Kur kryeministri Edi Rama filloi atë që quhet dalja e fundit publike me gazetarët për vitin 2018, dhe kur na ndajnë vetëm pak orë nga ndërrimi i viteve, studentët e universiteteve publike i kujtojnë me një mesazh, Ramës dhe i tërheqin vëmendjen politikës dhe jo vetëm se cila është pritshmëria e tyre për vitin 2019.
Duke shpalosur një banderolë të madhe para Kryeministrisë, ata kanë uruar shqiptarët që për vitin 2019 të kenë një kryeministër që e do Shqipërinë.
Maqedonia e ka mbyllur vitin 2018 me shumë sfida, por edhe me shpresën se në vitin 2019, përfundimisht do të realizojë objektivin e saj kryesor – anëtarësimin në NATO dhe nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Nënshkrimi i Marrëveshjes me Greqinë, më 17 qershor, për zgjidhjen e kontestit 27 -vjeçar të emrit, vlerësohet si ngjarja jo vetëm e këtij viti, por më e rëndësishmja që nga pavarësimi i vendit në vitin 1991.
Kjo marrëveshje që i ndërron emrin vendit në Maqedonia e Veriut, mundëson zhbllokimin euroatlantik dhe prosperitetin ekonomik. Maqedonia gjatë vitit 2018 është përballur edhe me sfida si: referendumi për zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë, kriza politike, protesta, procese të shumta gjyqësore, arratisja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, e shumë zhvillime tjera.
“Kemi kaluar një vit shumë interesant në kuptimin pozitiv, vit të cilin Maqedonia nuk e ka përjetuar asnjëherë më parë. Momenti më i rëndësishëm është nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës për zgjidhjen e kontestit 27-vjeçar me Greqinë. Kjo marrëveshje na i hapi dyert dhe në vitin 2019 duhet të rrumbullakohet procesi i zbatimit të saj. Ky është momenti kryesor, pasi gjithçka tjetër në shoqërinë tonë është e lidhur me zgjidhjen e këtij kontesti”.
“Për shkak të së ardhmes sonë, ne duhet të bëjmë gjithçka për të zbatuar këtë marrëveshje dhe besoj se gjenerata e politikanëve tanë nuk do ta lëshojë këtë rast historik. Pas zbatimit të marrëveshjes dhe anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE, jam i bindur se do të nisim të bëjmë një jetë normale, do të kemi mirëqenie dhe zhvillim ekonomik”, konsideron Dujoski.
Ai thotë se Maqedonia gjatë vitit 2018 është përballur me probleme të shumta të trashëguara nga e kaluara, si në sistemin e drejtësisë, sundimin e së drejtës, me krimin e organizuar, korrupsionin, ekonominë e shkatërruar e standardin e ulët jetësor. Kjo gjendje, sipas tij, mund të përmirësohet me një përkushtim të madh të institucioneve dhe me anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. Dujoski thekson edhe gabimet që ka i bërë gjatë këtij viti Qeveria aktuale.
“Unë jam i vetëdijshëm se shumë punë janë gabuar si te furnizimet publike, moskujdesi dhe harxhimet pa kriter të parave publike, mungesa e reformave në arsim, ngecjet në ekonomi e shumë gabime tjera, por duhet që t’i japim shans procesit të zbatimit të marrëveshjes së emrit dhe integrimit në NATO dhe BE si mundësi të vetme që përmes zbatimit të kritereve të këtyre institucioneve të zhvillojmë vendin në drejtim pozitiv”, thekson Dujoski.
Mersel Bilalli, profesor i së Drejtës Ndërkombëtar dhe këshilltar i jashtëm i kryeministrit Zoran Zaev, gjithashtu konsideron se Marrëveshja për emrin është momenti më i rëndësishëm në vitin 2018, madje edhe në aspekt rajonal. Por, Bilalli apostrofon ngecjet në reformat tjera, që sipas tij, duhet të jenë prioritet në vitin 2019, sikur edhe angazhimi i Qeverisë në përmirësimin e standardit të banorëve.
“Ajo do të duhet të punojë më seriozisht në reformat substanciale dhe jo vetëm në ato formale. Pra, nuk janë vetëm ligjet reforma, por duhet edhe zbatimi i tyre. Pra, mendoj se duhet një fokus tejet serioz në investime dhe zhvillimin ekonomik të prekshëm”, thotë Bilalli.
Nga Qeveria kanë thënë se institucionet kanë punuar shumë edhe në pajtimin e shoqërisë në vend të ndarë jo vetëm në baza etnike, por edhe e përçarë në mes vetë etniteteve. Për këtë përmendin rastin e 27 prillit, dhunën në Kuvend, ku pati përleshje mes pozitës dhe opozitës maqedonase, duke e çuar vendin në prag të një lufte civile.
Për këtë, Qeveria ka miratuar edhe një amnisti për pajtim dhe integrim. Por, me zhvillimet në aspekt të të drejtave të shqiptarëve, nuk është i kënaqur Arsim Sinani, njohës i çështjeve politike.
Ai thotë se pavarësisht premtimeve të mëdha të Qeverisë “për barazi dhe jetë për të gjithë” shqiptarët nuk i kanë arritur qëllimet e tyre. Ai e vlerëson si shumë të rëndësishme Marrëveshjen me Greqinë, por thotë se ndryshimet kushtetuese nuk përfshinë edhe kërkesat e shqiptarëve për statusin e popullit shtetformues apo për rregullimin e statusit të gjuhës shqipe, e cila ende trajtohet si gjuhës që e flasin 20 për qind nga numri i përgjithshëm i popullatës në Maqedoni.
“Maqedonia synon të jetë anëtare e NATO-s dhe e BE-së, por me mentalitet maqedonas dhe me shoqëri multi-etnike, por ku dominon etniteti maqedonas. Maqedonia mund të ketë perspektiva kur shqiptarët të jenë themelues të shtetit dhe pjesë përbërëse të kushtetutës apo popull shtetformues”, thotë Sinani.
Marrëveshja me Greqinë pritet të jetë sfida e parë e Qeverisë qysh në gjysmën e parë të janarit pasi Kuvendi duhet të votojë për amendamentet kushtetuese.
Maqedonia në gjysmën e parë të vitit 2019 do të përballet edhe me zgjedhje presidenciale që shihen si test për Qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev, por edhe për VMRO-DPMNE-në opozitare me liderin e ri, Hristijan Mickovski, që ka ardhur në vend të ish-liderit partiak, njëherësh ish-kryeministër, Nikolla Gruevski, i cili ka marrë azil politik në Hungari pas arratisjes nga Maqedonia ku është dënuar me dy vjet burgim për shpërdorim detyre.
Procesi gjyqësor ndaj tij shumë procese tjera gjyqësore ndaj ish-zyrtarëve të Qeverisë së tij, po ashtu, kanë qenë në fokus të ngjarjeve kryesore që e kanë karakterizuar Maqedoninë gjatë vitit 2018./RFE/
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar të gjithë qytetarët për Vitin e Ri 2019:
“Ju uroj nga zemra Gëzuar Vitin e Ri 2019! Le të nisim bashkë këtë vit të ri plot me shpresë dhe optimizëm se ditë më të mira për familjen tonë të madhe kemi përpara!”
Ja postimit i plotë:
Të dashur bashkëqytetarë, ju uroj nga zemra Gëzuar Vitin e Ri 2019! Le të nisim bashkë këtë vit të ri plot me shpresë dhe optimizëm se ditë më të mira për familjen tonë të madhe kemi përpara! Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!
Viti i Ri 2019/ Urimi i Lëvizjes Besa: Viti i Ri me mbrothësi!
Të nderuar vëllezër dhe motra. Çasti i ndërrimit të moteve po afron. Urojmë që viti 2019 të jetë një vit me më shumë mbrothësi për të gjithë shqiptarët!
Lëvizja Besa gjatë këtij viti që po lëmë pas kaloi periudhën më sfiduese të pjekurisë politike, por edhe u shndërua në një nga protagonistet kryesore në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Maqedonia.
Fatkeqësisht, në aspektin politik mund të konstatojmë se Maqedonia nuk e ka tejkaluar periudhën e krizës, sidomos nga fakti se sistemi juridik i shtetit vazhdon të jetë “mall tregëtie” për të realizuar agjenda politike, që për fat të keq mban peng Maqedoninë dhe larg vlerave e parimeve evropiane.
Viti 2018 do mbahet mend si viti amnestisë së krimit, mbulimi i aferave korruptive, politizimi i skajshëm i gjyqësorit si dhe shndërrimi i Kuvendit në institucion i cili pamundëson drejtësinë në vend.
Në aspektin ekonomik, Maqedonia jo që nuk ka patur progres dhe rritje ekonomike, por përkundrazi ka stagnim dhe përkeqësim. Kushtet e rënduara ekonomike, mospasja e perspektivës ka imponuar një dëshpërim të madh në popullatë, që si zgjidhje të vetme sheh ikjen nga vendi duke gjetur strehim në vendet e zhvilluara evropiane dhe për tëndërtuar ardhmërinë e tyre larg nga vendlindja.
Urojmë që viti i ri të jetë një shpresë e re për qytetarët e Maqedonisë, një vit ku drejtësia do jet e arritshme për të gjithë, ku politika do jetë në shërbim të së drejtës dhe jo në shërbim të krimit. Urojmë që viti që vjen të jetë vit i barazisë të plotë mes gjithë qytetarëve të Maqedonisë dhe me këtë të përmbyllet edhe integrimi i vendit në NATO dhe fillimi i negociatave për anëtarsim në BE.
Te dashur miq, ora e nderrimit te viteve po afron. Viti i Ri 2019 per pak çaste hyn ne vatrat dhe zemrat tona! Une me kete rast perzemersisht ju uroj nje vit me shume te mira, gezime, shendet, suksese per ju femijet, familjet tuaja dhe te mbare shqiptareve kudo qe festojne sonte!
Por, viti qe leme pas ishte per ne shqiptaret si viti i rekordeve me te zeza keto 27 vite pluralizem..
Viti 2018 do shenohet ne memorjen e kohes si viti i Kakistokracise (kakistos ne greqishten e vjeter me i keqi) pra,
viti ne te cilin ne patem qeverisjen me te keqe qe nga koha e regjimit totalitar.
2018 ishte viti i Kakistokracise sepse:
klika ne pushtet, ne raport me rrogat ka vendosur mbi qytetaret taksa shume here me te larta se te çdo vendi tjeter ne Europe. Shqiptaret sot paguajne litrin e naftes 30% me shtrenjte se sa ne Gjermani, kurse ne proporcion me rrogat se paku 600% me shume. E njejta gje mund te thuhet per çmimin e energjise elektrike, uijt, tarfat e shkollimit, transportit, mjekimit te tyre, etj etj..
Ky ishte viti i kakistokracise sepse:
kreu i meduzes Edvin Kristaq Rama dhe qeveritaret e tjere kane vjedhur dhe shperdoruar miliarda euro me PPP-te e tyre, doganat, tatimet, prokurimet publike. Rikujtoj ketu se ky regjim nderton sot rruge apo shkolla e vepra te tjera me çmime minimumu 5 here me te larta se se ne çdo vend tjeter, perfshire SHBA.
Ky ishte viti i Kakistokracise sepse:
qeveritaret e te gjithe piramides kriminale te mazhorances u faktua se jane te lidhur si mishi me thoin me krimin, drogen, bandat.
Ky ishte viti i kakistokracise sepse
me keqesine, vjedhjet, lidhjet me krimin, Edvin Kristaq Rama dhe bandat e tij ne pushtet vrane dhe vrasin çdo ore dhe çdo dite shpresen e shqiptareve.
Ata kane bere shqiptaret njere shpresehumbur dhe Shqiperine vendin nga i cili rreth 70% e qytetareve te saj kerkojne te largohen.
Ky eshte regjimi i kakistokracise sepse:
me muret e korrupsionit, vjedhjeve, krimit dhe droges kakistokratet kete vit njelloj si ne vitin 2016 mbyllen deren te hapjes se negociatave te Shqiperise me BE.
Ky ishte viti i regjimit te Kakistokracise sepse:
Krye, krye kreu i mafies shteterore kreu kete vit grushtin e shtetit brenda shtetit, asgjesoi Gjykaten Kushtetuese, Gjykaten e Larte, vendosi kunat-prokurorine e Dvoran Gjykaten dhe nelloj si ne diktaturen staliniste shnderroi drejtesine e vendit ne dege te ekzekutivit.
Ky eshte regjimi me i keq per interesin dhe çeshtjen kombetare pas diktatures komuniste dhe kohes se Jorgo Zografit sepse:
ne nje akt tradhetie te larte kombetare, Edvin Kristaq Rama apo Zografi Bis i shiti Greqise mbi 2000 km det dhe triliona meter kub gaz dhe fuci nafte dhe se,
se bashku me argatet e Beogradit ne Prishtine, kane marre nga sivllau i tyre Vuçiç flamurin e Serbise se Madhe dhe te coptimit te ri te Kosoves.
Por viti 2018 eshte dhe viti i pare i ngritjes, pas vitesh shtypje te eger dhe padrejtesish ekstreme, te shqiptareve ne kembe ne Kukes, Tirane, studenteve te universiteteve ne mbare Shqiperine, viti i permbysjes se narkokabinetit me te korruptuar te globit.
Ndaj dhe une do ta mbyll kete mesazh me shpresen dhe besimin tim te plote se Viti i Ri 2019 do te jete viti i triumfit te plote dhe perfundimtar te revolucionit demokratik popullor qe do fshije nga faqja e dheut regjimin e kakistokracise dhe kalbesirat e tij.
Duke perfunduar, uroj cdo shqiptar kudo qe gjendet dhe feston nderrimin e viteve, ne shtepi, lokal, detyre ne kujdes shendetesor apo dhe vuajtje denimi, te gjitheve; Gezuar Vitin e Ri 2019!
Nje vit te bardhe shprese dhe mbaresie per shqiptaret, femijet, familjet, miqte e tyre kudo qe festojne kete nate! GEZUAR!
Jemi në prag të ndërrimit të moteve, me shpresa se 2019-ta do jetë një vit i mbarë për të gjithë. Viti me të cilin po ndahemi do mbahet mend për shumë ngjarje politike në Republikën e Maqedonisë, ngjarje këto, që me gjithë ambicjet drejt zhvillimeve të gjithanshme të shoqërisë, mbetën mes dëshirës dhe zhgënjimeve të mëdha. Turbulencat politike që e karakterizuan 2018-tën, do mbeten në mendjen e shqiptarëve të Maqedonisë si vit i shpresa e të thyera, edhe pse me votën shqiptare Qeveria e re vetëm sa i arriti qëllimet e veta. Ne si Aleancë për Shqiptarët i përkrahëm pa rezervë këto ndryshime, të bindur se me këtë përkrahje ishte e sigurtë rruga drejt strukturave Veri-Atllantike dhe hapja e Kushtetutës për ndryshime, si nevojë e realizimit të Marrëveshjes së Prespës me të cilën u ndërrua edhe emri i Shtetit.
I gjithë ky kontribut i vullnetit të mirë të shqiptarëve edhe pas ndryshimeve kushtetuese mbaroi pa përfilljen e amandamenteve të opzitës shqiptare. ,,falë”përkrahjes pa rezervë të BDI-së dhe disa partive të vogla shqiptare, si pjesë e koalicionit qeverisës, kërkesat e shqiptarëve të artikuluara përmes partive opozitare, si duket, do mbeten jashta agjendës së Qeverisë Zaev, si propozuese e ndryshimeve kushtetuese.
Viti që po e lëmë pas do mbahet mend si më skandalozi për shtetin e së drejtës. Blerja e lirisë e disa kriminelëve dhunues të 27 Prillit, 2017, deputetë të VMRO-së me votimimin për nismën e ndryshimeve kushtetuese, që përfundoi me Ligjin për amnesti, do mbeten njolla më e zezë e historisë më të re të këtij shteti.
Qytetarë të nderuar, miq e dashamirë të demokracisë liberale, ne mendojme se me forca të të përbashkëta politike të të gjitha partive , që me veprime racionale do veprojnë në të mirë të qytetarëve si të barabartë, viti i ri 2019 do sjellë mirëqenie politike, ekonomike dhe integrime në NATO e perspektivë që hap rrugë për në BE.
Viti që po e lëmë pas, për shqiptarët kaloi në atmosferë të dy Jubileve, 550 vjetorit të vdekja e Skenderbeut dhe 50 vjetorit të Demonstratave të Tetovës , të vitit 1968.
Urime dhe Gëzuar viti 2019, me shpresë për një jetë më të dinjitetshme për të gjithë qytetarët e Republikës!
Duke qenë në prag te festave të fundvitit, më lejoni në emrin tim dhe stafit komunal, t’ju uroj juve dhe familjeve tuaja, gëzuar vitin 2019!
Uroj viti i ri të jetë përplot shëndët, mirëqenie dhe begati në familjet tuaja!
Viti që po lëmë mbrapa, ishte një vit sfidues, vit i konsolidimit të shumë aktiviteteve, vit në të cilin mësuam për shumë defekte dhe anomali që janë bërë në të kaluarën, vit në të cilën u dëshmua kush e do komunën tonë me zemër dhe kush për karrierë, vit që i dalloi shkurtëpamësit nga vizionerët, vit që dalloi ballafaquesit me ata që ikin.
Viti që po e lëmë mbrapa, gjithashtu ishte vit që komuna jonë për herë të parë në historinë e saj, ka përgatitur projekte serioze në të gjitha fushat. Për herë të parë, çështjet e popullatës, prirotetet e komunës, prioritetet nga programi jonë, janë pasqyruar në projekte konkrete dhe jo në “llafe e fjalë”. Për herë të parë, brenda vetëm një viti, kemi aplikuar dhe fituar projekte të rëndësisë së veçantë infrastrukturore, të cilat do të implementohen vitin që vjen.
Ne kemi edhe shumë punë, do të punojmë me dinjitet dhe përkushtim, dhe jemi më se të bindur se viti 2019, do të jetë viti i “korrjeve të sukseseve ” të të gjitha aktiviteteve që i kemi “mbjellur” gjatë vitit 2018.
Më lejoni edhe njëherë për fund, t’ju uroj nga zemra shëndet dhe suksese në familjet tuaja në vitin që vjen!
Ministria e Punëve të Brendshme, ju bën apel qytetarëve që maksimalisht të përmbahen në përdorimin e mjeteve piroteknike si dhe prishjet tjera të rendit dhe qetësisë publike, informojnë nga MPB.
Ata thonë se përdorimi i palejuar i mjeteve piroteknike është e dënueshme sipas Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, Ligjit për mbrojtjen e materieve shpërthyese dhe Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Përdorimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike ku prishet rendi dhe qetësia publike e qytetarëve është e dënueshme me gjobë prej 200 deri 500 euro”, thonë nga MPB.
Nga MPB bëjnë apel deri te pjesëmarrësit e komunikacionit të jenë të vëmendshëm dhe në përpikëri t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, të kenë pajisjet dimërore dhe të mos drejtojnë makinën nën ndikimin e alkoolit
Para nesh kemi një vit që përcakton fatin tonë dhe të gjeneratave pas nesh, ardhmërinë e qytetarëve, të nesërmen e përbashkët.
Jemi në prag të ndërrimit të moteve të dashur vëllezër e motra, duke lënë pas nesh një vit shumë dinamik me përplot ngjarje dhe arritje siç ishin barazia gjuhësore, rrumbullakësimi i pjesës normative të Marrēveshjes së Ohrit, përmbylljen e kontestit me Bulgarinë, arritjen dhe zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë, marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO si dhe datës për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian.
Këto, bashkë me shumë të tjera u arritën në kushte të përplasjeve të vazhdueshme të interesave gjeopolitikë dhe gjeostrategjik në Evropën Juglindore, prandaj dhe duhet të jemi krenar që po ngadhnjen koncepti ynë euroatlantik, por akoma nuk kemi arritur gjer në fund, jemi në hapat përfundimtar për përmbylljen e këtij rrugëtimi të nisur nga rilindasit tanë.
Sot është koha për më të dashurit, për reflektim dhe për përcaktimin e sunimeve të reja.
Që nga nesër vazhdojmë punën për përfundim të suksesshëm të ndryshimeve kushtetuese, më pas, nisjes së procesit të anëtarësimit në NATO, ndërtimit tē parimit të konsensualitetit, zbatimin e barazisë gjuhësore, konfirmimit të datës për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian dhe përfundimisht fokusim i tërësishëm në infrastrukturë, cilësi, zhvillim ekonomik dhe më shumë vende punë.
Gëzuar miq, paçi shëndet e mbarësi në 2019 dhe të bekuara qofshin familjet e juaja.
U miratua buxheti i komunës së Gostivarit, Taravari le të punojë tani
Këshilli i komunës së Gostivarit sot votoi buxhetin e komunës së Gostivarit për vitin 2019.
Arben Taravarit, me kët buxhet ju mundësua që të bejë edhe punësime të reja të përkohshme,
edhe pse vazhdojmë të mbajmë bindjen se administrata e komunës së Gostivarit nuk ka nevojë për punësime të reja, por mjafton që të punojnë ata punëtorë që janë të punësuar të rregullt.
Ndajmë bindjen që qytetarët nuk presin nga kryetari i komunës punësime në komunë por presin që të realizojë projektet e premtuara. Punësimet në administratë nuk ishin premtim parazgjedhor nga ana e tij.
Buxheti që u miratua nuk është një buxhet progesiv dhe jemi të bindur që nuk do të sjellë të mira për qytetarët, por u votua që mësimdhënësit dhe administrata të mos ngelin pa rroga, dhe që BDI të mos akuzohet për obstruksione.
Në fund, qytetarëve ua urojmë festën e Vitit të Ri me shpresën për shëndet të plotë, proges, fat dhe shumë suksese në vitin që vjen.
Ngadalë perëndoi edhe një vit i përvjetoreve shqiptare. Kryengritja e shqiptarëve të Maqedonisë, ajo tetovare, e vitit 1968, plotë para pesëdhjetë viteve, ndoshta në vete mbante frymëzimin e lëvizjeve studentore në Francë dhe mbarë Evropën frymëzuar nga shkrimtari ekzistencialist Zhan Pol Sartër për krijimin e një shoqërie më të drejtë e më të barabartë, ndoshta mbante frymën e pranverës studenteske beogradase sepse trungu organizator i atyre protestave ishin studentë shqiptar që studjonin në atë universitet atëherë me renome të lartë evropiane shndërruar në qendër studimi për të rinjtë e republikave të federatës dhe studentë të Azisë dhe Afrikës, nga shtete të Lëvizjes së të painkuadruarve, si kundërpeshë e blokut sovjetik të Paktit të Varshavës dhe NATO-s.
Koka e asaj lëvizjeje dhe krejt lëvizjeve tjera me dashuri kombëtare nuk ka dyshim se ishte kryengritësi i palodhshëm dhe i pamposhtur Memetriza Murtezani- Gega, të cilit më vonë iu bashkangjitë dhe i ndejti besnik platformës së tij Rafi Halili. Nuk duhet mohuar se gjashtëja studentore beogradase dha kontribut të madh në zhvillimin e mëtejmë të demonstratave që nisën spontanisht më 22 dhjeor 1968 në Tetovë në shenjë revolte nga grisja e flamurit kombëtar nga një shovinist i përbetuar maqedonas hjekur nga punëtoria e Ismail Spahiut i njohur si Ismail Terzija, një atdhetari të rrallë që bante qeleshe të bardhë ala dibrançe.
Ne gjenerata e atëhershme e gjimnazit me mall dhe dashuri i kujtojmë çastet kur dilnim nga oborri i shkollës dhe me admirim e shikonim në ndërtesën karshi që ishte shkolla fillore “Istikball” se si valon flamuri kuqezi sëbashku me flamujt tjerë fill pas sjelljes së ligjit për përdorimin e flamujve.Natyrisht se ky ishte flamuri i parë kombëtar që ishte ngritur në një institucion shtetëror drejtor i së cilës ishte atdhetari i shquar Vehap Lushi.
Kishte atëherë atdhetarë të shumtë shqiptarë që e mbanin gjallë dhe e kultivonin frymën shqiptare në popull dhe ndër të rinjë. Si të rinjë shpesh dëgjonim për heroizmat dhe atdhedashurinë e doktorëve Harun Jakupi dhe Mahmut Bajraktari, doktor Jusufit, arsimtarëve Abdulla Kalishta e Salajdin Hyseini, Gani Luma etj, që kronistët i shënuan në kronikat e tyre. Por pati një plejadë të madhe arsimtarësh e profesorësh, nxënësish e punëtorësh që aktivisht e kultivuan dashurinë ndaj gjuhës , shkollës shqipe dhe flamurit kuqezi me shqiponjën dykrenëshe dhe nuk e gjetën vendin e tyre në kronikat festive të ditëve të sodit. Po të fillojmë t’i rradhisim lista do të jetë tepër e madhe: prof.Myhedin Hadri, Qerim Krasniqi, Sabiha Rexhepi, Nexhmedin Hyseni, Xhevahir Shaqiri e shumë e shumë të tjerë që mbetën jashtë kronikave të këtyre ditëve. Atyrëve koha ua bëri të padrejtën por edhe historia e përsërit të njejtën.
Shumica prej tyre, të lodhur dhe raskapitur nga jeta sot prehen në qetësi, nuk janë ndër të gjallët dhe nuk flasin. Por edhe sikur të ishin gjallë ata nuk do të flisnin për veprat e tyre sepse parësorja për ta ishte kombëtarja e jo personalja. Ata kanë qenë gjeneratë e idealeve dhe jo tenderëve. Në këtë vazhdë nuk duhet lënë në harresë edhe kontributin në frymëzimin patriotik të gjeneratave të atëhershme, profesorin e sociologjisë Beqir Berisha.
Do të ishte shumë e padrejtë të mos përmendim faktin se beteja për gjuhën shqipe dhe simbolet kombëtare nuk zgjati vetëm një ditë dhjetori të 68-tës por ajo vazhdoi me dekada të tëra gjatë së cilës qindra arsimtarë të vendeve të ndryshme të Maqedonisë u dëbuan nga puna, disa qindra të tjerë një pjesë të mirë të jetës së tyre e kaluan nëpër burgje; gati të gjithë shkollave të mesme në gjuhën shqipe iu vu dryri sepse mësuesit, nxënësit refuzuan politikën asimilatore të asaj kohe shprehur me të ashtuquajturat “paralele të përziera” ku mësimi do të zhvillohej në gjuhën maqedonishte me nxënës shumicë shqiptarë dhe një pakicë e vogël nxënësish dhe arsimtarësh maqedonas.
E si të harrohen sakrificat e gazetarëve të TV Shkupit dhe “Flakës së vëllazërimit” për ruajtjen dhe përdorimin e toponimeve shqipe: të Murat Isakut, Menduh Ajdinit, Alush Kamberit, Nijazi Muhamedit, Enver Shalës (kërkoj falje nëse dikujt ia bëra me hile!) e shumë e shumë të tjerëve emrat e të cilëve mund të mos i kem ditur dhe përmendur. Dhe, si të harrohet se “Flaka” qe gazeta e parë në gjuhën shqipe në të gjitha trojet shqiptare të Jugosllavisë së atëhershme e cila filloi e para ta shkruaj gjuhën e njësuar letrare shqipe, fill pas Kongresit të drejtëshkrimit!
Ajo betejë vazhdoi edhe me kembënguljet e mëvonshme popullore për gjuhë shqipe dhe simbole kombëtare shqiptare simbole të së cilës ishin Fadil Sulejmani, Rufi Osmani, Alajdin Demiri, Vebi Bexheti etj, etj.
Sot kur shkruhet dhe flitet për shtimin e paraleleve shqipe në shkolla të mesme në Tetovë është absurd të mos përmendet emri i një malësori të mprehtë në mendje, atdhetarit të devotshëm, profesorit i cili matematikën e ftohtë ua mbolli me dashuri të zjarrtë gjeneratave të reja dhe krijoi gjenerata e gjenerata arsimtarësh të kësaj lënde abstrakte. Ky ishte Abdylbaki Bajrami.
Abdylbaki Bajramin e njoha në kohën kur ai ishte kryetar i Organizatës së rinisë në gjimnaz dhe më kontaktoi caktoi të jem pjesë e një delegacioni të kryesuar nga ai dhe në përbërje të së cilit ishin edhe nxënës tjerë të shembullorë dhe atdhetarë të mirë si Vullnet Palloshi,(tashmë i ndjerë) Merije Vejseli etj., dy përfaqsues të shkollës së mesme tekstile dhe dy të shkollës së mesme të bujqësisë ose gjithsejt 10 anëtarë, (emrat e të cilëve nuk i dija) që më 18 tetor 1968 të bëjmë takim me udhëheqjen komunale për zgjërimin e paraleleve shqipe në gjimnaz, me qëllim hapjen e paraleleve në gjuhën shqipe në shkollën e mesme të tekstilit dhe ate bujqësore, për zgjërimin e lëndëve në gjuhën shqipe në gjimnaz, etj. Natyrisht se bojkotimi njëditësh i mësimit më 18 tetor 1968 në gjimnaz ka qenë vepër e Beqir Berishës dhe profesorëve tjerë të gjimnazit dhe ideatorit symprehtë dhe të palodhshëm Abdylbaki Bajrami.
Profesor Abdylbaki Bajramit i jemi mirënjohës edhe për kontributin e tij të madh dhe të palodhshëm në zhvillimin e lëvizjes politike në vitet e 90-ta. duke e vënë në shprehje suksesin e përgjithshëm kombëtar e jo interesat e ngushta personale.
Në fillim po ju qeras me një vjershë që ia kam kushtuar këtij katundi të Rrafshit të Pollogut:
DOBROSHTI
Kalamendesh me fresk të Sharrit, Karshillëk po i bën Vardarit. Nga dritëhijet e lashtësisë, Ruan gjurmët e Ilirisë.
Që prej shekujsh frymon n’k’to vise, Je krenare me t’bëmat fise: Trakalaçë e Lumjanë
Çitakë, Përvizë e Dibranë … Ke bërë namë (për çdo respekt!) Kala shekujsh me identitet.
Syrja Etemi
Ja, ky është Dobroshti. Kështu e përceptoj unë nga syri përbirues prej poeti, herë të beftë e, herë-herë penetrues e piketues. Ka kohë që më “provokon” kureshtja xigluese për t’iu qasur përbrenda këtij vendbanimi rural. Prandaj, nuk u vonova e, bëra nijet dhe shkova me intencën që, miqësisht të pimë kafe në mes të fshatit me protagonistë rezidentë.
Me gllënkat e kafesë që i hiqnim njërën pas tjetrës, shtrimë muhabetin duke u penetruar në lashtësinë e amallgamuar me legjenda e histori, e cila shpesh po na del, jo mësuese, por mjerkë e jetës. Me këtë rast nuk do të ngatërrohem me numra e statistika, por do të fokusohem në parametra që mendoj se nuk janë rrahur aq sa e si duhet.
Etimologjia e emërtimit: Dobrosht
Që në fillim të këtij shkrimi për vendbanimin në fjalë, dosido duhet deshifruar prejardhja e vendemërtimit D o b r o s h t, që, semantikisht haset si Do(ë)bro(e)goshte, madje edhe Debrishte, të cilin e pikasim që nga mesjeta e vonshme. Me prefiksin: D e b apo Dib, hasen shumë vendbanime tjera këtu në Maqedoni, por edhe në Shqipëri, si Debarc/ë,a, madje, Dib(ë)r/a (e Madhe), Dib(ë)r/a e Vogël, Debresh, por, edhe: Debreshte.
Kur jemi te ruronimi, Dobrosht, patjetër t’i referohemi një burimi mjaft indikativ nga:“Shkrimet e vjetra bizantine”, që, përveç tjerash, nxjerrin në dritë edhe një letër të shkruar nga eremonahu Mihali nga Manastiri i Leshkës në Pollog (me shërbyes fetar edhe nga “arbanasët e krishterë”). Këtu, përveç tjerash thuhet: “Dokument shumë i vlefshëm që e përmend Vjosavën si e bija e mbretit të Pollogut, me emrin Gërguri, është edhe një letër e shkruar nga eremonahu Mihali nga Manastiri: Leshka, në Pollog, – në shkrimin e vjetër bizantin të vitit 1366, në të cilin shtohet edhe kjo: ,,Prifti Mihon i fshatit D e b r i sh t e të Pollogut na ka lënë një shënim për Vjosavën, të bijën e mbretit të Pollogut, me emrin Gërguri, se ajo i ka dhuruar Manastirit ,,Leshka,, një mal të madh me shumë lisa,, . Pra, ky prifti i cekur, Mihoni, është nga Debrishta, që nënkupton nga Dobroshti i sotëm.
Këtu nuk pretendoj të sqaroj domethënien dhe përmbajtjen e emërtimit apo ruronimit Debrishte (dikur) apo Dobrosht që quhet sot, sepse do të përfundoja në ndonjë “hon” prej ku, zor se do të dilja pa u gërvishtur. Unë këtu, vetëm po qëmtoj dhe shtroj dokumentacione, të dhëna, anketa e burime ekzistuese që më ndihmojnë në pretendimet e mia për prezentimin sa më efiçent e gjithëpërfshirës të fshatit të cituar, por edhe të shumë fshatrave tjerë të Pollogut në përgjithësi.
Popullata rezidente dhe fiset
S’do mend se e gjithë zona e Anasharrit, duke mos bërë përjashtim këtu edhe Dobroshti, gjithnjë ka qenë e gëluar me popullatë. Këtë e dëshmojnë mbetjet e shumta të nëntokës-nënë. Ajo ka poseduar hyjnitë, religjionet, madje tempujt e faltoret e panumërta – për të kryer ritet dhe ceremonitë fetare e trdicionale. Kanë patur kontakte e marrëdhënie të vazhdueshme edhe me fqinj bashkë me traditat dhe religjionet e tyre: paganizmin, krishterimin (riti lindor apo perëndimor), me islamin e k.m.r .
Për praninë më të hershme të popullatës myslimane në këtë vendbanim, pra në Dobrosht, ekziston një shënim ku thuhet: “Ardhacakët e parë myslimanë rrjedhin nga i pari i fisit të Ismail bin Ibrahimit. Ai ka qenë sheh me prejardhje nga Azia e Vogël. Ismaili ka vdekur më 1195 (pas Hixhrit), përkatësisht rreth vitit 1795. Varri i tij me shënimin për vitin e vdekjes gjendet i ngritur karshi xhamisë së fshatit”. Ka të ngjarë që, fisi Çitakë të ketë rrjedhur nga ky kryefamiljar dhe prijës fetar.
Intuita ma thotë që, ardhacakët me përkatësi myslimane në këtë vendbanim, si në të gjitha zonat tjera, kanë gjetur këtu Arbërorët – banorë autoktonë, që i kanë pranuar të ardhurit nga vise të ndryshme të Perandorisë. Prandaj, nuk thuhet kot se, të parët tanë në Sharr dhe Pollog janë ngulitur përpara qindra e qindra shekuj kur Gadishulli Ilirik banohej vetëm prej egërsirave. Këto vise vetëm Ne i kemi shndërruar në vendbanime e tokë pjellore. Për këtë edhe na atakuan romakë e pomakë, sllavë e osmanë. Por, Ne mbetëm këta që jemi, sepse ndryshe do të zhbëheshim.
T’i kthehemi çështjes së organizimit të jetës sipas bashkësive fisnore në Dobrosht. Duke u bazuar në shënime të shkruara (aq sa janë), madje edhe anketimet dhe bashkëbisedimet me protagonistë autoktonë e, duke i përpunuar përmes metodës së stërmundimshme empirike-komparative, dalin këto parametra indikativë:
Fiset që përbëjnë këtë fshat janë: Lumjanë, Trakalaçë, Haxhiallarë, Perviste, Restemallarë, Çitakë, Fide (Esat – Alit – Emin – Zenel), Lumjanë, Dibranë (Jonuz – Shaban – Avdi – Alil), Përcali (nga i pari, Maksuti: Selim – Isen – Nesim – Isen – Maksut), Parlla(k)pan (Idriz – Rufat – Sait – Feta – Abdulla) etj. si: Lure, Bulica, Çollake, Mulake, Doçe, Dinollarë, Bojdane (ndoshta Bogdane, që nga koha e parakonvertimit të shqiptarëve të krishterë, S.E.).
Kështu, kjo popullatë pothuajse ende me përkushtim ruan me xhelozi vijën patrolineare të përkatësisë së familjeve të tyre. Ka raste që, nga ndonjë nga këto fise më të mëdha, të dalin vëllazëri të tjera, por që ruajnë koherencën ndërfisnore që nga i pari i fisit, si që është rasti me fisin Luma që ndahen në Bicaj dhe Shaljanë, me ç’rast themelues i fisit të shaljanëve llogaritet Azizi, paraardhës nga i treti brez (nga viti 1947 kur është bërë anketa hulumtuese nga antropogjeografë Jovan Trifunoviq me ekspeditë dhe suitën e tij), kështu linja patrolineare përcillet me këtë renditje: Qazim —-Isen —– Baki — Aziz. Prejardhjen shumë më të hershme e kanë në Bicaj – Lumë.
Kështu, ma merr mendja që patronimi Lumjanë – si përcaktim fisi (kjo nënkupton se edhe fisi i madh Shala i koncentruar në Bicaj-Lumë) e ka marrë emrin sipas vendbanimit. Prandaj, emërtimi “Lumjan” këtu ka kuptimin si ofiq apo llagap me kuptim gjeografik e, jo fisnor.
(Këtu na del edhe një intrigë tjetër kur kemi të bëjmë me emërtimin e fiseve, sepse nuk mund të nxirret një përfundim i qartë se a thua fisi e merr emërtimin nga territori gjeografik apo vet territori apo vendbanimi e merr emrin nga koncentrimi i pjesëtarëve të fisit të caktuar. Kështu, kur na del fisi me emrin Shalë, kemi parasysh se ekziston edhe krahinë (territor) si Shalë, p.sh. Shala e Bajgorës etj., madje, fisi Berishë, me ç’rast kemi edhe Zonë e vendbanim me emrin Berishë. Por, sido që të jetë, këtë ngatërresë shumë mirë e zgjidh etnologija angleze, z. Edit Durham që para njëqind viteve…)
Kur jemi te fiset e këtij vendbanimi në fjalë, do të ndalemi pak te fisi Trakalaç, i cili haset edhe në shumë vendbanime shqiptare këtu në Pollog, si: në Sllatinë, Radushë, Shemshovë, madje, jo vetëm këtu, por edhe në Kosovë, përkatësisht në Kabash mbi 85 familje, madje në Brezë të Karadakut e, prej këtu – familje nga ky fis ka të shpërngulur edhe në Araqinë (Komandant Çakalla).
Është për t’u theksuar se emërtimi i fisit në konsideratë, paraqitet herë si Trakalaçë e, herë si Trekalaç, e herë si Tërkalaç apo Trëkalaç. Prandaj, për krejt këto hamendje e shtjella të “liferuara”, ka shumë punë për etnografët që s’i kemi.
Një fis mjaft i madh në Dobrosht llogaritet fisi: Pervize që, në burime të shkruara nga antropogjeografë që përmendëm, na paraqitet mjaft interesantë, ku, përveç tjerash gjejmë edhe këto të dhëna:
Pervizet janë banorë mjaft të lashtë të shqiptarëve të këtij vendbanimi. Rrjedhin nga Mati (Shqipëri e Veriut). Në Dobrosht jetojnë që para 200 viteve. (Këtu duhet llogaritur nga viti 1947 kur është bërë hulumtimi). Për shembull: Dauti, që është gjall, 75 vjeçar – Emini – Fetishi – Jashari – Isa – Jashari, një nga themeluesit e fisit. Jashari ka qenë vëlla me Azizin, për të cilin flitet se e ka mbytur motrën (nuk tregohet për arsyen), dhe, për këtë shkak nuk janë shtuar familjet. Nga Pervizet, dy familje shpërngulen në Tetovë).
Fshati Dobrosht në histograsfinë turko-osmane të shekulliut XV, daton prej 1453, dhe ka pasur 48 familje, ndërsa më 1468 – 90 familje. Por kjo nuk do të thotë se ky fshat nuk ka ekzistuar që më herët. Sipas shumë të dhënave historike, në këtë vendbanim ka pasur 4 kisha dhe manastire, të cilat kanë qenë në shërbim të popullatës së krishterë shqiptare të asaj kohe, madje varrezat e shumta që paraqesin fakte evidente, të cilat dëshmojnë edhe për lashtësinë dhe autoktoninë e fshatit.
Hapësira tokësore apo gjeografike e këtij vendbanimi është mjaft e pasur më vendemërtime, siç janë: Te Gjuri Madh, Te Mullejt (prej të cilëve nga 5 mullinjë që ka patur dikur, sot (viti 2005) punon vetëm njëri), Te Lëmët, Te Lugjat, Te Rojna, Te Xholet, Ponajka, Kraishtet, Silistrajcat, Te Shelnet, Livadhet e Popit, Pefçinat, Druni i Madh e shumë mikrotoponime tjera që janë në interes të shënohen nga se ende mund të gjenden në gojëdhënat e banorëve të Dobroshtit.
Mikrotoponimia:
Në vazhdim do t’i paraqes disa vendemërtime të cilat në disa raste (pa shkas) m’i kanë rrëfyer disa banorë të këtij vendbanimi z. Milaim Ziberi nga Dobroshti(tetor, 2009), z. Mesut Vejseli (shtator, v. 2108). (Radhitja-sipas alfabetit):
CEREÇIEVA-Vend me ara në Pollog.
ÇAUKA-Vend me dushk në Sharr.
ÇESHM’e ‘RIKIT – Çeshme shumë e vjetër (brazë) në atarin e Dobroshtit.
DRUN’I MADH-Vend me ara pjellore në fushë (kufizohet me Gllogjën).
DIBLIKA-Vend nën arat e Dobroshtit – në Pollog.
GABROVNEJCA-Lum që buron në Sharr-degë e Vardarit.
HURDHËT E DHIELPNËS-Vend në Sharr me hendeqe të thella dhe dushkaja.
JEGUNOVC-Vend nën Livadhet-në Pollog.
KA (TE) ROJNA-Kodrinë në Sharr.
KOSTRESHI-Vend me rrypira në Sharr.
KRAISHTET-Vend me ara në Pollog.
LIPA-Vend me ara pjellore në Rrafshin e Pollogut.
LIVADHET E POPIT – Livadhe që gjenden në pjesën kodrinore të Sharrit.
LIVADHET E VAKAUFIT-Vend me livadhe në Pollog.
PEVÇINËT-Ara pjellore në fushën e Pollogut.
PËRTI UDH-Vend me ara në Rrafshin e Pollogut që është matanë rrugës kryesore të fshatit.
PONDILÇE-Vend me ara në Pollog.
PONAJKA-Përrockë e vogël në të djathtë të lumit të Dobroshtit në anën e Jelloshnikut.
PONAJKA- Vend me pyje dushku në Sharr.
PREKAÇE-Vend me ara në Pollog.
RUPA-Vend me ara e livadhe në Pollog.
STËNI XHEMËS-Stan në Sharr ku dikur i ka ruajtur dhentë Xhemaliu.
SILISTRAJCËT- Vend me ara në Pollog.
SKAÇAVIEC-Vend me vëneshta.
TAUM’E RAJKËS-Vend me pyje dushku në Sharr.
TE ÇESHM’ E METËS- Burim në malet e Sharrit që dikur ka pasur më shumë ujë.
TE ÇESHM’E FTOFËT – Vend në thellësi të sharrit ku buron një ujë shumë i ftohtë.
TE SHPELLA –Vend në lumin Gabërnica mbi fshatit (Këtu ka një shpellë,ku thuhet se rri arusha gjatë dimrit).
TE GJURI RUKLLEJM-Vend në bjeshkët e Sharrit , kryesisht – i rrëpinjtë.TE GJUR’ I MADH- Vend brenda në fshat ku ka patur një gur të madh,tani i thyer dhe i larguar nga ky vend.
TE MULLEJNI-Vend në krye të fshatit ka ekzistuar mullini (Mullejni i Gafurit).
TE ZBIRALLA – Vend i hapur në brendi të fshatit.
TE DOMI- Vend brenda në fshat (tani objekti i Domit nuk ekziston).
TE LUGJATA-Vend në malin Sharr (me dushk dhe shkozë).
TE XHOLET-Liqene glaciale në bjeshkët e Sharrit.
TE DUSHKI-Vend me tokë pjellore në fushë.
TE LETHAJËT-Vend me ara në fushë (ndër rrugën: Te-Jazhincë),kufizohet me fushën e Nerashtit dhe Odrit.
TE SHELNET- Lugina e lumit të fshatit deri në derdhjen e tij.
TE VNESHTI SHERIFIT-Vend me vreshta -Te Rrafshi i Sherifit, në afërsi të fshatit,në anën e djathtë të lumit.
VAKAUFI KISHËS (Sh.Nikolla)-Vend me gështenja, ku janë themelet e një kishe të vjetër me një këmbanë.
ZABELI MIDIIS-Vend me drunj, zakonisht të ahut (ahishte) që ndodhet në Sharr.
ZULLISHTE-Vend me drunj dushku dhe shkoze -mbi fshat.
ZIDOLL I EPËR- Vend malor i vegjetuar me ah.
ZIDOLL I POSHTËM-Po ashtu vend malor i vegjetuar me ah (afër Zidollit Epër).
Jemi të vetëdijshëm se mund të ketë edhe shumë mikrotoponime tjera këtu, madje mund të ketë edhe shumë të pathëna për Dobroshtin, por, kjo, le të ngel si një nxitje për punë që, domosdo të bëhet nga banorët rezidentë. Sepse, mos të veprojmë gjithnjë sipas logjikës: “Rri palë e gjej fjalë…“. Të shprushim edhe një herë “mbamendjen kolektive” e t’i evidentojmë të dhënat, sepse Verba volant, skripta manent, thonë latinët, në shqip: Fjala fluturon, shkrimi mbetet.
Kryetari i Shoqatës së ish të burgosurve politik shqiptar në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani ka kritikuar spektrin politik shqiptar, sidomos ate në Qeveri për dështimet gjatë 2018.
“Është viti i turpit për klasën politike shqiptare që nuk bëri asgjë pë të burgosurit politikë shqiptarë, dhe, me prezencën e vetë edhe duke votuar kudër i amnstoi fyromasit të akuzuar për terrorizëm dhe nuk bëri asgjë as për zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe as për persëritjen e procedurave të shqiptarëve të dënuar në procese të farikuar për nevoja politike dhe me dëshmitarë të mshefun- shpifun. Viti i turpit është edhe per ne të gjithë që mendojmë se jemi të lirë dhe nuk u ngritëm në protesta që ta detyrojmë QENEFERINË të marrë hapa për rishikim të dënimeve të dhjetra të burgosurve shqiptarë ne burgjet e vendit.
Shifeni këtë fotografi dhe besoj se ata që kanë shpirt nuk do të ngelin indiferent.”, ka theksuar Pollozhani.
Më 15 janar, gjykimi për dhunën në Kuvend do të vazhdojë me 15 të akuzuar më pak, që përfituan nga amnistia disa ditë më pare, raporton SHENJA.
Do të mungojnë deputetët e akuzuar të VMRO-së, por edhe një pjesë e konsiderueshme e përkrahësve dhe ndihmësve të tyre gjatë dhunës së 27 prillit, të cilët shpëtuan nga dënimi me burg. Të hënën do të dihet numri përfundimtar i personave të amnistuar, por gjykuar nga propozimet e prokurorisë por edhe nga veprat e të akuzuarve, numri i të amnistuar në total, nuk mund të kalojë numrin 20.
Deri më tani, pesë persona kanë refuzuar të kërkojnë amnisti, në mesin e tyre edhe ish shefi i forcave speciale të policisë, Mitko Çavkov, ndërsa është e qartë se amnisti nuk do të ketë as për ata që kanë sulmuar fizikisht, kanë bartur armë me vete, kanë mbajtur maska ose kanë tejkaluar kompetencat zyrtare. Kjo do të thotë që edhe ish drejtori i DSK-së nga VMRO-ja Vlladimir Atanasovski, nuk ka shanse që të shpëtojë nga dënimi, pasi ai po hetohet për organizim të ngjarjeve të përgjakshme.
tanasovski nuk ishte në listën e personave të akuzuar nga Prokuroria, por një denoncim nga dy vëllezër të akuzuar për 27 prillin, Stefan dhe Mihaill Mlladenovski që thanë se ai është pjesë eë organizatorëve, e aktivizioi prokurorin dhe gjykatën që menjëherë e dërguan në paraburgim. Atanasovski u arrestua për shkak të presionit të opinionit i cili tashmë kishte marrë leksion nga arratia e Gruevskit, Boshkovskti dhe Grujovskit, dhe këtë zë e dëgjoi prokuroria. Për më tepër, një prej deklaratave të të akuzuarve madje zbuloi një fakt tjetër për drejtorin e fundit të VMRO-së në DSK, se ai kishte urdhëruar edhe bombardimin e KSHZ-së, kur vendoste mbi ankesat e VMRO-së gjatë zgjedhjeve të fundit.
Për më pak se pesë muaj, gjykatësja Dobrilla Kacarska arriti që ta afrojë procesin e 27 prillin në fund, por politika ishte shumë më e shpejtë se ajo. Pak para se të caktohet data për fjalët përfundimtare të Prokurorisë, Parlamenti votoi në mënyrë eksperese një ligj për amnisti, me të cilin të gjithë deputetët e VMRO-së, por edhe një pjesë e konsiderueshme e përkrahësve dhe ndihmësve të tyre gjatë dhunës së 27 prillin, shpëtuan nga dënimi me burg.
U amnistuan organizatorët e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, Bogdan Ilievski, Vllado Jovanovski dhe Boris Damovski. U amnistuan pesë deputetët e VMRO-së Kërsto Mukoski, Sasho Vasilevski, Ljupço Dimovski, Johan Tarçullovski dhe Ljuben Arnaudov. Por u amnistuan edhe të punësuarit në kabinetin e ish-kryetarit të Kuvendit, Elena Bozhinovska dhe Ivan Cvetanovski. U amnistuan edhe Zaharije Simovski, vllezërit Stefan dhe Mihaill Mlladenovski, Mitre Pitropovski dhe Ilija Sllavevski.
Kujtojmë se prokuroria themelore dhe ajo për krim të organizuar, nga 66 kërkesa të të përfshirëve në dhunën e 27 prillit, ka vlerësuar pozitivisht vetëm 16, ndërsa i ka refuzuar si të pabaza, 50 të tjera. Ky vlerësim i prokurorisë është rrespektuar skajshmërisht nga gjykata, përveç një rasti për të cilin edhe pse prokuroria ka dhënë vlerësim pozitiv, gjykata nuk e ka amnistuar.
Franca me vëmendje po i ndjek zhvillimet në Ballkan posaçërisht në Maqedoni. Kështu ka deklaruar deputetja franceze Liljana Tangi, e cila ka thënë se shpreson që Maqedonia do t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në BE. Por, sipas saj, për të nisur bisedimet, nevojitet plotësimi i kushteve, gjegjësisht zbatimi i reformave.
Liljana Tangi, deputete franceze
“Mendoj se qeveria e Francës, nuk do të flas në emër të saj, por unë jam deputetë, ne e përkrahim zbatimin e reformave të cilat kanë filluar në Maqedoni, por gjithashtu edhe në vendet tjera të Ballkanit. Realizimi efektiv i këtyre reformave do ta kushtëzoj vendimin e BE-së dhe të Francës si vend anëtare e saj”
Mes tjerash ajo ka shtuar se përkushtimi i Francës për vendet e Ballkanit dhe posaçërisht për Maqedoninë, është e dukshme dhe se Franca është vendi i cili mund të ju ndihmojë këtyre vendeve.
Liljana Tangi, deputete franceze
Si referent për vendet e Ballkanit Perëndimor në Komisionin për çështje të jashtme, por gjithashtu edhe si zv/kryetare e Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin nacional, unë jam e këqyr në mënyrë direkte në shkëmbimin ndërparlamentar që e kemi. Ky bashkëpunim duhet të jetë parakusht për fillimin e procesit të integrimit të Maqedonisë dhe duhet të kontribuojë për stabilizimin e rajonit”
Lidhur me Marrëveshjen e Prespsës, Tangi është shprehur optimiste se ajo do të ratifikohet në parlamentet e dy vendeve.
Stine ka folur sërish rreth ndarjes nga bashkëshortja.
Stine, gjatë ditës së sotme i ka shokuar të gjithë me një postim në Instagram, shkruan lajmi.net.
Në foton e postuar shihet tashmë ish- bashkëshortja e tij me të cilën pranë postimit ka thënë se është ndarë.
‘’Edhe pse fundvit, gjej lartesine shpirterore per te falenderuar cdo moment te bukur dhe te veshtire te kaluar sebashku! Kam bindjen e plote se do funksiojme me mire pa njeri tjetrin! E kemi patur fatin dhe mundesine me mijera here per te kaluar barrierat e jetes, por ndonjehere gjerat nuk shkojne ashtu sic ne i mendojme! Keshtu qe nuk mbetet tjeter , vecse te te uroj cdo te mire te mundshme tani e tutje!.’’, ishin fjalët e tij.
Duke pasur parasysh se shpesh kemi hasur në postime të ngjashme dhe të bëra nga persona anonim të cilët i kanë hakuar llogaritë emrave të njohur të estradës, lajmi.net e ka kontaktuar Stinen i cili e ka konfirmuar se postimin e ka bërë ai dhe i ka dhënë fund martesës.
Ai nuk ishte në gjendje të komentoj tutje mirëpo i pyetur nëse ka hapësirë për t’u pajtuar tha se nuk e beson një gjë të tillë.
Ndër të tjera në intervistën e fundit të dhënë për ‘Mirage’ ai kishte folur edhe për bashkëshorten, madje edhe për faktin nëse është apo jo xheloze.
Tirana është zbukuruar për festat e fundvitit ndryshe nga herët e tjera. Një nga autoret e kësaj atmosfere festive në kryeqytetin shqiptar është edhe Rafaela Rica me kompaninë e saj Iceberg Communication.
Rafaela vlerësohet si një nga zonjat më të suksesshme të angazhuara në bizneset shqiptare.
Avokati Arianit Koci, pasi gjatë ditës së sotme reagoi në lidhje me degradimin e ambientit që po bëhet me ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup “Arbën Xhaferi” dhe në lidhje me 53 milionë eurot që i janë ndarë nga Qeveria e Kosovës kompanisë ndërtuese të kësaj autostrade, konsorciumit “Bechtel-Enka”, tashmë ka publikuar një video nga kjo vendpunishte ku shihet një punëtor i kompanisë në fjalë i cili më 25 tetor të këtij viti kishte pësuar një aksident në vend të punës.
Pamjet e ofruara në video janë mjaftë shqetësuese, ku punëtori shihet teksa qëndron i varur për litari në një lartësi mjaftë të madhe derisa po punonte në ndërtimin e urës më të gjatë në Ballkan, urë kjo pjesë e autostradës Prishtinë-Shkup.
Avokati Koci thotë se i lënduari është Përparim Sadiku, i cili ka qenë kryepunëtor i skelave, por se i njëjti, pas këtij aksidenti, nuk është në gjendje më të punojë dhe se kompania e paguan atë me vetëm 30 për qind të pagës së tij derisa është në pushim mjekësor.
Më poshtë ju sjellim videon dhe shkrimin e Kocit për këtë rast.
Kujdes, pamje shqetësuese!
Përparim Sadiku është kryepunëtori i skelave.
Punon për Bechtel-Enka.
Me datën 25 tetor 2018, i njëjti ka pësuar aksident duke punuar në autostradën Arben Xhaferi.
Sipas tij, aksidenti nuk është shkaktuar me fajin e tij.
I traumatizuar skajshmërisht, Përparimi ende nuk mund të punojë.
Nuk ka faj.
Vetëm i madhi Zot e ka shpëtuar.
Sidoqoftë, edhe pse ende në gjendje të shokut dhe traumës së rëndë, drejtori i Bechetel-Enkas nga Turqia – z. Fati Kurt, nuk ka pranuar ta takojë Përparimin.
“Ja ska shanc me fol drejtori me mua” – më shkroi Përparimi.
Qëllimisht po e postoj në origjinal, çka dhe si më ka shkruar i aksidentuari.
Madje, edhe pagën, derisa është në pushim mjekësor, e merr vetëm 30 % të vlerës totale.
Po. Mirë po e lexoni.
Në vend se ta kompensojnë për dhimbjet shpirtërore dhe traumën e shkaktuar në vendin e punës, Bechtel Enka ia jep vetëm 1/3 e pagës – gjithnjë sipas Përparimit.
Që nga nëntori i 2017-ës procedura e vizave të punës për shtetasit e Ballkanit Perëndimor është më e thjeshtë dhe realizohet brenda një etape.
Kur rregullorja për Ballkanin Perëndimor hyri në fuqi, më 1 janar 2016, procedura për marrjen e vizës ishte e dyfishtë. Punëmarrësit shtronin kërkesë për vizë te përfaqësitë e Gjermanisë në vendet e tyre, dhe njëkohësisht punëdhënësit kërkonin leje paraprake te Zyra e Punësimit në vendndodhjen e kompanisë.
Kjo procedurë zgjaste me muaj dhe binte ndesh me dëshirën për punësim sa më të shpejtë. Prandaj prej nëntorit të vitit 2017 procedura është thjeshtëzuar.
Punëdhënësi nuk kërkon më miratim nga Zyra e Punësimit
“Miratimi paraprak nga Zyra e Punësimit nuk është më i nevojshëm”, sqaron për Deutsche Welle-n Sascha Andreas Kienzle (Sasha Andreas Kincle) nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. “Tani mjafton që kandidati të paraqesë në Ambasadën e Gjermanisë të gjitha dokumentet e nevojshme, duke përfshirë edhe vërtetimin nga punëdhënësi.”
Kontrollimi në Gjermani
Pasi të jenë dorëzuar dokumentet në konsullatë, kontrollohen nga autoritetet përkatëse në Gjermani. “Nëse plotësohen të gjitha kushtet, atëherë jepet viza.”, thotë Kienzle më tej.
Me kontrollin e dokumenteve, krahas Ministrisë së Punëve të Jashtme, pjesë e së cilës janë ambasadat, merren edhe Ministria e Brendshme dhe Ministria Federale e Punës dhe e Çështjeve Sociale, nëpërmjet Agjencisë Federale të Punësimit.
Roli i Entit Federal të Punësimit
“Kur shtrohet kërkesa për vizë pune, ne kontrollojmë se a ka ndonjë shtetas gjerman ose europian me të njëjtin kualifikim që ka aplikuar për të njëjtin vend”, thotë për DW, Paul Ebsen, zëdhënës i Agjencisë Federale të Punësimit. Prandaj dokumentet duhet të dërgohen në zyrën e punës të qytetit ku ndodhet vendi i punës dhe, pasi të jenë kontrolluar, kthehen sërish. Zyra e punës kontrollon vetëm formalisht, se a ka ndonjë kandidat të përshtatshëm me shtetësi gjermane ose nga vendet e BE-së për këtë vend. Kjo nuk zgjat më shumë se 14 ditë, siguron Paul Ebsen. Nëse marrja e një vize zgjat më shumë, kjo varet nga rrethanat individuale të aplikuesit. ”
Kushtet nuk kanë ndryshuar
Kushtet që duhen plotësuar për marrjen e vizës së punës kanë mbetur të njëjtat: punësimi në ndërtim ose gastronomi nuk kërkon as njohuri gjuhe e as njohuri profesionale.
Vetëm për infermierët ose kujdestaret mjekësore kërkohen njohuri gjuhe dhe dëshmi licencimi a diplomat e shkollës profesionale. Kushtet përshkruhen në mënyrë të hollësishme në fletushkat informative të ambasadave.
Azilkërkuesit mbeten të përjashtuar
Të përjashtuar nga ky rregull janë edhe azilantët që jetojnë në Gjermani. I ashtuquajturi “ndërrim korsie”, pra kalimi nga statusi i refugjatit në atë të imigrantit ekonomik, të cilin e kërkojnë tashmë prej kohësh shumë organizata refugjatësh, nuk lejohet ende. Azilantët duhet të kthehen në vendet e tyre për të hyrë sërish si imigrantë në hapësirën Schengen.
Mbi 35 000 viza pune për Ballkanin
Në vitin 2017, Gjermania lëshoi 35 200 viza pune për vendet e Ballkanit Perëndimor, siç bën të ditur për Deutsche Welle-n Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Vendin e tretë e zënë shtetasit nga Kosova (me 6087 viza pune), pas Bosnjë-Hercegovinës (9 913) dhe Serbisë (9 577). Shqipëria (3 126) vjen pas Maqedonisë (5 584), ndërsa Mali i Zi ishte vendi që solli më pak imigrantë ekonomikë (913) në Gjermani, në vitin 2017.
Pjesa dërrmuese punojnë në sektorin e ndërtimit dhe gastronomisë, por ka edhe shumë që janë punësuar si pastrues apo kujdestarë shëndetësorë. Specialistët e kualifikuar janë të paktë dhe zënë vetëm 2,5 për qind të gjithë imigrantëve nga Ballkani.
Gastarbeiter të rinj
Viza e punës jepet për aq sa zgjat kontrata. Kur kontratës i përfundon afati, imigrantët duhet të kthehen sërish në vend. Por nëse kanë paguar sigurime shoqërore, ata mund të gëzojnë përfitimet nga asistenca e papunësisë, sigurimet shëndetësore dhe pensionet.
Prandaj nuk përjashtohet mundësia, që sikurse të ashtuquajturit Gastarbeiter, edhe imigrantët e dikurshëm të viteve ’60 dhe ’70, të mbesin në Gjermani, edhe pasi e kanë humbur vendin e punës.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një takim me drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit ku bëri më dije detyrat strukturave të Policisë lidhur me festat e fundvitit, por kryefjala ishte veprimtari e lojërave të fatit.
“Në fillim të vitit kemi një detyrimi shumë të madh që janë ndalimi i lojërave të fatit. Nga 1 Janari ora 00:00 2019 në territorin e vendit ndalohen disa veprimtari të lojërave të fatit, si bastet sportive, bastet për garat me pistë, lojërat elektronike në distancë, publiciteti në median e shkruar, etj.
Nga data 1 Janar kjo veprimtari bëhet e paligjshme në territorin tonë. Nga data 1 Janar çdo lokal ku ushtrohet në mënyrë të hapur apo dhe të kamufluar duhet të konsiderohet si një parcele kanabis dhe si e tillë duhet të jetë edhe qasja e Policisë së Shtetit.
Të gjithë zyrtarët e Policisë se Shtetit dhe zyrtarët e tjerë të policisë, punonjësist e administratës tatimore, apo dhe vendore në çdo rast të konstatimit të shkeljeve duhet të njoftojnë”.
Gjithashtu ministri u ndal edhe tek kontrollet në këto ditë festash.
” Të shtohen kontrollet. Të jenë në vëmendje dhe personat me të shkaur kriminale. Unë jam informuar për të gjitha strukturat policore dhe strukturat e tjera për masat marra. Duhet që të gjitha strukturat e policisë te jenë në gatishmëri në mënyrë qëte kemi një situatë normale në ditët e festave. Do vendosen gjoba në mënyrë postare dhe punonjësit e policisë nuk hynë në negociata dhe debate me qytetarët”.
Në vitin 2019 Policia e Shteti do të mbështesë studentët me nota të larta dhe do ju ofrojë atyre mundësi punësimi.
“Një çështje e rëndësishme me të cilën do të merremi që në muajin Janar të vitit 2019 është ajo që ka të bëjë me hapjen e Policisë së Shtetit për specialistë të rinj, kryesisht atyre që vijnë nga universitetet e vendit. Ndryshimet e fundit në ligjin për Policinë e Shtetit kanë hapur mundësi që Akademia e Sigurisë të fillojë menjëherë procesin e rekrutimit të të rinjve, që kanë mbaruar me rezultate të larta studimet universitare në degët Ekonomi, Financë, Informatikë, Elektronikë dhe Jurisprudencë.
Në muajin Janar do të bëhet shpallja e thirrjes për aplikime për në Akademinë e Sigurisë për këtë kategori të diplomuarish dhe po në muajin janar do të zhvillohen konkurset përkatëse dhe menjëherë më pas fillon dhe kursi i Oficerit të Policisë Kriminale me këta të rinj, që kanë përfunduar universitetet e vendit./tvklan.al