Ballina Blog Faqe 721

Si ta lexojmë daljen e Edi Ramës përballë Ermal Mamaqit

Përse ishte kaq e komentuar dalja e kryeministrit te një emision humori? Arsyeja mund të gjendet te nevoja për legjitimitet

Nga Enton Palushi

Kur Edi Rama u ul fillimisht në studion e emisionit ‘Xing me Ermalin’, u duk se do ishte një moment i sikletshëm. Për ditë me radhë mediat sociale ishin mbushur me komente për emisionin e pritshëm, çka e kishte vënë në vështirësi moderatorin dhe vetë kryeministrin. Dihej që programi nuk do rridhte lirshëm dhe batutat do ishin pa shije për shkak të paragjykimit.

Megjithatë një detaj interesant u shënua që në fillim. Kryeministri Edi Rama e pati të vështirë që të ulej pranë Ermal Mamaqit, edhe pse formati e kërkon që ai të jetë sa më pranë prezantuesit, për të krijuar kështu edhe familjaritet. Pasi u ankua se këmbët e tij të gjata nuk rrinin dot në atë vend të ngushtë ku kolltuku dhe tavolina janë ngjitur, kryeministri ndërroi vend. Fillimisht u ul në kolltukun e gjerë, më pas u spostua në cep të tij, sikur donte të largohej gjithmonë e më shumë nga Mamaqi.

Por nuk është kjo interesante. Teksa largohej nga vendi që i kanë caktuar, Edi Rama tha se ideatorët e emisionit janë munduar të kopjojnë amerikanët, por siç ndodh zakonisht, nuk ia kanë dalë dot. Për këtë gjë Edi Rama ka të drejtë. Mamaqi duket se është frymëzuar nga emisionet e orëve të vona në SHBA, për të sjellë këtu një imazh të ngjashëm me ‘late night show’, një zhanër popullor në SHBA, i nisur me të famshmin Johnny Carson dhe i pasuar me emra brilantë si Leno, Stewart e Letterman.

Edi Rama nuk e tha troç, por sigurisht mund ta kishte në mendje se ‘Xing me Ermalin’ është thjesht një karikaturë e emisioneve amerikane, se Mamaqi nuk mund të jetë as Colbert, as Kimmel e as Fallon. Kjo jo vetëm sepse Shqipëria është e vogël, por sepse Colbert e Fallon janë kritikë të betuar të pushtetarit kryesor në SHBA, kurse Donald Trump i ofendon si ‘lowlife’. Sikundër as Edi Rama nuk mund të jetë Barack Obama vetëm pse gjuan për në koshin e basketbollit tastiera e torta.

Megjithatë kryeministrit i duhej fort kjo dalje televizive dhe diçka e tillë ka lënë disi të habitur vetë Mamaqin, që thotë jo pa çudi se nuk e kupton se përse u sulmua kaq ashpër ai, kur Edi Rama ka dalë në sa e sa media e emisione. Por përse i duhej Ramës një tjetër zhytje në ‘kazanin’ mediatik, këtë ‘monstër’ që ai vetë e ka ushqyer dhe që gojët e liga thonë se falë saj është në pushtet? Përse pikërisht një tjetër emision në media, kur ai e neverit median dhe u bën thirrje njerëzve që të mos e shohin dhe ndjekin?

Pasi panë e shijuan historitë e Mehmet Pushtuesit, sulltanit që nënshtroi Krujën, shqiptarët kaluan në një tjetër moment ‘pushtimi’. Sepse në të dyja rastet bëhet fjalë për pushtet të butë. I pari po ua zbukuron historitë e pushtuesit otoman, i dyti po ua ‘zbardh’ historitë e qeverisjes aktuale.

Ermal Mamaqi mund të vendoste të injoronte atë që kishin shkruar nëpër rrjetet sociale për programin e tij. Tek e fundit, askush nga mediat tradicionale nuk ishte marrë me të. Përveç sociologut Ergys Mërtiri, emri i të cilit përfundoi i lakuar nga Mamaqi e vetë Edi Rama, që gjasmë bënin sikur nuk ishin shqetësuar nga një njeri, të cilit nuk ia kishin dëgjuar emrin e as e njihnin, por i cili, atje nga llogorja e ‘murit të vogël’ që ka në Facebook, i paska tronditur muret e kështjellës së madhe mediatike që ka pas vetes Mamaqi e Rama.

“Nuk e rruj” tha Mamaqi, dukshëm i revoltuar me komentet e bëra ndaj tij. “Qëllimi është audienca”, shtoi më tej.

Natyrisht, një drejtues emisioni është i interesuar për audiencën, siç u justifikua vetë Mamaqi, në shpjegimet që u mundua të japë për ftesën e bërë ndaj Kryeministrit. Por audienca, ashtu si dhe paraja, kërkon të fitohet brenda disa parimeve etike. Të fitosh audiencë duke i shërbyer qeverisë në momentet më kritike të saj, kur realiteti është kaq dramatik dhe indinjata shoqërore kaq e thellë, është thjesht dhe vetëm e turpshme, shkruan sociologu Mërtiri.

Dhe audienca nuk mungonte të shtunën në mbrëmje. Kjo ishte ajo që i duhej kryeministrit Edi Rama. Ai nuk ishte aty për të thënë gjëra që nuk i ka thënë më parë. As për batutat, me të cilat nuk ishte më i mirë se zakonisht. Por për të treguar se është si të tjerët, për të treguar se ka një shtëpi të zakonshme, një dhomë gjumi të çrregullt, një depo me tuba e materiale ndërtimi. Madje për t’u treguar studentëve dhe shqiptarëve se ka ndërmend të largohet nga politika jo dhe aq vonë sa mund të mendohet. Ua tha këtë atyre studentëve, të cilët ditën kur kanë lindur dhe kanë dëgjuar tingujt e parë në dritë, e kanë gjetur Ramën ministër. Pasi i bëra të gjitha në emision, mendoi se fitoi atë që i duhej: legjitimitetin.

Malcolm Gladwell, një shkrimtar dhe gazetar fin, thotë se kur bie fjala te protestat dhe mosbindja civile, nuk është se ato sjellin autoritetin, por e anasjella. Gladwell ka studiuar trazirat në Irlandën e Veriut dhe në periferitë e varfra amerikane dhe thotë se problemi është te legjitimiteti. Këtë të fundit mund ta fitosh me zgjedhje e votime, por rëndësi ka se si perceptohesh në publik. Dhe në shumicën e protestave, njerëzit perceptojnë se liderit i mungon legjitimitetit. Pas protestave të fundit të studentëve doli në pah më shumë problemi i legjitimitetit. Sepse vërtet mund të thuash se je i votuar, por historia është më e komplikuar se kaq. Në zgjedhjet e vitit 2017 u raportua për 3.4 milionë votues të regjistruar në Shqipëri. Nga këto, kryeministri mori diçka më shumë se 750 mijë vota. Në fakt i mori PS, partia të cilës ai i ka lënë ‘gjallë’ vetëm nja dy-tre ministra në qeveri. Pastaj nga kjo shumë duhet të zbresësh dhjetëra-mijëra vota të blera e të manipuluara. Hiq këtu edhe ata nëpunës që duhet të të votojnë dhe përballë studentëve ka dalë një kryeministër me aq vota sa një kryebashkiak. Vërtet sistemi është i tillë dhe nuk mund të ankohesh, por edhe legjitimiteti është i perceptuar. Pa theksuar këtu që të rinjtë janë pjesa që ka bojkotuar më shumë zgjedhjet, fare mirë mes tyre mund të gjesh diku tek 1 në 6 ose 7 persona që ka zgjedhur këtë qeveri.

Sipas Gladwell, që të fitosh legjitimitet duhet të zbatosh parimin me tre pika.

Së pari, duhet të sigurohesh që të tjerët kanë një zë që u dëgjohet. Së dyti, duhet të garantosh që ligjet e nesërme të mos jenë shumë të ndryshme nga ato të sotmet. Dhe së treti, duhet të sigurosh që një grup nuk është i avantazhuar ndaj grupeve të tjera.

Nëse futesh në analizë të thelluar, e kupton se këto tre pika kanë rënë, ndaj kryeministri është në kërkim të legjitimitetit. Gladwell thotë se shumë politikanë e zyrtarë e kanë kërkuar legjitimitetin në forma nga më të çuditshmet e brutalet. Kjo e kërkimit të legjitimitetit në emisione me humor është një nga më të banalet dhe më të lexueshmet. Ndaj mos ta ‘rruajë’ askush.

Shkencëtarët indianë shokojnë botën, rrëzojnë teoritë e Ajnshtajnit dhe Njutonit

Shkencëtarët në Indi, kanë habitur botën teksa kanë lëshuar pretendime iracionale në Kongresin Vjetor të Shkencave Indiane.

Disa akademikë indianë kanë hedhur poshtë gjetjet e Isak njutonit dhe Albert Ajnshtajnit.

Mitologjia hinduiste dhe teoritë me bazë fetare janë bërë gjithnjë e më shumë pjesë e agjendës së Kongresit Indian të Shkencës, çka ka shkatuar shqetësim në botën shkencore.

Ekspertët thanë se vërejtjet në samitin e këtij viti ishin absurde.

Kreu i një universiteti jugor indian përmendi një tekst të vjetër hindu si provë se hulumtimi i qelizave burimore u zbulua në Indi mijëra vjet më pare, shkruan BBC, transmeton Dritare.net.

G Nageshwar Rao, zëvendëskryetar i Universitetit Andhra, gjithashtu tha se një mbret demon nga epika fetare indiane, Ramayana, kishte 24 lloje të avionëve dhe ato uleshin në Sri Lanka.

Një shkencëtar tjetër nga një universitet në shtetin jugor të Tamil Nadu u tha pjesëmarrësve të konferencës se Isak Njuton dhe Albert Ajnshtajni ishin të dy gabim dhe se valët gravitacionale duhet të quhen “Narendra Modi Waves”.

Ata artikuluan se teoritë e Njutonit dhe Ajnshtajnit ishin mashtrime, shkruan BBC, transmeton Dritare.net.

India ka një marrëdhënie të përzier me shkencën. Ata gjithashtu kanë një traditë të gjatë të zëvendësimit të shkencës me mite, duke çuar në një kulturë të thekur të pseudosciencës./ I.M-Dritare.net

Meta: Ja pse nuk dekretova shkarkimin e Bushatit!

I ftuar në emisionin “A Show” Presidenti Ilir Meta, ka folur në lidhje me mosdekretimin për shkarkimin e Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.

Meta është shprehur ndër të tjera se: “ Mendoj se ky është një pozicion tepër i rëndësishëm dhe delikat. Çdo pozicion ministri është i tillë, por arsyet rreth përfshirjes së Shqipërisë në disa iniciativa mjaft të rëndësishme si në Trojkën e OSBE-së. Ky proces do të kërkojë kohën e vet, që nuk varet nga Presidenti i Republikës, por nga përgjigjja e institucioneve, të cilave u jemi drejtuar.’

Gazetari (Adi Krasta): Ja ku kemi mbërritur në zyrën e Presidentit të Republikës. Zoti Meta, shumë kënaqësi e madhe që po flasim bashkë.

Presidenti Meta: Është kënaqësia ime që ta nis këtë vit me ju. Dua të përshëndes të gjithë teleshikuesit tuaj dhe t’u uroj një vit të mbarë!

Gazetari: Shkarkimi i ministrave nga kryeministri shkaktoi menjëherë diskutim në publik dhe publiku po pret përgjigjen tuaj praktikisht gjatë këtyre orëve që ne kemi njoftuar për programin në raport me mosdekretimin e zotit Bushati dhe në pritshmëri, çfarë do të ndodhë në raport me dekretimin e zotit Cakaj? Zoti President i Republikës, përse nuk e dekretuat ju zotin Bushati?

Presidenti Meta: Dua t’ju siguroj që edhe në këtë rast Presidenti i Republikës do t’i përmbushë të gjitha detyrimet e tij kushtetuese dhe ligjore për t’iu përgjigjur vullnetit të kryeministrit, gjithmonë, në interes të respektimit të Kushtetutës dhe të respektimit të ministrit, si institucion kushtetues. Në këtë drejtim besoj se u përgjigja menjëherë në lidhje me ministrat, pra me dekretimin e lirimit të tyre, përveç ministrit të Jashtëm, dhe me emërimin e të gjithë deputetëve apo figurave të njohura politike në post ministri, të cilët për arsye të pozicioneve të tyre publike, i kanë kaluar disa filtra në të kaluarën.

Lidhur me pjesën tjetër, ata që janë emra të rinj, kanë nevojë t’u nënshtrohen verifikimeve përkatëse. Përsa i takon ministrit të Jashtëm do të bëj një sqarim: Mendoj se ky është një pozicion tepër i rëndësishëm dhe delikat. Çdo pozicion ministri është i tillë, por arsyet rreth përfshirjes së Shqipërisë në disa iniciativa mjaft të rëndësishme si në Trojkën e OSBE-së, në…

Gazetari: Institucioni duhet të ketë një lloj vazhdimësie…

Presidenti Meta: … vazhdimësie, për arsye të integrimit europian dhe për çdo gjë tjetër. Dhe mendoj se Shqipëria nuk duhet të jetë për asnjë sekondë pa ministër të Jashtëm.

Gazetari: A mund të mendohet, mund të sugjerohet që mosdekretimi i shkarkimit të zotit Bushati nuk ka lidhje me të personalisht, por ka lidhje me faktin që do të ketë një ‘vetting’ më të gjerë e më të kujdesshëm ndaj ministrit të propozuar Cakaj?

Presidenti Meta: Nuk ka të bëjë me këtë çështje, por ka të bëjë me pozicionin e ministrit të Jashtëm që është një pozicion më delikat. Ky proces do të kërkojë kohën e vet, që nuk varet nga Presidenti i Republikës, por nga përgjigjja e institucioneve, të cilave u jemi drejtuar.

Gazetari: Zoti Meta, një nga analistët në Shqipëri, kishte hedhur teori konspiracioni, – nga ato treqind teoritë e konspiracionit që zakonisht prodhohen në njëzet e katër orë, – që ky veprim jo domosdoshmërisht është një veprim institucional i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, por kishte aluduar se është ‘një marrëdhënie e ndërlikuar midis Metës dhe Bushatit’, ‘një antipati reciproke’ dhe le të themi një lloj ‘futjeje e shkopinjve në rrota’ për çdo moment, gjatë gjithë kohës që ai ka qenë në detyrë. Kjo natyrisht që nuk është e vërtetë?

Presidenti Meta: Unë besoj se marrëdhënia ime me të gjithë ministrat, me të gjitha institucionet, nga ana e Presidentit të Republikës, por edhe nga ana personale, njerëzore, ka qenë jashtëzakonisht korrekte. Së dyti, nga ana institucionale, akoma edhe më korrekte, nga Institucioni i Presidentit. Dhe për këtë besoj se kanë qenë në dijeni edhe kryeministri apo edhe kryetari i Kuvendit, apo komisioni i Jashtëm në Kuvend. Dhe ideja ka qenë për të mbështetur gjithmonë ministrin e Jashtëm, pavarësisht nga emri që ka qenë apo nga ai që mund të jetë në të ardhmen, për të përmbushur ato detyra, të cilat janë të një rëndësie të madhe dhe delikate, sepse lënë gjurmë të mira ose jo në planin ndërkombëtar dhe lidhen me interesa të sigurisë kombëtare, të integrimit europian, të detyrimeve ndaj NATO-s dhe partnerëve strategjikë. Pra janë çështje delikate./ I.M-Dritare.net

Ju vrasin këpucët? Mësoni si t’i zgjeroni (Video)

Keni shumë palë këpucë por nuk mund t’i vishni dot se ju rrinë të ngushta?

Nëse ekziston diçka që gratë nuk i rezistojnë dot janë pikërisht këpucët. Shpeshherë ‘’gënjeheni’’ nga imazhet shumëngjyrësh që shkëlqejnë në vitrina ose hyni në dyqan thjesht për të parë dhe përfundoni duke blerë këpucë edhe pa i provuar. Por, me siguri nuk e keni llogaritur ndjesinë e shtrëngimit të këpucëve tek gishtat dhe prerjen nga pas këmbës. Ka një zgjidhje për të gjitha njihuni me 5 truke si të zgjeroni këpucët që ju ngushtojnë dhe të mund t’i vishni lirisht.

1.Mbathni një palë çorape të trasha dhe mundohuni të vishni këpucët që ju shtrëngojnë. Me ndihmën e një tharëseje flokësh ngrohni për disa minuta zonën përreth këpucëve. Tashmë këpucët tuaja nuk ju shtrëngojnë si më parë. Nëse dështoni me provën e parë, mund ta provoni sërish.

2.Merrni dy qeska me zinxhirë dhe mbushini me ujë të ftohtë. Pasi të jeni kujdesur që qeskat nuk kullojnë vendosini brenda këpucëve ose sandaleve. Më pas futini në një qese dhe lërini në frigorifer për 3-4 orë, por edhe më shumë. Pasi t’i nxirrni nga frigoriferi, lërini 20 minuta dhe hiqni qeset e ngrira. Në fund fshijini me një peshqir të thatë. Do të habiteni me rezultatin.

3.Bashkoni në një shishëz në formë sprucatori ujë dhe alkool dhe tundini për disa minuta. Pasi të vishni me kujdes këpucët, spruconi të gjitha zonat rreth tyre me kujdes derisa të ndieni që nuk keni më dhimbje. Alkooli do të avullojë dhe këmbët nuk do t’ju vrasinë më.

4.Merrni disa gazeta të vjetra dhe bëjini shuk. Më pas lagini me ujë dhe shtyjini në gjithë hapësirën e këpucës. Pritni derisa të thahen dhe do të kuptoni që këpucët nuk ju ngushtojnë si më parë.

5.Me pataten mund të bëni shumë receta interesante, por edhe të ngushtoni këpucët. Merrni dy patate dhe qërojini. Më pas futeni brenda hapësirës së brendshme të këpucëve, çizmeve apo balerinave dhe pritni 30 minuta ose më shumë. Patatet zgjerojnë këpucët dhe zbusin materialin e lëkurës.

Baily, thirrje Maqedonisë të marrë vendimet e vështira strategjike

Ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily tha se Marrëveshja e Prespës është një mundësi historike për Maqedoninë dhe për rajonin. Në një intervistë ekskluzive për shërbimin maqedonas të Zërit të Amerikës, ambasadori Baily u bëri thirrje udhëheqësve të vendit të marrin vendimet e vështira strategjike që kërkon realizimi i marrëveshjes.

Ndërsa Maqedonia hyn në vitin 2019, cilat janë disa nga reflektimet tuaja për zhvillimet e vitit të kaluar atje?

Kur mendoj për vitin e kaluar, gjatë të cilit pati aq shumë zhvillime historike, të gjitha mund të përmblidhen me fjalët: një udhëheqje e guximshme. Qytetarët e Maqedonisë qartazi duan anëtarësimin në NATO dhe në BE. Kryeministrat Zaev dhe Tsipras si dhe ministrat e tyre të jashtëm u morën me çështje tepër të vështira për të arritur marrëveshjen e Prespës, e cila do të heqë pengesat për anëtarësimin. Ata treguan guxim, durim, vendosmëri dhe përqendrim të rëndësishëm në zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje të gjatë.

Ne pamë gjithashtu një udhëheqje të guximshme në Parlament, kur deputetët votuan për të filluar procesin e ndryshimit të kushtetutës, duke lënë mënjanë interesat partiake në emër të të ardhmeje më të ndritur për Maqedoninë dhe qytetarët e saj. Në fund të fundit, është në dorë të udhëheqësve të zgjedhur në mënyrë demokratike në Maqedoni që të marrin vendimet e vështira strategjike që kërkon Marrëveshja e Prespës dhe të përcaktojnë kursin më të mirë për vendin. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Maqedoninë dhe me atë që qytetarët dhe udhëheqësit e Maqedonisë vendosin se është në interesin më të mirë të vendit. Ne e dimë se kompromiset në Marrëveshjen e Prespës nuk janë të lehta, por kjo është me të vërtetë një mundësi historike për Maqedoninë dhe për rajonin, që do të çojë në një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë.

Qeveria e SHBA ka demonstruar një nivel të lartë angazhimi në Maqedoni. Çfarë e motivon mbështetjen e SHBA-ve për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës dhe anëtarësimin e Maqedonisë në NATO?

Së pari, Shtetet e Bashkuara kanë qenë mik dhe partner i Maqedonisë që nga pavarësia e saj mbi 25 vjet më parë. Gjatë gjithë kësaj kohe, qytetarët dhe qeveria e Maqedonisë kanë mbështetur fuqimisht integrimin në institucionet euroatlantike. Është zgjedhja sovrane e Maqedonisë për t’u bashkuar me NATO-n. Ne jemi krenarë që e mbështesim këtë zgjedhje dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë sepse Maqedonia ndryshon rrjedhën e së ardhmes së saj. Ne mbështesim fuqimisht zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës midis Maqedonisë dhe Greqisë. Marrëveshja do të lejojë që Maqedonia të zerë vendin që meriton në NATO dhe BE dhe do të kontribuojë në stabilitetin, sigurinë dhe begatinë rajonale.

Përveç kësaj, Zëvendës Sekretari i Shtetit John Sullivan ishte këtu disa javë më parë dhe ai na kujtoi të gjithëve se bota ka ndryshuar në mënyrë dramatike këto 20 vitet e fundit. Konkurrenca dhe konflikti mes fuqive të mëdha janë kthyer në skenë, me aktorë të këqij që kërkojnë të prishin dhe destabilizojnë sistemet demokratike. Për t’i mposhtur ata, kemi nevojë për shtete të forta, me themele të forta demokratike, media të lira dhe tregje të gjalla e të hapura. Ne sinqerisht besojmë se Maqedonia, e integruar plotësisht në NATO dhe në BE, do të jetë një aleate e fortë në prosperitetin dhe sigurinë tonë kolektive.

A jeni i bindur se Maqedonia do ta zbatojë Prespën? Cili është plani rezervë nëse votimi në parlament dështon, qoftë në Maqedoni apo në Greqi?

Gjatë gjithë procesit të negociatave dhe zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, udhëheqësit në të gjithë spektrin kanë qenë të gatshëm të lënë mënjanë interesat afatshkurtra partiake për të mbështetur të ardhmen e Maqedonisë në NATO dhe BE. Udhëheqësit në Greqi dhe Maqedoni kanë thënë se kjo marrëveshje është thellësisht në interesin e tyre kombëtar; ajo do të çojë në siguri dhe begati për të dy vendet dhe për rajonin. Arritja e kësaj zgjidhjeje zgjati 25 vjet dhe unë nuk shoh ndonjë alternativë praktike në horizont. Kam besim se do të vazhdojmë të shohim udhëheqës të guximshëm që punojnë për të siguruar se Maqedonia dhe Greqia nuk do ta humbasin rastin që më në fund ta zgjidhin këtë çështje.

Ekipi negociator i Kosovës sot në Bruksel

Për herë të parë ekipi negociues i Kosovës me Serbinë, takon sot në Bruksel Federica Mogherinin, që është ndërmjetësuese në dialogun me Serbinë, që aktualisht ka ngrirë. Ekipi negociator refuzohet nga opozita.

Ekipi negociator i Kosovës takohet të martën (08.01) në Bruksel me të ngarkuarën e BE-së për politikën e jashtme evropiane, Federica Mogherini. Grupi negociator i Kosovës që kryesohet nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, udhëton në Bruksel për herë të parë që nga mandatimi i tij në Kuvendin e Kosovës në nëntor të vitit të shkuar, megjithë kundërshtimin e partive opozitare. Çështja e të pagjeturve është tema e vetme e konfirmuar që do të diskutohet në Bruksel, ndërsa, thuhet se ky takim i pari i këtij lloji më shumë cilësohet si një takim konsultues, sesa negociues. “Shërbimi i Jashtëm Diplomatik (EEAS) e ka ftuar Ekipin e Dialogut nga Kosova për konsultime, më 8 janar, pas themelimit të tij nga Kuvendi”, citohet të ketë thënë Maja Kocijancic, zëdhënëse e Federica Mogherinit.

Takim konsultativ

Ndërkohë, njëri nga kryesuesit e  ekipit negociator të Kosovës, Fatmir Limaj, para nisjes ka thënë se “në Bruksel, do të tregojnë përkushtimin e Republikës së Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë”. “Do të shkojmë për të dëshmuar vullnetin dhe gatishmërinë e Kosovës për dialog. Më tepër është një takim konsultativ, për të parë dhe për të informuar njëri tjetrin, se si do të vazhdojmë me dialog. Do t’i paraqesim qëndrimet e delegacionit të Kosovës në Bruksel”, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj, duke bërë të ditur se ekipi negociator është i koordinuar mirë edhe për temat, për të cilat do të flitet  në Bruksel.

Nga ana tjetër ekipi dialogues i Kosovës ndeshet me kundërshtimin e ashpër të partive politike opozitare, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe lëvizjen Vetëvendosja. Këto dy subjekte politike thonë se “ky delegacion nuk përfaqëson vullnetin e shumicës qytetare”, pasi “ai përbëhet nga parti shumë të vogla”.

Akuza e kundërakuza

Gjatë fundjavës ka pasur akuza e kundër-akuza nga vetë krerët e partive politike në pushtet dhe të atyre në opozitë lidhur me pjesëmarrjen -përkatësisht – mospjesëmarrjen e opozitës në grupin e dialogut, edhe pse në këtë grup ata kanë dy vende të rezervuara. Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, tha se “asnjëherë nuk është vonë për LDK-në ta japë kontributin e saj për ta përmbyllur shtet-ndërtimin e Kosovës”. “Është momenti i fundit për LDK-në që të këndellet nga gjumi i thellë, në të cilin ka rënë dhe të mos i përsërisë gabimet e së kaluarës, duke qenë në bisht të proceseve politike dhe historike. Dua të besoj se brenda kësaj partie ka vullnet, dije dhe guxim për të vepruar në interes të vendit duke u bërë bashkë që të merremi me Serbinë dhe jo me njëri-tjetrin. Por duket që problemi është diku tjetër – nuk ka një mendim të prerë dhe të vendosur për asgjë”, shkroi Enver Hoxhaj.

I menjëhershëm ishte reagimi i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili tha se LDK, nuk do t’u shërbejë partive në pushtet. “Lidhja Demokratike e Kosovës është parti e Kosovës: shtet-formuese, institucionaliste, e qendrës së djathtë. I merr vendimet vet. Të gjithë atyre që brengosen dhe derdhin lotë krokodili për LDK-në, nga fakti se LDK nuk po iu shërben dhe nuk do tu shërbejë interesave të tyre pushtetore dhe kolaboracioniste, u them se ata mund të vazhdojnë ta kritikojnë LDK-në, sepse ky është edhe një argument shtesë se nuk kemi asgjë të përbashkët me ta. LDK është e Kosovës dhe ajo vendos vetë si do t’i shërbej në mënyrën më të mirë Kosovës”, shkroi kreu i LDK-së Isa Mustafa.

Kosova kushtëzon heqjen e taksës së mallrave ndaj Serbisë

Sidoqoftë, dialogu i drejtpërdrejt Kosovë-Serbi tash për tash është i ngrirë që nga koha kur qeveria e Kosovës ngriti taksën prej 100 për qind për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë. Autoritetet e Serbisë thonë se ato nuk marrin pjesë në dialog, derisa Prishtina ta heqë taksën. E qeveria në Prishtinë sipas kryeministrit Ramush Haradinaj, “nuk e ka ndërmend që ta heqë taksën”,  përderisa siç thotë, “Serbia ta ndalë agresionin politik e diplomatik ndaj shtetit të Kosovës”.

Disa shenja më optimiste vijnë nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili tha se “nëse i jepet rrugë e qartë dialogut me synim arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë, Kosova mund ta shqyrtojë mundësinë e heqjes se taksës.”

“Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë, i kam thënë gazetës “The ëashington Post”, duke kërkuar që SHBA-ja të marrë rol udhëheqës në koordinimin e inputit ndërkombëtar për Marrëveshjen Paqësore finale që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia. Ndërgjegjja jonë na kërkon – dhe është detyrë e jona historike – që të bëjmë paqen të mundshme dhe të vërtetë”, shkroi në profilin e tij Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi./DW

Kejvina Kthella, “kapet mat“ me futbollistin e kombëtares shqiptare! (FOTO)

Kejvina Kthella ngjalli që në prezantimet e para të saj një interes të madh tek publiku; patjetër, bie shumë në sy dhe është një prej femrave të komentuara të showbizit shqiptar.

Megjithatë, i pëlqen të mos e ekspozojë shumë jetën e saj private. Por fotot e realizuara nga Intv.al e tregojnë në një klub të Tiranës në momente mjaft intime me futbollistin e kombëtares shqiptare Bekim Balaj.

Vetë velina e emisionit “ Xing me Ermalin nuk ka pohuar gjë“, e as futbollisti, por fotografitë i kanë udhë dyshimeve e nuk bëhet dot ndryshe!

Grida Duma, apo Grida Suma?

Grida Duma është ironizuar shpesh herë nga kritikët e saj edhe për mbiemrin e vet.

Nga Grida Duma, asaj i thërrasin edhe Grida Suma.

Dhe jo pa shkak në fakt.

Të paktën deri në vitin 1948, familja e saj e ka pasur mbiemrin Suma.

Këtë gjë e vërteton edhe ky dokument, në të cilin përmendet Bajram Suma, vëllai i gjyshit të deputetes demokrate.

Për shkak të konotacionit negativ, familja e Gridës më pas vendosi ta ndryshojë mbiemrin, duke e bërë Duma.(TemA)

Shkrimtari francez që ka fituar Nobelin: S’mund ta dua një 50-vjeçare, preferoj trupin e 25-vjeçares

Novelisti francez që ka fituar Çmimin Nobel, Yann Moix thënë se gratë që janë të moshës së tij, janë të padukshme për të.

“Preferoj trupat e grave të reja. Kjo është”, ka thënë ai.

Novelisti dhe prezantuesi televiziv ka shkaktuar tërbim mes njerëzve kur ka thanë se e ka të “pamundur” që ta dashurojë një grua mbi 50 vjeç, përcjell Periskopi.

Ai për një revistë ka thënë: “Hajde bre, mos ta ekzagjërojmë! Është e pamundur… tepër, tepër e vjetër”.

“Preferoj trupat e grave të reja. Kjo është e gjitha. Trupi i një 25-vjeçareje është i jashtëzakonshëm. I një 50-vjeçareje nuk është aspak”, ka thënë ai derisa ka shtuar se preferon gratë aziatike, veçanërisht ato koriane, kineze dhe japoneze. /Periskopi/

Tenton ta rrëzojë kundërshtarin, por e pëson vet – thyen këmbën (VIDEO)

Gjatë fundjavës, një luftëtar amator në MMA, Jonathan King, pësoi një lëndim të tmerrshëm, e theu këmbën, përderisa ishte duke tentuar ta rrëzonte kundërshtarin e tij në meçin e organizuar nga Aleanca e Betejave të Amerikës.

Pasi King tenton ta rrëzojë kundërshtarin e tij, duke e shqelmuar në gjurin e tij, ai rrëzohet menjëherë në tokë, por qëndron i qetë në pritje të mjekëve, të cilët thirren nga gjyqtari, transmeton Gazeta Express.

“Jonathan King sapo doli nga spitali këtë mëngjes. Mjeku tha se operacioni në këmbën e tij shkoi shumë mirë. Terapia fizike do të fillojë këtë mëngjes dhe ai pritet të lirohet për të shkuar në shtëpi qysh këtë javë”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga Aleanca e Betejave të Amerikës.

Mirëpo, lëndimet e tij sapo të tmerrshme që të duken, nuk janë aspak të rralla brenda kafazeve. Corey Hill, i cili vdiq para tri viteve, dhe Anderson Silva pësuan lëndime shumë të ngjashme gjatë meçeve të UFC-së.

Silva e kishte thyer këmbën në meçin për titullin e peshave të mesme të UFC-së kundër Chris Weidman. Braziliani e theu këmbën përderisa tentoi ta rrëzonte kundërshtarit, dhe mbeti jashtë kafazit tetëkëndësh për 13 muaj. /Gazeta Express/

I ofrojnë 3000 euro për një puthje, ja si përgjigjet Shkënda Dubova

Këngëtarja Shkënda Dubova është një ndër personazhet më seksi dhe provokuese të showbizzit.

Këtë e dëshmojnë dhe fotot që ajo publikon në rrjete sociale.

Mirëpo, së fundmi këngëtarja ka vendosur të lejojë ndjekësit e saj ta pyesin në lidhje me dëshirat e tyre.

Një pyetje pikante ka surprizuar të gjithë, që Shkëndës duket se nuk i ka pëlqyer nga emoji.

‘A pranon me ti dhënë 3000 euro veç me të puth njëherë në faqe’, shkruan ndjekësi.

Reagimi që ka bërë Shkënda tregon mungesë interesi.

Modelja serbe që e ka dalldisur futbollistin e kombëtares shqiptare

Tabloidët e Beogradit zor që lëshojnë raste të lidhjeve ose skandaleve nga jeta private e të famshmëve në Serbi pa i “trajtuar”.

Por, modelja Alisa Menkovic është e veçantë, mbase për shkak se është gjendur sërish në krahët e futbollistit të kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, i cili është shndërruar në emër të klikuar në këto tabloide.

Modelja serbe ka qenë edhe më parë në një marrëdhënie me mbrojtësin e Atalantës në Seria A, por tashmë është kthyer përsëri te ai pas një viti e gjysmë tashmë.

Ajo ishte në një lidhje me një djalë tjetër më të cilin ajo kishte planifikuar edhe martesën. Por fatkeqësisht, ai ka rënë në burg dhe kjo ka sjellë nderjen nga modelja. Sipas mediave serbe, Gjimshiti dhe Alisa i kanë kaluar pushimet e vitit të ri në Dubait.

Për të përditshmen serbe “Kurir”, modelja ka rrëfyer gjithçka: “Rrjetet sociale ndonjëherë iu japin ndonjë kuptim tjetër disa gjërave. Unë dhe Berati kemi mbetur miq të mëdhenj dhe kështu do të jemi.”. Po e njëjta media shkruan më vonë se: “Pasi i dha fund lidhjes me një tjetër mashkull, Alisa kërceu menjëherë në përqafimin e dashurisë së vjetër. Modelja tërheqëse lundroi në një romancë me një djalë tjetër, i cili shpejt përfundoi pas hekurave.”

“Ata arritën ta ruanin dashurinë e tyre deri dy vite më parë, kur ranë në sytë e publikut për ndeshjet midis Shqipërisë dhe Serbisë, në kualifikimet për Kampionatin Europian të Francës. Mediat shqiptare e quajtën lidhjen e tyre si “dashuri të ndaluar”. Familja e Menkovic nuk e miratoi romancën e Alisa me shqiptarin”- ka informuar “Kurir”. /Insporti.com

Haradinaj tregon nëse ka qenë i martuar më parë, para se të kurorëzohej me Anitën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për jetën e tij private, dhe për zërat se ka qenë i martuar me dikë tjetër, para se të takohej me gruan e tij, Anita Muçajn.

“Është folur, ose është përmendur që kam pasur jetë bashkëshortore përpara”, ka thënë Haradinaj në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

“Djalë i ri kam qenë, por i martuar s’kam qenë ndonjëherë në jetën time përpara”, është shprehur ai.

“S’kam pasur martesë asnjëherë. E vetmja herë që jam martuar në jetë, ka qenë me Anitën”, ka deklaruar Haradinaj.

Shefi i ekzekutivit të vendit ka thënë se sipas pikëpamjes së tij, “martesa është një akt që ndodh një herë në jetë”.

SYLEJMAN SELIMI SHTRIHET NË SPITAL – NUK DIHET A MUND TË MERRET NË PYETJE NGA SPECIALJA

Ish-komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare dhe si pasojë nuk dihet nëse mund të merret në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës.

Selimi, i cili po vuan dënim me burg për rastet Drenica 1 dhe 2 në Qendrën Korrektuese të Kosovës, është shtrirë në spital prej tri ditësh në dy periudha. Insajderi ka mësuar nga burimet se ish-komandanti i UÇK-së është shtrirë fillimisht në QKUK para tri ditësh, për të rikthyer një ditë në burg dhe pastaj sërish në QKUK – ku është duke u trajtuar ende.

Insajderi ka tentuar të marrë konfirmim zyrtar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, por kontakti me zëdhënësin për media të këtij institucioni, Shpend Fazliu, ka qenë i pamundur të realizohet sot në mbrëmje. Informata nuk kanë dhënë as zyrtarë të tjerë të QKUK-së.

E si pasojë e problemeve shëndetësore, Selimi nuk dihet nëse do të intervistohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila i kishte dërguar ftesë për intervistim ish-komandantit të UÇK-së në fund të vitit 2018.

Burimet i kanë thënë Insajderit se Selimi intervistimi i Selimit nuk ishte planifikuar të ndodhë në Hagë, por në Kosovë. Intervistimi i tij ishte planifikuar të bëhej gjatë javës së dytë të janarit, kishin raportuar mediet javën e kaluar.

Selimit, gjatë kohës sa po shërbente si Ambasador në Tiranë, EULEX-i i ngriti aktakuza për krime lufte, në dy rastet e njohura si “Drenica” 1 dhe 2.

Në fund të dy proceseve, ish-Komandanti i Përgjithshëm i FSK-së u dënua më 14 vjet dënim unik, për të dy rastet; për krime lufte ndaj popullatës civile.

Gjykata Supreme e kishte kthyer në rigjykim rastin “Drenica 1”, rast në të cilin Gjykata e Apelit, Sylejaman Selimit i kishte vërtetur 6 vite burgim për “Tortura ndaj civilëve”.

Ndërkohë, Supremja, në shtator të 2018, për të dytën herë Sylejman Selimit i vërteton dënimin unik prej 7 vite burgim për krime lufte, në Drenica 2. /Insajderi.com

Francë/ 26 shqiptarë dalin përpara organeve të drejtësisë, akuzohen për 200 vjedhje

Gjatë ditës së sotme kanë dalë përpara organeve të drejtësisë franceze 26 shqiptarë, të cilët akuzohen për 200 vjedhje në Auvergne Rhone-Alpes, por edhe në disa vende të tjera.

Shqiptarët, 19 nga Shqipëria dhe 7 nga Kosova të ndihmuar nga katër përkthyes dhe pesëmbëdhjetë avokatë dolën para trupës gjykuese në gjykatë në Saint-Etienne.

Kreu i trupës gjykuese, Francois Bouriaud dëgjoi 16 persona të cilët mendohet se kanë qenë viktima të këtij grupi të rrezikshëm, që përmes aktivitetit të tyre kanë grabitur e vjedhur sasi të mëdha bizhuterish. Dyshohet se aktiviteti i shqiptarëve është shtrirë nga 2015 deri në fundin e vitit 2017.

5 taktika për të blerë më lirë

Menaxhimit të blerjeve i është dhënë gjithmonë shumë më pak rëndësi se menaxhimit të shitjeve. Është e vërtetë që si operacion shitja është më e rëndësishme për një kompani për të siguruar cash flow dhe rrjedhimisht për të rritur fitimin, por nga ana tjetër fitimi është i barabartë me të ardhura – shpenzime, prandaj nëse shpenzimet (kostot e blerjeve) ulen, atëherë fitimi përsëri rritet. Pra shitjet dhe blerjet janë dy anë të të njëjtës medalje në biznes dhe të dy kanë rëndësi shumë të madhe. Prandaj më poshtë do të ndajmë disa taktika që si menaxherë blerjesh mund të arrini negociata më të suksseshme dhe të siguroni çmime më të mira për lëndët e para apo produktet për tregti që biznesi përdor.

1. Mos i jepni menaxherit të shitjeve që keni përballë informacion rreth nevojave tuaja që në fillim të negociatës. Nëse ai e kupton ekzaktësisht se për çfarë keni nevojë, do të arrijë të mbajë një çmim të lart, pasi në rrethana të caktuara do të kuptojë që ju do të detyroheni të paguani çdo çmim për të patur produktin që ai ofron. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur bizneset që ofrojnë një produkt janë të pakta. Por nëse ju nuk e tregoni sa të nevojshëm e keni atë produkt në kompaninë tuaj, atëherë palës përballë fillimisht do t’i duhet t’ju mbushë mëndjen që ai produkt ju nevojitet dhe gjatë negociatës keni mundësi të siguroni ulje të çmimit.

2. Mbani asa nën mëngë. Edhe në këtë rast gjatë negociatave, duhet të jeni të rezervuar të mos kërkoni gjithçka përpara se shitësi të japë ofertën e tij finale. Janë disa gjëra që duhet të përpiqeni t’i përdorni vetëm në fund dhe që mund të bëjnë të merrni ulje të mëtejshme të çmimit. Pra, pasi shitësi të deklarojë çmimin e tij final, ju do ta pyesni: Sa ulje çmimi marr nëse e parapaguaj faturën? Po në rast se dyfishoj sasinë e blerë? Po në rast se e mbulojmë ne transportin? Propozime të tilla, detyrojnë çdo shitës të rishohë ofertën dhe të bëjë zbritje të mëtejshme 3%, 5%, gjithçka në varësi të rastit dhe produktit.

3. Mos bëni kërcënime të rreme. Shumë menaxherë blerjesh mundohen t’i bëjnë presion furnitorëve duke i thënë se nëse nuk jepni këtë çmim apo nëse nuk na plotësoni këtë kusht, atëherë nuk do të blejmë më nga ju. Por në shumicën e rasteve, një menaxher shitjeje me eksperiencë, që njeh tregun dhe konkurrentët e tij, mund ta dallojë se presioni juaj është i kot, sepse ai e di që kompania e tij është zgjedhja më e mirë për ju. Kështu që më mirë tregohuni “të ndershëm” në negociata dhe në afatgjatë do të shpërbleheni për marrëdhënien e mirë pa kërcënime që do të krijoni më furnitorët tuaj.

4. Kërko vazhdimisht oferta nga furnitorë të tjerë. Ndryshe nga pika e mësipërme e kërcënimeve të rreme, nëse ju jeni të kujdesshëm dhe i keni vazhdimisht sytë nga tregu, do të kuptoni nëse furnitori juaj kryesor është duke u treguar i ndershëm me ju, apo po përfiton. Supozojmë që kompania juaj furnizohet me sheqer dhe keni një furnitor që në korrik ju ka dhënë çmimin më të mirë të momentin, themi 60 lekë/kg. Por çmimi i një produkti si sheqeri ndryshon në bursë çdo ditë, prandaj nëse vazhdoni të faturoheni me 60 lekë edhe mbas 5 muajsh, kur çmimi mund te ketë rënë 15-20%, atëherë furnitori po përfiton nga fakti që ju i besoni dhe nuk shihni oferta të tjera në treg, që mund të kene zbritur çmimin në 50 lekë/kg. Nëse zbuloni një rast të tillë, atëherë po, kërcënojeni furnitorin se do të shkëpusni marrëdhëniet dhe bëjeni.

5. Bëje negociatën personale. Për të krijuar një marrëdhënie të mirë, sugjerojmë që ashtu si edhe në procesin e shitjes edhe në atë të blerjes, ta ktheni negociatën edhe në sferë personale. Kjo do të ndikojë që të vendosë një marrëdhënie më të afërt me palën tjetër dhe të lehtësojë bërjen e “ndereve” për njëri-tjetrin. Flisni për presionin që keni në punën tuaj dhe rëndësinë që ka për ju personalisht arritja e një çmimi më të mirë blerjeje. Ndodh edhe kështu, kërkoni ndere.

Studimi i fundit: Një gotë verë zëvendëson një orë të ushtrimeve fizike, ja përse

Një studim i kryer nga Universiteti i Albertëts në Kanada ka analizuar përbërjen e verës, duke dalë në përfundimin se konsumi i sasive të moderuara sjell benefite për trupin tonë.

Sipas studimit të drejtuar nga Jason Dyck, konsumi i verës së kuqe mund të përmirësojë shëndetin e personave të cilët nuk kanë mundësi për të kryer aktivitetin fizik të nevojshëm.

Duke analizuar përbërjen e verës është zbuluar se konsumi i saj përmirëson punën e zemrës më shumë se sa ushtrimet fizike.

Është zbuluar gjithashtu se konsumi i një gote verë mund të ngadalësojë plakjen si dhe të ndihmojë në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak. Funksionin e verës mund ta kryejnë edhe borronicat si dhe çokollata e zezë, në rast se nuk jeni simpatizantë të alkoolit./gazetametro.net

Bashkëbiseduesi i “Infomax”-it: Gruevski ka ikur përkohësisht, do të kthehet

Portali maqedonas “Infomax.mk” nëpërmjet një teksti të publikuar sot, ka treguar bashkëbisedimin e tyre me një të afërm të ish kryeministri të Maqedonisë dhe ish liderit të partisë maqedonase, VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i cili para një kohe ka qenë në vizitë te ky i fundit në Hungari, transmeton Portalb.mkBashkëbiseduesi thotë se Gruevski në Hungari ka ikur përkohësisht, dhe do të kthehet sapo të krijohen kushtet politike në Maqedoni.

Ndër të tjerash thuhet se Gruevski para se të ikë, ka marrë ofertë nga Prokuroria Speciale Publike për t’u bërë bashkëpunëtor i tyre.

“Gruevski ka qenë i ftuar nga PSP-ja që të bëhet bashkëpunëtor i tyre, që t’ju japë informacione të dobishme, për disa bashkëpunëtor të tij, kurse në rend të parë janë Mile Janakieski, Kirill Bozhinovski, Gordana Jankullovska dhe disa 2-3 të tjerë”, thuhet më tej nga bashkëbiseduesi i “Infomax.mk”, ndërkaq kanë njoftuar se Gruevski ka marrë edhe oferta për punë, të cilat i ka refuzuar, pasi që dëshiron fillimisht të adaptohet në Hungari.

Siç shkruan më tej, Gruevski ka folur vetëm për ikjen e tij, për situatën në VMRO-DPMNE, për raportin me kryeministrin aktual të Maqedonisë, Zoran Zaev, për proceset që zhvillohen kundër tij, për azilin e tij, por nuk ka zbuluar se si e ka lëshuar Maqedoninë.

Sipas bashkëbiseduesit të afërt me Gruevskin, kryeministri Zaev nuk i ka ndihmuar që të arratiset për në Hungari.

Ndryshe, nuk do të ketë përgjegjësi për Policinë Kufitare në lidhje me arratisjen e Nikolla Gruevskit, pasi që Prokuroria ka konstatuar se ai nuk ka ikur nëpërmjet pikës legale kufitare drejt Shqipërisë.

Nuk dihet saktë se ku e ka kaluar kufirin që të arratiset në Shqipëri, supozohet se ka ikur nëpërmjet pikave ilegale për tejkalim që i shfrytëzojnë vendasit që jetojnë rreth kufijve të dy vendeve. Parahetimi ka konfirmuar se në arratisjen e tij nuk ka lëshime nga personat zyrtar nga Policia Kufitare “Qafëthanë”, “Shën Naum”, “Stenje Xhepçisht” dhe Bllato, të cilët zyrtarisht e kanë kaluar kufirin.

Incizimet nga kamerat e sigurisë nga zyrtarët kufitar të Shqipërisë dhe Malit të Zi janë siguruar, ndërkaq prej tyre Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion mund të duket vetëm se si ka lëvizur vetura diplomatike me të cilën nga Shqipëria Gruevski ka kaluar në Mal të Zi dhe Serbi, deri në Hungari.

Në lidhje me atë se si Gruevski ka hyrë në Hungari me letërnjoftim (pasi që pasaportën ia ka marrë Gjykata Themelore Shkupi 1), është çështje e këtij shtetit të BE-së. Ministria e Drejtësisë së Hungarisë ende nuk është deklaruar në lidhje me kërkesën e Maqedonisë për ta kthyer mbrapa të dënuarin Gruevski, të cilit autoritetet e atjeshme i kanë dhënë azil.

Gruevski më 20 nëntor të vitit 2018 nëpërmjet një letre të gjatë shpjegoi se si ka arritur të fitojë azil nga autoritetet hungareze. Më 13 nëntor, Gruevski u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në Hungari. Njoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest. Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Gruevski, edhe pse s’ka pasur pasaportë ai në Hungari ka arritur nga Shqipëria, ku me ndihmën e diplomatëve hungarez ka kaluar në Mal të Zi, Serbi dhe në fund në shtetin me të cilin udhëheq konservatori dhe miku i tij, Viktor Orban.

Çfarë ka premtuar Zoran Zaev para se të bëhej kryeministër? (VIDEO)

Çfarë ka premtuar Zoran Zaev para se të bëhej kryeministër?

Bukuria e dimrit/Pamje ekskluzive të sotme nga Sallareva (VIDEO+FOTO)

Sallarevë, (maqedonisht: Седларево/Sedlarevo) ёshtё fshat nё Komunën e Zhelinës, Maqedoni.

Fshati i vendosur në një shpat të Malit të Thatë, në një fushëgropë të rrethuar me kodra e male afër fshatit Llakojcë, 19 km në juglindje të Tetovës.

Sipas regjistrimit të popullsisë së viti 2002, fshati kishte 1611 banorë nga të cilët 1605 ishin Shqiptarë, 2 Boshnjakë, dhe 4 të tjerë.

Familjet në fshatin Sallarevë
Beleten – torbeshë (8 shtëpi), Bajlurallaret – prej të parit Bejlur-it. (17 shtëpi), Fezallaret (10 shtëpi), Fuçkallarët (12 shtëpi), Çelallaret (12 shtëpi), Gazdallarë (12 shtëpi), Gultellaret (12 shtëpi), Llomballarët (12 shtëpi), Mlekallarët (6 shtëpi), Kurtallarët (10 shtëpi), Kasallarët (8 shtëpi), Skerallarët (8 shtëpi), Serallarët (10 shtëpi), Sinallarët (20 shtëpi), Stafallarët (23 shtëpi), Hamitallaret (5 shtepi), Cikallaret (5 shtepi), Mlikallaret (8 shtepi) dhe Liamallaret (6 shtepi).

Toponimet të fshatit Sallarevë
Pareçe – fushë.
Llashnavec – fushë.
Guri i Jorgovanit – gur shumë i madh.
Bjeshka e Vogël – bjeshkë.

Stanica – vend të cilën janë mbledhur fshatarët për të biseduar.
Kroji i Ftohet – krua.
Kroji i Tahirit – krua.
Kroji i Eminit – krua.
Te Karija – mal, korie.

Izvori i Karis – burim uji.
Belenicë – fushë.
Krushica – fushë.
Përroi i Madh – përrua.
Ballavoda – burim me ujë të bardhë.

Te Tumba – arë.
Përroi i Beqirit – përrua.
Te Kroi i Mihones – krua.
Te Kroi i Asoit – burim.

Te Asoi – arë.
Dakati – mal.
Kavashnica – rrugë.
Kroi i Madh – krua më i madh në fshat.

Dheu i kuq – vend.
Te Pisha – arë.
Guri i Ngulun – arë.
Te Arat e Shkreta – ara.

Te Kaliba e Ali Begut – arë.
Te Urdha e Fellë – arë.
Manivar – arë.
Tapollat – arë.

Te Ara e Dervishit – arë.
Te Bunaret – ara.
Te Stani i Kases – ara.
Polca e Epërme – ara.

Polca e Poshtme – ara.
Qershia e Sallait – vend.
Ballkan – bjeshkë e madhe.
Indifaku – mal.

Indifaku – arë.
Te Kokrrat – vend.
Padishte – mal.
Shelqet – arë.

Shelqet – burim.
Kuqulinë – arë.
Te Kroi i Jasikës – krua.
Te Kroi i Jasikës – arë.

Udha e Fezallarve – rrugë nga fisi Feza.
Meriza – mal.
Gropa e Fezës – arë.
Arnica – arë.

Udha e Bjeshkës Vogël – rrugë e cila çon deri te bjeshka e vogël.
Guri i Madh – gur, shkëmb.
Udha e Shkupes – rrugë në të cilën tregtarët udhëtojnë për në treg të Shkupit.

Te Zatka e Mlikes – rrugë dhe burim uji.
Te Llombi i Deharit – burim dhe mal.
Te Shtrapaniket – ara.
Te Udha e Mullinit – rrugë.

Te Udha e Asoit – rrugë, nga osoj.
Te rruga e Ali Fuçkut – rrugë.
Te Dardha e Metës – arë.

Te Kroji i Memedit – burim.
Te Rrafsha e Gurit – vend.
Lloka e Epërme – arë.
Lloka e Poshtme – arë.

Llofka – arë.
Ara e Gjatë – arë shumë e gjatë.
Vakofet – thonë se ka qenë vend me varreza.

Tobahana – bjeshkë.
Shtrunga – arë.
Shpella e Sefës – shpellë.
Qafa e Çiligarvet – qafë mali, arë.