Ballina Blog Faqe 724

Pse po heziton Meta në dekretimin e ministrave shqiptarë që vijnë nga Kosova?

Nga Spartak Ngjela

Pse po heziton presidenti Meta në dekretimin e ministrave shqiptarë që vinë nga Kosova?

Ajo që pranohet më shumë është se nuk e lejojnë Athina dhe Beogradi.

Po Rama? Ky mund të ketë pasur presion nga aleati i madh, prandaj i ka marrë në qeveri.

Gjithsesi edhe ky i turbullt është se ka frikën e studentëve. Dhe sigurisht që ata e kanë kapur dhe nuk do ta lëshojnë…

Kurse Meta është në hall të korrupsionit, dhe nuk mbush që të kuptojë se nuk ka shpëtim. Athina dhe Beogradi janë drejt falimentimit.

Çështja shqiptare ka për t’i sjellë aty ku duhej të kishin qenë pa pushtuar me aneksim ndërkombëtar territoret e gjera të Shqipërisë. Keni për ta parë…

Korrupsioni i lartë shtetëror shqiptar është i likujduar. Kot lodhen që të gjithë.
Le të vërtitet kudo Meta, le të shkojë kudo, gjithçka është mbyllur.

Meta i hyri një politike të degraduar kur u bë kryeministër. Ishte i sëmurë në funksion të parasë. Tregojnë se kur i kanë çuar paratë e para me një thes mbledhur nga taksat dhe doganat, sapo u hap gryka e thesit, i ra të fikët. Edhe atij, e më pas edhe të shoqes.

Kjo është në fakt psikologjia e një bujku dhe një bujkeshe të varfër, kur befas bujku e gjen veten “mbret” dhe e ndjen se ka të drejtë të vjedhë paratë e shtetit.

Këta janë. Dhe nuk janë të vetëm.

Kështu është i gjithë korrupsioni i degraduar shqiptar. Njerëz të rritur në një babëzi psikologjikë që, kur erdhën në pushtet, u shtynë drejt degradimit.

Më e rënda që kanë bërë ka qenë shitja e interesit kombëtar. Kurse tani janë drejt fundit.

Po kjo që po bën Meta me dektetimin e vonuar të ministrave që janë shqiptarë të Kosovës, me shitjen e interesit kombëtar ka lidhje?

Për hallin që ka Meta të shtyn të mendosh se dekretimin e tyre nuk e dëshiron Beogradi dhe Athina.
Gjithsesi shumë shpejt do ta shohim…

Ruzhdi Matoshi: Turp për politikën e çiftelive

Ruzhdi Matoshi

Kodra e Diellit 2019
E pa infrastrukturë dhe shumë keq e menaxhume ….
Pse ky aset ekonomik i Pollogut kështu ? turp për politikën e çifteliave …🤨

https://youtu.be/rfGVKUNyqVA

Grabitet pika e karburantit në autostradën Tetovë – Shkup

Dy persona kanë kryer një grabitje në pikën e karburantit në autostradën Tetovë-Shkup, në fshatin Arnaqi dhe nga të punësuarit kanë marrë paratë e xhiros ditore, transmeton Tetova News.

Nga MPB informojnë se rasti në polici është kallëzuar mbrëmë bë ora 22:20.

Po merren masat për zbardhjen e rastit.

Gjurmë Shqiptare: Beteja Ilire e Aleksandrit të Madh (Video)

Si u përplasën Kliti, Glauku dhe Aleksandri i madh? Cili ishte rezultati i betejës së parë e më pas i luftës?

Përse historia mund të ndryshonte? Çfarë është fshehur nga kjo luftë e madhe, e zhvilluar në Shqipërinë e sotme?

Ndiqni të plotë videon e dokumentarit të gazetarit Marin Mema…

Aksident në autostradën Gostivar – Tetovë

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 13 në autostradën Gostivar – Tetovë në afërsi të fshatit Tumçevisht. Në aksident u përfshinë një “Mercedes” me targa të Shkupit dhe një “Folsvagen” me targa të Kosovës, transmeton Tetova News

Në këtë fatkeqësi komunikacioni, katër bashkudhëtarët që ndodheshin në “Fosvagen” janë ankuar për lëndime dhe janë dërguar në Spitalin e Gostivarit, ku iu dha ndihma mjekësore dhe u lëshuan për trajtim shtëpiak.

Hetime në vendin e ngjarjes ka kryer një grup hetimor nga SPB-Tetovë.
Gjatë kohës së hetimit në vendin e ngjarjes, në këtë pjesë të autostradës pati ndërprerje pothuajse dy orë të trafikut, kurse makinat përdorën rrugët alternative përreth.

Autorët e huaj, më të lexuarit në Kosovë – Kadareja më i preferuari ndër shqiptarë

Mathias Enard, Meik Wiking dhe Paulo Coelho ishin tre autorët e huaj më të lexuar nga kosovarët gjatë vitit 2018, me veprat “Busull”, “Hygge” dhe “Alkimisti”. Ndërsa nga autorët shqiptarë më i kërkuari vazhdon të jetë Ismail Kadare, me veprën “Kur sunduesit grinden”.

Kjo në bazë të kërkesave që kishin nga lexuesit e tyre libraritë “Buzuku”, “Dukagjini” dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani”.

Ndërkaq jo pak vëmendje morën titujt e rinj, të cilët shumë shpejt gjenden në raftet e librarive në vend, pasi që kërkesa për ta mbetet e madhe.

Në mesin e librave më të kërkuar ishin edhe ata në gjuhën angleze. Derisa lexuesit më të interesuar për librin del të jenë ata të moshës mesatare 25-40 vjet, por pa anashkaluar edhe interesimin e grupmoshave të tjera.

Besian Zeneli nga libraria “Buzuku”, thotë se viti që lamë pas ka pasur prurje të mëdha të titujve. Teksa thotë se është pozitive se si nga viti në vit po rriten kërkesat e qytetarëve për literaturën për fëmijë.

“Mathias Enard me tre romanet e tij, ‘Busull’, ‘Zonë’, dhe ‘Qitje e përsosur’, kanë qenë tre romanet më të kërkuar i përket letërsisë. Për të vazhduar më pastaj me ‘Inteligjenca emocionale’ që ka qenë një titull jashtëzakonisht interesant… Nëse vazhdojmë me autorin shqiptar që ka qenë më i kërkuari, padyshim që është Kadare dhe Albatros Rexhaj. Kadare me romanin e fundit ‘Kur sunduesit grindeshin’, po ashtu edhe Albatros Rexhaj me romanin ‘Kthimi’”, tha ai, raporton Kosovapress.

Kurse Iliriana Hasaj nga libraria “Dukagjini”, ka thënë për KosovaPress, se është e vështirë të bëhet një renditje e librave më të kërkuar, pasi që kërkesat e lexuesve kosovarë për librin çdoherë e më shumë po rriten.

Sipas saj, kjo ka bërë që edhe librat në gjuhën angleze, konkretisht titujt e vonshëm, depërtojnë menjëherë tek lexuesit e apasionuar në vend.

“Në gjuhën shqipe e kisha veçuar, ka qenë libri ‘Hygge’, me këshilla se si danezët e bëjnë një jetë më të mirë. Ka qenë libri nga Hetem Ramadani ‘Shëndeti dhe suksesi përmes meditimit’. Tash së voni, edhe pse është botuar tash vonë, jashtëzakonisht shumë ka pasur kërkesë dhe është shitë libri ‘Presidenti është zhdukur’, nga presidenti Bill Clinton dhe James Patterson. Ky ishte romani i parë i Bill Clinton-it, sepse ai më parë kishte shkruar biografi dhe është shumë interesant dhe duhet me e cekë që tash vetëm sa është botuar libri ‘Becoming’ nga Michelle Obama, biografia e saj ka qenë e jashtëzakonshme”, tregoi ajo.

Ajo tregon edhe për kërkesat konstante të lexuesve në vend, që nuk i lënë asnjëherë në hije disa autorë dhe vepra, pavarësisht titujve të ri. E ndër më të preferuarit siç thotë ajo, mbeten librat klasik.

Ndërsa sa i përket autorëve shqiptarë, Hasaj thotë se Kadare mbetet i pavdekshëm, me ç’rast rrëfen se si vetëm brenda dy ditëve janë shitur të gjithë ekzemplarët e librit të tij të fundit “Kur sunduesit grinden”.

“Ato që ndoshta nuk vdesin kurë, përveç librave klasik, kisha me veçu autorin e njohur bashkëkohor japonez Haruki Murakami , librat e të cilit tek ne, sidomos tek të rinjtë, po lexohen shumë. Vepra e tij më e shitur vazhdimisht, vit pas viti është ‘Pylli norvegjez’ si dhe ‘Kafka në breg’. Të njëjtit autor, sapo i është përkthyer edhe një libër në gjuhën shqipe. Gjithashtu, nga Rhonda Byrne është ‘Sekreti’, një libër i cili na flet për fuqinë e mendimeve tona se si çdo gjë që mendojmë edhe besojmë se do të bëhet, ato realizohen. ‘Sekretit’ vitin e kaluar i është shtuar ‘Fuqia’ dhe ‘Magjia’”, u shpreh ajo.

E drejtori i bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, Munish Hyseni thotë se gjatë vitit që e lamë pas, mbi 100 mijë libra janë tërhequr për lexim nga anëtarët e bibliotekës.

Në një prononcim për KosovaPress, ai thotë se në biblioteka ndër librat më të kërkuar mbeten lekturat shkollore, ndërsa jashtë kësaj, tregon se cilat ishin romanet tjera më të preferuara.

“Tek pjesa e fëmijëve dhe të rinjve, librat më të lexuara janë të Williamsit, është një komplet prej disa vëllimesh. Ndërsa tek të rriturit, po ashtu prinë letërsia e të huajve, apo letërsia botërore siç e quajmë ne, që është Coelho njëri prej më të lexuarve, Dan Brown, dhe ajo që vazhdon me vite të tëra, është Daniel Steel dhe Nicola Sparks. Nga letërsia shqipe, edhe më tutje Ismail Kadare është më i kërkuari. Por, është një diçka që po ndodhë këto dy vitet e fundit, në mënyrë të veçantë me një autore, një mjeke, specialiste, Brunilda Zllami. Është një prej autoreve që këto dy vite kërkohet shumë në përgjithësi”, tha ai.

Krahas kësaj, Hyseni tregon se janë edhe librat e vjetër që vazhdojnë të zgjojnë interesim tek lexuesit kosovarë. E ndër ta thotë se më i kërkuari mbetet Shekspiri.

E se cilët ishin librat që zgjuan kureshtjen e lexuesve për vitin 2018 tregojnë edhe preferencat e lexuesve të bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë.

Kështu, Fjolla Krasniqi, e cila lexon me ëndje literaturën botërore, tregon se nuk i lë anash as autorët shqiptarë.

E pasionuar pas librit, ajo nuk e ka vështirë të tregojë disa nga librat që i lanë më shumë përshtypje në vitin që e lamë pas.

“Fillimisht, po e përmendi ‘Martin Eden’ që është e Jack London-it, më ka lënë shumë përshtypje. Por, ka edhe libra të tjerë, për shembull Dan Brown që është ‘Diabolus’ dhe librat tjerë që i ka, për shembull ‘Kodi i Da Vinçit’. Mandej, edhe të Ismail Kadaresë si ‘Prilli i thyer’ e kështu me radhë. Po më shumë preferoj letërsinë botërore”, tha ajo.

Ndërsa studentin Krenar Tërstena, dinamika e mësimeve e mbanë më afër me literaturën shkencore, pasi që vijon Fakultetin e Veterinarisë.

Por, në kohën e lirë, kryesisht pas afatit të provimeve, ai thotë se relaksohet duke lexuar romane.

“Fantazi, mister, për vete i pëlqej më shumë këto dy lloje të romaneve… Ndër librat e preferuar që i kam lexuar janë të autorit Dan Brown, titulli i librit është ‘Kodi i Da Vinçit’”, tregoi ai.

Acar në pesë ditët e ardhshme në Kosovë

IHMK-ja përmes një komunikate për media bën të ditur se në pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të mbretërojë mot i ftohtë.

“Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të mbajë mot kryesisht i vranët me intervale të shkurta me diell, por i ftohtë dhe me acar”, thuhet në komunikatë.

Do të ketë vranësira të cilat do të jenë aktive dhe do të shoqërohen me reshje bore të intensitetit të dobët deri mesatar, transmeton Koha.net.

Temperaturat minimale parashihen të zbresin deri -13 gradë Celsius, ditën e marte, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri zero gradë Celsius.

Kjo gjendje sinoptike ka tendencë të ndryshojë pas gjysmës së dytë të muajit, duke krijuar kushte për rritjen e temperaturave, por që reshjet kohë pas kohe do të jenë prezente.

Era do ta mbajë vazhdimisht drejtimin e verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi deri 12m/s, por në intervale të shkurta do të kemi masa të ajrit edhe nga juglindja.

Këto janë arritjet e vitit 2018 në shkencë

Sulme kimike, klonim dhe vrima të mëdha të zeza. Arritjet shkencore të këtij viti ishin të pazakonta dhe të larmishme. Për banorët e qytetit britanik Salisbury, 2018-a do të mbahet mend si viti kur agjenti nervor Novichok preku komunitetin e tyre. Profesore Andrea Sella e quan një lëndë veçanërisht helmuese. “Sistemi nervor reagon fuqishëm dhe shkakton simptoma të çuditshme si paralizë dhe konvulsione njëkohësisht”.

Operativët ruse dyshohet ta kenë përdorur këtë agjent nervor në përpjekjen përhelmimin e një ish-spiuni rus dhe vajzës së tij. Incidenti i tensionoi marrëdhëniet mes Evropës dhe Rusisë. 2018-a do të kujtohet gjithashtu si viti kur manipulimi gjenetik arriti përparime të mëdha. Që nga fillimet modeste të kësaj teknike me delen Dolly në vitin 1997, këtë vit shkencëtarët klonuan derra, qen, mushka dhe majmunë.

Dhe teknikat e tranformimit të gjeneve po përdoren tani për të krijuar kafshë sipas një modeli të caktuar, si për shembull si këto lopë Holstein, që u krijuan pa brirë. “Lopët Holstein kanë brirë dhe janë shumë të rrezikshme për fermerët dhe për lopët e tjera”, thotë Alison Van Eenennam e Universitetit të Kalifornisë në Davis.

Shkencëtarët zbuluan gjithashtu një sjellje të pazakontë tek një specie e lashtë e një grenxe shumë pickuese. Radioskopitë zbuluan një specie grenxe parazite 30 milionë vjetëshe, sa një kokërr orizi, e cila që në atë kohë ushqehej me miza të lashta.

“Miza tek e cila hyn grenxa, ose paralizohet ose vazhdon të ushqehet, të marrë frymë dhe të jetojë normalisht por me këtë qenie parazitare që jeton dhe rritet brenda saj. Dhe gradualisht i merr jetën”.

Një tjetër mister i botës së natyrës u zgjidh kur shkencëtarët zbuluan se si luleradhiqja bezdisëse arrin të përhapë aq mirë pushin e saj në ajër.

Shkencëtarët po përdorin këtë informacion të ri si një mënyrë të mundshme për rikrijuar mikro-objekte fluturuese që mund të qëndrojnë pezull në rrymat e erërave për periudha të gjata kohe.

Dhe së fundi, duke përdorur një teleskop masiv në Kili, shkencëtarët arritën të vëzhgonin një yll të vogël që po kalonte pranë një vrime të zezë dhe të shihnin se si drita e tij, ndryshoi drejtim dhe u shtrembërua nga graviteti i fortë i vrimës së zezë.

Ky vëzhgim konfirmoi një nga parashikimet bazë të teorisë së relativitetit të Ajnshtajnit: që Universi nuk është i përbërë vetëm nga hapësira, por një gërshetim i çuditshëm i hapësirës dhe kohës mbi të cilin mund të ketë ndikim graviteti.

Pra një vit intensiv për shkencën!

Sëmundjet sezonale, mjetet natyrore për fëmijët

Gjeni se si të keni një ndihmë të vlefshme për të parandaluar kollën dhe të ftohtin, duke forcuar sistemin imunitar të fëmijëve

I ftohti dhe sëmundjet: duket një kombinim i pamundur për t’u ndarë, por të përpiqesh të frenosh kollën dhe të ftohtin, duke mbështetur sistemin imunitar të fëmijëve, është e mundur. Jo vetëm që është e domosdoshme të përmirësohet dieta, e cila duhet të jetë e pasur me perime dhe fruta të sezonit për t’u mbushur me minerale dhe vitamina, por gjithashtu të plotësohet dieta me substanca natyrore që forcojnë mbrojtjen dhe lejojnë fëmijët për të luftuar viruset dhe bakteret me energji.

Me dimrin, sëmundjet sezonale rriten për fat të keq: nuk është vetëm për të ftohtin, por për ndryshimet e papritura në temperaturë dhe qëndrimet e zgjatura në hapësirat e mbyllura, ndoshta të mbushura me njerëz, ku ajri nuk ndryshon shpesh: asgjë nuk mund të jetë më e lehtë sepse viruset dhe bakteret përhapen me lehtësi të madhe. Megjithatë, natyra vjen në shpëtim për të mbajtur sistemin imunitar në formë dhe për të luftuar ftohjet, kollitjet dhe gjendjet e gripit: ja se si.

Vitamina C natyrale: Në sezonin e ftohtë rekomandohet shtimi i vitaminës C, më mirë nëse ka origjinë natyrore. I thoni po lëngut të portokallit dhe kivit, por edhe burimeve të shkëlqyera të perimeve si rrënjë hip dhe rrushit të zi, një shtojcë me vlerat e fuqishme anti-inflamatore dhe dekongestuese. Shumë i dobishëm në rast të ftohjeve, është rrushi i zi. Gjithashtu është i përsosur si një ilaç parandalues kundër gripit.

Enzimat e qumështit: Mirëqenia e sistemit imunitar varet kryesisht në bilancin e zorrëve dhe kjo është arsyeja pse gjatë ndryshimeve të sezonit, ose kur rreziku i rritjes së infeksionit viral, është e këshillueshme për të plotësuar dietën me ushqime të pasura në enzimat e qumështit dhe, nëse është e nevojshme, të zbatohen me rekrutimin e shtesave specifike. Një kos për mëngjes apo rostiçeri me siguri do të jetë një ndihmë e madhe dhe një snack e shëndetshme dhe e lehtë.

Echinacea: Është një barishte e shkëlqyer si një ilaç natyral kundër sëmundjeve sezonale. E përsosur si një kurë, mund të përdoret gjithashtu për të parandaluar kollitet dhe ftohjet. Për fëmijët, është më mirë të zgjedhësh për echinacea të formuluara posaçërisht për fëmijët, me formulime që përmbajnë gjithashtu mjaltë dhe aditivë të tjerë natyrorë për ta bërë shijen e përgatitjes më të këndshme.

Fara liri: Nëse foshnja ka një kollë, pas përjashtimit të patologjive ose infeksioneve që ndikojnë në traktin e frymëmarrjes, është e mundur që të ngacmohet sikleti me paketat e farës së lirit. Është një ilaç i gjyshes që është shumë efektiv kur kolla nuk e lë armëpushimin, sidomos gjatë natës. Për të përgatitur ilaçin mjekësor, mjafton që farat e lirit të futen dhe pastaj të aplikohet “pasta” e fituar me një pëlhurë pambuku direkt në gjoks. E thjeshtë dhe efektive.

Përfitimet shëndetësore nga përdorimi i bimës së mentes

Bima e mentes ka aktivitet diuretik dhe përshpejton metabolizmin, i cili në fund të fundit ndihmon në procesin e humbjes së peshës.

Mentja është një bimë medicinale që lufton infeksionet, forcon imunitetin, ndihmon kundër astmës, alergjive dhe problemeve me tretjen, si dhe lehtëson stresin.

Është e pasur me flavonoide dhe hekur, dhe aftësitë e saja vijnë si rezultat i mentolit që freskon dhe vepron si antiseptik.

Emrat e më të kërkuarve në Durrës, mes tyre edhe femra

Policia e Shtetit ka publikuar listën e personave të shumëkërkuar në qarkun e Durrësit. Policia fton qytetarët që nëse dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, apo në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, duke garantuar anonimatin. Midis të kërkuarve janë edhe tre persona të dënuar me burgim të përjetshëm.

Në listën e të kërkuarve edhe janë edhe dy gra, Afërdita Ibrahimi dhe Klodiana Shkoza.

Me dokumente false drejt Britanisë, 39 të ndaluar në Rinas gjatë dhjetorit

Gjatë vitit 2018, në Aeroportin “Nënë Tereza” kaluan rreth 2 milionë e 960 mijë pasagjerë, por gjatë muajit dhjetor është konstatuar edhe një numër i lartë i personave që kanë tentuar të udhëtojnë me dokumente të falsifikuara.

Gjatë kontrolleve të muajit të fundit, agjentët e Policisë Kufitare të Rinasit arrestuan në flagrancë 39 persona. Gjatë verifikimeve për shtetasit në dalje të territorit të Shqipërisë, atyre iu gjetën dokumente të falsifikuara italiane, greke, rumune e bullgare, me të cilat synonin të kalonin në zonën “Schengen”.

Sipas burimeve, gjatë intervistimit, shumica e personave kanë deklaruar se destinacioni i tyre përfundimtar ishte Britania e Madhe. Personat në fjalë kishin zgjedhur pikërisht këtë periudhë festash, ku në të gjithë aeroportet e vendeve “Schengen”, e jo vetëm, shtohet fluksi i lëvizjeve, me shpresën se do t’iu shpëtonin kontrolleve.

Sipas specialistëve, dokumentet e falsifikuara – të sekuestruara tashmë, – rezultojnë të një cilësie të lartë, pothuajse identike me origjinalet. Sipas burimeve policore, një dokument të tillë në Shqipëri mund ta sigurosh për një shumë që varion nga 300 deri në 500 euro.

Në Aeroportin “Nënë Tereza” janë shtuar prej muajsh kontrollet edhe për frenimin e azilkërkimit, duke rritur ndjeshëm edhe numrin e personave që refuzohen në dalje, pasi nuk plotësojnë kushtet për të udhëtuar në zonën “Schengen”.

Azizi: Ne po bëjmë punën tonë, ku janë të tjerët, pse heshtin?

Nga Adnan Azizi

Të nderuar shqiptarë,

Pas takimit të kryetarit Bilall Kasami me kryeministrin Zoran Zaev, gjatë këtyre 2-3 ditëve në adresë të Lëvizjes BESA dhe të lidershipit të saj kanë ardhur mesazhe të shumta me porosi të ndryshme: Bilall mos u dorëzo, Bilall qëndro stoik, Bilall mos lësho pe, Bilall mos u shit, nëse u qëndron fjaleve na ke të gjithëve mbrapa, nëse edhe ti shitesh nuk na mbetet shpresë tjetër, përveç se me i marrë çantat dhe të gjithë me u nis për në kurbet.

Te nderuar atdhedashës, të nderuar besatarë, dua t’ua bëjë me dije disa gjëra për të larguar hallin dhe shqetësimin që keni, se Bilall Kasami, as nuk blihet, as nuk shitet, e aq më pak dikush mundet ta komprometojë për një arsye shumë të thjeshtë se Bilall Kasami nuk ka asnjë hipotekë, asnjë skandal, asnjë aferë prapa vetes, ashtu siç ua kanë zënë bishtin me derë të tjerëve.

Lëvizja BESA dhe lidershipi i saj do të qëndrojë stoik deri në atomin e fundit me përgjegjësinë më të lartë morale e kombëtare për të ruajtur dhe mbrojtur identitetin dhe dinjitetin e shqiptarëve të Maqedonisë me të gjitha forcat dhe kapacitetet që i ka në dispozicion dhe jam i bindur se do ta nxjerr më të mirën e mundshme nga bisedimet që po zhvillohen.

Të dashur shqiptarë! Poashtu dua që t`u drejtohem me një sugjerim të sinqertë duke shprehur konsideratë të lartë ndaj jush, para së gjithash të jemi realistë për situatën që gjendemi. Ju e dini fort mirë, se Lëvizja BESA për momentin i ka vetëm dy vota, kurse në Kuvendin e SRM ka 22 deputet shqiptarë, pavarësisht vullnetit, vendosmërisë dhe dëshirës së deputetëve të Lëvizja BESA, nëse deputetët tjerë heshtin bile ata që janë pjesë e qeverisë në vend që të bëhen tok për kërkesat e Lëvizjes Besa dhe opozitës shqiptare, ata janë palë me hipotekat e tyre, me ata që nuk duan barazinë e shqiptarëve me maqedonasit etj. Në këtë drejtim misioni ynë bëhet akoma edhe më i vështirë, andaj ju kisha lutur miqësisht që presionin dhe kërkesat tuaja dhe tonat t`i orientojmë edhe ka ata që kanë mundësi për të votuar, por nuk e kanë vullnetin e duhur, duke ua drejtuar gishtin e fajësisë dhe duke u kërkuar llogari se: Pse heshtni ju deputët tjerë shqiptarë në këto momente historike? Pse nuk flisni? Interesat e kujt i mbroni ju? Jeni peng i kokës së prishur, apo peng i bishtit të zënë me derë?…

A nuk e morët votëbesimin e shqiptarëve pikërisht duke ju dhënë premtimin mandat pas mandati se kur do të hapet kushtetuta ne do ta fusim çështjen shqiptare në agjendë dhe do t`i bëjmë shqiptarët shtetformues dhe të barabartë me palën tjetër?

Por, sidoqoftë për secilin nga ne do të shkruajë historia qoftë për të mirë, apo për të keq. Ku secili do të përgjigjet për bëmat e veta.
Zoti nuk e ngarkon robin për atë që nuk ka forcë dhe mundësi ta bëjë, por për atë që ka mundësi ta mbajë mbi supe.

Dhe në fund nuk na mbetet gjë tjetër, se Ju duhet të keni besim tek lidershipi i Lëvizjes BESA e në veçanti tek lideri i saj Bilall Kasami, të jeni të sigurt se ne do qëndrojmë stoik në kërkesat sublime të shqiptarëve që janë pjesë edhe e platformës së Lëvizjes BESA.


Adnan Azizi
 

Deputeti i Besës zbulon “kontrabandimin” çështjes të shtetësisë nga qeveria aktuale

Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli përmes një postimi ka përshkruar betejën e tyre politike rreth ndryshimeve kushtetuese dhe ndërhyrjen e tyre me amendamente.

Ja postimi i tij i plotë:

Lëvizja BESA përkrahu marrëveshjen e Prespës dhe zgjidhjen e çështjes së emrit, si parakusht për tejkalimin e dallimeve me fqinjin jugor dhe hapjen e perspektivës së vendit në rrugën euroatlantike. Si rrjedhojë e kësaj përkrahu edhe procesin i ndryshimeve kushtetuese. Unë, si deputet i Lëvizjes BESA gjatë debatit i cili u zhvillua në kuvend në lidhje me ndryshimet kushtetuese, qartë jam deklaruar se jemi PRO ndryshimit të emrit të vendit, por edhe kemi parashtruar edhe qëndrimet dhe pozicionet e Lëvizjes BESA rreth çështjeve të cilët i tangojnë shqiptarët që nga pavarësimi i Republikës së Maqedonisë,por edhe më herët.

Fokusi i debatit tonë ka qenë kryesisht rreth çështjes së preambulës, barazisë së plotë të gjuhës shqipe me atë maqedonase dhe diasporës.Por në fazën finale qeveria (LSDM,BDI,PDSH),në vend që të reflektojë ndaj këtyre kërkesave reale të Lëvizjes BESA, ajo e kontrabandoi propozimin e saj për shtetësi përmes Ligjit për zbatimin e Kushtetutës dhe me këtë dha një porosi negative rreth qëllimeve të fshehta të saj që të rrumbulakësojë konceptin e ndërtimit monoetnik të shtetit, ku shqiptarët do të trajtohen si maqedonas në përkufizimin e shtetësisë. Si rezultat i gjithë kësaj Lëvizja BESA propozoi amandamente rreth çështjes së preambulës, barazisë së gjuhëve, diasporës dhe në Ligjin Kushtetues çështjen e shtetësisë. Mbetemi me shpresë se këto propozime reale të Lëvizjes BESA do të gjejnë mbështetjen e qeverisë dhe shumicës parlamentare dhe me këto ndryshime do të hapim rrugën e ndërtimit të një shteti multietnik me harmoni ndëretnike si parakusht për rrugëtim të sigurt drejt antarësimit në NATO dhe BE.

AMS: Posedimi i kartonit të gjelbër në Maqedoni mbetet e drejtë zgjedhjeje e shoferit

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimit informon që posedimi i kartonit të gjelbër ngelet e drejtë zgjedhjeje e vetë shoferit, ashtu si ka qenë deri tani, transmeton Kanal5.

Pas publikimit të lajmeve nëpër media ku thuhej që posedimi i kartonit të gjelbër do të jetë i obligueshëm gjatë regjistrimit të automobilit, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimit i hedh poshtë dhe i vlerëson akuzat si dezinformata dhe të pavërteta.
Ndërkaq citimin e marrë nga intervista e MIA-s dhënë nga kryetari i Këshillit të Ekspertëve Klime Popovski e konsiderojnë si të dalë nga konteksti.

Në intervistën e kryetarit të AMS-së, Klime Poposkit, të dhënë për MIA, Poposki vuri në dukje: “Tanimë ne kemi një draft version të ri për një rregullore të re, duhet të fillojmë dialog me industrinë dhe bashkë të përgatitemi për transferimin e saj të plotë nëpërmjet një ligji të ri të sigurimeve. Sipas programit kombëtar për harmonizim me legjislacionin evropian parashihet qe deri në fund të 2019 ky ligj të dalë në dritë”.

AMS informon publikun që ky legjislacion i ri do të thotë përputhshmëri me direktivat evropiane për siguri, e njohur si Solvency 2, dhe nuk ka aspak të bëjë me auto-përgjegjësinë dhe kartonin e gjelbër.

Në të njëjtën intervistë, Poposki lajmëron që çështja e kartonit të gjelbër si pjesë e polisës për auto-përgjegjësi gjatë regjistrimit të automjetit di dhe çështja e liberalizimit të çmimeve do të hynë në fuqi me hyrjen e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Përveç kësaj, ekziston mundësia që Qeveria të sjell vendim për këto dy çështje që të implementohen para hyrjes në BE, në periudhën e fillimit të negociatave për anëtarësim.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimit informon që posedimi i kartonit të gjelbër në Maqedoni ngelet e drejtë zgjedhjeje e vetë shoferit, ashtu si ka qenë deri tani.

Taravari: Momenti për një Platformë Panshqiptare në Ballkan

Kryetari i komunës së Gostivarit dhe sekretar gjeneral i ASH, Arben Taravari përmes një shkrimi ka nënvizuar idenë e hartimit të një Platforme panshqiptare nga Tirana-Prishtina-Shkupi. Ja shkrimi i plotë:

SHQIPTARET DHE GLOBALIZIMI

Pasi që ndodhemi në prag të konstelacioneve të reja gjeostrategjike, ku ne shqiptarët jemi mu në kufirin e përballjes së interesave të Fuqive të mëdha botërore. Të gjendur gjithnjë nën syrin e gërshërve të mprehta të fqinjëve dhe miqve të tyre, shqiptarët janë strukur gjithnjë e më shumë në trojet e tyre, por si thotë edhe Frojdi, çdo gjë e shtypur kthehet në një tullumbac që shpërthen, dhe duket se ky është momenti i një Pranvere Shqiptare në Ballkan.

Është momenti ku Tirana – Prishtina – Shkupi të kthehen në një trinom me qëllim të njëjtë.
Duke angazhuar insitucionet e tyre më serioze dhe kredibile, natyrisht Akademitë e Shkencave dhe Arteve apo më qartë akademikët, sugjeroj që do të ishte e mënçur të hartohej një lloj Platforme panshqiptare. Disa nga pikat e saj mund të jenë si më poshtë:

1. Dekriminalizimi i politikës;
2. Depolitizimi i shoqërisë dhe institucioneve publike;
3. Hartim i një strategjie për forcimin e shteteve shqiptare dhe shqiptarëve në Ballkan;
4. Shkëmbim i menjëhershëm i subkulturave, traditave dhe zakoneve;

5. Themelim i një Ministrie të veçante me seli në Tiranë e cila trajton vetëm çështjen e shqiptarëve në Ballkan;
6. Abetare dhe program mësimor i përbashkët;
7. Strategji për zhvillim me standarde europianë të arsimit, shkencës dhe kulturës;

8. Jurisprudencë kredibile me standarde europiane;
9. Strategji zhvillimore ekonomike;
10. Vizion të qartë politik kombëtar për periudhën e globalizimit…

Dhe pika të tjera të cilat do të pasurohen nga mendjet inteligjente shqiptare të cilat do të merren profesionalisht me këtë platformë. Është akut jo vetëm përpilimi i saj por edhe zbatimi sa më i shpejtë pasi është momenti ynë, të cilin ose e shfrytëzojmë tani ose ndryshe një pjesë e mirë e shqiptarëve do të rrezikojnë të asimilohen duke u kthyer në një histori e më vonë përrallë e trishtuar për t’ia rrëfyer fëmijëve para gjumit!

Shkup, ka harruar shporetin ndezur, i digjet shtëpia 72-vjeçares

Një banore në rrugën “Gjorgji Pop Hristov” – Shkup, e moshës 72-vjeçare ka harruar shporetin ndezur, dhe si pasojë, kati i parë i shtëpisë është kapluar nga zjarri, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, rasti ka ndodhur më 5 janar, ndërkaq është denoncuar nga F.M. (20) dhe M.M. (28) – fqinjët të cilët edhe e kanë larguar 72-vjeçaren nga shtëpia.

Zjarri është shuar pas intervenimit të shërbimit të zjarrfikësve.

Dronë dhe elefantë… vihen në kërkim të një leopardi

Dronë, elefantë dhe qindra rojëtarë pylli u mobilizuan në lindje të Indisë për gjetjen e një leopardi i larguar nga një park zoologjik, njoftuan të premten autoritetet.

Leopardi pjesë e familjes së maceve, katër vjeç i pagëzuar me emrin Sachin ishte larguar ditën e Vitit të Ri nga kompleksi në ”Bengal Safari Park’’, që ndodhet pranë qytetit të Siligurit, porta hyrëse në zonën turistike të Darjeeling në shtetin e Bengalit Perëndimor.

“Dy dronë të pajisur me kamera, katër elefantë të trajnuar dhe njëqind rojtarë të pyllit janë mobilizuar për gjetjen e leopardit”, pohoi për median Vinod Kumar Yadav, një zyrtar i administratës rajonale përgjegjëse për parqet e kafshëve të egra.

Ai ka jetuar gjithmonë në hapësira të izoluara të parqeve zoologjike dhe kurrë nuk ka sulmuar sikur një kafshë të vetme. Ai është ushqyer gjithnjë nga personeli i parqeve “, thekson Yadav. Shpresojmë që ai të kthehet pranë kafazit të tij për të ngrënë vaktin kur të jetë i uritur./atsh

Shkup, ndotja e lartë pavarësisht borës (VIDEO)

Mjegull. Ky është peizazhi nga Vodno, kur shikon Shkupin. Shtresa minimale e borës humbet në mjegullën e dendur mbi kryeqytet. Sot në mëngjes në Shkup, pati reshje të borës që zgjatën shkurt në rrugët dhe bulevardet kryesore. Ekipet e shërbimit dimëror punuan intensivisht në pastrimin e rrugëve, trotuareve dhe bulevardeve. Në dispozicion në depot e qytetit kanë qenë 4,500 ton kripë.

Bartës i aktiviteteve për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve do të jetë NP “Rrugë dhe Rrugica” me mekanizimin e përgjithshëm dhe potencialin e personelit në dispozicion. Edhe këtë sezon, Qyteti i Shkupit do të angazhojë mekanizim shtesë prej 15 kamionësh, të pajisur me pajisje navigimi dhe shoferë që do të shërbejnë në mënyrë permanente gjatë gjithë sezonit ” – theksuan nga Qyteti i Shkupit.

Rrugët dhe bulevardet më të mëdha që janë nën kompetencë të qytetit, pas borës së mëngjesit janë pastruar. Kamera e televizionit Alsat ka regjistruar trotuaret në qendër të qytetit, të cilat edhe më tej ishin të mbuluara me shtresë bore. Gjithashtu borë kishte edhe nëpër rrugët që duhet t’i pastrojnë komunat. Dhe përderisa autoritetet e qytetit dhe komunave sigurojnë se situata me borën është nën kontroll, sinoptikët paralajmërojnë reshje të reja të dëborës këto ditë, por edhe temperatura shumë të ulëta nëpër mbarë vendin deri në – 20 gradë.

Gjatë orëve të pasdites edhe më tej do të ketë kushte të reshjeve më të dobëta të dëborës, zakonisht nga veriu ndërsa do të mbajë mot i ftohtë për shkak të vranësirave, përsëri në veri të vendit. Do të kemi erë më të fortë veriperëndimore që do të frynë në veri të vendit. Gjatë natës në përgjithësi do të ketë vranësi të shtuar”. – u shpreh Boris Sekirarski- DPHM

Ndryshe, edhe pse në Shkup kishte reshje të dëborës, ajri edhe më tej mbetet i ndotur. Stacionet matëse sot kanë treguar ndotje shumë të ulët të grimcave kancerogjene PM10 në lagjen Karposh ndërsa ndotje të lartë ka edhe në Butel, Qendër dhe në Rektorat. Edhe më tej, jashtë funksionit janë stacionet matëse në lagjet Lisiçe dhe Gazi Babë.

Bora bllokon tërësisht fshatrat malore (VIDEO)

Mbi një mijë banorë të fshatrave, Brezë, Malinë dhe Tanushë janë bllokuar nga reshjet e dëborës. Për Televizionin Alsat, banorët thonë se po u mbaron edhe ushqimi dhe se kanë njerëz të sëmurë që nuk mund t’i sjellin dot në spital. Ata i apelojnë pushteti lokal, Komunës së Çuçer Sandevës dhe atij qendrorë, që të marrin masa urgjente për zhbllokimin e tyre.

Është shumë gjendja e vështirë, do me thënë. rrugë e bllokuar në Brezë Malinë dhe Tanushë, është e pamundur që të arrihet deri në qytet. – theksoi Ajet Shabani – Banor i fshatit Malinë

A keni rezerva të mjaftueshme ushqimore në të gjithë fshatrat?
Jemi në përfundim të gjithçka je.

A keni njerëz të sëmurë që kanë nevojë për të vizituar mjekun?

Po ashtu… Ka ka që duhet patjetër të dërgohen deri tek mjeku.

Kemi tentuar por është e pamundur që të arrihet. Urgjentisht të merren masa për këto vende sepse jemi të bllokuar totalisht. Kemi mbetur në mëshirën e Zotit.

Televizioni Alsat tentoi të vë kontakt me Komunën e Çuçer Sandevës por të njëjtit ishin të pakapshëm për prononcim. Edhe fshatrat e komunës së Likovës, Llukara dhe Goshinca janë bllokuar gjithashtu ndërsa me mungesë të ushqim dhe persona që kanë nevojë për kujdes mjekësor. Ata thonë se deri tani askush nga organet kompetente nuk i ka kontaktuar dhe apelojnë që urgjentisht të intervenohet.

Bora na ka kapluar pothuaj se 1 metër. Akoma është duke reshur. Rrugët i kemi të bllokuara dhe nga Komuna nuk kemi asnjë lajm. Askush nuk na ka informuar asgjë dhe nuk na ka pyetur si jemi. Kemi fëmijë me temperaturë dhe pleq të sëmurë. Gjitha rrugët janë të bllokuara. Me ushqimin jemi dobët, po na shteren rezervat. Askush nuk na ka kontaktuar dhe nuk i intereson për këtë fshat. Kemi mbetur në fshat”. – u shpreh Femi Sulisi – Fshati Llukar komuna e Likovës

Në situatë thuajse të njëjtë kanë qenë dje edhe banorët e fshatit Cërni Vërv, të cilët sot për Alsat njoftuan se po intervenohet dhe se është hapur rruga me ekskavatorë. Rrugë pjesërisht të kalueshme hasen thuajse në të gjithë zonat rurale. Banorët nga anë e mbanë vendit bëjnë thirrje që kamionët të pastrojnë borën të kalojnë më shpesh dhe të hidhet më shumë kripë që të mos vijë deri të bllokimi i rrugëve dhe që të mund të lëvizin lirshëm.

https://youtu.be/yyY_d7HBy3w