Ballina Blog Faqe 728

Zaev: Nuk ekziston mundësia të ndryshohet Marrëveshja e Prespës

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, në një intervistë për gazetën greke “Efimerida” ka thënë se nuk ekziston mundësia që Marrëveshja e Prespës të ndryshohet.

Ai në këtë intervistë ka folur edhe për marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Greqisë, dobitë e Marrëveshjes së Prespës, proceset në Kuvendet e të dy vendeve, anëtarësimi në NATO si dhe çmimi “Nobel” për paqe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se Maqedonia dhe Greqia si dhe qytetarët e tyre mund të jenë miq të sinqertë dhe se procesi për marrëveshje është i pakthyeshëm.

“Nuk ekziston mundësi të ndryshohet Marrëveshja e Prespës, procesi është i pakthyeshëm. Bëhet fjalë për ligj, gjithashtu edhe ndryshim kushtetues. E ndryshojmë Kushtetutën pasi besojmë në të ardhmen e qytetarëve tanë dhe të rajonit, ndërsa duam të dërgojmë mesazh edhe për Evropën”, tha Zaev.

Ai shpreson se marrëveshja mes Athinës dhe Shkupit do të merr dritë të gjelbër nga deputetët e të dy vendeve, ndërsa nuk fshehu shqetësimin për atë të se si do të kalojë ratifikimi në Kuvendin e Greqisë.

Ndërsa sa i përket çmimit “Nobel” për paqe, Zaev tha se i ka shkruar kryeministrit grek Alexis Tsipras për të thënë se kjo është nder i madh, ndërsa ai i është përgjigjur se çmimi më i madh është miqësia mes dy vendeve./Telegrafi/

VMRO-DPMNE ka publikuar shpallje për kandidat për president të Maqedonisë

VMRO-DPMNE ka publikuar shpallje publike për paraqitje të kandidaturave për president të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Nga partia thonë se të gjithë ato kandidatë, të cilët i plotësojnë dispozitat ligjore dhe kushtet për kandidim dhe të cilët pajtohen dhe i përkrahin politikat e VMRO-DPMNE-së, duhet që të dorëzojnë letër individuale deri te selia e partisë më së voni deri më 31 janar.

“Menjëherë pasi të dorëzohen kandidaturat, të gjithë kandidatët që i plotësojnë kushtet, do të kenë të drejtë të barabartë t’i prezantojnë planet dhe programin përpara partisë. Në pajtueshmëri me vendimin e Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së në konventë do të marrin pjesë dhe do të vendosin 550 delegatë. Parimi për zgjedhje është me votim të fshehtë, ndërkaq për do të vlerësohet si kandidat i zgjedhur i VMRO-DPMNE-së për kandidim në zgjedhjet presidenciale ai që do të fitojë më shumë vota, por jo më pak se një e treta e delegatëve. Nëse asnjëri kandidat nuk e fiton numrin e nevojshëm të votave, atëherë votimi do të përsëritet. Në votimin e dytë do të marrin pjesë dy kandidatë të cilët kanë marrë më shumë vota në votimin e parë”, informojnë nga partia opozitare.

Sipas informatave, konventa duhet të mbahet më 16 shkurt. Në parti janë të bindur se kandidati i tyre do t’i fitojë zgjedhjet presidenciale.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka thënë se me 2 ose 3 shkurt të këtij viti do të shpallen zgjedhjet presidenciale që do të mbahen sipas të gjitha gjasave në fund të marsit, ose në fillim të prillit.

Që zgjedhjet të jenë të suksesshme, duhet që të dilet në rrethin e dytë rreth 720 mijë votues, ose rreth 40% nga numri i përgjithshëm i votuesve në Listën Zgjedhore.

Burimet kuvendore thonë se nëse nuk do të ketë cenzus, atëherë do të iniciojnë ndryshime kushtetuese që presidenti të zgjedhet në Kuvend. Shumica parlamentare me tetë deputetët e pavarur nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së ka 80 vota, aq sa nevojiten për ndryshim të Kushtetutës.

Në zgjedhjet e fundit presidenciale që janë mbajtur më 13 dhe 27 prill të vitit 2014, i ka fituar kandidati i VMRO-DPMNE-së, Gjorge Ivanov.

GJYKIMI PËR ALMIRIN NIS NGA E PARA

Rasti i Almir Aliut kthehet nga e para. Kjo përshkak se Gjykata e Apelit e ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës Themelore të Kumanovës. Këtë e konfirmon për TV SHENJA, avokati i familjes Aliu Asmir Alispahiç, por ata deri në këto momente ende nuk i kanë të njohura shkaqet për sjelljen e këtij vendimi, pasi vendimin e nga Apeli ende nuk e kanë marrë.

Për të akuzuarin e vrasjes së vogëlushit Boban Iliq, gjithashtu shfuqizohet vendimi, që do të thotë se Iliq do të mbrohet në liri, por të njëjtit do t’i shqiptohen masa kujdesi. Ndryshe, më 1 tetor të vitit 2018 u mbajt seancë publike në Gjykatën e Apelit në lidhje me ankesat e palëve për vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Kumanovës.

Prokuroria e Lartë gjatë seancës në Gjykatën e Apelit kërkoi që të dënuarit për vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, Boban Iliq dhe të dënuarve për dhunë, Sami Demiri dhe Abdullah Aliu t’u rritet dënimi.

NDRYSHIMET KUSHTETUESE: Zaev sot takon Kasamin

Kryeministri Zoran Zaev sot do të mbajë takim me kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ku do të tentojë ta bindë që të mbështesë ndryshimet kushtetuese.

Takimi është caktuar në ora 16 në hapësirat e qeverisë, transmeton MEDIAL.

Zaev është optimist se do të sigurojë dy të tretën e shumicës dhe se procesi i implementimit të Marrëveshjes së Prespës do të mbarojë me sukses. Data e paraparë e votimit të amendamenteve është 15 janari.

Në Kodër të Diellit minus 15, Mavrovë 56 centimetra borë

Minus 15 gradë janë matur në mëngjesin e sotëm në Kodër të Diellit, ndërsa minus 12 në Mavrovë dhe Krushevë. Temperatura nën zero ka në të gjitha vendbanimet në Maqedoni, informon DPHM.

Shtresa e dëborës në Hanet e Mavrovës është 56 centimetra, 26 në Krushevë, 24 në Manastir, 17 në Topollçan, 11 në Pozharan, 10 në Berovë, tetë në Llazarapole…

Sipas parashikimit të DPHM, moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë, me erë të përforcuar veriore. Në disa vende përkohësisht do të bjerë dëborë, ndërsa në pjesët jugore reshjet do të jenë me intensitet të dobët dhe mesatare. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej -6 deri në 1 gradë.

Në Shkup, kryesisht me vranësira me erë veriore mesatare kohë pas kohe e përforcuar dhe me reshje të borës. Temperatura maksimale do të arrijë deri në -1 gradë.

Nën ndikim të masës shumë të ftohtë ajrore vijon periudhë e motit të ndryshueshëm dhe të ftohtë me temperaturë e cila në disa vende do të jetë nën zeron. Dëborë të përkohshme të dobët do të ketë edhe të dielën, ndërsa në dy ditët e para të javës së ardhshme do të jetë me diell me vranësira mesatare, por edhe më tej do të jetë ftohtë.

Hyri në banesë për të vjedhur, “skifteri” shqiptar tradhtohet nga…

Një i ri shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap duke vjedhur një banesë. Ngjarja ndodhi në Xhenova, ndërsa shqiptari ishte i shoqëruar në vendgjarje nga një shok i tij, i cili ende nuk është kapur nga autoritetet italiane.

26-vjeçari u zbulua nga një banor i lagjes, i cili ka dëgjuar zhurma që vinin nga oborri i banesës që do të vidhej.

Në këtë mënyrë, pasi ka parë lëvizje të dyshimta, banori ka njoftuar policinë. Forcat e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje, duke nisur kontrollet. Hajdutët, duke parë ardhjen e forcave të rendit, hodhën veglat dhe u përpoqën të arratiseshin nga pylli aty pranë.

Policia vazhdoi ndjekjen duke arrestuar njërin prej dy hajdutëve, të cilët goditën policët duke plagosur në këmbë njërin prej tyre. Më pas, policia e Xhenovas arrestoi një 26-vjeçar shqiptar për krimin e vjedhjes.

“Të gjithë të bojkotojnë fakultetet”, zbardhet axhenda e studentëve, si do të vijojë protesta masive në 7 janar

Ditën e hënë më 7 janar, studentët kanë parashikuar që të zhvillojnë një protestë masive, duke kërkuar shfuqizimin e ligjit për Arsimin e Lartë.

Megjithë disa ndryshime të qeverisë dhe propozimin e Paktit për Arsimin e Lartë, studentët nuk janë dakordësuar me propozimin kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se shumë nga kërkesat e tyre janë lënë evazive.

Një nga studentët me aktivë të protestës, Klajdi Bello në një postim në rrjetet sociale ka zbuluar axhendën që do të ndjekin studentët dhe bën thirrje që të gjithë të bojkotojnë fakultetet dhe të mblidhen para kryeministrisë.

“Të gjithë së bashku, ti bojkotojmë fakultetet dhe të mblidhemi përpara Kryeministrisë duke i kërkuar shfuqizimin e ligjit per arsimin e lartë, pasi ai ligj është antishqiptar, kanceri i arsimit.”- shkruan Bello në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Sqarim pse protesta, bojkoti, duhet te vijoj dhe qendroj perball Kryeministrise:

1 – VKM (Vendimi i Keshillit te Ministrave) ndryshohet ne cdo moment dhe ne rrethana te vullnetit politik, prandaj qe, ato pikat e kunderpropozuara nga Kryeministri mund te hidhen serisht poshte me VKM me thjeshtesine me te madhe, sic ishte anullimi i tarifes prej 6750 lekesh per kredite pas 5 oresh protestash perpara Ministrise se Arsimit.

2 – Studente te dashur, neqoftese ne nuk fokusohemi tek ndryshimi i ligjit atehere i gjithe mundi dhe fryma e shpreses qe i kemi dhene njeri-tjetrit do te rikthehej ne mankthin e fillimit, ku:
1. a) Studentet nuk kane te drejte perfaqesimi neper borde.

b) Tarifat do te ngelen shume te larta ne proporcion me te ardhurat.

c) Buxheti arsimor do ngelet i ulet edhe pse ata vjelin miliarda leke nga taksat dhe pagesa e drejtperdrejt e studenteve neper fakultet perkatese.

d) Vetingu i pedagogeve.

e) Korrupsioni neper fakultete.

i) Jemi vendi me shkallen me te ulet inovative pasi na mungojne laboratoret.

j) Favorizimi i fakulteteve private kundrejt atyre publike.

Jane shume e shume arsye te tjera, por besoj se ato qe kam renditur jane me themeloret.

Prandaj, te dashur studente, kuptojeni mire se nuk mund te na genjejne me. Jemi ne nje pike kritike, vendimtare per te ardhmen e Arsimit te larte ne Shqiperi.

Te qendrojm ne lartesine e duhur, ashtu sic i ka hije ajkes intelektuale shqipetare.

Ne fakt, personi pergjegjes per kete eshte Kryeministri i Shqiperise, i cili nepermjet manojetave, mercenareve te tij, po perpiqet ne te tera menyrat qe ta shuaj protesten duke u thene studenteve se ai po na jep shume me shume, por jo pa ndryshuar ligjin, duke kaluar ai mbi ligjin.

Jo zoteri, mbi ligjin nuk ka, Boll jeni tallur me ne studentet dhe popullin shqipetar ne pergjithesi gjate gjithe ketyre 28 viteve, vecanerisht me ligjin e arsimit qe e kaluat me aq zell ne vitin 2014.

Te gjithe sebashku, ti bojkotojme fakultetet dhe te mblidhemi perpara Kryeministrise duke i kerkuar shfuqizimin e ligjit per arsimin e larte, pasi ai ligj eshte antishqipetar, kanceri i arsimit.
Konsultohuni dhe me jurist neqoftese deshironi, per te konfirmuar vertetesine e gjerave.

Me respekt,

Klajdi Bello
Ps: Student i cili fal ligjit mbi arsimin e larte u detyrua te shkoj tek privati.

Rrëfimi i pazakontë/ Si ndikon shërbimi sekret serb në Kosovë

Politikania serbe nga Graçanica, Rada Trajkovic, zbulon detaje të padëgjuara deri më tani – për likidimin e Oliver Ivanovicit, frikën e serbëve kosovarë nga shërbimi sekret serb, dominimin e mafies në komunitetin serb në Kosovë, rolin e Milan Radoiçiçit në punësimin e pastrueseve në institucionet kosovare dhe për bashkëpunimin dhe komunikimin e ngushtë mes kabineteve të presidentëve të Serbisë dhe Kosovës.

Rada Trajkoviq është me origjinë nga Podujeva. Në Prishtinë ka jetuar deri në vitin 1999, ka punuar në spitalin kryesor të qytetit, ka qenë anëtare e Partisë Radikale të Vojislav Sheshelit dhe deputete e parlamentit serb, më 1998 ka qenë për një kohë të shkurtër ministre për familje e Serbisë. Atëbotë ajo ishte fjalosur rëndë me Sheshelin dhe larguar nga partia e tij. Rada Trajkoviq për shqiptarët nuk është politikane e panjohur. Nga një nacionaliste e ashpër ajo me kalimin e viteve është përpjekur të luajë rolin e politikanes së moderuar.

Në një intervistë dhënë revistës «Vreme» të Beogradit, Trajkoviq, thotë se presidentit serb negociatat me Kosovën i shërbejnë për të mbetur në pushtet duke pasur parasysh dosjen e trashë që ai ka te bashkësia ndërkombëtare në kuptim të kriminalitetit dhe korrupsionit. «Nga ana tjetër rrëfimi për ndarjen e Kosovës i shkon për shtati (Hashim) Thaçit, sepse përkufizimi është punë e ndërlikuar dhe komplekse. Nuk mund të zgjidhet shpejt. E di se kjo paqartësi ju shqetëson, por ata duan të vazhdojnë. Edhe njëri, edhe tjetri. Shumë gjëra që po ndodhin, ata dy i koordinojnë, ato gjëra janë aq kompatible mes Thaçit dhe Vuçiqit, saqë është e tmerrshme. Frikësohem se edhe biznesin e kanë kompatibël», deklaroi Trajkoviq.

Ajo thotë se prej se Vuçiq ka filluar të flasë për një kufi të ri mes Kosovës dhe Serbisë, 10 mijë serbë kanë braktisur Kosovën. Sipas saj Serbia në Kosovë i ka larguar institucionet e saj, por ato janë zëvendësuar me mafinë e paskrupullt. «Më e tmerrshmja është se të gjithë kryetarët e komunave (serbe në Kosovë) i ka zgjedhur Milan Radoiçiqi». Radoiçiq konsiderohet si shefi i nëntokës në veri të Kosovës. Akuzohet edhe për përfshirje në vrasjen e politikanit të moderuar serb Oliver Ivanoviq para një viti. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se nuk e njeh Radoiçiqin, ndërsa më vonë e ka mbrojtur nga akuzat se mund të jetë pjesë e skemës për vrasjen e Ivanoviqit. Rada Trajkoviq në këtë intervistë e përgënjeshtron Vuçiqin, i cili ka thënë se nuk e njeh Radoiçiqin. Sipas saj kur Vuçiq ka qenë për vizitë në Srebrenicë, Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq kanë qenë truproje të tij. Këta janë njerëzit të cilëve Vuçiq u beson më së shumti.

Trajkoviq kështu e përshkruan rolin e Radoiçiqit në politikën e Kosovës: «Kam pasur komunikim me liderët e shqiptarëve, të cilët më tregojnë se me rastin e punësimeve në institucione, nëse, ta zëmë, një pastruese sipas njëfarë strukture duhet të jetë serbe, këtë duhet ta nënshkruajë Radoiçiqi». Sipas Trajkoviq grupi i Radoiçiq kontrollon si rrogat që vijnë nga Serbia për zyrtarët serbë, ashtu edhe rrogat që buxheti i Kosovës ia paguan nëpunësve serbë. «Çdo padëgjueshmëri ndëshkohet me humbje të vendit të punës. Nëse problemi është më i madh, atëherë pason djegia e veturave, djegia e lokaleve, sulmet fizike… Dhe vrasjet. Kur ishte fushata elektorale, u vra një djalë. Që nga atëherë babai i armatosur i djaloshit përherë sillej aty diku rreth kafehanes ‘Grej’, ku rrinte edhe Radoiçiqi. Vetë Radoiçiqi i ka shumëfishuar truprojat përreth vetes, sepse frikësohej nga hakmarrja e atij babai. Të gjithë lart (në pushtet) e dinë kush vret. Këtë e bënë mafia, dhe çfarë më shqetëson më së shumti është se BIA (shërbimi sekret serb) diku ka bashkëpunuar me mafinë. Shefi i BIA-s për Kosovën, një Dimiq, të cilin e njoh si djalosh nga Prishtina, ka pasur brifingje të rregullta me Radoiçiqin dhe të tjerët. Kështu populli e kuptoi se këto janë struktura që i kanë vendosur Vuçiqi dhe Aleksandar Vulini, kur ka qenë shef i kancelarisë për Kosovën dhe Metohinë, dhe tash janë disi të ndërlidhura me sistemin e sigurisë të Serbisë».

Rada Trajkoviq thotë se në mesin e komunitetit serb në Kosovë ekziston frika nga strukturat e sigurisë të Beogradit. Në veri, sipas saj, ekziston një kombinim i tmerrshëm i mafisë dhe policisë. «E di se kur është vrarë Oliver Ivanoviqi, serbët janë frikësuar të japin informacion për çfarë kanë ditur. Të gjithë kemi qenë të kënaqur dhe të lumtur kur zhvillimi i hetimeve ka kaluar në Prishtinë që ta udhëheqin shqiptarët. Policët që tani janë arrestuar kanë qenë të arrestuar edhe pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Prokurori publik kërkoi paraburgim për ta, gjykatësja serbe në Mitrovicë i liroi. Jemi lavdëruar që kemi gjykatës serbë, se komandanti i policisë është serb, të gjithë i kemi komprometuar».

Trajkoviq i quan propagandë të Beogradit ankesat se serbët në Kosovë nuk kanë artikuj ushqimorë dhe kujdesi mjekësor është i mangët për shkak të tarifave doganore që qeveria e Kosovës ka aplikuar kundër prodhimeve serbe. «Është gënjeshtër se na kërcënohet një katastrofë humanitare, sepse ne këtu i kemi të gjithë artikujt. Krejt është propagandë. Institucionet tona qëmoti furnizohen me oksigjen nga Prishtina. Ne marrim ndihmë financiare nga Beogradi dhe mund të blejmë oksigjen ku të duam», thotë Trajkoviq për «Vreme».

Trajkoviq jep një shembull mbi frikën e serbëve nga strukturat serbe të sigurisë të pranishme në Kosovë. Ajo thotë se para votimit për pranimin e Kosovës në Interpol, në fshatrat serbe afër Prishtinës ishte vendosur njësia ROSU e policisë së Kosovës. «Iu afrova njërit prej njerëzve të rëndësishëm dhe e pyeta çfarë po ndodhte. Më tha: ‘Po ruajmë që shërbimi serb të mos infiltrojë njerëz për të vrarë ndonjë serb, shkatërruar ndonjë manastir apo kishë’. (…) Kjo është e rrezikshme për enklavat – nuk e dini kush do t’ia vë zjarrin shtëpisë suaj, nuk e dini kush ju plaçkit, jeni i pasigurt. Kjo është më e tmerrshmja që për shkak të ndonjë projekti nuk e dini se kush mund t’ju likuidojë. E dini sa kanë manipuluar për Oliver Ivanoviqin – e vrau ai, e vrau ky. Të gjithë e dimë se Oliver Ivanoviqi ka dashur ta ndajë mafinë nga politika. Dhe e pagoi me kokë». (-lli)

A është kjo shqiptarja më seksi tash për tash? (Foto)

Me një gjoks gjigant, të pasme bombastike, e fytyrë joshëse, ajo është një prej femrave më seksi shqiptare aktualisht.

Alesia Bami, modele e balerinë, qeras rregullisht ndjekësit e saj në rrjetet sociale me fotografi fort joshëse.

Mjafton t’i shikoni vetëm disa prej fotove të 19-vjeçares, më poshtë, dhe do të bindeni që është definitivisht një ndër shqiptaret më seksi tash për tash.

Del në dritë e vërteta/ Zbulohet projekti me afro 90 mijë metra katrorë kulla dhe…

Një kërkesë dyfaqëshe nga ana e biznesmenit Shkëlqim Fusha i hapi rrugën në kohë rekord një projekti që synon të transformojë pronën e tij prej vetëm 298.1 m2 në një kompleks kullash 17-21 kate, të shtrira mbi 8465 m2 tokë publike-përfshirë Teatrin Kombëtar, ish-selinë e Partisë Demokratike dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Më 8 shkurt, një grup artistësh refuzuan zhurmshëm urdhrin e drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli për lirimin e ndërtesës dhe transferimin e institucionit te qendra Art Turbina – e cila ishte në atë kohë në ndërtim e sipër. Artistët dyshuan se pas kërkesës së drejtorit për zhvendosjen e Teatrit qëndronte një plan për shembjen e ndërtesës historike dhe zëvendësimin e saj me një numër kullash komerciale dhe nëpërmjet një peticioni kërkuan transparencë nga Ministria e Kulturës.

Një javë më vonë, më 16 shkurt, biznesmeni i ndërtimit Shkëlqim Fusha ka dorëzuar një dokument dyfaqësh në bashkinë e Tiranës, duke paraqitur një propozim të pakërkuar për koncesion, ku premtonte të ndërtonte një teatër të ri dhe një bllok ndërtesash komerciale në truallin ekzistues të Teatrit Kombëtar dhe të disa institucioneve të tjera publike si Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe ish- selia e Partisë Demokratike.

Kërkesa e Fushës, e nisur siç shprehet ai vetë nga shqetësimi për gjendjen e keqe të ndërtesës aktuale dhe dëshirës së artistëve për një teatër të ri, vuri në lëvizje në kohë rekord një numër institucionesh shtetërore; Bashkinë Tiranë, Ministrinë e Kulturës, hipotekat, Kryeministrinë dhe së fundmi, edhe Kuvendin e Shqipërisë. Këto institucione prodhuan brenda një periudhe të shkurtër – nga 18 shkurti deri në fillim të qershorit, disa qindra faqe dokumente, përfshirë studime të shumta ekonomike, gjeologjike, sizmike dhe hidrologjike etj.

Me 12 mars, kryeministri Edi Rama i prezantoi zyrtarisht planet e qeverisë për të lidhur një Partneritet Publik Privat për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

“Pozicioni im është shumë i vjetër dhe nuk ka ndryshuar asnjë moment,” tha Rama “Për fat të keq u desh kaq shumë kohë që të bëhet ajo që duhej të bëhej shumë kohë më parë, në të vetmen mënyrë se si ky vend, me mundësitë e veta mund ta bëjë, përmes partneritetit me sipërmarrjen private,” shtoi ai përpara një grupi artistësh të ftuar në qendrën COD në kryeministri.

“Godina do të shembet,” deklaroi prerazi.


Qindra qytetarë protestojnë para parlamentit për të kundërshtuar projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar. 5 korrik 2018. Foto: Loreta Cuka/BIRN


Propozimi i kryeministrit nuk u prit mirë nga komuniteti i artistëve, të cilët e kundërshtuan shembjen e ndërtesës aktuale për t’i hapur rrugë kullave. Me një vesh shurdh dhe një sy qorr ndaj protestave, qeveria paraqiti më 10 qershor një projektligj të jashtëzakonshëm për t’i dhënë kompanisë Fusha sh.p.k pa garë tokën e Teatrit Kombëtar, dhe i dha të drejtën vetes që të negociojë në emër të interesit publik kontratën koncesionare. Pas një serie diskutimesh të mbajtura mes artistëve dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mazhoranca miratoi me 5 korrik në Parlament ligjin për PPP-në e debatuar.

Dokumentacioni voluminoz i prodhuar nga autoritet publike dhe propozimi i pakërkuar i firmës ‘Fusha’ u mor nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi. Ai zbulon planet e kompanisë së ndërtimit për të ngritur disa pallate 17 deri në 21 kate me një sipërfaqe të përgjithshme mbi tokë prej 68 mijë metrash katrorë dhe dy-tre kate parking nën tokë me sipërfaqe totale 20 mijë metra katrorë. Në shkëmbim të shfrytëzimit të tokës publike të teatrit dhe atë përreth tij, Fusha Sh.p.k premton ndërtimin e një teatri të ri me sipërfaqe totale ndërtimi prej 9280 metrash katrorë, në të cilin parashikohet edhe një bar/kafe 500 metra katrorë.

Dokumentet tregojnë që në njollën e propozuar të ndërtimit, firma Fusha Sh.p.k zotëron vetëm 3% të tokës që kërkohet për ndërtim, ndërkohë 85 % e truallit – përfshirë parcelën ekzistuese të Teatrit Kombëtar, është tokë publike. Njolla e propozuar për ndërtimet e reja në këtë zonë do ketë një densitet të lartë ndërtimi, me një koeficient që i tejkalon normat e lejuara nga plani urbanistik i bashkisë Tiranë.

Ky shfrytëzim me densitet të lartë dhe mbase të paligjshëm të truallit pritet t’i sjellë të ardhura të majme kompanisë Fusha Sh.p.k. Sipas propozimit të kompanisë, të ardhurat shkojnë deri në 119 milionë euro me një normë fitimi 14 %.

Megjithatë, një analizë e thjeshtë e kostove dhe çmimeve të shitjes për njësi të paraqitura në propozimin financiar të ndërtuesit Fusha ngrenë dyshime që norma e fitimit të kompanisë mund të jetë shumë më e lartë, pasi kostot për ndërtimin e Teatrit të ri dhe të apartamenteve duken të fryra, ndërsa çmimi i shitjes së ambienteve komerciale dhe apartamenteve në kulla është nën mesataren e tregut për zonën më të lakmuar të Tiranës.

Toka publike dhe private

Një foto e kapur gjatë prezantimit të projektit të Teatrit Kombëtar në televizionin në internet ERTV të kryeministrit Edi Rama. Siç duket në foto, pjesa më e madhe e tokës që aktualisht i përket teatrit kombëtar do të lirohet për pallate shumëkatëshe ndërsa teatri Kombëtar do të ngjeshet në një sipërfaqe të vogël toke.

Godina ekzistuese e Teatrit Kombëtar nisi ndërtimin në vitin 1938, kur qeveria e Mbretërisë Italiane bleu një sipërfaqe toke prej 10,625 metrash katrorë, e cila përfshin të gjithë kuadratin nga Ministria e Brendshme deri te qendra tregtare “Toptani”. Sipas dokumenteve të blerjes, të publikuara nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, qeveria italiane e bleu pronën e përbërë nga toka plus një shtëpi nga familja Libohova për 7 franga ar për metër katror me një total prej 74 mijë frangash.

Franga ishte monedha e përdorur në Shqipëri krahas lekut deri në vitet 1950, kur u nxor nga qarkullimi. Është e vështirë që të nxirret vlera aktuale e një monedhe të përdorur 80 vjet më parë, por të 74 mijë frangat kanë qenë një shumë e madhe-ekuivalent i sotëm i miliona eurove. Qeveria italiane financoi edhe ndërtimin e ndërtesës, që në fillim ishte një qendër kulturore dhe teatër/kinema dhe që pas Luftës së Dytë Botërore u bë Teatri Kombëtar. Ndërtesat binjake dykatëshe u dizajnuan nga arkitekti italian Giuglio Bertè.

Nga toka e blerë në vitin 1938 prej 10,625 metrash katrorë dhe tokës së mbetur publike sot prej 8465 metrash dallohet një diferencë prej mbi 2 mijë metrash tokë “të humbur”. Është e paqartë se si toka publike u rrudh në këtë mënyrë.

Në propozimin e pakërkuar të firmës Fusha Sh.p.k, zona e propozuar për zhvillim përbëhet nga 8465 metra katrorë tokë e mbetur publike dhe 1303 metra katrorë tokë private. Nga toka private, Shkëlqim Demir Fusha disponon vetëm një parcelë me sipërfaqe 298.1 metra katrorë.

Ndërkohë toka publike ndahet mes institucioneve të ndryshme. Teatri Kombëtar ka një sipërfaqe totale prej 5522 metrash katrorë, ndërsa Bashkia Tiranë disponon parcela të ndryshme, përfshirë një parking me sipërfaqe 1266 metra katrorë, mjediset e Ndërmarrjes së Dekorit me truall 169 metra katrorë apo ndërtesën e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit me sipërfaqe trualli 801 metra.

Në listën e ndërtesave dhe tokave publike që do të shemben gjendet edhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me sipërfaqe trualli prej 385 metrash katrorë. Për t’u shembur planifikohet edhe ish-selia e Partisë Demokratike. Toka publike dhe private përbën një parcelë ndërtimi me sipërfaqe totale prej 9768 metrash katrorë.

Njolla e ndërtimit

Propozimi i pakërkuar i firmës Fusha Sh.p.k thotë se sipërfaqja totale në ndërtim (njolla e ndërtimit) do të jetë 6,200 metra katrorë me shfrytëzim në masën 63.47%. Kjo sakaq shkel të gjitha parametrat e lejuara të ndërtimit në bashkinë Tiranë. Edhe në projektet e pallateve të ndërtuara në Tiranë në vitet 2000, njolla e ndërtimit të lejuar rrallë herë kalonte masën 50%.

Por është treguesi i “intensitetit të ndërtimit” në masën 6.65 ai që thyen një rekord tjetër. Plani aktual urbanistik i Bashkisë Tiranë, i miratuar nga vetë qeveria aktuale, parashikon lejimin e zhvillimit të pronës private me koeficient intensiteti në masën 1.7 deri 4.2. Ky është një koncept i futur në legjislacionin urbanistik shqiptar disa vite më parë dhe që tregon se një sipërfaqe toke mund të ndërtohet në gjerësi apo në lartësi brenda intensitetit të lejuar. D.m.th., nëse një copë tokë është 1 mijë metra katrorë dhe koeficienti i lejuar për zonën është në masën 1.7, pronarit i lejohet të ndërtojë 1700 metra katrorë ndërtesë mbi tokë, pavarësisht nëse zgjedh të bëjë dy kate apo 10 kate. Në zonat në qendër të Tiranës, ku lejohet edhe intensiteti më i lartë i ndërtimit, zakonisht koeficientët e përcaktuar në planin urbanistik janë në masën 3.5-4. Vetë plani urbanistik në fuqi, parashikon intensitet maksimal ndërtimi në masën 5.5. Projekti i propozuar shkon edhe afro 21% më shumë se kaq.

Sipas propozimit për PPP të kompanisë “Fusha”, 40% e tokës do të jetë “vetëm për teatrin e ri kombëtar” ndërsa 60% për “ndërtimet me karakter komercial”. Projekti parashikon ndërtimin e dy kateve nëntokësore në të gjithë sipërfaqen e tokës, e madje më shumë se sa kaq, për realizimin e 20,400 metrave katrorë parking. Përveç parkingut, kompania planifikon ndërtimin e 68 mijë metrave katrorë mbi tokë.

Teatri Kombëtar pretendohet se do të jetë 9200 metra katrorë, por në këtë sipërfaqe, vlerësimi llogarit edhe 1185 metra katrorë “taracë” si dhe 700 metra katrorë i quajtur “shesh i mbuluar për performancë”. Në mënyrë misterioze, tabela me të dhënat kryesore të zhvillimit, nuk ka përcaktuar se sa nga sipërfaqja e teatrit të ri kombëtar do të përbëhet nga “hapësira sanitare, ndihmëse dhe komunikimi”. Por sikur të mos mjaftonin kafenetë rreth e përqark zonës, projekti parashikon një kafene brenda ndërtesës së teatrit me sipërfaqe 500 metra katrorë.

Vlerësimi me çmime shteti

Studimi i fizibilitetit ekonomik i paraqitur nga kompania Fusha Sh.p.k mbart disa të dhëna të tjera interesante. E para, sipërfaqja e përgjithshme mbi tokë e pronarit privat prej 65 mijë metrash katrorë do të përbëhet nga shërbime tregtare, zyra dhe mjedise banimi.

Projekti i paraqitur duket se inflacionon kostot e ndërtimit të “mjediseve komerciale” si dhe të “teatrit të ri kombëtar” ndërsa ul në minimum vlerësimin e çmimit të shitjes në këtë zonë. Kështu, sipas propozimit, kostoja e ndërtimit të mjediseve komerciale është 650 euro për metër katror, ndërkohë që kostoja zyrtare e ndërtimit- e matur nga Instituti i Statistikave është pak më shumë se 200 euro për metër katror. Por ndërtesa e teatrit të ri, sipas projektit, do të kushtojë 3250 euro për metër katror, për një total prej 33 milionë eurosh. Kjo është një shifër 16.5 herë më e lartë se sa kostoja zyrtare e ndërtimit në Republikën e Shqipërisë. Ajo është shumë e lartë edhe për ndërtime në vendet më të zhvilluara të botës.

Studimi i fizibilitetit bën edhe një vlerësim të të ardhurave të pritshme të kompanisë investuese. Sipas saj, çmimi i një metri katror dyqan në qendër të Tiranës është 2,500 euro, një metër katror zyra kushtojnë 2 mijë euro ndërsa një metër katror apartament kushton 1,400 euro. Ndërsa një metër katror parking kushton 800 euro.

Në total, kompania thotë se pret të marrë afro 119 milionë euro të ardhura nga i gjithë projekti, nga i cili, 33 milionë do të jetë kostoja e Teatrit të ri, ndërsa 93 milionë do të jetë kostoja totale e ndërtimit të teatrit dhe pallateve. Ajo pretendon se do të ketë një leverdishmëri ekonomike në diferencën nga 93 milionë që vlerësohen kostot, në 118 milionë që parashikohen të ardhurat.

Në fakt, si kostot, ashtu edhe çmimet e shitjeve duket se nuk reflektojnë realitetin e tregut. Në veçanti, kostoja prej 650 eurosh për ndërtimin e pallateve është më shumë se tre herë mbi koston zyrtare të ndërtimit. Ndërsa çmimet e shitjeve duket se janë pak a shumë dy herë më të ulëta se sa realiteti.

Në qendër të Tiranës nuk ka dyqan që shitet me çmimin 2,500 euro për metër katror. Në qendra tregtare të ndryshme, dyqanet shiten me mbi 4 mijë apo 5 mijë euro për metër katror. Edhe çmimi i shitjes së apartamenteve duket i nënvlerësuar për shkak se në qendër të Tiranës ndërtuesit kërkojnë 1800-2500 euro për metër katror. Por më e rëndësishmja, kostoja prej 3250 euro për metër katror për ndërtesën e teatrit një kosto që nuk dihet se mbi çfarë hipotezash është mbështetur.

Logjika e propozimit është se duke qenë se kostoja e Teatrit Kombëtar është 33 milionë euro, kjo është e barabartë me leverdishmërinë ekonomike që do të kishte shteti, në rast se do ta jepte tokën për ndërtim me një kontratë ndarjeje sipërfaqeje ndërtimi në masën 41%.

Shpejtësia rrufe e miratimit të projektit


Kryeministri Edi Rama duke parë projektin e Teatrit Kombëtar më 12 mars. Tre javë pasi Fusha dorëzoi propozimin e tij, projekti i teatrit duket gati. Foto: Malton Dibra/LSA

Qeveria shqiptare duket se ka thyer çdo rekord efikasiteti në trajtimin e propozimit të pakërkuar të kompanisë Fusha sh.p.k, duke mbyllur të gjitha studimet e mundshme brenda një periudhe disa javore nga shkurti i këtij viti deri në fillim të qershorit.

Madje në një rast, Ministria e Kulturës duket se tejkaloi veten kur brenda një dite të vetme ngriti një grup pune për vlerësimin e propozimit dhe po atë ditë, kreu të gjitha vlerësimet e nevojshme dhe përgatiti një raport gjashtë faqësh ku propozimi konsiderohej jashtëzakonisht i mirë.

Zinxhiri i veprimeve nisi zyrtarisht më 16 shkurt 2018, kur kompania Fusha” sh.p.k i dërgoi një letër Bashkisë Tiranë, ku në cilësinë e pronarit të një pjesë të truallit (298 metra katrorë), “shpreh interesin mbi zhvillimin e zonës pranë Teatrit Kombëtar”.

“Zona për të cilën shprehim interesin e zhvillimit, propozojmë që të përfshijë të gjithë zonën ende të pazhvilluar ndërmjet rrugëve “Murat Toptani” dhe “Abdi Toptani”, duke nisur nga Teatri Kombëtar e deri në afërsi të qendrës së biznesit “Eurocol” dhe “Gjergj Center”, trualli i së cilës rezulton të jetë nën pronësinë shtetërore,” thuhet në shkresë, e cila e cilëson zonën e zënë nga Teatri Kombëtar si “të pazhvilluar”.

“Duke marrë shkas jo vetëm nga interesi im si pronar për një pjesë të truallit objekt, por mbështetur në interesin publik të shfaqur në media për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar nëpërmjet komunikimeve të bëra në media nga kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe Ministria e Kulturës, propozoj që shteti të vërë në dispozicion truallin shtetëror për zhvillimin e zonës kundrejt ndërtimit aty të godinës së veçantë të Teatrit të Ri, ndërkohë që pjesa tjetër e zonës të këtë zhvillim sipas përcaktimeve të planit urban dhe kuadrit ligjor për zhvillimin e territorit,” thuhet në propozimin e Shkëlqim Fushës.

Bashkisë Tiranë i mjaftuan shtatë ditë për të dërguar në Këshillin e Ministrave një shkresë, ku kërkohej shqyrtimi i kërkesës.

Nga dokumenti shkresor nuk rezulton që vetë institucionit të Teatrit Kombëtar t’i jetë kërkuar opinion. Por pavarësisht kësaj, më 9 mars, drejtori Hervin Çuli i kërkoi Institutit të Ndërtimit një vlerësim të gjendjes teknike të godinës së Teatrit Kombëtar.

Instituti i Ndërtimit- një institucion shtetëror, iu deshën 14 ditë për të vlerësuar gjendjen dhe konkluzioni i tyre ishte drastik. Ata dolën në përfundimin se ndërtesa e teatrit është në gjendje shumë të rëndë, ndërsa kostoja e riparimit të saj “është disa herë më e lartë se sa kostoja minimale fiskale”.

“Riparimi i objektit dhe sjellja në kushte teknike të sotme përbën vështirësi,” shkruhet në raportin e inspektimit. “Ajo kërkon kosto të lartë,” shkruhet në konkluzionet e Institutit të firmosura më 23 mars.

Ministrisë së Kulturës iu desh edhe një javë më shumë, që më 29 mars të dalë në konkluzionin se fondet e saj janë të pamjaftueshme për realizimin e një godine të re të Teatrit Kombëtar.

Më 14 maj, Bashkia e Tiranës dërgon propozimin, studimin e fizibilitetit, pronësinë e tokës dhe projektin e propozuar nga Kompania Fusha sh.p.k te Ministrisë së Kulturës.

“Komponentët për të cilët duhet diskutuar në këtë fazë fillestare të këtij projekti ideje kanë të bëjnë me rregullimin ligjor dhe juridik mes palëve, ku përfshihet Ministria e Kulturës, Bashkia e Tiranës dhe investitori privat, vendosja e truallit në pronësi shtet në favor të zhvillimit të këtij projekti”, – thuhet në shkresën e kryetari të Bashkisë së Tiranës, ku cilësohet se interesi i vetëm i kryebashkiakut është ndërtimi i një kohë sa më të shkurtër i Teatrit Kombëtar.

Në shkresë cilësohet se “ka qenë propozimi konkret i kompanisë Fusha që e gjithë marrëdhënia për zbatimin e këtij projekti të rregullohet me një ligj të posaçëm”.

“Një propozim konkret i dërguar nga investitori i mundshëm Fusha sh.p.k është rregullimi i kësaj marrëdhënie me një ligj të posaçëm të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë”- vijon kryebashkiaku.

Dy ditë më vonë, më 16 maj 2018,Ministria e Kulturës urdhëron ngritjen e një grupi pune me 7 anëtarë të stafit të saj, që do të vlerësonin propozimin si dhe do të përcaktonin hapat ligjorë që do të ndërmerreshin me zbatimin e projektit.

Këtu Ministria tejkaloi vetveten. Grupi i punës brenda të njëjtës ditë realizoi një dokument të quajtur “memo” ku argumenton se projekti i propozuar është shumë i mirë dhe se projekti duhet të dërgohet me ligj në Parlament për t’u diskutuar me “procedurë të përshpejtuar”.

Një ditë më vonë, më 17 maj, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro informon Këshillin e Ministrave mbi konkluzionet e grupit të punës.

Qeverisë iu deshën edhe pak javë për të përgatitur projektligjin, i cili u publikua në një faqe interneti për në 10 qershor. Më 27 qershor, Këshilli i Ministrave e miratoi projektligjin, i cili u firmos nga zëvendëskryeministrja Senida Mesi. Një ditë më vonë, socialistët e futën projektligjin duke e miratuar atë mes protestave një javë më vonë. Tani sytë e publikut janë drejtuar nga Presidenti Ilir Meta, i cili është shprehur se po e shqyrton ligjin dhe se “nuk do të ndikohet nga asnjë faktor i jashtëm”.

“Dua t’iu siguroj që në çdo vendim nuk do të ndikohem nga asnjë faktor jashtë përgjegjësive që ka presidenti,” tha Meta për mediat, pas një tryeze të rrumbullakët ku ishte prezent dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Rregulla, fitimtarë dhe humbës të lojës energjitike globale

Një intervistë me Madalina Sisu Vicari

Në teatrin e politikës bashkëkohore ndërkombëtare, në sfondin e iniciativave politike dhe ushtarake më të dukshme të hedhura në lojë nga aktorë të ndryshëm, ravijëzohen interesat e mëdha ekonomike; midis këtyre një rol parësor merr problemi i furnizimit energjitik. Kriza midis vendeve perëndimore dhe Rusisë zhvillohet përreth disa nyjeve të rëndësishme të lidhura me politikat energjitike e eksportuesve të mëdhenj si Shtetet e Bashkuara e Rusia dhe importuesve të mëdhenj si vendet europiane dhe Kina.

Lajmet lidhur me këto argumenta që i vijnë opinionit publik janë të shumta, shpesh kontradiktore, kështu që është jashtëzakonisht e vështirë, për profanët, që t’ua marrin vesh kuptimin dhe shtrirjen. Për këtë arësye kemi vendosur t’i drejtohemi Madalina Sisu Vicari nga Qendra e Studimit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Liezh, hulumtuese që ka në aktiv publikime të shumta lidhur me lojën energjitike ndërkombëtare, kryeredaktore e revistës “Vocal Europe”.

Shumë mendojnë se gazi, duke pasur parasysh impaktin e tij të ulët mjedisor (nëqoftëse krahasohet me naftën dhe me qymyrin) mund të përfaqësojë në mos një zgjidhje përfundimtare, të paktën një “tranzicion të butë” drejt të rinovueshmeve nga këtu deri në fund të shekullit. Jeni dakord?

Potencialisht, po. Djegia e gazit natyror çliron në atmosferë një sasi emetimesh të të gjitha llojeve të ndotësve dhe të anhidridit karbonik (CO2), më pak sesa djegia e qymyrit apo e derivateve të naftës, për të njëjtën sasi energjie të prodhuar. Për shembull, emetimet e CO2 (për njësi energjie të prodhuar) nga gazi janë rreth 40% më të ulëta se ato të qymyrit dhe rreth 20% më të ulëta se ato që derivojnë nga gazi. Veç kësaj, centralet elektrike që punojnë me gaz natyror kanë midis 37% dhe 54% të emetimeve të gazit serë më pak, sipas moshës dhe edikasitetit të impiantit. Nga një këndvështrim ekologjik, burimet e energjisë me impakt më të ulët janë eolikja dhe diellorja, nga momenti që nuk emetojnë helmues apo gaz serë gjatë punës; në fakt, emetimet më të ulëta të gazit serë janë të shoqëruara me teknologjitë eolike jashtë kostoje. Megjithatë, sipas US Energy Information Administration (EIA), qymyri, nafta dhe gazi natyror do të furnizojnë akoma 77% të energjisë globale në 2040, nga momenti që shumë skenarë shikojnë një rritje jo vetëm të kërkesës globale për energji, por edhe për të njëjtën datë aksesi ndaj gazit natyror si lënda djegëse me bazë fosile kryesore. Kështu, është falë rritjes së përdorimit të gazit natyror që mund të shpresojmë në një reduktim komplesiv të ndotësve si në ekonomitë e industrializuara, ashtu edhe në ato emergjente.

Vërejmë tensione në rritje midis Shteteve të Bashkuara e Rusisë dhe ku fenomen mund të shpjegohet në mënyra të ndryshme: probleme dhe frikëra për sigurinë (ekspansion në lindje i NATO-s), politikë ndërkombëtare (tejkalim i rendit unipolar të pasLuftës së Ftohtë), kundërvënie ideologjike (shoqëri e “mbyllur” përballë shoqërisë së “hapur”, liberalizmi përballë ndërhyrjes shtetërore). Gjithësesi, duhet nënvizuar se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë të dy prodhues lëndësh të para (kryesisht gaz e naftë) në konkurrencë për tregun e pasur europian. Sipas jush, krahasuar me të tjerët, sa peshon ky faktor?

Bëhet fjalë për një faktor të rëndësishëm, por jo parësor. Për shembull, nëqoftëse mbajmë parasysh kostot e transportit, tregu “natyral” çfryrës për eksportimin amerikan është Amerika Latine. Sipas US Energy Information Administration (EIA) në vitin 2017 Meksika ka përfituar sasinë më të madhe të eksportimeve të LNG-së amerikane, 20%. Veç kësaj, më shumë se gjysma (për saktësi, 53%) e eksportimeve të LNG-së amerikane janë dorëzuar në 3 shtete: Meksikë, Kore e Jugut dhe Kinë. E plotësojmë këtë seri të dhënash duke thënë se 60% e LNG-së amerikane është shitur me çmim spot në më shumë se 20 vende. Ka shumë probabilitet që tarifat e reja prej 25% të propozuara nga Kina për LNG-në amerikane do të kenë pasoja mbi eksportimet amerikane në të, nga momenti që pritet ngjitja e Kinës si importuesi më i madh botëror vitin e ardhshëm. Duke parë që pjesë e eksportimeve të LNG-së amerikane mbrohet nga kontrata afatgjata, impakti do të jetë në fakt i kufizuar ndaj këtyre kontratave deri në skadimin e afateve; gjithësesi, tregu me çmime spot (që, siç e thamë më sipër, është i rëndësishëm për LNG-në amerikane) mund ta ndjejë në mënyrë të konsiderueshme. Sikur Kina të duhej të kërkonte rezerva alternative furnizimi me LNG, Australia dhe Qatar mund të jenë zgjidhje të menjëhershme dhe mund të jetë edhe Rusia, sidomos nga momenti që është inauguruar kohët e fundit impianti i dytë i “Yamal LNG” dhe pritet që i treti të vihet në funksionim në janarin e 2019. Kështu, edhe tregjet aziatike mund të bëhen terren konkurrence midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë lidhur me eksportimet e gazit, po të kihet parasysh fakti që e dyta ka provuar në vitet e fundit (deri më tani pa sukses të madh) të kthehet nga lindja. Njëkohësisht, duhet thënë se furnizimet me LNG amerikane do të marrin rrugën e tregjeve europiane në bazë konsideratash tregëtare, pavarësisht – ka mundësi – që disa vende të Europës Lindore ta shikojnë furnizimin me LNG amerikane më shumë nëpërmjet syzeve të sigurisë energjitike dhe të varësisë më të vogël nga gazi rus. Por, hiq këto përjashtime, pjesa më e madhe e vendimeve në këtë profil do të jenë – e përsëris – të bazuara mbi konsiderata me bazë tregëtare dhe do të jenë kryesisht të përcaktuara nga faktorë të tillë si kërkesa, oferta dhe çmimi. Kështu, për ta përfunduar, konkurrenca midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë lidhur me hidrokarburet do të vendoset kryesisht nga tregjet.

Po Shtetet e Bashkuara do të arrijnë të sigurojnë një kuotë të konsiderueshme të tregut të LNG-së europiane? Dhe Rusia do të mund të bëhet më pak e pavarur nga ku treg duke zhvilluar projekte për Lindjen e Largme si “Power of Siberia” dhe “Yamal”?

Është e vështirë të parashikohet nëse LNG-ja amerikane do të arrijë të fitojë apo jo një kuotë të konsiderueshme në Europë, duke qenë se kjo do të varet nga një numër i caktuar faktorësh si: koeficenti i rritjes së kërkesës në Europë, realizimi i politika të rritjes së rinovueshmeve (kuadri i ri përcakton një objektiv të ri detyrues për të rinovueshmet në Bashkimin Europian prej 32% brenda 2030), çmimi i LNG-sëe amerikane krahasuar me çmimin, që në këtë profil është shumë më ekonomik (diferenca mund të variojë, sipas stinës, midis 30% dhe 40%) dhe disponueshmëria e disa shteteve të Europës Lindore që të paguajnë një “çmim shtesë” për importimet e LNG-së me qëllim që të sigurojnë diversifikimin e furnizimeve dhe sigurinë energjitike, sidomos duke zvogëluar varësinë e importimeve të gazit rus. Sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Europian, nga ardhja e gazierës së parë amerikane në prillin e 2016 deri më sot, importimet europiane e LNG-së amerikane janë rritur nga 0 në 2.8 miliard metra kub. Për të bërë një krahasim, eksportimet e gazit rus në Bashkimin Europian në 2017 kanë arritur një nivel rekord, domethënë afërsisht 162 miliard metra kub. Nga ana tjetër, 6 impiante lëngëzimi në Shtetet e Bashkuara, aktualisht në ndërtim, përveç zgjerimit të atij të Sabine Pass, do të kompletohen deri në 2019. Infrastrukturat e lëngëzimit në Cove Point, Elba Island, Cameron LNG dhe Freeport LNG do të duhet të vihen në punë brenda fundit të 2019, me një kapacitet total prej 67 miliard metrash kub. Siç e kam shpjeguar, tregjet aziatike janë (dhe ka mundësi do të mbesin) një prej destinacioneve të mëdha të LNG-së amerikane. Megjithatë, duke parë se një pjesë e mirë e LNG-së nuk do të ketë klauzola destinacioni dhe nëqoftëse çmimet do të duhej të jenë interesante për tregjet europiane, mund të shohim vëllime të mëdha të LNG-së amerikane të mbrrijnë në këto tregje.

Për sa i përket “Yamal”, siç e kam thënë, dorëzimet e impiantit të dytë të tij tashmë kanë filluar dhe, deri më sot, 47 kargo me LNG janë nisur me më shumë se 3.5 milion tonelata LNG-je të prodhuar nga impianti. Veç kësaj, për herë të parë, një ngarkesë LNG-je e “Yamal” është realizuar në Kinë, korrikun e kaluar, nëpërmjet Rrugës Detare Veriore (NSR) përgjatë bregut arktik, që i redukton ndjeshëm kohët e lundrimit për kilientët aziatikë. Kështu, “Yamal” është një pikë e shkëlqyer në realizimin e tij dhe impianti i tretë do të duhet të vihet në punë në janarin e 2019. Kësaj i shtohet fakti që Novatek ka në program që të nisë një projekt tjetër, “Arctic LNG 2”, në 2022 apo 2023, për të cilin është firmosur tashmë me kompaninë franceze SPIEF një marrëveshje që ka të bëjë me blerjen nga ana e “Total” e një kuote prej 10% e shfaqjes së interesit për të marrë pjesë në projekt: vlera e “Arctic LNG 2” vlerësohet në 25.2 miliard dollarë.

Për sa i përket “Poëer of  Siberia”, në fund të korrikut Gazprom ka deklaruar se 90% e gazsjellësit është kompletuar dhe dorëzimet Kinës, sipas afateve, do nisin në 2019. Marrëveshja 30 vjeçare midis Gazprom dhe CNPC-së parashikon dorëzimin e 38 miliard metrave kub gaz në vit dhe tubacioni do të ushqehet nga vendburimet e Chayandinskoye, bazë e qendrës së prodhimit të gazit në Yakuti. Nëqoftëse krahasohet me eksportimet drejt tregjeve europiane (përfshi Turqinë) dhe Bashkimit Europian (respektivisht 192.2 miliard metra kub dhe 162 miliard metra kub), eksportimet drejt Kinës nuk do ta barazojnë rëndësinë e atyre drejt perëndimit. Megjithatë, mundësia e rritjes së eksportimeve ndaj Kinës nuk mund të përjashtohet, sidomos në kontekstin e politikave të reja energjitike të këtij vendi, që e inkurajojnë përdorimin e energjisë më të pastër.

Le të përpiqemi t’i sintetizojmë “rregullat” e “lojës së gazit”: importuesit kanë interes që të diferencojnë furnizuesit, furnizuesit kanë interest ë spekulojnë në diferencimin e klientëve, ndërsa vendet transit kërkojnë që të vendosin ndonjë lloj monopoli në rrugën e furnizimit. A besoni se ku riepilog është shterrues dhe tejet semplicist?

Do ta shikoja gjënë nga një këndvështrim pak më ndryshe. Sipas meje, ajo që vlen më shumë për imporutesit është siguria e furnizimit, që ka të bëjë me një gamë të gjerë faktorësh, të tillë si: disponueshmëria e resurseve, aksesueshmëria (eventualisht e influencuar nga probleme infrastrukturore pakashumë të qëllimshëm), funksionimi pakashumë i mirë i tregjeve, probleme politike në rajonet e origjinës dhe tranzitit, diferencimi i resurseve dhe i furnizuesve (që mund të zbusë problematikat dhe andrallat e lidhura me varësinë nga një furnizues i caktuar), aksesueshmëria e resurseve të energjisë (që mund të minohet nga kostot e larta dhe nga luhatjet e mëdha). Për vendet eksportuese ajo që ka vlerë është siguria e kërkesës dhe e fitimeve: për këtë qëllim janë element të rëndësishëm si disponueshmëria e klientëve, ashtu edhe diferencimi i tyre, pavarësisht se ky i dyti nuk është i detyrueshëm. Për sa u përket vendeve të tranzitit, nuk do të thoja se interesi kryesor i tyre qëndron në vendosjen e një monopoli. Për ta, ashtu si për eksportuesit, vlen sidomos sigurimi i tranziteve e fitimeve dhe, lidhur me këtë, vendet e tranzitit mund të kërkojnë edhe një numër furnizuesish të produktit që të tranzitojnë në territorin e tyre: rasti i Turqisë është emblematik në këtë aspekt (vendi përshkohet nga gazsjellësi Kirkuk‐Ceyhan Pipeline dhe nga naftësjellësi Baku‐Tbilisi-Ceyhan Pipeline, të cilëve shpejt do t’u shtohen gazsjellësit TANAP e Turkish Stream). Në këtë aspekt, siguria e tranzitimit, e të drejtave të tranzitit, dhe e raporteve të mira midis vendeve tranzituese dhe furnizuesit (ose furnizuesve, në rast se janë më shumë se një) janë thelbësorë.

Do të donim ta mbyllnim duke folur për projektin më të ndjeshëm midis të shumtëve aktualisht në tryezë: po i referohemi Nord Stream 2. Po asistojmë në një përplasje midis qeverisë gjermane dhe autoriteteve europiane për menaxhimin e traktativave lidhur me realizimin e projektit. Amendamenti i Direktivës për Gazin dukshëm që ia jep Komisionit Europian të drejtën e fitimit të një mandate për negociimin me Rusinë. Megjithatë, marrëveshja e kohëve të fundit midis autoriteteve antitrust europiane dhe Gazpromit të lë të kuptosh se Bashkimi Europian nuk do ta bllokonte Nord Stream 2, por do të kufizohej që ta rregullonte. A mund të parashikoni se çfarë do të ndodhë?

Amendamentet e Direktivës për Gazin synojnë që të fusin 4 parime bazë lidhur me liberalizimin: 1) ndarje pronësore; 2) akses të të tretëve; 3) rregullim të tarifave; 4) transparencë mbi rrugët kryesore e importimit të gazit që hyjnë në Bashkimin Europian nga vende të treta, duke qenë se direktiva aktualisht në fuqi zbatohet vetëm për rrugët e tregut të brendshëm dhe nuk ka të bëjë me rrugët nga vende të treta jo të lidhura me tregun e brendshëm.

Amendamenti ndaj Direktivës për Gazin do t’ia zgjeronte zbatimin në të gjitha rrugët nga vendet e treta, ekzistuese dhe të reja, për pasojë edhe Nord Stream 2. Nuk është ky vendi për të shpjeguar me saktësi se në çfarë mënyre direktiva do të kishte impakt ndaj këtij projekti. Gjithësesi, një gjë është e qartë: Direktiva nuk do ta bllokonte, por do të përfaqësonte një sfidë për palët e përfshira. Nga ana tjetër, duke qenë se këto rregullime europiane do të zbaotheshin ndaj rrugëve që nisin nga vende të treta dhe shpesh vazhdojnë në ujëra ndërkombëtare, një numër i caktuar marrëveshjesh ndërqeveritare duhet të negociohet me qeveritë e vendeve eksportuese (mbi këto marrëveshje do të zbatohej legjislacioni dhe rregullimi i Bashkimit Europian) që do të binte nën kompetencën ekskluzive të Bashkimit Europian, gjë që sot nuk ndodh. Parlamenti ka marrë tashmë poaicion pozitiv ndaj amendamenteve, por avancimet në Këshillin e Europës mbesin të ngadalta, sidomos pse Gjermania, Austria, Belgjika dhe Hollanda deri më tani i janë kundërvënë një përshpejtimit të punimeve në Këshill. Nga ana tjetër, Komisioni do të donte një korsi preferenciale për direktivën, të paktën në Këshill. Ndërkohë, ndërtimi i Nord Stream 2 do të vazhdojë dhe, nëse do të adoptohen amendamentet, në fund ka mundësi që do të gjendet një marrëveshje midis Bashkimit Europian dhe Rusisë.

(ngaSaker)

Përgatiti: ARMIN TIRANA / bota.al

VIDEO/ E reja që ka rënë në dashuri me Bushatin dhe Veliajn dhe që kërkon ndihmë nga fallxhorja

Në nisje të vitit të ri të gjithë kemi ndjeshmëri të shtuar, për atë që na pret gjatë 12 muajve të ardhshëm. Madje disa prej nesh u drejtohen edhe formave të ndryshme të parashikimit të fatit, e kur kanë mundësi, duan edhe të ndikojnë te fati.

Vajza jonë i drejtohet fillimisht një fallxhoreje, duke i treguar “hallin” e madh, që e ka zënë: ka rënë në dashuri me Ditmir Bushatin dhe kërkon ndihmë për ta bërë për vete.

Fallxhorja në Astir Vajza- Si je?

Fallxhorja- Si jeni juve? Mirë?

Vajza- Si kalove? Mirë?

Fallxhorja- Mirë, mirë! M’u duk kot, se unë e kam atë dhuntinë…

Vajza- Mirë!

Fallxhorja- Për çfarë ke ardhur nana?

Vajza- Atëherë, jam shoqëruese e nuses së Ditmir Bushatit.

Fallxhorja- E kam ngju si emër, po nuk i mbaj mend.

Vajza- S’ka gjë. Dua ta bëj për vete Ditmirin…

Fallxhorja- Aaa, të vdes unë…

Vajza- Ia kam shtrënguar njëherë dorën, jam munduar, që t’i bie në sy.

Fallxhorja- Ka pas kshu, içik drejtim teje?

Vajza- Ndoshta ka pas dhe unë s’e kam vënë re.

Fallxhorja- Unë do mundohem të të jap mbarësi ty njëherë.

Vajza- Unë mbarësi kam, unë dua thjeshtë të më bësh diçka, që ai të më afrohet, të më kushtojë vëmendje.

Fallxhorja- Do të bëj një lutje, ta shoh njëherë, se ai është dhe tip serioz pak e shoh në bisht të syrit. Po të jesh burrë dhe gru, unë të bashkoj ding…A merr vesh ti?

Vajza- Dua t’i zgjohen pëlqime dhe ndjenja ndaj meje! Këtë dua…!

Fallxhorja- Eee edhe një femër tjetër i ka bërë këtij.

Vajza- Çfarë i ka bërë?

Fallxhorja- Mos ta ketë mendjen, ta ketë mendjen ai vetëm tek ajo. Ma jep emrin tat!

Vajza- Ina!

Fallxhorja- Ina, je goc e shkathët, je goc, që e ke meritu me shku deri atje.Emrin?

Vajza- Ditmir! Ditmir Bushati!

Fallxhorja- Është merakli femrash, e di si të vëren? Të vëren me bisht të syrit, kshu krak! Unë do bëj një lutje, s’e di, Allahu e pranoftë! T’i shoh njëherë letrat. Ditmiri, a të ka pas provoku më përpara?

Vajza- Unë e kam provoku, i kam shtrënguar dorën, kur e takoj.

Fallxhorja- Ty me të bërë, që ai të jetë afër teje, se kur të sheh ai, të sheh mirë ty. E kupto? Ka shumë femra, si kanë punu për të, me e zënë. Nuk je ti e para, a kupto? Ka një çik probleme me shtetin.Nuk e ka kushedisa të dashurume vjerrën, atë gruan. E ke parë ndonjëherë në ëndërr atë ti?

Vajza- Po, shumë herë e shoh!

Fallxhorja-Jepi, o bablok rrugë, po erdhi kjo me shkri plumb, a do t’i eci mbarë kësaj? Allah Pejgamber! Hë iher kthej nga unë, pi me 5 të kuqe, do të eci mbarë, do të hap unë rriskun tënd! Do t’i bëjmë naj gjë Jetmirit…

Vajza- Ditmirit!

Fallxhorja- Ditmirit, ua si sun e gjetkam, hajde njëherë! I bën gruaja e vet.

Vajza- Çfarë i bën gruaja?

Fallxhorja- Ku di unë… Do vij goca me shkri plumb, o babloki jem, edhe ti hapet risku kësaj, o Allahu Pejgamber, hajde! Inshallah! Do vish naj ditë ti? Shtëpinë e mësove!

Vajza- Po!

Fallxhorja- Hajde shkrijmë plumb, d.m.th, ta shoh njëherë aty!

Vajza- Sa të detyrohem?

Fallxhorja- Hë njëherë, ta shoh, sa e ke bo njet ti? Hidhi ato, mirë është!

Vajza- Mirupafshim!

Në rastin e dytë vajza jonë është dashuruar më lali Erin me të cilin ka punuar ngushtësisht gjatë fushatës zgjedhore.

Fallxhorja rruga Kavajës

Qytetarja- Si kaloni? Mirë? Ti je ajo zonja, që shikon fall?

Fallxhorja- Po unë jam, por unë i mbaj me telefon. Unë i mbaj me telefon, ndaj thashë.

Qytetarja- Nuk e dija. Unë jam marrë me fushatë, kam bërë fushatë këtu në Tiranë me Erjon Veliajn. Më përgëzonte punën time, që bëja. Në një mënyrë më stepët, në një mënyrë më afrohet.

Fallxhorja- Shiko, të del si i bllokuar sheqeri. Ku ke vajt edhe në ndonjë vend tjetër? Shiko forma e çelësit, sikur t’i kanë mbyllur gjërat.Shiko si ma bëre mishin! Ndjeve ndonjë gjë në trup tani? Unë them kështu tani, shkri një plumb! Plumbi prish sy, prish magji dhe të hap sytë aty, ku do. Unë plumb po bëja kur erdhe ti, hajde! Këtë si do ta jap unë, do ta mbash në çantë ti!

Qytetarja- Po!

Fallxhorja- Do dalësh në një rrugë kryqe dhe do hedhësh sa të kapë dora dhe do thuash: O Zot! Sikur janë 4 rrugët, kështu m’i ëmbëlso mua! Të të hapen rrugët, se për mua i ke 100% të bllokuara. Gjithë energjia negative më kalon mu.

Qytetarja- Lekët do t’i jap në fund?

Fallxhorja- Pa lekë fare sot?

Qytetarja- Jo, do të të jap edhe sot. Sa të të lë sot? Të të lë 10 atëherë?

Fallxhorja- Eh! Ashtu!

Qytetarja –Po ndonjë gjë tjetër, bën?

Fallxhorja- Po bëj, po mos uu…

Qytetarja- Çfarë?

Fallxhorja- Të gjitha gjërat i bëjmë, por vetëm magji nuk bëjmë. Lidhje, kam ujë, çefin, kycin… të gjitha i kam. Mirupafshim!

HIV/AIDS, mbetet ende luftë e gjatë në Europë

Një raport i përbashkët i Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) ngre alarmin për numrin e madh të të diagnostikuarve me HIV/AIDS në Europë.

“Me rreth 160 000 njerëz të diagnostikuar me HIV, viti 2017 shënoi një tjetër vit alarmues përsa i përket përhapjes së virusit HIV në rajonin europian”, thuhet në raport.

“Trendi rritës në tërësi nuk është aq i shpejtë sa më parë”, konstaton raporti. Por, megjithatë, në këtë aspekt nuk ka vend për entuziazëm. Ka disa opinione sipas të cilave, mbështetja politike po humbet për shkak të retorikës triumfuese.

Ka pasur njëfarë frike, se disa nga mesazhet e lëshuara për virusin HIV po interpetoheshin në mënyrë të gabuar, ndërsa beteja me sëmundjen po fitohej. Një vështrim më nga afër konfirmon se raporti në fjalë nuk lë vend për optimizëm të tepruar.

Raporti thekson se më shumë se gjysma e të diagnostikuarve me HIV në 2017-n në Europë, e kishin sëmundjen në stad të avancuar, shenjë kjo se ka shumë për të bërë në kapërcimin e barrierave.

Ka variacion edhe mes atyre qqë janë diagnostikuar në stad të avancuar: numri më i lartë i përket rajonit lindor (57%).

Megjithatë edhe Europa perëndimore është e vonuar në diagnostikimin e 49% të të sëmurëve.

Panorama ndryshon edhe në nivel kombëtar. Në BE dhe Zonën Ekonomike Europiane, disa vende (Austria, Belgjika, Danimarka, Estonia, Holanda, Norvegjia, Spanja, dhe Britania) janë raportuar rënie të numrit të diagnostikimeve të reja, ndërsa shifrat kanë shënuar rritje në vende si Bullgaria, Qipro, Çekia Hungaria, Lituania, Malta dhe Polonia).

Por kur analiza zgjerohet në të gjithë zonën që mbulon OBSh-ja, panorama bëhet akoma më interesante: Rusia dhe Ukraina kanë peshën më të madhe në rajon, me 75% të rasteve në total.

Pra, vlerat negative “mbysin” ato pozitive.

“Duke vlerësuar rastet e reja të të infektuarve, aktualisht në pikun historik, është e nevojshme një rënie me 78% deri në 2020, në mënyrë që të arrihet objektivi i përcaktuar”, thuhet në konkluzionet e raportit.

Duke parë domosdoshmërinë për progres në luftën kundër HIV-it, mund të thuhet se është koha për iniciativa të reja.

Një prej tyre është ajo e OBSH-së dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës, që ka të bëjë me vetëtestimin në vendin e punës. Qëllimi është t’u jepen mundësitë e testimit grupeve që nuk kanë akses si: punëtorët sezonalë apo emigrantët.

Rreth 1/4 e atyre që jetojnë me virusin HIV nuk e dinë që e kanë. Shumica e tyre janë meshkuj, që për arsye të ndryshme, ka më pak gjasa të testohen. Pasi ata njihen me statusin e tyre shëndetësor, fillon përpjekja për ta mbajtur nën kontroll infeksionin.

Në raport thuhet se Europa ka programe të kufizuara ose nuk ka aspak të tilla për testimin, vetëtestimin apo paraljmërimin vullnetarisht të partnerëve seksualë lidhur me sëmundjen.

Megjithatë, një strategji më radikale si p.sh. vaksina, mund të vendoste balancën. Në një artikull në “The Lancet Infectious Diseases”, Joris Hemelaar së bashku me një grup mjekësh përgatisin terrenin për zhvillimin e një vaksine.

Përmes një analize, ata japin një panoramë të shpërndajes globale dhe rajonale të nëntipeve të virusit HIV-1 dhe kombinacioneve të tij. Ky i informacion mund të përshpejtojë përgatitjen e një vaksine që shënjestron format më të zakonshme të virusit.

Voti 2018 shënoi më 1 dhjetor Ditën e 30-të Botërore kundër AIDS-it. Në 30 vite ka pasur shumë suksese. Pavarësisht, ose ndoshta edhe për shkak, të progresit të bërë, ka rrezik të vetëkënaqemi me atë që kemi arritur në luftën kundër virusit HIV dhe të zbehim politikat mbështetëse në këtë luftë.

Burimi: The Lancet

Përktheu: Gazmira Sokoli-TemA TV

VIDEO: Parukier i pazakontë, përdor shpata dhe flakë për të prerë flokët

Alberto Olmedo është një nga parukierët me emër në Madrid, të cilët përdorin një teknikë të veçantë për të prerë flokët.

Ai ka përdorur shpatat dhe flakët për të prerë flokët e klientëve të tyre. Biznesi i tij unik që ai drejton në këtë mënyrë ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve.

Gjithashtu ka përdorur kthetra metalike për të përfunduar procesin e prerjes së flokëve.

Është kundër përdorimit të gërshërëve duke thënë se qëllimi i tij i dëshiruar nuk arrihet me përdorimin e gërshërëve.

Alberto Olmedo ka qenë në profesionin e prerjes së flokëve për 30 vjet.

KUJDES: Kripa ”gërryen” edhe kockat nga brenda

Një përdorim i madh i kripës, shkakton jo vetëm hipertension dhe sëmundje kardiovaskulare, por konsumon edhe kockat nga brenda, është rezultati paraprak i një studimi të ri në Australi, i cili nëse konfirmohet i jep një prioritet edhe më të lartë luftës kundër varësisë nga ajo.

Shkencëtarët e institutit ”Baker” në Sidnej kanë ushqyer minj laboratorikë për 12 javë me një dietë të lartë të kripës (ekuivalente për njerëzit në 12 gramë kripë në ditë, që është ajo që shumë njerëz konsumojnë) për të parë efektet, përveç hipertensionit.

Ata gjetën se minjtë kishin një numër të tepërt të qelizave të bardha të gjakut, të prodhuara nga qelizat burimore në shpretkë. Studiuesit shqyrtuan eshtrat e tyre dhe i gjetën ato të mbushura me vrima.

Qelizat imune, të rritura së tepërmi ndaj niveleve të larta të kripës, kishin gërryer indet e eshtrave.

“Kockat nuk janë të ngurta. Ato pastaj fillojnë të prodhojnë shumë rruaza të bardha të gjakut, të cilat mund të bllokojnë enët e gjakut dhe të ngrenë presionin e tij’’, u shprehën shkencëtarët.

”Ky proces i injoruar deri më tani mund të shpjegojë pse dieta e kripës së lartë shkakton sulme në zemër”, thotë Murphy.

”Kërkimi është pjesë e një iniciative nga komuniteti shkencor botëror për të rishqyrtuar sëmundjet kardiovaskulare, për të gjitha sëmundjet e zemrës të shkaktuara nga presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë”, shton ai.

Norvegjia rekord botëror në shitjet e makinave elektrike

Rreth 1/3 e makinave që u shitën në Norvegji gjatë vitit të kaluar ishin elektrike. Ky është një rekord i ri botëror, ndërsa vendi po përpiqet t’i japë fund shitjes së makinave me karburant deri në vitin 2025.

Në përpjekje për të reduktuar sasinë e çliruar të karbonit, Norvegjia po promovon makinat me bateri, duke reduktuar taksat për to dhe duke ofruar benefite se parkimi falas apo pikat e shumta të rikarikimit.

Federata Norvegjeze e Rrugëve thotë se shitjet e makinave elektrike janë rritur në 31.2 % në 2018-n, në krahasim me 20.8 % të vitit 2017 dhe vetëm 5.5% në 2013-n, ndërsa shitjet e makinave me naftë e benzinë janë në rënie.

Norvegjia synon ta zerojë emetimin e karbonit deri në 2025-n. Por ka ende për të bërë. 2/3 e makinave ose 148 000 të tilla me karburant janë shitur në vitin 2018-n në Norvegji.

Shifrat e bëjnë Norvegjinë lider në shitjen e makinave elektrike në raport me numrin e banorëve.

Përdorimi i makinave elektrike në Norvegji është pjesë e strategjisë së saj, si prodhuesi më i madh i naftës dhe gazit në Europën Perëndimore, për t’u orientuar drejt një ekonomie më miqësore me mjedisin. Islanda renditet e dyta për shitjen e makinave elektrike me 12% të totalit, ndërsa e treta qëndron Suedia me 6%.

Përkundër kësaj tendence, Kina ka vetëm 2.2% të shitjeve makina elektrike, ndërsa SHBA-të 1.2%.

Shqiptarët, me filmat turq, po rregullojnë dhe historinë

Nga Ben Andoni

Historia e Mesjetës shqiptare ka pasur ndriçimin e disa prej penave më të njohura historike evropiane, përveç kontributit vendas, që ka hedhur dritë mbi të. Në kohët tona, përveç prof. Pëllumb Xhufit, të ndjerit Prof. Kristo Frashërit dhe Prof. Oliver Jens Schmitt, e një sërë autorësh të tjerë, i shtohen studiuesit e njohur të fillim shekullit të shkuar me Milan Shuflajn dhe të tjerë para tij, që elaboruan tema por edhe ndriçuan dokumente mbi të cilat u hodh dritë.

Pavarësisht kësaj, një “Histori të Skënderbeut” të plotë, të paktën si e pretenduam, e patën të plotësuar vetëm pas viteve ’90 nga profesorët Frashëri dhe Schmitt, pas punëve jo të plota që ishin bërë nga një sërë dinjitarësh tanë dhe të huaj në të shkuarën.

Në një areal të njëjtë, por gjithsesi në shekujt e mesëm dhe të fundit të Mesjetës kemi shikime shumë komplekse me metodologji interesante të prof. Xhufit dhe një sërë kolegësh të tij, që Schmitt i shtyu edhe disi më parë në shekujt para pushtimit osman.

Kjo hyrje në fakt nuk është shteruese por thjesht disi përshkruese e asaj ose burimeve nga ku mbështetej dhe ndërtohet narracioni dhe kultura jonë e përgjithshme për Osmanët dhe pushtimin e tyre, por edhe ndikimin e jashtëzakonshëm për fatet e vendit tonë, si edhe shikimin e Skënderbeut etj.

Shumë vite më vonë, në dy dekadat e fundit, publiku i gjerë, mu ai që ka pak akses ndaj burimeve historike dhe studimeve, po e plotëson kulturën historike me ekspansionin e paparë të filmave turq. Dhe, ndodh që personazhe që deri më tani i kemi marrë përmes kësaj historie të hartuar me metodologji shkencore, të egër, të pamëshirë dhe që e kanë rrënuar hapësirën e vendit tonë, tashmë përmes filmografisë turke, që e ka pushtuar tregun shqiptar, na vinë të paqëm, mendjehapur, kurse imazhi i Perandorisë Osmane i qashtër. Të mendosh si një hapësirë e bukur, ku shqiptarët ishte një bahçe thjesht pak e harruar e saj.

Të gjithë këto seriale, modifikuar për interes të ligjërimit të lidërshipit të ri turk, që përmes tyre, po përcjell ekspansionin e vet kulturoro-historik dhe dilemën për atë peshë jo të pakët që kanë mbajtur shpatullat e njerëzve tanë, zonave tona të origjinës, të ngjallin vërtetë pak trishtim. Paçka se nivelin e tyre shpesh spekulativ e mbysin efektet dhe kostumet, që për hir të së vërtetës janë të mrekullueshme, bashkë me skenat, fotografinë, aktorët shumë të paraqitshëm dhe elementë që bashkohen dhe i japin jetë idesë. Një sërë personazhesh të egër dhe të paskrupullt të historisë po na vinë nga këto filma mbushur me cilësi të bukura që përcjellin dashuri dhe paqe por edhe urrejtje për të huajt e këqinj, që zakonisht u përvishet pabesisë së katolikëve dhe perëndimorëve.

Përveç shtëpiakeve që mbushin jetën me to, njerëzve në lokalitete që i kanë të vetmet argëtime, por edhe hapjes së madhe në të gjithë Ballkanin dhe më gjerë, ato po përcjellin indirekt ndjesinë e urrejtjes, vrasjes dhe xhelozirave të pafundme.

Kjo është jeta, mund të përgjigjet një regjisor dhe një ithtar i tyre e derisa i duan njerëzit, pse të hyn në punë?! Në fakt, tema jonë është ndryshe.

A munden personazhet turq historikë të vinë të tillë te ne kaq lirshëm dhe pa një lloj filtri të nevojshëm moral. Asesi censurë. Paçka se Mehmet Pushtuesi po na vjen si model i përkorë, që mbron Ortodoksinë, ndërsa po i bën varrin Bizantit, që është degjeneruar!! Shpata e Drejtësisë është vetëm mbi të, ashtu si i atribuon vetes sot drejtësinë presidenti aktual turk Erdogan.

Dhe, kjo nuk mbaron këtu. Për filmat e kohëve tona, të habit sesi personazhet e shumta të telenovelave turke që mbrojnë shoqërinë nga e keqja përballen në çdo hap me vrasjen dhe të keqen. Një aludim i pastër për fuqinë e Turqisë dhe misionin e saj, që e ka nisur me Neo-Otomanizmin.

Të mendosh, shoqëria jonë, me të cilët eksperimentohet deri në absurd, e hapur për çdo ndrydhje identiteti, me këto filma duket se është duke ridimensionuar mënyrën sesi e shikon vetë jetën. Më saktë një segment jo i pakët i popullatës, që argëtim të vetëm, kanë pikërisht filmat turq dhe propagandën e frikshme të kryeministrit tonë dhe baltosjen e përhershme të Opozitës.

Dhe, të kthehemi sërish te Mehmet Pushtuesi, filmi i ri që po ngërthen shqiptarët para Tv: Të merr lemeria kur kujton se në histori ai ka shkatërruar pa fund hapësirat tona dhe tashti përshfaqet një hero për vetë ne.

Si për ironi të së gjithës, vjen i interpretuar nga një prej aktorëve më simpatikë të Turqisë, në mos gaboj nga një spekulim me origjinë shqiptare, bashkë me të gjithë hiret mashkullore dhe përveç kësaj sfidues kundër të keqes që e përbën… kryqi.

Ndërkohë Shqipëria ka nevojë për kinematografi cilësore, që turqit sot e kanë interesante dhe sfiduese. Por, gjithsesi edhe këtu kemi një armik, që quhet treg. Kujtesa e njerëzve të sotëm nuk shkon më larg se shtëpitë e tyre dhe mbase kjo është arsyeja që ekspansioni nuk ndalet dot, nëse nuk gjen dot një alternativë artistike. Shqipëria e ka të pamundur ta mbushë këtë boshllëk me fuqinë e saj ekonomike dhe atë që ofron për kulturën.

Filmat turq, në një llogari që është bërë vjet prej “Sabah”, ka të ardhura që shkojnë në rreth 350 milionë USD, ndërkohë që gati një dekadë më parë eksporti televiziv turk numëronte të ardhura në rreth 1 milion dollarë, në transmetimet që sot gjenden të shtrira në më shumë se 100 vende, përfshi këtu edhe Shqipërinë. Dhe, me këto shifra Turqia renditet në prodhuesin dhe shpërndarësin e dytë në botë të serialeve televizive, pas SHBA-së. Kjo nuk mbaron këtu, pasi shumë shpejt, shifra mendohet të dyfishohet.

Ballkani sot nuk e ndjen shumë ekspansionin e politikës turke, prej rrugës që ka hapur kultura turke, ku shikuesit janë gjithnjë e më të shumtë prej zgjidhjeve racionale alla Ballkan dhe problematikave gati identike në rajon.

Në fund, ajo që na mbetet të themi është e thjeshtë: Në të gjithë këtë hulli, a mund të ketë një kontroll moral të njerëzve që i marrin këto filma, pasi historia jonë po transformohet në një farë mënyre pa u ndalur drejt perceptimeve të tjera, kurse imazhi i Turqisë historike po na vjen i qashtër dhe i këndshëm dhe duket po e zhbën krejtësisht atë errësirë që na la me vetëdije të plotë. (Milosao)

Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, ushtria shqiptare pa tanke dhe avionë ushtarakë

Drita jeshile e dhënë nga NATO për ndërtimin e një baze ajrore në Kuçovë, padyshim që ishte një nga lajmet më të mira për vitin që lamë pas.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i ftuar në Ora News tha se aktualisht jemi në një proces teknik.

Edhe pse projekti nuk është i karakterit luftarak, Koçi nuk përjashtoi shfrytëzimin e bazës për operacioneve të tilla nëse NATO do të ketë nevojë.

Petro Koçi: Jemi në një proces teknik mes Forcave tona të Armatosura, Ministrisë së Mbrojtjes dhe ekipeve teknike të NATO-s. Ai do të jetë një projekt gradual dhe ka një rëndësi të madhe, së pari rëndësi politike. Dëshmon rëndësinë që ka Shqipëria në rajon sa i përket politikave të sigurisë së NATO-s, dëshmon edhe besimin që ka NATO në një vend anëtar si Shqipëria. Nga ana tjetër do të ketë rëndësi të madhe ushtarake sepse do të ndihmojë forcën tonë. Ajo është një bazë taktike e NATO-s, është për furnizim. Natyrisht do të shërbejë dhe për operacione të mundshme të NATO-s kur do të ketë nevojë për forcat e veta të ulen në Shqipëri për tu furnizuar apo qoftë dhe për të ndaluar për një moment të caktuar. Do të shërbejë dhe për stërvitje, operacione taktike, por pse jo dhe operacione luftarake nëse do të jetë e nevojshme.

Po a nuk është shqetësues fakti se forcat shqiptare ajrore nuk kanë një avion ushtarak?

Petro Koçi: Me transformimin e Forcave tona të Armatosura, orientimi ka qenë që ne të zhvillojmë potencialin ajror, kryesisht me helikopter. Jo vetëm për ermergjencat, por edhe për të mbështetur operacione luftimi të caktuara. Ekuipazhet tona, helikopterët tanë kanë marrë pjesë në stërvitje komplekse ndërkombëtare në Gjermani etj, për tu stërvitur dhe për të qenë të aftë dhe në operacione të ndryshme luftimi. Kemi nevojë për investime të rëndësishme në këtë fushë për të pasur më shumë helikopterë, më shumë Forca Ajrore në planin njerëzor. Përgjithësisht jemi orientuar tek Forcat Tokësore.

Dhe kur jemi tek Forcat Tokësore, përsëri dhe këtu ka mungesa në artilerinë e rëndë. Shqipëria nuk ka një tank, fqinji ynë Serbia numëron 805 të tillë.

Petro Koçi: Kjo është historia e Forcës tonë të Armatosur. Dihet që ky potencial i tankseve tashmë është i neutralizuar. Ka qenë një teknikë shumë e vjetër dhe nëse ne do të rindërmarrim hapa dhe investime për tu pajisur dhe me tanke kuptohet që duhet të marrim tanke të standardeve bashkëkohore.Edhe këtu vimë tek argumenti i kostos ekonomike. Pse jo një ditë duhet të kemi dhe një kapacitet të tillë.

20 vjeçarja rrëfen romancën me 43 vjeçarin: Ja sekreti i dashurisë sonë që nisi në Facebook

Një çift me 23 vite diferencë është vendosur që të mbyllë gojën e kritikëve, të cilët dyshojnë nëse janë vërtetë të dashuruar.

Kai Semmelmann, dhe Laura Kreutzer nga Gjermania u takuan për herë të parë kur 20-vjeçarja ishte pasagjeren në autobusin që 43 vjeçari drejtonte çdo ditë.

Ishte vetë adoleshentja që mori hapin e parë dhe i shkruajti në Facebook, nga ku lindi edhe një takim që solli dashurinë mes tyre. Kur familja e Laurës zbuloi se i dashuri i saj është 23 vjet më i madh, nuk e pranoi dhe tashmë kanë një vit që nuk takohen.

Laura këmbëngul se nuk e bezdis aspak mosha, ndonëse Kai ishte pak i shqetësuar për mendimet e njerëzve.

“Për mua, ishte vërtetë një situatë e keqe sepse prindërit e mi duhet të gëzoheshin që vajza e tyre është e lumtur. Ishte e tmerrshme sepse Kai është dashuria e jetës sime. Kur Kai pati një sulm në zemër, isha me të për çdo sekondë dhe e mbështeta aq sa munda. Isha e frikësuar për vdekje dhe mund ta humbisja, prandaj e ndihmova që të rikuperonte veten”,tha Laura.

Të dy kanë një vit që shijojnë lidhjen e dashurisë dhe nuk i interesojnë aspak mendimet e të tjerëve.