në një studio televizive, njëri nga këta kadrinj i thoshte znj. Rudina Hajdari, e cila ishte kundër braktisjes së Parlamentit: “Ç’të bënte opozita në Parlament kur vendimet i merrte vetëm shumica?”. Sipas këtij kadriu, vendimet duhet t’i marrë pakica dhe përgjegjësinë ta mbajë shumica. Këtij kadriu nuk i bën fare përshtypje fakti se prej gati dy vjetësh pakica ka shkuar në sallën e Parlamentit dhe është përpjekur të bëjë spektakle dhune verbale dhe fizike duke e dëshmuar veten si një bandë politike pa mendim dhe rrugëzgjidhje, por imponuese ordinere e rendit që dëshiron ajo.

Kadriu mund të ketë qenë edhe prezantues i suksesshëm dhe i respektuar i emisioneve artistike televizive por, tani që drejton emisione mediatiko-politike është shndërruar në kadri, thjesht sepse ka pasur diku dhe dikur një zënkë me Kryeministrin e sotëm. Për inat të tij, ai thërret në studio një individ të proceduar penalisht për korrupsion dhe i kërkon mendime “profesionale” për mënyrat dhe rrugët korruptive të tenderave që bën Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit. Kadriu s’ka gjë me kryetarin e bashkisë, por e ka të pashuar mërinë me kryetarin e kryetarit. Ky kadri, ashtu si disa kadrie, fton në studio ish-Presidentin dhe ish-Kryeministrin dhe, megjithëse e di se ka përballë një individ të cilin shumica e shqiptarëve e konsideron një bandit politik mbi të cilin rëndojnë faje dhe krime pa fund, e trajton atë si “baba të kombit” dhe është gati t’i përgjërohet Perëndisë t’ia shtojë ymrin Padishahut tonë. Kadriu, që deri dje ishte i respektuar nga thuajse të gjithë shqiptarët, nuk e ka problem pse me sjelljen dhe moralin e tij sot fiton përbuzjen e shoqërisë. Përbuzja nuk i prish punë kadriut për aq kohë sa nuk i zvogëlohet rroga.

Kadrinjtë s’pushojnë së pohuari se sot Parlamenti shqiptar është njëpartiak, se deputetët e rinj që zunë vendin e të vetëlarguarve janë ligjërisht në rregull, por nuk janë të tillë nga pikëpamja politike dhe demokratike. Sipas këtij koncepti demokratike është ajo që duan ata dhe jo ajo që përcakton Kushtetuta dhe ligjet që burojnë prej saj. Nuk mund të presësh gjykime të tjera nga njerëz që gjithë jetën e kanë kaluar si avokatë të paligjshmërisë dhe shkeljeve antidemokratike të regjimeve të atyre që sot na premtojnë “rikthimin e legjitimitetit”. Është kjo arësyeja që ata thërrasin në studio dhe, në gjendje thuajse ekstaze, i kërkojnë mendime për të ardhmen demokratike të vendit pikërisht njeriut që ka rrahur, burgosur e vrarë kundërshtarët politikë, ka falsifikuar e dhunuar disa procese zgjedhore, është shpallur armik i lirisë së shtypit nga institucionet ndërkombëtare përkatëse, e ka çuar vendin në konflikte civile, ka tentuar të marrë pushtetin me banda mitingashësh të armatosur, është konsideruar nga Perëndimi: “ordiner i rrezikshëm”, “kryetar i një regjimi gangsterësh” dhe “kryetrukues zgjedhjesh”. Në vend që t’i kërkonin llogari për çfarë ka bërë në të shkuarën, i kërkojnë mendime se çfarë duhet bërë për të ardhmen. Kur banditi politik Sali Berisha bënte thirrje për rrëmbim armësh para 3-4 vitesh dhe kur bën thirrje sot për përplasje civile dhe “luftë për jetë a vdekje”, kadrinjtë e përkëdhelin dhe i ledhatojnë thirrjet e tij antishqiptare dhe antidemokratike në vend që t’i kërkonin të hiqte dorë nga këto qëndrime dhe si “baba i kombit” t’i ftonte shqiptarët për paqe e marrëveshje. Kaq të padinjitet janë kadrinjtë dhe kadriet saqë pranojnë t’iu paraqitet si misionar i luftës për “votën e lirë” dhunuesi më i madh, dhunuesi serial dhe dhunuesi i papenduar i proceseve zgjedhore të Shqipërisë. Teksa i dëgjon kadrinjtë pyet veten: a do gjëllinte ende Saliu në livadhet e shkretuara të politikës sonë po të mos ishin kadrinjtë? Kurrsesi jo. Ne kemi kadrinj prandaj e kemi ende lolon gjëmëzi.

Në vend që ta qortonte opozitën për braktisjen e Parlamentit, njëri nga kadrinjtë i tha në studion televizive deputetit të ri Ralf Gjoni: ” Turp të kesh që ke shkuar në Parlament !”, edhe pse një gjë të tillë e miraton shumica e shqiptarëve dhe e këshillojnë Evropa Perëndimore dhe SHBA. Po të kishte bërë shumica e sotme parlamentare çfarë po bën pakica, kadrinjtë do t’i vërsuleshin dhe etiketonin si ” antiperëndimore ” dhe ” komunistë të pandreqshëm “.

Po të kishin dinjitet dhe mision e jo vetëm interesa, po të kishin ideale e jo vetëm pasione, po të luftonin për Shqipërinë e jo vetëm për të mirën vetjake, kadrinjtë do t’i pyesnin drejtuesit e opozitës politike se si mund t’iu besohej atyre qeverisja dhe lufta kundër korrupsionit kur në të shkuarën janë kapur “mat” disa herë në akte të rënda korrupsioni; si mund t’iu besohet atyre “rivendosja e demokracisë dhe shtetit ligjor” kur ata, në të kaluarën, kanë dëshmuar ushtrimin e paligjshmërisë dhe nënshtrimin e drejtësisë; si mund t’iu zihet besë atyre se po luftojnë për “zgjedhje të lira” kur, në të shkuarën, kanë fituar vetë poste të larta partiake e shtetërore nëpërmjet falsifikimit dhe dhunimit të zgjedhjeve; si mund t’iu besohet atyre “misioni” i dekriminalizimit kur ata vetë, dje dhe sot, kanë bashkëjetuar me kriminelë ordinerë, i kanë liruar nga burgu në fushata zgjedhore dhe me krenari kanë shpallur si filozofi, moral dhe sjellje të tyre berishizmin, një teori dhe praktikë politike arkaike, banale, antidemokratike dhe e dështuar; si mund të besohet se opozita e vetëlarguar nga Parlamenti po lufton “për ta çuar Shqipërinë në BE” kur të gjithë vendimmarrësit evropianë dhe autoritetet amerikane po i thonë kësaj opozite se e ka gabim, se rruga për në Evropë nuk kalon nga drejtimi i zgjedhur prej saj, por nga transeja që i rekomandohet nga të zotët e shtëpisë evropiane, nga ata që kanë çelësat e asaj shtëpie. Kadrinjtë nuk mund t’i bëjnë këto pyetje sepse, pak a shumë, kanë të njëjtin formim dhe moral si të drejtuesve kryesorë opozitarë. Pikërisht për këto arsye tamtamet e opozitës janë në sintoni me tamtamet e kadrinjve.

Po t’ia donin të mirën vendit po aq sa vetes së tyre dhe partisë së zemrës, do e këshillonin opozitën të qëndronte në Parlament dhe të kontribuonte në Reformën Zgjedhore për të cilën ankohen pa pushim dhe japin ultimatume pa fund, do ta këshillonin opozitën të bënte mendimtarin e vlefshëm dhe jo dhunuesin e dëmshëm, do ta këshillonin të përpiqej të dëshmonte epërsi intelektuale e morale ndaj shumicës parlamentare dhe jo ta nxisnin të përdor dhunën fizike si mjet imponues. Po të mendonin vërtetë për Shqipërinë dhe për shqiptarët, kadrinjtë do ta këshillonin opozitën të ndreqte veten përpara se të merrte përsipër ndreqjen e vendit, të hiqte dorë nga berishizmi i dhunshëm, abuziv dhe i dështuar dhe të shprehte keqardhje e të kërkonte ndjesë për instalimin në Shqipëri të ” Rrumpallës demokratike ” të manifestuar në grabitje pronash, ndërtime pa leje, mospagime taksash, energjie elektrike dhe ujit, rrënimin e pyjeve dhe grabitjen e nëntokës si dhe ngritjen e sistemit më të korruptuar të drejtësisë dhe jo, në vend të kësaj, mezi presin shkrimin e radhës për të shprehur ” respektin për zotin Berisha “.

Po të kishin ideal Shqipërinë dhe të mirën e përbashkët, edhe sikur të gjitha pretendimet opozitare të ishin të vërteta, kadrinjtë do t’i luteshin opozitës politike të bënte një “pushim” deri pas qershorit 2019 kur shqyrtohet vendosja e hapjes së negociatave me BE-në dhe pastaj të hidheshin në sulm, do të dënonin pohimet e L. Bashës dhe E. Alibeajt nëpër parlamentet e vendeve evropiane se “Shqipëria nuk e meriton të pranohet në BE”, pohime dhe veprime të ngjashme me paraardhësit e tyre biologjikë, politikë dhe moralë të Luftës së Dytë Botërore që, për pushtet vetjak i lëpinin çizmen cilitdo vendzaptuesi dhe bashkëpunonin me ta për të masakruar shqiptarët që rreshtoheshin në rezistencën për çlirimin e vendit. Njëlloj si ata atëherë edhe opozita e sotme politike e shpall Shqipërinë “të pushtuar nga komunistët” dhe pretendon se po përpiqet “për çlirimin e Shqipërisë”. Në vend që t’i luteshin Evropës t’i “sillte në binarë” pozitë dhe opozitë për të mirën e Shqipërisë, kadrinjtë i luten asaj “të mos e lejojë Edi Ramën të asgjësojë opozitën”.

Këtu gjendet arësyeja pse kadrinjtë bëjnë thirrje për dhunë, ashtu si berishizmi i djeshëm dhe i sotëm. Sulmet e protestuesve ndaj godinave qeveritare dhe Parlamentit, djegien e makinave dhe gomave, hedhjen e shashkave dhe kapsollave ndaj punonjësve të policisë i shpallin “dhunë simbolike”, ndërsa përdorimin e gazit lotsjellës (që djallëzisht e quajnë helmues), siç veprohet në gjithë botën perëndimore, e shpallin faj dhe dhunë shtetërore, terror dhe diktaturë. Madje, ndonjë prej tyre kërkon llogari pse gazi lotues nuk përdoret individualisht (!) por ndaj turmës dhe pse në vend të gazit nuk përdoren “mjetet e forta” nga policia. Nga njëra anë i shpallin protestuesit e dhunshëm “të burgosur politikë”, nga ana tjetër dëshpërohen pse shteti nuk po vret askënd në mënyrë që të shtohej urrejtja popullore ndaj qeverisë dhe ata të mos mbeteshin pakicë. Kadrinjve iu nevojiten vrasjet e protestuesve që, pastaj, të venë nëpër studiot televizive, të marrin pozat e dhimbsurisë, humanizmit, ligjmbrojtësit, paqësorit, demokratit dhe të pohojnë se “profecitë” e tyre u provuan dhe kështu shtohen shikuesit televizivë, shtohen klikimet, shtohen reklamat televizive, shtohen fitimet e bosëve mediatikë dhe, rrjedhimisht, edhe rrogat e kadrinjve. Nxihen e dëmtohen vendi dhe populli sepse interesat e kadrinjve dhe pagatorëve të tyre janë larg, shumë larg, interesave  të Shqipërisë.

Si mbyllje duhet thënë se kadrinjtë nuk i frymëzon interesi i përbashkët, as ndjenja e drejtësisë dhe as parimet morale, por thjesht interesat vetjake dhe pasionet meskine. Ata duhen dëgjuar me durim, por duhen përbuzur për çdo mashtrim, falsifikim e shtrembërim të së vërtetës dhe duhen neveritur për thirrjet e tyre për dhunë.

Pas 6 vjetësh bashkohet me të motrën e kthyer nga Siria (VIDEO)

Në Kosovë, një grua u bashkua të hënën me motrën e saj, e cila kishte kaluar gjashtë vjet me ekstremistët në Siri. Hidajete Delia priti orë të tëra jashtë një strehe për të kthyerit në Vranidoll afër Prishtinës dhe pastaj u lejua të takohej me motrën e saj 23-vjeçare, Dafina.

Hidajetja thotë se Dafina ishte “mashtruar” për të shkuar në Siri dhe ishte martuar me një burrë që ishte vrarë më vonë. Dafina u kthye në Kosovë me dy fëmijët e saj.

Shumë familje të tjera prisnin ndërkaq për t’u ribashkuar me të afërmit e tyre. Gjatë fundjavës, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, 110 qytetarë të Kosovës u kthyen nga Siria. Mes tyre ishin katër luftëtarë të huaj të dyshuar, 32 gra dhe 74 fëmijë.

Sekretari Organizativ i BESËS godet ata që duan të manipulojnë me votën shqiptare

Ashtu të duket kur të përzihet gjaku, edhe votuesit shqiptarë të duken maqedonas. Këtyre që u është bërë gjaku ujë dhe janë bërë më shka se shkau, nuk pritojnë votuesit shqiptarë t’i quajnë vota maqedonase vetëm e vetëm pse e kanë votuar prof. Blerim Rekën. Ja statistikat, ku prof. Blerim Reka ka marrë vota, që ju thoni se janë maqedonase, e në fakt ata janë vota të pastra shqiptare, dhe një pjesë e vogël janë vota të turqve, boshnjakve dhe romve etj.

1. Komuna Aerodrom: 310
Vota shqiptare

2. Manastir: 884
Vota shqiptare

3. Veles: 324
Vota shqiptare

4. Gjorce Petrov: 295
Vota shqiptare

5. Karposh: 528
Vota shqiptare

6. Krushevë: 356
Vota shqiptare

7. Petrovec: 248
Vota shqiptare

8. Plasnicë: 71
Vota shqiptare

9. Prilep: 368
Vota shqiptare

10. Resnje: 352
Vota shqiptare

11. Sopishte: 289
Vota shqiptare

12. Qendër: 444
Vota shqiptare

13. Qendra Zhupa: 69
Vota shqiptare

14. Cashka: 254
Vota shqiptare

15. Cucer Sandevo: 222
Vota shqiptare

Adnan Azizi

Dalin fotot e masakrës, babai-vrasës telefonoi të birin: Të vrava gruan dhe nënën! (FOTO)

Një krim i rëndë në një familje në lagjen “Dardania” të Prishtinës u regjistrua paraditen e sotme. Një kryefamiljar vrau me armë zjarri bashkëshorten, nusen e djalit dhe më pas qëlloi edhe veten për vdekje.

Mediat kosovare kanë zbuluar identitetin e viktimave dhe babait-vrasës, i cili pasi i mori jetën bashkëshortes së tij dhe nuses së shtëpisë, telefonoi të birin për t’i thënë: “Ta kom vra grunë edhe nanën, tash po e vras veten”.

Autori i krimit të rëndë është Hasan Krasniqi. Ai ekzekutoi gruan Hysnije dhe nusen e djalit Remzien. Çuditërisht në fotot e publikuara nga mediat kosovare, familja Krasniqi shihet e bashkuar.

Por, sipas fqinjve të tyre, familja Krasniqi ka pasur probleme të vazhdueshme, ndërsa Hasani që kreu vrasjet dyshohet se kishte probleme psikike.

“Këta kanë pas probleme të vazhdueshme familjare, dhunë në familje, dhe çrregullime mendore”, thuhet në një deklaratë konfidenciale të Prokurorisë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka folur nga vendi i ngjarjes ku ka treguar edhe detajet të cilat policia i ka siguruar nga informacionet e para.

“Ekipet mjekësore, mjekësia ligjore dhe të gjitha njësitë përkatëse janë në vendin e ngjarjes. Fillimisht nga informacionet që posedojmë deri më tani bëhet fjalë për një vrasje që është cilësuar vrasje e dyshimtë, një person të gjinisë mashkullore të vitit të lindjes 1958, një grua të vitit të lindjes 1959 dhe një grua tjetër të vitit të lindjes 1991”, ka thënë Kelani.

Kelani ka shtuar se nga informacionet e para bëhet e ditur se fillimisht i dyshuari ka vrarë gruan e tij, më pas nusen e djalit dhe në fund ka bërë vetëvrasje.

Kasami: Votat e fituara treguan se koncepti “Republikë për të gjithë” ishte fitues

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka dalur me deklaratë pas zgjedhjeve të djeshme presidenciale dhe rezultatit të kandidatit Blerim Reka, i mbështetur nga kjo parti.

“Dje në vendin tonë u mbajtën zgjedhjet presidenciale, ku qytetarët patën mundësinë për të zgjedhur presidentin e Maqedonisë së Veriut për pesë vitet e ardhshme. Së pari, më lejoni të ju falënderoj të gjithëve që dhatë mbështetje të fuqishme për konceptin e kandidatit të vetëm shqiptar, prof. Blerim Rekën, i cili mori mbi 80 mijë vota. Falenderim i veçantë shkon për të gjitha degët, nëndegët, anëtarët e kryesisë qendrore dhe kuvendit qendror, për kontributin e palodhshëm që dhanë për kandidatin Blerim Reka. Votat e fituara treguan se koncepti “Republikë për të gjithë” ishte fitues dhe ngadhnjeu ndaj konceptit të rrejshëm që dëshironin t’ua servonin shqiptarëve. Beteja jonë “Republikë për të gjithë” do të vazhdoj, sepse ky koncept u dëshmua se është më proevropian dhe koncept për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.”, theksoi Kasami.

Sipas tij, Lëvizja BESA si pjesë e opozitës shqiptare u ofroi shqiptarëve një mundësi të artë që të dëshmojnë se ata nuk janë vazal të partive maqedonase, por janë të zgjuar dhe të vetëdijshëm, njëjtë si gjithë shoqëritë tjera evropiane dhe që njeh në thelb vlerat perëndimore.

“Shfrytëzoj këtë rastë që t`iu bëj thirrje vëllazërore të gjithë intelektualëve, profesionistëve dhe të gjithë atyre që i ndajnë me ne këto vlera, dyertë e Lëvizjes BESA janë te hapura për Ju. Jeni te mirëseardhur në familjen tonë të madhe.”, theksoi kreu i Lëvizjes BESA.

Reagon ashpër “Komandant Malisheva” pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

Muhamet Krasniqi, i njohur si “Komandant Malisheva”, i dënuar me burg në Maqedoni, për pjesëmarrje në rastin e Kumanovës, ka bërë një koment rreth zgjedhjeve të fundit në Maqedoni.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar ashpër, duke thënë se mjerë ata që votuan e që vepruan kundër kandidatit shqiptar, Blerim Reka, përcjell “Bota sot”.

“Komandant Malisheva”, thotë se ata që votuan kundër Rekës, shkelen mbi gjakun e dëshmorëve.

Ja postimi i tij pa ndërhyrje

Çfar ndodhi në tê vertet ne zgjedhjet Presidenciale , sado qe mundohen cila do parti vmro apo Lsdm pa shqiptaret nuk munden as me fitu as me qeveris , nese Blerim Reka nuk fitoj me shume se 80 mij vota ai fitoj sepse ato vota ishin te pasterta Shqiptare , e mjer ata qe vepruan kunder kandidatit Shqiptar sepse aty ku u derdhe gjaku nuk ka qen tradit me ngu as Aliun as Menduhin po u dasht shqip me votu .
O ju gjakprishur
O ju gjakshitur
Ju shkelet parimet
Ju shkelet flamurin e Skenderbeut.
Ju shkelet mbi gjakun e Fadil Nimanit,Afrim Kalanices, Visar Krasniqit ,Elmi Hotit, Labinotit, Sali Latifit , Llukman Nezzirit , Asip Emrullait Rrahim Beqirit , Mujedin Aliut , Ismet Jasharit e te gjithe deshmorve te ren per lirin e kombit.
Shume do isha kurreshtar te di se Xhemail Jashari e familja e tij vllai i Ismet jasharit edhe si antar i BDI s a e ka dhan voten Per Blerimin apo per Stevon!

Pamje ekskluzive nga vetura dhe vendi ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Sllupçan (Video)

Televizioni Telma ka vizituar vendin ku është kryer vrasja e dyfishtë në fshatin Sllupçan, dukecsjellë detaje mbi këtë vrasje ku mbetën të vdekur në vendin e ngjarjes babai 47 vjrçar dhe djali 9 vjeç. Kronika e TV Telma:

Lajmi i fundit nga Prishtina/ Burri vret gruan, nusen e djalit dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “Dardania”, në Prishtinë, ku një person ka vrarë gruan, nusen e djalit të tij dhe më pas edhe veten.

Rastin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Imer Beka.

“Po kemi marrë informacion që dy persona kanë ndërruar jetë. Sipas informacioneve të para dyshohet se një person ka vrarë gruan e djalit të tij dhe më pas ka vrarë edhe veten”, ka bërë të ditur Beka. Prokurori momentalisht është duke shkuar në vend të ngjarjes.

“Rreth orës 13:20, policia ka marrë informacionin për nje vdekje te dyshimte ne rrugen “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrarë tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, konfirmoi zëdhënsja e policisë Flora Ahmeti.

Në vendin ku ndodhi ngjarja kishte qenë prezente edhe një vajzë dy vjeçare.

Paraprakisht thuhet se personi që kreu vrasjet kishte qenë i sëmurë mendor.

Zekiri shpërthen kundër partive shqiptare të koalicionit

Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri për televizionin Klan Maqedoni në pyetjen nëse ka pritur më shumë ka partnerët e koalicionit tha se “dikush ka pritur më shumë, unë personalisht jo, duke ditur fuqinë e tyre në terren”.

Ai përmendi se në komunën e Çairit në vitin 2016 LSDM ka pasur mbi 8.000 vota dhe se tani kanë marrë të gjithë së bashku 8.000 vota, njofton Telegrafi Maqedoni.

“E njëjta gjë ndodhi në Saraj ku kemi më pak vota se në vitin 2016. E njëjta ndodhi në Studeniçan dhe mos flasim për komunë e Haraçinës”, tha Zekiri duke shtuar se flasin numrat dhe jo vet ai.
Zekiri shtoi se duhet të takohet çdo qytetar shqiptar pavarësisht cilit subjekt politik i takon, të flasin me to dhe më në fund të fillohet me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

Ja kush ishte 47 vjeçari që u vra mbrëmë së bashku me djalin e tij (FOTO)

47 vjeçari Elham Sallahu dhe djali i tij nëntë vjeçar nga fshati Opajë i komunës së Likovës, janë gjetur të vrarë me armë zjarri mbrëmë në hyrje të fshatit Sllupçan, në vendin e quajtur “Bunari në Sllupçan”.

Siç kanë informuar nga MPB-ja e Kumanovës, trupat janë gjetur nga ana e policisë në makinën e tipit “Opel Astra” me regjistrim të Shkupit.

Prokurori Publik dhe ekipe të policisë së Kumanovës kanë dalë në teren dhe kanë konstatuar se një autori deri tani i panjohur me armë zjarri ka shtënë drejt personave të cilët tani më janë gjetur të vdekur.

Trupat e të vrarëve, me urdhër të Prokurorit Publik janë dorëzuar për obduksion në Institutin për Mjekësi Ligjore dhe Kriminalistikë në Shkup, ndërsa policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Policia jep detaje pë vrasjen e dyfishtë në afërsi të Opajës së Kumanovës

Policia ka dhënë detaje për vrasjen e dyfishtë në fshatin Mateç të Kumanovës. “Policë nga stacioni policor në  fshatin Mateç, në vendin e quajtur ‘bunari i Sllupçanit’, kanë gjetur një makinë të tipit Opel astra me targa të Shkupit, ku u gjetën dy persona pa shenja jete. Ngjarja është shënuar në orën 22 e 40. Prokurori publik dhe ekipi i SPB Kumanovë, kane dalë në vendin e ngjarjes dhe pas hetimeve kanë konstatuar se një person i panjohur ka vrarë me armë zjarri një 47 vjeçar dhe djalin e tij 9 vjeçar, që të dy nga fshati Opajë, ka deklaruar zëdhënësi i MBP-së, raporton Tv SHENJA. Prokurori publik ka dhënë urdhër për të bërë autopsinë e dy trupave të pajetë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e arsyes dhe rrethanavë të vrasjes.

Prokuroria: Janë shtënë më shumë plumba mbi babë e bir në Sllupçan

Sipas Prokurorisë Themelore të Kumanovës, mbi trupin e babait dhe djalit të tij 9-vjeçar në Sllupcan të Kumanovës, janë gjuajtur më shumë plumba në afërsi të automjetit ku mbrëmë u gjetën trupat e tyre. Pritet që autopsia të jap më shumë detale se sa plumba saktësisht janë qëlluar mbi trupat e tyre dhe dinamikën e ekzekutimit.

“Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ka kryer hetim në afërsi të fshatit Sllupçan ku mbrëmë ishte gjetur automjeti ndaj të cilit janë gjuajtur shumë plumba. Në hetim ishte konstatuar se nga afër është gjuajtur në automjetin motorik në të cilin kanë qenë dy personat, shoferi dhe djali i tij tetë vjeçar. Të dy janë plagosur dhe kanë vdekur në vendin e ngjarjes. Janë gjetur dhe marrë një numër i madh i plumbave të gjuajtur përmes atyre ekspertizave pritet të konfirmohen fakte të rëndësishme në lëndë. Do të bëhet ekspertizë edhe e automjetit në të cilin të dukshme janë shumë gjurmë të sulmit me armë. Është dhënë edhe urdhër për kryerje të autopsisë së trupave”, citohet në kumtesën e prokurorisë.

Reka triumfon në komunat shqiptare, Pendarovski e Siljanovska në balotazh

Gara zgjedhore për president të Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së djeshme u përmbyll duke radhitur kandidatin shqiptar Blerim Rekën pas dy pretenduesve maqedonas për kryetar të shtetit, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska. Derisa Pendarovski e Siljanovska arritën të shkojnë në rundin e dytë, Reka sipas rezultateve preliminare, të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të Maqedonisë së Veriut, udhëhoqi bindshëm në komunat me shumicë shqiptare, shkruan gazeta “Zëri”.

Sipas rezultateve preliminare të dala nga KSHZ-ja Perandovski (LSDM, BDI dhe rreth 30 parti të tjera) doli më i votuari me rezultat 42,82%, derisa menjëherë pas tij u rangua Siljanovska (VMRO-DPMNE), e cila arriti të grumbullojë 42,25% të votave. Ndërkohë kandidati shqiptar Blerim Reka mori gjithsej 10,59 % të votave të numëruara.

Pas publikimit të rezultateve, optimistë për fitore në balotazh u deklaruan të dy grupet politike maqedonase, edhe ai i Pendarovskit, edhe ai i Siljanovskës. Nga subjekti i kryeministrit Zoran Zaev u shprehën të bindur se Pendarovski do të shpallet president i ri i Maqedonisë së Veriut në rundin e dytë, që pritet të mbahet më 5 maj të këtij viti. “Stevo Pendarovski është në epërsi dhe fitorja në rrethin e parë është më se e qartë. Mbështetja e të gjitha bashkësive etnike pritet të konfirmohet me fitoren në rrethin e dytë. Pa dyshim se Stevo Pendarovski do të jetë president i ri i shtetit”, deklaroi Aleksandar Kiracoski nga kjo parti, shkruan gazeta “Zëri”.

Ngjashëm u deklaruan edhe nga partia VMRO-DPMNE, përfaqësues të së cilës thanë se kandidatja e tyre paraqet zgjedhjen e popullit të Maqedonisë së Veriut. “Pushteti jopopullor është gjunjëzuar. Po udhëheqim në shumë komuna. Populli po fiton. Gordana Siljanovska është zgjedhja e popullit, populli është i mençur, energjik dhe çdoherë ka të drejtë. Pavarësisht presioneve të pushtetit, në përgjithësi kishim proces zgjedhor paqësor. Erdhi drejtësia kundrejt padrejtësisë”, tha sekretari i përgjithshëm i këtij subjekti, Igor Janjushev.

Ndërkaq kandidati Blerim Reka, i përkrahur nga dy partitë shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe lëvizja “Besa”, u shpreh i kënaqur me rezultatet, pavarësisht se u radhit pas dy kundërkandidatëve të tij. “Ne jemi shumë të kënaqur, kjo i ka kaluar pritshmëritë tona. Në të gjitha komunat shqiptare udhëheqin 3 me 1 në raport me kandidatët e tjerë. Vota kemi fituar edhe në komunat maqedonase. Koncepti ynë ‘Republika për të gjithë’ ka marrë mbështetje edhe në ato komuna ku nuk kemi shtrirje partiake. Kjo jep shpresë se Maqedonia do të jetë shtet i të gjithëve. Me votat e siguruara ne kemi delegjitimuar partitë tjera shqiptare dhe kjo paralajmëron një pranverë politike”, potencoi Reka gjatë një konference për medie, të mbajtur pas publikimit të rezultateve të para, raporton gazeta “Zëri”.

Ndërkohë në konferencë të përbashkët me Rekën lideri i ASH-së, Ziadin Sela, tha se përmes votës së tyre shqiptarët e përçuan në mënyrë të qartë mesazhin e pakënaqësisë me gjendjen aktuale. “Mund të konstatoj se shqiptarët e dhanë qartazi mesazhin dhe sot me votë treguan se janë të pakënaqur. Në të gjitha vendvotimet shqiptare profesor Reka fitoi 3 me 1 minimalisht, ndërsa diku edhe 4 me 1. Po të njëjtin mesazh e jep edhe dalja e ulët, e cila është bojkot ndaj definicionit të shumicës dhe jo të opozitës. Sot shihen gjurmët e shtetit të zbrazët, nga mospasja e shtetit të së drejtës dhe zhvillimit ekonomik”, deklaroi Sela.

Ndërkaq zëdhënësi i Shtabit Qendror të BDI-së, Arbër Ademi, konsideroi se me votat e marra Reka nuk ia doli t’u afrohet as kandidatëve të mëhershëm shqiptarë. “Blerim Reka ka përjetuar fiasko në këto zgjedhje. Ai as për së afërmi nuk iu ofrua kandidatëve të mëparshëm shqiptarë, duke u nisur nga Muharrem Nexhipi e të tjerët”, nënvizoi Ademi.

Ndërkohë, procesi i djeshëm zgjedhor në Maqedoninë e Veriut nga institucionet shtetërore atje është cilësuar i qetë, pa ndonjë incident serioz./ZERI/

FOTOT/ Shpirtri i arbërit rron: Ja si e festojnë Pashkën, arbëreshët e Italisë

Arbëreshët në Itali, vazhdojnë të rruajnë me fanatizëm tradiat e tyre.

Fotot e mëposhtme tregojnë se si ata kanë festuar Pashkën në Hora në Sicili (Piana degli Albanesi).

Kur i sheh fotot, mbushesh me një ndjesi fantastike, por edhe me një krenari për këta njerëz, që kanë ruajtur traditën shqiptare prej qindra vjetësh.(TemA)

Një mënyrë e re varrimi, kompostimi njerëzor

Washington-i është gati për t’u bërë shteti i parë amerikan që ligjëron “ reduktimin organik natyror” të trupave, pra kompostimin njerëzor.

Guvernatori demokrat Jay Inslee, do të firmosë për një javë legalizimin e “reduktimit organik”, “djegies së lëngshme” (një proces tretjeje teknikisht i quajtur alkaline hydrolysis), si një alternativë të varrimeve të tjera.

Jay Inslee po bën fushatë për zgjedhjet presidenciale demokratike të vitit 2020 duke përdorur një platform ambientaliste. Fundja, çka më miqësore ndaj mjedisit se të plehërohet Toka me vetë mbetjet e njeriut.

“Djegia e lëngshme” është e ligjshme në tetë shtete të tjera, edhe pse ka hasur në kundërshti nga kleri katolik, sipas të cilit kjo tregon mungesë respekti ndaj të vdekurit.

“Reduktimi organik” është një ide e re, e lindur nga kërkimet shtatëvjeçare të dizajneres Katrina Spade. Ajo punësoi një grup shkencëtarësh për të provuar se ideja e kthimit të trupave njerëzorë në plehërues ishte e sigurt dhe e realizueshme.

Pasi tregoi që trupat njerëzorë të dekompozuar në tokë i tejkalojnë standardet e produkteve të rrezikshme (si metale e produkte të tjera), ajo tashmë po sheh ëndrrën e saj të realizohet.

Sipas saj, procesi do të kushtojë 5,500 dollarë, që gjithsesi është më pak se 7000 dollarë që kushton djegia.

Si bëhet kompostimi njerëzor? Trupi vihet në një enë me kashtë, ashkla, jonxhë, dhe shtohen bakterie termofilike. Ajri që kalon nëpër të e vazhdon procesin. Për një muaj trupi arrin përmasa të vogla dhe kompostoja mund të merret në shtëpi.(TemA TV)

KSHZ: DERI NË ORËN 13:00 VOTUAN 20.45 PËR QIND E VOTUESVE

Zëdhënësja e KSHZ-së, Lupka Guguçevska, ka thënë detaje për rrjedhën e votimeve deri në orën 13:00. “Prej 75,5 për qind të vendvotimeve të analizuara, deri më tani vërehet se kanë kanë votuar mbi 284 mijë votues, apo 20.45 për qind në total. Më së shumti ka votues në Prilep, Novaci, Sveti Nikole, Negotinë, Probishtip, Rankovce, Demir Kapi, Kratovë, Vevçani. Më së paku dalje ka në Likovë, 5,24 për qind. Zhelina 6 për qind. Vrapçishta 7,5 për qind”, ka deklaruar Guguçevska. /SHENJA/