Ballina Blog Faqe 732

Ky është postimi i fundit në Facebook i ushtarit të UÇK-së, Avni Hyseni, që u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë

Ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe pikërisht më 31 dhjetor u mësua se ai nuk i mbijetoi asaj dhe vdiq.
Ish-ushtari i UÇK-së, Avni Hyseni, ka prekur gjithë Kosovën me rastin e tij.

Ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe pikërisht më 31 dhjetor u mësua se ai nuk i mbijetoi asaj dhe vdiq.

Avni Hyseni ka qenë luftëtari i luftës në Kosovë dhe asaj në Preshevë. Ai po ashtu ka qenë edhe truprojë e kryeministrit Ramush Haradinaj në kohën para se ai të ftohej në Hagë.

Ka humbur jetën një çiklist në rajonin e Tetovës

Një banor i Sedlarcës së Poshtme të Tetovës (51) ka vdekur pasi që, gjatë ngasjes së biçikletës. është qëlluar nga një makinë BMV me targa të Tetovës të cilën e ka drejtuar një 22-vjeçar nga Tetova.

Siç informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, aksidenti ka ndodhur dje pasdite rreth orës 17 e 30 minuta në rrugën Tetovë – Bërvenicë. Gjatë aksidentit çiklisti ka marrë lëndime të renda trupore nga të cilat ka ndërruar jetë. Ekipi i Ndihmës së Parë kishte konstatuar vdekjen.

Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.

HELM E VRERË në shtypin serb: Këngëtarja serbe këndon për shqiptarin e pasur nga Shkupi, ai e mbulon me euro e me ar! (VIDEO+FOTO)

Në Facebook qarkullon një video ku këngëtarja serbe Sandra Afrika këndon “Ej She(n)ki She(n)ki, tako ti Allaha”, ndërsa Shenki e mbulon me euro dhe me ar. Shenki në fakt është Shenki Maslani, i njohur si Shenki Versaçe, shqiptar nga Maqedonia, i njohur me obsesionin e tij për brendin e njohur, shkruan Blic, transmeton Tetova News

Shenki Maslani ka edhe shtëpinë të zbukuruar me logon dhe tiparet e këtij brendi. Ai ka hapur edhe një kafene të quajtur “Versaçe”. Ai ka mbuluar edhe trupin e tij me tatuazhin e Versaçes.

 

– Obsesioni im për Verçsaçen ka nisur në vitin 2009. Në fillim nisa të blejë rrobat e tyre dhe pastaj krejt shtëpinë e rregullova me logon e markës sime të preferuar. Pastaj vazhdova me makinat, pishinën, çdo pjesë e mobiljeve në shtëpi është Versaçe, madje edhe pllakat e kuzhinës. Nuk ka asgjë pa këtë brend. Prandaj edhe kafeteria do të dekorohet në stilin e shenjës së njohur. Planifikojë ta ftojë edhe Donatelon në përurim – ka deklaruar më herët shqiptari, i cili ka edhe biznesin e tij të automobilëve.

Disa media shkruajnë se “Shenki lë kokën pas femrave të Beogradit dhe serbeve në përgjithësi”, por ajo që mund të shihet në profilin e tij është urimi me rastin e formimit të ushtrisë së Kosovës. Pranë fotografisë ka shkruar se “UÇK -ja e lavdishme që dha jetën për ushtrinë e sotme”./TetovaNews

Sandra Afrika

FSHATI DOBËRDOLL ME HISTORI NGA MESJETA E LARGËT

Nga Ismet Jonuzi-Krosi

FSHATI DOBËRDOLL ME HISTORI NGA MESJETA E LARGËT”
(Ky material është botuar në gazetën FAKTI 2003 dhe në formën e zgjeruar të studimit e kam botuar në librin e fshatrave JETA DJE DHE SOT NË LUGINË E POLLUGUT 2006)

Rrugës rajonale rrëzë Malit Sharr afër 7 km larg Gostivarit shtrihet fshati Dobërdoll. Daton që nga mesjeta e hershme në vitin 1308 nga autori bullgar L. Serafimov në veprën “TETOVSKO”-Pllovdiv 1900, ku në faqen 66, ndër të tjera përshkruhet si lokalitet ngase ka qenë nën juridiksionin e Kishës së Shën Nikitit të Rashçes, ndërsa në historiografinë e Perandorisë Osmane haset në vitin 1455 me 52 shtëpi, 8 të martuar, 14 kopshte, 1 vresht me një pasuri prej 5915 akçë. Ky fshat prej vitit 1996 graviton në Komunën e Negotinës së Pollogut, ka 5 këshilltarë komunal të cilët në bashkëpunim me Bashkësinë Vendore i koordinojnë punët në interes të përbashkët, ka mbi 1200 shtëpi e mbi 6 mijë banorë. Kufizohet me Toplicën, Pozharanin, Kalishtën, Negotinën e Pollogut dhe Tumçevishtin.

Fshati Dobrdoll sipas gojëdhënave emrin e ka marrë siç thonë se dikur në të kaluarën e largët kanë ndarë një vijë uji nga lumi Mosdaç dhe se në vendin e quajtur te gështenjat paska qenë fshati në lugun karakteristik që ka pasur tokë të mirë kultivuese për shumë rendimente të prodhimeve të bujqësisë e të ngjashme, ku uji me kalimin e kohës ka krijuar Lugun e Mirë. Ky lokalitet përmendet në historiografi në vitin 1308 nga autori bullgar L. Serafimov në veprën “TETOVSKO”-Pllovdiv 1900, ku në faqen 66, ndër të tjera përshkruhet si lokalitet ngase ka qenë nën juridiksionin e Kishës së Shën Niketës së Rashçes, po ashtu në shekullin e XV gjegjësisht në historiografinë e dëshmive të Isa Beut në Pollogu të Tetovës dhe Gostivarit në vitin 1455, fshati i sotëm Dobrdoll përmendet se ka pasur 52 shtëpi, /Dr. Hazim Shabanoviç “Krajista Isa-Beg is’hakovica zbirni katastarski popis iz 1455” na jep të dhënat e lartpërmendura për vakufet e Tetovës që janë bërë prej 9 deri 18 maj 1455/.

Ndërsa në regjistrimet e perandorisë osmane haset me këto të dhëna në vitin 1452/53 kanë jetuar 52 familje, 8 të pamartuar, 1467/68 kanë jetuar 68 familje, 3 të pamartuar dhe 2 vejusha, në vitin 1481/82 kanë jetuar 65 familje, 4 vejusha, në vitin 1544/45 kanë jetuar 36 familje dhe 6 të pamartuar, në vitin 1568/69 kanë jetuar 30 familje dhe 16 të pamartuar si dhe për herë të parë hasen edhe 2 familje të fesë islame. /Të dhëna osmane, shih në librin e autorëve Aleksandar Stojanovski & Dragi Gjorgiev “NASELBI I NASELENIE VO MAKEDONIJA-XV I XVI VEK”-SKOPJE 2001/

Po ashtu edhe në rrafshin e dëshmive antropologjike hasim të shënuar në dokumentet e shekullit XV- si NETKO, b. GONIT- fsh. Dobridoll TD 372- viti 1467/68 si dhe shumë e shumë patronime që përkojnë me këtë fshat.

MASAKRAT NË DOBËRDOLL NË VITIN 1913
Çetat që ndihmuan ushtrinë serbe vendosën të digjnin fshatin Dobërdoll dhe të vrisnin banorët e pafajshëm, pasi paria e fshatit, pas mbarimit të Kryengritjes së Shtatorit 1913, nuk e lejoi ushtrinë serbe dhe çetatçetnike që të hynin në fshat, për të kërkuar personat që kishin ndihmuarkryengritjen. Çetat çetnike serbe mundën të hynin në fshat me dhunëdhe pushkatuan në qendër të fshatit 5 veta nga paria dhe doni të digjninfshatin, dëshmorë ranë; Asllan Baftija, Abdi Jusufi,Aqif Bakija, QamilPajaziti dhe Rakip Pajaziti. Por fshatarët paguan 300 lira flori për të shpëtuar fshatin nga djegia.

MBURRJA E DOBRIDALLASVE

Në rrafshin e çështjes kombëtare të cilës i kanë dhënë personalitete me nam si Qamil Pajaziti, i cili ka pasur të kryer Akademinë Ushtarake- kryetar i rrethinës ndërsa Rakip Pajaziti përgjegjës prej Tetove deri në Ohër, të cilin okupuesit bullgar e kanë pushkatuar si dhe përmenden tre të ekzekutuar në vitet 1912 deri më 1918, po ashtu përmendet sinonimi, pishtari i çështjes kombëtare intelektuali i rrallë i këtyre anëve Sali Lisi si dhe Bajram Dobridolli, që duhet të ndriçohen në historiografinë shqiptare.

Ndër mësuesit e parë nga Dobridolli përmenden me pietete si; Muharrem Zeqiri, Muharrem Shabani, Nasir Qazimi, Nexhat Ismaili, Selim Vehapi, Femi Qazimi, Xhevat Halili, Ismailqemal Ismaili, Zudi Haliti, Imer Fejzuli, Naibe Doko-Ibrahimi, Safet Ibrahimi, Jusuf Milaimi, Asllan Ismaili, ku vlen të përmenden si mr.scc. Melik Arsllani-profesor i artit figurativ, piktori Ali Sinani i cili punon dhe vepron në Zvicër. I po këtij fshati është shkrimtari, historiani dhe politologu Xhemal Ahmeti, i cili në vitet e 80-ta u dënua me 6 vjet burg për kundërrevolucion dhe “Kosovën Republikë”. Ai sot është ligjërues i filozofisë, mediave dhe historisë në institute të ndryshme të perëndimit dhe jeton në Zvicër si dhe shumë e shumë emra të tjerë që janë në rrjedhat e ndryshme shoqërore-politike, ekonomike, kulturore-arsimore e të ngjashme.

TË DHËNAT E FAMILJEVE
Fshati ndahet në katër lagje; Jakupe, Halile, Lice (për të cilët thonë se janë me të lashtë në këtë fshat) dhe Alisane. Si në të gjitha fshatrat edhe në Dobridoll janë meratë (llagapet që ende i ruajnë me xhelozi) e familjeve si; Gjonket, Leket, Canallarët, Pangjellët, Licet, Preshket, Stepet, Doçet etj.

VEND-EMËRTIME
Vend-emërtimet popullore janë evidente në shprehjet e tyre të përditshmërisë si; vend-emërtimet në kodra-male-fusha; Kuçi Baba, Rrafsha e Madhe, Rrafsha e Lëndinës, Rrafsha e Sadikut, Rrafsha e Tafëçarkut, K’shtijat e Ngata, K’shtijat e Largta, Pulishtejna, Tumba ku më të vjetrit thonë se ka pasur katër kisha të lashta dhe se kanë pesë vend-varreza, Përroi, Udha e Fushës, Udha e Shkupit, Ara e Gjatë, Ara e shkurt, Dragsia, Shullankat, Arat e Jazit, Arat e Toplicës, Arat e Pesokut, Arat e Mosdaçes, Arat e Tomçevishtit etj.

Zhduket pa nam e pa nishan një 18-vjeçare nga një fshat i Tetovës

Në stacionin policor në Tetovë është paraqitur personi me inicialet L.H., i moshës 71 vjeç, nga fshati Tenovë, i cili ka denoncuar rastin e zhdukjes së mbesës së tij 18-vjeçare me inicialet G.H.

Ajo ka dalë nga shtëpia dhe nuk është bërë më e gjallë.
Denoncimi është bërë pardje dhe ende nuk ka ndonjë informacion rreth saj.

Policia ka marrë masat për gjetjen e të zhdukurës./TetovaNews

6 të rinj nga fshati Trebosh përfundojnë pas hekurave, u kapën me “presh në dorë” nga policia

Gjatë natës së ndërrimit të moteve, rreth orës 1:00 pasmesnate, në rrugën “M.Tito”, në afërsi të mbikalimit hekurudhor, efektivët e policisë kanë vërejtur disa persona të ulur pranë një makine të tipit “Golf”, të cilët sapo vërejtën policinë i hodhën përfundi makinës substancat e ndaluara që tymosnin.

Nga liria janë privuar E.M. (19), H.M (19), S.Sh (18), V.I. (19), M.F. (20) dhe A.K.(19), të gjithë nga fshati Trebosh.

Pas dokumentimit të plotë të rastit do të merren masa adekuate./TetovaNews

Vazhdo me lajmet e tjera!

Foshnja e parë në Tetovë është djalë, shpërblehet me 40 mijë denarë nga komuna (Foto)

Foshnja e parë e lindur për vitin 2019 në Tetovë është djalë, i cili është emëruar Anik.

Ai ka lindur në orën 00:45 me peshë prej 3.2 kilogram dhe gjatësi 50 centimetra.

Komuna e Tetovës edhe këtë vit ka ndarë shpërblim për prindërit e foshnjës, në vlerë prej 40 mijë denarëve.

Theksojmë se edhe në Shkup foshnja e parë ishte djalë, i cili lindi një minutë pas mesnate.

Njihuni me vajzën e ish komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit (FOTO)

Donika Selimi është vajza e ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi. Me më shumë se 17,000 ndjekës në Instagram, Donika mahnitë ndjekësit e saj me fotografitë e bukura që publikon çdo ditë, transmeton Gazeta Express.

Këto janë fotografitë e fundit që ajo ka publikuar në profilin e saj:

Historia e 22-vjeçares që punon si mekanike makinash

Dorentina Qerimi, 22-vjeçarja nga Ferizaj, po thyen tabutë se profesionet kanë gjini dhe disa punë nuk janë për vajza. Që nga mosha 16-vjeçare ajo punon si automekanike në punëtorinë që është në pronësi të familjes së saj. Derisa moshataret e saja ishin tërhequr në punë të cilat zakonisht i bëjnë vajzat në Kosovë, Doruntina kishte sfiduar veten me një punë që e bëjnë meshkujt.

“Unë punoj me vetura bashkë me babin. Shkollën nuk e kam përfunduar. Këtë punë e bëj qe gjashtë vjet. Gjithmonë kur babi punonte me vetura unë kam qenë aty prezente dhe e kam ditur se çfarë i nevojitet atij. Me kalimin e kohës e kam kuptuar që më shkon ky zanat. Kam vazhduar praktikat me babin dhe kam realizuar ëndrrën time. Ndihem shumë mirë kur e bëj këtë punë. Në fillim më vinte çudi kur punonte babi dhe pastaj fillova t’i ndihmoj edhe unë atij. Ai më ka dhënë përkrahje për ta bërë këtë punë, nga e cila unë asnjëherë nuk lodhem”, ka thënë ajo.

Dëshirën e Dorentinës për të bërë këtë punë e kishte pritur mirë edhe familja e saj, e cila e kishte mbështetur atë në çdo hap të punës.

Shoqet u befasuan me profesionin e Dorentinës
Për dallim nga familja, vendimin e saj nuk e kishte pritur njëjtë edhe shoqëria e Dorentinës, e cila ishte befasuar nga profesioni që kishte zgjedhur ajo.

Edhe pse hapat e parë të këtij profesioni i kishte marrë nga babai i saj, ajo nuk ka më nevojë për ndihmën e tij. Dorentina nuk e ka problem që vetë t’i rregullojë pjesët e prishura në vetura.

“Para 5 vjetëve babi ka pasur sulm në zemër. Unë vazhdoj ta bëj këtë punë, ndërsa babi bën disa punë më të thjeshta, sepse nuk mundet më të çojë pesha të rënda. Nuk është e lehtë që ta bësh këtë punë. E vështirë ka qenë shumë për mua, por kam dashur vetë ta bëj këtë punë dhe tani ndihem shumë mirë. Mua më ka bërë përshtypje çdo gjë dhe çfarë kam mundur e kam bërë me babin. Tani nuk e kam problem a është ai këtu ose jo, unë çdo gjë e bëj”, ka thënë ajo, për gazetën Zëri.

Ajo ka treguar se është e aftë që të rregullojë çdo defekt te veturat.

“Me teknologjinë e re që ka dalë me kompjuterë nuk jam aq e mirë, por me mekanikë jam e mirë. Unë rregulloj gjithçka, që nga ulja, karriget, xhamat, gomat etj”, ka thënë ajo.

Paragjykimet e klientëve
Derisa jemi mësuar që në Kosovë t’i shohim meshkujt që bëjnë këtë punë, shumë prej atyre që i dërgojnë veturat me defekt te Dorentina çuditen kur shohin se ajo është vajzë.

Dorentina ka treguar se ka pasur raste kur klientët nuk kanë besuar në punën e saj dhe kanë pasur frikë se ajo nuk do të mundë t’i rregullonte defektet që kishin veturat e tyre.

Megjithatë, puna që bën ajo lë përshtypje të mirë, që të gjithë ata klientë të cilët kanë dërguar më parë veturat te ajo të mos e ndërrojnë atë me ndonjë automekanik tjetër.

“Personat që nuk kanë qenë kurrë te ne çuditen kur më shohin. Ka pasur rast kur një konsumator ka pasur frikë dhe nuk ka besuar që unë do të di t’ia rregulloj veturën. Megjithatë, për personat që janë të rregullt te ne kjo gjë nuk është problem. Edhe pse jam vajzë prapë i sjellin veturat te ne”, ka thënë ajo.

Ndonëse ka arritur ta realizojë ëndrrën e saj, Dorentina nuk do të ndalet me kaq.

Ajo ka thënë se do të merret edhe më tej me këtë profesion. Për më shumë, ajo planifikon që të vazhdojë edhe shkollimin në drejtimin Kompjuterikë, në mënyrë që të mësojë edhe më shumë për teknikën më të lartë në automekanikë.

Super-Dorentina, mekanike, banakiere dhe DJ
Edhe pse vetëm 22-vjeçare, Dorentina ka sfiduar veten edhe në dy profesione të tjera.

Përveç punës si mekanike, ajo ka gjetur kohë të punojë edhe si DJ, ku lëshon muzikë në një restorant në Ferizaj.

“Me DJ merrem qe tre vjet. Muzika më shkon shumë mirë, ndihem mirë kur e bëj edhe këtë punë. Kam pasur shumë përkrahje, sidomos në dasma ku kam bërë muzikë. Unë punoj edhe banakiere në një restorant në Ferizaj. Këtë punë jam duke e bërë qe një vit”, ka thënë ajo. / Express

Luta zbulon një sekret për bashkëshorten e tij (VIDEO)

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka treguar se bashkëshortja e tij Mika e ka të trashëguar emrin e nënës së tij për së gjalli.

Haziri dhe gruaja e tij zbuluan edhe disa gjëra të tjera në rubrikën “10 gjërat të cilat nuk i keni ditur për” të emisionit Prive.

Kryetari i Gjilanit poashtu tregoi fans i kujt është dhe disa gjëra të tjera shumë interesante, njofton Klan Kosova.

Sulejman Rexhepi i xhindosur me Qeverinë, kishat i ndërton shteti, xhamitë i ndërtojmë me forcat tona (VIDEO)

Në prani të një delegacioni të BFI-së, të kryesuar nga Reisul Ulema Haxhi Sulejman efendi Rexhepi, si dhe në prani të banorëve të komunës së Likovës, sot u vu gurthemeli i Xhamisë së dytë në fshatin Opajë të komunës së Likovës, njofton “TVM2”.

Nga Këshilli incizues për ndërtimin e kësaj xhamie u shprehën se ishte e nevojshme edhe një faltore për të kryer ritualet fetare.

“Sot, po i shtohet edhe një shtëpi e zotit këtij fshati, si dhe po realizohet një ëndërr e kamotshme e xhematit tonë”,- u shpreh mes tjerash Vedat Rexhepi.

“E kërkonte nevoja që sot në fshatin Opajë të merret kjo iniciativë dhe të bëhet vënia e gurthemelit të xhamisë së dytë në këtë fshat”,- tha mes tjerash Abedin Imeri.

“Xhamitë i riparojnë, i rindërtojnë, i themelojnë vetëm ata që e kanë besimin e patundshëm në All-llahun fuqiplotë. Dhashtë Zoti që me madhërinë e tij të na ndihmojë, njerëzit e vullnetit të mirë t’i shtojë. Përderisa do të kemi njerëz nga populli ynë bujarë, njerëz të mirë në shpirt, do të kemi xhami, fe, islam, kulturë e identitet”,- u shpreh kryetar i BFI-së, Sulejman Rexhepi.

Vlen të përmendet se vendin në të cilin po ndërtohet kjo xhami është dhuratë për Muftininë e BFI-së në qytetin e Kumanovës nga vëllezërit Latif Latifi dhe Zejnulla Latifi. Nga BFI u apelua që të ndihmohet për përfundimin e ndërtimit të kësaj xhamie.

https://youtu.be/F-3pAKKcWfY

Vajza e Zaevit në Bruksel për pritjen e Vitit të Ri! (FOTO)

Aleksandra Zaev, vajza e kryeministrit Zoran Zaev festën e ndërrimit të motmoteve e ka festuar në kryeqendrën evropiane. Ajo është shfaqur me fotografi në instragram nga festimet dhe kënaqësitë që ka shijuar në Bruksel, përcjellë INA.

Aleksandra edhe gjatë verës ka qenë aktive në rrjetet sociale, ku ka shfaqur pamje nga pushimet e saj luksoze.

Por këto pamje të promovuara dhe shpërndara në rrjetet sociale, i kanë kushtuar kryeministrit Zaev, i cili ka qenë në shënjestër të kritikave në rrjetet sociale.

Në Shqipëri pikat e basteve mbyllen, industria e kumarit po lulëzon në Kosovë. Shqiptarët gjejnë ‘ngushëllim’ përtej kufirit

Në Shqipëri pikat e basteve po mbyllen, por industria e kumarit po lulëzon në Kosovë.

Qeveria ka bërë disa ndryshime në Ligjin për Lojërat e Fatit përmes të cilit, sipas saj, do të ulet papunësia.

Në një koncept-dokument që e ka miratuar, ekzekutivi do t’i japë prioritete kësaj industrie.

Kjo bie ndesh me veprimet e Administratës Tatimore të Kosovës, e cila synon t’i mbyllë të gjitha pikat e bixhozit të cilat janë të vendosura pranë insitucioneve, që në bazë të ligjit duhet respektuar distanca e caktuar.

E qytetarët janë kundër pikave të basteve, të cilat gjenden pothuajse në çdo lagje të Prishtinës.

Mendohet se një pjesë e kompanive që mbyllën aktivitetet në Shqipëri mund të kalojnë në Kosovë apo edhe në Maqedoni, ku biznesi i kumarit është ende i ligjshëm.

Statistikat tregojnë se qytetarët e Kosovës gjatë vitit shpenzojnë mbi 100 milionë euro në lojëra të fatit.

Fëmija i parë në kantonin e Gjenevës lind shqiptar!

Foshnja e parë për ketë vit në Kanotnin e Gjenevës është shqiptar nga Kosova. Ai ka lindur në në orën 0:03 në Materinitetin e Spitalit në Universitetn e Gjenevës (HUG), njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra. Babi i voglushit: Mund të quhet Aulon, por ende nuk është e sigurt

Mësohet se prindërit e lumtur shqiptarë kanë kohe deri më 4 janar të zgjedhin emrin e djalit të tyre të vogël. “Mund të quhet Aulon, por ende nuk është e sigurt…” ka thëne prinderit e bebës per gazeten zvicerane “Tribune de Genève”. Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” përkujton se kantoni i Gjenevës ka rreth gjysëm milioni banorë, ku vetme në Gjenevë numri i shqiptarëve sillet mbi 20 mijë sish.

Prindërit e djalit të vogël, shqiptarë të Kosovës Ejup Limani, 37 vjeç dhe ema e cila ka arritur nje Gjenevë para nje viti.

“Unë jam duke menduar për Aulon, por unë nuk jam i sigurt. Nëna gjithashtu është e lumtur me këtë emër, por nga atje për ta shkruar në letër … ” Kështu që deri më 4 janar do të vendosë. Ky është fëmija i tretë i këtij çifti Avanchets, pas Samiut i lindur në vitin 2012 dhe Alinës e lindur në vitin 2016. Babai, qëndroi deri në orën 4 të mëngjesit me gruan e tij për ta pritur voglushin e tij në jetë.

5-vjeçari nga Tirana pranohet në organizatën botërore të gjenive, e frikshme ajo që mund të bëjë

I nderuar lexues, ky vogëlush që shikon në foto është një gjeni.

Po, po…një gjeni i cili tanimë është pranuar në shoqatën botërore të gjenive “Mensa Internacional”.

Inteligjenca e tij është e të njëjtit spekter me atë të fizikantit Albert Ajnshtain!

Quhet Dionis Senjo, është vetëm 5 vjeç dhe është djali i një çifti onkologësh nga Tirana.

Dionisi, pasi na habiti me aftësitë e tij në astronomi, matematikë, gjeografi, kimi, anatomi, biologji, gjuhë të huaja etj… i është nënshtruar testit të inteligjencës dhe rezultoi mbi percentilin 99.9, pra më i rrallë se 0.1% i popullsisë duke u pranuar në shoqatën botërore të gjenive dhe duke u bërë kështu shqiptari i parë që pranohet në këtë organizatë.

Testi është zhvilluar në praninë e një psikologu.

Fillimisht prindërit nuk e vunë re inteligjencën e tij duke menduar se “të gjithë fëmijët në ditët e sotme të tillë janë” por kur të tjerët nisën të befasoheshin prej tij, atëherë e kuptuan se fëmija i tyre ishte vërtet ndryshe.

Dionisi i vogël tani bën shumëzime me shumë shifra, ushtrimet e olimpiadës të matematikës së klasave 1 – 2 fillore i zgjidhte që 4 vjeç , ndërsa para pak kohesh ka shkruar një libër për sistemin diellor të cilin kërkon ta publikojë së shpejti.

5-vjeçari gjeni ka shumë dëshirë të shkruajë libra e t’i publikojë ato edhe në Amerikë.

Por si nisi gjithçka?

Ai ishte vetëm 1 vjeç kur mësoi shkronjat dhe numrat në shqip dhe në anglisht.

Pa kaluar ende disa muaj ai mësoi të lexojë rrjedhshëm në të dyja gjuhët, shqip dhe anglisht gjithashtu.

Kur mbushi 2 vjeç, prindërit e Dionisit zbuluan se i biri kishte mësuar gjysmën e alfabetit rus edhe në formën e shkruar.

Prindërit u përpoqën ta ndalonin duke menduar se kjo nuk do të ishte e domosdoshme për të ardhmen e tij dhe e orientuan atë drejt alfabetit grek të cilin ai e mësoi në një pasdite të vetme, si në shkrim ashtu edhe në lexim.

Pa u mbushur një javë, ai mësoi të numëronte në greqisht deri në bilion.

Në të njëjtën kohë ishte në gjendje të thoshte alfabetin anglez nga fillimi në fund dhe anasjelltas me të njëjtën shpejtësi e duke shkruar gjithçka që prindërit i diktonin.

Dionisi gjeni, di gjithashtu të shpjegojë të gjitha format gjeometrike i ndihmuar nga gjuha greke.

Kur ishte 3 vjeç, ai nisi të lexonte me shpejtësi numra shumë shifrorë, deri në 40 shifra, në shqip dhe në anglisht.

Në po të njëjtën moshë, ai mësoi të gjitha planetet e sistemin diellor, yjet, galaktikat, gjeografinë e botës, flamujt e shteteve, lumenjtë, liqenet, malet dhe të gjithë elementët periodikë, anatominë e njeriut, e të gjitha llojet e dinosaurëve.

Lexon libra, kryesisht enciklopedi, pa u nxitur nga askush.

Dionisi ka lexuar rreth 700 libra deri tani, 200 prej të cilave, enciklopedi angleze.

Prej tre vitesh, gjeniu 5 vjeçar mund të bëjë veprime matematikore me mbledhje, zbritje e madje edhe me numra negativë.

Prindërit e kanë ndaluar të mësojë shumëzimin por siç thonë, ai i llogarit vetë sipas metodës së tij.

Ditën që do ta shohësh veten me thinja përpara pasqyrës, kthehu e lexoji fjalët e këtij burri

Është e vështirë të plakesh. Nuk do ta pranosh, por nuk e ndal dot.

E bukura është se të del plotësisht nga mendja.

Mendon se je ende i ri, derisa një ditë e sheh veten me thinja përpara pasqyrës. Sheh përreth fëmijët e tu të rritur dhe nipërit apo mbesat që luajnë rreth shtëpisë.

Aty kupton se koha ka kaluar pa e kuptuar dhe ti nuk ke bërë dot asgjë për ta ndalur.

Aty kupton se je plakur. Mirëpo je plakur nga jashtë, sepse nga brenda çdokush është aq sa e ndjen veten se është. Mos u trishtoni. Edhe plakja ka të mirat e veta.

Vitet e shumta mbi supe të japin mësime të vlefshme dhe të gjithë të besojnë problemet e tyre, pasi e dinë se pjekuria dhe përvojat e tua do t’i japin këshillat më të vlefshme për të ecur të sigurtë në jetë.

Këto janë disa nga mësimet që unë kam nxjerrë në jetë dhe dua që edhe ju t’i dini, nëse ende nuk i keni përjetuar, apo nuk jua kanë thënë:

Shumë njerëz i lëndojnë personat e mirë, sepse kërkojnë për dikë më të mirë në jetën e tyre, por gjithmonë përfundojnë me dikë më të keq dhe pastaj pendohen. Harrojnë se pendimi është i kotë, sepse askush me mend nuk rikthehet sërish me atë që e ka lënduar.

Gjithkush përpiqet të gjejë njeriun e duhur në jetë, por askush nuk përpiqet të jetë vetë njeriu i duhur. Askush nuk përpiqet të vetëpërmirësohet dhe të bëhet i duhuri për dikë tjetër. I kërkojmë gjërat të gatshme, pa dhënë aq sa duhet nga jeta jonë.

Kalon shumë kohë, ndonjëherë edhe e gjithë jeta, derisa një person e kupton realisht se ka jetuar për të kënaqur të tjerët dhe ka përfunduar disa herë i lënduar vetë. Është e trishtë, por edhe pse thuhet se njerëzit mësojnë nga dhimbjet, nuk është dhe aq e vërtetë. Njerëzve u duket e ëmbël dhimbja prej atyre që duan.

Nuk duhet ta besosh gjithçka verbërisht. Është e kotë. Secili ta tregon historinë, sipas këndvështrimit të vetë. Jo më kot thuhet: “Dëgjo 100 vetë dhe bëj si di vetë”. Dëgjoji gjithë versionet e mundshme të një historie, por në fund vendos vetë për atë që e beson si të drejtin.

Ngjyrat e vërteta të atyre që të rrethojnë, njihen gjatë stuhive më të rënda të jetës. Mos prit t’i njohësh në gëzime njerëzit rreth teje. Të tërë të afrohen, të buzëqeshin dhe të bëjnë të besosh se duan më të mirën për ty në momente të gëzuara. Ama të paktë janë ata që do të qëndrojnë me ty në vështirësi dhe akoma më të paktë ata që do të ndihmojnë të dalësh prej vështirësive.

Çdo gjë që ta kanë marrë dhe mendon se e meritoje, do të kthehet 10-fish tek ty. Zoti punon për ata që e meritojnë. Nëse ti meriton paqe, lumturi, shëndet, miq, familjarë dhe financa të mira, Zoti do të t’i japë ato.

Njerëzit më të lumtur nuk janë ata që marrin, por ata që japin. HIdhni sytë përreth. Ata që kanë zili të tjerët dhe marrin sa më shumë prej tyre, kënaqen për momentin dhe më pas trishtohen. Nuk ngopen asnjëherë. Ata që japin, janë ata më të lumturit. Njerëz të tillë lumturohen nga lumturia e të tjerëve.

Ndërkohë që koha kalon, fillon të mos interesojë aq shumë sasia, sa cilësia. Nëse më parë kërkoje të kishe sa më shumë miq, të mbaje marrëdhënie të mira me sa më tepër të afërm apo fqinj, me kalimin e kohës fillon dhe bëhesh më përzgjedhës. Në jetën tënde fillon dhe lejon vetëm ata që mund të të falin diçka.

Gjëja më e mirë që mund të bësh, është ta falësh atë që ka gabuar. Mos i mundo ata më tepër, pasi mjaft keq janë ndjerë, kur e kanë kuptuar gabimin e tyre. Fali dhe harroje çfarë të kanë bërë. Jeta vazhdon. Mos u kap pas së shkuarës. Fali ata që të kanë lënduar, por trego më tepër kujdes që të mos lëndohesh sërish herë tjetër.

Kuptimi i jetës nuk qëndron tek të bërit keq. Të bësh keq është gjëja më e lehtë që ekziston. E vështirë është të bësh mirë dhe të mbahesh mend për mirë, ndaj lëri njerëzit më mirë, nga sa i ke gjetur. Përqafoje dhimbjen. Puthe atë që po vuan. Bëhu mik me të humburin. Duaje të vetmuarin.

Thinjat, jo vetëm për shkak të moshës

Deri më sot thinjat janë parë si shenja të moshës. Me kalimin e viteve, ato fillojnë të shfaqen, tek dikush më herët, e tek dikush rreth të 40. Por jo gjithmonë flokët e bardhë flasin për plakje.

Flokët thinjen kur folikulat e tyre prodhojnë më pak melaninë, pigmenti që i jep ngjyrën flokut. Zakonisht thinjat e para nisin të shfaqen pas të 30-ave, por disa femra apo meshkuj mund të shohin flokët e parë të bardhë edhe në të 20-at.

Por më në fund, thinjat janë edhe në modë, ndaj mos u mundoni t}i fshihni, apo më keq akoma, ti shkulni. Floku në ngjyrë gri apo argjend është trendi i këtij viti. Të parat që e përqafuan ishin yjet e shoëbizit si Rihanna apo Nicole Richie.

Por tashmë, femrat e cdo moshe mund të qëndrojnë brenda natyrales me flokët e thinjur. Edhe femrat nën 40 vjec, po vendosin që të jenë origjinale, me flokë me thinja, shoqëruar me disa onde të lehta. Stilistët sugjerojnë një prerje të këndshme të crregullt dhe askush nuk do të mendojë më për ndonjë thinjë tek tuk nëpër flokë dhe kështu do të jenë gjithnjë në modë.

Mosha e shfaqjes së thinjave është e lidhur fort me një faktor kyç, gjenetikën. Nqs prindërit tuaj janë thinjur shpejt, me shumë gjasë të njëjtin fat do të keni edhe ju. Por nqs thinjat e para shfaqen më herët, atëherë arsyet janë të tjera, mes tyre duhanpirja apo ndotja e mjedisit. Por sot ka ardhur koha që thinjat ti dashurojmë.

Dietat/ 120 mijë njerëz heqin dorë nga mishi dhe produktet e bulmetit

Sipas fushatës ‘Janari Vegan’, më shumë se 120,000 njerëz kanë deklaruar se do heqin dorë nga mishi dhe produktet e bulmetit këtë muaj dhe rreth 3 milion njerëz në Britaninë e Madhe raportohet se kanë planifikuar të heqin dorë nga alkooli në ‘Janarin pa Alkool’. Ndërkohë më shumë ushtrime në palestër është një nga rezolutat më të zakonshme për Vitin e Ri. Sidoqoftë a ja vlen të keni një dietë të shëndetshme vetëm për një muaj?

Janari Vegan

Dietat vegane nuk konsiderohen vetëm të shëndetshme por edhe të mira për planetin- edhe nëse janë vetëm për një muaj, sipas disa ekspertëve. Konsumimi i ushqimit është përgjegjës për rreth 17% të emetimeve të gazit të serrës në Britani çdo vit, sipas Dr. Marco Springmann, një studiues i njohur mbi qëndrueshmërinë mjedisore në Universitetin e Oksfordit.

Nëse të gjithë në Britani do hanin ushqime vegane për një muaj, emetimet e gazit të serrës të lidhura me ushqimet do uleshin 6%, shton ai. Benefitet potenciale të shëndetit janë gjithashtu një tërheqje e madhe për Janarin Vegan dhe dietologia Lily Soutter beson se njerëzit që bëhen pjesë e tij mund të shohin një ndikim të madh.

Sipas saj, efektet pozitive mund të shihen në nivelet e sheqerit në gjak, kolesterolit, tensionit të gjakut dhe humbjes së peshës brenda pak javësh.

Ndërsa dietologia Dr. Laura Wyness shprehet se megjithëse një dietë vegane ka benefite shëndetësore, njerëzit gjithashtu duhet të jenë të kujdesshëm.

“Është më mirë që ndryshimi drejt një diete vegane të bëhet gradualisht gjatë një periudhe disa mujore në mënyrë që njerëzit të gjejnë receta të reja që mund t’i shijojnë dhe të sigurohen se ushqimet që konsumojnë të përmbajnë të gjitha vlerat ushqyese që u nevojiten”, paralajmëron ajo.

Janari pa alkool

Ndërsa shpesh sugjerohet që lënia e alkoolit në janar mund të çojë në dyfishimin e konsumimit të tij në muajin shkurt, studimet tregojnë të kundërtën. Universiteti i Sussex zbuloi se njerëzit që morën pjesë në “Janarin pa Alkool” konsumojnë më pak në gjashtë muajt e ardhshëm pas sfidës. Përfitimet shëndetësore afat shkurtra të lënies së alkoolit përfshijnë rënie në peshë, lëkurë më të shëndetshme dhe përmirësim të cilësisë së gjumit.

Dhe për ata që pinë alkool për t’u çliruar nga stresi, reduktimi i alkoolit gjithashtu mund të ketë një efekt pozitiv në shëndetin mendor. Pa harruar se është një mënyrë për të kursyer para çdo muaj.

Palestra

Më tepër ushtrime në palestër është diçka që shumë njerëz premtojnë se do bëjnë çdo vit të ri por ekspertët theksojnë që të mos tregohemi shumë të ashpër. Trajneri personal Chris Hall ka disa këshilla praktike.

“Nëse nuk keni bërë ushtrime më parë, përpiquni të shkoni në palestër dy herë në javë për një orë, dhe më pas mund të shkoni më shpesh. Është shumë e rëndësishme të çlodheni ndërmjet seancave të ushtrimeve në palestër pasi kjo gjë lejon muskujt të rriten”, shprehet ai.

Dr. Sander van der Linden, drejtor i laboratorit të vendim marrjes sociale në Universitetin Cambridge, thotë se ka shumë arsye për të patur besim nëse bëni ndryshime në janar.

“Një nga gjërat më të rëndësishme është të ndani rezolutat tuaja me të tjerët – ka më shumë mundësi t’i përmbaheni atyre nëse angazhimi është publik. Një nga arsyet pse këto fushata janë kaq shumë popullore është se janë vetëm për një muaj” shprehet ai.

NGA FOLKLORI BURIMOR I MALËSISË SË TETOVËS: RITI MBI SHËTITJEN DHE NATA E PULËS

Remzi Aliu

Gajtë organizimit të ceremonialit të dasMës ditën e enjte në mbrëmje, bëhet shëtitja e pulës. Ky ceromonial, organizohet me vizitën e të rinjëve dhe të rejave nëpër familjarë të dhëndrit Tё cilët ua bëjnë në dije se edhe familjarët duhet të pregatiten për dasmë. Me të aritur tek ata, në oborrin e tyre të rinjtë vallëzojnë dhe këndojnë duke i shprehur dëshirat për martesë të të rinjve të asaj shtëpie.

Po këndon bilbili përmaj murë,
Halla e Blerim agës do na jape pulë.
-Pulën do va jap o meniherë,
-Halla e Blerim agës shaum faliminer.

Po këndon bilbili o për maj tel,
Tezja e Blerim agës do na jape ni gjel.
-Gjelin nauk va jap se do m’kënoje,
Kotarin e pulave do e shëmtoje.

Blerim aga me këmajshën basëm,
I grishën mikeshat në darsëm.
Hajde Sherif aga merre udhën,

Hine në kotarece e zejne pulën,
Nauk pulën nauk, se dom voje,
Nauk gjelin nauk se dom kënoje,
Herët ne sabah do më m’zgjoje.

Pasi të vizitohen të gjitha farefisnijtë, të rinjtë kthehen në shtëpinë e dhëndrit ku gjatë tërë natës, zhvillojnë lojra të ndryshme popullore. Nga mjetet materiale dhe dhuratat që i morën nga vizitat, dhe më pas organizojnë një darkë të hareshme…