Ballina Blog Faqe 722

DR. MAHMUT BAJRAKTARI (1935-2015), jeta dhe vepra e atdhetarit dhe veprimtarit nga Tetova

Material i shkëputur nga;
Mr. Sc. Ismet Jonuzi-Krosi “QËNDRESA SHQIPTARE NË JOGOSLLAVINË TITISTE” (1944-1990) Shtypshronja “Lumagrafik” – TETOVË, 2 0 1 8, fq 267, 268, 269, 270 dhe 271

Mahmut Muhamet Abdiu-Bajraktari, ka lindur në vitin 1935 në një familje me ekonomi mesatare. Është djali i Hafëz Muhametit, hoxhë që ka shërbyer si qatip në Eski xhaminë e Tetovës, por ekzistencën e ka siguruar me bujqësi dhe me një shitore afër shtëpisë.

Në vitin 1941, Mahmut Bajraktari në moshën gjashtë vjeçare e përjetoi me shumë gëzime ardhjen e Shqipërisë në Tetovë, kur qyteti vërtet ndryshon me një dinamikë të re që siç thotë dr. Mahmut Bajraktari se, qyteti pësoi një ndryshim të hatashëm në jetën e përgjithshme të banorëve të Tetovës, në pikëpamjen ekonomike filloi tregtia me Tiranën, që nga Italia sjellin mallra të ndryshëm, që ne atëherë e bletjtën radio aparatin “Filips”, në shtëpinë tonë. Tetova me rrethinë përjetoi zgjimin kulturor-arsimor me hapjen e shkollave të para në gjuhën shqipe.

Dr. Mahmut Bajraktari thotë se :” Unë si shumë fëmijë të tjerë u regjistrova në klasën e parë në gjuhën shqipe, mësuesi që na regjistronte prej meje kërkoi të regjistrohem me llagap e jo me mbiemrin Abdiu. Unë shpejtova me plot gëzim e në shtëpi ku e pyeta gjyshen, e cila më tha se ne jemi familja BAJRAKTARI. Dhe me këtë mbiemër e mbarova klasën e VIII të gjimnazit, por diplomën e maturës kërkova që të më shkruhet me mbiemrin Abdiu, ngase ashtu e kisha mbiemrin në sektorin e mbrojtjes në Komunë, në mënyrë që të pajtohet mbiemri për anulimin e shërbimit ushtarak gjatë studimeve . Thashë më parë se zgjimi kombëtar të gjithë tetovarët të vegjëli e të mëdhenj fesat e kuq i ndërruam me kësula të bardhë, filluam të mësojmë e të flasim gjuhën shqipe (deri me ardhjen e shtetit shqiptar në qytetin e Tetovës, gjuha e qytetit ka qenë turqishtja). Daja Mesut u punësua në Gjyq, edhe ai bashkë me ne mësonte gjuhën shqipe, u hapën shkollat e natë për të rritur, ku mësonin shkrim-leximin dhe gjuhën shqipe. . Më kujtohet sikur tani, përgatitja e shfaqes “Lulja e kujtimit”, ku daja im Musut Musai luante rolin e doktorit. Ky zhvillim i vrullshëm kombëtar, u ndal në vjeshtën e vitit 1944, kur u mbyllën shkollat dhe mësuesit na thanë të shkojmë nëpër shtëpi dhe se do të vazhdojmë përsëri kur do të na thërrasin. Pas ardhjes së partizanëve , për shqiptarët filluan ditët e rënda, pasoi bllokada e qytetit, filluan bastisjet e shtëpive. Të gjithë meshkujt në moshë mbi 16 vjet u mbyllën në Monopoll, ku kushtet jetësore kanë qenë shumë të vështira. Ditën e tretë të bllokadës, trumbetxhiu i thirri qytetarët në qendër të qytetit, ku gjoja do të ketë lajmërim.

Atë ditë në qendër në Çeshmën e Pazarit në qendër të qytetit, para të pranishmëve pushkatuan tre qytetarë të pa fajshëm me pretekst se në shtëpitë e tyre kanë gjetur armë. Fillojnë torturimet tjera, marrja e drithit, e leshit e të prodhimeve tjera që ishin për jetesë. Ata që nuk ishin në gjendje të paguajnë tatimet e larta, shtëpitë e tyre bastiseshin duke nxjerrë përjashta ato pak gjëra që i kishin si mbulesat, mutafët, kuajt, lopët e kështu me radhë që shqiptarët i lenin pa asnjë kusht për jetesë. Pas vitit të ri në këto kushte, ne na thirrshin të vazhdojmë vitin shkollor, por jo në shkollë fillore “Skënderbeu” ngase aty mësonin paralelet maqedonase, neve na vendosën në dy dhomat e medresesë së Xhamisë në Xharshinë e Epërme tek xhamia Muharemxhik. Mësues në klasën e katërt e patëm z. Abedin Fajën, ndërsa në klasën e pestë z. Enver Pullaqin. Mbas mbarimit të vitit shkollor u hap gjimnazi i parë në gjuhën shqipe dhe atë për fillim me tre paralele, unë me shokët që e mbaruam klasën e katër, u regjistruam në klasën e parë. Ato ditë për mua, ishin ditë frike dhe trishtimi.

E mbyllën në burg djalin e hallës Nijazi Rashitin, babai i të cilit vdiq në ditët e bllokadës , nuk kishte burra për varrimin e tij. Ne kërkuam që ta lirojnë prej Monopollit babën dhe mixhën, që të kryejmë ritualin fetar të varrimit.Ata ishin vendosur në burgun te policia e tashme, mbasi e kaloja Urën te gjimnazi, në ndërtesën e Muzeut ishte vendosur ushtria që atëherë i thoshin KNOJ, në atë rrugë nuk kishte civilë, unë para policisë me shportë në dorë pritja të del dikush ta merr dhe të ma kthefshin enët e ditës së përparshme dhe ndonjë teshë për të larë. Pas gjykimit, u gjykuan me 4 vjet burg, Halla mbeti vetë, ajo jetonte me ne, ngase në shtëpinë e saj instaluan banues të dhunshëm. Mbas gjykimit e çuan në burgun e Idrizovës. Në Idrizovë kishim të drejtë një herë në muaj ta vizitojmë dhe atë e shfrytëzonim për t’i çuar diçka për të ngrënë e për veshmbathjeje, më kujtohet shumë mirë se vizitat rëndomë i lejonin ditëve të diela, ngase ditëve të shtuna shkonim në Shkup me paepurin e vogël, ndërsa atë natë vendoseshim në Ali Beg Han.

Gjatë stinës së verës ishte vapë e madhe, kurse dimrit bënte ftohtë, nuk kishte ngrohje, dhe të nesërmen përkatësisht të dielave çoheshim herët në mëngjes, dilnim në vendin e caktuar ku kishte shpitera (rraba të rrafsha me kuaj që nxëntë nga 8 deri më 10 njerëz, e që na çonin për në Idrizovë). Pas vizitës ashtu siç shkonin edhe ktheheshim për në Shkup në stacionin e trenit të vogël për t’u kthyer për në Tetovë. Ne nuk ishim të vetmit prej Tetove, por unë pasi që shpeshherë e kam shoqëruar hallën time, më kujtohet se me ne udhëtonin edhe familjarët e Abas Efendisë, doktor Xhafer Sulejmanit, Emin Rashitit, Sami Jakupit e shumë e shumë të tjerë. Vazhdojnë torturimet ndaj popullit me pagesën e tatimeve të larta, me konfiskime, populli duronte, por dhembje të veçanti në popull shkaktonte burgosja e intelektualëve dhe patriotëve të grupit Ilegal të NDSH-së me Azem Moranën e të tjerët. Gjykimin e atyre e përcjellim me kujdes, e më në fund gjykimi me vdekje i Azem Moranës si dhe dënimet drakonike të disa intelektualëve tetovarë.Pason periudha e heqjes së ferexhesë, mandej detyrimi i nxënësve të gjimnazit që të mbajnë kapela. Hapja e shkollave në gjuhën turke, e më në fund fillimi i shpërnguljes për në Turqi. Në këtë kohë unë Mahmut Bajraktari me shokët Ymer Tresi (Guven) në Turqi, Xhelal Qypi, Skënder Luma, mbasi blejtëm letra për pllakat, bojë të kuqe e të zezë, shkuam në kopshtin tonë, ku kishim edhe bostan, premë një bostan përgjysmë, me çka e bëmë si tas e brenda futëm bojën e shkruajtëm pesë tabakë me përmbajtje që të prapsen shqiptarët për mos të shkojnë në Turqi.

Këto parulla i shpërndajtëm; një në Eski Xhami, një në Xhaminë e Sahatit, një në Xhaminë e Çarshisë, së Epërme, një në fshatin Xhepçisht dhe një në fshatin Reçicë. Në çdo tubim familjar ose me shokë, flitshim për ndalimin e shkuarjes, se nuk kemi perspektivë në vend të huaj, por duhet të qëndrojmë në votrat tona shekullore e t’i ruajmë malet, fushat, varrezat e tjerë. Por, prapë se prapë vuajtja e viteve të hershme i bënte njerëzit që t’i lënë votrat e veta, pasurinë e shitshin për një shumë të vogël simbolike me të vetmen arsye që t’i paguanin tatimet dhe borxhet ndaj shtetit, sepse pa pastruar borxhin nuk jepshin lejen e shpërnguljes për në Turqi. I pari prej familjes Bajraktari që shkoi në Turqi ishte daja më i vogël Mesut Musai, i cili ka qenë në grupin e Sadudin Gjurës, i cili ka qenë në treshin e Ismail Saitit, Seid Musait dhe Mesud Musai. Shkonin të afërmit, fqinjët, karvani i njerëzve që shpërnguleshin ishte i madh edhe pse ne ishim mjaft aktiv në terren dhe kërkonim nga ata të përbetohen se nuk do t’i braktisin këto treva shqiptare.

Rasti i dr. Ymer Tresit, shoku im që së bashku u regjistruam në Fakultetin e Mjekësisë, por një ditë babai i tij më thotë se do të gjejë unë ndonjë dinarë, por edhe babi yt le të gjejë ndonjë dinarë, që të blejmë ndonjë shtëpi të vogël që të kemi ku të rrini, e mbasandaj të mbaroni studimet që edhe mund t’i shesim. Mbas disa ditësh Ymer Tresi më thotë se, nuk e regjistrova semestrin ngase shkojmë në Turqi. Më 27.03.1956, unë posa kisha dalë prej provimit të lëndës së fiziologjisë, erdha në banesë, ku para banesës takova dy persona të pa njohur, të cilët më pyetën për Abaz Dukagjinin se a banon këtu, unë u vërtetova se ata janë kolegët e tij prej fakulteti dhe se kërkojnë një libër prej Abazit. Hyra në banesë dhe pasi Abazi nuk ishte aty, dola dhe u tregova se nuk është këtu, por ata më thanë se do të presin, ndërsa pas pak kohe Abazi erdhi. Por, nuk ishte ashtu siç më thanë, ngase ata menjëherë e legjitimuan Abazin, e kontrolluan, më kontrolluan edhe mua dhe Mujdin Sadikun mandej edhe dhomën ku banonim . Nga dhoma morën disa libra, fotografi dhe letra, por në ato letra brenda ishte edhe letër e Ymer Tresit, i cili prej mallit për vendlindjen përveç tjerash shkruante:”a do të jemi gjallë që të vij edhe njëherë në Tetovë ta shoh flamurin kuq e zi…”.

Pasi e morën Abazin, ne u përgatitëm se edhe neve do të na marrin ngase vazhdimisht ishim bashkë. Atëherë filluan të më ndjekin. Vinin rregullisht në fakultet që të më ndjekin mua, e më thirrshin në biseda. Më thoshin se unë jam në radhë që të burgosem në qoftë se nuk bashkëpunojë me ata. Nëse unë pajtohesha të bashkëpunojë, ata më “ofronin” stipendi dhe një vendbanim në konviktin e studentëve. Unë arsyetohesha se nuk kam kohë të merrem me gjëra të tilla, ngase unë kam ardhur që të studioj dhe se nuk kam aftësi që të merrem me punë të tilla. Edhe përkundër refuzimit tim kategorik, sërish dy inspektorë më përcillnin. Një herë inspektori Cele më thirri në shtëpinë e tij. Në atë kohë të them të vërtetën e humba krejtësisht vullnetin për studime, ngase pritsha që së shpejti do të më burgosin, kështu kaloi ai vit akademik deri sa në qershor apo në korrik nuk më kujtohet mirë kur edhe u mbajt gjykimi ndaj grupit të Rifat Palloshit, Raif Maleziut, Abaz Dukagjinit prej Tetove, prof. Remzi Pustinës nga Dibra, Adnan Agait, Abdyrahim Taravarit që të dy nga Gostivari dhe disa të tjerëve. Jeta u bë mjaft e vështirë. Gjithkund përcjellje nga inspektorët e punëve të brendshme. Nuk kursenin askënd nga familjarët tanë dhe shokët. Shkuarja për në Turqi kishte marrë hovin e vet. Ishte mjerimi ynë, që nuk ka të përshkuar. Në vitin 1958, unë si absolvent i mjekësisë, dhashë lutje për stipendi, përgjigja dihej para kohe. Më thanë në formën zyrtare :” se odbiva. Nemamo sredstva niti potreba za lezari za oshta praksa.” Në qershor të vitit 1961, i mbarova studimet. Erdha në Tetovë. Sa po kishte hyrë në fuqi ligji për vaksinimin e fëmijëve. Dita e parë e punës ishte në katundin Shipkovicë e mandej në Brodec, Veshallë, Bozovcë dhe në Vicë, të them të vërtetën për të parën herë i shëtitëm këto katunde të bukura të Malësisë së Sharrit.

Në vitin 1962, më erdhi thirrja për në ushtri, ndërsa në anën tjetër kisha marr një informatë se isha në listën e zezë të pushtetit sllavokomunist. Deri atëherë, por edhe pas meje ishte e drejtë që të gjithë mjekët të shkonin ushtar në Akademinë Ushtarake të Mjekësisë. Por, unë dhe dr. Harun Jakupi jemi dërguar në ushtri në profesione krejtësisht tjera. Mua më dërguan në njësitin e këmbësorisë në qytetin e Quprisë, po ashtu edhe dr. Harun Jakupin diku në Serbi. Unë shërbeva në ushtri për shkak se si civil pata hepatitin dhe nga kjo arsye u lirova si i paaftë për përherë, ndërsa dr. Harun Jakupi, për shkak të mungesës së kuadrit mjekësor pas tre muajve emërohet si mjek në ambulancë. Në vitin 1967, e fillova përvojën e specialistit të pediatrisë dhe atë 12 muaj në Tetovë, ndërsa në muajin janar të vitit 1968, stazhin e fillova në Klinikën e Fëmijëve në Shkup.

Këta vite ishin relaksim serioz, nga shtypja sistematike e pushtetit që ushtroi deri sa e rrëzuan nga pushteti antishqiptarin e përbetuar Rankoviqin. Në verën e vitit 1968, një ditë Xhevdeti, shoferi i kryetarit të komunës, na solli një lajm të mirë se do të mund të përdoret flamuri ynë kombëtar dhe atë në festat fetare dhe ato shtetërore.

Për këtë që kuptova nga Xhevdeti, të them të drejtën më gëzoi pa masë, por për këtë pas disa ditësh has edhe në gazën e atë hershem “Nova Makedonija” dhe atë disa rreshta për përdorimin e flamurit, duke e arsyetuar se flamujt më nuk kanë domethënie territoriale. Më 29.XI.1968, pas shumë vitesh valoi flamuri ynë kombëtar dhe atë nëpër institucionet shtetërore dhe nëpër disa shtëpi e dyqane. Por, që është për të përmendur se në ditën e festës në fjalë, nëpër shumë vende flamuri ynë kombëtar ishte dëmtuar e përbaltur, edhe pse për këtë ngjarje nuk pati ndonjë reagim, me çka kjo edhe kaloi në heshtje. Vjen 22.XII.1968, dita e Bajramit. Kjo ditë siç dihet në kohën e ish Jugosllavisë shënohej si dita e Armatës Popullore Jugosllave. Flamujt shqiptar valonin nëpër minaret e xhamive të Tetovës, nëpër shumë shtëpi e dyqane. Diku ka ora 20, ndodhesha para Shtëpisë së Mallrave së bashku me Ibrahim Nuriun dhe Nexhati Kulikun. Në këtë vend një nga një filluan të vijnë si mësuesi Salajdin Hyseini, dr. Harun Jakupi dhe atdhetari Abdulla Hyseini-Kalishti. Në këtë takim u fol se pak më parë se Sreçko Janevski e ka këputur dhe zvarritur flamurin tonë kombëtar.

Të gjithë ishim të revoltuar, por nuk kishim ndër mend të ndërmarrim ndonjë gjë, pos që ishim të indinjuar. Por, në ndërkohë atypari kaloi me hapa të nxituar Ismail Spahiu, në drejtim të dyqanit të vet. Atëherë Abdulla Kalishti i tha dr. Harunit, shko e këshilloje të mos shkoje te Sreçko Janevski, ngase mund ta keqtrajtojë policia. Haruni iu afrua e bisedoi me Ismail Spahiun, të cilin e kishte këshilluar që të shkojë e ta paraqes rastin në policinë e Tetovës, ndërsa Ismaili i kishte thënë që ne të shkojmë e t’i gjejmë se ku janë djemtë, se ata kanë një copë hekur me vete. Ne u nisëm prej platos para Shtëpisë së Mallrave e drejt kah hyrja në parkingun e qendrës së qytetit, ku takuam një grup të rinjsh, të cilët ishin mjaft të revoltuar. Ne i këshilluam që të shkojnë e ta lajmërojnë Xhemail Vejselin, i cili në atë kohë ishte sekretar i komitetit të partisë për Tetovën, por të rinjtë propozuan që edhe ne të shkojmë me ata, ngase nuk e njihnin Xhemail Vejselin. Pranuam dhe, shkuam bashkërisht në drejtim të spitalit ku e kishte banesën sekretari i komitetit. Pasi që arritëm aty pari, të rinjtë i lamë që të presin, ndërsa ne vendosëm të futemi brenda.

I ramë ziles së banesës, doli Xhemail Vejseli e na pyeti se çfarë ka, ne i treguam se në dyqanin e mjeshtrit-rrobaqepës Ismail Ustahut, Sreçko Janevski e ka grisur flamurin shqiptar. Me të kuptuar për këtë ngjarje edhe Xhamail Vejseli i nervozua dhe e shau Sreçko Janevskin-bullgarin, e na tha që të shkojmë në milici ta paraqesim rastin, ndërsa ai do t’i telefonojë kryeshefit Burhan Nebiut që të vjen e të merr masa përkatëse. Prej atje u nisëm në milici, atje gjetëm policin kujdestar, ne derisa e njoftuam për rastin në fjalë, mbërriti edhe Burhan Nebiu. Doktor Harun Jakupi, iu drejtua Burhan Nebiut me këto fjalë:”E more Burhan, të mos ishe ti këtu kryeshef, do të shifshi ju se çfarë do të bënim ne.” Biseduam me Burhanin, dhe e pyetëm se a mund të vëmë flamur tjetër në vendin ku është grisur, e ai na tha se po. Dolëm prej oborrit të milicisë, e u drejtuam për në qendrën e qytetit. Rrugës disa të rinjë filluan të kapen për xhepash, filluan të mbledhin para. U afrova tek ata dhe i pyeta se çfarë janë duke bërë, e ata më thanë se janë duke mbledhur para që ta blejnë një flamur kombëtar që ta vendosin në vendin e atij që ishte grisur. Mua nuk më pëlqeu ky veprim, mendova se mund të merreshin në përgjegjësi nga organet shtetërore si këta që japin para edhe shitësi që do ta çelte dyqanin jashta kohës së orarit të punës ngase ora kishte vajtur 21.

I këshillova që ta huazojmë një flamur prej ndonjë shtëpie, ndërsa ata më pyetën prej kujt mund të marrin flamur, e unë i drejtova për te z. Abdullahu-djali i Xhemil efendisë, ngase e kisha parë duke kaluar aty pari te shtëpia e tyre. Pas pak kohe në qendër të qytetit u paraqitën Ibrahimi vëllai i vogël i Abdullahut në përcjellje të Sami Numanit (Foto Sami), flamurin e kishin mbështjellur në shtizë e më thanë se përse e kam kërkuar flamurin. Unë u thash se e kërkova që t’ua japim djemve të usta Ismailit. Deri sa ktheheshim prej milicisë, gjatë rrugës e vërejta komandantin e milicisë, i cili shpejtonte në kahen e kundër të rrugës që ecnim ne. Të them të vërtetën kur e pash komandantin e milicisë, atëherë vendosa që të shkoj te dyqani i usta Ismailit që t’i shikoj djemtë se çfarë janë duke bërë. Pasi arrita, kuptova se po përpiqeshin se si ta vendosin flamurin, por assesi nuk mundeshin. Atëherë i këshillova që ta çelin dyqanin e t’i marrin shkallët me çka edhe ashtu vepruan. Pasi mbaroi akti i vendosjes së flamurit në dyqanin e usta Ismailit, ne mbetëm ende në qendër të qytetit dhe një grup të rinjsh që ishin në hyrje të parkingut.

Por, në këto çaste kur ne bisedonim, u duk Sreçko Janevski i shoqëruar me dy femra (duket se ishte nëna dhe gruaja e tij), i cili kaloi nëpërmes grupit tonë dhe të rinjve. Edhe pse fare mirë të gjithë e vërejtëm, por nuk i thamë gjë, ndërsa ai futi dorën në xhep dhe e nxori pistoletën, të cilën e regëtoi në formë akapadahiu që neve të na provokojë. Atëherë njëri prej nesh bërtiti me zë:“Ua Sreçko shovinisti”. Të gjithë iu vërsulëm Sreçko Janevskit, ndërsa ata dy gratë filluan të piskasin, ndërsa shogeni iku për në hotel “Maqedonia”. Turma e frutuar nga sjellja e tij, menjëherë e drejt para hotelit, ku ia thyen disa xhama, ndërsa mua më paraqitet Sefoja e më thotë do ta thejmë dyqanin, në ndërkohë në sheshin e qytetit shohim shumë milicë. Dolën disa funskionarë si Konstandini, Xhemail Vejseli e disa të tjerë, që ta qetësojnë masën që ishte e revoltuar tej mase prej aktit provokues. Por, në ndërkohë në sheshin e qytetit ishin tubuar shumë qytetarë ngase sa kishin dalë prej kinemasë dhe u bashkangjitën me turmën që thirrte “Fadil-Tito”, dhe pas një kohe u shpërndajtëm nëpër shtëpia. Të nesërmen, pra më 23 dhjetor 1968, unë shkova në Shkup në klinikën e pediatrisë ku isha në specializim. Pas vizitës kishim ligjëratat, por në këtë vizitë mu afrua dr.

Vullnet Starova e më tha se më thirrën drejtori i Klinikës profesori Duman ë zyrën e tij. Unë dola nga amfiteatri ngase drejtori më kishte kërkuar urgjentisht, hyra në zyrë e u përshëndetëm dhe dy të tjerë që ishin të pranishëm edhe pse nuk i njofta fare se kush janë. Profesori Duma më njoftoi me ata dy, e më tha se kanë diçka që të bisedojnë me mua, ndërsa vetë e lëshoi zyrën e shkoi. Ata menjëherë u prezantuan se janë nga Sektori i Punëve të Brendshme, dhe se janë të interesuar të dinë për ngjarjet e mbrëmshme në Tetovë. Unë u tregova krejt se çfarë kishte ngjarë, ndërsa ata morën shënime dhe në fund shprehën keqardhje që kishte ndodhur një rast i tillë në Tetovë. Si rëndom, pasi dola prej klinikës shkova në stacionin e autobusëve, ku e takova profesor Murat Isakun dhe, së bashku hipëm në autobus. Gjatë udhëtimit për në Tetovë, i tregova për ngarjet e mbrëmshme në Tetovë dhe për bisedën me inspektorët e SPB-së. Nuk më kujtohet se si reagoi profesor Murat Isaku, që atëherë ishte i punësuar në RTVM në redaksinë e gjuhës shqipe.

Pasi zbritëm nga autobusi, dëgjuam krisma , atëherë kuptova se këtu në Tetovë ndodhën diçka e kobshme për ne shqiptarët. Shkova në shtëpi, pasi drekova, dola në qendër të qytetit, ku kishte lëvizje të popullatës, kishte mjaft milicë. Më pas erdhën shokët e u takova me dr. Harun Jakupin, Abdulla Kalishtin dhe Salajdin Hyseinin, por pas pak kohe u shpallë orë policore me çka ne u shpërndajtëm. Të martën shkova në punë në Spitalin e Tetovës, në repartin e infektologjisë, atje bëja punë e specializimit. Atë ditë morëm vesh se dr. Harun Jakupi, është burgosur. Në oborr të spitalit takova dr. Gjerçen, i cili më provokoi duke më thënë se, Haruni është i burgosur dhe se e kanë maltretuar shumë, unë thash vetëm se gabim është i informuar. Në Tetovë ishte gjendje e tensionuar. Policia ishte shumëfishuar, të cilët bridhnin nëpër rrugët e qytetit, ndërsa dëgjonim lajme se po i burgosin pjesëmarrësit e demonstratave.

Të enjten në mëngjes, mora vesh se Abdylaziz Abdiu, djali i mixhës në mëngjes me të vëllain Abdylhadiun kanë dalë jashtë qytetit nëpër fusha. Shkova në punë, gjatë vizitës me dr. Vukashinin-kryeshef i repartit, erdhi Shefqiu e më tha se dy policë më kërkojnë në korridor. Dola e u takova, pasi më pyetën se a jam unë dr. Mahmuti, atëherë më thanë se më thirrin në polici për bisedë. Hipëm në veturën e tyre e shkuam në polici, por për habi policët u sollën mjaft të kujdesshëm ndaj meje duke më thënë ju kërkojmë falje që t’i xjerri të gjithat që i kam nëpër xhepa, ndërsa derisa më kontrollonin derën e hapi komandanti i policisë dhe u tha se s’ka përse ti kërkoni falje, këtu ashtu është rendi, mandej më çuan në zyrën e drejtorit të burgut, të cilin e njihja që më parë e emrin e kishte Kërste. Në këtë zyrë ishin dy agjentët, të cilëve ua tregova rastin e ngjarjeve të 22 dhjetorit në zyrën e prof. Duma në Shkup. Këta të dy nuk më pyetën për ngjarjet, por direkt më thanë se çfarë e kam Abdylaziz Abdiun, u tregova se e kam djalë mixhe, edhe pse ata fare mirë e dinin se ne jetonim në një shtëpi, e më pyetën se ku gjendet Abdylazizi, kurse unë ua ktheva se është e vërtetë që jetojmë në një shtëpi, në një oborr, por se ku është Azizi nuk e di. Pas një kohe ata dolën e më lanë vetë mua me Kërsten, pra pasi mbetëm vetëm ai më thotë :”a be doktore, ako znaesh kade e Aziz kazhi, pa idi doma”, unë edhe këtij i thash se nuk kam njohuri, por unë me sa e di ai është në shtëpi. Pas pak sërish erdhën dy inspektorët dhe sërish avazi i më parshim kërkonin të tregoj se ku është Azizi, ndërsa unë u thosha se nuk e di. Kah ora 15, më çuan në një dhomë tjetër, e cila ishte e zbrazët.

Më mbyllën brenda, aty prita deri sa u bë terr, ra nata. Erdhën e më morën dhe kur dola në korridor te shkallët poshtë e pash mësuesin Salajdin, vetëm sa u pamë, dhe atë e nxorën përjashta e mua më zbritën poshtë. Më hipën në një veturë e tipit “Fiat 1300”, shoferi, unë dhe tre policë të armatosur. Në fillim mendova se shkojmë në gjyq, por më pas pash se u drejtuam kah Shkupi. Kur mbërritëm në Shkup, edhe atje nuk u ndalë në gjyq, mendova se shkojmë në Idrizovë, por edhe atje jo, vazhdoi rrugën për në Çair, e atëherë më nuk e dija se ku më dërgonin dolëm në një vend të hapur. Gjatë rrugës shikoja një vijë uji, të them të vërteten atëherë më hyri një dozë e theksueshme dyshime se ndoshta po më vrasin. Pas pak kohe arritëm te një ndërtesë, para së cilës u ndalë vetura, e më pas u fut brenda në një korridor plot me dritë ku pritshin plot civilë në këmbë. Pasi më kontrolluan edhe njëherë, ma shkruajtën emrin dhe mbiemrin e më çuan brenda në korridor të gjatë, ku vërejta shumë dyer, e çela njërën prej tyre e më lëshuan brenda pa mos e ndezur dritën.

Pasi u adaptova, pash se kishte dy krevate, por që të dy ishin të zënë me dy të burgosur, të cilët ishin shtrirë në to. Pash se nuk kam se çfarë të bëjë, u ula në dysheme dhe u mbështeta për muri. Pas pak kohe këta dy të burgosurit si unë, filluan të më pyesin se kush jam, prej nga jam, pse jam i burgosur, ndërsa unë ua ktheva se jam nga Shkupi, punoj me tregti dhe jam i burgosur për mungesë të një shume parash. Pas kësaj bisede u hap “penxherja” e derës së dhomës së burgut. Dhe, pyeti një policë, a ka ndonjë të ri, unë u paraqita, megjithëse para do kohe ma shkruajtën emrin dhe mbiemrin. Ma morën Letrën e njoftimit më pyetën si e kam emrin dhe mbiemrin dhe prej nga jam, pse jam i burgosur dhe e mbylli penxheren. Atëherë kata dy shokët filluan sërish, por tash në gjuhën shqipe të më pyesin. Unë tregova se jam mjek dhe mund të bisedojmë çyshtje mjekësore.

Të nesërmen mi nxorën flokët me çka kuptova se në këtë burg do të më mbajnë një kohë të gjatë. Me këta shokë qëndrova vetëm disa ditë, mandej njërin e dërguan në Idrizovë, i cili ishte i gjykuar për vrasje, tjetri ishte prej Struge student i vitit të dytë në drejtësi, të cilin e lëshuan në shtëpi. Nuk e mbaj mend se pas sa kohe më dërguan te gjykatësi hetues, me sa më kujtohet se më pyeti njëfarë Haxhi Saukov, se a dëshiroj avokat mbrojtës, ndërsa unë i thash jo, ngase me sa e di unë nuk kam bërë diçka kundërligjore. Tortura fizike nuk kam përjetuar, por tortura psikike dhe atë të karakterit tinëzak kam përjetuar shumë.

Gjatë burgut që vuajta mund të përshkruaj rastet të cilat më kanë lënë mbresa të thella në jetën time. Më kujtohet se ditëve të diela shtronim kërkesa me shkrim që përkonin me ushqimet dhe për cigare. Një të diele, përveç tjerash kërkova 10 pako me cigare dhe 2 kutia me shkrepsa. Të nesërmen më sollën vetëm 12 kutia me shkrepsa pas asnjë pako cigare. Reagova, por ata mu përgjigjën se do të gjendemi disi, do të mund të më sjellin nga 2 ose 3 cigare. Unë kuptova lojën e tyre se dëshironin të jem në kontakt të përhershëm me ata, dhe për këtë pas pak kohe kur m’i sollën cigaret, unë në mënyrë kategorike i refuzova dhe u thash se nuk më duhen dhe prej aty çasti e ndërpreva përdorimin e cigares deri sa na lejuan pako të na sjellin prej shtëpie. Pas gjithë kësaj, më vizitoi avokati Sejdi Raufi, të cilin e kishte angazhuar familja ime, por pasi mora aktakuzën, porosita të angazhojnë avokat nga Kroacia, jo se mund të ndryshonte e ta ndërronte rrjedhën e gjykimit, por për ta sensibilizuar çështjen që të ketë jehonë sa më të madhe për padrejtësitë që na bëhen neve shqiptarëve në Maqedoni. Gjykimi ynë u mbajt në kushtet që dihet për në atë kohë.

Na dërguan ashtu të lidhur me një kombi, e më pas na thanë se gjykimi anulohet se gjoja me vonesë na paskan dërguar thirrjet për gjykim dhe se nuk paskemi pas kohë për ta përgatitur mbrojtjen. Ndërsa në gjykimin tonë, pasi u lexua aktakuza, u rreshtuan dëshmitarët, shumica e të cilëve ishin policë si dhe ishte një mjek dr. Zdravko Vasilevski, gjinekolog, të cilin e kam pasur shok gjeneratë në gjimnazin e Tetovës dhe në fakultet në Shkup, i cili përveç tjerave pohoi se gjoja më paska parë mua me do njerëz që ai nuk i njeh, që disa prej tyre kanë qenë me kësula të bardha, pra me këtë dëshiroj të them se të gjithë dëshmitarët ishin parapërgatitur. Njëri prej policeve, i cili ishte dëshmitar, pyeti a mund të lexohet dëshmia e tij , por gjykatësi e refuzoi në mënyrë kategorike. Trupi gjykues na shqiptoi dënimet si të fajshëm me këto dënime:

Dr. Harun Jakupi – 5 vjet heqje lirie,
Salahudin Hyseini – 4 vjet heqje lirie
Dr. Mahmud Abdiu-Bajraktari – 4 vjet heqje lirie dhe Abdulla Hyseini-Kalishti – 18 muaj heqje lirie.

Mbas vuajtjes së dënimit, dolëm nga burgu. Populli i Tetovës na bëri një mikpritje të jashtëzakonshme që deri atëherë s’kishte ndodhur. Një javë ditë njerëzit kanë ardhur për të na vizituar dhe atë që nga mëngjesi e deri në orët e vonë të natës me çka na dhanë mbështetje të pa rezeve dhe se janë me ne për të drejtat e kombit shqiptar. Më pas fillova specializimin, nuk më inkuadronin në punë, nuk më jepnin pasaportë. Njëfarë Gjore dhe një farë Sllobodani më kushtëzonin duke më thënë se do të japim pasaportë për të dalë jashtë shtetit, por me kusht kur të kthehem të vij te këta e të raportoj për të gjithat se me cilin jam takuar, kush me cilin takohet e kështu me radhe, të cilën gjë. Pasi që unë gjithmonë kam kundërshtuar ndaj këtyre, ata edhe nuk më dhanë pasaportën. Unë dhe dr. Harun Jakupi edhe më parë kemi qenë në listën e zezë të tyre, me siguri për shkak të aktiviteteve tona kombëtare, e veçanërisht me aktivitetet tona kundër shkuarjes së shqiptarëve për në Turqi. Ne të dy jemi të vetmi mjekë që në ushtri kemi shkuar nëpër njësite të rëndomta, unë në këmbësori e dr. Harun Jakupi në artileri. Të gjithë shokët tjerë mjekë, kanë shkuar në akademinë ushtarake të mjekësisë në Beograd, dhe janë emëruar nëpër ambulancat e garnizoneve nëpër Jugosllavi.Megjithëse isha në vijimin e specializimit të sëmundjeve pediatrie, jo vetëm se nuk më lejuan të vazhdoj specializimin deri në vitin 1977, por me pretekst se s’ka mjek punova 6 vjet në ambulancën në dhënien e mbrojtjes shëndetësore. Ndërroi jetë më 5 janar të vitit 2015. Lavdi jetës dhe veprës së intelektualit dhe atdhetarit Mahmut Bajraktarit!

Komuna e Studeniçanit i çon në stërvitje dimërore mundësit e KM Studeniçani (FOTO)

Komuna e Studeniçanit i çon në stërvitje dimërore mundësit e KM Studeniçani

Me mbështetje financiare nga Komuna e Studeniçanit, mundësit e Klubit të Mundjes “Studeniçani” dhe trajnerët e tyre dërgohen në stërvitje dimërore në Malin Kitka, Komuna e Studeniçanit.

Me këtë rast të gjithë mundësive ju dëshirojmë çaste të mira gjatë stërvitjeve dhe të dalin sa më të përgatitur për ballafaqim në terrene sportive.

Zeqiri: Turizmi shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Tetovës

Turizmi shume i rendesishem per zhvillimin ekonomike te Tetoves

Ku janë premtimet e qeveritarëve se deri në vitin 2015 do të investonin rreth 60-80 milionë euro ne KODREN E DIELLIT u be 2019 asgje.
Qeveria injoron investimet në qendren turistike “Kodra e diellit” ajo këtë qendër e ka shkatruar tërësishtë duke u munduar të krijon qendra turistike që nuk egzistojnë fare. Si p.sh. ndërtimi i Ski qendrës – Vodno, ndërtimi i teleferikut nga kisha Shën Jovan deri te Vodno e Mesme, zhvillimi i Ski qendrës – Kopanki , Pelister , ndërtimi i ski – shtigjeve në lokacionet malore në Maqedoni (Liqeni i Berovës, Gollak dhe Pllaçkovica) në bashkëpunim me komunat Berovë, Dellçevë dhe Radovish si dhe përpilimi i Fizibiliti studimit dhe master planit për zhvillimin e qendrave për skijim në malin Jabllanica dhe Master planit për zhvillimin e ski qendrës në Parkun nacional Galiçicë.

Mërgimtarët nga Zvicra e Gjermania bëjnë me shtëpi familjen 10 anëtarëshe

Mërgimtarët nga Zvicra e Gjermania bëjnë me shtëpi familjen 10 anëtarëshe.

Vetëm për një dekadë kryesia e Shoqatës bamirëse “Feniks” nga Ferizaj realizoi një projekt gjigant prej hiç më pak se 232 shtëpi të reja për familjet skamnore, ndër të cilat prijnë ato të familjeve të luftëtarëve të rënë në luftë, të veteranëve apo familje me gjendje të skajshme ekonomike.

Në këtë kuadër sot u bë me shtëpi të re, të pajisur me orendi edhe familja dhjetanëtarëshe e Bashkim Loku me prejardhje nga një fshat malor i Kaçanikut, por që prej vitesh jetonte me qira në Ferizaj në saje të punës që bënte kryefamiljari me karrocë duke mbledhur kanaqe e mbeturina të tjera.

Prej dje nga tetë fëmijët e kësaj familje, nga të cilët 6 pa nënë, njëri nga ta do ta mbajë përjetë në kujtesë momentin kur atij iu dhanë gërshërët për të prerë shiritin të shtëpisë së re, të pajisur edhe me mobile të reja, në saje të ndihmës së njerëzve bamirës qoftë nga Ferizaj apo diaspora.

Se Shoqata “Feniks” e Ferizajt, në krye me humanistin Milaim Jasharin, është kthye në sinonim bamirësie, kjo nuk do koment, por madhështorja e projekteve të saj qëndron në besimin dhe reputacionin e madh që ka fituar “Feniks”, si breenda edhe jashtë Kosove, madje edhe tej oqeanit Atlantik, çka dëshmon edhe një shtëpi e re në Rroganë të Kamenicës, kontribut i grave shqiptare që jetojnë në Kanada.

Paraprakisht, për këtë shtëpi, fqinji Zejnë Haliti, duke e parë gjendjen e rëndë të kësaj familjes Loku, bleu një truall prej 4 ari në shumë prej 3500 eurosh në fshatin Rakaj për ndërtimin e shtëpisë së fqinjit të tij skamnor.

Për këtë familje nuk mungoi as ndihma nga mërgata, e cila që nga themelimi ndihmon “Feniksin” duke e parë se ç` vetëmohim e angazhim tregon për të bërë me kulm familjet skamnore. Kështu bashkatdhetari nga Gjermania Fadil Jashari me shokë, Tahir Jashari, Jakup Morina me shokë të vet, që punojnë në aeroportin e Cyrihut, që kanë bashkëpunuar edhe më parë me shoqatën, duke ngrit një shtëpi në komunën e Kaçanikut, kësaj radhe grumbulluan të gjithë së bashku po ashtu mjete financiare në shumë prej 12 mijë eurosh. Si edhe në disa raste të tjera edhe familja ime iu bashkua me një shumë mjetesh këtij aksioni bamirësie.

Me rastin e inaugurimit , filantropisti Milaim Jashari përmendi se kjo vetëm sivjet është shtëpia e 16 që ndërton dhe inauguron Feniksi, ndërsa e 232 ta me radhë në kuadër të një harku pak më tepër se dhjetëvjeçar që nga themelimi i shoqatës. Në tërë këtë projekt gjigant kontribut të madh pos mërgimtarëve nga anë të ndryshme duke dalluar edhe Shoqatën e Grave Shqiptare kudo në Botë, që me mjetet e grumbulluara ka arrit të ndërtojë disa shtëpi. Me këtë rast duhet veçuar firmën “ELIAB”, në Ferizaj që me kontributet e saj ka ngritë rreth 40 shtëpi nga të cilat vetëm sivjet 7 prej tyre.

Është për të ardhur keq, se pos televizioneve lokale të Ferizajt dhe RTV21 -shit televizionet tjera, përfshi edhe atë publik, shumë pak i japin hapësirë punës madhore që bën “Feniksi” ferizajas edhe atë plotësisht me punë vullnetare, duke ngritë shtëpi jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri. Madje deri sot nuk kemi asnjë dokumentar të mirëfilltë për punën e jashtëzakonshme të kësaj shoqate që tash është ngrit në një institucion gjigant sa humanitar aq fisnik e vullnetar, projekt ky që meriton me plot të drejtë edhe një lapidar.

“Lulja n’saksi”, hiti që po çmend të gjithë në internet (Video)

“Lulja n’saksi”, hiti që po çmend të gjithë në internet.

“Lulja n’saksi” është duke i çmendur të gjithë në rrjete sociale.

Një pjesë nga seriali vendor “Çka ka shpija”, është bërë hit në rrjete sociale.

Facebook, Twitter dhe rrjetet e tjera sociale janë mbushur me postime të pjesës, ku shfaqet Leze Qena duke kënduar “Lulja n’saksi”.

Madje, dikush i ka bërë edhe remix pjesës së këndimit të Lezes, e cila gjithashtu është bërë hit në internet.

Pas kërkesës së Brunos për një bashkëpunim, përgjigjet Shkurte Gashi (Video)

Me 1 janar, të vitit 2019-të ishte edhe puntata e fundit e spektaklit “Shiko Kush Luan”. Kush tjetër përveç Threedot-save do të krijonin një atmosferë aq festive për ditën e parë të vitit të ri. Ata arritën të ndiznin spektaklin me lojra dhe me këngë të ndryshme të kënduar Live nga Flori Mumajesi, Bruno, Klajdi, Kejsi Tola dhe Krusita.

Një prej sfidave ishte edhe loja me paintball në të cilën u përball Bruno. Ai i pyetur se cila do të ishte këngëtarja që do të donte një bashkëpunim nga personat që paraqiteshin në tabelë ka zgjedhur këngëtaren Shkurte Gashi e cila ka bashkëpunuar dy herë me një nga pjestarët e grupit, e më saktësisht me Flori Mumajesin.

Duket se Shkurte Gashi e ka gati përgjigjen dhe me një Instastory ku shfaqet Bruno duke shënjestruar pikërisht atë, këngëtarja shkruan:

“Me shumë kënaqësi edhe unë”- duke bërë tag edhe këngëtarin.

Pra mesa duket së shpejti mund te këmi një këngë duet nga Bruno dhe Shkurte Gashi, e ne mezi po e presim.

Shpërthen balerina palestineze, kërcim provokues në rrugët e Italisë (VIDEO)

Balerina nga Palestina nuk i rezistoi dot melodisë së muzikantit të rrugës në Itali

Një skenë e pazakontë ka ndodhur në rrugët e Italisë, kur një muzikant rrugësh ekzekutoi një melodi me violinë, transmeton Tetova News

Dy vajza ndaluan të dëgjojnë melodinë, njëra nxorri telefonin për të filmuar, kurse tjetra nuk mundi të përmbahet dhe filloi të bëjë balet në mes të rrugës.

Historia e ushtarakut që beson se në Tomorr kanë zbritur alienë

Nga Leonard Veizi

UFO-t janë zbritur edhe në Shqipëri. Për këtë ai ka bindje të plotë dhe të patundur. E për t’i shkuar deri në fund këtij “trilli” ka filluar një kërkim shkencor që prej vitit 1999, ku ka sistemuar dëshmitë e para, për të arritur në kulmin e punës së tij në vitin 2005 me disa zbulime objektesh shumë të çuditshme. Që nga ky çast, Përparim Zaimi, dikur një kapiten i lundrimeve detare, ka krijuar bindjen e thellë se pelegrinazhi i njerëzve në malin e Tomorrit, bëhet pasi ky vend është eksploruar nga jashtëtokësorët. Duke qenë një njohës i mirë i astronomisë detare Përparim Zaimi sjell për të gjithë ata që kanë një kuriozitet të tillë mjaft fakte interesante. Legjenda të cilat në themel kanë realitetin, që i paraqiten lexuesit në formën e mesazheve të gurkyçit, e që jo kushdo mund t’i deshifrojë, ashtu sikundër ka arritur autori t’i shpjegojë duke u bazuar në fakte konkrete dhe studime të hollësishme. Zaimi shprehet se sistemi fetar në tërësi është ndërtuar mbi bazën e besimit, pra pranimi i asaj që është dëshmuar dhe shkruar në librat e shenjtë si të vërteta absolute dhe realisht ne mundemi të vërtetojmë disa prej tyre si pasqyrim fenomenesh që përputhen me ekzistencën e realitetit objektiv.  Për më tej, gjatë një interviste kapiten Zaimi rrëfen përvojën e tij të jashtëzakonshme në zbulimin e vendqëndrimit të jashtëtokësorëve në atë pjesë të tokës që quhet Shqipëri.

Ju keni dyshime se UFO-t kanë zbritur edhe në territorin shqiptar?

Unë nuk kam dyshime por kam krijuar bindjen se Shqipëria është vizituar nga civilizimet të tjera teknologjike, shumë më të avancuara nga civilizimi ynë. Madje në fund të studimit që kam realizuar, kam arritur në konkluzionin që civilizimi ynë është mbjellja e atij civilizimi që na ka ardhur nga një planet tjetër. Pra në jemi krijesa të atij Krijuesi.

Njeriu i parë në tokë ka qenë i klonuar?

Nuk di të them llojin e teknologjisë që kanë përdorur ata në këtë fushë të gjenetikës, por natyrisht që ka qenë një teknologji shumë-shumë e përparuar. Pra unë kam krijuar bindjen se ne jemi produkt i tyre.

Mbi çfarë bazash e mbështesni këtë?

Padyshim që ka shumë argumente që e mbështesin këtë lloj hipoteze. Unë si referencë kam marrë evidencat fizike, prova materiale që janë makete apo modele të anijeve hapësinore të cilat i përkasin një civilizimi tjetër. Këtë unë e mbështes edh enë faktin që i kam studiuar një pjesë të mirë të dëshmive që janë dhënë rreth UFO-ve të cilët kanë vizituar planetin tonë. Nga modelet që unë vetë zbulova dhe disponoj, arrij në konkluzionin që mbi 90% e tyre i takojnë të njëjtit civilizim teknologjik. Dhe kjo ka shumë rëndësi, pasi dhe modelet janë lënë po nga i njëjti civilizim që ka vizituar në kohë dhe viziton edhe sot e kësaj dite planetin tonë.

Çfarë konkretisht keni gjetur në zonën e Tomorrit ku ju keni bërë kërkimet tuaja?

Kam gjetur modele anijesh specialet të gdhendura në gur. Por dua të them se nuk kemi të bëjmë me një gur të zakonshëm. Më është krijuar ideja e aliazheve që janë mjaft të mbrojtura. Këto objekte janë gjendur në vende që vështirë se mund të gjendeshin edhe po të mobilizoheshin disa ekspedita botërore. Probabiliteti është shumë i madh e sipas përllogaritjeve të mija është një në një trilion. Mund të shpenzoheshin miliona dollarë e sërish këto të mos gjendeshin. Unë këtë zbulim, përveç dëshirës e pasionit tim për t’u marrë me këtë punë, ia dedikoj asaj që ne e quajmë rastësi. Por rastësia është indikacion i një krijese tjetër, e Krijuesit, pra i atij që ne e quajmë Zot. Në fakt Zoti për mua nuk është ai që mendojmë. Kurani dhe Bibla që unë i kam marrë si referenca janë dy libra të mëdhenj, por që përmbajnë të vërteta shkencore. Mbi to mund të bëhet dhe zbërthimi i vizitave të jashtëtokësorëve. Në një nga modelet që kam gjetur është harta e botës. Në këtë hartë jepen të dhëna dhe mbi ekzistencën e Atlantidës dhe perandorin së Atlantëve.

Nga do t’ia fillonit punës suaj kërkimore-shkencore?

Në vitin 2009 ndërmora një pelegrinazh në malin e Tomorrit. Ekziston një legjendë që Abas Aliu ka ardhur me kalë dhe është vendosur aty. Këtë legjende unë e studiova dhe e pashë jo si një ngjarje mistike. Kisha dëgjuar për gjurmën e Abas Aliut dhe këtë herë vendosa ta shikoja e ta fotografoja. Kur u ngjita për në teqenë ku kryheshin ritet, i kërkova një kushëririt, tim i cili më shoqëronte, që të më çonte tek gjurma. Mbasi mbaruam ritin në teqenë e Kulmakut, së bashku me bashkëshorten të cilën e kisha marrë me vete, zbritëm faqen e malit dhe u ndodhëm pranë tyrbes së ngritur në nderim të shenjës së Abas Aliut. Ishte hera e parë që e vizitoja atë vend. U futëm në tyrbe. Gjurmës i bëra disa fotografi nga pozicione të ndryshme. Ndërkohë që fotografoja realizova mendimin që ajo gjurmë mbarte një histori, një fenomen të veçantë. Vura re që nuk kishte të bënte fare me gjurmën e këmbës së Abas Aliut apo kalit të tij. I emocionuar dola nga tyrbja. Pasi u ktheva në shtëpi i hodha fotot në kompjuter dhe fillova t’i studioj e të bëj deshifrimin e tyre.

Gjurma e Tomorrit është e vetmja e këtij lloji në Shqipëri?

Në fakt jo. Një ditë bashkë me djalin tim dhe një ish pedagogun tim Daut Hoxhën shkuam në Krujë dhe vizituam një vend të shenjtë, tyrben e Krastës. Dauti më kishte vënë në dijeni se në Krujë ndodhej një gjurmë tjetër me të njëjtin shenjtor e legjendë. Djali im më ndihmoi të bëja fotografi me cilësi. Me të mbërritur në shtëpi bëra krahasimet në kompjuter me gjurmën e Tomorrit. Konstatova se ishin të ngjashme. Ndërkohë një gjurmë e tretë ndodhet në Dosovec të Beratit tek Qafa e Nishanit, të cilën arrita ta realizoj më 11 qershor 2011 me ndihmën e avokatit Ilir Malindi. Trekëndëshi që formojnë tre gjurmët më tërhoqi vëmendjen dhe supozova se në qoftë se në konstelacionin Pegasus do të gjej një figurë gjeometrike të ngjashme me këtë trekëndësh, atëherë trekëndëshi Tomorr-Krujë-Qafa e Nishanit është gjurmë, projeksion i trekëndëshit sferik që formohet në konstelacionin Pegasus dhe autorët e vërtetë të këtyre gjurmëve janë jashtëtokësorët, pra gjurmët orientuese të një civilizimi tjetër teknologjik.

Ju keni vepruar vetë apo keni pasur dhe asistencë nga specialistë të huaj të ufologjisë?

Për gjithçka unë jam konsultuar me informacionin e hapura të NASA-s, të cilat këto vitet e fundit kanë qënë shumë të zgjeruara. Ndërsa gjatë një qëndrimi në SHBA në qershorin e vitin 2010, kontaktova me një profesor të universitetit Shtetëror të Xhorxhias, historian, filozof, ateist e producent dokumentarësh. Dr. Anthony Clarke Veines, i cili pasi lexoi punimin tim në anglisht mbeti shumë i kënaqur dhe më propozoi që nëse kërkoja që këtë punim ta ktheja në dokumentar ai do ta realizonte me kënaqësi.

Shteti shqiptar ka dosje të veçanta për ufologjinë?

As që bëhet fjalë. Janë shtete të fuqishme si SHBA, Britania e Rusia që kanë departamente të veçanta që merren me ufologjinë. Shqipëria nuk ka asnjë dosje lidhur me këtë çështje.

Çifti më i ri i showbiz-it, njihuni me të dashurin e Taynës

2018-ta ishte për atë një nga vitet më të suksesshëm në karrierën muzikore. Tayna arriti që brenda pak muajsh të kthehej në një nga reperet më të dëgjuara, jo vetëm në radio apo televizion, por edhe në klubet e natës.

Ndërsa është treguar shumë e tërhequr për të thënë detaje nga jeta private, tashmë mësohet partneri i saj.

Sipas burimeve të afërta për “arbëresh.info” mësohet se, reperja është në një lidhje me Besjan Rexhaj, i njohur me pseudonimin Kech Montana.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur që, çifti i ri janë prej disa muajsh bashkë fshehurazi. Kech Montana tërhoqi vëmendjen në dasmën e kushëririt të tij Gjiko, pasi ishte pikërisht personi që kapi lulet e nuses. Dhe këtë na e dëshmoi në fund të shtatorit vetë Elita Rudi përmes këtij komenti:

Kech Montana është pjesë e kompanisë ‘REDBOX’ në pozicionin e tekstshkruesit dhe drejtuesit të klipeve.

Të dy duket se e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe Tayna pëlqen shpesh postimet e tij, pavarësisht se nuk kemi dalluar ndonjë koment të shkëmbyer mes tyre.

Putin del nga kisha dhe gjuan me top (VIDEO)

Të krishterët ortodoksë festojnë Krishtlindjet më 7 janar, teksa besimtarët janë mbledhur në Moskë, Betlehem, Jerusalem, Kajro dhe qytete tjera në botë, për të shënuar këtë ditë.

Sipas kalendarit Gregorian, në shumicën e vendeve të Perëndimit, kjo festë shënohet më 25 dhjetor.

Kishat ortodokse, duke përfshirë ato në Rusi, Ukrainë, Gjeorgji, Serbi dhe Jerusalem janë vetëm disa nga kisha që festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit Julian më 7 janar.

Kisha Ortodokse armene ka festuar Krishtlindjen më 6 janar.
Kishat ortodokse në Rumani, Greqi dhe Bullgari, kanë shënuar këtë festë sipas kalendarit Gregorian më 25 dhjetor.

Mirëpo Krishtlindjet këtë vit shënohen në kohë të vështirë brenda besimit ortodoks.

Në muajin nëntor, Ukraina ka siguruar miratimin e Patriarkanës Ekumenike, lideres globale të ortodoksizmit me seli në Stamboll, për të krijuar kishën e pavarur, hap që është kundërshtuar nga Rusia.

Përpjekjet e ukrainasve për të themeluar një kishë të pavarur janë rritur pas Rusia ka aneksuar Gadishulli ukrainas të Krimesë në mars të vitit 2014 dhe ka nisur të mbështesë separatistët në rajonet Donetsk dhe Luhansk që gjenden në Ukrainë.

Në Shën Petersburg, presidenti rus, Vladimir Putin ka qenë pjesë e ceremonisë së shënimit të Krishtlindjeve, teksa Patriarku Kirill ka kryer shërbimet e festës në Moskë.

Pjesëmarrja në meshën e mesnatës është kthyer në traditë për liderët rusë, pavarësisht se disa prej tyre, siç është Putin kanë qenë mbështetës të sistemit komunist gjatë periudhës sovjetike.

Ja propozimet e ASH-së për Kodrën e Diellit (VIDEO)

Sot Aleanca për Shqiptarët do jap propozime konkrete drejtuar qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështjen e Kodrës së Diellit në Tetovë.

Aleanca për Shqiptarët dega në Tetovë dhe komisioni i ekonomisë së kësaj partie politike, propozojnë, marrim obligim dhe angazhim, tani në opozitë por dhe kur të marrim mandat qeverie, se punojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë për ekonomizimin dhe ristrukturimin e qendrës më të madhe në Ballkan të sportit dimëror dhe turizmit malor KODRA E DIELLIT në Tetovë. Nga konsultat dhe punën e komisionit të ekonomisë, degës së Tetovës, profesorëve universitar dhe profesionistëve të turizmit, ne do t’i propozojmë qeverisë ndërmarrjen e disa masave të menjëhershme, dhe atë si vijon:

1) Qeveria me vendim të saj t’ia merr të drejtën e menaxhimit ndërmarrjes ELEM, dhe kjo ndërmarrje të mos ketë të drejtën e pronësisë dhe menaxhimit në Kodrën e Diellit.

2) Qeveria të formojë një këshill drejtues, me këtë përbërje: 3 anëtarë nga qeveria, 3 anëtarë nga komuna e Tetovës, dhe 3 anëtarë ekspert të fushës së turizmit. Nga bordi drejtues të zgjidhet drejtori për menaxhimin e Kodrës së Diellit.

3) Qeveria të ndajë buxhet të menjëhershëm për funksionimin e këshillit drejtues dhe punonjësve aktual të cilët janë me vendim pune të rregullt.

4) Në marrjen e pasurisë dhe veprimtarive të Kodrës së Diellit t’iu jepet përparësi firmave dhe investitorëve nga Tetova dhe malësia e saj.

Me këto vendime dhe mekanizma veprimi, do të thyhet staus quo-ja aktuale, gjërat do të vihen në funksion, me çka do të mundësohej zhvillimi ekonomik i kësaj qendre. Në rast të mos interesimit dhe vazhdimit të kësaj gjendje me qendrën e Kodrës së Diellit, Ne, Aleanca për Shqiptarët, dega Tetovë, do të organizohemi me banorët e Malësisë së Sharrit dhe qytetarët e Tetovës për bllokimin e rrugës Tetovë – Kodër e Diellit kur do ta vizitojnë qeveritarët dhe deputetët e Republikës së Maqedonisë këtë qendër turistike.

Ju femnderit!!!

Aleanca për Shqiptarët
Dega Tetovë
Kryetar Altrim Mamuti Shumi

07.01.2019

Zjarr në kazinonë “Senator” në Shkup (VIDEO)

Qarku i shkurtër elektrik që ndodhi në momentin e aktivizimit të aparateve është shkaku i shpërthimit të zjarrit në kazinonë Senator në qendër të Shkupit, transmeton Tetova News.

Brigada e zjarrfikësve të qytetit të Shkupit ka intervenuar me dy automjete dhe pesë zjarrfikës.

Është konstatuar vetëm dëm material.

Zbulon se fëmijët nuk ishin të tij, ofron 5 mijë paund për të gjetur babanë biologjik

Bashkëthemeluesi milioner i MoneySupermarket.com zbuloi se tre djemtë që mendonte se ishin të tij, vinin nga një tradhti në martesë. Për këtë arsye ai ka ofruar 5 mijë paund shpërblim për të gjetur identitetin e vërtetë të babait të tyre.

Richard Mason, 55 vjeç –  zbuloi nga mjekët në vitin 2016 se ishte steril dhe nuk mund të bënte fëmijë. Në këto momente ai iu tha mjekëve se po gabonin sepse ishte babai i 3 djemve. Por pasi  u bind nga shpjegimi i mjekëve, kërkoi zbulimin e identitetit të babait të tre fëmijëve që besonte se ishin të tij.

Pas mohimeve fillestare, ish-bashkëshortja e tij, Kate, pranoi një marrëdhënie jashtëmartesore  me një koleg në martesën e tyre 20-vjeçare, por refuzoi ta emërojë atë si babanë e fëmijëve sepse gjithmonë kishin përdorur masa mbrojtëse.

Biznesmeni milioner tha se zbulimi i të vërtetës i tronditi atë dhe se për një moment kishte menduar edhe vdekjen, por tani po planifikon që të shkruajë një libër për përvojën e rij. Më i madhi prej djemve është  23 vjeç dhe një biznesmen i hershëm, ndërsa binjakët 19-vjeçar janë në universitet.

“Unë ende i konsideroj ata si djemtë e mi edhe pse unë nuk jam babai i tyre biologjik, dhe I dua shumë”, shtoi ai. Dy nga tre djemtë refuzojnë të flasin me të, por një prej tyre kohët e fundit e kontaktoi për t’i shprehur dashurinë dhe mirënjohjen.

Rreziqet që vijnë nga temperatura e ulët e trupit

Temperatura e ulët trupore është po aq e rrezikshme sa edhe rritja e saj. Kjo gjendje, e cila në gjuhën mjekësore njihet si “Hipotermia”, nëse nuk trajtohet në kohën e duhur përbën një rrezik madhor për shëndetin, i cili mund të shkojë deri në pasoja fatale për jetën.

Mjekja Ilda Xhelili tregon për “Dita”rastet në të cilat rënia e temperaturës përbën një emergjencë mjekësore. Sipas saj, janë një sërë kushtesh që ndikojnë në uljen e temperaturës nën vlerat e lejuara. Dimri është edhe stina në të cilën shtohet rreziku për shfaqjen e kësaj patologjie.

Në vijim të shkrimit mjekja Xhelili tregon faktorët që ndikojnë në uljen e temperaturës trupore, simptomat kur duhet të kërkoni menjëherë ndihmën e specializuar mjekësore, si dhe këshillat se si duhet trajtuar.

Çfarë është hipotermia?

Hipotermia përcaktohet si një temperaturë e brendshme trupore më e ulët se 35 gradë C (ose 95 F). Kjo gjendje ndodh kur humbja e nxehtësisë së trupit është më e madhe se prodhimi i nxehtësisë. Hipotermia ngadalëson të gjitha funksionet fiziologjike të njeriut duke përfshirë sistemin kardiovaskular (zemra dhe enët e gjakut), sistemin respirator (sistemi i frymëmarrjes), sistemin nervor, si edhe metabolizmin. Hipotermia është një emergjencë mjekësore që, kur trajtohet shpejt dhe në mënyrë adekuate pacientët mund të rikuperohen plotësisht, ose të paktën me sa më pak pasoja.

Si duhet të matet temperatura për ta vlerësuar sa më saktë?

Që matja e temperaturës së trupit të jetë sa më reale, ajo duhet të matet në një pjesë të brendshme të tij. Më e përshtatshme është zona rektale (anusi), por edhe zona poshtë gjuhës (sublinguale).

Kjo është një matje që kryhet me lehtësi nëpërmjet një termometri elektronik, ose edhe të zakonshëm. Temperaturat e marra me metoda të tjera mund të mos e matin në mënyrë adekuate temperaturën bazë.

Cilat janë faktorët më të shpeshtë të rrezikut për hipotermi?

Faktori më i lartë i rrezikut për hipotermi është humbja e nxehtësisë së trupit për shkak të ekspozimit ndaj motit të ftohtë, ose zhytjes së plotë, apo të pjesshme në ujë të ftohtë.

Një faktor tjetër i rëndësishëm është edhe mosha. Në përgjithësi moshat e vjetra janë më të rriskuara për shkak të vështirësive që ka organizmi për të rregulluar në mënyrë efikase temperaturën e trupit.

Po ashtu, të sapolindurit, foshnjat dhe fëmijët e vegjël kanë më shumë gjasa të zhvillojnë hipotermi, sepse ato kanë një sipërfaqe më të madhe trupore në raport me peshën trupore dhe në këtë mënyrë e eliminojnë më shpejt nxehtësinë se sa fëmijët më të rritur dhe të rriturit.

Po sëmundjet a ndikojnë në uljen e temperaturës trupore nën vlerat normale?

Janë  disa sëmundje, ose kushte mjekësore që mund të ulin aftësinë e trupit për të rregulluar temperaturën e tij të brendshme. Ndër to mund të përmendim: diabetin, dëmtimet e palcës kurrizore, djegiet në sipërfaqe të mëdha të trupit, hypotiroidizmi (funksioni i ulur i gjëndrës tiroide), sëmundja e Parkinsonit, mosushqyerja, çrregullimet e qarkullimit të gjakut abuzimi me alkoolin ose drogat.

Cilat pjesë të trupit rrezikojnë më tepër nga hipotermia?

Pjesët e trupit që lëndohen më shumë nga hipotermia janë pjesët që ekspozohen më tepër,  siç janë duart, këmbët, hunda, veshët. Këto pjesë zakonisht ftohen më shpejt se pjesa e brendshme e organizmit. Ndër organet e brendshme, zemra është më e ndjeshme ndaj hipotermisë.

Cilat janë shenjat kryesore të hipotermisë?

Shenjat dhe simptomat klinike ndryshojnë varësisht nga sa e rëndë paraqitet hipotermia. Simptomat e hipotermisë së lehtë (pra kur temperatura luhatet midis 32 dhe 35 gradë C) janë: lodhja, të dridhura, shpeshtim i frymëmarrjes, ndjenja e urisë, të përziera, konfuzion i butë mendor.

Në rastin e hipotermisë së rëndë temperatura paraqitet nën 28 gradë C dhe të gjitha simptomat e mësipërme shumëfishohen me përjashtim të të dridhurave që ndalojnë. Situata mund të avancojë gjithashtu deri në gjendje kome dhe vdekje. Prandaj është shumë e rëndësishme trajtimi sa më i hershëm i kësaj gjendjeje.

A mund të përjetojë një person hipotermi në ambiente të mbyllura?

Po, hipotermia tek një person mund të shfaqet edhe në ambiente të mbyllura, pra jo vetëm kur ekspozohet ndaj kushteve të ftohta, por me dallimin se simptomat mund të zhvillohen ngadalë, ose nuk janë aq të dukshme për familjarët, apo personelin shëndetësor.

Në këtë rast merr vlerë të veçantë matja e temperaturës së brendshme të trupit. Në këtë rast janë më të rrezikuar individët e moshuar që jetojnë në shtëpi të ftohta dhe pa ngrohje të vazhdueshme.

Si diagnostikohet?

Siç u theksua më sipër, hipotermia diagnostikohet se pari nga historia e pacientit (anamneza), por veçanërisht e rëndësishme është matja e temperaturës së pacientit. Çdo temperaturë nën 35 grade celsius për të rriturit dhe nën 36.4 grade celsius për foshnjat konsiderohet hipotermi.

Në rastet e avancuara pacientët zhvillojnë bradikardi (ngadalësim të rrahjeve të zemrës), gjë e cila përbën urgjencë mjekësore. Ekzaminimi me EKG (elektrokardiogramë) tregon çrregullime të zemrës.

Si trajtohet problemi i hipotermisë?

Për rastet e rënda, trajtimi duhet të fillojë menjëherë,  në mënyrë të veçantë për pacientët që paraqesin çrregullime kardiake (probleme të zemrës). Pacienti duhet vendosur sa më shpejt në një dhome të ngrohtë dhe t’i hiqen rrobat e lagura (kur janë zhytur për shembull në ujë të ftohtë) dhe të mbulohet me tesha të ngrohta.

Ngrohja e jashtme duhet të fillojë gjatë transportit, pra para mbërritjes në spital me shishe me ujë të ngrohtë të cilat vendosen poshtë sqetullave, në bark dhe në rrëzë të kofshëve.

Temperatura e ujit në shishe nuk duhet të kalojë 41 gradë për të mos shkaktuar djegie të lëkurës. Nuk duhet të përpiqemi t’i ngrohim gjymtyrët duke i fërkuar ato, pasi nuk është e mundur.

Pacientët me hipotermi të butë deri të moderuar dhe pa asnjë lëndim tjetër shëndetësor në përgjithësi nuk kanë nevojë për trajtim spitalor. Mjafton vetëm ngrohja e jashtme që përmendëm dhe dhënia e lëngjeve të ngrohta.

Po në rastet e hipotermive të rënda si duhet të veprojmë?

Ndërsa hipotermitë e rënda me probleme të zemrës, sistemit nervor dhe sistemit të frymëmarrjes përbëjnë urgjencë mjekësore. Hapi i parë që duhet të bëjmë tek personat që paraqesin hipotermi është kontrolli i pulsit dhe i ritmit të frymëmarrjes.

Si mjeti më i mirë për të shmangur zhvillimin e hipotermisë është thjesht shmangia e qëndrimeve të gjata në ambiente të ftohta, ose zhytjet në ujë të ftohë, sidomos në periudhën e dimrit. Veshjet për periudhën e ftohtë rekomandohen të jenë të mjaftueshme, por edhe të lehta. Në rastet e rënda është mjeku specialist është ai që vendos për trajtimet e tjera të mëtejshme që duhet të ndjekë pacienti./dita

Vjedhja: Si e mashtrojnë mendjen e viktimave hajdutët e xhepave

KENI RËNË PRE E NJË VJEDHJEJE PA E KUPTUAR SE JU KANË ZHVATUR DERISA KENI MBËRRITUR NË SHTËPI? HAJDUTËT E XHEPAVE KANË TEKNIKA TË NDRYSHME PËR T’U PASURUAR NË KURRIZ TË VIKTIMAVE PA E KUPTUAR

Sipas shkencëtarëve, truri ynë është gjenetikisht i predispozuar për t’u mashtruar falë shpërqendrimit të vëmendjes dhe sistemeve të perceptimit. Në fakt, çelësi i suksesit për një hajdut xhepash nuk janë gishtërinjtë e shkathët, por njohuria për të metat e trurit.

Më e rëndësishmja prej këtyre është fakti se truri ynë nuk është i përcaktuar për të bërë shumë gjëra njëherësh. Ndonëse aftësia për të bërë vetëm një gjë gjatë një periudhe është një mundësi e mirë për t’u përqendruar, mashtruesit mund ta përdorin kundër nesh. Shkencëtarja e neuroneve, Suzana Martinez-Conde, ka studiuar truket që bëhen nga magjistarët e Las Vagasit. Një prej tyre, Apollo Robbins, i ngjit njerëzit në skenë, fillon t’i flasë, i kërkon të shohin andej-këndej, i prek, i afrohet dhe ngacmon një kundërpërgjigje emocionale, teksa hyn në hapësirën e tyre personale – kjo është një mbingarkesë e vëmendjes.

Edhe hajdutët e rrugës i përdorin këto veprime në dobi të tyre për të nxitur situata që nuk e ndihmojnë, por e mbingarkojnë sistemin e vëmendjes. Një trik klasik që përdoret nga gangsterët nëpër botë, është ai kur hajduti ecën përpara viktimës dhe më pas ndalon papritur duke bërë që viktima të përplaset me të. Një tjetër gangster përplaset me të dy dhe fillon diskutimin me viktimën. E zënë në befasi, viktima gjendet e çorientuar dhe kështu një ose të dy gangsterët vjedhin gjëra prej saj duke ia dhënë një anëtari tjetër të bandës që largohet së bashku me gjërat e vjedhura.

“Njerëzit mendojnë se gjithçka qëndron te largimi i vëmendjes së njerëzve duke i bërë të shohin tej, por në fakt çelësi është drejtimi i mendjes te diçka”, – thotë Xhejms Braun (James Brown), që bën hipnozë dhe numra shpejtësie në skenë.

“Nëse dua që të mos shohësh te diçka mbi tavolinë, atëherë do të të bëj të shohësh diku tjetër. Nëse të jap dy ose tre gjëra ku të përqendrohesh dhe ajo që unë nuk dua të shohësh nuk është një prej tyre, kjo e bën punën më të thjeshtë, sepse ty të duket se ke të drejtën e zgjedhjes, por që është në të vërtetë një iluzion”.

Taktikat e tjera janë më shumë psikologjike. Hajdutët e xhepave priren të qëndrojnë pranë tabelave që paralajmërojnë praninë e tyre, sepse e para gjë që njerëzit bëjnë pasi i lexojnë tabelat, është të kontrollojnë gjërat e tyre me vlerë. Edhe besimi luan rol shumë të madh. Në vitin 2009, një punonjës banke në Rusi i dha dikujt 80 mijë dollarë para të thata sepse u hipnotizua. Nëse dikush ngjall besim, atëherë vjedhja është edhe më e lehtë.

Lëvizjet e zgjuara

Në skenë, lëvizje të veçanta mund të na mashtrojnë. Kur Apollo Robbins filloi të punojë me shkencëtaren e neuroneve Martinez-Conde, ai i tha asaj se kishte besimin se mënyrat si i lëvizte duart ndikonin në vëmendjen e personit. Nëse Robbins e lëvizte dorën në një linjë të drejtë, kjo ishte më pak e dobishme se ta lëvizte dorën në trajektore të harkuar. Eksperimentet treguan se ai kishte të drejtë. Nëse do t’u duhet të ndjekin trajektore të drejta, sytë mund të kthehen më shpejt në pikën fillestare, ndërsa në atë të harkuar, shikimi bëhet më pak i vëmendshëm.

Lëvizjet e djallëzuara

Sigurisht, nëse kërkon të luash me fuqinë perceptuese të dikujt, një çast i mirë për ta bërë është natën vonë kur njerëzit kanë pirë disa pije dhe ndihen të trullosur. Braun thotë se ai kaloi një natë interesante duke vëzhguar hajdutët e xhepave në një klub nate në Londër. Ata përdorin disa taktika shumë të zgjuara. Një prej tyre është një vajzë që del nga një klub, fillon t’ju flasë teksa lëviz para-mbrapa fare lehtë. Personi që po pëson trukun, ose më saktë viktima, fillon të lëvizë gjithashtu. Njëri prej tyre ngatërrohet dhe rrëzohet dhe ky është çasti kur personi mbetet pa orë, pa portofol dhe pa gjithçka tjetër.
Shumica e hajdutëve janë oportunistë. Braun ka kaluar ca kohë me hajdutë romë dhe shprehet se ata kanë më pak aftësi sesa mendohet. Ekziston ideja se këta njerëz janë shumë të aftë dhe elegantë, por shumica e tyre nuk janë, ata thjesht kapin mundësinë.

Por ai paralajmëron, se ata janë oportunistë mjaftueshëm sa për të përdorur teknologjinë e re. Në të ardhmen jo shumë të largët, pirateria e kartave të kreditit do të jetë një mënyrë më e thjeshtë për të bërë para për hajdutët. Këta hajdutë xhepash ruhen prej personave që shfaqin vetëdije të lartë ndaj vjedhjeve. Tregoni kujdes dhe paçi fat!

Dy bullgare hajdute xhepash në Shkup, u vihen prangat nga uniformat blu

Policia u ka vënë prangat dy bullgareve të dyshuara për më shumë vjedhje të kryera në qendrën e Shkupit, informon MPB.

Bëhet fjalë për A.M.D. (32) dhe E.S.K. (28), të cilat u vunë pas hekurave dje rreth orës 11 e 30 në bulevardin Aradhat Partizane, transmeton Tetova News.

Bullgaret dyshohen për vjedhje sipas nenit 235 nga KP i Republikës së Maqedonisë, për çka do t`u shqiptohen padi penale. Për hetime të mëtutjeshme të dyja janë mbajtur në stacionin policor në Shkup.

E keqja nuk vjen nga Ermali, por…

Artur ZHEJI

Bëj habi të madhe me rrjetet sociale, kryesisht opozitare, që janë vërsulur ndaj Ermal Mamaqit, për mëkate të mëdha dhe superpromovim të gënjeshtërt të kryeministrit… Nëse dikush apo shumëkush do të priste nga spektakli i Mamaqit, të bënte për 1 lek, Ed Ramën, nuk paskan kuptuar asgjë nga se çfarë ndodh, ka sa kohë në mediat shqiptare.
Aty ku kryeministri, shkon shpesh e me qejf, tashmë në studio të kontrolluara, nuk ka befasira shqetësuese për të.
Dhe kjo nuk ndodh vetëm te “Xing”-u, ku xing nuk pati vërtet, por audiencë po.

Ermali është promovues, dhe ja ka parë hajrin këtij stili, nuk është gazetar profesionist dhe as nuk reklamohet i tillë, kush do të duket dhe të nxjerrë në pah: “Look, kolltuk, biznese, kompozime, argëtime, stilime, flirtime, e më- the- të -thashë si këto…” zë rradhën të shkojë në Emisionin e tij dhe ja shpreh mirënjohjen në mënyra të ndryshme.
Është një frustrim i kotë që të shënjestrojmë Ermalin, që në thelb është simpatik dhe i ngrohtë, i talentuar dhe shumë i shikuar, dhe ka ecur përpara me forcat e veta, duke nuhatur biznesin e medias “pozitiviste”, sipas parimit : “O fol mirë, ose mos fol fare!”

Dhe këtë skemë fituese, që madje të bën edhe të pasur me bollëk, Ermali që vjen nga humori dhe festat, e ka përsosur më së miri.
Në të gjithë botën, ata që bëjnë mediat rozë dhe soft, janë të ngjashëm dhe janë komercialë, duke kapur pozicionin e tyre në shoqëri dhe në media.
Sepse “media” vjen nga “mediare”, ai që rri në mes të asaj që ndodh dhe të atyre që duan ta shohin dhe Ermali na dha të shohim, atë që Ermali sheh, ai, Ermali, te kryeministri…

E bën këtë se kështu i intereson, edhe Ermalit edhe kryeministrit, kjo është si në reklamat televizive, që shesin mallin e vet, në këtë rast, Ermali na “shiti” një kryeministër, shumë më të mirë se çe pandehin studentët, naftëtarët apo hallexhinjtë që ndjejnë ftohtë në këtë sezon, por këtë Ermali e ka bërë edhe me shumë të tjerë… edhe me opozitarë përshembull, që nuk janë të pashëm, së jashtmi dhe së brendshmi, me biznesmenë gjithashtu, po që dalin bukur fare në studion e tij.
E thënë me dy fjalë: Ja ka lyp Rama, në këtë rast Ermalit, një bojatisje dhe jo anasjelltas!
Shoku kritik, kudo qofsh dhe kushdo qofsh: Rama nuk rrëzohet te Ermali, por te Sheshi!
Ec para Mamaq djali, në një lloj kuptimi je një Robin Hood i vogël, ua merr të pasurve dhe ja shpie familjes tënde dhe zogjve të tu dhe kjo është ngushëllonjëse.
Opozitarizmi është vullnetar dhe nuk i imponohet askujt!

Historia e rrallë e 26-vjeçares, lindi dy fëmijë brenda vitit

Laura Aitchinson dhe partneri i saj Lewis Killip u bënë prindër të djalit të tyre Carlos, më 1 Janar të vitit 2016. Po në vitin 2016-të, ata u bënë me një tjetër djalë, Nicholas, ditën e Krishtlindjes.

E si për ta bërë historinë e saj edhe më mahnitëse, 26-vjeçarja solli në jetë një tjetër fëmijë, këtë herë një vajzë, Lola, e cila lindi vetëm pak ditë para Krishtlindjes të vitit që lamë pas.

Duke folur për mediat britanike, e reja nga Cumbria, Angli, u shpreh e mahnitur nga eksperienca e saj: “Gjithmonë e kam dashur shumë Krishtlindjen, por nuk e kisha menduar kurrë se mund të isha në gjendje të lindja fëmijë gjatë sezonit festiv. Padyshim që nuk ishte e planifikuar”.

Lewis, 47-vjeç dhe Laura u njohën online 6 vite më parë dhe vendosën që të provonin për të pasur një bebe. Fatkeqësisht Laura pësoi 2 aborte spontane, në një prej të cilëve ajo priste binjakë.

“Kur mbeta shtatzënë herën e tretë sigurisht që ishim shumë në ankth, nga frika se mos ndodhte sërish”, rrëfen e reja. Por shtatzënia shkoi mirë dhe bebja pritej të lindte më 5 Janar të 2016-s. Megjithatë Carlos lindi 5 ditë më herët, mëngjesin e 1 Janarit 2016.

Pa plane për një fëmijë të dytë, Laura vuri re se kishte nisur të shtonte në peshë vetëm në muajin Shtator.

“Bëra një test shtatzënie dhe shtangëm kur zbuluam se isha sërish shtatzënë. Habia ishte edhe më e madhe kur zbulova se isha 6 muajshe dhe bebja pritej të lindte sërish për Vit të Ri”.

“Nuk mund ta besoja. Trupi nuk më kishte shkuar ende në normalitet nga lindja e Carlos, kështu që mendoja se mbipesha dhe cikli i çrregullt ishte si pasojë e lindjes”.

E kështu, djali i saj i dyti erdhi në jetë ditën e Krishtlindjes. Më herët gjatë 2018-s ajo mbeti sërish shtatzënë dhe për Krishtlindje lindi vajzën. “Nuk e kam idenë sesi vijoj të lind fëmijë për Krishtlindje, por është e mrekullueshme”, rrëfeu e reja./tvklan.al

20-PËRQINDSHI KANCER NË TRUPIN E SHQIPTARËVE

Shpëtim Pollozhani

Në rast se Aleanca dhe Besa e Kasamit nuk arrijnë që ta largojnë kancerin e quajtur 20-përqindësh dhe i votojnë ndryshimet Kkuhtetuese, ato do të bien në kurthin e Zaevit dhe të Vemerosë. Zaev, edhe pa votat e këtyre dy partive do ti bëjë ndryshimet kushtetuese dhe, sikurse që i Vemero i dha tetë vota për ndryshimin e emrit, tani do ti japë edhe tetë te tjera që ta hedhë në baltë edhe opozitën Sela-Kassmi.

A e ka pyetur dikush veten ndonjëherë, përse Vemero nuk e aktivizon kontratën që e ka bërë me çdo deputet të saj , që, në rast se deputeti largohet ose përjashtohet nga partia ai duhet t’ia këthen asaj 300.000 Euro, gjoja të shpenzuara për fushatë për zgjedhjen e atij deputeti.
Mos u arsyetoni me stereotipin bajat: kështu na tha ambasada e këtij ose e atij shteti. Mos u bëni pjesë e makinerisë votuese, dikush ua ka dhënë votën.

Anxhelina Hadërgjonaj ‘sfidon’ borën (Foto)

Këngëtarja shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, ka surprizuar fansat e saj në në rrjetet me anë të një fotoje të postuar. Ditët e fundit, Anxhelina është rikthyer në vendlindje.

Ajo ka shfrytëzuar dëborën që ka pushtuar një pjesë të madhe të Kosovës duke shkrepur fotografi të cilat edhe i ka ndarë me miqtë e saj që e ndjekin në rrjetet sociale.

Këtë radhë ajo i ka surprizuar të gjithë sepse nuk shfaqet si zakonisht, por me një palë rroba banjo të kuqe në mes të dëborës.

Foto Instagram.