Ballina Blog Faqe 630

LAJMI FUNDIT: Aksident i rëndë trafiku në autostradën Shkup-Tetovë

Në autostradën Shkup-Tetovë në afërsi të fshatit Llaskarcë, sa po ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, në të cilin janë përfshirë një kamion dhe disa vetura, raporton gazeta KOHA.

Nuk ka informacione për të lënduar dhe vik.tima nga aksidenti. Informacionet e para të gazetës KOHA nga terreni flasin se veturat e përfshira në aksidet janë tepër të dëmtuar. (koha.mk)

Bind një person tjetër për të kaluar provimin e patentë shoferit në emër të tij, kapen për shkak të letërnjoftimit të rremë

Kundër dy personave nga Shkupi është ngritur akuza për “falsifikim të dokumentit” pasi u kapën me kartë identiteti të falsifikuar, e cila ishte përdorur në procedurën për dhënien e provimit të vozitjes. Një nga të akuzuarit është 26-vjeçari B.R. nga fshati Gllumovë, ndërsa personi i dytë është M.S. i moshës 30 vjeçare nga fshati Svillarë e Poshtme.

M.S. dyshohet për nxitje.

“B.R. me letërnjoftim të falsifikuar ku janë shënuar të dhënat personale të M.S. më 6 shkurt 2019 ka paraqitur provimin e lejes së vozitjes, në emër të personit të dytë, i cili më parë në këmbim i kishte premtuar një shumë të parave”, thonë nga Ministria e Brendshme.

26-vjeçarja lind dy herë brenda vitit

E si për ta bërë historinë e saj edhe më mahnitëse, 26-vjeçarja solli në jetë një tjetër fëmijë, këtë herë një vajzë, Lola, e cila lindi vetëm pak ditë para Krishtlindjes të vitit që lamë pas.

Duke folur për mediat britanike, e reja nga Cumbria, Angli, u shpreh e mahnitur nga eksperienca e saj: “Gjithmonë e kam dashur shumë Krishtlindjen, por nuk e kisha menduar kurrë se mund të isha në gjendje të lindja fëmijë gjatë sezonit festiv. Padyshim që nuk ishte e planifikuar”.

Lewis, 47-vjeç dhe Laura u njohën online 6 vite më parë dhe vendosën që të provonin për të pasur një bebe. Fatkeqësisht Laura pësoi 2 aborte spontane, në një prej të cilëve ajo priste binjakë.

“Kur mbeta shtatzënë herën e tretë sigurisht që ishim shumë në ankth, nga frika se mos ndodhte sërish”, rrëfen e reja. Por shtatzënia shkoi mirë dhe bebja pritej të lindte më 5 janar të 2016-s. Megjithatë Carlos lindi 5 ditë më herët, mëngjesin e 1 janarit 2016.

Pa plane për një fëmijë të dytë, Laura vuri re se kishte nisur të shtonte në peshë vetëm në muajin Shtator.

“Bëra një test shtatzënie dhe shtangëm kur zbuluam se isha sërish shtatzënë. Habia ishte edhe më e madhe kur zbulova se isha 6 muajshe dhe bebja pritej të lindte sërish për Vit të Ri”.

“Nuk mund ta besoja. Trupi nuk më kishte shkuar ende në normalitet nga lindja e Carlos, kështu që mendoja se mbipesha dhe cikli i çrregullt ishte si pasojë e lindjes”.

E kështu, djali i saj i dyti erdhi në jetë ditën e Krishtlindjes. Më herët gjatë 2018-s ajo mbeti sërish shtatzënë dhe për Krishtlindje lindi vajzën. “Nuk e kam idenë sesi vijoj të lind fëmijë për Krishtlindje, por është e mrekullueshme”, rrëfeu e reja.

Sërish zjarr në Strugë (VIDEO)

Sonte përsëri ka shpërthyer zjarr në Strugë në drejtim të fshatit Kalishtë. Por sipas deklaratave të qytetarëve, ky zjarr nuk përfshin pjesën e kallameve, por pjesën e fushave private. Reaguan aktivistët e organizatës “Ohri SOS”, të cilët kërkojnë përgjegjësi nga institucionet dhe paralajmërojnë radikalizmin e masave kundër pasivitetit të institucioneve përgjegjëse.

Shumica e dhomave të hoteleve në Kosovë janë me nga një shtrat

Agjencia e Statistikave të Kosovës, për herë të parë ka bërë matjen e ekonomisë së pavrojtuar në Kosovë, duke përfshirë katër sektorë: transportin, hotelerinë, ndërtimtarinë dhe restorantet.

Sektori i ndërtimtarisë është matur për vitin 2017, kurse në tre sektorët e tjerë janë bërë matjet për TM3 2018.

Sipas anketës, (sipas klasifikimit të NACE Rev. 2) rreth 34 për qind e bizneseve merren me transport tjetër tokësor të udhëtarëve; rreth 31 për qind e bizneseve veprojnë si taksi; derisa 29 për qind e bizneseve merren transport rrugor të mallrave; dhe 6 për qind merren me transport tokësor urban dhe periferik.

Ndërkaq, te sektori i hotelerisë, rreth 47 për qind të dhomave janë me nga një shtrat; 41 për qind të dhomave janë me dy shtretër; 7 për qind janë me 3 e më shumë shtretër; 4 për qind janë apartamente; 0.1 për qind janë rezidenca; dhe 1 për tjetër. Numri mesatar i punëtorëve të përhershëm në hotelet e anketuara ishte pak më i lartë në muajin korrik (mesatarisht 5.97 persona) dhe gusht (mesatarisht 5.93 persona), në krahasim me shtatorin (ku mesatarisht ishin 5.73 persona).

Te sektori i restoranteve, aktivitetet më të shpeshta ishin: bar, kafeteri (44 për qind), ushqimet e shpejta (34 për qind); restorantet (31 për qind); dhe klubet (1 për qind). Më shumë se gjysma e bizneseve që ishin pjesë e kësaj ankete, raportuan se njësia biznesore në të cilën veprojnë me aktivitetin e tyre ekonomik është e marrë me qira, rreth 54 për qind; rreth 35 për qind e bizneseve raportuan se njësia biznesore i takon atyre, pavarësisht nga lokacioni; përderisa 12% e bizneseve veprojnë në një njësi që është pjesë e shtëpisë së tyre.

Te sektori i ndërtimtarisë, një biznes i zakonshëm raportoi se rreth 89 për qind e vlerës së punimeve të realizuara në vitin 2017 i takon kategorisë Ndërtime të reja; rreth 7 për qind i takon kategorisë Mirëmbajtje dhe riparime të vogla; dhe 4 për qind riparime të mëdha të ndërtimeve ekzistuese./Lajmi.net/

Gruaja që nuk ndjen asnjë dhimbje

Jo Cameron e kupton se lëkura e saj po digjet vetëm kur e sheh mishin e djegur. Ajo shpesh vendos duart e saj në furrë, por nuk ndjen asnjë dhimbje për ta paralajmëruar atë.

Kjo për shkak se ajo është një nga vetëm dy njerëz në botë që njihen të kenë një mutacion të rrallë gjenetik.

Kjo nënkupton se ajo nuk ndjen pothuajse asnjë dhimbje, dhe kurrë nuk ndjehet e frikësuar apo e shqetësuar.

Këtë gjë ajo e kuptoi në moshën 65 vjeçare, kur mjekët panë se nuk kishte nevojë për medikamente qetësuese pas një operacioni serioz.

Cameron kreu ndërhyrje kirurgjike në dorë dhe mjekët e paralajmëruan se do të përballej me dhimbje më pas. Kur ajo nuk ndjeu asgjë, anestezisti i saj, Dr Devjit Srivastava, e dërgoi atë tek gjenetika e dhimbjeve në University College London (UCL) dhe Oxford University.

Pas testeve, ata gjetën mutacione të gjeneve që nënkuptonin se ajo nuk ndjen dhimbje si shumica e njerëzve.

Njihuni me 14-vjeçarin nga Nju Jorku, që fiton 200 mijë dollarë duke luajtur video-lojën e njohur (Video)

Një djalë 14-vjeçar nga Long Island në SHBA, ka pranuar se i fiton 200 mijë dollarë duke luajtur video-lojën Fortnite.

Griffin Spikoski nëntë muaj më parë kishte ngarkuar video të ndryshme në YouTube, ku shihet duke luajtur lojën e njohur Fortnite, e falë kësaj fame atë sot e shikojnë mbi 7.5 milionë persona, transmeton Telegrafi.

Ky adoleshent nga New York-ut kalon mbi tetë orë në ditë duke luajtur Fortnite, pasi që me sukses kreu kurset në shkollën e tij. Megjithatë ai pranon se gjatë vikendit i kalon më shumë se 18 orë në ditë duke luajtur.

“Mund të them në njëfarë mënyre se kjo është puna ime”, ka deklaruar Griffin për televizionin ABC.

Gjithashtu ka folur për famën që e ka fituar falë videove që i poston në YouTube, dhe se ka mbi një milion abonues. Atë e ndjekin gjatë çdo loje dhe nofkën që e përdor është Skeptic, ku me orë të tëra kalon pranë ekranit të kompjuterit.

Por, ky veprim i ka sjellë atij të mira materiale, pasi nga abonuesit, donatorët dhe marrëveshjet për sponsorizim ka fituar shuma të majme të hollave. E prindërit e tij i kanë ndihmuar të punësojë këshilltar financiar që do ta ndihmojë në menaxhimin e të hyrave.

Paratë që i ka fituar Griffin thotë se planifikon t’i ruaj, me qëllim që një ditë t’i shpenzojë për studime apo për të blerë shtëpi të re.

Kejvina Kthella dhe Lori Hoxha bëjnë xing në veshje (FOTO)

Në një foto të publikuar dy ditë më parë Lori Hoxha mbante të veshur një kostum ngjyrë rozë ku pantallonat dhe xhaketa kishin prerje paksa mashkullore.

Ndërsa ditën e djeshme Kejvina u shfaq e veshur me të njejtin kostum në premierën e “2 gisht mjaltë”, por me një ndryshim të vogël pasi jaka vjen pak më e ngritur, ndryshe nga Lori që ka preferuar versionin e jakës së thellë duke bërë xing në veshje.

Nuk mungojnë rastet kur Vip-at shpesh me dashje ose pa dashje gjenden në publik me veshje të njëjta dhe kjo ndodh për arsye nga më të ndryshmet.

Young Zerka flet për herë të fundit për lidhjen me Ronela Hajatin. Ja e vërteta (FOTO)

Prej disa ditësh është folur gjatë në mediat rozë për ndarjen mes këngëtares Ronela Hajati dhe Young Zerkës.

Në një intervistë Zerka rrëfeu se me Ronelën ka përfunduar çdo gjë dhe se e kishte shumë xhan.

Megjithatë i ftuar sot në emisionin ‘Trokit’ me Ermal Peçin, Zerka ka çuditur publikun teksa ka thënë që vazhdon akoma të jetë i lidhur me Ronelën.

’Më ka mërzitur shumë se është bërë si telenovelë’ ka rrëfyer këngëtari teksa është përgjigjur për ndarjen mes tyre.

’Në çfarë episodi jemi kanë dalë tirat ‘The End’ e pyet Ermali.

‘Jo mo akoma s’kanë dalë tritat.Ke parë ti kam nxjerrë unë gjë titra.Historia vazhdon. Ne me Ronelën na lidhin shumë gjëra,ajo është shumë e talentuar’ është shprehur Zerka.

’Ata janë bashkë dhe s’ka çfarë ju duhet juve. Jeta vazhdon ‘ ka thënë Ermali ndërsa Zerka nga ana tjetër e ka pohuar.

Zjarri i madh në kufirin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë përhapet drejt fshatit Stinik

Në shuarjen e tre zjarreve pyjore që dje dhe sot shpërthyen në rripin kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në fshatin Bajkovo, komuna Novo Sellë, marrin pjesë pesëdhjetë persona.

Komuna e Novo Sellës ka formuar shtab të krizave dhe të punësuar në komunë dhe ndërmarrjen komunale, së bashku me ekipet e SPB-së Strumicë, NJTPZ Strumicë dhe Ekonominë e pyjeve “Bellasica” janë në vendin e zjarreve.

Linja e zjarrit është në gjatësi prej rreth tre kilometra në vendin Rajanovo, mbi fshatin Bajkovo.

“Zjarri përhapet vendi nuk është i përshtatshëm për pajisje dhe automjete, ndërsa vetë era dukshëm e vështirëson shuarjen. Përhapet drejt fshatit Stinik, por atje është ekipi jonë dhe shpresoj se nuk do të lejojmë të afrohet”, tha komandanti i NJTPZ Strumicë, Aleksdandar Gudev.

E rrallë, gruaja me dy mitra lind binjakë një muaj pas fëmijës së parë

Një grua 20-vjeçare në Bangladesh solli në jetë dy binjakë vetëm 26 ditë pasi kishte lindur fëmijën e saj të parë.

Arifa Sultana lindi djalë në fund të shkurtit, sipas Dr. Sheila Poddar, gjinekologe në spitalin Ad-Din në kryeqytetin Dhaka. Pas një lindjeje normale në një tjetër spital, nëna dhe foshnja dolën nga materniteti. Më pak se katër javë më pas, ajo u shtrua në Ad-Din.

‘Erdhi në spital duke u ankuar për dhimbje në fund të barkut’, tha Poddar. Doktorët i bënë një eko dhe zbuluan se Sultana ishte shtatzënë me binjakë.

Sultana kishte dy mitra, një dukuri e quajtur uterus didelphys. Fëmija i parë dhe binjakët ishin ngjizur dhe rritur në mitra më vete.

Ajo nuk kishte bërë eko gjatë shtatzanisë së parë dhe kjo ishte arsyeja që nuk kishte dijeni për binjakët.

‘Nuk është shumë e zakonshme të kesh dy uterusë. Kur zhvillohet uterusi, ai krijohet nga dy tuba që shndërrohen në një. Te disa gra, bashkimi nuk ndodh edhe muret ndarës nuk shkrihen në një’, shpjegon Dr. S.N. Basu, shef i obstetrisë dhe gjinekologjisë në spitalin Max Healthcare në New Delhi të Indisë.

Poddar arriti të kryente një operacion cesarian për të nxjerrë dy binjakët, një djalë e një vajzë. ‘Të tre fëmijët janë të sigurt e të shëndetshëm’, tha doktoresha. ‘Edhe nëna e tyre është mirë’.

Sipas Insitutit Kombëtar të Shëndetit, një uterus didelphys është anormali e rrallë dhe krijimi i binjakëve në të ka probabilitet një në një milion. Moszbulimi i saj para lindjes është edhe më i rrallë.

‘Gratë e zonave rurale nuk e dinë se çfarë nuk shkon me to, nuk e dinë me sa fëmijë janë shtatzëna dhe ndonjëherë nuk e dinë fare që janë shtatzënë’, thotë Basu.

Foshnja që po habit mjekët, ka lindur pa hundë (FOTO)

Një foshnje nga Iraku ka lindur pa hundë, që do të thotë se ajo mund të marrë frymë vetëm përmes gojës.

Foshnja, identiteti i së cilës nuk dihet, jeton në Falluxha, rreth 64 km në perëndim të Bagdadit – kryeqyteti i kombit të shkatërruar nga lufta.

Nuk ka detaje të mëtejshme për fëmijën, përveç asaj që kanë tre vëllezër më të mëdhenj, të cilët qëndrojnë mirë nga aspekti shëndetësor.

Është e paqartë, se pse foshnja ka lindur pa hundë, ndonëse një gjendje e rrallë shëndetësore, e quajtur arhinë, mund të jetë fajtore.

Gjendja besohet të jetë shkaktuar nga gjenet e gabuara. Më pak se 100 raste janë regjistruar përgjatë gjithë kohërave.

Zaev me apel për bankat ta zvogëlojnë interesin dhe provizionet, të lejojnë më shumë kredi

Kryeministri Zoran Zaev u bëri thirrje bankave të ndërmarrin vendime më të guximshme dhe të kontribuojnë më shumë për përkrahje të ekonomisë dhe zhvillimit të tërësishëm. Të ndërmarrin hapa më të guximshëm edhe në pjesën e rënies së interesit, zvogëlimin e provizioneve dhe fleksibilitetin në miratimin e kredive.

“Fuqishëm e përshëndetëm zvogëlimin e fundit të shkallës referente të interesit në 2,25 për qind, i cili është niveli më i ulët historik dhe tërë ajo do të shkaktojë dhe duhet të shkaktojë rënie të shkallës së interesit në banka. Sepse besoj se edhe bordet dhe bordet e tyre mbikqyrëse, do të ndihmojnë në mënyrë më pozitive dhe në aspekte më të guximshme në vendosjen e tyre për zvogëlimin e interesit, në nevojën e vendosjes të vëllimit të madh real të mjeteve të lira që i kanë bankat”, tha Zaev nga foltorja kuvendore.

Shprehu bindje se përderisa organet e bankave private pak më shumë e ndërrojnë kursin dhe bëhen më të guximshëm dhe më optimist në pjesën e vendosjes së tyre, atëherë do të japin kontribut serioz në zhvillimin e tërësishëm ekonomik, në ngritjen e standardeve të qytetarëve, por edhe te investimet.

“Kemi raste kur ndonjë firmë e re nuk ka kredi, nuk ka të ardhura dhe shpenzime në të kaluarën, ndërsa ka kapital serioz pas vetes. Bankat nuk pranojnë tu japin kredi firmave të tilla sepse nuk e shohin rrjedhën. Në të gjitha vendet miratohen kredi të tilla veçanërisht për shkak të planit të biznesit dhe gjithsesi kanë garancione”, theksoi kryeministri.

Ai paralajmëroi se Qeveria tashmë gjeneron politika të caktuara që të bëhen hapa të caktuar konkret përmes Bankës së Maqedonisë për përkrahje të zhvillimit e cila do të mund plotësisht të ketë aktivitete të saj që të përkrahet numri maksimal i projekteve.

Zaev potencoi se duhet të mendohet edhe për vlerën e provizioneve, të cilat sipas tij, ende janë shumë të larta. “Provizionet që i bëjnë bankat ende janë shumë të larta. Tani ajo e bën jo miqësore atmosferën edhe ndaj tyre. Besoj nuk janë rezistent në kritika se bankat kanë profite, mirë është të kenë profit të gjitha kompanitë, por megjithatë presim mjete të lira në mënyrë më të guximshme ose më pozitive të gjejnë mënyrë t’i plasojnë dhe të prekin te një numër sa më i madh i kompanive dhe qytetarëve”, tha Zaev, duke shtuar se kur qytetarët kanë mjete më të lira për qëllimet e tyre, ajo do ta rrisë edhe konsumin e tyre.

“Nevojiten të gjitha mekanizmat pozitiv, ndërsa na duhet edhe qëndrimi pozitiv i Parlamentit sepse ajo do të thotë klimë stabile e biznesit. Na duhet të ekzistojë dialog në shtet, reformat të ndodhin, por na duhen edhe të gjitha resurset që ekzistojnë të shfrytëzohen për zhvillimin”, porositi kryeministri Zaev.

Kërkesat e parealizuara, studentët paralajmërojnë sërish protesta

Këshillat Studentorë të disa universiteteve në vend, me në krye Universitetin e Tiranës, por pa harruar atë “Aleksandër Moisiu” në Durrës; “Fan S. Noli” në Korçë; “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan; si dhe Mjekësia, Politekniku dhe ai Bujqësor i Kamzës, kanë dalë me një deklaratë zyrtare këtë të enjte, ku shprehen se qeveria vërtet ka punuar me “Paktin për Universitetin”, por mbi 90 për qind e kërkesave ose nuk janë plotësuar, ose janë deformuar dhe plotësuar pak.

Sipas asaj që thonë këshillat studentorë, kërkesa kryesore të tyre mbeten rrëzimi i menjëhershëm i ligjit për Arsimin e Lartë, por edhe marrja me seriozitet e plotësimit të të gjitha kërkesave të tyre.

Ndër to, përgjysmimi i tarifave të studentëve duhej bërë në janar 2019, pikë që është plotësuar pjesërisht, vetëm për ciklin “Bachelor” dhe jo për “Master”-in; faqet e internetit që do të bënin transparencën e buxhetit të universiteteve nuk janë ngritur ende, edhe pse sipas Paktit duhej të bëheshin në janar të 2019-s; sikurse edhe pesha e votës së studentëve nuk është rritur ende, edhe pse duhej ndryshuar që në muajin e parë të vitit.

Këshillat studentorë thonë se edhe shkarkimi i anëtarëve të Bordeve të Administrimit është bërë në mënyrë të pjesshme, ndërsa sa i përket kartës së studentit, ende asnjë hap nuk është bërë për të.

Në përfundim, duke paralajmëruar protesta të tjera në mbështetje të kauzës së tyre, ata kërkojnë një takim urgjent me ministren e Arsimit, zonjën Besa Shahini.

PSE JEMI VETËM NË KRIZËN TONË POLITIKE

Nga Artur ZHEJI

Presidenti kinez Xi Jinping, me turin e tij Europian solli në sipërfaqe një parashtrim dhe një iluzion të ri në kontinentin kolosal, që mbiquhet Euro-Azia…

Ai zbarkoi në Romë e më pas në Paris, me një dosje plot projekte dhe me parakontrata të gatshme që tringëllojnë qindra miliarda dollarë, në një Europë të tronditur nga kriza ekonomike dhe të tronditur, nga doktrina Trump, “America First!”, e cila e vendos Bashkimin Europian në plan të dytë.

Projekti kinez, është madhështor për nga përmasat dhe i frikshëm për nga pasojat, një projekt që vetëm kinezët mund ta ëndërojnë dhe vetëm kinezët mund ta financojnë me surplusin e tyre gjigantesk financiar.

Projekti kinez është emërtuar nga ata: Rruga e Mëndafshit. Por ndërsa 500 vite më parë “Rruga e Mëndafshit”, perceptuar dhe ndërtuar nga italiani Marko Polo, ishte një rrugë karvanesh që sillnin mëndafshet e çmueshme kineze në Europë, projekti i sotëm është është pak të themi i krahasueshëm vetëm me Murin e Madh kinez.

Bëhet fjalë për mijëra kilometra hekurudhë, nga Kina nëpër Siberi, bëhet fjalë për porte të reja në boshtin që lidh Kinën me Europën e pasur, bëhet fjalë për fjalë për platforma magazinimi të kontenjerëve kinezë, në përmasa qytetesh, ku shpërthimi i largët ekonomik kinez, ka zgjedhur të pushtojë Europën në mënyrë të përgjithshme.

Mbas taksave të forta të SHBA, ndaj mallrave kineze, të kërkuara dhe të zbatuara nga administrata Trump, Xi Jimping, presidenti kinez dhe qeveria e tij ambicioze në përmasa planetare, sapo bëri një lëvizje gjeniale gjeopolitike dhe gjeoekonomike, në Bashkimin Europian, të rraskapitur nga mungesa e një perspektive ekonomike madhore.

“Goditjen e parë”, Republika Popullore e Kinës, e dha në Republikën Italiane, duke nënshkruar një marrëveshje të posaçme me kryeministrin Italian, Konte, që parashikon ndër të tjera, konçesione aksionere, për dy portet strategjike italiane, në Trieste dhe në Gjenovë, nga ku kinezët synojnë të depërtojnë në zemër të Europës me mallrat e tyre të pafundme.

Qeveria italiane, e shpërfilli në mënyrë të habitshme paralajmërimin serioz të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në këtë drejtim, duke sfiduar në të njejtën kohë edhe presidentin francez Makron dhe kancelaren gjermane Merkel. Sepse italianët, shohin te marrëdhënia e re me Kinën, një dalje të mundshme nga tuneli raskapitës i krizës së tyre ekonomike shumëvjeçare, qoftë kjo edhe si një luftë tregëtare ndaj partnerëve të tjerë. Xi Jinping, gjeti të gatshme hallkën më të brishtë të Bashkimit Europian, Italinë, e cila për herë të parë në historinë e pasluftës së Dytë Botërore, u tregua moskokëçarëse ndaj amerikanëve dhe rreziqeve të paralajmëruara nga kjo marrëveshje.

Porse kinezët, nuk u ndalën këtu, Xi Jimping shkoi vetëtimthi nga Roma në Paris, ku Makron, thirri si partnerë dhe si dëshmimtarë të takimit me presidentin kinez, kancelaren gjermane Merkel dhe presidentin e BE, Junker. Pa shumë fjalë, por me një “çek prej 35 miliardë dollarë” në dorë, Xi Jimping, kontraktoi me shumëkombëshen europiane Airbus, plot 300 aeroplanë për flotën ajrore kineze, duke i dhënë një goditje të madhe, kompanisë së madhe amerikane Boing, deri dje, klienete kryesore e Kinës.

Ky veprim financiar kaq joshës, në periudhë krize, e ka nervozuar tej mase Uashingtonin, që ndjehet krejtësisht i mënjanuar, sëpari nga Italia, por me rradhë edhe nga vendet e tjera të BE. Parashikohet se me këto investime , që në harkun e një 10 vjeçari, mund të mbrrijnë në mijëra miliardë dollarë, dhe angazhimet territoriale të Rrugës së Mëndafshit, si porte, hekurudha dhe platformat e magazinimit të përmasave të pazakonta dhe milionahektarëshe, vjen nga pas, një ushtri e tërë me specialistë dhe punëtorë kinezë, që edhe kjo llogaritet disa milionëshe, duke prishur çdo ekulibër të sotëm gjeopolitik, madje shpejt edhe demografik në Europë.

Jemi kështu në një luftë të vërtetë tregëtare nga njera anë dhe në një luftë të ftohtë të deklaruar, SHBA-Kinë, nga na tjetër…

Për tu kthyer në hallet e mëdha, të shtëpisë sonë të vogël, të shtetit të vogël dhe të varfër të Evropës, Shqipërisë, mund të kuptohet fare mirë se sa qesharake është dhe do të jetë, vëmendja amerikane apo europiane, për Tiranën e trazuar të vitit 2019.

Një kokëçarje shqiptare pra, thjesht e bezdisur, e krahasueshme me pickimin e mizave të kalit, kur karroca ka ngecur në llucë. Apo në mesin e një lufte tregëtare dhe jo vetëm, ndërmjet Bashkimit Europian, SHBA-ve dhe Kinës, si partnere e re, që zbarkon në Europë e ngarkuar me miliarda dollar dhe me formulën magjike ekonomike të zgjidhjes së krizës ekonomike europiane.

Në këto rrethana, mund të përcaktohemi krejt vetëm dhe as qeveria e as opozita, nuk mund të mbështetet tek ndërkombëtarët, në një ndërhyrje konstruktive, në mbrojtje të demokracisë apo të halleve tona të brendëshme politike.

Ose në rastin më të keq, do të trajtohemi si një fshat poterexhinjsh, që për zgjidhjen e halleve tona parësore, do të ngarkohen disa diplomatë të dorës së tretë, me dhimbje koke, me ulçera në stomak apo me hemoroide të acaruara.

Por ky edhe do të jetë rasti, që shqiptarët të zgjedhin, në një rast të afërt, nëse kanë një besnikëri reale dhe ideale, ndaj SHBA-ve, që nuk janë sot, në ditët e veta më të mira, në raportet ekonomike dhe gjeopolitike me Bashkimin Europian…

FOTOLAJM/ Dilaver Nela zbulon harkun e triumfit të Turpit!

Dilaver Nela është kthyer në protestuesin më “IN” të momentit, pasi është shfaqur në tubimet e opozitës dhe kongresin e PS me versionin e tij të shprehjes së revoltës ndaj politikës.

Më 16 mars 2019, ai protestoi kundër 3 partive kryesore me parullën: “Shoqëria Civile: PS, PD, LSI s’ka Shqipëri, por ka tre tepsi”.

Përveç asaj që shkruhej në pankartë, mbi kokë 54-vjeçari mbante 3 tepsi.

Ndërkohë para protestës së ditës së sotme, Dilaver Nela ka dalë sërish në shesh me 5 tepsi të lidhura në formë harku, ku në krye qëndron ajo me fytyrën e kryeministrit Edi Rama.

“Harku i Triumfit të Turpit”, shkruan këtë herë 54-vjeçari në pankartën e tij.

Kujtojmë se në një prononcim për mediat ai është shprehur se “Shqipërinë duhet ta bëjnë ndërkombëtarët, pasi ne nuk na përfaqëson askush”.

(VIDEO) Sela pyet: A e ka kryer punën e saj PSP-ja?

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev shtroi pyetjen nëse PSP ka kryer detyrën e saj. Sipas tij propozim ligji në fjalë për P. Publike i merr autonominë PSP-së.

“Gabimisht parashtrohet pyetja në opinion se ky është Ligj për PSP-në, realisht ky është ligj i cili në një farë forme ia merr autonominë PSP-së. Ne si Aleanca për Shqiptarët jemi për vazhdimin e punës së PSP-së, në pafundësi. Ne mandej jemi edhe për formimin e Gj. Speciale e cila do të merret me ankimimin e ankesave nga PSP. Po për PSP, por kjo duhet të dëshmojë nëse është për të luftuar kri.min dhe korrupsionin”, deklaroi Zijadin Sela, kryetar i ASH-së, sipas të cilit përgjimet të vazhdojnë të jenë prova materiale dhe për proceset gjyqësore që duhet të zhvillohen në të ardhmen, pa kufizime.

“Ne kemi disa propozime në lidhje edhe me këtë Ligj. Partizimi i Prokurorisë së përgjithshme dhe gjykatave në përgjithësi duhet të merr fund, këtu duhet gatishmëria edhe e qeverisë”, tha Sela.

Kasami: PSP-ja të vazhdojë punën deri në zbardhjen e rasteve (Video)

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami sot realizoi një takim me kryeministrin Zoran Zaev, temë e takimit ishte Prokuroria Speciale Publike (PSP). Pas takimit Kasami deklaroi se Lëvizja BESA është për vazhdimin e mandatit të PSP-së dhe atë deri në përmbylljen e të gjitha rasteve.

“Sot i përcollëm kryeministrit qëndrimin tonë. Ne si Lëvizje BESA e përkrahim funksionimin e PSP me gjithë kapacitetin e saj, këtu dua të ngrit faktin e vlefshmërisë së përgjimet, dhe ti përmbyllë të gjitha lëndët që dalin nga përgjimet. I dhamë propozimet tona, komfor marrëveshjes, që amendamentet të jenë zgjidhje. Synojmë që bombat të përdoret si dëshmi dhe indice”, tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.

https://youtu.be/WK_XUezaSE0

Lajmet e fundit nga Gostivari (VIDEO)

GOSTIVAR, ÇDO DITË NGA NJË VATËR E RE ZJARRI:

GOSTIVAR, TRANSPORTUES PA FRENA BARTIN UDHËTARË:

QYTETARËT, LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT DHE DENONCIMI I RASTEVE KORRUPTIVE:

MAQEDONIA, “LAS VEGAS” I BALLKANIT:

QYTETARËT E GOSTIVARIT INKURAJOHEN QË TË DENONCOJNË KORRUPSIONIN:

GOSTIVARI PËR HERË TË PARË ME TEATËR NË DITËN BOTËRORE TË TEATRIT:

MBI 90 ZJARRE VETËM GJATË MARSIT NË GOSTIVAR, KOMUNA APELON PËR KUJDES:

Pas ndarjes nga i fejuari, Lady Gaga në krahët e…!

Lady Gaga i ka dhënë fund lidhjes së saj 2-vjeçare me Christian Carino. Pas ndajes nga i fejuari u përhap lajmi se këngëtarja kishte nisur një lidhje të re me aktorin amerikan, Jeremy Renner.

Fakte të reja kanë dalë së fundmi në dritë dhe duket se ende nuk bëhet fjalë për një lidhje të mirëfilltë mes dyshes. Burime për “Us Weekly” kanë treguar se Christan nuk e ka trajtuar aspak mirë Lady-n gjatë muajve të fundit dhe prandaj ata shkuan drejt divorcit.

Lady Gaga u mbështet tek Jeremy, kohët e fundit ato janë parë shumë të afërt me njëri tjetrin.