Ballina Blog Faqe 716

Ish-luftëtarja e UÇK-së flet për ftesën e Gjykatës Speciale, thotë se mund të refuzojë atë (VIDEO)

Ish-luftëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Raimonda Rreci, ka folur për herë të parë në një paraqitje mediatike për ftesën që i erdhi nga Gjykata Speciale.

Rreci, e cila tashmë jeton në SHBA ka thënë për RTK-në se nuk ka ide se në çfarë cilësie është e ftuar nga Gjykata Speciale.

Ajo ka thënë se nëse është e thirrur si dëshmitare, varet nga vullneti i saj se a do të shkojë apo jo.

“Nuk kam ide në çfarë cilësie jam ftuar nga Gjykata Speciale. Nëse është në cilësinë e dëshmitarit varet nga vullneti im a do të pranojë a jo, nëse është në cilësnë e të dyshuarit është krejtë procedurë tjetër”, ka thënë ajo.

Rreci tutje ka thënë se me të marrë ftesën nuk ka bërë asnjë veprim tjetër përpos që është konsultuar me familjen, dhe se këtë e ka bërë publike edhe në Facebook.

“Unë do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese. Shteti amerikan nuk më ka ofruar kurrfar ndihme, por pak është faji im sepse nuk e kam lajmëruar asnjëherë dhe jam marrë personalisht me të”, ka thënë tutje ajo.

Ajo ka rrëfyer edhe për kohën e luftës, dhe zonën në të cilën ajo ka shërbyer.

“Fillimisht me babin tim jemi lajmëruar në Prekaz. Atë kohë nuk ka pasur femra në Drenicë dhe është marrë vendim të më dërgojnë përkohësisht në Kleçkë. Lufta e ka bërë të vetën dhe kam vazhduar të qëndrojë në Kleçkë”, ka rrëfyer ajo.

Rreci pas luftës ishte pjesëtare e Njësisë Speciale të Kosovës.

APEL DEPUTETËVE TË LËVIZJES BESA NË PARLAMENTIN E MAQEDONISË VERIORE

Abdulla Mehmeti

Duke marrë parasysh se kërkesat krysore për barazi të plotë të popullit shqiptar në Maqedoni, statusin juridik-kushtetues të shqiptarëve si popull shtetformues dhe statusin e gjuhës shqipe zyrtare, për të cilat nuk ka gatishmëri dhe sens pushteti aktual në Maqedoninë Veriore që të përmbushen përmes ndryshimeve kushtetuese aktuale;

Duke pasur parasysh ndryshimet e reja globale në planin gjeopolitik dhe gjeostrategjik në nivel të rajonit dhe më gjerë, si dhe nevojën urgjente për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në NATO dhe BE, për ta shkëputur këtë shtet dhe rajonin e Ilirikut (Ballkanin Perëndimor) nga sfera e infuencës ruse, dhe jo vetëm;

Duke qenë të vetëdijshëm se problemet e pazgjidhura të popullit shqiptar në Maqedoni, të trashëguara nga e kaluara nën pushtetet jodemokratike, me fajin edhe të shqiptarëve në këto pushtete, ato nuk mund të zgjidhen me një goditje dhe vetëm nga një parti politike opozitare, e pafuqishme në këto momente për shkak të rrethanave në vend dhe më gjerë;

Duke e çmuar konsekuencën dhe përkushtimin e tyre deri në sakrificë për t’i mbrojtur këto pak vlera dhe dinjitet që u ka mbetur shqiptarëve në Maqedoni, deputetëve të Lëvizjes Besa u drejtohemi me këtë:

A P E L

Pas bisedimeve finale dhe arritjes së një marrëveshje të pranueshme me Qeverinë për çështjen e diskutueshme të shtetësisë, të VOTONI për këto ndryshime kushtetuese, edhe për shkaqe të cilat tani nuk mund të bëhen publike, me rezultatet që keni mundur t’i arrini me këto ndryshime, bashkë me partinë tjetër opozitare të shqiptarëve, Aleancën për Shqiptarët, sepse me këtë nuk do të shuhet E DREJTA E JONË për ta vazhduar edhe më tej betejën për barazi të plotë të popullit shqiptar në Maqedoninë Veriore.

Në seancën e nesërme, të dilni si ngadhnjyes në foltoren e Parlamentit dhe përmes një Deklarate politike t’i arsyetoni qëndrimet tuaja dhe arsyen e votimit „për” të këtyre ndryshimeve kushtetuese, para opinionit vendës dhe atij ndërkombëtar.

Ju e keni bërë tuajën, duke dhënë maksimumin e mundshëm, u mbetetet qytetarëve shqiptarë, intelektualëve dhe botës akademike, pushtetit dhe faktorit ndërkombëtar, ta vlerësojnë këtë dhe të reflektojnë në të ardhmen, sepse këtu as nuk fillon dhe as nuk mbaron beteja e madhe e popullit shqiptar në Maqedoni, për liri dhe barazi të plotë qytetare dhe kombëtare, të mohuara dhe nëpërkëmbura për dekada me radhë nga regjimet e mëparshme shoviniste dhe nga mercenarë shqiptarë në ato pushtete, të cilët fatkeqësisht edhe sot janë në numër të madh, edhe në Parlamentin ku ju ditën e nesërme duhet t’u jepni LEKSION HISTORIK PËR DEMOKRACI!

Pas gjithë kësaj, duhet të mblidhni fiqitë, bashkë me ne dhe forca të tjera përparimtare e liridashëse, për t’ua treguar vendin se ku e ka secili, për t’ia ndalur hovin shovinizmit të egër me frymë mesjetare që i ka përfshirë institucionet e këtij shteti, disa subjekteve politike dhe jopolitike, institucioneve shkencore, medieve dhe një numri të qytetarëve në vend, të cilët ende e shohin Maqedoninë përmes optikës serbe dhe ruse.

Fitorja do të jetë në anën tonë, për të ardhmen më të mirë të gjithë qytetarëve dhe orientimin evropian të Maqedonisë Veriore.

(10 janar 2019)

Mickoski: Do ta bëjmë të pamundurën të ndërpresim ndryshimet kushtetuese

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristjan Mickoski tha se do të bëj gjithçka që të bllokojë procesin e ndryshimit të emrit. Ai para protestuesve të tubuar para Kuvendit tha se kryeministri Zaev e ka keqpërdorur faktorin ndërkombëtarë dhe ambasadorët, për të arritur deri te ndryshimi i emrit kushtetues të shtetit. Mickoski thotë se në këtë proces të ndryshimit të emrit sheh vetëm interes personal të kryeministrit dhe pazare me drejtësinë.

Rreth pazarit të emrit dhe identitetit, po votohen ndryshime të kodit penal, ventili po lëshohet aq sa duhet për të kaluar ata akuza që kryejnë punë për disa deputetë, apo atyre të cilët i janë besnik që ia votojnë ndryshimet dhe u zvogëlohen dënimet ose iu bien poshtë akuzat. Mickoski thotë se nuk është kundër anëtarësimit në NATO dhe BE, por se dëshiron që shteti të njihet si Republika e Maqedonisë. – u shpreh – Hristjan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së, raporton AlsatM, përcjell Albinfo.ch.

Unë jam kundër ndryshimit të emrit, jo sepse nuk e dua BE-në, aty kam kaluar shumë kohë, kam qenë bursist i dy qeverive evropiane, por sepse e dua Maqedoninë” Protestuesit thonë se implementimi i Marrëveshjes së Prespës do e dëmtojë identitetin e tyre dhe atë nacional. – u shpreh një protestues

Sot këtu jemi që të mos ndryshohet emri, që të mbetet Republika e Maqedonisë. Ne nuk jemi kundër NATO-s e as kundër Evropës por jemi kundër ndryshimit të emrit sepse nëse ndodh kështu, me kalimin e kohës do të asimilohet populli maqedonas” – u shpreh – Hristjan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së

Protestojë sepse jam e pikëlluar që do e ndryshojnë emrin e shteti pa më pyetur mua. 80 persona ta ndryshojnë emrin më vjen keq” Protesta edhe sot ishte e qetë por në turmë vëreheshin edhe persona të cilët provokonin gazetarët dhe policinë që siguronte Kuvendin. Nga MPB-ja thonë se i kanë marrë masat e duhura dhe se kanë dërguar numër të mjaftueshëm të forcave policore në Kuvend, me qëllim që të parandalojnë çdo incident të mundshëm. Ata largojnë çdo mëdyshje për përsëritjen e natës së përgjakshme së 27 prillit. – theskoi një protestues, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.

“Absolutisht është e pamundur që të ndodh ajo që ju e thoni. MPB në kontinutet po ndërmerr aktivitete dhe masa adekuate për garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e sidomos për sigurinë e deputetëve. Atë që ju po pyesni është apsolutisht e pamundur që të ndodhë. Protestat të cilave dju iu bashkangjitën edhe VMRO DPMNE-ja do të mbahen edhe të premten.- tha Toni Angellovski Zëdhënës i MPB-së.

Baton Haxhiu: Argumentet e Presidencës për Cakajn, diletantizëm. Ky është fundi

Në një lidhje në studion e ‘Open’, Baton Haxhiu deklaroi se Gent Caka, personi që nuk është dekretuar si ministër i Jashtëm nga Presidenti Ilir Meta, nuk ka thënë kurrë që është për korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi.

“Caka nuk ka thënë që është për korrigjim të kufijve. Argumentat e Presidencës janë diletantizëm.

Meta përdori jashtë kontekstit një deklaratë të Cakës.

Caka foli për angazhimin e shtuar diplomatik të BE-së që të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura për kufirin në rajon”, u shpreh Baton Haxhiu.

“Ky është fundi i një Presidenti kushtetues”, shtoi Haxhiu.

Gruevski shkruan nga Budapesti: Sot është nata e fundit që deputetët të mendohen!

Për deputet e shumicës, kjo nuk do te jete natë gjumi. Nata e sotme ehte mundësia e fundit për tu menduar dhe për te ndërruar mendim me vendosjen e interesit kombëtar para atij partiak ose atij personal. E di se nuk e keni te lehte… te paktën unë e di këtë, shkroi ish-kryeministri Nikolla Gruveski ne “Facebook”.

Gruevski shkruan se sonte janë orët e fundit nga ndryshimi i Kushtetutës për shkak të marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimit të emrit, historisë dhe identiteti ndërsa Greqia sigurisht nuk do ta lëshojë këtë mundësi historike të arrijë marrëveshje që është triumf për atë dhe katastrofë kombëtare për Maqedonisë.

“Shumica e popullit nuk pajtohet me këtë marrëveshje, që u pa edhe nga rezultati i referendumit. Por Qeveria kukull është e vendosur të shkojë kundër vullnetit të saj, me çdo çmim dhe të burgos secilin apo likuidojë secilin që do t’ia pengojë rrugë. Populli del dhe proteston, por tani vendimi është në duart e deputetëve”, shkruan Gruevski.

Sekuestrohet pasuria e Burdushit (Video)

Gjykata Themelore në Prizren, ka vlerësuar se kjo pasuri duhet të sekuestrohet

Hysri Peqani, të ënjten i është dashur të paraqitet në Gjykatën Themelore në Prizren.

Ai që njihet si Burdushi, pran gjyqtari është sjellë nga qendra e paraburgimit ku ai po mbahet nën masë të sigurisë.

E në gjykatë, është caktuar seancë ku do të shqyrtohej kërkesa e Prokurorisë, për sekuestrimin e pasurisë së Hysri Peqanit.

Por, pranë vetës ai nuk ka pasur avokat.

Kjo pasi që mbrojtësit e tij kanë përfillur bojkotin që Oda e Avokatëve po bënë ndaj Gjykatave.

Pavarësisht kësaj, Burdushi në seancën që nuk është lejuar filmimi nuk ngurroi të hedh akuza në drejtim të Prokurorisë.

“Kundërshtoj prokurorin për biznesin e hapur në vitin 2005 me emrin Burdushi, ordinancën për të cilën edhe në Ministri të Shëndetësisë deri në vitin 2010 kam ofruar fakte incizime dhe kam bërë kërkesë që të marr licencë nga Ministria, pasi lëmia ime nuk ka të bëjë me mjekësi, puna ime është e veçantë, është shpirtërore. Shërbime dhe këshilla shpirtërore”

Ai ka deklaruar se ka punuar si mjek popullor, ndërsa të gjitha materialet i ka ruajtur për arkiva dhe për histori.

Po ashtu para gjykatësit Luan Berisah, Burdushi deklaroi se tek ai janë trajtuar edhe punëtor të sistemit të drejtësisë.

Më tej Burdushi e ka akuzuar prokurorin dhe hetuesinë se kanë nxitë njerëzit që të lajmërohen si të dëmtuar dhe si dëshmitar.

“Sepse sa kam qenë në liri askush nuk është lajmëruar apo ankuar si i dëmtua”

Krejt pas dy orësh seanca përfundoj.

Më pas Burdushit iu vunë prangat në duar e u kthye në Qendër të Parburgimit.

E më vonë Gjykata Themelore e Prizrenit njoftoi se gjykatësi i procedurës paraprake Luan Berisha, ka vendosur ka lëshuar urdhër ndalues të aseteve.

Kështu, Burdushit i ndalohet shitja e pasurive të evidentuara në vendim e që kapin vlerën e 2.6 milion eurove.

Në anën tjetër, avokati Asdren Hoxha thotë se pavarësisht se nuk ishin në seancë e kundërshtuan pretendimin e prokurorit.

Tash e tutje avokat mbrojtës i Burdushit do vazhdoj të jete edhe avokati Tomë Gashi i cili për T7 ka konfirmuar se para se të niste seanca gjyqësore kishte vizituar klientin e tij dhe kishte njoftuar se nuk do të merrte pjesë në seancë.

Për të mos rrëshqitur i moshuari detyrohet të qëndrojë në bagazhin e makinës

Në gjithë vendin janë krijuar vështirësi për shkak të reshjeve të mëdha të borës që e ka kapluar rajonin.

Reshjet e mëdha të borës kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në të gjitha rrugët e Kosovës.

Ndonëse organet kompetente thonë se rrugët po mirëmbahen, tjetër gjë thonë faktet nga terreni.

Në këtë fotografi shihet se me sa shumë vështirësi qarkullon një “Mercedes”, në hyrje të Prishtinës, në lagjen Veternik të Kosovës.

Njëri nga pasagjerët për të shmangur një rrëshqitje të mundshme është detyruar të qëndrojë në bagazhin e makinës për ta bërë balancimin.

“Kaçubeti” po bën kërdi në Tetovë, ja sa makina u zhvendosën gjatë dy ditëve të fundit!

Gjatë dy ditëve të kaluara në Tetovë, me makina speciale të karrotrecit janë zhvendosur 30 makina të parkuara në vende të gabuara, në veçanti në pjesën qendrore të qytetit, kurse qytetarët është dashur të paguajnë dënimin.

Gjobat për kundërvajtje të këtilla shkojnë nga 45 deri në 180 euro në kundërvlerë të denarit./TetovaNews

Gazeta Lajm: Kasami nuk lëshon pe, seanca për ndryshimet kushtetuese shtyhet për nesër

As sot nuk ka nisur seanca për ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit të Maqedonisë. Seanca është caktuar të mbahet nesër në ora 12:00, njofton Gazeta Lajm. Lajmin për shtyrjen e seancës e ka konfirmuar kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë fakti që kryeministri Zaev nuk po arrin të sigurojë votat e nevojshme të Lëvizjes BESA. Ndërkohë, Zaev vijon takimet me drejtuesit e Lëvizjes BESA, si dhe me 8 deputetët e përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja, të cilët kanë theksuar se nuk do të votojnë pro marrëveshjes, nëse pranohen kërkesat e Lëvizjes BESA./Gazeta Lajm

Ohri dhe Struga, tërësisht të paralizuar nga sasia e madhe e dëborës (VIDEO)

Ohri dhe Struga janë tërësisht të paralizuar nga sasia e madhe e dëborës që ra në të dy qytetet. Ohri së bashku me Manastirin janë qytetet ku ka rënë mbrëmë më së shumti borë deri 33 cm.

Rrugët janë krejtësisht nën borë, dhe nën borë janë rrugët që çojnë në fshatra. Nga Ndërmarrja publike komunale e Ohrit thonë se ekipet e tyre janë në terren ditë e natë dhe se po punojnë për pastrimin e borës. Por problemi është në reshjet e pandërprera të borës, që për një kohë të shkurtër formuan një shtresë të re të dëborës dhe ua ka vështirësuar punën.

Nga komuna e Strugës thonë se punojnë intensivisht për pastrimin e dëborës dhe se janë përfshirë punëtorët nga të gjitha ndërmarrjet publike në qytet. Por, megjithatë qytetarët, sidomos nga zonat më të larta malore të Strugës, si nga fshati Bogojci që na dërguan edhe video, ku ankohen se rruga nga e cila çon në fshatin e tyre nuk ishte pastruar. Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave për Alsat thanë se situata në këtë moment është nën kontroll dhe se po kryhet pastrimi i rrugëve. Atje ku nuk është pastruar në rajonin e Ohrit dhe Strugës, janë zonat e larta malore ku jetojnë një deri në dy banorë.


Fshatrat më të larta malorë ka të ngjarë të pastrohen gjatë ditës siç është në komunën e Strugës, ndërsa në komunën e Ohrit pastrohet kudo dhe pothuajse kudo rrugët janë të kalueshme. Në Strugë rrugët nuk janë të kalueshme drejt fshatrave Vishni dhe Belicë e epërme, ku ka mbetur vetëm një banor. Në Strugë rrugët janë të pakalueshme për në fshatrat e Malësisë. Rrugët drejt fshatrave Borovc, Jabllanicë janë vështirë të kalueshme. Automjetet po lëvizin dhe mund të lëvizin automjetet 4×4, por ka shumë borë. Këtë herë ne nuk kemi asnjë thirrje në 195, dhe është mirë që ka energji elektrike. Deri më tani nuk kemi informacion rreth situatave për rrezik jete dhe e konsiderojmë situatën si të rregullt në kushte të vështira të dimrit “, tha Mitko Temelkoski nga Qendra për Menaxhimin e Krizave në Ohër.

Banorët e Ohrit dhe Strugës nuk mbajnë mend aq shumë borë që nga viti 1962.

https://youtu.be/cQ68Ms-5ynw

“Për të ardhur keq”, Astrologia: Ja për çfarë më pyesin më shpesh shqiptarët…

Meri u shpreh se shqiptarët e pyesin se kur do shkojnë jashtë shtetit dhe astrologia sqaroi se për t’ju përgjigjur kësaj pyetje ajo duhet të shohë hartën astrologjike të personit.

“Kudo ku shkoj më pyesin, jam kjo shenjë dua të iki jashtë shtetit, a do më eci? Të gjithë vetëm këtë pyetje më bëjnë. Por unë pa analizuar një hartë nuk kam çfarë t’i them. Unë mund të them vetëm fjalën e mirë se s’kam çfarë të them tjetër. Është për të ardhur keq. Shqipëria është vend Bricjap dhe Bricjapët janë në një moment pak delikat”, u shpreh Meri.

A ekziston një botë tjetër? Astronautët kapin valë radioje misterioze në galaktikë

Astronomët kanë zbuluar detaje të sinjaleve misterioze që dalin nga një galaktikë e largët, të kapura nga një teleskop në Kanada.

Natyra dhe origjina e saktë e shpërthimeve të valëve të radios nuk dihet.

Ndër 13 shpërthimet e shpejta të radios, të njohura si FRBs, ishte një sinjal shumë i pazakontë i përsëritur, që vjen nga i njëjti burim rreth 1.5 miliardë vite dritë larg.

Një ngjarje e tillë është raportuar vetëm një herë më parë, nga një teleskop tjetër, në histori.

“Nëse përsëriten sërisht, dhe nëse kemi të tjera burime në dispozicion, mund të jemi në gjendje t’i kuptojmë këto puzzla kozmike – prej nga vijnë dhe çka i shkakton ato.”tha Ingrid Stairs, një astrofizik nga Universiteti i British Columbia (UBC), shkruan Dritare.net, raporton BBC.

Ekzistojnë një numër teorash rreth asaj se çfarë mund t’i shkaktojnë ato, por ende nuk ka një teori të saktë dhe të besueshme./ I.M-Dritare.net

Baton Haxhiu: Ja mesazhi im për Ilir Metën përpara se të bënte një gabim historik

Analisti dhe gazetari i njohur, drejtori i “Klan Kosova”, Baton Haxhiu ka publikuar një letër që i ka dërguar Presidentit të vendit, Ilir Meta, disa ditë më parë në lidhje me Gent Cakajt, emrin e propozuar nga Rama për minister të Jashtëm.

Nga Baton Haxhiu

Pershendetje Ilir

Këto ditë kam përcjellur me vëmendje të veçantë ndryshimet në Qeverinë e Shqipërisë në përgjithësi dhe kam ndjekur me shqetësim të posaçëm shtyerjen e dekretimit për Ministrin e ri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj.

Me paraqitje publike, sidomos pas kthimit nga shkollimi disa vjecar, Genti është shndërruar në shpresë politike dhe ka bërë dallimin me qasjen e tij të mençur dhe veprimet e tij të kujdesshme.
Për më tepër, tashmë për një vit e më tepër, Genti ka shërbyer devotshmërisht në Qeverinë e Shqipërisë nga Kabineti i Kryeministrit deri tek zv. Ministri për Evropë dhe Punët e Jashtme.

Ai është prej pak njerëzve në Shqipëri dhe në Kosovë, e veçanërisht edhe më i rrallë nga gjenerata e tij, e cila çdo ditë e më shumë shfaqet indiferente në qëndrime dhe konfuze në mendim, që mbanë ende peshën e rëndë të dijes dhe trajten e kujdesit njerëzorë.

Ashtu sikurse jeni edhe ju në dijeni pasi tashmë keni mbaruar çdo hetim të mundshëm ndaj tij, Genti është prej personaliteteve pa manipulime në edukim dhe pa afera korruptive në karierë. Ai thjeshtë është një djalë i pastër, me mendje të kthjellët dhe ideale të larta dhe, pa asnjë diskutim, më i përgatitur se kushdo në të njejtën pozitë para tij.

Sipas Kushtetutës të Shqipërisë, Rrjedhimisht, për dekretimin e Ministrave të propozuar,
roli yt, Ilir, është thjeshtë ceremonial. Në rast se do ta shfrytëzosh zbraztësitë në sistemin gjyqësor të Shqipërisë për llogari ditore politike dhe i ndikuar nga vala e paparë e thashethemeve të ditëve të fundit, Ilir, jo vetëm që nuk do të mundësoni emërimin në detyrë të një njeriu që përfaqëson shpresë në shoqëri dhe sjellë dije në institucione por, në fakt, do të vulosni ndarjen e thellë institucionale midis Kosovës dhe Shqipërisë. Midis shqiptareve te Kosoves dhe Shqiperise.

Në kohën kur deklarohesh vazhdimisht për domosdoshmërinë e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Shqipërisë nuk mund ta bllokosh në mënyre arbitrare emërimin e një Ministri nga Kosova me reputacion të shkëlqyer dhe kualifikime të bollshme!

Në rast se do ta mbash pezull dekretimin e Ministrit të ri, do ta mbani edhe përgjegjësinë institucionale për mosdekretim të politikanëve me mendësi të re në Shqipëri, përjashtimin e një kosovari të shkëlqyer nga jeta e lartë institucionale në Shqipëri edhe bllokimin praktik të bashkëpunimit të frytshëm midis dy vendeve.

Duke besuar se emri të cilin mban mbi tryezë për Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme paraqet cilësinë më të lartë për këtë detyrë dhe, duke mbetur me shpresë se do të ngritesh përmbi politikat ditore dhe interesat e ngushta, dhe logjikes feudale ku eshte mberthyer Shqiperia dhe Kosova, unë, miqësisht, te kërkoj dekretimin sa më të shpejtë të kryediplomatit më të merituar të Shqipërisë.

Ilir! Degjoje mire cka po te thote Batoni: Po gabon shume dhe mos shko ma tutjeshem ne kete gabim historik!

Hekurudha austriake ndalon trenin për të shpëtuar drerin nën dëborë (VIDEO)

Hekurudhat Austriake kanë publikuar pamjet e pazakonta kur dy drejtues treni rendintë shpëtojnë një drer të mbetur nën dëborë.

Ngjarja ka ndodhur pranë Gesaeuse National Park, pasi është pikasur nga treni se si kafsha kishte mnbetur nën shtresë dëbore me brinjët pak jashtë, në luftë për të mbijetuar.

Austria po përjeton dhe ajo një dimër të pazakontë, me sasi bore deri në tre metra.

Andi Bushati: Gent Cakaj, si një tender me letra fallco

Nga Andi Bushati

Argumentimi që i ka bërë Presidenti Meta rrëzimit të kandidaturës së Gent Cakës si Ministër i Jashtëm ka nxjerrë edhe njëherë në pah shndërrimin e shtetit të Edi Ramës në një bordello.

Aty kuptohet fare qartë se si ish numri dy i diplomacisë për gjysëm viti, ka ushtruar funksionin në shkelje flagrante të ligjit, pa u pajisur me çertifikatën e sigurisë.

Por, e keqja nuk përfundon me mosplotësimin prej shtatë muajsh të këtij formulari që jep garancinë e domosdoshme për të verifikuar të ardhurat, figurën morale dhe mosimplikimin e tij me shërbimet e huaja sekrete.

Ajo është bërë edhe më e madhe, kur u dhanë sinjalet e para se kjo mungesë përbënte arsyen se përse kreu i shtetit mund të mos e dekretonte “djalin e lexuar”, të pilotuar nga Prishtina.

Aty në panik dhe me urgjencë, Edi Rama e përdori Cakën si një obortar të rëndomtë, duke e detyruar të bëjë atë që pati “harruar” t’a kryente për një kohë të gjatë. Madje mëkati qe edhe më i rëndë, sepse ai nuk përdhosi vetëm figurën e kandidatit për ministër të jashtëm, por edhe institucionin e DISK, që ka për detyrë të lëshojë çertifikatën e sigurisë.

Ky organizëm që duhet të bëjë verifikime të gjata dhe të thelluara, që duhet të investigojë në shtetet e huaja ku ka jetuar më parë kandidati për të dalë i pastër, që duhet të verifikojë gjithçka rreth tij, e mori kërkesën në datë 3 janar dhe dha përgjigje … në 4 janar.

Ai e shpalli Cakën të kulluar vetëm në 24 orë, sepse kaq i shpejt i duhej Edi Ramës për nevojat e tij politike.

Kjo histori që i përngjan fiks tenderave me letra fallco dhe milionave që shpërndahen me urdhër të kryeministrit duke shpërfillur çdo ligj dhe çdo institucion, nxjerr në pah dy antë të errëta.

Së pari, ajo është një provë më shumë se në ç’pikë janë telendisur institucionet shqiptare në shtetin personal të Edi Ramës ku nuk përfillet asnjë normë tjetër përpos urdhrave të tij.

Së dyti, ajo na tregon shumë, për karakterin, formimin, personalitetin e “djalit të lexuar” nga Prishtina, që lejon të përdoret me një lehtësi të pabesueshme, si mish për top.

Ç’do kush pas kësaj historie mund të pyesë: po mirë Rama qenka i tillë, që nuk përfill asnjë rregull veç vullnetit dhe pasionit të vet, po ky zyrtar i ri, i edukuar në perëndim, formimin e të cilit na e kanë ngritur në qiell, si pranon me kaq mungesë respekti për veten, t’a lëvizin si gur shahu? Ç’farë dinjiteti ka ai, sa do të kulluar t’a konsiderojë veten, të përtypë kokëulur, fillimisht kryerjen e aktivitetit pa çertifikatë sigurie dhe më pas farsën e pastërtisë brenda 24 orësh, kur dihet që ky proces mund të kërkojë edhe javë?

Ky servilizëm i pështirë, i denjë për një zyrtar të nëntshtruar, që çon raport shefit edhe kur pi kafe me gazetarë, përtej çdo debati kushtetues i jep të drejtë Ilir Metës në zgjedhjen që ka bërë.

Sepse Shqipëria nuk e ka luksin të ketë ministër të Jashtëm një çilimi kamikaz që ka si të vetmen vlerë përunjësinë e verbër ndaj padronit.

Në këto momente, kur Tirana zyrtare duhet të përballet me aventurën Thaçi – Rama për coptimin e Kosovës (të cilës Ditmir Bushati i doli kundër) dhe me firmosjen e marëveshjes së detit me Greqinë (që duhet kaluar nga presidenca), më pak se gjithçka asaj i duhet një lake i nënshtruar në krye të diplomacisë.

Pikërisht për këtë rrefuzimi i Ilir Metës për të rrëzuar dekretin për Gent Cakën, është po aq sa dinjitoz edhe historik.(lapsi.al)

Çfarë fshihet pas goditjes së Gent Cakës, nga Ilir Meta?

Nga Alfred Peza

Mosdekretimi nga ana e Presidentit, i Gent Cakës si ministër i Punëve të Jashtme, nuk ka asnjë shkak Kushtetues. Ai është thjeshtë njeriu i duhur, në vendin dhe kohën e gabuar.

Gent Caka është një sebep i madh, emri i të cilit nuk ka asnjë lidhje, me “argumentat” e Ilir Metës për të mos e dekretuar atë.

Ilir Meta thotë se Cakaj s’ka përvojë; ka qëndrime të ndryshme me Qeverinë; ka bërë deklarata të rrezikshme dhe destabilizuese në media.

Si mund ti besosh Presidentit kur thotë se Caka ka mungesë përvoje, ndërkohë që vetë ka qenë Kryeministër në moshën 29 vjeçare?!

Si mund ti besoh Presidentit që paska parë tek Caka qëndrime të ndryshme me qeverinë, të cilat vetë Kryeministri që e propozon, nuk i paska parë?!

Si mund ti besosh Presidentit se Caka paska bërë deklaratat të rrezikshme e destabilizuese dhe ai nuk qenka shqetësuar fare në kohën që janë bërë dhe u kujtua për to, vetëm sot kur do refuzonte firmën mbi dekretin për të?

Si është e mundur që ky veprim i Presidentit është i harmonizuar me bllokimin me dhunë të disa fakulteteve nga militantët e ish partisë së tij e të PD dhe me deklaratën e opozitës për bojkotimin sërish të Parlamentit?

E vërteta e thjeshtë është se Gent Caka është viktima e lojës politike të opozitës. Ambasadori i BE tha sot se tani që po ngrihet SPAK, presim hetime dhe dëmime politikanësh.

Ky është shkaku. Pas Sandër Lleshit, Gent Caka është thjeshtë sebepi i radhës!

“Mjerë ne shqiptarët”, kryetari i Unionit të Gazetarëve përplaset me Baton Haxhiun: Monstër komunikimi, i paedukatë dhe vettradhëtar

Gazetari Aleksandër Çipa e quan “të paedukatë”, “monstër komunikimi” dhe “vetëtradhëtar” kolegun e tij Baton Haxhiu.

Duke ju referuar letrës së këtij të fundit për presidentin Ilir Meta, ku i kërkonte dekretimin si ministër të Jashtëm të Gent Cakajt, Çipa shprehet se “kapaciteti intelektual i Baton Haxhiut është i vettradhetueshëm prej gazetarit Baton”.

Ndër të tjera ai shkruan:

“Kapaciteti intelektual i Baton Haxhiut eshte i vettradhetueshem prej gazetarit Baton.

Por paedukatesia publike e Baton Haxhiut permes nje letre publike drejtuar Presidentit te Republikes se Shqiperise, misherohet vetem tek shprehja e pare adresuese: ” Pershendetje Ilir!”

Vlera si monster komunikimi dhe sidomos prej ndermjetesi formal dhe informal e Batonit, fatkeqesisht eshte ende e paditur per qeverises te hershem dhe te perkohshem shqiptare me se pari ne Tirane dhe dokur edhe ne Prishtine.

Mjere ne shqiptaret per shtetaresine qe kemi si ne shtetin e vjeter qe sillet perhershmerisht si rishtar, edhe per te riun qe mbetet femije dhe naiv djallezor!!!!”, nënvizon Çipa. (TemA)

Sonila Meço: Turp të ketë Ilir Meta, po për çfarë?

Nga Sonila Meço

Si mundet të përkufizohen, përgjithësohen, acarohen, shpërdorohen marëdhëniet e shqiptarëve këndej kufirit me ata të Kosovës nga mosdekretimi i argumentuar ligjërisht i ministrit me origjinë nga Kosova e me dy pasaporta prej presidentit të Republikës?

Kush po do ta fryjë këtë lloj zjarri të rrezikshëm mes një kombi në dy shtete, duke na detyruar t’i kërkojmë falje Kosovës për “turpin” e madh?

Në një kohë kur Serbia kryeneçe pret shkëmbim territori, arrin të lobojë deri në Bruksel e Washington, pa e njohur Kosovën, pa kërkuar ndjesë për krimet e luftës, çel kapituj negociatash ndërsa zyrtarët tanë të lartë s’dimë kur kanë shkelur për herë të fundit në Bruksel e në Kosovë shqiptarët janë izoluar prej mosliberalizimit të vizave.

Dhe pse u dashka të cilësojmë këtë “turp” e jo mungesën e çertifikatës së sigurisë nga ana e ministrit të propozuar, që ka vënë në rrezik informacionin e klasifikuar shtetëror?

Po fakti që verifikimi i tij me paisje çertifikate është bërë brenda një dite në shkelje të ligjit? Si mundet t’ja lëmë përshtypjeve individuale dhe librave të lexuar vlerësimin nëse një djalë duhet të ketë në dorë Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme?

Si mund të quhet “turp” mosdekretimi i tij nga presidenti, në kushtet e citimit të shkeljeve ligjore e mungesës së sigurisë kombëtare dhe t’i kërkojmë falje Kosovës për këtë gjë?

Po a i kërkuam falje për çmimin e referencës së patateve, për tarifat e Rrugës së Kombit që kanë shtrenjtuar ardhjen e vajtjen, për qëndrimin jo në favor të saj në raport me synimet e Serbisë për rishikim territoresh?

Dhe mbi të gjitha kush do të kërkojë falje për institucionet, që nuk i pyet askush, as vetë kandidati për ministër, që i lejon vetes pa nisur, të shkelë ligjin?

Ndonjë “turp” për shkelmin ndaj shtetit, kushtetutës e ligjit, që konsiderohen si pengesë për pushtetin a do klithet?

Debati rreth Gent Cakaj, po bëhet me tifozeri

Nga Veton Surroi

Debati rreth ministrit të jashtëm të Shqipërisë po merr kahen e tifozërisë, e në tifozëri nuk ka debat.

Ka ngritje zëri dhe “dëgjomë mua se nuk ta del mire” apo folklorizëm pro e kundër prejardhjes krahinore e moshës.

Nëse hiqet mënjanë gjuha e stadiumit të futbollit, mbeten pyetje themelore: a ka nevojë të ndërrohet ministri i jashtëm i vendit sepse duhet të ndryshojë politika e jashtme?

Apo, i bie pothuajse njëjtë, duhet të vendoset një ministër i ri sepse duhet të ndryshojë politika e jashtme në mënyrë që të përputhet më afër me vizionin e kryeministrit?

Nëse ky është rasti, atëherë kryeministri duhet të japë në konsultime të gjera me grupacionin e tij politik dhe me Presidentin shpjegimin se çka duhet të ndryshojë në politikën e jashtme të Shqipërisë.

Këtu kryeministri mund të ndihmojë në sqarimin se a duhet të përkrahë Shqipëria apo jo ndarjen e Kosovës në vija etnike të propozuar nga presidenti Vuçiq dhe të pranuar nga presidenti Thaçi?

Kjo është një pyetje që nuk i përket as vetëm kryeministrit e as vetëm grupacionit të tij politik, por ka nevojë për një koncensus më të gjerë, përfshirë edhe mendimin e opozitës, zërin e së cilës e ka obligim kushtetues ta dëgjojë presidenti i vendit.

Berat Buzhala: Nëse mbeti keq Shqipëria për ministër, më llogaritni dhe mua

Nga Berat Buzhala

Nese mbetet keq nana Shqiperi per minister te Puneve te Jashtme, perkohesisht munden me llogarite ne sherbimet e mia – deri ta gjejne dikend tjeter

I plotesoj keto kushte:

– E kam emrin Berat (Kete emer nuk ma ka lane as baba e as nana, kur kam lind kam kerku personalisht me e pase emrin Berat);

– Kam moshe te pjekur, 43 vjecar, i bukur, i sjellshem, me tituj shkencor (Edhe pse se paku njehere ne dite dikush prej te afermeve te mi me thote pse po sillesh si femije.)

– Lexoj (Cdo mbramje ka 15 faqe me font 14’sh, nese libri eshte i ilustruar atehere ndodhe qe i lexoj edhe 20 ose 25 faqe)

– E njoh Batonin (Raportet here jane te mira e here jo shume te mira.)

– Kam shtetesi shqiptare (Nuk po ju tregoj kush ma ka dhane, le te mbetet befasi.)

– E du ushqimin e detit (Me kusht qe ha edhe pak pasul ma vone.)

– Di me fole si te Shqiperise (Me veshtiresi)”

“Informate per te gjithe tifozet e Edi Rames ne Kosove:

Ilir Meta eshte zgjedhe President i Shqiperise me votat e Partise Socialiste te Shqiperise dhe te Edi Rames.

Ai nuk eshte vetezgjedh aty