Deri në momentin e fundit do të zgjasë konfirmimi i shumicës prej dy të tretave për ndryshimet kushtetuese. Kundërshtarët e Marrëveshjes së Prespës për nesër paralajmërojnë, siç thuhet, një miting gjithëpopullor para Parlamentit. Ndërkohë, paqartësitë e epilogut parlamentar janë shtuar me kushtëzimet që po vijnë nga radhët e opozitës shqiptare.
Çështjen e stabilitetit të shumicës e imponuan Besa e Bilall Kasamit dhe Aleanca për Shqiptarët, me katër deputetë, që kanë kërkesat e tyre për pakon e amendamenteve. Besa ka tri amendamente për ndërhyrje në Kushtetutë dhe një në Ligjin Kushtetues, që të saktësohet se shteti nuk është monoetnik. Kërkojnë që gjuha shqipe dhe shkrimi i saj të jenë në përdorim zyrtar në të gjithë vendin, kurse në pjesën që ka të bëjë me shtetësinë, në vend të zgjidhjes së ofruar “qytetarë/maqedonas të Republikës së Maqedonisë së Veriut” të qëndrojë vetëm “qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Nga Besa kërkojnë që të përmenden edhe të gjitha bashkësitë etnike si pjesë të diasporës maqedonase si dhe të intervenohet në Kushtetutë, me qëllim që çdo ligj që do të votohet për herë të dytë automatikisht të hyjë në fuqi, pa dekretin e Presidentit. Nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje, opozita shqiptare paralajmëroi se nuk do të votojë ndryshimet kushtetuese. Ndërkohë, analistë politik për Klan Maqedoni kanë theksuar se këto kërkesa, edhe pse të drejta, janë të vonuara, tani kur vendi gjendet para një procesi mjaft të rëndësishëm për sigurimin e perspektivës euroatlantike.
Për grupin e pavarur të tetë deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, të cilët në fazën e parë ndihmuan të sigurohet shumica prej dy të tretave, nuk ka asgjë kontestuese nëse përmenden bashkësitë etnike në pjesën e diasporës. Por, lidhur me zgjidhjen për shtetësinë, një pjesë e tyre thonë se nuk do të votojnë nëse qeveria pranon të fshihet fjala “maqedonase”, ngase, thonë ata, kjo është në kundërshtim me garancitë për forcimin e identitetit.
Tash për tash rreth shumicës së dy të tretave ka spekulime të shumta. Nga njëra anë, burime të pushtetit thonë se shumica është siguruar dhe se partitë shqiptare nuk do të lejojnë të jenë arsye që Maqedonia të mbetet jashtë NATO-s dhe larg BE-së. Të tjerë, vlerësojnë se deri në fund epilogu do të jetë i pasigurtë. Burime të VMRO-DPMNE-së opozitare thonë se në grupin e tyre parlamentar ka deputetë të tjerë që besojnë se ndryshimet kushtetuese duhet të marrin përkrahje, por kjo mbetet të shihet, sidomos pasi kreu i kësaj partie, Mickoski, la të kuptohet se grupi i saj parlamentar do të bojkotojë seancën e nesërme plenare.
Parashikimet për epilogun parlamentar të ndryshimeve kushtetuese janë temë bosht edhe e medias greke. Siç njofton korrespodenti ynë nga Athina, Robert Goro, kalimi i tyre në Parlamentin në Shkup, me automatizëm e hudh topin në terrenin grek. Në funksion të trimërimit për të dhënë dritën jeshile Marrëveshjes së Prespës në parlamentin grek interpretohet edhe vizita e kancelares gjermane Angela Merkel në Athinë më 10 dhe 11 janar. /abcnews.al
Sistemi diellor në të ardhmen mund të dalë jashtë Rrugës së Qumështit. Sipas parashikimeve më të fundit dhe përllogaritjeve kompjuterike, pas 2 miliardë vitesh, galaktika jonë mund të përplaset me atë të Magelanit, duke rizgjuar një vrimë të zezë gjigande në qendër të saj, me efekte shkatërruese.
Kërkimi i realizuar nga universiteti britanik Durham dhe ai finlandez i Helsinkit është publikuar në revistën shkencore Royal Astronomical Society. Studimet janë bazuar në stimulimin e realizuar nga superkomputeri Eagle, që është në gjendje të parashikojë efektet dhe pasojat, e përplasjet e mundshme mes galaktikave.
Sipas shkencëtarëve, ajo e Magelanit po humb energji dhe është e destinuar të përplaset me Rrugën e Qumështit, e cila deri më sot ka pasur shumë pak të tilla në historinë e saj dhe me galaktika të dimensioneve shumë të vogla.
Por nëse kjo do të ndodhë në të ardhmen e largët, vrima e zezë që është aktualisht në gjendje të fjetur, mund të thithë çdo gjë që e rrethon, me rrjedhoja edhe për sistemin tonë diellor, i cili nga periferia e Rrugës së Qumështit do të shtyhej plotësisht jashtë saj.
Një viç, i lindur me një sy po adhurohet si Zot në lindje të Indisë. I vogli, pamja e së cilit ka ardhur si pasojë e një defekti në lindje, sipas DailyMail lindi në Bardhaman, në Bengalin Perëndimor.
Pronari i tij thotë se qëkur lindi, njerëz të shumtë kanë shkuar për ta parë atë nga afër. “Ata e konsiderojnë një mrekulli të Zotit dhe kanë nisur ta adhurojnë”, shprehet ai.
Viçi ka ciklopi, një çrregullim të rrallë kongjenital që ndodh si tek njerëzit ashtu edhe tek kafshët. kjo gjendje zhvillohet në bark të nënës, kur hemisfera e majtë dhe e djathtë e trurit nuk ndahen siç duhet në fazat e hershme të shtatzënisë.
Krijesat me këtë gjendje zakonisht janë të porsalindura, ose vdesin shumë shpejt pas lindjes, për shkak të problemeve me frymëmarrjen dhe trurin.
Ambasada hungareze në Prishtinë ka njoftuar studentët dhe të interesuarit se ka filluar periudha e aplikimit për programin e bursave Stipendium Hungaricum për vitin akademik 2019/2020.
50 bursa janë në dispozicion për studentët e Kosovës –në programet Bachelor, Master dhe PhD.
120 studentë nga Kosova janë duke studiuar në Hungari dhe këtyre mund t’u shtohen edhe 50 studentë.
Të interesuarit për këto bursa duhet të bëjnë aplikacionin online vetëm përmes kompjuterëve dhe tabletëve. Ky opsion nuk ofrohet edhe për telefonat e mençur.
Anëtarët e familjes Mustafa nga Dobërlluka e Vushtrrisë po del se janë mobilizuar fort, mëngjesin e hershëm të së hënës, duke i zënë në befasi disa hajna.
Madje, njërin prej tyre e kanë kapur.
Si ishin organizuar e çfarë veprime kanë marrë ata kanë treguar për KlanKosova.
Një çift të rinjsh kanë ardhur nga Spanja për të shijuar alpet e veriut të Shqipërisë, por kanë ngecur në mes të borës.
Turistët spanjollë ishin nisur drejt Thethit por kanë mbetur në mes të rrugës.
Duke bërë një paralelizëm me Spanjën ata kanë një apel për autoritetet për të liruar rrugët përndryshe është e pamundur që turistët të vijnë dhe të shohin mrekullitë.
“Këtu është e rëndësishme që qeveria të hapë rrugët përndryshe turistët nuk mund të shohin këtë mrekulli. Përndryshe është e pamundur të flitet për turistët”, thonë ata.
Ndërsa gruaja thotë se në raste të tilla, për të pastruar rrugën vjen qeveria, ushtria, dhe ka shumë informacion në televizion, por kurrë nuk lejojnë rrugët në gjendje të tillë.
Doganës janë mbajtur nën dyshimin se i shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale gjithsej 87.947 mallra. Malli i falsifikuar, sipas ligjit, do të shkatërrohet, ndërsa nëse bëhet fjalë për këpucë apo veshmbathje ai mund të dhurohet. për banorët e shteteve me standard të ulët, blerja e prodhimeve me emra të rrejshëm të brendeve botërore paraqet shpëtim për buxhetin familjar
Fisnik PASHOLLI
Shkup, 8 janar – Parfumet, sapunët, dezodoranset , kremërat e ndryshme si dhe atletet, çantat luksoze të grave etj. janë falsifikim i brendeve të ndryshme që përpiqen të futen përmes rrugëve jolegale në tregun e Maqedonisë. Me fjalë të tjera, prodhimet e ndryshme të veshmbathjeve dhe kozmetikës janë mallrat kryesore të falsifikuara që ka ndaluar Dogana e Maqedonisë në nëntë muajt e parë të vitit 2018, shkruan gazeta KOHA. “Në këtë periudhë më karakteristike janë rastet e prodhimeve kozmetike të ndaluara në mënyrë të përkohshme me 34 për qind , pasojnë prodhimet e tekstilit me 18 për qind, këpucët me 10 për qind dhe prodhimet e tjera me 42 për qind .Në raport me mallin e origjinës që është mbajtur , dominon Turqia me 45 për qind, Kina me 36 për qind etj”, tregon raporti i Doganës.
Analiza më tej tregon se në periudhën janar-shtator të vitit të kaluar nga ana e autoriteteve të Doganës janë mbajtur nën dyshimin se i shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale gjithsej 87.947 mallra, prej të cilave 39.075 ilaçe, 26.799 kozmetikë e llojeve të ndryshme, 14.409 veshmbathje dhe repromateriale, 6865 këpucë dhe aksesore të ndryshme, 531 celularë dhe pajisje tjerë audio dhe video, dhe 268 auto pjesë .
Malli i falsifikuar sipas ligjit do të shkatërrohet, ndërsa nëse bëhet fjalë për këpucë apo veshmbathje ai mund të dhurohet, pasi të hiqen shenjat e mallit të falsifikuar, ndaj qytetarëve të rrezikuar në aspektin social. Në këtë periudhë me vendim të qeverisë, falas janë ndarë 1514 copë për pranuesit e ndihmave sociale.
Njëherazi në bazë të të drejtave të konfirmuara të pronësisë intelektuale në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar nën mbikëqyrjen doganore janë shkatërruar 3254 copë të prodhimeve të falsifikuara si 600 këllëfë për celularë, 450 papuçe, 384 çorapë, 366 komplete fëmijësh, 327 bluza, 297 tuta, 144 lojëra, 118 portomone, 97 kapakë plastikë për vetura, 88 fanella sportive, 80 syze për diell, 65 çanta, nga 60 pantallona xhinse, 35 atlete etj
“Një nga prioritetet kryesore është avancimi i kapacitetit institucional dhe administrativ për luftë efikase dhe efektive ndaj mallrave false dhe piraterisë, përmes vendosjes së masave të përforcuara të kontrolleve doganore, për gjetjen dhe pengimin e importit, transitit, dhe eksportit të mallrave që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale , si dhe rritjen e bashkëpunimit me mbajtësit dhe përfaqësuesit e këtyre të drejtave në vend si dhe institucioneve kompetente në shtet dhe jashtë”, thonë nga Dogana e Maqedonisë. Nga atje shtojnë se ndërmerren aktivitete të shumta në luftën kundër falsifikimit dhe piraterisë, ndërsa do të vazhdohet në këtë drejtim për të mbrojtur jetën, shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve, si dhe të ekonomisë dhe arkës së shtetit. Në parim institucionet kompetente, veprojnë në mënyrë parandaluese siç është Inspektorati Shtetëror i Tregut që kontrollon tregun në Maqedoni dhe Dogana ku vjen malli i importuar dhe falsifikuar.
Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut thonë se në bazë të Ligjit për pronësi industriale kryejnë kontrolle lidhur me dyshimet për prodhimet e falsifikuara në bazë të kërkesës së mbajtësit të kësaj të drejte dhe sipas detyrës zyrtare. Në raste se konstatohen shkelje dhe vërtetohet se prodhimi shitet si falsifikat, atëherë ndërmerren masat ligjore. Inspektorati shtetëror i tregut kryen kontrolle për respektimin e dispozitave të Ligjit për pronësi industriale, duke vepruar më tej në bazë të konstatimeve të verifikuara. Nëse konstatohet shkelje atëherë, prodhimet konfiskohen dhe shkatërrohen.
Ekonomistët thonë se falsifikimi dhe vendosja në qarkullim të palejuar të brendeve botërore është një trend botëror në rritje që nuk mund ti ik as Maqedonia, por shtojnë se për banorët e shteteve me standard të ulët, blerja e prodhimeve me emra të rrejshëm të brendeve botërore paraqet shpëtim për buxhetin familjar.
Në ndërkohë, mbrojtja e të drejtës së pronësisë industriale, apo e shitjes së prodhimeve të falsifikuara është e rregulluar me dispozitat e Ligjit për mbrojtje industriale. Në rast se inspektori konstaton se janë shkelur të drejtat e pronësisë industriale, ngrihet procedurë që përfshin mënjanimin e mangësive, si dhe sjelljen e vendimit që subjekti juridik që shet mall të falsifikuar të tërheq atë nga qarkullimi. Nëse personi juridik apo fizik nuk i tërheq nga shitja prodhimet e tilla, në atë rast sillet vendimi për ndalesën e veprimtarisë për 30 ditë, mbyllen hapësirat ku kryet veprimtaria dhe merren prodhimet. Sendet që merren përkohësisht, shkatërrohen, pas vendimit të plotfuqishëm gjyqësor.
Ndryshe, mallrat e falsifikuara dhe të piratuar marrin pjesë deri në 2.5 për qind në tregtinë botërore, me një vlerë prej bile 461 miliardë dollarë që dukshëm dëmton punën e kompanive dhe zbraz arkat shtetërore vlerëson Organizata për bashkëpunim ekonomik (OECD). (koha.mk)
Përderisa Aleanca për Shqiptarët (ASH) dhe Lëvizja BESA e udhëhequr nga Bilall Kasami gjatë gjithë procesit të ndryshimeve Kushtetuese, kishin vërejtjet e tyre, madje edhe parashtruan amendamente, grupacioni politik që veten e quan “Lëvizja BESA”, i udhëhequr nga Afrim Gashi, e që është edhe pjesë e koalicionit qeveritar, në gjithë këtë proces ka qenë i heshtur, shkruan gazeta KOHA.
As Gashi, por as dy deputetët tjerë të kësaj partie të martën nuk kanë dashur të përgjigjen nëse i mbështesin amendamentet e BESËS dhe ASH-së, ndërsa kanë lënë të kuptohet se ndryshimet kushtetuese do të mbështeten ashtu siç janë marrë vesh partnerët e koalicionit dhe tetë deputetët e përjashtuar të VMRO-së, e që janë siguri për t’u arritur shumica e dyfishtë në Parlament.
I vetmi që ka folur për gazetën KOHA është anëtari i lartë i grupacionit politik të Afrim Gashit, Skender Rexhepi, i cili ka porositur që, megjithëse përcaktimi i tyre programor është “Maqedonia e barabartë për të gjithë”, të mos abuzohet për, siç u shpreh ai, për qëllime ditore.
“Qëndrimi ynë konform përcaktimeve programore është i paluhatshëm. Ky shtet do të ketë ardhmëri të shndritshme vetëm me barazi të plotë shtetërore edhe të shqiptarëve dhe gjuhës shqipe. Mirëpo, kjo nuk do të thotë që duhet abuzuar me këtë qëndrim për politikë ditore. Sot, shteti (përfshirë edhe shqiptarët si pjesë jetike e këtij shteti) është para një udhëkryqi historik, që duke përkrahur ndryshimet kushtetuese dhe të jemi ne krah të miqve tanë – SHBA dhe BE, ose duke e penguar këtë proces ta fusim shtetin në errësirën ruse, e cila ka synim destabilizim e rajonit”, deklaroi për gazetën KOHA, Rexhepi. Sipas tij, partia e tyre do t’i përkrah ndryshimet kushtetuese që do t’i hapte udhë aderimit sa më të shpejt të vendit në NATO dhe BE. (koha.mk)
“Shuplaka” e Edi Ramës për kabinetin e tij nuk ndodhi për shkak të revoltave studetore. Sipas avokat Spartak Ngjelës ndryshimi rrënjësor mbart me vete diçka më të thellë, që ka të bëjë me organet e reja të drejtësisë. Sipas tij eleminimi i ministrave të akuzuar ka ndodhur, sepse ata do të jenë në shenjestër të SPAK-ut dhe Rama do të largojë këtë “llum” larg vetes.
“Protesta e studentëve, por edhe SPAK-u. Nuk besoj që do të jenë të gjithë këta ministra të akuzuar, por mbi 50% e tyre po, do të jenë objekt i SPAK-ut. Arsyeja që i ka eliminuar ka qenë kjo, por me këtë rast iu bënte edhe studentëve një lëshim, që nuk e përfillën.
Ajo që duhet parë me vëmendje është problemi që në rast se ti si kryeministër heq gjysmën e qeverisë, ti nuk mbretëron, këta e dinë veten monark, nuk e njohin parlamentarizmin perëndimor. Kjo nuk është qeveri e një perandori që heq dhe vendos kë të dojë. Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe të krijonte qeverinë tjetër. Rama ka hequr ministrat më të rëndësishëm dhe e konsideron si shëndoshje, jo krizë”, është shprehur avokat Ngjela në një intervistë televizive.
Në lëvizjet e ekzekutuara nga Rama mbeten të paqarta kriteret e përzgjedhjes së ministrave që u larguan. Rama tha se po linin kabinetin ata që kishin 5 vjet në qeverisje, por jo të gjithë përfshiheshin në këtë kriter, duke ngritur dyshime për largimet dhe pikëpyetje për të emëruarit.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka pranuar të komentojë deklaratën e presidentit Hashim Thaçi, i cili për “Washington Post” foli për mundësinë e heqjes së tarifës për mallrat serbe.
Me nota humori, shefi i qeverisë kosovare theksoi se nuk i ka parë dhe lexuar deklaratat e Thaçit. Mes tjerash ai pohoi se ka një admirim për Thaçin dhe qeveria e tij di të merrte me detyrat dhe obligimet që ka ndaj qytetarëve.
“Për presidentin me keni zënë ngusht, se si kam parë këto intervista. Nuk kam koment. Ne e duam shumë presidentin. Ne jemi Qeveria, i kryejmë punët tona”, ka thënë Haradinaj.
Një histori tronditëse publikohet në emisionin “Stop”. Gazetarët e programit kanë marrë rrëfimin e një nëne, e cila u përball me kërkesën e gjyqtarit për raport seksual dhe para, vetëm për të siguruar kujdestarinë e fëmijës së saj.
Në kamerën e fshehtë përfshihen disa gjyqtarë dhe psikologia Elona Meçani, që bën edhe rolin e sekseres. Gruaja, denoncuese tregon gjithë kalvarin që i është dashur të përballojë, duke blerë me euro fëmijën e saj.
Gjyqtari i Fierit Roland Hysi i kërkon seks për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Po kështu zonja i jep psikologes 500 euro për Hysin, duke i premtuar edhe 500 euro të tjera në mbyllje të gjyqit.
“Unë kam qenë e martuar, për arsyet tona personale jemi divorcuar në vitin 2012 dhe Gjykata e Rrethit të Fierit ka vendosur që kujdestarinë e vajzës ta ma lërë mua. Për arsyet e mia personale dhe ekonomike, unë jam larguar në Francë dhe vajzën e kam lënë tek prindërit e mi. Në vitin 2018 ish-bashkëshorti im më ka hedhur në gjyq për të më hequr kujdestarinë e vajzës. Avokatja ime ka marrë pjesë në seancën e parë të gjyqit dhe në seancën e dytë kam ardhur unë. Ka qenë data 17 Korrik e gjyqit, gjyqtar ka qenë zoti Roland Hysi. Ka mbaruar seanca e gjyqit, atë ditë është marrë edhe vendimi i vajzës, e cila ka folur me vullnetin e saj të lirë, e pandikuar as nga babai i vet as nga unë dhe vendosi që të rrijë me mua”, tha denoncuesja.
Por pavarësisht vendimit të vajzës për të qëndruar me të ëmën, këtu fillon edhe kaluari i vuajtjeve për nënën.
“Pasi ka mbaruar seanca e gjyqit, tek dera e Gjykatës, ka qenë psikologia Elona Meçani, e cila më ka futur brenda në dhomë dhe më ka thënë se duhet të flas me gjyqtarin. Nuk e kuptova përse duhet të flas me gjyqtarin, sepse unë kur paraqitem në gjyq duhet të paraqes dokumentet, të cilat unë mendoj se i kam të gjitha. Gjyqtari nuk ka folur në prezencën e sekretares, sekretarja ka dalë dhe ky më ka kërkuar takim në një lokal. Unë po bëja 7 vite që jetoja në Francë dhe Fieri ka ndryshuar. Nuk e dija, por nuk ishte marrë vendimi atë ditë, ishte shtyrë për në datë 24. Frika ime ishte që çfarë do të ndodhë, çfarë po bëhet. Për këtë arsye vendosa ta dëgjoj gjyqtarin dhe të dal për të mësuar për çfarë më kërkon ky, por gjithmonë ka qenë ideja që këtu jemi në Shqipëri, do të kërkojë ryshfet. Mua më ka vajtur historia e gjyqit 10 mijë euro.
Sa kemi dalë nga gjykata, nuk ka vonuar as një orë, zotëria më ka marrë në telefon dhe më ka kërkuar takim po atë ditë. Më ka kërkuar tek Hotel Fieri. Vajta aty, ishte futur në një sallë që nuk kishte lidhje me kafenë. Ka qenë ora rreth 3:30 pasdite, ishte futur në një sallë vetëm. Aty kam kuptuar se diçka nuk po shkonte. Vajta e papërgatitur, nuk kisha marrë masa që ta incizoja…Jam futur në sallë dhe zoti gjyqtar Roland Hysi më ka kërkuar marrëdhënie seksuale. Më ka vënë para përgjegjësisë, e para nuk i ka pëlqyer ambienti aty, sepse donte një ambient ku të relaksohej, sepse ishte shumë i stresuar sepse zgjidhte hallet e shqiptarëve. Dhe më ka thënë të shkojmë në një ambient më të qetë dhe të përshtatshëm për ne. Duke pasur postin gjyqtar që të më vërë para përgjegjësisë me fëmijën tim, që unë të kam në dorë një letër dhe me një fjalë ‘ti o do bësh ça të them unë, ose unë nuk ta jap këtë letër’.”
Denoncuesja tha se atë ditë ishte ndarë keq me gjyqtarin, të cilin edhe e kishte ofenduar dhe më pas kishte vendosur të kontaktonte emisionin “Stop”.
“Atë ditë aty jam ndarë keq me Rolandin, kam ikur, i kam rënë tavolinës me grusht, e kam ofenduar dhe kam dalë. Duke diskutuar me rrethin tim të ngushtë, por jo me familjen sepse kisha frikë, isha në ankth, isha në stres. Kam kontaktuar me emisionin “Stop”. Nuk shkova në polici sepse kisha frikë, nuk kisha besim, sepse mund të shkoja në polici dhe kjo të mbyllej pa pasur asnjë fakt, asnjë provë. Unë doja të çoja drejtësinë në vend. Të nesërmen më është përgjigjur emisioni “Stop”, jam bërë e infiltruara e emisionit “Stop” dhe atëherë ia kam çjerrë maskën Rolandit dhe sekseres së tij, duke qenë se çfarë më kanë kërkuar janë të faktuara me figurë dhe me zë. Më kanë kërkuar ryshfete.”
Në një video të transmetuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin “Stop”, shfaqet edhe psikologia Elona Meçani, e cila bën rolin e sekseres.
Elona Meçani – Pra kjo mund të shkojë edhe në Shtator, këta kanë të drejtën ta shtyjnë. Më kupto, ça të them?
Denoncuesja – Po!
Elona Meçani – Dhe unë të thashë, se unë i kam 2 muhabete me të dhe i di shumë mirë. Dhe unë të thashë që t’i ftoje, thjeshtë si nënë dhe pastaj kafja është tjetër gjë. Nderi, nder është.
Denoncuesja – Ekzakt!
Elona Meçani – Dhe ai ka marre peshën dhe është i kujdesshëm, që t’mos vihet në përgjim. Se do vihet ky Vettingu i famshëm dhe këto gjëra…ajo, që unë them është kjo që, sepse nesër ti mund ta hapësh sërish gjyqin, për ta marrë dhe gjasat që t’i bie Rolandit, janë të mëdha, që të jetë i njëjti gjyqtar. Sugjerimi im është, t’i japësh një kafe. Vendi ku ishit ju…
Denoncuesja – Po!
Elona Meçani – …ka kamera gjithandej.
Denoncuesja – Dakord!
Elona Meçani – Unë do të sugjeroja kështu, jepi një 500 euro!
Denoncuesja – Edhe 1000 (euro) edhe 1500 (euro). Unë vetëm të marr vajzën dhe të iki!
Gjyqtari Hysi takohet me zonjën në fjalë në një lokal të Fierit. Ai merr 500 eurot dhe premtimin për të tjerat. Por “njeriu i drejtësisë” kërkon edhe pak ngrohtësi nga zonja, të cilës i ka shitur fëmijën e saj. Por kalvari nuk mbaron këtu. Zonjës iu desh të hapte një tjetër çështje gjyqësore për të marrë vajzën në Francë, ku jeton edhe vetë. Psikologia Elona Meçani i kërkon 500 euro të tjera për gjyqtarin tjetër, Taulant Banushi, në mënyrë që ky i fundit të mos zvarrisë seancat. Gjatë takimit ku jepet shuma, psikologia kërkon edhe pjesë për vete si dhe shumën e mbetur për gjyqtarin e parë.
Gjyqtari Roland Hysi – Tani po prisja dhe….e di, sa u mërzita? Se ti ke vapë, unë jam i lodhur. A e kupton?
Denoncuesja – Ju kuptoj…, ju kuptoj!
Gjyqtari Roland Hysi – Kam që në 6, që…ulu këtu! Një sekondë të lutem! Vetëm mos më shtrëngo! E di sa i lodhur jam…?!
Denoncuesja – Absolutisht! Rri i qetë!
Gjyqtari Roland Hysi – Jo! Të rrish ti e qetë! Po pra, edhe unë zëre se të njoh prej shumë vitesh, por më krijo një komoditet, që dhe unë…,në moment, që kuleta, e di më prish shumë punë, shumë, puna jote është një. Punët e mia janë 100. Të lutem mos m’u mërzit! Më fal!
Denoncuesja – Atëherë, në 24 kemi gjyqin?
Gjyqtari Roland Hysi – Po! Të kuptoj shumë qartë.
Denoncuesja – Vendimi, varet nga ju?
Gjyqtari Roland Hysi – Po nuk diskutohet fare.
Denoncuesja – Mua më ke për çdo gjë!
Gjyqtari Roland Hysi – T’i rikthehemi origjinës! Mua më vijnë të gjithë njerëzit, kur vijnë, vijnë me ….(lekë) …bëje! Mos kujto, se nuk kanë ardhur të më joshin, jo ai, tjetri, tjetri dhe i kam thënë: shoku stop tek mua! Po qe se është kjo historia, m’u mbush mendja, që s’ke të drejtë! Do një cikë djallëzi kjo punë. Në ç’kuptim? Je në momentin, që je në pozita të rënda. Ta them me sinqeritet, që je shkëputur nga fëmija etj, etj… E vetmja grimcë është që fëmija tha, që dua të rri me mamin dhe kjo është e dyshuar. Unë e di se si bëhet. Është shumë delikate, tani shiko, si bëhet: do të rrëzohet kërkesë padia e palës tjetër. Më kupton? Pra pretendimet e tija, që kërkon të marri fëmijën, do të bien dhe unë do të jap një vendim, që të ketë lezet, kur ta lexojnë.
Denoncuesja – Këtu ke 500 euro edhe nuk mbyllet me kaq.
Gjyqtari Roland Hysi – Tani,…ok!
Denoncuesja – Në datë 24 jepet vendimi dhe nuk mbyllet me kaq. Në datë 24 do nisem dhe…
Gjyqtari Roland Hysi – Do jemi bashkë! Dëgjo Landin! Unë nuk do ta bëja, por më ke gjetur vetë sot…
Denoncuesja – Hallall! Dëgjo! Unë i kam nxjerrë me gjak dhe i ke hallall 500 euro!
Gjyqtari Roland Hysi – A më njeh mua? Si, si ke dëgjuar për mua?
Denoncuesja – Unë nuk kam dëgjuar asnjë gjë për ty. Unë sot e njoh zotin gjyqtar.
Gjyqtari Roland Hysi – Atëherë, atëherë dëgjo Landin, se nuk jam nga ata njerëz.., që të peshoj unë ty, a je ti për seks apo jo? Sa femra më vijnë mua…Jo, nuk po ta them, për të të thënë, që s’je në radhë, apo…biseda ishte komplet në këtë kontekst. Unë i shikoj çdo gjë në sallë të gjyqit.
Denoncuesja – Do çohemi?
Gjyqtari Roland Hysi – Ti do më përqafosh mua?
Denoncuesja – Po, normale, po! Ku do ikësh në darkë?
Denoncuesja – Do të marr në telefon!
Gjyqtari Roland Hysi –Do të bësh dashuri me mua?
Denoncuesja – Pse jo?! Të jap edhe shpirtin për vajzën!
Gjyqtari Roland Hysi -Po qe për vajzën, jo! Po qe për qejfin tënd, po! Dëgjo…!
Denoncuesja – Mirupafshim!
Gjyqtari Roland Hysi – Po qe për vajzën, nuk e dua!
Denoncuesja – Ok!
(Gjyqtari i thotë denoncueses ta prekë në organin gjenital dhe ta shtrëngojë fort).
Denoncuesja – Po mos, të lutem…!
Gjyqtari Roland Hysi -Shtrëngoje këtu! Fort! Ndieje fort aty! Fort…, ëëë aty…!
Denoncuesja – Mirupafshim!
Gjyqtari Roland Hysi –Ejjj.., as me një tani! Ok?
Denoncuesja – Jo, jo, jo! Unë dhe ti tani!
Denoncuesja tha për “Stop” se “Pasi mbaroi gjyqi i parë mu desh të hapja gjyqin e dytë. Ka qenë muaji Gusht, mua më është dashur të iki sepse unë jam në marrëdhënie pune. Më përfaqësonte avokatia ime. Ku është hedhur shorti i ka rënë gjyqtarit Taulant Banushi. Më ka kontaktuar automatikisht psikologia, më ka thënë i ka rënë Taulantit gjyqi, por t’i japim 500 euro që çdo gjë të shkojë mirë dhe të mbarojmë punë sa më shpejt. Unë kam qenë në kontakt me emisionin “Stop”, emisioni “Stop” ka marrë përsipër për të paguar 500 eurot.”
Pasi pagoi 500 euro tek Gjyqtari Hysi, denoncueses iu deshën edhe 500 euro të tjera për psikologen dhe gjyqtarin Taulant Banushi.
Elona Meçani – Dëgjo! Ma shpjego, si ishte situata tani?
Kushërira e denoncueses -Tani,unë e kisha keqkuptuar, sepse kam menduar, mos duhej t’ia jepja vetë atij personit në dorë. Edhe ishte, isha shumë…
Elona Meçani – Tani, çfarë të dha ekzakt?
Kushërira e denoncueses – Më ka dhënë për ty edhe…,e di vetë tha, kush është një Roland Hysi dhe Taulant, për Taulantin. Taulant Banushin.
Elona Meçani – E di, e di! S’është nevoja! Do shkojmë diku, mos rrimë në mes të rrugës! Ok! Po për atë tjetër?
Kushërira e denoncueses – Për atë tjetrën, më tha do e marr vetë Elonën në telefon edhe dooo…,kam edhe për atë burrin, edhe për atë vetë!
Elona Meçani – Ok! Hajde, hajde pak këtu!
Kushërira e denoncueses -Tani numëroji një çikë, që të jem e sigurt, aman, se sss…
Kushërira e denoncueses – Në rregull?
Elona Meçani – Këto janë vetëm për ne?
Kushërira e denoncueses – Këto janë vetëm për ju! Për ju dhe Taulantin! 500 për ju dhe Taulantin.
Elona Meçani – Ok! Në rregull! Mos përmend emra, se…!
Kushërira e denoncueses – Besoj, të jemi në rregull, se…
Elona Meçani – Po, po! Shumë në rregull! Për këtë pjesë, për pjesën tjetër, pastaj.
Kushërira e denoncueses – Të merr vetë ajo dhe të thotë vetë në telefon!
Mbrëmjen e sotme në emisionin investigativ ‘Stop’, u publikua një histori tronditëse, ku një nënë nga Fieri është përballur me një seri peripecish për të marrë kujdestarinë e fëmijës së saj.
Kjo nënë u përball me kërkesën e gjyqtarit për raport seksual dhe para. Lidhur me këtë histori ka reaguar edhe juristja Eni Çobani,e cila u bën thirrje të gjithë kolegëve të saj të mos firmosin me dorën te xhepi, por me sytë te ligji.
Juristja i kërkon ndjesë shqiptarëve për këtë ngjarje dhe i bën thirrje Presidentit të Republikës, Prokurorit të Përgjithshëm , Kryetarit të KLGj të reagojnë ashpër.
Statusi i plotë:
Sapo ndoqa nje emision @stoptvklan ku mesazhi ishte jo vetem i rende por ishte trondites, i turpshem i papreçedent me vinte turp nga vetja teksa ndiqja zerin qe i dridhesh nje gruaje nje nene qe nuk kishte frike nga ligji po nga individi qe ne te gjithe i kemi veshur veladonin e gjygjtarit dhe i kemi dhene te drejten te na gjykoje por jo ne emer te lekut por te ligjit.
Sot une e para i kerkoj ndjese shqiptareve per kete imoralitet te veshur me pushtet qe akoma nuk kane mesuar nga jeta jo nga librat se ata sdine te lexojne,qe te kerkosh dashurine e nje gruaje duhet te jesh burre dhe jo burrec nuk ka nevoje te jesh gjygjtar qe ajo te te doje po mjafton qe ajo te ndjej por qe te ndjesh nuk mjafton te jesh gjygjtar se duhet te jesh njeri dhe njeri te ben geni dhe jo veladoni i zi.
Sot si pjese e ketij sistemi i kerkoj Presidentit te Republikes,Prokurorit te Pergjithshem ,Kryetarit te KLGj te reagojne ashper qe te kuptojme ku jetojme,ku punojme para kujt shkojme e kerkojme drejtesi,jepini nje drite shpres ketij populli qe te kuptoj qe ky vend do ndryshoj do ndergjegjesohet do largoj me neveri kete imoralitet te ulet e te paskrupullt te ca çapaçulave qe kane komplekse impotence dhe shfryjne mbi grate hallexhesha qe ju bien ketyre perballe.
Tolerance zero per keta te pafytyre dhe imoral te neveritshem do ju qendrojme perballe deri sa te ikin e mos kene me kurajo te jene pjese e drejtesise.
Zoterinj gjygjtar, prokuror e kushdo tjeter mos firmosni me doren te xhepi por me syte te ligji se fundi juaj do jete ky turp i ferrshem qe ska me kthim mbrapa @kodrasaimir @gentianzenelaj @stoptvklan na falni shqiptar per drejtesine qe ju lame tju kete jeten dhe nderin ne dore por fatin e tyre e kemi te gjithe ne ne doren tone.
Grida Duma ka sqaruar arsyen se pse familja e saj ka ndërruar mbiemrin nga Suma në Duma, një fakt që po përdoret në mënyrë tallëse ndaj saj.
“Kam lexuar që tallen me faktin që mbiemri im ka qenë Suma dhe është bërë Duma. Dua të marr disa minuta të flas sesi të keqpërdorin. Familja ime ka patur mbiemrin Suma, një familje e madhe dhe e kanë ndërruar mbiemrin kur zbritën në Durrës. Bëhet fjalë për 3-4 shekuj përpara kur kishte gjakmarrje, pra për t’u ruajtur. Sa here merren me mua si person, jam përpjekur të mos bëhem si viktimë se jam grua. Nuk kam kërkuar mëshirë,” tha Duma.
Gjatë diskutimit në emisionin “Dritare me Rudinën” , për faktorët që çojnë në dhunë në familje, teologu Elvis Naçi dha një shpjegim të thjeshtë.
Ai tha: “15 vjet me gruan kam një raport të shkëlqyer, por dialogu është i tillë, i kam thënë gruas sime, “nëse ka krisje nuk ia vlen të vazhdohet një martesë ku humbet dashuria, joshja dhe gjerat nuk shkojnë ashtu siç duhet. Sforcimi çon në vrasje. Por unë perpiqem t’ia kthej ne lule jetën bashkëshortes sime”.
Sipas Naçit, divorci duhet të pranohet me qytetari. “Ka ose martese të suksessshme, ose divorc normal, kjo duhet të kuptohet. Kur nuk funksionon nuk është kiameti. Një familje e sforcuar është vuajtje. Atëherë po të kuptosh këtë, përse vret? Përse lë fëmijët pa prindër?, shtroi pyetjen teologu i njohur Elvis Naçi.
Dritan Shakohoxha deklaroi në “Top Show” se, duke përjashtuar shumë pak lokale në qendër të Tiranës, kudo ku luhej bixhoz deri në 31 dhjetor vazhdon të luhet edhe sot.
“Lokalet ku viheshin baste vetëm sa kanë hequr tabelat dhe vazhdojnë punën si më parë. Luhet njësoj si më parë. Kanë hyrë kompani ruse të fuqishme në tregun shqiptar. Kanë bërë faqet e tyre në shqip”, deklaroi Shakohoxha.
Sipas një vëzhgimi rezulton se faqet e internetit të të paktën dy kompanive shqiptare të basteve vijojnë të jenë aktive, e kur klikohen të transferojnë automatikisht në faqet e tyre në Kosovë, ku edhe operojnë.
E njëjta gjë vlen edhe për faqet e njohura të huaja që ofrojnë shërbim për baste sportive dhe lojëra elektronike fati, të cilat vijojnë të jenë funksionale.
Disa prej tyre janë të bllokuara vetëm kur tentohet të aksesohen në versionin mobile. Ligji për ndalimin e lojërave të fatit, i cili hyri në fuqi më 1 janar, me sa duket ka dhënë efektet e para duke hequr kumarin që kishte zaptuar çdo lagje, por jo atë virtual. Sipas ekspertëve, me gjithë pengesat që mund të vendosin autoritetet, bllokimi i faqeve të huaja të basteve është i pamundur, për shkak të mundësive të pafundme që ofron teknologjia.
Edhe gazetari Artan Hoxha deklaroi” se sot vazhdon që të luhet bixhoz.
“Sot luhet bixhoz “online”. Sot kompanitë nuk paguajnë as taksë dhe nuk ka garanci për lojtarët. Nuk mund t’ia lëmë policisë të tërë barrën, pasi me infrastrukturën që ka nuk e lufton dot këtë lloj informaliteti”, tha Hoxha.
Gazetari shtoi se ndryshimi i vetëm është që nuk luajnë dot vetëm lojtarët e “vegjël”: “Ne nuk i shohim më reklamat e basteve, por kjo industri punon sot ilegalisht. Nuk luajnë më “një mijë lekshat”
Ekzistojnë dy tipa kryesor të kanceri të mushkërive. Njëri tip është shumë agresiv dhe mund të përhapet shpejt në pjesët tjera të trupit në fillim të sëmundjes, ky lloj është i lidhur ngushtë me konsumimin e cigares dhe rrallë paraqitet te jo duhanpirësit. Tipi i dytë i kancerit është shumë më i shpeshtë dhe më i ngadalshëm. Paraqitet te 85% të sëmurëve.
Ka edhe ilaçe alternative që mund t’juu vijnë në ndihmë më shumë nga sa mund ta mendoni në parandalimin e kësaj sëmundje:
Qëpët e bardha dhe të kuqe përmbajnë komponime që kanë efekte anti-kancer dhe mbrojnë mushkëritë nga infeksioni. Është mjaft interesante se ato ndalojnë zhvillimin e qelizave të reja malinje në njerëzit të cilët tashmë kanë kancer të mushkërive.
Gjithashtu çaji portokall – xhenxhefill do të lehtësojë frymëmarrjen dhe domosdoshmërisht do të veprojë kundër kancerit të mushkërive.
Përbërësit:
Rrënjë xhenxhefill, rreth 4 inç (2 cm)
2 gota uji
2 lugë lëng limoni
2 gota lëng portokalli
2 lugë mjaltë
Prisni rrënjën e xhenxhefilit në copa të vogla. I vendosni në një tenxhere me 2 gota me ujë dhe i lini të vlojnë.
Shtoni lëng portokalli, lëng limoni dhe e përzieni mirë.
Shtoni mjaltin, pak nga pak dhe e përzieni sa më shumë. Mund ta konsumoni këtë çaj çdo ditë!
Kujdes! Nëse ndjeni simptoma si vështirësi ën frymëmarrje apo kollë të thatë duhet të vizitoheni menjëherë.
Ndonjëherë kafshët janë më të ndjeshme se disa njerëz që argëtohen duke parë shfaqje të dhunshme. Një ari polar, në kopshtin zoologjik në Mynih, ka dhuruar një shfaqje që ka prekur vizitorët.
Një zog i vogël ka rënë në ujë dhe kur po prisnin të gjithë që ai ta kthente në darkën e tij, ariu polar është përpjekur që t’i shpëtojë jetën. Kur pa që zogu nuk po reagonte, ariu polar e vendosi atë në një parvaz të betonit.
Një 43-vjeçar i pranishëm në ngjarje, ka filmuar të gjitha momentet.
Deklarata e vizitorit: “Unë isha me familjen time për pushime verore në Mynih të Gjermanisë. Ne pamë kujdestarin duke i ofruar ushqim ariut.
Kamerat ishin gati për të kapur momentin kur ai do të ushqehej, kur papritur një zog ka rënë në ujë pranë ariut. Ne menduam se ai do ta hante atë, por ndodhi e kundërta. Ishte me të vërtëtë fantastike ajo që ndodhi. Ndonjëherë ne qeniet humane nuk jemi dhe aq humanë sa kafshët.
Kujdestari i ofroi për ushqim, zogun e gjallë ariut. Kjo është me të vërtetë e dhimbshme dhe neveritëse.”
Në seancën e sotme qeveritare ministrat e miratuan propozim-programin për transplatim në Republikën e Maqedonisë për vitin e ardhshëm.
Qëllimi i këtij programi është që të rritet numri i donatorëve nga person i vdekur përmes lehtësimit të procedurës së transplantimit të organeve dhe indeve në interes së pacientëve, rritje të numrit të transplantimit të organeve dhe indeve nga trupi i njeriut për shkak të kurimit, theksohet në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.
Programi do të krijojë sistem i cili do të sigurojë dhe i cili do të garantojë qasje të drejtë ndaj organeve dhe indeve përmes formimit të listës së pritjes sipas llojit të organeve të cilat do të bazohen në kritere transparente, objektive dhe mjekësore. Një pjesë e aktiviteteve të këtij programi do të drejtohen edhe ndaj ngritjes së vetëdijes te popullata për donimin e organeve dhe indeve, veçanërisht përmes informimit të opinionit për rëndësinë e transplantimit të organeve dhe indeve, shtohet në kumtesë.
Ministrat në seancën e 114-të e pranuan propozim-programin për sigurimin e mjeteve për kurim spitalor pa pagesë së pjesëmarrjes (participimit) për pensionistë dhe për sigurimin e mjeteve për shërbime shëndetësore spitalore të specialistit-konsultativ për shfrytëzuesit e të drejtës së ndihmës sociale në para në Republikën e Maqedonisë për vitin 2019.
Sipas programit, pensionistët të cilët kanë pension më të ulët se 14.000 denarë janë të liruar nga pagesa e participimit gjatë kurimit të institucionet shëndetësore spitalore. Derisa shfrytëzuesit e të drejtës së ndihmës sociale në para janë të liruar nga participimi gjatë shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore spitalore të specialistit-konsultativ dhe shërbimeve shëndetësore spitalore në Republikën e Maqedonisë.
Nga fusha e shëndetësisë, sot Qeveria e pranoi edhe propozim-programin për kurim të sëmundjeve të rralla në Republikën e Maqedonisë për vitin 2019. Programi do të mundësojë vazhdimësi të aktiviteteve të cilat shteti i ndërmerr për furnizimin e terapisë mjekësore për kurim dhe trajtim për pacientët me sëmundje të rralla në Republikën e Maqedonisë dhe për të janë siguruar gjithsej 380 milionë denarë, theksohet në kumtesën nga seanca qeveritare.
Kryetarja e Asamblesë së Femrës në Aleancën për Shqiptarët, Arta Toçi ka komentuar me disa shifra marëveshjen e arritur ndrëmjet Zoran Zaevit dhe Ziadin Selës.
“11 deputetë, 1 kryetar parlamenti, 1 nenkryetar parlamenti=0 amandamente. 2 deputetë, 4 ndryshime te medha ne kushtetute, duke perfshire edhe preambulen.
Kjo eshte Aleanca e shqiptareve!”, ka shkrur Toçi në profilin e saj në facebook.
“Në San Daniele ka krizë. Por në Resia një tjetër lloj kofshësh nuk njeh hijen e krizës”.
Kjo fjali hap letrën në buletinin e famullisë që Don Alberto Zanier ka shpërndarë për besnikët e qytetit në Friuli të Italisë.
Shumë gra me minifunde nga i gjithë vendi kanë ndezur zemërimin e tij. Sipas shenjtërisë së tij, “shfaqja e kofshëve si proshutë është një mungesë respekti për priftin”.
“Joshëse, kofshët e femrave që shfaqen me minifunde”, shkruan më tej prifti duke u shprehur pa frena si gjyqtar ndaj “sjelljeve hipokrite të një shoqërie që dënon feminilitetin, por lartëson gruan si një mall i përdorimit dhe konsumimit”.