Ballina Blog Faqe 731

GJURMËVE TË THESARIT POPULLOR/ TRIO KËRÇOVARE: Hasan Limani Musa Izeri dhe Medi Beqiri (VIDEO)

GJURMËVE TË THESARIT POPULLOR!

TRIO KËRÇOVARE:

Hasan Limani
MUSA IZERI dhe
MEDI BEQIRI…..”Delja Rude”

DËGJIM TË KËNDSHEM!

Ermal Mamaqi si kamerdarja e fundit e Edi Ramës

Nga Ilir Levonja

Më bëri përshtypje një spot publicitar i këtij Ermal Mamaqit që fatkeqësisht Shqipëria e mban për një showman. Një spot nga ato me porosi nga lart me ca britma karagjozësh se kur do të flas a kur do të flasim. Ku në ‘të e sipër ndërfutej edhe Edi Rama. Nuk është e vështirë të kuptohet se e gjitha është një aludim flagrant me refuzimin e studentëve për të negociuar për ato nëntë pika a nëntë kërkesa që ata kërkojnë t’u plotësohen. Edi Rama çfarë nuk bëri, çfarë nuk sajoi, gjithfarësoj skenarësh me studentë freshistë, marksista të Bashës dhe Fahrisë, a pedagogë të gazhdares shto edhe makinerinë mediatike të tij për bisedime.

Jemi deshmitarë të gjithë, të këtyre ngjarjeve të fundvitit, dhejtorit a pranverës së hershme shqiptare për ndryshime të mëdha, por nuk ia arriti.

Tani që studentët janë pranë familjeve të tyre, në këtë ndërthyrje vitesh, në këto ditë bulevardesh pa trafik të rënduar, për shkak të relaksit nga ushqimet e rënduara dhe me bollëk nitrati. Me shtypistat që promovojnë suksesin e tyre të dështuar të 2018-ës, si fasadat me modele xheli a çmimet e pafundme etj., del në skenë me vishtullëk fytyra e shtrembëruar e Ermalit dhe Edit të parruar me britmat se kur do të flasin dhe se na çmeni ky Mamaqi.

Janë nga ato raste kur abuzimi me lirinë e kohës së shqiptarëve është një pushtim i dhunshëm, pasi gjatë gjithë një viti kalendarik shtëpitë e tyre janë plot me pështyma kuvendi, a personazhesh politike. Dhe tani në këtë vegjetim dy javor, me surretërit që shtrembërohen si e si të kanalizojnë gjithçka në jetën e tyre rozë me gjoja skupe sikur aty të jetë zhvendosur Hollywood-i i viteve pesëdhjetë. Dhe me thënë të drejtën, ka një degradim kaq total sa na ka mbytur malli për estradat e kohës, pasi kishin personazhe në skenë, kishin burra e zonja të rënda, kishin karaktere, dekor, kurse sot ngërdheshje dhe xhel, zhargon e banalitet.

Por më e keqja është, kur penetrojnë deri nën sqetullat e politikanëve, në strategjitë e tyre për të thyer deri protestat e studentëve. Dhe ky spot publicitar që transmetohet gjithë këto ditë, me diçiturën se kur do të flasim, për të shtunën në orën 21.00 në “Xing” me Ermalin nuk është asgjë tjetër po një nga stërkëmbëshat që Edi Rama u përpoq t’ua vinte studentëve ndër këmbë në protestat e dhjetorit të kaluar.

Vetëm në Shqipërinë postdiktaturë ka ndodhur që ca valixhedrunja nga Macukulla a ndonjë skaj tjetër, të bëhen milionerë a showman as, në më pak se dy vjet. Pastaj të flasin për vaskat a masazhet në Karaibe duke harruar opingat dhe rrugët plot baltë të rrethinës nga ata vijnë. Madje, flasin a pozojnë me presidentin për kura ecjesh në male, sikur ta ketë shok lagjeje dhe se mund të ndërhyjnë kur të duan. Kjo është në vazhdën e atij degradimi me përdorimin e lirisë dhe të të kuptuarit të misionit tënd. Pa e ditur asnjëherë se arti në përgjithësi është një opozitarizëm i fortë. Jo një bashkëpunim me pushtetin… Edhe pse koha ka njohur plot raste që figura të njohura kanë bashkëpunuar deri me diktarorë, si rasti i Gabriele D’Annunzios…, por ai ishte një hero lufte, një politikan, aristokrat etj. Megjithatë një pakicë në totalitetin ajkës që për dreq frymëzuan deri koka si Mussolini etj. Dhe me që i përmenda emrin, i kërkoi ndjesë universit italian të kulturës duke e sjellur këtu, në këtë katrahurë karagjozësh të artit aktual shqiptar. Të atij soji që pasi e kanë lënë vendin pa një strukturë kombëtare artorë e kulture, që nuk kanë lexuar një libër janë sot ”ajka” e degradimit tonë. Unë e kam përsëritur me dhjetra herë që liria e shqiptarëve sot është e pushtuar nga këta ngërdhëshist e fytyrës, nga ERTV-ja, lali Eri dhe politika me studiot, telenovelat e Turqisë etj., duke zeruar pa mëshirë realitetin e vërtetë shqiptar. Sikur ato para që investohen për blerjen e telenovelave, ose e gjysma e tyre, kushedi se sa skenarë nga sirtarët e shqiptarëve do të bulëronin. Kushedi se sa emisione do bëheshin për katër qoshet e kombit. “Histori shqiptare” apo Marin Mema nuk do ishin të vetmit. Vijeni re se si ka gjashtë muaj që një kryeministër i përdor në mënyrë brutale idetë a inisiativat e grupeve si një e shtunë ndryshe, a unë jam një lule dielli, duke bërë shtëpi për të varfrit, pa u dhënë asnjëherë llogari shqiptarëve se me çfarë parash, si e qysh. Me çfarë mjetesh ligjore etj. Megjithatë jemi tek këta showmen-ët, që çfarë nuk bëjnë të fshehin të ardhurat e tyre, deri zbythje kuvendi, pa e vrarë mendjen asnjëherë se 80% e atyre që punojnë me ta janë pa siguracione dhe statut nënpunësi. Mjafton xhepat e tyre, mjafton të flasin studiove për fëmijët e tyre, për shoqërinë e qokave, përqindjet dhe honorarët, pa të tjerat kush po pyet. Sidoqoftë ata studentë e kanë parë, po e shohin dhe nuk asnjë diskutim që këtë intrigë çunash Tirone po e përtypin në vend të çamçakëzit. Ato pankarta dhjetori, kanë qënë trëndafilët a luleborët e pranverës së vërtetë shqiptare. Kanë qënë bizhuteritë më të bukura stinore dhe nuk ka asnjë diskutim që do lulëzojnë rishtas. Sado të përpiqen grafomanë të tillë, sado të kërkojnë ta mbajnë me dhëmbë shtrënguar shakaxhiun e tyre, theqafja ka nisur.

BINJAKËT NË ITALI,NJËRI NË VITIN 2018, TJETRI MË 2019

Janë binjakë barezë, të lindur në të njëjtin spital. Por në dy vite të ndryshme. Njëri në 2018, tjetri në 2019. Ato dy minuta distancë kanë bërë diferencën për dy djemtë e një familje bareze ndërmjet dy viteve, në një maternitet të Romës, shkruajnë mediat në Itali.

Andrea, është i pari dhe lindi në orën 23.59 minuta të datës 31 dhjetor 2018. Fabio ndërkohë, pa dritën vetëm dy minuta më vonë. Por kalendari kishte ndryshuar faqe, ishte ora 00.01 i 1 janarit 2019.

“Në realitet, një ndryshim ekziston gjithmonë por në rastin tonë diferenca bëhet ndërmjet dy viteve të ndryshëm” thotë xhaxhai i fëmijëve. Përveç kuriozitetit, të dy djemtë gëzojnë shëndet të plotë. Dhe do të kthehen shumë shpejt në Bari, së bashku me babain Antonio, 30 vjeç dhe nënën Rita, 28 vjeç. Për shkak të një shtatzanie të vështirë u është dashur që të shkojnë në maternitetin e Romës.

Rreth 300 serbë kanë aplikuar për 70 vende pune në Ushtrinë e Kosovës

Ani pse një numër i madh i tyre u larguan vitin që shkoi, interesimi i serbëve për të shërbyer në institucionet e sigurisë në Republikën e Kosovës është mjaft i madh. Për vetëm 70 vende të punës në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrinë e FSK-së, janë lajmëruar rreth 300 pjesëtarë të komunitetit serb.

Institucionet janë të vendosura që edhe Forca e re të jetë shumë-etnike dhe në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha i cili do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes, në një intervistë për KosovaPress flet për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Ai thotë që kapacitetet aktuale Forca do t’i bartë në mandatin e ri, dhe do të zhvillojë të tjera që janë të nevojshme për Forcën e re.

I pyetur për pjesëtarët serbë të cilët nga presioni i Beogradit u larguan nga FSK, dhe plotësimin e vendeve vakante aty, Berisha ka treguar që ka mjaft interesim nga të tjerë serbë.

Ai ka bërë të ditur se në tre mujorin e parë të këtij viti do t’i plotësojnë ato vende të punës.

“Diku për 70 vende të punës janë lajmëruar afër 300 pjesëtarë komunitetit serb që janë të interesuar të jenë pjesë e strukturës sonë. Një pjesë e kërkesave janë te komandanti, mbi 200, tjerat janë te ne, kështu që në tre mujorin e parë ne planifikojmë që t’i plotësojmë këto vende të punës me pjesëtarë të komunitetit serb. Jemi shumë të vendosur që kjo forcë të jetë shumë-etnike e cila do të jetë e përfaqësuar nga të gjithë qytetarët e Kosovës dhe në interes te të gjithë qytetarëve”, thotë ai.

Berisha pret që një marrëveshje gjithëpërshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, do të ndikonte edhe në integrimin e komunitetit serb në FSK dhe institucione të tjera.

Ai thekson që nuk kanë pretendime territoriale ndaj asnjë shteti fqinj, dhe që njëjtë duhet të jenë edhe të tjerët ndaj Republikës së Kosovës.

“Me ndryshime kushtetuese do të ndryshohet vetëm emri, dhe do të kemi mbështetjen edhe të komunitetit serb, ndërsa mandati, misioni, kompetencat, organizimi, të gjitha këto janë që përcaktohen me ligj. Ne brenda këtij afati 10 vjeçar, nëse krijohet ndonjë ambient më i përshtatshëm, pse jo ta ndryshojmë edhe emrin e FSK-së, të gjitha kompetencat, detyrat, organizimi… nuk ka asnjë dallim nga ushtritë e tjera… me miratimin e këtyre ligjeve po fillojmë që t’i ngrisim kapacitetet mbrojtëse, sepse ne nuk kemi pretendime territoriale ndaj asnjë shteti fqinj, edhe presim që edhe te tjerët të kenë një qasje të tillë”, thotë ai.

Berisha thotë se Forca do të veprojë në tërë territorin e Kosovës.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, edhe me mandatin e ri do të veprojë në terë territorin e Kosovës, në momentin që të arrijmë t’i ngrisim ato kapacitetet e plota, atëherë veprimtaria e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të jetë në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thotë ai.

Për KosovaPress, Berisha tregon se në 120 ditëshin e parë parashihet që MFSK të transformohet në Ministri të Mbrojtjes, por thekson që do të jetë një vit sfidues.

“Në 120 ditëshin e parë parashihet që Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës të transformohet në Ministri të Mbrojtjes, pastaj riorganizimi i Shtabit të Përgjithshëm dhe komandave siç janë komanda e forcës tokësore, komanda e trajnimit dhe doktrinës, komanda e logjistikës dhe garda nacionale. Është një vit mjaft sfidues, po ashtu edhe një prej sfidave tjera është edhe hartimi ose planifikimi në aspektin e dokumentacioneve të cilat do të mbështesin zhvillimin e kësaj force në dokumentacionet strategjike, operacionale, dhe taktike”, thotë ai.

Më 14 dhjetor 2018, Kuvendi i Kosovës miratoi pakon me tre projektligje që i hapin rrugë transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës. E më 28 dhjetor, presidenti i vendit nënshkroi dokumentet dhe procedurat përmbyllen me publikimin e tyre në gazetën zyrtare.

Transformimi i FSK-së po bëhet me ndryshime ligjore, meqë për ndryshime kushtetuese duhej edhe përkrahja e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, e këta të fundit vazhdojnë të kundërshtojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Historia interesante e shqiptarit që jeton në Kanada: Punon në piceri, por shkruan edhe romane

Perparim Kapllani e hap picerinë e tij çdo mëngjes në orën 11 të mëngjesit, dhe e mbyll atë në mesnatë ose më vonë. Ai e bënë këtë punë 7 ditë në javë prej më shumë se dhjetë vitesh.
Nuk ka asgjë jonormale që një emigrantë të punoj shumë. Por Kapllani i cili ka arritur nga Shqipëria në vitin 2000, e bënë një punë të dytë në të njejtën kohë, në një mënyrë mjaft të rrallë.

Përparim Kapllani, një shqiptaro-kanadez, i cili është pronar i ‘Albany Pizza’ në perëndim të Torontos, ka shkruar një koleksion të storjeve të shkurtëra, dhe dy romane gjatë kohës që mund të vidhte derisa punonte në pizeri.

Në mes të shërbimit për myshteritë dhe përgatitjes së picave, Kapllani futet në dhomën e pasme që e shfrytëzon si zyrë e që nuk është më e madhe se një dollap. Ai ulet në tavolinën e tij të vogël. Përpara vetes ka dy ekrane, në njërin shikon myshteritë, ndërsa në tjetrin, shkruan fjalinë e radhës të romanit të tij.

“Janë disa momente të shkurtëra, kur unë mund të shkruaj”,thotë ai.

Që nga viti 2008 prej kur e ka hapur dyqanin e tij, Kapllani ka vjedhur mjaftueshëm kohë nga momentet e shkurtëra për të shkruar storjet e shkurtëra dhe dy romanet e tij.’The Thin Line’, ishte publikuar në Nëntor nga ‘Mawenzi House’, shkruan ‘TheStar’,transmeton Gazeta Express.

Nëse nuk do te punoja këtu ‘ ndoshta do të publikoja nga një roman çdo vit’, shprehet Kapllani.

Meqenëse vjen nga Ballkani, puna e fundit e Kapllanit ka të bëjë rreth luftës së fundit në Kosovë.

Ajo bazohet në një storje të vërtetë të një djaloshi 10 vjeçar nga Kosova, i cili i ka mbijetuar masakrës së serbëve në Prillin e vitit 1999.

Djaloshi ka parë sesi rreth 20 shqiptarë, gra dhe fëmijë janë qëlluar për vdekje në një shtëpi, përfshirë këtu nënën dhe tri motrat e tij.

Ai ishte plagosur, por kishte mbijetuar duke bërë si i vdekur. Më pas ishte larguar për në Kanada, me babin e tij si refugjatë.

Storja e tij e tmerrshme është e dokumentuar- ai ka dëshmuar në Tribunalin për krime luftë në ish-Jugosllavi. Por Kapllani thotë se emri i këtij personi nuk do të publikohet, sepse në novelën e tij, do të ketë fiksion të eksperiencave.

Ky libër i tij është redaktuar nga M.G Vassanji, një romancier i cili ka fituar dy herë çmimin Giller.

Vassanji thotë se ka reflektuar nga eksperiencat traumatike të refugjatëve të cilat i kanë sjellë në Kanada.

‘S’mund të harrosh faktin se si e ke humbur nënën dhe tri motrat përpara syve, por mund t’ia lësh të kaluarës, dhe të fillosh nga e para”, thotë Vassanji.

Kapllani për ngjarjen rreth djaloshit ka shkruar derisa ishte gazetar në gazetën mëtë madhe shqiptare ‘Shekulli’ me qendër në Tiranë.

Më djaloshin ai ishte takuar në një spital ushtarak.

Kapllani ndër të tjera rrëfen edhe për jetën e tij në Kanda. Ai tregon se fëmijët e tij janë shkolluar atje dhe se shokët më të mirë i kanë dy vëllezër serb./GazetaExpress/

Tetovë -6, në Kodrën e Diellit 14 centimetra borë

Sipas Entit Hidrometeorologjik të Maqedonisë gjatë mëngjesit të sotëm më ftohët ka qenë në Berovë ku janë shënuar temperatura deri në -11 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale janë shënuar në Dojran me zero gradë celsius.

Nga EHM gjithashtu njoftojnë se temperatura të ulëta janë shënuar edhe në Llazarapole -10 gradë celsius, në Mavrovë -9, në Shkup (Petrovec) -8, në Kriva Pallankë dhe Krushevë -7, në Tetovë, Strumicë, Dibër dhe Shkup -6.

Në Kodrën e Diellit trashësia e borës deri në orën shtatë të mëngjesit ka arritur 14 centimetra, ndërsa në Krushevë nëntë centimetra dhe Mavrovë tetë centimetra.

Shfrytëzuesit e ndihmës sociale prej nesër duhet të përditësojnë dokumentet

Qendra publike për punë sociale njofton se ripërtëritja vjetore e dokumenteve për shfrytëzuesit e ndihmës sociale fillon nga nesër (3 janar).

Shfrytëzuesit e ndihmës sociale do të duhet të dorëzojnë kërkesë të re, ndërsa formularët e nevojshëm do t’i marrin në Qendrën për punë sociale.

Gjatë dorëzimit të dokumenteve duhet të posedojnë letërnjoftim të vlefshëm për vete dhe për gjithë anëtarët e moshës madhore të familjes, ndërsa dokumentacionet tjera do t’i plotësojë vetë Qendra.

“Bazë e kësaj ripërtëritje është që gjithë anëtarët e moshës madhore të familjeve të paraqiten në Agjencinë për punësim, që do të jetë parakusht për marrjen e ndihmës sociale minimale, në pajtim me Ligjin për mbrojtje sociale, i cili do të miratohet së shpejti”, thonë nga Qendra Afati për ripërtëritjen e dokumenteve do të zgjasë deri më 28 janar të vitit 2019.

Sëmundje e rrezikshme po përhapet në Maqedoni

Një pensioniste 65 vjeçare nga Shtipi ka ndërruar jetë nga sëmundja “lishmanioza”, kurse tre persona tjerë janë infektuar, kanë konfirmuar epidemiologët nga Qendra për shëndetësi publike, raporton Telma.

Theksojnë se gjendja me këtë sëmundje është brengosëse edhe atë në shekullin 21.

Kjo sëmundje tropikale nuk shërohet me antibiotikë. Burimi i sëmundjes janë qentë, transmeton Gazeta Lajm.
Në ndërkohë qentë endacakë paraqesin një nga problemet më të mëdha të autoriteteve lokale.

Kërshëndellat ortodokse, 7 janari ditë pushimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë

Dita e parë e Kërshëndellave sipas kalendarit ortodoks, 7 janari, është ditë pushimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, njoftoi sot Ministria për Punë dhe Politikë Sociale.

Nga kjo ministri urojnë kërshëndellat të gjithë qytetarëve ortodoks në RM.

Itali – Grabitet furgoni i blinduar me 2.5 milionë euro, e hapën me fadromë (FOTO)

Katër persona të maskuar dhe me armë kanë arritur të grabisin në mënyrë të rrallë një furgon të blinduar që transportonte rreth 2 milionë e gjysmë euro.

Grabitja është shënuar rreth orës 07:30 e mëngjesit të sotëm në autostradën 96 në provincën e Barit në afërsi të komunës Mellitto

Për të realizuar grabitjen e tyre, banditët kanë bllokuar rrugën me dy automjete të rënda të cilëve i kishin vënë zjarrin duke vënë kështu në kurth furgonin dhe penguar mbërritjen e forcave të policisë.

Për të hapur furgonin e blinduar banditët kanë përdorur një fadromë e më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Furgoni po transportonte para për të furnizuar zyrat postale të qytetit të Matteras dhe brenda thuhet se ka pasur mbi 2 milionë e gjysmë euro.

Hetuesit thonë se flitet për një grabitje të mirëorganizuar në çdo detaj.

Autostrada 96 në afërsi të qytetit të Altamurës vazhdon të jetë e mbyllur.

Ja pse Rusia ka 10.5 milionë femra më shumë sesa meshkuj

Meshkujt janë inferiorë përpara femrave

Në vitin 2014, Komiteti shtetëror i Statistikave në Rusi publikoi një fakt tejet interesant.

Në Rusi jetonin 10.5 milionë femra më shumë sesa meshkuj.

Problemi real nuk qëndron te lindshmëria më e ulët e foshnjave të gjinisë mashkullore, pasi ata janë thuajse të barabartë me foshnjat femra.

Shqetësimi nis në vitet e mëtejshme, kur meshkujt figurojnë të përfundojnë jetën përpara kohe për shkak të stresit, problemeve me pijen apo aksidenteve rrugore.

Serbi e pëson shumë keq në rrugën Gostivar – Mavrovë

Një serb ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfundur jashtë rrugës regjionale Gostivar-Mvrovë, informojnë nga MPB.

Fatkeqësia ndodhi rreth orës 1.20 në Urën e Novosellës, kur automobili i tipit “Nisan”, me targa të Serbisë, i drejtuar nga personi me inicialet F.I. (32) nga Serbia, ka dalë nga rruga.

Serbi i plagosur rëndë, me makinë të Ndihmës së shpejtë u transportua në Qendrën Mjekësore të Gostivarit. Për shkak të plagëve serioze ai u transferua në kompleksin e klinikave “nënë Tereza” në Shkup.

Grupi hetimor ka këqyrur vendin e fatkeqësisë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit./TetovaNews

Historia e dhimbshme/ Flori tregon si e humbi dëgjimin në njërin vesh

I ftuar në “Shiko kush luan” ishte edhe këngëtari i dashur për publikun dhe fituesi i “Kënga Magjike”, Flori Mumajesi. Ai gjatë emisionit ka treguar për herë të parë si e humbi dëgjimin në njërin vesh.

Flori ka treguar se e ka humbur dëgjimin pasi i vogël dëgjonte muzikë me boks dhe jo me kufje.

“Kur kam qenë rreth 13 vjeç. Nuk kisha mundësi për kufje dhe dëgjoja muzikë me boks. Nga kjo humba dëgjimin në njërin vesh rreth 60 %, por tani është duke u rikuperuar dhe ka arritur në 70 %. Vazhdon të jetë në progres”, u shpreh Flori.

Këngëtari ka edhe një tatuazh pas veshit me një simbol audio duke treguar se dashuria e tij më e madhe është muzika, pavarësisht problemit që i ka sjellë.

Gëzoni o njerëz, kryeministri të paktën një herë, për vit të ri, lahet……!!!!

Me ane te nje statusi ne fb deputeti i LSI Petrit Vasili i ben nje urim te vecante kryeministrit per larjen e kryeministrit ne lidhje me nje video qe po qarkullon me kryeministrin ne dush

Ja statusi i tij

Shpesh kryeministrit ja kane permendur qe s’lahet dhe qe vjen ere.

Gezoni o njerez, kryeministri te pakten nje here,per vit te ri,lahet……!!!!

Familja e gjeti plakun 84-vjeçar nga Liseci të shpallur të humbur

Familja e plakut Sejran Osmani (84) nga fshati Lisec më herët kërkoi ndihmë për shkak se 84-vjeçari nuk ishte kthyer në shtëpi. Ai vuan nga skleroza dhe herën e fundit ishte parë rrugës për në Lisec.

Por, pa kaluar shumë kohë nga publikimi i apelit për ndihmë, familja na e konfirmoi se plaku i shpallur i humbur është gjetur në Rasadishte dhe se është shëndosh e mirë,

Arratisen nga qelia në Greqi dy shqiptarë

Dy të burgosur shqiptarë janë arratisur nga burgu i Koridhalo në Greqi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00. Të dënuarit Elvis K. dhe Leonard P. u arratisen nga qelia e tyre. Gjithçka është zbuluar vetëm mëngjesin e së mërkurës, pasi gardianët panë që shqiptarët nuk ishin në vendin e tyre të vuajtjes së dënimit.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë u pa që shqiptarët kishin prerë hekurat e dritares së qelisë dhe ishin larguar me litar në errësirë.

Mediat greke shkruajnë se policia është vënë menjëherë në alarm dhe ka organizuar punën për kapjen e tyre.

Ndërkohë ka nisur edhe një hetim i brendshëm nëse gardianët kanë zbatuar procedurat, apo nëse të arratisurit kanë pasur bashkëpunëtorë të brendshëm./tvklan.al

Harta globale/ Komunikimi mes shqiptarëve, ja aplikacioni që përdoret më shumë

Në kohë festash, komunikimi, sidomos ai elektronik është shndërruar në formën më të zakonshme, jo vetëm për të biseduar por edhe për të uruar këdo, qoftë mes individësh apo institucionesh. Në një publikim të ri të përpiluar nga Similarweb me të dhënat më të fundit të përdorura, rezulton që shqiptarët komunikojnë më tepër përmes Facebook Messenger. Ndonëse ‘shkëlqimi’ i Facebook ka rënë së fundmi dhe Instagram ka fituar gjerësisht terren dhe ndjekës besnikë, edhe në Shqipëri, sipas të dhënave të analizuara përdoret ende më shumë aplikacioni Messenger i Facebook për të komunikuar. Ndërsa rrjeti social i dytë më i përdorur është Whatsapp. Në raportet e mëparshme kishte qenë WhatsApp që dominonte si mjeti i parë i komunikimit elektronik në Shqipri.

WhatsApp është aplikacioni numër një i përdorur në 107 vende të botës, sipas një raporti të ri të fushës së teknologjisë dhe vërtet është një platformë komunikimi falas, shumë e njohur dhe e përdorur kudo.

Por, ndryshe nga trendi global, shqiptarët duket se preferojnë të komunikojnë përmes aplikacionit të komunikimit të Facebook.

Raporti global për aplikacionet më të preferuara të komunikimit tregon se gjysmën e parë të vitit 2018 shqiptarët përdorën më tepër Messenger e Facebook.

Sipas një raporti të ri të SimilarWeb tregohet se Messengeri i Facebook ka marrë vendin e parë në një numër territoresh të reja dhe tani është aplikacioni kryesor i mesazheve në 58 vende. Sipas raportit, Viber ka humbur terren duke lënë vendin e tij si aplikacioni i kryesor i mesazheve në Shqipëri, Irak dhe Maqedoni tek i Dërguari, ndërsa WhatsApp-i u shndërrua më i përdorur në Kroaci.

Angazhimi është një tregues kyç i performancës për aplikacionet e mesazheve. WhatsApp Messenger është shumë popullor në vendet ku ajo drejton – instaluar në mbi 90% të pajisjeve në 45 vende. Veçanërisht aplikacioni është i instaluar në 95% të pajisjeve Android në Indi, ku 75% e përdoruesve përdorin aplikacionin në baza ditore. Përdoruesit e Afrikës së Jugut janë po aq aktivë sa përdoruesit indianë, edhe pse norma e instalimit është pak më e ulët në 92%. Në Mbretërinë e Bashkuar, WhatsApp Messenger është instaluar në 84% të pajisjeve Android, dhe 56% e përdorin atë çdo ditë.

Facebook Messenger, nga ana tjetër, e sheh vetëm këtë penetrim të rëndësishëm në 8 vende, me më të lartat që janë Filipinet në 91%. Në Shtetet e Bashkuara dhe Francë, për shembull, ky numër është rreth 60%, me 41% të përdoruesve që e përdorin atë çdo ditë./monitor

HISTORI NGA JETA: Kryetari i komunës më kërkon s… për një vend pune

Përshëndetjet më të përzemërta gazetës “Intervista” që na publikon historitë tona dhe të gjithë mësojnë nga eksperiencat tona, duke parandaluar kështu të keqen te vetja e tyre. Edhe që ta mësojnë të gjithë njëherë e mirë se çfarë bëhet në këtë vend… me këta njerëz makabër! Unë që po ju shkruaj dua të prezantohem me emrin Jona, për arsye se ai plehra e di se me kë e ka bërë këtë gjë dhe mund t’i shkojë mendja lehtë tek unë. Jam studente në vit të parë në një universitet në Tiranë dhe jam nga një qytet i vogël afër Elbasanit. Jam një vajzë e bukur, por edhe e ndershme, ndaj po marr guximin të kallëzoj këtë histori këtu. Prindërit i kam pa punë, kam edhe një motër më të vogël. Nga gjendja ekonomike jam shumë keq. Në Tiranë më doli shkolla për Mjekësi ngaqë mësoja shumë dhe në qytetin ku banoja, shquhesha që në gjimnaz si vajzë e urtë, që mësonte dhe kam qenë pjesë e senatit të shkollës. Bëja shumë aktivitete, me pak fjalë, kam pasur një rini aktive. Këtë vit, kur shkolla po mbaronte, kryetari i një grupimi rinor, që quhet X më ftoi për t’u bërë pjesë e kësaj force. “Ftesa të ka ardhur që nga shumë lart, më tha, kemi vërejtur kontributin tënd në komunitet dhe jemi të sigurt që do bësh shumë për ne. Ke shumë shokë e shoqe dhe ide. Pse të mos bashkohesh me ne? Në rast fitoreje, do të fusim prindërit në punë dhe ti do rregullohesh mirë”.

Nuk mund ta fshihja dëshirën që pata për t’u anëtarësuar dhe bërë pjesë e këtij forumi, por i thashë se duhet të konsultohesha me prindërit. “Për çdo gjë pyes ata, nuk veproj me kokën time”, i thashë atij. Pasi pimë kafe, fola për këtë me prindërit dhe me miqtë e mi më të ngushtë. U tregova lajmin dhe i pyeta se si të bëja. Prindërit, të afërmit e shoqëria më shtynë që ta pranoja. Ndër të tjera, babai më tha:

– Po shyqyr që të kanë vënë re e të kanë ftuar, duhet të shkosh me patjetër. Shyqyr Zotit na erdhi kjo mundësi… Mos e nënvlerëso se pastaj do na marrë inat deputeti e do na paragjykojnë gjatë gjithë mandatit të tyre.

Kështu, ditën tjetër që u takova me kryetarin e grupimit rinor X, pranova. Ai më caktoi në një post që të koordinoja aktivitetet dhe shpërndarjet e posterave. Ishte një punë që mezi e bëja dhe e kisha inat, se nuk doja të ndyhesha me politikë, por nuk kisha çfarë të bëja, ose të veproja ndryshe. Nuk kisha zgjidhje tjetër, m’i verbonte sytë ideja se prindërit e mi do punësoheshin. Gjatë kohës që isha në këtë forcë, vija re shumë padrejtësi, shkelje, intriga e të rinj që e përdhosnin karakterin e tyre e ziheshin me njëri-tjetrin, kush e kush të binte më shumë në sy. Ishte diçka që mezi e shtyja çdo ditë. Gjatë kësaj kohe punoja shumë afër me kryetarin e bashkisë së tanishme, që më merrte në çdo aktivitet, më jepte t’i përgatisja postimet e tij në faqen e Fejsbukut dhe kudo, se bija në sy ngaqë jam shumë e paraqitshme dhe e lezetshme. Deri atëherë s’më shkonte mendja tek ajo që do të ndodhte më vonte. Gjithçka më dukej normale dhe thoja me vete: “Ec më se është fushatë dhe ka simpati për mua ngaqë po jap kontribut për të…”. Po të kisha pikasur diçka që atëherë, ju betohem se menjëherë e lija dhe i lajmëroja prindërit.

Dua ta theksoj edhe një herë ne vijmë nga një familje e thjeshtë, e ndershme, kemi qenë një jetë të varfër se nuk kemi bërë nga këto gjëra. E kështu, nisi dhe përfundoi fushata… mua kamera më kapte në çdo foto që publikohej te faqja e kryetarit në Fejsbuk ngaqë isha aq e bukur. Erdhi dita pas zgjedhjes, fitoi kryebashkiaku për të cilin kisha kontribuar. Bëmë një festë e kërcyem të gjithë si të çmendur. Kryebashkiaku u afrua disa herë drejt meje dhe përplasi gotën, duke ngritur dolli për suksesin e tij të ardhshëm (Tani them me vete “o Zot vër dorë e kurrë mos e shijoftë atë karrige ku është ulur!”). Ato kohë u gëzova shumë, thashë me vete “të gjitha hallet tona morën fund”. Mendoja për mamin e babin që do të m’i fuste në punë e se sa lehtë do ta bëja shkollën e lartë. Falënderoja Zotin çdo ditë e thashë, më në fund, “pe dhe nga fukarai o Zoti im”… (Imagjinoni kur të shkonte mami im si unë në derën e atij plehrës e t’i kërkonte punë. Po t’ia bënte si mua, mos o Zot, është e tepërt).

Nami në qytetin tim më doli shpejt si përkrahëse e asaj force politike, madje dhe te forca kundërshtare, pasi më kishin parë në aktivitetet e tyre, se kisha rol kyç. Kaluan muaj dhe pak para muajit tetor që më fillonte shkolla e lartë, mësova se kishte ardhur struktura e re e bashkisë dhe të gjithë po përflisnin se do krijoheshin vende pune të lira. Prindërit i kam të dy me shkollë të lartë dhe këtë moment po prisnim, të shkoja e të trokisja në derë për punë për ta. “Kemi pritur për këtë ditë, thoshte babi im i shkretë. Kemi ndenjur gjithë jetën pa punë dhe me zanat. Po kërkojmë të drejtën tonë e të hamë njëherë edhe ne”. Duke qenë se isha bërë si sekretare e kryebashkiakut gjatë fushatës, mendova se kjo do të ishte e lehtë dhe do të zgjidhej shpejt, ndaj shkova vetëm pranë bashkisë…

Këtu filloi edhe makthi im, këtu u përmbys bota ime, këtu fillova të urreja veten që jam shqiptare, jo për shkak të Shqipërisë, por të atyre që na kanë drejtuar gjithmonë në këtë vend.

Kur shkova herën e parë, kishte shumë radhë, njerëz të rropatur që prisnin në korridoret e bashkisë e ziheshin se kush e kishte hallin më të madh e se kush do hynte i pari. Kështu, vendosa të shkoja në fundjavë se do të kishte më pak njerëz, me sa më sugjeroi edhe sekretari i bashkisë. Shkova ditë të premte. Prapë kishte disa njerëz, por thashë “ec më, po pres… Tek e fundit ai gjithmonë zënë do jetë”. Kështu bëra dhe kur më erdhi radha, trokita. Ai, sa më pa mua, më tha:

– Uuuuuuuuuuuu Jona, hajde, hajde…

Më futi brenda dhe e mbylli derën me çelës. Dy-tre pleq që ishin aty u habitën e thanë: “Eh, si futen këto gocat e reja”… U ndjeva në siklet se ai u bërtiti e i përzuri, megjithatë e mora veten shpejt dhe, pasi ai mbylli derën, i thashë:

– Përshëndetje zoti kryetar, urime për detyrën e re. Të shkon shumë kjo karrige. Bashkë luftuam për këtë ditë, shpresoj që do më rregulloni një vend pune për babin se për atë kam ardhur. Jemi shumë keq, asnjë nuk punon në familjen time dhe jemi në pikë të hallit.

Ju betohem që isha veshur shumë serioze dhe në asnjë moment nuk e provokova, fola me gjuhë serioze e formale, por gjatë kohës që flisja, ai sikur po më hante me sy… një moment u çua në këmbë e më vuri dorën mbi flokë. Dukej si derr i uritur. Unë shtanga dhe ia hoqa dorën, kur ai më tha:

– Dëgjo, zemra vogël, kjo që po të them të mbetet mes nesh, nuk do ta diskutosh në asnjë vend tjetër… – në këtë kohë ma mori celularin nga frika se mos e përgjoja dhe e hodhi tutje. – Je e privilegjuar… duke qenë se nuk ia kam bërë kujt këtë ofertë. Ti je familje e varfër pa fuqi, prindërit e tu nuk ngrenë dot kokë e ka ardhur koha të bësh diçka për ta. Përsa u përket atyre, ti nuk futesh dot kurrë në punë se ata nuk kanë dhënë kontribut mjaftueshëm dhe ty të harrohet kontributi… Duhet të japësh diçka më shumë. Hajde një natë me mua në hotel, ta bëjmë bashkë dhe i ke të sigurt të dy prindërit në punë e sa jam unë në këtë karrige, asnjë nuk t’i luan. Duhet të japësh diçka më shumë se shoqet e tua, se si ty ka shumë që kanë dhënë kontribut, por fati yt që ti më pëlqen mua, je e pjekur… – tha dhe ma kapi dorën e ma çoi…

Në këtë moment, unë thirra: – Mjaft! Je në vete, çfarë po bën kështu? Nuk e bëj kurrë atë gjë, ta di se rri pa punë gjithë jetën.

– Mbylle gojën, – më tha, – mos bërtit, se na dëgjojnë… E po fole për këtë, do ta mohoj e do të të fus në burg, bashkë me deputetin, për prishje imazhi. Kam lekë dhe e di ti, zemra e vogël, se çfarë bën leku sot. Qërrohu nga zyra!

Unë dola me nxitim e mezi po e përmbaja veten. Shkova në shtëpi dhe vetëm kam qarë në dhomën time. M’u duk vetja shumë poshtë. Dita-ditës ai derri më dërgonte njerëz që të ma mbyllnin gojën e për të më thënë se oferta e tij qëndronte akoma. Më kujtohet si tani çdo fjalë e tij e pisët dhe më vinte ta mbysja. Ja, se çfarë u bëka për një vend pune këtu në Shqipëri. Nuk kam as forcë e as guxim për ta denoncuar dhe familjes nuk i kam treguar gjë, i kam pa qejf e nuk dua t’u krijoj probleme. Ai maniaku vazhdon të më ngacmojë. Tani kam ardhur në Tiranë, kam nisur shkollën e nuk jam kthyer më në qytetin tim… Sikur kam gjetur paqe. Babai ndihet i pashpresë se i thashë që “donte zarf me para për punë ai”. E shihni ore popull, çfarë kemi votuar? Si do t’i zgjidhin hallet tona këta imoralë? Që nga ai moment kam shumë frikë për jetën, ndjehem e pasigurt dhe mirëpres këshilla nga ju, si edhe nga psikologë të fushës. Ndjehem keq mendërisht. Po shoh për ndonjë punë në Tiranë, në ndonjë furrë buke si shitëse a diçka tjetër që të ndihmoj veten dhe familjen, por në mendje vazhdoj të kem imazhin e atij plehrës së eksituar. Hajde shtyje 4 vjet me atë! Emrin nuk ia tregoj se më kanë kërcënuar te familja, se për veten nuk ma ndiente shumë. Gjithsesi, dua të mbetem anonime dhe të mos bëhem unë heroina, se nuk kam kushtet për të qenë e tillë. Dhe në fund, faleminderit stafit tuaj për botimin e letrës sime, më keni hequr një barrë të madhe…

Histori nga Jeta: Një gabim më njohu me njeriun e jetës

Të dashur lexues, historia ime nisi thjesht nga një copë letër dhe nga një keqkuptim. Besoj se kur të lexoni vazhdimin e historisë, do ta mendoni ndryshe çdo mundësi që do t’ju ofrohet.

Unë punoja si kameriere në një lokal. Përveç pijeve, ne shërbenim edhe gjëra të ngrohta, por jo si në restorantet e mëdha. Njerëzit vinin për të ngrënë ndonjë drekë të lehtë kur e kishin shtëpinë larg dhe kështu, kalonin një vakt të shpejtë e të bollshëm. Unë në atë kohë isha e divorcuar dhe kisha një fëmijë. Isha rreth të 28-tave dhe punoja gjatë turnit të parë se vajzën e kisha 8 vjeçe dhe pasdite nuk kishte kush të kujdesej për të. Vinin nga të gjitha llojet e njerëzve, profesorë, inxhinierë, doktorë, të papunë etj. Mua nuk më ngacmonin, të them të drejtën, sepse punoja gjithmonë me një vajzë të re e të bukur 21 vjeçare dhe të gjithë i propozonin asaj. Unë kisha vuajtur me burrin tim dhe për momentin nuk doja të kisha burrë tjetër. Kishte raste kur më mungonte shumë, por e kaloja kohën duke iu përkushtuar vajzës. Pasi kaloi një kohë e gjatë që punoja në atë lokal, fillova t’i njihja klientët dhe të fiksoja disa prej tyre
që vinin më shpesh. Ndër ta ishte një djalosh rreth të tridhjetave. Ishte i gjatë dhe kishte një pamje prej aktori filmash. Ai ishte shumë i edukuar dhe si gjithë të tjerëve më buzëqeshte gjithmonë edhe mua kur i shërbeja. Na falënderonte sa herë ikte dhe kështu, pak nga pak, tek unë filloi të lindte një ndjenjë e re për këtë djalë. Unë zakonisht nuk jam edhe aq e dashur me njerëzit. Kjo nuk do të thotë që jam e pasjellshme, por nuk jam edhe aq e buzëqeshur. Pavarësisht kësaj, kur vinte ky djalosh, mua buzëqeshja më dilte vetvetiu. As vetë nuk doja, por nuk e ndaloja dot.

Një ditë, pasi kishte ngrënë, unë shkova të pastroja tavolinën e tij dhe pashë një copë letër ku ishte shkruar një numër telefoni. E futa menjëherë në xhep. Isha e sigurt që e kishte lënë për mua. Doja ta merrja në darkë kur isha në shtëpi vetëm, por mendova se do të ishte më mirë ta merrja të nesërmen para se të shkoja në punë. Të nesërmen u zgjova vonë dhe nuk kisha kohë për t’i telefonuar; duhej të merresha me vajzën e të përgatitesha edhe vetë për në punë.

Në punë po prisja me padurim momentin kur ai të vinte, por për çudi, ai nuk erdhi atë ditë. Mendova se i kishte mbetur hatri që nuk e mora në telefon, kështu që sapo mora pushimin e drekës, i telefonova:

– Alo, si jeni?

– Mirë faleminderit! Kush jeni ju?

– Ajo që më dhatë numrin e telefonit dje, kamerierja e lokalit…

– Oh, më fal, nuk ta njoha zërin. Faleminderit për telefonatën. Nuk besova se do të më merrje në telefon, megjithëse e lashë numrin…

– Desha të të merrja më parë, por nuk kisha kohë… – i thashë.

– S’ka gjë më mirë vonë, se kurrë! – tha ai me një humor të hollë dhe të këndshëm.

Me kaq e mbyllëm telefonatën e parë. Edhe pse kisha vendosur të mos lidhesha me një tjetër mashkull, për të do ta thyeja vendimin. Vazhdova punën dhe në darkë e mora përsëri. Sa po përshëndeteshim, ai dëgjoi vajzën që po më kërkonte t’i shikoja detyrat.

– Kush po të thërret “mami”? – më pyeti i habitur.

– Vajza ime, – i thashë.

– Pse ke fëmijë, në atë moshë që je ti?

– Po, sigurisht! Pastaj, besoj se jam në moshë të përshtatshme për të patur fëmijë…

– Oh, më fal, por ti je tepër e re. Ti je ende fëmijë vetë.

– Faleminderit për komplimentin, – qesha unë, – por jam 28 vjeçe. Edhe pak e mbush 29.

– Vërtet? Po nuk dukesh më e madhe se njëzet! Po habitem…

– Njëzet është ajo tjetra, jo unë. – i thashë, ende pa kuptuar asgjë.

– Cila tjetër? – ai vazhdonte të habitej dhe më tepër.

– Kamerierja tjetër që punojmë së bashku.

Nga ana tjetër e telefonit nuk u dëgjua asnjë zë. Kjo heshtje më bëri të kuptoja se kisha gabuar që e kisha marrë atë copë letër, pasi ai e kishte lënë për kolegen time e jo për mua.

– Oh, mos më thuaj se ti e ke lënë numrin për… – nuk i thoshja dot emrin e saj se dukej se do të më shembej tavani mbi kokë.

– Të lutem, më fal për keqkuptimin! – u shfajësua ai. Në fakt, ai nuk kishte pse të shfajësohej sepse gabimin e kisha bërë unë.

– Jo, jo, ju nuk keni faj unë gabova duke menduar se…

– I gjithë faji është i imi. Nuk duhej ta kisha lënë numrin im në tavolinë, por nuk po gjeja mënyrë tjetër. Më fal edhe një herë.

Ja pra se si u përmbysën gjërat me një të thërritur të vajzës “mami”. U mërzita shumë dhe nuk më bëhej të shkoja në punë. Nuk e dija se si do të sillesha kur ai të vinte për të ngrënë, por nuk kisha nga t’ia mbaja. Në punë duhej të shkoja se s’bën. Prita orarin kur ai vinte, por ai nuk erdhi, madje kaloi shumë kohë dhe ai nuk erdhi. Më dukej se ai nuk vinte ngaqë i vinte turp për ngatërresën që kishte bërë. Më dukej se dhe kisha bërë që ata të dy të mos takoheshin. Ndoshta po ta kishte pastruar tavolinën kolegia ime, tani ata të dy do të ishin të lidhur. Për këtë, vendosa t’i telefonoja.

– Po pate kohë, mund të pimë një kafe së bashku dhe të sqarohemi, – i thashë.

– Po, sigurisht, por nuk ka nevojë për sqarime. E kam për kënaqësi të pi kafe me ju.

U habita se prisja që ai të më thoshte se nuk kishte punë me mua, se gabimi i numrit ishte tashmë i harruar. U takuam në një kafe afër shtëpisë dhe unë kisha marrë edhe vajzën me vete. Të them të drejtën, jo se është vajza ime, por ajo është vërtet shumë e zgjuar.

– Më fal për ngatërresën. Ngaqë ti ishe shumë i sjellshëm me mua, mendova…

– S’ka gjë. Këto gjëra ndodhin. – tha ai tepër i qetë.

– Po unë padashje prisha një lidhje! – u mundova të justifikohesha.

– E ç’lidhje?! Me atë? Më mirë që ndodhi kështu.

– Më fal, se nuk më takon mua, por ti sikur e kishe me qejf të lidheshe me të.

– Fati im që numrin e more ti. Po ta kishte marrë ajo, tani unë do të isha në kthetrat e saj. Pyeta për të dhe mora vesh se ishte një vajzë që… – ai nuk deshi ta shante.

– Edhe unë që kam që nga ajo ditë që “vajtoj” se desh ju lashë pa martuar, siç thotë edhe ai teatri. – u përpoqa të bëja shaka unë.

Ia kaluam mirë atë ditë dhe për çudi, ai më mori në telefon sapo u ndamë.

– Faleminderit për këtë pasdite të mrekullueshme që kaluam. U kënaqa pa masë.

– Faleminderit ti që e pranove ftesën time. – i thashë.

Dhe kështu, ne u takuam disa herë e mes nesh pak nga pak sikur po lindte një ndjenjë e veçantë. Nganjëherë më dukej e pamundur, meqë ai nuk ishte nisur që të lidhej me mua, prandaj një ditë i thashë:

– Me të vërtetë ndjen për mua?

– Sigurisht. Ç’është kjo pyetje? Po të mos ndjeja, nuk do të rrija me ty.

– Ngaqë më shkon shpesh mendja te fillimi i njohjes sonë… Gjithmonë më del përpara se si e mora gabimisht atë letër.

– E ç’rëndësi kanë ato gjëra tani? Atëherë u nisa nga një fiksim koti, kurse tani çdo gjë është reale. Nuk ke pse ta mendosh më atë rast. Dakord, zemër?

– Dakord! – i thashë me bindje se fjalët e tij ishin tamam ato që duhet të besoja.

Ne u lidhëm me njëri-tjetrin dhe për më shumë ai ishte shumë i lidhur me vajzën time. Ajo ndjehej mirë me të dhe dukej se ishte vajza e tij, aq shumë u përshtatej ai tekave të saj.

Që nga ajo kohë, ne jemi bashkë dhe unë tashmë nuk punoj aty ku punoja më parë. Tani kam mbaruar një kurs parukerie dhe kam parukerinë time.

Jam e lumtur krah këtij djali dhe rrallë më bie ndërmend për mënyrën se si u njohëm. Megjithatë, doja t’ua tregoja të gjithëve që të kenë besim te shikimet. E them këtë se unë me shikimet dhe me sjelljen e tij u dashurova, edhe kur ai nuk e kishte mendjen tek unë. Por sigurisht është edhe fati, i cili më bëri ta merrja unë atë numër telefoni./intervista

Doni të humbni peshë? Zgjidhja është limoni i ngrirë

Limonët e ngrirë ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj dhe mund të trajtojnë edhe sëmundje të rënda, si diabeti apo obezitet.

Ajo që shumë njerëz nuk e dinë është se përqendrimi më i lartë i lëndëve ushqyese është brenda lëvores së limonëve.

Ne zakonisht hedhim lëvoren kur konsumojmë limon, që është një gabim i madh pasi lëvorja është po aq e dobishme sa vetë frutat.

Limonët janë të pasur me një shumëllojshmëri ushqyesish si vitamina A, B6, C dhe E, si dhe hekuri, zinku, kaliumi, fibra dhe proteina.

Përveç këtyre lëndëve ushqyese, ata gjithashtu përmbajnë flavonoide dhe limonoide që mund të forcojnë qelizat tuaja, të luftojnë radikalët e lira në trup dhe të parandalojnë sëmundje të caktuara.

Sipas studimeve, ushqyesit në fruta tropikale mund të luftojnë tumoret e ndryshme, të parandalojnë zhvillimin e diabetit, të rregullojnë nivelet e sheqerit në gjak dhe presionin e gjakut dhe madje të promovojnë humbjen e peshës.