Ballina Blog Faqe 7

Kronika e zezë e Tetovës dhe Gostivarit – Prill 2025

Kronika e zezë e Tetovës dhe Gostivarit – Prill 2025

Njoftimet nga policia

Me datë 24.04.2025 në ora 11.30 në SPB, personi J.I.(41) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 10:00 në oborrin e shkollës së mesme në Tetovë ku m;sonte, djali i tij i mitur për shkak të një keqkuptimi të mëparshëm është sulmuar fizikisht nga njëmoshatar i tij, i cili gjatë sulmit ka përdorur edhe një mjet prej xhami. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
……
Me datë 24.04.2025 në ora 13.35 në SPB Tetovë, personi M.S. (67) nga fshati Zherovjan i Tetovës, ka raportuar se rreth orës 12:30, për shkak të pakënaqësisë me produktet që i kishin blerë më parë është sulmuar fizikisht nga dy persona në tezgën e tij në rrugën “146” në Tetovë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Me datë 24.04.2025 ora 21.10 në NjP Tearcë, A.R. (26) nga fshati Nerasht i Tetovës, ka raportuar se rreth orës 20:40 në rrugën lokale në fshatin Nerasht, duke lëvizur me veturën e saj ,,Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, S.U. nga nerashti me automjetit të saj “Golf” me targa të Tetovës i ka dëmtuar pasqyrën anësore dhe nuk është ndalur. Sipas raportit, pasi ajo ka arritur në automjet dhe ka kërkuar të mirren vesht, S.U. dhe motra e saj kanë filluar të sillen në mënyrë agresive ndaj saj dhe ta kërcënojnë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Me datë 24.04.2025 në ora 16.00 në Stacionin Policor Tetovë, T.M.(20) nga Tetova ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Me datë 24.04.2025 në ora 17:15 në NjP Kamnjan, një 27 vjeçar nga rajoni i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga D.S nga Shkupi për shumën prej 10.000 denarë. Sipas raportit, ata kanë rënë dakord përmes një rrjeti social që për shumën e deklaruar t’i blejnë një celular, pas së cilës i ka dërguar pakon me postë ekspres, të cilën e ka paguar dhe pasi e ka hapur, ka vërejtur se pajisja ishte e ndryshme nga ajo për të cilën ishte marrë vesh dhe ishte e kyçur, gjë që e bëri të dyshonte se ishte vjedhur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Gjatë ditës së djeshme (24-prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 59 drejtues mjetesh (TE-34 dhe GV-25) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 29 (TE-22 dhe GV-7) janë marrë me automjetin special merimangë. Gjothashtu janë sanksionuar edhe 56 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-22 dhe GV-34).
Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjat e komunikacionit, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë më drejtpërdrejt të kontribuojnë në qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Me datë 23.04.2025 në ora 10:00 dhe 20:30 në fshatin Leshnicë e Poshtme e Tetovës dhe në fshatin Ozurmisht i Tetovës, zyrtarët policorë të NjP Grupçin kanë ndaluar personin E.A.(70) nga fshati Leshnicë e Poshtme dhe K.A.(43) nga fshati Ozurmishtë. Ata kërkoheshin me urdhër të bazuar në urdhrat e gjykatës për të vuajtur dënimet me burg. Personat janë dërguar për vuajtje të dënimit në Institucionin Korektues Penal Burgun e Tetovës.
……
Me datë 23.04.2025 në ora 14.25, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin Sh.H.(68) nga Tetova, duke vepruar sipas raportimit të mëparshme të vëllait të tij 60-vjeçar nga Tetova se për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronësore dhe juridike ndaj tij është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar dhe se motrën e tyre e ka kërcënuar me armë zjarri. Të njëjtën ditë me urdhër të gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e Sh.H., gjatë të cilës është gjetur dhe sekuestruar një revole tip “Crossman Air Guns 357”. Ai po mbahet në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.
……
Me datë 23.04.2025 në ora 16:30, zyrtarët policorë të SP Gostivar kanë arrestuar personat F.K.(51) dhe F.S.(24), të dy nga Gostivari dhe Gj.I. (32) nga fshati Tanushë, komuna e Mavrovës dhe Rostushës, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 16:10 para një objekti hotelierik në Gostivar kanë sulmuar fizikisht personin Gj.I.. gjatë kontrollit tek F.S. është gjetur dhe sekuestruar një mjet metalik. Të njëjtën ditë në orën 20:00, F.K. ka raportuar se pas mbërritjes në stacionin policor të Gostivarit është takuar me personinGj.I., i cili e ka sulmuar fizikisht. Ata po mbahen në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtrsë përkatëse.
……
Me datë 23.04.2025 në ora 15.00, zyrtarë policorë të DPB Gostivar, kanë privuar nga liria një të mitur nga Republika e Turqisë dhe në prani të babait të tij K.M.A. (39) nga Republika e Turqisë, me vendbanim në Gostivar, i është konfiskuar biçikleta që e kishte vjedhur më parë. Biçikleta i është kthyer pronarit B.V.(33) nga Gostivari dhe i mituri po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do ti përgattet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 23/24.04.2025, në periudhën nga ora 22.00 deri në ora 03.00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete për përmirësimin e sigurisë publike në zonën e SPB Tetovë, ku në bashkëpunim me inspektorët e Inspeksionit Shtetëror të Tregut, Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe Inspektoratit të Punës, kanë kryer aksion kontrollues në objekte të basteve sportive, kazinove dhe objekte tjera. Gjatë kontrollit janë konstatuar shkelje në juridiksionin e institucioneve të tjera në dy pika bastesh sportive, të cilat kanë marrë masa në përputhje me ligjin. Ndërkohë, në një kazino në rrugën e ,,Ilindenit” janë gjetur dhe u arrestuar për qëndrim të padeklaruar në vend personat K.L. (24), V.H. (20) dhe I.H. (24), të tre nga Republika e Shqipërisë dhe kundër tyre do të përgaditen parashtresa përkatëse.
……
Me datë 23.04.2025 në ora 14.10 në SPB Tetovë nga Qendra Mjekësore Gostivar kanë raportuar se tek ata është pranuar me lëndime të rënda trupore personi G.M.(58) nga fshati Banjicë e Poshtme e Gostivarit. Sipas njoftimit, lëndimet i ka pësuar kur ka rënë në kanalin e punëtorisë së automekanikut në Gostivar, ku kishte sjellë për servisim veturën e tij ,,Mercedesin” me targa të Gostivarit. Një ekip nga DPB Gostivar ka kryer Inspektimin në vnedin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e rastit.
…….
Me datë 23.04.2025 në ora 12:00, në SPB Tetovë është raportuar se në rrethrrotullimin nga rruga “Ivo Ribar Lola” dhe rrugës “Strasho Pinxhur” në Tetovë, vetura “Renault Espace” me targa regjistrimi të Tetovës, i drejtuar nga V.T. (60) nga Tetova, ka goditur këmbësorin E.S.(75) nga Tetova. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin klinik të Tetovës. Një ekip i SPB Tetovë ka kryer inspektimin në vendin e aksidentit.
……
Gjatë ditës së djeshme (23 prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 45 drejtues mjetesh (TE-32 dhe GV-13) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 35 (TE-23 dhe GV-12) janë marrë me mjetin special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 83 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-51 dhe GV-32).
Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjat e komunikacionit, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e destinuara për atë qëllim dhe në këtë mënyrë më drejtpërdrejt të kontribuojnë në qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë dhe sigurinë personale.

Me datë 22.04.2025 në ora 13:00 në një objekt hotelierik në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, kanë arrestuar personin S.J. (53) nga fshati Sedllarevë e Tetovës, i cili në bazë të aktvendimit gjyqësor ishte kërkuar për vuajtje të dënimit me burg. Ai është transferuar në Institucionin korektues penal-Burgun e Tetovës, për vuajtje të dënimit.
……
Me datë 22.04.2025 në ora 20:35 në një rrugë lokale në fshatin Bogovinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga NJP Kamnjan kanë privuar nga liria personin F.A.(19) nga fshati Bogovinë për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuana. Ai është duke u mbajtur në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 22.04.2025 në ora 13:20 në Stacionin Policor Tetovë, një 20 vjeçare nga një fshat i Tetovës ka raportuar se një ditë më parë ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj Sh.J. nga një fshat i Gostivarit, me të cilin nuk ishin të kurrorëzuar. Sipas raportit, ai shpesh e detyronte atë t’u kërkonte prindërve të saj para dhe gjithashtu kishte marrë disa kredi të shpejta në emër të saj. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
…….
Me datë 22.04.2025 në ora 20.20 në Stacionin Policor Tetovë, D.N.(21) nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga ish i dashuri i saj G.S nga një fshat tjetër i Tetovës. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
…….
Gjatë ditës së djeshme (22 prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 79 drejtues mjetesh (TE-62 dhe GV-17) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 39 (TE-29 dhe GV-10) janë marrë me mjetin special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 47 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-22 dhe GV-25).
Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, përkatësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjat e komunikacionit, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e destinuara për atë qëllim dhe në këtë mënyrë më drejtpërdrejt të kontribuojnë në qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Me datë 21.04.2025 në ora 20:35 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektoti për Punë të Brendshme Tetovë kanë privuar nga liria personin Sh.R.(30) nga Tetova, për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuana. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do ti përgaditet kallëzim përkatës.
…….
Me datë 22.04.2025, në periudhën nga ora 00.00 deri në ora 02.25 në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat A.B.(31), D.B.(32), M.B.(29), E.B.(50), Xh.B.(34), S.A.(42), A.Sh. (44) dhe N.S. (20), pasi që rreth orës 23:45 në rrugën ,,Boge Veljanoski”, pas një debati të mëparshëm, kanë shkelur rendin dhe qetësinë publike duke u përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Të gjithë janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit për ta do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 21.04.2025 në ora 15.00 në rrugën rajonale Tetovë-fshati Jazhincë, në hyrje të fshatit Tearcë e Tetovës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria personin E.A.(28) nga fshati Poroj Tetovës, i cili me shpejtësi prej 103 km në orë, në zonë të banuar, drejtonte automjetin e udhëtarëve ,,Volkswagen Golf” me targa të Tetovës në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 km në orë. Ndërsa, në orën 18:54 në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të vendit të quajtur ,,Uji i ftohtë”, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin S.R.(35) nga fshati Gjermë e Tetovës, i cili me shpejtësi prej 173 km në orë, drejtonte automjetin e pasagjerëve BMW me targa kombëtare gjermane në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 100 km në orë, jashtë zonës së banuar.
Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të ngrihet kallëzim nga neni 297-a i Kodit Penal – “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pakujdesshme”.
…….
Me datë 22.04.2025 në ora 03.30 në Spitalin klinik Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin Z.J.(39) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se ka sulmuar fizikisht gruan e tij 34-vjeçare. Ai është duke u mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.
…….
Gjatë ditës së djeshme (21-prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 102 drejtues mjetesh (TE-91 dhe GV-11) për tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 18 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-13 dhe GV-5).
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, apelon pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjat e komunikacionit, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë më drejtpërdrejt të kontribuojnë në qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Me datë 20.04.2025 në ora 22.00 në rrugën “Ivo Ribar Lola” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.B. (25) nga Tetova për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai po mbahet në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim përkatës.
…..
Me datë 20.04.2025 në ora 20.20 në Stacionin Policor Gostivar, S.K. (36) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 17:00. në korridorin e objektit ku banon në Gostivar është sulmuar fizikisht nga një person i cili paraprakisht kishte debatuar me fëmijët e tij të mitur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Me datë 20.04.2025 ora 17.35 në Njësinë e Policisë Kamnjan, petsoni A.M. (44) nga fshati Pirok i Tetovës, ka raportuar se në fshatin Bogovinë të Tetovës, për shkak të një keqkuptimi të mëparshëm është sulmuar fizikisht nga D.I. (60) nga fshati Bogovinë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Me datë 20.04.2025 në ora 15.50 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë privuar nga liria personin I.S.(38) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se më shtëpinë e tyre familjare më Tetovë, ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Ai po mbahet në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Privohet nga liria shoferi në rrugën Gostivar-Kërçovë pasi ka tejkaluar një kolonë automjetesh
Më datë 19.04.2025 në ora 12.10, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Gostivar në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, afër gurores, kanë privuar nga liria personin F.S. (59) nga fshati Livadhi e Strugës, i cili me veturën e tij Volkswagen me targa të Strugës ka tejkaluar një kolonë më të gjatë të automjeteve, duke rrezikuar sigurinë në komunikacion. Pas dokumentimit të rastit do të përgatitet kallëzimi përkatës nga neni 297-a i Kodit Penal – “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pakujdesshme”.
…….
Me datë 19.04.2025 në ora 12.15 në Policinë e Gostivarit, është raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, një motoçikletë “Honda” me targa të Tetovës, e drejtuar nga G.I. (33) nga Shkupi, ka dalë nga rruga. Motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda nga aksidenti, të konfirmuara në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. Inspektim është kryer nga ekipi inspektues i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit.
………
Me datë 19.04.2025 në ora 22.20, në rrugën “Borçe Jovanoski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit, me urdhër të gjykatës, kanë ndaluar personin E.H. (40) nga Gostivari, i cili kërkohej për vuajtje të dënimit me burg. Ai është dërguar në Burgun e Tetovës për të vuajtur dënimin.
………
Me datë 20.04.2025 në ora 00.05 në rrugën lokale në fshatin Bogovinë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Kamnjan kanë privuar nga liria personat Sh.Sh.(19) dhe A.S. (18), të dy nga fshati Bogovinë. Gjatë një kontrollit tek Sh.Sh. është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ata po mbahen në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet parashtresl përkatëse.
…….
Me datë 20.04.2025 në ora 03:30, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.H. (68) nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale nga neni 235 lidhur me nenin 19 të Kodit Penal. Ai është duke u mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet paraahtresë përkatëse.
……
Gjatë ditës së djeshme (19 prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 20 drejtues mjetesh (TE-17 dhe GV-3) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, 4 prej të cilëve (TE-3 dhe GV-1) janë marrë me mjet special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 87 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-58 dhe GV-29).

Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjat e komunikacionit, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë më drejtpërdrejt të kontribuojnë në qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Me datë 17.04.2025 në ora 14.00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë privuar nga liria peronat H.Sh.(56) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës dhe N.S. (55) nga fshati Kamjan i Tetovës. Gjatë kontrollit të kryer në automjetin ,,Audi” me targa të Tetovës, i drejtuar nga N.S., është konstatuar se i njëjti kryente transport publik të udhëtarëve pa dokumentacion përkatës. Ndërsa, gjatë kontrollit të kryer tek H.Sh., i cili udhëtonte në automjet, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 40 mijë euro në prerje të ndryshme. Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse nga neni 279 dhe neni 284-a i Kodit Penal.
……
Me datë 17.04.2025 në ora 15.50 në DPB Gostivar, personi H.M. (49) nga fshati Zdunjë e Gostivarit, ka raportuar se në parcelën e babait të tij Sh.M. me sipërfaqe prej 2098 metër katrorë, për të cilën ka akt pronësor dhe marrëveshje për ndarje fizike të datës 28.12.2024, dhe të tjëjtën me datë 16.04.2025 ka vendosur ta rrethojë me rrjetë, për çka ka dërguar njoftim në komunën e Gostivarit, kanë ardhur personat A.J., M.B. dhe E.B. nga Gostivari dhe i kanë ndalur punën duke i thënë se një pjesë e parcelës është e tyre dhe i kanë bashkangjitur një certifikatë pronësie. Sipas kallëzimit, ai dyshon se 212 metër karorë i janë marrë në mënyrë të kundërligjshme përmes falsifikimit të dokumenteve. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
……
Me datë 17.04.2025 në ora 13:30 në Gostivar, zyrtarë policorë të Departamentit të Policisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor Gostivar kanë arrestuar personat S.D. (58) dhe A.Z. (84), të dy nga fshati Vrapçisht i Gostivarit, pasi që gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ndaj tyre janë sjellë në mënyrë agresive. Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.
……
Me datë 18.04.2025 në ora 03.00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar personin B.R. (46) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se ka sulmuar fizikisht gruan e tij 46-vjeçare në shtëpinë e tyre familjare. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
…….
Me datë 18.04.2025 në ora 00.15 në rrugën ,,Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, zyrtarët policorë të Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit, kanë privuar nga liria personin A.Xh. (38) nga Gostivari, i cili dyshohet se në fillim të muajit ka vjedhur një motoçikletë në rrugën ,,JNA” në Gostivar. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës nga neni 235 i Kodit Penal.
…….
Gjatë ditës së djeshme (17-prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 67 drejtues mjetesh (TE-43 dhe GV-24) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, prej të cilëve 23 (TE-20 dhe GV-3) janë ngritur me mjetin special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 68 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-44 dhe GV-24).
Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjat e komunikacionit, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë më drejtpërdrejt të kontribuojnë në qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Me datë 16.04.2025, në periudhën nga ora 10.00 deri në orën 18:00, zyrtar nga SPB Tetovë, në koordinim dhe bashkëpunim me përfaqësues nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, përfaqësues nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe zyrtarë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, kanë kryer kontroll në dy objekte hotelierike në Tetovë. Gjatë kontrollit, në një objekt hotelierik janë konstatuar një sërë parregullsish, për të cilat do të merren masa nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.
……
Me datë 16.04.2025 në ora 18.00 në SPB Tetovë, personi B.I. (36) nga fshati Radushë ka raportuar se rreth orës 17:00 në lagjen ,,Drenovec” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga personat L.B. dhe Z. ,,pnj”, me ç’rast njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë, por nuk e ka përdorur. Po merren masa për zbardhjen e dhe dokumentirmin e rastit.
……
Me datë 16.04.2025 në ora 09:35 në NjP Kamnjan është raportuar një zjarr në shtëpinë e personit M.I.(40) në fshatin Bogovinë e Tetovës. Nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësitit Territorial i Zjearrfikjes Tetovë. Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.
……
Gjatë ditës së djeshme (16 prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovës. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 72 drejtues mjetesh (TE-45 dhe GV-27) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 31 (TE-19 dhe GV-12) janë marrë me mjetin special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 69 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-35 dhe GV-34). Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, ta përshtatin atë sipas kufizimeve të sigurisë të parapara me ligjet dhe tabelat, t’i parkojnë automjetet vetëm në zonat e caktuara të trafikut dhe në këtë mënyrë të përcjellin sa më shumë shenjat e komunikacionit dhe qarkullimit normal.

Me datë 15.04.2025 në ora 20:30, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin Z.H.(25) nga fshati Debresh i Gostivarit. Ai dyshohet se më datë 04.04.2025 ka kryer “vjedhje të rëndë” dhe i ka marrë një biçikletë personit S.D.(32) nga fshati Banjicë e Poshtme e Gostivarit. Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës nga neni 236 i Kodit Penal.
……
Me datë 16.04.2025 në ora 02:00 në një fshat afër Tetovës, zyrtarët policorë të NjP Zherovjan kanë privuar nga liria personin I.A. (40) nga ai fshat, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 36-vjeçare në shtëpinë e tyre familjare. Ai është mbajtur në këstacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do ti përpilohet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 15.04.2025 në ora 11.00 në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë kanë arestuar personin D.C.(68) nga Tetova pasi i njëjti është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Ai është mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përpilohet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 15.04.2025 në orën 23:50. në NjP Çegran, një 37-vjeçar nga një fshat i Gostivarit ka raportuar se është mashtruar nga V.F. nga Gostivari për shumën prej 500 euro. Sipas kallëzimit, ai i ka shitur personit një automjet pasagjerësh për shumën e deklaruar dhe kanë rënë dakord që ta çojnë në një riparim, ta paguajnë të nesërmen dhe të nënshkruajnë një marrëveshje shitblerjeje në noter. Siç raportohet, deri në ditën e kallëzimit, personi e ka gënjyer për pagesën dhe i ka thënë se ishte jashtë shtetit, por ndërkohë ka vërejtur mjetin të çmontuar në një parcel për autopjesë të përdorura. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Me datë 15.04.2025 në ora 19:10, në SPB Tetovë është raportuar se në magjistralen Gostivar-Tetovë, pas kryqëzimit të Kamnjanit, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve Volkswagen Golf me targa kombëtare zvicerane, i drejtuar nga K.A. (30) nga Velesi, automjeti i pasagjerëve BMW me targa të Gostivarit i drejtuar nga I.P. (42) nga Gostivari dhe automjeti i pasagjerëve “Hyundai” me targa të Tetovës, i drejtuar nga N.Sh. (80) nga fshati Kamnjan. Në aksident ka pësuar lëndime të rënda pasagjeri i automjetit “Golf”, E.E. (36) nga Shkupi, ndërsa tre shoferët dhe një pasagjer nga Golfi kanë pësuar lëndime trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Një ekip inspektues i SPB Tetovës ka kryer inspektimin në vendin e aksidentit.
……
Gjatë ditës së djeshme (15 prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 56 drejtues mjetesh (TE-32 dhe GV-24) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 23 (TE-16 dhe GV-7) janë marë me mjet special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 73 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-34 dhe GV-39).
Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjat e komunikacionit, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë më drejtpërdrejt të kontribuojnë në qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Me datë 13.04.2025, zyrtarë policorë nga Stacionet Policore për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë dhe Gostivar, kanë kryer kontroll për tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar, në të cilin janë konstatuar gjithsej 128 kundërvajtje (TE-67 dhe GV-61). Gjatë kontrollit sipas nenit 297a – drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik, shtatë persona janë privuar nga liria (TE-5 dhe GV-2). Në autostradën Shkup-Tetovë, në stacionin e pagesës rrugore Zhelinë, është privuar nga lria personi M.B. (47) nga fshati Çellopek i Tetovës, për drejtimin e automjetit të udhëtarëve ,,Rover” me targa kombëtare zvicerane me shpejtësi prej 178 km/orë në vend ku shpejtësia e lejuar është 100 km/horë. Në të njëjtin vend është privuar nga liria R.A.(42) nga Tetova, e cila ka drejtuar me shpejtësi prej 172 km/orë veturën ,,Peugeot” me targa të Tetovës. Gjithashtu, në stacionin e pagesës rrugore Zhelinë, është privuar nga liria personi A.A. (33) nga fshati Rakovec për drejtimin e veturës së udhëtarëve ,,Audi” me targa të Tetovës i cili e ka drejtuar me shpejtësi prej 193 km/orë. Në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të ,,Ujit tëftohtë” janë privuar nga liria personi V.Z. (24) nga fshati Zhelinë e Tetovës, për drejtimin e automjetit të pasagjerëve ,,Audi” me targa të Tetovës me shpejtësi prej 179 km/orë në vend ku shpejtësia e lejuar është 100 km/orë dhe S.Sh. (30) nga Tetova për drejtimin e automjetit të pasagjerëve Volkswagen ,,Golf” me targa të Shkupit me shpejtësi prej 177 km/orë. Ndërsa në magjistralen Tetovë-Gostivar, në stacionin e pagesave rrugore Gostivar, janë privuar nga liria personat A.M. (42) nga Shkupi për drejtimin e automjetit të pasagjerëve ,,BMW” me targa të Shkupit me shpejtësi prej 171 km/orë në vend ku lejohet shpejtësia prej 80 km/orë dhe N.B. (54) nga Ohri për drejtimin e automjetit të udhëtarëve ,,Volkswagen Passat” me targa të Ohrit me shpejtësi prej 165 km/orë. Personat janë ndaluar në stacionet policore dhe pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse nga neni 297a i Kodit Penal.
……
Me datë 13.04.2025 ora 21:20, në Stacionin Policor Tetovë, M.I. (48) nga fshati Kamnjan i Tetovës, ka raportuar se në vendin e saj të punës në Spitalin klinik të Tetovës, kolegu i saj D.H. është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
…….
Me datë 14.04.2025 në ora 01.55 në rrugën ,,116” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë privuar nga liria personin R.S. (91) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm të djalit të tij L.S. (66) nga Tetova, se ka shtënë me armë zjarri. I njëjti është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa ekipi i SPB Tetovë ka këqyrur vendin e ngjarjes dhe ka gjetur një pistoletë të kalibrit 7,65 mm “CZ” dhe një kornizë me 6 fishekë të pa shkrepur në pronësi të R.S. i cili posedonte me leje një gëzhojë të përdorur dhe një predhë nga një plumb i shkrepur.
……
Me datë 13.04.2025 në ora 23:10 në Qendrën Emergjente në Spitalin Klinik të Tetovës, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë privuar nga liria personi P.T.(44) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 21:40. në rrugën ,,Bllagoja Toska” ka sulmuar fizikisht punonjësit e policisë që kryenin detyrën. Ai po mbahet në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgaditet parashtrsë përkatëse.
……
Me datë 13.04.2025 në ora 22:45 në Qendrën Emergjente në Spitalin Klinik të Tetovës, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, kanë privuar nga liria personin A.B.(23) nga fshati Tearcë e Tetovës, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se ka sulmuar fizikisht personat B.M. (32) nga Tetova dhe F.I. (21), punonjës të Spitalit klinik të Tetovës, ndërsa i kanë ofruar ndihmë mjeksësore. Ai është mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 13.04.2025 ora 21:00. në rrugën e ,,Ilindenit” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB- Gostivar, kanë arrestuar personin I.Z.(28) nga Gostivari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm nga M.P. (57) nga Gostivari se rreth orës 21:30 e kas sulmuar fizikisht në një objekt hotelerik në Gostivar. Ai është mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 13.04.2025 në ora 19:25 në SPB Tetovë është raportuar se në INKP Tetovë – Burgu i Tetovës, ka rënë zjarr në një ngrohës diellor. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga Njësia Territoriale e Zjarrfikjes së Tetovës. Një ekip i SPB Tetovë ka kryer kontroll në vend ngjarje.

Me datë 12.04.2025, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, me urdhër të gjykatës kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe objekte ndihmëse në rrugën “Bllagoja Toska” te personi E.L.(32) nga Tetova, gjatë së cilës janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë pako me kokainë dhe një pistoletë gazi. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe privuar nga liria babai i tij M.L.(57) dhe vëllai i tij A.L. (29), dhe sipas tyre, E.L. ishte jashtë vendit. Ata janë mbajtur në stacionin policorë për veprime të mëtejshme. Po punohet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rastit.
…….
Më datë 12.04.2025 në ora 17:55, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë në Banjën e Tetovës, kanë privuar nga liria personin R.S. (40) nga fshati Pallaticë e Tetovës, të cilit gjatë kontrollit iu gjet dhe konfiskua kokainë. Ai është mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do ti përgaditet parashtresl përkatëse.
……
Më datë 12.04.2025 ora 21:45. në fshatin Palçisht i Epërm, zyrtarë policorë të Stacionit Policor Kamnjan kanë privuar nga liria personin O.F.(43) nga Tetova. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij, është gjetur dhe konfiskuar kokainë. Ai është mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do ti përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 12.04.2025 në ora 13:20, zyrtarët policorë të Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit në rrugën “Zhivko Brajkoski” në Gostivar kanë arestuar personin H.M.(34) nga Gostivari i cili drejtonte veturën “Golf” me targa të Gostivarit dhe i nkëjti me sjellje agresive, të paturpshme dhe të pahijshme ndaj punonjësve të policisë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ka shkelur rendin dhe qetësinë publike. Ai është mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 12.04.2025 në ora 21:15, në NjP-Kamnjan, personi S.J.(60) nga fshati Bogovinë ka raportuar se rreth orës 16:00, derisa ishte në fushë me djalin e tij E.J. (38) ku punonin bashkë, kishin ardhë bashkëfshatarët e tyre M.M., Z.M. dhe A.M. të cilët pas një debati të shkurtër verbal kanë filluar t’i sulmojnë fizikisht, gjë që iu kundërpërgjigjë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
…….
Sot (13.04) në ora 01.30 në rrugën “Sedek Kostoski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë arrestuar personin A.I. (20) nga fshati Çegran, i cili ishte pasagjer në veturën ,,BMW” me targa të Gostivarit dhe me sjellje agresive, të paturpshme dhe të pahijshme ndaj tyre, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, ka shkelur rendin dhe qetësinë publike. Ai është mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresl përkatëse.

Më datë 10.04.2025, zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar, në bashkëpunim me Komisionin për vlerësimin e plotësimit të kushteve në aspektin e hapësirës, ​​pajisjeve dhe personelit për marrjen e lejes për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, kanë kryer një urdhër paraprak nga Ministrisë së Shëndetësisë, në bayë të urdhrit paraprak nga Gjykata themelore Gostivar, kanë kryer bastisje të jashtëzakonshme në një person juridik që zotëron leje për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, në pronësi të personit A.K. (52) nga Republika e Shqipërisë dhe A.R. nga Bosnja dhe Hercegovina.
Kontrolli dhe këqyrja e objektit u krye në prani të njërit prej pronarëve dhe drejtuesve personit A.K. dhe punonjësit Xh.I.(39) nga Republika e Sllovenisë, me vendbanim të përhershëm në fshatin Sellarc e Epërme e Tetovës, si dhe janë konstatuar një sërë parregullsish lidhur me procesin e kultivimit të bimës së kanabisit, e cila është në kundërshtim me Ligjin për kontrollin e drogave narkotike, për këtë arsye dyshohet se prodhimi i kanabisit ishte i destinuar për tregun ilegal.
Gjithashtu është konstatuar se kanabisi po thahej në dy salla dhe në njërën nga sallat u gjetën nëntë fuçi plastike të mbushura me produktin e përfunduar – lulen e tharë të kanabisit, për të cilat personi juridik nuk posedon asnjë dokumentacion.
Pas udhëzimeve të Prokurorit Publik të Prokurorisë Publike të Gostivarit, kanabisi i gjetur (bimët dhe lulja e tharë) janë konfiskuar dhe i është dorëzuar Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar, ndërsa pronari A.K. dhe punonjësi Xh.I. janë privuar nga liria. Pas kompletimit të gjithë dokumentacionit, sot Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit do të bëjë kallëzim penal për kryerjen e veprës penale nga neni 95-c të Ligjit për kontrollin e drogave narkotike dhe substancave psikotrope dhe të njëjtit do të paraqiten para gjykatësit për procedurë paraprake nga Gjykata Themelore e Gostivarit.
……
Më datë 10.04.2025, lidhur me privimin nga liria të personave D.D. (34) nga Prilepi dhe I.A. (37) nga Manastiri, të cilët janë denoncuar nga M.R.(30) nga Prilepi se rreth orës 18:00 në afërsi të stadiumit të qytetit në Tetovë e kanë sulmuar fizikisht në një veturë me targa të Prilepit. Në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale të Byrosë për Siguri Publike të MPB-së dhe zyrtarë policorë nga SPB Manastir, janë kryer bastisje në tre lokacione në zonën e SPB-Manastir dhe janë gjetur sende që dyshohet se kanë lidhje me veprën penale. Pas dokumentimit të rastit, në Prokurorinë Publike të Tetovës do të dërgohen kallëzime përkatëse.
……

Më datë 10.04.2025 ora 20:30. në Tetovë, zyrtarë policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, kanë privuar nga liria personin G.S. (37) nga Tetova për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai po mbahet në stacionin policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet raport përkatës.
……
Më datë 10.04.2025 në ora 12.00 në Policinë e Tearcës, një 43 vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se rreth orës 11.30 në shtëpinë e tij ka ardhur dhëndri i tij E.I. nga Tetova, me të cilin ka pasur marrëdhënie të acaruara dhe pas një debati të shkurtër mes tyre ka ndodhur një përleshje fizike. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më datë 10.04.2025 në ora 16.20 në Stacionin Policor Tetovë, A.S. (42) nga fshati Bërvenicë, rajoni i Tetovës, ka raportuar se në vendin e saj të punës në një zyrë postare në Tetovë, V.A. nga Tetova është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe e ka kërcënuar. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Me datë 08.04.2025 në ora 20:00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat B.L. (47) dhe E.I. (43), të dy nga Tetova, pasi iu gjet kokainë. Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse. 

                                                                  ……

Me datë 08.04.2025 në ora 12.30 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin E.A. (61) nga fshati Reçica e Vogël e Tetovës, i cili me urdhër të gjykatës kërkohej për vuajtje të dënimit me burg për vepër e kryer penale nga neni 297 paragrafi 3 i Kodit Penal. Ai është transferuar në INKP Burgu i Tetovës për vuajtje të dënimit.

                                                                     ……

Me datë 08.04.2025 në ora 17.10 në Stacionin Policor Tetovë, F.R. (47) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 15:40. në rrugën ,,Murat Baftijari” në Tetovë, fqinji i saj H. ,,pnj” (42) është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe e ka kërcënuar. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit. 

                                                                        ……

Me datë 08.04.2025 në ora 13.40 në Stacionin Policor Tetovë, E.M.(36) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 12:30 në shkollën fillore ku ka mësuar vajza e saj e mitur është sulmuar fizikisht nga dy shokë të klasës. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.   

                                                              ……

Me datë 09.04.2025 në ora 00.20 në rrugën ,,JNA” në Gostivar, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë arrestuar personin M.S. (36) nga Gostivari, pasi që gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ndaj tyre është sjellë në mënyrë agresive. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgaditet parashtresë përkatëse. 

 

Me datë 07.04.2025 në ora 11.30 në rrugën ,,Boris Kidriç” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.M. (18) nga Shkupi, për shkak se gjatë kontrollit të kryer, i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ndërsa, pas kontrolleve të kryera, u konstatua se ndaj tij ishin lëshuar tre urdhër-arrest qendror për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale nga neni 242, neni 235 dhe neni 236, paragrafi 1 i Kodit Penal. Ai është mbajtë në stacionin dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të përgatitet kallëzimi përkatës. S.M. është dërguar dhe dorëzuar në Gjykatën Themelore Shkup 1. Në ora 17:00. në rrugën ,,Goce Dellçev” në Tetovë, është privuar nga liria personi Sh.R. (32) nga Tetova nën dyshimin se i ka shitur drogë personit S.M. Ai është ndaluar në stacionin policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
……
Me datë 07.04.2025 në ora 14.10 në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri Rrugore Tetovë, kanë privuar nga liria personin B.D. (42) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të komunikacionit, zyrtarët policorë kanë ndaluar veturën e pasagjerëve Volkswagen Golf me targa të Shkupit, të cilën e drejtonte dhe pas marrjes së masave është konstatuar se i njëjti është nën efektin e alkoolit, përkatësisht alkooli në gjak ka qenë 2.15% promilë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet akuzë në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim mjeti në mënyrë të pakujdesshme”.
……
Me datë 07.04.2025 në ora 18.00 në rrugën ,,Momir Andonoski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit, privuar nga liria personin D.M.(23) nga Gostivari, duke vepruar pas kallëzimit të mëparshëm të ish-të dashurës së tij 18-vjeçare, se i njëjti ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe e kërcënonte për një kohë të gjatë. Ai po mbahet në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.
……
Me datë 07.04.2025 në ora 08.45, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar, kanë arrestuar personat A.S. (53) dhe A.M. (38) nga Gostivari, për prishje të rendit dhe qetësisë publike duke debatuar me njëri-tjetrin dhe sjellje agresive. Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 07.04.2025 në ora 21:00, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar, kanë gjetur të miturën S.A.(14) nga Shkupi e cila ka qenë bashkë me një të mitur nga Gostivari, për të cilën nëna e saj Z.R. nga Shuto Orizari i Shkupit, paraprakisht kishte raportuar se ishte larguar nga shtëpia. Në bashkëpunim me përfaqësuesin e Qendrës për Mirëqenie Sociale të Gostivarit, ajo i është dorëzuar nënës së saj.

Tetovari humb jetën nga aksidenti në rrugën Mavrovë-Dibër, lëndohet rëndë edhe bashkëshortja e tashmë të ndjerit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën rajonale Mavrovë – Dibër, në afërsi të zonës “Ura Skudrinsk”.

Sipas informacioneve nga SPB-Tetovë, aksidenti është raportuar në ora 18:00 në Departamentin e Policisë në Rostushë.

Një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë.

“Vetura e udhëtarëve “Land Rover” me targa të Tetovës ka dalë nga rruga dhe shoferi Sh.S.(49) nga Tetova ka ndërruar jetë në vend, ndërsa pasagjeri, bashkëshortja e tij A.S.(47) ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin Klinik të Tetovës”, ka deklaruar zëdhënësi i SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi.

Më datë 06.04.2025 në orën 23:05 në fshatin Radiovcë të Tetovës, zyrtarë policorë nga Njësia policore në Zherovjan kanë gjetur dhe ndaluar të miturin nga Shtipi për të cilin është raportuar se rreth orës 21:20 është arratisur bashkë me një të mitur tjetër nga Koçani, nga Institucioni Korrektues në Vollkovi. Ai është dorëzuar në këtë instiucin dhe po ndërmerren masa dhe aktivitete për gjetjen e të miturit tjetër.
…..
Më datë 06.04.2025 në ora 17:50 në Njësinë policore Rostushë, është raportuar se në rrugën rajonale Mavrovë – Dibër, konkretisht në vendin e quajtur Ura e Skudrinës automjeti i pasagjerëve “Land Rover” me targa të Tetovës ka dalë nga rruga dhe shoferi Sh.S. (49) nga Tetova i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe në vend u ka ndëruar jetë, ndërsa gruaja e tij A.S. (47), e cila ka qenë bashkëudhëtare me të, ka pësuar lëndime të rënda të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës. Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi nga DPB Gostivar, në bashkëveprim me Prokurorin publik.

Më datë 04.03.2025 në ora 20:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale nga neni 215 i Kodit Penal, e kanë privuar nga liria personin A.L.(21) nga Tetova. Ai është ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
…..
Më datë 04.03.2025 në ora 13:45, zyrtarë policorë nga NjP Jegunovc, në fshatin Raotincë të Tetovës, kanë privuar nga liria personin M.S.(22) nga fshati Jegunovcë, i cili ka qenë në automjetin e parkuar ,,Citroen” me targa të Tetovës. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 04.03.2025 në ora 17:00, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin B.R. (70) nga Gostivari, pronar i një objekti hotelierik në Gostivar. Në bashkëpunim me inspektorët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim-Shkup, në objektin hotelierik në Gostivar është kryer kontroll i aparateve për fikjen e zjarrit, me ç’rast është konstatuar se kartela e kontrollit të aparatit nuk është origjinale por fotokopje. B.R. është ndaluar në stacionin policorë dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
……
Me datë 04.03.2025 në ora 23:30, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar, në prani të nënës së tij, kanë privuar nga liria një të mitur 15-vjeçar nga Gostivari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm të një gruaje 39-vjeçare nga Gostivari, se i mituri, i cilo është djali i motrës së saj, në shtëpinë e vëllaut të saj ka kryer sulm seksuar ndaj vajzës së saj pesëvjeçare. Për rastin është njoftuar Prokurori publik dhe Qendra për Çështje Sociale Gostivar dhe po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më datë 04.03.2025 në ora 15:20, zyrtarët policorë të Stacionit policor për siguri në komunikacionin rrugor Tetovë në bulevardin ,,Vidoje Smilevski Bato” në Tetovë kanë privuar nga liria personat S.M. (42) dhe M.R.(36), të dy nga Kamnjani i tetovës, të cilët janë sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre, i kanë kërcënuar dhe i kanë penguar në kryerjen e detyrës zyrtare. Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të përgatitet parashtresë përkatës.
……
Më datë 04.03.2025 në ora 12:30, zyrtarë policorë nga NjP Gallatë, në fshatin Gradec të Gostivarit, kanë ndaluar personat Sh.Z. (28) dhe D.A. (20) të dy nga fshati Gradec, të cilët dyshohet se kanë kryer vepër penale nga neni 235 paragrafi 2 i Kodit Penal, të raportuar më 02.04.2025 nga S.B. (28) nga fshati Gradec. Sendet e konfiskuara i janë kthyer pronarit me vërtetim, ndërsa Sh.Z. dhe D.A. janë ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tyre do të vijojë procedim përkatës.
……
Më 04.03.2025 në orën 13:30 në DPB Gostivar, R.S. (77) nga fshati Çegran ka raportuar se të njëjtën ditë rreth orës 10:30 është sulmuar fizikisht nga V.I. nga i njëjti fshat, i cili gjatë sulmit e ka kërcënuar se do ta vriste atë dhe djemtë e tij. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Më datë 02.04.2025, ora 15:30, në SP Gostivar është paraqitur vetë personi M.T.(21) nga Gostivari, i cili rreth orës 13:20 është raportuar nga një e mitur 17-vjeçar nga një fshat i Gostivarit, me të cilin ishin në lidhje dashurie. Në prani të babait të saj, ajo ka denoncuar në stacionin policorë se M.T. sillej në mënyrë agresive ndaj saj dhe e shantazhonte se do të publikonte video dhe foto komprometuese nëse ajo i jepte fund lidhjes së tyre. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.

……

Më datë 02.04.2025 në ora 16:15, zyrtarë policorë nga NjP për Siguri në komunikacionin rrugorë Gostivar, kanë ndaluar P.O. (40) nga fshati Raven i Gostivarit, e cila është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare dhe nuk ka pranuar të identifikohen. Ajo është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.

……

Më datë 03.04.2025 në ora 02:40 në SPB Tetovë personi F.I. (40) nga Tetova, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person në vendin e tij të punës në një objekt hotelierik në Qendrën Tregtare të qytetit në Tetovë. Po merren masa për pastrimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.

..…..

Më datë 02.04.2025 në orën 14:05 në fshatin Reçicë e Madhe e Tetovës, policëve të stacionit policor të Tetovës, personi A.Z. (49) nga fshati Reçicë e Madhe, u ka raportuar se familjarët e tij që janë edhe fqinjët e tij N.Z. dhe S.Z., janë sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe kanë dëmtuar shtyllat e rrethojës ndërmjet pronave të tyre. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

……

Më datë 02.04.2025 në orën 14:30, personi J.B.(37) nga Gostivari, ka raportuar se rreth orës 00:30 është thirrur nga personi F.N. dhe janë pajtuar që të takohen në rrugën ,,Ivo Lola Ribar” në Gostivar. Por aty ka ardhur F.N. me një person tjetër dhe kanë sulmuar fizikisht personin J.B. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

……

Më datë 02.04.2025 në orën 19:40, personi A.R.(36) nga Gostivari, së bashku me vajzën e tij të mitur, ka raportuar se rreth orës 17:30, pas përfundimit të mësimit në shkollën fillore, kur është nisur për në shtëpinë e saj, e mitura është sulmuar fizikisht nga një i mitur i cili ka mësuar në të njëjtën shkollë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

……

Më datë 01.04.2025, në ora 16:30, në rrugën ,,168” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, me urdhër të gjykatës kanë ndaluar personin F.S. (35) nga Tetova, i cili kërkohej me urdhër arrest për arratisje nga INKP Idrizovë. F.S. ishte i dënuar me gjashtë vjet e 10 muaj për vepra të kryera penakle nga nenet 215 dhe 396 të Kodit Penal dhe i kishin mbetur edhe një vit 10 muaj e 6 ditë për të kryer dënimin. Ai është dërguar në INKP Idrizovë për vuajtje të dënimit.
…….
Më datë 01.04.2025 në periudhën kohore nga ora 09:00 deri në ora 21:00, në zonën e SPB Tetovës dhe DPB Gostivar, janë ndërmarrë veprime konform një aksioni operativ, me qëllim të ndërmarrjes së organizuar, të sinkronizuar dhe të koordinuar të masave dhe aktiviteteve që kanë për qëllim shuarjen e veprave të kundërligjshme dhe kriminale në objektet hotelerike në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, të cilat janë kryer në bashkëpunim me përfaqësuesit e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, inspektorët nga Drejtoria e Policisë Financiare të Shkupit dhe inspektorët e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, ku janë kryer kontrolle në 6 objekte hoteliere (TE-2 dhe GV-4) është kryer kontrolli, mbikëqyrja dhe inspektimi i dokumentacionit të nevojshëm në lidhje me kompetencat dhe fushëveprimin e tyre si objekte hoteliere ku janë konstatuar mangësi dhe për to do të merren masat e duhura nga IShP, DPF dhe DMSh.
…..
Më datë 01.04.2025, në ora 22:45, zyrtarët policorë nga NjP Kamnjan, në fshatin Bogovinë të Tetovës, afër xhamisë së vjetër, kanë gjetur personin I.Sh.(52) nga Gostivari duke kërkuar lëmoshë. Ndaj I.Sh është përgatitur parashtresa përkatëse nga neni 24 i Ligjit për veprat kundër rendit dhe qetësisë publike.
……
Më datë 01.04.2025, në ora 13:30, nnë SPB Tetovë Qendra Emergjente e Gostivarit kanë raportuar se N.B.(61) nga
Gostivari ka kërkuar ndihmë mjekësore, e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore, e njëjta është rrëzuar duke ecur nga parku i qytetit në trejtim të sheshit të qytetit.

ROBINSON KRUSO – HIMN PËR  OPTIMIZMIN NDAJ DASHURISË PËR JETËN   

Nga Xhelal Zejneli

“Robinson Kruso” (Robinson Crusoe)  është roman aventuror i prozatorit anglez Daniel Difou (Daniel Defoe, 1660-1731). Romani u botua më 25 prill të vitit 1719. Pasqyrohet në vetën e parë autobiografia e sajuar  e personazhit që përbën titullin e veprës, d.m.th. e Robinsonit, i cili jeton 28 vjet në një ishull tropikal të largët pranë grykës së Orinokos (Orinoco), si pjesëtar i një anijeje që ka pësuar avari. Para se të shpëtonte vetë pas shumë peripecive, ai përjeton aventura të panumërta, avari të anijes e cila rrezikonte fundosjen, tërmet, takim me kanibalë, lirimin e robërve të tyre,  konflikt me kusarë.

Pa dyshim, është një prej romaneve më të lexuar në historinë e njerëzimit. Që nga botimi i parë, ka përjetuar mijëra botime të tjera, pothuajse në të gjitha vendet e botës. Kjo vepër i përket zhanrit të romanit aventuror

Në të gjitha gjuhët e botës, Robinsoni u bë term në vete për njeriun i cili jeton i vetmuar, ndërsa me fjalën robinsiadë nënkuptohet rrëfimi për jetën e ndonjë të vetmuarit. 

Titulli i plotë i vërtetë i romanit, në përputhje me modën e atëhershme, ka qenë tepër i gjatë: “Jeta dhe përjetimet e pazakonshme dhe befasuese të Robinson Krusos, marinarit nga Jorku (York), i cili jetoi 28 vjet në ishullin e shkretë në Amerikë, afër grykës së lumit Orinoko, në bregun e të cilit u gjet pas avarisë së anijes në të cilën humbën jetën të gjithë anëtarët e ekuipazhit, përpos tij. Me përshkrimin e faktit se si e kanë shpëtuar piratët. E ka shkruar vetë ai”. Në vjeshtë të po atij viti libri u ribotua. Autori e ndryshoi titullin. 

Daniel Difou e shkroi “Robinsonin” në moshën gjashtëdhjetëvjeçare, pas shumë rënieve dhe ngitjeve jetësore. Babai i tij dëshironte që ai të bëhej pastor (prift protestant), por ai iu përkushtua tregtisë dhe bankrotoi. Doli nga kriza duke shkruar artikuj të ndryshëm dhe romane të cilët kah fundi i jetës i sollën famë dhe pasuri.         

Në letërsinë angleze të asaj kohe kanë ekzistuar vetëm dy zhanre tematike, romanet e dashurisë dhe romanet udhëpërshkruese, me shumë aventura.

Pak para se ta shkruante “Robinsonin”, publikun britanik e shqetësoi libri “Lundrimi nëpër botë” i Vudi Roxhers (Woodes Rogers, 1679-1732) i botuar në vitin 1712. Ky ishte një kapiten detar, administrues kolonial anglez që shërbeu si guvernator i Bahamës. Në libër, ndërmjet tjerash e paraqet edhe fatin e marinarit skocez, oficerit Aleksandër Selkirk (Alexander Selkirk, 1676, Lower Largo, Mbretëri e Bashkuar – 13.12.1721, Cape Coast, Ghana) i cili në vitin 1704, pas një zënke me kapitenin, zbarkon nga anija me kërkesë të vet. E lënë në ishullin e shkretë Mastierra, pranë bregut të Kilit. Në atë ishull të ftohtë Selkirku jetoi deri në vitin 1709 duke u ushqyer me mish dhie, derisa nuk e shpëtoi ekspedita e Vudi Roxhersit. Ka shumë që mendojnë se kjo e ka frymëzuar Daniel Difoun për romanin e vet. Por, ka edhe teza të tjera. Sipas një teze, ai vetëm e ka marrë dhe e ka rregulluar shkrimin e vojvodës Robert Harli (Robert Harley), për të cilin shkruante pamflete politike. Me fjalë të tjera, ia ka vjedhur shkrimin. Është mundur që frymëzim i tij të ketë qenë fati i marinarit Robert Knoks (Robert Knox) i cili në vitin 1659 jetoi në Cejlon, ku u vendos pas avarisë së anijes me të cilën lundronte.

Pak para Defosë, në vitin 1668, Henri Njuvil (Henry Newill) shkroi romanin “Ishulli i Pinit” në të cilin heroi i tij Xhorxh Pin (George Pine) me katër bashkudhëtare përjeton anijethyerje dhe shpëton duke arritur në një ishull tropikal të shkretë, ku kishte ushqim sa të duash. Fati i tij i keq rezultoi krejt ndryshe për arsye se nuk kishte mungesë ushqimi. Jetën e kalon në dashuri me të katër partneret e tij. Rrjedhimisht mund të supozohet se për Daniel Difoun një vepër e tillë nuk ka mundur të jetë model për romanin “Robinson Kruso”.                        

*   *   *

Romani “Robinson Kruso” fillon me ikjen e Robinsonit nga shtëpia e prindërve në Hull dhe ngjitjen e tij në anijen e shokut të vet që pëson anijethyerje. Pas kësaj, zotohet se kurrë më nuk do të lundrojë në det. Por, djalli s’e lë të qetë. Ai nuk u bindet dëshirave të të atit që t’i përkushtohet mësimit dhe t[ bëhet jurist. Pas kësaj, përsëri ndërmerr lundrimin deri në Afrikë. Ky ishte e vetmja rrugë e suksesshme e tij dhe kjo ia turbulloi kokën për arsye se në atë udhëtim fitoi njëfarë pasurie solide, duke u shitur indigjenëve xhingla të ndryshme, siç thotë vetë ai, që i kishte blerë për 400 funta. Nga shitja e tyre bleu rërë ari të cilën, me t’u kthyer në Londër e shiti për 300 funta.   

   Pas kësaj, përsëri niset për në Afrikë, por tani e zënë rob piratët berberë. Nga robëria e tyre shpëton duke u arratisur me një shok arab i cili quhej Ksuri. Pas peripecive gjatë lundrimit përgjatë brigjeve afrikane, i shpëton një anije portugeze e cila i çon në Brazil. Aty Robinsoni fillon të merret me plantacione, por sakaq e kupton se po të kishte robër puna do t’i shkonte shumë më mirë. Shokët e plantacionit i ndihmojnë të sigurojë një anije dhe të niset për në Afrikë për të gjetur robër. Gjatë këtij lundrimi përjeton anijethyerje, por shpëton dhe arrin të dalë në breg si i shpëtuari i vetëm. Me ndihmën e sendeve të shpëtuara nga anija e avarisur, Robinsoni e organizon jetën e vet në atë ishull të shkretë, ndërton shtëpi, madje edhe shtëpizë pikniku, mbjell elb, i zbut dhitë. Kësisoj, krejt i vetmuar mbijeton plot 24 vjet  Një kthesë të madhe në jetën e tij të vetmuar paraqet zbulimi se ishullin e tij e vizitojnë indianët. Ata e vizitojnë këtë ishull për t’u dhënë pas gostive kanibalike. Robinsoni e shpëton një indigjen të parashikuar për therje. Më vonë, ky i bëhet shoku dhe shërbëtori Petko. Pak më vonë, këta dy e shpëtojnë nga i njëjti fat edhe babanë e Petkos dhe të shpëtuarin spanjoll nga anijethyerja. Bashkërisht ndërtojnë një anije me të cilën do të duhej të lundronin deri në bregun e Venezuelës për t’i takuar spanjollët e tjerë të shpëtuar nga anijethyerja, por plani i tyre nuk u realizua për shkak se në ishull kishin zbarkuar piratët. Robinsoni i liron robërit e zënë prej piratëve (kapitenin dhe dy ndihmësit e tij) dhe me ndihmën e tyre e merr anijen e rrëmbyer. Në fund, të gjithë së bashku nisen për në atdhe duke lënë në ishull piratët më mizorë të cilëve ua kursyen jetën, por si dënim ua caktuan jetën në izolim.                       

*   *   *

Romani “Robinson Kruso”  është bërë një prej veprave më të njohura të letërsisë botërore. Lufta e Robinsonit për të mbijetuar në ishullin e shkretë karakterizohet nga përshkrimi tejet realist i detajeve të mjedisit të tij, por edhe nga paraqitja e suksesshme e jetës së brendshme të heroit, e frikësimeve të tij, e shpresave, e fatit dhe e fatkeqësisë. Në çdo qëllim të vet Robinsoni synonte të zbulojë shenjën e vullnetit të Zotit, edhe pse në fund gjithmonë mbështetej në forcat e veta. Ai është një person praktik i arsyeshëm me ndjenjë të zhvilluar për pronësi. Ndonëse ndodhet larg qytetërimit, i shfrytëzon përvojat e atij qytetërimi.            

Vlera letrare e romanitNë radhë të parë, Daniel Difou ka qenë gazetar. Shkruante për ekonominë, kështu që romani i tij  nuk ka ndonjë vlerë letrare të madhe. Në radhë të parë, “Robinson Kruso”  është një himn për optimizmin ndaj dashurisë për jetës dhe ode për ekspansionin kolonial anglez që sapo kishte filluar të përhapej, për revolucionin industrial që pritej dhe për kapitalizmin që ndodhej në fillimet e tij. Në kohën e Daniel Difout bota ende ishte një e panjohur e madhe përrallore e pahulumtuar, mjaftueshëm e madhe sa t’i ofrojë begati parajsore çdokujt që e shfrytëzon me zell në të mirë të vet. Në atë kohë në botë jetonin vetëm 610 milionë banorë. Në rajone apo zona të caktuara nuk ka banuar askush. Është dashur vetëm të vendosësh dhe të marrësh rrugën. Kush gjurmon edhe gjen. Heroi i titullit të romanit “Robinson Kruso” nuk është kurrfarë personazhi i ngritur, siç kanë qenë deri atëherë objekt i letërsisë. Ai është njeri i rëndomtë i kohës së vet i prirë prej qëllimeve të zakonshme dhe pragmatike për të mbijetuar. Për këtë arsye ka qenë i afërt edhe për lexuesit e brezave të mëvonshëm. Ai është puritan tipik anglez i kohës së vet i cili e shpëton Petkon prej njeringrënësve dhe përpiqet ta qytetërojë në përputhje me moralin e vet të krishterë. Por, mësojmë po ashtu se nuk e quante vepër të pamoralshme nisjen në rrugë për të blerë robër për plantacionin e vet. Ai nuk është gjithaq i mençur. I shkuan disa muaj për të ndërtuar një barkë të cilën pastaj nuk arriti ta nxjerrë në det. Por, ai është tejet këmbëngulës dhe kurrë nuk dëshpërohet së tepërmi. Kur e rrok ndjenja e pasigurisë, bëhet gjykues racional i jetës. I vë në një ane vështirësitë që burojnë nga pozita e vet ngase është vetë në një ishull të shkretë. Në anën tjetër shfaq optimizëm dhe thotë: “Jam gjallë dhe kam për të ngrënë, pra nuk jam keq”. Për nga optimizmi i madh i ngjan Del boy-it nga seria e sotme për Trotterët.  

*   *   *

Pas suksesit të “Robinsonit” Difou shkroi vazhdimin e romanit me titullin “Përjetimet e reja të Robinson Krusos” (The Farther Adventures of Robinson Crusoe, 1719). Ky duhej të ishte vazhdimi i fundit i serisë, siç thoshte në titullin e librit. Libri nuk e arriti suksesin e romanit të parë. Aventurat e Robinsonit, tanimë të mplakur, i cili në moshën shtatëdhjetëvjeçare kthehet në ishull i shoqëruar nga nipi dhe Petkoja, nuk e kanë më bukurinë e luftës për mbijetesë dhe atë energji jetësore që e posedonte personazhi i titullit të pjesës së parë të serisë. Ndonëse në të Robinsoni Robinsoni përjeton peripeci shumë më të mëdha për t’u kthyer në Angli nëpër Madagaskarit, Kinës dhe Siberisë.            

  Përkundër mossuksesit të vazhdimit të sagës për Robinsonin, Difou shkroi edhe pjesën e tretë të tij me titullin “Përsiatje të rëndësishme gjatë jetës dhe përjetimeve të pazakonshme të Robinson Krusos dhe vizioni i tij i botës engjëllore” (Serious Reflections During the Life & Surprising Adventures of Robinson Crusoe, With His Vision of the Angelic World). Kjo pjesë u botua në gusht të viti 1720. 

Në këtë pjesë, nëpërmjet gojës Robinsonit, Daniel Difou merret kryesisht me përsiatje morale dhe politike për botën e atëhershme. Në botën e atëhershme Robinsonit më së shumti i pengon paganizmi por mendon se krishterimin nuk duhet mbrojtur me shpatë. Pas disa rreshtave thotë: “Sikur të bashkoheshin princërit evropianë, lehtë do t’u kishin bërë ballë turqve dhe persianëve …” 

*   *   *

Romani “Robinson Kruso” ushtroi ndikim të madh në botën e letrave. Në një sërë vendesh nxiti një zhanër të ri të romaneve të ngjashme të quajtura robinzoniada. Nën ndikimin e suksesit të “Robinsonit”, lindi në vitin 1726 proza satirike “Udhëtimet e Guliverit” (Gulliver’s Travels) e prozatorit anglez-irlandez Xhonatan Svift (Jonathan Swift, 1667-1745) – pseudonim i Isaac Bickerstaff. Te “Robinsoni” reflektoi edhe romancieri francez Zhyl Vern (Jules Verne, 1828-1905) në romanin aventuror të tij “Ishulli misterioz” (L’Île mystérieuse) të botuar në vitin 1874/1875. 

Robinzoniadat ekzistojnë edhe sot në shumë novela të fantastikës shkencore dhe në telenovelat (soap opera) të atij zhanri.

Prozatori dhe poeti i famshëm irlandez Xhejms Xhojs (James Joyce, 1882-1941) thotë se Robinsoni është simbol i kolonializmit britanik. “Ai është prototip i vërtetë i kolonialistit britanik. Te Kruso-ja është sintetizuar tërë fryma anglosaksone: pavarësia e mashkullit, vrazhdësia e pavetëdijshme, këmbëngulësia, inteligjenca e ngadaltë por efektive, indiferenca seksuale dhe të përmbajturit e paramenduar”.               

     Me analizën e “Robinsonit” është marrë edhe filozofi gjerman me prejardhje hebraike, Karl Marksi (Karl Marx, 1818-1883) në veprën e vet klasike “Kapitali” (Das Kapita). Ai përqesh modën e përhapur të citimit të përvojave pozitive të punës së vlefshme dhe këmbëngulëse të Robinsonit në ekonominë klasike të asaj kohe, nga një tregim i sajuar. Por, në përputhje me pikëpamjen marksiste mbi botën, ai konstaton në mënyrë dashakeqe se përvoja e Robinsonit për të mbijetuar në një ishull të shkretë paraqet njohjen e vlerës ekonomike më të madhe të punës ndaj kapitalit, për arsye se vetë Robinsoni vjen në përfundim se paraja që e ka gjetur në skeletin e anijes, për të nuk ka vlerë, sidomos ndaj veglës që kishte gjetur.

*   *   *

Kritikët e mëvonshëm e kanë qujatur Daniel Difoun themelues të romanit anglez madje edhe botëror modern. 

ROBIN HUDI

Nga Xhelal Zejneli

Robin Hudi (Robin Hood) është hero qendror dhe legjendar i një sërë baladave angleze të mesjetës. Me fjalë të tjera, është hero legjendar i poezisë popullore angleze nga koha e mbretit anglez Rikardit I Zemërluanit (1157-1199), i cili sundoi në vitet 1189-1199. Rikardi I Zemërluani njihet për guximin dhe trimërinë në luftën e tretë të kryqëzatave.     

Robin Hudi është simbol i qëndresës së anglosaksonëve kundër pushtuesve normanë. Në burimet e shkruara më të hershme të mesit të shekullit XV Robin Hudi përshkruhet si një plaçkitës gjakpirës i pangopur. Më vonë, letërsia angleze e paraqet atë se si në luftën e anglosaksonëve kundër normanëve bëhet fisnik atdhedashës. Në shekujt XIX dhe XX figura e tij ndryshon dhe ai paraqitet si një luftëtar për drejtësi sociale i cili ua grabit pasurinë të pasurve dhe ua jep të varfërve. Ai kujdesej për bashkëvendasit e tij të varfër. Vidhte prej të pasurve për t’ua dhënë të varfërve.  

Sipas baladave të mesjetës, Robin Hudi bashkë me shumë bashkëluftëtarë të tjerë, si Litllë Xhon (Little John) dhe Uill Skarlet (Will Scarlet) jeton i fshehur në pyllin Shervud (Sherwood Forest) në afërsi të Notingemit (Nottingham). Më vonë, objekt i baladave bëhet edhe dashuria e tij me Maid Marianë. 

*   *   *

Është një rebel dhe hero legjendar i një sërë baladave angleze, disa prej të cilave datojnë që nga shekulli XIV. Robin Hudi bashkë me bashkëluftëtarët e vet nga pylli Shervud (Sherwood Forest) plaçkit dhe vret përfaqësuesit e pushtetit, kurse gjërat e grabitura ua ndan të varfërve. Armiku më i shpeshtë i tij ka qenë sherifi i Notingenit, përfaqësuesi vendor i monarkisë. Në baladat më të hershme aventurat e tij ndodhin nëpër Jorkshirin jugor dhe jo në Notingen. Përpos tjerëve, kundërshtarë të tij janë edhe pronarët e pasur kishtarë të tokave. Të dobëtit, gratë, fëmijët dhe të varfrit Robin Hudi i mbron prej feudalëve tiranë dhe pjesëtarëve të tyre. Motivi i fuqishëm i revoltës së tij kundër pushtetit buroi nga zemërimi i popullit të thjeshtë ndaj ndalimit ligjor të gjuetisë nëpër pyje. Në baladat e hershme ka pasur shumë ashpërsi dhe kjo ka qenë e pashmangshme si pjesë përbërëse e jetës mesjetare.                

  Si ka lindur legjenda për Robin Hudi? Përkundër përpjekjeve të mëdha për të dëshmuar se Robin Hudi vërtet ka ekzistuar, prova që do ta vërtetonin një gjë të tillë, nuk ka. Të gjitha përpjekjet bazohen në legjendat mesjetare dhe kjo është e vetmja provë e ekzistimit të tij. Mendimi që është i përhapur sot se Robin Hudi ka jetuar në kohën e sundimit të Rikardit I Zemërluanit ka lindur si fryt i antikuarit dhe shkrimtarit të shekullit XVIII – Uilliam Stakilej (William Stukeley, 1687-1765).

Baladat autentike për Robin Hudin janë shprehje poetike e synimeve popullore nëpër Anglinë veriore në kohën turbulente të kryengritjeve dhe të pakënaqësisë së fshatarëve që arriti kulmin në kohën e Kryengritjes fshatare të vitit 1381. 

Edhe pse shumë balada të njohura për Robin Hudin lindën pas mesjetës, bërthama me siguri ka lindur në mesjetë. Këto janë tregimet: “Robin Hudi dhe frati”, “Robin Hudi dhe Guy nga Gisborni”, “Robin Hudi dhe poçari” dhe “Përjetimi i Robin Hudit”.

Gjatë shekullit XVI e më vonë, karakteri thelbësor i legjendës për të është shtrembëruar për arsye se atëherë Robini bëhet fisnik i rënë. Përkundër faktit se rritet numri tregimeve për kuturisjet e tij dhe dalin në sipërfaqe një numër i madh i personazheve të reja, midis tyre edhe dashuria romantike e tij, e bukura Marianë, megjithëkëtë ato e humbin gjallërinë dhe vlerën poetike për arsye se në to nuk ekziston më impulsi burimor – synimi për drejtësi sociale.              

*   *   *

Për Robin Hudin janë xhiruar edhe filma. “Robin Hudi: Princi i hajdutëve” (Robin Hood: Prince of Thieves) është film amerikan i xhiruar në vitin 1991 në regji të Kevin Hal Reynolds (1952- ). Veprimi është vendosur në Anglinë e fundit të shekullit XII. Rolin e Robin Hudit e luan Kevin Kostner (Kevin Michael Costner, 1955- ). Përkundër kritikave kryesisht negative, filmi i sipërthënë u bë një prej hiteve kinematografike më të mëdha të vitit 1991, ndërkaq Kostneri realizoi njërin prej roleve më të suksesshme të karrierës së vet. Sukses të madh kori edhe kënga (Everything I Do) I Do It for You të cilën në soudntrack të filmit e realizoi muzikanti britanik dhe kanadez Brajan Adams (Bryan Guy Adams, 1959- ). Në vitin 1993 u xhirua parodia e filmit “Robin Hudi: Burrat me hulla hop (Robin Hood: Men in Tights).    

*   *   *

Në vitin 2018 për Robin Hudin u xhirua edhe një film amerikan. Robin Hudin e luante aktori nga Uelsi (Welsh) Taron Egerton (1989- ). Drejtor i filmit është Oto Bethërst (Otto Bathurst, 1971- ), producent Leonardo DiCaprio (1974- ) etj. 

*   *   *

Për Robin Hudin janë xhiruar shumë filma. Filmat për të shfaqen, si nëpër kinema, ashtu edhe nëpër studiot televizive. 

Nuk dihet saktë nëse Robin Hudi vërtet ka ekzistuar si një person historik real. 

Nga emri i tij buron fjala robi që është një lloj kapele siç e ka mbajtur ai.        

  Para pallatit në Notingem (Nottingham) Robin Hudit i është ngritur përmendore.

Vidhet xhamia, hajdutët marrin rreth 5 mijë euro

Vidhet xhamia e fshatit të Dragostunjës në Librazhd. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dragostunjë në Librazhd, ku xhamia e zonës është vjedhur gjatë natës.

Burimet nga vendi i ngjatjes bëjnë me dije se autorët, ende të paidentifikuar, dyshohet se kanë marrë një shumë prej rreth 5 mijë euro.

Ende nuk ka detaje se kush kanë qenë autorët dhe nuk ka informacion mbi ndonjë hetim të nisur nga autoritetet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e tyre.

Imami i xhamisë së Dragostunjës ka konfirmuar ngjarjen e cila është një nga më të rëndat e ndodhura aty.

Që nga koha e rihapjes së instutucioneve të kultit në Rrethin e Librazhdit pas vitit 1990 sipas besimtarëve muslimanë dhe jo vetëm nuk është rregjistruar ndonjë rast i vjedhjes së arkës apo i thyerjes së kasafortës në xhamitë e kësaj zone.

Në xhaminë e Dragostunjës për çdo vit besimtarët kontribuojnë në vlera të konsiderueshme në arkën e këtij objekti kulti.

Vitin e kaluar konfirmohet se besimtarët kontribuan me 3.4 mln lekë dhe gjatë muajve të parë të këtij viti shuma e parave të dhuruara nga besimtarët me rastin e Fiter Bajramit ka qenë e konsiderueshme. Kjo mesa duket ka nxitur vjedhësit të futen aty duke thyer një nga dritaret e xhamisë.

Xhamia e Dragostunjës

Kamarieri sulmohet fizikisht nga një person në një lokal Qendrën Tregtare në Tetovë

MPB ka njoftuar se me me datë 03.04.2025 në ora 02:40 në SPB Tetovë personi F.I. (40) nga Tetova, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person në vendin e tij të punës në një objekt hotelierik në Qendrën Tregtare të qytetit në Tetovë. Po merren masa për pastrimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Padi penale ndaj 3 policëve në Shkup- Pa urdhër gjykatë kishin hyrë në një banesë dhe e kishin rrahur pronarin para fëmijës së tij të mitur

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka dorëzuar kallëzim le am tek Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në lidhje me hetimet dhe ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me pushtet policor dhe anëtarë të policisë penale të burgjeve, ndaj tre policëve M.T., S.R., dhe F.GJ. nga Stacioni i Policisë së Njësisë Aerodrom në Shkup. Ata akuzohen për veprat penale “Malltretim gjatë ushtrimit të detyrës” sipas nenit 143 të Kodit Penal dhe “shkelje të paprekshmërisë së shtëpisë” sipas nenit 145 paragrafi 2 të Kodit Penal.

M.T. dhe S.R. më 24 shkurt 2025, para derës së një apartamenti në pronësi të një qytetari të Shkupit, njoftuan se ishin aty për një bisedë zyrtare lidhur me një ankesë të gruas së tij, por ai nuk i lejojti të hynin në shtëpi pasi nuk kishin një urdhër gjykate për hyrje në shtëpinë e tij. Pas kësaj, M.T. hyri në mënyrë të paligjshme në shtëpi dhe me forcë filloi të tërheqë viktimën, duke e goditur në këmbë dhe duke u përpjekur ta privonte nga liria, ndërsa veprimet e tij u kryen para djalit të mitur të viktimës.

Në këtë mënyrë, M.T. ka kryer dy vepra penale: “’Malltretim gjatë ushtrimit të detyrës” dhe “shkelje të paprekshmërisë së shtëpisë”, ndërsa S.R. dhe F.Ѓ. kanë kryer veprën penale “shkelje të paprekshmërisë së shtëpisë”.

Po ashtu, Departamenti për Kontroll të Brendshëm ka dorëzuar një kërkesë për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë për shkelje të disiplinës profesionale dhe pezullimin e punonjësve nga detyra deri në përfundimin e procedurës disiplinore.

Sot ka debat publik për ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetovë, Lidhja e Luftëtarëve të LNÇ-së me thirrje për bojkot

Komuna e Tetovës sot organizon debat publik për nismën e ndryshimit të emrave të rrugëve. Por, për këtë ka reaguar sërish ashpër Lidhja e Luftëtarëve të Luftës Nacionalçlirimtare dhe Antifashiste nga Tetova. (LNÇ). Ata thonë se ky i ashtuquajtur debat publik është vetëm një farsë, se emrat e rrugëve tashmë janë vendosur në kabinetin e kryetarit të komunës dhe për këtë arsye duhet bojkotuar, shkruan Portalb.mk.

Sot (4 prill), në ora 15:00, Komuna e Tetovës organizon debatin e parë publik për Propozimin e Emrave të Rrugëve.

“Ftojmë të gjithë qytetarët, shoqatat, organizatat jo qeveritare, sektorin civil që të marrin pjesë në këtë debat publik për emërimin e rrugëve”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Ata thonë se çdo propozim i qytetarëve është i rëndësishëm dhe ndihmon që ky proces të jetë gjithëpërfshirës dhe i suksesshëm për qytetarët dhe qytetin e Tetovës!

Lidhja e Luftëtarëve të LNÇ-së bëri apel që debati i nesërm të bojkotohet.

“U bëjmë apel qytetarëve, partive politike, shoqatave qytetare, klubeve dhe të gjitha formave të tjera të bashkimit shoqëror që të bojkotojnë procesin e rremë, të pandershëm dhe të rrezikshëm të ndryshimit të emrave të rrugëve në qytetin e Tetovës, të iniciuar dhe të udhëhequr nga Kryetari i Bashkisë, Bilall Kasami”, thuhet në deklaratën e sotme të Unionit.

LNÇ-ja e paralajmëroi Kasamin më 25 janar se ndryshimi i paralajmëruar i emrave të rrugëve mund të hapë kutinë e Pandorës dhe të çojë në intolerancë ndëretnike.

Në janar 2025 Lidhja e Luftëtarëve të LNÇ-së dorëzoi nismë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së riemërimit të rrugëve në Tetovë.

Ata thonë se presin që këshilltarët e nacionalitetit maqedonas, të cilët formojnë shumicën e nevojshme të cilësuar për të marrë vendimin për ndryshimin e emrit të një rruge dhe që ende nuk janë tërhequr nga procesi, të tërhiqen menjëherë dhe pa vonesë publikisht dhe procesi të bie poshtë.

Kujtojmë se këshilltarët komunal të LSDM-së janë tërhequr tërësisht nga çdo strukturë dhe organ në komunë që është duke punuar në procedurën për ndryshimin e emrave të rrugëve.

Thirrja publike për riemërimin e rrugëve në Komunën e Tetovës ishte e hapur deri më 10 mars, ku qytetarët mund të jepnin propozimet e tyre.

Nisma e ndryshimit të emrave edhe në të kaluarën ka ngjallur debat dhe tensione politike.

Aktualisht sipas të dhënave nga Komuna e Tetovës, është konstatuar që në Tetovë janë gjithsej 265 rrugë, prej të cilave 111 janë me emra, 113 me numra dhe 41 nuk kanë aspak emërim.

Grupi punues për riemërimin e rrugëve në Komunën e Tetovës u themelua më 26 gusht 2024,

Ky grup punues përbëhet nga këshilltarët komunal: Argjend Veliu (LB), Abdyrahim Maksuti (LB), Veton Murati (BDI), Anita Boshkovska Jovanovska (VMRO-DPMNE), Visar Palloshi (PDSH), Faton Selami (AAA) dhe Gligorije Stojanovski (LSDM), i cili tani më është tërhequr.

Anëtarë të tjerë janë: Shaban Xhelili nga Sektori për Veprimtari Komunale, Nuhi Pajaziti nga Sektori për Planifikim Urbanistik, historiania Olivera Gixhevska dhe profesori Arsim Sinani.

Grupi i punës ka për detyrë të përpilojë propozim listë të rrugëve dhe ta dorëzojë te këshilli komunal, i cili më pas nëse e miraton, procesi do të vijojë në institucionet përkatëse.

Në këtë vendim nuk është i përfshirë ndryshimi i emrave të shkollave dhe institucioneve publike, ashtu siç u promovua në vitin 2022 përmes nismës për ndryshimin e emrave të rrugëve, shkollave dhe institucioneve publike në Tetovë nga Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Art dhe Shkencë dhe Komunës së Tetovës.

Në Tetovë edhe pse disa rrugë janë emëruar në gjuhën shqipe, të njëjtat shfrytëzohen vetëm nga Komuna e Tetovës gjatë komunikimit me qytetarët kurse në dokumente zyrtare vazhdojnë të qëndrojnë emrat nga koha e ish Jugosllavisë.

Edhe më herët në Tetovë ka pasur nisma të tilla që nuk kanë shkuar deri në fund.

Tre policë pa leje u futën në banesën e qytetarit duke ushtruar edhe dhunë ndaj tij, Policia ka ngritur kallëzim penal

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj tre pjesëtarëve të policisë pasi pa leje janë future në një banesë duke ushtruar edhe dhunë fizike ndaj qytetarit, në prani të fëmijës së mitur, transmeton Portalb.mk.

“Ndaj zyrtarëve policor, M.T., S.R. dhe F.GJ. nga SPB Shkup është ngritur kallëzim penal për kryerjen e veprës penale “maltretim gjatë kryerjes së detyrës” dhe “prishje e paprekshmërisë së shtëpisë”, vepra të dënueshme në bazë të nenit 143 dhe 145 nga Kodi Penal”, njoftoi Policia, duke paralajmëruar edhe pezullim nga vendi i punës deri në zbardhjen e rastit.

I akuzuari i parë M.T. është futur dhunshëm në shtëpinë e viktimës, përkundër asaj se qytetari nuk e kishte lejuar për shkak se nuk kishin leje nga gjyqi.

“E ka goditur në këmbë dhe ka tentuar ta arrestuan, duke vepruar para fëmijës së mitur të viktimës”, sqaroi Policia, duke theksuar se ky veprim ka ardhur duke u thirrën në bazë të një ankese të bashkëshortes së viktimës.

Policia i parë akuzohet për dhunë dhe hyrje të paautorizuar, ndërsa dy policët tjerë vetëm për hyrje të paautorizuar.

Adnan Azizi: BDI të kthehet në Qeveri janë të barabarta me mundësitë që një i vdekur të ngjallet

Adnan Azizi:

Si do që të jetë, në çfardo forme që të jetë, e kushdo që të përpiqet për të kthyer përsëri BDI-në në Qeveri, e ka të pamundur.
Mundësitë që BDI të kthehet në Qeveri janë të barabarta me mundësitë që një i vdekur i varrosur, të ngjallet e të kthehet në jetë!

Ndalohet shoferi që përplasi me motoçikletë fëmijën dhe u largua nga vendi i ngjarjes

Në lidhje me videon e publikuar në rrjetet sociale, ku shihet një motoçikletë duke goditur një fëmijë dhe duke u larguar nga vendi i ngjarjes, Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin publik se janë ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse, shoferi është identifikuar dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal me procedurë të shpejtë.

Ngjarja ka ndodhur më 02.04.2025, në orën 14:05, në kryqëzimin e rrugëve “Ferid Bajram” dhe “Alpi” në Shkup, kur një motoçijletë goditi një fëmijë tetëvjeçar dhe u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa fëmijës iu konstatuan lëndime trupore në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohri”.

Pas masave të marra, zyrtarët policorë të SPB Shkup e gjetën shoferin Ç.T. (63) nga Shkupi dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për:
• Rrezikimin e sigurisë në trafik (neni 297 i Kodit Penal),
• Ngasje të pakujdesshme dhe të rrezikshme (neni 297A i Kodit Penal),
• Mosdhënien e ndihmës personit të lënduar në aksident trafiku (neni 301 i Kodit Penal).

Procedura do të zhvillohet me shpejtësi.

Bilall Kasami “hap aeroport” në Tetovë?

Një postim i kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë bujë në rrjetet sociale. Ai ka publikuar një fotografi të një rruge të sapondërtuar duke shkruar thjesht: “Aeroport”.

Ky postim ka ngjallur reagime dhe komente të shumta nga qytetarët, me disa që e morën me humor dhe të tjerë që kërkuan sqarime nëse bëhet fjalë për ndonjë projekt të vërtetë për ndërtimin e një aeroporti në Tetovë.

Deri më tani, nuk ka ndonjë informacion zyrtar se po planifikohet ndërtimi i një aeroporti në Tetovë. Megjithatë, postimi i Kasamit mund të jetë një ironi ndaj kritikëve ose një mënyrë për të promovuar ndërtimin e rrugës së re.

Çfarë mendoni ju? A është ky një sinjal për një projekt të madh, apo thjesht një postim me humor?

Trump i vendos tarifa botës, presidenti amerikan shpall “luftë tregtare”: Jemi grabitur, por nuk do të ndodhë më

President i SHBA-ve Donald Trump ka vendosur të tjera tarifa për të gjitha mallrat qe hyjnë në SHBA.

Pavarësisht se vendimi i tij parashikon një taksë bazë prej 10% për të gjitha importet, do të ketë ndryshime për 60 vende të cilat Shtëpia e Bardhë i ka cilësuar si shkelësit më të mëdhenj.

Ndaj mallrave të importuara nga vendi ynë dhe Kosova, kreu i Shtëpisë së Bardhë vendosi një taksë prej 10%.

Sakaq ndaj atyre nga Serbia 37%, Bosnja Hercegovina 35% dhe Maqedonia e Veriut 33%.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se ndaj importeve nga Kina do vendoset tarifë prej 34 për qind, ndaj atyre nga Bashkimi Evropian 20 për qind, Korea e Jugut 25 për qind dhe Japonia 24 për qind.

“Bashkimi Evropian, ata janë tregtarë shumë të ashpër. Ju mendoni për bashkimin Evropian se janë shumë miqësorë. Ata na shqyejnë. Është shumë e trishtueshme ta shohësh. Pra, nëse e shikoni këtë kolonë, Kina 67 për qind. Këto janë tarifat që i ngarkohen SHBA-së, duke përfshirë manipulimin e monedhës dhe barrierat tregtare. Kështu që ne do të vendosim një tarifë prej 34 për qind”, tha Trump.

Trump shpalli emergjencë ekonomike kombëtare për t’i zbatuar tarifat, të cilat pritet të prodhojnë qindra miliarda dollarë të ardhura vjetore.

Ai ka premtuar se vendet e punës në fabrika do të kthehen në Shtetet e Bashkuara si rrjedhojë e këtij vendimi, por politikat e tij rrezikojnë ngadalësim të papritur ekonomik pasi konsumatorët dhe bizneset mund të përballen me rritje të mëdha të çmimeve për automjetet, rrobat dhe mallra të tjera.

Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë u thanë gazetarëve se tarifa bazë prej 10% do të hyjë në fuqi më 5 prill, ndërsa tarifat reciproke do të hyjnë në fuqi pas një jave, më 9 prill.

Kjo shënon ndryshimin më të madh në rendin e tregtisë ndërkombëtare që nga pasojat e Luftës së dytë.

“Taksapaguesit janë grabitur për më shumë se 50 vjet. Por, kjo nuk do të ndodhë më”./vizionplus.tv

Një makinë dhe një person në flakë në sheshin Dam në Amsterdam, pamjet janë tronditëse (VIDEO)

Një makinë ka marrë flakë afër Monumentit Kombëtar në Sheshin Dam në Amsterdam pas një shpërthimi në automjet. Diga është mbyllur. Policia dyshon se shoferi e ka shkaktuar vetë zjarrin qëllimisht. Burri ka mbetur i plagosur.

Pamjet e shpërndara nga një gazetar nga De Telegraaf tregojnë një makinë të djegur dhe shoferin e dyshuar, i cili gjithashtu është në flakë.

Pamjet janë tronditëse:

Një makinë dhe një person në flakë në sheshin Dam në Amsterdam, pamjet janë tronditëse
#Auto ontploft op Dam in #Amsterdam, bestuurder aangehouden
#fire

[image or embed]

— Tetova News (@tetovanews.bsky.social) April 3, 2025 at 3:54 PM

Imazhet e kamerës së sigurisë tregojnë makinën duke ecur në heshtje drejt monumentit dhe duke ndaluar atje për një moment. Një moment më pas vjen shpërthimi, ndërsa drejtuesi është ende në makinë. Ka shumë njerëz që qëndrojnë pranë makinës.

Pastaj njeriu del vetë, ndërsa është në zjarr. Punonjësit e policisë të cilët kanë shkuar në vendngjarje kanë shuar zjarrin.

Festoi ditëlindjen një ditë më parë/ Shuhet në moshën 92- vjeçare, ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa

Është ndarë nga jeta në moshën 92- vjeçare, ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa.

Aktorja ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen.

Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj.

Ylli i kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare.
Lajmin për mediat e ka konfirmuar djali i saj, aktori Ndriçim Xhepa. Sipas informacioneve, Margarita Xhepa ka qenë e sëmurë për një kohë të gjatë dhe së fundmi ka pasur probleme me mushkëritë.
Ditën e djeshme, më 2 prill, aktorja festoi ditëlindjen, por e sëmurë në një spital privat ku ndërroi edhe jetë.
Margarita Xhepa ka qenë një nga figurat më të dashura të teatrit dhe filmit shqiptar, me një karrierë të gjatë dhe të pasur që numëron mbi 150 role në teatër dhe 32 role në filma.
Ajo është nderuar me tituj të lartë, përfshirë “Nderi i Kombit” dhe “Artiste e Popullit”, ndërsa ka marrë vlerësime të shumta për interpretimet e saj të jashtëzakonshme në dramaturgjinë botërore.
Në vitin 2007, Margarita Xhepa u nderua me “Çmimin e Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës” të Çehovit, duke e cementuar statusin e saj si një legjendë e teatrit dhe kinematografisë shqiptare.

 

Vajza 3-vjeçare zbulon një thesar 3,800-vjeçar gjatë një shëtitjeje familjare afër Beit Shemeshit në Tel Azekah, një vend arkeologjik në Izrael

Një vajzë tre vjeçe bëri një zbulim të jashtëzakonshëm arkeologjik gjatë një shëtitjeje familjare pranë Beit Shemesh muajin e kaluar, duke zbuluar një vulë të lashtë që daton rreth 3,800 vjet më parë.

Ziv Nitzan nga Moshav Ramot Meir u ndesh me objektin e rrallë gjatë shëtitjes me familjen e saj në Tel Azeka në fillim të marsit. “Ne po ecnim përgjatë shtegut dhe më pas Ziv u përkul – dhe nga të gjithë gurët rreth saj, ajo mori këtë gur të veçantë,” tregon Omer Nitzan, motra e Zivit. “Kur ajo e fërkoi atë dhe hoqi rërën prej saj, ne pamë se diçka ishte ndryshe në të. I thirra prindërit e mi që të vinin të shihnin gurin e bukur dhe kuptuam se kishim zbuluar një gjetje arkeologjike! E raportuam menjëherë këtë në Autoritetin e Antikiteteve të Izraelit.”

Familja raportoi menjëherë gjetjen e tyre tek Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit (IAA). Semyon Gendler, arkeologu i rrethit për Judenë, përgëzoi Ziv dhe familjen e saj për raportimin e shpejtë dhe i dha asaj një certifikatë vlerësimi për qytetarinë e mirë.

Dr. Daphna Ben-Tor, një eksperte në amuletat dhe vulat e lashta, e identifikoi objektin si një skarabë kananit nga epoka e mesme e bronzit. “Skarabët u përdorën në këtë periudhë si vula dhe si hajmali. Ata u gjetën në varre, në ndërtesa publike dhe në shtëpi private. Ndonjëherë ato mbajnë simbole dhe mesazhe që pasqyrojnë besimet ose statusin fetar.”

Vulat e vogla, të dekoruara në formë skarabi, e kanë origjinën në Egjiptin e lashtë dhe janë projektuar në formën e një brumbulli të plehut. Ky brumbull konsiderohej i shenjtë nga egjiptianët e lashtë dhe simbolizonte jetën e re, pasi krijoi një top pleh në të cilin vendoste vezët e tij, nga i cili doli një jetë e re.

Artifakti u zbulua në Tel Azeka, një vend i rëndësishëm arkeologjik në rajonin Shephelah me dëshmi të kulturave të shumta gjatë historisë. Gërmimet nga studiuesit e Universitetit të Tel Avivit kanë zbuluar gjetje nga mbretëria e Judës, duke përfshirë muret e qytetit dhe instalimet bujqësore. Tel Azeka njihet gjithashtu si fusha e betejës biblike ku Davidi u përball me Goliathin.

“Ne kemi gërmuar këtu për gati 15 vjet dhe gjetjet e gërmimeve tregojnë se gjatë epokës së bronzit të mesëm dhe bronzit të vonë, këtu në Tel Azekah, lulëzoi një nga qytetet më të rëndësishme në Ultësirën e Judesë,” tha profesor Oded Lipschits, drejtor i gërmimeve arkeologjike të Universitetit Aviv në vend. “Skarabi i gjetur nga Ziv i bashkohet një liste të gjatë të gjetjeve egjiptiane dhe kananite të zbuluara këtu, të cilat dëshmojnë për lidhjet e ngushta dhe ndikimet kulturore midis Kanaanit dhe Egjiptit gjatë asaj periudhe.”

Vula e lashtë do të shfaqet në një ekspozitë speciale të Pashkës të organizuar nga IAA në Kampusin Kombëtar për Arkeologjinë e Izraelit në Jerusalem, së bashku me artefakte të tjera nga periudha egjiptiane dhe kananite, shumica e të cilave po prezantohen për herë të parë.

Ministri i Trashëgimisë Amichai Eliyahu vlerësoi zbulimin, duke vënë në dukje: “Vula që Ziv i vogël gjeti gjatë një udhëtimi familjar në Tel Azekah na lidh me një histori madhështore, atë të qytetërimeve të lashta që kanë jetuar në këtë tokë mijëra vjet më parë. Skarabi Ziv i gjetur gjithashtu na kujton se në Tokën e Izraelit, edhe fëmijët mund të jenë pjesë e zbulimit të historisë.”

“Ziv dhe familja e saj meritojnë lëvdata për dorëzimin e gjetjes në Thesaret Kombëtare të shtetit të Izraelit”, thotë Eli Escusido, Drejtore e Autoritetit të Antikiteteve të Izraelit. Falë saj, të gjithë do të mund ta shohin dhe ta shijojnë atë”.

Kosova e Shqipëria me tarifë prej 10%, Maqedonia 33%, Serbia 37% – ja çfarë tarifash vendosi Trump ndaj rajonit

President Donald Trump signs an Executive Order on the Administration’s tariff plans at a “Make America Wealthy Again” event, Wednesday, April 2, 2025, in the White House Rose Garden. (Official White House Photo by Daniel Torok)

Donald Trump ka shpallur listën e shteteve ndaj të cilave SHBA ka vendosur tarifa.

Ndaj shteteve të Ballkanit, ndaj mallrave të importuara nga Kosova është vendosur tarifë prej 10%, ndaj atyre nga Shqipëria 10%, Serbia (37%), Bosnja e Hercegovina (35%) dhe Maqedonia e Veriut (33%).

DRIN AHMETI HUMB „SORAVINË“/Qendra e biznesit del në ankand publik me një çmim fillestar prej 22.4 milionë euro

Përmbaruesi i Shkupit, Andreja Bunevski ka publikuar shpalljen për shitjen e qendrës tregtare “Soravia”, e cila gjendet në qendër të Shkupit dhe me të cilën operon nipi i Ali Ahmetit, Drin Ahmeti. Në përfund, që është publikuar në ueb faqen e Odës së Përmbaruesve, thuhet se çmimi fillestar për objektin është 1.377.978.526 denarë, ose rreth 22.406.000 euro. Përmbaruesi thotë se objekti shitet për shkak të një borxhi prej rreth 930 mijë eurosh ndaj bankës Banka e parë investuese.

Shpallja është publikuar më 24 mars, ndërsa ankandi do të mbahet më 24 prill në zyrën e përmbaruesit Bunevski. Tre përmbarues të tjerë janë përfshirë në ekzekutimin e kërkesave. Në përfundimin për ankandin renditen të gjitha pasuritë e paluajtshme të regjistruara kadastrale të qendrës “Soravia”.

Në fillim të muajit mars, Soravia Invest e ka fshirë nga regjistri qendror edhe menaxherin bullgar Valeri Rusev, kështu që tani menaxhere e vetme është Egzona Rizmani. Që nga dhjetori i vitit të kaluar, kompania është në pronësi të një kompanie austriake e lidhur me Hanno Soravia, ish-pronari me mbiemrin e të cilit u emërua objekti. Drin Ahmeti aktualisht nuk figuron si pronar apo menaxher, por në një intervistë për Telma në janar, ai ka pohuar se operon dhe menaxhon qendrën dhe se shitja dhe marrja e objektit nga pronari aktual austriak do të përfundojë brenda disa muajsh.

Në periudhën nga gushti 2023 deri në zgjedhjet e majit 2024, në llogarinë e kompanisë së Drin Ahmetit “Thor” janë derdhur rreth 7.5 milionë euro si kredi nga biznesmeni amerikan Nik Mehmeti, portofoli i biznesit të të cilit përfshin edhe drejtimin e striptiz bareve në Dallas të Teksasit dhe menaxhimin e një Ode Tregtare Amerikano-Shqiptare.

Kompania “Soravia Invest” aktualisht ka llogari bankare të bllokuar dhe borxh milionësh ndaj Drejtorisë së të Ardhurave Publike.

Blerja dhe shitja e “Soravia” është nën hetim edhe nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila është në pritje të ndihmës juridike amerikane lidhur me pagesat.

Drin Ahmeti, së fundmi deklaroi se Nik Nazar Mehmeti ka investuar paratë e marra nga shitja e aksioneve në gjigantin e IT-së Nvidia dhe se për këtë i ka njoftuar autoritetet në Maqedoninë e Veriut.

Dein Ahmeti

ДРИН АХМЕТИ ЈА ГУБИ „СОРАВИЈА“ Деловниот центар оди на јавно наддавање со почетна цена од 22,4 милиони евра

Почетната вредност на објектот, утврдена со заклучок на извршителот Буневски, изнесува 1.377.978.526 денари или приближно 22,4 милиони евра. На првото јавно наддавање, објектот не може да се продаде под оваа цена, објави Фокус.

Деловниот центар „Соравија“ во строгиот центар на Скопје е ставен на продажба од страна на извршител, по барање на доверител за спроведување на извршување во износ од над 930 илјади евра, објави Фокус. Овој објект беше во фокусот на јавноста поради контроверзниот процес на промена на сопственичката структура на компанијата што го поседува – „Соравиа Инвест“.

Извршителот Андреја Буневски, кон крајот на март, донел заклучок за усна јавна продажба на недвижниот имот во рамките на деловниот комплекс „Соравија“. Оваа одлука е донесена врз основа на барањето за спроведување на извршување во вредност од 930.425 евра, поднесено од доверителот „Прва Инвестициона Банка“ од Софија, Бугарија. Извршувањето е засновано на извршна исправа – Солемнизација на договор за залог од 2 септември 2022 година против должникот „Соравиа Инвест“.

Според заклучокот што го пренесува „Фокус“, продажбата на недвижниот имот ќе се одржи за околу дваесетина дена, односно на 24 април. Почетната вредност на објектот, утврдена со заклучок на извршителот Буневски, изнесува 1.377.978.526 денари или приближно 22,4 милиони евра. На првото јавно наддавање, објектот не може да се продаде под оваа цена.

За учество на јавното наддавање, заинтересираните страни мора претходно да положат гаранција во висина од една десетина од проценетата вредност на објектот, што изнесува 137.797.853 денари или околу 2,23 милиони евра. Најповолниот понудувач ќе биде должен да ја уплати сумата во рок од 15 дена, а доколку тоа не се случи, ќе се закаже ново наддавање.

FOTO/ Ky është 23-vjeçari filipinas që vrau me thikë shqiptaren në Itali! Si e tradhtoi telefoni, çfarë dëshmoi para policëve ish-partneri i Ilaria Sulës!

Marc Samson është 23-vjeçari filipinas që masakroi me thikë 22-vjeçaren shqiptare Ilaria Sula, në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se Samson, ish i dashuri i Ilarias ka pranuar krimin makabër para policisë.

Ka qenë ai që i ka treguar policisë vendin ku kishte fshehur valixhen me trupin e pajetë të studentes shqiptare.

Fillimisht u raportua 22-vjeçarja ishte larguar pas ndarjes me të dashurin e saj me origjinë filipinase.

Ai ka thënë para oficerëve të policisë se vrau me thikë Ilaria Sulën, më pas e futi në një valixhe dhe e hodhi në pyll.
Pas vrasjes ai mori telefonin e studentes shqiptare, përmes të cilit postonte në rrjete sociale.

Autorin e tradhtoi telefoni

Tabulatet dhe qelizat telefonike që tregojnë vendndodhjen e një personi kur bën një telefonatë, ishin në mesin e elementëve që zunë në kurth ish të dashurin e studentes.

Përmes analizimit të tyre, hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale.

Ish i dashuri filipinas e masakroi me thikë dhe trupin e futi në valixhe, nëna e shqiptares tregon si e kuptoi që SMS-të nga celulari i së bijës nuk i dërgoi Ilaria, por 23-vjeçari

Ilaria Sula, studentja shqiptare 22-vjeçare, e cila ishte zhdukur prej datës 25 mars, u gjet e vdekur mëngjesin e sotëm brenda një valixheje në një zonë pyjore në komunën e Polit (Romë), në fund të një shkëmbi.

Policia italiane ka arrestuar ish të dashurin e saj Marc Samson, ndërsa hetimet për shkakun e vrasjes janë fokusuar tek fundi i lidhjes së 22-vjeçares dhe partnerit filipinas.

Që nga mbrëmja e 25 marsit, Ilaria Sula, e cila ka një vëlla 20-vjeçar, ishte zhdukur.

Ajo doli nga dhoma ku jetonte me disa shoqe pa i përshëndetur dhe pa iu kthyer përgjigje mesazheve në ËhatsApp.

22-vjeçarja kishte disa vite që jetonte në Romë dhe ndante një apartament me disa shoqe. Kur Ilaria doli nga shtëpia e saj në lagjen San Lorenzo të martën dhe nuk u kthye më, miqtë e saj u alarmuan dhe njoftuan prindërit e viktimës, të cilët denoncuan zhdukjen në polici, ndërsa ditën e sotme u zbulua fati i saj tragjik.

“Menjëherë e kuptova që diçka nuk shkonte”, deklaroi nëna e viktimës, Gëzime Sula, e cila nxitoi për në Romë së bashku me të shoqin dhe djalin pasi mori vesh lajmin për gjetjen e trupit të 22-vjeçares.

Ndërsa shtoi: “Komunikonim me videocall dhe nuk dërgonte mesazhe. Më pas fola me miqtë e saj që jetonin me të dhe së bashku me bashkëshortin vendosëm të denoncojmë menjëherë zhdukjen e saj. Hetimet çuan menjëherë te djali me të cilin Ilaria ka pasur një lidhjenë të kaluarën, por ne dimë pak për të”.

Ilaria emigroi nga Shqipëria në Terni kur ishte fëmijë së bashku prindërit e saj të cilët nisën një jetë të re në provincën Umbrian.

Nëna e saj punon si pastruese ndërsa i ati në një kompani ndërtimi. Familja jeton në një pallat pranë stadiumit Liberati.

Para se të shkonte të jetonte në Romë, Ilaria ndoqi me sukses shkollën e mesme Angeloni, në degën Ekonomi dhe shkenca sociale.

Sapo u diplomua, vendosi të regjistrohej në Universitetin “La Sapienza” për të vazhduar studimet në Fakultetin e Shkencave Statistikore.

Zbardhet identiteti i autorit të dyshuar për vrasjen e 22-vjeçares shqiptarë në Itali, Ilaria Sula.

Bëhet fjalë për shtetasin filipinas, Marc Samson, i cili dyshohet se vrau me thikë Sulën, të dashurën e tij.

23-vjeçari ka pranuar vrasjen e shqiptares, duke thënë se e ka goditur disa herë me thikë, trupin e futi në një valixhe dhe e hodhi në një zonë të pyllëzuar.

Policia italiane kontrolloi mëngjesin e së mërkurën banesën e tij, ku jetonte me prindërit, një çift që jetonte prej vitesh në Itali. Nëna ishte shtëpiake, ndërsa i ati punon në një shtëpi borgjeze romane. Miqtë e familjes e përshkruajnë të riun si një djalë të mirë, dhe prindërit e tij po ashtu.

“Marc ishte një djalë shumë i mirë. Ai sapo ishte diplomuar për arkitekturë, prindërit e tij janë njerëz shumë të mirë.”, deklaroi një mik i familjes, gjithashtu filipinas.

Një tjetër thotë se nëna e tij kishte bërë një operacion në zemër disa kohë më parë. “Nëna kishte një operacion në zemër disa kohë më parë. Nuk mund ta besoj që ka ndodhur diçka e tillë. Ndonjëherë prindërit janë në rrezik për fëmijët e tyre.”, u shpreh 78-vjeçarja Maria Pia.

Në ditët e zhdukjes së saj, 23-vjeçari dyshohet se përdori celularin e të resë për të postuar story në profilin e rrjeteve sociale të Ilaria-s, duke ngatërruar hetimet.

Iliria Sula humbi kontaktet me familjen dhe shoqet e saj më 25 mars.

“Telefonin e saj e hodha në pusetë”- Zbardhet dëshmia e të riut filipinas që vrau 22-vjeçaren shqiptare! Vëllai i Ilaria Sulës: Qëndruan të lidhur për rreth 1 vit, por u ndanë! Ja kur fola me motrën për herë të fundit

“E kam hedhur telefonin në pusetë”, kështu ka deklaruar 23-vjeçari Marc Samson i cili masakroi me thikë 22-vjeçaren shqiptare Ilaria Sula dhe më pas trupin e saj e vendosi në një valixhe, e cila u gjet në një zonë të pyllëzuar në Poli.

Valixhja ishte mbyllur me trupin e pajetë të shqiptares brenda dhe u gjet në fund të një shkëmbi.

Policia u dërgua atje nga ish-i dashuri filipinas, Marc Samson, student i arkitekturës dhe punonjës i McDonald’s, i cili u arrestua për vrasje dhe fshehje të një kufome.

Tabulatet telefonike të viktimës kanë çuar policinë drejt 23-vjeçarit, i cili në ditët e zhdukjes së saj dyshohet se përdori celularin e së resë për të bërë postime në rrjetet sociale të Ilaria-s. Më pas ka qenë ai që ka dërguar policinë në vendin ku ka hedhur trupin e ish të dashurës së tij.

Ndërkohë ka folur edhe vëllai i viktimës, i cili ka deklaruar se e motra ka qenë në një lidhje me të riun por ishin ndarë.

“E pashë motrën time për herë të fundit të dielën më 23 mars kur ajo erdhi në Terni. Ajo ishte e qetë dhe nuk më tregoi për asnjë problem. Kjo ishte hera e fundit që jam i sigurt që fola me motrën time. Nuk jam i sigurt nëse ajo i ka shkruar mesazhet që kam marrë pas asaj dite”, deklaroi Leoni, vëllai 20-vjeçar i Ilaria Sulës.

Ndërsa tregoi: “E njoh, ata ishin bashkë për rreth 1 vit, por u ndanë. Pyesim veten pse e bëri këtë. Vetëm ai mund ta dijë.”

Momenti kur një mësuese 30-vjeçare u arrestua në SHBA për abuzim seksual me një 15-vjeçar (VIDEO)

Bashkëshorti i saj ishte me të në makinë kur ajo u arrestua.

Në momentin e arrestimit të mësueses 30-vjeçare Christina Formella në SHBA për abuzim seksual me një djalë 15-vjeçar në një klasë, departamenti i policisë ka dërguar efektivët e tij të cilët kanë vënë në pranga mësuesen.

Në video shihen oficerët e policisë që ndalojnë makinën me të cilën 30-vjeçarja drejtonte ndërsa brenda ndodhej bashkëshorti i saj, Michael.

Formella appears to have been married as recently as August, happy images on social media show.
Facebook/Christina Formella

Siç shihet në pamje, 30-vjeçarja shfaqet në një gjendje konfuzioni me një nga oficerët e policisë duke i thënë: “E kuptoj që je konfuze, “Do të të shpjegoj gjithçka.”

“Po e çon diku?” dëgjohet duke e pyetur bashkëshorti i profesoreshës, ndërsa policët i kërkojnë të mbledhë gjërat dhe t’i ndjekë në sediljen e pasme të makinës së patrullës.

“Kam shumë frikë”, dëgjohet të thotë mësuesja kur e kupton seriozitetin e situatës teksa policia e prangos. “Nuk mund të më thoni pse po më arrestoni?” ai vazhdon të pyesë në një gjendje të qartë të tronditur.

Kur oficerët e policisë i kanë shpjeguar se e kishin arrestuar për abuzim seksual me një të mitur, 30-vjeçarja vuri duart në kokë dhe filloi të mërmëriste: “O Zot, o Zot”.

Sipas dosjes së çështjes, sulmi seksual i 30-vjeçares dyshohet se ka ndodhur brenda një klase në shkollën e mesme Downers Grove South në dhjetor 2023 kur Formella ishte 28 vjeç.

Zyra e Prokurorit të Qarkut DuPage njoftoi se mësuesja 30-vjeçare ishte trajnere dhe mentore futbolli e 15-vjeçarit, duke shtuar se sulmi seksual ndaj tij ndodhi para fillimit të mësimit.

U largua nga shtëpia pa i thënë askujt, zhduket studentja shqiptare në Romë/ Dyshimet e para

Prej një jave nuk ka asnjë lajm për Ilaria Sulën, 22-vjeçaren shqiptare, e cila është studente në Fakultetin e Statistikave në Universitetin Sapienza.

Sipas disa të njohurve, ajo u zhduk më 25 mars nga zona e Furio Camillo ku jetonte në një apartament që ndante me disa shoqe.

Familjarët janë shprehur shumë të shqetësuar dhe kanë nisur një apel në rrjetet sociale, i cili ka kërcyer edhe në disa profile të komiteteve të banorëve të lagjeve të ndryshme dhe gjithashtu paraqiti një ankesë në stacionin e policisë në San Lorenzo.

Ndërkohë është aktivizuar dhoma e kontrollit në prefekturë dhe janë njoftuar të gjitha organet dhe shoqatat përgjegjëse për kontrollet. Ndër hipotezat për të shpjeguar zhdukjen, është se Ilaria u largua pas ndarjes me të dashurin, shkruan Corriere della Sera.

“Ajo u largua nga shtëpia në orën 21:30 të së martës, më 25 mars, pa thënë lamtumirë. Ajo nuk i tha askujt se ku po shkonte, ajo nuk tha lamtumirë, por kishte ndodhur edhe herë të tjera në të kaluarën që ajo të mos thoshte lamtumirë. Ne nuk pamë asgjë të çuditshme për këtë. Por që atëherë nuk e kam parë apo dëgjuar më prej saj”, shprehet shoqja e Ilarias.

Pasi u largua nga banesa, 22-vjeccarja shkëmbeu disa mesazhe në Whatsapp me shoqet e tjera të dhomës, mesazhet të cilat po hetohen.

Më pas, duke nisur nga e shtuna e datës 29 mars, Ilaria nuk i përgjigjej më askujt dhe kështu shoqet e dhomës njoftuan familjen e saj dhe shkuan për të denoncuar në polici.

“Ilaria është një vajzë e qetë, shumë studioze, pasditet i kalonte duke studiuar në kuzhinë, herë pas here shkonte në palestër për t’u çlodhur. Nuk kishte ndonjë pasion tjetër të veçantë”, shton Noemi, mikesha e Ilarias.