Ballina Blog Faqe 736

Kjo udhëtare ka mahnitur përdoruesit e Instagramit (FOTO+VIDEO)

Ajo është adhuruese e madhe e natyrës, të cilën e shijon dhe e shfrytëzon për të bërë fotografi.

Duke përdorur “armën” e saj kryesore, zhveshjen, Sara Underwood, një prej modeleve më të popullarizuara në Instagram, vazhdimisht provokon gati 9.2 milionë ndjekësit e saj.

Ka vizituar çdo cep të botës dhe na njeh me të gjitha vendet me të bukura të saj.


Bali, Indonesia
Olympia, Washington
John F. Kennedy Presidential Library and Museum

Morocco

Laguna Beach, California

Santorini Greece

Bali, Indonesia

Iceland
Bali, Indonesia
Delicate Arch

The Toadstools-Off Road

Për më shumë foto dhe video vizitoni profilin e saj në Instagram:https://www.instagram.com/saraunderwood/

E pazakontë në Tiranë, hajduti vjedh edhe rrobat në tel (VIDEO)

Që situata ekonomike në Shqipëri është e vështirë kjo dihet. Por që të ketë vajtur deri aty sa hajdutët të marrin edhe rrobat në tel, kjo duket disi e habitshme.

Një familje është çuar mëngjesin e sotëm nga gjumi dhe nuk i ka gjetur rrobat që kishte lënë në tel për tu tharë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

Të habitur nga mungesa e rrobave ata kanë kërkuar ndihmën e kamerave të një lokali ngjitur.

Siç shikohet edhe në këtë video hajduti drejtohet qetësisht drejt banesës.

Pasi merr xhupat nga teli, ai nuk harron të marrë edhe kapset, raporton “JOQ”.

MUHAMEDI – Nga Nikos Kazanxaqis (Pjesa e parë)

1.- Shkretëtira, valëzime të rërës. Dielli po ngrihet; një luan kthehet ngadalë në shpellën e tij; kopetë e çakejve, të tmerruar largohen duke ulëritur; për një çast luani ndalet, vështron diellin, vrumbullin dhe i qetë vazhdon rrugën e tij…Shumë larg Muhamedi shpalos turbanin mbi rërë dhe bie në gjunjë. Në thellësi të shkretëtirës duket një karvan; udhërrëfyesi, i hipur mbi një gomar të vogël, i bie fyellit dhe këndon një këngë monotone me hapat e deveve. Dëgjohen zilkat e deveve që po afrohen.

2.- Një djalë i ri i afrohet ngadalë Muhamedit (që ne e shohim tek afrohet); duke u dridhur vendos pranë tij, një shtambë dhe një grusht me hurma…Ai largohet. Karvani duket mbi një kodër të shkretë, të zhveshur; udhërrëfyesi duke u kthyer nga shokët, vë pëllëmbën në sy dhe thërret i gjithi i gëzuar: Meka! Meka!

3.- Ne shohim Mekën; ajo si një gjysmë hëne shtrihet midis kodrave. Ajo është e gjitha e zhveshur, pa asnjë pemë; shtëpitë janë me tulla dhe baltë; era fryn, ngrihen re pluhuri. Duke u afruar më shumë ne shohim: lagjen e jashtme, çifutë që bisedojnë përpara dyqaneve të tyre. Skllevër të ngarkuar me çalik? plot me ujë , valltare që i bien ritmikisht tamburëve të vegjël…Ne shohim pusin Zem-Zem; gratë duke bërtitur nxjerrin ujë, të tjerat largohen duke mbajtur në ekuilibër brokat mbi kokë. Vajza të reja duke qeshur spërkaten me ujë. Vjen një djalë i ri, i raskapitur i vdekur nga etja. Një vajzë e re i flet duke thërritur: – Ali! Ali! dhe i jep për të pirë. Aliu pi si i babëzitur, dhe thotë:- Zoti ta shpërbleftë, o Fatma!

4.- Udhërrëfyesi dhe shokët e tij të ngazëllyer, vështrojnë Mekën. Befas shikimi i tyre turbullohet. Meka zhduket, dielli errësohet, re të rënda rëre ngrihen, e gjithë shkretëtira e valëzuar dridhet…Devexhitë lëshojnë thirrje të tmerrshme:- Simuni! Simuni! Ata mbulojnë fytyrën me pëlhurën e tyre, bien për tokë dhe fshihen pas deveve të gjunjëzuara. Stuhia e rërës shpërthen.

5.- Meka; era fryn, shtëpitë prej argjili thërrmohen. Fustanet e grave ngrihen lart, pelerinat e burrave hidhen dhunshëm. Në qendër të Mekës, sheshi i madh i rrumbullakët, në mes tempulli i vogël Qabe, në formë kubike, porta e hekurt e zbukuruar me flori. Idhuj të shumtë, 360, të shëndoshë, të ngërdheshur, primitivë. Më i madhi është i zotit
6.- Shkretëtirë. Era ngrihet dhe lëviz, zhvendos male me rërë. Dielli është krejtësisht i errësuar. Devet e karvanit pëllasin…burrat të mbështjellë me pelerinat e tyre qëndrojnë palëvizur…Muhamedi ngre duart dhe thërret: Allah! Allah! Ai sheh drejt veriut; ai sheh pamjen e Jeruzalemit.

7.- Qabe. Paria, ulur mbi plloça, diskutojnë. Omari fut duart në gropë dhe i lyen me gjakun Hallall. Papritmas vjen Abu Lahab, i shëndoshë, brutal, i mbështetur mbi shkopin e tij; ai tërheq nga rripi një qese të vogël, ku nxjerr zaret, i përzien ndër duar dhe bërtet: – O Abu Sofian, Talib, Abu Bakir, Omar! Luajmë me zare! Të gjithë bërtasin të gëzuar: – O Abu Lahab, luajmë me zare! Ato ulen rreth e qark, këmbëkryq dhe nisën të luajnë me pasion. Të gjithë që ndodhen pranë afrohen të shohin; në këmbë, një grumbull arabësh, çifutësh, skllevërish…Kalon një plak i verbër dhe dëgjon britma dhe thirrje, ai godet zaret me shkopin e tij dhe thërret: – Adhuruesi i arit do të vdesë! Adhuruesi i arit do të vdesë! Të gjithë kthehen dhe e shohin duke qeshur: – Oh plaku Varaka! Plaku mbështetet në mur dhe duke luajtur kokën mërmërin:- “Adhuruesi i arit do të vdesë!”

8.- Mbi një tarracë, një grua e bukur në njëfarë moshe, shikon e shqetësuar drejt shkretëtirës. Lotët i rrjedhin nga sytë e mëdhenj. Ajo mërmërin: O Muhamed! O Muhamed! Ajo shembet mbi tarracë. Aliu shfaqet duke gulçuar, ai thërret duke iu mbajtur fryma: – O teze Hatixha! Hatixha ngre kokën, pëshpërin:-Ali, djali im, a e pe xhaxhain tënd ? Aliu përgjigjet: – O teze Hatixha, ai lutet, akoma lutet!

9.- Shkretëtira. Simuni ka kaluar, karvani ngrihet, devexhitë kërcejnë nga gëzimi, devetë tundin qafën e tyre të gjatë. Ata vihen në rrugë…Muhamedi afrohet ngre duart duke lëvizur ritmikisht pjesën e sipërme të trupit dhe reciton me një zë shumë melodioz:
Alhandulillahi rabil alamin,
Er rahmani er rahim…

10.- Meka. Njerëzit e parisë bërtasin të zemëruar… Ata grinden…Lahabi ngre shkopin, godet Talibin. Abu Sofiani thërret: -Abu Lahab, nuk të vjen turp? Ti godite vëllain tënd Abu Talib! I verbëri drejton trupin dhe qesh tallshëm, ai godet zaret me shkopin e tij dhe bërtet: – Ha!ha! Adhuruesi i arit do të vdesë! Adhuruesi i arit do të vdesë! Befas dëgjohet tamburi, grindjet ndalen. Të gjithë dalin në rrugë. Një tellall vrapon i gëzuar në rrugë, godet tamburin, portat dhe dritaret hapen, ai mbërrin përpara Qabesë dhe bërtet: -Karvani mbërriti!Paria të gjithë të gëzuar fillojnë të vrapojnë…Turma i ndjek.

11.- Tellalli shkon nëpër rrugica dhe duke i rënë tamburit thërret:- Hola! Karvani mbërriti! Gratë ngjiten në tarraca, dëgjohen britma dhe të qeshura. Fëmijët mbushin rrugët, burrat mbërthejnë shkopinjtë e tyre dhe shkojnë.

12.- Lagjja jashtë Mekës. Rumitë, çifutë, njerëz të veshur me rrecka, të dehur. Gjithë fundërrimat e Mekës. Në një udhëkryq, një peshkop i vjetër, i hypur mbi një deve, predikon:…Gjithë turma rrotull tij dëgjon. Plaku predikon: “O burra, o gra, gjithçka është e kotë! O burra, o gra, vetëm Zoti ekziston…” Shumë filluan të qeshin, të tjerët ngacmonin peshkopin e vjetër, ata e qëllonin me bërthamat e hurmave, ata cytnin tinëz devenë e tij, deveja ngrihet, plaku tundet dhe bie…Ai kapet pas qafës së devesë dhe vazhdon të predikojë: -O skllevër, unë do t’iu sjell lirinë! Unë do t’iu sjell Krishtin! O skllevër, ju jeni të lirë! Disa çifutë gajasen së qeshuri, dy skllevër të vjetër qajnë.

13. – Befas dëgjohet tamburi. Tellalli vrapon duke iu marrë fryma, ai ndalet në mes të pazarit dhe thërret: – Eh, Çifutë, Krishterë, kopukë, valltare! Karvani mbërriti! Shku e ardhje, zhurmë, të gjithë mbyllin dyqanet, shumë mbushin tepsitë e rrumbullakëta me ëmbëlsira, i vendosin mbi kokë dhe shkojnë…Gratë me shtamba mbi kokë i ndjekin…Valltaret të pushtuara nga gëzimi i tambureve të tyre, këmbë zbathura vrapojnë, muzikantët e vjetër të verbër të pushtuar nga gëzimi i ut-ave të tyre shkojnë duke i rënë…Prostituta të shëndosha, gjysmë lakuriq, me një hap të rëndë, fillojnë të ecin…

14.- Pazari ka mbetur i shkretë. Peshkopi i vjetër, i hipur mbi devenë e tij, shikon rreth e rrotull. Ai nuk sheh njeri…Ai tund kokën dhe psherëtin…Papritur ai sheh në një cep, të dy skllevërit e vjetër që po qajnë…ai i bën me shenjë. Skllevërit vrapojnë, kërcejnë mbi vithet e devesë, peshkopi mërmërin: – Jeni të mirëpritur, vëllezërit e mi! Ai i shënjon, i bie me mamuzë devesë dhe zhduket.

15.- Muhamedi, me duart akoma të ngritura, lutet…Ai kthen shpinën; midis shpatullave të tij shihet një lyth i madh, i rrumbullakët me push. Pak nga pak, shumë ngadalë,pamja e Jeruzalemit zbehet dhe zhduket…Befas, një dritë, që u duk si një shpatë verbuese, e godet mbi kokë. Muhamedi hidhet në këmbë. Përpara tij ngrihet kryeëngjëlli Gabriel, i veshur me të bardha, me krahë të mëdhenj shumëngjyrësh. Ai mban kapistrën e një deveje të mrekullueshme, me kokë gruaje, krahë ëngjëlli…Pela ulet në gjunjë, Muhamedi me një kërcim, i hipën sipër…

16.- Pela me një të rrahur të krahëve, ngrihet në ajër…Ne shohim, si nga lartësia e avionit, shkretëtirën e valëzuar të pafund…Kafshët e egra largohen të tmerruara…Shihen të vrapojnë me të katërta kopetë e antilopave, luanët, devetë…Shfaqet një oaz, i rrethuar me hurma…

17.- Male të thatë, të ashpër…Një majë më e ngritur: Mali Sinai. Pela ndalet mbi majë, Muhamedi zbret; ai ulet në gjunjë, fillon të lutet; ai thërret:- O profet i madh i Zotit të pavdekshëm, O Moisi; Moisiu shfaqet…Muhamedi ngrihet me nxitim. Të dy profetët përqafohen pa fjalë.

18.- Pela afrohet, Muhamedi i hip…Me një lëvizje të krahëve, pela ngrihet në ajër. Ne shohim: detin, brigjet e bardha, kopshte, rrëke…Detin e Vdekur…Jordanin…Jeruzalemin! Të gjitha qytetet të para nga lart. Muhamedi zbret mbi malin e Ullinjve. Një hije e bardhë endet nën ullishta…Muhamedi ngarend, e përqafon gjatë në qetësi…

19.- Pela afrohet. Muhamedi i hip…Pela ngrihet shumë lart në ajër…Jeruzalemi duket i vogël…Malet, detrat, brigjet zvogëlohen…Toka shfaqet si një sferë e madhe e ndritëshme…Yjet zmadhohen, drapëri i hënës bëhet gjithnjë e më i madh…Një melodi shumë e ëmbël dëgjohet…një fërfëllimë krahësh…Befas Parajsa shfaqet; një lëndinë e madhe me lule, përrenj që rrjedhin, qumësht dhe mjaltë…Shumë të lumturit, me rroba të mëndafshta, që mbajnë byzylykë floriri, me freskore të mëdha palloi, shëtitin lehtë si hije mbi barin e lulëzuar…Vajza të bukura, gjysmë të zhveshura, kërcejnë dhe këndojnë mbi lule…Petale trëndafilash të vesuar.

20.- Pela u ul lehtë mbi livadh…Muhamedi zbret. Engjelli Gabriel shkon përpara dhe i prin. Të gjithë të lumturuarit e përshëndesin duke vendosur dorën në gjoks, në gojë, në ballë. Muhamedi ndjek engjëllin ngadalë dhe drejtohen drejt një pallati marramendës, në fund të livadhit. Ai ngjit shkallët e argjënda, ku engjëj me krahë të mbledhur, ngjiten dhe zbresin. Muhamedi hyn në pallat…Ai sheh xhami të mrekullueshme: Xhaminë e Omarit në Jeruzalem, Xhaminë e Delhit, të Agrës, të Kairos, të Kordusë etj. Mijëra besimtarë…Në majat e minareve muezinët fillojnë të këndojnë me pëllëmbët e duarve në vesh: “La illah il Allah, Muhamed in resul Allah”. Muhamedi lëshon një britmë dhe bie pa ndjenja mbi rërë.

21.- Rrotull pusit Zem-zem…Panair i madh…karvani është ndalur, shitësit ekspozojnë: grurë, coha, armë, skllevër…Zhurmë, shitet, blihet, bërtasin…Një beduin shet dy djemtë e tij të vegjël…një tjetër shet vajzën e tij pesëmbëdhjetëvjeçare. Ai i hap këmishën, dhe i tregon gjoksin tregtarit çifut: – Vështroje, vështroje! Më jep një deve dhe unë ta jap! Ai thërret: Një deve! Një deve! Peshkopi i vjetër, mbi devenë e tij lutet: “-O burra, o gra, e gjitha është e kotë!” Valltaret luajnë me tamburet këngë të egra…Djem të rinj pijnë dhe përplasin duart duke thirrur…Një gjysëm budallë u duk në mes të valltareve; gjysmën e kokës e kishte të rruar, gjysma e fytyrës së tij është e stolisur, gjysma e gjoksit të tij është lakuriq; ai mban një formë ut-I, e akordon…Të gjithë gërthasin: -Oh, poeti! Oh, poeti! Poeti ulet këmbë kryq, ai këndon: “Oh vera, oh, gratë, hai! hai!”

22.- Muhamedi i dobët, i rraskapitur, hyn në Mekë, duke iu marrë këmbët (rreth pesëdhjetë vjeç, me trup të mesëm, ai ka një kokë të fortë, gjoks të gjerë, duar dhe këmbë të mëdha por të hijshme. Flokët e tij derdhen deri tek qafa. Mjekra është e gjitha e zezë, mustaqet janë të prera, hunda me samar, goja e madhe). Meka është gati e shkretë. Muhamedi i hutuar sheh rreth e përqark. Ai kalon përpara Qabesë. S’ka asnjë njeri. Idhujt shkëlqejnë në diell duke pikuar gjak. Muhamedi ngre shkopin, godet zaret dhe bërtet: – Allah! Allah! Sakaq nga errësira shfaqet plaku i verbër, ai e ka dëgjuar Zërin e Muhamedit, thërret: “-Muhamed!” Muhamedi drithërohet: Varako! I verbëri i afrohet. Ai e prek me duar dhe bërtet: -“Bëj durim, Muhamed, bëj durim!” Muhamedi e shikon i habitur. Varaka vazhdon:-Muhamed, shoh engjëllin tek të mban ndër thonjtë e tij! Shoh një karbon të prushtë midis buzëve të tua! Shoh Zotin, si një shpatë, në zemrën tënde. Bëj durim, Muhamed, bëj durim! I verbëri hap krahët, përqafon Muhamedin, dhe qan. Ai e prek dhe gjen lythin leshtor midis shpatullave të Muhamedit, ai bërtet: -Ja vula e profetit! Ai e puth:-Bëj durim Muhamed!

23.- Muhamedi shkon mendueshëm. Ai ecën për nga rruga e drejtë. Një portë hapet, duket një vajzë e vogël. Ajo sheh Muhamedin dhe bërtet e tmerruar:-Një i çmendur! Një i çmendur! Ajo mbyll portën duke e përplasur. Muhamedi ligështohet, ndalet për një çast dhe fshin djersën që i rrjedh nga balli. Ai mbështetet për mur…Engjëlli Gabriel shfaqet me shpatën flakëruese. Muhamedi lëshon një britmë habie dhe shkon përpara…Duke u dridhur ai troket në portën e tij…Porta hapet, Hatixha i hap atij krahët. Muhamedi i thërret:-Hatixha! Hatixha! -Muhamed ç’farë ke? Ti dridhesh! -Mbylle portën! Mbylle portën! Hatixha mbyll portën. Engjëlli me shpatën flakëruese kalon nga një e çarë e portës. Muhamedi e sheh:-Hatixha më shpëto! Më fsheh! Kam frikë! Ai më ndjek…Kush? Kush? Fol, Muhamed! – Kryeëngjëlli Gabriel! Kryeëngjëlli Gabriel! Ja! Hatixha e fsheh Muhamedin në gjoksin e saj si një fëmijë të vogël. Ajo e përkund…Ajo e përkëdhel. Muhamedi hap nga pak sytë…Ai shikon: ëngjëlli është zhdukur. Muhamedi buzëqesh i lehtësuar.

24.- Muhamedi flë mbi gjunjët e Hatixhas. Ai sheh në ëndërr: ëngjëllin Gabriel të shpalosi para syve të tij një shirit të gjerë me shenja fosforeshente: shpata, minare, çallma, gjysmë hëna…Engjëlli e urdhëron Muhamedin:-Lexo! -Nuk di të lexoj! Engjëlli e udhëzon sërisht:-Lexo! Engjëlli hidhet mbi Muhamedin, e shtrëngon, ai i rrotullon shiritin rreth qafës, ai e shtrëngon ta mbysë. Engjëlli përsërit: -Lexo! Muhamedi duke lëkundur trupin, reciton me zë melodioz: “La illah il Allah Muhamed in resul Allah…”

25.- Muhamedi zgjohet duke u hedhur. Hatixha që i kishte dëgjuar fjalët e tij të fundit, bie ndër këmbët e Muhamedit, i puth këmbët. Ajo mërmërin:-Unë besoj!Unë besoj! La illah, il Allah etj. Muhamedi qan. Përmes lotëve ai sheh ëngjëllin ti buzëqeshë. Ai përkulet drejt Hatixhas dhe i thotë:-Hatixha, ti beson tek mua? Hatixha përgjigjet me sytë e përflakur:-Ti je profeti i Zotit! Fol me popullin tënd! Muhamedi i habitur e përqafon:-O grua, o goja e Zotit të pavdekshëm.(VIJON)

Përktheu nga origjinali frëngjisht Teuta Hoxha
Milosao

Lazër Stani: Historia ime janë librat e mi

Lazër Stani, shkrimtar, publicist vjen më poshtë në një rrëfim për librat e zemrës, për MapoLetrare.

Cili është për ju romani më i mirë i të gjitha kohërave?

Kam lexuar shumë që në fëmijërinë time. Pothuajse të gjithë emrat e njohur të letërsisë botërore, nga klasikët grekë e deri te romancierët e mëdhenj të tre shekujve të fundit. Nuk mund ta përcaktoj se cili është romani më i mirë që kam lexuar në jetën time, por cili është romani më i dashur e them pamëdyshje: “Zorba” i shkrimtarit grek Nikos Kazantzakis. Po përse? Për shpirtin e jashtëzakonshëm, për energjinë jetësore që mbush çdo faqe, për madhështinë dhe përvetshmërinë e njeriut, për inteligjencën dhe fantazinë e pashtershme, për bukurinë dhe marrëzinë e jetës gjithashtu. Më duket sikur në atë libër gjendet shpirti i stërgjyshërve të mi të lashtë.

Kam lexuar shumë që në fëmijërinë time. Pothuajse të gjithë emrat e njohur të letërsisë botërore, nga klasikët grekë e deri te romancierët e mëdhenj të tre shekujve të fundit. Nuk mund ta përcaktoj se cili është romani më i mirë që kam lexuar në jetën time, por cili është romani më i dashur e them pamëdyshje: “Zorba” i shkrimtarit grek Nikos Kazantzakis. Po përse? Për shpirtin e jashtëzakonshëm, për energjinë jetësore që mbush çdo faqe, për madhështinë dhe përvetshmërinë e njeriut, për inteligjencën dhe fantazinë e pashtershme, për bukurinë dhe marrëzinë e jetës gjithashtu. Më duket sikur në atë libër gjendet shpirti i stërgjyshërve të mi të lashtë.

Cilat janë për ju tregimet më të parapëlqyera të të gjithë kohërave?

Tregimin më të bukur e kam lexuar vonë dhe jo në gjuhën shqipe: “Gimpel the Fool” (Gimpel Idioti) i shkrimtarit Isaac Bashevis Singer. Por këtu veçoj edhe “Metamorfozën” e Kafkës  dhe shumë prej tregimeve të Çehovit. Nga letërsia shqipe, po veçoj dy tregime: “Hanë gjaku” shkruar nga Ernest Koliqi dhe “E madhe është gjëma e mëkatit” e Mitrush Kutelit. Tregime modernë dhe mistikë mbi fatin e palexueshëm të njeriut.

Cilët ndër ata që merren me letërsi artistike, eseistë, kritikë, gazetarë apo poetë, quani si shkrimtarët më të mirë sot për sot?

Unë nuk kam patur mundësi t’i lexoj të gjithë librat që botohen. Kështu që çdo veçim emri do të ishte shumë subjektiv dhe i padrejtë. Dhe në këtë vend padrejtësishë nuk dua të shtoj dhe një padrejtësi tjetër.

Çfarë gjinie letrare ju pëlqen të lexoni? Dhe çfarë nuk lexoni?

Poezi. Nuk besoj se kalon një ditë pa lexuar poezi, qofshin këta autorë shqiptarë apo të huaj. Në tryezën time të shkrimit, gjen gjithmonë libra me poezi. Edhe në këtë çast që po u përgjigjem pyetjeve të kësaj interviste, ngjitur me kompjuterin gjenden dy libra me poezi: Brodsky dhe Quasimodo. Drama lexoj shumë rrallë.

Çfarë librash mund të na befasojnë po t’i gjejmë në raftet tuaja?

Librat e politikanëve shqiptarë. Po për fat të mirë janë të zënë e nuk shkruajnë libra.

Kush është heroi ose heroina juaj imagjinare e parapëlqyer?

Nuk kam një hero apo heroinë të tillë. Njerëzit janë njerëz, nuk janë heronj. Ose ndoshta mua nuk më ka takuar të jetoj në kohë heroike.

Çfarë lloj lexuesi ishit në fëmijërinë tuaj?

Lexues i babëzitur. Lexoja gjithçka. Letërsi, libra historie, libra me informacion shkencor, madje edhe librin “Dimë të hamë, a dimë të ushqehemi?” të Prof. Aleko Xoxës.

Cilët ishin librat dhe autorët tuaj të parapëlqyer?

Romani i parë serioz që kam lexuar ka qenë “Ushtari i Mirë Shvjek”.  Pastaj “Makbethi” i  Shekspirit. Makbethin pothuajse e mësova përmendësh dhe ia recitoja nënës time. Po ashtu edhe shumë pasazhe nga Ushtari i Mirë Shvejk, të cilat i ritregoja me pasion të zjarrtë. Në shkollë të mesme lexova klasikët e përkthyer në gjuhën shqipe nga Balzaku te Tolstoi. Ama kurrë nuk kam lexuar letërsi për fëmijë. Si fëmijë nuk më sillte kush libra dhe kur u bëra dy-trembëdhjetë vjeç, i thoja vetes burrë, i zgjidhja vetë librat. Dhe zgjidhja librat e të mëdhenjve.

A jeni futur ndonjëherë në telashe për të lexuar një libër?

Jo ndonjë telash kushedi. Në shkollë të mesme, se kush më kishte akuzuar se unë nuk lexoja letërsinë tonë, por lexoja vetëm libra të vjetër, libra të kohëve të shkuara. Atëkohë vërtetë lexoja letërsinë klasike greke dhe autorë të njohur të rilindjes europiane. Bënë një mbledhje dhe më qortuan në organizatën e rinisë. Por e kalova paq, gjysmë me humor atë idiotësi kulturore që atëherë ishte kthyer në normë.

Po t’ju duhej të përmendnit një libër që ju ka bërë ky që jeni sot, cili do të ishte ai.

Nuk besoj se ka një libër të tillë, por librat sigurisht kanë patur ndikimin e vet. Unë nuk mund ta përfytyroj veten se çfarë do të isha pa librat që kam lexuar.  Natyrisht, për shkak të rrethanave në të cilat u rritëm, shumë gjëra na erdhën me vonesë në jetë, mes tyre edhe librat. Biblën, për shembull, e kam lexuar së pari pas vitit 1990.

Nga librat që keni shkruar, cilin parapëlqeni më shumë ose është më kuptimplotë për ju?

Nuk mund t’i ndaj librat e mi. Por “Kohë për Nuse” ndoshta është më i plotë si libër.

Po qe se do t’i kërkonit presidentit të lexonte një libër, cili do të ishte ai?

“Rrugë pa krye”, të Lazër Stanit. Po më mirë edhe atë të mos e lexojë.

Keni planifikuar një darkë me njerëz të letrave. Cilët janë tre shkrimtarët e ftuar?

Darkat nuk i pëlqej me shkrimtarët, por me miqtë. Miqtë nuk është e thënë të jenë shkrimtarë. Mund të kenë profesione të ndryshme, mund të jenë mjekë, agronomë, inxhinierë, veterinerë, kompozitorë, ç’rëndësi ka.  Ama nuk kam për ta harruar një drekë me poetin rus Andrei Voznesensky në Moskë në vitin 1993.

Zhgënjyes, i mbivlerësuar, thjesht jo i mirë: për cilin libër mendoni se duhet t’ju kishte pëlqyer, por nuk e bëtë?

Nuk kam një libër të tillë. Si lexues, them se gjithmonë kam qenë një lexues i mirë. Ka shumë libra të suksesshëm e të vlerësuar në botë që mua nuk më kanë pëlqyer dhe nuk i kam lexuar. Por nuk ndjej keqardhje për këtë.

A ju kujtohet libri i fundit që e keni mbyllur pa mbaruar?

Ka shumë libra të tillë, të cilët i braktis që në faqet e para. Mjafton të lexosh disa faqe për të kuptuar nëse një libër është i lexueshëm ose jo. Leximi është akt kënaqësie, jo punë angari që duhet hequr qafe. Ama në rini i kam braktisur që në faqet e para dy libra që ishin shumë në modë dhe shumë të kërkuara nga lexuesi në atë kohë: “Zonjën Bovari” të Gustave Flaubert dhe “Ana Karenina” të Lev Tolstoit. Janë libra të rëndësishëm të dy, që kanë një vend nderi në letërsinë botërore, por unë kështu jam lindur. Nuk i kam duruar kurrë librat sentimentalë, të mbytur në drama dhe përdëllime dashurie. Që katërmbëdhjetë vjeç e pata kuptuar se dashuritë janë më jetëshkurtëra se njerëzit dhe se dashuria është vetëm një kontekst në jetë.

Kë do të donit të shkruante historinë e jetës suaj?

Askush. Historia ime janë librat e mi. Të tjerat janë shumë personale.

Te cilët libra ktheheni vazhdimisht?

Nuk mjafton koha që t’u rikthehesh librave që i ke lexuar njëherë. Por librat me poezi i lexoj dhe rilexoj gjithmonë. Dhe ndonjë tregim të veçantë gjithashtu. Romaneve u rikthehem rrallë. Para disa ditësh vendosa të rilexoj disa nga poetët tanë si Fatos Arapi, Azem Shkreli, Martin Camaj, Xhevahir Spahiu, Frederik Rreshpja, Bardhyl Londo, Visar Zhiti  e ndonjë tjetër. Dhe vërejta një fakt interesant: rileximi i tanishëm është krejt i ndryshëm nga ai lexim që iu kam bërë njëzet apo tridhjetë vite me parë. Është një lexim i ri. Librat janë po ata, por me siguri kam ndryshuar unë.

Për çfarë librash ndiheni keq që nuk i keni lexuar ende?

Dy libra të Stephen Hawking: “A brief history of time” dhe “The theory of everything”. Si dhe librin “Biocentrism: How Life and Consciousness are the Keys to Understanding the True Nature of the Universe” nga Robert Lanza e Bob Berman. Por mbase m’i dhuron dikush për ditëlindje.

Gëzim Qëndro, për veten, njerëzit dhe botën

(në 61 vjetorin e lindjes së studiuesit)

“Veten do ta përkufizoja si agnosticist i moderuar që pranon misterin e Krijimit, (të cilin jo domosdoshmërisht e lidh me idenë e një Zoti të vetëm), që magjepset nga mrekullia, pafundësia dhe larmia e shfaqjeve të tij, por që parapëlqen më mirë të përballet me pafuqinë e tij për ta kuptuar apo zbërthyer, se sa të pranojë një shkoqitës si ndërmjetës.”

Nga Mustafa Nano

Gëzim Qëndro u lind më 22 dhjetor të vitit 1957. Ishte fare fëmijë kur e kuptoi se e ardhmja e tij profesionale do të lidhej pazgjidhshmërisht me artet pamore. Siç e ka thënë vetë në një intervistë: “si çdo besimtar që kërkon të gjejë tempujt edhe unë i gjeta tempujt e mi shumë herët. I pari tempull ishte “Lidhja e Shkrimtarëve”. Tempulli i dytë, po i quaj kështu në mënyrë metaforike, ishte “Galeria Kombëtare” te Rruga “Fortuzi”…

Ishte koha kur s’bënte tjetër veçse vizatonte, lexonte dhe mësonte italishten…

Pas mbarimit të Liceut artistik fillon punë në sektorin e filmit vizatimor në Kinostudio. Kësaj kohe i përkasin filmat Pipiruku dhe Parullat, si regjisor-piktor i të cilëve bëhet pjesëmarrës edhe i festivaleve ndërkombëtarë të vizatimorit në Gifoni në Itali dhe Anecy të Francës. E ndoshta kështu do të vijonte karriera e tij, e lidhur me filmin vizatimor, por përmbysja e sistemeve e futi në një hulli të re. Hapja e kufijve e çoi në Amsterdam ku në vitin 1992 do të fillonte studimet në Academie voor Beeldende Vorming (Akademia e Formimit Artistik).

Me t’u kthyer në Tiranë, në vitin 1996, u angazhua si pedagog në Akademinë e Arteve dhe pothuaj njëkohshëm filloi punë si drejtor në Galerinë Kombëtare të Arteve ku do të qëndronte deri në vitin 2002, kohë në të cilën niset në Francë për t’u angazhuar me temën e doktoraturës, në universitetin PARIS 8.

Të kohës kur Qëndro drejtoi Galerinë e Arteve janë: revista PAMORART të cilën e themeloi dhe drejtoi, Projekti i Bibliotekës së Galerisë Kombëtare, Atelieja e edukimit artistik, Kurimi i ekspozitave sikurse EKSPOZITA E PARË E NUDOS SHQIPTARE, PostEVA, Ekspozita Nostalgji apo konkursi i përvitshëm i fotografisë MARUBI. Mbi të gjitha, angazhimi tërësor me ekspozitat Surrealizmi Socialist dhe Homo Socialisticus, që u hapën për publikun në vitin 1999.

Prej këndej nis një tjetër rrugë identifikuese për Gëzim Qëndron: Surealizmi socialist ishte këndvështrimi i tij mbi periudhën e realizmit socialist në Shqipëri, këndvështrim me të cilin mbrojti titullin doktor në universitetin Paris 8 me vlërsimin maksimal trés honorable avec  félicitations. Shenja e parë e këtij vlerësimi ishte botimi në Francë nga shtëpia botuese Harmatan i librit Le Surrealisme socialiste, L’autopsie de l’utopie.

Qëndro njihet si studiues arti dhe pedagog gjithashtu. Ai ka dhënë  leksione në universitete të ndryshme në Shqipëri dhe Kosovë për lëndët gjuha pamore; teori arti; histori dhe filozofi arti; dhe fenomenologji arti. Janë të panumërt artikujt e tij studimorë që botoi në shtypin shqiptar por mbi të gjitha në periodikët evropianë mbi artin. Gjithashtu të shumta janë ekspozitat që kuroi, konferencat shkencore ku mori pjesë këndej dhe andej kufirit. Përkthimi ishte një tjetër angazhim pasionant i tij.

“Unë i detyrohem shumë përkthimit sepse më ka mësuar të shkruaj. – ka thënë në shtyp QËNDRO – Përkthimi të pasuron fjalorin jashtëzakonisht shumë, frazeologjinë… Dhe, në këtë kuptim, i ndjehem borxhli.” Midis 15 titujve të përkthyer mbizotërojnë ato të karakterit profesional sikurse: Probemi i objektit në antropologji, Pesë fytyrat e modernitetit, Arti nga zanafilla te Van Gogu, Fuqia e imazheve, Arti dhe mjeshtria e bukurisë etj…

Sa i përket librave ku Qëndro është autor, mund të përmendim: Gjuha Pamore, Arkeologjia e mëngjesit, Heronjtë janë të uritur, dhe Kinostudioja Shqipëria e vjetër, i cili është në proces botimi edhe në Itali. Të tjera vepra, deri më tash të pabotuara të Gëzim Qëndros, pritet të dalin nga errësira e sirtarëve të punës, për të mbërritur në duar lexuesish…

Në 61 vjetorin e lindjes së studiuesit, ne po i kthehemi një interviste që  ai i ka dhënë Mustafa Nanos, e cila e tejkalon kohën në të cilën është dhënë…

– Cila është ngjarje më e madhe në histori: rënia e perdes së hekurt, apo rrëzimi i kullave binjake?

Sa më shumë që kalon koha të gjithë po binden se rënia e Perdes së Hekurt, e cila kishte në themel konfliktin ideologjik, ishte një akt çlirimi që prodhoi për vendet e ish-perandorisë sovjetike që jetonin në simulakrën e demokracisë të quajtur centralizëm demokratik, lirinë për të ndërtuar sisteme demokratike funksionalë apo gjysmë-funksionalë të cilët po përmirësohen vazhdimisht, ndonëse jo me ritmin e duhur.

Ndërsa rrëzimi  i Kullave Binjake, (e cila në njëfarë mënyre vë në dyshim  teorinë e Fundit të Historisë në kuptimin hegelian të Fukujamës) megjithëse po aq dramatik dhe rrënqethës sa rrëzimi i komunizmit, ishte një ndodhi e pashembullt, një spektakël i kobshëm që u ndoq në kohë reale, si kurrë më pare, anekënd rruzullit. Në hullinë e teorisë së Huntingtonit mund të shihet mbase si provë e qartë që konflikti tashmë ka kaluar nga rrafshi ideologjik në atë kulturor.

Konflikti që prodhoi aktin terrorist më të bujshëm në gjithë historinë e njerëzimit, ndonëse do të jetë i gjatë, ka shumë gjasa të jetë shterp, pasi nuk pritet të prodhojë liri për ndonjë popull apo rajon të botës dhe mund të përfundojë pa fitimtarë apo humbës.

-Zoti ekziston, mund të ekzistojë, duhet të ekzistojë apo nuk ekziston?

Veten do ta përkufizoja si agnosticist i moderuar që pranon misterin e Krijimit, (të cilin jo domosdoshmërisht e lidh me idenë e një Zoti të vetëm), që magjepset nga mrekullia, pafundësia dhe larmia e shfaqjeve të tij, por që parapëlqen më mirë të përballet me pafuqinë e tij për ta kuptuar apo zbërthyer, se sa të pranojë një shkoqitës si ndërmjetës.

-Gjuha shqipe ju duket e pasur, e varfër, apo si të tjerat?

Nga përvoja ime vetjake si përkthyes mund të them se shqipja ndesh vështirësi në disa fusha si filozofia, kritika, historia dhe filozofia e artit. Kjo për arsyen e thjeshtë se në këto fusha për disa dhjetëvjeçarë nuk u përkthye pothuaj asgjë. Përveç disa lëmive si këto, mangësitë e të cilave besoj do të zbehen nëse do të punohet seriozisht, shqipja mund të përballojë, ashtu si ka bërë edhe më parë, sfida nga më të vështirat.

-E kuptoni apo e qortoni merakun e shumë evropianëve lidhur me anëtarësimin e Turqisë në BE?

Sigurisht që e kuptoj. E gjithë kultura jonë është ndërtuar mbi këto dy modele. Nëse ke lindur në një vend si Shqipëria, ku Evropa është parë si modeli që duhet ndjekur dhe Turqia si modeli që duhet braktisur, nuk mund të mos e kuptosh që dallimi midis këtyre dy modeleve i reziston ende kohës. Inferioriteti i modelit të dytë ndaj të parit bëhet më i dukshëm nga fakti që modernizimi i Turqisë filloi pikërisht me braktisjen e trashëgimisë perandorake dhe përshtatjen nga babai i kombit turk të modelit europian, duke filluar nga alfabeti e deri te veshja. Janë këto dallime që e bëjnë Europën të ngurrojë ta pranojë Turqinë si anëtare në BE.

-Harmonia ndërfetare në Shqipëri është një legjendë apo një realitet i bukur?

Duke njohur gjaknxehtësinë dhe kokëshkrepjen tipike neo-ilire nuk ka si të mos habitesh që në historinë tonë nuk ka as edhe një plojë të vetme si ajo e natës së Shën Bartolomeut apo konflikte fetare afatgjata. Vetëm ky fakt mjafton për ta parë si një realitet që në mos ideal, është pa dyshim mbresëlënës.

Po ashtu është në nderin e kombit tonë që në momente vendimtare ka vënë interesat e kombit mbi fenë. Para disa ditësh, në një kërkim që po bëja për Shoqërinë biblike të Stambollit që financohej nga anglezët, gjeta faktin që një pjesë e madhe e librave të shenjtë të krishterë që botoi kjo Shoqëri u financuan edhe prej tregtarëve myslimanë shqiptarë. Po ashtu të habitshme janë fjalët e Mit’hat bej Frashërit i cili në 1912-ën pohonte se ky fakt “e bëri Shoqërinë Biblike të nderuar dhe të lavdëruar pothuajse nga të gjithë shqiptarët patriotë, qofshin myslimanë apo të krishterë.” Sigurisht që këtu dhe në shumë raste të tjera bëhet fjalë për interesa më të mëdha dhe në këtë drejtim harmonia fetare midis shqiptarëve është një realitet.

-Shihni ndonjë unitet të qartë kulturor midis Shqipërisë e Kosovës?

Mendoj se ADN-ja e kulturave tona është e njëjtë, por ngjajmë si dy vëllezër që janë rritur në shtëpi të ndryshme. Këtu një rol të veçantë ka fakti që nuk kemi jetuar pothuaj asnjëherë në të njëtin shtet, i cili dihet që me anë të mekanizmave shtetërore apo politikave të arsimimit dhe edukimit do të kishte njëjtësuar mjaft kulturat e dy trevave shqiptare. Por mungesën e këtij uniteti nuk do ta çoja aq larg sa të mëtoja për një identitet shqiptar dhe një kosovar.

-Cili është njeriu më i rëndësishëm, numrin e të cilit e keni në phonebook?

Nuk kam asnjë emër të tillë.

-Fan Noli udhëhoqi një grusht shteti apo një revolucion demokratik në vitin 1924?

Një grusht shteti që nuk arriti dot të kthehet në revolucion demokratik.

-Ajo që komunistët e kanë quajtur “Lufta Nacionalçlirimtare”, ka qenë sipas jush edhe luftë civile?

Sikur të mos mjaftonte dezinformimi gati gjysmë-shekullor na duhet të përballemi edhe me konfuzionin e skajshëm dhe militantizmin që ende gjallon në historiografinë tonë. Përshtypja ime është se ka patur në disa periudha të shkurtra, sidomos pas pushtimit gjerman, elementë të qartë të luftës civile, por jo aq sa ta karakterizojnë të gjithë periudhën e luftës  si të tillë.

-Nëse do t’ju kërkonin të veçonit ndonjë arritje të diktaturës komuniste pesëdhjetëvjeçare, çfarë do të thoshit?

Pa dyshim zhdukja e analfabetizmit. Dihet se komunistët në themel të mesianizmit të tyre laik kishin edhe idenë e Progresit, të huazuar nga iluministët, të cilët një vend të veçantë i jepnin edukimit përmes dijes, monopoli i të cilës nga pushteti i atëhershëm nuk mund të mos shpinte në indoktrinimin sidomos të brezave të rinj. Ndonëse kjo arritje është trumbetuar mbase më shumë se ç’duhej, përsëri mendoj se është një arritje mbresëlënëse.

-Sikur të kishit jetuar në vitet e Luftës së Dytë Botërore, do të rreshtoheshit me partizanët, me Ballin Kombëtar apo do të qëndronit asnjanës?

Nuk besoj se do të rreshtohesha me ndonjë palë. Por jam i sigurt se do të përkrahja cilëndo forcë që do të luftonte fashizmin, ndonëse nuk do ta merrja në sy rrezikun të dilja të luftoja në mal. Kushedi, mbase do të shkruaja ndonjë trakt kundër fashizmit dhe çdo darkë do të ngjisja veshin pas radios për të dëgjuar BBC duke u gëzuar për fitoret e Aleatëve. Dhe mbase, ditën e çlirimit të Tiranës do të dilja i gëzuar të përshëndesja parakalimin e partizanëve në bulevard, ndoshta i bindur se pas gjithë atyre sakrificave u takonte pushteti dhe e ardhmja.

-Do të ishit dakord të përkthehej në gjuhën shqipe “Mein Kampf” i Adolf Hitlerit?

Pse jo. Vështirë se mund të bëhesh nazist duke lexuar atë libër. E kam lexuar në vitin ‘94 jashtë Shqipërisë i shtyrë nga lëvdimi që i bëri një miku im (mendimin e të cilit asokohe e vlerësoja shumë), si e pakta një libër interesant, i shkruar nga një njeri gjenial, ndonëse i mbrapshtë si Hitleri. Zhgënjimi ishte i plotë. E lashë përgjysëm i çuditur se si ai libër mund të kish patur aq ndikim në kohën kur ish shkruar. Edhe miku im u zhgënjye. Nuk e di pse, kish pritur që të mahnitesha prej tij.

Mendoj se duhet botuar, pasi retorika e tij nacionaliste dhe raciste, vetbesimi dhe urrejtja prej fanatiku të çartur për çdo njeri me zhvillim mendor normal janë ilaçi më i mirë kundër nacionalizmit dhe racizmit.

-Cili është njeriu më i rëndësishëm, me të cilin ju keni bërë një fotografi?

Nuk kam fotografi me asnjë të tillë.

-Çfarë ishte në të vërtetë ajo që ndodhi në vitin 1997?

Është një ngjarje e rrethuar me akuza dhe kundërakuza nga protagonistët. Disa thonë se ishte rebelim komunist. Të tjerë se u rrëzua shteti paralel i Berishës dhe shteti shqiptar pas tij që hapi pas vetes kutinë e Pandorës. Mendoj se ishte një përzierje shpërthyese e zhgënjimit nga periudha paskomuniste, zgjedhjet e manipuluara, leximi së prapthi i biblës së konsumerizmit, hapësirës për manipulime të të gjitha llojeve, i joshjes së pasurimit të shpejtë dhe abuzimit me pushtetin.

-Ne shqiptarët jemi europianë me titull të plotë?

Nëse me termin europian (që është tepër i gjerë) kemi parasysh tërësinë e popullsive me kultura, histori dhe nivele të ndryshme zhvillimi që përbëjnë europën, atëherë mund të themi që jemi europianë, pasi kultura jonë është pjesë e këtij mozaiku kulturor.

Por Europa e mirëfilltë identifikohet me disa kombe të Europës perëndimore dhe qëndrore. Nëse do të merret ky kriter, atëherë ne, meqë ende nuk ndajmë me ta vlera dhe mendësi të përbashkëta, nuk jemi europianë me titull të plotë.

Po ashtu gjurmët që kemi lënë në historinë e Europës janë shumë të pakta. Në librin Europa të Norman Davisit në rreth 1200 faqe shqiptarët përmenden vetëm katër herë me disa rreshta. Mjafton ky fakt që të kuptojmë peshën dhe vendin që kemi në historinë e kontinentit.

-Në cilën ngjarje të madhe të historisë botërore do donit të kishit qenë protagonist?

Në zbritjen për herë të parë në Hënë. Sa herë e shoh në dokumentarë apo fotografi të ndryshme kam menduar se çfarë ka ndjerë Armstrongu në çastin që ka shkelur dhe më pas ka ecur për herë të parë në historinë milionavjeçare të Hënës. Ç’farë ndjen dikush që vë këmbën i pari në një truall të panjohur në emër të gjithë njerëzimit? Është një situatë që nuk e ka provuar askush deri tani.

-Me cilin personazh të historisë së Shqipërisë do kishit dashur të bënit një bisedë të gjatë e të shtruar?

Me Faik Konicën. Më duket më evropiani nga gjithë të tjerët. Është aq i çlirët dhe aspak dogmatik. Ndonëse e donte Shqipërinë jo më pak se të tjerët, kjo nuk e pengoi që ta përdorte mprehtësinë dhe guximin e tij për të fshikulluar veset e shoqërisë shqiptare, nganjëherë me fraza të gdhendura në kujtesën tonë kolektive. Mungesa e paragjykimeve, stili i tij brilant dhe therës (si te Doktor Gjilpëra për shembull) më shtyjnë të besoj se një bisedë e gjatë dhe e shtruar me të do të më kishte dhënë shumë kënaqësi.

-Cili është libri që po lexoni?

Po lexoj librin Realiteti i Artistit të Mark Rothkos, njërit prej piktorëve më të shquar modernistë amerikanë të shekullit XX-të, i admiruar sidomos për zbrazëtitë e ndritshme dhe drithëruese që përcjell në tablotë e tij. Është interesant të shohësh procesin krijues dhe realitetin e artistit nga këndvështrimi i njërit prej personaliteteve më të shquar të artit, një libër të cilin do t’ua këshilloja si profesionistëve ashtu edhe të gjithë atyre që interesohen për artin.

– Mendoni se do të ishit në gjendje të vrisnit një njeri në kushtet, kur ky njeri kërcënon jetën tuaj apo të të dashurve tuaj?

Besoj se po. Për t’u penduar me siguri më pas.

– Cili komb evropian ju ndjell më shumë me historinë e me kulturën e vet?

Franca. Më magjeps sidomos historia e kulturës së saj.

– Do ishit dakord që vajza juaj të merrte pjesë në garën televizive Big Brother?

Do të isha krejtësisht kundër, por nuk do ta ndaloja të merrte pjesë, nëse vërtet do t’i pëlqente. Por është e trishtueshme të shohësh programe të tilla apo maratonën e telenovelave që kanë prodhuar tashmë një spektator të cekët të dhënë pas dëfrimit. Më duket sikur pushteti ka përshtatur maksimën e dikurshme latine me të cilën tallej Juvenali: panem et circenses (bukë dhe cirk) apo luftime me gladiatorë, e cila tani është kthyer në bukë dhe spektakëlku ky i fundit është kaq i rëndësishëm sa sipas Xhemjsonit i ka dhënë emrin shoqërisë së sotme. Siç thotë me të drejtë Bodrijari, sot, falë masmedias, po jetojmë në simulakrën e realitetit, hartën e tij, ndërkohë që ai vetë po tkurret përditë prej mospërdorimit. Dhe reality-show dhe Big Brother janë shfaqjet më të skajshme dhe paradigmat më domethënëse të kësaj situate.

– Legalizimi i ndërtimeve të paligjshme është kapitullim përballë kundravajtësish, apo mbajtje e anës për shtresat në nevojë?

Kapitullim përpara kundravajtësve. Ose përpara një zarfi.

– Mund të ndodhë në realitet ajo që ndodh në filmin “Pretty woman” midis Richard Gere-it e Julia Roberts-it?

Jo, nuk e besoj.

– Njerëzit janë esencialisht të mirë, apo janë esencialisht të këqij?

Kjo më sjell ndër mend fjalët e filozofit të njohur francez Foucault (Fuko) i cili intervistuesit që donte të dinte se cila pyetje e mundonte më shumë u përgjigj: Gjithmonë vras mendjen përse jemi kaq të ligj dhe mizorë me njëri-tjetrin. Po nuk kam ndonjë përgjigje për këtë.”

– Ç’është Atdheu?

Së pari mendoj se është një konstruksion mendor më tepër sesa një realitet lëndor, ndonëse mban vulën apo frymën e kohës dhe të territorit. Togfjalëshi Dheu i Atit, prej nga edhe formohet fjala Atdhe, përcjell të njëjtën mendësi dhe jep më tepër përshtypjen se lidhet me ndonjë titull pronësie, me një tapi të përjetshme e cila përjashton të gjithë ata që kanë lindur dhe jetojnë në një vend të caktuar, por babai apo të parët e tyre nuk e ka prejardhjen nga ai truall. Prandaj ky term më duket se përmban në vetvete një potencial racizmi që mund të përdoret si taktikë legjitimuese për të përjashtuar të gjithë ata që nuk i përkasin etnisë së vendit që kanë zgjedhur për të jetuar.

Do të parapëlqeja në vend të fjalës atdhe (fatherland, patrie, patria, vaterland) një fjalë shqip që do të ishte e barazvlershme me fjalën angleze homeland, vendi që e kam zgjedhur të jetë shtëpia ime. Dhe nëse aty kanë lindur të parët e mi, aq më mirë. Ky do të ishte, mendoj, term më i pranueshëm se termi Atdhe.

dhjetor 2010

Testi psikologjik i Frojdit ka çmendur botën: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Ky test psikologjik i Sigmund Frojdit do t’ju ndihmojë që ta njihni më mirë veten, t’ia dilni mbanë me anët tuaja psikologjike në të cilat mbase nuk keni pasur guxim të depërtoni… Para jush janë disa pyetje.

Rregullat më e rëndësishme – përgjigjja e sinqertë – se si ndiheni dhe e para përgjigje që ju bie në mend, transmeton Telegrafi.

Pyetjeve të ndryshme është e mundshme t’u jepni përgjigje të njëjta, por që nuk duhet t’i shikoni rezultatet. Dhe tani merrni letrën dhe lapsin në duar dhe fillojani:

1. Jeni duke shikuar detin (ndjenja juaj e parë, mund t’i mbyllni sytë…).

2. Jeni duke shëtitur nëpër mal dhe shikoni ku shkelni me këmbë (Çfarë ndjenje keni? Koha për përgjigje nuk është më e gjatë se 30 sekonda).

3. Jeni duke shikuar fluturimin e pulëbardhave (Çfarë ndjenje kini?).

4. Jeni duke shikuar një kope kuajsh (Shkruani se çfarë ndieni, mos mendoni shumë).

5. Në shkretëtirë shihni mur me vrimë të vogël pas së cilës ndodhet oaza(Në këtë rast nevojiten veprimet tuaja, mos mendoni, shkruani se çfarë do të bëni).

6. Sërish shkretëtira. Jeni të lodhur nga udhëtimi i gjatë. Shihni një enë me ujë (Çfarë do të bënit? Mbase ju duket banale, mirëpo shkruani përgjigjen në letër).

7. Keni humbur në mal. Ju ka zënë mbrëmja. Shihni një shtëpi në dritaren e së cilës ka një dritë (Çfarë do të bënit? Shkruani).

8. Keni hyrë në mjegull (Veprimet tuaja por edhe ndjenjat?) Si do të silleni, shkruani).

REZULTATET:

1. Qëndrimi juaj ndaj jetës, emocioneve, ndjenjave.

2. Si ndieni veten në familjen tuaj.

3. Qëndrimi juaj ndaj femrave.

4. Qëndrimi juaj ndaj meshkujve.

5. Strategjia juaj jetësore themelore, qëllimi. Si i zgjidhni problemet tuaja.

6. Jeta juaj seksuale. Zgjedhja e partnerit.

7. Gatishmëria juaj për martesë.

8. Qëndrimi juaj ndaj vdekjes.

“Studentët i kemi lënë lakuriq, titujt shkencorë jepen me trafik”, Artan Fuga letër Lindita Nikollës pas shkarkimit: Pushteti i tepërt të budallalleps, të lë pa…

ARTAN FUGA

E nderuar zonja Lindita Nikolla,

e ndjeva për detyrë morale që me rastin e largimit tuaj nga posti i ministrit të arsimit, rinisë dhe sporteve t’ju drejtohem me një letër publike. Mund t’ju a kisha dërguar edhe në mënyrë personale, por gjykova se ndofta edhe publiku mund të kishte sadopak kuriozitet, sidomos studentët, për të ditur mendimin tim për këto ngjarjet e fundit dhe pastaj për atë që përbën edhe subjektin e kësaj letre.

Ndjehem i detyruar t’Ju shkruaj sepse sikurse e dini dhe e keni shprehur unë, midis kolegëve të tjerë që ndajmë të njejtat mendime për universitetet dhe arsimimin e rinisë shqiptare, për kulturën në përgjithësi, prej vitesh kam një qendrim kundërshtues parimisht ndaj situatës të arsimimit të rinisë studentore në vendin tonë. Situatë që nuk është as e sotmja, as e viteve që ju keni drejtuar atë dikaster, por që ka akumuluar në vite, në dekada, dhe poqese dikush e dëshiron t’ja them, edhe në të gjithë shekullin e XX për të mos shkuar më përpara.

Unë jam kategorikisht kundër mënyrës si drejtohet me agjenci pa kurrëfarë vlere sistemi arsimor universitar te ne, kam ndjerë absurditetin e menaxhimit të universiteteve me borde krejt të papërgjegjshme për shkak të statusit të tyre, kundër mënyrës si organizohet kërkimi shkencor në universitete dhe si jepen titujt shkencorë me një trafik të paparë moral dhe shkencor për të ardhur keq, jam krejtësisht kritik ndaj gjendjes ku janë katandisur profesorët shqiptarë, i hidhëruar për gjendjen e studentëve që i kemi lënë lakuriq në dije dhe në statusin social përpara dekadave që vijnë, i papajtueshëm me mënyrën sesi funksionojnë departamentet, fakultetet dhe universitetet shqiptare, i trishtuar për modelin e universiteteve publike shqiptare.

Kjo gjendje që më në fund dha një tronditje të fortë, falë studentëve tanë për të cilët them se kanë gjithnjë të drejtë dhe se në kërkesat e tyre kanë qenë modestë deri në madhështi, ajo kërkon një qilizëm të thellë, përndryshe gjithçka mbetet hipokrizi, dhe unë nuk jam gati ta ndaj këtë hipokrizi me askënd.

Por, le ta le këtë çështje.

Problemi është, dhe nuk mund të mos e them, si një kritik që shpesh, ndoshta për muaj e vite me radhë, nuk ju kam kursyer edhe juve, drejtpërdrejt apo tërthorazi, që nuk jeni ju shkaktari i kësaj gjendje.

Sigurisht ju keni përgjegjësinë tuaj, sepse keni qenë në krye të dikasterit të arsimit, mirëpo unë vazhdoj, si edhe miqtë e mi, të kem bindjen e papërkulur deri në fund, i gatshëm ta provoj kurdoherë, që është kuadri ligjor i arsimit të lartë, ligji famëkeq i arsimit të lartë, që ka bllokuar gjithçka dhe po e çon arsimin e lartë, kulturën dhe shkencën shqiptare, arsimimin e rinisë drejt kalbëzimit pasojat e të cilit tashmë shoqëria shqiptare do t’i paguajë për njëqind vjetët e ardhshëm.

Unë e di shumë mirë që ju personalisht nuk keni fajin aq më pak meritën për atë ligj.

Nëse heqja juaj lidhet me meritat për atë ligj, ose fajin për të, atëhere bashkë me heqjen tuaj do të duhej të abrogohej edhe ligji në fjalë, famëkeq dhe zullum-madh.Fakti që ju hiqeni dhe ligji mbetet, tregon se edhe kur ju atribuohet ai ligj,askush nuk e beson!

Dhe më e bukura është se edhe cikloni, pra revolta studentore, oh sa e ligjshme!, nuk u ngrit aspak rreth jush, tregon se mendja e studentëve është më e hapur sesa gjykimet politike. Askush nuk kërkoi dorëheqjen tuaj, aq më shumë që poqese i qendrojmë strikt llogarive, ju nuk keni në atë post as pesë vjetë.

Nuk jam duke thënë se koha për të ndryshuar ministrat nuk kishte ardhur. E di që edhe as ju nuk mendonit se do të ishit e përjetshme aty. Aq më shumë, ja u thotë këtë dikush si unë që prej kohësh besoj e militoj, që jo një ministër, por as një kryeministër, as vetë presidenti i republikës, të mos qendrojë më shumë se një mandat në postin e tij, edhe sikur më i suksesshmi të ishte.

Pushteti i gjatë budallalleps, verbon, shurdhon, dhe për më tepër lë edhe pa miq dhe shokë. Unë i përmbahem parimit që qytetari vjen në një post, kontribuon, ikën në punë të vet. Kur kushtetuta shqiptare e republikës të re, kurdo që të vijë, ta sanksionojë këtë, atëhere elitat shqiptare do të rifreskohen sepse kanë zënë ndryshk.

Unë kam qenë dhe jam pjesë e personelit universitar shqiptar dhe duke qenë qysh pas 15 minutave të para pas daljes të ligjit të arsimit të lartë i deklaruar në mediat televizive si i llahtarisur dhe i tronditur prej tij, di të them se ju kam parë në atë kohë që ju ishit nën presion të disafishtë.

E para, ishin “teoricienët” që hiqeshin se dinin gjithçka si organizohej arsimi i lartë dhe ju imponoheshin edhe si maçistë, por edhe si koka të mëdha duke qenë të papërballueshëm jo vetëm në cinizmin me ju, por edhe në agresivitetin me ne që hapur ju thoshim: ne nuk duam as poste as privilegje por ligji është një goditje e rëndë e arsimit të lartë që edhe kështu ka probleme të thella mbetur pa u zgjidhur.
E dyta ishin superiorët tuaj politikë në qeveri, Kuvend, a parti, që sigurisht as bëhej fjalë t’ju linin ndonjë inciativë që të thoshit fjalën tuaj për atë që po gatitej.
E treta ishin lobi financiare të arsimit të lartë përpara të cilave ju ishit fare e pamundur për t’u ndeshur, sepse ata kishin gjithçka dhe ju nuk kishit asgjë veç vetes tuaj.
E më në fund ju ishit nën presionin e deputetëve të kuvendit të Shqipërisë që në atë mot një pjesë donin me ngulm atë ligj, kurse pjesa tjetër nuk donte ose nuk dinte si ta kundërshtonte sinqerisht politikisht.

Më besoni se këto që them nuk i kam të mbështetura thjesht në supozime.

Duke mos ju njohur e prita me skepticizëm emërimin tuaj në krye të dikasterit të arsimit. Pastaj, në periudhën e hartimit, hyrjes në fuqi dhe pastaj hapave të para të zbatimit të tij furia e kritikës dhe e pasionit kundërshtues ndaj jush personalisht ka qenë e fortë dhe e pandërprerë nga ana ime. Por gradualisht, në kontaktet dhe dialogun që u vendos, pa rreshtur kritikat, kuptova se përballë nuk kisha sigurisht një shkencëtare a doktore, larg prej jush ky pretendim, por një politikane të pjekur, një grua të matur, që dëgjonte me kujdes, që përpiqej të krijonte mesa mundej një hapësirë ku të gjithë aktorët e hapësirës të arsimit të lartë të luanin dhe përplaseshin lirisht. Duam apo nuk duam ne, duam apo sa duam që të fitojnë idetë tona, ose të mundim ato të kundërshtarëve tanë, kjo është demokracia. Dhe këtë hapësirë të lirë ju deshët ta krijoni dhe sa kishit mundësi nuk e penguat.

Në debatet tona nuk ka ndodhur asnjëherë që ju të keni imponuar mendimin tuaj për çështje përmbajtësore të shkencës dhe arsimit. Disa hipokritë, nga ata që tani heshtin, nuk kanë guxim të thonë më : këtë ligj të arsimit të lartë e kam bërë edhe unë!, nga ata që tani besoj që as nuk do t’ju urojnë edhe vitin e ri 2019, këta individë pra modestinë tuaj e kanë marrë për dobësi. Kurse unë e kam quajtur meritën tuaj kryesore. Detyra e administratorit dhe e politikanit nuk është ajo që të japi vetë zgjidhjet për teknikën, shkencën, arsimin. Kthimi i politikanit në ekspert, ose i administratorit, ministër, zëvendësiministër, drejtor drejtorie në burrin ose gruan më të mençur të fushës që mbulon e bën atë politikan ose administrator jo vetëm qesharak, por edhe shumë të rrezikshëm.

As unë edhe asnjë nga miqtë e mi të Forumit për Liritë Universitare nuk ndjenë as më të voglin presion ose hakmarrje nga ju në profesion tonë, aq më pak Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë i Universitetit të Tiranës ku punon një pjesë jo e vogël jona. Do të thotë dikush: Detyrën ka bërë që nuk është treguar hakmarrëse! E nuk është fare kështu. Shoqëria jonë është e mbushur me hakmarrës dhe hakmarrëse që veç të tjerave sapo hypin në ndonjë post, sado edhe modest, godasin pa mëshirë fillimisht miqtë dhe mikeshat e tyre, pastaj nuk lënë kurrë kusur pa goditur ata që kanë mendime të ndryshme prej tyre. Me kundërshtarë kaq kritikë si ne, si unë, flas personalisht, do të imagjinoja dikë tjetër, burrë a grua, që do të na kishte hedhur llava ari të shkrirë në zjarr mbi kokë.

Ju, ligjin dhe pasojat shkatërruese të tij, unë mendoj se dora dorës i testuat dhe brenda jush kam dyshimin e ligjshëm që kishit nisur që mjaft gjëra t’i shihnit me dyshim ose skepticizëm. Kam thënë me vete: Pse nuk jep dorëheqjen kjo grua? Këtë pyetje kur lexon këto rradhë e bën edhe ndonjë tip që hiqet më katolik se Papa. Një ditë i bëra vetes pyetjen: Po a është përvojë në Shqipëri që një ministër, burrë, lëre pastaj grua, të japi dorëheqjen? A është mësuar shoqëria jonë me këtë kulturë? A nuk do ta linçojë partia e vet, a nuk do të quhet jo e besës?

Dhe për më tepër me atë dikaster që kanë strukturuar, që duhet të mendojë që nga çerdhet e kopshtet, ngritja e peshës, boksi, gjimnazet, kërkimi shkencor, arsimi i lartë, etj, nuk mjafton jo vetëm të jesh e Besës për t’a drejtuar, por nuk mjafton të jesh as Anjshtajni. Duhet të jesh Anjshtajni, Nënë Tereza, Mari Kyri e nuk e di kush tjetër, Ymer Pampur, Loro Boriç, Asllan Rusi, a nuk e di kush tjetër!!! Qeverisja e vogël që kanë rënë pre socialistët ndaj një liberalizmi të keqkuptuar ka sjellë që dikasteret tona të jenë kështjella padijeje dhe administrimi me borde e agjenci gjoja të pavarura e ka çuar ekzekutivin që të detyrohet të kërkojë të administrohet me platforma të centralizuara ku qytetari të shkruajë vërejtjet e tij. Dhe pastaj na del që studentët pa shkruar asgjë në platformë, plasën revoltat në rrugë.

Të thuash se nuk mjafton heqja e njerëzve për të ndryshuar një situatë dhe modernizuar arsmimin dhe shkencën, – kjo është e drejtë. E drejtë, por jo e mjaftueshme. Të thuash se duhet ndryshuar, duke e abroguar ligjin e arsimit të lartë, – edhe kjo është e drejtë por jo e mjaftueshme. Të thuash që duhet ndryshuar politika për arsimin dhe kërkimin shkencor, – shumë e drejtë por edhe kjo nuk mjafton. Politika deri këtu shkon. Edhe kritikët më të fortë politikë tuajët, nuk shkojnë më larg.

Kurse unë si universitar, brenda një kuadri miqsh, kolegësh, që besomëni nuk jemi edhe aq pak, as dembelë, as që përtojmë të marrim përgjegjësi, mendoj që prandaj politika ka nevojë të hapet, të bëhet më modeste, të kuptojë që politika nuk e drejton dot e vetme as arsimin as kërkimin shkencor në strategjitë që këto fusha duhet të kenë.

Unë jam i mendimit që edhe më budallai ndër shqiptarët sot e kupton që shkaku i gjithë katrahurës në arsimin e lartë dhe në kërkimin shkencor është kuadri rregullues arkaik dhe i poshtër, hipokrit, i ligjit për arsimin e lartë. Edhe studenti më i dobët e di këtë. Por, që ta dijë politika nuk është e lehtë. Sepse unë e di që abrogimi i ligjit dhe hyrja në procedurat për një ligj të ri për arsimin e lartë do të shënonte fundin e këtij parlamenti dhe strukturës të sotme të raportit të forcave politike në Shqipëri.

Por, nuk mjafton ndryshimi i ligjit. Ose më mirë një ligj i mirë, nuk mund të bëhet pa një model të ri të universiteteve shqiptare, publike, por jo vetëm, edhe pa një model i ri i universiteteve private.Por, këtë nuk e mendon dot politika. Politika edhe po e mendoi do ta mendojë gabim. Mirëpo një model i ri i universiteteve publike dhe private bie në kundërshtim me interesat e ngushta dhe të vogla të lobive të caktuara brenda-universitare që janë mësuar të jenë dembelë, parazitë, vjedhës idesh, plagjiatë, si edhe të mësuar me parà dhe me pushtet. Do të ishte një gabim i rëndë që t’ju mendoja ju një Zhan D’Ark që të luftonte e vetme për t’i përballur këto lobi që e kanë burimin e forcës pikërisht në politikë. Me ta, dikush që nuk ka veçse veten, cfarëdo posti që të mbajë përkohësisht, më mirë është të bëjë aleancë sesa luftë, më mirë paqe sesa sherr, më mirë “po” sesa “jo”. Nëse miq e armiq tuajët në politikë kanë vepruar dhe vazhdojnë të veprojnë kështu duke qenë në politikë, a nuk është pak si e tepërt që frytet e aleancave t’i marrin vetë, kurse pasojat dhe harxhet e luftës t’ua ngarkojnë juve? Unë ju kam gjetur grua të zgjuar në rastet kur kemi qenë në debate publike, kot e kanë pasur ose e kanë t’ju marrin si të pamënçur duke ju futur në shtigje që ju si politikane me përvojë dini mirë, besoj t’i nuhasni!

Por, edhe të ndryshosh modelin e universiteteve shqiptare, është mirë, por nuk mjafton përsëri. Sepse duhet të dish se në çfarë gjendje është shkenca dhe kërkimi shkencor sot në shoqëritë bashkëkohore dhe si iu përgjigjen këtyre strategjitë politikat e përparuara. Mbi të gjitha duhet të njohësh në majë të gishtave sociologjinë e shkencës dhe të arsimit, epistemologjinë e shkencës, logjikën e saj post-aristoteliane, të njohësh metodologjitë e reja të kërkimit shkencor. Këtë askush nga politikanët, të gjithë politikanët e mbledhur bashkë, nuk mund ta mendojnë.

Ose politikan dhe injorant i ligjshëm në këtë fushë, ose shkencëtar i përkushtuar, dhe injorant në politikën e madhe elektorale.

Prandaj politikat e shkencës dhe arsimit të lartë nuk mund të bëhen nga politikanët masivë dhe servilët e tyre. Apo nga delirantët që njëkohësisht kujtojnë se mund të jenë po aq shkencëtarë të mëdhenj sa edhe politikanë dhe administratorë të mëdhenj. Koha e këtyre qënieve ka kaluar që me Konfucin, Sokratin, Platonin a ndonjë tjetër.

Mirëpo edhe kaq nuk mjafton. Sepse duhet ditur edhe për çfarë arsimi dhe shkence ka nevojë Shqipëria ku ekonomia e kohëve primitive nuk e thërret dijen, kurse nevojat e demokracisë duan qytetar të dijshëm. Kjo çarje midis mosdijes dhe dijes po e bën arsimin, kulturën dhe shkencën shqiptare të llapaçitet në kaos dhe banalitet shkencor dhe kulturor. Cfarë vendi do të zerë kultura, dija, shkenca në Shqipëri në një botë të hapur planetare shumë të zhvilluar?

Ka ndonjë nga kritikët tuaj “të mënçur” në politikë a në media, në grupin tuaj parlamentar, në opozitë, a në gjysëm pushtet-gjysëm opozitë, që është në gjendje të na tregojë rezultatet e ndonjë studimi që ka bërë në këtë fushë?

Prandaj, duke qenë kundërshtar i politikave që ju keni zbatuar, dhe i keni zbatuar përpikmërisht, mua më ngjethet mishi kur dëgjoj politikanë a gazetarë, që ju kërkojnë juve të bëni atë që mund t’a bëjë vetëm një sistem që në kibernetikën e tij di të mendojë në këto fusha që përmenda.

E vërteta duhet thënë edhe tani që “beteja” mes nesh ka përfunduar. Ju keni ikur duke e lënë ligjin për arsimin e lartë të bëjë rrugën e vet, ne kemi mbetur duke e mbajtur po atë ligj mbi kurriz si baulle e mbushur me baltë dhe me gurë.

Madje keni për të parë që edhe ata që krenoheshin se ligjin po e bëjnë ata, dhe ajo L.N., tani do t’ju a japin juve krejt meritën e bërjes të të gjitha neneve të ligjit dhe vetë do të shfaqen si kundërshtarë të tij. Të paepur. Kështu do të bëjë edhe vetë Qenan K. si personifikimi i të gjithë kësaj rrace intelektualucësh pa tru dhe pa zemër. Por, me ambicje dhe neps të paparë.

Unë ju kam parë sidomos vitin e fundit që keni qenë më përpara sesa politikat që zbatonte dikasteri juaj. Na pritët njerëzishëm në zyrën tuaj kur erdhëm si përfaqësues të Forumit të Lirive Universitare. Jo vetëm pranuat diagnozën tonë dhe konstatimet tona për gjendjen në universitete, por edhe na deklaruatr, jemi dëshmitarë, se në ligj mund të bëhen amendime, se ishit gati t’i tërhiqnit përfaqësuesit tuaj në bordet administrative të universiteteve dhe deklarime të tjera që as më shkonte mendja se do t’i dëgjoja nga ju.

Sigurisht nuk i bëtë, por as mendohej se mund t’i bënit vetëm ju me kokën tuaj. Do t’ju kishin përjashtuar nga partia, shkarkuar si ministre, dhe revokuar si deputete. Sigurisht nuk do të kishit pësuar vetëm fatin e të ndjerit dhe të nderuaritr z. Thoma Deliana për t’ju internuar në Tepelenë a çuar si bari delesh diku nga ajo zonë!!!

Unë ju falenderoj sepse patët guximin që përpara dy a tre muajsh të kthenit mbrapsht projekt-statutin që ju dërgoi për aprovim senati i Universitetit të Tiranës. Gjetët atje mbi 20 nene që i konsideruat shkelje ligjore. Sipas meje, ju kishit të drejtë dhe morët kurajon dhe çmimin që ta paguanit mbrojtjen që i bëtë ligjit, me mllefe dhe presione që ju i dini mirë, por nuk i thatë kurrë!

Unë në dallim nga miq të mitë nuk ju vë faj që përpara disa ditësh, në kulmin e revoltave studentore, të njejtin statut, të dërguar nga senati i Universitetit të Tiranës, tani e firmosët dhe e pranuat pa një pa dy. Ai edhe tani është plot shkelje ligjore, por mbi të gjitha nuk evokon të drejta për pedagogët dhe studentët dhe e zhyt universitetin e Tiranës në një kaos tërësor. Unë i bëj thirrje politikës dhe qeverisë të vejë dorë sepse poqese ky kuadër statutor do të mbetet në fuqi, siç ka ardhur i aprovuar nga ju, atëhere ne do të shohim jo thjesht revolta studentore, por lemerira burokratike.

Por, aty ju nuk ishit më Lindita Nikolla – ministre. Dukej qartë se ju ishit hequr. Ndofta një lëvizje që duhej. Nuk jam unë që e di këtë.

Unë ju falenderoj sepse me të parë sinjalin nga shefi juaj në qeveri që platforma ime për rithemelimin si reformim të Akademisë të Shkencave të mos hidhej në kosh si e kishte hedhur drejtuesi i saj dhe i grupit të punës i ministrisë tuaj, ju menjëherë ditët të merrnit kthesën dhe të përballonit presione që vinin nga burra të veshur me autoritete shkencëtarësh. Ditët të pranonit që ajo Akademi Shkencash nuk mund të rinovohet me projekte që nuk të cojnë askund. Dhe në këtë kuadër ju ditët të ngriheni mbi sedrën tuaj dhe mbi çdo lloj insistimi për të mbrojtur një dokument që nuk mund veçse të hidhet në kosh si i pavlefshëm, si senil, dhe i mbështetur në trafiqe interesash të vogla meskine, ndonëse ai mbante logon e dikasterit tuaj.

Unë besoj se debatet tona janë në ide, dhe jo beteja personash!

Kjo është demokracia!

Unë uroj që asnjë post i rregulluar nga kushtetuta ose i një agjencie që rregullohet prej kushtetutës të mos mbahet nga askush më shumë se një mandat!

Unë kërkoj ndjesë kur ndonjëherë e kam tepëruar me ironi!

Unë ju uroj suksese në vitin 2019 në familje, në veprimtaritë tuaja politike e kudo!

Video/ Upss! Gazetari po raportonte Live, por personi pas tij ‘djeg’ rrjetin…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë raportimit direkt të gazetarit spanjoll Dani Ramirez që po bënte për motin. Ai ishte në një plazh të Barcelonës, kur një prej pushuesve pas tij shfaqet lakuriq dhe fillon të vishet.

Ky moment nuk i ka shpëtuar teleshikuesve, të cilët e filmuan dhe e shpërndanë në rrjete sociale. Gazetari po raportonte për motin e nxehtë në disa vende dhe nuk e vuri re burrin që kishte mbas.

Shumë prej përdoruesve në rrjete sociale thanë se Dani e vërtetoi shumë mirë që temperaturat ishin të larta. Videoja e bë shpejt virale dhe u bë objekt komentimesh në rrjet.

Ju ftojmë të shikoni videon:

Njihuni me ministrin shqiptar që ka punuar në furrë buke (FOTO)

Sot drejton një prej dikasterëve kryesore.

Bëhet fjalë për Valdrin Lluka, i cili në qeverinë aktuale të Kosovës është ministër i Zhvillimit Ekonomik, ndërsa theksohet se ka mbi shpatulla një bagazh të pasur në shkollim dhe karrierë.

Por, startin, Lluka i cili vjen nga rradhët e AKR-së, duket ta ketë pasur si shumë të rinjë.

Ministri, rreth moshës 20 vjeçare ka punuar në furrë në një orar nga ora 19 deri në 4 të mëngjesit. Rrëfimin, ai e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale me rastin e ditëlindjes së tij, teksa synon të motivojë të rinjtë në rrugën e tyre.

Lexoni të plotë më poshtë rrëfimin e ministrit Lluka:

“Përshendetje miq të dashur,

Dje e kisha ditëlindjen dhe, nëse për asgjë tjetër, reflektoj në vitet e shkuara për të kujtuar momentet e ndryshme që jeta na drejton të gjithëve. I gëzohem ditëlindjes si festë e jetës dhe shëndetit dhe lutem për të gjithë ata që kanë sfida në këtë drejtim.

Sa isha duke shikuar disa foto, hasa në punët e ndryshme që i kam bërë në jetë dhe fokus të veçantë kishin ato punë që ishin të vështira por me mësime të fuqishme. Para rreth 16 viteve, kam punuar në furrë të bukës. Dita tipike e punës ka qenë nga ora 19:00 deri në 4:00 mëngjes, çdo ditë të javës, pa e pasur lluksin e kohës së pushimit për shkak të llojit të produktit (bukës) që nuk pret për pushime.

Arsyeja pse po e përmendi këtë punë ka të bëj kryesisht me atë që duhet të jemi optimist me jetën, të punojmë në çdo moment me vullnet dhe dëshirë se puna dhe vetëm puna, sjellë një të ardhme më të mirë për ne. Pra përmes këtij postimi, kam dëshirë t’i motivoj të rinjtë tanë se karriera nuk fillon vetëm me punë në zyrë. Ka të tillë me fat, por jo të gjithë kan fat të tillë. ??Në fakt, unë besoj që një punë e zanatit dhe mundit, të mëson më shumë në jetë. Të jep njohuri mbi qështjet parimore dhe njerëzore më shumë se çdo punë tjetër. Prandaj ndihuni krenarë nëse jeni në fillim të karrierës dhe bëni punë të tilla, sepse, nga puna juaj e tillë, dikush është i kënaqur, gëzuar dhe i lumtur.

Urime festat e fundvitit dhe ju dëshiroj një vit të mbarë dhe me shëndet!”

Viti i Ri, atmosferë festive nëpër sheshet e qyteteve (VIDEO)

Jemi në periudhën e festave të fund-vitit dhe këtu jemi në sheshin Maqedonia për të parë nga afër se si është atmosfera në qytet. Gjithandej vërehet atmosfera festive. Këtë festë e bëjnë edhe më të veçantë fytyrat e buzëqeshura të fëmijëve, të përlyera me ëmbëlsira, pambuk sheqeri, të cilët në duart e tyre mbajnë tullumbace e lodra tjera. Disa nga fëmijët kërcenin, disa bënin foto me personazhet e tyre të preferuar vizatimor e disa të tjerë shprehin dëshirat e tyre për vitin e ri, e që nuk ishin të pakta. Edhe pse të vegjël ata uruan shëndet, paqe dhe lumturi për vitin 2019.

“Unë nuk dua asgjë speciale vetëm shëndet, lumturi dhe dashuri për të gjithë.”

“Unë dua që të gjitha notat t’i kem pesa. Dua lumturi dhe shëndet për mua, familjen time dhe për të gjithë.”

“Dua një qen dhe një mace.”

“Për vit të ri dua të më dhurojë një playstation dhe nuk dua diçka tjetër.

“Këtu atmosfera më pëlqen edhe atë shumë.”

“Kam qejf të më sjell një kukull dhe ëmbëlsira”

“Dua një arushë të madhe një ballon me zemër dhe një kukull.”

“Duam të sjellë dhurata, paketa dhe mikrofon sepse dua të këndoj.”

Derisa ne largoheshim nga sheshi plot me gjallëri, fëmijët vazhduan argëtimin e tyre me shpresën se babagjyshi i vitit të ri do të vijë t’ua bëj dëshirat realitet.

Valmira Zendeli

Lagjja e Trimave, banorët ankohen e s’kanë marrë dëmshpërblim (VIDEO)

Një pjesë e banorëve të Lagjes së Trimave thonë se u padrejtësisht u lanë jashtë listës për dëmshpërblimin prej 100 mijë denarëve që e kishte premtuar qeveria, për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015. Ata hedhin dyshime për mënyrën e ndarjes së mjeteve.

Qeveria e RM-së ka ndarë nga 100 000 denarë për çdo familje që është shpërngulur. Faktikisht policia na ka shpërngulur prej këtu. Mirëpo ato njerëz që i kanë ndarë paratë, i kanë ndarë edhe njerëzit. Në Qeverinë e republikës jam lajmëruar në telefon, me data i kam shënuar kur jam lajmëruar. Herën e parë më janë përgjigjur, thanë se janë në dijeni për këtë punë. Dhe me siguri për të dytën herë, të tretën dhe të katërtën kur jam lajmëruar iu është shfaqur numri im dhe nuk më janë përgjigjur”

Ne kemi qenë gjithë ditën në shtëpi nën stres. Atë që Qeveria ndau nga 100 000 denarë si ndihmë për stresin, disa i kanë marrë, disa nuk i kanë marrë. Ana e majtë aspak nuk ka marrë, ana e djathtë ka marrë, pos meje që nuk i kam marrë ato para. Pse?!”

Banorët pretendojnë se para kanë marrë edhe fqinjtë të cilët jetojnë jashtë vendit.

Ne jemi ata që kanë vuajtur më së shumti, kjo rrugë dhe rruga tjetër. Pse të mos ketë për ne? Dikush të merr, dikush të mos merr, kjo nuk është mirë! Le të shef Qeveria në listë se kush ka qenë këtu! Pse kush nuk ka qenë këtu, por jashtë vendit të merr?! Pse?!”

Gruaja ime edhe sot e kësaj dite ka stres, ka fituar edhe sëmundje prej atë ditë. Kështu që dikush të merr, që absolutisht nuk ka qenë në këtë lagje, është shumë larg nga ky vend, ka marrë atë që nuk i ka takuar, ne që jemi këtu që na ka takuar, ne nuk i kemi marrë. Ne e kërkojmë vetëm atë që ne na takon, jo më tepër. Duhet të dihet se ku kanë shkuar ato të holla, kush i ka keqpërdorur, kush i ka marrë, pse neve të mos na i japin?!”

Për shkak se nuk ka marrë përgjigje nga Institucionet kompetente për përbërjen e komisionit dhe listën e atyre që kanë marrë mjete, avokati i angazhuar nga banorët Marko Ilievski ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Për shkak se bëhej fjalë për dyshim se bëhet fjalë për keqpërdorim të mjeteve buxhetore, keqpërdorim të detyrës zyrtare nga persona të caktuar që janë anëtar të atij komisioni, të cilit nuk ia dimë as përbërjen. Është ngritur kallëzim penal deri tek prokuroria kompetente, respektivisht Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shkup- thotë Marko Ilievski, avokat.

Nga Prokuroria thonë se lënda është në procedurë para-hetimore.

Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion
“Prokurori publik kompetent deri tek MPB-Njësia për krime financiare dorëzoi Urdhëresë për mbledhjen e raportimeve të nevojshme. Në interes të zbardhjes së rastit nga ana e prokurorisë, në fillim të këtij muaji është dorëzuar edhe urgjencë”.

Alsat M kontaktoi deputetin Ejup Alimi, i cili kryesoi me Komisionin e atëhershëm për vlerësimin e dëmeve. Ai tha se komisioni ka dëmshpërblyer në mënyrë të duhur të gjitha familjet e dëmtuara, të cilat janë paraqitur në afatin prej dy javëve.

Anesa Saliu

Qytetarët, destinacion punësimi e zgjedhin Gjermaninë (VIDEO)

Destinacioni më i shpeshtë i qytetarëve nga Maqedonisë është Gjermania. Kjo për shkak se ky vend u ofron mundësi pune të rinjve tanë me paga shumë më të larta, krahasuar me ato të vendit tonë. Kohëve të fundit në media është përfolur se nga fillimi i janarit të vitit që vjen do të hyjë në fuqi një ligj i ri, i cili do të mundësoje vende pune për qytetarët e shteteve jo anëtare të BE- së, me kushtet e njëjta si ato të BE. Ambasada gjermane në Shkup mohon se një e drejtë e tillë do tu mundësohet qytetarëve të Maqedonisë. Ajo pohon se bëhet fjalë për lajm të rrejshëm.

Lajmet lidhur me gjoja ligjin e ri i cili hyn në fuqi më datën 1 janar 2019 nuk janë të sakta. Qytetarët e shteteve jo anëtare të BE-së si edhe deri tani, ashtu edhe pas 1 janarit duhet të pajisen me vizë valide për punësim në Gjermani. Kërkesa për këtë lloj vize parashtrohet vetëm në Ambasadën gjermane në Shkup dhe viza merret gjithashtu vetëm në ambasadë- thonë nga Ambasada gjermane në Maqedoni.

Nga Qendra për punësim “Kontekst” nga Shkupi sqarojnë se ligji i ri i punës do të hyj në fuqi nga viti 2020 për fuqinë punëtore të kualifikuar. Qytetarët që duan të punojnë në Gjermani duhet të njohin mirë gjuhën gjermane, në nivelin A2 dhe B1. Nga atje thonë se gjatë vitit 2019 do të bëhen përgatitjet për ndryshimet e ligjit dhe se të interesuarit të mund të përmirësojnë njohjen e gjuhës.

Të gjithë do të mund të punojnë, pa marrë parasysh janë nga Filipinet, nga Bosnja e Hercegovina apo ndonjë vend tjetër, megjithatë duhet vërtetuar kualifikimi. Ajo që thuhet se tani mund të shkohet pa viza, nuk është e vërtetë. Për punë përsëri duhet vizë, gjithçka shkon nëpërmjet ambasadës përsëri. Më 19 dhjetor është pranuar propozimi për ligjin e ri, pra tani do të përpunohet, duhet pasur kujdes- deklaroi Aleksandra Bozhinovska- Qendra për punësim “Kontekst”.

Qytetarët fajin për largimin e të rinjve nga vendi ia faturojnë qeverisë dhe politikanëve.

Me këtë kryesi që e kemi është problem, fillimisht duhet ata të ndryshojnë diçka. 00:55-01:06 Këtu nuk iu ofrohet punë, është punë inati pak me politikanët këtu, tua lëmë të gjitha njëherë pastaj do të shohim çka do të bëhet.”

Me siguri qeveria nuk punon aq sa duhet në qoftë se ikin ata, po të punonte qeveria, të kishte vende të lira të punës besoj se do të rrinin këtu edhe të rinjtë. Kam edhe unë disa familjarë si të gjithë shqiptarët e Maqedonisë. 90% e të rinjve janë të interesuar të shkojnë në vendet evropiane.”

Të dhënat e organizatave të ndryshme thonë se interesimi i të rinjve për të ikur nga vendi sa vjen e shtohet. Numri më i madh i të rinjve që largohen nga shteti sipas përkatësisë etnike janë shqiptarë, edhe atë rreth 70%.

https://youtu.be/5g-2HBLt8Uw

Tetovë, komunat rurale pa njësit të zjarrfikësve (VIDEO)

Edhe përkundër premtimeve të njëpasnjëshme komunat rurale edhe më tej vazhdojnë të jenë pa njësi zjarrfikësish. Për pasojë, shpesh, zjarret sikurse ai i fundit në fshatin Dobrosht të Tearcës, përfundojnë me djegie të tërësishme të objekteve, madje shpesh edhe me viktima dhe dëme të mëdha materiale. Të pyetur për problemin në fjalë, komunat arsyetohen se nuk kanë buxhet të mjaftueshëm për formimin e njësisë kundër zjarrit.

Ne si komunë nuk kemi të parapara mjete, jemi komunë rurale, por jemi në komunikim me disa shoqata të huaja ku kemi bërë kërkesë për të na mundësuar mjete për zjarrfikësit, për pastrim të rrugëve dhe pajisje të tjera- deklaroi Jasin Shaqiri. Komuna e Zhelinës.

Komuna e Tearcës dhe ajo e Jegunocit ndërkohë, kanë vendosur që vitin e ardhshëm, njësinë e zjarrfikësve ta bëjnë të përbashkët.

Jemi në bashkëbisedim me kolegun nga Tearca që ta formojmë një ndërmarrje publike të atillë me objekt dhe të bëhet edhe për komunën e Tearcës edhe për komunën e Jegunocit.pa në 2019 duam ta përfundojmë këtë punë. Të dyja jemi komuna rurale dhe nuk kemi fonde për ta realizuar tek e tek punën, por do kërkojmë ndihmë nga Qeveria dhe fondet IPA- deklaroi Darko Bllazhevski. Kryetar i komunës së Jegunocit.

Mendojmë që vitin e ardhshëm të ngremë nismë bashkë me Jegunocin edhe një herë ta ribëjmë këtë, por fillimisht duhet ndarë edhe mjete financiare që nuk i kemi të mjaftueshme, sepse buxheti qendror nuk ndanë për komunat që nuk kanë njësi zjarrfikësish- deklaroi Besim Imeri. Komuna e Tearcës.

Nga ana tjetër Njësiti i Zjarrfikësve apelon që komunat rurale sa më shpejtë t’i krijojnë këto njësi, sepse rrezikohen vetë banorët shkaku i largësisë.

Mund të paramendoni deri sa të arrijmë ne nga Tetova deri në fshatin Jazhincë, çka mund të ndodh? Andaj apeloj krerët e komunave që përmenda më parë, që të bëjnë gjithçka që qytetarët t`i kenë nën mbrojtje duke formuar njësi kundër zjarrit- tha Uka Aliti. Komandant i NJTKZ Tetovë.

Njësia territoriale kundër zjarrit në Tetovë, mbulon pesë komunat për rreth me një distancë prej rreth 36 kilometrash.

Bashkim Sulejmani

Futbollisti lë lojën për të ndihmuar fotografen (VIDEO)

Mesfushori i Crystal Palace shtë rikthyer në faqet e para të gazetave angleze. Andros Townsend ka shënuar një gol të mrekullueshëm ndaj Manchester City-t fundjavën e kaluar duke ndihmuar Shqiponjat të fitonin 2-3 në Etihad.

https://youtu.be/_QkY9HTCK7A

Në ndeshjen e së dielës ndaj Chelsea-t në Selhurst Park, Townsend është përplasur me një fotografe duke e rrëzuar pranë reklamave. Ai u sigurua që ajo të ishte OK, përpara se të rikthehej në aksion.

https://youtu.be/A4o5rHW9U_M

Detaje të reja për foshnjën e lindur nga 14-vjeçarja në Gjilan: Ende pa emër, nëna as që interesohet për të (VIDEO)

Ka një muaj që ka lindur. Por ajo u braktis me të ardhur në jetë. Madje kjo vogëlushe nuk ka as emër, pasi që nuk e pagëzoi askush.

Për të tash kujdes i vetëm janë motrat medicinale të Neonatologjisë, në spitalin e Gjilanit, derisa dikush të interesohet për t’a bërë pjesë të familjes.

Të gjitha këto rrethana do mund të ishin ndryshe. Por nëna e saj është një vajzë 14 vjeçe dhe rrethanat në të cilat po thuhet se solli në jetë fëmijën kanë bërë që askush të mos interesohet për foshnjën, raporton T7.

Babai i foshnjës me inicialet L.M është një 16 vjeçar i lindur më 10 janar 2002. Në këtë situatë, as nëna e vogëlushes nuk u interesua më për të. Mjekët të cilët janë kujdesur për nënën e mitur dhe foshnjën e posalindur edhe pse jo para kamerave i thanë T7`tës se foshnja ka lindur 2,300 gram dhe se nëna e saj ka refuzuar ta shoh.

Procesi i lindjes së vajzës 14 vjeçare sipas zyrtare të spitalit Rajonal të Gjilanit kishte shkuar në mënyrë te rregullt pa asnjë komplikim.

Përmes një shkrese zyrtare Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit i ka treguar televizionit që në marrëdhëniet mes dy të miturve nuk kanë pasur shenja dhune.

Sipas policisë së këtij rajoni as ankesa të familjarëve apo denoncim nuk ka pasur. Në polici rasti është lajmëruar nga Spitali i Gjilanit. Policia është duke përgatitur dosjen e hetimit të dorëzojë në prokurori pasi që fëmija ka ardhur në jetë nga dy prindër të cilët janë të mitur. /Periskopi

Hasan Mujaj: Larot e retorikës

Sot në Kosovë ka dekanë fakultetesh, rektorë universitetesh,’’autorë veprash’’, ministra, zëvendësministra, deputetë, analistë (të vetëquajtur), akademikë, intelektualë etj. që nuk dinë as të flasin, as të shkruajnë drejt në gjuhën amtare, në gjuhën standarde shqipe, mosnjohja e së cilës, për postet e sipërthëna, është deficit e komprometim i madh arsimor, retorik, linguistik, shkencor, akademik, intelektual etj.

Do vënë në dukje se në dhjetëvjetshin e parë të shek. XXI, por pjesërisht edhe më pas, atëherë kur, si rrjedhojë e mosfunksionimit ligjor të institucioneve kompetente, në disa universitete private dhe në disa veprimtari të tjera, mungulluan shpërdorime të mëdha. Kështu, në këto institucione sikur ndryshoi destinimi i arsimit të lartë nga burim dijeje e edukimi, në biznes me përfitim të lartë financiar.

Në disa universitete private të Kosovës, të Shqipërisë e të Maqedonisë u bë e po bëhet degradimi i arsimit të lartë, depërtimi i pseudoshkencës, stagnimi i dijes së mirëfilltë, rënia e cilësisë së studimeve dhe e fjalës artistike nga krijuesit kiçë, nga rrënues të vlerave, nga ata që Faik Konica me të drejtë i quante ’’laro të penës.’’

Termi ”laro”, i përdorur edhe nga Fan Noli në vjershën elegjike për Luigj Gurakuqin në kuptimin e veprimtarisë kriminale, nënkupton’’njeriun që i shërben tjetrit për të përfituar diçka prej tij, që e shet veten për një kockë, zuzar; kur njëri do të rrëmbejë çdo gjë për vete… etj.’’ (Fjalori i gjuhës shqipe).

Mund të thuhet se sot ka edhe laro të retorikës. Njerëz që shkruajnë e flasin sipas diktatit për ndonjë përfitim. Ata, me gjithë mungesën e përgatitjes së duhur arsimore, sociokulturore, retorike etj., kanë pretendime të mëdha për poste të larta pushteti; ata jo vetëm që janë shtrembërues të retorikës pozitive e korrekte të shkruar e të folur, përjashtues të vlerave të qëndrueshme, por njëkohësisht shërbejnë si vegla të ekzekutimit të vendimeve të mentorëve të tyre, të cilëve u shërbejnë me devotshmëri, në rastin e vrojtimit tonë, edhe të krimeve intelektuale, arsimore, shkencore, etike, akademike etj.

Laro të retorikës janë edhe ata që, në fjalimet publike, bëjnë premtime hiperbolistike për zhvillime të reja me të cilat, siç thonë, do të ngrihet standardi i jetës së qytetarëve, do të shtohet punësimi etj. dhe në fund të gjitha dalin shterpë, ngjashëm me thënien metaforike:’’do të ndërtojmë urë dhe aty ku nuk ka lumë!’’ Pra, në thelb qëllimi i fjalimit është përfitimi politik i liderit, i lidershipit dhe i klubit politik të cilit i përkasin larot. Kështu, me zuzëri, larot kanë depërtuar në Qeveri, në Parlament etj. Ka laro të vegjël, të cilët, për t’i ruajtur privilegjet e pushtetit, i mbrojnë larot e mëdhenj nga kritikat e themelta që u bëhen për bëmat kardinale korruptive për lemeri zuzarësh për statusin e veteranit të luftës. Për t’i ikur ndjekjes penale të mashtrimit, larot reagojnë me pompozitet me protesta e kërcënime me kanun ndaj prokurorëve dhe vetëshpallen si apologë të vlerave të luftës! Vlerat e luftës janë të shenjta. Ato mbrohen duke e thënë të vërtetën, por jo duke e mashtruar shtetin.

Mungesa e edukimit etik

Larot edhe dje, edhe sot, me anë korrupsioni e favoresh të ndryshme, pra shpërdorimisht, blejnë edhe grada të larta shkencore, marrin titullin doktor shkence me disertacion doktorate të kopjuar- plagjiaturë, shënohen si autorë veprash e punimesh që i shkruajnë të tjerët me pagesë në emër të tyre; larot avancohen pa meritë në gradat akademike, zgjidhen profesorë universitetesh me punime plagjiaturë me vlerësimin e ’’recensentëve’’ nergut të porositur pa përmbushur asnjë kriter as ligjor, as akademik madje vihen edhe në poste të larta drejtuese të shtetit! Andaj, nuk është befasi që sot në Kosovë ka dekanë fakultetesh, rektorë universitetesh,’’autorë veprash’’, ministra, zëvendësministra, deputetë, analistë (të vetëquajtur), akademikë etj. që nuk dinë as të flasin, as të shkruajnë drejt në gjuhën amtare, në gjuhën standarde shqipe! Ky është devalvim i madh retorik, linguistik, shkencor, akademik etj.

Këso deformimesh ndodhin nga mungesa e edukimit etik, didaktik , kulturor, shkencor etj. Sepse, ai që ka formim të mirëfilltë etik e shkencor, nuk do të lejojë veten të bjerë në shkallë qesëndie, kusarie e falsifikimi që të avancohet e të ngrihet me veprimtarinë e të tjerëve. Edukimi etik duhet të zhvillohet në secilin nivel të arsimit dhe në çdo fushë të veprimtarisë; ai duhet të jetë ligjërim e mësim i përhershëm madje edhe pas shkollimit të rregullt. Ai duhet të thellohet e të ngrihet posaçërisht (ndër të tjera) edhe në dy nga fushat parësore që paraqesin themelin e formimit kulturor, etik, estetik etj.: 1. në terrenin e zotërimit të gjuhës standarde dhe 2. në fushën e artit të letërsisë.

Nga kjo pikëpamje është shumë domethënës citati i filozofit të shquar italian Benedeto Kroçe: ’’Quaj njeri atë që është Zot i gjuhës amtare.’’

Sipas porosisë së këtij citati, del e nënkuptueshme dilema se a mund të quhet njeri i formuar nga arsimi, edukimi, kultura etj. ai që nuk e zotëron gjuhën amtare? Jo. Assesi.

Nelson Mandela vlerësoi lart rolin e edukimit për formimin e personalitetit; ai shkroi:’’Edukimi është arma më e fortë që ju mund ta keni për ta ndryshuar botën.’’

Nga përmbajtja e këtij citati mund të kuptohet se ish-kryetari i Afrikës së Jugut N. Mandela, luftëtar i shquar kundër racizmit, me të drejtë edukimin e kishte parë si mjetin më të fuqishëm për zhvillime të reja progresive përmasash globale.

Është brengosës fakti që askush nuk merret me dënimin dhe mënjanimin e dukurisë së shpërdorimeve shkencore për ngritjen akademike fals. Nga retorika antike ishte kriter i pakapërcyeshëm që oratori të ketë tipare të larta etike sepse në këtë mënyrë do të paraprihej nga kultura morale për të zgjedhur stilin e komunikimit pragmatik, etik dhe sociokulturor.

Po qe se mungon kriteri etik siç po ndodh shpesh, nëse nuk ka përgjegjësi masash ligjore për veprimtari të dënueshme edhe në fushën akademike siç po ngjet shpesh, atëherë nuk është habi se edhe në këtë nivel studimesh po merren tituj shkencorë të ‘’doktoratave’’ plagjiaturë, po merren tituj shkencorë të blerë. Së këndejmi, del e kuptueshme se ‘’doktorët e këtillë të shkencave’’ nuk kanë stil të ngritur të komunikimit as gojor, as shkrimor; stili i fjalimit e shkrimit të tyre është në shkallën më të ulët të ndërtimit të tekstit jo vetëm nga etika, porse edhe nga estetika, stilistika, sociologjia e kulturës, gjuha standarde dhe shkenca të tjera. Komunikimi i gjorë i stilit steril është vërtetim i doktoratës kiç!

Oratorët- autorët, në paraqitjet e tyre publike, duhet të gjurmojnë për ta gjetur fjalën, semantika e së cilës i përgjigjet së vërtetës. Në shumë raste nuk veprohet kështu, prandaj krijohet shpërpjesëtimi kuptimor midis së thënës (artificiale) dhe reales. Ja një ilustrim që u shkrua dhe u tha në medie: një orator-autor metaforat ‘’rrugaç’’,’’hajn’’ etj., që ia drejtoi një prokurori të prokurorisë speciale jo vetëm që nuk e shprehin realitetin sepse prokurori ka një status të lartë social dhe një formim të verifikuar profesional, veçse (metaforat e nivelit të analfabetëve) dëshmojnë deficitin e madh arsimor, kulturor, etik etj. të oratorit. Kështu shprehen vetëm ata që nuk kanë forcë shprehjeje.

Forca e shprehjes ekziston në poliseminë gjuhësore, në krijimtarinë letrare, në frazeologjinë popullore; ajo duhet të kërkohet në pasurinë e gjuhës, në visarin leksikor të saj, në teorinë e letërsisë dhe të ndërtohet me mjetet e tyre; ajo duhet të vihet në funksion të elokucionit, të persuasionit dhe të standardeve të tjera të retorikës. Por, ç’të bëjë ai që s’ka forcë formimi të shprehjes intelektuale? Sigurisht se ai nuk di ta ndërtojë stilin e komunikimit kulturor, prandaj (ai) ka dy mundësi: 1. të mos ekspozohet publikisht në medie për të demonstruar varfërinë e shprehjes, d. m. th. të heshtë dhe 2. detyrohet t’u referohet fjalëve të stërkonsumuara që secili i gjen në rrugë që nga fëmijëria. Më mirë do të ishte ta ndiqte mundësinë e parë sesa të bëhet objekt talljeje e humori.

Mungesa e retorikës realiste

Fjalimi publik duhet të zhvillohet në përputhje me faktorët më të rëndësishëm të jetës dhe të veprimtarisë si p. sh. aktualiteti, zhvillimi ekonomik, arsimi dhe kultura, shëndetësia, kërkesat e qytetarëve etj. Që nga Aristoteli është vënë në dukje faktori i edukimit të të rinjve përmes arsimit të fortë. Sot sikur nuk i kushtohet vëmendje e duhur këtij faktori. Arsimi i dobët shpie në mosfunksionimin juridik të shtetit në çdo fushë të veprimtarisë, andaj edhe në fushën e kërkimit tonë, d. m.th. në fushën e retorikës dhe të komunikimit. Kjo dobësi e madhe, si rrjedhojë e veprimtarisë pa cilësi e pa kritere, vihet re përditë edhe në komunikimin e fjalimin publik. Kështu, vetëm fjalimi i sintetizuar mbi bazën pragmatike, i strukturuar mbi themelin e retorikës konstruktive, i shprehur me mjetet ekspresive të stilistikës dhe korrekt nga gjuha standarde, do të zgjojë kërshërinë e auditorit dhe besimin e kuptimit për t’i yshtur dëgjuesit se përmbajtja e fjalimit nuk është artificiale, nuk është premtim mashtrimi, porse vërtetësi e zbatueshme për ngritje të reja. Për këtë arsye në fjalimet publike duhet të kultivohet retorika realiste, e bashkëpunimit dhe e perspektivës dhe jo retorikë nacionaliste e romantike, e mashtrimit dhe e parodisë. Por, në praktikën e oratorisë jo vetëm në Kosovë, porse edhe në rajon vështirë, shumë vështirë e rrallë rastis të dëgjohen ose të lexohen fjalime publike, sidomos politike, të cilat mund të shquhen nga përbërësit e sipërthënë, d. m. th. të identifikohen nga vlera ndërtimore dhe përmbajtësore.

Kjo ngjet nga fakti se dy përbërësit kryesorë: ndërtimi dhe kuptimi i tekstit të fjalimit nuk kanë themel pararendës përgatitor as teorik, as praktik dhe, ç’është për çdo kritikë, asnjë nga institucionet kompetente nuk e ngre çështjen e ndërtimit të themelit të diturive të retorikës tok me shkenca të tjera të përafërta. Dhe, nuk mund të priten përmirësime në këtë pikëpamje përderisa në organet drejtuese të institucioneve përkatëse gjenden e vihen njerëz me deficit të madh të kulturës së komunikimit, fjalimet e gjora të të cilëve po i dëgjojmë e po i lexojmë përditë në medie të ndryshme. Stili i fjalimeve publike të oratorëve të lartë të shtetit në Kosovë është aq i varfër, aq i thatë, aq dialektor, saqë mund të dëgjohet ditëve të tregut në shitblerje e sipër. Ai është dëshmi e mungesës së shkollimit. Zyrtarët e këtillë nuk janë për foltore. Pasi është kështu, si të papërgatitur që janë nga kjo pikëpamje, ata nuk kanë hyrë në politikë për të sjellë kthesa pozitive zhvillimi, porse kanë hyrë për përfitime të nduarnduarta.

Ish- kryetari i Shqipërisë Alfred Moisiu, në një shkrim, me të drejtë vuri re se është krijuar bindja se për të siguruar një vend pune dhe për t’u pasuruar, duhet të futesh në politikë! Nga kjo mund të nënkuptohet se në veprimtarinë politike nuk duhet ndonjë përgatitje, se aty mund të futet secili që ka mbështetjen miqësore e lidhje të ndryshme favorizuese pa marrë parasysh dhuntinë, shkollimin, prirjen, formimin retorik etj.

MEHMETRIZA GEGA (1921-2006) PRIJËSI I PAMPOSHTUR I DEMONSTRATAVE TË TETOVËS

MR.SC. ISMET JONUZI-KROSI

Mehmetriza Murtezani-GEGA, lindi në vitin 1921 në lagjen e Sahatit në qytetin e Tetovës, në një familje zejtare me traditë.Shkollimin fillor e bëri në qytetin e lindjes, ku edhe do të vazhdojë shkollën e mesme zejtare në periudhën e mbretërisë jugosllave.

Në moshë të re, Mehmet Gega njohu drejtpërdrejt padrejtësitë dhe terrorin sistematik që ushtronin fallangat e xhandarmerisë jugosllave në këto troje.
Si i ri, shquhet për zgjuarsinë, guximin dhe gatishmërinë për t’u kundërvënë dhunës që ushtronte pushteti monarkik i asaj kohe. Për këtë arsye edhe u arrestua për herë të parë në vitin 1939 derisa punonte në farkëtarinë, që ishte zeje familjare.

Gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, në veçanti gjatë viteve 1941-43, në kontakt me mësuesit nga Shqipëria dhe misionarët që kishin ardhur për të hapur shkollat shqipe, u brumos edhe më shumë me ide kombëtare të rilindasëve tanë, për t’iu qëndruar besnik deri në frymën e fundit.
Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, u emërua mësues nëpër fshatra të ndryshme të Tetovës me rrethinë; Nerasht, Novosellë e Grupçin.
Për merita të veçanta në sferën e arsimimit dhe në përfshirjen e numrit sa më të madh të nxënësve shqiptarë në shkolla shqipe, gazeta e asaj kohe “Flaka e vllaznimit” e vitit 1947, e lartësonte figurën e mësuesit Mehmet Gega.

Ndërrimi i sistemit nga ai monarkik në atë sllavo-komunist, nuk ndryshoi asgjë, por përkundrazi në emër të të ashtuquajturit “vëllazërim-bashkim”, thelloi edhe më shumë dhunën për dëbimin e shqiptarëve nga trojet etnike për në Anadoll. Kësaj politike-gjenocidi, Mehmet Gega iu kundërvu me të gjitha forcat e tij intelektuale dhe njerëzore; e shohim nëpër qytete të ndryshme: Prizren, Mitrovicë, Kumanovë, Prishtinë, Dibër, Strugë, Preshevë, Ohër, Shkup e gjetiu, për t’i trimëruar ata dhe për t’i bindur që të mos i lëshojnë trojet e tyre stërgjyshore duke përgatitur e shpërndarë afishe me përmbajtje:

“MOS SHKONI NË TURQI”, “VENDI YNË ËSHTË KËTU”, “KËTU DO TA GJEJMË LIRINË” etj. etj. Pra, arsimtarët ishin ata që pengonin këtë proces të projektuar nga pushtetarët, ndaj dhe vazhdimisht ishin të përndjekur.
Sistemi i egër komunist i asaj kohe nuk lejonte veprimtari legale, por vepronin në konspiracion dhe në ilegalitet të plotë, megjithëkëtë aktiviteti atdhetar i mësuesit Mehmet Gega, ndonëse u organizua në konspiracion të plotë, arrit të zbulohet nga UDB-ja famëkeqe. Pikërisht në qytetin e Shkupit, pasi kishte shpërndarë afishe nëpër vende të ndryshme, në një Hanë të këtij qyteti e arrestuan dhe në maj të vitit 1955, e dënojnë me 10 vjet burg të rëndë.

Edhe pas vuajtjes së dënimit, në vitet e 60 të shekullit të kaluar, pozita e shqiptarëve nuk kishte ndryshuar fare dhe Mehmet Gega, pas daljes nga burgu u shndërrua në idol të rinisë shqiptare-si simbol i qëndresës.
Bashkë me të rinjtë dhe studentët e asaj kohe që studionin në Prishtinë, Beograd e qendra të tjera, propagandonin idenë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve, ku do që jetonin në trojet e tyre etnike.
Klima politike e krijuar në Kosovë nga lëvizja studentore dhe aktiviteti i ngjeshur i Mehmet Gegës në Tetovë, Gostivar, Shkup, Kumanovë, Manastir, Strugë, Ohër e Dibër gjeti edhe në këto hapësira përkrahje të pa rezervë për një lëvizje mbarë kombëtare që kulminoi me demonstratat e lavdishme të 1968.

Rrufetë godasin majat më të larta, edhe kësaj radhe Mehmet Gega u akuzua si organizator dhe mori dënimin maksimal si udhëheqës i grupit- 10 vjet burg të rënd, prej të cilave i vuajti 7 vjet në burgun famëkeq të Idrizovës.
Pas mbarimit të burgjeve, ai tani edhe më i brumosur me ide kombëtare dhe urrejtje ndaj pushtetmbajtësve, vepronte sy patrembur për rrënimin e pushtetit jugosllav. Falë guximit dhe vendosmërisë, ai tashmë ishte shndërruar në ikonë të qytetit të Tetovës. Gazetat do të shkruajnë dendur për Mendelën e Tetovës.

Organet e sigurimit e përcillnin çdo aktivitet të tij, për këtë Mehmet Gega ishte i vetëdijshëm, por kurrë nuk u luhat nga piemonti ku ishte i pozicionuar, i bindur se, s’kishte çka të humb, ndërsa për të realizuar idealet e popullit të tij ishte i përgatitur për t’u ballafaquar edhe me të gjitha sfidat. Ishte optimist dhe këtë frymë tentonte ta përhapë në popull, në ndeja të ndryshme, dasma, krye shëndoshë, edhe në bisedat rutinore gjithmonë thoshte se :”Do ta bëjmë Shqipërinë”, se tiranisë jugosllave i ka ardh fundi. Mendimet e tij i argumentonte me ndryshimet që ndodhnin në Evropë e më gjerë. Prishjen e “Murit të Berlinit”, e shihte si reale dhe korrigjim i një padrejtësie që i ishte bërë popullit gjerman. Kjo, sipas Gegës, hapte një horizont të ri edhe për shqiptarët. Idealin e bashkimit kombëtar tanimë e shihte si të realizuar dhe, kur e kundërshtonin ai gjithmonë me vendosmëri ua kthente: “Unë tanimë, po e shoh të bërë Shqipërinë Etnike, shkurtëpamësi ju bën të verbër, por jam i bindur se, së shpejti edhe ju do ta shihni.”

Qëndresa dhe optimizmi i tij, i kishin rrënjët e thella: Periudha e Skënderbeut, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Pavarësia e Shqipërisë, idealet e rilindasëve dhe kontributi i mësuesve të ardhur nga Shqipëria, ishin gurra të pashtershme që e kishin ushqyer idealin e tij atdhetar dhe e kishin bërë të qëndrojë i patundur deri në frymën e fundit.
Të rrallë janë atdhetarët siç ishte Mehmet Gega, i cili kurrë nuk u pajtua me copëtimin e tokave shqiptare në copëra administrative dhe punën e partive politike, e shihte me mjaft rezervë sepse ai për ndryshim nga platformat politike atdheun e deshi të tërë dhe asnjëherë nuk e identifikoi me “hisen” e pushtetit që në emër të pluralizmit ua jepnin të tjerët, andaj porosia jetike e Mehmet Gegës është e skalitur në gurvarrin e tij që në vend të epitafit flasin viset shqiptare, ku frymohet shqip, jetohet dhe flitet shqip. Amaneti i fundit i tij lënë shqiptarëve është:
“TA BËNI SA MË TË MIRË SHQIPËRINË.”
Mehmet Gega ndërroi jetë më 14 mars 2006

Ish-partnerja e reperit 50 Cent ju uron Vitin e Ri me një ‘kartolinë’ … (FOTO)

Modelja filipinase, Daphne Joy, i ka provokuar fort ndjekësit e saj të shumtë në Instagram.

Ajo ka publikuar një fotografi të ‘nxehtë’, në të cilën ka reklamuar asetet e saj.

E veshur me bikini tanga, ish-partnerja e reperit 50 Cent ka realizuar foton teksa po rrezitej në bordin e një jahti.

Me këtë “kartolinë”, ajo u ka uruar Vitin e Ri mbi 1.3 milionë personave që e ndjekin në rrjetin social.

“Gëzuar Vitin e Ri dhe paçi një 2019 të mrekullueshëm”, ka shkruar 31-vjeçarja.

Fotoja është pëlqyer nga dhjetëra mijëra njerëz brenda një kohe të shkurtër.

Numër të madh pëlqimesh marrin rregullisht fotografitë e modeles, që zakonisht janë tejet joshëse – sikur këto më poshtë.

Gazetari i njohur bën pompa në Majën e Gurit! (VIDEO+FOTO)

Gazetari i njohur shqiptar nga Maqedonia, Reshat Kamberi ka publikuar sot video dhe foto nga Maja e Gurit, që gjendet sipër Kolçanit, në Kitkë, Komuna e Studençanit(Shkup).
Ndërsa Shkupi ngulfatet nga ajri i ndotur, ai publikon pamje nga një vend i bukur i tokës shqiptare, me ajër të pastër dhe me pamje të jashtëzakonshme të peisazhit përreth./TetovaNews.