Ballina Blog Faqe 729

Një letër e panjohur për Skënderbeun

“Nga jeta e Gustav Adolfit, e Karlit XII Mbretit të Suedisë dhe e bohemianit Zhishka, mund të merren me bollëk njohuri ushtarake, por sikur të shfrytëzohet një sasi e pranueshme nga ato të Skënderbeut, kjo do të ishte një gjë e paçmueshme, sepse ai i tejkalon të gjithë oficerë e lashtë dhe modernë, në drejtimin e një ushtrie të vogël mbrojtëse.

Unë e ndesha atë në Historinë Turke, por askund tjetër”.

Letër e James Wolfe drejtuar Thomas Townshend, 18 korrik 1756.

2019-ta, viti i miqve të rinj për Dua Lipën

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, e sheh vitin 2019 si vitin për të bërë miq të rinj.

Ajo përmes një postimi në Instagram bën të ditur se ka bërë mik tw ri këngëtarin e njohur kolumbian, J Balvin.

“2019-ta është viti për bërjen e miqve të rinj. Miqësia e vonuar me J Balvin”, ka shkruar këngëtarja.

Platformë për rizgjimin kombëtar të shqiptarëve në Maqedoni

(Ja çka i duhet popullit shqiptar në Maqedoni që të shndërrohet në faktor të rëndësishëm në vend dhe në rajon)

Prof. dr. Abdulla Mehmeti

Për zgjidhjen e drejtë të çështjes së shqiptarëve në Maqedoni, duke e konsideruar si çështje me prioritet në nivel kombëtar, deri në zgjidhjen përfundimtare të saj, i tërë potenciali politik, intelektual, ekonomik dhe financiar duhet të orientohet, programohet dhe operacionalizohet në këto çështje:

Të formohet me çdo kusht Këshilli koordinues i subjekteve politike shqiptare në Maqedoni (parti, lëvizje dhe koalicione), i cili çështjet e pazgjidhura me interes kombëtar t’i bashkërendojë ndaras nga interesat e ngushta partiake;

Të vendoset moratorium mes subjekteve politike shqiptare, në afat të pacaktuar, për trajtimin e çështjeve me interes kombëtar në nivel të subjekteve politike, duke ia bartur këtë kompetencë ekskluzivisht Këshillit koordinues të subjekteve politike shqiptare në Maqedoni;
Të formohet një organizëm i përbashkët (lidhje, bashkim), me përfaqësues të organizatave joqeveritare, shoqatave profesionale dhe subjekteve të tjera jopolitike, i cili do të ketë karakter këshillëdhënës për zhvillimet politike, ekonomike, kulturore dhe çështje të tjera me interes të përgjithshëm, për politikat zhvillimore afatgjata të shqiptarëve në Maqedoni;

Të formohet një Qendër Informative shqiptare në Maqedoni, me kuadër profesional të dëshmuar dhe me përvojë, duke siguruar edhe hapësira të përshtatshme dhe pajisje të nevojshme, e cila do të merr përsipër mbledhjen e informatave nga tërë hapësira shqiptare në Maqedoni dhe jo vetëm, për punën e institucioneve të pushtetit, në nivel qendror dhe lokal, si dhe për zhvillimet tjera të përgjithshme në vend, me qëllim të informimit të drejtë të opinionit të brendshëm dhe të jashtëm. Kjo qendër duhet të mbledh dhe shpërndajë çdo ditë lajme dhe informacione të besueshme për çështjet e sipërpërmendura, në gjuhën amtare dhe në disa gjuhë botërore, si anglisht, gjermanisht, frëngjisht etj. Një herë në muaj të përgatit buletinin e ngjarjeve më të rëndësishme në vend, ndërsa kopje të tij t’u drejtohen institucioneve më të rëndësishme të vendit, përfaqësive diplomatike në vend dhe institucioneve relevante ndërkombëtare;

Të formohet një Fondacion Kombëtar i Shqiptarëve në Maqedoni, i cili do të drejtohet nga Oda Ekonomike Shqiptare në Maqedoni (aktualisht OEMVP), me përfaqësues të subjekteve ekonomike më të fuqishme të shqiptarëve në Maqedoni dhe disa veprimtarë të dëshmuar të çështjes shqiptare në Maqedoni, e cila duhet të ndihmohet edhe nga filialet e saj që do të hapen në shtetet tjera ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët, sidomos në shtetet e BE dhe SHBA. Detyrë e këtij Fondacioni duhet të jetë mbledhja dhe destinimi i mjeteve financiare dhe të mirave të tjera materiale dhe jo materiale, për zhvillimin ekonomik, arsimor, kulturor dhe shkencor, për nevoja emergjente, si dhe për qëllime të tjera humanitare dhe bamirëse;

Të formohet një Këshill kombëtar për reforma thelbësore në arsim, kulturë dhe shkencë, për planifikimin afatgjatë dhe politikën zhvillimore për arsimin dhe shkollën shqipe në Maqedoni, në të gjitha nivelet, nga entet parashkollore deri në arsimimin universitar dhe pasuniversitar; si dhe të veprimtarive kulturore, të trashëgimisë kulturore, të kërkimeve shkencore dhe veprimtarisë botuese;

Të formohet një Qendër kombëtare për ngritje profesionale dhe specializim të kuadrove në botën e jashtme, e cila me mbështetjen e fondacioneve ndërkombëtare, ndihmën dhe përkrahjen edhe të qeverive të vendeve mike, do të përgatisë dhe specializojë kuadro të ri për udhëheqje dhe menaxhim me institucionet politike, ekonomike, kulturore dhe arsimore të vendit në të ardhmen. Seleksionimi i specializantëve të ri dotë bëhej sipas një Rregullore të miratuar nga Bordi kombëtar (vendor) dhe Bordi ndërkombëtar i emëruar nga Këshilli i fondacionit të shqiptarëve në Maqedoni. Kjo Qendër do të merrte përsipër të përzgjedh, së paku në 5 vjetët e ardhshëm, nga 70-100 studentë dhe studente të reja, me rezultate të larta në studime, të cilët do të qëndronin së paku 1-3 vjet për specializim dhe ngritje profesionale në institucionet e njërit nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe SHBA, në fushën profesionale të tyre;

Me ndihmën e institucioneve ndërkombëtare kompetente, në botën e jashtme të formohet Banka për Zhvillim e Shqiptarëve të Maqedonisë, e cila do të kujdesej për financimin e projekteve kapitale me rëndësi ekonomike dhe shoqërore, për shqiptarët në veçanti dhe për vendin në përgjithësi;

Të ngritet një Qendër Klinike Universitare Rajonale, e cila do të realizohet me ndihmën financiare të qeverive të disa shteteve të jashtme, me teknologji bashkëkohore dhe kuadër të specializuar vendës dhe të huaj. Përveç të gjitha klinikave, instituteve dhe laboratorëve të nevojshëm, do të përfshihen edhe laboratorë të specializuar për kontrollin dhe cilësinë e ushqimeve, të teknologjisë farmaceutike, kontrollin e parametrave për mjedis jetësor cilësor dhe të ngjashme. Kjo Qendër, përveç qëllimeve shëndetësore do të shërbejë edhe për qëllime arsimore dhe shkencore, në shërbim të Universitetit të Tetovës;

Të formohet një Gjykatë e Nderit, nga profesionistë të dëshmuar, personalitete me vlera morale dhe kombëtare, e cila do të paraqesë raporte me mendime dhe vlerësime publike, vjetore dhe periodike, për pastërtinë e figurës së secilit funksionar, udhëheqës institucioni, organi shtetëror dhe publik, si dhe për bartësit e çfarëdo funksioni tjetër me interes të përgjithshëm shoqëror e publik. Mendimi dhe vlerësimi për mundësitë e implikimit të mundshëm të personave bartës të detyrave me përgjegjësi shoqërore dhe kombëtare, do ta luftojë në mënyrë të drejtpërdrejtë kriminalitetin, korrupsionin, nepotizmin, paaftësinë profesionale dhe çfarëdo implikimi në afera të ndryshme, të cilat janë në kundërshtim me normat morale dhe traditën kombëtare të shqiptarëve, e që pengojnë zhvillimin normal të shoqërisë, i pamundësojnë proceset demokratike dhe progresin.

Sipas nevojës, në të ardhmen të krijohen edhe organizma të tjerë, të cilët do të kujdesen për zhvillimin dhe përparimin e vendit, sidomos të vendbanimeve shqiptare në Maqedoni, me nivel të ulët të zhvillimit ekonomik, si dhe për përmirësimin e mirëqenies së shqiptarëve dhe të qytetarëve të tjerë në Maqedoni, me çka do të krijohen kushte për parandalimin e shpërnguljes masive të shqiptarëve jashtë atdheut dhe kthimin e të shpërngulurve në vendlindje.

(Gusht 2016 – dhjetor 2018)

Bebe Rexha në “kërkim” të një burri

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Bebe Rexha ka lënë të kuptohet se është gati të martohet.

“Për burrin tim të ardhshëm: Të lutem eja dhe më gjej sa më shpejt. Të dua!” shkruan këngëtarja. Më herët ajo ka deklaruar se nuk do t’i refuzonte edhe meshkujt shqiptar

Disa ditë më parë Bebe zbuloi se i kishte propozuar për martesë një burrë me fëmijë dhe që ishte i martuar. Ajo e ka refuzuar pa e menduar dy herë.

Getinjo sjell një hit që premton sukses! (Video)

Gentinjo është rikthyer në klasifikimin e ” Top Awards”, pas një kohë të gjatë mungese, falë projektit muzikor “Ti Ngele”, i cili u rendit mjaft mirë që në javën e parë që u fut në listë. Ndërkohë që kanë kaluar 23 javë nga koha që është bërë pjesë e klasifikimit, kjo këngë vazhdon ende të dëgjohet dhe votohet nga publiku shqiptar.

Pavarësisht këtij suksesi, Getinjo ka vendosur të jetë sërish pranë publikut, duke publikuar këngën e tij më të re, e cila premton sukses. “Uh”, titullohet prurja më e re e reperit, e cila e ka sjellë mjaft ndryshe artistin sa i përket stilit muzikor.

Sa i përket muzikës, ajo është punuar nga Celaya drums,Dj money ndërsa teksti mban vulën e vetë artistit. Ky projekt muzikor ka ardhur i shoqëruar me një videoklip, në të cilin nuk mungojnë femrat e bukura.

Kjo këngë, e cila pritet të shndërrohet në një hit muzikor dhe të luhet pafund nëpër klubet e natës, është futur në klasifikim që në javën e parë të publikimit. Mbështetja e madhe e publikut e ka renditur këtë projekt muzikor në vendin e 15-të, një pozicion mjaft i rëndësishëm në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Milaim Zeka këndon live, “ndez” atmosferën dhe befason Bujar Qamilin e Ismet Pejën! (VIDEO)

Milaim Zeka në ediicionin festiv të “Kojshia Show” ka treguar edhe një talent të tij.

Ai ka kënduar live duke kompleksuar Ismet Pejën e Bujar Qamilin, me talentin e tij!

Momentin kur këndon deputeti Zeka mund ta ndiqni nga minuta e 36:00.

https://youtu.be/QaYiR75Rbe8

Video e plotë e dy hajnave të kërkuar nga policia: Kem para sa duash, jemi në Spanjë! (VIDEO)

Kastriot Shala dhe Leutrim Latifi janë dy personat që po kërkohen qe më shumë se dy muaj nga Policia e Kosovë, pasi të njëjtit ishin shpallur publikisht në kërkim për raste të grabitjeve të armatosura.

Shala dhe Latifi janë paraqitur LIVE në Facebook ku tallen me autoritetet e drejtësisë kosovare. Ata tregojnë se aktualisht gjenden në Barcelonë të Spanjës.

“Le t’na qesin çdo ditë në fotografi se këtu s’po të kthejshin. A të ka marrë malli me pa sheshin “Nëna Terezë”, kqyre bab’…”, thotë Shala.

Në videon e siguruar nga “Indeksonline”, ata shihen teksa mburren se kanë kogja ‘lekë’ me vete.

“Kem pare sadush… Po shëtisim midis spanije me shofer. Problem e kanë me na qit në kokërr të shpinës. Sa të kemi pare, problem është me na rrzu”, thonë ata.

I riu shqiptar i ofron vajzës 5 mijë euro për virgjërinë (VIDEO)

Nëse keni menduar se janë vetëm të rinjtë të interesuar për virgjërinë e vajzave, keni gabuar.

Edhe mosha e tretë duket se është gati të japë gjithë pensionin në këmbim të saj.

Emisioni investigativ “Boom”, solli mbrëmjen e sotme rastin e një të riu që jepte 5 mijë euro parapagim për virgjërinë e një vajze.

Megjithatë, i rrezikshëm ka dalë një i moshuar, i cili tregon se e ka tradhëtuar gruan shpesh herë. Ajo çfarë ofron në këmbim janë 10 mijë lekë të reja ose 100 mijë lekë të vjetra, duke argumentuar se nuk ka mundësi më shumë pasi duhet të mbajë familjen.

Por vërtetë nuk ka mundësi financiare, por kandidati për të marrë virgjërinë e siguron vajzën se është një mjeshtër në krevat dhe se tek ai do të gjejë një mik të vërtetë.

Kandidati: Hyj menjëherë te gazeta unë, pam-pam. Jam gjysh tani, se kam dy goca dhe një djalë të martuar. Këtë të tënden e mora me gjithmënd një aventurë, jo aventurë për të luajtur me një fëmijë. Në krahasim me mua ti je një fëmijë se po shoh çudira tani që virgjëria po ikën 15. Kam nxënës te shkolla 9-vjeçare ku jam, janë 15, 16 vjeç dhe them o Zot o Zot , nuk mbahen.

Vajza: Ti sa më ofron?

Kandidati: Nuk kam provuar të paguaj kurrë më tepër se 100 mijë lekë të vjetra, po nuk të kaloj më tepër se ashtu i kam edhe problemet, gjerat, se mendo të jesh kryefamiljar. Ka një ngarkesë, ka një barrë, ka një gjë. Po nuk humbe asgjë se takove mua. Mendoje si ta duash ti.

Vajza: Atëherë, ti çfarë më propozon ?

Kandidati: Të thashë se unë nuk mund të kaloj më tepër se kaq.

Vajza: Më tepër se sa?

Kandidati: Thashë, 100 mijë lekë. Nuk jam kështu nga ato me organ të madh që kam frikë të them a të bëj , një mashkull normal me 15-16, kam moshën tani që kuptohem. I marr gjërat avash.Nuk nxitoj. Jam bashkëkohor, po themi nga ana e këtyre metodave të reja . Nuk nguroj të marr nga këto gjerat e reja që janë tani. Nuk jam nga ato strikt, nga ato metodat e vjetra që o burra ngri këmbët dhe hopa si i themi se …Jo. Të marrë shumë avash . Filloj nga maja e hundës , tek gusha se…ti mbase do kërkosh pastaj që të penetroj shpejt, po jo, pra do vazhdoj qetë.Veç më duhet kohë të kënaqesh, nga buzët tek gusha.

Se ajo punë pastaj një drejtim ka. Do penetrosh në mënyrë të lehtë.Unë jam edhe nga ato meshkuj që veproj lehtë se nuk jam bërë synet. Zakonisht ato që janë të pa bërë synet nuk penetrojnë shpejt sepse kanë atë dhimbjen e vet ku penetrojnë se meshkujt të bërë synet janë të zhveshur e po ranë në të ikin direkt, pam , nuk pyet se të dhemb, s’të dhemb.Nuk do të refuzoj edhe në qoftë se e ke dhënë virgjërinë një ditë dikujt tjetër dhe për qejf më thua hajde.

Tetovari hero që mposhti bandën serbe i vetëm (VIDEO)

Naser Abazi, të cilin mediat serbe e shpallën hero, është një shqiptar, shitës i gështenjave në Pozharevac.

Abazi është nga fshati Siniçan-Komuna e Bogovinës dhe u kap fyt per fyti me bandën serbe që ishin të të armatosur deri në dhëmbë.

Ai i ka shpëtuar jetën pronares së kioskut në qendër të qytetit dhe për të shpëtuar jetën e saj, tetovari i ka rrahur dhe shtrirë për toke anëtarët e bandës ssrbe.

Ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit 2014.

Hoxhë Fatmir Latifi: Turqit donin t`i asimilonin shqiptarët (VIDEO)

Hoxha nga Mitrovica, Fatmir Latifi, më në fund e pranon që turqit kishin synime të qarta për asimilimin e shqiptarëve.

Ai rrëfen një ngjarje që i kishte ndodhur rilindasit shqiptar hoxhë Rexhep Vokës, nga Tetova, ku turqit i kishin kërkuar të hiqte dorë nga kombësia shqiptare dhe të deklarohej turk.

“Hoxha dhe rilindasi Rexhep Voka, kishte kërkuar ndihmë nga ambasada turke në Beograd, për shkak të gjendjes së rëndë të shqiptarëve në Maqedoni.

Ambasada e Turqisë e kishte kushtëzuar ndihmëm që të gjithë shqiptarët të deklaroheshin turq. Por rilindasi Rexhep Voka, kishte refuzur kategorikisht ofertën poshtëruse të turqve’, thotë hoxha Fatmir Latifa.

https://youtu.be/EdOFWQSavrg

Lëvizja “ÇAPA TU ÇORO” në Irzniq të Kosovës/ Banorët kapin hajdutin dhe ia “dorëzojnë” policisë (VIDEO)

Një burrë kërkonte mëshirë pasi ishte kapur, gjatë tentimit për të kryer një vjedhje.

I gjithë rasti ndodhi të mërkurën mbrëma në shtëpinë e familjes Ferizaj në Kodrali të Deçanit, njofton Klan Kosova.

E zonja e shtëpisë, Fatimja rrëfen se po qëndronte me djem në dhomën e ndejës kur një person i panjohur ju hyri në shtëpi. E në të kishte hasur e reja e saj.

Ndonëse djemtë e Fatimes nuk arritën t’i kapin personat që u hynë në shtëpi, ishin banorët e një fshati fqinj ata që e bënë një gjë të tillë.

Kronikë nga Rilind Matoshi.

https://youtu.be/nJjOzVojq5Q

Kjo iniciativë ka pak ngjashmëri me një lëvizje shumë të popullarizuar në Peru të Amerikës Latine, po edhe në disa vende të tjera të këtij kontinenti.

E gjitha kjo lëvizje me emrin “Çapa tu çoro” (CHAPA TU CHORO – Kape hajdutin tënd) filloi kur qytetarët e një kuarti vendosën që më të mos e thërrisnin policinë dhe ua bënë me dije keqbërësve të mundshëm se vetë do të merren me ta nëse i kapin, kurse duke gjykuar nga sasia e publikimeve në internet, gjithnjë e më shumë peruanë po merrnin drejtësinë në duart e tyre, transmeton Tetova News.

Interneti u mbush me video-regjistrime dhe fotografi të vendosjes së drejtësisë kundër mashtruesëve, hajdutëve të xhepave dhe keqbërësve të tjerë të “vegjël”.

Dënimet për keqbërësit varionin nga zhveshja dhe rrahja me kamxhik e deri te detyrimi për të bërë detyra të rënda fizike dhe të hanin speca shumë djegës.

Vendosësit e drejtësisë në rrugë thonin se hakmarrjet publike janë mënyra më e mirë për parandalimin e veprimeve të tilla në të ardhshmen, sepse opinioni kishte humbur besimin te policia dhe shteti.

Trend i vendosjes së drejtësisë në rrugë filloi kur Sesilia Rodrigez nga Huansaja, ndihmoi fqinjët për të kapur vjedhësin.Rodriguez bashkë me bashkëfshatarët, duke pritur policinë, e mbajtën hajdutin dy orë, për ta marr vesh pastaj se ai u lirua 30 minuta pas arrestimit.

Edhe në Irzniq ndodhi “ÇAPA TU ÇORO”./ Tetova News

Diplomaticus/ Sinani: Shqiptarët s’do lejojmë të quhemi maqedonas

Analisti i zhvillimeve politike në Maqedoni, Arsim Sinani, në një intervistë për emisionin “Diplomaticus” të gazetarit Erion Kaçorri në News24 shprehet se shqiptarët nuk do të pranojnë që në dokumente dhe pasaporta të quhen me kombësi maqedonase. Sinani shprehet se sipas marrëveshjes së Prespës, në pasaporta nacionaliteti i të gjithëve do të quhet maqedonas, por shqiptarët nuk do ta lejojnë këtë gjë.

“Ali Ahmeti, Bujar Osmani, Artan Grubi, Teuta Arifi, të gjithë këta do të quhen maqedonas, por shqiptarët nuk do të pranojnë këtë lojë sepse ne nuk jemi të kapur. Ia kemi bërë të qartë edhe ambasadorit amerikan Jess Bailey në Shkup se ne jemi shqiptarë dhe nuk pranojmë që në pasaportat tona identiteti jonë të shkruhet maqedonas. Nuk është vonë për ta kundërshtuar. Mendoj se Zaevi e ka kuptuar këtë dhe ka bërë një lëvizje taktike. Askush nuk mund të na e fshijë identitetin tonë. Ne kemi identitet të qartë shqiptar. Shqiptarët nuk do ta pranojnë këtë diskriminim”, deklaron Arsim Sinani për News 24.

ASH: Dyshime për manipulim edhe me dhënien e ndihmave financiare nga Komuna e Tetovës (Dokument)

Aleanca për Shqiptarët dega në Tetovë dyshon se Komuna e Tetovës manipulon edhe me dhënien e ndihmave financiare, informon fjala.mk

Në një postim në facebook ASH ka publikuar disa dokumente të cilat komuna ka përgatitur për ndihma financiare:

Një pjesë e dokumentacioneve për ndihma financiare që votohen në këshillin e komunës së Tetovës me shumicën e këshilltarëve të siguruar nga ana e BDI-së.
Këtu kemi vetëm për disa muaj ku shuma totale kap shifrën përafërsisht mbi 50 mijë euro. A në të kundërtën komuna është në borxhe të thella (milionëshe).
Në dokumentin e parë shihet se si është përgatitur dokumentacioni me vendet e zbrazura të individëve poashtu i zbrazët është edhe vendi i vlerës që duhet të ju ndahet si ndihmë!
Nuk jemi kundër ndarjeve të ndihmave financiare nga buxheti ynë, por parashtrohet pyetja vallë a janë kontrolluar këta individ se a e meritojnë ndihmë financiare, apo manipulohen dhe ndahen edhe ndihmat nëpërmjet librezave partiake!

Maqedonasi u pasurua nga emri i tij, duke i shitur domain kompanisë Nike (VIDEO)

Jordan Stojanovski është qytetar i Manastirit i cili e ka shitur shumë shtrenjtë emrin e tij. Ai para 20 vjetëve ka pasur ide që të blejë disa domain-a në internet me emra të njohur, që më pas kompanitë të kërkojnë që t’i blejnë prej tij. Por, kolegët e tij me të cilët ka punuar në projekte nga sfera e IT-së, i kanë thënë se kjo nuk është ide e mirë, të robërojë emra të domain-eve dhe se nga kjo nuk do të ketë fitim.

“E regjistrova në fillim të viteve të ’90, një kohë të gjatë ka qëndruar i pashfrytëzueshëm. Por, e dija që do ta kërkojnë, bëra listë të 100 domain-ave që atëherë ishin të lirë dhe për fat të keq kolegët më bindën që nuk është edhe aq mirë të mbajë “rob” domain-at dhe kështu më bindën që të heq dorë nga kjo ide”, tha Jordan Stojanvski, Inovator IT.

Nga 100 domain-at ka hequr dorë, por domain-in jordan.com, përkatësisht emrin e tij, e ka mbajtur.

“Për fat të mirë këtë domain e mbajta, për shkak të emrit të tim, dhe ia shita kompanisë NIKE në vitin 2012, dhe është një nga domain-et që është shitur më shtrenjtë në histori. Përndryshe nuk shitet aq lehtë ose mundja ta shes menjëherë për 1/100 e çmimit. Me pak punë, nëse vendosja ndonjë web sajt, me 1/10 e çmimit. Dhe nga këtu filloi tregtimi, e gjithë kjo ka zgjatur dy vjet”, u shpreh Jordan Stojanvski, Inovator IT.

Se suksesi mund të arrihet edhe nga Manastiri, këtë e dëshmoi edhe Tesla i Manastirit, i cili me kompaninë nga Manastiri harton dizajne të produkteve dhe elektronikë për tregjet e huaja.

“Secili fillim është i vështirë, fillon me ndonjë strategji, mëson, ndonjëherë mendon se një pjesë e strategjisë është gjeniale, por nuk funksionon, më pas e ndërron, punon vazhdimisht. Është një proces i gjatë i cili kërkon shumë punë”, tha Bllagoja Stojçevski, Tesla – Trimod Team.

Në rajonin e Pellagonisë ka shumë njerëz kreativ të cilët kanë nevojë për inkurajim, thonë nga Fondacioni Preda Plus.

“Drejtoreshë e Fondacionit Preda Plus – Fondacion për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik

Ka interes, ka edhe ide të mira dhe duhet pak të inkurajohen. Financat nuk janë vendimtare, nëse keni ide të mirë, financat gjenden”, u shpreh Marija Milevska.

Momenti kur policia ndalon një nga të dyshuarit për grabitjen e armatosur të dyqanit në Prishtinë (VIDEO)

Një dyqan është grabitur me armë nga katër persona në mbrëmjen e së enjtes, në lagjen “Dardania”, në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi Daut Hoxha ka bërë të ditur për Gazetën Express se Policia ka arritur të arrestojë njërin nga të dyshuarit.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta operative dhe atyre hetimore që ka ndërmarrë Policia është bërë e mundur kapja e një të dyshuari, si dhe gjetja e një arme që dyshohet që i dyshuari ta ketë pasur me vete në kohën kur është kryer grabitja”, ka thënë Hoxha.

Televizioni Klan Kosova ka publikuar pamje nga momenti kur Policia ka kryer arrestimin.

https://youtu.be/zQD8B6yZva4

Qeveria pa plan për kazinotë dhe bastoret (VIDEO)

Ndërkohë që Shqipëria në vitin e ri 2019 ua vuri drynin 4.300 bastoreve dhe kazinove, pushteti në Maqedoni thuajse një vit zhvillon debat për ndryshimin e Ligjit për lojërat e fatit. Kryeministri Zoran Zaev pajtohet se situata me bixhozin është alarmante. Shembullin e autoriteteve shqiptare e përmendë si masë radikale, duke theksuar të dhënën se në këtë veprimtari këtu punojnë rreth 6.000 qytetarë.

Por, çfarë ndodhë me ato lagje në Shkup, Tetovë, Strumicë, Kumanovë, Manastir, kudo, ku janë banesa kolektive dhe jetojnë më së shumti çifte të reja bashkëshortore, ka shumë fëmijë edhe atë afër shkollave, këtu nën ndërtesë është hapur kazino. A e zgjidhë kjo problemin? Kështu që do t’i shohim të gjitha efektet dhe masat dhe do të marrim vendim, gjithsesi do të ketë ndonjë lloj vendimesh, kështu nuk mund të mbetemi- deklaroi Zoran Zaev.

Analiza e hollësishme në këtë sektor prej vitit 2015, tregon se të gjitha bastoret dhe vendet ku është luajtur kumar në Maqedoni kanë pasur të ardhura prej 300 milionë euro, që paraqet rreth 10 për qind të buxhetit të shtetit. Kjo do të thotë se mesatarisht çdo banor i rritur brenda vitit shpenzon mes 150 dhe 200 euro për pagesën e tiketave dhe për kumar në aparate. Shuma e tillë çdo vit vjen duke u rritur. Për krahasim, rritja e të ardhurave në vitin 2015, krahasuar me vitin 2014 arrin 5 për qind. Sivjet kjo shifër do të jetë dyfish më e madhe, meqë lojërat e fatit prej 1 janarit në vend se deri tani me 10 për qind, janë tatimuar me normë prej 15 për qind. Ndonëse banorët e Shqipërisë vitin e kaluar kanë shpenzuar thuajse dyfish më pak sesa ata të Maqedonisë para katër viteve, kjo ishte arsye e fuqishme për kryeministrin shqiptar Edi Rama që të marrë vendim për “vdekjen e detyrueshme” të këtij biznesi. Me këtë vendim, kazinotë që deri para do kohë ishin shpërndarë kudo, tani do të jenë të kapshme vetëm në hotelet me 5 yje, që gjenden jashtë zonave urbane. Deri tani, mbeten në nivel të spekulimeve informacionet se pas mbylljes në Shqipëri, biznesi me kazinotë do të shpërngulet në Maqedoni dhe Kosovë.

Alsat

A DO TË EKSTRADOHET GRUEVSKI KËTË VIT? PARASHIKON ASTROLOGU SIMEON ATANASOVSKI (VIDEO)

A do të ekstradohet Gruevski këtë vit? Nëse politika dhe drejtësia ende nuk kanë një përgjigje, aty është astrologjia për të na zgjidhur dilemat rreth kësaj çështjeje. Astrologu Simeon Atanasovski parashikon që fillimi i muajit prill mund të jetë periudha e ekstradimit të Gruevskit.

“Muaji prill do të jetë mjaft i tensionuar, respektivisht periudha rreth 4 prillit. Varësisht prej informatave që do të vijnë jashtë dhe brenda Maqedonisë, mund të kemi edhe periudhë më të vështirë. Këtë vit sipas gjitha gjasave, kjo është periudha kyçe, ndërs periudha tjetër është qershor – korrik. Se a do të ketë ekstradim direkt nuk mund ta them nëpërmjet kësaj analize por atë javë duhet ta kenë parasyshë mediat”, tha Simeon Atanasovski, Astrolog.

A do t’i ndjejnë qytetarët përfitimet e rritjes ekonomike që e ka paralajmëruar Qeveria? A do t’i bashkohet Maqedonia NATO-s? Këto janë disa nga pyetjet që i shqetësojnë qytetarët.

“Nëse çështja e NATO-s nuk përfundon deri në korrik, Ballkanin e presin kërcënime më serioze”, u shpreh Simeon Atanasovski, Astrolog.

Sipas astrologut, nën 3.5% është ekonomia e udhëhequr në mënyrë të keqe. Muaji janar dhe shkurt janë kyç për ekonominë, muaj këto prej të cilëve varen potencialet ekonomike. Këto janë vetëm pjesë e përgjigjeve që i dha astrologu Simeon Atanasovski në intervistën që e realizoi TV21.

Përgatiti: Aleksandra Velinova

Deri më 31 maj qytetarët duhet t’i konfirmojnë të dhënat e paraqitura në DAP

Deri më 31 maj të këtij viti qytetarët do të duhet të konfirmojnë saktësinë e të dhënave tatimore të cilën për ato do t’i plotësoj Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) dhe të njëjtat do t’i dërgojë përmes postës elektronike.

Nga DAP theksojnë se nëse të dhënat të cilat do ti plotësojnë ato në bazë të të dhënave sistemore nuk janë të sakta, pasi që tua dërgojnë qytetarëve me anë të postës elktronike ato do të mund që të përmirësojnë, e në rast se janë të dhënat në rregull, atëherë vetm se i konfirmojnë ato. Ky proces duhet të përfundojë deri më 31 maj të këtij viti.

Sipas të dhënave të fundit, janë regjistruar mbi 660 mijë qytetarë, ndërsa 320 mijë pensionistë janë liruar nga obligimet. Vetëm një numër i vogël i personave nuk kanë arritur të regjistrohen, ndërsa mundësia që të regjistrohen ende është hapur për to.

Përndryshe, qytetarët kanë pasur mundësinë që deri më 31 dhjetor të regjistrohen për tatim personale, ndërsa regjistrimi ka qenë elektronik.

Gjatë ditëve në vijim moti në Maqedoni do të jetë i ftohtë, temperaturat do të ulen deri në minus 14 gradë

Maqedonia është kapluar nga moti i ftohtë dhe reshje të borës. Sipas të dhënave të Entit Hidrometeorologjik më shumë borë ka rënë në Mavrovë. Reshje të borës ka edhe në Krushevë, Manastir, Toplloçan dhe Lazaropole. Sinoptikët njoftojnë se edhe javën që vjen do të mbajë mot i ftohtë dhe reshje të borës.

Nga atje thonë se gjatë ditës temperaturat do të lëvizin nga -2 deri në -4 gradë celsius, ndërsa gjatë fundjavës temperaturat do të arrin deri në -14 gradë celsius.

Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” njoftojnë se komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet në rrugë me lagështi dhe se në të gjithë territorin e vendit ka reshje të borës. Ndalim i qarkullimit të automjeteve të peshave të rënda ka në rrugën Mavrovë-Dibër dhe Kërçovë-Gostivar.

Spasovski paralajmëron një ‘bombë’ për politikanët

Edhe pse vetingu në MPB është paralajmëruar tani më një periudhë të gjatë, si duket do të zbatohet vitin e ardhshëm, njofton Zhurnal.

Ky është një proces serioz, thotë ministri Oliver Spasovski, i cili duhet të përfundojë pozitivisht për institucionin, por edhe proces i cili do të përballet me shumë pengesa edhe nga brenda por edhe nga jashtë. Nuk do të jetë i lehtë dhe duhet të jetë transparent.

Do të zbatohet në tre faza – dosje personale, gjendje e patundshmërisë dhe kritere. Do të formohen komisione të cilat do të punojnë në veting, ndërsa do të ketë edhe komision i jashtëm me ekspertë. Vetingut do ti nënshtrohen të gjithë, nga pastruesit e deri tek ministri, shtoi Spasovski.

Nga fillimi i këtij viti duhet të funksionojë edhe mekanizëm i jashtëm për kontroll të policisë dhe avokatit policor. Tani më është formuar repart i tillë në Prokurorinë për krim të organizuar.

Ky projekt zbatohet nëpërmjet Këshillit Europian. Prokuroria Publike për krim të organizuar ka formuar këtë repart dhe ata prokurorë do të meren vetëm me punën e punonjësve policorë.

Spasovski konsideron se ky mekanizëm nuk do të kufizojë policinë në punën e saj, por përkundrazi do të ndikojë pozitivisht. Qëllimi është që punonjësit policor të jenë të vetëdijshëm se sjellja e tyre duhet të jetë në bazë të rregullave.

Ministri paralajmëroi edhe hapjen e një debati për gjetjen e mekanizmave për mbrojtje të punonjësve policor, pas shpeshtimit të rasteve për sulm ndaj personave zyrtar kohëve të fundit.