Ballina Blog Faqe 614

“Një ndëshkim i rëndë për Shqipërinë”, Berisha jep lajmin:Holanda voton rikthimin e vizave

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar sot se nga Holanda vjen një ndëshkim i rëndë për Shqipërinë. Me një shënim në faqen e tij në Facebook, ai shkruan se “Parlamenti i Mbreterisë së Hollandës voton rikthimin e vizave për shqiptarët”.

“Dje parlamenti i Mbreterise se Hollandes me kerkes te tre grupeve parlamentare konkretisht te Partise Kristian Demokrate, Partise Socialiste, dhe Partia e Lirise votoi dhe miratoi me shumice votash propozimin e ketyre grupeve per rivendosjen e vizave per shtetasit shqiptar per shkak te kriminalitetit agresiv dhe ne rritje si dhe emigracionit ilegal”- shkruan Berisha.

Postimi i Berishës

Nje ndeshkim i rende per Shqiperine!

Parlamenti i Mbreterise se Hollandes voton rikthimin e vizave per shqiptaret.

Te dashur miq, nga Edvin Kristaq Krimi, narkoqeveria dhe narkoshteti i tij shqiptaret jo qe nuk do te hapin negociatat me BE por rrezikon shume seriozisht te humbasin nje nder arritjet me te medha te jetes tyre, levizjen e lire ne Europe, Hapsiren e Shengenit.

Dje parlamenti i Mbreterise se Hollandes me kerkes te tre grupeve parlamentare konkretisht te Partise Kristian Demokrate, Partise Socialiste, dhe Partia e Lirise votoi dhe miratoi me shumice votash propozimin e ketyre grupeve per rivendosjen e vizave per shtetasit shqiptar per shkak te kriminalitetit agresiv dhe ne rritje si dhe emigracionit ilegal.

Keshtu Shqiperia e narkoshtetit te Edvin Kristaq Krimit behet vendi i pare per te cilin votohet nga nje vend anetar i BE rikthimi i vizave per qytetaret e saj. Po rikujtoj ketu se ne viti 2010 qeveria e Mbreterise se Hollandes ka qene mbeshtetes kryesore i yni per heqjen e vizave. Por rritja e madhe e kriminalitetit me origjine shqiptare dhe numrit te azilkerkuesve detyruan ne vitin 2017 agjenesite ligjzbatuese te Mbreterise se Hollandes t’u kerkojne autoriteteve te tyre vendimarrese rikthimin e vizave per shqiptaret. Rendimi i metejshem i ketyre problemeve sollen ne votimin e djeshem qe perben ne rast zbatimi nje ndeshkim tejet te hidhur per shqiptaret. sb

Bregu i Lumit – Rinas e kthim, dy pamje të Policisë së Shtetit

Nga MARK MARKU

Panorama

Ende nuk janë fshirë nga kujtesa skenat tronditëse të një dite më parë, kur Policia e Shtetit iu sul banorëve të Bregut të Lumit, që kishin dalë për të penguar shembjen e shtëpive të tyre nga fadromat e Policisë Bashkiake. Të gjithë e panë se si një ushtri e tërë, me policë dhe forca speciale, i masakruan ca qytetarë të mjerë mu përpara fëmijëve të tyre, që po atë natë përveçse pa strehë, u gdhinë edhe me prindër të rrahur e të përgjakur. Deklaratat zyrtare të Policisë e justifikuan dhunën me zbatimin e ligjit, por nuk e di se në cilin vend e parashikon ligji ushtrimin e dhunës ndaj qytetarëve. Shteti dhe Policia e Shtetit e shkel sa herë të dojë ligjin në emër të ligjit. Gjykatat dhe prokuroria nuk reagojnë, Avokati i Popullit hesht, organizatat që mbrojnë të drejtat e qytetarëve kanë zhytur kokën në thesin e tagjisë së qeverisë dhe që andej as shohin, as dëgjojnë, as reagojnë, ndërkohë që qeveria shton dhunën ndaj qytetarëve. Kjo është pamja e parë. Që po bëhet e përditshme.

Pamjen e dytë e pamë sot në Rinas. Një grup i armatosur grabitësish hyjnë në Aeroportin e Rinasit, në pistën e nisjes së avionëve, futen në avion, terrorizojnë pasagjerët, rrëmbejnë 2 milionë euro dhe largohen. Pikërisht në Aeroportin e Rinasit, ku siguria duhet të jetë më e lartë se kudo tjetër. Policia dhe gjithë forcat e rendit vihen në ndjekje të tyre, por pasi e kanë realizuar grabitjen. Grabitësit qëllojnë me armë dhe ndodh shkëmbim zjarri me tyre dhe policëve, ku mbetet i vrarë një nga anëtarët e bandës, por gjithsesi grabitësit largohen dhe Policia kthehet në bazë me bishtin në shalë. Kapitullim total, po të mendosh se sa forca të Policisë dhe Speciale janë të angazhuara aty, se sa i është dashur bandës së grabitësve për t’u futur në aeroport, për të shkuar deri tek avioni, për të hyrë aty dhe kërcënuar pasagjerët, për të dalë dhe për t’u larguar përmes rrugëve, që lehtësisht mund të bllokoheshin. Kapitullim total do të ishte edhe sikur ata të ishin ndalur nga Policia pa dalë nga aeroporti. Kapitullim total sepse kjo ka ndodhur edhe një herë tjetër. Kapitullim total, se jo pak muaj më parë u grabitën edhe armët në bazën ushtarake të Pashalimanit. Mendoni grabitje armësh në një bazë ushtarake të një vendi të NATO-s. Mendoni një moment se ç’do të ndodhte sikur ajo bandë grabitësish të ishin terroristë. Mund t’i merrnin të gjithë avionët dhe bashkë me pasagjerët të kryenin akte të tmerrshme terroriste. Dhe pastaj flasin për shtet, polici shteti dhe siguri.

Edhe pse shteti dhe Policia e tij nuk ishte ku duhej të ishte për të shmangur ngjarjen e rëndë, nuk mungoi të shfaqej në ekranet televizive me fytyrën e ministres rishtare Balluku, duke fajësuar kinezët se nuk kanë marrë masa për sigurinë e aeroportit. Nuk e dinim që Policia e Shtetit varej nga kinezët. Nuk e dinim që siguria jonë kombëtare qenka në dorë të kinezëve. Sipas ministres Balluku, duhet të kërkojmë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm të qeverisë kineze për ngjarjen e rëndë. Me sa dimë, kompania kineze u bë përgjegjëse edhe për grabitjen e mëparshme në këtë aeroport. Atëherë, çfarë bëri shteti shqiptar pas ndodhisë së parë? Pse nuk e zgjidhi problemin e sigurisë me kinezët dhe pse nuk u mor asnjë masë?

Asgjë nuk e fsheh të vërtetën e madhe se shteti dhe Policia e Shtetit kanë dështuar me rendin dhe sigurinë dhe se madje, pikërisht shteti dhe Policia e Shtetit, janë kërcënimi më i madh për sigurinë dhe jetën e shqiptarëve. Krimi i organizuar është shumë, shumë më i fuqishëm se shteti dhe Policia e tij dhe se ajo, në rastin më të mirë, është krejt e paaftë para tij dhe në rastin më të keq është tentakulë e krimit të organizuar. Shteti ka rënë dhe qeveria ka dështuar, ndërkohë që Policia është zënë me rrahjen e qytetarëve të mjerë dhe mbrojtjen me gaz e tela me gjemba të asaj çka ka mbetur nga shteti shqiptar: godinat qytetare. Ajo është shndërruar thjesht në polici e ruajtjes së objekteve qeveritare.

Grabiti banka e Rinasin, sekuestrohen 16 pasuritë miliona euroshe të Admir Muratajt

Prokuroria për Krime të Rënda, përfaqësuar nga Prokurorët Ened Nakuçi dhe Manjola Kajana kërkuan sekuestrimin e pasurive të shtetasve Admir Murataj lindur në Çerem, Tropojë dhe banues në Prezë Tiranë dhe Aleksandër Murataj, lindur në Çerem, Tropojë dhe banues në Rrugën “Myslym Keta” dhe personave të tretë Albana Alidhima lindur në Sarandë dhe banuese në Tiranë, Ilir (Can) Murataj, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

Kërkesa mbështetet në ligjin nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017. Procedimi Pasuror Nr. 2 datë 04.03.2019, ka filluar mbi bazën e verifikimeve të kryera e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda lidhur me të pandehurit Admir Murataj, Aleksandër Murataj dhe familjarëve të tyre.

Prokuroria për Krime të Rënda mbi bazën e vendimit nr.43 datë 24.04.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ka dërguar për gjykimin procedimin penal kundër të pandehurve:

1. Admir Nikaj (Murataj), i padënuar në Shqipëri, por në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurimi arrest në burg në mungesë.

Ø I akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”,(dt 03.12.2015; 13.02.2015 dhe 09.02.2017) të parashikuar nga nenet 136/2, 278/1,28/4, 333/a/1, 2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

2. Dash Kupa, lindur dhe banues në Krujë, i dënuar më parë, me masë sigurimi arrest në burg.

3. Ernest Kupa, lindur në Krujë, banues nëTiranë, i dënuar më parë, me masë sigurimi arrest në burg.

4. Neim Avdulaj, lindur në Vlorë, banues nëTiranë, i padënuar më parë, me masë sigurimi arrest në burg.

5. Ditjon Memlika, lindur në Tepelenë dhe banues Tiranë, i padënuar më parë, me masë sigurimi arrest në burg.

6. Admir Çerpja, lindur në Lashkizë, Zallë-Dardhë,Dibër, banues në Kamëz, i padënuar.

Ø Të akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, më shumë se njëherë (për episodet e datave 03.12.2015, 09.02.2017) “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e Grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nënët 136/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

7. Fatjon Xhyliu në Ngurrëz e Madhe Lushnjë, me masë sigurimi arrest në burg.

Ø I akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, në një epissod ( atë të datës 03.12.2015) “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nënët 136/1, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

8. Dritan Sinani, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar.

9. Aleksandër Muratajlindur në Çerem Tropojë dhe banues në Tiranë, i padënuar, me masë sigurimi arrest në burg.

Ø Të akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, në një episod atë të datës 09.02.2017 “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nenet 136/1, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal. dhe me viktimë subjektet: Uniqa Group Austria, Banka Kombëtare Tregtare sh.a, Banka Credins sh.a dhe Banka Union sh.a.

Faktet kriminale objekt akuze janë:

1-Grabitja në tunelin e bankës, më13 shkurt 2015 gjatëtransferimit nga Union Bank për nëRaiffeisen Bank, në Vjenë, Austringa Rinasi të900 000 Franga Zvicerane, 800 000 Paund Britanikë dhe 16.100 Euro, e paketuar në katër qese me peshë totale 49.80 kilogram.

2-Grabitja në QafëKasharmë3dhjetor 2015 gjatëtransferimit nga Credins Bank për nëRaiffeisen, në Vjenë, Austri nga Rinasi të1 800 000 Paund Britanikë, 800 000 Dollarë Amerikanë, 200 000 Dollarë Kanadezë dhe 200 000 Dollarë Australianë.

3-Grabitja pranë universitetit “Epoka”, më9 shkurt 2017 gjatë transferimit nga BKT për në Rinas, të2 400 000 Euro, 200 000 Dollarë Amerikanë, 260 000 Paund Britanikë, 85 000 Franga Zvicerane, 30 000 Dollarë Australianë dhe 30 000 Dollarë Kanadezë, e paketuar në tetë thasë.

Në 13 mars 2018, me arsyetimin se hetimet, në ngarkim të të pandehurve Admir Murataj, Dash Kupa, Ernest Kupa, Neim Avdylaj, Fadon Xhyliu, Ditjon Memlika, Admir Qerpja, Dritan Sinani dhe Aleksandër Murataj, ishin të plota dhe se çështja duhej të dërgohej në gjykim, ndërsa duhej të hetohej për bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm, bazuar në nenin 93 pika 1 gërma “ç” e Kodit të Procedurës Penale, u vendos ndarja e procedimit penal në dy procedime më vete:

-Njënë ngarkim të të pandehurve (për të cilët është kërkuar dërgimi në gjyq i çështjes penale në ngarkim të tyre);

-Tjetri në ngarkim të personave të tjerë të paidentifikuar, pjesë e grupit të strukturuar kriminal, për hetime të mëtejshme dhe kërkesa për dërgimin në gjyq u pranua nga Gjykata e seancës paraprake me vendim 43 më24 prill 2018 të Gjykatës për Krime të Rënda.

Në bazë të neneve 3 dhe 24 sipas ligjit Nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, rezulton se shtetasit Admir Murataj, Aleksandër Murataj si dhe familjarët e tyre janë subjekte për kryerjen e verifikimeve pasurore.

Gjatë hetimit penal janë kryer verifikime për subjektet Admir Murataj dhe Aleksandër (Shpëtim) Murataj si dhe për 14 familjarë tëtyre.

Prokuroria ka vendosur konfiskimin e 300 mijë eurove si prova materiale.

Përveç sa më sipër, shtetasve Admir Murataj, Can Murataj, Aleksandër Murataj u janë sekuestruar në kuadër të procedimit penal pasuritë e mëposhtme:

1- BMW X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj;

2- Fouristradë Mercedes Benz;

3- FuoristradëBMW X3 sekuestruar të pandehurit Aleksandër Murataj;

4- DODGE, sekuestruar shtetasit Can Murataj;

5- DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can Murataj;

6- Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj;

7- Volkswagen Tiguan;

8- Land Rover Defender sekuestruar Can Murataj;

9- Motoçikletë BMW sekuestruar në banesën e Admir Muratajt;

Rezulton se për Admir Murataj, Aleksandër Murataj, dhe familjarët e tijjanë subjekte të hetimit pasuror pasi janë identifikuar pasuri që nuk justifikohen nga burimet të ligjshme.

Konform ligjit nr.10192, datë 03.12.2009, ndryshuar me ligjin 70/2017 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe Trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, plotësojnë kriteret e zbatiumit të nenit 3 pika 1, “a”, pasi shtetasit Aleksandër Murataj, dhe Admir Nikaj (Murataj), jane dërguar për gjykim nga për kryerjen e veprave penale të “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nënet 136/2, 28/4, 333/a/1, 2 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe ndaj tyre dhe familjarëve të tyrë janë identifikuar pasuri të cilat zotërohen plotësisht ose pjesërisht, në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të tërthortë, është e nevoshme aplikimi i masave parandaluese ndaj pasurisë.

Në interpretim dhe zbatim të nenit 11 të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar me ligjin nr. 24/2014” konstatohet se plotësohen njëkohësisht dy kriteret e përgjithshme që kanë të bëjnë me:

1. Ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm, të bazuar në indicie që tregojnë se personat mund të jenë përfshirë në veprimtari kriminale;

2. Zotërimi ipasurive apo të ardhurave, që nuk i përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre; si dhe të paktën njërit prej kritereve të veçanta, të parashikuara në pikat “a” dhe “b” të këtij neni.

Në rastin konkret plotësohet pika a e këtij neni, pra ekziston një rrezik real për humbje, marrje apo tjetërsim të fondeve, pasurive apo të drejtave të tjera, mbi të cilat parashikohet vënia në zbatim e masës së konfiskimit, sipas dispozitave të këtij ligji, pasi nëse subjekti i dyshuar “pronar” Aleksandër (Shpëtim) Murataj, Admir Murataj (Nikaj), apo personi i lidhur Can Murataj mund të kryejnë veprime juridike për tjetërsimin e pasurisë së identifikuar në emër të tyre.

Për shtetasin Aleksandër Murataj ka pasuri të regjistruar në ZVRPP Tiranë:

1. Garazh 23 m2, blerë 4.000 USD;

2. Apartament 100.5 m2, blerë 41.740 dollarë;

3. Truall në emër Shpëtim Murataj(Aleksandër Murataj), 473.50 m2 fituar me kontratë 2.998.500 lekë nëYzberisht, Tiranë;

4. Apartament 71 m2 në emër të Albana Alidhima, në Sarandë, blerë 3.698.316 lekë;

5. Pemtore 608 m2 në Mjull, Bathore, Tiranë, Albana Alidhima, blerë 1.200.000.

6. Apartament banimi në Sarandë, zona turizëm, Kanali i Çukës, porositur për 90.000 EURO;

7. Vila dy katëshe e pabanuar në Prezë, Vorë në pronësi të shtetasit Admir Murataj (Nikaj), por herë pas here shkon ta pastrojë bashkëshortja e Admir Muratajt.

8. BMW X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj;

9. Fuoristradë Mercedes Benz;

10. FuoristradëBMW X3 sekuestruar të pandehurit Aleksander Murataj;

11. DODGE sekuestruar shtetasit Can Murataj;

12. DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can Murataj;

13. Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj;

14. Volkswagen Tiguan;

15. Automjeti Land Rover Defender sekuestruar Can Murataj;

16. Motocikletë BMW sekuestruar në banesën e Admir Murataj.

Ndaj pasuritë e identifikuara tështetasve Admir Murataj, Aleksandër Murataj dhe familjarëve të tyre duhet t’i nënshtrohen sekuestros, bazuar në nenet 3 deri ne 7, 11, 12, 14 dhe 15 e vijues të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”.

Ky është shqiptari që ka marrë më shumë vota në zgjedhje presidenciale në Maqedoninë e Veriut

I ndjeri dr.Muharrem Nexhipi nga PDSH-ja është kandidati i parë shqiptar për president që ka fituar numër rekord të votave në historinë e zgjedhjeve në Maqedoni. Për 20 vite me radhë, asnjë kandidat tjetër shqiptar nuk ka arritur të kalojë numrin e votave që mori dr.Nexhipi i PDSH-së në zgjedhjet presidenciale të vitit 1999. Ai arriti të fitojë 155.978 vota shqiptare, shkruan gazeta KOHA.

Atëkohë, president i Maqedonisë u zgjodh Boris Trajkovski i VMRO-së që në raundin e dytë fitoi 582.808 vota, ndërsa Tito Petkovski i LSDM-së mori 513.614 vota. Trajkovski u ndihmua nga elektorati i PDSH-së, ndërsa supozohet se mori mbi 60 mijë vota shqiptare. Dr.Muharrem Nexhipi madje kishte fituar më shumë vota se Stojan Andovi i Partisë Liberale me 111.982 vota. Kandidat i PPD-së ndërkohë ishte Muhamed Halili që fitoi 45.731 vota.

Në vitin 2004, Gëzim Ostreni i BDI-së mori 134.208 vota, ndërsa Zudi Xhelili 78.714. President shteti në 2004 u zgjodh Branko Cërvenkovski me 550.317 vota kundrejt Sashko Kedevit të VMRO-DPMNE-së që mori 329.179 vota. Cërvenkovski në raundin e dytë u mbështet nga partneri i koalicionit qeveritar BDI.

Në vitin 2009, në zgjedhjet Presidenciale, Imer Selmani nga Demokracia e Re mori 147.547 vota (atëkohë flitej se nga 20 deri në 30 mijë vota ishin maqedonase), i pasuar nga Agron Buxhaku i BDI-së me 73.629 dhe Mirushe Hoxha me 30.225 vota. Në 2009, vota të pastra shqiptare ishin rreth 230.000, që u cilësua si rekord i daljes së votuesve shqiptarë, potencial ky që sikur të ishte i unifikuar, me gjasë kandidati shqiptarë do të futej në garë edhe rrethin e dytë! Megjithatë, këtë vit, mandatin e presidentit të Maqedonisë e fitoi presidenti aktual Gjorge Ivanov, i cili fitoi 453.616 vota në raundin e dytë, duke e lënë pas Lubomir Fërçkovskin e LSDM-së me 264.828 vota.

Në 2014, VMRO sërish e kandidatoi Ivanovin për president, ndërsa fitoi një mandat të dytë me 534.910 vota kundrejt Stevo Pendarovskit të LSDM-së që atëkohë fitoi 398.077 vota. Iljaz Halimi i PDSH-së në raundin e parë kishte marrë 38.966 vota, ndërsa BDI kishte bojokotuar zgjedhjet, pasi nuk kishte arritur marrëveshje me partnerin e koalicionit për kandidat konsensual.
Tani, në zgjedhjet e këtij viti, shqiptarët përfaqësohen me vetëm një kandidat të pavarur, të mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA. BDI, PDSH dhe Alternativa – tre parti shqiptare në Qeveri, mbështetje i kanë dhënë kandidatin të LSDM-së, Stevo Pendarovski, ndërsa fushata është zgjeruar në të gjitha vendbanimet e shtetit. raundi i parë i zgjedhjeve do të mbahet më 21 prill, derisa njëri nga dy kandidatët me më shumë vota, do të zgjidhet president në raundin e dytë më 5 maj. (koha.mk)

Ky është kumanovari që mori pjesë në nderimin Enver Hoxhës në Ferizaj (video)

Me nderime, e nisën mbledhin për liderin e ndjerë, që ende e duan shumë.

Fronti Popullor në Ferizaj, u mblodhën këtë të enjte për të shënuar 34-vjetorin e vd.eekjes së Enver Hoxhës, udhëheqësit ko.munist të Shqipërisë.

Këtu treguan pse ai është i pazëvendësueshëm për ta. Një ish ushtar i UÇK-së, thotë se edhe gjatë luftës morën shembull nga Enver Hoxha.

Idriz Sinani, që erdhi këtu nga Kumanova, duke u prezantuar si shqiptari i parë që punoi në Kombet e Bashkuara për të drejtat e njeriut, pati një mesazh interesant.

https://youtu.be/8CkhUr9AxJA

Çka po ndodh me Hazbi Likën, Ahmeti flet?!

Zëvendëskryeministri Hazi Lika, nga radhët e BDI-së, mund të kalojë tek “Lëvizja Besa”. Nga partia e Kasamit pohojnë se janë në komunikim me të, ndërsa një zyrtar i “Besës” i tha TV21 se kalimi i Likës mund të bëhet pas zgjedhjeve presidenciale.

“Kemi komunikim mjaft miqësor me Hazbi Likën. Ende nuk ka diçka konkrete, por shpresojmë që pas zgjedhjeve Presidenciale të përmbyllet edhe kjo çështje. Ju po e shihni edhe vetë se në Lëvizjen Besa ka shumë prurje të reja dhe kalime masive të strukturave të BDI-se te ne. Në frymën e kësaj zhvillohen edhe bisedat me Hazbi Likën dhe përkrahësit e tij”, thonë nga Lëvizja Besa.

U përpoqëm disa herë të kontaktojmë me zëvendëskryeministrin Lika për t’i konfirmuar ose hedhur poshtë këto fjalë, por nuk iu përgjigj telefonatave dhe mesazheve tona. Ndërkaq kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, thotë se nuk është në dijeni për largim të mundshëm të Likës.

“Unë nuk kam asnjë informacion të tillë. Hazbi Lika është anëtar i Bashkimit Demokratik për Integrim”, u shpreh Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Plasaritjet e raporteve të Likës në BDI ka muaj që kanë filluar. U vërejtën nga mos shkuarja e zëvendëskryeministrit Lika në punë, ndërsa kulmuan në fillim të marsit, kur qeveria vendosi që Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, të cilën e udhëhiqte Lika, ta transformojë në Ministri për Sisteme Politike dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.

Lika doli hapur kundër këtij vendimi, madje duke thënë se as nuk e dinte se kur BDI-ja kishte vendosur për shndërrimin e Sekretariatit. Ai pati shtuar se ndonëse kanë kaluar afatet, Marrëveshja e Ohrit ende nuk është zbatuar. E i këtij mendimi është edhe kreu i “Besës” Bilall Kasami, i cili para disa ditësh akuzoi pushtetin se pas mbylljes së kontesteve me Bullgarinë dhe Greqinë, dëshiron ta mbyllë edhe çështjen shqiptare në Maqedoni, duke e mbyllur shpejtë e shpejtë Sekretariatin dhe duke themeluar një Ministri, që sipas Kasamit nuk ndërlidhet drejtpërdrejt me Marrëveshjen e Ohrit.

Përgatiti: Besir Arifi/TV21

Gazetari Syla: Diaspora shqiptare është primitive, janë pasardhësit e analfabetave (VIDEO)

Në një debat në rubikon ku debatohej tema për diasporën, gazetari Valon Syla e quajti diasporen primitive dhe janë pasardhësit e analfabetave.

Sipas gazetarit Valon Syla diaspora ka ende të menduarit e viteve 90.

https://youtu.be/5EK6qo2Ap0E

Imami shqiptar ndërron jetë në xhami, ja kush është?

Një imam nga Peja ka ndërruar jetë në xhami. Indeksonline mëson se bëhet fjalë për Ramë Blakaj.

Të afërmit kanë treguar se i ndjeri vdiq gjatë namazit në xhaminë e Novosellës.

Ahemti thirrje të rinjve: Mos u largoni, nuk mund të gjeni një jetë më të mirë se këtu

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, i ftuar në emisionin Rruga drejt u bëri thirrje të rinjve të mos largohen nga vendi sepse atje ku do të shkojnë nuk mund të gjejnë një jetë më të mirë se sa ajo në vendin tonë, duke u rikujtuar edhe sakrificat që ata bëjnë në perëndim dhe përsëri nuk arrijnë standardet që ata gëzojnë në Maqedoninë e Veriut.

Kjo i ngjan tamam një lufte, në qoftë se ti nuk mund ta mbrosh dhe ti kryesh kushte postulatës civile, mos e thirr atë që të qëndroj në vendin e vet por lere të lirë të bëjë zgjedhjen e vet. Unë nuk mund t’iu them njerëzve kërkoni një jetë më të mirë, pavarësisht se çfarë jete ata bëjnë andej. Andej nuk kanë jetë më të mirë se sa këtu, për këtë unë mund t’ju siguroj, kurse ata që shkojnë do e vërtetojnë kur të shkojnë andej. Sepse andej brenda një viti apo pesë vitesh nuk mund të krijojnë standard për të cilin ata kanë ëndërruar- tha Ahmeti.

Ndërroi jetë një shtetase e Maqedonisë së Veriut në një aksident në Kroaci

Shtetasja maqedonase ndërroi jetë sot në autostradën A3 në Okuçan në Kroaci kur vetura me targa gjermane në të cilën ishte bashkë shofere ka dalë nga rruga në një kanal dhe është rrokullisur.

Nga policia e zhupanisë Brod-Posavinë informuan se aksidenti kishte ndodhur në mëngjes rreth orës pesë. Në vendin e ngjarjes menjëherë ishin dërguar ekipe të policisë, njësite zjarrfikëse dhe Ndihma e shpejtë, transmeton Hina .

Është konfirmuar se një grua shtetase e Maqedonisë së Veriut ka humbur jetë, ndërsa shoferi gjithashtu shtetas maqedonas është lënduar, por ka refuzuar ndihmën mjekësore.

Zëdhënësja e policisë Kata Nujiç deklaroi se po kryhet ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe po konfirmohen rrethanat se kur ka ndodhur. (koha.mk)

Testi i kryeministrit Edi Rama për puç ushtarak

Kryeministri nxori ushtrinë, së pari, për të spostuar vëmendjen publike dhe analizën nga mungesa e rendit publik e sigurisë në aeroportin e Rinasit, për fajin e qeverisë së tij. Dhe së dyti, për të bërë një sondazh se si do të reagojë politika, Presidenti dhe publiku në rast se nesër do të nxjerrë ushtrinë, pa vendim parlamenti dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, sapo protestat e opozitës të jenë më radikale, të rrethohet Kuvendi dhe Kryeministria në mënyrë të dhunshme.

Grabitësit e 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit tashmë janë duke numëruar të qetë paratë dhe tallen me gjithë shtetin që e rrëzuan për 4 minuta, kurse nga ana tjetër kryeministri Edi Rama ka gjetur një mënyrë për të zhvendosur vëmendjen nga ky skandal i madh. Me një urdhër personal, antikushtetues, ka detyruar ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të nxjerrin nga kazermat ushtarake forcat e ushtrisë dhe t’i vendosë në aeroportin e Rinasit. Siç transmetoi mbrëmë emisioni “Opinion” i Blendi Fevziut, ata i kishin dërguar për fasadë dhe për foto, sepse asgjë nuk po ruanin, sepse përsëri porta nga hynë grabitësit nuk kishte asnjë masë mbrojtje, por vetëm kishin ndërruar zinxhirin të cilin e prenë grabitësit kriminalë.

Konkretisht, batalioni i operacioneve speciale, një njësi e specializuar për luftime urbane dhe që pjesë të funksionit të saj ka reagimin për situata lufte dhe terrorizmi ekstrem nga pardje është vendosur në mënyrë të befasishme në aeroport. Batalioni i çertifikuar nga NATO për luftën në Afganistan dhe Irak është nxjerrë me të njëjtën shpejtësi sikur vendi të ishte në situatë të jashtëzakonshme lufte. Por zyrtarisht vendi nuk është në gjendje të jashtëzakonshme. Që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme për sigurinë duhet që të votojë Kuvendi me kërkesë të Këshillit të Ministrave. Po ashtu, zhvendosja e trupave dhe mjeteve ushtarake të këtij niveli dhe për më tepër në një zonë civile, sipas Kushtetutës dhe Ligjit për Forcat e Armatosura, nuk bëhen me vendim të ministrit të Mbrojtjes, por me vendim të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura që është Presidenti i Republikës. Në të gjitha rastet e mundshme të lëvizjes së trupave për sigurinë në një zonë civile është Parlamenti dhe më pas Presidenti që kanë kompetenca të plota.

Dje zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi deklaroi për mediat se “Presidenti i Republikës i ka kërkuar zyrtarisht informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçakut, mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza. Pasi të ketë një informacion më të plotë mund të bëjë një reagim publik”. Ndërkohë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bëri një tjetër interpretim duke argumentuar se vendimi bazohej në çështjen e sigurisë së aeroportit. Por qeveria thotë se me grabitjen në Rinas nuk u cenua siguria kombëtare dhe nëse është kështu, përse duhet ushtria derisa nuk ka cenim të sigurisë kombëtare? Në mungesë të argumenteve ligjore për nxjerrjen e ushtrisë, kryeministri Edi Rama dje postoi vetëm një foto ku shkruante se edhe në Francë, Holandë, etj, ushtria përdoret për ruajtjen e aeroporteve. Një krahasim i tillë me pushtimin e Rinasit nga ushtria shqiptare është vetëm një mënyrë për t’u shmangur nga thelbi i asaj që ka ndodhur. Në Francë dhe Itali, ushtria ka dalë në rastet kur kanë ndodhur akte terroriste të rënda. Por edhe kur në këto shtete nxirren blindat, më parë është Parlamenti që ka vendosur për një masë të tillë. Ndërsa në Shqipëri, gjithë procedura Kushtetuese dhe ligjore e Forcave të Armatosura është lënë në dorë të kreut të qeverisë.

Në veprimet e kryeministrit me vetëdije është shkelur Kushtetua dhe janë shmangur Parlamenti, si institucioni më i lartë vendimmarrës dhe Presidenti i Republikës, që ka dhe detyrën e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. E thënë ndryshe, kryeministri Edi Rama ka kryer ligjërisht një puç ushtarak, duke nxjerrë në rrugë trupat ushtarake në kundërshtim të ligjit dhe Kushtetutës. Në çdo mënyrë që të argumentohet kjo lëvizje e kreut të qeverisë, kemi të bëjmë me një tentativë të rrezikshme për mënyrën sesi po devijon keqpërdormi i pushtetit. Ajo që është më shqetësuese në këtë histori është precedenti i krijuar. Qeveria, pa pyetur Kuvendin (atë që ka mbetur tashmë pas ikjes së opozitës) dhe as Presidentin nxori ushtrinë për një grabitje me armë duke pranuar se policia dhe siguria dështoi. Në vend që të analizohet dhe merren masa se cili institucion qeveritar nuk funksionoi në këtë rast, kryeministrit luajti ndryshe; nxori ushtrinë nga kazermat. Nesër, Qeveria mund të nxjerrë në rrugë forcat speciale ushtarake dhe tanket me argumentin se policia nuk menaxhon dot protestat e opozitës që kërkojnë largimin e saj nga pushteti. Ndaj dhe prova e Edi Ramës këto ditë ngjan më shumë si një test për puç ushtarak.

Kryeministri e bëri këtë veprim së pari për të spostuar vëmendjen publike dhe analizën nga mungesa e rendit publik e sigurisë për fajin e qeverisë së tij. Dhe së dyti bëri një sondazh që si do të reagojë politika, Presidenti dhe publiku në rast se nesër do të nxjerrë ushtrinë kur protestat e opozitës të jenë më radikale që do të rrethojnë Kuvendin dhe Kryeministrinë./Qamil Xhani, Kohajonë/

Kush është ‘i 6-ti’ që ndihmoi grabitësit për të hutuar policinë

Një person misterioz që është ‘punësuar’ për të shpërqendruar policinë. Ky është një nga njerëzit që po kërkohet nga policia pas grabitjes së 10 milionë eurove nga një avion në aeroportin e Rinasit, përveç 5 personave që kanë marrë pjesë në grabitje, ku një prej tyre u vra. Por gjithsesi policia ka dyshime se grupi që ka punuar për realizimin e super grabitjes është akoma më i madh.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se makina e djegur në Bathore u përdor si karrem për të shpërqendruar policinë. Kishte karakteristika dhe tip si ajo me të cilën u larguan autorët nga vendi ku u përplasën me armë me policinë (benz-vito), por nuk u përdor ditën e ngjarjes nga autorët.

Makina qëndronte prej 5 ditësh e parkuar në zonën ku u gjet e shkrumbuar. Pas grabitjes ajo u dogj nga një person i veshur me të zeza i pamaskuar që u largua nga vendngjarja me një biçikletë të bardhë. Policia po punon për identifikimin e tij.

Makina që dyshohet se u përdorur nga grabitësit për t’u larguar bashke me paratë u gjet në një prej tuneleve të Tapizës e brenda saj u gjet armë dhe municion.

Po kështu mësohet se kur grupi i grabitësve ka ndërruar automjetet dhe po bënte transportin e parave, zjarr ndaj policisë ka hapur vetëm Murataj i cili qëndronte në prapavijë për të mbuluar anëtarët e tjerë të grupit me zjarr derisa të transportoheshin paratë.

Me sa duket zbardhja e ngjarjes nuk do jetë larg pasi në furgonin me mbishkrimin “hetimi tatimor” policia ka gjetur shumë shenja gishtash dhe gjurmë biologjike të vlefshme për hetimin.

Në bazë të informacioneve policia ka orientuar dyshimet drejt 2 personave për të cilët po kryen verifikime. Një prej tyre është ish-polic i një komisariati në Tiranë me inicialet M. H. por nuk është bërë ende shpallja e tyre në kërkim policor.

Ngjarja e bujshme në Rinas, eksperti i njohur nxjerr emrat: 1 polic dhe një shtetase greke të përfshirë në grabitjen në aeroport

Ndërsa kalojnë orët dhe grupi i hetimit ka në dorë prova të forta për grabitjen spektakolare të miliona eurove në Rinas, të tjerë po guxojnë publikisht të përmendin emrat e personave si të dyshuar në implikimin në këtë ngjarje që ka cënuar sigurinë.

Dritan Goxhaj, eksperti i sigurisë dhe i aviacionit deklaroi në “Open” se pjesëtarë të kompanisë së sigurisë të Rinasit janë dy persona me probleme shumë serioze me ligjin për të cilët është kërkuar largimi.

Sipas Goxhajt, Arben Karafilaj, oficeri në Peshkëpi është një person i implikuar në masakrën e Peshkëpisë, i dënuar dhe i kërkuar nga prokuroria, i cili është i punësuar në kompaninë ICDS.

Goxhaj tha se kjo kompani ka të punësuar edhe shtetasen greke, Helena Athanasiu, station manager, ku dokumentet që ajo ka paraqitur nuk përputhen askund me të dhënat bazike të saj.

Nga ana tjetër kujtojmë se edhe gazetari Spartak Koka tha mbrëmë në “Opinion” se një punonjës i Rinasit, figuron sipas përgjimeve të ketë dhënë informacione për grabitësit.

Sipas tij, ky punonjës dikur ka punuar si polic në Elbasan.

Gjithashtu, Koka pohoi se po hetohen edhe ish-punonjësit e Rinasit të cilët dyshohet se mund të kenë bashkëpunuar me grabitësit.

Grabitja ne Rinas, autorët me thasët me euro kaluan natën në një tunel në fshatin Drithas

Redaktori i lajmeve në RTV ORA Trashgim Sokolaj i ftuar në emisionin “360 Gradë” të Artur Zhejit ka zbardhur të tjera detaje në lidhje me grabitjen e 10 milion eurove në Rinas, pasditën e dy ditëve më parë.

Sokolaj: Policia kur ka filluar ndjekjen, këta kanë pasur edhe një skenar rezervë. Këta kanë qenë të organizuar deri në detaje. Skenari i dytë i tyre ka qenë në makinën që është gjetur e djegur në Bathore e cila është përdorur për të shpërqëndruar vëmendjen e policisë. Dy automjetet e tjera janë larguar, me paratë. Është mësuar se personat që janë në arrati natën e kanë kaluar në një tunel të ushtrisë në fshatin Drithas. Ku policia mbërriti vetëm të nesërmen.

Në Rinas janë thyer dy dyer, një kur hynë dhe një kur dolën. E kanë hapur në mënyrë të thjeshtë. Pasi është hapur dera, para saj ka pasur një beton, që Murataj e ka lidhur me zinxhir dhe e ka tërhequr me furgon. Eshtë rikthyer në furgon dhe ku të paktën kanë qenë 5 persona.

Kanë shtrirë përtokë të paktën 6 punonjës të kompanisë.

Kanë dalë nga dera fundore e aeroportit ku kanë hyrë në rrugën që të çon në drejtim të Tapizës. Aty kanë përdorur një rrugë dytësore fundi i së cilës të çon në Fushë Krujë.

Në këtë rrugë dytësore ka ndodhur vrasja e Admir Muratajt

Thasët me para janë zhvendosur në makinën e dytë që priste në rrugën kryesore. Kjo makina është larguar me 4 persona të tjerë dhe me thasët me para, ndërkohë që Murataj ka qëndruar me makinë për të ndaluar policinë e cila po afrohej.

Pasi ka vrarë Murataj policia është vënë në ndjekje të makinës së dytë por i ka humbur nga syte.

Dyshimet është se autorët janë shpërndarë në dy makina të tjera dhe të dhënat janë se ata kanë kaluar natën në një tunel në fshatin Drithas, ku dhe policia ushtroi kontrolle një ditë më pas (10 prill)

Berisha: Grabitja në Rinas, e organizuar nga shteti (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha sa i përket grabitjes së disa milionë eurove në aeroportin e Rinasit, dy ditë më parë thotë se kjo është një vjedhje paraelektorale, e organizuar nga vetë shteti.

“Kjo është një vjedhje paraelektorale, e organizuar nga segmente të caktuara të shtetit. Me të njëjtët skenarë të 2016. Me një falimentim të shtetit. Me një precizion të jashtëzakonshëm i cili mund të realizohet me një pjesëmarrje të elementeve të sigurisë së Aeroportit në Autoritetitn e Aviacionit Civil. Është një skenar shtetëror. Se s’ka bandidtë në botë që të organizojë dy herë të njëjtin skenar në botë”, tha Berisha në një intervistë për Ora News.

Sa i përket nxjerrjes së FA për të mbrojtur aeroportin, ish-kryeministri tha se ky është një urdhër rrugaçëror.

Në lidhje me mos arrestimin e grabitësve të tjerë, Berisha tha se qeveria shumë shpejt do të nxjerrë një “fajtor të rremë” i cili do të marrë përgjegjësinë./Opinion.al

Artan Hoxha: Ku fshihej Admir Murataj, sipas SHISH

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se ku fshihej Admir Murataj gjatë kohës që ka qenë në këkrim që nga viti 2013, e këto vite ka bërë disa nga grabitjet më të bujshme.

Sipas tij Murataj ka qëndruar në zonën e Freskut, apo dhe të Kamzës. Këtë deklaratë ai e mbështet në raportet siç thotë të SHISH që i kanë kaluar autoriteteve.

Po ashtu gazetari Hoxha tha se gjatë përplasjes me armë të policisë më grabitësit një tjetër ka mbetur i plagosur.

“Ka dhe një të plagosur. Personi tjetër është i plagosur në shpatull. Policia ka mbledhur prova, ka një ide se me kë kanë të bëjnë”, tha Artan Hoxha në Opinion.

Sa i përket ceremonisë mortore të grabitësit ajo do të bëhet në Çerem të Tropojës./Opinion.al

Grabitja, Lleshaj tregon kush e njoftoi policinë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i ftuar në “Vizion plus” ka folur në lidhje me grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit.

Lleshaj u shpreh se policia e shtetit nuk është njoftuar nga koncesionari i aeroportit të Rinasit për grabitjen, por nga një burim tjetër.

“Unë di që policia është vënë në dijeni nga një burim tjeter fillimisht, jo nga koncesionari, dmth një nga punonjësit e kompanisë së avioneve. Policia ka reaguar në second, ka tentuar të futet brenda dhe nuk I është hapur dera. Policia ka reaguar shumë shpejt pasi kanë qënë brenda në makinë, nuk ishin jashtë. Ata janë sulmuar me granata dhe armatim të rëndë, por e kanë dominuar situatën në mënyrë perfekte.”

Sipas ministrit, policia sapo është vënë në dijeni për grabitjen ka shkuar në drejtim të pistës së aeroportit, por dera nuk është hapur nga koncesionari.

Për Lleshajn përgjegjës kryesor për grabitjen ësjtë koncesionari kinez, pasi ky është një rast i përsëritur dhe se ka injoruar kërkesat për rritjen e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza”.

“Është e vërtete që policia ka tentuar të futet në pistën e aeroportit por nuk ka hapur dot derën. Nuk besoj se kompania administruese e sigurisë brenda në aeroport nuk e ka hapur deren me qëllim, nuk e besoj këtë. Dua të sqaroj se grupi I FNSH-së, ndodhej aty afër aeroportit e pozicionuar për sigurine e Rinasit. Por dicka nuk funksionoi në bashkëpunimin me kompaninë, kjo duhet të verifikohet.Sigurisht që këtu kemi të bëjmë me një problem të madh pasi është kaluar me lehtësi barriera fizike e rrethimit të aeroportit, dhe kjo është pakënaqësia që kemi ne ndaj kompanisë që ruan sigurine ne aeroport. Ky partner I yni cedon për herë të dytë në mënyrë të rëndë. Ne, kompania nuk na ka dhënë sekonda kohë për të reaguar, jo më minuta.

Në momentin që banda është larguar, policia është vënë në ndjekje. Në një moment të dytë ata kanë lënë një makinë ku lexonte hetimi tatimor dhe kanë transportuar parate në makinën tjetër. Në këtë moment është afruar policia dhe ka pasur shkëmbim zjarri ku është vrarë edhe Murataj. Vendosja e makinës ku lexonte hetimi tatimor në mes të rrugës, e ka bërë të vështirë ndjekjen.

Ne kemi identifikuar pergjegjesin kryesor te kesaj ngjarje, qe eshte koncesionari pasi ky eshte rast i perseritur dhe per me teper ka disa letra derguar kompanise qe duhet te rriste sigurine dhe jane injoruar ne menyre sistematike cuditerisht.”-tha Lleshaj./ Opinion.al E.Xh.

Megagrabitja në Rinas/ Trupi i Admir Muratajt del nga morgu, zbulohet se ku do të varroset

Grabitësi më i famshëm shqiptar do të varroset nesër në orën 12:00 në qytetin e tij, në Tropojë. Murataj, ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve, një vajzë dhe një djalë. Admir Murataj, njihej ndryshe si Admir Nikaj, dhe prej 18 vitesh e ka ndarë jetën mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Admir Murataj, 42-vjeçari që mbeti i vrarë në Rinas është një nga personazhet ndoshta më “tunduesë” të botës së krimit.

4 grabitje arriti të realizonte Murataj dhe më pas ngeli i vrarë në dalje të rrethimit të aeroportit të Rinasit.

Trupi i tij doli sot nga morgu pas përfundimit të autopsisë dhe familjarët ishin aty për t’a tërhequr e për t’u nisur në Tropojë, aty ku Admir Murataj ka lindur dhe ka familjarë të tij.

Koka: Banda e Muratajt me 24 anëtarë, kanë bashkëpunuar ish-zyrtarë

Grabitësit kanë patur informacion të detajuar në lidhje me transportin e valutave. Kanë qenë tre banka të nivelit të dytë, që do të nxirrnin sasinë e lekëve jashtë Shqipërisë, drejt Vjenës.

“Një ish-punonjës policie, nga Elbasani dyshohet të ketë patur telefonata me pjesëtarë të këtij grupi, ky grup shkon në 23-24 veta në total. Po verifikohen dhe informacione për ish-punonjës të ICTS-së dhe aeroportit që dyshohet se i kanë dhënë informacione grupit”, tha gazetari Spartak Koka në debat televiziv.

Sa i përket shumës së grabitur, dyshohet se janë 6.5 milionë dhe jo 10 milionë euro sa është raportuar deri më tani. Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Fevziu tha se kjo shumë është deklaruar nga bankat në mënyrë konfidenciale. Grabitësit kanë arritur të marrin disa prej thaseve me para dhe jo gjithë shumën që gjendej në kargo, duke u ngarkuar në avion.

Zbulohet shuma e saktë që u grabit në Rinas

Zbulohet shuma e saktë që u grabit në aeroportin e Rinasit ditën e martë.

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan u tha se paratë u përkisnin 3 bankave të ndryshme.

Nga të dhëna konfidenciale mësohet se në total janë grabitur 6 milion e 465 mijë euro.

Një pjesë e tyre janë paund dhe dollarë. ©LAPSI.al