Ballina Blog Faqe 619

Shtëpia e ndërtuar vetëm nga shishet plastike! (FOTO)

Artisti Richart Soëa, ka arritur të ndërtojë një shtëpi lundurese vetëm duke përdorur shishe plastike. Ai e krijoi këtë projekt pasi arriti në përfundimin se shishet plastike, për t’u dekompozuar kërkojnë 440 vite, por ndërkohë ato mund të shërbejnë si një material i mirë ndërtimi.

Richart përdori 100,000 shishe plastike për të bërë ëndrrën e tij realitet, për të jetuar në një ishull lundrues të ndërtuar nga mbeturina. Shtëpia lundruese ndodhet pranë ishullit meksikan të Isla Mujeres. Shikoni fotot më poshtë për të parë si duket ajo./D.B/Dritare.net

Ministritë nuk respektojnë shqipen në faqet e internetit

Nga 22 ministri, pesë prej tyre në faqet zyrtare të internetit nuk respektojnë ligjin për përdorimin e gjuhëve. Faqet e tyre funksionojnë vetëm në gjuhën maqedonase dhe disa edhe në atë angleze. Qeveria dhe 17 ministritë e mbetura edhe pse ofrojnë mundësinë që faqet të mund t’i kalojmë edhe në gjuhën shqipe dhe atë angleze, të njëjtat në këto dy gjuhë nuk janë të përditësuara. Nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, e cila gjithashtu bën pjesë në grupin e mësipërm, thonë se çdo ministri është vet përgjegjëse për përditësimin e faqes.

Momentalisht çdo ministri është vet përgjegjëse. Një pjesë e faqeve nuk janë të unifikuara dhe nuk posedojnë standardet e nevojshme për përditësim”- thonë nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

https://youtu.be/PzlT2NZRlzM

Në faqen e Qeverisë dhe të të gjitha ministrive, kur të njëjtat i kthejmë në gjuhën shqipe, kategoritë figurojnë shqip, por materialet brenda në nënkategori janë në gjuhën maqedonase. E njëjta dukuri vërehet edhe tek ministritë e mëposhtme, tek disa prej të cilave ministri është shqiptar.

Nga 22 ministri, dy faqe zyrtare me të njëjtin dizajn nuk i gjen dot. Disa prej tyre janë ndërtuar 10 vjet më parë dhe nuk plotësojnë standardet për t’u quajtur të tilla, pasi më shumë luajnë rol informues dhe jo urë lidhëse për transparencë me qytetarët. Nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë thonë se së shpejti do të zgjidhen të dyja problemet, zbatimin e plotë dhe të drejtë të gjuhës shqipe dhe unifikimin e faqeve në strukturë dhe pamje.

Momentalisht Ministria e Informatikës dhe Qeveria po shqyrtojnë mundësitë për financim dhe bisedojnë për procesin e krijimit të faqeve të reja të ministrive. Për unifikimin e strukturës dhe pamjes. S ë shpejti për këtë qëllim do të formohet edhe një grup punë. Faqet e reja do të përmbajnë edhe standardet për personat me aftësi të kufizuara. Të gjitha faqet do të funksionojnë në gjuhën shqipe dhe atë maqedonase”- thonë nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Sipas ligjit për përdorimin e gjuhëve, Institucionet duhet që në afat prej gjashtë muajsh të fillojnë me. Gjobat e parashikuara në ligj për mosrespektimin e të njëjtit lëvizin prej 4 mijë deri 5 mijë euro për institucionin, ndërsa 30% e kësaj shume për personin zyrtar në institucionin përkatës.

Evi Shkopi

Nuk gëlltitej dot, mjekët tronditen nga ajo që zbulojnë në fytin e 5-vjeçares

Mjekët në Australi kanë bërë mrekulli, duke i shpëtuar jetën një vajze 5 vjeçare, së cilës i kishte kaluar një bateri e vogël para gjashtë muajsh në fyt.

5-vjeçarja, Shaylah Carmichael gjashtë muajt e fundit kishte ngrënë shumë pak ushqim dhe kishte filluar të dobësohej. Fundjavën e shkuar pas problemeve me gëlltitjen, temperaturën, të vjellat dhe humbjen në peshë, prindërit e dërguan vogëlushen në spital.

Pasi i bënë një grafi, mjekët mbetën të tronditur kur kuptuan se një bateri e vogël e kishte munduar vajzën gjatë gjithë kësaj kohe.
Sipas tyre, objekti i kishte bllokuar fëmijës rrugën për në stomak si dhe kishte nisur ta gërryente fytin e saj nga brenda.

Pas nënshtrimit të një operacioni vogëlushes 5-vjeçare, iu hoq bateria që mbante prej 6 muajsh në fyt.

Deklarata e nënës – Nëna e saj, Kirra, 32- vjeç u shpreh e shokuar, pas lajmërimit të mjekëve.

Në një status në rrjetin social, Facebook nëna e vogëlushes shkruan se nuk mund të besonte se vajza e saj ishte ende gjallë.

“Ajo është duke bërë mire. Është një rrugë e gjatë për të. Unë thjesht nuk mund të besoj se vajza jonë e vogël ende është e gjallë. Disa fëmijë nuk janë aq me fat.”

Zonja Carmichael bëri me dije se vajza e saj, Shaylah ishte ankuar për dhimbje në fyt dhe se nuk ishte në gjendje të gëlltiste ushqimin e saj.

“Ajo humbi aq shumë peshë dhe sepse i duhej të zgjidhte se çfarë do të hante. Ajo ishte e lodhur dhe letargjike. Kam marrë videot e saj si dëshmi për ta parë e dëgjuar mjekët.”

Pas kësaj ngjarjeje nëna e Shaylahra, Kirra Carmichael kërkon që bateritë e vogla të ndalohen së tregtuari./OraNews/

Video e plotë e dy hajnave të kërkuar nga policia: Kem para sa duash, jemi në Spanjë! (VIDEO)

Kastriot Shala dhe Leutrim Latifi janë dy personat që po kërkohen qe më shumë se dy muaj nga Policia e Kosovë, pasi të njëjtit ishin shpallur publikisht në kërkim për raste të grabitjeve të armatosura.

Shala dhe Latifi janë paraqitur LIVE në Facebook ku tallen me autoritetet e drejtësisë kosovare. Ata tregojnë se aktualisht gjenden në Barcelonë të Spanjës.

“Le t’na qesin çdo ditë në fotografi se këtu s’po të kthejshin. A të ka marrë malli me pa sheshin “Nëna Terezë”, kqyre bab’…”, thotë Shala.

Në videon e siguruar nga “Indeksonline”, ata shihen teksa mburren se kanë kogja ‘lekë’ me vete.

“Kem pare sadush… Po shëtisim midis spanije me shofer. Problem e kanë me na qit në kokërr të shpinës. Sa të kemi pare, problem është me na rrzu”, thonë ata.

Babai biznesmen në Zvicër, djemtë biznesmenë në Kosovë (Video)

Për dallim prej biznesmenëve të diasporës me prejardhje nga Maqedonia, që përballen me probleme për investim në vendlindje, shumë biznesmenë me prejardhje nga Kosova investojnë paralelisht edhe në vendin ku jetojnë në perëndim, por ehd enë vendlindjen e tyre.

Në qytezën Romo afër Friburgut takojmë Faik Malokun nga Vushtria. Ai menaxhon një biznes në këtë qytezën, kurse djemtë e tij menaxhojnë një biznes tjetër në Vushtri. Në deklaratën për Lajm.Tv ai tregon për fillimet dhe për natyrën e biznesit që drejton.

Djemtë e Faikut, menaxhojnë diskotekën Vox në Vushtri, e cila është një ndër diskotekat më të bukura dhe më të mëdha në mbarë Kosovën.

Për këtë arsye, në këtë diskotekë gjen mysafir jo vetëm nga Vushtria, por nga të gjitha qytetet e Kosovës.

Anëtari dhe funksionari i LSDM thotë se votën do ta jap për Blerim Rekën

Anëtari dhe funksionari i lartë i LSDM-së, Xhevat Iseni ka theksuar përmes një postimi se votën e tij në zgjedhjet presidenciale do ta jap për një president shqiptar, pra Blerim Rekën.

“Vendimi im asht i prer aty ku jep votën miku im Dr.Arben Tarvari. Dot jap edhe une. Jam shqiptar dhe du President shqiptar. Nuk fshehem prapa postit ose funkcionit. Zotri Zeadin Sela meriton përkrahjen se dikush u zgrdhike deri sa ai luftojke me jete”, ka shkruar Iseni.

Ai edhe më parë ka shprehur pakënaqësi ndaj një pjese të krerëve të LSDM, sidomos sekretarin gjeneral të kësaj partie, Aleksandar Kiracovski. Iseni është drejtor i bordit të drejtues të Ndërmarrjes Publike për Ndërtim dhe menaxhim të hapësirës banesore-afariste (INA)

Ermal Mamaqi me Fatime Fetain në foto, çfarë i bashkoi?

Sot në rrjetin social FB është shpërndarë një foto ku shihet Ermal Mamaqi përkrahë Fatime Fetait.

Prokurorja speciale Fatime Fetai pas një pune të lodhshme si duket ka qenë e pranishme në festën pas shfaqjes së filmit “2 Gishta Mjalte” ku aktor kryesor është Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata. Të dy duken të buzëqeshur, e rallë kjo për Fetain.Pa Censurë

Tre gjërat e çuditshme që forcojnë imunitetin

Jemi të rrethuar nga miliona viruse dhe baktere të dëmshme, por fatmirësisht ekziston një mekanizëm mbrojtës që quhet “sistem imunitar”. Por si funksionon ai?

Brenda organizmit tonë janë disa qeliza të cilat kur sulmohen nga viruse apo baktere, dërgojnë një sinjal lajmërues, për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. Sistemi imunitar është praktikisht një rrjetë që bën një punë të jashtëzakonshme për të na mbrojtur.

Kështu më poshtë ju sjellim disa këshilla natyrale, për të mbrojtur sa më shumë sistemin tonë imunitar.

Mjaltë me hudhër– Mjalti është i pasur me vitamina, minerale, antioksidantë dhe enzima që luftojnë radikalet e lira. Hudhra përmban elementë që rrisin aftësinë e rruazave të bardha për të luftuar viruset. E rëndësishme është që hudhra të shtypet në vend që të pritet. Në një filxhan me mjaltë shtypni 8 thelpinj hudhre dhe lëreni të veprojë për 3-5 ditë në temperaturë ambienti dhe më pas vendoseni në frigorifer. Këshillohet që të hani një lugë esëll.

Ujë dhe limon– Limonët kanë shumë vitaminë C, e cila është mjaft e rëndësishme për të stimuluar sistemin imunitar. Në një filxhan me ujë të ngrohtë shtrydhni gjysmë kokrre limoni dhe pijeni, shkruan noa.al.

Lëng me spinaq dhe portokall– Bëhet fjalë për një lëng të shijshëm me spinaq, portokall, majdanoz dhe xhinxher. Merrni spinaq në masën e dy filxhanëve, dy korra portokalli, një tufë majdanoz dhe 2 centimetër xhinxher. Këta përbërës grijini mirë në frulator dhe masën e përftuar pijeni çdo ditë. Do të shihni se trupi juaj do të ndihet më mirë dhe do ju falenderoj.

Kumanova është zbrazur, në çdo dyqan shkruan “kërkojmë punëtor/e”

Shkruan: Driton Maliqi

Sot, nëpër shume duqane në Kumanovë, si ato shqiptare edhe ato maqedonase, në lajmërimet e tyre ne dritaret e duqaneve shkruan “kerkojmë punetor/e”, që dmth po vërehet mungese e punetorëve..

Kjo nenkupton se skemi nevojë për investime të huaja me rrogë mininale, se rroga minimale nuk mjafton as për kushtet elementare.

Tirania private që përfitoi në shfrytëzim dhe keqpërdorim të punëtorëve, ndikoi që shumë të rinjë ta lëshojnë vendin e tyre, duke mos ia dhënë rrogën, me paga ndër minimalen të shoqëruar me mungesë të sigurimit shëndetësor dhe ate pensional.

Nese vazdohet me kete tempo te ikjes së fuqisë punëtore atëherë në vendin tonë do të mbeten vetëm të moshuarit dhe personat jo aktiv ne tregun e punës, me çka do të vijë deri te varfëria e skajshme…

Në Evrope nuk shkohet me rroge mininale 12.500 den kurse standarti i jetës është sikur i Zvicres.

Nuk ka mungesë te kuadrit por ka rroga te vogla..

P.S. edhe vet kryeministri Zaev tha se do të sjellëm punëtor nga jashtë për të plotësuar këtë boshllëk… e këtë boshllek mundem me zevendesue indianët..

A pati nevojë të digjet vendlindja ime në vitin 2001 për interesin e “Trios Kërçovare”

Ylber Murtezi

Euforia”idealizmi dhe xhepi”. L.ufta e 2001 i gjeti shqiptarët e Maqedonisë veriore ne nje ankth,të cilet nuk mund t’a deshifronin këtë “ëndërr-ankth”!

Pse, si,kush,ku për çfarë?! Dhe i vogel e i madh, gra, pleq ju bashkangjitën kësaj lufte, në mënyra të ndryshme, duke mos qenë të vetëjshëm për qëllimin. Po shkojmë me kokë në mur, apo po shohim përtej murit?

Dekleratat brenda nates ndryshonin me cfare qellimi eshte nisur kjo luftë, pse, për çfarë dhe si?!!! Tani pas 18 viteve,me shumë vonesë,por me mire vone s’e kurre,shqiptarët shumica e kuptuan manipulimin nga Klani Trio Kërçova.

Ata që s’e kuptuan edhe pas 18 viteve akoma vazhdojne me koke ne mur. Shtrohet pyetja,nese keto te “arritura” per 18 vite,valle a kishte nevoj nje pije gjaku te bie ne 2001?!!!

A kishte nevoje te bien deshmoret?! A kishte nevoj të shkatërrohet dhe digjet vendlindja ime dhe e gjithë komuna e Likovës?!!! A do t’i kishin arritur shqiptarët këto të arritura edhe pa lufte?!!!

Sigurisht s’e PO .

Çka që e morëm Ministrinë e mbrojtjes? Çfarë “hajri” kanë nga Talati, përveç dëmit!

Prandaj vendas të mi, para s’e ti përgaditni valixhet dhe fëmijët t’uaj për të ikur, të kthehemi KAH VEHVETJA, të mos lejojme që të fundit t’fikin dritën e shtëpive tona Trio Kërçovare.

Sa me pak eufori, sepse Ideali kishte qenë METAFORË e “xhepit”. Ja që unë dhe shqiptarët me vonesë e kuptuam.

Mjekët, policët dhe ushtarët heqin dorë nga puna (VIDEO)

Eksodi i uniformave nga Maqedonia ka prekur edhe të stazhonuarit në punë të shtetit. Ndonëse, me vendime për vendet e punës, ekspertët thonë për shkak të pagave të ulëta, disa prej tyre kanë vendosur të heqin dorë dhe t’ia mësyjnë Perëndimit.

Kjo vërtetohet edhe me të dhënat e Ministrisë së Administratës, sipas të cilëve, gjatë vitit 2018 nga institucionet shtetërore dhe sektori publike qindra të punësuar vullnetarisht kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës.

https://youtu.be/mBO3isj-pp8

Tetovë, sasi e madhe e ujit humbet për shkak të ujësjellësit (VIDEO)

Nga 50 deri në 70 litra ujë në sekondë humbet në Tetovë si pasojë e rrjetit të vjetruar të ujësjellësit. Banorët ankohen se ka ditë që ata përballen me mungesën e ujit për pije ndërkohë që autoritet lokale nuk ndërmarrin asgjë për zgjidhjen e problemit.

“Ky ujë kështu rrjedh, mos ta teproj ka dhjetë apo dymbëdhjetë ditë. Unë 60 vjet i kam, falni shprehje ujë nuk kam të lahem, kurse kjo rrjedh këtu”.

“E kanë parë more ndërmarrja ishin një ditë, e gërmuan dhe e lanë kështu.

“Ky ujë rrjedh gati një javë, e ujë nuk kemi, e shihni se ku shkon uji”.

Drejtori i ndërmarrjes publike komunale konfirmon humbjen e ujit, por akuzon se problemin e shkaktojnë vet qytetarët përmes përdorimit në të zezë dhe keqpërdorimi i ujit. Ata thonë se problemi mund të zgjidhet me ndërrimin e rrjetit të ujësjellësit por thonë se nuk kanë fonde.

https://youtu.be/QRq6SmPsFJc

Zbulohet një balenë me… katër këmbë

Paleontologët kanë zbuluar në brigjet e Perusë një fosil të mirëkonservuar të një amfibi antik që përkon me një balenë me katër këmbë, një zbulim që plotëson njohuritë mbi trazicionin e këtij gjitari nga toka drejt oqeaneve.

Paraardhësit e balenave dhe delfinëve jetonin në tokë, para 50 milionë viteve, në rajonin e Indisë dhe Pakistanit të sotëm.

Paleontologët kanë zbuluar gjithashtu edhe në Amerikën e Veriut disa fosile që datojnë rreth 41,2 milionë vite, që lënë të mendohet që në këtë periudhë, balenat kishin humbur aftësinë për t’u ngritur dhe të ecnin mbi tokë.

Ky lloji i ri, i përshkruar në një studim të publikuar të enjten në revistën shkencore “Current Biology”, është 42,6 milionë vite i vjetër dhe plotëson tablonë e evolucionit të balenave.

Shkencëtarët prodhojnë mishin laboratorik, do të jetë në treg për 5 vite

Mishi i prodhuar në laboratore mund të jetë nëpër raftet e supermarketeve brenda 5 viteve. Shkencëtarët janë të bindur se ky revolucion do të jetë zgjidhja e duhur për industrinë e mishit.

Aktualisht, mishi mund të prodhohet në laboratore, por në sasi shumë të vogla. Shkenca po përpiqet që të gjejë mënyra që ta përshpejtojë diçka të tillë dhe ta bëjë më masive.

“Ajo që kemi parë në laboratorin tonë është se qelizat e muskulit po rriten shumë mirë dhe shpejt në bar dhe gjëja më e bukur është se bari mundëson që qelizat e muskulit të bashkohen me të”-thotë një prej shkencëtareve që po merret me këtë çështje. Mishi i prodhuar në laborator ka një kosto prej 20 mijë dollarësh për kilogram.

Një firmë izraelite pretendon se i ka ulur kostot deri në 100 dollarë për kilogram dhe se po punon për ta çuar në 5 dollarë.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, agro-bujqësia industriale do të ndihmojë shumë në ndryshimet klimatike, ndotjen e ajrit, degradimin e tokës, përdorimin e energjisë, shpyllëzimet si dhe rënien e biodiversitetit. Kërkesa për mish pritet të dyfishohet nga viti 2000 deri në 2050, kur popullsia e botës projektohet t`i kalojë 9 miliardë banorët.

Fluturon në Vjenë taksia-dron e parë në botë

Bëhen realitet ëndrat e atyre që dëshironin të fluturonin në qiellin e kaltër të Austrisë, pasi për herë të parë në botë u prezantua një taksi-dron, të enjten në Vjenë, i kompanisë kineze “Ehang” që u ngrit disa dhjetëra metra, duke dhënë një ide të limituar të potencialit të kësaj teknologjie futuriste, raporton ata.

Ndërkohë që dhjetëra kompani botërore, mes të cilave “Boeing” dhe “Airbus”, janë përqendruar mbi këtë mënyrë lëvizjeje që pritet të revolucionojë transportin urban në një të ardhme të afërt, prodhuesi kinez ishte i pari që propozoi një fluturim publik për shumë përfaqësues të medies.

“EHang 216”, një mjet autonom me dy vende me një dizajn elegant, mjaftohet me disa ngritje të shkurtra vertikale prej disa dhjetëra metrash, të pasuara nga ulje në pikën e nisjes. Duke mos e kaluar tribunën e stadiumit “Generali Arena” të kryeqytetit austriak ku u zhvillua ky demonstrim.

Megjithatë niveli i zhurmës i “EHang 216”, një mjet që spostohet nga tetë helika, është aktualisht 90 db, një nivel më i ulët se sa ai i helikopterit klasik por që tejkalon zonën e rehatisë. Ky nivel pritet të ulet shumë shpejt në 75 db, sipas drejtuesve të këtij projekti.

Thotë se është më e mirë se Kim, ju si mendoni? (Foto)

Është apo jo më e mirë se Kim Kardashian, siç pretendon, këtë s’jemi në gjendje ta përcaktojmë.

Por, që Anastasiya Kvtiko është një super-femër dhe që gëzon forma mahnitëse, për këtë të gjithë jemi të bindur.

Dhe nëse kishim dyshime, ato na i kanë hequr tre fotot e fundit të postuara në Instagram, ku me bikini modelja bombastike ruse nxjerr në pah gjithë “arsenalin” e saj të rëndë.

Pranë një palme, ajo provokon me format trupore dhe nuk i lë shumë vend imagjinatës së ndjekësve.

Surprizon këngëtarja e njohur: Në Greqi këndoja vetëm me reçipeta!

Ajo është një nga këngëtaret e talentuara shqiptare dhe preferon së tepërmi koncertet e muzikës ‘live’.

Deri më tani e kemi parë këngëtaren Anxhela Peristeri mjaft serioze dhe me veshje larg atyre provokueseve.

Por për të hedhur poshtë këtë imazh në një rrëfim për emisionin ‘Thumb’, Anxhela ka pohuar se në kohën kur ishte në Greqi këndonte vetëm me reçipeta dhe kjo falë trupit të bukur dhe moshës së re.

“Unë u shkëputa 7 vite nga Shqipëria dhe nuk më patë se si jam veshur. Unë kam dalë edhe vetëm me reçipeta atje në greqi. E kam pasur edhe trupin e bukur atëherë me thënë të drejtën por mendoj se gjithçka vjen me moshën”, ka thënë ajo.

VIDEO/ Aksident në autostradë, gazetarja e njohur përplas me makinë këmbësorin

Gazetarja Mira Kazhani është përfshirë në një aksident rrugor gjatë ditës së sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Nga aksidenti është dëmtuar makina me të cilën po lëvizte gazetarja, ndërsa ka mbetur i plagosur një burrë, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mira Kazhani

Burri i aksidentuar është përplasur në momentin kur po kalonte rrugën për të shkuar tek stacioni i autobusit. Ai ndodhet në spitalin ushtarak jashtë rrezikut për jetën.

Burimet i thanë “BalkanWeb” se makina me të cilën po udhëtonte gazetarja Kazhani ka pësuar thyerje xhamash dhe një këpucë është parë anash makinës në autostradë. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve. Nuk ka ende detaje për gjendjen shëndetësore të gazetares./Balkanweb/

 

BDI: Struga e unifikuar mbështet konceptin e konsensualitetit

Bashkimi Demokratik për Integrim para një numri të madh të qytetarëve të Strugës, ka elaboruar rendësinë e zgjedhjes së presidentit konsensual pasi vetëm vota e dhënë ndaj tij siguron që vendi do të vazhdojë të përmbushë proceset e nisura që nga fillimi të kësaj Qeveria, siç është aderimi në NATO dhe hapja e bisedimeve këtë vit me Bashkimin Evropian.

“Maqedonia, unë ju siguroj, po të punojmë me përkushtim pas 5 viteve do të jetë anëtare fuqiplotë në Bashkimin Evropian. Duhet gjithashtu të përmbushim standardet të cilat do të jenë në dobi të vetë neve në radhë të parë, të sundoj ligji, të kemi arsim cilësor, të luftohet krimi dhe korrupsioni e kështu me radhë. Ne jemi ata që fitojmë më së shumti pasi këto vlera i ka Bashkimi Evropian, ne duhet ti ndërtojmë këtu ne duhet ti instalojmë këtu. Kjo do të ndodh, pasi kemi pasur edhe skeptikë se nuk bëhet ky vend anëtar i NATO-s, por 11 vende tashmë e kanë ratifikuar marrëveshjen dhe deri në fund të vitit vendi Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë anëtare e 30-të e NATO-s,” u shpreh kryetari i BDI-së, Ahmeti.

Ai më tej shtoi se për këtë kandidat konsensual janë dakorduar katër parti politike shqiptare dhe 27 parti tjera pasi besojnë se do ti shërbej ardhmërisë së vendit.

“Askush nuk e ka me tapi, nesër mund të jetë edhe një shqiptar president apo kryeministër. Ashtu siç nuk u paramendua më herët që një kryetar Parlamenti, një ministër i Brendshëm, Mbrojtjes, Avokat Shteti, drejtues të ndryshëm në polici, në sigurimin shtetëror të jenë shqiptar, prandaj me mirëkuptim dhe bashkëpunim arrihet gjithçka. Do të duhet të komunikoni me të gjithë pasi dihet që vota për kandidaten tjetër znj. Siljanovska Maqedoninë e kthen pas, pasi rrezikohet Marrëveshja e Prespës dhe me këtë mos njohja e kësaj marrëveshje shkon në dëm të vendit. Me 21 prill të gjithë së bashku vendosim për alternativën e vetme për NATO dhe BE. Me 21 prill nuk votohet vetëm për z. Pendarovski por votohet ardhmëria e këtij vendi”, u shpreh lideri i BDI-së Ahmeti.

Të pranishmëve në Strugë iu drejtua edhe Shefi I Shtabit, Izet Mexhiti, kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko dhe funksionarë tjerë partiakë.

DITA E VERËS NË NOVOSELLË

Nga Neshat Mehmedi

Katundet në Malësin e Sharrit ende mbajnë gjallë të kaluarën tonë që nga lashtësitë, me anë të festave të motmotit, e riteve të shumta, që nëpërmjet tyre tregojmë lashtësinë tonë në këto troje, tregojmë rënjët tona të moçme Iliro – Pellazge, tregojmë se jemi autokton në këto vendbanime. Pra nëpërmjet këtyre tregojmë se jemi popull me kulturë të moçme e shumë të pasur. Për këtë duhet të falenderojmë stërgjyshërit, gjyshërit, prindërit, rininë tonë që me mjaftë fanatizëm, sakrificë e dashuri të zjarrtë i ruajtën dhe na i sollën deri në ditët e sotme.

Pa marrë parasyshë luftën e paparë dhe të egër, e të pamëshirëshme të armiqëve të shumtë të popullit tonë, që kishin një qëllim të përbashkët asimilimin, dëbimin dhe pastrimin etnik si dhe zhdukjen e popullit shqiptarë nga këto troje bashkë me gjuhën, përshëndetjet, historin, kulturën, festat e motmotit, ritet, zakonet, veshmbathjet, pagëzimin e fëmijëve, toponimeve, riteve… Pra duke na e pastruar trurin dhe imponuar urejtjen ndërvëllazërore, duke na imponuar histori të rejshme, vëllezër të rejshëm, heroj të rejshëm, kulturë të rejshme, tradita të rejshme, gjuhë të rejshme, përshëndetje të rejshme, shkurtë për të na çveshur e lënë lakuriq nga e kaluara jonë e lavdishme. Një popull që ska kulturë, tradita, festa të motmotit, rite, … ai nuk i din rrënjët e veta dhe ska të ardhme – pra shuhet.

Dita e verës është një traditë e lashtë pagane –mbarëshqiptare dhe festohet me një mori ritesh (me praktika te ndryshme) në trojet tona: në Shqipëri, në Strugë, … po edhe në Malësinë e Sharrit. Sidomos në katundet Bozovcë, Veshallë, Brodec, Vejcë, Shipkovicë, Lisec, Gajre, … Poashtu Dita e Verës festohet në Novosellë, Sellcë e Keçe, Orviç, Ollovjan… Në përgjithësi ritet përafërsisht janë të njejta, por ka dallime të vogëla në mënyrat e shfaqjes së tyre, një thënje e popullit thotë: “Katund e adet”.
Dita e Verës as në këto katunde nuk e ka atë gjallëri të dikurshme, në përjashtim të katundit Novosellë të Tetovës, që kjo festë festohet me një gjallëri më të madhe nga të dy gjinitë, meshkujt dhe femërat. Në zbehjen e kësaj feste sot ndikon migrimi dhe emigrimi i popullatës nga katundet drejtë qytetit të Tetovës, dhe shteteve perendimore, si në Itali, Gjermani, Zvicër … Poashtu ndikojnë negativishtë në zbehje të këtyre festave edhe rënja drastike e natalitetit si dhe martesat e vonshme – mungesa e fëmijëve.

Kurse Prof. Dr. Vebi Bexhetit e trajton shumëmirë“Ashtu si shumë festa tjera me rrënjë nga periudha të hershme pagane, edhe dita e verës, vit për viti vjen duke u zbehur, si rezultat i shumë faktorëve që karakterizonin periudha të caktuara historike, pa përjashtuar edhe rrethanat e dryshme religjioze të besimeve monoteiste që festave pagane tentonin tu mveshin edhe ngjyrime fetare, apo ndonjëfarë mënyre t’i luftonin ata” Marrë nga revista Skupi, vëllimi 16, Dita e verës në Strugë ( Tribunë shkencore 14.03.2016) faq. 41

Për ditën e verës shkruan i pari Faik Konica; “Ç’është Dita e Verës? / Është dita në të cilën shtërgjyshërit t’anë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtojin bashkë me Romanët dhe me Grekët e Vjetër, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve. Kur çkrin dimëri, kur qaset Vera buzëqeshur e hollë dhe e gjatë si në piktyrë të Botticelli, zemra e njeriut çgarkohet nga një barë, shijon një qetësi, një lumtësi t’ëmblë. Në këtë gëzim, stërgjyshërit t’anë ndiejin një detyrë t’u falen perëndive që sillnin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që quajmë Dit’ e Verës, dhe vazhdon Të mos i lëmë të humbasin këto festa të vjetëra të racës s’onë. Nuk i bëjën dëm njeriu. Sjellin një gëzim të kulluar në shtëpitë. Në një vënt ku jeta e të vegjëlve është aq e trishtë, djelmuria dhe vajëzat kanë një rasë të rallë për të dëfryer. Për të mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shie poetike të hollë e të rrallë”.
Kjo festë edhe pse është pagane s’është kundër askujt dhe nuk e dëmton asnjë njeri e as popullin dhe as relegjionet, thjesht është pasuri e madhe kulturore e kombëtare. Dita e verës është festë e gëzimit, e gjallërimit, solidarizimit dhe pjellores.

Është e gëzimit sepse më së shumti i gëzohen fëmijët, … (blegëtorët, lavërtarët, kopshtarët …) presin me padurim të vëndojnë penjtë, të dalin nëpër katund e të kërkojnë (lipin mish, vezë, para…), ndërsa nënat tona bujare e dorëdhëna, presin me shumë gëzim të gjithë grupmoshat që të trokasin e të thërrasin në dyertë e shtëpive të tyre, e këta nëna bujare e zemër bardha i lumturojnë fëmijët me lloj – lloj dhurata të bukura e shumë domethënse për vet jetën dhe përtrirjen. Simbolika e gjithë kësaj feste është veza. Pra veza është simbol i përtrirjes dhe pjellores, ku gjithëçka ringjallet në natyrë, ku dimrit i themi lamtumirë me rite e këngë të bukura.

Po ku ka më mire se të gjallrojnë udhët e katundit pikërisht nga këta voglush e nga kjo rini që simbolizojnë këngën e bilbilave e vet bilbilat, që i japin jetë natyrës dhe vetë katundit, çdo pragu të shtëpie me atë zërin e bukur të tyre në kor;
A do na daritniiiiiiiii

Ky është solidariteti më i madh që e gjejmë ende në meset tona familjare e të çdo shtëpie, kjo flet shumë për vlerat tona kombëtare e humanizmin e ruajtur, e përcjellur me mjaftë fanatizëm ndër shekuj deri në ditët e sotme

VENDOSJA E PENJËVE DHE RITI

Sipas etnolgut Prof. Dr. Izaim Murtezani, verorja te shqiptarët e Maqedonisë Veriore njihej me emërtime të ndryshme; “Martinkë (nga emri i muajit Mars) në fshatrat toske të Strugës, silmikeshë në disa fshatra të Gostivarit, skilmiresh në disa fshatra të Dervenit të Shkupit, linik në Kalishtë të Gostivarit, verojkë në fshatrat e Prespës, peçat në fshatin Patishkë të Shkupit e kështu me rradhë”. Marrë nga revista Skupi, vëllimi 16, Dita e verës në Strugë (Tribunë shkencore 14.03.2016) faq. 11

Sot në katundin Novosellë ka gjallëri më të madhe në krahasim me katundet tjera, kjo festë fillon shtatë ditë përpara Ditës së Verës, me vendosjen e penjëve të bardhë dhe të kuq në të dy duartë te fëmijët, kurse në qafë në Novosellë nuk vëndojnë penjë. Të rriturit penjtë i vëndojnë vetëm në njërën dorë, pra në dorën e djathtë pa dallim moshe e gjinie.

Penjtë i përgatitin vajzat e reja dhe vajzat e fejuara – nuset që janë nën nishane (nër nishane) – pra që janë të fejuara, pejtë i dredhin në shtizë, boshtë ose furkë terma (përpjetë) të bardhin me të kuqin bashkë dhe jua dërgojnë të afërmëve të të fejuarit, kurse kunatave, zollvave penj me të qendisur e me ngjyra; të bardhë, të kuqe dhe të gjelbërtë. Pejtë zakonisht të Novosellës; Sellcës së Keçe, Orviçit dhe Ollovjanit i kanë vëndu ditën e shtunë, të Bozovcës ditën e enjte, të Veshallës ditën e hënë, … dhe në të njejtën ditë që i kanë vendosur, në të njejtën ditë i kanë hequr.

Secila ngjyrë ka kuptimin në vete; Penjtë e bardhë dhe të kuqë i vëndojnë, sepse ngjyra e bardhë simbolizon jetën e pastër dhe pa probleme shëndetësore dhe harmonin paqësore që duhet të mbretëroj gjatë tërë vitit në familje dhe në mes të anëtarëve. Pra të mos u ndodhë as një sëmundje, apo ndonjë e ligë, si per vete ashtu dhe per antarët e familjes të ngusht dhe asaj më të gjërë. Ndërsa e kuqja simbolizon shëndetin e mirë apo të fortë dhe të gjithë duan që të duken në pamje të kuq si molla e të fortë si thana. Ngjyra e gjelbërt simbolizon ardhjen e pranverës dhe ikjen e dimrit, sepse natyra fillon të mbushet me gjelbrim, drithrat në arat e lëruara e të mbjellura mugullojnë, malet gjelbërojnë, drunjtë frutor lulëzojnë, … pra gjallëron jeta e re në natyrë, ose më mirë me thënë natyra po pjellë gjithçka, llojet e ndryshme të bimëve, të luleve, … gjallesat u lejohet të dalin në natyrë dhe temperaturat e ulta e humbin fuqinë, …

Jo rastësisht Dita e Verës sipas Prof. Dr. Hamit Xhaferit; “Është konsideruar si dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindëte krishterimi. Dikur Dita e Verës është kremtuar në këtë trevë (Uskanë – Korçovë) kremtohej me 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, 14 mars”. Marrë nga revista Skupi, vëllimi 16, Dita e verës në Strugë (Tribunë shkencore 14.03.2016) faq. 53
Nëse penjtë u këputen nga dora fëmijëve apo të rriturëve është llogaritur si shenjë e keqe, pra ai person gjatë vitit mund të ketë shëndet të ligë, problem të tjera në mardhëniet familjare e në shoqëri…, nëna e vajzës apo djalit ose vet personi i ka marr penjët dhe i ka vëndu në një dru të njomë, qoftë trëndafil, jorgovan apo pemë, duke menduar se gjithë të ligat i tërheq pema, sepse vetë këta drunjë kanë komplet veti shëruese – mjekuese.

ADETET …

Ardhjen e Ditës së Verës më me gëzim e presin fëmijët, të rinjët pa dallim gjinie, nënat … Djemtë të cilët kanë qen në gurbet, dy a tre ditë përpara kanë ardhur në katund për me qen në këtë festë, ndërsa fëmijët e grupë moshave të ndryshme të dy gjinive dalin në grupe dhe kërkojnë (lipin) nëpër katund, gjinia mashkullore veçmas, vajzat veçmas. Kërkojnë rregullisht të shtunën dhe të dielën e javës së pare, kryesisht të vegjëlit, pavarsisht se cila datë i bie. Me vete marrin nga një shportë, në mungesë të shportës marrin nga një kusi dhe përfundi i fusin miell që vezët që do i marrin si dhuratë mos ju thehen. Shkojnë derë më derë të çdo shtëpie duke thënë:

– A do na daritniiiiiiiii?

Kështu e përsëritin derisa e zonja e shtëpisë të del me një kokër veze, apo para në dorë për me ju dorëdhën dhuratën.
Të shtunë e javës së parë të Ditës së Verës më 04 Mars 2018 ndodha në Novosellë, më shoqëroi veprimtari dhe i palodhuri, mësuesi Rizvan Islami. Nëpër rrugët e katundit takova disa grupe të ndryshme duke kerkuar (lipur) nëpër katund, kryesisht fëmijë të vegjël, femrat veç, djemtë veç, pra nxënës të shkollës. Secili grup kishte nga një fëmijë që mbante kovën në dorë dhe një tjetër që mbante kuletën – portofolion në dorë. Në fund të kovës kishin vendosur miell me qëllim që vezët mos u thehen.
Të shtunën dhe të dielën e javës së dytë të ditës së verës që mund të bie 10, 11. Marsi, dalin dhe lipin kryesisht të rriturit nëpër katund, kuptohet djemtë veçmas dhe vajzatë veçmas. Grupit të djemëve i prin një djal i veshur me gëzof të kthyer mbrapshtë, në mes vëndon kumbona, fytyrën ia lyejnë me ngjyrën e zezë, pra me gjacë – gacë.

Ky person sipas vendasëve në Novosellë e ka emrin “Arap”. “Arapi” e ka edhe bashkëshorten që i prin grupit, me vete kanë edhe tre gomerë, njërit nga këta gomerët i ka hipur “Arapi”, që ia tërheq një djal i ri, të dytit i ka hipur plaka, po ashtu ia tërheq një djal, ndërsa të tretit gomar i vëndojnë dy pale dujçi, mbi samar i vën sanxhakun të përforcuar mirë me torkuzë – litar e mbi sanxhak e vëndojnë një kosh më të madhë se shporta, edhe këtë e përforcojnë me litarë për sanxhaku dhe samari, ndërsa në fundë i shtrojnë kashtë të tërshërës apo të elbit, sepse vezët e dhuruara mos ju thehen, pas secilës renditje të vezëve kanë shtruar kashtë, edhe këtë e tërheq një djalë. Këta të rriturit kanë shkuar pas Arapit dhe plakës së tij shtëpi më shtëpi duke trokitur derë më derë e duke thënë njëri nga grupi;

A do na daritniiiiii?

Këtë e kanë përsëritur disa herë, derisa e zonja e shtëpisë të ju dhëroj një dhuratë të përgatitur enkas për këtë ditë, si dhuratë ju kanë dhuruar varësisht nga pasuria familjare që kanë patur, por smbet familje pa dhuruar diçka; vezë, miell, sheqer, misër, groshë, mishë, qepë, patate, tlyn, pastërmë, …

Çfarë është simbolika e sanxhakut dhe e koshit?

Arat e mbjellura me grurë, elb, thekër, tërshër… në kohën e korrjes të japin rendimente shumë të larta e cilësore, por edhe kokrën ta bëjnë si veza të madhe, ashtu si mbushet kollaj koshi me vezë, ashtu të mbushen kollaj hambarët dhe koshat me drithë. Gjithashtu edhe sanxhaku gjatë tërë vitit kalendarik kur mos mbetet as një ditë pa pjekë bukë, mantije, flija, ëmbëlsira, …
Kështu ky grup i të rriturëve ka shkuar shtëpi në shtëpi prej mengjesit deri në ora dhjetë paradite. Pastaj bashkërisht shkojnë dhe e shkarkojnë të gjithë materialin ushqimor të grumbulluar në atë shtëpi ku e kanë caktuar vet grupi, sepse vullnetarisht ka thën Betimi “këtë vit do e përgatisim ushqimin te shpoja jeme (shtëpia ime)”. Grupi kthehet përsëri me vazhduar lipjen nga ato shtëpi të mbetura, kurse në shtëpin ku i kanë lënë produktet ushqimore açojtë vëndojnë kazanin me groshë për ta zjerrë dhe përgatitjen e hallvës. Pasi të përgatitet ushqim nga açojtë – gjellëbërësit, aty afër mbrëmjes të gjithë katundarët e Novosellës do të hanë ushqim. Të gjithë pjesëmarrësit nga shtëpitë e tyre secili me vete marrin nga një lugë dhe copë buke.

Pasi përfundon lipja në tërë katundin dhe ngrënia e ushqimit produktet e tepruara i kanë shitur aty personit që ka qen më i pasur për me i mbuluar harxhimet që i kanë shfrytëzuar në ushqim. (I ka bler produktet ushqimore vetëm e vetëm me ju ndihmuar edhe pse nuk I janë nevojitur).

Të njejtat rite dhe adete i kanë praktikuar edhe banorët e Sellcës Keçe, Orviçit dhe të Ollovjanit, sikurse në katundin Novosellë. Është mirë për me theksuar se kur ju kanë munguar gomerët Orviçit dhe Ollovjanit i kanë marrë nga Novosella për këtë ditë. Deri në vitet 1993 në Novosellë dhe më herët në katundet tjera kanë gjallëruar rrugët dhe katundet, ndërsa tani vetëm në Novosellë gjallron kjo festë.

Po të njejtën ditë dalin dhe lipin edhe caucat (vajzat) e Novosellës nëpër katund në disa grupe sipas mohallëve – lagjeve: Desit e mohalës poshtme me Desit e mohallës Epër shkojnë bashkë, mohalla e Marmetit me mohallën e Çaprit shkojnë bashkë, mohalla e Marshit, mohalla e Shtekët dhe Këtën Reke shkojnë secila në grup në vete. Vajzat beqare sipas mohallëve shkojnë nëpër krejt katundin për me lip, ndërsa ato vajzatë që janë të fejuara dalin dhe lipin vetëm në mohallën e vet bashkë me vajzat tjera derisa ta përfundojnë mohallën. Rrugëve këndojnë këngë të bukura të fejesës, martesës, beqarisë të përcjellura me dajre – defë. Në secilën derë trokasin dhe njëra nga vajzat thot;

– A do na daritniiiiiiiii!

Këtë e kanë përsëritur disa herë, derisa e zonja e shtëpisë të ju dhëroj një dhuratë të përgatitur enkas për këtë ditë, si dhuratë ju kanë dhuruar varësisht nga pasuria familjare që kanë patur, por ska mbet familje pa dhuruar diçka; vezë, miell, sheqer, misër, groshë, mishë, qepë, patate, tlyn, pastërmë, … Ka patur raste të shpeshta ku zonjat e shtëpisë para se me u dhënë dhuratën ju kanë thënë vajzave ma këndoni djalin; që e ka patur beqar, të fejuar, në gurbet, …

Vajzat për me ia bërë qejfin zonjës së shtëpisë kanë kënduar këngë të ngjajshme si këto;

e kimi ni mollë e ni dardhë e ni ftue
o e kimi gjalin tonë pa fejue
ene pa fejue nuk e lana

ene nasen ma të majrë do ja xhajna
ani do ja xhajna nji sherete
ene çajo nana do ja zgjedhe vet

nana gjalit o po bajke be
pasha gjalin o pasha malin
o ma ka marr lulja o bashin e gjalit këndoi: B. A.

ni mollë e ni dardhë e ni ftue
e kimi gjalin tonë pa martue
ene pa martue nuk e lejna

nase pi Tetove do i zana
ene do tja zana ni qibare
do ja zgjedhe motra e madhe
ene do ja zana ni sherete
do ja zgjedhe nanae vete këndoi: A. A.

oj lulie pllami I bardhë
a t’ka thane nana udhë e mbarë
udhë e mbarë nana mka thane

lot për façe mi kanë dal
vaj – vaj udha e mbarë nana mka thane
lot për façe mi kanë zan
o nanë – o nanë ku ije taj
pse më prune në këtë shpaj këndoi: Xh. I.

Pasi i këndojnë djalin, zonja e shtëpisë ua jep dhuratën që e ka ndarë enkasë përë këto. Grupi i vajzave vazhdon derë më derë deri në shtëpin e fundit duke kërkuar e kënduar.
Me produktet e grumbulluara përgatitin ushqim në shtëpin e njërës nga shoqet. Kurse ditëve të tjera vetëm këndojnë nëpër rrugët e katundit deri më 14 mars.

Caucat e Novosellës gjatë përcjelljes së ditës së Verës, me dajre e këngë, Nusja me dullak të kuq simbol i përtrirjes – pjellores i kësaj dite

Ditën e Verës vajzatë e katundit grumbullohen bashkë, një vajzës ia vëndojnë dullakun e kuq të nuseve dhe e hipin në gomarë dhe shkojnë nëpër muhallët e katundit për me e përcjellur ditën e verës me lloj – lloj këngë të ndryshme të përcjellura me dajre…
Ky rit vazhdon njejtë sikur në dasmat origjinale, po këtu e veçanta është se pjesëmarrës janë vetëm gjinia femrore, kryesisht cauca beqare dhe të fejuara – që janë nën nishane.

Njëra nga vajzat bëhet nuse dhe ia vën duvakun e kuq në kokë. Kur bënë me dalur nga shtëpia nis e qan me zë sa më të lartë, ashtu ngjajshëm sikur dimri në ditët e fundit që egërsohet më shumë, … vajzat e pranishme të gjithë i merr ngrajkë(pershendetjes) duke qarë sipas zakonit. Pas përfundimit të marrjes ngrajkë e ndihmojnë me hip në gomar. Gomarin e tërheq një vajzë dhe dy të tjera e mbajnë për krhau nusen, ndërsa të tjerat e luajnë rolin e përcjellseve.

Këngët i këndojnë caucat ashtu sikur të bëhet dasëm e vërtet me lloj – lloj këngësh të bukura, pikërishtë të dasmave, e une do i përmendi disa këngë që i japin madhështin kësaj feste të bukurë këta malësorë e malësore të katundit Novosellë;

1. kush të përcoll nase njer te mullajni
çaj volla deri musteçe majni
kush të përcoll nase njer te veni keç
çaj vollaj deri barkin si qimet këndoi; Z. I Novosellë

2. ulurojn ballonet o për mbaj shpaj
mori nase lule kur dot zdripim taj
për midis të lëmës luën ago baba
bajna dhandër gjalin ton, me të dal para
për midis të lëmës luën hankonen’ja
bajna dhandër gjalin ton, tët pres ted era këndoi; Z. I Novosellë

3. da bajmë dhandër gjalin ton
n’kraje të shkallës
a dot gjaje dhandëraja more gjli babës
da bajmë dhandër gjalin ton

n’kraje të lames
a dot gjaje dhandëraja more gjli nanës
da bajmë dhandër gjalin ton
me nji tar me lule
a do begjenisish taj mori nase lule këndoi; Z. I Novosellë

4. aman oj mahalla e kallajnxhinve
a do bani bukë petkaxhive
a do boni ju be dera
a tu bajan vet

do va çoje gjali shokët e vet
ene shokët e gjalit kur do najsin
krejtë me pishtolla do krajsin
mohallën e nases do e bastajsin këndoi; Z. I Novosellë

5. do ta zam kulaçin me maje
more volla der a ke naje
do ta zam kulaçin me di(dy) vet

ene do ta ham me treçin vet
çagje posht te dilte fjaka
u përlashin qaka e qaka
çagje posht te dilte tajmi
u përlajshin maca e majni këndoi; Z. I Novosellë

6. taj u bane nase tu ka
gjalin da bajna dhëndër me sevda
taj do bahesh nase tuj vajta
gjalin da bajna dhëndër tu kënda

mori nasja jonë trëndafili bardhë
në këtë famile majrë se na ke ardhë
majrë se na ke ardh oj lule mori
t’na bajsh çaj e kafe, e tna bajsh sagji

majrë se na ke ardh oj lule saj zezë
t’na bajsh çaj e kafe, se do na vajnë mbesat mori
maj rë se na ke ardh mori lulja e bardhë
t’na bajsh çaj e kafe, se do na vajnë hallat mori këndoi; Z. I Novosellë

Është me rëndësi shumë të madhe të përmendet si për etnologët, për historianët, … se banorët e katundit Orviç dhe Ollovjanë edhe pse flasin në gjuhën sllave ata këngët edhe sot i këndojnë shqip, ashtu si i kanë kënduar të parat e tyre; stërgjyshet, gjyshet, nënat, motrat, … gjatë dasmave, festave të motmotit, … Këta banorë ritet, adetet, zakonet, traditat, veshmbathjen i kanë të përbashkëta me tonat, kjo është me shumë interes, sepse kjo të çon tek rrënjët, te origjina e vërtet e tyre shqiptare, …
Këto janë këngët që i ka kënduar një orviçase e martuar në katundin Novosellë;

gjali jonë i ëmbël si oriz me tëmbël
epja dorën babës se na bëhesh dhëndër
dorën ja kam dhën përhajrë ma ka ba
e gjozofsh nasen o biri babës mu mka thane këndoi; Sh. A

Kravata e kuçe me pajka të zeza
O Agon Aga urime martesën
Urime martesën e u trashigofshi
Sbashku me Egzonën jetën e kalofshi këndoi; Sh. A

Po mo bon havaja fak a fak
Mori fak e fak
Ndalu moj hava ene pak
Mori ene pak se dasmën e Agon ages e kimi merak
Mori e bëjmë për merak këndoi; Sh. A

Pasi vajzat përfundojnë shëtitjen nëpër katund, nga grupi ndahen pesë vajza dhe dalin para tyre sikurse të jenë përgjofshit(pritësit) ose krushqit e djalit dhe I përshëndetin përcjellësit të gjithë një nga një dhe marrin nuse nga përcjellsit. Këtu përfundon dasma dhe vajzat shpërndahen nëpër shtëpit e tyre. Pra nusja është njëri nga ritet që simbolizon ditën e verës.

Kroni Madh në Novosellë

Katundi Novosellë ka këto kroje; Kroni Madh, Kroni Marshie dhe Kroni Torbës dhe gratë – zonjat e shtëpis kanë shfritëzuar këto kroje për të mbushur ujë. Në këtë ditë secila grua është munduar të shkoj sa më herët te këta kroje për me mbushur ujë, në gjigim të bakrit dhe mbrenda futin lule nëse ka, në mungesë të tyre futin kullos dhe presin degë shelnesh. Me ujë spërkatin lamën (oborin), dyertë, enët, fëmijët, kafshët, … Uji është kushtë elementar për jetën e të gjithë gjallesave, pra uji ka aftësin pas humbjes së vetëdijes, me anë të lagëjes me ujë të kthelloj apo relaksoj trupin dhe mendjen.

I lagin me ujë që gjatë tërë vitit të ketë ujë të bollshëm e të ketë edhe rreshje të shiut. Ndërsa shelçet (shelnet), i vëndojnë nëpër derë, sepse shelnja është një ndër bimët drurore që zen më shpejt në tokë dhe rritet shpejtë, ashtu si shelnja që zenë kollaj në tokë, ashtu nuset e reja të mbeten kollaj shtatëzëna dhe të posalindurit e tyre të rriten kollaj (lehtë) e pa vështërsi jetësore, ashtu si shelnja që zen kollaj ashtu fara në arat e lëruara të zëne (mugullojnë), kollaj dhe të lashtat (drithërat) të rriten shpejtë, ashtu si izbet (oda të erta për ruajtjen e bylmetit), me shekat e bylmetit të mbushen kollaj si shelçja që rritet kollaj e shpejtë, …

Në këtë ditë nënat, apo nuset e reja vëndojnë me zier koka kollomoçi me fojë, bëjnë gurabija dhe gatuajnë fli, ashtu si renditen shtresat e flisë në tepsi, ashtu të renditen punët me rradhë në shtëpi e në fushë gjatë tërë vitit.
Ashtu si e duanë këtë ëmbëlsirë, ashtu të duan diellin dhe rrezet e tij, ashtu si janë të forta kokrat e misrit ashtu të bëhen të fortë edhe fëmijët e tyre.

Para mbrëmjes i presin pejtë nga duartë jo si në katundet tjera të malësisë, por vetëm skajin e perit dhe e shkatllojnë dhe kështu veprojnë me të gjithë antarët tjerë të familjes. Penjtë e hequr i lagin me ujë dhe i vëndojnë ashtu të shkatëlluar në trëndafil, në jorgovan apo në ndonjë dru peme frutorë. Pra secila familje pejtë e hequr i vëndojnë në kopshtet e tyre.