Ballina Blog Faqe 610

Sinani:”Shikoni si lëvizin me autobus si krushqit e ngrirë, pa kandidat, pa koncept…”

Intervistë me analistin politik Arsim Sinani. Intervistoi Selim Ibraimi nga Platforma Analitike (ISSDMaqedonia-CSSDMacedonia)

Zgjedhjet presidenciale janë mjaft të rëndësishme për shqiptarët e Maqedonisë, pasi kanë kandidatin e tyre

ISSD:Z.Sinani, si e komentoni ju dinamikën e fushatës zgjedhore të tre kandidatëve për kryetar shteti?

Arsim Sinani: Është një fushatë mjaft interesante me shumë të panjohura. Establishmenti politik maqedon dhe partitë shqiptare proqeveritare nuk llogaritën se do ketë një kandidaturë shqiptare, gjë që e ka ndryshuar në tërësi rrjedhën e këtyre zgjedhjeve. Kemi ballafaqim të tre koncepteve për qeverisjen e shtetit: një nacionalist maqedonas Gordana Siljanovska, poashtu një nacionalist i maskuar maqedonas Stevo Pendarovski por, i maskuar bukur edhe profesori Blerim Reka, që është kandidatura shqiptare me një të kaluar diplomatike, akademike dhe një figurë me mentalitet perëdimor. Këto koncepte do të shohim se si mëtutje do priten nga eleketorati pasi ajo në fund e jep verdiktin.

ISSD:Z.Sinani një detaj i rëndësishëm për faktorin politik brenda dhe jashtë është kandidimi i z.Reka, a konsideroni ju se kandidimi i z.Reka i ndryshoi matematikat zgjedhore partiake të liderëve politik?

Arsim Sinani: Po kandidimi i profesorit Blerim Reka i mbështetur nga opozita e bashkuar shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa ishte supriza e këtyre zgjedhjeve. Deri në momentin e fundit lajmet ishin se do kemi një ballafaqim maqedonas, i bajtshëm t’ju them sinqerisht dhe kjo do ishte demotivuese për shqiptarët. Por profesori Blerim Reka mund të themi se u bë figura më meritore që sot shqiptarët janë në lojë, po artikulojnë kauzën e tyre në “MKDV”dhe ka gjasa maksimale që të kalojë në rrethin e dytë, pse jo edhe të jetë fitues dhe të bëhet presidenti i parë shqiptar. Them kështu sepse personaliteti i profesorit Reka është në vijë me politikën e SHBA dhe Europës dhe angazhimet e tij gjatë tërë jetës janë në këtë vijë kështu që do të ishte shumë me e lehtë që të bëhen reformat e duhura dhe do ishte një garancë për rrugën Euroatlantike të Maqedonisë së Veriut.

ISSD:Z Sinani, kandidati presidencial z. Blerim Reka ka paraqitur konceptin e Republikës, çka ndryshon ai nga të tjerët ?

Arsim Sinani: Rikthimi i Republikës është thelbi i programit politik të kandidaturës presidenciale të profesorit Reka. Ai me të drejtë thotë se Maqedonia, është shtet- por jo Republikë. Republikën e vërtetë e bëjnë: sundimi i ligjit, demokracia, gjyqësori i pavarur dhe respektimi i drejtave të njeriut. Sundimi i individit e zhbën Republikën, e bën atë shtet privat. Prandaj, kthimi i rendit republikan dhe depersonalizimi i shtetit është synimi i mandatit që e kërkon profesori Blerim Reka. Shteti nuk është pronë private, por trashëgimi e gjithë qytetarëve të saj si të barabartë. Maqedonia e Veriut si shoqëri shumë-etnike duhet të jetë edhe Republikë shumë-etnike. Më së paku, ajo mund të funksionoj me dozat e lejuara për të drejtat individuale, kolektive. Republika nuk njeh demokracinë e dozuar për kombet statistikore, të cilëve u lejohen aq të drejta sa përqind janë.

Në Republikë, nuk ka dhënie të drejtash, sepse ato janë të drejta natyrore si shtetas të këtij shteti, e jo nga diskrecioni i pushtetit që vendos se: kujt, kur, e sa të drejta do ti lejohen. Dhe 5 shtyllat e tij të programit: stabilizimi i marrëdhënieve ndër-etnike, te politika e jashtme euro-atlanitike, koekzistenca rajonale fqinjësore, janë si parakushte për të kthyer perspektivën jetësore në vend , dhe për ndaljen e procesit të zbrazjes së vendit.
Pra, synimet e tij janë në funksion të atij të fundit: parandalimit të zbrazjes së shtetit. Ndryshe, në BE -para shtetit- do integrohen qytetarët e ikur, kurse Repubilka e Maqedonisë së Veriut: nga shteti anëtar do mbetej shtet i zbrazët. Them se është një koncept mjaft modern dhe duhet thënë se shpresat e qytetarëve nuk duhet lënë në duart e njerëzve të cilët kanë problem nga e kaluara si me nacionalizmin dhe si me biografitë e tyre që kanë problem edhe përballë demokracisë perëndimore. Me profesorin Reka s’do ketë nevojë për negociata por nga dita e parë do fillohet me procesin e jetësimit të programit euroatlantik dhe dekriminalizimit të Maqedonisë së Veriut.

ISSD:Z.Sinani, çka pritni nga rezultatet zgjedhore dhe si mendoni ju a do të ketë ndryshim të raporteve shqiptaro-maqedone pas riaktivizimit të shqiptarëve gjatë këtij procesi?

Arsim Sinani: Pres që profesori Reka të kalojë në raundin e dytë, ky është synimi i opozitës së bashkuar shqiptare përballë dy establishmenteve maqedone LSDM dhe VMRO. Raportet shqiptaro maqedone do të avansojnë kur kriminelët të përfundojnë në burg si nga pala maqedone poashtu edhe nga pala shqiptare.

Pengesë e raporteve janë këto struktura të cilat luftojnë të shpëtojnë lëkurën e vetë dhe problem është të shkëputen nga doktrina shtetërore. Maqedonia e Veriut në një të ardhme kur të vijnë në shprehje intelektualizmi dhe politikanët që janë të liruar nga klishetë,atëherë do të kemi një marrëveshje historike mes dy popujve për një qeverisje me ndarje të plotë të pushtetit mes shqiptarëve e maqedonasëve, dhe pikërisht atëherë mund të themi se kemi marrëdhënie që i rregullojnë këto raporte mes dy komuniteteve.

ISSD:Z.Sinani, si e shihni rolin e BDI -së nën hijen e LSDM-së dhe a do të jetë ky një moment i ri për këtë parti?

Arsim Sinani: BDI është një parti e cila nuk ka program politik dhe punon sipas një agjende që ia caktojnë partitë maqedone, plotësisht e kontrolluar nga establishmenti politik maqedonas. Një parti e cila nga vlerat e një lufte për shqiptari u bë një parti multikulturore, pa identitet, pa vizion, pa ideologji. Është një parti e cila e dëmton qenien kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Dhe nga ky rrezik që fshihet brenda kësaj partie, shqiptarët mund të pësojnë dhe të degradohen kolektivisht dhe të zhbëhen politikisht.

Nuk mundet që një parti e cila kreun e ka të akuzuar të përfaqësojë shqiptarët pasiqë aty më funksionojnë hipotekat të cilat me kujdes i rruan sigurimi shtetëror maqedonas dhe dosjet e tyre i trashigon çdo parti maqedone që vjen në pushtet. BDI është pengesë për zhvillim kombëtar të shqiptarëve ky është përfundimisht mendimi im për këtë parti e cila ideologjinë e diasporës shqiptare dhe qëndresës shqiptare e shëndrroi në tenderizëm të pastër, të një grupi që është i kapur nga bishti e veshi nga pala maqedone.

ISSD:Z.Sinani meqense janë zgjedhje presidenciale dhe thuhet se janë të parëndësishme për shqiptarët nga politika zyrtare, atëherë pse kaq angazhim nga partia në pushtet që të zgjidhet një kandidat maqedonas e jo shqiptar, pra çështja është se pa votat shqiptare nuk mund të zgjidhet asnjë kandidat, atëherë e kundërta pse s’ka pajtim për një kandidat shqiptar?

Arsim Sinani: Nuk është e vërtetë se këto zgjedhje janë të parëndësishme, janë shumë të rëndësishme dhe shqiptarët e artikuluan pakënaqësinë e tyre kundrejt pushtetit.

Kjo është fushata më e rëndësishme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut sepse nëpërmjet projekti të Republikës, Blerim Reka dhe opozita e bashkuar shqiptare Aleanca dhe Besa e ruajtën dhe ia vendosën Murin e Sartrit partive maqedone dhe “bishtave shqiptarë” që janë në qeveri.

Shikoni lëvizin me autobus si krushqit e ngrirë, pa kandidat, pa koncept, paasnjë, sepse janë të kapur dhe duan ta shpëtojnë vetveten as që diskutohet se ka aty diçka që ka lidhje me shqiptarët, janë të lodhur, pa ide, nuk e dijnë se kah shkojnë.

Këtu shqiptarët e artikuluan pakënaqësine e tyre kundrejt pushtetit. Ky është edhe një test i madh, se a është opozita shqiptare Aleanca dhe Besa e aftë që ta mund BDI – në dhe ky do të jetë treguesi kryesor kah do shkojnë shqiptarët tutje. Prandaj gjithë kjo frikë e madhe e paspjegueshme dhe në krye janë politikanët shqiptar që janë dënuar dhe janë në proces dënimi, duan ta shpëtojnë veteveten. Por ndëshkimi i madh po vjen.

ISSD:Z.Sinani, çka mund të tregojë opozita shqiptare gjatë kësaj fushate zgjedhore?

Arsim Sinani: Opozita e bashkuar shqiptare Alenaca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa treguan se janë të aftë që ta drejtojnë vendin dhe të ndryshojnë gjendjen e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Besimi i tyre po rritet dita ditës dhe sondazhet tregojnë se raporti është 3 me 1 për opozitën e bashkuar shqiptare.

Figura e profesorit Blerim Reka është kthesë e proceseve për shqiptarët në Maqedoninë Veriore dhe një zgjim kombëtar për pranverën e madhe siç e quaj unë. Ky proces do të zgjasë por them se janë gati ta marrin drejtimin e vendit, çdo ditë atyre u bashkohen në rradhë personalitete, shoqata, e figura që e trimërojnë shqiptarin të vijë dhe të ndëshkojë vorgullin e partive të shkërmoqura shqiptare në pushtet.

ISSD: Z.Sinani, në tërësi si e vlerësoni rolin e bashkësisë ndërkombëtare sa i përket luftës ndaj korrupsionit dhe sundimit të ligjit?

Arsim Sinani: Bashkësia ndërkombëtare kishte prioritet mbajt larg Rusinë nga Maqedonia e Veriut dhe e arriti këtë synim. Nuk u koncentrua në masë të madhe tek pjesa e korrupsionit dhe sundimit të ligjit prandaj ata që duhej të ishin pas grilave shëtisin të lirë, që është e papranueshme për një shtet me dyert hapur drejt NATO-s dhe BE-së.

Mendoj se paralelisht me aderimin do vazhdojë edhe pastrimi i skenës politike nga strukturat e vjetra të ndikuar nga Sërbia dhe faktorë tjerë dhe arrestimi dhe largimi nga skena politike e figurave me dosje dhe me vepra kriminale. Ky mendoj se do jetë funksioni dhe këtë e kërkojnë qytetarët që largohen nga vendi për arsye ekonomike por edhe të frikës se po reciklohet bërrllogu i njëjtë në shoqërinë e vendit.

49-vjeçarja Jennifer Lopez provokon e shtrirë mbi… (Foto)

Jennifer Lopez po shijon suksesin e projektit të sa më të ri “Medicine”, të cilin e solli në bashkëpunim me French Montanën.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një imazh, nga prapaskenat e xhirimit të klipit të ri.

Ajo shfaqet e veshur me një ‘bodysuit’, në të cilin vuri në pah format perfekte trupore.

JLo ishte shtrirë mbi piano për këtë pozë joshëse, ndërsa mbishkrimi që i la fotos është “Dëgjova që dimri po vjen”.

Paralajmërimi i Ngjelës: Arrestime politikanësh dhe zgjedhje të parakohshme!

I ftuar në “Open” në Top Channel, avokat Spartak Ngjela tha se në vend do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Sipas tij, kjo do të ndodhë pasi SPAK të nisë paditë penale ndaj politikanëve.

Ngjela tha se ky është modeli që është aplikuar në Hong Kong para se ta merrte Kina dhe është zbatuar në Kroaci.

Më tej avokati shtoi se politikanët janë trembur nga reforma në drejtësi.

Detaje nga grabitja e bankës NLB në Shkup (VIDEO)

Rreth orës 10 e 30 minuta të paradites së sotme është grabitur filiali i bankës NLB që gjendet përballë komunës së Çairit. Gjatë hyrjes së dhunshme grabitësit kanë sulmuar fizikisht 26 me iniciale E.E që ka punuar si sigurim i Bankës. Pasoja tjera për punonjësit dhe klientët e pranishëm nuk ka pasur. Alsat, nga burimet jozyrtare mëson se janë vjedhur rreth 100 mijë euro. Gjithashtu Alsat ka siguruar edhe pamjet e automjetit Golf 5 që po digjej rreth 2 kilometra nga filiali i bankës. Me këtë makinë sipas policisë besohet të jetë kryer sulmi nga katër persona të armatosur.

Vetura me të cilën dyshohet se është bërë grabitja është sjellë në këtë vend këtu dhe më pas është djegur, autoritetet po vijnë për të bërë ekspertizën. Ndërsa grabitësit janë larguar në drejtim tjetër, por si dhe me çfarë ende nuk dihet.

Drejtori i Bankës Antonio Argir deklaroi se ende nuk mund të thonë asgjë konkrete, por me rëndësi është që nuk ka viktima.

Mirë janë, ajo është më me rëndësi se nuk ka viktima, ka pak të lënduar por gjithçka do të jetë në rregull”-tha Antonio Argir nga NLB Tutunska Banka.

Ngjarja ka ndodhur disa minuta para orës 11, në bankën e cila ndodhet përball komunës së Çairit. Autorët me armë, kanë hyrë me dhunë në bankë kanë marrë paratë dhe janë nisur në drejtim të panjohur. Autoritetet e bankës thonë se klientët e tyre po ashtu edhe të punësuarit janë të sigurte dhe se po bashkëpunojnë me autoritetet për të zbardhur rastin.

Dëshmitarët që refuzojnë të flasin para kamerave thonë se pasi kanë kryer grabitjen sulmuesit jashtë bankës kanë shtënë në ajër dhe janë larguar me shpejtësi. Qytetarët e anketuar thonë se ky rast ka rritur pasigurinë në mesin e tyre.

Çfarë të sigurte, kurse vjedhin bankat, plaçkitin, nuk mundet me qenë të sigurte këtu.

Jo jo, as në autobus askund, por patjetër të udhëtosh.

Të sigurte këtu asnjëherë. Nuk jemi të sigurte në këtë shtet aspak. As në treg, as rrugës as në shtëpi.

Kjo nuk është hera e parë e sulmit në Banka. Një bankë tjetër kohë më parë ishte vjedhur në Lagjen Vizbeg dhe një në Qendër të kryeqytetit, autorët e të cilëve ende nuk janë kapur.

Mefail Ismaili

Për katër muaj, 89 mjekë shqiptarë u larguan nga Maqedonia

Vetëm këtë vit, për katër muaj – 89 mjekë shqiptarë kanë marrë vërtetime për t’u larguar nga Maqedonia. Vitin e kaluar, ky numër ka qenë rreth 400. Nga Shoqata e Mjekëve Shqiptarë thonë se gati që tre vite, Ligji për mjekët edhe pse është dorëzuar në Ministrinë e Shëndetësisë, nuk dërgohet në Parlament për miratim

Urim HASIPI

Tetovë, 15 prill – Vendet e zhvilluara në Evropë i marrin të gatshëm kuadrot në sferën e shëndetësisë. Kjo sepse Maqedonia prodhon mjekë, por nuk di ti mbajë në vend. Pagat e ulëta, mos pasja e sigurisë në vendin e punës, mungesa e aparaturës për diagnostifim të sëmundjeve të ndryshme… ka bërë që shumë kuadro që përfundojnë shkollimin në vend, të gjejnë punë jashtë vendit, për një pagë dhe jetë shumë më të mirë. Kështu thonë nga Shoqata e Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë, prej nga nënvizojnë se Evropa po i merr të gatshëm kuadrot tona, shkruan gazeta KOHA.

“Evropa nuk prodhon mjekë, dhe mu nga kjo, mjekët tanë të ardhmen e kanë më të lehtë ta zhvillojnë atje. Çfarë bëjmë ne në Maqedoni? Tani na ngelin vendet rurale pa mjek, madje edhe spitalet nuk kanë mjek, sepse ne i kemi prodhuar dhe nuk dimë ti paguajmë. I vetmi problem i mjekëve në Maqedoni është pagesa e ulët, mëditjet e ulëta dhe tjetra – kushtet në vendin e punës akoma nuk janë të rregulluara, sepse mungojnë standardet dhe kushtet për zhvillimin normal të punës. Mjekut që punësohet qoftë në klinikë, qoftë në ambulancën e përgjithshme, i duhet një aparaturë e cila do ta bëjë më të suksesshëm edhe mjekun”, thotë për KOHA, Nevzat Elezi, kryetar i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë. Vetëm këtë vit, për katër muaj – 89 mjekë shqiptarë kanë marrë vërtetime për t’u larguar nga Maqedonia. Vitin e kaluar, ky numër ka qenë rreth 400 mjekë, të cilët janë larguar nga vendi. Nga Shoqata e Mjekëve Shqiptarë thonë se gati që tre vite, Ligji për mjekët edhe pse është dorëzuar në Ministrinë e Shëndetësisë, nuk dërgohet në Parlament për miratim.

“Në anën tjetër, ne kemi Ligjin për të drejtat e pacientëve dhe e dini, edhe ju jeni dëshmitarë, që kemi sulme të shpeshta gati se çdo ditë të pacientëve ndaj mjekëve për arsye se pacientët e kanë ligjin, dinë se me çka të mbrohen, ndërsa mjeku akoma nuk e ka Ligjin për mbrojtjen e profesionit të tij, dhe janë pikërisht këto tre gjëra që bëjnë që një të ri apo një të re, qoftë edhe ata të cilët kanë përvojë, të largohen. Kjo ishte në atë aspektin profesional. Ne kemi rrogat më të ulëta krahasuar me vendet e rajonit, jemi të fundit. Ikja e mjekëve është një trend që nuk mund të ndalet dhe besoni se do të jetë shumë problematike. Në anën tjetër, ne nuk mund të themi se nuk kemi një Strategji për të prodhuar mjekë të rinj, fatmirësisht universiteti jonë, Fakulteti i Mjekësisë ka akoma të interesuar për studimet e shkencave mjekësore, sepse në Evropë shumë pak ka që studiojnë mjekësinë për arsye se është shumë kohë e gjatë për këto studime”, thotë Elezi. Në Ndihmën e Shpejtë në Tetovë thonë se ka raste kur mjekët largohen, por të njëjtit zëvendësohen me mjekë tjerë. “Kemi mjekë të cilët kanë punuar këtu, por tani janë në Klinikën e Shkupit. Por kemi edhe të atillë që janë larguar në drejtim të vendeve më të zhvilluara për të ushtruar profesionin e tyre në një punë më profitabile. Vende e mjekëve që janë larguar, shumica edhe janë zëvendësuar, por ka vend për punësime akoma”, tha Afrim Aliu, kryeshef në Ndihmën e Shpejtë në Tetovë. Si pasojë e kushteve në të cilët punojnë mjekët, viteve të fundit trendi i daljeve jashtë shtetit ka lënë shumë spitale dhe ambulanca pa kuadër adekuat. Dhe nga ajo që po shihet, braktisja e vendit nga mantelbardhët do të vazhdojë. (koha.mk)

Ekskluzive: Video nga djegia e makinës me të cilën grabitësit e “Tutunska Bankës” u larguan nga vendngjarja

Një karikator pistolete brenda bankës NLB Tutunska në lagjen “Butel 1” dhe vetura e djegur e hajnave është gjendur deri më tani nga pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, disa minuta pasi hajnat kishin sulmuar rojën e bankës, E.E. 26 vjeç, ndërsa janë vjedhur tani për tani një shumë e panjohur e parave.

https://youtu.be/hQis_04fcQ8

Gazeta KOHA nga burime zyrtare policore merr vesh se vetura e llojit “Golf 5” ngjyrë hiri e djegur është gjendur në afërsi të lumit “Serava” tek varrezat e qytetit në Butel, ndërsa në filialin e bankës në “Butel 1” po vazhdojnë hetimet, ndërsa kërkohen 4 persona.

Vjedhja, siç shkruan KOHA, në polici është raportuar në ora 10:30, ndërsa autorët e vjedhjes, pasi kanë djegur Golfin, kanë arritur të largohen me Golf 5 tjetër në drejtim të panjohur deri më tani. Gjatë ditë, Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se do të dalin më detaje rreth ngjarjes. (koha.mk).

Gjuha shqipe zyrtarisht në të gjitha shkollat publike në Macerata të Italisë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, ka bërë të ditur se nga ky vit mësimi i gjuhës shqipe do të organizohet edhe zyrtarisht në të gjitha shkollat publike në Macerata të Italisë, shkruan MekuliPres.

Ai gjatë një takimi me drejtorin e shkollës “Enrico Fermi”, Ermanno Bracalente, me rastin e festës vjetore që organizohet nga Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Itali, ka biseduar për kontributin e tyre të çmuar për kultivimin e gjuhës shqipe, ruajtjen e traditës të të rinjve në mërgatë.

“Për të dëshmuar se mësuesit tanë kanë një angazhim me vlerë dhe një mision fisnik në shërbim të të rinjve, në shërbim të atdheut, e që respektohen edhe institucionalisht, ishte edhe pjesëmarrja e nënkryetares së qytetit të Maceratës, Stefania Monteverde, të cilën në emër të shtetit të Kosovës, e falënderova për gjithë mbështetjen e gjithë akterëve të këtij qyteti në dhënien në shfrytëzim të hapësirave të nevojshme dhe krijimin e kushteve tjera përcjellëse për zhvillimin e mësimit shqip në atë zonë”, shkruan Bytyqi në Facebook, transmeton Koha.

Gjithashtu, moment tjetër i mirë ishte edhe prania në këtë organizim dhe takimi me profesorin e nderuar arbëresh, njëherësh një ndër piktorët më të mirë në Itali, Silvio Craia (Kraja), që ka krijuar vepra të shumta artistike duke mbledhur artistët më të mirë italianë në ekspozitat e tij, fitues i shumë çmimeve në pikturë, e gjithashtu themelues i Muzeut Qytetar të Maceratës.

Një takim të rëndësishëm, ministri Bytyqi pati edhe me rektorin e Universitetit të Camerinos në Itali, Claudio Pettinari, me të cilin u dakorduan që shumë shpejt të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi, ku ky universitet shtetëror me 7 shekuj histori, i themeluar në vitin 1336, do të ndajë 10 bursa për studentët nga Kosova, ku 5 do të jenë për studime bazike dhe 5 tjera për studime master dhe kryesisht në shkenca ekzakte. (koha.mk)

Haradinaj: Nëse BE është për hapjen e çështjes së shqiptarëve në Ballkan, e hapim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se thënë se shteti i Kosovës nuk mund të bëhet në asnjë tavolinë.

“Në tavolinë vetëm mund të konfirmohet ajo që ka vendos populli i Kosovës – një Kosovë pavarur e anëtarësuar në organizata ndërkombëtare si OKB dhe NATO”, ka thënë Haradinaj nga akademia përkujtimore kushtuar Betejës së Zhegocit dhe 50 dëshmorëve të Brigadës “Kadri Zeka”, njofton Klan Kosova.

Haradinaj ka thënë se kufijtë e Kosovës mbeten të paprekshëm.

“Janë gabim deklarimet e udhëheqësve evropianë se mund të diskutohet për territor dhe kufij. Hapja e kufijve do të hapë çështjen e shqiptarëve në Ballkan. Nëse ata janë të gatshëm që ta hapin këtë çështje, e hapim”.

“Nuk duhet të pranohet që të flitet për kufijtë e Kosovës në asnjë tryezë”, ka deklaruar ai.

Sipas kryeministrit nderimi i dëshmorëve tregon për vetëdijen kombëtare dhe rrugën e vështirë të kaluar deri të liria.

“Liria jonë është e sigurt se garant ka të rënët për liri. Nëse për liri nuk iu është dhimbtë jeta, atëherë jam i bindur se dot vazhdojmë që të qëndrojmë për të drejtën tonë për forcim të lirisë dhe shtetit tonë”.

“Mohimi i Kosovës sot nga kushdo që bëhet si Kosovë e tërësisht gabim. Nuk do të lejojmë ne që e dimë se sa e shtrenjtë ishte rruga për liri që të na mohohet e drejta për konsolidim. Shteti do të bëhet në Kosovë jo në tavolinat e bisedimeve”.

Pollog, për tre muaj 19 persona të lënduar në aksidente trafiku1 orë më parë

19 persona kanë përfunduar me lëndime të rënda dhe tre me lëndime të lehta, gjatë aksidenteve të tre muajve të fundit në rajonin e Pollogut.

Rastet më të shpeshta të aksidenteve kanë ardhur si pasojë e shpejtësisë në vozitje dhe mos dhënies së përparësisë, me theks të veçantë dhënies së përparësisë së këmbësorëve, thotë raporti i SPB-Tetovë.

Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës, apelon sërish vozitësve që të kenë kujdes në drejtimin e makinave, sidomos, përshtatjen e shpejtësisë me kushtet që ofron rruga dhe kujdes maksimal, në dhënien e përparësisë për këmbësorët, sidomos në vija të bardha dhe në afërsi të shkollave fillore dhe të mesme.

Nga SPB Tetovë, rikujtojnë edhe një herë vozitësit se, në rast të shkeljeve të këtilla, gjobat janë deri në 300 euro, në kundër vlerë denarë.

Apel të njëjtë, SPB Tetovë, bën edhe deri tek këmbësorët, që të kenë kujdes në trafik dhe të sillen me ndërgjegje, sidomos në respektimin e kalimit të rrugës, në vendet e caktuara për këmbësorët, apo vijat e bardha. Po ashtu në rast të shkeljeve nga ana e këmbësorëve, SPB Tetovë njofton se pasojnë dënime, edhe atë, nga 20 deri në 45 euro në kundërvlerë të denarit./Alsat/

Pas grabitjes “Tutunska Banka”, qetëson klientët

Pas grabitjes së armatosur në filialet e Tutunska Bankës në Çair, paraditen e sotme vjen njoftimi nga e njëjta se klientët e saj janë të mbrojtur dhe të sigurtë.

“Klientët dhe të punësuarit të cilët kanë ndodhur në filialin tonë, janë të sigurt dhe në gjendje të mire.

Në këto momente banka jonë po bashkëpunon me autoritetet për zbardhjen e rastit.

Mjetet e klientëve tanë janë të sigurta, sepse banka posedon sigurim të të gjithë mjeteve dhe pamundësive.

Paralelisht, po punojmë me autoritetet për të vërtetuar dëmin e shkaktuar, me çka do ta njoftojmë opinionin” – kanë njoftuar nga Tutunska Banka

Blerim Reka ka dy fjalë për Ali Ahmetin

Kandidati i parë shqiptar për president të Maqedonisë Veriore, Blerim Reka i është përgjigjur deklaratës së kryetarit të BDI-s, Ali Ahmetit, kur ka thënë se: “sikur të mos e kishte propozuar BDI për ambasador në Bruksel, Reka nuk do të ishte këtu ku është sot”.

Reka ka pohuar për KosovaPress se është e vërtetë që në vitin 2005, është propozuar për ambasador nga BDI, porse ka shtuar se atëbotë nuk kishte kandidat më të denjë për atë pozitë.

Kur flet për garën aktuale, Reka kritikon BDI-në që po e mbështet kandidatin maqedonas për president të vendit, në vend se t’i dilte ish të propozuarit të saj të dikurshëm për ambasador në Bruksel, përcjell portali “tetova1”.

“Në atë kohë shqiptarit i takoi posti i ambasadorit në Bruksel dhe duke pasur parasysh se në vitin 2005, kur janë bërë negociatat për këtë post në BE, unë kam qenë i vetmi profesor i lëndës ‘E drejta e Bashkimit Evropian’, kam qenë autor i 19 librave nga fusha e BE-s, dhe nuk di se cili do të duhej të ishte ambasador në atë kohë, me këtë përgatitje profesionale dhe shkencore, që ka të bëjë me integrimet evropiane.

Edhe tash e them, as nuk kam qenë dhe as nuk jam anëtar i BDI-së, dhe krejt në fund, nëse BDI thotë se ka qenë propozim i tyre Blerim Reka, pse BDI-ja nuk doli me propozim Blerim Rekën për president të shtetit, por e përkrah Pendarovskin, i cili nuk është as anëtar i tyre, por është qytetar maqedonas që është anëtar i LSDM-s”, thotë ai.Ndryshe, BDI publikisht ka dalë në mbështetje të kandidatit maqedonas Stevo Pendarovski nga radhët e LSDM-s.

NLB Banka: Mjetet janë të siguruara

Pas plaçkitjes që ndodhi mëngjesin e sotëm në filialin e NLB Bankës, në rrugën “Ferid Bajram” nga kjo bankë janë shprehur se të gjitha mjetet janë të siguruar dhe se për momentin janë duke u koordinuar me organet hetuese për vërtetimin “Mëngjesin e sotëm në filialin në Çair të NLB Banka ka ndodhur një plaçkitje e armatosur. Klientët që u gjetën në atë moment në filialin dhe të punësuarit të Bankës janë të sigurt dhe në gjendje të mirë. Në këtë moment, Banka, bashkëpunon me organet kompetente që në mënyrë sa më të shpejtë dhe efikase të zgjidhin rastin. Mjetet e klientëve tanë janë të sigurt, ngase Banka ka sigurim të plotë të pronës dhe mjeteve. Paralelisht po punojmë me organet hetuese për vërtetimin e dëmit të shkaktuar, ndërsa për këtë në mënyrë shtesë do ta njoftojmë opinionin”, thuhet në kumtesën e NLB Bankës. (koha.mk)

“Fortesa 2”: Thasë të zinj me letra dhe regjistra nga ndërtesa e tretë e MPB-së janë djegur në “Brest”

Thasë të zinj përplot me letra dhe regjistra nga ndërtesa e tretë e MPB-së janë djegur në lokacionin “Brest” i cili gjendet në aeroportin e Shkupit në pjesën ushtarake. Këtë sot në seancën për “Fortesa 2” të PSP-së e tha dëshmitari Mirçe Micevski, i punësuar në MPB, i cili me urdhër të eprorit të tij Nikolla Boshkovski, me një kolegë tjetër ka mbushur një furgon reno trafik me materiale nga bodrumi i teknikës operative të MPB-së.

“Në bazën në Brest na priti Vanço Cvetanovski i cili tashmë kishte siguruar vend për djegien i ndërtuar me gurë, ndërsa kishte edhe aparate kundër zjarrit”, tha Micevski dhe shtoi se me ato kanë qenë tre gra nga “Komisioni” Aleksandra, Maja dhe Vale. Në pyetjen e mbrojtësit të Grujovskit, avokatit Petar Vasilevski, dëshmitari tha se nuk e din përmbajtjen e asaj që është djegur, por se është i sigurt se kanë qenë letra dhe regjistra.

Në “Fortesa 2” i akuzuari i parë është ish-shefi i Drejtorisë së pestë, Goran Grujovski, si dhe gjashtë të punësuar në DSK.

Të akuzuarve në rastin “Fortesa 2” gjykohen për falsifikim të dokumenteve dhe për shkatërrimin e dokumentacionit zyrtar lidhur me përgjimin e kundërligjshëm. Dokumentacioni ndërlidhet me të dy sistemet nga përgjimi ilegal, të cilët sipas PSP-së janë shkatërruar gjatë vitit 2014.

Gjendet vetura e djegur me të cilën u vodh Tutunska Banka (FOTO)

Një karikator pistolete brenda bankës NLB Tutunska në lagjen “Butel 1” dhe vetura e djegur e hajnave është gjendur deri më tani nga pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, disa minuta pasi hajnat kishin sulmuar rojën e bankës, E.E. 26 vjeç, ndërsa janë vjedhur tani për tani një shumë e panjohur e parave.

Gazeta KOHA nga burime zyrtare policore merr vesh se vetura e llojit “Golf 5” ngjyrë hiri e djegur është gjendur në afërsi të Lumit “Serava” tek varrezat e qytetit në Butel, ndërsa në filialin e bankës në “Butel 1” po vazhdojnë hetimet, ndërsa kërkohen 4 persona.

Vjedhja, siç shkruan KOHA, në polici është raportuar në ora 10:30, ndërsa autorët e vjedhjes, pasi kanë djegur Golfin, kanë arritur të largohen me Golf 5 tjetër në drejtim të panjohur deri më tani. Gjatë ditë, Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se do të dalin më detaje rreth ngjarjes. (koha.mk).

Grabitje e armatosur në filialin e “Tutunska Banka” në Butel

Një filial i “Tutunska Banka” në Butel, ka rënë pre e një grabitje të armatosur paraditen e sotme. Sipas burimeve të Alsatit nga vendi i ngjarjes, janë grabitur rreth 100 mijë euro dhe kanë qenë të paktën tre persona të përfshirë në këtë grabitje, të armatosur me armë zjarri të tipit kallashnikov. Nuk raportohet për viktima apo të lënduar. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të policisë dhe po kqyrin vendin e ngjarjes. Ndërkohë ka mbërritur edhe një grup hetimor për ekspertizë.

“Më 15.04.2019 në ora 10:36 minuta është denoncuar vjedhje nga ana e disa personave të armatosur në “Tutunska Banka”, në rrugën Ferid Bajram. Nga ana e grabitësve është sulmuar fizikisht personi me iniciale E.E. 26 vjeç, që është i punësuar si sigurim në bankë. Persona të lënduar nuk ka. Menjëherë pas denoncimit , janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet e policisë për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Babë e bir bëjnë për spital shqiptarin… sherri për motive pronësie

Për motive pronësie babë e bir e kanë gjetur të volitshme që të bëjnë për spital një tjetër person, duke përfunduar për pasojë në prangat e policisë.

Autoritetet njoftojnë se dhuna e ushtruar nga shtetasit A.M e Gj.M i ka çuar këta të fundit në pranga. Babë e bir kanë rrahur e goditur me sende të forta shtetasin me inicialet I.M, banues në Tiranë. Ky i fundit ka përfunduar në spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

“Pulë” tek kokaina 10.3 mln euroshe! Në Maltë kapet një sasi e madhe droge me destinacion Shqipërinë

“Pulë” tek kokaina 10.3 mln euroshe! Në Maltë kapet një sasi e madhe droge me destinacion Shqipërinë

Një sasi e madhe kokaine është kapur në portin e Maltës, teksa destinacioni i gjysmës së drogës ishte porti i Durrësit.

Bëhet fjalë për një sasi prej 10.3 milionë eurosh kokaine, e ardhur nga Amerika e Jugut. Pakot e drogës, në total 91.25 kg, u kapën të shpërndara në tre kontenierë. Kontenieri i parë, me një sasi prej 24 kg dhe i treti me 19.25 kg kokainë, kishin për destinacionin portin e Durrësit.

Një ndër kontenierët e tjerë do të nisej drejt Selanikut të Greqisë dhe kishte një sasi prej 48 kg . Mediat vendase raportojnë se pakot u kapën në kontenierët e portit “Freeport”. Nga pamjet e përcjella nga media malteze bie në sy se shumë pako droge mbanin simbolika, një pulë në formë të animuar e cila shënjon një sërë pakosh kokaine./Express

Rreth 30 centimetra borë në Kodrën e Diellit (Foto)

Tridhjetë centimetra borë gjatë natës ka rënë në qendrën dimërore-rekreative, Kodër të Diellit. Sipas të punësuarve në kapacitetet akomoduese, bora ka filluar të bie të dielën rreth orës 20:00 dhe gjatë natës ka formuar shtresë të madhe.

“Mund të themi se bora na ka befasuar. Hera e fundit kur ka rënë ishte në muajin shkurt, ndërsa në mars asnjë ditë nuk ka pasur borë. Tani për një kohë të shkurtë është formuar shtresë, ndërsa reshje ka pasur edhe në mëngjes”, tha Tihomir Anovski.

Ai tha se nuk beson që sezoni i skijimit do të vazhdojë, pasi në muajin prill temperaturat janë të larta dhe bora do të shkrihet shpejtë.

Ndryshe, borë ka edhe në rrugën rajonale Tetovë-Kodra e Diellit, e cila ka vështirësuar komunikacionin.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike thonë edhe gjatë ditëve të ardhshme priten reshje të reja të borës./Telegrafi/

Ju prezantojmë me “batalionin” e profileve fallco që mbrojnë “lali” Erin dhe Edi Ramën

Nga Alice Elizabeth Taylor

Exit.al

Me afrimin e zgjedhjeve lokale, makina e propagandës së qeverisë dhe Bashkisë Tiranë po punon pa ndalim.

Tre komente të bëra shumë shpejt njëra pas tjetrës në një artikull të postuar nga Exit.al në Facebook, duket se tregojnë mbështetje të palëkundur të qytetarëve për vendimin e qeverisë për të nxjerrë nga shtëpitë e tyre banorët tek Bulevardi i ri, pak ditë më parë. Në të vërtetë, vendimi i institucioneve për të hedhur gaz lotsjellës së orën 6 të mëngjesit në shtëpitë e banorëve për t’i detyruar ata të largohen nga shtëpitë e tyre dhe fakti që shtëpitë do të prishen pa u dhënë dëmshpërblim banorëve është i paligjshëm dhe në shkelje të disa ligjeve kombëtare e konventave ndërkombëtare.

Megjithatë komentet vlerësonin qeverinë për punën e saj, duke pretenduar se shoqëria nuk duhet ta pengojë qeverinë në rrugën e zhvillimit dhe se qeveria duhet të vlerësohet, sepse po mendon për të ardhmen e qytetit. Në komente të tjera shkruhej se banorëve u janë ofruar banesa sociale me “kushte shumë të mira”.

Një vëzhgim i shpejtë në këto profile tregoi se jo gjithçka është ashtu siç duket sa i përket këtyre komentuesve.

Kështu, profili i “Elsa Memës” u krijua më 14 shkurt 2019. Postimet në faqen e saj janë ripostime të statuseve të Kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste. Me një kërkim të thjeshtë në Google, u zbulua se fotoja, që duhet të ishte e Elsës, është në të vërtetë një foto e Kim LaCapria-s, një shkrimtare në snopes.com. Shkrimtarja ndodhet në Nju Jork, nuk është shqiptare dhe as nuk është mbështetëse e zjarrtë e Edi Ramës.

Profili i “Dritan Gjokës” u krijua më 14 shkurt 2019 dhe ai, ngjashëm me Elsa Memën, ka ndarë postime pro-Ramës në faqe. Kërkimi në Google për foton e tij nuk nxorri asnjë rezultat (diçka që është e pazakontë në vetvete), por fakti që profili u krijua në të njëjtën ditë dhe ndan të njëjtat poste si Elsa, është i dyshimtë.

Një koment tjetër pro-qeveritar ishte shkruar nga “Blerina Cobani”. Përsëri, profili i saj u krijua në të njëjtën ditë si dy komentuesit e tjerë dhe ndan postet e ngjashme të propagandës, duke përfshirë video nga stacioni televiziv personal ERTV i vetë kryeministrit Rama. Fotoja e profilit në këtë profil rezulton të jetë e zonjës Sheryl Sandberg, një e diplomuar në Harvard, e cili ka punuar si zëvendëspresidente në Google dhe Facebook. Sërish, ajo nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk dihet të jetë përkrahëse e Edi Ramës.

Shembuj të tjerë të profileve të rreme pro-qeveritare mund të gjenden këtu, këtu dhe këtu. Numri i vërtetë i këtyre profileve është i pamundur të përcaktohet në të gjithë mediat sociale shqiptare, por kur gjashtë prej tyre i gjen vetëm në një postim, kjo tregon shumë për situatën e përgjithshme.

Ajo që është interesante në këtë mes është se këto nuk janë profile në Facebook që kërkojnë hyrje individuale, email, dhe numra telefoni – këto janë faqe. Një përdorues i Facebook-ut, përmes një profili personal mund të ketë një numër të pakufizuar faqesh (fan page), që mund t’i administrojë dhe të publikojë komente, pa u detyruar të regjistrohet si individ i veçantë çdo herë. Kjo do të thotë që një person ka mundësinë për të lënë qindar e mijëra komente nën emra dhe profile të rreme.

Një koment tjetër shkruar nga Genti Bala në një artikull tjetër, thotë: “Erioni, kryebashkiaku më i mirë që ka pas Tirana ndonjëherë”.

Genti, gjithashtu, ka një faqe (fan page) dhe jo një profil, të cilën e ka hapur më 5 prill 2019. Fotoja në profilin e tij rezulton të jetë foto e një të riu marrë nga një revistë mode.

Këto janë vetëm disa shembuj të ushtrisë së komentuesve fals që po vendosen në mediat sociale për të lëvduar qeverinë dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës Veliaj. Nuk është e qartë nëse këto profile janë krijuar nga qytetarë të thjeshtë të pakoordinuar apo nën udhëzimet e qeverisë, Bashkisë Tiranë dhe skuadrës së tyre të propagandës. Por është e qartë se këto profile të rreme, duke u hequr si qytetarë po përpiqen të ndikojnë opinionin public, duke falsifikuar mbështetjen për qeverinë dhe Bashkinë Tiranë dhe politikat e tyre që po kritikohen gjerësisht.

Punësimi i qytetarëve dhe përdorimi i profileve të rreme për të përhapur propagandën qeveritare është fenomen i përhapur në të gjithë botën. Një raport i The Telegraph në vitin 2017 zbuloi se të paktën 30 qeveri po punësonin “ushtri tastierash” për të përhapur propagandën dhe sulmuar kritikët. Ndër këto shtete ishte Turqia, Rusia dhe Kina, të cilat përdorin komentatorë pro-qeveritarë të paguar për të krijuar iluzionin se qytetarët mbështesin qeverinë.

Taktika të tilla u përdorën gjithashtu për të ndikuar në zgjedhje dhe për të sulmuar mediat që kritikonin qeverinë ose politikanët.

Një raport në Tirana Times, shkruar nga Genc Pollo në vitin 2016, shkruante se në zyrën e Kryeministrit ishin 40 persona dhe në Bashkinë Tiranë 23 persona, të cilët janë të punësuar për të sulmuar ata që kritikojnë qeverinë në internet. Këto profile të rreme propagandistike (trolls) thuhet se paguhen me taksat tona dhe qëllimi i tyre i vetëm është të formësojnë dhe ndikojnë se si flitet për qeverinë, përmes përhapjes së propagandës, apo edhe fyerjes dhe kërcënimit të atyre që nuk pajtohen dhe kundërshtojnë politikat e Kryeministrit Rama dhe Kryebashkiakut Veliaj.

Me zgjedhjet që po afrohen, qytetarët duhet të jenë vigjilentë dhe të presin më shumë të tilla komente. Përveç kësaj, ekspozimi në publik  i këtyre profileve dhe sjelljes së tyre ndihmojë në luftimin e propagandës së atyre që synojnë të ndikojnë sjelljen e votuesve.

Blerim Reka në Zhelinë: RMV-ja nuk ka opsion tjetër pos BE-së dhe NATO-s (FOTO)

“Nuk kemi opsion tjetër, përveç Bashkimit Evropian dhe NATO-s, kurse korrupsioni dhe papunësia duhet të ndalohen”, kështu është deklaruar kandidati i pavarur për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Blerim Reka sot në tubimin në Zhelinë, transmeton Portalb.mk.

Më tej, Blerim Reka tha se paperspektiva e zbrazi për një çerek popullatën e vendit.

“Qytetarët po shpërngulen jo vetëm nga papunësia, por edhe nga korrpusioni institucional, nepotizmi. Nëse tani nuk e rikthejmë Republikën në binaret Euro- Atlantike, çfarë na duhet nesër anëtarësimi në BE si shtet i zbrazur kur veç më gjysma e popullatës do të jetë e “integruar” në BE. Si president i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të punojë në parandalimin e integrimit në BE si shtet i zbrazur. Për Maqedoninë e Veriut në BE, si shtet bashkë me qytetarët e saj”, tha Reka.

Nga ana tjetër, liderët e partive mbështetese të Rekës, Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët dhe Bilall Kasami nga Lëvizja BESA, thanë se do të hiqet maska që manipuloi me shqiptarët që 18 vjet dhe se Stevo Pendarovski nuk do ta ketë votën e pastër shqiptare.

“E kemi për obligim që ta heqim maskën që manipuloi shqiptarët që 18 vjet. Ne asnjëherë nuk do ta përkrahim dikë që nuk është sikur ne, që nuk është shqiptar”, tha Sela.

“Pendarovski e di se nuk do ta ketë votën e pastër shqiptare. BDI-ja në vitin 2014-të nuk e ka përkrahur, sepse ishte opozitë, kurse tash i jep përkrahje sepse është pjesë e Qeverisë”, tha Kasami.