Ballina Blog Faqe 625

Bllokohen në Paris dy valixhe diplomatike me 23 mln € …destinacion Shqipëria

Një shumë marramendëse parash janë bllokuar në aeroportin kryesor të Parisit, paraditen e sotme.

Sicc raportojnë mediat franceze, një shtetas nga Mali është arrestuar në aeroportin Charles de Gaulle, pasi gjatë kontrollit në 2 valixhe diplomatike atij i janë gjetur plot 23 milionë euro (15 miliardë franga CFA).

“Këtë mëngjes në aeroportin Charles-de-Gaulle në Paris një shtetas nga Mali në transit për në Malajzi u arrestua me 2 valixhe që përmbajnë 23 milionë euro, pothuajse 15 miliardë franga CFA. Ne po flasim për valixhe diplomatike të lidhur kështu me shtetin e Malit“, raportojnë mediat vendase duke cituar një burim.

Mediat franceze aludojnë se kjo shumë do të dërgohej në Shqipëri, i njohur sipas tyre edhe si vend ku pastrohen paratë e pista.

“Burime nga policia flasin që dërgesa ishte për Shqipërinë, një vend i njohur si një parajsë tatimore. Cili personalitet ishte mbajtësi i bagazheve? Autoritetet e Malit nuk mund ta thonë atë. Megjithatë, ndërsa valixhet janë diplomatike kjo tregon se kemi të bëjmë me një zyrtar të lartë”, shkruajnë mediat franceze.

E merr malli pas “arratisjes” në Itali, Kejvina ‘zhvishet’ kuqezi (Foto)

Pas braktisjes së “Xing” dhe ‘arratisjes’ në Itali, Kejvina Kthella duket se ka gjetur më shumë kohë për veten dhe për fansat.

Modelja nuk ka ditë që të mos shfaqet si një “eksploziv” i vërtetë në rrjetet sociale, teksa së fundmi ka pozuar e veshur “kuqezi”.

Me sytë bojë qelli që i shkëlqejnë, Kejvina ka guxuar më shumë seç duhet me dekoltenë e kuqe, duke nxjerrë në pah gjoksin e saj bombastik.

Mbeti mes shkëmbinjëve, zjarrfikësit shpëtojnë lopën me helikopter (VIDEO)

Zjarrfikësit në Itali shpëtuan një lopë qe kishte ngecur në brigjet e thepisura të Stintinos, në bregdetin e Sardenjës.

Pasi tentativat e tjera dështuan, zjarrëfikësit përdorën helikopterin për ta nxjerrë lopën 500 kilogramëshe nga gremina ku kishte përfunduar duke e ngritur atë në ajër me një helikopter.

I gjithë operacioni i komplikuar por dhe i veçantë është regjistruar me kamera dhe më pas pamjet u shpërndanë për median nga zjarrfikësit italianë./Opinion.al

11 rregulla revolucionare për të jetuar më shumë

Ja disa rregulla që mund t’ju ndihmojnë të jetoni më gjatë në librin e fundit nga D. Argus, fiziolog dhe onkolog.

Një libër, ai i Agusit, i cili revolucionon disa standarde shëndetësore; titulluar: “Një udhëzues i shkurtër për një jetë të gjatë” dhe përmban disa këshilla, disa pak të habitshme. Këtu është një dekalog marrë nga libri i Argus.

Të shikohesh i zhveshur – Është e dobishme të shikoni veten në pasqyrë të zhveshur, para dhe prapa. Kjo do të ndihmojë në identifikimin e problemeve që mund të shfaqen përmes shenjave të trupit. Herë pas here duhet të kontrolloni trupin tuaj centimetër për centimetër, duke përfshirë flokët tuaj, thonjtë dhe brenda gojës tuaj.

Shmangni skanerët në aeroport – Derisa shkenca të provojë se janë të padëmshme, është më mirë të kërkohet një kërkim i trupit në aeroport.

Shmangni takat e larta – Këpucët e pakëndshme shkaktojnë inflamacion të panevojshëm të këmbëve, të cilat mund të ndikojnë në të gjithë sistemin. Inflamacionet lidhen me sëmundje të tilla si sëmundjet degjenerative, sëmundjet e zemrës, Alzheimer, kanceri, sëmundjet autoimune, diabeti dhe plakja e përshpejtuar.

Një kafe për tu zgjuar – Pirja e çajit ose kafes në moderim rekomandohet për të dhënë përfitime pozitive për shëndetin tonë, pavarësisht nga studimet e shumta që më vonë u vërtetuan të gabuara.

Hani në të njëjtën orë – Një nga mënyrat më të mira për të reduktuar stresin në trupin tuaj është të mbani një rutinë të rregullt 365 ditë në vit. Një trup i privuar nga dreka e tij e zakonshme në mesditë, përveç ndjenjës së urisë, i nënshtrohet një rritjeje të kortizolit, hormonit të stresit, i cili e bën që të mbajë yndyrë dhe të kursejë energji.

Vaksinohuni kundër gripit – Shmangia e kontraktimit të gripit, përveç avantazhit të brendshëm, parandalon stuhitë e zgjatura inflamatore që mund të shkurtojnë jetën përmes obezitetit, sulmit në zemër, goditjes dhe kancerit. Thuhet se vaksina ka efekte anësore, se nuk funksionon, se mund të shkaktojë grip apo edhe të përmbajë toksina ose helme. E gjithë kjo është e gënjeshtërt.

Ngrihuni dhe ecni – Shpenzimi më shumë kohë ulur rrit rreziqet e obezitetit, diabetit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekjes së hershme. Edhe dy orë stërvitje në ditë nuk do të kompensojnë për 22 orë të shpenzuara ulur ose shtrirë në shtrat.

Trajtimi i qëndrimit – Qëndrimi i dobët, si dhe problemet e pasme dhe të qafës, mund të shkaktojnë gjithashtu dhimbje koke, artriti, qarkullim të dobët, dhimbje muskulore, vështirësi në frymëmarrje, dispepsi, kapsllëk, ngurtësi e përbashkët, lodhje, probleme neurologjike dhe funksionim të dobët fizik në përgjithësi. Shumë e dobishme për të praktikuar Pilates.

Marrja e aspirinës tonë të përditshme – Përdorimi i zakonshëm i aspirinës jo vetëm zvogëlon ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, por gjithashtu mund të parandalojë një seri çrregullimesh nëpërmjet fuqive të saj anti-inflamatore. Marrja e një doze të vogël ditore (75 mg) gjithashtu zvogëlon rrezikun e zhvillimit të tumoreve të zakonshme malinje në mushkëri, zorrës së trashë dhe prostatë prej 46%. Kujdes ndaj ulçerave. Frutat dhe perime?

Më mirë nëse janë të ngrira – Frutat dhe perimet duhet të konsumohen të freskëta. Por ndërmjet kohës së mbledhjes dhe momentit që vijnë në dyqane, shpesh kalon shumë kohë dhe në këtë periudhë humbasin shumicën e fuqive ushqyese. Prandaj, nëse nuk jeni në gjendje të konsumoni produkte që janë sapo të mbledhura, është mirë të hani fruta dhe perime të ngrira.

Kujdes nga vitaminat – Marrja e shtesave të vitaminave rrit rrezikun e sëmundjeve të rënda si kanceri dhe prodhon pak përfitime shëndetësore, sepse pengon prirjen natyrore të trupit për të krijuar radikalet e lira për të sulmuar qelizat “e këqija”, duke përfshirë edhe kancerozët.

Detaje nga aksidenti në autostradën Tetovë-Gostivar (VIDEO+FOTO)

Një person ka humbur jetën dhe katër të lënduar është bilanci i aksidentit të sotëm që ndodhi tek pika e pagesës rrugore në Tetovë, nga ana e Gostivarit. Rasti ka ndodhur në orën 06 e 45 minuta, ndërsa të parët për të ndihmuar të aksidentuarit, kanë arritur njësiti mobil i Rrugëve të Maqedonisë dhe urgjenca e Tetovës, thotë përgjegjësi i pik pagesës së Tetovës, Berzah Bejtullahu.

Aksidenti ka ndodhur në orën 6 e 43 minuta, të parët ishin punëtorët e Rrugëve të Maqedonisë, që intervenuan për të mos pasur pasoja më të mëdha, sepse në veturën mercedes ka shpërthyer zjarr. Kemi arritur ta shuajmë zjarrin që u hap aty, pastaj arritën mjeku dhe ndihma e shpejtë dhe konstatuan vdekjen e zonjës, ndërsa të lënduarit u përcollën në spitalin klinik të Tetovës. Shkaqet, nga ajo që duket është shpejtësia e veturës mercedes, por këtë do e vërtetojnë organet – deklaroi Berzah Bejtullahu, përgjegjës i pikë-pagesës rrugore.

“Ne me dy automjete dhe me dy automjete dhe ekipe në shpejtësi të madhe. Arritën këtu dhe hasëm në një tmerr të vërtetë, pra ndeshje e rëndë. Në veturën e parë kishte katër të lënduar që u nxorën nga ne dhe punonjësit e pikë-pagesës dhe u dërguan me ambulanca për mjeki, ndërsa në veturën e dytë që drejtohej nga një femër u dash që të pritet nga ana jone me mjete sepse dera ishte e mbyllur. Pamë se vozitësja kishte ndërruar jetë, premë derën dhe nxorëm viktimën jashtë”, u shpreh Uka Aliti, zjarrfikës.

Deri tek përplasja ka ardhur për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën është futur në pikë pagesë vetura e tipit mercedes me tabela të Ohrit, e drejtuar nga 51 vjeçarja B. D. S., nga Kërçova, e cila ka humbur jetën në vendngjarje. Nga përplasja, me lëndime të rënda, por jashtë rrezikut për jetë, përfundojnë katër personat të tjerë që kanë qenë në veturën e tipit tuareg, të drejtuar nga 37 vjeçari, A.K., nga Dibra.

Katër personat e lënduar, janë shtrirë në spitalin e Tetovës dhe po mbahen për kurim të mëtejshëm, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetë.

Rastin e ka konfirmuar edhe SPB e Tetovës, nga ku thonë se, janë duke u kryer hetimet për zbardhjen e tërësishme të rastit dhe shkaktarin e aksidentit.

https://youtu.be/RgLq3bjaaJU

Kryeministri grek Tsipras arriti për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

Alexis Tsipras filloi vizitën e parë historike në Maqedoninë e Veriut, duke u bërë kryeministri i parë grek që viziton vendin
Kryeministri i Republikës së Greqisë, Alexis Tsipras, arriti në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).

Delegacioni që priti kryeministrin grek në Aeroportin Ndërkombëtar-Shkup, kryesohej nga zv/kryeministrja dhe ministrja e mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska dhe nga ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Gjatë vizitës së parë historike të një kryeministri të Republikës së Greqisë, Tsipras do të pritet me ceremoni zyrtare në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut nga homologu i tij, Zoran Zaev, pas çka do të mbahet mbledhje e dy delegacioneve qeveritare të udhëhequra nga kryeministrat.

https://youtu.be/4InRuVEFWRI

Pas përfundimit të mbledhjes, është paraparë të mbahet një konferencë e përbashkët për media nga kryeministrat Zaev dhe Tsipras.

Sipas agjendës, pas takimit me Zaevin, kryeministri grek do të takojë edhe kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin.

Aktiviteti i fundit në kuadër të vizitës së kryeministrit grek është forumi i biznesit të afaristëve nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Tsipras në vizitën e tij është shoqëruar nga rreth 70 afaristë grekë.

Rikujtojmë se në muajin qershor të vitit të kaluar dy vendet nënshkruan Marrëveshjen e Prespës me të cilën mori fund kontesti shumëvjeçar për emrin.

Siç ishte paraparë në marrëveshje, Maqedonia ndryshoi emrin kushtetues në Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa më 12 shkurt të këtij muaji Qeveria njoftoi se Marrëveshja e Prespës ka hyrë në fuqi.

Aksident i rëndë në aksin Tetovë-Gostivar, një person ka humbur jetën (Video+Foto)

Sot rreth orës 06:45 në autostradën Tetove-Gostivar, në pikën e  pagesës rrugore të Tetovës ka ndodhur një aksident i rendë trafiku ku ka humbur jetën një grua 51 vjeçe nga Kërcova, vozitëse e Mercedesit me tabela të Ohrit i cili ka goditur veturën e tipit Tuareg te drejtuar nga 37 vjeçari nga Dibra me iniciale A.K.

Në tuareg përveç vozitësit ka pasur edhe tre perona të tjerë të cilët kanë përfunduar me lëndime dhe janë dërguar ne Spitalin Klinik të Tetovës.

Për momentin po kryen hetimet nga Prokuroria ndërsa trupi i pa jete i 51 vjeçares me iniciale B.D.S. nga Kërcova është dorëzuar për autopsi./alsat

https://youtu.be/RgLq3bjaaJU

Shqiptarja në Greqi që kërkon mandatin në Parlamentin Europian

Eda Gemi, shqiptarja që prej vitesh jeton në Greqi, do të kandidojë në zgjedhjet për Parlamentin Europian nën siglën e Lëvizjes për Ndryshim, KINAL. Gemi është pritur nga kryetarja e partisë Fofi Gennimata, e cila ka miratuar kandidaturën e saj.

KINAL ka 19 deputetë në Parlamentin e Greqisë dhe 2 deputetë në Parlamentin Europian, teksa shpreson që të rrisë prezencën pas zgjedhjeve të majit.

Eda Gemi është eksperte e shkencave politike, e specializuar për çështje të qeverisjes, emigracionit dhe politikave të integrimit. Pasi ka përfunduar studimet në Universitetin Metropolitan të Londrës, Eda Gemi ka marrë masterin për shkenca politike në Universitetin e Athinës. Flet greqisht, anglisht dhe italisht, përveç gjuhës amtare shqipe.

Në CV-në e saj thuhet se është lektore dhe studiuese në ISR-Institute for Urban and Regional Research, European University Institute në Firence dhe Universitetin Europian të Tiranës, ndërsa në këto zgjedhje ajo do të kërkojë edhe votëbesimin e të gjithë shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi./Opinion.al

Mori makinën fshehur prindërve, ndërron jetë 13-vjeçari që u aksidentua në Lezhë

Ka ndërruar jetë 13 vjeçari i cili u aksidentua pak ditë më parë në lagjen ‘Nënë Tereza” në qytetit e Lezhës.

Jurgen Ndreca kishte marrë makinën pa dijeninë e prindërve dhe më pas është përplasur me një pemë, pas aksidentit 13-vjeçari u transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve.

Nga aksidenti mbeti i plagosur dhe një 16-vjeçar që udhëtonte në makinën që drejtohej nga 13-vjeçari./ Opinion.al E.Xh.

Super-vajza e komandantit të UÇK-së që po “çmend” rrjetin (Foto)

Donika Selimi është vajza e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimit.

Donika përveç që karakterizohet nga një hijeshi e rrallë, posedon linja trupore tejet seksi që i ekspozon në Instagram, duke e “ndezur” rrjetin.

Bukuroshja nga Drenica, është mjaftë aktive në rrjetet sociale duke treguar hiret e saj dhe të gjitha mediat janë duke folur për të.

Aksident ajror, humb jetën një nga gratë më të pasura të Rusisë (FOTO)

Një nga gratë më të pasura të Rusisë, bashkëpronare e “Grupit S7”, Natalia Fileva, humbi jetën të dielën në një aksident avioni në Gjermani. “Fileva, 55 vjeç, ishte në bordin e një avioni “Epic LT”, me një motor, me gjashtë vende, i cili u rrëzua dhe u dogj në një fushë pasi iu afrua aeroportit të vogël në Egelsbach, një qytet në jugperëndim të Gjermanisë”, tha kompania ajrore në një e-mail.

Policia gjermane tha se kishte tre persona në aeroplan, përfshirë pilotin e fluturimit, i cili ishte me origjinë Franceze. Fillimisht u tha se dy pasagjerët besohej se ishin qytetarë rusë, por identifikimi i tyre zgjati për shkak të hetimeve.

Autoritetet gjermane të aviacionit po shqyrtojnë shkakun e rrëzimit të avionit. Egelsbach është rreth 10 kilometra në jug të Frankfurtit. “Forbes.ru”, e vlerësoi pasurinë e Filevës në 600 milionë dollarë.

Ekipi i “Grupit S7” shpreh ngushëllimet e sinqerta dhe të përzemërta për familjen dhe të dashurit e zonjës Fileva”, tha kompania në një deklaratë.
“Kujtimi i saj si një udhëheqëse frymëzuese dhe simpatike; një person i mrekullueshëm do të qëndrojë përgjithmonë në zemrat e të gjithë punonjësve të ‘Grupit S7’. Është një humbje e pariparueshme”, thuhet në deklaratën ngushëlluese.

Me një bazë në Aeroportin Domodedovo të Moskës, “S7” është pjesë e Aleancës Oneworld dhe fluturon në 150 destinacione në 35 vende të ndryshme të botës.

Sauditët akuzohen se kanë hakuar telefonin e shefit të Amazon

Një hetues, i kontraktuar nga kompania e shitjeve online Amazon, thotë se autoritetet e Arabisë Saudite kanë hakuar telefonin e shefit ekzekutiv të kësaj kompanie, Jeff Bezos dhe kanë pasur qasje në të dhënat personale të tij.

Gavin de Becker ka shkruar në uebfaqen The Daily Beast se “hetuesit tanë dhe disa ekspertë kanë ardhur në përfundim se sauditët kanë pasur qasje në telefonin e Bezos dhe kanë marr informacione private”.

De Becker, i cili ishte kontraktuar për të hetuar publikimin e fotografive intime të Bezos, e lidhi hakimin e telefonit të shefit të Amazonës dhe publikimin e fotografive, me mbulimin që The Ëashington Post i bëri vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, i cili u vra në konsullatën saudite në Stamboll vitin e kaluar.

Bezos, i cili është aktualisht njeri më i pasur në botë, ka në pronësi gazetën The Ëashington Post, ndonëse kjo media funksionon krejtësisht ndaras nga kompania Amazon.

Khashoggi ishte vrarë brenda konsullatës nga agjentë sauditë. Qeveria saudite ka thënë se vrasja është kryer nga vetë agjentët dhe ka mohuar se në këtë ngjarje është i përfshirë edhe Princi i Kurorës, Muhammad bin Salman, i njohur me shkurtesën MBS.

“Është e qartë se MBS e konsideron The Ëashington Post si një armik të madh”, shkroi de Becker.

De Becker dha disa detaje të hetimit, që e çoi atë deri te përfundimi se qeveria saudite ishte përgjegjëse për hakimin e telefonit të Bezos./REL

Reka shpalos sloganin e fushatës për zgjedhjet presidenciale

Kandidati për kryetar shteti Blerim Reka, i cili përkrahet nga dy partitë shqiptare opozitare ka shpalosur moton e tij, me të cilën do të kërkojë mbështetjen e qytetarëve.

“Reka për Republikën” është slogani i kandidatit që mbështetet nga Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, i cili në zgjedhjet presidenciale do të garojë me numrin rendor 1, njofton Telegrafi Maqedoni.

Reka sot në sheshin “Skënderbeu” në Shkup do të mbajë konventën promovuese për kryetar shteti, ku fjalime do të mbajnë edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Përveç Rekës, sloganin për zgjedhjet presidenciale e ka shpalosur edhe kandidati i partive në pushtet, Stevo Pendarovski – “Së bashku përpara”.

Theksojmë se zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 21 prill, ndërsa raundi i dytë më 5 maj./Telegrafi/

Studimi: Truri ka marrëdhënie me ushqimet e kripura

Patate të skuqura, kokoshka dhe hamburgera: dëshira për ushqime të kripura është e shkruar në neurone, sipas studimit të botuar në revistën ”Nature” nga një grup i Institutit Kalifornian të Teknologjisë (Caltech), që identifikoi qarqet nervore që ”ndriçojnë” duke ushqyer mallin për këto ushqime.

Studimi u krye në trurin e minjve laboratorikë, në sajë të shënuesve gjenetikë që lejojnë analizimin e aktivitetit të grupeve specifike të qelizave përmes stimujve të lehtë.

Sipas studiuesve, të koordinuar nga Yuki Oka, studimi mund të na ndihmojë të kuptojmë më mirë se si trupi i njeriut rregullon nevojën për kripëra të tilla si natriumi, i cili është thelbësor për organizmin.

”Kjo, pasi ai është i përfshirë në aktivitetin kardiovaskular dhe transmetimin e impulseve nervore”, shpjegon Oka.

Por, natriumi, sipas studiuesve nuk mund të sintetizohet nga trupi dhe të futet në dietë. Prandaj, kur trupi bëhet i pakët, truri aktivizon sinjale specifike të oreksit që çojnë në një rritje të konsumit.

“Ne kemi identifikuar një ‘popullatë’ të qelizave të trurit tek minjtë që shërben pikërisht për të kënaqur këtë nevojë për natrium në trup dhe për të rregulluar nivelet e konsumit të tij”, theksoi Oka.

Jeni kuriozë? Ermal Mamaqi zbulon sa e ka rrogën: Sa të pushoj bosin e…(VIDEO)

Një nga kuriozitetet më të mëdha të publikut është që të dinë sesa paguhen personazhet që punojnë në media? Radha i erdhi Ermal Mamaqit i cili përballë kësaj pyetjeje në “E Diell” e shpjegoi kështu rrogën e tij.

“Unë kam disa rroga. Këto ndahen në të ardhura pasive si për shembull dhënia me qira e një apartamenti, që do të thotë se t’i nuk punon për to, dhe të ardhura aktive që ti punon dhe merr një rrogë në fund të muajit. Në momentin kur të ardhurat pasive janë më të mëdha se shpenzimet e tua, atëherë ti mund të pushosh nga puna bosin tënd”, deklaroi Ermali duke e lidhur këtë dhe më filozofinë e trajnimeve për suksesin e individit që ai realizon prej disa kohësh.

Në fakt u duk komplet e qartë që Mamaqi e shmangu përgjigjen dhe këmbënguljes për ta mësuar konkretisht rrogën e tij, ai iu përgjigj:

“Kjo është pyetje tipike shqiptarësh. Ku po shkon dhe sa e ke rrogën janë karakteristikë e kombit tonë aq sa edhe të huajt çuditen me ne për këtë pjesë”- tha ai.

Që Ermali paguhet mirë kjo as nuk diskutohet, fundja shifra ç`rëndësi ka, sa kohë që ai punon intensivisht për të qenë më i miri i profesionit të tij!

U nis me lule për në BE, si u zbuluan 350 kg h… në kamionin shqiptar?

U nis me lule për në BE, si u zbuluan 350 kg h… në kamionin shqiptar?

LEXO lajmin e plotë:

“Pash alienët në Fier”, Çiljeta rrëfen për herë të parë tmerrin e përjetuar

Prania e jashtëtokësorëve, ose alienëve, në Tokë ka qenë dhe vazhdon të jetë një temë shumë e fortë diskutimi në të gjithë botën.

Teksa flitej në rubrikën “Escape” në “ E Diell” për histori të pazakonta në shtetin e Kosta Rikës, këngëtarja Çiljeta Xhilaga ndau me teleshikuesit një eksperiencë personale në lidhje me këtë dukuri.

“Para disa vitesh doli lajmi që në Levan të Fierit ka zbritur një anije alienësh dhe është djegur toka. Pas një jave nga publikimi i këtij lajmi, unë po kthehesha nga Vlora me mamin dhe, teksa udhëtoja, shihja një dritë të kuqe, por që nuk pulsonte”, rrëfen këngëtarja.

“Drita ndërkohë vetëm lëvizte dhe kuptova që s’ishte sinjal i ndonjë avioni, por u ul në një distancë jo shumë të largët dhe vura re që ajo rrotullohej tërë kohës”, kujton ajo.

“Objektin nuk e shquaja dot për shkak të errësirës dhe pata një emocion shumë të madh. Mbaj mend që nuk e shtypja dot freksionin e makinës se më dridheshin gjunjët”, përfundoi rrëfimin e saj Xhilaga.

Çiljeta shtoi gjithashtu se këtë histori nuk e ka thënë asnjëherë në publik, sepse mund t’u dukej e pabesueshme, por fakti që ka qenë me mamanë e saj, e cila pohon po të njëjtën gjë, e bën më të vërtetë.

“Gazetari i Edi Ramës”, Muç Nano: S’e votoj më! Ai ka mbaruar, duhet të ikë

Gazetari dhe analisti Mustafa Nano është etiketuar shpesh si “gazetari” i Edi Ramës, por në një intervistë për Roland Qafokun ai ka thënë se kjo gjë e acaron, pasi kurrë nuk i ka shërbyer pushtetit.

Teksa ka rrëfyer raportin e tij me kryeministrin dhe bisedën e fundit me të, Nano ka theksuar se misioni i Edi Ramës si politikan ka mbaruar dhe kurrë më s’do të votojë për të.

Ju e keni e mbështetur këtë qeveri?

Unë e kam votuar këtë qeveri, por kam qenë edhe kritik ndaj saj. Por ngaqë kam qenë shumë kritik ndaj opozitës, më kanë etiketuar si analist apo gazetar pro qeveritar. Më dhemb deri në palcë etiketimi që më bëjnë: “Muç Nano, gazetari i Edi Ramës”.

Pse ju dhemb, shihni dhe ju përgjegjësi për këtë etiketim?

Më dhemb, sepse kjo damkë nënkupton shërbimin. Dhe shërbimi nuk është zanati im. Lëre pastaj t’i shërbesh Edi Ramës.

Nëse e keni ngjyer në acid pendën tuaj për Berishën dhe për Fatos Nanon, për Edi Ramën nuk e keni ngjyer, por Rama ka 20 vjet në pushtet…

Për Berishën e kam ngjyer në acid, sepse unë nuk e kam parë as atëherë dhe as sot nuk e shoh njësoj me Ramën, në do ta dish. Për mua, çdo arsyetim e analizë politike në Shqipëri duhet të fillojë pasi të kemi rënë dakord se Berisha është një muhabet më vete. I pakrahasueshëm me asnjë tjetër për dëmet që i ka bërë vendit. Kush nuk kupton këtë, është me probleme, mendoj unë.

Cili është qëndrimi juaj ndaj Edi Ramës sot?

Edi Rama është një politikan që e ka mbaruar misionin e vet. Duhet të gjejë një mënyrë për t’u larguar. Unë për vete nuk do të votoj më kurrë për të. Ai është i pavotueshëm.

Sa kohë keni pa u takuar me Edi Ramën?

Biseda ime e fundit me të në “ËhatsApp” ka qenë e vështirë dhe unë e kuptova në këtë rast se me këtë njeri nuk duhet të takohem më kurrë.

Si ka mundësi që Rama, një njeri kryeqytetas, krijon kaq zhgënjime, po aq sa Berisha apo dhe Fatos Nano?

Rama nuk është se është deurbanizuar. Ai vijon të jetë urban. Nuk është ky problemi i tij. Madje, ai në këtë pikë vijon të bëjë diferencën me atë tjetrin, Berishën. Por është një diferencë që nuk i duhet më kujt.

Modelja kosovare me emrin e veçantë “i heq rrobat” në Tiranë (Foto)

Modelja nga Prizreni, Gjelbrona Gashi shquhet për linjat trupore bombastike që nuk nguron t’i vërë në pah.

Ajo u bë e njohur nga pjesëmarrja e saj në videoklipin e Capital T me këngën ‘Ti je ma e mira’, dhe prej atij momenti e ka ndërtuar karrierën me postimet përvëluese në Instagram.

Aty, Gjelbrona shfaqe gjithë potencialin e saj si modele dhe duke mjaft atraktive.

Së fundi ajo ka postuar disa foto tepër të nxehta, kur shfaqet edhe gjysmë nudo në një vaskë të mbushur me trëndafila në një hotel luksoz në Tiranë.

“Sytë e qenit më shumë shpirt se disa…”, kë ‘thumbon’ Jozefina Topalli?

“Nëse shikon ne sytë e një qeni, si mund te dyshosh se, ai nuk ka shpirt?”. … dhe pastaj, kur shikon maskën e disa politikaneve… zgjedhja është e thjeshtë”!

Kështu shkruan Jozefina Topalli në një postim në Instagram ku pozon me qenin e saj, por duket se “thumbon”, madje ashpër disa personazhe në klasën politike shqiptare.

Ish-kryetarja e Kuvendit është përfolur gjatë këtij muaji si një nga politikanet që do të luajë rol në zgjidhjen e krizë politike që po kalon vendi, sidomos pas deklaratës së Ilir Metës për të hequr dorë nga Presidenca.

Por deri më tani, vetë ajo nuk ka shprehur asnjë qëndrim zyrtar mbi këtë çështje.