Ballina Blog Faqe 611

Ahmeti paralajmëroi Kongresin partiak gjatë këtij viti, mbi 30% përfaqësimi i grave

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga Kuvendi zgjedhor i Forumit të gruas të BDI-së tha se për çdo të arritur të deritanishme ka hise edhe nëna shqiptare, në çdo avancim, në çdo përpjekje nga ato përpjekje më të mëdha për liri, drejtësi dhe barazi, nëna shqiptarë, gruaja shqiptare ka dhënë kontributin më të madh.

“Këtu u dëgjuan me paraqitjet e tyre dy nëna, një fjalë programatike e Grida Dumës, fjalë zemre të nënës për avancim, guxim e organizim të grave shqiptare, njëherë u dëgjua, fjala dhe zëri i Luljetës që buronte nga thellësitë e shpirtit, dhimbjet e një nëne ku u bë thirrja për të gjitha grat shqiptare përkundër asaj që kanë parë e përjetuar, ekzekutimin e gjakut të djemve dhe fëmijëve të familjarëve të mi që të gjithë juve të vazhdoni të punoni që të mos e humbni as durimin as përpjekjen, por të mbijetoni. E dashura Luljeta unë po përpiqem që nënat të mos përjetojnë dhimbje, kobë dhe vajë. Unë përpiqem që nënat, motrat dhe gratë shqiptare të trajtohen barabartë në shoqëri sepse as duhet harruar as anashkaluar historikisht se gruaje shqiptare është pjesë e historisë sonë të lashtë e të re,” u shpreh kryetari i BDI-së, Ahmeti.

Kryetari i BDI-së, Ahmeti bëri të ditur se nga ana e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij ka përkrahje të plot që në kongresin e ardhshëm që do të mbahet këtë vit që grat të përfaqësohen nga 30 deri në 40 për qind në organet drejtuese të partisë.

“Do të përfaqësohen në Këshillin e Përgjithshëm, Kryesinë e Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe drejt të përfaqësuara në të gjitha institucionet e shtetit qoftë në ekzekutiv apo atë legjislativ. Ka vullnet të shumicës dërmuese të kryetarëve të degëve, të anëtarëve të Këshillit të përgjithshëm dhe të Kryesisë dhe me këtë rast dua t’i falënderoj të gjitha ata që kanë kontribuar për organizimin e këtij evenimenti kaq të rëndësishëm sot që ju të votoni, njëherë të falënderoj të afërmit e tuaj, familjet tuaja, bashkëshortët, prindërit, nënat, vëllezërit, motrat që ata ju kanë inkurajuar që edhe ju të jeni pjesë e procese kaq të rëndësishme dhe ju të jeni pjesë e historisë së pandarë të shqiptarëve sepse historia jonë nuk mund të ndahet e burrave dhe grave por histori e kombit dhe nëna shqiptare është tërësia e kombit shqiptarët në hapësirat ku ajo jeton,” – përfundoi Ahmeti.

Fjalë rasti në këtë ngjarje kishin edhe ish Kryetarja e Forumit të Gruas Naile Elezi, Kryetarja e sa pozgjedhur Mukadeze Hajdari si dhe zonja Lulieta Sharani nga Kosova dhe zonja Grida Duma nga Shqipëria.(INA)

Pendarovski: Vetëm një është rruga drejt progresit dhe çon përmes BE-së dhe NATO-s

Kemi një mundësi të papërsëritshme si gjeneratë për të lënë trashëgimi të përhershme pas nesh. Është garantuar shtet i sigurt, partner i botës demokratike, pjesë e barabartë nga aleatët më të rëndësishëm botërorë. Ata të cilët mendojnë se pa NATO dhe BE mund t’i zgjidhim problemet dhjetëvjeçare me zhvendosjen, me sferën sociale, se mund ta garantojmë sigurinë dhe stabilitetin, e gënjejnë veten. Nga pavarësia e deri më sot vetëm një është rruga drejt progresit dhe çon përmes BE-së dhe NATO-s, tha kandidati për presidenti nga LSDM-ja dhe koalicioni Stevo Pendarovski në mitingun e sotëm qendror në Shkup.

Nuk kemi, theksoi ai, më shumë gjenerata për të humbur dhe prandaj nuk do t’i lejojmë opozitës politike të na kthejë nga rruga përmes të cilës hapërojmë.

“Të gjithë atyre të cilët duan të na kthejnë mbrapa duhet t’u themi se jo vetëm që nuk do të kthehemi mbrapa, por të gjithë së bashku do të shkojmë përpara. Nuk kërkoj mbështetje vetë, për t’u bërë president, por kërkoj mbështetje për konceptin e ardhmërisë, koncept një shoqëri për të gjithë. Këto nuk janë vetëm zgjedhje të zakonshme për president, në këto zgjedhje zgjedhim opsion për të vazhduar përpara drejt ardhmërisë”, ka thënë Pendarovski.

Me vite., siç theksoi, kemi hapëruar nëpër këto rrugë me shpresën dhe besimin se do të lirohemi nga veset e regjimit, të cilat e mbysin lirinë, e shkelin demokracinë dhe e robëruan shtetin. “Sot i kemi hedhur veset e regjimit dhe tani hapërojmë në rrugën e eurointegrimit, drejt zhvillimit ekonomik dhe avancimit të përgjithshëm shoqëror. Në këtë rrugë nuk jemi të vetëm. Rreth nesh mijëra shkallë të tjera e hapërojnë rrugën e njëjtë përmes të cilit shkojmë. Edhe sot njëjtë si në tre vitet e fundit shkojmë së bashku përpara”, tha Pendarovski.

Theksoi se për të nuk është me rëndësi nga cila kombësi janë qytetarët, nga cila përkatësi fetare, si është situata e tyre sociale dhe nëse janë pjesë e pushtetit ose nga opozita sepse, siç shtoi, me rëndësi është të gjithë të kenë drejtësi.

Para të pranishmëve në miting Pendarovski u obligua se do të zhvillojë politika të bashkimit e jo të ndarjeve. “Kam ndërmend të pajtoj, e jo të shkaktoj konflikte. Si president do të punoj pa u lodhur në përfundimin e anëtarësimit tonë në NATO, të jem prijës për anëtarësim në BE”.

Duke folur për kundër kandidaten e tij Gordana Siljanovska-Davkova tha se ajo as nuk dëshiron, as nuk mund të jetë presidente e të gjithë qytetarëve, sepse vetëm dëshiron të jetë pasardhëse e Gjorge Ivanovit.

Në fjalimin e tij lideri i LSDM-së dhe njëherit kryeministër Zoran Zaev tha se “përfundoi koha e kriminelëve dhe mbrojtësve të krimit”.

“Republika e Maqedonisë së Veriut do të marrë një president për të cilin ardhmëria e shtetit nuk është aventurë, por obligim, ndërsa ai nuk është një udhëtar në kërkim, por prijës. I fituam ndarjet, urrejtjen , konfliktet dhe trazirat. Evropa aludon, ndërsa qytetarët duan të vazhdojë politika jonë që të shkojë përpara. Presidenti i ri do të jetë njeri i cili dëshiron, mund dhe duhet të shkojë përpara – ai është Stevo Pendarovski”, tha Zaev në mitingun qendror në kryeqytet.

Tani më jemi, tha Zaev, pjesë e NATO-s dhe deri në fund të vitit do të jemi anëtarja e 30-të e plotfuqishme. “Shkojmë drejt BE-së dhe presim që ajo t’i vlerësojë reformat në shtëpi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe verës të marrim datë për fillimin e negociatave për të cilat seriozisht po përgatitemi”.

Zaev duke folur për sukseset në ekonomi tha se era do të jetë e fuqishme edhe më shumë që ato numra të bëhen dyfish më të mëdha për t’i ndjerë populli. Me këtë rast premtoi mbi 500 euro pagën minimale në vitin 2020.

Për Siljanovska-Davkova tha se nuk është për një shoqëri për të gjithë, se nuk është kandidate e përbashkët, por është “përfaqësuese e vetëm një njeriu – e Mickovskit i cili është përfaqësues i kriminelit Gruevski”.

Në fjalim, Zaev i bëri thirrje Mickoskit publikisht të mënjanohet nga politika e paraardhësit të tij Nikolla Gruevski, sepse, tha, “asnjë fjalë nuk e kemi dëgjuar nga Mickoski dhe Siljanovska për 11 vjet qeverisje për mentorin Gruevski”.

Mitingu u mbajt para Delegacionit të BE-së, ndërsa i priu marsh nëpër rrugët e qendrës së Shkupit. tubimi filloi me fjalimin e hendbollistit Naumçe Mojsoski, i cili tha se ky vend ka ndeshje të rënda para vetes me synime të larta dhe me suksese të mëdha.

Fjalim kishte edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, sipas të cilit Pendarovski është lajmëtar i ardhmërisë evropiane dhe simbol i integrimit të brendshëm, i cili, siç tha, do të bashkojë edhe në të mirë edhe në të keqe.

Sela: Koncepti i BDI-së është ,,Amdi Bajrami”, herë me LSDM e herë me VMRO

Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa së bashku me shtabin Zgjedhor të kandidatit shqiptar për President Blerim Rekës, qëndruar sot përpara banorëve të Zhelinës ku dhe i ftuan të njëjtët për të përkrahur kandidaturën e Blerim Rekës. Ziadin Sela kritikoi idenë e konsensualitetit dhe konceptit të rrejshëm të partive qeveritare dhe theksoi se atë e bëjnë për pazare politike:

‘Konsensualiteti i tyre është marrëveshja për amnisti të 27 Prillit, konsensualiteti i tyre është që të mos ja marrin mandatin Trajko Veljanovskit, sepse ai ishte kryetar Parlamenti dhe e dinë shumë mirë se çka ndodhi atë natë. Nëse flasin se Talati është zgjedh me konsensus, pse nuk e tregojnë emrin e bashkëpunëtorit të Nikolla Gruevskit, që u përmend në vendimin e gjykatës, i cili vepron brenda Bashkimit Demokratik për Integrim? Thonë që Talati është zgjedh me konsensus, ndërsa kryetari i tij nuk ishte për ta votuar atë. Konsensus për ata është edhe marrëveshja që të humben gjurmët e keqpërdorimit të fondit pensional etj…’

Gjithashtu Sela deklaroi: ‘Flasin për Koncept, cili qenka ky koncept, të shëndrohen si Amdi Bajrami herë me VMRO-në herë me LSDM-në për interesa të ngushta personale? Si kryetar i Aleancës për Shqiptarët, asnjëherë nuk do të del nga goja ime ftesë që të përkahim kandidat tjetër që nuk është i joni dhe nuk është shqiptar, natyrisht këtë e them me bindje, sepse ne kështu frymojmë dhe kështu jetojmë’.

Mickoski: Zaevi dhe LSDM kanë rënë në gjunjë!

Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski nga tubimi në Gradsko theksoi se në këto zgjedhje do të fitojë Maqedonia, ndërsa do të humbasë LSDM si dhe siç tha klientelistët e vegjël përreth despotit Zaev.

“Andaj është e nevojshme një fitore e madhe më 21 prill dhe më pas më 5 maj”, theksoi Mickoski. Sipas tij, LSDM me mitingun në Shkup ka pësuar një fjasko të madhe, për shkak se nuk ka pasur përkrahës të saj. Ai tha se qytetarët nuk duhet të frikësohen apo nënçmohen, pavarësisht presioneve që po ndodhin. “Despoti është në gjunjë, LSDM është në gjunjë, dhe këto zgjedhje do ti shtrijnë për tokë”, theksoi kreu i VMRO-DPMNE. (INA)

“Detektor”: Kandidatët presidencialë të ballafaquar me qëndrimet e qytetarëve

Shkup, 14 prill 2019 (MEDIAL) – Kandidatët presidencialë, Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski sot u ballafaquan në emisionin debatues “Detektor” në TV Sitel. Në diskutimin 80-minutësh, ata folën për programet e tyre, por edhe për temat, të cilët kanë dalur nga hulumtimet e mendimit publik, që për “Detektor” i ka bërë Instituti për hulumtime politike Shkup (IHPSH), marrëdhëniet ndëretnike, Marrëveshjes së Prespës, integrimet, prioritetet, çështjet e amnistisë, ndikimet partiake dhe kushtet për zgjedhje korrekte.

“Përqëndrimi i programit tim presidencial mbetet ‘Republikë për të gjithë’, me ligjin mbi të gjithë dhe do t’i ketë dy prioritete. I pari, si deri te Republika multietnike, e cila mundet të jetë model me të gjithë qytetarët e barabartë, të cilët do ta respektojnë kushtetutën dhe ligjin, dhe i dyti si deri te republikë euroatlantike, respektivisht si të mundohemi që sa më shpejtë ta marrim datën për eurointegrime”, tha Blerim Reka, për temën e parë, e cila kishte të bëjë me porositë, me të cilat kandidatët presidencial dëshirojnë t’i tërheqin votuesit.

Siljanovska-Davkova tha se do të angazhohet për reforma, të cilat do të jenë në funksion të sundimit të së drejtës.

“Atë që e kam arritur në jetën personale dhe profesionale paradokohe, që të jem në BE, do ta bëj edhe me Republikën e Maqedonisë, dhe atë përmes reformave, të cilat do të jenë në funksion të sundimit të së drejtës. Do t’u drejtohem grave, pasi kjo është mundësi të tregojmë se mundemi në mënyrë tjetër të menaxhojmë, deri te të papërcaktuarit, të dëshpruarit nga pushteti i tanishëm, madje edhe deri tek ata të cilët kanë për qëllim t’i bojkotojnë zgjedhjet”, tha Siljanovska-Davkova.

Kandidati për president i LSDM-së dhe koalicionit, Pendarovski tha se vendi duhet të jetë demokratik dhe i integruar euroatlantik në BE dhe NATO.

“Shtetit i nevojitet kohezion i brendshëm, që është në përputhje me slloganin tim ‘Së bashku përpara’, Do të thotë, duhet t’i lëmë pas nesh të gjitha ndarjet në bazë etnike, fetare dhe politike, dhe të merremi vesh rreth një, dy, ose më së shumti tre punë që janë tejet të rëndësishme për ne dhe shtetin tonë. Atdhe rezervë nuk kemi, ndërsa në të do të jemi me të drejta, obligime dhe përgjegjësi të barabarta. Ky vend duhet të jetë demokratik dhe euroatlantik në BE dhe NATO”, porositi Pendarovski.

Në emision, secili prej kandidatëve për president i mori pyetjet e njejta, ndërsa koha për përgjigje ishte një minut. Pas nënpyetjeve të parashtruara, Reka, Siljanovska dhe Pendarovski morën pjesë në debat gjashtë minutësh për secilën prej temave. .

Kasami nga Zhelina: Shqiptarët të bashkuar rreth kandidatit shqiptar, e kemi amanet nga dëshmorët dhe të parët tanë

Sonte është mbajtur tubim madhështor në Komunën e Zhelinës për kandidatin e pavarur për president, Blerim Reka, i përkrahur nga dy partitë opozitare Lëvizja BESA dhe ASH.

Kasami nga Zhelina përcjelli mesazhin se duhet votuar Blerim Reka dhe se nuk ka opsion tjetër më të mirë se shqiptarët.

Më tej Kasami theksoi se shqiptarët janë të bashkuar rreth Blerim Rekës.

“Shqiptarët janë të bashkuar rreth kandidaturës së Blerim Rekës, sepse këtë e kemi amanet nga dëshmorët dhe nga të parët tanë”, përfundoj Kasami.

Kreu i Besës gjithashtu ftoj edhe përkrahësit e partive tjera ta votojnë Rekën, sepse liderët e tyre po mashtrojnë rreth kandidatit konsesual, ku ai shpesh herë ka thënë se është kandidat vetëm i LSDM-së.

Fshatrat po boshatisen çdo ditë e më shumë

Infrastruktura e shkatërruar është ndër shkaqet kryesore qe fshatrat po boshatisen. Kushte më të mira për jetë banorët e shpërngulur kërkojnë afër qyteteve. Fshati Alldincë, komuna e Studeniçanit dikur ushtonte nga zhurma e banorëve ndërsa sot në këtë fshat mezi takojmë njeri. Ekipi i Alsat udhëtoi drejt fshatit me mbi 1400 metra lartësi. Na shoqëruan edhe banorët tashmë të shpërngulur të cilët dekada me radhë kërkojnë nga institucionet përgjegjëse ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve. Madje, ata kanë ndërmarrë nismën për grumbullimin e fondeve për ndërtimin e rrugës drejt fshatit Alldincë.

Gjashtë mandate kryetar komune kemi pas shqiptar, asnjëri prej atyre nuk na e ka zgjat dorën, jo se nuk kemi pas kërkesa, kërkesa kemi bë, po të gjitha kanë hasur në vesh të shurdhër edhe ne kemi mbet nën mëshirë të Zotit. Ne jemi diku me 3500 euro, me 3500 euro asgjë nuk bëjmë. Më shumë i bëjmë thirrje komunës, komuna si komunë është baba i gjithë fshatrave, komuna është që i merr 20 mijë vota prej këtyre fshatrave”.- theksoi Fazli Etemi, banor

Unë e kam ndërtuar shtëpinë këtu, 40 mijë euro kam investuar, nëse në Shkup investon 20 mijë euro këtu 40 mijë, material nuk vjen, shtrenjtë, më shtrenjtë është transporti”.- tha Hashim Halili, banor.

Banorët tregojnë se kanë humbur shumë nga pasuria për shkak se nuk arrijnë rregullisht të punojnë tokat, që sipas tyre, janë shumë pjellore.

E punoni tokën këtu që e keni? Po, e punojmë por kot që e punojmë, një e ardhme 100 euro kushton, vetëm rruga, më mirë do ti largohesh edhe asaj edhe do të jetosh me një sociale, është rëndë, vërtet është rëndë. Nëse do të ishte rregulluar rruga secili vjen dhe punon edhe jeton siç e ka pas jetën përpara me mall, sot një mall nuk ka mbet, të gjithë i kanë shit dhe i kanë largu”.- u shpreh Sabri Fetai, banor

Për shkak të rrugës nuk mundemi me dal e ti shfrytëzojmë, ndërsa përpara jemi marr me bujqësi, me blegtori. i kemi pas kafshët tona, deri 120 copë, pasi u shpërngulëm I humbëm ato”.- pohoi Samet Latifi, i shperngulur ne Saraj

Përveç fshatit Alldincë, kjo rrugë e shkatërruar prek edhe fshatrat Koliçan i Epërm, Molla Reka, Cërvena Voda, Presllap dhe Paligrad. Nga Komuna e Studeniçanit thonë se për këtë pjesë tashmë janë përgatitur dy projekte që parashohin ndërtimin dhe rikonstruimin e rrugës. Kryetari i Studeniçanit Azem Sadiku tha se buxheti i komunës është shumë i vogël për realizimin e projekteve kaq të mëdha por se të njëjtat pritet të realizohen përmes fondeve të BE-së që dedikohen për projekte të ngjashme.

Melihate Rustemi/Alsat-M

Zaev ka një lajm të mirë për pagat. Ja sa do të rriten

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në tubimin qendror të LSDM-së në Shkup, ka folur për rezultatet ekonomike të qeverisë së tij dhe ka premtuar se në vitin 2020 rroga mesatare do të tejkaloj shifrat e 500 euro.

“Nuk ishte lehtë, por u bashkuam kundër regjimit. Kemi vendosur reforma dhe shtet ligjor. Ne jemi pjesë e NATO-s. Po ecim drejt BE-së, presim që Unioni të vlerësoj rezultatet e reformave dhe gjatë verës të marrim datë për fillimin e bisedimeve.

Kemi numër rekord të investimeve prej 624 milionë euro. Papunësia u ul në 19.4 për qind. Rrogën mesatare për një vit e kemi rritur për tetë për qind. Ju premtoj se në vitin 2020 rroga mesatare do të jetë mbi 500 euro”, ka thënë kryeministri Zoran Zaev, transmeton SHENJA.

Bujar Bajrami mesazh për anëtarët e BDI-së

Shkruan Bujar Bajrami

Të nderuar vëllezër dhe motra të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI),

jam i vetëdijshëm që gjendeni para një situate të vështirë, e cila rrezikon të tjetërsoj edhe qenien tuaj kombëtare. Jam poashtu i vetëdijshëm që përcaktimet politike partiake duhet të respektohen sidomos kur ata janë në mbrojtjen e interesit të përgjithshëm. Por aktualisht jemi para një situate me kompleksitet të lartë politik e cila nuk është në funksion të mbrotjes së interesit kolektiv. Ideologjia e cila është duke u prezantuar në këto zgjedhje rikthen shqiptarët në një mendësi të së kaluarës e cila dukej se ishte për të drejta të barabarta, por në fakt ishte një doktrinë që shqiptarët i futi në kornizën e margjinalizimit politik dhe etnik. Koncepti politik i emëruar ‘shoqëri për të gjithë’ në vetëvete ngërthen tentativën e rradhës për të margjinalizuar ndikimin e shqiptarëve mbrenda sistemit juridiko-kushtetues. Ky margjinalizim kësaj rradhe tentohet të arihet nëpërmjet defaktorizimit të votës shqiptare duke e prezantuar fabulën e ‘Presidentit Konsensual’.

Shqiptarët historikisht kanë treguar orientimin e tyre pro perendimor, ashtu siç treguan edhe gjatë fushatës së referendumit edhe pse ajo në vete ngërthente përplot ‘kurthe’ politike që ishin kundër interesit nacional të shqiptarëve në IRJM. E shkruaj IRJM sepse shqiptarët asesi nuk mund të mbrojnë interesin e tyre nëpërmjet Greqisë. Marrëveshja e Prespës ishte zgjidhja e një kontesti shumëvjeçarë mes dy shteteve të cilat kontestonin njëra tjetrën për identitetin dhe të kaluarën e tyre historike, pa implikuar elementin shqiptar mbrenda. Marrëveshja në fjalë nuk ngërthente kontestin e mbrendshëm politik që shqiptarët dhe maqedonasit e kanë dekada me rradhë. Populli thotë: ‘pa mos e rregulluar shtëpinë tënde, mos dil te komshiu’. Dy etnitë më të mëdhaja në vend, shqiptarët dhe maqedonasit, duhet të miratojnë një marrëveshje të mbrendshme e cila do të jetë po aq historike dhe do të jetë garant i fuqishëm për ndërtimin e një të ardhme të përbashkët mes komuniteteve në vend. Vetëm atëherë mund të ulemi dhe të diskutojmë për mënyrën e gjetjes së konsensualitetit mbrenda nesh.

Andaj, vëllezër dhe motra të gjakut tim, ju ftoj që ti thirrni logjikës dhe ndërgjegjes tuaj për të kundërshtuar fuqishëm urdhëresat partiake të cilat cënojnë integritetin tuaj në rradhë të parë dhe ardhmërinë e fëmijëve tuaj. Mos lejoni të ju strukin shqiptarzimin që keni mbrenda vetes. Ngritni zërin kundër mashtrimit të rradhës që ju bëhet shqiptarëve. Ngritni zërin ndaj kësaj filozofie komuniste të fshehur nën ‘flamurin’ e integrimit euroatlantik. Nuk mund të ketë integrim pa mos mbyllur kontestin e mbrendshëm politik. thirrni logjikës dhe ndërgjegjes tuaj për të kundërshtuar fuqishëm urdhëresat partiake të cilat cënojnë integritetin tuaj në rradhë të parë dhe ardhmërinë e fëmijëve, votë e cila mban gjallë kërcin tonë kombëtar !.

Gjonaj: Serbia shpenzon miliona për lobim në Washington, edhe shqiptarët duhet të bëjnë të njëjtën

Udhëheqësit e Kosovës dhe Shqipërisë duhet ta përqendrojnë vëmendjen tek lobimi në Washington, sepse vitet e fundit Serbia ka bërë hapa të mëdhenj në këtë drejtim, thotë Mark Gjonaj, anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se është përgjegjësi e të gjithë shqiptarëve që ta kujtojnë botën dhe aleatët e tyre për krimet që kanë bërë serbët në Kosovë.

Gjonaj është pjesë e një grupi të komunitetit shqiptaro-amerikan që këtë fundjavë shkon në Kosovë për të nderuar kontributin e batalionit “Atlantiku” në luftën e vitit 1999 si dhe për të rritur ndërgjegjësimin për të zhdukurit dhe viktimat e dhunës seksuale.

Zëri i Amerikës: Zoti Gjonaj, këtë fundjavë ju shkoni në Kosovë me një grup të komunitetit shqiptaro-amerikan për të kujtuar rolin e batalionit “Atlantiku” që luftoi në luftën e vitit 1999. Çfarë mesazhi do të dërgoni në Kosovë?

Mark Gjonaj: Së pari duhet të kujtojmë se njëzet vjet më parë, miku ynë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me aleatët e saj kontribuuan në dhënien fund të krimeve të luftës në Kosovë, që ishte një krizë e vërtetë humanitare. Mesazhi që do të dërgojmë është i dyfishtë, nderimi i aleatëve që ndihmuan njerëzit tanë në momentet tona më të errëta dhe nderimi i komunitetit shqiptaro-amerikan, batalionit tonë “Atlantiku”, veçanërisht ato gra dhe burra që bënë sakrificën më të madhe, duke shkuar në vendin amë për të luftuar për liri dhe për njerëzit e Kosovës.

Zëri i Amerikës: Zoti Gjonaj, njëzet vjet pas mbarimit të luftës në Kosovë, 1696 njerëz ende figurojnë të zhdukur. Sipas mendimit tuaj, çfarë duhet bërë ndryshe në përpjekjet për gjetjen e tyre?

Mark Gjonaj: Së pari duhet të sqarojmë atë që ka ndodhur. Pavarësia e Kosovës u pagua me gjak, djersë dhe lot. Afër 14 mijë njerëz u vranë, 1696 ende të zhdukur, 20 mijë gra të dhunuara, 800 mijë njerëz u larguan me forcë nga vendi i tyre, dhe mbi 100 mijë shtëpi u shkatërruan. Këtu nuk ka asgjë të re. Shqiptarët ishin objekt i masakrave për shumë shekuj. Në dimrin e vitit 1878-1879, kur 35 mijë shqiptarë u vranë, gjatë luftës ballkanike të viteve 1912-1913, 120 mijë shqiptarë u vranë, në masakrën e Tivarit 5 mijë shqiptarë u vranë, dhe kishim luftën me të fundit në Kosovë. Dhimbja e tyre ende po ndihet edhe sot. Kemi familje që kanë humbur të dashurit e tyre , të cilët çdo ditë përballen me humbjen e anëtarëve të familjeve të tyre, të vrarë nga dora e armikut tonë, në këtë rast Serbisë. Duhet t’ia kujtojmë vetes se askush nuk është përgjigjur për krimet e luftës dhe masakrat deri më sot. Kemi 1696 njerëz që ende janë të zhdukur. Duhet ushtruar trysni ndaj Serbisë për këtë çështje, dhe ne duhet të ngrejmë zërin që të ketë përgjegjësi për krimet dhe masakrat që janë bërë në Kosovë. Ne gjithashtu duhet të vazhdojmë kërkimet për gjetjen e trupave të të dashurve tanë. Kjo dhimbje po bën jehonë në mbarë Kosovën dhe në mbarë komunitetin shqiptar sot. Ne kemi nevojë për një ripërqëndrim të vëmendjes në krimet e vërteta. Sot Serbia, agresori i vërtetë, është bërë viktimë dhe viktimat janë bërë agresorë. Kjo është për të ardhur keq. Udhëheqësit tanë duhet ripërqëndrojnë vëmendjen tek lobimi në Washington dhe në komunitetin ndërkombëtar për t’ua kujtuar atyre çmimin që është paguar gjatë kësaj lufte. Serbia po shpenzon 30 milionë dollarë në vit për lobizëm vetëm në Washington. Ka ardhur koha që komuniteti shqiptaro-amerikan të bashkohet përkrah Kosovës dhe të Shqipërisë për t’u ripërqëndruar tek çështjet reale. Këto pyetje duhet të marrin një përgjigje dhe kriminelët e luftës duhet të japin llogari për krimet që kanë bërë.

Zëri i Amerikës: Zoti Gjonaj, komuniteti shqiptaro-amerikan ka dalur me një projekt për vendosjen e shumë flamujve të zinj me shqiponjën e kuqe në autostradën që lidh Shqipërinë me Kosovën, për të kujtuar të zhdukurit dhe të rënët e luftës së vitit 1999. Si doli kjo ide dhe a ka një mbështetje të madhe për të nga njerëzit në Kosovë?

Mark Gjonaj: Së pari unë dua të falënderoj komunitetin shqiptaro-amerikan për bujarinë e tyre për ta bërë të mundur këtë projekt. Qëllimi është që të kemi një flamur për çdo viktimë të luftës në Kosovë në autostradën që lidh Tiranën me Prishtinën. Në mesin e tyre do të jenë 1696 simbole të zeza. Do të jenë flamuj të zinj me shqiponjë të kuqe dhe më emrat e viktimave dhe personave të zhdukur. Mbishkrimi “Për Viktimat dhe të Zhdukurit” në simbolin e këtyre flamujve është për të na kujtuar ne dhe këto familje që kanë patur humbje të tmerrshme se ne nuk e kemi harruar këtë. Kjo po bëhet për t’ia kujtuar popullit shqiptar koston e luftës dhe shpresojmë që të ripërqëndrojmë vëmendjen tek çështjet me përparësi. Duhet t’ia kujtojmë komunitetit ndërkombëtar se Kosova kurrë nuk e ka lënë tryezën e negociatave, por është Serbia ajo që është larguar nga negociatat dhe ka përdorur një tarifë të thjeshtë që nuk ka asnjë ndikim në ekonominë e tyre, ndërsa Serbia nuk u përgjigjet pyetjeve se ku janë kriminelët që kanë kryer krime në Kosovë.

Zëri i Amerikës: Pasojat e luftës së vitit 1999 ende po rëndojnë mbi njerëzit e Kosovës. Forcat serbe, përveç pushkëve dhe tankeve, përdorën edhe dhunën seksuale si një armë kundër popullatës shqiptare. A mendoni se është bërë mjaft nga komuniteti ndërkombëtar dhe autoritetet vendase për të trajtuar këtë lloj krimi?

Mark Gjonaj: Së pari, qeveria e Kosovës nuk ka bërë mjaft për të njohur këto viktima. Njëzet mijë gra janë përdhunuar. Shumica e atyre që kanë marrë guximin të flasin për këtë krim ndjehen të turpëruara për shkak të qeverisë dhe janë heshtur nga qeveria jonë. Këto gra nuk kanë patur një përmbyllje të këtij kapitulli të rëndë të jetës së tyre, pra që këta kriminelë të nxirreshin para drejtësisë. Kështu që ne jemi të angazhuar në një program për rritjen e ndërgjegjësimit, jo vetëm të bëhemi një zë për këto gra, por që t’ua kujtojmë të gjithëve krimet e luftës që janë bërë. Ne kemi hedhur idenë për mbledhjen e 20 mijë vathëve që do të simbolizonin gratë e përdhunuara dhe do të vendoseshin në një objekt të caktuar. Ne shpresojmë që të rinjtë do t’i bashkohen kësaj nisme për t’ia kujtuar botës krimet e luftës në Kosovës dhe tragjeditë me të cilat këto gra ndeshen. Shumica e këtyre grave thonë se më mirë do të ishte të vriteshin se sa t’i mbijetonin përdhunimit, padrejtësive dhe të bëheshin me turp nga njerëzit e tyre.

Zëri i Amerikës: Zoti Gjonaj, komuniteti shqiptaro-amerikan ka ndihmuar Kosovën në shumë aspekte. A jeni të kënaqur me rezultatet e kësaj ndihme?

Mark Gjonaj: Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë më shumë. Komuniteti shqiptaro-amerikan nuk e ka harruar atdheun ose detyrimin ndaj tij. Ne e dimë se ai shpesh është përmendur për punën që ka bërë për pavarësinë e Kosovës. Pa ndihmën e komunitetit shqiptaro-amerikan, Kosova nuk do të ishte shteti i lirë që është sot. Kjo, për shkak të energjisë dhe përpjekjeve të bashkuar që ne kemi bërë, jo vetëm nga ky komunitet por edhe nga udhëheqësit botërorë. Ne duhet të vazhdojmë të përqendrohemi tek e ardhmja, por gjithashtu duhet të kërkojmë llogari nga udhëheqësit tanë për t’u siguruar që ata vazhdojnë të jenë të përqendruara nga çështjet që ndodhen para nesh. Ne e dimë se mund të arrijmë gjëra të mrekullueshme kur punojnë së bashku, kur jemi të bashkuar me një mesazh, me një fokus. Sot ndodhemi në këtë pikë si komunitet. Kemi humbur shumë në 20 vitet e fundit, kemi humbur përqendrimin tonë. Shumë nga aleatët dhe miqtë tanë të cilët ende na mbështesin duhet të kujtohen prej nesh për arsyen pse na ndihmuan. Dhe kjo është një përgjegjësi e të gjithë shqiptarëve kudo që janë, por më tepër e dy qeverive dhe udhëheqësve tanë të të gjitha fushave.

Zëri i Amerikës: Menjëherë pas mbarimit të luftës, shqiptarët u kthyen në shtëpitë e tyre në Kosovë, megjithatë sot ne po shohim largimin e një numri të madh njerëzish. Sipas mendimit tuaj, çfarë po ndodh, çfarë po i shtyn njerëzit të largohen nga vendi?

Mark Gjonaj: Është e vështirë, veçanërisht për të rinjtë, kur nuk shohin një të ardhme të ndritur dhe përparim ekonomik. Njerëzit e Kosovës ende po vuajnë. Ata nuk kanë qenë në gjendje të ndërtojnë një bazë të fortë për rritje ekonomike. Gjendja jo e mirë ekonomike është një nga arsyet pse njerëzit largohen. Qeveria nuk ka bërë mjaft për ta stabilizuar rajonin. Një nga problemet që kemi është mungesa e balancës tregtare mes Kosovës dhe Serbisë. Kosova importon shumë nga Serbia, dhe eksporton shumë pak. Kjo çështje duhet të trajtohet dhe të ketë një balancë dhe reciprocitet në shkëmbimet tregtare të Kosovës me Serbinë.

Zëri i Amerikës: Zoti Gjonaj, Kosova ende po përballet me një sfidë të madhe, ngërçin në dialogun me Serbinë dhe reagimin ndaj tarifës 100 për qind të vendosur ndaj mallrave serbe. Shumë analistë thonë se vendosja e tarifës ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet e Kosovës me aleatët e saj perëndimorë. Si e shihni ju këtë?

Mark Gjonaj: Kemi të bëjmë me Serbinë, e cila po shpenzon dhjetëra miliona dollarë për lobizëm në Washington dhe po bën hapa të mëdhenj në këtë drejtim. Është një padrejtësi e madhe ndaj Kosovës për tregtinë. Produktet e Kosovës nuk mund të hyjnë në Serbi. Kamionët tanë ndalen në kufi dhe nuk mund të futen në Serbi me targat e Kosovës. Padrejtësia po u ndodh shqiptarëve të Kosovës. Kosova është një vend i pavarur dhe duhet të lejohet të veprojë për interesat e saj më të mira. U bëj thirrje shqiptarëve të Kosovës që të bojkotojnë të gjitha produktet serbe derisa Serbia të kthehet në tavolinë e bisedimeve me vullnetin për të ndjekur penalisht të gjithë kriminelët e luftës.

Mediat botërore-Sot Tirana ishte kryeqyteti i Ballkanit

Tirana është kthyer mbrëmjen e sotme në epiqendër të medieve botërore. Nga vendet fqinje e deri në SHBA, mediat kanë raportuar se Tirana sot është kthyer në kryeqytetin e Ballkanit.

Sipas medieve botërore, Tirana sot është kthyer në epiqendër të zhvillimeve në arenën ndërkombëtare.

Pjesëmarrja masive e qytetarëve në protestë dhe më pas dhuna e ushtruar nga policia ndaj protestuesve ka bërë që të sfumohen protestat që kanë ndodhur në vendet e rajonit si në Mal të Zi dhe Serbi.

E gjithë vëmendja e medieve ndërkombëtare është kthyer nga Tirana.

Harry Bajraktari dhe Mark Gjonaj: Votoni Rekën për President (Video)

Dy shqiptaro-amerikanë, njëri biznesmen e tjetri politikan, Harry Bajraktari dhe Mark Gjonaj, kanë shfaqur mbështetjen e tyre për kandidatin për President, Blerim Rekën. Në një video-mesazh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ata kanë thënë se është koha që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të votojnë një shkollar dhe diplomat si Blerim Reka.

Sipas tyre, shqiptarët e Maqedonisë kanë luajtur një rol pozitiv në të gjithë historinë e Maqedonisë, ndërsa së fundmi ata dëshmuan pjekuri politike edhe me ndryshimin e emrit të Maqedonisë.

Bajraktari dhe Gjonaj kanë shfaqur një mbështetje të parezervë për Doktor Rekën, duke shtuar se ata do të bëjnë çmos që Uashingtoni zyrtar të jetë në dispozicion të Blerim Rekës si President i ardhshëm. Me zgjedhjen e Rekës për President, Maqedonia e Veriut do të ketë mundësi të arta për forcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, thonë ata.Harry Bajraktari është një biznesmen nga Bronksi i Nju Jorkut

Ai ka ardhur këtu në vitin 1970 nga Kosova dhe, si shumë shqiptaro-amerikanë të tjerë, e ka gjetur suksesin në biznesin e pronave të patundshme. Vetëm në Kosovë, Bajraktari ka investuar rreth 40 milionë dollarë, duke punësuar qindra njerëz.Ndërsa Mark Gjonaj është një politikan amerikan i Partisë Demokratike. Ai shërben në Këshillin e Qytetit të Nju Jorkut nga distrikti i 13-të. Më parë Gjonaj përfaqësonte rrethin e 80 të Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut nga viti 2013 deri në vitin 2017. Gjonaj ështe i pari shqiptaro-amerikan i zgjedhur në qytetin dhe shtetin e Nju Jorkut.

Kasami nga Gostivari: Nëse duan maqedonasit Republikë Europiane, le ta votojnë Blerim Rekën

Kasami nga Gostivari: Nëse duan maqedonasit Republikë Europiane, le ta votojnë Blerim Rekën

Sonte tubimi i radhës i partive opozitare BESA dhe ASH në përkrahje të kandidaturës të pavarur të profesor Blerim Rekës, është mbajtur në qytetin e Gostivarit.

Krerët e dy partive opozitare përcjellën mesazhin se duhet përkrahur kandidatura e Blerim Rekës sepse është më e duhura dhe model që iu duhet qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Kasami theksoi se opozitën shqiptare mundohen ta degradojnë, duke thënë se nuk janë në rrugën e duhur.

“Iu them, ne jemi në rrugë të drejtë, pas nesh dhe Blerim Rekës qëndrojnë shqiptarët”, theksoi Kasami.

Ai më tej ka shtuar se nesë maqedonasit e duan një republikë eurpiane edhe maqedonasit duhet ta votojnë Blerim Rekën.

“Nëse ata duan një Republikë Europiane, këtë më së miri di ta bëj Blerim Reka dhe iu them se edhe maqedonasit duhet ta votojnë konceptin e Blerim Rekës”, përfundoi Kasami.

Reka nga Gostivari: Shqiptarët jo të drejta me përqindje, por të drejta natyrore që i takojnë

Kandidati për president, Prof. Blerim Reka, sonte vazhdoi fushatën e tij në Gostivar, i shoqëruar edhe nga kreu i Alenacës Shqiptare, Ziadin Sela si dhe nga kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
Kandidati për president, Blerim Reka tha se në thelb të fushatës qëndron Republika kundër shtetit privat e të kapur dhe Republika me perspektivë – kundër shtetit të zbrazët, përcjellë INA.

“Shteti nuk është pronë private, por trashëgimi e gjithë qytetarëve të saj si të barabartë. Republika nuk njehë demokracinë e dozuar për “kombet statistikore”, të cilëve u lejohen aq të drejta sa përqind janë. Në Republikë, nuk ka “dhënie” të drejtash, sepse ato janë të drejta natyrore si shtetas të këtij shteti, e jo nga diskrecioni i pushtetit që vendosë se: kujt, kur, e sa të drejta do ti lejohen”, theksoi kandidati Reka.
Sipas tij, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare nuk është i detyrueshëm, por vullnetar.

Vetë vendosim nëse do bëhemi pjesë e tyre. Përderisa BE-ja afron vlera, kurse NATO siguri, kjo krijon një perspektivë të përgjithshme në vend, i tërheq investitorët e huaj që të vijnë brenda dhe paranadalon qytetarët që të ikin jashtë. Mungesa a perspektivës e zbrazi për një çerek popullatën e vendit, kurse paralajmërimet janë që deri në 2030 mund të ikë edhe çereku tjetër i popullsisë. Mungesën e perspektivës nuk e bjen vetëm papunësia, por edhe lodhja e qytetarit nga nepotizmi dhe korrupsioni. Nga mungesa e sundimit të ligjit dhe nga gjyqësori i politizuar. Nuk ka perspektivë poashtu kur vendi me vite është ndër më të ndoturit në botë’’, theksoi Reka. (INA)

Adelina Tahiri: Në shtator bëj 5 vite me bashkëshortin tim (Video)

Adelina Tahiri është një nga artistet më të komentuara në showbizzin shqiptar.
Ajo së fundmi ka dhënë një intervistë për emisionin “Mirage”, që është prodhim i lajmi.net, ku ka folur rreth karrierës dhe jetës private, shkruan lajmi.net.

Adelina ka pak vite që është martuar me avokatin më të pasur në Maqedoni, Serjozha Markov me të cilin ka edhe një djalë.

Megjithatë, martesa e tyre bëri bujë të madhe në media për shkak të diferencës në moshë që kanë me njëri-tjetrin.

E për emisionin “Mirage”, Tahiri flet për bashkëshortin dhe jetën pasi u bë nënë, intervistën e së cilës mund ta gjeni më poshtë.

Bejta: Pse garon Reka me ASH dhe BESËN kur e dijnë se nuk fitojnë?!

Të premten, karvani i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostvar, për zgjedhjet presidenciale të 21 Prillit vijoi në takim me banorët e Llakavicës.
Si në takimet e tjera me qytetarët e Gostivarit, nënkryetari i BDI-së njëherit edhe Kryetar dege, z. Nevzat Bejta, foli mbi rëndësinë e zgjedhjeve presidenciale për shoqërinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Bejta, me këtë rast vuri në dukje që kandidati shqiptar nuk mund të fiton zgjedhjet për shkak të realitetit ekzistues të trupit votues, për këtë shkak, vota për kandidatin shqiptar nuk zë vend, dhe për pasojë mund të parandalon fitoren e kandidatit pro-perëndimor që në rrethin e parë.

“Në media doli lajmi për votat e kandidatëve shqiptarë për President. U pa që më shumë vota ka marrë i ndjeri, Muharem Nexhipi. Mbi 155 mijë vota. Të tjerët kanë marrë më pak vota se i ndjeri. Është dëshmuar në çdo cikël zgjedhore për President të shtetit që kandidati shqiptar nuk mund të kalon në rrethin e dytë, e jo më të zgjidhet. Këtë gjë e dinë edhe fëmiju i xhepit. Parashtrohet pyetja që për çka të garohet kur e dijnë që nuk fiton. Ose dikush të eksperimenton me votat e shqiptarëve për të mbijetuar politikisht”, tha Bejta.

Sipas tij, Pendarovski edhe më herët ka qenë kandidat për President, por nuk ka pasur këtë qasje siç ka tani për shqiptarët, për atë edhe nuk ka mundur të fiton.

“Pendarovski në çdo vend publikisht flet për barabarësi të qytetarëve të vendit pa dallime nacionale dhe fetare. Me presidentin e ri do të nënshkruhen ligjet që i bllokoi presidenti aktual dhe në qershor besojmë në hapjen e bisedimeve për integrim të vendit në BE. Nuk duhet të lejojmë të na dalin pengesa”, tha Bejta, duke shtuar që ndryshimet e fundit në RMV japin shpresë për integrimin e shpejt të vendit në NATO dhe BE.

Bejta shtoi që, integrimi në NATO dhe BE, mbi të gjitha u shërben shqiptarëve, nga fakti që me integrimin e vendit në këto organizma ndërkombëtare rritet siguria, shtohen investimet nga jashtë dhe kemi rritje të standardit financiar dhe jetësor.

“Shqiptarëve u ka munguar siguria. Shqiptarët kanë qenë të ndjekur dhe malltretuar vazhdimisht. Tani kemi një histori të re që u bë e mundur me mbështetjen e ndërkombëtarëve, dhe me veprimet tona nuk guxojmë të jemi në kundërshtim me këto parime”, përfundoi Bejta.

Lamtumirë Alajdin, shoku im i betejave të përbashkëta!

Nga Vebi BEXHETI

Të nderuar miq, shokë, vëllezër e motra, një cingërimë jo e zakonshme telefoni e mëngjesit të sotëm ma solli lajmin pikëllues për ndarjen nga jeta të Alajdin Demirit, njeriut që tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare, intelektualit që kurrë nuk u zhagit per toke por që eci gjithmonë vertikalisht dhe kryelartë duke i përballuar të gjitha stuhitë që jeta ia solli përpara.

Ai u bëri ballë të gjitha sfidave që deshën ta mposhtin, por ishte i pandalshëm, rebel i vërtetë , që nuk e pranonte humbjen, duke e synuar lirinë e vërtetë, atë liri që do vinte një ditë.

Miq e vëllezër, ikja e tij e parakohshme me plot plane për zgjidhjen përfundimtare të çështjes kombëtare, na ka prekur thellë të gjithve, duke na lënë të jetojmë me kujtimet për te dhe veprimtarinë e vërtetë të kauzës sonë. Me te, edhe në burg jetohej mirë, edhe kur liria për jetë mungonte, ai e krijonte ate duke folur e analizuar fenomenet që lidheshin me fatin historik tonin.Ai ishte një luftëtarë i pakompromis, që kurrë nuk e pranonte humbjen; edhe atëherë kur diferencojej e përzihej nga puna, edhe atëherë kur si Kryetar Komune e mbronte Flamurin, edhe atëherë kur ishte në debate televizive në mes hijenash albanofobë, duke i mposhtur poltikisht, sepse ai kishte guxim, njohuri dhe gjente argumente të pakapëcyeshme lehtë për të gjithë ata që donin të na shihnin të mjerë dhe të shtrirë për toke.

I dashur shoku im, Alajdin, gjithmonë kur shkruaja, doja që të m’i lexosh shkrimet, që mëpastaj t’i komentonim bashkë, ndërsa këtë të sotmin e shkruaj për ty, për ta lexuar të tjerët, që ndoshta do preken emocionalisht, por besoj se edhe do mburren njëkohësisht me veprën tënde aftdhetare, që për to do mbetet amaneti i fundit.

Lamtumirë shoku im i betejave të pëbashkëta, njeriu i papërkulur e gjithmonë luftarak, po e mbyll këtë shkrim më këto vargje të Azem Shkrelit:
Asnjë kokë ulur se ia rrëzoni lisat,
As një lot, se ia shterrni krojet,
I lumi ky, ç’farë vdekje!

https://youtu.be/o4UHTtHUz2E

Ahmeti: Tani ka ardhur koha

Bashkimi Demokratik për Integrim fushatën e vet në kuadër të zgjedhjeve presidenciale sot pasdite e ka mbajtur në komunën e Kërçovës, me ç’rast kryetari i shtabit komunal Urim Ahmeti në fjalimin e tij tha se vota e dhënë për kandidatin konsensual do të thotë stop për kthimin prapa të proceseve eurointegruese dhe anëtarësimin në NATO dhe BE dhe me këtë do të fitojë konsesualiteti si koncept të krijimit të politikës shqiptare.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti para banorëve të komunës së Kërçovës potencoi se përkrahja për kandidatin e përbashkët konsensual nuk shkon vetëm në përkrahjen e qytetarëve shqiptarë, por të gjithë qytetarëve, e para së gjithash në dobi të vetë shtetit, pasi ky shtet ka ardhmëri vetëm me ardhmëri të mirë dhe transparente mes dy partive të cilat kanë legjitimitet.

“Nuk duhet t’i lodhim njerëzit me patriotizma pa mbulesë. Kaloi ajo kohë, tani është koha e materalizmit, kohës së instalimit të vlerave, sundimit të së drejtës, reformave në gjyqësi, ekonomi përparimtare, shëndetësi dhe arsim cilësor dhe shërbime më të mira, administratë më të përgatitur publike dhe shtetërore, pasi vetëm ashtu shkohet në Evropë. Nuk ndërpritet migrimi nëse merremi me fraza të zbrazëta, me patriotizëm, të cilit i ka kaluar koha. Nëse dëshirojmë të jetojmë dhe punojmë në këtë vend, t’i instalojmë dhe të punojmë në këto vlera, pasi Evropa është para derës sonë”, tha mes tjerash Ahmeti.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se i japin përparësi konceptit të ri që e instaloi BDI-ja dhe lideri Ahmeti dhe në bazë të këtij koncepti, siç tha, funksionon edhe BE-ja edhe NATO-ja.

“Pikërisht për këtë shkak ne e pranuam dhe e përkrahim idenë për konsensualitet”, tha Bekteshi.

Zëvendës kryeministri Bujar Osmani theksoi se BDI-ja është parti bashkëkohore politike, e cila ka kaluar me sukses disa pengesa.

“Ne si të tillë jemi të bindur në këtë koncept bashkëkohor që e promovojmë dhe se vendosja e përbashkët është në bazë si konsensualitet mes dy familjeve të mëdha”, tha Osmani.

Para të pranishmive fjalim mbajti edhe kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, i cili u përqëndrua në kundërpërgjigjen drejt Ziadin Selës, të cilin i porositi se “nuk janë në pubertet politik dhe nuk do ta gënjejnë pçopullin me misione të pamundura”.

“Për këtë shkak të bëj thirrje të na bashkangjitesh në këtë rrugën tonë, të cilën ne bashkarisht e promovojmë”, tha mes tjerash Dehari.

Sulejman Rexhepi është thirrur të dëshmojë në prokurori

Prokuroria Publike pret ta dëgjojë deklaratën e Sulejman Rexhepit. A do të jetë përgjegjës për gjuhë të urrejtjes? Ata konfirmojnë se kanë arritur dokumente nga Ministria e Brendshme dhe se ata kanë hapurë procedurë pasi Komiteti i Helsinkit ngriti padi penale kundër tij, njofton 24.mk.

“Rasti është dorëzuar një prokurori publik kompetent i cili do të veprojë sipas kërkesës. Gjithashtu, kreu i Komunitetit Fetar Islamik është thirrur për të dhënë deklaratë në prokurori”, thanë nga Prokuroria Themelore Publike.

Pasi kreu Rexhepi e quajti popullin maqedonas “të egër” dhe “njerëz të pashembullt pa identitet” – dënimi për gjuhë të urrejtjes në deklaratën e tij erdhi nga qeveria dhe nga bashkësitë fetare. Për deklaratën e Reis Sulejman Rexhepi, peshkopi Agatangel gjithashtu në tekstin e titulluar “Urrejtja e Shefit” në të cilën shkruan se Rexhepi nuk i ngjan një besimtari dhe me deklaratën e tij përveç të krishterëve, ai gjithashtu i ka ofenduar edhe muslimanët maqedonas.

“A janë edhe ata të egër dhe pa identitet?” Për fat të keq, shoqëria maqedonase, të cilën përpiqemi ta ndërtojmë si multikulturore, ka toleruar njerëz të tillë për dekada, veprimet e të cilëve dëshmojnë për mungesën themelore të trajnimit të këtyre provokatorëve të papërshtatshëm”, tha peshkopi Agatangel.

Nga BFI thonë se deklarata e Rexhepit është nxjerrë nga konteksti dhe se në asnjë moment Rexhepi nuk përmend “maqedonasit”, kur fliste për një popull të egër dhe të paarsyeshëm pa identitet, ai do të thoshte banorët e fshatit Lazhec, ku ende nuk ka të ndërtuar një xhami.

Aksident i rëndë në dalje të Shkupit, lëndohen katër gra! (FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot te ura në fshatin Kondovë, shkruan Gazeta Lajm.

Një veturë është shkatërruar tërësisht, pasi është rrokullisur në autostradën Shkup-Tetovë.

Dëshmitarët okularë kanë deklaruar për Gazetën Lajm se të lenduara kanë mbetur katër femra që kanë qenë brenda veturës. Njëra prej tyre ka qenë shtatëzënë. “Ishte tmerr i vërtetë, mezi i nxorëm nga vetura e shkatërruar tërësisht. Britma degjoheshin pa ndërpre. Fatmirësisht nuk ka viktima”, ka deklaruar për Gazetën Lajm një dëshmitar okularë.