Ballina Blog Faqe 605

Xhihadisti shqiptar vritet në Siri, fëmijët jetimë peng i ISIS; Biznesmeni i njohur në kërkim të nipit dhe mbesës (Foto +Detaje)

Eva dhe Endri Dumani, ishin 8 dhe 6 vjeç kur udhëtuan së bashku me babain e tij nga Shqipëria në drejtim të Sirisë, duke depërtuar në zona e konfliktit të armatosur, zona këto që kontrolloheshin nga shteti terrorist ISIS. Babai i tyre Shkëlzen Dumani nga Dibra që braktisi gruan në Shqipëri dhe u larguar në Siri së bashku me dy fëmijët dhe nënën e tij, Mentie Dumani, u vra si luftëtar i ISIS gjatë luftimeve me forcat kurde dhe forcat qeveritare të presidentit Sirian Asad.

Vdekja e tij la jetimë në zonë e luftës dy fëmijët e tij të mitur Evën dhe Endrin. Shumë përpjekje dhe operacione janë ndërmarrë nga daja i tyre për lirimin e dy fëmijëve të mitur, por të gjitha impenjimet s’kanë sjellë asnjë rezultat. Xhetan Ndregjonit, biznesmenit të ndërtimit në Tiranë i është dashur të shkojë deri në Turqi, kufi me Sirinë dhe në Egjipt, me shpresën se do lironte nipin dhe mbesë, por në fakt asnjë gjë nuk ka mundur të bëjë. Herë i mashtruar dhe herë i tërhequr nga shpresa se do mundte të çlironte fëmijët e motrës së tij, Xhetani, për 5 vite më radhë nuk ka lënë gur pa lëvizur, për të vetmin qëllim, rikthimin në Shqipëri të nipit dhe mbesës së tij.

Në një intervistë për “Shqiptarja.com” Xhetan Ndregjoni tregon se ka rënë në gjurmët e dy fëmijëve, që sipas tij ndodhen në kampin “Al Hol” në Siri. Ai tregon se kur ka qënë në Turqi, ka ndërmjetësuar me kontrabandistët për të çliruar dy fëmijët kundrejt një çmimi prej 100 mijë euro, por sërisht e gjithë kjo tratativë ka dështuar.

Teksa bashkëbisedojmë me të, Xhetani thotë se ka krijuar kontakte me mbesën nëpërmjet telefonit dhe herë pas herë bisedojnë për situatën, duke mbajtur kontakte dhe me shtetas kosovarë, që ndodheshin në këtë kamp në Siri. I dërmuar gjatë këtyre 5 viteve kërkime, Xhetani apelon për ndihmë nga shteti Shqiptar, që të përfshihet në një operacion për çlirimin dhe riatdhesimin e dy fëmijëve, pasi ata janë të pafajshëm dhe s’kanë asnjë lidhje me luftën në Siri.

Si janë larguar nipi dhe mbesa juaj në Siri, në çfarë rrethanash?

Ka qenë babai i tyre ai që është bërë shkak që mbesa dhe nipi im ndodhen në Siri. Shkëlzen Dumani, u mashtrua, e gënjeu mendja se aty do punonte dhe do merrte para dhe vendosi të largohej, duke marrë pa asnjë paralajmërim, dhe dy fëmijët që kishin ardhur në jetë si rezultat i martesës me motrën. U largua në Siri duke depërtuar në zonat e konfliktit, ku me vete mori dhe nënën e tij. Ne si familje nuk jemi njoftuar fare për këtë udhëtim në Siri. E ka bërë gjithçka me kokën e vet.

Çfarë ndodhi më pas?

Shkëlzeni u vra gjatë luftimeve. Pas kësaj fëmijët e mitur mbetën mes katër rrugëve. Herë kemi mbajtur kontakte dhe herë jo. Kemi qenë shumë të shqetësuar. Na ka rënë barrë e rëndë për ta hequr.

Si keni mundur të viheni në kontakt me nipin dhe mbesën tuaj?

Për shkak të hallit që kemi, kam hyrë në bisedime me shumë familje në Shqipëri,Kosovë dhe Maqedoni, të cilët kishin dhe ata njerëzit e tyre dhe fëmijë në Siri. Nëpërmjet tyre, kemi gjetur njëri tjetrin. Jemi bërë bashkë si të thuash dhe kemi arritur të biem në kontakt. Momentalisht fëmijët ndodhen në Siri në kampin “Al-Hol” që kontrollohet nga forcat Kurde.

Gjatë këtyre pesë viteve, keni pasur tratativa për t’i marrë fëmijët nga Siria dhe kthyer në Shqipëri?

Po sigurisht që po. Nga ana ime janë bërë shumë përpjekje por të gjitha kanë qrnë pa rezultat. Kam takuar drejtues të SHISH, policisë së Shtetit dhe deri tek kryeministri kam shkuar, por sërisht, gjatë këtyre 5 viteve nuk është arritur të bëhet asnjë gjë. Nuk e di çfarë i pengon që dhe ata nuk janë në gjëndje për të ndërhyrë nëpërmjet kanaleve të lobimit. Si kuptoj ose duan por s’kanë mundësi ose është shumë e ndërlikuar situata. I bëj thirje, qeverisë shqiptare që të ndërmari hapa konkretë për lirimin e refugjatëve shqiptarë që ndodhen në Siri. Të bëjë atë që bëri Kosova një ditë më parë. Në të njëjtin rrugëtim të Kosovës të ecin dhe qeveritarët shqiptarë, për të riatdhesuar fëmijët dhe gratë që mbahen të izoluara në kampin “Al-Hol”.

Ju vetë keni shkuar në Siri?

Kam shkuar në Turqi dhe në Egjipt me shpresën se do arrija të merrja fëmijët. Në Turqi kam qëndruar shumë ditë. Madje kam hyrë në negocim me kontrabandistë turq e sirianë, duke i ofruar 100 mijë euro në këmbim të lirimit të dy fëmijëve dhe sjelljen e tyre Turqi, por edhe kjo tratativë ka dështuar. I kam pritur fëmijët në Antalia të Turqisë, por asnjë rezultat. Të njëjtën gjë kam bërë dhe në Egjipt, me disa kontakte në këtë shtet, kam shpresuar se do arrija të merrja fëmijët por edhe këtë herë dështova.

Maqedonia e Veriut voton! Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, në garë janë 3 kandidatë

Qendrat e votimit u hapen ne 7:00 të mëngjesit në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet presidenciale. 1.8 milion qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin kreun e ri te shtetit.

Votimi për postin gjerësisht ceremonial zhvillohet me pak se tre muaj nga arritja e marrëveshjes së emrit me Athinën, që i dha fund konfliktit disa dekadash mes dy vendeve e i hapi Maqedonisë së Veriut rrugën e anëtarësimit euroatlantik.

Në garë për pasardhësin e Gjorge Ivanovit janë tre kandidatë; Stevo Pendarovski, i nominuar nga Lidhja Social Demokrate dhe 31 parti tjera, përfshirë edhe Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit; Gordana Silajnovska-Davkova e opozitës maqedonase të udhëhequr nga VMRO DPMNE dhe Blerim Reka, kandidat i propozuar nga dy partitë shqiptare të opozitës, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.

Presidenti mund të zgjidhet në raundin e parë, nëse ndonjëri nga kandidatët merr mbi 50 për qind të numrit të përgjithshëm të votave, por deri me sot kjo nuk ka ndodhur asnjëherë, kështu që balotazhi për ata që do të rezultojnë dy garuesit kryesore, është caktuar të mbahet në 5 maj.

Fushata zgjedhore këtë herë është karakterizuar si më e qetë dhe ndryshe nga të mëparshmet. Pendarovski ka mbështetur fuqishëm Marrëveshjen e Prespës të cilën Siljanovska-Davkova e kritikon edhe pse opozita ka thënë se nuk do ta anulojë.

Reka nga ana tjetër ka vlerësuar se shqiptarët duhet të çlirohen nga kompleksi i inferioritetit të tepruar ndaj maqedonasve dhe se edhe postet kyç në vend mund të udhëhiqen nga shqiptarët. Disa anketa thonë se në balotazh do të përballen Pendarovski dhe Siljanovska Davkova, megjithatë sondazhet nuk nxjerrin pretendent të sigurta.

Pija “magjike” për bark të sheshtë

Kjo pije e mrekullueshme dhe shumë e shëndetshme mund të eliminojë toksinat nga trupi juaj duke përmirësuar kështu shëndetin e përgjithshëm.

Përbërësit:
1 lugë çaji mjaltë
1 filxhan lëng qitro
2 lugë çaji uthull molle
Përgatitja:

Vendosini përbërësit në një blender derisa të merrni një përzierje homogjene. Pini një gotë nga kjo përzierje para se të hani drekë ose darkë për një javë rresht.

Përzierja funksionon më së miri falë përbërësve dhe vlerave ushqyese të tyre. Qitro është një frut me pak kalori dhe përmban rreth 2 gr fibra.

Sipas studimeve, ngrënia e një gjysme qitro në ditë mund të përshpejtojë procesin e djegies së yndyrës dhe ju ndihmon të humbni peshë shpejt.

Uthulla e mollës përmirëson tretjen tuaj dhe zvogëlon kohën e kalimit të yndyrnave, duke ndihmuar në tretjen e ushqimit. Mjalti përmban sheqer natyral, vitamina të dobishme si dhe minerale.

Dy të rinj italianë gjobiten 27 milionë euro: Jemi viktimat e historisë

Dy studentë 22-vjeçarë të shpallur fajtor për zjarrin që pushtoi një pyll në rajonin e Komos në Itali janë gjobitur me nga 13,5 milionë euro. Ata po konsumonin ushqime në zgarë në një pyll malor, në shtëpinë e gjyshit të njërit prej tyre, 30 dhjetorin e vitit të kaluar, kur nisi edhe zjarri.

Pavarsisht insistimit të prokurorëve që thonë se gjurmët e flakëve i çuan pikërisht në pronën ku po qëndronin dy shokët, njëri prej tyre iu tha mediave italiane se ndihej shumë keq për atë që kishte ndodhur, por shtoi se atë ditë pati shumë vatra zjarri, ndaj po përdoreshin padrejtësisht.

“Ne jemi viktimat e vërteta në këtë histori”, tha ai.

Gjoba kaq e lartë u llogarit bazuar në një formulë që përdoret për të vlerësuar dëmin e shkaktuar prej zjarrit, ndërsa avokati i studentëve tha se kjo gjobë ishte e pakuptimtë, pasi dihej që asnjëri prej tyre nuk e paguante dot, por prokurori i çështjes tha se ky ishte një sinjal që i duhej dhënë njerëzve për t’u treguar më të përgjegjshëm.

Zjarri i 30 dhjetorit zgjati disa ditë, duke shkatërruar rreth 1000 hektarë pyje në malin Berlinghera, ndërsa “La Stampa”, zbuloi se gjobat për zjarrvënie në atë zonë variojnë nga 118 deri në 593 euro për metër katror, çka do të thotë se edhe shuma totale që ata do të detyroheshin të paguanin mund të arrinte deri në 40 milionë euro./Opinion.al

Sekreti për kocka të forta, majdanozi

Për të patur kocka të forta dhe të shëndetshme është e rëndësishme që trupi ynë të marrë sa më shumë minerale dhe vitamina.

Një nga erëzat shumë e pasur me vitaminën K është majdanozi, e cila është shumë e rëndësishme për kockat.

Vitamina K ndihmon në ndërtimin e fortësisë së kockave. Gjithashtu vitamina K aktivizon disa proteina që rrisin dendësinë minerale në kocka.

Sipas studiuesve ushqimet që përmbajnë sasi të lartë të vitaminës K arrijnë të zvogëlojnë rrezikun e thyerjes së tyre.

Për këtë arsye majdanozi është i këshillueshëm të jetë në dietën tonë për të patur kocka sa më të forta./Opinion.al/

Pse ky ndryshim i WhatsApp

Përdoruesit e WhatsApp së shpejti nuk do të jenë më në gjendje t’u bëjnë screenshoot bisedave.

Aplikacioni po punon për një tipar sigurie, i cili do të bëjë të mundur bllokimin e tyre.

Përditësimi i ri po ashtu përfshin edhe një tipar të ri të redaktimit të imazheve ku përdoruesit mund të shtojnë emoji, tekst si dhe elementë të tjerë të cilat janë grupuar në kategori.

Përditësimet e reja do të vijnë në një version të ri të aplikacionit në javët e ardhshme./Opinion.al

Presidencialet në Maqedoninë e Veriut, profile të kandidatëve

Të dielën qytetarët e Maqedonisë së Veriut votojnë për presidentin e ri. Në këto zgjedhjet presidenciale garojnë tre kandidatë, nga të cilët asnjëri prej tyre nuk është politikan i karrierës.

Kush garon për President ?
*Stevo Pendarovski do të jetë kandidati i përbashkët presidencial i partive të koalicionit qeveritar. Ai është lindur më 3 prill të vitit 1963 në Shkup, është docent për siguri ndërkombëtare, politikë të jashtme dhe globalizim në Fakultetin për Shkenca Politike në Universitetin Amerikan Kolexh-Shkup. Pendarovski gjithashtu ishte kandidat për president nga radhët e LSDM-së në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014, ku u radhit i dyti.

*Gordana Siljanovska Davkova është kandidatja për presidente e Maqedonisë së Veriut e mbështetur nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE. Ajo ka lindur në Ohër në maj të vitit 1955, është e martuar dhe ka dy fëmijë. Mes viteve 2012 dhe 2016 ajo ka qenë anëtare e Komisionit të Venecias për çështje të pakicave. Sot ajo mban pozitën e profesoreshës në Fakultetin Juridik në Shkup. Nëse ajo arrin të fitojë në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të bëhet presidentja e parë femër në shtet.

*Blerim Reka është kandidati i vetëm shqiptar në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Ai kandidon si kandidat i pavarur, por që mbështetet nga partitë opozitare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa. Ai mban postin e prorektorit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Ka qenë ambasador dhe shef misioni për Maqedoninë në Bashkimin Evropian në Bruksel. Temat e publikimeve shkencore lidhen me politikën, gjeopolitikën, drejtësia në BE, studimet evropiane dhe rolin e UNMIK-ut në Kosovë.

Fushatë e qetë, pa incidente
Fushata për zgjedhjet presidenciale është karakterizuar si më e qetë dhe ndryshe nga të mëparshmet. Pendarovski gjatë fushatës ka mbështetur fuqishëm Marrëveshjen e Prespës e nënshkruar me Greqinë për të ndryshuar emrin e vendit, të cilën Siljanovska-Davkova e kritikon edhe pse opozita ka thënë se nuk do ta anulojë atë. Reka ka vlerësuar se shqiptarët duhet të çlirohen nga kompleksi i inferioritetit të tepruar ndaj maqedonasve dhe se edhe postet kyç në vend mund të udhëhiqen nga shqiptarët./Opinion.al

Rrëfimi i gjyshit për nipin e kthyer nga Siria (VIDEO)

Hajdarit i kishte vdekur djali i tij. Kujtimi i vetëm që ka nga ai është nipi 4 vjeçar

Ditën e shtunë për Hajdarin nisi në Qendrën për Mbajtjen e të Huajve. Aty po pret ta takojë nipin që s’e pa kurrë.

“A ka këtu dikush që e ka emrin Ismajl…Po është një i vogë. A po ma thirr…”

Nipi i tij 4 vjeçar është kujtimi i vetëm që Hajdarit i mbeti nga djali i tij, i cili vdiq në luftë në Siri.

Prandaj identifikimi i nipit, s’ishte i lehtë. Gjyshi e kujton vogëlushin vetëm përmes një fotografie.

“O babush ku je…”

E emocionet, ishin të paevitueshme për Hajdarin, i cili po shihte për herë të parë nipin.

“O babush a e din që s’të kom pa kurrë… locka jeme”

Megjithatë nga afër s’mundi ta takojë as sot. Kjo pasi që nga Qendra për Mbajtjen e të Huajve, nuk e lejuan.

“Deri nesër se janë mrena janë në përkujdesje deri nesër s’mujmë”

I.S është kthyer me nënën e tij, një natë më parë në Kosovë, bashkë me mbi 100 shtetas të tjerë kosovarë, nw mesin e tyre 74 fëmijë.

Mes tyre kishte gra e burra të cilët luftuan krah ISIS’it.

Familja e Hajdarit nga Prishtina, kishte shkuar në Siri, afro katër vite më parë.

“Nipi është me nanën e vet… Jom gzu po nuk jom gzu se nuk e kom pa hale…”

Djali i tij i cili kishte shkuar si 32 vjecar në Siri, kishte vdekur, e gruaja e tij tashmë është martuar.

“Nusja është martuar, e ka edhe një fmi tjetër…”

Vec familjarëve të tij, në Qendrën për Mbajtjen e të Huajve, në Vranidoll, po qëndronin edhe shumë të kthyer të tjerë, të cilëve iu ofrua ndihmë mjekësore.

E përveç në Qendër, disa prej të kthyerve po qëndronin edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Për sigurinë po kujdeseshin edhe Policia të cilët qëndronin pranë klinikave ku të kthyerit ishin shtrirë.

Përmes telefonit Basri Sejdiu, i tha T7 se disa prej tyre po qëndrojnë në klinikën infektive, në atë të pediatrisë e neonatologjisë. E në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore nuk dhanë informata për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Dy shqiptarë kapen “mat” me 45 kg drogë në kufirin Maqedoni – Greqi

Në një automjet me targa nga Shqipëria në kalimin kufitar “Bogorodica”, midis Greqisë dhe Maqedonisë janë konfiskuar rreth 45 kilogramë drogë.

Shoferi dhe bashkudhëtari i tij, shtetas të Republikës së Shqipërisë kanë marrë kallëzim penal për prodhimin dhe shitjen e 34,6 kilogramë marihuanë dhe 9,8 kilogram hashash.

“Në orën 12:30 në kalimin kufitar “Bogorodica” në dalje nga Maqedonia në një automjet me targa nga Shqipëria i drejtuar nga O.L dhe bashkudhëtari A.J. nga Shqipëria, doganierët gjatë kontrollit në dyshemenë e automjetit kanë gjetur 49 paketime me materie të gjelbër të mbështjellë në një shirit të zi”, njofton Drejtoria e Doganave në Maqedoninë e Veriut.

Shefja e shërbimit për luftë kundër kontrabandimit Liljana Zhivkoviç-Davitkova sqaroi se droga e gjetur ishte e destinuar për tregun në Greqi dhe Turqi.

Artur Zheji: Sandër Lleshaj është kthyer në rrezik kombëtar, do përfundojnë bashkë me Ramën si Hitleri në bunker

Artur Zheji ka bërë një tjetër shkrim kundër ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Sipas tij, Lleshaj është kthyer në një bezdi kombëtare dhe nëse vazhdon në këtë rrugë, bashkë me Ramën, do të kenë fatin e Hitelerit.

Shkrimi i Zhejit

Që nga Koçi Xoxe, Kadri Hazbiu e shumë të tjerë, ministrat e brendshëm shqiptarë, janë “persekututar” herët a vonë si tradhëtarë, apo si abuzues, apo si konspiratorë të dyshimtë dhe të rrezikshëm.

Mirëpo në ditët që po jetojmë, pas Saimes dhe Fatmir Xhafës, ka dalë në sfond ministri i ri, Lleshaj, gjithmonë e më shumë si një ministër, ish ushtarak, me mision shtypjen e protestave të Opozitës, me gaz dhe arrestime. Një ministër i brendshëm ky, që nga një ministër me profil teknik, prejardhur nga ushtria dhe nga roli i këshilltarit, është duke u bërë sot, përditë e më shumë një ministër politik, që mban qëndrime të mirëfillta krejt të njëanshme, shpesh pa takt dhe acaruese.

Kalimi nga një ushtarak i lartë, dikur kandidat i Ramës për president të Republikës në vitin 2012, në ministrin më të bindur dhe urdhërzbatues të kryeministrit, në përballjen me popullsinë e pakënaqur dhe protestuese, Lleshaj, po kthehet në një bezdi të madhe kombëtare dhe po kthen mbrapsht shumë nga fitoret e brishta të demokracisë shqiptare.

Sidomos përdorimi i gazit, ndaj banorëve të ngujuar në mënyrë paqësore në shtëpitë e tyre te Bregu i Lumit, është një skandal i turpshëm, me të cilin shqiptarët apo e ashtuquajtura shoqëria civile, po mësohet të bashkëjetojë. Edhe përdorimi i gazit lotsjellës dhe helmues, tejet i përqëndruar, si instrument torture apo ndëshkimi, ndaj turmave protestuese, krejt jashtë perimetrit të godinave strategjike, po kalon turpshëm pa nënvizimin dhe revoltën e duhur intelektuale, të majtëve apo të djathtëve, të atyre pa parti dhe pa ideologji partiake, por sëpaku, të dëshëruar për të mbrojtur disa standarte, për trajtimin njerëzor të Njeriut.

Gjithmonë e më tepër Lleshaj, një urdhërzbatues i ftohtë, politikisht gjithmonë e më cinik, po shndërrohet në alteregon, apo në personalitetin e dyfishtë të dëshpërimit kryeministror, që qan me lot të fshehur, shkatrrimin e fasadës së “kryeministrit të dashur” të popullit të vet.

Lleshaj dhe Rama, po bien në një dashuri patologjike pushtetdashëse me njeri tjetrin, kryeministri ka gjetur veglën e duhur dhunëzbatuese, ndërsa Lleshaj, ka gjetur më në fund “Fyrerin” e tij të dashur dhe është gati me sa duket deri tash, ta ndjekë atë drejt “luftës totale”, kundër Opozitës dhe popullit protestues.

Sidomos në intervistat e shumta që ai po lëshon nëpër mediat mike të pushtetit, Lleshaj, po e kalon dhe cakun e rolit të shkruar për interpretim dhe zbatim, nga “Adolfi” i vogël shqiptar, përndryshe nga kryebazhibozuku pa stabilitet psiqik, që na ra për hise ta kemi kryeministër.

Ai tani vetëmburret se është i aftë të “mposhtë” Opozitën që sipas tij, mund të shndrrohet në një bandë për tu shtypur e shkelur, me gaz, shkopinj e dhunë policore.

Ky është një kërcënim i rëndë. Gabimi i tmerrshëm i ish gjeneral Lleshajt, lidhet me përfytyrimin e gabuar që ka për kryeministrin e tij, duke e pandehur rrejshëm një kryekomandant të vërtetë.

Gjeneral, kryeministri juaj, është thjesht një piktor me ekspozita të sponsorizuara si kryeministër, por shpërthyes si një aktor plot talent dhe një biznesmen i thekur dhe i pangopur underground.

Ai pra, është një komedian apo klloun virtuoz, një aktor komik, që luan si serioz rolin e kryeministrit apo të kryekomandantit, ndërsa juve, ju është ndarë pjesa e rëndë dhe e zymtë, e goditjes së vërtetë dhe reale, me shkopinj, gaz dhe dhunë, ndaj spektatorëve që nuk duan ta duartrokasin më, por thjesht duan ta përzënë nga skena, këtë dështak burrë, veshur me kostume të shtrenjta të bëra me dorë në atelietë më të mira të Milanos së luksit, por gjithashtu një zhgënjyes spektakolar.

Jeni i gatshëm ta ndiqni deri në fund në aventurën e tij që po shkon drejt fundit? Do të vetëflijoheni në bunkerin e vogël, të “Adolfit” tonë të vogël, si ish gjeneral besnik, pavarsisht se keni hyrë në skenë në epilogun e tragjikomedisë së spektaklit të tij?

Ju qofshi! Sidoqoftë kjo është zgjedhja juaj…

Edi Paloka kërcenon Ramën me zjarr: Shqiptarët do të pshurrin mbi hirin tënd

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama.

Ish deputeti demokrat shprehet se Rama është i gatshëm t’i vërë zjarrin e ta kthejë gjithçka në hi.

“Rama nuk e ka problem ti vere zjarrin e te ktheje gjithshka ne hi, mjaft qe te jete i sigurte se mbi hirin do sundoje ai !

Ndize !

Te shohim a do sundosh mbi hirin apo shqiptaret do pshurrin mbi hirin tend”, shkruan Paloka. (TemA)

EMRAT: 21 shqiptarë do garojnë në zgjedhjet lokale të Italisë

Shqiptarët e diasporës janë dalluar për një pjesëmarrje aktive në jetën politike të vendeve tyre pritëse. Në zgjedhjet lokale të Italisë që priten të zhvillohen me datë 26 maj, dhjetëra shtetas shqiptar me nënshtetësi italiane, kanë vendosur të shpallin kandidaturat e tyre.

Lokalet i Italisë përkojnë në kohë me zgjedhjet që do të mbahen në çdo shtet anëtar të BE-së për ripozicionimin e forcave politike në Parlamentin Evropian.

Përgjatë gjithë Italisë, gjenden të shpërndarë në listat e subjekteve të ndryshme politike 22 kandidatë të kombësisë shqiptare.

Mes tyre, evidentohet kineastja dhe përkthyesja Eva Meksi, e cila u vendos 28 vjet më parë në Bari, ku dhe ka vendosur të garojë si zyrtare vendore për të kontribuar në veprimtarinë komunitare të këtij qyteti. Po ashtu, vlen të veçohet avokatja e specializuar në të drejtën e emigracionit, Uljana Gazidede, e cila ka ndjekur çështje të shumta në mbrojtje të emigrantëve në Itali.

Kandidatët shqiptarë:

Sonila Alushi, Borana Tartari, Uljana Gazidede, Eva Meksi, Dashamir Kruja, Ina Dhimgjini, Ilda Beqo, Admir Toto, Arli Dervishi, Valbona Kalaj, Gentjan Rizo, Petrit Malaj, Agim Danaj, Dejnada Kasa, Denis Bendo, Blerina Halili, Xhoana Bushi, Adela Ibraimi, Leonora Bytyqi, Roland Ndoci, Mirela Gega.

Drogë në shkolla e lokale, në pranga 3 persona. Njëri kapet teksa…

Policia e Dibrës ka vënë në pranga 3 persona që shpërndanin drogë në shkolla dhe lokale.

Në kuadër të operacionit të koduar “Dushaj”, vunë në pranga shtetasit me iniciale Sh. D., 23 vjeç, banues në Dushaj, Njësia Administrative Fushë Bulqizë, A.Gj., 24 vjeç, banues në Qytet i Ri Bulqizë dhe G. D., 30 vjeç, banues në Qytet i Vjetër, Vajkal, Bulqizë.

Policia sekuestroi doza me lëndë narkotike si dhe fara kanabis sativa.

23-vjeçari SH.D., merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla në afërsi të shkollave si dhe përgatitej për të kultivuar bimë narkotike.

“Gjatë kontrollit të ushtruar policia, 23 vjeçarit këtij shtetasi iu gjetën rreth 10 doza me lëndë narkotike si dhe një sasi farash kanabis sativa për tu kultivuar,”-raporton policia.

Ndërsa shtetasit A.GJ dhe G.D, dyshohet se në bashkëpunim me njëri – tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në lokale.

“Gjatë arrestimit në një bar kafe në Bulqizë A.GJ dhe G.D iu gjet në tavolinë një qese ku brenda saj kishte lëndë narkotike të ndara në doza gati për shitje, rreth 30 doza,”- bën me dije policia.

Mbi 900 mijë vota janë të nevojshme për fitore në raundin e parë

Shkup, 20 prill – Të dielën, 21 prill, duhet të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Në zgjedhje të drejtë vote kanë 1.808.131 votues, të cilët mund të zgjedhin midis tre kandidatëve: Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski. Në rrethin e parë fitues mund të jetë kandidati i cili ka fituar shumicë votash nga numri i përgjithshëm i votuesve, gjegjësisht 904.066 vota.

Sipas nenit 81 nga Kushtetuta, nëse në raundin e parë askush nuk e merr shumicën e nevojshme, në rrethin e dytë shkojnë dy kandidatë që kanë fituar më shumë vota në rrethin e parë.

Raundi i dytë i votimit mbahet në afat prej 14 ditëve pas përfundimit të rrethit të parë të votimit, në këtë rast 5 maj. Për president zgjidhet kandidati i cili ka fituar shumicë votash, nëse në vendvotimet kanë dalë më shumë se 40 për qind e votuesve të regjistruar, gjegjësisht 723.253 votues, që është paraparë me nenin 121, paragrafi 3 nga Kodi zgjedhor.

Nëse edhe në raundin e dytë asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë numër të nevojshëm të votave, përsëritet tërë procedura zgjedhore.

Presidenti i Republikës zgjidhet në në zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta, me votim të fshehtë, në kohëzgjatje prej pesë viteve. Për president të Republikës, personi i njëjtë mund të zgjidhet më së paku dy herë. Presidenti i Republikës duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë.

Për president të Republikës mund të zgjidhet personi i cili në ditën e zgjedhjeve ka të paktën 40 vjeç. Për president të Republikës nuk mund të zgjidhet personi i cili deri në ditën e zgjedhjeve nuk ka qenë banor i Republikës së Maqedonisë të paktën dhjetë vjet në 15 vitet e fundit. Përzgjedhja për president të Republikës kryhet në 60 ditët e fundit të mandatit të presidentit paraprak.

Shqiptari lëndohet duke shpëtuar të riun gjerman, shpallet hero

Gani H., njëri nga shpëtimtarët e parë në aksidentin e tmerrshëm në Anzing të Gjermanisë, i cili u plagos rëndë gjatë operacionit të shpëtimit, ngjarjen e ka përjetuar me dhembshuri të madhe.

Nga dhembshuria në ndihmë spontane, në të vërtetë është vetëm një hap i vogël. E megjithatë, nganjëherë njëra dhe tjetra duket se janë shumë larg në shoqërinë tonë, shkruan “Merkur”, përcjell Shtegu.com.

Për shumë njerëz, madje hapi drejt empatisë është shumë larg. Kjo është provuar nga sjellja e shumë vozitësve që kaluan vendndodhjen e aksidentit në A 94, në Anzing të Gjermnaisë, të mërkurën. Atje, për shkaqe ende të panjohura, një 28-vjeçar ishte përplasur me veturën e tij në një shtyllë të urës dhe vdiq në vendngjarje.

Shqetësimi i shumë personave ishte përkufizuar në kurreshtje. Ata më tepër kanë dashur të shohin një vozitës duke u djegur në veturën e tij se sa të ndihmonin. Fakti që tre shpëtimtarët e parë po përpiqeshin me shumë panikë për ta shpëtuar viktimën nga vetura Renault Clio e shkatërruar dhe e djegur, kurreshtarët i bëri edhe më emocionues.

Në të vërtetë, më 14 prill kishte ndodhur aksidenti i tmerrshëm, me ç`rast Visar Morina (39), së bashku me Gani H. (56) dhe një person tjetër e kishin tërhequr viktimën nga vetura në djegie e sipër.

Tani, Ganiu është ftuar nga një familje gjermane për një drekë, sa për ta rehabilituar nga ajo që kishte përjetuar pas aksidenit.

“Edhe gruaja ime dhjetë vite më parë ka përjetuar se si një i aksidentuar i vdiq në duar, pasi ishte përplasur për veturën e saj”, rrëfen mikpritësi që dëshiron të ndihmojë bashkëshorten e tij. 15 vite më parë, ai dhe bashkëshortja e tij e kishin shpëtuar nga vdekja edhe një fqinj, duke bërë përpjekje për ta ringjallur dhe ai mbijetoi.

“Të dy incidentet na kanë lënë trauma, por ne ishim me fat që kemi kontaktuar me familje dhe miq, me ç`rast flasim, flasim, flasim dhe për këtë arsye kujtimet e rënda po i lëmë pas edhe pa ndihëm e ndonjë terapeuti”, thotë mikpritësi 52-vjeçar.

Edhe shpëtimtari i dytë, i cili ishte i pari në vendngjarje menjëherë pas aksidentit është shqiptar nga Kosova, informon Shtegu.com. Bëhet fjalë për Visar Morinën me shtetësi gjermane dhe vozitës i kamionit: “Unë u përpoqa ta ndaloj veturën. Askush nuk e bëri këtë”, pohon Visar Morina (39) nga Karlsfeldi. “Unë tentova ta ringjalli, por ishte shumë vonë dhe veprimi zgjati shumë kohë. Më vjen keq për familjen e tij”, spjegon shpëtimtari shqiptar, i cili tani ka nevojë për të ndihmuar vetveten e tij:” Asnjëhere nuk do të më hiqen ato pamje nga koka. Pas aksidentit, ato po më largojnë nga realiteti”, thotë ai dhe dëshiron të kërkojë mbështetje psikologjike. Për këtë arsye, Visari i është drejtuar policisë. “Unë përjetova çdo gjë dhe askush nuk ndërmori asgjë”, përfundon ai.

Reagimet me sjelljen e shpëtimtarëve shqiptarë ka shkaktuar një diskutim të madh në rrjetet sociale dhe në faqen e Facebook-ut të gazetës Ebersberger Zeitung, është propozuar që ata të nderohen me medalje. Një propozim i tillë i është dërguar edhe këshilltarit Robert Niedergesäss

Vjedhje spektakolare! Shqiptari arrin të thyejë argjendarinë, nuk e merrni dot me mend sa ishte vlera e diamantëve

Një i ri shqiptar është bërë objekt i një grabitje spektakolare në Zvicër.

Shqiptari i shpallur në kërkim pasi kishte grabitur një argjendari në Zvicër, është arrestuar në Itali.

Ngjarja për të cilën akuzohet shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka ndodhur 2 vite më parë më Gjenevë.

Sipas asaj që raportojnë mediat në vendin fqinj, shqiptari pasi lidhi punonjësin e argjendarisë arriti të merrte një valixhe me diamante, para e bizhuteri me vlerë 8,5 milionë franga zvicerane.

Një i vdekur dhe 5 të plagosur në 2 aksidente (Video)

Një i vdekur dhe 5 të plagosur është bilanci i 2 aksidenteve të ndodhura këtë të premte në Maliq e Milot.

Të dy aksidentet ndodhën pas mesditës. Drejtuesi i një motori gjeti vdekjen në Maliq pasi humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua në rrugë. Viktimë nga ky aksidenti mbeti një 51-vjeçar nga fshati Sheqeras.

Aksidenti tjetër ndodhi në autostradën Milot-Rrëshen, në afërsi të Urës me Harqe.

Në të u përfshinë dy makina, të cilat u përplasën me njëra-tjetrën. Për pasojë të plagosur mbetën 5 persona, të cilët u transportuan në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë mjekësore.

“Mjeti me drejtues K.M.,29 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me mjetin me drejtues A.N. 37 vjeç, banues në Burrel. Në të dy mjetet ndodheshin si pasagjerë A.M.,25 vjeç, banues në Tiranë, N.K.,19 vjeç, banues në Kurbin si dhe A.N.,32 vjeçe, banuese në Tiranë”, thotë Policia e Lezhës në një njoftim për mediat./tvklan.al

Përfundon fushata për presidencialet, nga mesnata heshtje zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Kandidatët për president në Maqedoninë e Veriut sonte i dhanë fund fushatës zgjedhore që nisi më 1 prill.

Të dielën do të zhvillohet votimi me c’rast mbi 1.8 milionë votues do të votojnë për presidentin e ardhshëm të vendit. Në garën presidenciale janë: Stevo Pendarovski nga koalicioni i socialdemokratëve dhe partive tjera në pushtet, përfshirë edhe ato të komunitetit shqiptar, Gordana Siljanovska – Davkova e mbështetur nga opozita maqedonase VMRO-DPMNE si dhe kandidati i tretë Blerim Reka i mbështetur nga partitë opozitare shqiptare.

Nesër do të jetë në fuqi heshtja zgjedhore një ditë para zgjedhjeve, megjithatë të drejtën e votës do ta shfrytëzojnë të burgosurit, të sëmurët, personat nën arrest shtëpiak dhe kategori tjera.

Sipas vendimit të tanishëm në Kushtetutë, në mënyrë që të zgjidhet presidenti në rreth të parë të zgjedhjeve, është e domosdoshme për të të votojnë shumica e të gjithë votuesve të regjistruar – 1.808.131, përkatësisht së paku 904.066 qytetarë me të drejtë vote.

Nëse në rrethin e parë nuk e merr shumicën e nevojshme, në rrethin e dytë shkojnë dy kandidatë që kanë fituar më së shumti vota në rreth të parë. President do të zgjidhet kandidati i cili ka fituar shumicën e votave, nëse në vendvotime kanë dalë mbi 40 për qind të votuesve të regjistruar, përkatësisht 723.253 votues.

Në luftë për jetën, shqiptarja – nënë e 2 fëmijëve hidhet nga kati i dytë i shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në Broni të Italisë.

Një 28-vjeçare shqiptare, nënë e dy fëmijëve është hedhur nga kati i dytë i banesës së saj në rrugën “Montegrappa”.

Raportohet se gjendja e saj shëndetësore është e rëndë, por ende nuk dihen arsyet se përse e ka ndërmarrë këtë akt të rëndë.

Sipas disa dëshmive të fqinjëve rezulton se nëna e dy fëmijëve kishte probleme shëndetësore.

Identiteti i së resë ende nuk bëhet me dije.

Analisti zbulon deputetët me pasaportë diplomatike që sjellin lekët e prostitucionit në Shqipëri

Beteja e ashpër politike pas djegies së mandateve ka nxjerrë në skenë propozime nga më të ndryshmet për hedhjen në “kosh” të sistemit aktual zgjedhor dhe riformatimin e tij me lista të hapura, çka do të sillte largimin e kriminelëve nga Parlamenti.

Në vazhdën e këtyre ideve, gjatë diskutimit në “Opinion”, analisti Lorenc Vangjeli zbuloi disa detaje tronditëse mbi aktivitetin e deputetëve të lidhur me krimin në Europë.

Sipas tij, krimi sot është politik, ndaj kjo e fundit është përgjegjëse për çka po ndodh.

Ndërkohë që Shemsi Prençi deklaroi se deputetë të Parlamentit kanë sjellë në Shqipëri para të kriminelëve shqiptarë nga jashtë vendi, Vangjeli e mbështeti pohimin dhe tregoi dhe se sa kanë fituar këta deputetët nga ky transport.

“E konfirmoj një gjë të tillë, deputetë më pasaportë diplomatike që nuk e kishin për turp të sillnin para nga prostitucioni dhe nga trafiku i drogës. Përqindjet fillonin nga 2-3 përqind fillimisht nga Zvicra, vete më parë dhe sot ka vajtur deri në 15 për qind, për fitimet”, tha Vangjeli.

Ai theksoi se grupet kriminale janë larguar nga tregtia e kanabisit për t’u përqendruar tek tregu u kokainës.

“Krimi sot është me kostum dhe kravatë. Përgjegjësi të parë dhe kryesore ka politika. Ne e shikojmë Shqipërinë, tek kryeministria, tek protesta pa kaluar në periferi aty ku është skamja dhe krimi. Njerëzit të cilët janë votuar, ata që kanë braktisur mandatin duhet ta dinë që duhet të bëhen bashkë dhe të luftojnë krimin. Ajo që po ndodh në Shkodër dhe Elbasan është rritja e krimit në një potencial edhe më të madh. Grupet kriminale kanë potenciale të jashtëzakonshme financiare dhe materiale, por orientohen në tregun e kokainës duke e lënë tregun e kanabisit”, tha ai.