Shtëpia në Surrel e kryeministrit Edi Rama ka ngjallur shpesh interes, pasi nuk ka dalë asnjë foto nga brenda saj.
Shpesh janë publikuar pamje, por asnjëherë nuk janë konfirmuar nëse vërtetë janë të shtëpisë së kreut të qeverisë. Sot drejtuesi i emisionit “Xing me Ermalin” ka publikuar pamje brenda shtëpisë duke filluar nga dhoma e gjumit apo nga dhoma të cilën kryeministri planifikon ta ketë studion e tij.
Ermal Mamaqi: Unë kam bërë një gjë fshehurazi dhe ndoshta ti do mërzitesh. Atë ditë që shkova dhe nuk gjeta njeri, me anë të një ore që më dhanë këto të “Stop” bëra disa foto të “sarajeve” nga brenda. Dhoma e gjumit ishte e parregulluar, gati po më vjen keq për ty. Jam gati ti kërkojmë Erjon Veliajt të të fusë te lista e njerëzve që kanë nevojë për ndihmë sociale, të të japë një kredi që të marrësh një apartament me kredi të butë.
Edi Rama: Mos të vijë keq fare, shtëpia është shumë e mirë, nuk ka salltanete të mëdhaja se unë nuk i kam qejf ato me gips, me luanë, me krokodilë etj etj. Nuk dua nga ato pllakat që kur futesh në shtëpi është si të hysh në disko. Unë në një moment të caktuar do të tërhiqem nga kjo punë edhe do merrem me art dhe krijimtari dhe “bunkeri i parë” është vendi ku nesër unë do të merrem me art sepse për momentin shkoj tek oxhaku i atij shokut tim. Ti je i indroktinuar. Në shtëpi ka edhe dy dhoma gjumi të tjera si ajo që pamë dhe më vjen shumë keq se më paraqite tani sikur jam vërtetë për strehim social. Tani një shtëpi që u bë falë gruas sepse po të mos ishte ajo nuk bëhej. Se unë kam jetuar me teorinë që vijmë vetëm dhe ikim vetëm nga kjo botë. Kështuqë shtëpia është vetja. Mirëpo kur martohet njeriu mblidhet dhe ishte gjithë merita e Lindës që u bëra dhe unë me shtëpi. Tani që u bëra me shtëpi thonë: sarajet, bunkerët etj, etj. Unë rrotulloj kokën nëpër kodrat e Surrelit dhe shikoj vila 2 kate, 3 kate… Do ta ndaloni këtë muhabetin e shtëpisë time?
Ermal Mamaqi: Më fal një sekondë, unë desha të të pyes a ka të drejtë doktori që pyet: Me të vërtetë i ke bërë lekët në emigracion për këtë shtëpi?
Edi Rama: Nuk e kam thënë këtë unë… Prap është një shpifje. Unë nuk kam thënë i kam bërë lekët në emigracion për këtë shtëpi.
Ermal Mamaqi: E the se të pyeti ai burri huaj atje…
Edi Rama: Jo, jo jo. Unë ndër të tjera thashë që unë kur kam ardhur kam deklaruar edhe disa kursime nga emigracioni sepse nuk thash që kam bërë shtëpinë me ato Lekë.
Ermal Mamaqi: Se di, unë më mirë s’po flas se mos ha ndonjë burg kot./tvklan.al
52 vjeçari Alekso Petro, i akuzuar për likuidimin e të bijës, Anxhelina, është dërguar të shtunën në mesditë te prokurori i Korfuzit, për të dëshmuar mbi rrethanat dhe motivet e aktit të rëndë .
Ndërkaq, mjekja ligjore e Korfuzit, Krisavgji Kousi, që bëri ekspertizën e trupit pa jetë të 29 vjeçares, ka dhënë detaje rrënqethëse.
Sipas raportit të saj ajo është goditur shumë herë. Ka shtatë goditje, të paktën ato që dallohen në kokë. Më pak në trup. Gjymtyrët, sidomos duart, kanë shumë shenja goditjesh. Kafka ishte deformuar dhe kishte shumë fraktura në anën e majtë.
Mjekja ligjore sqaron se vajza është përpjekur të mbrohet dhe këtë e dëshmojnë goditjet në pjesën e mbrapme të parakrahëve, aty ku ka ngritur duart lart që të mbronte fytyrën dhe kokën. Ajo theksoi se goditjet i janë dhënë me shumë zemërim dhe se nuk e kuptonte se si një prind mund të sillet në këtë mënyrë fëmijën e tij.
Më tej, Kousi u ka tha gazetarëve se nuk do të fliste më si mjeke ligjore e Korfuzit, por si njeri. Ajo u shpreh e revoltuar kur i ati i vajzës i kishte shkuar në zyrë për ekzaminim duke qarë.
“U përpoqa sa munda të ruaja gjakftohtësinë, mirëpo, si njeri u revoltova.
Po të mundja në ato momente të reagoja, besomëni, do të kisha reaguar.
Mirëpo duhej të ruaja pozicionin tim dhe profesionalizmin. Nuk është thjesht një ngjarje monstruoz, është një kafshëri,” përfundoi ajo.
Ish Kryeministri dhe ish lideri I VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski serish është fotografuar në vendbanimin e tij, Budapest, transmeton koha.mk
Në fotografi shihet se si Gruevski nxjerrë para nga një bankomat në supermarketin Tesko, në periferi të qytetit. Këtë fotografi ka publikuar televizioni Telma të marrë nga një shikues. Gruevski është fotografuar para dy ditëve, ndërsa shikuesi pohon se pasi ka nxjerr të hollat, Gruevski ishte lajmëruar në telefon ku pastaj kishte ardhur një xhip dhe kishte marrë atë.
Kartoni i gjelbërt do të bashkohet me polisat e auto-përgjegjësisë, kështu që secili pronar duhet ta nxjerrë atë gjatë regjistrimit të automjetit. Ky ndryshim do të rregullohet me ligj më së voni deri në fund të këtij viti dhe vjen nga nevoja për harmonizimin e ligjeve tona me direktivat evropiane.
Kjo është konfirmuar tashmë nga kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve Klime Poposki, i cili pretendoi se do të ketë ndryshime në çmimin e politikës së detyrueshme, pra formimi i çmimeve do të liberalizohet.
“Ne tashmë kemi një rregullore të re në draft versionin dhe ne duhet të fillojmë një dialog me industrinë dhe të përgatitemi së bashku për transpozimin e saj të plotë nëpërmjet një ligji të ri të sigurimeve. Sipas programit kombëtar për harmonizimin me legjislacionin evropian, parashikohet deri në fund të vitit 2019 se ligji i ri do të marrë dritë”, tha Poposki. FLAKA
Një vajzë 20-vjeçare është mohuar nga familja e saj pasi ra në dashuri me një shofer autobusi, që është 22 vite më i madh dhe ajo. Laura Kreuzter e njohu për herë të parë, Kai Semmelmann, tre vite më parë në Gjermani kur udhëtonte me autobusin e tij ditë për ditë.
20-vjeçarja rrëfen që aso kohe e tërhoqi shumë pamja e tij si dhe personaliteti miqësor. Kështu, në pamundësi për të hequr dorë nga fiksimi i saj, ajo gërmoi në Facebook për të gjetur adresën e Kai-t.
Pasi i çoi një ftesë për miqësi, ajo e ftoi që të pinin një kafe.
43-vjeçari fillimisht ishte i shqetësuar për hendekun e moshës që ata të dy kishin, por Laura nuk kishte shqetësime të tilla. Dhe, pas takimit të para ata thonë se ranë menjëherë në dashuri.
Pasi morën vesh për lidhjen, prindërit e Laurës nuk i folën më për më shumë se një vit.
Tashmë, ajo flet sërish me të ëmën, por thotë se familja e saj nuk e ka pranuar akoma partnerin e saj dhe nuk kanë asnjë kontakt me të.
Shtëpia në Surrel e kryeministrit Edi Rama ka ngjallur shpesh interes, pasi nuk ka dalë asnjë foto nga brenda saj.
Shpesh janë publikuar pamje, por asnjëherë nuk janë konfirmuar nëse vërtetë janë të shtëpisë së kreut të qeverisë. Sot drejtuesi i emisionit “Xing me Ermalin” ka publikuar pamje brenda shtëpisë duke filluar nga dhoma e gjumit apo nga dhoma të cilën kryeministri planifikon ta ketë studion e tij.
Ermal Mamaqi: Unë kam bërë një gjë fshehurazi dhe ndoshta ti do mërzitesh. Atë ditë që shkova dhe nuk gjeta njeri, me anë të një ore që më dhanë këto të “Stop” bëra disa foto të “sarajeve” nga brenda. Dhoma e gjumit ishte e parregulluar, gati po më vjen keq për ty. Jam gati ti kërkojmë Erjon Veliajt të të fusë te lista e njerëzve që kanë nevojë për ndihmë sociale, të të japë një kredi që të marrësh një apartament me kredi të butë.
Edi Rama: Mos të vijë keq fare, shtëpia është shumë e mirë, nuk ka salltanete të mëdhaja se unë nuk i kam qejf ato me gips, me luanë, me krokodilë etj etj. Nuk dua nga ato pllakat që kur futesh në shtëpi është si të hysh në disko. Unë në një moment të caktuar do të tërhiqem nga kjo punë edhe do merrem me art dhe krijimtari dhe “bunkeri i parë” është vendi ku nesër unë do të merrem me art sepse për momentin shkoj tek oxhaku i atij shokut tim.
Ti je i indroktinuar. Në shtëpi ka edhe dy dhoma gjumi të tjera si ajo që pamë dhe më vjen shumë keq se më paraqite tani sikur jam vërtetë për strehim social. Tani një shtëpi që u bë falë gruas sepse po të mos ishte ajo nuk bëhej. Se unë kam jetuar me teorinë që vijmë vetëm dhe ikim vetëm nga kjo botë. Kështuqë shtëpia është vetja.
Mirëpo kur martohet njeriu mblidhet dhe ishte gjithë merita e Lindës që u bëra dhe unë me shtëpi. Tani që u bëra me shtëpi thonë: sarajet, bunkerët etj, etj. Unë rrotulloj kokën nëpër kodrat e Surrelit dhe shikoj vila 2 kate, 3 kate… Do ta ndaloni këtë muhabetin e shtëpisë time?
Ermal Mamaqi: Më fal një sekondë, unë desha të të pyes a ka të drejtë doktori që pyet: Me të vërtetë i ke bërë lekët në emigracion për këtë shtëpi?
Edi Rama: Nuk e kam thënë këtë unë… Prap është një shpifje. Unë nuk kam thënë i kam bërë lekët në emigracion për këtë shtëpi.
Ermal Mamaqi: E the se të pyeti ai burri huaj atje…
Edi Rama: Jo, jo jo. Unë ndër të tjera thashë që unë kur kam ardhur kam deklaruar edhe disa kursime nga emigracioni sepse nuk thash që kam bërë shtëpinë me ato Lekë.
Ermal Mamaqi: Se di, unë më mirë s’po flas se mos ha ndonjë burg kot./tvklan.al
Një ditë pas takimit mes Zaevit dhe Kasamit, nga Lëvizja Besa thonë se nuk do të votojnë PRO ndryshimeve kushtetuese, nëse nuk pranohen kërkesat e tyre. Kjo parti përmes amendamenteve kërkon të hiqet fjala “makedonsko” për qytetaret shqiptarë. Kërkesa tjetër është që në paragrafin e kujdesit të shtetit ndaj diasporës, qytetarët të përcaktohen me radhë sipas përkatësisë etnike, ashtu siç janë në preambulë.
“Për çështjen e shtetësisë të hiqet “makedonsko” për qytetaret shqiptarë dhe qytetarët nga diaspora të shkruhen sipas përkatësisë etnike ashtu siç janë në preambule. Këto dy çështje janë të pa negociueshme dhe pa realizimin e tyre nuk ka vota për ndryshimet kushtetuese. Të martën në nivel të grupeve do flitet për formulimin juridik të kërkesave te Lëvizjes Besa dhe nëse këto pranohen nga të dyja palët do ketë epilog pozitiv”, tha Lëvizja Besa.
Përveç këtyre dy amendamenteve, Besa kërkon që të ndryshohet neni dy i amendamentit 5 të Kushtetutës me qëllim që gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe të figurojnë bashkërisht si gjuhë zyrtare, si dhe presidenti i shtetit të mos mund të bllokojë miratimin e ligjeve duke mos i nënshkruar ato.
Edhe partia e Ziadin Selës, kërkon që kryeministri Zaev të reflektoj.
“Shpresojmë se Kryeministri Zaev do i thërras arsyes dhe do gjej kapacitete demokratike brenda vetes së tij dhe shumicës parlamentare për të përkrahur amendamentet e opozitës shqiptare, të cilat jo vetëm se do ta garantojnë konceptin multietnik të Shtetit, por do ta bëjnë një Kushtetutë gjithëpërfshirëse që në mënyrë të barabartë do t’i trajtonte qytetarët e saj brenda sistemit politik. Për vendimet e mëtutjeshme do të vendosin organet partiake të ASH-së”, u shprehën nga Aleanca për Shqiptarët.
Një ditë më parë kryeministri tha se do të bëjë gjithçka për të siguruar një shumicë prej dy të tretash në mbështetje të ndryshimeve kushtetuese. Ai njoftoi se do të takohet edhe me Zijadin Selën nga Aleanca për Shqiptarët. Ai tha se nga të dytë pret seriozitet dhe përgjegjësi. Faza finale e ndryshimeve kushtetuese të Marrëveshjes së Prespës fillon më 9 janar.
Nga ana tjetër VMRO-DPMNE njoftoi se nuk do të marrë pjesë, prandaj është e sigurt se debati nuk do të zgjasë 12 ditë, për aq kohë sa lejohet maksimumi, kështu që votimi duhet të pritet deri më 15 janar. Më së paku nevojiten 80 vota për ndryshimin e Preambulës dhe mbështetja e Badinterit.
Të folurit në gjumë, ose somnilokia, është një nga parasomnitë që përfshijnë edhe të ecurit somnambul dhe makthet gjatë natës. E gjitha zhvillohet në nënndërgjegjien e njeriut dhe hulumtuesit shkencorë kanë realizuar jo pak studime për të kuptuar në ç’fazë të gjumit ndodh kjo , e jo vetëm.
“Në përvojën time, të folurit në gjumë mund të jetë i lidhur me mbistimulimin e sistemit nervor nga përdorimi i pajisjeve teknologjike para fjetjes apo abuzimi me kafeinën,” thotë dr. Nerina Ramklakhan, terapiste gjumi.
Këto lloje sjelljesh u ndodhin gjithashtu personave që tregohen të ashpër me veten. Janë perfeksionistë, por shpeshherë lënë pa thënë atë që duan të thonë vërtetë. Kur shtrihen të flenë natën, gjithçka u del nga goja pa vetëdije.
Ideja që mund t’i zbulosh sekretet më të thella dikujt gjatë gjumit është shumë joshëse. Ka aplikacione që regjistrojnë të folurit në gjumë (Sleep Talk Recorder është një aplikacion që regjistron gjithçka që ju mund të thoni ndërsa flini).
Por, a mund të pranosh tradhtinë në gjumë, të thuash të vërteta të cilat nuk i pranon me ndërgjejgie të plotë e të zgjuar? Profesor Jim Horne, autor librash mbi subjektin dhe ish drejtues i qendrës kërkimore të gjumit në Universitetin Loughborough, thotë që s’duhet t’i stër-analizojmë ato që thuhen në gjumë.
“E folura në gjumë ka tendencën të ndodhë gjatë gjumit të lehtë transmeton gazeta monitor. Kalon nga i lehti në gjumë të thellë dhe pas 70-90 minutash, ndodh gjumi i ëndrrave, që përsëritet çdo 90 minuta”.
E folura në gjumë nuk ka lidhje me ëndërrimin. Ka të bëjë me fazën e lehtë të gjumit ku “mendja është duke shëtitur dhe gjarpëruar. Janë mendime të hallakatura të një truri të lodhur”.
Ky fenomen ndodh zakonisht tek fëmijët, dhe me kalimin e moshës fillojnë të pakësohen rastte. Megjithatë duhet thënë se një rol të rëndësishëm luan edhe faktori gjenetik, ashtu si ankthi dhe stresi.
Sidoqoftë, një gjë është e qartë. “Dikush që flet vazhdimisht në gjumë, me siguri është shumë në ankth dhe ndoshta duhet të zbuloni ç’po i shqetëson”.
Para pak ditësh, Bebe Rexha përmes një postimi në Twitter ka bërë një kërkesë interesante për burrin e saj të ardhshëm.
“Për burrin tim të ardhshëm: Eja dhe më gjej sa më shpejt. Të dua”, ka shkruar këngëtarja. Ndërkohë, Flori Mumajesi lidhur më këtë i ka shkruar Bebe Rexhës privatisht në Instagram. “Tak tak… Hape deren, jam une Burri. Me shpejt se kaq nuk vija dot”, teksa këngëtarja e ka hapur mesazhin e Florit, mirëpo ka preferuar që mos t’ia kthejë.
Flori këtë e ka ndarë me fansat, duke treguar se, megjithëse ka marrë vetëm ‘seen’, ai sërish e ka shumë xhan Beben.
Kujtojmë që projekti i fundit muzikor i artistes është kënga “Say My Name”, e cila është në bashkëpunim me David Guetten dhe J Balvin, ndërsa “Mori” është projekti i fundit i Florit, në bashkëpunim me Ghetto Geassyn dhe Brunon.
Prej disa ditësh, historia e Gemma Fraser, mamasë 35-vjeçare nga qyteti skocez i Edinburgh-ut është shndërruar në titullin kryesor të gazetave britanike dhe jo vetëm.
Gruaja e re, e cila me profesion është gazetare, mama e dy vajzave ka paralajmëruar të gjithë prindërit të tregohen të kujdesshëm pasi një gabim apo pakujdesi e momentit mund të jetë fatale për fëmijët e tyre.
Gjithçka nisi qershorin e shkuar kur vajza e saj Orla, po luante në dhomën e saj dhe mamaja e re dëgjoi të qarat dhe ulërimat e pafund. Fillimisht mendoi se ajo ishte alergjike ndaj materialit të ndonjë lodre, por vajza vazhdonte të qante në mënyrë të pakontrolluar edhe kur mamaja e largoi prej aty.
Gemma vendosi t’i hiqte rrobat dhe u shokua kur vuri re se një tufë nga flokët e saj biondë ishin rrotulluar rreth gishtave të vegjël të vogëlushes Orla, duke ndërprerë qarkullimin e gjakut dhe duke i lënë të fryrë dhe të skuqur.
Gishtat ishin skuqur dhe fryrë aq shumë, ajo s’e dinte sa kohë kishte vajza që vuante nga diçka e tillë dhe tentoi t’ia hiqte vetë, por dhimbja ishte e tmerrshme. Lajmëroi menjëherë mjekun e familjes, të cilit iu deshën rreth 35 minuta të hiqte pjesën më të madhe, ndërsa vajza nuk pushonte së qari. Pastaj iu drejtuan spitalit ku doktorët u siguruan të hiqnin të gjitha qimet dhe i dhanë mjekimet që duhet të merrnin.
U deshën 5 javë trajtime intensive dhe 1 ndërhyrje kirurgjikale që Orla të mund të shërohej plotësisht. Sipas mjekëve të ‘’ Royal Hospital for Sick Children’’, Orla vuante nga sindromi Tourniquet, e cila prek fëmijët sidomos në periudhën kur mamatë e tyre humbasin flokët pas shtatzënisë.
Ata këshillojnë mamatë që t’i mbajnë flokët e shkurtra ose të lidhura ndërkohë që fëmijët e tyre janë ende shumë të vegjël.
Viti 2018 është një nga vitet kur Kosova nuk ka arritur të fuqizojë subjektivitetin ndërkombëtar përmes njohjeve të shumta dhe ashtu sikurse edhe në vitin 2017, Kosova ka arritur vetëm një njohje të shtetit të saj, thonë njohësit e zhvillimeve politike.
Për më tepër, sipas tyre, Kosova është ballafaquar me dilemën nëse disa nga vendet që e kanë njohur pavarësinë e saj, i kanë tërhequr ato njohje.
Zyrtarët e Qeverisë së Serbisë kanë theksuar se gjatë viti 2018 kanë qenë 12 shtete që i kanë tërhequr njohjet e tyre për Kosovën, ndërkohë që zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, kanë hedhur poshtë një gjë të tillë, duke i cilësuar si propagandë agresive të Serbisë për ta dëmtuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.
Taulant Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë që problemi më i madh është vetë fakti se është bërë çështje e diskutueshme se a ka marrë ndonjë vend i caktuar vendim politik për çnjohje ose jo të shtetit të Kosovës.
“Nuk jemi më as në kohën kur flasim për njohje të reja. Përderisa në vitin 2012 kemi pasur 12 njohje, shikoni si ka rënë trendi i njohjeve vit pas viti. Më 2018 dhe 2017, ne kemi nga një njohje të vendeve. Prandaj, në këtë kontekst, unë e shoh që tanimë jemi në fazë defensive, vetëm për të krijuar një lloj ambienti që të mos kemi së paku vendime politike për çnjohje nga vendet e caktuara. Çështja e njohjeve të reja nga vendet tjera më nuk as nuk po diskutohet”, theksoi Kryeziu.
Çështja nëse vende të caktuara kanë tërhequr njohjet e tyre ndaj Kosovës është bërë temë diskutimesh, përveç në opinionin publik, edhe brenda institucioneve të Kosovës.
Më 19 Dhjetor, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, duke iu përgjigjur pyetjeve të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, ka hedhur poshtë pohimet e autoriteteve serbe se 12 vende kanë tërhequr njohjet për Kosovën. Megjithatë, ai ka pranuar se një vend ka dërguar notën verbale, për tërheqje të njohjes.
“Republika e Kosovës ka gjithsej 116 njohje të dëshmuara me 116 nota verbale, të cilat janë lëshuar nga shtetet respektive në emër të Republikës së Kosovës. Njohjet dhe notat verbale kanë ardhur te ne. Deri më sot, asnjë notë verbale, përveç Ishujve Solomon, nuk ka ardhur asnjë shkresë te ne, ku thuhet se ‘ne jemi duke tërhequr njohjen, jemi duke u tërhequr nga marrëdhëniet me Kosovën’ ose diçka tjetër”, tha Pacolli.
Megjithatë, ai ka theksuar se ekzistojnë disa nga vendet që shqyrtojnë ose kanë ngrirë qëndrimin edhe ndaj Kosovës, por edhe ndaj Serbisë.
Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiq, ditë më parë ka thënë për një media të Serbisë se diplomacia serbe ka ndikuar në tërheqjen e njohjeve të vendeve të caktuara për Kosovën.
“Janë 12 vende që e kanë tërhequr pranimin e Kosovës. Sa i përket kësaj, ne e kemi situatën që ka një numër të vendeve, për të cilat nuk e dimë se a e kanë njohur ose jo Kosovën. Madje as ata vetë nuk e dinë”, theksoi Daçiç.
Ndryshe, Afrim Hoti, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se në kuptimin teorik të së drejtës ndërkombëtare nuk ekziston fenomeni i çnjohjes apo tërheqjes së njohjes së një vendi ndaj vendit që e ka njohur më herët. Megjithatë, sipas tij, nga vendet që, sipas tij, kanë sisteme jostabile, akti i çnjohjes ose tërheqja e njohjes po paraqitet si fenomen. Ky fenomen, siç thotë ai, më shumë reflekton pozita ose rrethana politike, se sa që ka ndonjë efekt praktik në të drejtën ndërkombëtare.
Por, siç thekson profesor Hoti, vetë diskutimi lidhur me çnjohjen e Kosovës në disa nga vendet e botës, krijon efektin negativ në raport me Kosovën, sepse i mbajnë pezull vendimet e shteteve të caktuara të cilat mbase do ta njihnin Kosovën deri më tash.
“Efekti i këtyre veprimeve është i kufizuar, për faktin që vendimet dhe të përfolurat bëhen kryesisht për shtete të vogla, të cilat nuk kanë ndonjë rëndësi në të drejtën ndërkombëtare. Situata do të ishte krejtësisht tjetër, sikur ajo që po njihet tashmë si çnjohje, të ndërmerrej nga shtete të fuqishme – siç janë Britania e Madhe, Franca, Austria e kështu me radhë – e për të cilat, fatmirësisht nuk kemi pasur ndonjë rast”, tha Hoti.
Ndryshe, jo rrallë, njohësit e zhvillimeve politike, kanë theksuar se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, po e dëmton Kosovën në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, për shkak se dialogu është keqpërdorur nga shteti serb dhe diplomacia e tij, duke thënë se dialogu po zhvillohet për definimin e statusit të Kosovës.
Serbia keqpërdori dialogun kundër Kosovës
Një gjë të tillë, e ka pohuar edhe ministri i Jashtëm, Pacolli, i cili ka theksuar se Serbia, para vendeve tjera, e ka shtrembëruar kuptimin dhe misionin që ka dialogu.
“Siç e shihni, dialogu dhe vet ky alarmi i shpërndarë nëpër botë për dialogun, sigurisht që ka ndikuar. Serbët janë duke e përdorur një mënyrë shumë taktike, duke e fuqizuar gjithmonë Rezolutën 1244 dhe duke thënë se ‘ja kjo është Rezoluta e Kombeve të Bashkuara’ dhe se ‘ne jemi duke dialoguar me Kosovës dhe çdo interferim këtu e dëmton dialogun, prandaj është mirë të tërhiqeni nga kjo’. Ky është narrativi që është krijuar nga serbët. Ne, nga ana jonë, kemi marrë çdo masë që t’u tregojmë se nuk është kështu”, theksoi Pacolli.
Se dialogu është përdorë me narracion çorientues nga Serbia karshi vendeve potenciale për ta njohur Kosovën, vlerëson edhe analisti Kryeziu. Për më shumë, siç thotë ai, këtij çorientimi i ka kontribuar edhe mbështetja në Kosovë e idesë për definimin e kufirit me Serbinë e që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka cilësuar si ‘korrigjim’ të kufirit.
“Absolutisht po. Në momentin që ata (serbët) kanë arritur që këtë skenar që ‘ngadalë, sepse ende nuk është definuar çështja e shtetësisë dhe ne jemi ata, të cilët e përcaktojmë apo e definojmë rrumbullakimin e shtetësisë së Kosovës’, është mjaftueshme që vendet e treta të hezitojnë që ta njohin Kosovën si subjekt i të drejtës ndërkombëtare. Ato mund të thonë ‘këto dy shtete ende po diskutojnë për diçka që është territori’, ndërkohë që territori përbën njërin nga tri elementet bazë për njohjen e shtetësisë së një vendi”, theksoi Kryeziu.
Sidoqoftë, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, më herët kanë theksuar se ka kohë që ekzekutivi ka aktivizuar mekanizmat e saj diplomatikë për t’u përballur me agresivitetin diplomatik të Serbisë. Diplomacia agresive e Serbisë, sipas tyre, është manifestuar jo vetëm me përpjekjet për të ndaluar njohjet e reja dhe pengesat për anëtarësimin e Kosovës në organizata e mekanizma ndërkombëtarë, por Beogradi po vazhdon t’iu kërkojë vendeve të caktuara që të tërheqin njohjet e shtetit të Kosovës./REL
Një ish-atlete britanike që është e gjatë 195 cm ka deklaruar se nuk po gjen dot “shpirtin binjak”.
Gjatësia ka ndikuar për keq në jetën e Jade Slavin, e cila ka përjetuar bullizëm prej vitesh.
26-vjeçarja ka pranuar se e ka urryer gjithmonë ‘shtatin’ e lartë falë ngacmimeve që e quanin “të shëmtuar” dhe “anormale”. Mendimet për veten i ndryshuan kur iu fut modelingut dhe sportit.
Në moshën 21-vjeçare, asaj iu ofrua që të përfaqësonte ekipin britanik në ‘taekwondo’. Jade ia doli që të fitonte kampionatin e 2014 në Glasgoë dhe më pas dy kampionate botërore dhe europiane.
Gjatësia i ka dhënë shumë sukses në sport, por në dashuri nuk e ka gjetur ende rrugën.
“Një prej vështirësive që has çdo ditë janë rrobat, të cilat janë të vogla për mua. Jo shumë dyqane ofrojnë veshje për vajzat e gjata, prandaj nuk kam shumë mundësi zgjedhje. Një tjetër vështirësi është takimi i meshkujve. Unë dua që djemtë të jenë në të njëjtën gjatësi ose më të gjatë se unë, por në zonën ku jetoj nuk ka shumë të tillë”, tha ajo për ‘TheSun’.
Ende mendon se po të ishte më e shkurtër do bënte jetë tjetër, por po ia del që të jetojë shumë mirë dhe të mos ndikohet nga komentet negative të njerëzve përreth.
Barnat “miqësore” të pacientëve të kancerit ekzistojnë dhe mund të përdoren për të zgjidhur ose zbutur simptoma të caktuara, të tilla si lodhja ose depresioni, ose zhdukja dhe shumë çrregullime të tjera, për shembull kur barnat nuk janë të mjaftueshme ose kur barnat e përshkruara nuk janë të tolerueshme. Në shumë raste, ne gjithashtu përdorim bimë për qëllime parandaluese, për shembull në rastin e rrezikut të lartë për shkak të familjaritetit, apo ekspozimit ndaj toksikantëve mjedisorë apo edhe në mënyrë jetese të papërshtatshme. Këtu janë disa ekstrakte nga libri “Bimët kundër kancerit. Për të parandaluar atë, lehtësimin e simptomave dhe efekteve anësore të ilaçeve” po ju rendisim disa shembuj të tumoreve për të cilat është provuar dobia e tyre.
Bimët “mike”
Për të sulmuar kancerin si të tillë është detyra e kirurgut, onkologut, terapistit të rrezatimit. Bimët medicinale mund të jenë të dobishme në çdo gjë që është rreth tumorit, për pacientin, gjithashtu përfshirë tashmë në një rrugë të trajtimit të kancerit. Bimët “mike” mund të përdoren për të zgjidhur ose lehtësuar disa simptoma, të tilla si lodhja apo depresioni dhe shumë çrregullime të tjera, për shembull, kur medikamentet nuk janë të mjaftueshme, ose kur medikamentet e përshkruara nuk tolerohen. Dhe nuk është gjë e vogël të përmirësosh cilësinë e jetës në kohë të vështirësive të mëdha. Ose ata ende mund të shërbejnë për të përmirësuar përgjigjen imune të trupit kundër tumorit. Në shumë raste, atëherë ne përdorim barëra edhe për qëllime parandaluese, për shembull në rastin e rrezikut të lartë për shkak të historisë së familjes, ose ekspozimit ndaj toksinave mjedisore, apo edhe një mënyrë jetese të papërshtatshme. Duke pasur, pra, ilaçe bimore mund të zgjidhen ose të zvogëlohen çrregullime të caktuara mund të jetë e rëndësishme, madje edhe shumë e rëndësishme, jo vetëm për të zvogëluar numrin e ilaçeve të marra, por mbi të gjitha për t’u ndier më mirë pacienti. Toni fizik, restaurimi i energjisë vitale, reduktimi i stresit dhe ndjenja e mirë janë tashmë një fillim i mirë i udhëtimit. Dhe baret miqësore të pacientit në këtë qëllim.
Terapi natyrore për kancer
Shpesh pacienti me kancer i është nënshtruar një ose më shumë operacioneve, është duke marrë kimioterapi ose radioterapi është duke hequr dhe vuajtjet, ankthet dhe shqetësimet e të përfshijë edhe anëtarët e familjes, të cilët janë të gjithë në kërkim të çdo gjëje që mund të përmirësojë shëndetin fizik dhe psikologjik të përbashkët, të goditur nga “përbindëshi”. Kjo është arsyeja pse një hulumtim i tillë shpesh përkthehet në kërkesën për gjëra natyrore, me shpresën se ata do të bëjnë sa më pak dëm që është e mundur, ndryshe nga medikamentet që janë toksike. Dhe ilaçet anti-kancer nga burimet natyrore nuk janë, efektive, hulumtuar mirë, tashmë në përdorim klinik për vite: Merrni për shembull taksolit dhe derivateve të saj të marra nga norma (paclitaxel etj), alkaloide Vinca dhe derivatet e saj (vincristine, vinblastine, vinorelbine), derivatet e podofillin (etoposide, teniposide) nga Podofillo dhe irinotekan që rrjedhin nga Camptoteca. Në shumicën e bimëve ka shumë informacione, por shpesh të pjesshme. Shumë bimë që nuk kanë përfunduar rrugën e verifikimit shkencor, gjithnjë e më shpesh, janë të bekuara në rrjetet shoqërore dhe menjëherë të shenjtëruar si mjete antikancerike. Shpesh pa ndonjë racionalitet, pa dijeninë e dobisë reale, edhe pa perceptimin e vogël të rrezikut dhe, natyrisht, pa ndonjë kontroll klinik. Për shembull, gjykimi është ende në pritje për Artemisia, Graviola, Mushrooms, Aloe dhe shumë më tepër. Të gjitha shembuj të bimëve që “konsiderohen” fuqi nga pacientët, të përdorë gjithashtu edhe zakonisht, për të cilat, megjithatë, ekziston një dokumentacion i pjesshëm, nganjëherë interesant, por shpesh ende i paplotë nëse jo krejtësisht të pamjaftueshme.
Bimë për kancerin e zorrës së trashë
Shafrani i Indisë (Curcuma longa), erëz aziatike e njohur tashmë edhe në tryezat tona, është provuar nga studimet veçanërisht premtuese eksperimentale dhe paraklinike në vitro se duke shtuar ekstrakte të shafranit të Indisë në dietë mund të përmirësojë efektivitetin e kimioterapisë në kancerin kolorektal. Sidoqoftë, veçoria e kurkuminit duhet të mbahet mend, domethënë të jetë një agjent kemo-radiosensitues. Curcumin, si dhe të përmirësojë efektivitetin e terapisë ka treguar edhe për të mbrojtur inde të shëndetshme dhe të organeve të tilla si mëlçia, veshkat, zemra dhe mukozës orale me kimioterapi dhe radioterapi-i detyruar toksicitetit. Silymarin (nxjerrë nga fara e thistleve të qumështit) është një substancë shumë e dobishme për të zgjidhur problemin e biodisponibilitetit të dobët të kurkuminës. Për më tepër, një nga komponentët e saj në veçanti – silibinë – është provuar të jetë shumë e dobishme si një agjent kimiopreventiv në tumorogjenezën, por edhe në reduktimin e rritjes së polipit të zorrëve. Astragalus: studimet e tanishme fokusohen kryesisht në efektet e tij imunomodulatore, antioksiduese dhe anti-inflamatore. Reishi Mushroom (Ganoderma lucidum) zë një vend të rëndësishëm në mjekësinë tradicionale të Kinës, Japoni, Kore dhe vende të tjera aziatike, është përdorur si një nxitës imunitar dhe ka qenë gjithashtu studiuar për potencialin e saj anti-tumor. Ata gjithashtu studiojnë karafil (e cila është marrë nga caryophyllata Eugenia), të triptolideve (një nga komponentët kryesore të Tripterygium ëilfordii), Panax Notoginseng.
Barëra për kancer të mushkërive
Bima më e studiuar medicinale ndonjëherë në pacientët me kancer të mushkërive jo të vogla (NSCLC) është Astragalus, bimë tipike e mjekësisë tradicionale kineze. Gjatë dekadës së kaluar janë publikuar të paktën tre dokumentacione të mjaftueshme, komente sistematike të letërsisë kryer në gjyqe të shumta klinike që përfshijnë një total prej më shumë se 9 mijë pacientë me kancer të mushkërive: pacientët e trajtuar me kimioterapi dhe preparatet e bazuara Astragalus kanë paraqitur statistikisht më të mirë cilësi dhe një jetëgjatësi më të gjatë në krahasim me ato që trajtohen vetëm me kimi. Në disa raste kjo fjalë pjata tradicionale kineze të gjitha të bëra nga Astragalus (shpesh me shumë bimëve të tjera), në disa të tjera edhe ekstrakte të pastruara të marra në formën e ilaçeve me injeksion. Ka pasur gjithashtu përmirësime në zvogëlimin e efekteve anësore të kimioterapisë. Polysaccharides me karakteristika të ngjashme me ato Astragalus imunitet janë gjithashtu të pranishme në disa kërpudha medicinale, dhe në mesin e këtyre, Coriolus versicolor. Në një meta-analizë të kohëve të fundit ajo ka qenë vlerësuar pozitivisht në mes të mjekësisë kineze në formë injectable bërë nga xhensen, Astragalus, cantharidin dhe Eleuterocco dhe kimioterapi. Studimi gjithashtu Curcuma longa, raven, saponins e Panax Notoginseng, berberinës (ekstraktuar nga Rhizoma coptidis), Siberian xhensen (Eleutherococcus Senticosus), ekstrakte zakonshme Karrota (Daucus carota), parthenolide (përbërësi kryesor i Tanacetum parthenium).
Bimë për kancerin e prostatës
Kanceri i prostatës është kanceri më i zakonshëm tek burrat dhe vendi i katërt në popullsinë e përgjithshme (ato pjesë të lëkurës). Pra, ajo është shumë e shpeshtë, por për fat të mirë ka një ndikim të ulët në vdekshmërinë, sepse ajo është një kancer i shërueshëm. Shumica e këtyre kancereve prekin njerëzit pas 65 vitesh dhe ka një prognozë të mirë. Ka shumë bimë medicinale që shkaktojnë apoptozë të kancerit të të prostatës (vdekje qelizore dmth programuar). Çaji jeshil është konsideruar më efektiv për lloje të ndryshme të kancerit. Studime vëzhguese dhe të kontrolluara kanë konfirmuar: ka një trend të reduktuar në incidencën e kancerit të prostates, rritje e një filxhani në ditë të çajit të gjelbër. Lëngu I shegës eksperimentalisht sinjalizon qelizat inflamatore, pengon rritjen e kancerit të prostatës dhe zvogëlon nivelet e PSA, dhe plotësimi me një përzierje të çajit të gjelbër, shegë, Brokoli dhe curcumin ka rezultuar në një ulje të normës së rritjes së PSA në mesin e njerëzve me kancer të prostatës. Lëngu i shegës ende duhet të merret me kujdes, sepse kjo mund të rrisë aktivitetin e ilaçve të tjera të marra në të njëjtën kohë. Edhe natyra chemopreventive dhe kimioterapeutik e curcumin si një agjent terapeutik për trajtimin e kancerit të prostatës është shumë premtues: përgatitjet më të mira janë ato me Curcuma në nanoemulsions, nanoparticles, phytosomes, liposomes ose ciklodekstrinat. Duke ditur rolin e hormoneve në zhvillimin e kancerit të prostatës, janë efekte intuitive në strukturën e kancerit të prostatës ushtruar nga shumë substanca bimore, të cilat janë në studime: Tribulus terrestris, Phytoestrogens soje, Tea Caisse (Essiac), repens Serenoa, Resveratrol , baicalein, acid ursolic, Sulforaphane.
Bimë për kancerin e stomakut
Një dietë e pasur me cruciferous është e rekomanduar për të gjithë, pasi ato janë të dobishme në reduktimin e rrezikut të spektrit të përhapur nga kanceri. Fito-kimikët shfrytëzohen më mirë nga të njëjtët pacientë nëse merren në formën e pijeve centrifugale. Në mesin e këtyre dallohet lëng lakër (nëse kjo të kuptohet si lulelakër, brokoli, lakër apo kapak, edhe si perime të tjera cruciferous: turnips, radishes, arugula, rrikë). Sulforaphane është parimi kryesor aktiv, ajo është për të parandaluar degjenerimin malinje të dy sinergjive të mundshme të veprimit me çdo kimioterapi. Kush ha lakër ose perime të tjera cruciferous të paktën një herë në javë kanë një rrezik të reduktuar të kancerit të stomakut 20%. Përbërës më të rëndësishëm aktiv është lentinan, një polisakaridi që rrjedhin nga miceli e fungal shiitake (trupore Lentinus edodes), e cila e treguar aktivitetin sinergjistik me disa kimioterapia (gemcitabine, paklitaksel, docetaxel dhe cisplatin), si dhe antitrupa monoklonale. Rezultatet pozitive edhe për Astragalus dhe Green Tea. Duke pirë çaj jeshil ka një efekt të sigurt parandalues në reduktimin e rrezikut të kancerit të stomakut, veçanërisht nëse ju konsumoni një afat-gjatë dhe dozë të lartë (të paktën 3-4 gota në ditë). Përkundrazi, pirja e çajit shumë të nxehtë rrit rrezikun e kancerit të stomakut. Studimi gjithashtu Garcinia cambogia, Reina (Anthraquinone kryesor i raven), xhenxhefil, jamball, triptolide, beta-asarone.
Parandalimi
Kanceri është një sëmundje që ka një ndryshim në ndarjen e qelizave normale, e kontrolluar nga ADN e qelizës. Një nga mekanizmat më të rëndësishëm që kontribuojnë në zhvillimin e kancerit është i ashtuquajturi dëmtimi oksidativ i ADN-së. Nëse një qelizë me ADN të dëmtuar është e ndarë para se kjo e fundit është riparuar, rezultati mund të jetë një dëmtim i përhershëm gjenetik. Prandaj parandalimi është thelbësor në luftën kundër kancerit. Është vlerësuar se rreth 35% e të gjitha rasteve globalisht shkaktohet nga dietë të varfër dhe, në rastin e kancerit kolorektal, përqindja mund të arrijë 80%. Kur shtohen alkooli dhe cigaret, incidenca rritet deri në 60%. Predispozita gjenetike besohet të ndikojë vetëm 20%. Përveç stilit të jetesës korrekte, literatura shkencore tregon se shumë produkte natyrore gjithashtu kanë një veprim parandalues kundër tumoreve: grupi më i rëndësishëm ka të bëjë me antioksidantë, pastaj fenolet, pjesa tjetër u takon grupeve reaktive të llojeve të ndryshme që kanë vetitë mbrojtëse ndaj qelizave. Këto produkte natyrore gjenden në perime, fruta, bimë dhe sidomos në ekstraktet e barishteve mjekësore. Shumica e antioksidantëve përfaqësohet nga fenoli ose komponimet fenolike, të tilla si isoflavones e soje, catechins çaj jeshil, fenoli jashtëm kafe, acid fenol vera kuq, quercetin qepë dhe acid rosmarinic Rosemary dhe mbi të gjitha nga anthocyanins, pigmente përgjegjës për ngjyrë të zezë-vjollcë, të bollshme në veçanti në frutat e vogla të nëngroëth, por edhe në shegë.
Ndërveprimet
Pacienti i kancerit është ndër ata që janë më të rrezikuarit nga ndërveprimet e padëshiruara midis bimëve/shtojcave dhe ilaçeve, veçanërisht gjatë kimioterapisë. Thelbësore për të shmangur “bëjeni vetë”. Me rritjen e numrit të bimëve të pranishme në një produkt natyral, rreziku i ndërveprimeve dhe lloji i efekteve që mund të lindin mund të jetë praktikisht i paparashikueshëm. Kjo është edhe më e vërtetë në praninë e barnave biologjike ose imunoterapeutike. Një problem i rëndësishëm kirurgjik mund të jetë një gjakderdhje e tepruar dhe e papritur, e cila mund të inkurajohet nga përdorimi i produkteve të bazuara në xhenxhefil, një bimë medicinale që përdoret gjerësisht nga pacientët e kancerit për qëllime anti-nauze, e cila tani është e disponueshme në shumë dyqane të frutave dhe perimeve; shpesh përdoren gjithashtu si një piper. Përdorimi i tij për qëllime shëruese duhet të ndërpritet përpara operacionit.
Kujdes nga “fake news”
Pacienti i kancerit duhet të jetë shumë i kujdesshëm për të mos bllokuar nga lajme të rreme ose madje sharlatanë, të plagjiatuar nga shërues pseudo-fetarë ose të paskrupullt, të cilët arrijnë ta bindin atë, për fat të keq ndodh ndonjëherë, të mos kryejë testet themelore diagnostike, parandalimin si në diagnozën e hershme të një sëmundje onkologjike. Ne mund të themi shumë të sigurt: panat me kafe nuk i shërojnë tumorët; lëng limoni në mëngjes nuk shëron tumoret; kastravec i centrifuguar dhe kopër nuk kuron tumoret; çaji i René Caisse (një infermiere kanadeze që jetonte në shekullin e fundit) nuk shëron tumoret; çaji bimor i luleradhit nuk shëron tumorët; gjethet e lakrave të aplikuara në nyjet e tumorit nuk i shërojnë; banja e sanëve nuk kuron tumoret; bajamet nuk kurojnë tumoret, përkundrazi për amigdalin që përmbajnë, ato janë të rrezikshme.
Një artiste make-upi me akne të rënda ka zbuluar se si lëkura e saj është përmirësuar në mënyrë dramatike në vetëm gjashtë javë me ndihmën e një serumi Abbie Bull, 22 vjeçe, nga Donnington, Shropshire, ka vuajtur nga puçrrat e rënda për më shumë se shtatë vjet dhe ajo u ndje aq e shëmtuar saqë edhe të dashurin e bezdiste.
“Ai është shumë i vetëdijshëm për pasiguritë e mia në lidhje me lëkurën time, por ka pasur raste kur unë shkoja në shtrat me atë dhe mendja më rrinte gjithë kohës tek puçrrat e mia. Shqetësohesha se ai do të më linte për shkak të lëkurës sime, edhe pas gjithë kësaj kohe”.
Por, kur Abbie hyri në të njëzetat, aknet u përkeqësuan dhe ajo u bë gjithnjë e vetëdijshme për pamjen e saj. “Unë u shqetësova shumë nga aknet e mia duke bërë që të ndihem e pasigurt, në ankth dhe në depresion “shpjegoi Abbie. “Jo vetëm që humba besimin tim dhe më bën të ndihem e shëmtuar, por gjithashtu ishin edhe të dhimbshme. Isha i vetëdijshëm për lëkurën time gjatë gjithë kohës dhe ndihesha e zënë ngushtë kur njerëzit më vështronin”, tregon ajo.
Ajo vazhdoi:- “Ashtu si shumica e njerëzve në pozitën time, kam provuar të gjitha llojet e trajtimeve aktuale të përshkruara nga mjeku im dhe antibiotikët por asgjë nuk i pastroi puçrrat e mia. Trajtimet e ditës e bënë lëkurën time të djegur dhe shumë të kuqe”. Abbie vazhdimisht u kthye tek mjekët për të raportuar se çfarë po ndodhte me lëkurën e saj, por ajo nuk u mor me seriozitet.
Pasi nuk pati sukses me medikamentet e përshkruara, Abbie gjeti një zgjidhje të pamundur për aknet e saj në formën e një serumi prej 12.95 £.
Clarol’s Skin Flora RebalancingSerum është i përbërë nga argjendi për të rivendosur bakteret e mira të lëkurës. Abbie e ka përdorur produktin për vetëm gjashtë javë, por ka parë një përmirësim të dukshëm. Duke folur për përvojën e saj në lidhje me puçrrat, Abbie tha: “Fillimisht aknet dolën kur isha 15 vjeçe dhe nuk u shqetësova shumë sepse mendova se do të më iknin”.
Studimi i Forumit Ekonomik Botëror dhe shkollës Oxford Martin: “Nuk ka të bëjë me heqjen plotësisht të biftekëve apo hamburgerëve, alternativat ekzistojnë”
Konsumi i mishit të kuq mund të zvogëlojë me 5% vdekshmërinë e parandalueshme, e cila lidhet me ushqimin në vendet më të pasura, duke zbritur me 2.4% në pjesën tjetër të botës. Kjo sipas studimit të realizuar nga Forumi Ekonomik Botëror dhe shkolla Oxford Martin. “Nuk bëhet fjalë për braktisjen tërësisht të biftekëve apo hamburgerëve të viçit – nënvizon studimi. – Industritë që përpunojnë mishin e viçit dhe prodhimet e qumështit janë jashtëzakonisht të rëndësishme për zinxhirin e furnizimit dhe për mbarështimin e kafshëve. Vlerësohet se ato ofrojnë punë dhe mjete jetese për miliarda njerëz në botë”.
Dhe akoma: “Sfidë është ndërhyrja mbi shtimin e konsumit të mishit të kuq, i cili është duke u rritur në fakt pa nevojën reale ndaj kujt i përgjigjet, dhe kjo nuk është e mirë për shëndetin dhe mjedisin“.
Alternativat e mishit të kuq, sipas ekspertëve, ekzistojnë. Dhe kjo sfidë do të jetë një nga temat në qendër të Forumit Ekonomik Botëror, i planifikuar mes datave 22 dhe 25 janar në Davos. Sipas Forumit Ekonomik Botëror, “mishi i derrit dhe pulat janë burime të shkëlqyera alternative të proteinave, të cilat prodhojnë më pak emetime të gazrave serrë në mjedis, por që do të reduktonin vdekshmërinë vetëm me 0.5-1%. Frutat me lëkurë, insektet dhe soja mund të zvogëlojë vdekjen mes 1% dhe 2.5%” – thekson studimi.
Alternativat më të mira për shëndetin në tryezë janë fasulet, bizelet dhe mikoproteinat (ushqyes që derivojnë nga kërpudhat), të cilat mund të reduktojnë vdekshmërinë e sëmundjeve të parashikueshme me 5-7%. Kjo për shkak se ato kanë një përmbajtje të lartë të fibrave, si dhe shumë proteina: “në këtë mënyrë ato sigurojnë ushqimin e nevojshëm për trupin dhe kompensojnë disa regjime dietike në të cilat ky lloj ushqimi është i pakët“.
Objektivi i Forumit Ekonomik Botëror është të tregojë se është mundësia të prodhohet ushqim i mjaftueshëm për dhjetë miliardë njerëz në mbarë botën dhe të përmirësohet shëndeti edhe pa eliminimin total të mishit, por vetëm nëse përdorim produkte inovative dhe të balancuara.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar sot 28 vjetorin e themelimit të gazetës Rilindja Demokratike.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, kreu i shtetit i uron gazetës “jetë të gjatë”.
“Me rastin e 28-vjetorit të gazetës së parë opozitare “Rilindja Demokratike”, i uroj stafit, të gjithë gazetarëve dhe drejtuesve të saj në vite, shumë suksese të mëtejshme. Gëzuar dhe jetë të gjatë RD!,” shkruan Meta.
Numri i parë i gazetës “Rilindja Demokratike” doli në 5 janar 1991.
Japonezi Kioshi Kimura ka blerë për një vlerë prej 3.1 milion dollarësh një peshk ton me peshë prej 278 kilogramësh. Me këtë blerje ai ka thyer rekordin e mëparshëm të 2013-ës ku një peshk ton u ble me vlerën e 1.4 milion dollarësh.
Një milioner japonez ka paguar një shifër rekord prej 3.1 milion dollarësh për një peshk gjigand ton, në ankandin e parë të këtij viti në tregun e peshkut në Tokio.
I vetëquajtur “Mbreti Ton”, kiosho Kimura bleu peshkun ton prej 278 kilogramësh në një kohë që ky lloj peshku konsiderohet specie në zhdukje.
Ai ka shpenzuar më shumë se dyfishin e shumës prej 1.4 milion dollarësh që pagoi në vitin 2013. Pronarët e kompanive sushi shpesh paguajnë shifra të larta pët pesjkun më të mirë sidomos në ankandin e parë të vitit. Pas ankandit Kimura u shpreh për agjencinë e lajmeve Asociated Press, se kishte blerë një peshk të mirë. Edhe pse cmimi sipas tij ishte më i lartë se ai që shpresonte, ai uroi që klientët e tij të hanin të gjithë peshkun e jashtëzakonshëm. Kimura shënoi në këtë mënyrë të tetin vit rradhazi që fiton ankandin e parë të vitit. Në një ditë normale një peshk i këtyre përmasave do të shitej për 60 mijë dollar. Por ankandi shërben shumë në reklamimin e kompanive të sushit. /abcnews.al
Rrugët e malësisë së Sharrit sërish rezultojnë të pa pastruara sa duhet. Kripë nuk hidhet në sasi të mjaftueshme, ndërsa ekskavatori kalon një herë në 24 orë thonë banorët. Ata alarmojnë komunën që të marr parasysh ankesat e tyre, sepse, siç thonë ka pleq dhe njerëz të sëmurë të cilët shpesh nuk arrin dot deri në spital.
Ma keq nuk ka ma, qe dy orë që kemi nisur nga Bozovca, s’ka më keq, pak krip ka, e ka mbush bora krejt. As ekskavator asgjë nuk ka aspak. Ja me grat jemi, krejt të sëmura janë i çojmë në spital”.
Aspak s’ka as krip as rërë asgjë, dilni vet shiheni. Ekskavatori rri dikund por s`e dimë as ne ku rrinë”.
Mbrëmë në dhjetë të natës zonjën e solla në spital, isha me veturë të vogël por ishte vështirë kalimi”.
Mbrëmë i pash që kaluan, por ka nevojë më tepër, shkaku se malësi jemi dihet, borë më shumë bie dhe duhet të jenë të kujdesshëm në këtë drejtim dhe komuna të mundohet më tepër”. – u shprehën banorët e intervistuar.
E përderisa banorët ankohen për vështirësi gjatë kalimit të rrugëve të fshatrave të malësisë së Sharrit, komuna e thotë të kundërtën.
Rrugët në malësinë e Sharrit pastrohen rregullisht, por shkaku i reshjeve të vazhdueshme të borës, sidomos gjatë natës, rrugët rezultojnë të kalueshme por me vështirësi. Rekomandojmë popullatën që pa goma dimri dhe zinxhirë mos të lëvizin”. – thonë nga komuna e Tetovës.
Përndryshe, pikërisht për pasojë të mospastrimit si duhet të rrugëve, aksidentet në rrugët e Malësisë janë të shpeshta, dhe jo rrallë përfundojnë edhe me lëndime të rënda apo pasoja fatale./alsat-m
Një ditë pas takimit midis kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami nga kjo parti kanë folur se çfarë ka qenë tema e diskutimit.
“Në takim u bisedua për kërkesat që tashmë i kanë dorzuar deputetët e Lëvizjes Besa dhe që kanë të bëjne me çështjen e shtetësise, diasporës, gjuhës shqipe dhe ndryshimet ne preambulë. Në takimin e ardhshëm do bisedohet për formulime konkrete juridike dhe pas kësaj Kryesia Qendrore e partisë do merr vendimin përfundimtar rreth votimit të ndryshimeve kushtetuese” deklaroi për INA zëdhënësi i Lëvizjes Besa Elmedin Memishi, duke mos dhënë detaje tjera, por duke shtuar se pikat e diskutimit janë pjesë e grupeve të punës.
Por siç mësohet një nga çështjet më të nxehta ka qenë edhe shtetësia, ku nga Lëvizja BESA thonë se nuk do të lejohet që shtetësia për shqiptarët të jetë “makedonsko”. Kjo sipas tyre nuk do të lejohet që shqiptarët ne dokumentat e tyre te kenë shtetesine “makedonsko” por ajo duhet ndryshuar. Nga ky takim nuk pati ndonjë epilog përfundimtar por brenda kësaj jave që vjen, jo zyrtarisht të martën do të realizohet edhe një takim në mes Zaevit dhe Kasamit për të negociuar ende në lidhje me kërkesat e Lëvizjes Besa. (INA)
Na jemi mësu me hajna, prej Presidencës (që e kish pas skropit shtetin, kish pas pi kafe me kazana) e deri te Institucioni ma i fundit vjedhin, s’kanë lënë buxhet pa vjedh.
Vjedh shqiptari makiato; vjedh letra A4; vjedh kokrra t’sheqerit; vjedh çka t’i del përpara;
Shqiptarët kanë vjedh në emër të luftës për liri, janë vra gjinja për paret e luftës ‘Vendlindja thërret’; vjedh 3 për qindshin, vjedh shoqatat humanitare; vjedh Nënë Terezën, vjedh kundra n’xhami; vjedh paret e kishës; vjedh vizore e fletore n’shkolla; vjedh turrshi n’konvikte e pandufke para derës t’shpisë; vjedh ‘zemra’ e vjedh dashni; vjedh kangë e muzikë; vjedh filma e stilet e modës; vjedh fotografi; vjedh profile n’Facebook e vjedh n’gazetari.
Në një mënyrë a tjetër, krejt jemi të plaçkitur. Publikisht, pa ta majt alltin n’kry, nuk ka gati vetëshërbim që ti kthen centat.
Nuk ndodh në botë me të vjedh dugajat në sy të shtetit, e shteti mos me t’mbrojt, sepse politikanët, qeveria janë në duart e oligarkëve e mafijashëve.
Pse ne lejojmë me na vjedh pompat e benzinës, pse lejojmë turli qyrrake llajnerin deri te veshi e thojtë si të shtrigave nëpër dugaja mos me ta kthy centin, pse nuk ngul ti mos me dal prej dere pa e marrë kusurin tënd.
Vjedhin lypsarët paraqiten si fukarenj, masandej del dikush e i vjedhin lypsarët.
Auditorët i fshehin krimet e mëdha të shtetit, auditorët janë si maskat e këtyre kriminelëve që po grabisin me armë. Njejtë eshe gjykatat, janë mbeojtësit më të mëdhenj të kriminalitetit në Kosovë.
Ramushi te Ermali ka thënë se shqiptarët janë të armatosur, e kush s’ja bani t’madhe. Jo valla të armatosun jeni ju, se na që kemi kry pak shkollë s’jemi armatosë, ende.
Në qeveri ka ministra që kur gëzohen gjuajnë me alltia. Primitiva t’pashoq.
Ky është shtet i hajnave dhe i kriminelëve. Është parajsë për ta. Janë bë çirak, milionera tuj e vjedh shtetin.
Dikush me alltia, dikush ulun prej zyre. Pak kush që e ka vulën e shtetit eqë nuk vjedh.
Shkojnë me nejt te akrabaja në Paris e Belgjika me paret të shtetit, kishe po shkojmë zyrtarisht. Shkojnë zyrtarët e shtetit me kqyrë lojna të futbollit me pare të shtetit. Kerret e shtetit shfrytëzohen për bullaqina, m’i çu gratë në deti; fminë në shkollë, edhe drutë i barkn me to.
P.S. Mirë kish qenë me ja ba me ligje arabe, kur t’ua kishe nxjerr dorën prej vendi, s’kish vjedh shqiptari ma.
Nuk jemi ne për ligje evropiane, sepse mentalitetin nuk e kemi evropian. Mbasi je mysliman, ma mirë me të dënu me ligjet e tyne.
Jena ba si n’Teksas, por jo sa i përket ligjeve vetëmbrojtëse të Teksasit që janëbshumë t’forta.
Mos ia çelni derën askujt. E nëse (mos e bëftë Zoti) të hyn dikush brenda, paraqitu i vdekur si para arushës. Ose merre lejen për armë e mbroje veten.
Sepse ky shtet s’është kah të mbron. Dhe këta grabitës të armatosur janë terroristë që po e sfidojnë shtetin e Kosovës. Kështu po nis një ‘luftë’
e re. Kosova aq e vogël, e s’ka kush i zë hajnat.
Do hajna institucional i çojnë në aeroport, u kanë ndihmu me ikë e masandej janë kthy me aeropan e s’i nguc kush se veç në Kosovë ‘krimet vjetërohen’.
Me këta njerëz shteti nuk bëhet, hajnat nuk e zënë hajnin.
Për ironi, njëri hajn që po e lypin policia e kish pas postu këtë ‘thënie’ në Facebook: ‘Kur t’vjen terri-del Kadri Veseli’.
P.S. Kurrë nuk e kam kuptuar pse kur kqyrim filma me hajna,si ‘Ocean’ Eleven’ ose ‘Ocean’s 8’ gjithmonë jemi në anën e hajnave!