Ballina Blog Faqe 618

Aktorja hollivudiane rrezikon 20 vite heqje lirie: Pranoj fajin tim, më vjen turp

Aktorja e famshme hollivudiane, Felicity Huffman ka paguar 15.000 dollarë për të marrë pjesë në një skemë mashtrimi, që i lejonte të bijës pranimin e pamerituar në kolegj.

Huffman është një nga 14 prindërit, të cilët ranë dakord të pranojnë akuzat, ndërsa hapi i ardhshëm është një seancë dëgjimi në gjykatë dhe më pas dhënia e dënimit.

Në një deklaratë publike, aktorja e njohur kryesisht për rolin e saj në serialin “Shtëpiake të dëshpëruara”, tha se e kishte “tradhtuar” vajzën e saj, Sofia, duke paguar dikë që të ndryshonte rezultatet e saj të provimit, për të përmirësuar mundësitë e saj për të hyrë në një universitet të mirë, teksa kërkonte përulësisht falje.

“Pranoj fajin tim dhe me keqardhje të thellë dhe turp për atë që kam bërë, pranoj përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia dhe do të pranoj pasojat që dalin nga këto veprime. Më vjen turp për dhimbjen që i kam shkaktuar vajzës sime, familjes sime, miqve të mi, kolegëve të mi dhe komunitetit arsimor. Dua t’u kërkoj falje atyre dhe sidomos dëshiroj t’u kërkoj falje studentëve që punojnë shumë çdo ditë për të hyrë në universitet dhe prindërve të tyre që bëjnë sakrifica të jashtëzakonshme për të mbështetur fëmijët e tyre dhe e bëjnë këtë me ndershmëri”, thuhet në deklaratë.

Dënimi maksimal për akuzat e ngritura ndaj aktores është 20 vite burg, tre vite liri me kusht dhe një gjobë prej 250.000 dollarë.

Kujtojmë se një skandal gjigant ka përfshirë disa nga universitetet më prestigjioze të Shteteve të Bashkuara, përfshirë këtu të famshmin “Yale”, një nga më prestigjozët në botë.

Sipas autoriteteve amerikane, një skemë e ndërlikuar korruptive lejonte studentë të pasur të shmangnin standardet e rrepta të këtij universiteti. Autoritetet kanë arrestuar deri më tani 50 persona, përfshirë këtu 33 prindër të pasur e të famshëm, të akuzuar për pastrim parash, mashtrim, dhe korrupsion./Opinion.al

Drejt përfundimit avioni hipersonik, shpejtësi 25 herë më të lartë se zëri

Avioni hipersonik që do të kalojë Oqeanin Atlantik për më pak se 60 minuta është shumë pranë përfundimit.

Shkencëtarët që po merren me ndërtimin e tij kanë arritur të gjejnë një zgjidhje për problemin më të madh me të cilin po përballeshin. Meqenëse avioni do të udhëtojë me një shpejtësi 25 herë më të lartë se sa ajo e zërit, motori shkrihej, por me teknologjinë e re të vënë në zbatim kjo ka arritur të ndalohet.

Kërkuesit në kompaninë “Reaction Engines” kanë arritur që të ndërtojnë një ftohës i cili në provën stimuluese me shpejtësi 4023 km/h ka arritur ta mbajë motorin në gjendje pune. Faza e ardhshme do të jetë testimi i ftohësit në një shpejtësi 6800 km/h.

Nëse testet dalin sërish pozitive, atëherë distancat nuk do të kenë më të njëjtin kuptim. Ftohësi do të përdoret për të gjithë mjetet fluturuese dhe do të lejojë dërgimin e njerëzve dhe mallrave në të gjithë botën në kohë rekord, por do të mundësojë edhe udhëtime më të shpejta për në hapësirë./Opinion.al

Kërkohej për vuatje dënimi në Maqedoninë e Veriut, ndalohet në Istog të Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person që ishte arrestuar më 12 mars 2019 në Istog do të ekstradohet për në Maqedoninë e Veriut, pasi i njëjti ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e shtetit fqinj.

M.I. i lindur më 1981 ishte në kërkim nga Maqedonia e Veriut për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve”.

Ai ishte dënuar me 14 vjet burgim, ndërsa kishte ikur nga burgu dhe tashmë i ka për t’i vuajtur edhe rreth 7 vjet.

“Ky person tashmë ishte arrestuar me 12 Mars 2019 nga njësiti për persona të arratisur (FAST Kosova), por duke pasur një rast ‘mundësim i ikjes për persona të arratisur’ ishte ndaluar nga Gjykata Themelore e Pejës, dega në Istog. Sot pasi kishin përfunduar procedurat nga Gjykata Themelore e Pejës, Dega ne Istog dhe i njëjti ishte lënë i lirë, ai është arrestuar nga hetuesit Policor të Rajonit të Pejës me urdhër të Prokurorisë Speciale të Prishtinës dhe është në mbajtje për 48 në mënyrë që të vazhdohet me procedurat e ekstradimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

M.I. brenda afatit prej 48 orëve do të paraqitet para Gjykatës Themelore për Krime të Rënda në Prishtine.

I vihen prangat 26 vjeçarit nga Gërçeci i Shkupit

MPB ka ngritur padi penale kundër personit F.L. (26) nga fshati Gërçec i Shkupit, për shkak të përpunimit dhe posedimit të armëve pa leje.

“Më 07.04.2019 rreth orës 23:40 në Bulevardin “Aradhet Partizane” në makinën e tipit “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga i dyshuari, policët kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikues me pesë plumba të kalibrit 9mm, për cilën personi F.L. nuk kishte leje. F.L. është privuar nga liria”, thonë nga MPB-ja.

Maqedoni V., gjendet pa shenja jete djali i ish-kryetarit të komunës

Dje në shtëpinë malore në Delçevë është gjetur pa shenja jete Aleksandar Zahariev, djali 23 vjeçar i ish-kryetarit të komunës së Shtipit, Ilço Zahariev, njofton Shtypi i lirë.

Nga SPB-Shtip ende nuk e kanë konfirmuar informacionin, por njoftuan se do të japin informacione gjatë ditës. Kurse Prokuroria Publike në Shtip ka konfirmuar rastin. Prokuroria informon se janë kryer hetimet dhe se bëhet fjalë për vetëvrasje me varje. Prokuroria njofton se trupi nuk ka gjurmë të dhunës dhe se është dorëzuar për autopsi.

Stadiumi i Shkupit nga sot quhet “Toshe Proeski”

Stadiumi i Shkupit në të cilin përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll i luan ndeshjet, më nuk quhet “Filipi i Dytë”, pasi sot me një vendim të qeverisë është emëruar në Arena Nacionale “Toshe Proeski”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Sot në seancën e rregullt të 129-të të qeverisë sollëm vendim për riemërim të stadiumit në Arena Nacionale ‘Toshe Proeski’ në nder të personalitetit i cili la gjurmë të përhershme në historinë bashkëkohore maqedonase dhe rajonale”, shkroi në Twitter zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të emërojë stadiumin sipas këngëtarit të njohur maqedonas Toshe Proeski, i cili humbi jetën në moshën 26 vjeçare në një aksident trafiku në vitin 2007 në Nova Gradishka të Kroacisë.

Stadiumi më i madh në vend, i njohur si Stadiumi i Qytetit, në vitin 2009 u emërua në Arena Kombëtare “Filipi i Dytë”, ndërsa në periudhën 2016 – 2017, u quajt edhe “Telekom Arena”.

VIDEO /Nëna nxjerr fëmijët nga makina, pak sekonda para se të përfshihej nga flakët

Një skenë rrëqethëse është filmuar me telefon në një rrugë, ku një nënë arrin në sekondat e fundit t’i nxjerrë fëmijët e saj nga makina e cila për pak sekonda përfshihet nga flakët.

Kathryn Mayes nga Kanbera, është me fat që ka arritur t’i shpëtojë fëmijët, pasi vetura e saj kishte filluar të mbushet me tym dhe më pas të shpërthen dhe përfshihet nga flakët.

Ajo kishte pasur probleme me baterinë e veturës, dhe kështu kishte vendosur ta blejë një tjetër që ta mbajë rezervë në veturë dhe ta fus në përdorim kur është nevoja.

E kur gjatë javës së kaluar ishte në veturë me fëmijët pesë muajsh dhe katërvjeçar, bateria rezervë vetvetiu është hapur ku si rezultat ka filluar të krijoj tym.

“Me shpejtësi e kam nxjerrë nga vetura Thomasin, edhe pse në ato momente ka shpërthyer e nga brendia e veturës dilte sasi e madhe e tymit, kurse veturën e kaploi edhe zjarri”, ka shkruar Kathryn në profilin e saj në Facebook.

E sikur kjo të mos mjaftonte, ajo u rikthye në veturë për ta nxjerrë fëmijën e dytë që kishte ngecur brenda veturës plotë tym. E vetëm pak sekonda pasi e nxjerr, vetura përfshihet e tëra nga flaka.

“Është një paralajmërim se jeta është shumë e shkurtër dhe se fundit mund t’i vije për pak sekonda”, ka shtuar ajo në postimin në Facebook.

https://youtu.be/KwwejTO2p7U

Video/ Provokoi duke festuar golin, grushte mes lojtarëve në Brazil

Është rikthyer dhuna në futbollin brazilian. Këtë radhë kanë qenë lojtarët e skuadrave të Atlatiko Goiaenses dhe Vila Nova, të cilët në përfundim të ndeshjes së gjysmëfinales të Kampionatit të shtetit Goias, janë përleshur mes tyre.

Fillimisht lojtarët e dy skuadrave kanë nisur të ofendojnë njëri-tjetrin, duke degjeneruar më pas në përleshje fizike.

Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë, e cila ka përdorur dhe sprajin me piper për të shpërndarë lojtarët e përfshirë në konflikt.

https://youtu.be/jWQAdat4-P0

Gjithçka nisi pasi sulmuesi Pedro Raul i Atletikos, ka festuar në mënyrë provokative, çka ka acaruar lojtarët e Vila Novës, të cilët kanë nisur sulmin fizik ndaj Raul.

Edhe lojtarët e tjerë të Atletikos janë përfshirë në sherr duke shkëmbyer grushte e shqelma mes kundërshtarët./ Opinion.al E.Xh

Rama zbardh takimin me Palmer: Dakordësi të plotë!

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur takimin me zyrtarin amerikan Mathew Palmer. Në një postim në Twitter shefi i qeverisë ka treguar në vija të përgjithshme për çfarë bisedoi për më shumë se një orë me Zëvendës-ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Matheë Palmer”, shkruan Rama.

Zyrtari amerikan mbërriti sot në Tiranë, ndërsa u prit nga kryeministri Rama rreth orës 15:45.

Palmer pritet të takohet me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi ditën e martë, ndërsa në drekë është parashikuar takimi me kreun e opozitës Lulzim Basha dhe rreth orës 17:30 zyrtari amerikan do të pritet në Presidencë nga kreu i shtetit, Ilir Meta./Opinion.al

Përfundon takimi mes Ramës e zëvendësndihmës sekretarit amerikan në Tiranë

Takimi mes kryeministrit shqqiptar Edi Rama dhe Zv.ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Mathew Palmer ka përfunduar.

Zyrtari mbërriti sot në Tiranë, ndërsa u prit nga kryeministri Rama rreth orës 15:45, në një takim që zgjati më shumë se një orë e gjysmë.

Deri më tani nuk ka detaje nga takimi, por tema e diskutimit ka qenë situata politike në vend, shkruan TCh.

Palmer pritet të takohet me kryetaren e LSI-, Monika Kryemadhi ditën e martë, ndërsa në drekë është parashikuar takimi me kreun e opozitës Lulzim Basha dhe rreth orës 17:30 zyrtari amerikan do të pritet në Presidencë nga kreu i shtetit, Ilir Meta.

Edhe një profesor universitar i bashkohet Lëvizjes BESA

Në zyrat e Lëvizjes BESA, Kryetari Bilall Kasami, priti në takim “Doktorin e Shkencave Filologjike”, njëherit edhe profesorin universitar, Florim Ajdini duke i uruar mirëseardhje në familjen e madhe të Lëvizjes BESA, thekson komunikata e kësaj partie.

Profesor Florim Ajdini siç thuhet është një profesionist i dëshmuar, i cili është edhe njohës i mirë i gjuhëve të huaja dhe në Universitet e Tetovës ligjëron Gjuhën Frënge dhe Angleze. Florim Ajdini vjen nga fshati Rakovec – Komuna e Tetovës.

“Figura të ndryshme intelektualësh vetëm se e forcojnë Lëvizjen BESA dhe rrugëtimin e saj drejt sfidave të reja dhe të guximshme”, thekson Lëvizja BESA.

Jeta Xharra: Millosheviqit po i plotësohet dëshira, po e zbrazim vendin tonë! (FOTO)

Gazetarja investigative Jeta Xharra ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me ikjen masive të rinisë nga Kosova e këtë postim e ka shoqëruar me një fotografi nga ambasada sllovene në Prishtinë.

Ja statusi i saj:

Çdo ditë zgjohem me këtë pamje, rendi te ambasada sllovene 50-100 veta. Ambasada m’ka thane qe i leshon diku 200 viza ne jave familjeve te tana. E ne ate moment me vjen munim se m’kujtohet Millosheviqi qe shihke anderr me e shpraz Kosoven prej shqipterve! (Heci prane ketyne njerezve tu shku ne pune pa i kqyr ne sy sepae po m’vjen inati qe po ja plotesojme deshiren qati njeri qe ka d*ek edhe pertej va*rrit po i plotesohet deshira!)

Banesa përfshihet në flakë, çifti humb jetën. Shpëtojnë 4 fëmijët dhe gjyshërit (VIDEO)

Mëngjesi i sotëm ishte i kobshëm për familjen me tetë anëtarë nga fshati Breg i Pukës. Banesa e tyre u përfshi nga zjarri rreth orën 02:00 të mëngjesit të kësaj të hëne dhe për pasojë humbën jetën çifti i bashkëshortëve, Petrit e Dava Ndoj 40 dhe 35 vjeç.

Ata në momentin e zjarrit po flinin në katin e dytë , ndërsa nuk arritën të dilnin gjallë nga shtëpi. Fatmirësisht katër fëmijët dhe gjyshërit e moshuar shpëtuan për mrekulli. Pas ngjarjes së rëndë, i zoti i shtëpisë, Pal Gjoni për News 24 ka treguar tmerrin që ka parë me sytë e tij. Ai shprehet se ka thirrur djalin për të shpëtuar gruan e paralizuar, por kjo thirrje nuk u dëgjua asnjëherë pasi ai së bashku me bashkëshorten ndërruan jetë duke lënë pas katër fëmijë jetimë.

“Kam dëgjuar tjegullat që kërcisnin kur me doli gjumi. Jam zgjuar shpejt, kisha hallin e fëmijëve. I kam thirrur djalit qe të nxirrte gruan që e kam të paralizuar. Ai nuk mu përgjigj kurrë më. U gëzova kur pashë që fëmijët ishin në oborr. Ajo që më ndodhi mua, mos i ndodhtë askujt”, tha i moshuari.

Çifti i të moshuarve është strehuar në një shtëpi tek të afërmit në fshat, ndërsa katër fëmijët pas mjekimit janë dërguar tek të afërmit e nënës së tyre. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Grupi hetimor dhe Policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të saj.

Katër letrat e fundit të Faik Konicës për mbretin Zog

I pasionuari dhe hulumtuesi ngulmues i letrave koniciane Bejdullah Destani, në bashkëpunim me të madhin Robert Elsie, – kanë botuar në Londër, në vitin 2000, librin “Faik Konitza, Selected Correspondance, 1896-1942”, nga i cili, në vigjilje të datës së zezë të 7 prillit 1939, 80 vjet më parë kur u pushtua nga Italia fashiste, “Dielli” ka shkëputur katër letrat e mëposhtme të Faik Konicës dërguar mbretit Zog.

Letrat janë të hartuara në frëngjisht, jo thjesht si gjuhë pune e zakontë e Konicës, por edhe për njëfarë konfidencialiteti që e kërkonte koha për çështje politike delikate. Nga sa shihet, letrat e datuara në korrik 1942 duhet të jenë nga më të fundit dokumente të Konicës para vdekjes së tij të papritur në dhjetor të atij viti. Vihet re në to një si rihovje e shpirtit nacionalist konician në kushtet e rënda të emigracionit shqiptar dhe të luftës së dytë botërore.

Një gjë del qartë edhe prej këtyre letrave: në luhatjet e marrëdhënieve Zog-Konica, me ulje-ngritjet e tyre karakteristike, me tensione-çtensione gjatë një periudhe kohore prej mbi dy dekadash, Konica shfaqet përherë gjithë vlerë të lartë, intelektuale e patriotike, njeriu që Zogu, në çdo kohë, por sidomos në kushtet e mërgimit të tij, i kërkon atij mendim, e më tej, edhe veprim organizativ. Është fjala konkretisht për ringritjen e kabinetit ministerior pas prestigjit të humbur të mbretit Zog në plan të brendshëm e të jashtëm, që të riorganizohej e drejtohej lëvizja nacionaliste me patriotë me emër dhe me mbështetjen e Federatës panshqiptare Vatra. Veçse Zogu synon më edhe lart, tek ka nevojë për personalitetin e Konicës në arenën ndërkombëtare, famën dhe autoritetin që ai gëzonte në qarqet politiko-diplomatike në ShBA e Europë.

“Miku i mirë në ditë të keqe” – thotë urtësia popullore dhe më zi se pushtimi fashist i vendit nuk kish, sidomos kur lëvizja komuniste, e dirigjuar nga Kominterni, kishte filluar edhe ajo të organizohej e aktivizohej në Shqipëri. Kësisoj, pas kurrizeve të kthyera Zog-Konica, kur letra e mëposhtme e Rilindësit të hershëm për mbretin (22 shtator 1939) i kishte acaruar tejet marrëdhëniet midis të dyve, shohim Zogun të lidhet sërish me Konicën, në një orvatje të mundshme për të kërkuar pas tij mbështetje të jashtme anglo-amerikane për lëvizjen e brendshme nacionaliste në Shqipëri. Ishte njëfarësoj ide për t’u testuar nga ana e Zogut, një përpjekje për ringritje, duke dashur të rivërë “në funksionim”dyshen klasike Noli-Konica të Vatrës, përvojën e tyre për t’i dhënë tonin lëvizjes nacionaliste, dhe sidomos për të shfrytëzuar lidhjet e tyre të shumëfishta me patriotë e bashkatdhetarë.

Por, nga ana tjetër, edhe Konica, me sa duket, në çaste të rënda historike, kishte nevojë për personalitetin e mbretit Zog, pavarësisht shkëlqimit të tij të humbur në prill 1939.

Duke i parë gjërat bardhë e zi, me dritë e me hije, me paragjykime e shkëputje nga konteksti dhe kompleksiteti historik, me epitete e shabllone të parafabrikuara të tipit “mirë”/”keq”, “pozitive”/”negative”, etj. ndoca studiues i kanë etiketuar si kanë dashur marrëdhëniet Zog-Konica, apo edhe shumë më parë marrëdhëniet Esad pasha-Konica (në vitin 1913). Madje, çuditërisht edhe vetë Mustafa-Merlika Kruja, figurë qendrore gjatë pushtimit fashist të vendit, flet në letërkëmbimin e tij, për “akte tradhtije” në çaste të caktuara, duke përmendur Historinë shqiptare, që nga Hamzai e Moisiu i lavdisë skënderbejane e deri te Konica…??!!

Që Konica njihet për pragmatizmin e tij të theksuar si politikan e diplomat i hollë, si i papritshëm e i pakapshëm, spontan e origjinal, sidomos në qëndrimet politike me figura historike shqiptare, kjo as që mund të mohohet për një Njeri-Epokë si Konica, i frustruar, fatkeqësisht, tërë kohës, por që “s’ia ka ngrënë ndonjëherë kollaj qeni shkopin”. “Konica-Ustai shihte te Esadi dhe Zogu forcën e bajrakut, apo njeriun e forcës që i duhej kohës, nisur nga ideja se është mençuria ajo që udhëheq forcën; ai donte një Esad e një Zog që t’i përpunonte siç dinte dhe donte vetë”, – na është shprehur prof. Sherif Delvina në bisedat e gjata që kemi pasur me të. Ja një shpjegim origjinal i pinjollit fisnik të familjes Konica për të depërtuar në thelbin e psikologjisë së çuditshme e së mahnitshme koniciane, siç shihet konkretisht edhe në Letrën e 22 shtatorit 1939 të Konicës drejtuar Mbretit Zog.

Kjo letër, që botohet këtu për herë të parë paraqitet si tekst i daktilografuar, kopje pas kopjesh, me germa tepër të zbehta dhe si tekst i vështirë për t’u transkriptuar. Mban në krye vulën B 6808/6586/90 C, datuar si hyrje arkivore më 17 tetor 1940 dhe shënohet në të COPY. Po ashtu është shënuar me shkrim dore “Comunicated by Mr. P. Bozdo.”

Është një letër kuptimplote në mjaft drejtime, ku thuhen bukur, me ashpërsinë dhe tonin karakteristik konician, katër të vërtetat që fshikullojnë hidhur mbretin Zog. Por le ta lëmë më mirë vetë autorin të flasë dhe lexuesin të shijojë e gjykojë këto dokumente historike aq të veçanta e të rëndësishme.

Letër drejtuar Mbretit Zog

22 shtator 1939.

Madhërisë së Tij Mbretit Zog.

Madhëri,

Gjëma që e bëri Shqipërinë viktimë i futi në telashin më mizor Legatat shqiptare, besnike ndaj idealit kombëtar. Legata që vuajti më shumë është ajo e Uashingtonit.

Borxhet e kësaj Legate, nga janari në shtator janë 7.950 dollarë, që ndahen kështu: qera 5.000 dollarë; shpenzime të ndryshme (daktilografim, shpenzime zyre, telegrafe, vajtje nëpër kolonitë shqiptare, etj.) 1.450 dollarë.

Qeveria faktike në Shqipëri ofroi bujarisht të paguante këto borxhe. Unë kundërshtova të pranoja dhe parapëlqeva t’i nënshtrohesha mungesave më të mëdha dhe turpërimeve pa fund, duke besuar se Ju do të bënit veprimin e nevojshëm me të arritur në Francë. Kam punuar me këmbëngulje e durim për të ngritur prestigjin Tuaj, për të falur ikjen Tuaj, për t’Ju bërë juve simbolin e gjallë të Shqipërisë. Ju mbrojta kundër akuzës që ari i thesarit të shtetit, marrë nga Ju kur ia mbathët, ishte një vjedhje; shpjegova se këtë e bëtë për të paguar prapambetjet e Legatave Tuaja jashtë shtetit.

Dhe ja ku me çudinë më të madhe mora dërgesën tuaj prej 500 livra angleze, që të këmbyera këtu dhanë 1.950 dollarë. Kam ende nevojë për 6.000 dollarë për të paguar faturat, për të lënë apartamentin që kam dhe për të marrë me qera një apartament më modest duke pritur urdhrat tuaja.

Nuk Ju kuptoj. Nga katër gjëra, njëra:

Ose ju jeni i paaftëpër të kuptuar përgjegjësitë tuaja;

Ose ju nuk donitë kuptoni;

Ose, duke pasur përherë të bëni me gënjeshtarë në rrethin Tuaj, Ju më pandehni mua po ashtu si ata;

Ose Ju keni vendosur ta gëzoni për vete paranë e vënë mënjanë në kurriz të Shqipërisë, duke mos e çarë kokën për asgjë, pa u trembur se do bëheni rrjedhimisht qesharakë, madje edhe shumë i ulët [fjalët me germa të pjerrëta janë të autorit F. Konica].

Bëni një përpjekje për të kuptuar se unë nuk kërkoj asgjë për vete personalisht.

Do pres deri më 22 Tetor [të më dërgoni] një çek prej 6.000 dollarësh nga ana Juaj. Pas kësaj date, do të jem i detyruar, me zemër të thyer, të vendos paqen me qeverinë aktuale të Shqipërisë, – dhe Ju nuk do keni asnjë të drejtë të ankoheni për pasojat që do rrjedhin.

Me respekt,

FAIK KONITZA (Firma)

Më 22 Shtator 1939.

Telegram dërguar Mbreti Zog

(Kopje)

Më 20 Korrik 1942.

Madhërisë së Tij Mbretit Zog,

Parmoor,

Henley-on-Thames, England.

Pas bisedimesh ramë dakort për t’i paraqitur Madhërisë Suaj sugjerimet e mëposhtme stop Është e rëndësishme të formohet menjëherë kabinet i vogël me anëtarë të marrë mes shqiptarëve që jetojnë në Angli duke parapëlqyer persona që dijnë gjuhën angleze stop Do duhet gjithashtu pa vonesë të emërohet një përfaqësues në Uashington dhe një në Londër stop Do duhet më në fund të dërgohet këtu një njeri i besuar, si i deleguari Juaj për të diskutuar disa pika stop Dërgimi i ndonjërit që këtej i pamundur stop Hollësitë pasojnë në letrën Madhërisë Suaj stop

Faik Konitza

(firma).

Letër dërguar Mbretit Zog

(Kopje e një letre dërguar Madhërisë së Tij para dhjetë ditësh)

Marrë më 10.8.42

Madhërisë së Tij Mbretit Zog.

Lartmadhëri,

Sipas udhëzimeve të Madhërisë Suaj, ndërmora bisedime të shpejta me miqtë e mi politikanë shqiptarë dhe arritëm në një marrëveshje për të cilën Ju parashtrova pikat kryesore me anë telegrami. Po i përsëris këtu më me hollësi.

Jemi të mendimit se Kabineti duhet të formohet pa vonesë; dhe se duhet të jetë, sikurse e ka thënë tashmë Madhëria Juaj në letrën e Tij, një kabinet i vogël (mendojmë se një Kryeministër, një Ministër i Punëve të Jashtme dhe një Ministër i Veprimit Kombëtar do të mjaftonin). Më në fund, ne mendojmë se, duke pasur parasysh vështirësinë e komunikimeve, këta ministra duhet të zgjidhen mes shqiptarëve që ndodhen tashmë në Angli. Ka mundësi që, me t’u afruar periudha e bisedimeve për paqe, ministrat që Madhëria Juaj do emërojë tani, të zëvendësohen nga personalitete shqiptare, puna e të cilëve mund të jetë më e efektshme.

Do të ishte e dëshirueshme që Madhëria Juaj të kishte një përfaqësues në Uashington dhe një tjetër në Londër. Por do duhej të shmangej titulli “ministër”, që do t’i vinte këta veprimtarë në pozitë të vështirë për aq kohë sa qeveria Juaj nuk do jetë njohur zyrtarisht. Titulli “përfaqësues”, përkundrazi, është i thjeshtë, i lakueshëm dhe mund të shërbejë në tërë rastet.

Është mendimi të formojmë këtu, më vonë, një Këshill me persona të aftë për të ndihmuar lëvizjen, dhe që s’do merrnin kurrfarë shpërblimi.

Shpenzimet në Amerikë, për mendimin tonë do kapnin shumën rreth $ 5, 000 (pesë mijë dollarë) në muaj kur organizata të jetë e plotësuar dhe vënë në lëvizje. Hëpërhë, shpenzimet do të ishin edhe më të moderuara. Do të shpërndaheshin si më poshtë: 1) shpërblim dhe shpenzime të ndryshme të përfaqësuesit tuaj në Uashington, në shumën që do të përcaktojë Madhëria Juaj; 2) një ndihmë prej $ 600 (gjashtë qind dollarë) në muaj për “Diellin” që t’i bëjmë të mundur të botohet një herë në javë; 3) $ 400 (katër qind dollarë) në muaj për një agjent shtypi, një gjë e domosdoshme këtu.

Më në fund, do të ishte e udhës që Madhëria Juaj të dërgonte këtu një person të mirëbesuar, për t’u vënë në kontakt me ne dhe për t’i parë gjërat nga afër. E shohim të pamundur që të dërgojmë dikë që këtej.

Nëse këto sugjerime e kënaqin Madhërinë Tuaj, mbarëvajtja e organizimit do të bëhej më e sigurt po qe se një bankë anglo-amerikane ngarkohej me pagesat, dhe që jep sigurinë për shmangien e vonesave.

Opinioni publik shqiptar është tani në përkrahje të Madhërisë Suaj; – dhe kjo, në pjesën më të madhe falë punës së shkathët dhe ndikimit të Imzot Nolit, që arriti të krijojë boshllëk përreth Çekrezit. Mendova një çast që Imzot Noli mund të ishte njeriu ideal për Kryeministër, por, për fat të keq, fakti që tani ai është qytetar i Shteteve të Bashkuara e bën këtë gjë të vështirë. Por ai do të jetë përherë një këshilltar i zoti dhe vigjilent.

Jam, Madhëri, i Lartësisë Suaj, shërbëtori i bindur,

Faik Konitza.

Në Boston, më 20 Korrik 1942.

Letër drejtuar Sotir Martinit

[Ministër i Oborrit]

Shkëlqesisë së Tij Zotit Sotir Martini.

I dashur Zoti Martini,

Mora dërgesën tuaj prej njëmijë dollarësh, si dhe radiogramet tuaja dhe komunikatat e ndryshme.

Me telefon e me letra, e kisha rregulluar funksionimin e organizimit tonë. Me të mbërritur në Boston, fillova menjëherë bisedimet konkluduese, rezultati i të cilave iu komunikua pa vonesë Mbretit me telegram e me letër. Kopje të letrës dhe të telegramit do të dërgohen këto ditë, për t’i pasur në rastin kur origjinalet mund të humbasin.

Organizimi i lëvizjes sonë, me Mbretin Zog në krye do të ketë sukses, me gjithë kundërshtimin e pafuqishëm të Çekrezit, ëndrra absurde e të cilit është të bëhet i njohur si Drejtues i Shqipërisë të Lirë dhe të përfitojë kështu huadhënie amerikane në të holla, në kuadër të “Lend-Lease Bill”. Ideja e Nolit duke ftuar Çekrezin për t’u bashkuar me ne, ishte në realitet për ta vënë në provë që Çekrezi nuk do bashkim, gjë që tani u provua më së miri.

Ka vetëm një gabim që mund ta bëjë të dështojë lëvizjen tonë: do të ishte nga ana e Mbretit të merrte zotime dhe pasandaj të mos t’i mbante. Ju e dinë që Madhëria e Tij, për fat të keq e ka këtë huq. Kujtoni si u soll me mua. Gjatë tre vjetëve të fundit, unë jetova me hua, dhe borxhet e vjetra ende nuk janë paguar. Po jua lë juve të gjykoni vetë.

Peshkop Noli do të ish mirë të merrte një dhurim prej disa mijë dollarësh për t’i mbajtur mënjanë, larg tekeve të turmës, që mund ta detyrojë nesër të mbajë një qëndrim të ndryshëm nga ai që po mban tani. Dhurimi pra duhet t’i bëhet pa zhurmë, me një letër nga Mbreti, duke i thënë se shuma është për bamirësitë private të Peshkopit.

Po kemi edhe çështjen e Z. Vasil J. Panit, tregtar për nga karakteri e shpirti, i cili, me një a dy prej miqve të tij shpenzoi nja pesë mijë dollarë të “Vatrës”, mbi bazën e premtimeve të pambajtura nga ana e Mbretit, kur u fol se Madhëria e Tij i paskësh dërguar Vatrës një dhurim prej disa mijë dollarësh. Duke i dërguar një çek personal Zotit Pani, Mbreti do të bënte kështu një akt drejtësie, për t’i vënë kapak së shkuarës.

Më në fund, mendoj se duhet t’i bashkoni lëvizjes sonë ZZ. Dervish Duma dhe Anton Logoreci. I njoh ata dhe përgjegjësinë e mbaj unë ndaj tyre për qëndrimet që do kenë. Ndoshta edhe jeni qarë e ankuar për ta, por gjendja e tanishme kërkon një frymë pajtimi.

Ja ç’kisha për të thënë tani për tani. Bëni si të doni.

Mbetem i devotshmi juaj,

(firma) Faik Konitza.

Më 24 Korrik 1942.

(Marrë nga”Dielli”, New York)

Siljanovska në Radovish: Lavdërohen se NATO është në prag, por s’intervenon në raporte të brendshme (VIDEO)

Në tubimin që u mbajt sot në Radovish, kandidatja e VMRO-DPMNE-së për presidente të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Gordana Siljanovska ka dërguar kritika ndaj kryeministrit Zoran Zaev, i cili sipas saj është duke manipuluar popullin se me anëtarësimin NATO do të marrin fund problemet në çështjen e sigurisë, transmeton Portalb.mk.

“Përpiqen të na bindin se NATO është në prag dhe se kjo do të thotë fund për problemet e sigurisë, edhe pse të gjithë e dimë se NATO asnjëherë nuk intervenon në raporte të brendshme. Nuk është e mjaftueshme të themi se flamuri i NATO-s është para Qeverisë dhe të lavdëroheni se jemi të pjekur jo vetëm në aspekt të sigurisë, por edhe në aspekt organizativ, financiar, por nëse doni edhe strategji me NATO, ata janë larg prej saj”, tha Siljanovska.

Silajnovska ka folur edhe për mos antonimin e himnit shtetëror gjatë ceremonisë solemne e pritjes së kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Zaevi me moslëshimin e himnit turpërohet dhe frikësohet, dhe se ai nuk është nacional por anacional”, tha Siljanovska.

Në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, Siljanovska për kryeministrin e RMV-së, Zoran Zaev tha se përpiqet ta manipulojë popullin se ndryshimi i emrit është i mirë dhe se identiteti është i mbrojtur.

Tubim Siljanovska është duke mbajtur edhe në Strumicë, në të cilin i pranishëm ka qenë edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Micskoski.

Pendarovski në Çair: ‘Zdravo’, mirëdita erdha edhe në komunën dhe lagjen time

“Zdravo(përshëndetje), mirdita, erdha në komunën dhe lagjen time”, kështu është shprehur kandidati i përbashkët i 30 partive politike për zgjedhjet presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në tubimin që u mbajt sot në Çair të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Duke folur më tej, Pandarovski tha se ardhmëria jonë janë NATO dhe Bashkimi Evropian (BE).

“Të votojmë për shtet anëtare të BE-së dhe NATO-s, pjesë e një bote të zhvilluar. Ky shtet vetëm kështu mund të prosperojë, dhe të gjithë të kenë të drejta të njëjta. Ose do të kemi të gjithë të drejta të njëjta, ose nuk ka gëzim për asnjërin prej nesh. Mos u jepni gjasë koncepteve shkatërruese për shtetin tonë”, tha Pendarovski.

Në tubim ka folur edhe lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev i cili tha se: “Ardhmëria e maqedonasve, shqiptarëve, turqve, serbëve, vllehtë, romët, boshnjakët, dhe të gjithë komunitetet tjera në shtet, është në jetën e përbashkët në evropianen Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Sela nga Kumanova: Të drejtat tona nuk janë mbyllur as në 2001, por as nëse bëhet anëtare e 30-të e NATO-s

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela në tubimin në Kumanovë për kandidatin presidencial Blerim Reka tha se nga ky qytet përcjellin porosi se akoma nuk janë zgjidhur cështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët.

“Ne jemi këtu që të japim mesazhin që shqiptarët akoma kanë gjëra për të zgjidhur. Kundërshtojmë ato që thonë se janë mbyll të drejtat kolektive të shqiptarëve, të kundërshtojmë ata që me logjikën e skllavit se duhet të ndihmojmë zgjedhjen e kandidatit maqedonas.

Shqiptarët vetëm si votues janë mbi 600 mijë. Mbi 400 mijë janë votues aktiv dhe mundet që shqiptari të kalojë në raund të dytë dhe ti fitojë zgjedhjet. Albini shumë bukur e elaboroi se në të gjitha momentet kur shqiptarët kanë pas nevojë, aty ësthë gjetur profesor Blerim Reka. Ka plotë shqiptarë këtu në Maqedoni që një ditë neve kryetarëve të partive do të na pyesni se pse nuk na krijuat mundësinë për të votuar një shqiptarë. E këtë mundësi po na jep profesor Reka”, theksoi Sela.

Sipas tij, nëpërmjet votës më 21 prill, shqiptarët do të fuqizohen politikisht, e për këtë kanë nevojë edhe brezat e ardhshëm. “Natyrisht që ky fuqizim është në funksion të kthimit të shpresës, të parandalojmë ikjen e të rinjve, që po na lënë bosh shtëpitë, shkollat, qytetet, që dikur ishin plotë. Ne dëshmuam me rolin dhe kontributin tonë në ndryshimet kushtetuese. Ne kurrë nuk do të bëjmë që vota e shqiptarit të shkojnë në konton e partive maqedonase. Sepse kështu nuk kemi të garantuar ardhmërinë tonë. Shqiptarët në cilindo variant do të dijnë që të ecin bashkë me dinjitet dhe bashkë të përkrahin kandidatin shqiptar. Blerim Reka është aty për tju thënë se nuk është e vërtetë se i kemi proceset e mbyllura. Të drejtat tona nuk janë mbyllur as në vitin 2001, por as nëse bëhet anëtare e 30-të e NATO-s.

Blerimi është aty për të fol se ky vend aspirant i NATO ka njësi speciale që ka 0 shqiptarë, dhe është e ndaluar që të ketë pjesëtar të ndonjë komuniteti tjetër etnik. Ne do ti themi këto gjëra dhe nuk do të heshtim. Kemi frikë vetëm nga fëmijët tanë. Shoqëri për të gjithë, nuk i hamë këto gënjeshtra. Natyrisht profesori është për të folur në diplomaci, ambasada, i papërfillshëm, e mos të flasim për komandën ushtarake, ku asnji nuk është shqiptar. Por mbi gjitha Blerimi është këtu për gjithë ato që skanë harru që janë shqiptarë, për gjithë ata që nuk i kanë rënë pishman që janë shqiptarë, dhe me 21 prill skam pikën e dilemës, që pamarrë parasysh të cilës parti janë do ta gjejnë Blerim Rekën aty”, theksoi kreu i ASH-së, Ziadin Sela. (INA)

Kasami: Kumanova mburoja e shqiptarisë, u bëmë bashkë për profesorin Blerim Reka

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami theksoi nga Kumanova se kandidatura e Blerim Rekës është një nga kandidaturat më të fuqishme të përfaqësimit të shqiptarëve dhe se ai është i dëshmuar si një intelektual dhe diplomat.

“U bëmë bashkë për një interes të përbashkët për numrin një, profesorin Blerim Reka. Shpresa për shqiptari nuk shuhet kurrë. Bashkërisht u bëmë që profesorin Blerim Reka ta përkrahim për të na përfaqësuar me dinjitet dhe jorastësisht u bashkuan që tju japim mundësi shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, që të kenë mundësi të votojnë dhe të jenë edhe të votuar. Sepse dikush dëshiron që shqiptarët këtu të jenë vetëm votues”, theksoi Kasami.

Sipas tij, profesori Reka është më i mirë që të përfaqësoj shqiptarët në vend dhe në planin ndërkombëtar, duke qenë një diplomat i dëshmuar, i cili mund të na përfaqësojë në familjen evropiane.

“Tani dikush që po mundohet të bëj në Kumanovë, në emër të vëllazërim bashkimit, të votojmë kandidatët, komesarët partiak që kanë qenë pjesë e pushteteve të kaluar. Të na tregojnë se më i mirë qenka një maqedonas se një shqiptar. Blerimi është më i mirë se dy kandidatët e tjerë. Sepse besojmë se kështu shqiptarët mund të na përfaqësojnë në institucionet evropiane dhe jo si ata që tani që janë në institucione për të mbrojtur shokët e tyre të kriminalizuar”, theksoi Kasami.
Kreu i Lëvizjes BESA theksoi se Kumanova ka qenë mburoja e shqiptarisë dhe se këtë do ta dëshmojë edhe më 21 prill duke votuar për profesorin Blerim Reka. (INA)

Eli Fara kujton martesën e saj: Isha e turpshme!

Ajo sot është një nga këngëtarët më të mira të muzikës popullore, por 30 vjet më parë Eli Fara ka qenë mësuese e ciklit fillor në zonën e Korçës. Në një klasë të improvizuar në “E Diell”, moderatorët u vunë në rolin e nxënësve, Manushi në rolin e drejtorit të shkollës, ndërsa Eli Fara si mësuese.

Kur u pyet sesi i kujtonte ditët e para të martesës së saj asokohe, në shtëpinë e ish-bashkëshortit, Eli Fara i kujton përmes disa episodeve.

“Unë isha në shkollë kur u martova. Janë ca historira që nuk thuhen, por mbaj mend që isha shumë e turpshme dhe nuk haja bukë. Nëse nuk më jepnin të haja, rrija pa ngrënë”, habiti me deklaratën e saj.

Ajo ndër të tjera tha se në kohën kur punonte mësuese, djemtë i mbante pak më shumë me hatër se vajzat sidomos ata çapkënë, ndonjëherë vinte edhe katra, por nuk e tepronte.

Hartimi që i ka bërë më shumë përshtypje ka qenë i një nxënëseje që e përshkruante mësuese Elin, të bukur dhe me thonj të gjatë.

“Në vitet `80 mbajtja e thonjve të gjatë në Shqipëri konsiderohej shumë moderne për kohën dhe ndaj më ka mbetur në mendje”, kujtoi duke buzëqeshur Eli Fara.

Rashel Kolaneci tregon format perfekte! (Foto)

Rashel Kolaneci njihet për format e saj trupore. Bukuroshja është mjaft aktive në rrjet sociale, ku poston foto të bukura dhe provokuese.

Në foton e publikuar së fundmi, Rashel shfaqet me një fustan portokalli dhe për hir të së vërtetës duket e mrekullueshme.

Rashel është një prej vajzave më të përfolura të showbiz-it shqiptar dhe paraqitjet e saj tërheqin gjithmonë vëmendje.